|
Dr. Milazim Krasniqi
LIDHJA E
PRIZRENIT, PAVARĖSIA
E MALIT TĖ ZI DHE
GJEOPOLITIKAT
E REJA BALLKANIKE
Qėndrimi i sotėm ndaj Malit tė Zi dhe
shteteve tė tjera fqinje e ndaj shteteve, qė janė trashėguese tė Fuqive tė Mėdha
tė dikurshme tė Kongresit tė Berlinit, nuk duhet tė ndikohet nga objektivat e
parealizuara tė Lidhjes sė Prizrenit dhe nga dėmi qė i janė shkaktuar atėherė
ēėshtjes shqiptare. E dyta, pėr shkak tė koniukturave tė tashme gjeopolitike,
duke pėrfshirė edhe miqėsinė me shtetet e dikurshme agresore, nuk duhet ti
ndėrrohet pėrmbajtja e vėrtetė Lidhjes sė Prizrenit dhe luftėrave shqiptare pėr
shtet nacional.
Nė ditėt kur nė Kosovė dhe nė botėn
shqiptare po bėhen pėrgatitjet pėrfundimtare pėr shėnimin e 128 vjetorit tė
Lidhjes sė Prizrenit, Mali i Zi rifitoi pavarėsinė e vet, tė cilėn e kishte
fituar para njėqind e njėzet e tetė vjetėve, nė Kongresin e Berlinit, edhe nė
dėm tė trojeve shqiptare. Por, shqiptarėt e vitit 2006 e ndihmuan rifitimin e
pavarėsisė sė shtetit malazez dhe iu gėzuan kėsaj pavarėsie. Vetė shqiptarėt nė
Mal tė Zi, pasardhėsit e atyre shqiptarėve qė u gjymtuan nga formimi i shtetit
malazez nė tokat e tyre, votuan masivisht nė favor tė pavarėsisė. Kuotat mė tė
larta tė votimit nė favor tė pavarėsisė u shėnuan nė Ulqin, nė qytetin tė cilin
e patėn amputuar nga trungu shqiptar, pikėrisht pretendimet territoriale tė
shtetit malazez. Njė kontigjent jo i vogėl shqiptarėsh erdhėn madje edhe nga
Shtetet e Bashkuara tė Amerikės qė tė jepnin kontributin e tyre pėr fitoren e
referemdumit malazez pėr pavarėsi. Edhe shqiptarėt nė Kosovė, nė Shqipėri dhe nė
botėn shqiptare , u deklaruan nė favor tė pavarėsisė malazeze, si njė zhvillim
pozitiv pėr tė ardhmen e tyre dhe tė rajonit. Kryeministri i Shqipėrisė, Sali
Berisha, tė nesėrmen e referendumit malazez, nga Shkodra dha mesazhin e
pėrshėndetjes sė rezultatit pozitiv tė referendumit, pra nga qyteti historik
shqiptar, i cili qe bėrė rrafsh me tokė nga agresioni i Malit tė Zi, nė rrėmujėn
e luftėrave ballkanike.
Ēka do tė thotė ky entuziazėm shqiptar me
pavarėsinė e Malit tė Zi, kėtij shteti qė ka qenė njėri nga shkaktarėt e
tragjedisė shqiptare tė para njėqind e njėzetetetė vjetėve, tė kohės kur u mbajt
Kuvendi i Lidhjes sė Prizrenit (dhe Kongresi i Berlinit.) Poashtu, kėtij shteti
qė ishte ftilluesi i Luftės sė Parė Ballkanike dhe i agresionit barbar mbi
Shkodrėn dhe rrethinat e saj, po edhe i pushtimit tė egėr tė njė pjese tė
Rrafshit tė Dukagjinit? A mos ėshtė ky entuziazėm i shqiptarėve tė sotėm,
tregues i njė harrese, e cila konsiderohet si tepėr e rrėnjosur nė mendjen e
tyre politike? Apo ėshtė tregues i shkurtpamėsisė sė tyre tė tashme politike?
Apo, i tė kuptuarit se pėr kėto njėqind e njezet e tetė vjet, gjėrat kanė
ndryshuar nė planin gjeopolitik dhe ato kanė sjellė tė tjera raporte tė tjera
vlerėsime tė shqiptarėve edhe pėr rikthimin e pavarėsisė sė Malit tė Zi?
Pa i prekur kėsaj here dy pandehmat e
para, ėshtė e qartė se fjala vėrtet ėshtė pėr ndryshimin e raporteve
gjeopolitike nė rajon, qė kanė sjellė edhe ndryshimin e qėndrimit tė shqiptarėve
ndaj Malit tė Zi. Nė fakt, qėndrimi i shqiptarėve nė kėtė kontekst ka tė bėjė me
favorin qė pritet tė rezultojė nga shpėrbėrja e ish federatės ndėrmjet Serbisė e
Malit tė Zi, e cila ishte armiqėsore dhe me pretendime pėr ta mbajtur Kosovėn tė
lidhur pas qerres sė vet. Bile, edhe nė Kartėn Kushtetuese e cila parashihte
mundėsinė e ndarjes sė kėtyre dy republikave ish jugosllave, ėshtė vendosur qė
kontinuiteti shtetėror i ish federatės Serbi-Mali i Zi ti mbetet Serbisė, me
arsyetimin e vetėm se kjo do ti ndihmojė asaj qė tė pėrpiqet ta mbajė Kosovėn
brenda atij kontinuiteti shtetėror. Pra, Mali i Zi nuk konsiderohet aq
armiqėsor sa Serbia dhe kjo paraqet edhe tharmin e ndryshimit tė qėndrimit
shqiptar ndaj shkėputjes sė Malit tė Zi, i cili edhe i shkėptur mban pėr vete
tokat shqiptare tė aneksuara nė kohėn e Lidhjes sė Prizrenit, i cila si
organizatė politiko-ushtarake, ka luftuar me armė nė dorė pėr ti mbrotjur ato
territore shqiptare, nga pushtimi malazez. Kalkumimi politik dhe gjeopolitik
elemenar ėshtė se Mali i Zi i pavarur do tė inkuadrohet nė Kartėn e Adriatikut,
ku bėjnė pjesė Kroacia, Shqipėria dhe Maqedonia, me ēka do tė forcohet brezi
bregdetar i Adriatikut, nėn influencėn e Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, duke
pėrjashtuar ēfarėdo mundėsie tė influencės serbo-ruse. Poashtu llogaritet se
Mali i Zi si shtet i pavarur do tė inkuadrohet mė shpejt edhe nė strukturėn
ushtarake Partneriteti pėr Paqe, e cila i pėrrgatit shtetet ballkanike (tė tė
ashtuquajtur Ballkani Perėndimor) pėr anėtarėsim nė NATO. Zhvillimi imėtejshėm
parashikon edhe mundėsinė anėtarėsimit mė tė shpejtė nė strukturat e Bashkimin
Europian dhe nė integrimet e gjera euro-atlantike. E kjo ka ndikimin e vet edhe
nė pėrshpejtimin e integrimit tė rajonit, duke pėrfshirė Shqipėrinė, Kosovėn dhe
Maqedoninė, pra, pjesėt kryesore tė kombit shqiptar, tė cilat filluan tė
fragmentihen nė kohėn kur u formua Lidhja e Prizrenit.
Natyrisht, nė planin politik, ėshtė mė se
e qartė se mbetja e Serbisė pa njė federatė qoftė dhe artificiale, sikundėr
ishte ajo me Malin e Zi, e bėnė shumė mė tė logjikshme e tė paalternaitvė edhe
pavarėsinė e shpejtė tė Kosovės.
Kur shikohen kėto zhvillime gjeopolitike,
tė cilat llogaritet se po sjellin favore konkrete edhe pėr shqiptarėt, duke
korrigjuar diēka nga krimi qė u bė ndaj tyre para njėqind e njėzet e tetė
vjetėve nga fqinjtė malazez, serbė, bullgarė e grekė dhe nga Fuqitė e Mėdha tė
asaj kohe, shtrohet pyetja: mos janė konsumuar pėrfundimisht idealet e Lidhjes
sė Prizrenit? Por, pėr ta gjetur pėrgjigjen sa mė tė plotė, duhet tė pėrkujtohen
idealet e saj. Dihet se ideali kryesor i Lidhjes sė Prizrenit ishte ruajtja e
tėrėsisė teritoriale tė tokave shqiptare, kompakėstimi i katėr vilajeteve nė njė
njėsi administrative dhe administrimi i saj nga vetė shqiptarėt, duke nėnkutpuar
edhe arsimimin nė gjuhėn shqipe dhe administarėn vendore nė gjuhėn shqipe. Vetėm
ky pėrkujtim i shpejtė, na e bėn tė qartė se ai ideal qė nuk ėshtė pėrmbushur,
nuk mund tė jetė as i konsumuar. Por, ka ndryshuar konteksti gjeopolitik e
bashkė me kėtė ka ndryshuar edhe ideali i shqiptarėve nė ditėt tona. Nė kėtė
aspekt, njė pėrparėsi e shqiptarėve ėshtė se nuk mbetėn peng tė kujtimit tė
hidhur historik, sikundėr kanė mbetur fqinjėt e tyre serbė, tė cilėt idealin e
vet kombėtar tė sotėm, e ndėrtojnė mbi tė kaluarėn mesjetare. Ky anakronizėm i
ka bėrė qė tė jenė agresorė kundėr fqinjve tė vet nė vitet e nėntėdhjetė tė
shekullit XX, qė tė konfrontohen edhe me komunitetin ndėrkombėatr dhe tė mbeten
edhe sot tė izloluar, pėr shkak tė nostalgjive tė vjetra kleronacionlaiste dhe
fashiste.
Nė rastin e shqiptarėve, ndryshimi i
aspiratave nacionale nė realitetet e reja gjeopolitike, ka rezultuar me
ndryshimin pozitiv tė qėndrimit tė komunitetit ndėrkombėtar ndaj tyre. Por, ne
shqiptarėve na mbetet ta gjejnė ku ėshtė vija, nėn tė cilėn ndryshimi nuk bėn tė
prekė. Nė kėtė aspekt, duhet bėrė dy veprime paralele: e para, qėndrimi i sotėm
ndaj Malit tė Zi dhe shteteve tė tjera fqinje e ndaj shteteve qė janė
trashėguese tė Fuqive tė Mėdha tė dikurshme tė Kongresit tė Berlinit, nuk duhet
tė ndikohet nga objektivat e parealizuara tė Lidhjes sė Prizrenit dhe nga dėmi
qė i janė shkaktuar atėherė ēėshtjes shqiptare. E dyta, pėr shkak tė
koniukturave tė tashme gjeopolitike, duke pėrfshirė edhe miqėsinė me shtetet e
dikurshme agresore, nuk duhet ti ndėrrohet pėrmbajtja e vėrtetė Lidhjes sė
Prizrenit dhe luftėrave shqiptare pėr shtet nacional.
Nė tė vėrtetė kėto dy ngatėrrime kanė
ndodhur shpesh nė mendimin politik shqiptar e ndonjėherė edhe nė vetė
historiografinė shqiptare. Por ėshtė e qartė se as mbetja peng nė tė kaluarėn e
hidhur nuk ndihmon qė tė orientohemi nė realitetin e sotėm gjeopolitik, sikundėr
qė as harresat e tė kaluarės, pėr t u rreshtuar nė kampet e tashme fitimtare
nuk na ndihmojnė qė tė imponohemi si komb me identitet tė qėndrueshėm dhe me
kėrkesa tė qarta e realiste.
Rrethanat pėr kthjellimin e gjėrave janė
mė se tė favorshme nė njėqind e njėzet e tėtė vjetorin e Lidhjes sė Prizrenit,
nė ēka kontribuuar edhe pavarėsia e tashme e Malit tė Zi. Krejt nė kundėrshtim
me ndikimin qė ka pasur pranimi i atij shteti, nė dėm tė shqiptarėve, pikėrisht
para njėqind e njėzet e tetė vjetėve.
5 qershor 2006
http://www.vendlindja.com/forum/showthread.php?t=584 |