|
Rejhan Neziri
ISRAJA E MIRAXHI DHE
POROSITĖ E TYRE
Falėnderimet i takojnė All-llahut xh.sh., Krijuesit tė gjithėsisė, Udhėzuesit tė
njerėzimit, kursepėrshėndetjet mbi Muhammedin a.s. i cili ėshtė dėrguar si
mėshirė pėr mbarė njerėzimin!
Nė vitin e 12-tė tė pejgamberisė, i
dėshpėruar nga vdekja e xhaxhait-Ebu Talibit dhe
bashkėshortes sė tij-Hatixhes dhe i lodhur nga refuzimet e mundimet qė ia bėnin
mushrikėt e Mekkes e tė rrethit tė saj, Muhammedi a.s. qetėsohet e ngushėllohet
me ftesėn qė ia bėri Allahu xh.sh. pėr t’u takuar me tė nė hapėsirat e larta
qiellore. Kjo ėshtė njėra prej muxhizeve (ngjarjeve tė jashtėzakonshme) tė
Muhammedit a.s., krahas muxhizes mė tė madhe tė tij qė ishte shpallja e Kur’anit
fisnik, i cili ka qenė e do tė mbetet i paarritshėm e i papėrsėritshėm. Sipas
shumicės sė historianėve, kjo ngjarje ka ndodhur nė natėn e 27-tė tė muajit
Rexhep, njė vit para se Muhammedi a.s. tė shpėrngulej prej Mekkes pėr nė Medine.
Kjo ngjarje, e cila quhet Isra (udhėtim nate prej Mekkes deri nė Mesxhidul Aksa,
Jerusalem) dhe Miraxh (ngjitje nė sferat e larta qiellore), pėrmendet si nė
Kur’an ashtu edhe nė hadithet e Pejgamberit a.s. Nė Kur’an njė kaptinė e tėrė
quhet el-Isra, nė ajetin e parė tė sė cilės All-llahu xh.sh. thotė: “Pa tė ****
ėshtė Lartmadhėria e Atij qė robin e Vet e kaloi nė njė pjesė tė natės prej
Mesxhidi Haramit (Qabes) gjer nė Mesxhidi Aksa (Bejti Mukaddes), rrethinėn e sė
cilės Ne e kemi bekuar, (ia bėmė kėtė udhėtim) pėr t’ia treguar atij disa nga
argumentet Tona. Vėrtet, Ai ėshtė Gjithėdėgjuesi, Gjithėvėzhguesi”.
Nė kėtė ajet pėrmendet vetėm njėri
udhėtim, Israja, kurse pėr Miraxhin flitet nė suren en-Nexhm, ajetet 1-18:
“Pasha yllin kur bie (prej sė larti
poshtė)! Shoku juaj (Muhamedi qė ju e njihni) nuk ka humbur, e as qė ka devijuar
(nga e vėrteta). Dhe ai nuk flet nga dėshira e tij. Ai (Kur'ani) nuk ėshtė
tjetėr pos shpalljes qė i shpallet. Atė ia mėsoi, Ai fuqiforti (Xhibrili). Qė ka
mendje precize dhe qė u pėrqendrua nė formėn e vet (reale). Dhe ai (Xhibrili)
ishte nė horizontin e lartė (nga lindja). Pastaj u lėshua dhe iu afrua. E ishte
afėr sa dy harqe (dy kute) apo edhe mė afėr. Dhe i shpalli robit tė Tij atė qė
ia shpalli. Zemra nuk mohoi atė qė pa (me sy). A po I bėni polemikė atij pėr atė
qė ka parė? Atė (Xhibrilin) e ka parė edhe herėn tjetėr. (E ka parė) tek
Sidretul Munteha. Qė pranė saj ėshtė Xhennetul Me'va (kopsht strehimi). Atėherė
kur Sidrėn e mbuloi ēka e mbuloi. Shikimi (i Muhamedit) as nuk lakoi e as nuk
tejkaloi. Ai (Muhamedi) vėrtet, pa disa nga shenjat mė tė mėdha tė Zotit tė
vet.”
Ndėrsa nga tradita e Muhammedit a.s. kemi
kėtė rrėfim:
Enesi r.a. rrėfen prej Malik ibnu
Sa’sa’as r.a., i cili i ka pėrcjellė fjalėt e Pejgamberit a.s. qė I ka shprehur
kur ai u ka treguar atyre pėr natėn e Israsė dhe Miraxhit, duke thėnė: “Derisa
isha nė Hatim (pjesė pranė Qabes) - sipas njė transmetimi thuhet edhe kjo: nė
njė gjendje midis gjumit e zgjimit - mė erdhi njėri dhe ma ēau (gjoksin) prej
kėtu e deri kėtu (duke bėrė me shenjė prej zgavrės sė fytit e deri ku mbijnė
qimet nė fund tė barkut). Ma nxori zemrėn dhe e sollėn njė enė floriri tė
mbushur me iman-besim, ma lanė, ma mbushėn (me iman) dhe ma kthyen nė vend.
Pastaj ma sollėn njė kafshė tė bardhė qė ishte mė e vogėl se mushka e mė e madhe
se gomari. Ky ishte Buraku, i cili merrte rrugė duke i vėnė kėmbėt e para atje
ku mbėrrinte shikimi. Mė hipėn mbi tė. Mė mori me vete Xhibrili a.s. dhe
mbėrritėm deri te qielli i dunjasė. Lypi leje pėr t’u hapur dera. I thanė
(melekėt mbrojtės tė qiellit): ‘Kush ėshtė?’ U tha: ‘Xhibrili’. I thanė: ‘Kush
ėshtė me ty?’ U tha: ‘Muhammedi a.s.’ I thanė: ‘A i qenka dėrguar ftesa pėr
miraxh?!’ U tha: ‘Po’. Thanė: ‘Mirė se vjen! Na gėzon ardhja e tij!’ U hap dera
dhe sapo hyra brenda e pashė Ademin a.s. Xhibrili mė tha: ‘Ky ėshtė babai yt,
Ademi. Pėrshėndete!’ Unė e pėrshėndeta. Ma ktheu pėrshėndetjen (selamin) dhe mė
tha: ‘Mirė se vjen, o bir dhe pejgamber i mirė!’ Pastaj Xhibrili a.s. mė ngjiti
mė lartė derisa mbėrritėm te qielli i dytė. (Pėrsėritet biseda e Xhibrilit a.s.
me melekėt e tjerė). U hap dera dhe sapo hymė brenda e pashė Jahjanė dhe Isain
a.s., tė cilėt ishin djem tezeje. U pėrshėndetėm ...Pastaj Xhibrili mė ngjiti
deri te qielli i tretė. (Pėrsėritet biseda e Xhibrilit a.s. me melekėt e tjerė).
Na u hap dera dhe sapo hymė brenda, kur ja e pashė Jusufin a.s. U
pėrshėndetėm...Pastaj Xhibrili a.s. mė ngjiti mė lartė derisa mbėrritėm te
qielli i katėrt. (Pėrsėritet biseda e Xhibrilit a.s. me melekėt e tjerė). U hap
dera dhe sapo hymė brenda e pashė Idrisin a.s. U pėrshėndetėm...Pastaj Xhibrili
a.s. mė ngjiti mė lartė derisa mbėrritėm te qielli i pestė. (Pėrsėritet biseda e
Xhibrilit a.s. me melekėt e tjerė). U hap dera dhe sapo hymė brenda e pashė
Harunin a.s. U pėrshėndetėm...Pastaj Xhibrili a.s. mė ngjiti mė lartė te qielli
i gjashtė. (Pėrsėritet biseda e Xhibrilit a.s. me melekėt e tjerė). U hap dera
dhe sapo hymė brenda e pashė Musain a.s. U pėrshėndetėm...Kur e kalova atė, ai
filloi tė qajė. E pyetėn: ‘Pėrse qanė?’ U tha: ‘Qaj, ngase pas meje do tė vijė
njė pejgamber i ri, ummeti i tė cilit mė tepėr do tė hyjnė nė Xhennet sesa
ummeti im’. Pastaj Xhibrili a.s. mė ngjiti deri te qielli i shtatė. (Pėrsėritet
biseda e Xhibrilit a.s. me melekėt e tjerė). U hap dera dhe sapo hymė brenda e
pashė Ibrahimin a.s. U pėrshėndeta edhe me kėtė... Pastaj mė ngjitėn nė
Sidretu’l-Munteha. Frutat e saj ishin tė mėdha si hidet (xinxifet) e Hexherit
(qytezė nė Jemen), kurse gjethet I kishte si veshėt e elefantit. Xhibrili mė
tha: ‘Kjo ėshtė Sidretu’l-Muntehaja’. Aty pashė katėr lumenj: dy tė jashtėm e dy
tė brendshėm. I thash: ‘Ē’janė kėta, o Xhibril?’ Mė tha: ‘Kėta tė brendshmit
janė dy lumenj nė Xhennet, kurse tė jashtmit janė Nili dhe Eufrati’. Pastaj mė
ngjitėn nė Bejtu’l-Ma’mur. Pastaj mė sollėn njė enė me verė, njė me qumėsht dhe
njė me mjaltė. Unė e mora atė me qumėsht. Xhibrili mė tha: ‘Kjo ėshtė ajo
natyrorja (fitrah), nė tė cilėn gjendesh ti dhe ummeti yt’. Pejgamberi a.s. nė
vazhdim tha: Pastaj mu bėnė farz 50 kohė namaz. U ktheva prapė dhe kalova pranė
Musait a.s. Ai mė pyeti: ‘Ē’tė porositi Zoti?’ I thashė: ’50 kohė namaz gjatė
ditės dhe natės’. Mė tha: ‘Ummeti yt nuk do tė mund t’i falė 50 kohė namaz pėr
ēdo ditė. Vallahi, unė i kam provuar njerėzit mė parė se ti. I kam provuar Beni
Israilėt me mėnyrėn mė tė rėndė (e nuk pata sukses). Kthehu te Zoti dhe lute
t’ia lehtėsojė ummetit tėnd!’ U ktheva e luta Zotin, m’i pakėsoi 10. U ktheva te
Musai. Mė pyeti: ‘Ē’tė porositi?’ I thashė: ‘M’i hoqi 10’. Ma tha tė njėjtėn dhe
kėshtu vazhdoi derisa u urdhėrova me 5 kohė namaz. Edhe pėr kėtė Musai ma tha tė
njėjtėn fjalė. I thashė: ‘I jam lutur Zotit aq shumė sa turpėrohem mė ta lus.
Pajtohem me kaq dhe i nėnshtrohem kėtij urdhri’. Sapo e kalova Musain, njė zė mė
tha: ‘Tanimė e kam pėrcaktuar farzin tim dhe ua kam lehtėsuar robėrve tė Mi’.
(Nė njė transmetim tjetėr thuhet edhe kjo): ‘Ato janė 5 sa 50 pėr ēdo ditė. Ky
vendim nuk ndėrrohet mė!’ (Transmeton Buhariu, Muslimi, Tirmidhiu dhe Nesaiu. Ky
ishte citati i Buhariut).
Pasi Xhibrili a.s. e kthen sėrish nė Mekke Muhammedin a.s. nė po tė njėjtėn
natė, tė nesėrmen nė mėngjes Muhammedi a.s. i lajmėron shokėt e vet po edhe
kurejshitėt qė nuk I besonin. Tregimi i kėsaj ngjarjeje, pėr muslimanėt
plotėsisht tė bindur ishte edhe njė shkas plus pėr t’i besuar akoma mė tepėr
Muhammedit a.s., pėr muslimanėt e luhatshėm ishte njė shkas pėr t’u larguar nga
Islami, kurse pėr mosbesimtarėt shkas pėr t’u thelluar akoma mė tepėr nė
mosbesim. Kur kėta mosbesimtarė e dėgjuan kėtė rrėfim menduan se mė nė fund
gjetėn njė arsye pėr t’u tallur e pėr tė mos i besuar atij dhe filluan ta
pyesnin pėr Mesxhidi Aksanė se sa dritare e dyer kishte e tė tjera gjėra qė ata
i njihnin. Pejgamberi a.s. rrėfen: “Kur mė pėrgėnjeshtruan kurejshitėt
(jobesimtarė) pėr Isranė dhe Miraxhin, dola nė Hixhėr dhe All-llahu ma paraqiti
(pėrfytyroi) Bejtu’l-Makdisin. Duke shikuar nė tė fillova t’i lajmėroja ata pėr
shenjat e asaj (Xhamie)”, (Buhariu, Muslimi dhe Tirmidhiu).
Vetė pėrgėnjeshtrimi i kurejshėve qė ia bėnė Pejgamberit a.s. lidhur me kėtė
tregon se Isranė dhe Miraxhin ai i ka pėrjetuar edhe me shpirt edhe me trup dhe
se kjo nuk ėshtė ndonjė ėndėrr qė mund ta kishte parė Pejgamberi a.s., sepse po
tė ishte ėndėrr, ose vetėm ndonjė udhėtim shpirtėror, nuk do tė shkaktonte kaq
reagime tė mėdha te jobesimtarėt e Mekkes, ngase ėndrra tė tilla ose tė
pėrngjashme mund tė shihte ēdokush. Pėr vėrtetėsinė e kėsaj ngjarjeje
transmetohen edhe mjaft prova tė tjera qė Pejgamberi a.s. ua ka ofruar
jobesimtarėve, siē ėshtė pėrshkrimi i qytetit tė Jerusalemit dhe xhamisė el-Aksa
ashtu siē ia pėrfytyroi All-llahu xh.sh. kur njerėzit qė nuk i besonin kėrkuan
prej tij t’ua pėrshkruante kėto; pastaj rrėfimi pėr hollėsitė e pozitės sė
karvanit qė ishte nisur prej Shami drejt Mekkes, tė gjitha kėto e tė tjera tė
pėrmbledhura nė koleksionet e haditheve autentike. Pėr mė tepėr lexoni ndonjė
pėrmbledhje hadithesh, si pėr shembull Sahihul Buhari nė gjuhėn shqipe si dhe
ndonjė libėr qė flet pėr jetėn e Muhammedit a.s. Abdullah bin Mes’udi r.a. ka
thėnė: “Kur Pejgamberi a. s. ka qenė nė Isra, atė e kanė ēuar madje edhe deri nė
Sidretul munteha. Kjo ėshtė nė qiellin e gjashtė. Deri kėtu mbėrrin gjithēka qė
ngrihet prej toke dhe kėtu pranohet. Deri nė Sidre lėshohet gjithēka qė lėshohet
prej mė lart se kjo dhe kėtu pranohet. Pastaj e lexoi ajetin: “Atėherė kur
Sidrėn e mbuloi ēka e mbuloi” (en-Nexhm:16). Pėr kėto ka thėnė se kanė qenė
dyshekė ari. Atėherė Pejgamberit a.s. i janė dhėnė tri gjėra: pesė kohėt e
namazit, ajetet e fundit tė sures el-Bekara dhe i ėshtė dhėnė premtimi se do t’i
falen mėkatet secilit prej ummetit tė tij qė nuk bėn shirk-politeizėm”,
(Transmeton Muslimi).
Hadithi i lartpėrmendur ka tė bėjė drejtpėrdrejt pėr Miraxhin e Pejgamberit
a.s., hapėsirėn deri ku ka arritur ky Pejgamber i nderuar me miraxh, mrekullitė
qė All-llahu xh.sh. nė suren el- Isra thotė se do t’ia tregojė robit tė tij dhe
pėrfundimisht tregon porositė bazė qė All-llahu xh.sh. ia shpall Muhammedit a.s.
nė kėto ēaste.
eshtė pėr tė menduar, a thua pėrse All-llahu xh.sh. tė gjitha ajetet, suret dhe
parimet e tjera tė Kur’anit i shpall nėpėrmjet Xhibrilit a.s. duke e dėrguar atė
nė tokė, atje ku jetonte e banonte Muhammedi a.s., kurse kėto tri porosi bazė ia
shpall atij duke e ftuar atė nė qiell qė atje t’ia kumtojė ēėshtjet me rėndėsi.
Megjithėse nuk mund t’i pėrngjajė fjalė pėr fjale, por po e marrim si shembull
kėtė: Kur njė kryetar shteti apo kryeministėr dėshiron t’i kumtojė diēka me
rėndėsi njė ambasadori apo pėrfaqėsuesi tė tij diplomatik, nuk dėrgon postier
pėr t’ia kumtuar kėtė, porse e fton drejtpėrdrejt nė rezidencėn e tij dhe pasi
t’ia pyesė hallet e ta disponojė paksa, ia shpalos ēėshtjen. Kjo ndodh kėshtu
ngase kjo ėshtė tejet me rėndėsi. Biseda sy mė sy ose kundruall njėri-tjetrit ka
mė tepėr efekt sesa biseda me mjete bisedimi ose me ndėrmjetėsues tė tjerė.
Kjo ėshtė njė e vėrtetė
psiko-sociologjike.
Po ē’janė kėto porositė bazė dhe kaq tė
rėndėsishme qė All-llahu xh.sh. ia kumton
Pejgamberit a.s. nė kėtė mėnyrė? Nė hadithin e lartpėrmendur ceken:
1. Falja e pesė namazeve ditore,
2. Dy ajetet e fundit tė sures el-Bekara,
dhe
3. Pėrgėzimi pėr ummetin (ndjekėsit) e
Muhammedit a. s. se, pėrderisa ata nuk bėjnė shirk – shok All-llahut xh.sh., do
tė jenė tė falur.
Sipas kėsaj ngjarjeje, ndodh qė
ndonjėherė njeriu tė bėhet shumė i afėrt me Zotin e vet, madje nė njėfarė trajte
edhe fizikisht, e lėre mė shpirtėrisht ku ata e pėrjetojnė thellė nė shpirt
afėrsinė e Zotit, Krijuesit tė vet. Raste tė kėtilla kemi mjaft nė historinė e
sufizmit (misticizmit) islam, ku njė Hal-laxh el-Mansur e ndjen veten tė
detyruar tė thotė “Unė jam e vėrteta”, ēka pason me heqjen e kokės sė tij nga
ana e atyre formalistėve e literalistėve qė nuk mundėn ta kuptonin pėrjetimin e
tij shpirtėror pėr afėrsinė me Zotin.
Megjithėkėtė, edhe pėrskaj kėsaj afėrsie
fizike e shpirtėrore, prapė Zoti mbetet Zot e njeriu njeri, prapė Hal-laxhi vdes
ngase ishte i vdekshėm, kurse Muhammedi a.s. kthehet sėrish nė tokė ngase i
takonte tokės. Ai nuk ishte i pėrcaktuar nga Zoti tė ngjitej nė qiej e tė mbetej
atje pėrgjithmonė, duke i pėrjetuar edhe mė tej ato qė i pėrjetoi e shijoi. Jo,
jo. Misioni i tij ishte tjetėr. Ai erdhi ta marrė fjalėn e Zotit e t’ia bartė
njerėzimit. Ai, duke e braktisur jetėn qė e gėzonin melekėt nė qiej, i kthehet
vendlindjes, i kthehet tokės, i kthehet rrėmujės e zhurmės sė jetės tokėsore, i
kthehet shoqėrisė njerėzore ku haste njerėz tė ndershėm e tė pandershėm,
besimdrejtė e pėrgėnjeshtrues, tė devotshėm e zullumqarė... Ai duhej ta
drejtonte e administronte kėtė shoqėri. Duhej ta dėlirte prej ndyrėsive qė e
kishin kapluar. Misioni i tij ishte nė tokė e jo nė qiej. Zotin duhej lutur nė
tokė njerėzit e nė qiej melekėt. Biri i birit tė tokės duhet qė nė tokė t’i
lutet Krijuesit tė tokės dhe tė gjithēkaje tjetėr. Ligji i Zotit i ngulitur nė
gjithėsi ėshtė qė njeriu tė jetė i ngjitur pėr toke, tė mos mund tė shkėputet aq
thjesht prej saj, tė jetė i tėrhequr prej saj me fuqinė qė e ka caktuar Zoti. Po
pėrjashtime a nuk ka?
Gjithsesi, njė i kėtillė ėshtė miraxhi i Muhammedit a.s., tė kėtilla sot i ke
fluturimet kozmike. Por ama, pėrfundimisht tė gjithė i kthehen tokės, i kthehen
zhurmės sė jetės tokėsore, paqes e luftės, marrėveshjeve e mosmarrėveshjeve,
besnikėrive e tradhtive...Thamė se njeriu duhet t’I lutet Zotit nė tokė, atje ku
e ka vendlindjen. A nuk thotė Muhammedi a.s. se “Miraxhi I ummetit tim ėshtė
namazi i tij”? A nuk thotė ai se “Njeriu mė afėr Zotit ėshtė kur ai bie nė
sexhde pėr Zotin”? Kėto fjalė, a nuk e tregojnė kėtė tė vėrtetė tė madhe e tė
pamohueshme, se Zoti duhet tė lutet e duhet falur pėr tė mu nė udhėkryqin e
kundėrshtive tė kėsaj bote, mu nė mesin e dėshirave e tekeve tė shumėllojshme
dhe mu nė mesin ku kundėrshtohet ekzistimi I Zotit?
Po ē’pėrmbajnė dy ajetet e fundit tė
sures el-Bekara? ا’ka
tjetėr, pos esencės sė Islamit? Allahu xh.sh. thotė:
“I dėrguari i besoi asaj qė iu shpall
prej Zotit tė Tij, si dhe besimtarėt. Secili i besoi Allahut, engjėjve tė Tij,
librave tė Tij, tė dėrguarve tė Tij. Ne nuk bėjmė dallim nė asnjėrin nga tė
dėrguarit e Tij, dhe thanė: “Dėgjuam dhe respektuam. Kėrkojmė faljen tėnde, o
Zoti ynė! Vetėm te Ti ėshtė ardhmėria jonė. ( ) All-llahu nuk ngarkon askė
pėrtej mundėsive tė veta, atij (njeriut) i takon ajo qė e fitoi dhe atij i bie
ajo (e keqe) qė e meritoi. “Zoti ynė, mos na dėno nėse harrojmė ose gabojmė!
Zoti ynė, mos na ngarko neve barrė tė rėndė siē i ngarkove ata para nesh! Dhe
Zoti ynė, mos na ngarko me atė pėr tė cilėn nuk kemi fuqi! Na i shlyej mėkatet,
na i mbulo tė kėqiat, na mėshiro! Ti je Mbrojtėsi ynė, na ndihmo kundėr popullit
pabesimtar!” (el-Bekara, 2: 285, 286).
A nuk ėshtė kjo pasqyra e besimit tė
Muhammedit a. s. dhe tė muslimanėve, ndjekėsve tė tij, se kėta tė gjithė i
besojnė All-llahut xh.sh., melekėve tė Tij, librave tė Tij, pejgamberėve tė Tij,
se nuk bėjnė asnjė dallim midis kėtyre pejgamberėve, sepse tė gjithė janė
vėllezėr tė njėritjetrit pėr nga misioni e vėllezėr pėr nga prejardhja, qė tė
gjithė bij tė pejgamberit tė pare Ademit a.s. A nuk e tregon kjo pėrkushtimin e
plotė tė kėtyre njerėzve ndaj Zotit tė tyre, kur thonė: “Dėgjuam dhe respektuam.
Kėrkojmė faljen tėnde, o Zoti ynė! Vetėm te Ti ėshtė ardhmėria jonė”? A nuk
tregon kjo se kjo fe nuk ėshtė rėndesė e tepėrt pėr njerėzimin, porse njė
lehtėsim, se ēdokush do tė jetė pėrgjegjės pėr veprat e veta, qofshin tė mira
ose tė kėqija. A nuk tregon kjo lirinė qė e gėzon njeriu nė jetė e nė tė
vepruar, se ai mund tė jetė besnik po edhe tradhtar, se mund tė jetė musliman po
edhe jomusliman, madje edhe munafik..? Akoma mė pas, a nuk tė mėson vetė
All-llahu xh.sh. se pas kėsaj lirie qė e gėzon njeriu mund tė gabojė e tė jetė
gjynahqar dhe se menjėherė pas kėtyre tė ligave ai mund dhe duhet tė pendohet e
tė kėrkojė falje pėr mėkatet qė i ka bėrė nga harresa ose nga pahiri, tė kėrkojė
tė mos i sprovojė Zoti me obligime e fatkeqėsi tė rėnda sikur i kishte sprovuar
popujt para tij, tė kėrkojė qė Zoti tekefundit tė mos e ngarkojė aq sa s’mund tė
durojė, aq sa s’mund tė bartė..?
Po mirė, a ka mundėsi qė Zoti, ashtu siē
thotė Ebu’l-A’la el-Mewdudi, t’ia mėsojė njeriut si bėhet duaja, si t’i lutet
Zotit dhe Zoti tė mos ia pranojė kėtė dua e lutje? A mund tė paramendohet njė
kundėrshti e kėtillė?! Zoti tė tė thotė “kėshtu e kėshtu lutmu!”, ti t’i lutesh
e pastaj Ai tė tė thotė “Jo, nuk ta pranoj kėtė lutje”?!
E ē’ėshtė me premtimin dhe pėrgėzimin (myzhden) qė Zoti ia shpreh Muhammedit
a.s. lidhur me ummetin e tij? Njė musliman i pėrkushtuar plotėsisht ndaj All-llahut
xh.sh. dhe njė musliman qė u pėrmbahet parimeve bazė tė pėrmbledhura nė dy
ajetet e fundit tė sures el-Bekara, qė nėnkupton njė njeri qė nuk adhuron tjetėr
pėrpos All-llahun xh.sh., a ka mundėsi tė jetė banor Xhehennemi? A ka mundėsi
Zoti ta dėnojė atė pse ai i lutet me lutjet qė ia kishte mėsuar Zoti vetė?
Kontradiktat e kėtilla mund tė paramendohen e tė hasen vetėm nė mesin e
njerėzve... All-llahu ėshtė larg kėtyre cilėsimeve e mangėsive. “I lavdėruar
qoftė All-llahu, pa tė **** ėshtė Lartmadhėria e Atij qė robin e Vet e kaloi nė
njė pjesė tė natės prej Mesxhidi Haramit (Qabes) gjer nė Mesxhidi Aksa (Bejti
Mukaddes), rrethinėn e sė cilės Ne e kemi bekuar, (ia bėmė kėtė udhėtim) pėr
t’ia treguar atij disa nga argumentet Tona. Vėrtet, Ai ėshtė Gjithėdėgjuesi,
Gjithėvėzhguesi”
|