Le tė jetė nga ju njė grup qė  thėrret nė atė qė ėshtė e dobishme, urdhėron pėr punė tė mbara dhe ndalon nga e keqja

 

 

Emri 

E-mail 

Mesazhi

 

Lidhja Shqiptare e Prizrenit

(1878 - 1881)

Shtėpia ku u themelue Lidhja Shqiptare e Prizrenit 

KRIZA LINDORE E VITEVE 70 DHE RREZIKU I COPĖTIMIT TĖ TOKAVE SHQIPTARE

Planet shoviniste pėr copėtimin e Shqipėrisė


  Qysh pėrpara Krizės Lindore tė viteve 70 shtetet fqinje ballkanike, Greqia, Serbia dhe Mali i Zi, kishin shfaqur lakmitė shoviniste pėr t’u zmadhuar nė dėm tė trojeve shqiptare. Madje pėr kėtė qėllim Greqia e Serbia pėrpunuan edhe platformat e tyre politike. Kryeministri grek Jani Koleti shpalli mė 1844 programin e tij tė quajtur ,,Ideja e madhe’’ (Megali Idea), i cili synonte tė krijonte njė shtet tė madh helenik. Sipas ,,Idesė sė madhe’’, e gjithė Shqipėria e Jugut deri nė Shkumbin do tė pėrfshihej brenda kufijve tė Greqisė sė madhe. ,,Megali Idea’’ greke gjeti mbėshtetje tė fuqishme te Patrikana ortodokse e Stambollit.

Po kėshtu programi i ministrit serb Ilia Garashanin, i shpallur nė tė njėjtin vit (1844), dhe i njohur me emrin ,,Projekti’’ (Naēertania) synonte qė principatėn e vogėl serbe ta shndėrronte nė njė shtet tė madh jugosllav, nė tė cilin do tė pėrfshiheshin edhe tė gjitha tokat shqiptare nė veri tė Shkumbinit, sė bashku me Kosovėn, tė cilėn filluan ta quanin ,,Serbia e vjetėr’’ (Stara Srbija).

  Kėto programe kishin karakter shovinist. Ato nuk e njihnin ekzistencėn e kombit shqiptar e tė lėvizjes sė tij kombėtare dhe si rrjedhojė, as tė drejtėn e tij pėr tė krijuar shtetin shqiptar. Sipas tyre tokat shqiptare duhej tė ndaheshin ndėrmjet Greqisė dhe Serbisė.


  Kriza Lindore dhe shqiptarėt


  Reformat centralizuese tė zbatuara nė Perandorinė Osmane pėr ta shpėtuar atė nga dobėsimi i mėtejshėm nuk kishin dhėnė rezultatet qė priteshin. Si rrjedhojė, nė fillim tė viteve 70 tė shek. XIX gjendja ekonomike dhe politike e kėsaj Perandorie ishte keqėsuar mė tej. Kryengritjet popullore kundėr shfrytėzimit feudal dhe kryengritjet e kombėsive joturke kundėr shtypjes osmane ishin pėrhapur nė tė katėr anėt e Perandorisė. Edhe gjendja ndėrkombėtare e Perandorisė osmane u bė mė e rėndė. Qėndrimi i Fuqive tė mėdha ndaj saj nuk ishte i njėjtė. Anglia dhe Franca pėrpiqeshin ta mbanin nė kėmbė Perandorinė e dobėsuar Osmane dhe tė rrisnin ndikimin e tyre nė zotėrimet e saj. Kurse Rusia dhe Austro-Hungaria ishin pėr shembjen e saj. Rusia, qė synonte tė vinte nėn kontroll ngushticėn e Bosforit dhe atė tė Dardaneleve pėr tė dalė nė Mesdhe dhe tė rriste ndikimin nė Ballkan, doli me flamurin e ,,pansllavizmit’’. Ajo filloi tė nxiste popullsitė e shtypura pėr t’u hedhur nė kryengritje kundėr Portės sė Lartė dhe tė shtynte monarkitė sllave ballkanike (Serbinė e Malin e Zi) pėr tė filluar luftėn kundėr Perandorisė Osmane. Austro-Hungaria ishte kundėr formimit tė shteteve tė mėdha sllave nė Ballkan dhe kishte synimet e veta pėr t’u shtrirė drejt kėtij gadishulli.

  Nė rrethana tė tilla, nė verėn e vitit 1875 shpėrtheu kryengritja ēlirimtare nė Hercegovinė dhe pas saj nė Bosnjė. Nė pranverė tė vitit 1876 ajo u pėrhap edhe nė Bullgari, por Porta e Lartė i shtypi kėto kryengritje. Menjėherė pas tyre, Serbia dhe Mali i Zi, tė nxitur edhe nga Rusia, i shpallėn luftė Perandorisė Osmane. Meqenėse edhe kėsaj lufte Porta e Lartė i bėri ballė, Rusia filloi pėrgatitjet pėr luftė kundėr saj.

  Fillimi i Krizės Lindore krijoi njė gjendje tė re politike, shumė tė rrezikshme pėr shqiptarėt. Nė atė kohė shqiptarėt jo vetėm ishin, siē shprehej njė dėshmitar i huaj, nė ,,kulmin e varfėrisė’’, por nuk gėzonin asnjė tė drejtė kombėtare dhe kishin marrėdhėnie shumė tė acaruara me Portėn e Lartė. Nė tė njėjtėn kohė monarkitė ballkanike po vepronin politikisht dhe ushtarakisht pėr tė copėtuar trojet shqiptare. Kurse fuqitė e mėdha nuk tregoheshin tė prirura pėr ti njohur shqiptarėt e besimeve tė ndryshme si njė komb mė vete. Pėr mė tepėr, Rusia pėrbėnte njė rrezik tė madh pėr Shqipėrinė sepse mbėshteste politikėn shoviniste tė shteteve sllave tė Ballkanit.


  Shqipėria dhe marrėveshja e Budapestit (1877)


  Pėrpara se t’i shpallte luftė Perandorisė Osmane, Rusia ishte e detyruar tė hynte nė bisedime me Austro-Hungarinė, rivalen e saj kryesore nė Ballkan, dhe t’i bėnte asaj disa lėshime me qėllim qė ajo tė mbante qėndrim asnjanės. Nė fillim tė vitit 1877 nė Budapest u nėnshkrua njė marrėveshje e fshehtė ndėrmjet Rusisė dhe Austro-Hungarisė. Viena zotohej se nė luftėn ruso-turke do tė qėndronte asnjanėse. Si shpėrblim, nė mbarim tė luftės, ajo fitonte tė drejtėn tė pushtonte Bosnjėn dhe Hercegovinėn. Nė qoftė se Perandoria Osmane do tė shembej krejtėsisht, parashikohej qė nė Ballkan tė krijoheshin tri shtete tė reja: Bullgaria, Rumelia dhe me kėrkesėn e Austro-Hungarisė, edhe Shqipėria.

  Marrėveshja e Budapestit ėshtė akti i parė diplomatik ndėrkombėtar qė pranoi nė parim krijimin e njė shteti autonom shqiptar. Megjithatė ajo cėnonte tėrėsinė e tokave shqiptare, sepse viset jugore, tė cilat pėrfshiheshin nėn emėrtimin Epir, i premtoheshin Greqisė, Serbisė i hapej rruga pėr tė aneksuar Kosovėn, Malit tė Zi mendohej t’i jepeshin viset e Shqipėrisė Veriore, kurse trevat shqiptare lindore ishin nė rrezik tė pėrfshiheshin brenda shtetit autonom sllav qė do tė krijohej me emrin Rumeli. Pas marrėveshtjes sė Budapestit, mė 24 prill 1877 Rusia i shpalli luftė Perandorisė Osmane. Kjo luftė e thelloi mė tej Krizėn Lindore. Duke parashikuar disfatėn e forcave osmane, tė gjitha palėt u vunė nė lėvizje nė pėrputhje me interesat e tyre.



 

 

A. Frashėri dhe Y. Prizreni 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Komiteti Kombėtar i Stambollit

 

 Kur filloi Kriza Lindore, shqiptarėt i kuptuan rreziqet qė kėrcėnonin atdheun e tyre, prandaj vendosėn qė fillimisht tė qėndronin nė pritmėri dhe tė ndiqnin me vėmendje zhvillimin e ngjarjeve politike. Meqenėse shpėrthimi i luftės ruso-turke e shtoi rrezikun e copėtimit tė tokave shqiptare, nė radhėt e patriotėve lindi ideja e organizimit tė kryengritjes ēlirimtare antiosmane pėr tė shpallur pavarėsinė e Shqipėrisė dhe pėr ta vėnė diplomacinė europiane para njė fakti tė kryer.
Pėr kėtė qėllim ishte e nevojshme tė krijohej njė qendėr drejtuese dhe tė sigurohej njė aleat i jashtėm. Nė fillim atdhetarėt formuan nė Janinė, nė maj 1877, njė komitet tė fshehtė shqiptar nėn kryesinė e Abdyl Frashėrit. Nė verė tė po atij viti u formua nė Shkodėr njė komitet tjetėr, me kryetar Pjetėr Gurakuqin (i ati i Luigj Gurakuqit). Pas disa muajsh, nė dhjetor 1877, u formua nė Stamboll njė komitet kombėtar me emrin ,,Komiteti Qendror pėr mbrojtjen e tė drejtave tė kombėsisė shqiptare’’, i cili shkurtimisht ėshtė quajtur Komiteti i Stambollit. Nė tė bėnin pjesė patriotė tė njohur, si: Pashko Vasa, Ymer Prizreni, Sami Frashėri, Zija Prishtina, Jani Vreto, Ahmet Koronica etj. Kryetar i tij u zgjodh Abdyl Frashėri.

  Si aleat pėr kryengritjen shqiptare patriotėt mendonin se mund tė ishte Greqia, e cila ishte e interesuar tė luftonte kundėr Perandorisė Osmane dhe njėkohėsisht tė kundėrshtonte zgjerimin e shteteve sllave nė Ballkan. Prandaj, qė nė korrik 1977, pėrfaqėsues tė Lėvizjes Kombėtare Shqiptare hynė nė bisedime me pėrfaqėsues tė Greqisė pėr tė krijuar njė aleancė shqiptaro-greke. Mirėpo qeveria greke kundėrshtonte kushtin kryesor tė palės shqiptare, qė ajo tė njihte zyrtarisht formimin e shtetit tė pavarur shqiptar me kufijtė etnikė tė Shqipėrisė, duke pėrfshirė Kosovėn nė Veri, deri nė Vranjė, dhe Ēamėrinė nė Jug, deri nė Prevezė. Bisedimet e zhvilluara disa herė pėrfunduan pa ndonjė rezultat, sepse pala greke nuk hiqte dorė nga pretendimi pėr tė aneksuar Shqipėrinė e Jugut deri nė Shkumbin.


  Traktati i Shėn Stefanit dhe Shqipėria


  Ushtritė ruse pėrparuan drejt jugut dhe nė janar 1878 arritėn nė fshatin Shėn Stefan, nė periferi tė Stambollit. Ndėrkohė ushtritė e Serbisė dhe tė Malit tė Zi qė kishin rifilluar luftėn kundėr Perandorisė Osmane marshuan drejt tokave shqiptare nė vilajetin e Kosovės dhe nė vilajetin e Shkodrės. Po kėshtu Greqia u pėrpoq, por pa sukses, qė me rreth 500 tė ashtuquajtur vullnetarė epirotė tė provokonte nė Shqipėrinė e Jugut njė kryengritje antiosmane, e cila duhej tė kėrkonte bashkimin e kėsaj pjese tė Shqipėrisė me Mbretėrinė Greke. E ndodhur ngushtė, Porta e Lartė nėnshkroi nė fillim armėpushimin e Edrenesė mė 31 janar 1878, dhe nė Shėn Stefan, mė 3 mars nėnshkroi Traktatin e Paqes me Rusinė. Nė tė vėrtetė, Traktati i Shėn Stefanit iu diktua Turqisė sė mundur, prandaj ai ishte krejtėsisht nė favor tė Rusisė dhe tė shteteve sllave tė Ballkanit. Sipas tij, Perandorisė Osmane i shkėputej pjesa mė e madhe e zotėrimeve tė saj nė Ballkan. Nė kėtė Traktat shqiptarėt nuk ziheshin fare nė gojė si kombėsi mė vete, por trojet e tyre copėtoheshin shumė rėndė. Gati gjysma e tokave shqiptare u jepej shteteve sllave tė Ballkanit. Sipas Traktatit tė Shėn Stefanit, Bullgaria, qė fitonte autonominė me kufij shumė tė gjerė, do tė merrte krahinat shqiptare tė Korēės, tė Pogradecit, tė Strugės, tė Dibrės, tė Gostivarit, tė Tetovės, tė Shkupit, tė Kaēanikut dhe tė Kumanovės; Serbia do tė aneksonte viset veriore tė Kosovės deri nė afėrsi tė Mitrovicės; Mali i Zi do tė merrte Ulqinin, Krajėn, Anamalin, Hotin, Grudėn, Kelmendin, Plavėn, Gucinė dhe Rugovėn. Pjesa tjetėr e Shqipėrisė do tė mbetej nėn sundimin osman. Si rrjedhojė, trojet shqiptare do tė ndaheshin ndėrmjet katėr shteteve tė huaja: Perandorisė Osmane, Bullgarisė, Serbisė dhe Malit tė Zi.

  Traktati i Shėn Stefanit shkaktoi njė shqetėsim tė thellė dhe tė pėrgjithshėm nė Shqipėri. Nga tė katėr anėt e vendit pati protesta dhe u shpreh vendosmėria pėr tė kundėrshtuar me tė gjitha mjetet zbatimin e kėtij Traktati. U krijuan gjithashtu besėlidhje krahinore pėr mbrojtjen nga copėtimi. Ndėrkohė Traktati i Shėn Stefanit kundėrshtohej edhe nga fuqitė e tjera tė mėdha, tė cilat kėrkuan rishikimin e tij nė njė kongres ndėrkombėtar qė u vendos tė mbahej nė Berlin, nė qershor tė vitit 1878.


  KUVENDI I PRIZRENIT DHE FORMIMI I LIDHJES SHQIPTARE


  Thirrja e Kuvendit tė Pėrgjithshėm nė Prizren


  Pezullimi i zbatimit tė Traktatit tė Shėn Stefanit deri nė mbajtjen e Kongresit tė Berlinit, u jepte patriotėve shqiptarė njė kohė shumė tė ēmueshme pėr ta organizuar mė mirė qėndresėn politike e ushtarake dhe pėr t’u pėrgatitur qė t’i bėnin ballė rrezikut tė copėtimit tė atdheut. Situata e re kėrkonte mobilizimin e tė gjitha forcave njerėzore dhe materiale, si dhe krijimin brenda vendit tė njė qendre tė vetme drejtuese. Nė kėto rrethana u pėrhap nė mbarė shqiptarėt ideja pėr tė formuar njė lidhje tė pėrgjithshme kombėtare, nė tė cilėn do tė pėrfshiheshin tė gjithė shqiptarėt, pavarėsisht nga krahina, feja dhe gjendja e tyre shoqėrore.

  Mė kėtė ide bashkoheshin edhe dy rrymat politike qė ekzistonin atėherė nė Lėvizjen Kombėtare, megjithėse ato kishin ndryshime ndėrmjet tyre pėr mėnyrėn se si duheshin siguruar kėrkesat kombėtare: rryma radikale ishte pėr realizimin e tyre edhe me luftė, kurse rryma e moderuar vetėm me pėlqimin e sulltanit. Pėr tė formuar njė organizatė tė tillė mbarėshqiptare u mendua tė thirrej njė kuvend kombėtar, ku do tė pėrfaqėsoheshin tė gjitha krahinat e vendit. Pėrpjekjet nė kėtė drejtim u shpejtuan nė gjysmėn e dytė tė majit, kur u pėrhap lajmi se Kongresi i Berlinit do tė mblidhej mė 13 qershor 1878.

  Patriotėt shqiptarė, dhe veēanėrisht Komiteti i Stambollit, fillimisht u pėrpoqėn ta bindnin Portėn e Lartė qė tė lejonte formimin e njė lidhjeje shqiptare, por ajo nuk pranoi. Meqenėse nuk qe nė gjendje tė ndalonte mbajtjen e kuvendit shqiptar, ajo u pėrpoq me anėn e agjentėve dhe tė pėrkrahėsve tė saj qė kuvendi tė formonte jo njė lidhje shqiptare, por njė lidhje islamike proturke, e cila do tė vepronte sipas orientimeve dhe interesave tė sulltanit. Nė kėtė lidhje duhej tė merrnin pjesė tė gjitha popullsitė myslimane tė Gadishullit tė Ballkanit, pavarėsisht nga kombėsia e tyre, pra shqiptarė, turq, boshnjakė etj. Nė kundėrshtim me kėto synime sulltaniste, patriotėt shqiptarė vazhduan pėrgatitjet pėr kuvendin e pėrgjithshėm kombėtar. Barrėn e thirrjes dhe tė organizimit tė tij e mori pėrsipėr njė komision i posaēėm, shumica e anėtarėve tė tė cilit ishin nga Prizreni dhe Gjakova, si Ymer Prizreni, Ahmet Koronica etj.


  Formimi i Lidhjes Shqiptare


  Punimet e Kuvendit tė Pėrgjithshėm u hapėn mė 10 qershor 1878. Pėr shkak tė kohės sė shkurtėr dhe tė vėshtirėsive qė nxorėn autoritetet osmane, nė Prizren nuk kishin arritur tė gjithė delegatėt e krahinave shqiptare. Delegatėt e vilajetit tė Shkodrės, p.sh., nuk ishin nisur ende sepse pengoheshin nga valiu, Hysen Pasha. Kuvendin e Pėrgjithshėm e drejtoi Iljaz Pashė Dibra, njė veteran i luftėrave qė kishin zhvilluar shqiptarėt kundėr reformave centralizuese tė Stambollit dhe kundėr synimeve shoviniste tė shteteve fqinje.

  Qysh ditėn e parė Kuvendi vendosi tė formonte njė lidhje me karakter politik dhe ushtarak, duke e quajtur nė fillim thjeshtė Lidhja e Prizrenit. Po mė 10 qershor, ai vendosi tė njoftonte Kongresin e Berlinit, qė do tė mblidhej mė 13 qershor, tė mos i jepte asnjė pėllėmbė toke nga atdheu i shqiptarėve ndonjė shteti tė huaj, pėrndryshe shqiptarėt do tė luftonin deri te njeriu i fundit. Kuvendi vendosi gjithashtu qė Lidhja e Prizrenit tė organizonte forcat e saj tė armatosura, tė pavarura nga Porta e Lartė. Kėto do tė ishin forca tė armatosura vullnetare dhe do tė pėrdoreshin pėr tė mbrojtur vendin nga rreziku i copėtimit. Vendim tjetėr i rėndėsishėm i Kuvendit tė Prizrenit ishte shpallja, sipas zakonit tradicional, e njė bese tė pėrgjithshme, me anė tė sė cilės tė gjithė shqiptarėt do tė pajtoheshin, duke ndėrprerė gjakmarrjet dhe mėritė qė kishin ndėrmjet tyre, deri sa tė kalonte rreziku i jashtėm pėr atdheun. Pas formimit tė Lidhjes sė Prizrenit u zgjodhėn organet e saj tė larta: Kėshilli i Pėrgjithshėm me kryetar Iljaz Pashė Dibrėn pėr funksionet legjislative, dhe Komiteti Qendror nė tė cilin bėnin pjesė Abdyl Frashėri, Sulejman Vokshi, Haxhi Shabani etj. pėr funksionet ekzekutive.


  Kararnameja dhe Kanuni i Ri


  Pas vendimeve tė para mė tė ngutshme, Kuvendi i Pėrgjithshėm i vazhdoi punimet pėr tė hartuar dhe pėr tė miratuar programin e Lidhjes. Mirėpo rreth programit pati mjaft debate. Delegatėt patriotė kėrkuan qė Lidhja tė ishte njė organizatė me karakter kombėtar, e cila do tė luftonte jo vetėm kundėr rrezikut tė copėtimit, por edhe pėr tė siguruar tė drejtat kombėtare pėr Shqipėrinė. Kurse delegatėt me prirje turkomane, sė bashku me disa delegatė myslimanė, turq e boshnjakė, qė ishin ftuar nė Kuvend, kėrkuan qė Lidhja tė kthehej nė njė organizatė islamike ballkanike dhe tė kundėrshtonte si copėtimin e viseve shqiptare, ashtu edhe aneksimin e Bosnjės e tė Hercegovinės nga Austro-Hungaria, pra t’i shėrbente interesave tė Portės sė Lartė. Pas njė javė debatesh, mė 17 qershor 1878, projektprogrami i paraqitur nga delegatėt turkomanė, i njohur me emrin Kararname (turqisht - libri i vendimeve) u konsiderua i miratuar, ndonėse nuk mori shumicėn e votave. Me gjithė ndryshimet qė iu bėnė, Kararnameja shprehte besnikėrinė ndaj sulltanit dhe pėrshkohej nga fryma islamike.

  Formimi i Lidhjes sė Prizrenit pati jehonė pozitive dhe ngjalli shpresa nė tė katėr anėt e vendit. Por Kararnameja u prit ftohtė nga pjesa mė e madhe e shqiptarėve. Nė kėto rrethana, kur arritėn delegatėt e pothuajse tė gjitha krahinave shqiptare, u mblodh rishtas nė Prizren, mė 1 korrik 1878, Kuvendi i Pėrgjithshėm, i cili mė 2 korrik miratoi Kanunin e Ri. Nė tė thuhej shprehimisht se Lidhja Shqiptare, e formuar nė Prizren, do tė luftonte pėr tė drejtat kombėtare tė Shqipėrisė dhe se veprimtarinė e saj do ta shtrinte vetėm nė trojet shqiptare. Pėrveē kėsaj, Kanuni i Ri i jepte tė drejtė Lidhjes tė kishte degėt nė qendrat e ndryshme tė Shqipėrisė, tė shpallte mobilizimin ushtarak tė tė gjithė burrave tė aftė pėr armė, tė mblidhte pėr nevojat e veta buxhetore njė sėrė taksash tė ndryshme, tė kishte gjyqe tė veēanta etj. Me kėto tė drejta qė pėrcaktonte Kanuni i Ri, Lidhja e Prizrenit fitonte funksione pushtetore tė veēanta nga ato tė shtetit osman dhe krijohej mundėsia pėr tė ngritur shkallė-shkallė njė shtet autonom shqiptar. Miratimi i Kanunit tė Ri tregonte se nė Lidhje kishte triumfuar platforma kombėtare.


  Vendimet e Kongresit tė Berlinit pėr copėtimin e Shqipėrisė


  Tri ditė pasi u themelua Lidhja e Prizrenit, mė 13 qershor 1878, filloi punimet Kongresi i Berlinit. Nė tė morėn pjesė pėrfaqėsuesit e gjashtė fuqive tė mėdha: tė Gjermanisė, tė Anglisė, tė Francės, tė Rusisė, tė Austro-Hungarisė dhe tė Italisė. Shtetet ballkanike u ftuan vetėm pėr tė parashtruar kėrkesat e tyre. Ndonėse nė Berlin do tė diskutohej edhe pėr fatin e popullit shqiptar, delegacionin qė dėrgoi Lidhja e Prizrenit me nismėn e vet, nuk e pranuan tė fliste nė Kongres. Pas njė muaj punimesh tė Kongresit dhe pas njė lufte tė ashpėr diplomatike, mė 13 korrik 1878 u nėnshkrua Traktati i Berlinit. Sipas kėtij Traktati, pėrfitimet politike dhe territoriale tė Rusisė dhe tė shteteve sllave tė Ballkanit u pakėsuan. Kufijtė e Bullgarisė autonome u zvogėluan tri herė. Krahinat shqiptare, qė traktati i Shėn Stefanit ia jepte Bullgarisė, do tė mbeteshin nėn sundimin osman. Serbia nuk zgjerohej nė drejtim tė Mitrovicės dhe tė Prishtinės, por iu dhanė krahinat e Pirotit, tė Trenit, tė Vranjės dhe tė Nishit qė i qenė premtuar Bullgarisė. Malit tė Zi i jepeshin krahinat e Tivarit, tė Podgoricės, tė Plavės, tė Gucisė, tė Rugovės dhe tė Kolashinit.Kongresi mori nė shqyrtim edhe kėrkesat e Greqisė qė nuk kishte marrė pjesė nė luftė kundėr Perandorisė Osmane dhe vendosi qė kufiri i ri nė Tesali dhe nė Shqipėrinė e Poshtme tė caktohej nga njė komision turko-grek. Si vijė kufiri rekomandohej vija qė formonin lumenjtė Kalamas dhe Selemvria, duke i dhėnė kėshtu Greqisė, pėrveē tokave greke qė i takonin, edhe trevėn shqiptare tė Ēamėrisė.

  Nė kėtė mėnyrė Kongresi i Berlinit e trajtoi Shqipėrinė si plaēkė tregu dhe e bėri objekt copėtimi nė favor tė shteteve fqinje ballkanike. Kėto vendime cėnonin rėndė tė drejtat dhe interesat kombėtare tė popullit shqiptar. Prandaj ato e shtuan edhe mė tepėr zemėrimin e shqiptarėve. Nga tė katėr anėt e vendit pati protesta kundėr copėtimit tė trojeve shqiptare.


  PĖRPJEKJET E LIDHJES SĖ PRIZRENIT PĖR FORMIMIN E SHTETIT SHQIPTAR (1878 - 1879)


  Platforma e Lidhjes sė Prizrenit pėr autonomi


  Nė fillim tė Krizės Lindore patriotėt rilindas ishin tė mendimit se populli shqiptar, ashtu si popujt e tjerė, duhej tė ēlirohej nga sundimi osman me anėn e kryengritjes sė armatosur dhe tė krijonte shtetin e tij tė pavarur. Mirėpo acarimi i mėtejshėm i Krizės Lindore nxori nė shesh jo vetėm mundėsinė e shembjes sė Perandorisė Osmane, por edhe rrezikun e madh tė copėtimit tė tokave shqiptare ndėrmjet monarkive fqinje. Nė rrethant e reja, patriotėt shqiptarė, pa hequr dorė nga synimi pėr pavarėsi kombėtare, nxorėn nė plan tė parė luftėn pėr mbrojtjen e atdheut nga copėtimi dhe pėr sigurimin e tė drejtave pėr autonomi nė kuadrin e Perandorisė Osmane. Madje edhe kėrkesat pėr autonomi nuk u paraqitėn tė plota qė nė Kuvendin e parė tė Prizrenit. Krahas fuqizimit tė Lidhjes sė Prizrenit dhe tė luftės sė saj mbrojtėse, u plotėsua dhe u ngrit mė tej platforma pėr autonomi. Nė kėrkesat e para pėr autonomi pėrfshihej krijimi i vilajetit tė Shqipėrisė, d.m.th. bashkimi i tė gjitha tokave shqiptare, qė atėherė ishin tė ndara nė katėr vilajete, nė njėsi tė vetme administrative. Brenda kėtij vilajeti, shqiptarėve do t’u njiheshin disa tė drejta me karakter politik, ekonomik dhe kulturor. Kėrkesat pėr autonomi janė paraqitur gjatė viteve tė Lidhjes nga shumė kuvende krahinore e mbarėshqiptare si dhe nga personalitete tė shquara shqiptare tė asaj kohe.

Acarimi i marrėdhėnieve tė Lidhjes me Portėn e Lartė


  Pas Kongresit tė Berlinit, shqiptarėt shprehėn gatishmėrinė pėr tė mos lėshuar asnjė pėllėmbė tė tokės sė tyre. Menjėherė filluan pėrgatitjet pėr tė kundėrshtuar copėtimin e atdheut, duke regjistruar vullnetarė pėr nė luftėn mbrojtėse, duke dhėnė ndihma nė tė holla, drithė, bagėti etj. Njė mobilizim i veēantė pėrfshiu Kosovėn dhe sidomos banorėt e Plavės e tė Gucisė, ku rreziku ishte mė i madh. Pėr tė shmangur konfliktin e armatosur, i cili nuk dihej se si mund tė pėrfundonte, knjaz Nikolla i Malit tė Zi kėrkoi ndėrhyrjen e fuqive tė mėdha. Porta e Lartė, e ndodhur nėn presionin e fuqive, veēanėrisht tė Rusisė, shpejtoi veprimet pėr t’i dorėzuar Malit tė Zi Plavėn e Gucinė. Pėr kėtė qėllim, nė gusht 1878, ajo dėrgoi nė Shqipėri mareshalin Mehmet Ali Pasha, si komisar me fuqi tė jashtėzakonshme dhe me detyrė qė t’i bindte shqiptarėt qė tė mos kundėrshtonin dorėzimin e Plavės dhe tė Gucisė.

  Mė 25 gusht Mehmet Ali Pasha arriti nė Prizren, ku ndeshi nė kundėrshtimin e organeve qendrore tė Lidhjes. Ai bėri pėr vete vetėm disa pashallarė turkomanė. Megjithatė mareshali vazhdoi rrugėn e vet pėr nė kufirin e Malit tė Zi dhe mė 1 shtator 1878 arriti nė Gjakovė. Kėtu ai hasi nė njė kundėrshtim edhe mė tė vendosur. Komiteti i Lidhjes pėr Gjakovėn, i udhėhequr nga patriotėt Sulejman Vokshi dhe Ahmet Koronica, i kėrkoi mareshalit tė ndėrpriste udhėtimin drejt kufirit malazez dhe tė kthehej nė Stamboll. Meqenėse ai nuk e pranoi kėtė kėrkesė, forcat vullnetare tė Lidhjes rrethuan sarajet e Abdullah Pashė Drenit, ku ishte strehuar Mehmet Ali Pasha dhe mė 3 shtator filluan sulmin kundėr tij.

  Luftimet e ashpra qė vazhduan deri mė 6 shtator, pėrfunduan me fitoren e forcave tė Lidhjes Shqiptare. Edhe vetė Mehmet Ali Pasha me Abdullah Pashė Drenin mbetėn tė vrarė. Ngjarjet e Gjakovės patėn jehonė tė madhe brenda e jashtė vendit.



  Kuvendi i Dibrės (Nėntor 1878)


  Me ngjarjet e Gjakovės iu dha njė goditje e rėndė Portės sė Lartė. Pėrveē kėsaj, ēėshtja e dorėzimit tė Plavės e tė Gucisė u shty pėr mė vonė. Nė kėto kushte, rrethet patriotike menduan se tė drejtat pėr autonomi mund tė arriheshin pa qenė nevoja pėr njė kryengritje tė armatosur, por duke ia kėrkuar Portės sė Lartė. Prandaj patriotėt, dhe veēanėrisht Komiteti i Stambollit, pėrpunuan njė projektprogram i cili parashikonte formimin e njė vilajeti autonom shqiptar.Ēėshtja e autonomisė u shqyrtua gjerėsisht nė Kuvendin e Lidhjes sė Prizrenit, qė u mbajt nė Dibėr mė 1 nėntor 1878, nėn kryesinė e Iljaz Pashė Dibrės. Nė pėrfundim tė punimeve, Kuvendi i Dibrės miratoi njė program tė pėrbėrė prej pesė kėrkesash: 1) formimi i vilajetit tė Shqipėrisė, i cili do tė pėrfshinte tė gjitha krahinat shqiptare; 2) njohja e gjuhės shqipe nga nėpunėsit e kėtij vilajeti; 3) zhvillimi i arsimit dhe futja edhe e gjuhės shqipe nė shkolla; 4) krijimi i njė kuvendi tė madh qė do tė zbatonte reforma nė Shqipėri; 5) pėrdorimi i njė pjese tė buxhetit tė kėtij vilajeti pėr arsimin dhe ndėrtimet botore nė Shqipėri.

  Kuvendi ngarkoi njė delegacion prej 14 vetash, me nė krye Iljaz Pashė Dibrėn e Abdyl Frashėrin, i cili do t’ia paraqiste kėto kėrkesa Portės sė Lartė. Mirėpo Porta e Lartė ishte e vendosur pėr tė mos bėrė asnjė lėshim nė kėtė drejtim. Megjithatė ajo, pa i kundėrshtuar hapur, e zvarriste pėrgjigjen ndaj kėrkesave pėr autonomi.


  Kuvendi i Prevezės (janar 1879)


  Gjatė kohės qė vėmendja e shqiptarėve ishte pėrqėndruar kryesisht nė ēėshtjen e kufirit me Malin e Zi dhe nė kėrkesat pėr autonominė e Shqipėrisė, qeveria e Athinės i bėnte presion tė vazhdueshėm Portės sė Lartė pėr tė zbatuar Protokollin nr. 13 tė Kongresit tė Berlinit, sipas tė cilit Ēamėria duhej tė aneksohej nga Greqia. Mė nė fund, tė dy palėt vendosėn qė nga fundi i janarit 1879 tė organizonin nė Prevezė njė konferencė, ku do tė diskutohej dhe tė vendosej pėr kėtė ēėshtje. Lajmi pėr kėto bisedime turko-greke vuri menjėherė nė lėvizje patriotėt shqiptarė, tė cilėt vendosėn tė organizonin nė Prevezė njė kuvend tė jashtėzakonshėm dhe tė shprehnin botėrisht qėndrimin e Lidhjes Shqiptare. Kuvendi i Prevezės filloi mė 11 janar 1879 me pjesėmarrjen e qindra delegatėve. Ai nuk ishte kundėr qė Greqisė t’i jepej Tesalia, siē preferonte Kongresi i Berlinit, por kundėrshtoi nė mėnyrė tė vendosur kalimin e krahinave shqiptare brenda kufijve tė Mbretėrisė Greke.

  Kuvendi i Prevezės formoi tri komisione: njėri pėr tė pritur punimet dhe vendimet e konferencės turko-greke, tjetri pėr tė organizuar forcat e nevojshme luftarake tė Lidhjes, dhe i treti pėr t’i bėrė presion Portės sė Lartė qė tė mos bėnte lėshime nė dėm tė tokave shqiptare. Qėndrimi i vendosur i shqiptarėve ndikoi te Porta e Lartė. Pėrfaqėsuesit e saj nė Prevezė i zgjatėn bisedimet me palėn greke dhe i ndėrprenė ato pa arritur ndonjė rezultat. Pėr tė mbrojtur kėrkesat e Lidhjes Shqiptare pėrpara fuqive tė mėdha dhe pėr t’i bėrė ato tė njohura pėr opinionin publik ndėrkombėtar, nė pranverė 1879 u dėrgua njė delegacion i pėrbėrė nga Abdyl Frashėri dhe Mehmet Ali Vrioni nė Europė. Delegacioni i vizitoi kryeqytetet e Italisė, Francės, Anglisė, Gjermanisė, Austro-Hungarisė e mė nė fund edhe Stambollin. Si nė takimet qė bėri, ashtu edhe me anėn e memorandumit qė u paraqiti ministrave tė jashtėm tė atyre vendeve, delegacioni dėnoi vendimet e padrejta tė Kongresit tė Berlinit pėr copėtimin e Shqipėrisė, shprehu vendosmėrinė e shqiptarėve pėr tė mbrojtur vendin e tyre dhe pėr tė siguruar autonominė.


  Lufta kundėr administratės osmane. Kuvendi i Prizrenit (tetor 1879)


  Nė pranverė 1879 Lidhja e Prizrenit ishte forcuar mė tej. Nė ēdo krahinė shqiptare ishin ngritur degėt e saj. Lidhja kishte krijuar forcat e saj tė armatosura. Pėrveē ushtrisė, ajo kishte krijuar nė mjaft krahina organet pushtetore tė veēanta nga ato tė administratės osmane. Pėrpjekjet e Lidhjes pėr autonomi patėn mbėshtetjen e lėvizjes popullore, e cila kėrkoi me insistim tė krijoheshin gjykata shqiptare, taksat tė paguheshin nė favor tė Lidhjes e jo tė autoriteteve osmane dhe shėrbimi ushtarak tė mos bėhej nė ushtrinė turke. Lėvizja u pėrhap sidomos nė vilajetin e Kosovės. Gjatė verės sė vitit 1879 nė krahina tė ndryshme pati goditje kundėr administratės shtetėrore lokale, si nė Gjakovė, Pejė, Prizren, Mitrovicė dhe nė Vuēiternė.

  Nė vjeshtė 1879, kur pėrsėri u acarua ēėshtja e Plavės dhe e Gucisė, u mblodh nė Prizren, mė 3 tetor 1879, njė kuvend i pėrgjithshėm. Lidhur me rrezikun qė vinte nga Mali i Zi, tė gjithė ishin pėr njė qėndresė tė armatosur. Diskutime pati pėr pikėn tjetėr tė rendit tė ditės, pėr ēėshtjen e autonomisė. Aty u shpreh mendimi se Lidhja duhej tė kėrkonte jo krijimin e njė vilajeti shqiptar si mė parė, por tė njė principate shqiptare ose tė njė republike shqiptare. Kuvendi zgjodhi Kėshillin e Pėrgjithshėm tė Lidhjes me kryetar Ymer Prizrenin. Punimet e Kuvendit tė Prizrenit vazhduan mė tepėr se dhjetė ditė. Pavarėsisht nga pikėpamjet e ndryshme qė kishin pėr formėn e regjimit, tė gjithė pjesėmarrėsit ishin pėr t’i siguruar Shqipėrisė tė drejtėn e vetėvendosjes.

  Punimet e kėtij kuvendi shkaktuan shqetėsime nė Stamboll dhe ai u shpėrnda me dhunė pa arritur tė miratonte asnjė rezolutė.

 


 LUFTA E LIDHJES PĖR RUAJTJEN E TĖRĖSISĖ SĖ TOKAVE SHQIPTARE

 
  Mbrojtja e Plavės dhe e Gucisė


  Pas ngjarjeve tė Gjakovės, Porta e Lartė e kishte shumė tė vėshtirė tė ndėrhynte nė Shqipėri pėr t’i dorėzuar Malit tė Zi krahinat e caktuara nga Kongresi i Berlinit. Megjithatė, knjaz Nikolla kėrkonte vazhdimisht nga fuqitė e mėdha qė ta detyronin Perandorinė Osmane tė zbatonte vendimin e tyre. Nė shkurt 1879, Porta e Lartė u shtrėngua tė tėrhiqte ushtritė e veta nga Podgorica, Shpuza dhe Zhabjaku, tė cilat i morėn forcat malazeze. Lidhja e Prizrenit nuk e pengoi lėshimin e tyre, sepse ato kryesisht banoheshin nga popullsia sllave. Por ajo kishte vendosur tė mbronte me luftė tė armatosur Plavėn e Gucinė, tė cilat banoheshin, nė masėn dėrmuese, nga popullsia shqiptare.

  Porta e Lartė u pėrpoq rishtas t’i bindte shqiptarėt pėr t’i dorėzuar kėto dy krahina pa pėrdorur forcėn sepse kishte frikė mga shpėrthimi i ndonjė kryengritjeje shqiptare, por nuk pati asnjė rezultat. I pakėnaqur nga zvarritja e kėsaj ēėshtjeje dhe nga qėndrimi i Portės sė Lartė dhe i fuqive tė mėdha, Mali i Zi vendosi tė pushtonte me luftė Plavėn dhe Gucinė. Pas veprimeve tė para ushtarake tė zhvilluara nė nėntor, mė 4 dhjetor 1879 njė ushtri malazeze prej rreth 4 mijė vetash, nėn komandėn e Mark Milanit, filloi sulmin nė drejtim tė Plavės dhe tė Gucisė. Pėrballė saj qėndronin forcat e Lidhjes Shqiptare, rreth 3 mijė luftėtarė, nėn drejtimin e shtabit ushtarak tė kryesuar nga Ali Pashė Gucia. Tė dy palėt luftuan rreptė. Forcat shqiptare, ndonėse mė tė pakta dhe pa armatime tė mjaftueshme, qėndruan heroikisht. Njė nga betejat mė tė pėrgjakshme u zhvillua nė afėrsi tė fshatit Nokshiq, ku pėrveē pushkėve u pėrdorėn edhe jataganėt. Pas disa orė luftimesh tė ashpra, forcat malazeze pėsuan disfatė dhe u tėrhoqėn nė territorin e tyre.

  Megjithatė, Mali i Zi nuk hoqi dorė nga synimet e veta dhe organizoi njė mėsymje tė pėrgjithshme, nė tė cilėn u angazhuan pothuajse tė gjitha forcat e tij luftarake, rreth 9 mijė veta. Nė mbrojtje tė Plavės dhe tė Gucisė u grumbulluan rreth 7 mijė vullnetarė shqiptarė tė udhėhequr gjithnjė nga shtabi ushtarak i Lidhjes. Luftimet, qė filluan mė 8 janar 1880, qenė tė pėrgjakshme dhe vazhduan tri ditė. Forcat shqiptare kaluan me shkathtėsi nga pozitat mbrojtėse nė njė sulm tė pėrgjithshėm dhe u shkaktuan pėrsėri disfatė ushtrive malazeze. Nė kėtė mėnyrė dėshtuan sulmet pushtuese tė Malit tė Zi, i cili pėrsėri kėrkoi mbėshtetjen e fuqive tė mėdha.


  Mbrojtja e Hotit dhe e Grudės


  Fitorja nė Plavė dhe nė Guci e ngriti moralin e shqiptarėve, shtoi besimin dhe vendosmėrinė pėr tė kundėrshtuar ēdo ndėrhyrje tė re nė dėm tė trojeve kombėtare. Fuqitė e mėdha, duke parė qėndresėn e vendosur tė shqiptarėve dhe paaftėsinė ushtarake tė Malit tė Zi, pranuan ta rishikonin vendimin qė kishin marrė nė Kongresin e Berlinit lidhur me Malin e Zi. Pas shumė bisedimesh, nė prill 1880, fuqitė e mėdha vendosėn qė nė vend tė Plavės e tė Gucisė, t’i jepnin Malit tė Zi krahinat e Hotit e tė Grudės sė bashku me njė pjesė tė Kelmendit, tė cilat gjithashtu banoheshin nga popullsia shqiptare. Ato menduan se, meqenėse popullsia e kėtyre krahinave ishte katolike dhe jo myslimane, nuk do ta kundėrshtonte bashkimin me Malin e Zi. Kėtė vendim e pranoi edhe Porta e Lartė. Parashikohej qė kėto krahina t’i dorėzoheshin Malit tė Zi mė 22 prill 1880.
  Vendimi i ri i fuqive tė mėdha ishte po aq i padrejtė, sa edhe ai pėr Plavėn e Gucinė. Prandaj kudo u shpreh zemėrimi dhe vendosmėria pėr t’i mbrojtur krahinat e rrezikuara. Protesta tė reja iu drejtuan fuqive tė mėdha dhe Portės sė Lartė. Lidhja Shqiptare filloi pėrgatitjet pėr luftė mbrojtėse. Mė 19 prill 1880 nė Shkodėr u zhvillua njė miting i madh popullor nė mbrojtje tė Hotit e tė Grudės. Po atė ditė u nisėn rreth 1 500 qytetarė vullnetarė pėr t’u bashkuar me mijėra vullnetarė tė tjerė nga malėsitė e veriut. Shtabi ushtarak i forcave tė Lidhjes me nė krye Hodo Sokolin u vendos nė kalanė e Tuzit. Nė zbatim tė vendimit tė fuqive tė mėdha, Porta e Lartė, mė 22 prill 1880, i tėrhoqi ushtritė e veta nga krahinat qė i jepeshin Malit tė Zi, por kur forcat malazeze me rreth 10 mijė ushtarė, tė komanduara nga Petar Vukotiēi, vjehrri i knjaz Nikollės, u drejtuan pėr nė Hot e nė Grudė pėr t’i marrė ato nė dorėzim, ndeshėn nė forcat e Lidhjes Shqiptare prej gati 8 mijė vullnetarėsh. Pėrpjekja e parė e armatosur filloi te ura e Rzhanicės, pika mė e avancuar e kufirit nė atė kohė. Forcat shqiptare u hodhėn nė sulm edhe kundėr forcave kryesore malaziase qė ndodheshin nė Helm, nė breg tė lumit Cem. Pas disa orė luftimesh malazeztė u thyen dhe u tėrhoqėn. Menjėherė pas disfatės knjaz Nikolla protestoi pėrsėri pranė fuqive tė mėdha.


  Kuvendet e Lidhjes nė Gjirokastėr (korrik 1880) dhe Dibėr (tetor 1880)


  Ndonėse kishin kaluar dy vjetė nga Kongresi i Berlinit, nuk ishin zbatuar ende ato vendime tė tij qė lidheshin me tokat shqiptare. Prandaj u mbajtėn dy konferenca ndėrkombėtare, njėra nė Berlin (16 qershor 1880) dhe tjetra nė Stamboll (26 qershor 1880). Konferenca e Berlinit iu pėrmbajt Protokollit nr. 13 tė Kongresit tė Berlinit lidhur me kufirin me Greqinė, kurse konferenca e Stambollit vendosi qė nė vend tė Hotit e tė Grudės, Malit tė Zi t’i jepej qyteti i Ulqinit me rrethin e tij, qė banohej krejtėsisht me popullsi shqiptare. Nė kėtė situatė Lidhja Shqiptare organizoi njė kuvend tė ri, i cili u mbajt nė Gjirokastėr mė 23 korrik 1880. Nė tė morėn pjesė delegatė pothuajse nga e gjithė Shqipėria. Kuvendi hodhi poshtė vendimet e kėtyre konferencave dhe shprehu vendosmėrinė pėr tė mbrojtur me armė si Ulqinin nė veri, ashtu edhe Ēamėrinė nė jug. Njė ēėshtje tjetėr themelore qė u diskutua aty ishte ajo e autonomisė sė Shqipėrisė. Programi i paraqitur nga Abdyl Frashėri i kalonte caqet e vilajetit autonom dhe parashikonte krijimin e njė shteti autonom shqiptar, nėn sovranitetin e sulltanit. Diskutime pati sidomos pėr kohėn dhe mėnyrėn e realizimit tė autonomisė. Njė pjesė ishte pėr shpalljen e menjėhershme tė autonomisė, por shumica pranoi si kohė mė tė pėrshtashme ēastin kur Porta e Lartė do tė lejonte copėtimin e tokave shqiptare nė veri ose nė jug. Lidhur me mėnyrėn e veprimit, Kuvendi vendosi qė t’i parashtrohej edhe njėherė Portės sė Lartė kėrkesa pėr autonomi, por tė merreshin gjithashtu edhe masa pėr t’a realizuar atė me pahir, duke organizuar kryengritjen e armatosur.

  Nė vjeshtėn e vitit 1880, kur marrėdhėniet ndėrmjet Lidhjes Shqiptare dhe Portės sė Lartė u acaruan edhe mė shumė pėr ēėshtjen e Ulqinit, pėrfaqėsuesit e Anglisė dhe tė Austro-Hungarisė u premtuan drejtuesve tė Lidhjes se po tė dorėzohej Ulqini pa luftė, do t’u jepnin shqiptarėve tė drejtat pėr autonomi. Kjo i joshi qarqet e moderuara, por patriotėt radikalė nuk u besuan atyre premtimeve dhe ishin tė vendosur pėr mbrojtjen e Ulqinit me ēdo kusht. Madje ata mendonin se tani qė Porta e Lartė mund ta dorėzonte Ulqinin me forcė, duhej tė viheshin nė jetė vendimet e Kuvendit tė Gjirokastrės pėr autonominė e Shqipėrisė.

  Nė kėto rrethana, mė 20 tetor 1880, u mbajt nė Dibėr njė kuvend i jashtėzakonshėm i Lidhjes, ku morėn pjesė rreth 300 delegatė nga krahina tė ndryshme dhe qė pėrfaqėsonin tė dy rrymat e lėvizjes pėr autonomi. Delegatėt e rrymės patriotike radikalė tė kryesuar nga Abdyl Frashėri parashtruan programin qė ishte i njėjtė me atė tė Kuvendit tė Gjirokastrės, nė tė cilin, pėrveē mbrojtjes sė Ulqinit, parashikohej krijimi i vilajetit tė Shqipėrisė dhe i qeverisė sė pėrkohshme shqiptare. Kuvendi vendosi qė Ulqini tė mbrohej, por pėr ēėshtjen e autonomisė pati debate tė zjarrta. Delegatėt e rrymės sė moderuar pranonin edhe kėrkesėn pėr formimin e vilajetit autonom tė Shqipėrisė, por ndaheshin pėr mėnyrėn e realizimit. Disa ishin pėr veprime tė armatosura, kurse tė tjerėt ngulnin kėmbė nė paraqitjen vetėm tė njė peticioni, duke ia lėnė nė dorė sulltanit realizimin e tij. Mirėpo tė gjithė delegatėt e moderuar ishin kundėr formimit tė qeverisė sė pėrkohshme. Kuptohet qė me ta bashkoheshin edhe delegatėt qė qėndronin nė pozita sulltaniste.
  Pėr shkak tė kėtyre divergjencave (kundėrthėnieve), Kuvendi i Dibrės doli me dy rezoluta: ajo e rrymės radikale me 130 vota, qė kėrkonte njė autonomi tė gjerė tė realizuar me forcė, dhe rezoluta e rrymės sė moderuar me 150 vota, qė kėrkonte njė autonomi tė kufizuar dhe me pėlqimin e sulltanit. Tė dy rezolutat u dėrguan nė Stamboll, kurse pėr qeverinė e pėrkohshme Kuvendi nuk mori asnjė vendim.


  FORMIMI I QEVERISĖ SĖ PĖRKOHSHME SHQIPTARE


  Lufta pėr mbrojtjen e Ulqinit


   Qė nga qershori i vitit 1880, fuqitė e mėdha i kėrkuan Portės sė Lartė t’i dorėzonte Ulqinin Malit tė Zi, duke pėrdorur edhe armėt kundėr shqiptarėve. Madje e kėrcėnuan se do tė zhvillonin njė demonstratė detare nė bregdetin shqiptar. Nga ana tjetėr, Lidhja Shqiptare dhe kuvendet e saj i kishin pėrsėritur disa herė Portės sė Lartė vendosmėrinė e shqiptarėve pėr tė mbrojtur Ulqinin. E ndodhur nėn njė presion tė dyfishtė, Porta e Lartė nė fillim bėri pėrpjekje, duke pėrdorur tė hollat, premtimet dhe kėrcėnimet, pėr t’i bindur shqiptarėt qė tė hiqnin dorė nga qėndresa e armatosur, por nuk ia arriti qėllimit. Duke iu pėrgjigjur thirrjes sė Lidhjes, forcat vullnetare shqiptare, nėn drejtimin e Isuf Sokolit, Haxhi Mehmet Bčcit, Mehmet Gjylit etj., rrethuan Ulqinin, e shtinė nė dorė atė dhe deklaruan se do ta mbronin deri nė fund. Ushtria osmane u detyrua tė largohej nga Ulqini. Pas disa ditėsh, mė 20 shtator 1880, njė flotė e pėrbashkėt e fuqive tė mėdha, e pėrbėrė prej 17 luftanijesh, arriti para Ulqinit dhe u kėrkoi nė formė ultimatumi shqiptarėve qė ta dorėzonin qytetin. Por forcat e Lidhjes nuk pranuan. Ato do ta mbronin qytetin e tyre, duke qenė tė rrethuara, nė veri nga ushtritė malaziase, nė jug nga ushtritė osmane dhe nga deti nga forcat detare tė fuqive tė mėdha.

  Me gjithė qėndresėn heroike tė 3 mijė vullnetarėve shqiptarė, forcat osmane, qė kishin epėrsi tė madhe ushtarake, hynė nė Ulqin, tė cilin ua dorėzuan malaziasve mė 26 nėntor 1880. Lufta pėr mbrojtjen e Ulqinit la pėrshtypje tė thellė nė opinionin publik shqiptar dhe ndėrkombėtar. Nė shtyp dhe nė disa parlamente tė Europės pati protesta kundėr kėsaj politike tė padrejtė tė Fuqive tė Mėdha.

 

 

ENTI I TEKSTEVE DHE I MJETEVE MĖSIMORE I KOSOVĖS PRISHTINĖ

PRISHTINĖ 1996

HISTORIA E POPULLIT SHQIPTAR

Pjesa e parė

 

http://www.home.no/dukagjin/Lidhja%20Prizrenit%20I.html