Komiteti i
Stambollit dhe aktiviteti i tij
Pas Luftės ruso-turke, Traktati i Shėn
Stefanit dhe Kongresi i Berlinit me vendimet e tyre, jo vetėm qė i linin viset
shqiptare nėn sundimin osman, por parashihnin qė shumė territore tė tyre t'u
dorėzoheshin shteteve ballkanike.
Kėto vendime e cėnuan shumė rėndė
identitetin kombėtar dhe integritetin territorial tė shqiptarėve. Ato shkaktuan
qė mė tepėr tė organizohet dhe tė intensifikohet Lėvizja Nacionalēlirimtare e
popullit shqiptar, e cila kishte filluar qysh nga vitet 1830.
Kjo Lėvizje gjatė viteve 1878-1881 u
shndėrrua nė njė organizatė politike ushtarake, e cila, gradualisht, e
shkatėrroi pushtetin osman nė viset shqiptare dhe e mori nė duar tė veta. Nė fi-llim
tė vitit 1881 arriti shkallėn mė tė lartė revolucionare tė organizimit tė saj me
formimin e Qeverisė sė Pėrkohėshme Shqiptare.
Lidhja e Prizrenit, e cila mbėshtetej nė
masat e gjera popullore, udhėheqej nga patriotė tė dalluar, siē ishin: Ymer
Prizreni, Sylejman Vokshi, Haxhi Zeka, Zija Prishtina, Mic Sokoli etj., por ndėr
ta dalloheshin vėllezėrit Frashėri. Ata nuk kursyen as jetėn as pasurinė, por
vepruan pėr tė drejtat dhe pavarėsinė e kombit shqiptar.
Qysh heret, sidomos nga gjysma e dytė e
shekullit XIX, rilindėsit shqiptarė, ideologėt dhe patriotėt tė dalluar tė
Lėvizjes Kombėtare Shqiptare qė punonin dhe jetonin nė Stamboll e vende tė tjera
qė ishin inkuadruar nė shėrbime tė ndryshme tė administratės osmane, zhvillonin
njė aktivitet tė gjerė ideopolitik pėr tė mirėn e kombit.
Nga viti 1858-1875 dalin nė skenėn
politike e kulturore Vaso Pasha, Kristoforidhi, Hoxhė Hasan Tahsini, Ismail
Qemali, Jani Vreto, Abdyli, Samiu dhe Naim Frashėri,1 tė cilėt bėjnė pėrpjekje
pėr formimin e njė alfabeti tė pėrbashkėt tė gjuhės shqipe dhe tė shoqėrive
kulturore.3 Sipas gazetės osmane Mümeyiz"4 kėta kishin formuar njė Komision pėr
hartimin e alfabetit tė gjuhės shqipe qysh nė vitin 1869, pra dhjetė vjet para
se tė formohej Shoqėria e tė Shtypurit Shkronja Shqip.
Kėta rilindės ia parashtruan disa herė
kėrkesat e veta Qeverisė Osmane lidhur me pėrhapjen e arsimit nė gjuhėn shqipe,
por nuk u pėrfillėn dhe asnjėherė nuk u morėn nė shqyrtim nga ana e Portės sė
Lartė.
Ky Komitet, i cili u formua nė legalitet,
ndikoi dhe bėri presion tė vazhdueshėm nėpėrmjet kanaleve tė ndryshme pranė
Qeverisė Osmane, qė tė formohet njė shoqėri kulturore shqiptare dhe tė
legalizohet veprimtaria e saj, e cila duhej tė merrej me pėrhapjen e arsimit dhe
botimin e librave nė gjuhėn shqipe. Nė tė vėrtetė, qėllimi kryesor i patriotėve
shqiptarė ishte qė nė kėtė mėnyrė tė zhvillonin njė veprimtari ideopolitike.
Me organizimin dhe aktivitetin e
gjithanshėm si dhe me lidhjet qė mbante me Komitetin e Arbėreshėve nė Itali,
Komiteti i Stambollit arriti ta orientojė drejt kahjen e Lėvizjes Kombėtare
Shqiptare nė pėrgjithėsi, si dhe hartoi platformėn ideologjike, politike dhe
kulturore tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit nė veēanti.
Komiteti Politik i Stambollit ishte i
pėrbėrė nga shqiptarėt e besimit islam si dhe tė atij tė krishterė me pėrfaqėsim
tė barabartė. Aktivistėt, qė e pėrbėnin kėtė Komitet, ishin njėkohėsisht edhe
anėtarė tė Shoqėrisė Kulturore, d. m. th. zhvillonin njė aktivitet tė pėrbashkėt
politiko-kulturor.
Njė fenomen i tillė ishte i rrallė nė
historinė e popujve tė tjerė, sepse shqiptarėt, tė cilėt u takonin tri besimeve
tė ndryshme, vepronin bashkarisht pėr njė ideal. Ata, edhe pse nėn ndikimin e
rrethanave dhe kushteve historike dhe politiko-ekonomike tė vėshtira, u
pėrfshinė nė shoqėrinė osmane, greke dhe italiane duke u pėrshkruar nga kultura
dhe mėnyra e jetesės sė tyre nė shekujt e mėparshėm, prej tė cilėve njė pjesė e
tyre u asimiluan, porse nuk u mungoi asnjėherė vetėdija kombėtare.
Kėtė fenomen e dėshmojnė sidomos burimet5
dhe kronikat6 osmane, tė cilat sjellin shėnime pėr origjinėn dhe prejardhjen e
shumė personaliteteve shqiptare qė u shquan gjatė periudhės osmane, qoftė nė
lėmin politiko-ushtarak apo letraro-shkencor.
Si shembull pėr kėtė mund tė marrim Jahja
Bej Dukagjinin,7 me origjinė shqiptare, poetin mė tė madh tė klasicizmit
turko-osman, qė jetoi nė shekullin XVI dhe shkroi poezi nė gjuhėn osmane. Nė
divanin e tij, qė u zbulua nė Kajro,8 ai mburrej me origjinėn shqiptare duke
thėnė: e sojit tė shqiptarėt ėshtė origjina jime".9
Gjithashtu edhe shumė shkrimtarė,
historianė dhe personalitete tė tjera, qė kishin pozita tė larta nė
administratėn osmane, nuk e mohonin origjinėn e tyre shqiptare.10
Fakti, se shqiptarėve nuk u mungonte
ndėrgjegjja kombėtare, dhe qė ajo ishte mė e zhvilluar se te popujt e tjerė tė
Ballkanit, e vėrtetojnė shkrimtarėt frėngė Lamartini, Hannotaux e Gab-riel
Jarray dhe historiani i famshėm gjerman Wirthi, tė cilėt nė shkrimet e tyre e
thonė kėtė botėrisht.11
Ėshtė shumė vėshtirė tė thuhet se kur
kishte zėnė fill tė themelohej kolonia shqiptare e Stambollit, sikurse ėshtė
vėshtirė tė dihet sesa ishte numri i shqiptarėve qė kishin mėrguar nė Stamboll,
apo nė viset e tjera tė Perandorisė Osmane gjatė pesė shekujve. Mirėpo, dihet se
ky numėr nė gjysmėn e parė tė shekullit XIX ishte mjaft i madh dhe relativisht
do tė vijė duke u rritur gjithnjė e mė shumė deri nė periudhėn e Lidhjes sė
Prizrenit,12
Komiteti Organizativ i Stambollit dhe
Shoqėria Kulturore kishin arritur tė ushtronin njė ndikim tė madh jo vetėm nė
aktivitetin politik, por edhe nė atė kulturor-letrar, nė tė gjitha shoqėritė dhe
kolonitė e tjera shqiptare, tė cilat u formuan nė Bukuresht, Kajro, Sofje etj.
Komiteti i Stambollit, si mund tė
kuptohet nga njė burgim osman, aktivitetin e vet e kishte filluar qysh nė mars
tė vitit 1877, nė kushte shumė tė vėshtira ilegale, kur edhe u zgjodhėn shumė
deputetė shqiptarė nė Parlamentin e parė osman, si pėrfaqėsues tė vilajeteve
shqiptare.'3
Sipas burimeve tė tjera osmane mund tė
konkludojmė se me inisiativėn e Abdyl dhe Sami Frashėrit, qysh nė fillim tė
muajit mars 1878, u themelua ky Komitet, i cili e merr karakterin e njė organi
zyrtar shqiptar nė emigrim, me emrin Komiteti Qendror pėr mbrojtjen e tė
Drejtave tė Kombėsisė Shqiptare.
Nė kėtė kohė vepronte edhe Lėvizja
pėrparimtare e osmanlinjve tė rinj, nė lėvizjen e tė cilėve ishin inkuadruar
edhe disa shqiptarė, si Ismail Qemali, Sami Frashėri etj. Sami Frashėri u bė
miku mė i ngushtė i njėrit nga udhėheqėsit kryesorė tė kėsaj Lėvizjeje, i poetit
tė madh Namik Kemalit, qė ishte shqiptar nga e ėma.
Kjo Lėvizje e kishte edhe Komitetin e saj
me seli nė Paris, i cili quhej Yeni Osmanli Cem' iyyeti". Vepronte pėr ta
shkatėrruar sistemin despotik tė sulltanit, i cili e ēonte vendin drejt
shpartallimit. Nėn presionin e kėsaj Lėvizjeje sulltan Abdyl Hamidi II nė fund
tė vitit 1875 ishte i detyruar tė pranojė Kushtetutėn (Kanun-i esasi), tė cilėn
e patėn pėrgatitur xhonturqit dhe mė 23 dhjetor 1876 u shpall njė sistem
konstitucional-parlamentar. Me kėtė kushtetutė parashihej edhe formimi i
Parlamentit Osman, i cili do tė pėrbėhej nga deputetė tė zgjedhur nga tė gjitha
vilajetet e Perandorisė Osmane. Nė kėtė Kėshill Popullor duhej tė zgjidhej njė
deputet pėr ēdo 50.000 banorė, kurse prej 29 krahinave tė mėdha duhej tė
zgjidheshin 100 deputetė dhe 40 delegatė pėr Senat.15
Si pėrfaqėsues dhe deputetė tė Vilajetit
tė Janinės nė Parlamentin Osman, i cili ia filloi punės nė mars tė vitit 1877, u
zgiodhėn kėta persona: Abdvl bei (Frashėri), Mustafa bej Janina, Mehmet Ali bej
Vrioni, Mihail Harito Efendiu, Daviēon Efendiu, dhe Nikolla Ēanaka Efendi.16
Nga Vilajeti i Kosovės u zgjodhėn: Ymer
Prizreni. Zenel Abedin Prishtina. Mustafa efendi Kosova, Sylejiman bej Kosova
(nga Sanxhaku i Nishit), Sotiraqi efendiu, Apostol efendiu, Mihodamish efendiu
dhe Andon efendiu.17
Nga Vilajeti i Shkodrės: Jusuf efendiu,
Mustafa Nuri pasha (Vlora -I. R.), Selim efendiu, Filip efendiu (Doda - I. R.)
dhe Angel efendiu.18
Nga Vilajieti i Selanikut: Mustafa beu,
Mehmet Shefik pasha, Qerim bei efendiu, Avram efendiu, Istefan efendiu dhe
Vasilaq efendiu.19
Pasi u formua Komiteti i Stambollit, si
organ i parė shqiptar nė mėrgim pėr mbrojtjen e tė drejtave tė kombėsisė
shqiptare, siē u theksua edhe mė lart, shumė figura patriotike qė punonin dhe
jetonin nė Stamboll, si edhe shumė deputetė tė kėtii Parlamenti qė ishin me
origjinė shqiptare, filluan tė inkuadrohen dhe tė bashkėpunojnė me kėtė Komitet.
Kryetar i tij u zgjodh Abdyl Frashėri.
Anėtarėt kryesorė tė tij ishin:
Vėllezėrit Frashėri, pastaj Pashko Vasa, Jani Vreto, Zija Prishtina, Ali Danish
Prishtina, Ahmet Korenica, Mihail Harito, Mustafa Nuri Vlora, Abedin Dino, Seid
Toptani dhe Mehmet Ali Vrioni. Anėtarė tė kėtij Komiteti ishin edhe shumė
deputetė shqiptarė qė ishln zgjedhur si pėrfaqėsues tė vilajeteve shqiptare nė
Parlamentin Osman, nė fillim tė vitit 1877.20 Prandaj, si anėtarė tė Komitetit
tė Stambollit ishin edhe Haxhi Ymer Prizreni, Zejnel Abedin Prishtina, Mustafa
efendi Kosova, Filip (Doda - J. R.) Angeli Efendi Shkodra, Jusuf Efendiu
(Shkodra -J. R.) Selim Efendiu etj.
Sipas burimeve osmane21 dhe disa burimeve
serbe,22 me inisiativėn dhe angazhimin e gjithanshėm tė Komitetit tė Stambollit
u formua Lidhja Shqiptare e Prizrenit, nė tė cilėn mė vonė shumė anėtarė tė
kėtij Komiteti morėn pjesė aktive. Disa prej tyre u bėnė jo vetėm anėtarė, por
edhe udhėheqės kryesorė tė Komitetit Qendror tė Lidhjes sė Prizrenit dhe tė
Degėve tė saj.
Jovan Haxhivasileviqi thotė se nė
krijimin e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit ndikoi mė sė shumti Komiteti i
Stambollit dhe anėtarėt e tij. 23
Porta ishte pėrpjekur gjatė tėrė
shekullit XIX t'i zbatojė reformat edhe nė viset shqiptare, si dhe nė disa vise
tė Perandorisė, mirėpo kishte hasur nė rezistencė tė fortė nga ana e
shqiptarėve, sepse kėto reforma nuk e pėrmirėsuan gjendjen e tyre por,
pėrkundrazi, e vėshtirėsonin. Pėr kėtė shkak Qeveria Osmane e internonte parinė
dhe krerėt shqiptarė nė Azinė e Vogėl, tė cilėve u ndalohej rikthimi nė viset e
tyre. Kėta mė vonė vendoseshin nė Stamboll dhe rrethinat e tij.
Kėta kundėrshtarė tė shtetit osman e
kishin gjetur strofullėn e emigrimit nė Stamboll dhe binin nė kontakt me
personalitete tė ndryshme politike tė shteteve tė huaja, tė cilėt i nxitnin qė
tė mendonin pėr atdheun e tyre. Edhe pse shumė personalitete shqiptare, sidomos
nga gjysma e shekullit XIX, punonin nė shėrbime tė ndryshme tė Perandorisė
Osmane, kurrsesi nuk e harruan atdheun e vjetėr tė tyre.24
Grumbullimi dhe prezenca e tyre e madhe
nė Stamboll ndikonte dhe i nxiste qė tė mendonin dhe punonin pėr lirinė e vendit
tė tyre.
Haxhivasileviqi, duke transmetuar kėtė
shėnim, thotė: Nė kėtė kohė filluan tė grumbulloheshin shqiptarėt e Stambollit
rreth varrit tė Ali pashė Tepelenės, si tė ndonjė varri tė shenjtė. Mbi varrin e
tij, i cili gjendet nė Silivri Kapisi, shqiptarėt e kishin shkruar njė
mbishkrim: Kėtu pushon koka e tė famshmit Ali pashė Tepelenės, i cili 50 vjet
me radhė u mundua pėr pavarėsinė e shqiptarėve".25
Nė mes tė shqiptarėve, tė cilėt ishin
vendosur nė Stamboll, kishte personalitete tė shquara qė u afirmuan edhe nė
lėmin e politikės, shkencės, kulturės. Ata punonin nė mėnyrė intensive duke
mbledhur rreth vetes edhe shqiptarė tė tjerė. Qėllimi i tyre kryesor ishte tė
vinin lidhje sa mė tė mira me shqiptarėt nė atdheun e tyre.26 Gjatė viteve
1876-1878, u formua Shoqėria letraro-kulturoro-politike e shqiptarėve nė
Stamboll. Kjo Shoqėri kishte edhe Komitetin Qendror (Kėshillin Qendror) i cili,
edhe pse vepronte nė mėnyrė ilegale, zhvillonte njė aktivitet tė gjallė pėr
ēlirimin e popullit shqiptar.27
Shpirti i kėtij Komiteti ishte Abdyl
Frashėri, si dhe anėtarėt e tjerė: Naim Frashėri, Konstandin Kristoforidhi, etj.
Lidhjet kryesore tė kėtij Komiteti bėheshin nė mes shqiptarėve tė Shqipėrisė sė
Mesme dhe asaj tė Jugut, sepse nė kėtė kohė nga radhėt e shqiptarėve tė pasur,
nė kėto vise kishte edhe shumė shqiptarė myslimanė tė arsimuar dhe tė
shkolluar.28
Komiteti i Stambollit, duke e njohur
gjendjen e vėshtirė nė viset shqiptare, zhvillonte njė propagandė tė dendur duke
u udh-hequr nga ideja kryesore qė tė gjithė shqiptarėt tė pėrfshihen nė njė
lėvizje tė armatosur kundėr pushtetit osman. Gjithashtu ky Komitet ka zhvilluar
propagandė ndėr shqiptarėt qė tė luftojnė pėr njė Shqipėri tė pavarur dhe nė tė
njėjtėn kohė e kanė pėrgatitur dhe organizuar Lidhjen Shqiptare tė Prizrenit.29
Haxhivasileviqi, pėrkitazi me ēėshtjen
shqiptare, sjell mjaft shėnime faktografike, por interpretimet dhe komentimet e
tij janė tejet tendencioze dhe nacionaliste. Edhe ato burime serbe qė i ka
pėrdorur, i ka keqpėrdorur, kurse nė disa raste jep shėnime, qė janė pjellė tė
mendjes sė tij dhe nuk kanė kurrfarė mbėshtetje shkencore. Tezėn e tij se gjoja
Lidhja Shqiptare e Prizrenit ishte krijesė e Portės me karakter fetar dhe
panislam, e hudhin poshtė qartazi dokumentet osmane30 si dhe shumė burime tė
tjera evropiane.31
Komiteti Politik i Stambollit e themeloi
Shoqėrinė Kulturore dhe pėr njė qėllim tjetėr. Nėse do tė zbulohej aktiviteti i
tij politik, ai do tė vazhdojė veprimtarinė e tij nėpėrmjet tė kėsaj shoqėrie.
Pas themelimit tė Shoqėrisė, e tėrė veprimtaria politike u zhvillua pothuajse
nėpėrmjet tė saj. Me shuarjen e Lidhjes u ndėrpre edhe aktiviteti i Komitetit
Politik, kurse veprimtaria e Shoqėrisė Kulturore u zhvillua nė kushte shumė tė
vėshtira, kėshtu qė pas vitit 1884 u shua tėrėsisht. Ndėrkaq, mė vonė, nė vitet
1885 -1886, Jani Vretoja i formoi Degėt e kėsaj Shoqėrie nė Bukuresht dhe nė
Aleksandri.32
Me ashpėrsimin e gjendjes politike nė
vitet 1878-1879, nė kohėn kur Lidhja Shqiptare e Prizrenit u ballafaqua me
vendimet e padrejta tė Traktatit tė Shėn Stefanit dhe tė Kongresit tė Berlinit
dhe me qėndrimin armiqėsor tė Portės sė Lartė, plasi lufta nė terrenin politik
dhe diplomatik, e cila e ngriste popullin nė kėmbė qė tė mbrojė me armė nė dorė
identitetin kombėtar dhe integritetin tokėsor tė shqiptarėve. Kjo luftė i
bashkoi edhe mė fort intelektualėt shqiptarė nė Lėvizjen Kombėtare dhe shtroi
kėrkesė tė domosdoshme nė organizimin e punės nė terrenin ideologjik, politik
dhe propagandistik.33
Kėsaj kėrkese i prinė patritotėt dhe
ideologėt shqiptarė tė Stambollit tė cilėt nė fillim tė vitit 1879, me anė tė
Shoqėrisė Kulturore, arritėn tė botojnė Alfabetaren" dhe me kėtė rast,
propo-zuan njė alfabet tė vetėm dhe tė pėrbashkėt pėr gjuhėn shqipe, duke u
munduar t'i zgjidhnin tė gjitha mosmarrėveshjet qė ekzistonin deri atėherė rreth
kėsaj ēėshtjeje. Kjo Alfabetare" u botua nė 20.000 kopje dhe u dėrgua nė
kolonitė e tjera shqiptare tė mėrgimit dhe nė viset shqiptare.34 Kishte pėr
qėllim tė rriste ndėrgjegjen kombėtare nė masat e gjera popullore.
Patriotėt shqiptarė, qė jetonin nė
mėrgim, sidomos nė Stamboll, si u theksua edhe mė parė, qysh nga viti 1869 dhe
sidomos nė vitin 1871 protestuan nė mėnyrė tė ashpėr kundėr administratės
osmane, e cila zbatohej nė vilajetet e banuara nga shqiptarėt. Kėtė reagim e
shohim nėpėrmjet tė gazetės Basiret" qė botohej nė Stamboll dhe tė gazetės
Prizren" qė dilte nė Prizren, sepse e para nė numrin 465 tė vitit 1871 kishte
botuar njė artikull me nėnshkrim Njė Shqiptar" (Bir Arnavut") nė tė cilin
theksohej se popullsia e Vilajetit tė Prizrenit, si ajo myslimane, po ashtu edhe
ajo e krishterė, ėshtė me shumicė me origjinė shqiptare. Prandaj gazeta e
Prizrenit, e cila botohej pėrgjysmė nė gjuhėn turke dhe nė gjuhėn bullgare"
(serbe - I. R.) nuk i shėrbeu askujt.35
Artikullshkruesi nga Stambolli kėrkon qė
tė dy faqet e gazetės tė shtypen nė gjuhėn shqipe, e jo nė gjuhėn bullgare"
(serbe). Sipas mendimit tė artikullshkruesit, sa i pėrket alfabetit shqip, kjo
ēėshtje mund tė zgjidhej lehtė. Alfabeti mund tė pėrpilohet me shkronjat qė do
tė huazoheshin nga alfabeti latin.
Redaksia e gazetės Prizren" nė nr. 7 tė
25 shtatorit 1871 i pėrgjigjet atij duke thėnė se nuk ėshtė e vėrtetė se
popullsia ėshtė krejtėsisht shqiptare nė Sanxhakun e Shkupit dhe nė atė tė
Nishit, por ėshtė edhe bullgare" (lexo maqedone) dhe serbe tė cilėt i kanė edhe
shkollat e veta nė Prizren nė gjuhėn bullgare" (serbe). Gjuha shqipe ende nuk
ishte gjuhė letrare, por edhe po tė ishte do tė kishte shpenzime tė mėdha pėr tė
shtypur gazetėn me njė alfabet tė ri (latin). Nė qytete shqiptarėt e dinin
gjuhėn turke, kurse nė fshatra do tė hapeshin shkollat turke, prandaj do tė
mėsonin dhe lexonin nė gjuhėn turke.36
Artikullshkruesi i gazetės Basiret"
pėrsėri kėrkon nga gazeta Prizren" tė japė sqarime pėr ēfarė arsyesh nuk mund
tė botohej edhe nė gjuhėn shqipe dhe sipas tij edhe gazeta e Vilajetit tė
Janinės dhe ajo e Shkodrės do tė duhej tė dilnin edhe nė gjuhėn shqipe. Nė
pėrgjigjen e vet tė 6 nėntorit 1871 gazeta Prizren" thotė se nuk ėshtė
kompetente tė mirret me kėto ēėshtje.37
Ėshtė interesante se si redaksia e
gazetės nė fjalė nuk e zė nė gojė Prizrenin, Prishtinėn, Pejėn, Shkodrėn, tė
cilat ishin tė banuara nė shumicė me popullsi shqiptare, por e pėrmend me
tendencė Nishin, Shkupin, ku kishte edhe popullsi tė konsiderueshme serbe dhe
maqedone.
Kėtė polemikė nė formė tė kėrkesės lidhur
me shtypjen e gazetave tė vilajeteve edhe nė gjuhėn shqipe, ku me shumicė
banonte popullsia shqiptare, e kishte zhvilluar Ismail Qemali i cili kėrkonte qė
kjo kėrkesė tė zbatohej nė jetė.
Nė kėtė kohė Ismail Qemali merrej me
publicistikė dhe ishte shef i korrespondencės dhe kryeredaktor i gazetės sė
Vilajetit tė Danubit qė dilte nė Rushquk (Ruse) tė Bullgarisė, ku ishte vali
Mithat pasha.38 Si duket edhe nga kjo, Ismail Qemali, megjithėse ishte jashtė
Stambollit, gjatė Lėvizjes Kombėtare Shqiptare sidomos gjatė periudhės
1878-1881, mbante korrespondencė me Komitetin Politik dhe Shoqėrinė e tė
Shtypurit Shkronja Shqip tė Stambollit. Nga kjo polemikė mund tė konkludojmė se
Qeveria Osmane nuk dėshironte qė popullsia shqiptare tė arsimohej nė gjuhėn
amtare. Ajo frikėsohej se, nėse ajo do tė ngritej nė pikėpamje arsimore dhe
kulturore, gradualisht do t'i dilnin prej dore viset shqiptare. E gjithė kjo
luftė qė e zhvillonin patriotėt shqiptarė me qarqet sunduese osmane, kishte
karakter politik.
Qysh nga muaji mars i vitit 1878,
Komiteti i Stambollit mori qėndrim qė nė radhė tė parė tė zhvillojė njė luftė
diplomatike, duke iu kundėrvėnė presionit tė Fuqive tė Mėdha, si edhe aspiratave
tė shteteve borgjeze ballkanike lidhur me mbrojtjen e tėrėsisė territoriale tė
viseve shqiptare, tė cilave iu kėrcėnohej rreziku nė njė anė nga Rusia Cariste,
qė i pėrkrahte qarqet sunduese tė shteteve ballkanike, e cila sidomos tentonte
ta zgjeronte Bullgarinė nė dėm tė tokave shqiptare, kurse nė anėn tjetėr nga
Austro-Hungaria dhe Italia qė ndėrhynin nė ēėshtjen shqiptare, sidomos nėpėrmjet
tė misionarėve klerikalė dhe tė kishave tė tyre.39
Komiteti, duke e vlerėsuar situatėn e
pėrgjithshme politike e hartoi brenda muajit prill Projektin ide tė Programit tė
parė me karakter kombėtar, tė cilin e miratoi mė 30 maj. Mė datėn 10 (22), 25,
26, 27, 28 dhe 29 qershor tė vitit 1878, kur Kuvendi themelues i Prizrenit
vazhdonte mbledhjet e tij, disa artikuj tė kėtij Programi, janė pėrfolur dhe
komunikuar nė formė tė kamufluar nga Sami Frashėri nė gazetėn Tercüman-i Sark",
pėr tė cilėt mendojmė se janė aprovuar nga mbledhjet e Kuvendit tė Lidhjes gjatė
muajit qershor tė vitit 1878.40 Kėto pjesė jepeshin nė gazetėn e pėrmendur dhe
shkruheshin nėn maskėn e titujve: Ēėshtja lindore, intrigat sllave dhe greke nė
Rumeli, protestat e popullsisė shqiptare etj. Samiu vepronte nė kėtė mėnyrė qė
tė mos zbulohej nga Qeveria Osmane aktiviteti politik dhe ilegal i Komitetit.
Zakonisht kėta artikuj politikė nuk nėnshkruheshin nga ana e Samiut. Mirėpo,
disa prej tyre nėnshkruheshin me pseudonime tė ndryshme, me qėllim qė ta bėnin
me dije Portėn dhe opinionin evropian se shqiptarėt nuk do tė lejonin tė
bėheshin pazarllėqe me tokat e tyre. Zakonisht pėrdorej pseudonimi Patrioti
Iskender, Patrioti nga Gegėria, Patrioti nga Toskėria, Patrioti nga Rumelia
(Ballkani).41 Pa dyshim kėta artikuj i shkruanin patriotėt dhe ideologėt
kryesorė tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, anėtarėt e Komitetit tė Stambollit.
Sikurse dihet, artikujt kryesorė nė kėtė
gazetė i ka shkruar vetė Sami Frashėri. Nė bazė tė njė artikulli, qė ėshtė
shkruar pikėrisht atė ditė kur Sami Frashėri paraqitet si kryeredaktor, mė 10
(22) qershor 1878, shihet haptazi se aty janė shprehur kėrkesat pėr bashkimin e
viseve shqiptare nė njė administratė tė vetme unike, dhe pėr mbrojtjen e viseve
tė tyre nga pretendimet e shteteve monarkiste ballkanike.42
Kėto kėrkesa janė pjesė tė nxjerra nga
Programi i parė kombėtar, tė cilat botoheshin nė gazetėn Tercüman-i Sark", nė
mėnyrė tė pjesėrishrne, siē u theksua edhe nė parė, pėr tė mos u hetuar
aktiviteti i Komitetit Politik, derisa tė pėrforcohej Lidhja.
Komiteti Qendror pėr mbrojtjen e tė
drejtave tė kombėsisė shqiptare, i cili zhvillonte njė aktivitet politik mjaft
tė suksesshėm pėr mbrojtjen dhe bashkimin e kombit dhe tė tokave shqiptare, e
intensifikoi punėn gjatė muajve prill edhe maj 1878, nė njė nivel mė tė lartė.
Prej 18-29 maj tė vitit 1878 Komiteti mbajti disa mbledhje, kurse mė 30 maj 1878
aprovoi njė Proklamatė e cila u drejtohej tė gjithė patriotėve shqiptarė dhe
kėrkonte tė organizoheshin dhe tė mobilizoheshin nė tė gjitha drejtimet dhe
instancat pėr tė mbrojtur tokat e tyre qė rrezikoheshin nga qeveritė monarkiste
ballkanike.43
Kjo Proklamatė pati jehonė jo vetėm ndėr
intelektualė, por edhe te borgjezia shqiptare. Ajo zgjoi ndėrgjegjen kombėtare
edhe ndėr masat e gjera popullore; te fshatarėsia, klasa punėtore, zejtarėt tė
cilėt ishin gjithnjė tė shtypur dhe tė eksploatuar nga sistemi feudal osman dhe
administrata e tij e korruptuar.
Komiteti i Stambollit i kishte vėnė vetes
detyrė tė rėndė dhe me pėrgjegjėsi tė madhe. Ai kishte rol tė madh nė
organizimin e masave shqiptare pėr zgjedhjen e ēėshtjes shqiptare.
Nė kėtė drejtim Komiteti i Stambollit i
dha shumė rėndėsi krijimit tė marrėdhėnieve sa mė tė mira me fqinjtė, sidomos me
grekėt, malazeztė dhe serbėt. Komiteti i Stambollit arriti tė vėnė kontakte dhe
tė lidhet me forcat progresive nė viset shqiptare dhe nė kėtė drejtim kontribuoi
mjaft. Kur nė vitin 1877 nė mes tė Malit tė Zi dhe Turqisė shpėrtheu lufta,
shqiptarėt morėn qėndrim neutral, edhe pse ishin shtetas osmanė dhe nxiteshin
nga Qeveria Osmane qė tė hynin nė luftė kundėr malazezve.44
Komiteti angazhohej nė mėnyrė maksimale
qė konflikti ndėrfqinjėsor dhe ndėrnacional tė zgjidhet nė mėnyrė paqėsore. Nė
Proklamatėn e tij thuhej: Komiteti do tė bėjė tė gjitha pėrpjekjet pėr
mbrojtjen para opinionit publik dhe diplomacisė evropiane -tė tė drejtave tė
kombėsisė shqiptare nė Shqipėrinė Veriore, siē ka bėrė pėr tė njėjtėn arsye edhe
nė Epir".45
Pėrveē kėsaj Komiteti Qendror i
Stambollit deklaronte: Ne dėshirojmė me gjithė zemėr tė jetojmė nė paqe me
mbarė fqinjėt tanė: Malin e Zi, Greqinė, Serbinė dhe Bullgarinė; ne nuk duam dhe
nuk kėrkojmė asgjė prej tyre, por jemi krejt tė vendosur qė ta mbajmė atė (tokė)
qė ėshtė e jona. T'u lihen shqiptarėve tokat e tyre".46
Nė tė vėrtetė, kjo proklamatė kishte
karakter kombėtar. Ajo tregonte se lufta e popullit fqi kundėr Perandorisė
Osmane kuptohej drejt dhe pėrkrahej, por me njė kusht: Toka e shqiptarėve tė mos
prekej. Nė tė theksohej vendosmėria e shqiptarėve pėr tė mos lejuar shkeljen dhe
copėtimin e trojeve, qė ua kishin lėnė tė parėt. Komiteti Qendror i Stambollit e
shihte si obligim qė gjithashtu t'u bėnte me dije Fuqive tė Mėdha se shqiptarėt
nuk kishin asgjė tė pėrbashkėt me sistemin feudal dhe despotik tė shtetit osman,
i cili i kishte lėnė ata nė errėsirėn shekullore.47
Komiteti e pėrhapte devizėn se shqiptarėt
ishin fare mirė nė gjendje tė qeverisnin veten.
Nė Promemorien drejtuar ambasadorit britanik nė Stamboll, Komiteti Qendror
theksonte: Shqiptarėt janė tė vendosur t'i kėpusin tė gjitha lidhjet me
sundimin osman; ata kėrkojnė njė administratė tė veēantė, qė u pėrgjigjet mė
tepėr nevojave dhe aspiratave tė tyre. Shqiptarėt kėrkojnė tė drejtėn tė hyjnė
nė gjirin e familjes sė madhe evropiane, pjesėtarė tė sė cilės janė".48
Po tė kemi parasysh historinė e
shqiptarėve nė shekullin XIX, duke parė me kujdes kėtė pjesė tė promemories,
arrijmė nė kėtė pėrfundim: shqiptarėt i kundėshtuan reformat osmane tė
Tanzimatit, sepse ato kishin pėr qėllim tė forconin edhe mė shumė shtypjen
osmane. Shqiptarėt, nė kundėrshtim me pikėpamjet e tė tjerėve, janė nė gjendje
ta qeverisin vetvetėn, janė tė gatshėm tė ndjekin rrugėn e qytetėrimit, por
shtypja e huaj i pengonte tė ecnin pėrpara.49
Tendenca e pėrparimit nuk ėshtė aspak e
huaj pėr ne. Por, para sė gjithash, shtrohet detyra e ngutshme e mbrojtjes sė
tokave tona, e luftės sė vendosur kundėr pėrpjekjeve pėr t'i copėtuar trojet
shqiptare. Prandaj, edhe qe vendosur tė formohet njė qendėr dhe organizatė e
pėrgjithshme rreth sė cilės do tė bashkoheshin tė gjithė shqiptarėt.
Pėrfaqėsuesit e lėvizjes patriotike shqiptare vendosėn qė kjo qendėr tė ishte nė
Prizren,50 i cili kishte rendėsi tė madhe politike dhe ekonomike pėr viset
shqiptare.
Komiteti i Stambollit, si edhe mė vonė
Komiteti Qendror i Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, preferonin marrėdhėnie tė
mira me popujt fqinj tė Ballkanit. Komiteti i Stambollit pėrkrahte nė tėrėsi
inisiativėn e disa pėrfaqėsuesėve progresivė serbė dhe malazezė, si edhe tė
Lidhjes Shqiptare, qė tė formohej njė aleancė nė mes tyre, sikurse qė ishte
vepruar me boshnjakėt kundėr armikut tė pėrbashkėt.
Por, kjo aleancė mund tė arrihej vetėm me
kusht sikurse kėrkonte Lidhja e Prizrenit, qė mė parė qarqet sunduese tė Serbisė
dhe tė Malit tė Zi tė hiqnin dorė nga pretendimet e tyre territo-riale kundėr
viseve shqiptare.51 Kėtė kusht nė parim qarqet nė fjalė e kishin pranuar, pasi
qė kėtė gjė e vėrtetojnė lajmet telegrafike qė kishin arritur nė Stamboll, ku
thuhej: Kuptohet se serbėt dhe malazezėt i kanė dėrguar pėrfaqėsuesit e tyre nė
Kuvendin e Lidhjes sė Prizrenit qė tė bėjnė njė marrėveshje me Komitetin Qendror
tė Lidhjes, selia e sė cilės ėshtė nė Prizren.52
Komiteti i Stambollit e pėrkrahte kėtė
ide dhe shprehej se nėse do tė veprohet nė baza tė barabarta, tė shėndosha dhe
parimore, kjo aleancė do tė ishte e mundshme, bile mė se e nevojshme dhe forcat
shqiptare do tė luftonin me siguri sė bashku me forcat serbe, malazeze dhe
boshnjake kundėr ushtrisė sė Austro-Hungarisė, sidomos pėr mbrojtjen e Sanxhakut
tė Novipazarit pėr t'u ndėrprerė depėrtimin forcave tė saj nė drejtim tė Detit
Adriatik.53
Kėtė gjė e vėrteton edhe njė dokument
osman i 13 shtatorit tė vitit 1878, i cili vė nė pah se pas luftės sė Gjakovės
ndėrmjet forcave shqiptare dhe ushtrisė osmane, u arrit armėpushimi dhe u bė njė
marrėveshje me serbėt pėr ndėrprerjen e armiqėsive.54
Mė 18 qershor 1878 Komiteti Politik i Stambollit mbajti njė mbledhje dhe e
shqyrtoi situatėn politike nė pėrgjithėsi, veēanėrisht gjendjen e vėshtirė nė tė
cilėn gjendeshin viset shqiptare. U rnor vendimi qė tė dėrgohej njė protestė
duke i kundėrshtuar vendimet e Fuqive tė Mėdha, qė tentonin qė kufijtė e shtetit
grek tė zgjeroheshin nė dėm tė viseve shqiptare.55
Komiteti deklaronte: Ne i respektojmė tė
drejtat e tė tjerėve dhe nuk kėrkojmė tjetėr gjė, vetėm se gjithashtu tė
respektohen dhe tė merren parasysh tė drejtat tona. Neve as qė na shkon ndėrmend
tė paraqesim projekte nė dėm tė fqinjve tanė, por kėrkojmė qė fqinjtė tanė tė
heqin dorė nga synimet zaptuese tė tyre kundėr nesh dhe vendeve tona".66
Komiteti i Stambollit protestoi te
pėrfaqėsuesit e Kongresit tė Berlinit: Ne i kemi shpallur tė pajustifikueshme
qėllimet aneksioniste tė Greqisė dhe sot po e pėrsėrisim dhe po e verifikojmė po
atė deklaratė. Ne protestojmė kundėr copėtimit tė atdheut tonė tė dashur. Humbja
e vendeve aq tė shtrenjta pėr qenien tonė kornbėtare nuk do tė jetė pėr ne veēse
njė dėnim me vdekje. Populli shqiptar ėshtė vendosur tė ngrihet si njė trup i
vetėm kundėr lėshimit qoftė edhe tė njė pėllėmbė toke mė tė vogėl tė vendlindjes
sė tij".57Evropa nuk mund tė mos i njohė tė drejtat tona. Ne u bėjmė thirrje
ndjenjave tė saj tė na shpėtojė nga fatkeqėsitė e mėdha qė na kėrcėnohen nga
sulmet e Greqisė".58
Komiteti i Stambollit, duke vazhduar
aktivitetin e tij tė pandėrprerė, mė 20 qershor tė vitit 1878, nė mbledhjen e
vet mori qėndrim qė t'ia dėrgojė njė memorandum Kongresit tė Berlinit dhe tė
kėrkojė prej tij ta marrė parasysh edhe ēėshtjen shqiptare, ruajtjen e tėrėsisė
territoriale tė viseve tė tyre, si edhe pėr zbatimin e reformave pėrmirėsuese
nga ana e Portės. Ky Memorandum i ishte drejtuar Bizmarkut, kryetarit tė
Kongresit tė Berlinit dhe pėrfaqesuesit tė Gjermanisė, Andrashit, ministėr i
punėve tė jashtme dhe pėrfaqėsues i Austro-Hungarisė nė Kongres, dhe
Vadingtonit, ministėr i punėve tė jashtme dhe pėrfaqėsues i Francės nė Kongres.
Anėtarėt e Komitetit tė Stambollit, me
anėn e kėtij Memorandumi deshtėn ta bėnin me dije opinionin evropian qė, lidhur
me ēėshtjen shqiptare duhet tė kishin kujdes, pasi qė tokat shqiptare kishin zot
tė vetin. Lidhja nuk pranonte qė Porta e Lartė dhe Sulltani ta pėrfaqėsonin
popullin shqiptar, meqė ajo kėrkonte sikurse edhe kombet e tjera ballkanike ta
formojė njė shtet autonom.59
Nė kėtė Memorandum thuhet: Ne do ta
tepronim nė qoftė se nė mes tė shqetėsimeve serioze qė e preokupojnė tani
Kongresin do tė fillonim t'i flisnim pėr histori, pėr gjuhė dhe pėr etno-grafi,
pėr tė provuar ekzistencėn e popullit shqiptar. Ne mjaftohemi tė tregojmė kėtu
kufijt e viseve shqiptare qė fillojnė nga Tivari, Shkodra, me tė gjitha malet e
banuara nga katolikėt, nga Peja, Kurshumlija, Prishtina, Leskovci, Vranja,
Shkupi, Manastiri, Grebeneja, Pindi, Kallarita e Narta dhe mbarojnė nė gjirin e
Mbrakisė.60
Komiteti i Stambollit gjithashtu kėrkonte nga Kongresi i Berlinit se nėse si
pasojė e Traktatit tė Shėn Stefanit, mėnyra e administrimit tė brendshėm do tė
pėsonte ndryshime, nė kėtė rast nė emėr tė popullit shqiptar kėrkonte qė tė
formohet njė Komision ad hoc i pėrbėrė nga shqiptarėt dhe nėn mbikėqyrjen e
Fuqive tė Mėdha dhe me pėlqimin e Portės sė Lartė tė studiojė formėn dhe tė
hartojė rregulloret e institucioneve tė reja lokale, duke ua pėrshtatur
karakterit, zakoneve dhe nevojave tė viseve shqiptare.61
Si shihet, Komiteti i Stambollit me kėtė
kėrkon qė tė formohet njė administratė e veēantė, ku do tė bashkoheshin tė
gjitha viset shqiptare nė njė njėsi territoriale tė vetme e cila do t'u
pėrgjigjej rrethanave politiko-ekonomike dhe nevojave kxolturore-arsimore tė
popullit shqiptar.
Komiteti organizativ dhe politik i
Stambollit e lidhi ngushtė luftėn kundėr copėtimit tė viseve shqiptare me luftėn
pėr autonominė territoriale administrative tė vendit. Komiteti i Stambollit
zhvilloi njė aktivitet tė gjithanshėm si nė planin e brendshėm, ashtu edhe nė
atė tė jashtėm. Ai arriti qė tė lidhet me forcat progresive tė brendshme tė
viseve shqiptare dhe me udhėheqėsit e Lėvizjes Kombėtare qysh nė fillim tė vitit
1878, dhe sė bashku me kėto forca i bėri tė gjitha pėrgatitjet pėr formimin e
Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit. Kėtė ide dhe detyrė tė shenjtė arriti ta
realizojė plotėsisht mė 10 qershor 1878.
-----------------------
1 Basbakanlik
arsivi, Stamboll, Fondi Yildiz Evrak esasi, miihte-life dok. nr. 1187/1, mė tej
B. B. A. I; Krahaso: Lidhja e Prizrenit nė do-kumentet osmane 18781881,
Pėrgatitur nga Iliaz Rexha, Arkivi i Ko sovės, Prishtinė, 1978, f. 184.
2 Historia e letėrsisė shqipe, vėllimi I, II, Prishtinė, 1971, f. 441; N a-cip
Alpan, Arnavut alfabesi nasil dogdu, Ankara, 1979, f. 5254.
3 Historia e popullit shqiptar, vėll. II, Prishtinė, 1969, f 117120.
4 Mumeyyiz gundiiluk gazetesi, nr. 79, viti H. 1286 (1869), Belediye Kutuphanesi,
Istambul.
5Ibn Kemal, Tevarih* Ali Osman, Istambull, 1!
"Bursali Mehmed Tahir, Osmanli muelifleri, Istambul, 1910.
7 Ilijaz Rexha, Hulumtimi i dokumenteve dhe dorėshkrimeve nė gjuhėt orientale nė
Kosovė, Vjetari i Arkivit te Kosoves, Pnshtinė, 1974, f. 192.
3 Dar-al-vasaik tarihlye kavmiye Arkivi Qendror i Egjiptit, Kajro.
9H. Kaleshi, Roli i shqiptarėve nė letėrsinė orientale, Seminari i Kulturės
Shqiptare pėr tė huaj, Prishtinė 1976, nr. 2. f. 152.
10 Jahja Dukagjin Zade Arnauti, Koxha Sinan Pasha, Lutfi Pasha, Koēi Beu, Fazil
Ahmed pashė Qyperliu, Mufid Libohova, Syrja Vlora etj. 'Xhafer Belegu, Lidhja e
Prizrenit, Shkodėr, 1939, £. 4.
2 R e x h e p Qosja, Kolonia e Stambollit, Seminari i Kulturės Shqi-ptare pėr tė
huaj, nr. 4.
13 Basbakanlik arsivi, Meclis-i meb'usan, Istambul, 1293 (1878), Zabit Ceridesi,
Devre, 2 cild, ictima, 1, f. 14455.
14 Historia e letėrsisė shqipe, vep. cit., f. 449; Historia e popullit
shqip-tar, vep. cit., f. 90.
15 Nacip P. Alpan, Prizren Arnavut Birligi, Ankara, 1978, f. 33.
16 Baēbakanlik arēivi, Meclis-i Meb'usan, vep. e cit., f. 155.
17 Po aty, f. 155.
18 Po aty, f. 155.
19 Po aty, f. 156.
20 Po aty, t. 157.
21 B. B. A. I, dok. nr. 1174/1.
22 Jovan Had2ivasilevi<5, ArbanaSka Liga, Beograd, 1909, f. 29.
23 Po aty, f. 30. M Po aty, f. 31.
"Cedo Mijatovid, Carigradske slike i priliJce, f. 164; Sipas H a x h i v a s i 1
e v i q i t, f. 31.
26 Po aty, f. 32.
27 Po aty, f. 33.
28 Po aty, f. 3334.
29 Po aty, f. 35.
30 Lidhja e Prisrenit nė dokumente osmane, f. 10; Lidhja shqiptare e Prizrenit
nė dokumentet osmane 18781881, Pėrgaditur nga Kristaq Prifti, Tiranė 1978, f.
68.
31 Shqipėria nė vitet e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit 18781881, Buri-me frenge,
Pėrgatitur nga L i g o r M i 1 e, Tiranė, 1978, f. 35; Lidhja Shqiptare e
Prizrenit nė dokumente angleze 18781881, dokumentet i tran-skriboi, i
shqipėroi, dhe i komentoi Skėnder Rizaj, Arkivi i Kosovės, Prishtinė, 1978, f.
1820; Lidhja e Prizrenit nė dokumente austriake 1878 1881, pėrkthyar nga Ahmet
Abdullahu, (dorėshkrimi nė Arkivin e Kosovės); Lidhja e Prizrenit nė dokumentet
jrenge 18781881, Pėrkthyer
Gjyltekin Shehu, (dorėshkrimi nė Arkivin e Kosovės).
32 Historia e letėrsisė shqipe; Historia e popiMit shqiptar, f. 91.
33 Suleyman Kiiēe, Osmanli tarihinde Arnavudluk, Izmir, 1944, f. 246.
34 Historia e letėrsisė shqipe, f. 441.
gen 119,
35 Prizren vilayet gazetesi, nr. 7, 25. 9. 1871. H. Kaleshi, H. Jur-K
36 PO aty.
37 Po aty.
38 H. Kaleshi, H. JUrgen Kornrumpf, vep. e cit. t. 120.
39 Basiret gazetesi, 21 prill 1878. Belediye ktitiiphanesi, Istambul.
40 Terciiman-i ēark, nr. 74 10 (22) qershor 1P78, Belediye kiituphanesi,
Stamboll.
41 Tercuman-i $ark, nr. 79 dhe nr. 80, 2728 qershor 1878.
42 Terciiman-i ?ark, nr. 81, 29 qershor 1878.
43 Aktet e Rilindjes Kombėtare Shqiptare, 18781312, Pėrgatitur nga Stefanaq
Pollo dhe Selami Pulaha, Akademia e Shkencave KSPSH, Tiranė, 1978, f. 18.
44 Po aty 18.
45 Po aty 19.
46 Po aty.
47Kolė Xoxi, Lidhja Shiptare e Prizrenit, Tiranė. 1978, f. 50.
48 Po aty, £. 50.
49 Po aty, f. 51.
50 Po aty, f. 51.
61 Tercuman-i $ark, nr. 108, 15 gusht 1878. 52 Tercuman-i $arJc, nr. 109, 16
gusht 1878.
w Terc&man-i ?ark, nr. 104, 11 gusht 1878; T. ?ark, nr. 130, 6 shtator 1878
54 Basbakanlik arsivi, Fondi Irade defteri, dok. nr. 62915.
55 Aktet e RUindjes kombėtare shqiptare, f. 37.
56 Po aty.
57 Po aty.
58 Po aty, f. 38.
59 Po aty, t. 48. «° Po aty, f. 49. 01 Po aty, f. 50.
http://forumihorizont.com/showthread.php3?s=1a0d6e4201422a87cf3f8f95e614e4c2&threadid=2283&goto=nextoldest |