Le tė jetė nga ju njė grup qė  thėrret nė atė qė ėshtė e dobishme, urdhėron pėr punė tė mbara dhe ndalon nga e keqja

 

 

Emri 

E-mail 

Mesazhi

 

Hamid Altiparmak


KONTRIBUT NDRIĒIMIT TĖ ROLIT TĖ YMER PRIZRENIT GJATĖ LIDHJES SĖ PRIZRENIT

 

Vendi, roli dhe rėndėsia qė kishte Ymer Prizreni si kryetar i Lidhjes sė Prizrenit ėshtė shumė i madh jo vetėm nė historinė e popullit shqiptar, por edhe nė historinė e popujve tė Ballkanit nė pėrgjithėsi.

 


Pėrpara se tė flasim pėr rolin e Ymer Prizrenit gjatė Lidhjes sė Prizrenit, do tė provojmė ta ndriēojmė mė parė sė afėrmi biografinė e tij, pėrkatėsisht jetėn dhe punėn e tij para Lidhjes sė Prizrenit. Kėtė tentativė e kemi mbėshtetur nė tė dhėnat e mbledhura nga disa persona dhe nga kujtimet e tyre nė lidhje me ngjarjet qė kanė tė bėjnė me personalitetin dhe veprėn e Ymer Prizrenit. Meqenėse kėto tė dhėna pėr tė sot nuk mund t'i mblidhnim nga bashkėkohėsit e tij, kėtė zbraztėsirė u munduam ta plotėsojmė me tė dhėnat dhe kujtimet e atyre personave qė kanė qenė tė afėrm tė familjes sė Ymer Prizrenit ose qė i kanė takur gjeneratės, prindėrit e tė cilės kanė qenė bashkėkohės tė jetės dhe dėshmitarė tė veprės sė Ymer Prizrenit.

Ymer Prizreni lindi nė Prizren1 nė vitin 1821. Babai i tij, Sulejman efendiu ishte i biri i Ismail efendiut, me prejardhje nga fshati Zgatar i Opojės (afėr Prizrenit). Supozohet se Sulejman efendiu ishte myderriz i medresės dhe se shėrbente nė xhaminė e Gazi Mehmet pashės nė Prizren.2

Sipas gjenealogjisė, qė tentuan ta bėjmė, Sulejman efendiu kishte tre djem: Ymer efendiun, Ali efendiun dhe Osman efendiun.

Pėr Osman efendiun ekziston vetėm e dhėna se ka vdekur nė Stamboll, kurse rrėnja e Ali efendiut vazhdon deri nė ditėt e sotme, ndėrsa rrėnja e Ymer efendi Prizrenit ndėrprehet.

Nė tė vėrtetė, Ymer Prizreni kishte njė djalė i cili vdiq shumė i ri dhe njė vajzė tė quajtur Ajshe.3 Ajo jetoi edhe pas vdekjes sė tė jatit.Ajshja u martua nė moshė tė shtyrė. I shoqi, Vehbi efendiu, ishte nxėnės i Ymer Prizrenit nė medrese.4
Ajshja nuk kishte fėmijė dhe pas jetės sė shkurtėr bashkėshortore i vdes i shoqi, kurse ajo jeton si e vejė derisa vdes dhe kėtu ndėrprehet rrėnja e Ymer Prizrenit. Pas vdekjes sė tė shqit, Ajshja e humbi tė pamit dhe kėshtu mbeti e verbėr deri sa vdiq.5Sytė e saj gjithnjė ishin tė kuq dhe tė enjtur nga pikėllimi e dhembja pėr babanė e vdekur.6 Pas njė kohe vdiq edhe ajo nė pleqėri tė thellė.Ndėrkaq, i ati, Ymer Prizreni, i cili sa ishte gjallė bėri shumė vepra tė rėndėsishme, sidomos nė kohėn e Lidhjes sė Prizrenit, do tė lėrė pėrgjithmonė gjurmė tė ndritshme nė faqet e historisė sė popullit shqiptar dhe mė gjerė.Nė periodėn para Lidhjes sė Prizrenit, atij dhe vėllait tė tij Ali efendiut i besohet ndėrtimi i pendės nė lumin Bistricė nė Prizren, nė vendin e quajtur „Ēagjir".7Atyre u besohet gjithashtu ndėrtimi i urės qė gjendet nė vendin e quajtur „Kėrk bunar" (dyzet burime).8 Mė vonė mendonin ta ndėrtonin rrugėn deri nė Kala, por hoqėn dorė nga kjo, ide, sepse duhej tė rrėzonin disa shtėpi nė qytet.9

Tash 92 vjet pas vdekjes sė Ymer Prizrenit, nė shtėpinė e Drinėve nė Prizren,10 edhe sot ruhet tavani qė e ka punuar ai vetė. Pėr ngjyrosjen e tavanit e ka pėrdorur njė pėrzierje tė pėrbėrė prej gėlqeres, tė kuqtė e vesė dhe njė materiali tjetėr. Tavani ka formėn e katrorit, ėshtė i lyer me njė ngjyrė. Nė mes tė tavanit ėshtė plastika nė formė eliptike, kurse anėve dhe nė kėnde plastika ėshtė e punuar nė stilin e barokut.

Ymer Prizreni kishte kulturė tė lartė. Ishte trupshkurtėr me krahėror tė zhvilluar. Punonte shumė dhe flinte shumė pak, si tregojnė tė gjitha deklaratat e tė pyeturve, e gjithashtu edhe ekspertiza e bėrė nė eshtrat e tij tregon se ka punuar, respektivisht ka shkruar deri nė ēastin e fundit tė jetės sė vet.11 Pėrpos kėsaj, ishte jashtėzakonisht i drejtė dhe kishte karakter tė fortė. Deri sa punonte si myderriz nė medrese, tė ardhurat e njė mulliri, qė ishte pasuri e tij, ua ndante nxėnėsve tė varfėr qė e ndiqnin medresenė.12

Ndėr shumė eksponate tė kėsaj periode, janė ruajtur disa pjesė tė veshjes sė Ymer Prizrenit, luftėtarit tė dalluar dhe udhėheqėsit tė Lidhjes sė Prizrenit: shalli i pambuktė me shumė shoka e pjesė tė veēantė pėr ruajtjen e parave; diviti prej mesingu: bastoni; tespihėt, etj.13

Sipas gojėdhėnės, Ymer Prizreni veshte shallvarė tė cohės ngjyrė tė kuqe tė mbyllėt dhe njė xhybe tė gjatė deri nėn gjunjė prej cohės sė verdhė.

Nė shumė dokumente hasim nė tituj tė ndryshėm qė mbante Ymer Prizreni. Kėta janė tituj tė lartė, si: myderriz, myfti dhe haxhi. Por ende nuk kemi tė dhėna nė cilat perioda, pėrkatėsisht nė cilat vite i ka marrė titujt e ndryshėm dhe ēfarė detyrash ka kryer para se tė hynte nė aktivitetin e Lidhjes sė Prizrenit. Vetėm nė njė raport tė pėrfaqėsuesit turk, qė gjendej nė Mal tė Zi, thuhet, nė mes tė tjerash: „Derisa ishte ishmyftiu i Prizrenit Ymer efendiu.. .",14 prej nga mund tė konkludojmė se Ymer Prizreni ishte nė detyrėn e myftiut tė Prizrenit para themelimit tė Lidhjes sė Prizrenit.

Ai gėzonte besim tė madh dhe ishte shumė i dashur dhe i nderuar jo vetėm nė mesin e shokėve tė vet, por edhe nė mesin e personaliteteve mė tė shquara tė kohės sė vet. Pas vdekjes sė tij, nė shenjė nderimi, shokėt e tij, kur pėrmendej emri i tij, ēoheshin nga vendi, disa, madje, ua vinin emrin e tij fėmijėve tė vet.15

Gjatė qėndrimit tė Ymer Prizrenit nė Ulqin (1881—1886), princi i Malit tė Zi Nikolla, nė shenjė respekti dhe kujtimi ia dhuroi njė unazė tė artė.16 tė cilėn Ymer Prizreni ia dha mė vonė sė bijės, Ajshės.17Nga mbarimi i jetės sė vet, Ymer Prizreni e la amanet qė pas vdekjes tė varrosej nė varrezat familjare tė tij.18

Ymer Prizreni vdiq nė vitin 1304 sipas Hixhrit (1886) nė Ulqin. Varri i tij ėshtė i ruajtur deri sot dhe ėshtė i rrethuar me siga tė pėrpunuara dhe i mbrojtur me rrethojė tė hekurit. Mbi varr ėshtė nishani prej rrasės sė mermerit, tė madhe 74 x 34 cm, nė tė cilėn ėshtė shkruar teksti nė gjashtė rreshta tė ndarė me vija tė trasha, kurse nėn dhe pėrmbi tekstin e mbishkrimit janė punuar nė mėnyrė shumė precize dhe tė bukur arabeskat e stilizuara. Germat e mbishkrimit janė tė qitura, Teksti ėshtė shkruar me alfabetin arab nė gjuhėn turke.Nė mbishkrimin nė varrin e Ymer Prizrenit, pos tjerash, thuhet:„...I ndjeri...ėshtė Haxhi Ymer efendi Prizreni, i biri I Sulejmanit... Viti 1304".19 Nė anėn tjetėr tė varrit tė tij gjendet edhe njė nishan i rrasės sė mermerit. Teksti ėshtė i shkruar nė gjuhėn shqipe, dhe aty shkruan se ka vdekur nė vitin 1884.20 Kėtė e ka punuar Latif Gorani.21

Pėr ta njohur mė mirė rolin e Ymer Prizrenit nė kohėn e Lidhjes sė Prizrenit, para sė gjithash, duhet tė njihet gjendja ndėrkombėtare e asaj periode, rrethanat shoqėrore e politike, si dhe faktorėt qė kanė ndikuar nė formimin e Lidhjes sė Prizrenit.Nė vitet shtatėdhjetė tė shekullit XIX, Turqia hyri nė krizė tė rėndė ekonomike, e cila jepte shenjat gjithnjė mė tė dukshme tė shpartallimit tė Perandorisė Osmane. Ndėr Fuqitė e Mėdha tė atėhershme u shtrua ēėshtja e trashėgimit tė „pasurisė territoriale" tė Perandorisė Turke nė Gadishullin Ballkanik, duke bėrė ndarjen e territorit varėsisht nga interesat e tyre, me ē'rast edhe disa pjesė tė viseve shqiptare iu lėshuan vendeve fqinje. Me kėtė kjo ngjarje shkaktoi reagime tė mėdha nė Shqipėri.22

Kėshtu, nė kėtė periodė, qė nė maj tė vitit 1878, banorėt e Prizrenit dhe tė rrethinės, nga mbledhjet e mbajtura, dėrgojnė peticione me tė cilat i informojnė Fuqitė e Mėdha pėr kėrkesat e veta. Nė kėto peticione dhe telegrame, para sė gjithash, ata ngriten kundėr lėshimit tė territoreve tė veta cilitdo shtet tė huaj.23 Kėto ishin reagimet e para ndaj vendimeve tė Paqes sė Shėn Stefanit nė kėto vise.Nė qershor tė vitit 1878, banorėt e Prizrenit pėrsėri dėrgojnė peticione dhe telegrame protestuese me pėrmbajtje tė ngjashme, por kėsaj here drejtpėrdrejt Kongresit tė Berlinit, duke theksuar se tė gjithė banorėt e Prizrenit dhe tė rretheve, me armė nė dorė, do tė ngriten kundėr lėshimit tė territoreve tė tyre ndonjė shteti tė huaj.24

Kėso peticionesh dhe programesh protestuese, pėrpos banorėve tė Prizrenit, dėrguan edhe banorėt e Prishtinės, Gjakovės, Pejės, Shkupit, Gostivarit, Novi-Pazarit dhe Sanxhakut.25Mirėpo, intelektualėt shqiptarė, ndėr tė cilėt dallohej Ymer Prizreni, e vėrejtėn se ishte e domosdoshme qė lėvizja shqiptare Kundėr pushtetit otoman, e pėr konstituimin e autonomisė, tė udhėhiqej nga njė organizatė e pėrgjithshme unike politike. Kėshtu u pėrqafua kjo ide, sepse ajo paraqiste realitetin e asaj dhe nevojėn e domosdoshme pėr aksion tė pėrbashkėt kundėr politikės imperialiste tė Fuqive tė Mėdha nė kohėn e mbajtjes sė Kongresit tė Berlinit.26

Nė kėtė periodė tė kthesave tė mėdha nė Gadishullin Ballkanik, mė 10 qershor tė vitit 1878, konstituohet Lidhja e Prizrenit, nė Prizren, nė vendin qė sot quhet „Sheshi i Lidhjes sė Prizrenit".

Kryetar i saj ishte Ymer Prizreni, kurse ideolog kryesor Abdyl Frashėri. Nė Kuvendin Themelues morėn pjesė pėrfaqėsuesit e tė gjitha viseve shqiptare. Organi mė i lartė i Lidhjes sė Prizrenit ishte Kėshilli Kryesor me seli nė Prizren, kurse nė vendet e tjera uformuan nėnkėshillat, pėrkatėsisht degėt e saj.27

Nė mbarim tė gushtit te vitit 1878 nė Prizren arriti mushiri turk Mehmet Ali pasha, njėri nga pėrfaqėsuesit e Turqisė nė Kongresin e Berlinit, pėr t'i bindur udhėheqėsit e Lidhjes sė Prizrenit qė t'u nėnshtroheshin urdhėrave tė sulltanit. Ymer Prizreni u dallua si organizator kryesor i vrasjes sė Mehmet Ali pashės nė Gjakovė.28
Konsulli i Anglisė nė Prizren nė vitin 1880 ishte St. Johni. Nė raportet qė i dėrgonte Ministrit tė Punėve tė Jashtme tė Britanisė sė Madhe, ai flet pėr Ymer Prizrenin si njeri qė sillej lirisht nėpėr qytet dhe merrte pjesė aktivisht nė rregullimin e ēėshtjeve publike-politike dhe juridike dhe qė tė tėrė administratėn e kishte marrė nė duart e veta. Ai shkruan pastaj se kishte dėshiruar qė tė njihej me Ymer efendi Prizrenin, pėr t'u informuar ēfarė marrėdhėniesh kishte me qeverinė, si dhe pėr detyrat qė i ishin besuar. Shokėt e tij e ēmonin aq shumė sa ai u bė kryetar i Kėshillit Ekzekutiv pėr ruajtjen e paqes dhe pėr administratė publike. St. Johni dyshon se qeveria e ka autorizuar atė qė me intriga ta pengojė zbatimin e vendimeve tė aprovuara nga Fuqitė e Mėdha, duke theksuar se nė qoftė se ai do tė ketė sukses ne kėtė pikėpamje pa kurrfarė vėrejtjesh, atėherė vetė Turqia do tė duhej ta thėrriste pėr tė dhėnė llogari pėr moskryerjen e obligimeve tė marra nė Kongresin e Berlinit.29

Ymer Prizreni kishte rol tė madli nė luftė kundėr pretendimeve territoriale tė shteteve fqinje. Pėr kėtė qėlhm, me iniciativėn le tij, u mblodhėn pesėdhjetė mijė piastra, do tė thotė pesė mijė sterlina nga populh qė tė pajisej njė kontigjent i ushtrisė prej shtatė mijė rezervistėsh tė armatosur.30

Mė vonė, anėtarėt e degės sė Lidhjes sė Prizrenit nė Prizren, nė krye me Ymer Prizrenin, i dėrguan Portės njė peticion, duke kėrkuar autorizimet pėr mbledhjen e tatimeve nė Prizren e rrethe, duke theksuar se mė vonė do t'ia dėrgonin kėto arkės shtetėrore.31Mirėpo, Porta e refuzoi kėrkesėn e tyre pėr dy arsye: njė, pse kėta nuk e kishin ndėrmend t'ia kthenin arkės shtetėrore paratė e mbledhura, por kishin pėr qėllim qė t'i ndalnin tė hollat pėr nevojat e veta; dhe dy, pse anėtarėt mė tė shquar tė Lidhjes sė Prizrenit, nė krye me Ymer Prizrenin, i kishin borxh shtetit gjashtėqind e njėzet mijė piastra pėr tatimet e papaguara:32

Ymer efendiu s'kishte paguar tatimet prej 1870 dhe ishte borxh 46.000 p., Shaip aga s'kishte paguar tatime prej 1870 dhe ishte borxh 562.000 p.,Hilmi efendiu s'kishte paguar tatime prej 1870 dhe ishte borxh 38.000 p., Mustafa Krusha s'kishte paguar tatime prej 1877 dhe ishte borxh 9.000 p., Ukshin aga s'kishte paguar tatime prej 1877 dhe ishte borxh 4.000 p.Tė gjitha kėto tentativa tė bashkimit, tė mbledhjes sė ndihmave vullnetare pėr formimin e ushtrisė, e frikėsuan pushtetin e atėhershėm i cili kėrkoi nga Porta qė kryetarit tė Lidhjes Ymer Prizrenit, pastaj kryetarit tė degės Shaip agės, si dhe anėtarėve: Dervish beut, Hilmi efendiut, Haxhi Jonuz efendiut dhe Daut Spahiut nga Gjakova t'u jepen tė holla nga arka sekrete shtetėrore, sepse, nė tė kundėrtėn, internimin e tyre nuk do ta aprovonte shumica.33Mirėpo, mė vonė pushteti i atjeshėm pėrsėri kėrkoi nga Porta qė anėtarėt e Lidhjes sė Prizrenit, si dhe kryetari i saj Ymer Prizreni, tė internoheshin nė vende tė ndryshme tė Turqisė dhe tė dėnoheshin.34

Lidhja e Prizrenit u kthye krejtėsisht kundėr Turqisė pas zgjidhjes sė ēėshtjes sė Ulqinit dhe kufirit me Greqinė. Rryma pėrparimtare, nė krye me Abdyl Frashėrin dhe Ymer Prizrenin, e mori pėrsėri udhėheqjen e kėsaj organizate. Nė janar tė vitit 1881 u formua Qeveria e Pėrkohshme nė krye me Ymer Prizrenin, e cila mori pėrsipėr mbrojtjen e autonomisė.35

Ymer Prizreni mori pėr detyrė ta vizitonte Prishtinėn ku ishte formuar organizata e re. Atėherė nė Prishtinė ishte mushiri turk Ahmet pasha.36 Kur ai e dėgjoi kėtė lajm, i dėrgoi Ymer Prizrenit letėr nė tė cilėn i tėrhiqte vėrejtjen qė tė mos vinte nė Prishtinė, sepse, nė qoftė se popullsia e kėtushme do tė organizonte manifestime me rastin e ardhjes sė tij, Ahmet pasha kėrcėnohej se do ta bombardonte qytetin. Pėr kėtė arsye Ymer Prizreni hoqi dorė nga ky qėllim.37

Porta vendosi qė ta shpartallonte Lidhjen e Prizrenit. Ajo e dėrgoi Dervish pashėn me ushtri tė madhe qė ta shuante lėvizjen shqiptare pėr autonomi. Edhe nė kėtė periodė Ymer Prizreni u dallua si njė nga organizatorėt kryesorė tė rezistencės sė fuqishme kundėr forcave ushtarake tė Dervish pashės. Pas luftės sė pėrgjakshme, mė 22 prill tė vitit 1881, Dervish pasha hyri nė Prizren dhe menjėherė shpalli gjendjen e jashtėzakonshme, duke kėrkuar qė tė dorėzoheshin organizatorėt kryesorė tė Lidhjes sė Prizrenit.38

Kryetari i saj, Ymer Prizreni, arriti tė ikė nė Malėsinė e Gjakovės, sepse nė kėtė periodė qendėr e fundit e rezistencės bėhet Gjakova. Nėn udhėheqjen e Sulejman Vokshit dhe Ymer Prizrenit, tre mijė malėsorė tė tubuar i bėnė qėndresė tė fortė ushtrisė sė Dervish pashės.39Dervish pasha tentoi ta zinte rob kryetarin e Lidhjes sė Prizrenit, Ymer Prizrenin, por ai arriti tė ikte me kohė nė Ulqin, ku erdhi mė 6 maj tė vitit 1881.40

Pėr ardhjen e tij nė Ulqin V. S. Popoviqi e njohton V. M. Vėrbicėn nė Cetinė me telegram nė tė cilin, nė mes tė tjerash, shkruan: „Hoxha i madh i Prizrenit, Haxhi Ymer efendiu erdhi nė Ulqin dhe ra nė konak te hoxha ynė i madh Sali efendiu i cili sot ishte bashkė me tė tek unė qė ta paraqiste. Haxhi Ymer efendiu ka ikur nga Prizreni kur ka ardhur atje Dervish pasha, ai mė deklaroi se kėrkon strehim nė Mal tė Zi, kurse Sali efendiu ėshtė per tė i mirė.. .".41Familja e tij, qė mbeti ne Prizren, me urdhėrin e Dervish pashės u internua nė Selanik, ndėrsa pasuria e tij u konfiskua.42 Pas pesė-gjashtė vjetėsh qė kaluan nė Turqi, anėtarėt e familjes sė tij u kthyen nė Prizren ku jetuan deri sa vdiqėn.43

Menjėherė pas ikjes sė Ymer Prizrenit nė Mal tė Zi, ai u interesua edhe pėr familjen e vet. Nė kėtė vėshtrim, nė telegramin e pėrmendur shkruan: „Familja e Haxhi Ymer efendiut mbeti nė Prizren dhe mė ėshtė lutur shumė qė tė marr vesh a e ka familjen mirė ose po e ndjek Dervish pasha. Do tė ishte mirė sikur tė merrni vesh diēka pėr tė, nė qoftė se keni mundėsi, me anė tė konsullit rus ne Prizren.. .".44
Nė anen tjetėr, Dervish pasha i jepte shumė rėndėsi zėnies sė Ymer Prizrenit, duke pėrdorur tė gjitha mjetet qė ta bindte qė tė kthehej nė Prizren, sepse Ymer Prizreni ėshtė „shpirti dhe zemra e kėsaj lėvizjeje" dhe kishte me vete dokumente tė rėndėsishme pėr Qeverinė Turke, nė tė cilat sulltani u premtonte autonominė shqiptarėve. Atėherė u pėrhap fjala se Ymer Prizreni do tė shkonte vullnetarisht te sulltani nė Stamboll,45 por ky lajm nuk u vėrtetua.46 Dervish pasha e lajmėroi Ymer Prizrenin se do ta falte nė qoftė se do tė paraqitej vetė.47 Mirėpo, ai, duke e ditur se ēka e priste, u pėrgjigj: „E di ēka mė pret, si Shaip agėn, tė cilit i premtuat se do ta falnit, por, sapo u dorėzua, ju e burgosėt, e pastaj, edhe pasi u lirua, u burgos pėrsėri dhe, si kemi dėgjuar, u helmua nė burg".48

Nė vitin 1884 Turqia madje e dėrgoi njė pėrfaqėsues tė saj nė Mal tė Zi qė tė bindte Ymer Prizrenin pėr t'u kthyer pėrsėri nė Prizren, duke i premtuar rrogė dhe jetė tė qetė, por tė gjitha kėto Ymer Prizreni i refuzoi kategorikisht.49

Njėkohėsisht edhe Mali i Zi ishte shumė i interesuar qė tė mėsonte diēka mė tepėr pėr Ymer Prizrenin me anė tė konsullit rus nė Prizren dhe nė lidhje me kėtė V. S. Popoviqi thotė: „ ... do tė mund tė mėsohej pėr qėndrimin e vėrtetė tė Haxhi Ymer efendiut ndaj Dervish pashės. Megjithėse do tė mund tė mendohej se ai do tė mund tė kishte kėtu edhe qėllime tė tjera, ai me siguri nuk do tė mund tė bėnte kėtu asgjė qė nuk do ta dija unė menjėherė.. .".50 Se edhe disa prijės tė Lidhjes sė Prizrenit kishin ndėr mend tė iknin nė Mal tė Zi, mund tė shihet nga i njėjti telegram, ku thuhet, nė mes tė tjerash: „ ... ai po mė thotė (Ymer Prizreni — shėn. i H. A.) se edhe disa prijės tė tjerė tė Lidhjes sė Prizrenit kanė ikur, kurse mė kryesori Abdyl Beu (Abdyl Frashėri — shėnim i H. A.) ndoshta edhe vetė do tė vijė nė Ulqin".51 Mirėpo, pėrpos Ymer Prizrenit, aktivistė tė tjerė tė Lidhjes sė Prizrenit nuk kanė ikur nė Mal tė Zi.


Pėrfundimi

Prej formimit tė Lidhjes sė Prizrenit, e cila, prej njė qendre, nga Prizreni, udhėhiqte luftėn e fuqishme pėr ēlirimin kombėtar tė popullit shqiptar, Ymer Prizreni luajti rol tė madh edhe si organizator edhe si udhėheqės. Vendi, roli dhe rėndėsia qė kishte Ymer Prizreni si kryetar i Lidhjes sė Prizrenit ėshtė shumė i madh jo vetėm nė historinė e popullit shqiptar, por edhe nė historinė e popujve tė Ballkanit nė pėrgjithėsi.

Ky punim ėshtė vetėm njė kontribut ndriēimit tė personalitetit dhe veprimtarisė sė Ymer Prizrenit qė do tė jetė nxitje pėr hulumtime tė mėtejshme e me kėtė vetvetiu do tė ndriēojė plotėsisht personalitetin e Ymer Prizrenit, kryetarit tė Lidhjes sė Prizrenit.
Pėr hartimin e kėtij punimi kemi shfrytėzuar lėndėn arkivore, dokumentet e Arkivit tė Stambollit (Istanbul Basvekalet Arsivi), punimet e deritashme tė botuara mbi Lidhjen e Prizrenit dhe deklaratat me gojė tė disa personave, qė i takojnė familjes Drini nė Prizren ose janė farefis me kėtė familje.


--------------------
1 Viti i lindjes ėshtė konstatuar nė bazė tė rezultateve tė hulumtime-ve dhe rikonstruktimit antropologjik tė individualitetit tė Ymer Priz-renit, tė bėra nė Ulqdn, prej 10—16 prill 1978, nga ana e dr Janosh Nemeshkerit.
2 Ndėrtuesi i kėsaj xhamie ėshtė Gazi Mehmet-pasha. Xhamia u ndėrtua nė vitin 1549. Pranė kėsaj xhamie ėshtė medreseja nė tė cilėn ėshtė mbajtur Kuvendi Themelues i Lidhjes sė Prizrenit.
3 Deklarata e Ikramije Karahodės nga Prdzreni, e cila i ta-kon fisit tė Ali-efendiut. Ajo ishte shtatėvjeēare kur Ajshja ishte gjallė.
4 Idem.
5 Idean., por kėtė e vėrteton edhe Reshat Dobroshi nga Priz-reni.
6 Njėsoj si nėn 3.
7 Thuhet drejt „Kagir" (Kjagir) — fjalė turke, qė do tė thotė pendė* prej gurit.
8 Deklaratė e Gafar Myftiut, pensionist nga Prdzreni.
9 Idem.
10 Shtėpia gjendet nė rrugėn Gj. Jakshiq nr. 22 nė Prizren.
11Njėsoj si nėn 1.
12 Njėsoj si nėn 8, por kėtė e vėrteton edhe Ahmet Drini, onxhi-nier i diplomuar nga Prizreni.
13 Tė gjitha kėto objekte ruhen nė Muzeun e Lidhjes sė Prizrenit.
14 IBA. Numri i regjistrimit 498. Enti i Mbrojtjes sė Monumenteve tė Kulturės nė Prizren.
15 Deklarata e Xhevdet Kabashit, pensionist nga Prizreni.
16 Kjo unazė ėshtė punuar prej arit. Nė rnes ėshtė guri i ēmueshėm. Nė njėrėn anė tė brendshme janė tė gdhendura indcialet „I. D.", qė janė emri edhe mbiemri i mjeshtrit qė e ka punuar unazėn. Nė anėn tjetėr tė brendshme ėshtė gdhendur vula shtetėrore e Austrisė. Unaza gjendet nė Muzeun e Lidhjes sė Prizrenit nė Prizren.
17 Njėsoj si nėn 3, por kėtė e vėrteton edhe Gafar Myftiu, pen-sionist nga Prizreni.
18 Kjo varrezė famdljare i takon Tahir Mol Beqirit nga Ulqini.
19 Kjo ėshtė lutja kryesore e myslimanėve qė kėndohet pėr shpirtin e tė vdekurve.
20 Kėtu ėshtė bėrė gabim, mbase me rastin e llogaritjes sė vitit sipas Hixhrit, sepse viti 1304 sipas Hixhrit i pėrgjdgjet vitit 1886. (Shėnim i H. A.).
21 Ai ėshtė i lindur nga Ulqini. Nė bazė tė deklaratės sė vendasve del se ai e ka punuar nishanin, teksti i tė eilit ėshtė shkruar nė gjuhėn shqipe. Ai mė vonė vjen nė Prizren dhe jeton aty.
22 Historia e popullit shqiptar, II, Prishtinė, 1969, faqe 106.
23 Dorėshkrimet origjinale nga mbledhjet e mbajtura nė Prizren. NT. regj. 90. Enti i Mbrojtjes sė Monumenteve tė Kulturės nė Prizren.
24 Idem. 29 Idem.
26 A1 i Hadri, Kontribut pėr ndriēimin e Lidhjes sė Prizrenit (1878— 1181), numri jubilar i „Pėrparimit", Prishtinė, 1967, faqe 33.
27 Idem, faqe 41.
28 AK. F. L. Sig. XXVII/1. Raport politik. Nr. 75.
29 Idem.
so Idem, nr. 61.
31 Idem, nr. 77.
32 Idem.
33 IBA. Ta. 1297. 81. b. Nr. 1104. Numri regj. 78. .Enti i Mbrojtjes sė Monumenteve tė Kulturės nė Prizren.
34 Idem. Numri regj. 88.
85 Njėsoj si nėn 26, faqe 42.
36 Ai ka qenė luftėtar i artilerisė nė luftimet te Plevna.
37Stilejman Ktilēe, Osmanli Tarihinde Arnavutluk, Izmir, 1944, faqe 252.
38 Idem, faqe 267.
89 Njėsoj si nėn 22, faqe 182.
40 Arfcivi i BS tė Malit tė Zi, Emigrantėt shqiptarė dhe turq, 1881. K. Telegrafi i Malit tė Zi, Sig. nr. 900. Telegrami ėshtė dėrguar mė 6 maj tė vitit 1881 nė orėn 17 e 15 minuta, nga Ulqini, menjėherė pas ardhjes sė Ymer Prizrenit, dhe ėshtė marrė mė 7 maj tė po atij viti ne orėn 6,45 para dite nė Cetinė.
41 Idem.
42 Haus-hof-U. Staatsarchiv -— Vien I. Politischen Archiv, 263. 48 Njėsoj si nėn 3 dhe 8.
44 Njėsoj si nėn 40.
45 Njėsoj si nėn 42.
46Xhafer Belegu, Lidhja e Prizrenit, Tiranė, 1939, faqe 18.
47 Njėsoj si nėn 42.
48 Njėsoj si nėn 46, faqe 17 e 18.
49 Njėsoj si nėn 14.
50 Njėsoj si nėn 40.
51 Idem

 

http://www.agimi.com/modules.php?name=News&file=article&sid=446