|
Vehbija Hoxhiq
KELIMEI SHEHADETI - DEKLARIMI ISLAM
Formula e deklarimit Islam (Kelimei Shehadeti) thotė:
"ESHHEDU EN LA ILAHE IL-LALL-LLAHU
VE ESHHEDU ENNE MUHAMMEDEN ABDUHU VE RESULUHU" (Besoj dhe deklaroj se vetėm
All-llahu ėshtė Zot dhe besoj dhe deklaroj se Muhammedi a.s. ėshtė rob i Zotit
dhe pejgamber i Tij). Besimi dhe deklarimi i ekspozuar me kėtė formulė (kelimen)
doemos tė jetė i sinqertė, tė rrjedhė nga thellėsia e shpirtit. Porsi e tillė ia
arrin qėllimit, sikur qė thotė Muhammedi a.s.: "Kush sinqerisht dhe pėr-zemėrsisht
thotė - Nuk ka Zot tjetėr pėrveē tė vetmit All-llah, do tė hyjė nė xhennet."
Me kelimen sikur qė shohim,
sikur me ndonjė urė bashkohet besimi i pastėr Islam (imani), me praktikimin e
obligimeve tjera. Nė praktikimin e pėrcaktimeve Islame dhe aplikimin e tyre nė
jetė na nxit qė, pėrpos emrit tė Zotit, duke shqiptuar kelimei shehadetin t'i
pėrkujtojmė urdhėrat e Tij, dhe emrin e Muhammedit a.s. sepse duke e shqiptuar
emrin e tij, njėkohėsisht betohemi se do t'i ndjekim hapat e tij dhe do tė
veprojmė sipas sunnetit. Kjo d.m.th se do t'i kryejmė dhe aplikojmė tė gjithė
pėrcaktimet dhe urdhėrat e natyrės praktike (ibadetet dhe veprimet e tjera tė
dobishme shoqėrore) tė cilat edhe Muhammedi a.s. me vemendje dhe detajisht i
aplikonte nė jetėn e pėrditshme. Duke shqiptuar kelimen, betohemi gjithashtu se
do t'i kryejmė edhe porositė e Muhammedit a.s. dhe ēdo gjė qė e kryente ai, gjė
qė patjetėr do tė na shpie kah fati dhe mirėqėnia. Siē vėrejmė kjo formulė
pėrbėhet prej dy pjesėve:
a)- LA ILAHE IL-LALL-LLAHU
dhe
b)- MUHAMMEDUN RESULULLAHI
a)- LA ILAHE IL-LALL-LLAHU,- vetėm njė
Zot ekziston.
Kushti i parė ėshtė tė
besuarit nė ekzistencėn e Zotit xh.sh., krijuesin dhe mirėmbajtėsin e botėrave,
gjithēkaje tė gjallė dhe tė "vdekur", tė dukshme dhe tė padukshme, duke filluar
prej atomit deri te vasionet grandioze edhe atė me besim tė thellė. Ky besim
ėshtė i lindur nė shpirtin e njeriut. Deri te ai besim vihet edhe me mendje - me
logjikė... Si e tillė ishte themel i religjioneve "hyjnore" tė shpallura: I qe
shpallur edhe njeriut tė parė Ademit a.s., por sikur qė e dimė ky besim qe
shtrembėruar dhe humbur nga njerėzit, e mandej pas njė kohe tė shkurtėr ranė nė
lloje tė ndryshme tė herezisė, nė format mė tė ashpra tė idhujtarisė. Kėtė
largim nga monoteizmi i pastėr (besimin nė njė Zot), ndoshta e shkaktoi frika
prej paraqitjeve tė ndryshme natyrore dhe fuqitve nė botėn e jashtme tė cilave u
pėrshkruheshin fuqi hyjnore, pasi njerėzit primitivė pėr shkak tė nivelit tė
ulėt intelektual nuk i njihnin shkaqet, prandaj disa paraqitje natyrore ose
besime i personifikuan, dhe u ofronin sakrifikime (kurban) qė t'i mėshirojnė.
Ja, kėshtu lindi politeizmi, edhe atė nė lloje tė ndryshme. Kudo qė njerėzit tė
bredhnin nė besime tė kėtilla, Zoti xh.sh e tregonte mėshirėn e Vet dhe u
dėrgonte pejgamberėt me shpallje (libėr); qė t'ua tregojė rrugėn e drejtė,
rrugėn e besimit tė drejtė, dhe sjelljes ndėrmjet tyre (parimet juridiko morale)
nė pėrputhshmėri me zhvillimin shoqėror tė tė njėjtės kohė. Tė gjitha ato libra,
sikur qė kemi cekur mė parė, predikonin se ekziston veē se njė Zot - All-llahu
xh.sh. (Por gjinia njerėzore, nėpėr historinė e gjatė pėrjetoi ndyshime tė
llojllojshme, shfarosje ndėrmjet veti, invazione, pėrzierje dhe imponime tė
besimeve dhe mendimeve, etj. Ashtu feja e drejtė gjithmonė humbej, ose nė rast
mė tė mirė shtrembėrohej. Gjithė kėtė e ndiqte paralelisht paraqitja e
amoralitetit. Pėr kėtė nuk nevojitet tė kėrkohen shembuj dhe dėshmi nė kohėn e
lashtė, mjafton tė hudhim vėshtrim nė rastet mė tė reja dhe mė tė njohura para
paraqitjes sė Islamit edhe atė jo nė territorin e idhujtarisė (p.sh. nė Arabi),
por nė territorin e krishterizmit, llojit tė parafundit tė fesė "hyjnore",
sipas pejgamberit tė Zotit Isės a.s.. Shkenca e keqkuptuar e Isės a.s., u
shkatėrrua jo nė dhjetra por nė qindra sekte, tė cilat ndėrmjet veti bėnin
luftra tė pėrgjakshme kryqėzatash. Nga historia janė tė njohura mirė: ajo
"shtatėvjeēare", "tridhjetėvjeēare", "Nata e Shėn Bartolomejt", "Inkuzicioni" -
gjyqet kishtare me shpikjet djallėzore pėr mundim "heretizmi", etj. Tė gjitha
ato qenė luftėra fetare. E jeta? Morali? E vetė Sodoma e Gomora? Kėtė realitet e
pranojnė dhe e cekin shumė dijetarė tė krishterė. Orientalisti Muir thotė:
"Krishterizmi qe shtatė shekuj nė rėnie tė plotė. Ligėsitė dhe korrupcioni e
arritėn atė pėrmasė saqė nė historinė njerėzore s'mund t'u gjindet shembull i
ngjashėm. Gjashtė shekuj e qė nė asnjė kėnd botėror nuk shendriti drita e
shpalljes sė Zotit... Me paraqitjen e Islamit e me tė edhe e dritės, shkencės
dhe civilizimit, tėrė bota hyri nė njė periudhė tė re. Evropa jetonte nė njė
errėsirė tė plotė, mirėpo pasi qė e pranoi dritėn, filloi tė shėndriste dhe
ashtu iu paraqit mundėsia e fillimit tė periudhės sė renesansės dhe
reformacioneve." Gjithė njerėzimi kishte rėnė nė besime tė neveritshme e tė
4fėlliqta, ligėsi e amoralitet, ēdo gjė u shkatėrrua. A edhe atėherė nuk u
plotėsuan kushtet qė mėshira e Zotit tė derdhet mbi robėt e Tij - njerėzit? -
Po, u plotėsuan tė gjitha kushtet.
b)- MUHAMMEDUN RESULULLAHI
- Muhammedi ėshtė pejgamber i
fundit i Zotit.
U derdh pėrsėri dhe
defenitivisht mėshira e Zotit mbi njerėzimin. Ai e dėrgoi pejgamberin e fundit
Muhammedin a.s., djalin e Abdullahut, nipin e Abdul-Mutalibit nga familja mė e
famshme mekkase - Hashim, qė i takon fisit kurejsh, si mėshirė njerėzisė, sikur
qė qėndron nė Kur'an (El Enbija: 101). D.m.th, u dėrgua si pejgamber i fundit qė
definitivisht, njėherė e pėrgjithmonė, t'ia tėrheqė vėrejtjen njerėzimit, t'ia
dorėzojė fjalėn e fundit tė Zotit (shpalljen, Kur'anin) dhe t'ua tregojė
realitetin e vėrtetė tė besimit, rreth botės dhe jetės dhe tė gjitha problemet
tė cilat i prekin dhe i pikėllojnė, dhe t'i vendosė parimet e pėrcaktimet
(normat juridike dhe morale) qė do t'a gėzojnė tėrė njerėzimin nė tė dy jetėrat,
nėse u pėrmbahen dhe i aplikojnė nė jetėn e pėrditshme. Por, para pastrimit dhe
ndritjes sė pyetjeve tė tjera nevojitet tė jepet formulimi i plotė i besimit.
Ky formulim ėshtė i ekspozuar
nė akaid, me "kelimei shehadetin": "S'ka Zot tjetėr pėrpos All-llahut, ndėrsa
Muhammedi s'ėshtė gjė tjetėr pos njeri[3], rob i Tij dhe Pejgamber."
Duke pasur parasysh llojet e
ndryshme tė besimeve tė cilat zotėronin nė botė, (tė mos flasim pėr ligėsitė dhe
amoralitetet tjera ndėr njerėzit) u desh mjaft kohė qė definitivisht tė
pastrohet me ato pohime. Prandaj, gati gjithė shpallja mekkase e Kur'anit iu
kushtua besimit tė drejtė nė Zotin njė, i Plotfuqishėm, i Gjithėdijshėm, Krijues
dhe Mirėmbajtės i botėrave, i cili ėshtė i pėrhershėm pa fillim, i pėrhershėm pa
mbarim, prandaj nuk i nevojiten as nėnė as babė, as djem[4], as ndihmės dhe
ndėrmjetėsues ndėrmjet Tij dhe njerėzimit, e as veti blasfemuese, sikur qė i
pėrshkruhen dhe e paraqesin nė religjionet "hyjnore" paraislame. Prandaj,
ithtarėt e kėsaj feje thirren t'i afrohen fesė sė Zotit, dhe t'i lėshojnė
besimet e tjera.
"Thuaj (o i dėrguar): O ithtarė tė librit
(tevrat e inxhil) ejani (tė bashkohemi) te njė fjalė qė ėshtė e njėjtė (e
drejtė) nė mes nesh e nė mes jush, tė mos adhurojmė pos All-llahut, tė mos i
bėjmė asnjė send shok, tė mos konsiderojmė njėri tjetrin zotėr, pos All-llahut!"
(Ali Imran: 64)
Zoti xh.sh. me Islamin, ia
shpalli njeriut tė drejtėn, kuptimin e drejtė dhe konceptin pėr atė. Islami,
tash nuk thotė: "Ky ėshtė sekret, i paarritshėm pėr trurin tėnd, kėshtu duhet tė
besosh pa mos menduar shumė", por thotė: “Nėse ky besim (nė njė Zot) tė ėshtė i
paqartė, ja dėshmi, kahdo qė tė kthehesh! Fillo nga vetja!" Prandaj Kur'ani e
thėrret njeriun qė sė pari veten ta hulumtojė:
"Le tė shikojė njeriu se prej
ēkahit ėshtė krijuar?" Et Tarik: 5)
Mandej, e thirr sikur cekėm
nė akaid, t'i hulumtojė tė gjitha gjėrat rreth vetes: bimėt, shtazėt, natyrėn me
tė gjitha bukuritė, vasionat etj., dhe tė mendojė rreth tyre, me ē'rast do tė
vijė nė njohje dhe pėrfundim se a ekziston ose jo Zoti, mandej se a ėshtė njė
apo mė tepėr. Pra, Islami e thirr njeriun t'i shfrytėzojė metodat shkencore
filozofike, qė tė vijė te realiteti, njohja e ekzistencės sė nevojshme tė Zotit,
e jo qė tė besojė verbėrisht. Prandaj Islami e ngriti trurin pėrmbi fenė.
Islami nė atė aspekt shkon edhe mė tej, siē shohim nga thėnia (hadith) e
Muhammedit a.s., qė ėshtė veēse sintezė e shumė ajeteve kur'anore: "S'ka fe ai
qė s'ka mendje", (logjikė).
Islami nuk u frikohet
zbulimeve dhe arritjeve tė reja shkencore, mbasi tė gjitha ato ēojnė kah pranimi
i Zotit, duke i zbuluar ligjet e Tij tė menēura, sikur qė vėshtruam mė parė. Nga
kjo, Islami edhe dallohet prej feve tė tjera, e posaēėrisht nga ajo paraprake
(krishterizmi) - sipas sė cilės ėshtė mėkat i madh tė merresh me shkencė, - pasi
ato, shkenca dhe filozofia me tė vėrtetė udhėzojnė kah njohja e Zotit, por vetėm
Njė tė Vetmin, e jo dy-tre ose mė shumė.
Nė principin e parė, filloi
mosmarrėveshja ndėrmjet fesė (kishės) dhe shkencės, dhe intelektualėt (filozofėt
dhe dijetarėt) duke u shkėputur mė vonė (por pas 18 shekujsh) nga kisha,
mbikqyrjet dhe torturimet e saj absolute, e hodhėn poshtė fenė e tillė dhe
filluan vetė t'a kėrkojnė realitetin. Disa brodhėn (devijuan) krejtėsisht (mė
tepėr pėr shkak tė revoltės kundėr ligjeve dhe persekutimeve tė saj shekullore)
shkuan drejt ateizmit, ndėrsa disa tė tjerė e gjetėn tė Vėrtetėn dhe thirrėn
"eureka"! "E gjetėm fenė natyrore", - e gjetėn Islamin ku parimet e tij
shkencore-filozofike sikur nė astronomi - Laplasi dhe nė filozofi - Kanti,
erdhėn te realiteti njėri rrugės filozofike, ndėrsa tjetri rrugės shkencore -
pėr krijimin e trupave qiellorė. Ajo fe natyrore, deri te e cila erdhėn njerėzit
me mendime tė lira (e cila principialisht pėrputhet me Islamin), meriton qė t'a
prezentojmė...
Principet e saj janė:
1.- besimi nė njė Zot,
2.- tė jetuarit e jetės
morale,
3.- tė nderohet Zoti pėrmes
pėrkushtimit shpirtėror (pa ceremoni dhe rituale)
4.- pavdekshmėria e
shpirtit,
5.- nė fe nuk ka asgjė nė
kundėrshtim me dijen dhe shkencėn.
Dallimin e fesė sė kėtillė
dhe Islamit mund ta hetojė lehtė ēdokush qė ėshtė i udhėzuar nė Islam. Dallimi
ėshtė nė atė qė nuk e pranojnė dhe nuk e proklamojnė;
1.- shpalljen - vahj,
2.- se njerėzimit i janė
dėrguar pejgamberė tė Zotit dhe mu'xhizet e tyre,
3.- dhe gjithashtu tejkalohen
rreth gjetjes sė botės sė ardhshme dhe ditės sė gjykimit. Por, shumica pohojnė,
se ekzistenca e Zotit si realitet Absolut tėrheq me vete pėrgjegjėsinė e
njerėzimit pėr veprimet e kėsaj bote. Kėtu edhe bazohen obligimet morale tė
njerėzimit, nė tė kundėrtėn pėr moralin as qė mund tė flitej, e as qė jeta
njerėzore do tė kishte kuptim dhe qėllim; dhe
4.- nuk ėshtė e caktuar
mėnyra e pėrkushtimit - ibade-tet, lutja dhe ngjashėm.
Sikur qė shohim, kjo fe nė
thelb pėrputhet me Islamin si religjion i trurit tė shėndoshė. Nga faktet e
lartpėrmendura del se truri dhe shpirti i njeriut, tentojnė kah religjioni,
sepse ajo ėshtė ndjenjė e lindur nė vetė njeriun. Truri i shėndoshė i njeriut,
me rezonimin e drejtė, mundet nėse jo nė pėrgjithėsi, por pjesėrisht ta njohė
realitetin dhe qė bile nė principet themelore t'a caktojė dhe ta shohė. Pėr sa
i pėrket Islamit, si formė e fundit e shpalljes sė religjionit, ai ėshtė
njėkohėsisht religjion natyror dhe mbinatyror. ?shtė natyror sepse gjen arsyetim
tė plotė nė trurin dhe nė tė arriturat e tij nė shkencė apo filozofi. ?shtė
mbinatyror sepse ėshtė i shpallur prej Zotit. Ky ėshtė religjion pas tė cilit
lakmon shpirti i njeriut. Ky ėshtė religjion i njeriut i cili e kėrkon
realitetin, qetėsinė dhe rehatinė pėr trurin ashtu edhe pėr shpirtin. Kur ėshtė
e qartė pyetja: ēfarė dhe si tė besohet dhe kur kėsaj i jepet pėrgjigjia e
shkurtėr dhe kristale, e pranueshme dhe e kuptueshme pėr ēdonjėrin (sepse pėr
vertetėsinė e vet ka dy dėshmi tė paluhatshme: shkencėn dhe filozofinė), atėherė
normat tjera janė mė lehtė tė pranueshme, sepse janė postulat logjik i
realitetit themelor. (Aksioma): - "Ekziston veēse njė Zot, e Muhammedi ėshtė rob
i Tij", posaēėrisht nėse janė tė bazuara dhe arsyetura me shkencė dhe
filozofi.
Nga aksioma: "ZOTI EKZISTON"
- rrjedh e vėrteta se Ai njerėzimit u ka dėrguar pejgamberė, dhe se nuk ka
mundur tė jetė indiferent ndaj vuajtjeve dhe humbjeve tė tyre, dhe se Muhammedit
a.s. , i fundit nė renditjen e tyre, nga Zoti iu shpall libri (Kur'ani) -
margaritari i ēmueshėm i tė gjitha shpalljeve tė Zotit qė u dėrgoi pejgamberėve
prej tė parit (Ademit a.s.) deri te i fundit, Muhammedi a.s..
Nga pjesa e dytė e kėtij
formulimi - kelimei sheha-detit: "Besoj dhe deklaroj se Muhammedi ėshtė rob dhe
pejgamber i Tij", sikur qė cekėm mė lart, kur besimi tė pranohet dhe sinqerisht
tė mbillet nė zemėr, qartė del se nuk duhet besuar veē Kur'anin si ligj i fundit
i Zotit, por edhe atė qė e pėrcaktoi Muhammedi a.s. (atė qė e kėshilloi, qė
personalisht e veproi ose e lejoi) tė merret si obligim dhe tė praktikohet dhe
aplikohet nė jetėn e pėrditshme. Kjo ėshtė rruga e Muhammedit a.s., ky ėshtė
sunneti i tij. Ajo rrugė duhet tė jetė e ēdonjėrit musliman nėse dėshiron ta
arrijė fatin nė tė dy botėrat. Rrugėn e tij do ta tregojmė dhe do ta ndriēojmė
mė vonė. Ja se ē'duhet pasur nė zemėr gjatė shqiptimit tė kelimes, dhe kėtė
deklarim muslimanėt janė tė obliguar ta pėrsėrisin sa mė shpesh, me qėllim qė
kjo tė na pėrkujtojė obligimet qė i kemi ndaj Zotit dhe njerėzimit. Ky deklarim
ėshtė i shkurtėr por kuptimplotė; ai shumėēka kėrkon nga muslimani, sepse veē me
emėr muslimani s'mundet me qenė musliman. Prandaj, shqiptimi formal i "kelimes"
sado qoftė i shpeshtė, nuk jep asfarė dobie, sepse duhet tė burojė nga
sinqeriteti i thellė dhe t'i nxisė muslimanėt nė kryerjen e parimeve dhe
dispozitave tė tjera fetare.
Njė numėr i madh i haditheve
flet pėr domethėnien e "kelimei shehadetit".
Ja disa:
"Kush deklaron se ekziston
veēse njė Zot, do tė hyjė nė xhennet".
"Kush deklaron se ėshtė veēse
njė Zot dhe se Muhammedi ėshtė rob i Tij, Zoti do ta ruajė nga zjarri i
xhehenemit".
"Kujt i ėshtė fjala e fundit
- la ilahe ilAll-llah - do tė hyjė nė xhennet".
Mirėpo, siē thamė, qėllimi i
"kelimes" nuk ėshtė veēse nė shqiptim, por nė pėrputhshmėri me besimin dhe
veprat.
Thelbin e "kelimei
shehadetit" e ceku bukur Vehbe Ibėn Munebbih, kur e pyetėn: - A nuk ėshtė "la
ilahe il-All-llah", ēelėsi i xhennetit?
- Po, u pėrgjigj ai, por ēdo ēelės ka dy
dhėmbė. Ai qė vjen me ēelės tė kėtillė do tė mund tė hyjė nė xhennet. Thuaj atij
qė e shqipton deklaratėn veēse me fjalė, ndėrsa vepron tė kundėrtėn, ēelėsi i
tillė nuk e ēel derėn e xhennetit. Kush shqipton "La ilahe ilall-llah", dhe
njėkohėsisht mashtron, betohet dhe dėshmon rrejshėm, bėn vepra tė kėqija, nuk
pėrmbahet nga ndalesat, i shkel tė drejtat e tė tjerėve, bėn dhunim etj., ai
vjen para dyerve tė xhennetit me ēelėsin qė ka vetėm njė dhėmb, prandaj edhe
s'mund ta ēelė derėn". Ja, ku ėshtė thelbi i kėsaj kelime (deklarate). Pėr
shkak tė domethėnies sė gjerė, ky deklarim shfrytėzohet edhe gjatė pranimit tė
fesė. Pėr fat tė keq shumė musliamanė, qysh moti, Islamin e shndėrruan nė emėr
dhe deklarim tė zhveshur, u bėnė muslimanė iluzionesh, krejtėsisht nė
kundėrshtim me paraardhėsit tė cilėt lart e ngritėn flamurin e madhėshtisė dhe
pėrparimit tė gjithanshėm tė Islamit , sikur qė edhe ėshtė kur aplikohet nė
jetė. Dėshmitė e madhėrueshme qė na i dhuron historia Islame nga tė cilat shumė
muslimanė tė sotshėm duhet tė turpėrohen, nėse jo edhe t'u shėrbejnė si mėsues
qė t'i udhėzojnė kah rrugėt e mrekullueshme.
http://www.alb-net.com/pipermail/alb-islam/2000-February.txt
VEHBIJA HOXHIQ
THEMELET E ISLAMIT
Domethėnia dhe qėllimi i pėrcaktimeve
Pėrktheu: Lutfi Muharemi
Gostivar, 1998
|