|
Edin GJONI
Isra dhe Mi’raxhi nė objektivėn
e komentit klasik
Vėshtirė do tė gjejmė rrėfim nga Kur’ani Famėlart i
cili jo vetėm qė ka arritur t’a zaptoj vėmėndjen e gjeniut musliman tė tė gjitha
provincave por edhe nė tė njėjtėn sasi t’a frymėzoj intelektin e tij, ashtu siē
e ka bėrė rrėfimi mbi udhėtimin misterioz tė Muhammedit s.a.v.s., Isra dhe
Mi’raxhi. (Me kėtė rast vlen tė ceket se Isra dhe Mi’raxhi ka frymėzuar poashtu
ndjekėsit e traditave tjera fetare. Rast tipik ėshtė ndikimi i saj nė
koncepcionin e Komedisė Hyjnore tė Dantes. Kėtė nė mėnyrė tė shkėlqyeshme e
vėren orientalisti Miguel Asin Palacios nė librin e tij “Escatologia muselmana e
la Comedia Divina”).
Mirėpo, krahas rėndėsisė sė kėsaj ngjarje
madhėshtore, e cila pėr shumė dijetarė apsolutisht paraqet natėn mė madhėshtore,
(ngase mu nė kėtė afėrsi tė pandėrmjetsueshme tė Dėrguarit s.a.v.s. ndaj
Krijuesit tė vet nė njėrėn anė, kurse nė anėn tjetėr nė epėrsinė e tij ndaj
mbarė krijesave tjera dėshmohet pikėrisht dinjiteti i tė Dėrguarit s.a.v.s., por
edhe njeriut pėrgjithėsisht), them krahas kėsaj rėndėsie qė gėzon kjo natė,
Teksti Hyjnor (Kur’ani) ėshtė tejet konciz dhe i thukėt nė pėrshkrimin e saj.
Andaj edhe e gjithė njė panoramė interpretimesh e cila krahas asaj qė mundet tė
justifikohet, si rrjedhojė e qėndrimit tė saj nė raport tė drejtė me shumėsin e
sferave tė intelektit, ajo poashtu mund tė arsyetohet me ca plasaritje tė
Tekstit, qė shfaqen si pasojė e pėrmbajtjes sė tij tejet tė ngarkuar dhe tė
ndėrlikuar, tė cilat nė tė njėjtėn kohė i lėjnė komentatorit lucid hapsirė pėr
intervenime nė varshmėri me kapacitetet e tia imagjinative dhe disponimi
iluminativ dhe kontemplativ.
Letėrsia klasike e tefsirit mund tė na shėrbej, nė
njė masė tė duhur, si egzemplar i shkėlqyeshėm pėr tė demonstruar larminė e
tillė interpretative ose hermeneutike. Sėkėndejmi, ne pikėrisht nė boshtin e
kėtij ligjėrimi do tė vendosim dy dilema, tė cilat vėshtirė qė i janė shmangur
pendės sė cilit do nga autoritetet mė tė larta tė kėtij arti, Tefsirit ose
Ekzegjezės sė Kur’anit. Ato janė:
E para:
Isra dhe Mi’raxhi - udhėtim shpirtėror vetėm apo trupor poashtu, dhe
E dyta:
A e ka parė Muhammedi s.a.v.s. Zotin e vet natėn e Mi’raxhit apo jo?
Dilema e parė:
Ska dyshim se Teksti Hyjnorė i lejon tė dy
variantet, edhe pse ndoshta jo me tė njėjtin intenzitet. Por le t’i qasemi
analizės gjuhėsore tė Teksit.
Fjala Al-Isra etimologjikisht do tė thotė udhėtim
horizontal (ose sipėrfaqės sė tokės) i cili doemos kryhet natėn.
Terminologjikisht shpreh udhėtimin e veēant tė Muhammedit s.a.v.s. prej Mesxhidu
l-Haramit (faltores nė Mekke) deri nė Mesxhidu l-Aksa (faltores sė largėt nė
Jeruzalem).
Gjersa Miraxhi etimologjikisht do tė thotė ngritje
ose ngjitje shkallėve ēfarė shkėlqyeshėm i korespondon domethėnies etimologjike,
ngritjes sė Muhammedit shkallėve qiellore ose udhėtimit tė tij vertikal sferave
tė egzistencės, qėnjėsisė. Megjithatė, Mi’raxhin nė mėnyrė eksplicite nuk e
gjejmė nė Kur’an edhe pse si aluzion mund t’a gjejmė nė disa vende, ndėr tė
tjerat nė suren Al-Isra:1 ku thuhet: “... qė tia shfaqim atij nga shenjat tona
... ” tė cilat nė suren En-Nexhm:18 cilėsohen si shenja tė mėdha. “Ai mė tė
vėrtet pa nga shenjat mė tė mėdha tė Zotit tė vet”. Ska dyshim se shfaqja e
kėtyre shenjave tė Zotit ndodhi nė plotshmėrinė e vet tė vėrtet po nė kėtė natė.
Ajo qė e bėn tė veēant kėtė natė ose ndoshta mė
mirė thėnė fantastike ėshtė fakti se ky udhėtim ėshtė zhvilluar nė njė interval
shumė tė shkurtėr kohor. Egzegjeti i famshėm al-Alusi nė komentin e tij sjell
disa deskripcione qė mė pėrsėafėrmi na ilustrojnė shpejtėsinė me tė cilėn ka
ngjarė Mi'raxhi. Thuhet se i Dėrguari s.a.v.s kthehet para se t’i ftohet
shtrati, kurse nė njė transmetim tjetėr thuhet se degėza tė cilėn rastėsisht e
ndesh nė momentin e ikjes, vazhdon lėkundjen nė momentin e kthimit. Disa
komentatorė lucid kėtė shkurtėsi kohore do t'a nxjerrin nga vet Teksti mu nė
fjalė LEJLEN (natėn), qė vie si ndajfolje kohe, pikėrisht nė pėrdorimin e saj nė
trajtėn e pashquar, qė nė gjuhėn arabe krahas tjerash shėnon njė pjesė nga
tėrėsia, konkretisht njė pjesė nga intervalet kohore nga e cila pėrbėhet nata.
Zhvillimi i Isra dhe Mi’raxhit me njė shpejtėsi tė
tillė mahnitėse ėshtė objekt habie madje edhe pėr kohėn nė tė cilėn jetojmė (ku
nė njė masė tė madhe janė zhdukur pengesat e kohės dhe tė vendit). E mos tė
flasim pėr kohėn kur ngjan meqėnėse ishte shkas i afirmimit tė mėtejshėm tė
polarizimit shoqėror tė Mekės sė atėhershme. Gjersa nė anėn e injorantėve mekas
do tė nxisė vetėm pėrgėnjeshtrimin eksklusiv, pėrkundėr faktit se Muhammedi
s.a.v.s. duke u pėrgjegjur kėrkesės sė tyre do tė arrij detajisht ta bėjė
pėrshkrimin e Jeruzalemit (edhe pse kurrė me parė nuk e kishte vizituar atė),
gjė qė mjafton si dėshmi e pohimit tė tij, nė anėn tjetėr, tek besimtarėt, duke
u kuptuar si mrekulli e paimitueshme (mu’xhize) e cila dėshmon profetėsinė e
Muhammedit, ajo zgjon fascinimin dhe pėrforcon bindjen.
Megjithate, bindja apo besimi i brendshėm duhet
doemos racionalisht tė provohet, argumentohet. Vetėm nė kėtė mėnyrė bindja ose
besimi apstrakt shndėrrohet nė jetė dhe gjegjėsisht nė kulturė. (Ky aspekt
fenomenologjik i Islamit sipas prof. A. Silajxhiqit ėshtė diēka qė Islamin nė
esencė e dallon nga religjionet e tjera tė shpallura). Kjo edhe i shpjegon tė
gjitha pėrpjekjet intelektuale qė kjo dramė fantastike tė zbritet nė rrafshin
racional. Ndoshta ėshtė mė e lehtė ose mė e kapshme pėr arsyen qė ky udhėtim tė
redukohet nė dimenzion shpirtėror, spiritual. Andaj nė mesin e komentatorėve
gjejmė tė tillė tė cilėt janė tė mendimit se Isra dhe Mi'raxhi kanė ndodhur
shpirtėrisht, nė gjumė qoftė apo nė realitet (meqėnėse ėndėrrat e tė dėrguarve
a.s. konsiderohen tė vėrteta ose ndonjėherė shpallje dhe pėrherė realizohen nė
realitet). Tė tillėt e gjejnė mbėshtetjen nė:
1) ajetin e 60. tė sures Al-Isra ku fjala
“ERR-RRU’JA” nga kėndvėshtrimi i ithtarėve tė kėtij mendimi denoton fjalėn
ėndėrr, kėshtu qė shqipėrimi i ajetit do tė tingėllonte: "...ėndrrėn tė cilėn ta
shfaqėm ( natėn e mi'raxhit) e bėmė vetėm se sprovė pėr njerėz..."
2)Thėnia e hazreti Aishes r.a.: "Ne nuk e humbėm
trupin e tij sepse ai nė tė vėrtetė me shpirt u ngrit."
Vlen tė pėrmendet se nėn hijen e kėtij opinioni
zhvillohet njė qėndrim i ri i cili Isran e sheh si udhėtim trupor, kurse atė tė
sferave qiellore vetėm spirituale. Pohimin e tyre e justifikojnė fare thjesht
duke bėrė pyetjen: Ēfarė ka tė bėjė trupi nė botėn e arketipeve?!
Megjithatė, mendimi i pjesės mė tė madhe tė
autoriteteve muslimane besojnė se udhėtimi i Muhammedit s.a.v.s. nė dy rrafshet
e tij ndodhi me trup dhe shpirt. Ata arrijnė qė bindjen e tyre ta provojnė nė
mėnyrė tejet sistematike. Si protagonist tė kėtij qėndrimi e zgjodhėm
skolastikun e famshėm, i cili poashtu shquhet nė fushėn e egzegjezės sė
Kur’anit, Imam Fahruddin Al-Razi, i cili apologjinė e vet e demonstron nė dy
rrafshe.
Rrafshi i parė synon t’a vendos Mi’raxhin nė
domenin e tė menduarit racional, gjegjėsisht tė zhduk ēdo pengesė qė Mi’raxhin
racionalisht e asgjėson. Sipaj tij disa trupa, sidomos ato qiellorė, kalojnė
distancė tė madhe nė interval tė shkurtėr kohor meqė lėvizin me shpejtėsi tė
madhe. Meqėnėse trupat supstancialisht janė identik ato janė tė gatshėm tė
pranojnė tė njėjtat aksidenca. Konsekuent kėtij fakti atėherė edhe lėvizja e
tillė si aksident ėshtė e mundur pėr cilindo trup.
Nėse nuk kemi asnjė pengesė racionale nė
pėrceptimin e Mi’raxhit kjo nuk do tė thotė se ai realisht ka ndodhur. Ajo ēfarė
e bart atė nga suazat e tė mundshmes racionale (in-potentia) nė suazat e
sendėrtimit objektiv (in-actu) ėshtė Teksti Hyjnorė. Kjo njėherazi paraqet
rrafshin e dytė tė argumentimit spekulativ tė Razit.
Teksti Hyjnorė aludon nė pjesmarrjen e dy trajtave
tė qėnies (materies dhe shpirtit) nė kėtė Udhėtim Madhėshtor pikėrisht nė
pėrdorimin e fjalės ABD (qė dmth. Rob) ngase vetė robėrimi Zotit nuk mundet tė
pėrfytyrohet vetėm se me tė dy dimenzione tė qėnies.
Poashtu nė kėtė paket argumentesh hyn edhe fakti se
sikur tė mos ishte trupi i tė Dėrguarit s.a.v.s. i pėrfillur nė kėtė Udhėtim,
pėr ēfarė arsye do t’a pėrgėnjėshtronin injorantėt mekkas, sidomos nėse thuhet
se ka ndodhur nė gjumė.
Ndoshta mė interesantia nga tė gjitha teoritė ėshtė
ajo tė cilėn e promovojnė Mistikėt dhe Filozofėt. Pėr ata, fenomeni i ngritjes
vertikale shpreh zhveshjen e shpirtit (al-Insilakh) nga mbeturinat materiale ose
trupore krahas sferave tė hierarkisė sė Qėnjėsisė, Egzistencės deri sa tė
fitohet njėmendėsia e kulluar e Muhammedit s.a.v.s. (al-Haqiqa al-Muhammediya)
tė cilėn Kur’ani e emėron si Ahmed.
Dilema e dytė : A e ka parė Muhammedi s.a.v.s. Zotin e vet apo jo?
Teksti i sures En-Nexhm nga natyra e tij dylaterale
mundėson dy forma tė leximit tė pėremrave vetor, andaj edhe lejon po tė dy
variantet e dilemės sė lartpėrmendur. Ajo qė paraqet pikėtakimin e dy leximeve
ėshtė ajeti i 5. i sures Nexhm ku thuhet: “Atė (shpallje e cila i shpallet
Muhammedit) ia mėsoi Fuqiforti”
Nė varshmėri se kush ėshtė Fuqiforti, zhvillohet
konteksi nė dy drejtime paralele. A thua ėshtė Xhibrili, duke pasur parasyshė qė
ai zakonisht e zbret revelatėn nė rrafshin tokėsor, apo ndoshta ėshtė vetė Zoti
i Lavdishėm si Burim Primar i revelatės ku tani nė majen e sferave mė tė larta
tė Egzistencės nė mėnyrė tė pandėrmjetsueshme i shpall robit tė vet atė ēfarė i
shpall po nė tė njėjtėn mėnyrė sikur i shpalli Musaut a.s. pandėrmjetsim duke i
folur nė majėn e Sinajit.
Nėse konteksti zhvillohet nėn ritmet e opcionit tė
parė, atėherė relacioni nė ajetet 8 dhe 9 tė sures En-Nexhm: “Atėherė iu afrua
dhe pranė vehtes e tėrhoqi. Sa qė nė afėrsi tė dy harqeve madje dhe mė afėr
ishte” qėndron nė mes tė Xhibrilit dhe Muhammedit a.s..
Ndėr promovuesit mė energjik tė kėtij leximi ėshtė
hazreti Aishja r.a., bashkėshortja e tė Dėrguarit. Ajo transmeton se ėshtė e
para e cila e ka pyetur tė Dėrguarin pėr domėthėnien e dy ajeteve: “Ai e ka pare
atė nė horizontin e qartė (tekvir 23) Dhe Ai e pa pėr tė dytėn herė”
Respektivisht nė kė aludojnė nė Zotin apo Xhibrilin? Ai u pėrgjigj se ėshtė
fjalė pėr Xhibrilin dhe se vetėm dy herė e ka parė nė formėn e tij tė vėrtetė.
Nė vazhdimėsi ajo sjell edhe njė argument nga Kur’ani pėr ta provuar teorinė e
saj: ėshtė fjala pėr ajetin nė sures En’am ku thuhet “Atė (Zotin) nuk e arrijnė
shikimet” Me kėtė definitivisht pėrjashton mundėsinė e vizionit tė bekuar.
Ska dyshim se provat e h. Aishes janė tė forta por
jo edhe tė palėkundshme. Kjo lehtė mund tė vėrehet nėse pėrgjigjjen e tė
Dėrguarit lidhur me dy ajetet e lartpėrmendura e kuptojmė ngusht nė frymen e
vetė pyetjes, pra se ata kanė pėr qėllim Xhibrilin por jo edhe se asgjėsojnė
mundėsinė e vizionit tė bekuar.
Kurse sa i pėrket ajetit tė sures En’am fjala
“Idrak” poashtu mund tė ketė domėthėnien e penetrimit thelbėsor dhe depėrtimit
nė vetė esencėn e objektit, me ērast kur ėshtė nė pyetje Madhėshtia e Zotit
doemos pėrjashtohet mundėsia e tij por jo edhe thjesht pamja. (Vėrejtje: siē
ndoshta do tė vėrejmė nė rrjedhėn e mėtejme tė ligjėrimit, tė pamurit e Zotit
nėnkupton mė tepėr shfaqjen e Madhėshtisė sė Tij mė intensive, me tė cilėn
veēohet i Dėrguari jonė s.a.v.s. tė cilėn hadithet nė mėnyrė alegorike na e
ilustrojnė pėrmes fenomenit tė zbulimit tė perdeve. Kėshtu qė tė pamurit e Zotit
mė tepėr i ngjason njohjes intelektuale siē pontencon Allame Tabatabi e jo atė e
cila na bartet pėrmes organit tė tė pamurit).
Prandaj, nė taborin opozitar do tė gjejmė po nga rradhat e gjeneratave tė para
ose selefėt r.a., siē janė Enes b. Maliku, Ibn Abbasi, Hasan el-Basriu etj., tė
cilėt vrullshėm proklamojnė Vizionin e Bekuar tė Muhammedit s.a.v.s. natėn e
Mi’raxhit. Tezėn e vet e argumentojnė po me hadithe tė tė Dėrguarit s.a.v.a..
Transmeton Ahmedi nga Ibn Abbasi r.a. se i Dėrguari s.a.v.a. ka thėnė: "E kam
parė Zotin e vet". Nga Enesi pėrcillet: “...Ai (Muhammedi) iu afrua
Gjithfuqishmit, Zotit tė Madhėshtisė dhe Ky e tėrhoqi mė pranė Vetes nė afėrsi
tė dy harqeve madje edhe mė afėr...” (Transmeton Buhariu nga Sherik
b.Abdullahi). Qartas shihet se Enesi aludon nė ajetin e 8. dhe 9. tė sures
En-Nexhm.
Hasan al-Basri shkon mė larg nė komentin e tij misterioz tė kėtyre dy ajeteve qė
me tė madhe i pėrngjan asaj ēfarė teozofėt quajnė al-Fena’, shkrirje dhe zhdukje
e unit tė krijesės nė praninė imediate tė Hyjnisė ose nė fluksin e dritės sė
Bukurisė sė Zotit. Kėtij mendimi me tė madhe i frynė nė vela shpjegimi i
Muxhahidit te sintagmes “Kabe Kausejni" (nė afėrsi tė dy harqeve) tė cilin
Shihab al-Haffaxhit e cek nė marginat e tij bėrė Komentit tė Bejdaviut duke
thėnė: Arabėt nė periudhėn e Xhahilijetit, kur donin tė lidhin aleancė nė mes
veti, nxirrnin dy harqe dhe i bashkonin ose i ngjitnin njėrin me tjetrin saqė mė
tepėr i pėrngjante njė harku. Pastaj i tėrhiqnin dhe gjuanin njė shtizė po me tė
dy sėbashku nė njė kohė. Kjo simbolizonte se kėnaqėsia e njėrit ėshtė edhe e
tjetrit por edhe hidhėrimi i njėrit ėshtė edhe i tjetrit.
S’ka dyshim se pjesa mė e madhe e autoriteteve tė
sufizmit (mistikve) e pėlqejnė kėtė alternativ duke e cilėsuar si kulm tė
njohjes, kėnaqėsisė dhe lumturisė shpirtėrore tė njeriut, me ērast arrihet
plotėsimi qėnjėsor i tij. Nė kėtė edhe aludon komentimi i tyre i ajetit te 17 tė
sures En-Nexhm: “Atij shikimi as nuk u lakoi e as nuk tejkaloi... ”. Atij
shikimi as nuk u lakoi pasi qė nuk iu orvat as hijeshive tė Xhennetit e as
tmerrit tė Xhehennemit, por u shtang para (bukurisė) tė sė Vėrtetit (el-Hakk)”
(shih Komentin e Allame al-Alusit)
Nė pėrfundim:
Fjala e Zotit (Kur’ani) duke pėrshkruar intelektin
ose zemrėn (Kalb) e komentatorit klasik pėrherė ka arritur ta formojė ylberin e
vet tė domethėnieve, ashtu sikur edhe drita e diellit duke kaluar faqeve tė
kristalit shpėrbėn ngjyrat e veta. Kjo jo vetėm qė dėshmon kullueshmėrinė e
intelektit klasik musliman, por aq mė tepėr kapacitetin e pashtershėm kreativ,
respektivisht gjallėrinė e larmishme kulturore.
Ska dyshim se njeriu i sė tashmes, modernes ka
ēfarė tė mėsoj nga ajo panoramė e larmishme tė cilėn e hapėn kėto dy dilema.
Nga e para se vetėm me shpirt tė ngritur kemi edhe
trupin e ngritur. Kjo poashtu mundet ndryshe tė artikulohet: vetėm me shpirt tė
shėndoshė kemi edhe trupin e shėndoshė. Prandaj nė kulturėn autentike Islame
kurrė nuk ka egzistuar thėnia: “Nė trup tė shėndoshė shpirti i shėndoshė” (mens
sana in corpore sano), por vetėm e kundėrta ngase vetėm nė kėtė mėnyrė mund tė
ngadhėnjejmė atė forcė gravitacionale e cila aq fuqishėm, porsi Prometeun, na
prangon pėr baltėn e kėsaj Bote Kalimtare. Pikėrisht kėtu qėndron shkaku pėrse
Islami kurrsesi nuk mundet t’a prodhojė atė etap historike tė njerėzimit tė
cilėn tradita hinduse e quan “Kali Juga” e qė ėshtė tejet imanente njeriut
sekularist tė modernės.
Sado qė tė papajtueshme na duken alternativat tė cilat i fsheh dilema e dytė,
ato nuk janė asgjė tjetėr vetėm se reperkusion i balansit gjithmbarshėm qė
mbretėron sferave tė mikro dhe makro kozmosit, me fjalė tjera barazpeshės sė
Trancedencės sė Zotit ose Xhelalit tė Tij qė implikon frikėn nga Madhėria e Tij,
andaj edhe largėsinė (qė qartas vėrehet tek idhtarėt e mendimit tė parė), dhe nė
anėn tjetėr Imanencės sė Zotit ose Xhemalit tė Tij, qė implikon ndjenjėn e
afėrsisė, pra kėnaqėsisė kulminante e cila e pėrmbush robin si rezultat i
dashurisė sė Zotit ndaj tij, por edhe dashurisė sė robit ndaj Zotit tė vet.
Muhammed Ikbali sjell thėnien e njė mistiku ku
thotė: “Muhammedi s.a.v.s. ishte atje ku askush nuk arriti tė jetė por
prapėseprapė u kthye. Sikur unė tė isha atje kurrė nuk do t’u kthehesha”.
Dhe e vėrtet, i Dėrguari kthehet nga bujaria dhe
karakteri i tij jovetjak qė atė pėrjetim nga ajo afėrsi ose intim me Krijuesin e
vet tė cilin Ibn al-Faridi mrekullueshėm e kėndon: “U vetmova me tė Dashurin e
nė mes nesh lindi njė sekret mė suptil se era e lehtė e cila bartė aromėn e
luleve tė pranverės” t’a gdhend thellė nė faqe tė historisė. Mu nga kjo intimė
lindi dhurata mė e madhe tė cilėn do t’ia sjell Ummetit tė vet qė ėshtė namazi i
cili ka pėr qėllim t’a afrojė njeriun me Krijusin e vet dhe tė pėrjetoj atė
ēfarė pėrjetoi Muhammedi s.a.v.s. Prandaj, Namazi ėshtė mi’raxh i besimtarit.
http://www.horizonti.com/artikujt/artikulli_2004_10_1_2135.php
|