|
LIDHJA SHQIPTARE E
PRIZRENIT
(1878 - 1881)
1. KRIZA LINDORE DHE LĖVIZJA SHQIPTARE
Gjatė viteve 70 tė shek. XIX u duk qartė se politika 40-vjeēare tanzimatiste e
qarqeve sunduese osmane nuk arriti tė ndalte procesin e shthurjes sė mėtejshme
tė perandorisė sė sulltanėve. Plogėshtia e strukturės shtetėrore, arbitrariteti
i hallkave administrative dhe korrupsioni i aparatit burokratik, qė Perandoria
Osmane kishte trashėguar nga sistemi i mėparshėm feudal-ushtarak, u shtuan mė
shumė. Nė vitet 70 ekonomia e saj ndodhej nė njė amulli tė pėrgjithshme. Gjatė
dy dekadave tė fundit vėrshimi i mallrave tė industrisė evropiane ishte
trefishuar. Mė 1875 niveli i eksportit pėrfaqėsonte ēerekun e importit. Kriza e
saj financiare ishte acaruar nė kulm. Porta e Lartė ishte e detyruar tė merrte
ēdo vit nga jashtė borxhe tė reja, pasi me tė ardhurat buxhetore nuk pėrballonte
dot as gjysmėn e shpenzimeve tė veta. Mė 1875 tė ardhurat ishin 800 milionė
franga ari, kurse borxhet e saj tė jashtme kapnin 5,3 miliardė franga ari.
Perandoria Osmane nuk ishte nė gjendje tė shlyente jo vetėm kėstet e kredive,
por as kamatėn e tyre tė pėrvitshme.
Me gjithė pėrpjekjet e tyre gjysmėshekullore, qarqet sunduese osmane nuk i
siguruan dot Perandorisė sė tyre as qetėsinė e brendshme politike. Kryengritjet
e masave popullore kundėr shtypjes feudale dhe ato tė kombėsive joturke kundėr
zgjedhės osmane, vazhduan tė shpėrthenin nė tė katėr anėt e Perandorisė. Pėr mė
tepėr, tani kishte dalė nė skenė, si forcė e re kundėrshtare, edhe lėvizja
liberale demokratike turke, e pėrfaqėsuar nga organizata e Osmanėve tė Rinj, e
cila synonte tė zhdukte despotizmin feudal teokratik tė sulltanėve.
Edhe gjendja ndėrkombėtare po zhvillohej
nė dėm tė saj. Gjatė viteve 70 kishte dalė nė skenė Perandoria Gjermane, e cila
kishte filluar tė trondiste pozitat ndėrkombėtare tė dy perandorive koloniale,
tė Anglisė dhe tė Francės. Disfata qė pėsoi Franca nga Prusia (1871), i dha rast
Rusisė cariste tė hidhte poshtė nenet e Traktatit tė Parisit (1856), qė e
pengonin tė armatosej nė Detin e Zi kundėr Perandorisė Osmane. Po ashtu,
Austro-Hungaria, pas disfatės qė kishte pėsuar politika e zgjerimit tė saj nė
Gjermani e nė Itali, kishte filluar tė aktivizohej nė drejtim tė Gadishullit
Ballkanik dhe tė detit Egje. Gjatė kėsaj kohe edhe Italia, e cila kishte
pėrfunduar bashkimin e saj politik dhe kishte hyrė nė radhėt e Fuqive tė Mėdha,
ndonėse ishte ende e dobėt, aspironte tė vinte njė kėmbė nė bregdetin lindor tė
Adriatikut.
Si pasojė e kėtyre ndryshimeve, pėrballė
Anglisė e Francės, tė cilat pėrpiqeshin si edhe mė parė ta mbanin nė kėmbė
Perandorinė Osmane, tani, gjatė viteve 70, qėndronin dy fuqi tė tjera tė mėdha
qė dėshironin shembjen e saj tė shpejtė - Rusia cariste dhe Austro-Hungaria. Pėr
tė vėnė nė jetė planin e saj ekspansionist, Rusia filloi tė nxiste popullsitė e
shtypura tė Turqisė Evropiane pėr kryengritje kundėr Portės sė Lartė dhe sidomos
shtetet sllave ballkanike pėr luftė kundėr Perandorisė Osmane. Pėr kėtė qėllim
ajo doli me flamurin e pansllavizmit, i cili nė tė vėrtetė ēonte nė
nėnshtrimin e kombėsive sllave dhe josllave ndaj politikės cariste.
Nė kėto rrethana shpėrtheu nė korrik tė
vitit 1875 kryengritja ēlirimtare kundėrosmane nė Hercegovinė. Muajin tjetėr ajo
u shtri nė Bosnjė. Nė kryengritjet e tė dy vendeve morėn pjesė vetėm popullsitė
sllave tė krishtere. Banorėt sllavė myslimanė, tė cilėt nė Bosnjė pėrfaqėsonin
shumicėn e popullsisė, qėndruan jashtė kryengritjes, madje pjesėrisht anuan
kundėr saj. Me gjithė ndihmėn qė patėn nga Serbia e Mali i Zi, kryengritėsit nuk
i bėnė dot ballė kundėrveprimit ushtarak osman. Nė vjeshtė e nė dimėr, hovi i
kryengritjeve ra, por nė pranverėn e vitit 1876 ato u gjallėruan pėrsėri. Pėr mė
tepėr, nė prill 1876 shpėrtheu kryengritja ēlirimtare nė Bullgari. Megjithatė
Porta e Lartė mundi pėrsėri ti shtypte kryengritjet bullgare, boshnjake dhe
hercegovinase.
Sapo shpėrtheu kryengritja nė Hercegovinė
e nė Bosnjė, Serbia e Mali i Zi u pėrpoqėn ta shtrinin zjarrin e saj edhe nė
popullsitė e tjera tė shtypura tė Turqisė Evropiane. Ato i nxitėn pėr
kryengritje kundėrosmane edhe shqiptarėt, por kėta nuk lėvizėn, sepse panė qė
Beogradi dhe Cetina kishin qėllime aneksioniste ndaj trojeve tė tyre. Nė qershor
1876, kur u pa se plani i shpėrthimit tė kryengritjes sė pėrgjithshme tė popujve
tė shtypur tė Ballkanit kishte dėshtuar, Beogradi e Cetina kaluan nė aksion tė
hapur. Serbia mė 30 qershor dhe Mali i Zi mė 1 korrik 1876 i shpallėn luftė
Perandorisė Osmane. Serbia e Mali i Zi patėn pėrkrahjen e Perandorisė Ruse, e
cila u dėrgoi armatimet e nevojshme dhe, sė bashku me to, edhe 30 mijė
vullnetarė rusė pėr tė luftuar pėr ēlirimin e vėllezėrve sllavė nga zgjedha
osmane.
Por lufta e dy monarkive ballkanike
kundėr Turqisė krijoi njė situatė tepėr tė ndėrlikuar nė arenėn ndėrkombėtare.
Cilido qė tė ishte pėrfundimi i saj, ajo do tė tėrhiqte ndėrhyrjen e Fuqive tė
Mėdha pėr tė rregulluar, secila sipas interesave tė vetė, hartėn politike tė
Evropės Juglindore. Nė tė vėrtetė, njė javė pas fillimit tė luftės, mė 8 korrik
1876, Rusia dhe Austro-Hungaria bėnė me anėn e dy notave tė veēuara njė
marrėveshje tė fshehtė nė Rajhshtat (Reichsttadt) tė Bohemisė pėr ta rregulluar
Gadishullin Ballkanik sipas interesave tė tyre ekspansionistė. Vjena e
Peterburgu vendosėn tė mos ndėrhynin ushtarakisht nė konfliktin e Serbisė e tė
Malit tė Zi me Turqinė. Por tė dyja palėt ranė nė ujdi qė, po ta fitonte luftėn
Perandoria Osmane, nuk do tė bėhej asnjė ndryshim nė hartėn politike tė
Gadishullit Ballkanik. Megjithatė, nė kėtė rast do ta detyronin Portėn e Lartė
tė zbatonte nė favor tė popullsisė sllave disa reforma si ato qė iu dhanė Kretės
mė 1886, ndėrsa po ta fitonte luftėn pala tjetėr (Serbia e Mali i Zi), Bosnja do
tė kalonte nėn zotėrimin kryesisht tė Austro-Hungarisė dhe pjesėrisht tė
Serbisė, e cila do tė merrte gjithashtu njė pjesė tė Kosovės, kurse Mali i Zi
njė pjesė tė Hercegovinės. Bullgaria do tė bėhej njė shtet autonom dhe Rumelia
njė vilajet autonom. Nė kėtė rast Vjena vuri conditio sine qua non qė tė mos
krijohej njė shtet i madh sllav nė Gadishullin Ballkanik. Kjo do tė thoshte qė
as Serbia nuk duhej tė shtrihej deri nė Adriatik, as Bullgaria nuk duhej tė
pėrfshinte Maqedoninė, sepse, si njėra, si tjetra, do ta pengonin ekspansionin e
Austro-Hungarisė drejt Egjeut. Nė notėn austro-hungareze parashihej krijimi i
njė shteti autonom shqiptar, kurse nota ruse nuk e pėrfillte fare fatin e
Shqipėrisė. Nė Rajshtat ēėshtja shqiptare hyri pėr tė parėn herė nė qerthullin e
diplomacisė evropiane si ēėshtje politike. Megjithėse aty nuk u mor asnjė
vendim, qysh nė hapin e parė u shfaqėn dy qėndrime tė kundėrta, qė do ta
karakterizojnė, tani e tutje, trajtimin e ēėshtjes shqiptare nga kancelaritė e
mėdha: njėri i Rusisė, qė mohonte krejtėsisht tė drejtat kombėtare tė
shqiptarėve, tjetri i Austro-Hungarisė, qė kėrkonte, veēse pjesėrisht,
respektimin e tyre. Edhe ideja e Vjenės pėr krijimin e njė formacioni politik
shqiptar, ishte e kushtėzuar me futjen e kėtij shteti nėn protektoratin e saj.
Si pasojė e kėtyre tre faktorėve - e
kalbėzimit tė Perandorisė Osmane, e rritjes sė lėvizjes ēlirimtare dhe e
ndėrhyrjes sė Fuqive tė Mėdha - lindi pėrsėri nė mesin e viteve 70, por me njė
mprehtėsi mė tė madhe se nė tė kaluarėn, e ashtuquajtura Krizė Lindore. Thelbin
e saj e pėrbėnte, si edhe mė parė, jo vetėm ēėshtja e ēlirimit kombėtar tė
popujve tė robėruar tė Perandorisė Osmane, por edhe ēėshtja e ndarjes sė
zotėrimeve tė Perandorisė Osmane, nė tė cilėn pėrfshihej edhe copėtimi i trojeve
shqiptare.
Shqipėria nė fillim tė Krizės Lindore (1875-1876)
Fillimi i Krizės Lindore i gjeti
shqiptarėt nė marrėdhėnie tė acaruara me Perandorinė Osmane. Asnjė nga kėrkesat
e ngritura prej tyre gjatė dhjetėvjeēarėve tė mėparshėm nuk ishte pranuar nga
Porta e Lartė. Shqipėria nuk gėzonte asnjė tė drejtė kombėtare. Nė viset e saj,
administrata e vilajeteve ndodhej gjithnjė nė duart e nėpunėsve turq. Nė
krahinat malore vazhdonte presioni i pushtetit qendror pėr tua hequr malėsorėve
venomet tradicionale dhe pėr ti futur nėn zgjedhėn e administratės burokratike
centraliste. Vendi nuk ishte lehtėsuar as nga pesha e rėndė e taksave, as nga
shėrbimi i gjatė i nizamit. Me masat centraliste qė Porta kishte ndėrmarrė pasi
shpalli dekretin e dytė tė Tanzimatit (Hatt-i Humayun i vitit 1856), gjendja e
Shqipėrisė u keqėsua mė shumė. Kudo mbretėronte varfėria ekonomike, administrata
shtetėrore e shthurur, korrupsioni pa skrupull i qeveritarėve dhe krimet e
pandėshkuara tė hajdutėve. Banorėt e Shqipėrisė ndodheshin, sipas shprehjes sė
njė dėshmitari tė huaj, nė kulmin e varfėrisė. Gjykatat burokratike
perandorake, tė urryera nga shqiptarėt, vinin duke u forcuar vazhdimisht. Po aq
e rėndė ishte edhe gjendja politike dhe ajo e arsimit nė Shqipėri. Porta e Lartė
vazhdonte ti diskriminonte shqiptarėt, tė mos i njihte si komb mė vete dhe
shqiptarėt e tri besimeve si elementė tė tė njėjtit komb. Ngritja e shkollave
shqipe vijonte tė ishte e ndaluar, nė njė kohė kur rrjeti i shkollave tė huaja
po zgjerohej nga viti nė vit. Trojet shqiptare qėndronin tė copėtuara ndėrmjet
vilajeteve tė ndryshme. Me kėtė copėtim, Porta e Lartė vijonte tua mohonte
atyre karakterin etnik shqiptar.
Megjithatė, regjimi policor e teokratik nuk kishte mundur ta asgjėsonte idenė e
ēlirimit tė Shqipėrisė nga zgjedha shekullore osmane. Ndikimi i ideve ēlirimtare
e patriotike ishte shtrirė nė tė katėr anėt e atdheut. Malėsorėt qėndronin tė
gatshėm pėr tė mbrojtur autonominė e tyre lokale nga ēdo ekspeditė e befasishme
osmane. Shqiptarėt kishin filluar tė bindeshin se shpėtimi i vendit mund tė
arrihej vetėm me njė kryengritje tė pėrgjithshme ēlirimtare dhe me formimin e
njė shteti kombėtar e tė veēantė shqiptar ose, siē shprehej njė vėzhgues i huaj,
tė njė principate tė lirė shqiptare.
Me qėllim qė tė largonte rrezikun e shpėrthimit tė kryengritjes ēlirimtare nė
Shqipėri, Porta e Lartė shpalli nė verėn e vitit 1875 se tani e tutje nuk do ti
pėrsėriste mė ekspeditat ushtarake pėr vendosjen e pushtetit tė saj centralist
nė krahinat e panėnshtruara. Por ky vendim, me tė cilin Perandoria Osmane
vuloste fundin e periudhės sė Tanzimatit nė trojet shqiptare, nuk e ndryshoi
gjendjen e brendshme tė Shqipėrisė. Orvatjet e saj pėr ti mobilizuar shqiptarėt
nė masė kundėr kryengritėsve hercegovinas e boshnjakė dėshtuan. Thirrjes sė saj
iu pėrgjigjėn vetėm pak feudalė derebej, tė cilėt pėr mė tepėr qėndruan pasivė
nė prapavijat e frontit.
Nė fillim tė Krizės Lindore, Shqipėria
kishte, pra, forca tė gatshme pėr tė shpėrthyer njė kryengritje ēlirimtare
kundėrosmane. Megjithatė, qarqet politike shqiptare nuk u treguan tė prirura pėr
shpėrthimin e saj. Nė ngurrimin e tyre ndikoi jo aq mungesa e njė organizate
kombėtare qė ti grumbullonte rrėketė krahinore nė lumin e kryengritjes sė
pėrgjithshme ēlirimtare, sesa koniunktura negative pėr ēėshtjen shqiptare nė
arenėn ndėrkombėtare. Kriza Lindore e viteve 70 i gjeti shqiptarėt tė rrethuar
nga mospėrfillja e Fuqive tė Mėdha, asnjėra prej tė cilave nuk ishte shprehur
publikisht pėr njohjen e tė drejtave tė tyre kombėtare.
Nė radhė tė parė ishte rreziku qė
kryengritja shqiptare tė shkaktonte ndėrhyrjen nė favor tė Portės sė Lartė tė
Fuqive tė Mėdha, tė cilat nuk dėshironin qė tė prishej status quo-ja nė
Gadishullin Ballkanik. Por edhe sikur kjo tė prishej, qarqet patriotike
shqiptare ishin tė bindura se Fuqitė e Mėdha, meqenėse nuk e pėrkrahnin, qoftė
edhe nė parim, idenė e pavarėsisė politike tė Shqipėrisė, madje as atė tė
autonomisė sė saj administrative, do tė shfrytėzonin rastin ose pėr ta okupuar
atė ushtarakisht (Austro-Hungaria dhe Italia), ose pėr ta copėtuar atė midis
shteteve fqinje (Rusia, Anglia, Franca). Gjendjen ndėrkombėtare tė ēėshtjes
shqiptare e ndėrlikonte sidomos politika e tri monarkive fqinje ballkanike.
Krahas mobilizimit ushtarak pėr luftėn kundėr Perandorisė Osmane, Serbia, Greqia
e Mali i Zi po zhvillonin njė veprimtari tė dendur diplomatike e
propagandistike, pėr tė siguruar nga ana e Fuqive tė Mėdha miratimin e
aspiratave tė tyre mbi trojet shqiptare.
Kriza Lindore krijoi kėshtu njė situatė mbytėse, madje tė rrezikshme pėr
kryengritjen ēlirimtare kundėrosmane nė Shqipėri. Ajo e ktheu mundėsinė e
copėtimit tė Shqipėrisė nga njė rrezik potencial nė njė rrezik real. Nė kėto
rrethana qarqet politike shqiptare nuk e shtruan ēėshtjen e kryengritjes sė
armatosur pėr pavarėsinė e Shqipėrisė. Derisa tė krijohej gjendja e favorshme
ndėrkombėtare, ato i vunė vetes si qėllim tė vijonin pėrpjekjet pėr tė arritur
bashkimin e trojeve shqiptare nė njė vilajet autonom nė kuadrin e Perandorisė
Osmane, zgjidhje kjo qė nuk e cenonte politikisht status quo-nė nė Evropėn
Juglindore dhe qė do tė krijonte kushtet pėr sigurimin e tėrėsisė e tė
paprekshmėrisė sė territoreve shqiptare.
Krijimi i njė vilajeti autonom shqiptar u
bė kėshtu, nė fillim tė Krizės Lindore, program i pėrbashkėt politik si pėr
atdhetarėt mė radikalė rilindės, ashtu dhe pėr qarqet atdhetare tė moderuara.
Megjithatė, ndėrmjet programit autonomist tė tė dyja rrymave kishte ndryshime nė
kėto drejtime: tė parėt e vlerėsonin autonominė administrative si njė etapė
drejt pavarėsisė kombėtare tė Shqipėrisė; tė dytėt e shikonin si qėllim nė
vetvete, si program maksimal tė aspiratave tė tyre politike; tė parėt mendonin
ta realizonin vilajetin autonom me rrugėn e kryengritjes; tė dytėt, qė kishin
besim nė dashamirėsinė e sulltanit, shpresonin ta arrinin me anėn e reformave qė
do tė bėnte Porta e Lartė.
Me platformėn pėr krijimin e vilajetit autonom shqiptar nuk u bashkuan vetėm
bajraktarėt e disa krahinave malore tė veriut dhe, nė mėnyrė tė veēantė,
kapedani i Mirditės, Preng Bibė Doda, biri i Bibė Dodė pashės. Nė tė vėrtetė,
qysh nga vdekja e tė atit (1868), Prenga, ende i ri, mbahej i internuar nė
Stamboll me pretekst se ishte duke vijuar shkollėn. Por, me kėmbėnguljen e
vazhdueshme tė mirditorėve, Porta e Lartė u detyrua, nė fund tė korrikut 1876,
ta kthente Preng Bibė Dodėn nė Shkodėr, duke i dhėnė titullin pashė dhe duke e
emėruar kajmekam tė Mirditės. Prenga, tani 17-vjeēar, ishte si dhe i ati, njė
prijės partikularist. Gjatė qėndrimit tė tij nė Stamboll ai u kishte parashtruar
ambasadorėve tė Rusisė, tė Francės dhe tė Austro-Hungarisė ambicjen e vet pėr
tu bėrė princ i Mirditės autonome. Parisi e Vjena nuk e pėrkrahėn projektin e
tij, pasi nuk donin ti shkaktonin nė kėto ēaste Perandorisė Osmane shqetėsime
nė Shqipėrinė Veriore. Pėrkundrazi, Rusia e Italia e miratuan, por i vunė si
kusht qė ai tė lidhte aleancė ushtarake me Cetinėn dhe tė sulmonte me mirditorėt
ushtritė osmane, tė cilat tani ishin tė zėna me luftėn nė kufirin malazez.
Nė kėto rrethana Preng Bibė Doda ngriti
nė Orosh flamurin e luftės pėr autonominė e Mirditės. Nė tė njėjtėn kohė filloi
bisedimet e fshehta me qeveritarėt serbė e malazezė pėr tė hyrė nė luftė krahas
tyre kundėr Turqisė. Kėto traktativa nuk u pritėn mirė nga bashkatdhetarėt e vet
dhe e diskredituan atė nė sytė e tyre. Projekti i Preng Bibė Dodės gjeti
pėrkrahje vetėm nė disa qarqe reshpere katolike tė Shkodrės, veēse, nė vend tė
njė principate tė mbyllur brenda kufijve tė ngushtė tė Mirditės, ato kėrkonin
njė formacion politik mė tė gjerė, - njė principatė autonome, ku tė hynin tė
gjitha krahinat malore tė Shqipėrisė sė Veriut. Kėtė platformė politike e
pėrqafuan edhe disa intelektualė, si Zef Jubani, Preng Doēi, Pjetėr Gurakuqi, tė
cilėt mendonin se krahina autonome e Mirditės do tė shėrbente si pikėnisje pėr
formimin mė vonė tė njė shteti kombėtar shqiptar.
Qarqet patriotike shqiptare nuk u solidarizuan as me projektin e Preng Bibė
Dodės, as me idenė e reshperėve katolikė shkodranė, pasi tė dyja kishin karakter
partikularist dhe nuk pajtoheshin me platformėn mė tė pėrparuar rilindėse.
Mirdita e vogėl dhe e izoluar, patriarkale dhe e varfėr, pa qytete e pa bujqėsi
tė zhvilluar, nuk mund tė jetonte e pavarur dhe nuk mund tė bėhej bėrthama e
shtetit tė ardhshėm kombėtar shqiptar. Pėrkundrazi, kthimi i Mirditės katolike,
qoftė edhe sė bashku me fqinjėt e saj, nė njė principatė autonome, me njė prijės
partikularist nė krye siē ishte Preng Bibė Doda, do tė bėhej faktor i pėrēarjes
fetare e krahinore tė vendit dhe do tu jepte rast tri monarkive fqinje, tė
pėrmbushnin aspiratat e tyre pushtuese ndaj trojeve shqiptare veriore, lindore e
jugore.
Marrėveshja e Budapestit dhe lufta ruso-turke e viteve 1877-1878
Me gjithė nxitjet politike qė pati nga
Rusia, nga Serbia dhe nga Mali i Zi, Preng Bibė Doda ngurroi tė fillonte
veprimet luftarake kundėr Turqisė, derisa Rusia nuk i kishte shpallur luftė
asaj. Ndėrkaq, Serbia e Mali i Zi, me gjithė ndihmėn e madhe qė patėn nga Rusia,
nuk qenė nė gjendje ta mundnin Perandorinė Osmane, sė cilės i kishin shpallur
luftė nė fillim tė verės 1876. Disfatat qė pėsuan ushtritė serbe lanė
pėrshtypjen se Rusia nuk do tė pajtohej me situatėn e krijuar nė Ballkan nė dėm
tė saj dhe se sė shpejti ajo do tė hynte vetė nė luftė kundėr Perandorisė
Osmane. Nėn ndikimin e diplomatėve caristė, qė e shfrytėzuan kėtė rrethanė,
kapedani mirditor filloi nė fund tė vitit 1876 pėrgatitjet pėr aksionin luftarak
kundėrosman. Nė janar 1877 mirditorėt bllokuan rrugėn Shkodėr-Prizren, kurse nė
shkurt arrestuan disa funksionarė tė administratės perandorake.
Por ngjarjet ndėrkombėtare u zhvilluan nė dėm tė Preng Bibė Dodės. Rusia nuk
hyri menjėherė nė luftė, siē parashihej. Madje, me propozimin e Anglisė, Fuqitė
e Mėdha pranuan qė ēėshtjet e ngritura nga Rusia nė kurriz tė Perandorisė Osmane
tė shqyrtoheshin nga njė Konferencė Ndėrkombėtare, e cila do tė zhvillohej me
pjesėmarrjen e ambasadorėve tė tyre tė akredituar nė Stamboll.
Konferenca Ndėrkombėtare i filloi punimet nė Stamboll, buzė Bosforit, mė 24
dhjetor 1876. Por ajo ndeshi qysh nė fillim nė pengesa tė organizuara nga vetė
nismėtarja e saj, Anglia. Me pėrkrahjen e fshehtė tė Londrės, ditėn qė u hap
Konferenca sulltan Abdyl Hamiti shpalli kushtetutėn e pėrgatitur nga Mithat
Pasha, i cili u deklaroi ambasadorėve tė Fuqive tė Mėdha se nė kuadrin e saj do
tė zgjidheshin tė gjitha problemet qė shqetėsonin kombėsitė e Perandorisė,
prandaj e quante Konferencėn Ndėrkombėtare tė panevojshme. Por manovra e Portės
sė Lartė nuk pati rezultat. Me pėrkrahjen qė gjeti kėmbėngulja e Rusisė,
Konferenca Ndėrkombėtare i vijoi punimet nė Londėr.
Qeveria ruse, e cila nuk kishte asnjė besim nė Konferencėn Ndėrkombėtare, i
vazhdoi pėrgatitjet pėr luftė kundėr Perandorisė Osmane. Nė kėtė drejtim ajo
kishte edhe nxitjen e Gjermanisė, e cila megjithatė e kushtėzonte pėrkrahjen e
saj me pėlqimin qė duhej tė jepte pėr kėtė luftė edhe Austro-Hungaria. Rusia u
detyrua tė bėnte lėshime, tė cilat u fiksuan nė marrėveshjen e fshehtė qė ajo
lidhi me Austro-Hungarinė nė Budapest, mė 15 janar 1877.
Marrėveshja e Budapestit u hartua mbi
platformėn e miratuar gjashtė muaj mė parė nė Rajhshtat dhe u plotėsua me njė
marrėveshje shtojcė qė u nėnshkrua mė 18 mars 1877. Sipas tyre, Austro-Hungaria
do tė qėndronte asnjanėse nė luftėn ruso-turke. Si shpėrblim ajo fitonte tė
drejtėn tė pushtonte ushtarakisht Bosnjėn dhe Hercegovinėn, kurse fati i
sanxhakut tė Novi Pazarit (Pazarit tė Ri) do tė caktohej me njė marrėveshje tė
veēantė qė do tė lidhnin Peterburgun me Vjenėn. Perandoria dualiste zotohej tė
mos i prekte Rumaninė, Serbinė, Bullgarinė dhe Malin e Zi, tė cilat Rusia i
mbante si territore tė zonės sė saj tė ndikimit. Perandoria Ruse do tė kėnaqej
me aneksimin e Besarabisė nė Ballkan dhe tė Batumit nė Kaukaz. Por, nė rast se
Perandoria Osmane do tė shembej krejtėsisht, Bullgaria, Rumania dhe Shqipėria do
tė bėheshin shtete autonome; Kreta, Thesalia dhe Epiri do tė aneksoheshin nga
Greqia, kurse Stambolli me rrethinėn e tij do tė shpallej qytet i lirė.
Marrėveshja e Budapestit, sado qė nė
parim pranonte idenė e njė shteti autonom shqiptar, e linte tė papėrcaktuar si
hapėsirėn territoriale, ashtu edhe statusin e tij. Kjo rrethanė krijonte
mundėsinė pėr tė cenuar rėndė tėrėsinė tokėsore tė Shqipėrisė, i hapte rrugėn
Serbisė qė tė aneksonte krahinėn e Kosovės, Malit tė Zi viset e Shqipėrisė
Veriore, Greqisė trojet e Shqipėrisė Jugore, tė cilat pėrfshiheshin nėn
emėrtimin Epir, kurse krahinat e Shqipėrisė Lindore ishin nė rrezik tė
pėrfshiheshin brenda kufijve tė shtetit autonom sllav, qė do tė krijohej me
emrin Rumeli. Veē kėsaj, me marrėveshjen e Budapestit Rusia cariste e detyronte
Austro-Hungarinė tė mos i prekte Rumaninė, Serbinė, Bullgarinė dhe Malin e Zi,
por jo Shqipėrinė. Kjo do tė thoshte se Vjena, e cila e kishte ngritur ēėshtjen
e shtetit autonom shqiptar, kishte liri veprimi ta pėrfshinte atė nė suazėn e
politikės sė saj ekspansioniste. Si rrjedhim, me shembjen e Perandorisė Osmane,
mė shumė se gjysma e trojeve shqiptare do tė copėtohej ndėrmjet fqinjėve
ballkanikė, kurse pjesa tjetėr, edhe nė qoftė se bashkohej nė njė shtet tė
veēantė autonom shqiptar, do tė hynte nėn kontrollin e Perandorisė dualiste.
Megjithatė, duhet pranuar se marrėveshja e Budapestit, pavarėsisht nga kėto
aspekte negative, ishte akti i parė diplomatik ndėrkombėtar qė pranoi nė parim
idenė e krijimit tė njė shteti shqiptar. Kjo ide ishte e Austro-Hungarisė, e
cila u nis nga interesi pėr tė krijuar nė Ballkanin Perėndimor njė barrierė
kundėr ekspansionit serb drejt Adriatikut e Maqedonisė.
Po aq negative pėr ēėshtjen shqiptare
qenė edhe vendimet qė morėn Fuqitė e Mėdha nė Konferencėn Ndėrkombėtare tė
Londrės, e cila i mbylli punimet e saj me nėnshkrimin e njė protokolli nė mars
tė vitit 1877. Konferenca nuk e mori fare nė shqyrtim ēėshtjen shqiptare.
Protokolli i Londrės e njohu parimin e autonomisė pėr kombėsitė e Perandorisė
Osmane, por edhe nga ky parim shqiptarėt u pėrjashtuan, pasi nuk u panė si njė
komb i veēantė. Protokolli e detyronte Portėn e Lartė tė pranonte formimin e njė
province autonome nė Bosnjė-Hercegovinė dhe tė dy provincave autonome tė
Bullgarisė dhe tė Rumelisė Lindore. Madje njėra prej tyre, vilajeti perėndimor
(Bullgaria) me qendėr nė Sofje, do tė pėrfshinte nė kufijtė e vet edhe disa vise
tė banuara nga popullsi shqiptare, siē ishin krahinat e Kaēanikut, tė Tetovės,
tė Gostivarit, tė Kėrēovės e tė Dibrės deri nė rrjedhėn e lumit Drin. Protokolli
e detyronte gjithashtu Perandorinė Osmane qė ti jepte Malit tė Zi, pėrveē tė
tjerave, tre ishuj nė liqenin e Shkodrės dhe ti njihte atij tė drejtėn e
lundrimit tė lirė nė kėtė liqen dhe nė lumin Bunė. Ēėshtjen e principatės
autonome tė Mirditės, me gjithė premtimet qė i kishte bėrė Preng Bibė Dodės,
Rusia nuk e shtroi fare pėr diskutim nė kėtė Konferencė. Pas nėnshkrimit tė
paqes ndėrmjet Turqisė e Serbisė nė mars 1877, Mirdita kryengritėse, e braktisur
nga Rusia, Serbia e Mali i Zi, mbeti vetėm pėrballė Portės sė Lartė.
Perandoria Ruse mbeti e pakėnaqur nga
Protokolli i Londrės. Rreziku i njė lufte ruso-turke nuk u largua. Pėr tė
siguruar prapavijat e saj, Porta e Lartė vendosi atėherė ta shtypte me tė
shpejtė rebelimin e Mirditės, ndonėse Preng Bibė Doda qėndronte nė pasivitet.
Kapedani mirditor u orvat ta shmangte operacionin ushtarak osman duke bėrė
lėshime, por Porta e Lartė, e cila donte ta zhdukte me kėtė rast vetėqeverisjen
e Mirditės dhe venomet e saj, kėrkoi dorėzimin e tij pa kushte. Kėshtu, pas njė
sėrė ultimatumesh tė pėrsėritura, mė 8 prill 1877, filluan operacionet e vėrteta
ushtarake osmane kundėr Mirditės.
Tri kolona tė ushtrisė sė rregullt osmane marshuan kundėr Mirditės nga Lezha,
nga Prizreni dhe nga Mati. Ndonėse me huta tė vjetra, mirditorėt trima e ndalėn
pėr njė javė marshimin e tyre. Por javėn e dytė kolona osmane, qė marshonte nga
Mati, duke pėrfituar nga pakujdesia qė kishte treguar Preng Bibė Doda nė kėtė
anė, pėrparoi me lehtėsi nė brendi tė Mirditės dhe u mori krahėt mirditorėve qė
luftonin nė sektorin perėndimor e verior. Preng Pasha, i pushtuar nga paniku,
braktisi mė 15 prill Mirditėn dhe u fsheh nė Lurė. Pas tij krerėt e tjerė u
arratisėn ose u dorėzuan te turqit. Malėsorėt e thjeshtė e vazhduan edhe disa
ditė qėndresėn derisa ajo u shtyp. Kėshtu, pėr tė parėn herė nė historinė e
sundimit shekullor osman nė Shqipėri, mė 22 prill 1877, ushtritė turke hynė nė
kryeqendrėn e Mirditės, nė Orosh, tė cilin e plaēkitėn dhe e dogjėn.
Dy ditė mė vonė, mė 24 prill 1877, Perandoria Ruse i shpalli luftė Turqisė.
Serbia, e cila ndėrkohė kishte nėnshkruar paqen me Stambollin, qėndroi mėnjanė.
Pėrkundrazi, Mali i Zi, i cili nuk kishte pranuar as tė nėnshkruante paqen, as
tė pėrsėriste armėpushimin, u bashkua me Rusinė nė luftėn kundėr Perandorisė
Osmane.
Sapo filloi lufta, rusėt e malazezėt u
bėnė thirrje pėrsėri shqiptarėve dhe nė mėnyrė tė veēantė mirditorėve qė tė
bashkoheshin me ta kundėr Perandorisė Osmane. Por tashmė, edhe mirditorėt kishin
nxjerrė mėsime. As malėsorėt, as krerėt e tyre nuk kishin mė besim nė politikėn
e Rusisė e tė Malit tė Zi. Nėn presionin e tyre kapedani i Mirditės u detyrua tė
mos i dėgjonte mė nxitjet ruse e malazeze. Ndėrkohė edhe Porta e Lartė, e cila
tani nuk donte tė kishte telashe me mirditorėt, pasi mori garanci se Preng Pasha
kishte hequr dorė nga ideja e kryengritjes sė armatosur, shpalli faljen e tij
dhe e pezulloi pėrsėri vendosjen e administratės sė saj centraliste nė Mirditė.
Mirditorėt u kthyen nė shtėpitė e tyre tė djegura, por armėt nuk i dorėzuan.
Komiteti i Janinės dhe projekti i kryengritjes ēlirimtare kundėrosmane (1877)
Lufta ruso-turke krijoi njė gjendje tė re
pėr tė gjitha kombet e shtypura nga Perandoria Osmane dhe pėr tė gjitha
monarkitė e Gadishullit Ballkanik. Kudo sundonte bindja se kjo luftė do tė
pėrfundonte me disfatėn e Portės sė Lartė. Tė gjitha shtetet ballkanike u vunė
nė lėvizje pėr tė plotėsuar nė pėrfundim tė kėsaj lufte bashkimin e tyre
kombėtar dhe, ca mė shumė, pėr tė pėrmbushur aspiratat e tyre aneksioniste nė
dėm tė kombeve tė tjera tė gadishullit.
Pėr ēėshtjen shqiptare fillimi i luftės ruso-turke krijoi njė gjendje mė tė
ndėrlikuar se ajo qė ishte mė parė. Qarqet politike shqiptare, edhe pse nuk e
dinin marrėveshjen e fshehtė tė Budapestit, nuk kishin asnjė dyshim pėr
katastrofėn qė e priste Shqipėrinė, nė rast se luftėn do ta fitonte Rusia dhe nė
rast se pas luftės do tė triumfonte diktati i saj. Nė kėtė rast Shqipėrinė e
priste copėtimi i saj territorial dhe, pėr pasojė, vdekja e saj politike.
Dėshmia e fundit pėr kėtė ishte proklamata qė lėshoi cari rus mė 24 prill 1877,
me tė cilėn ai ftonte tė gjitha kombėsitė e krishtera tė Gadishullit Ballkanik
tė rrėmbenin armėt krahas ushtrive ruse, pasi pėr ta tashmė kishte ardhur dita e
ēlirimit nga shtypėsi mysliman osman. Theksi i saj fetar tregonte se Rusia nuk
kishte hequr dorė nga platforma e panortodoksisė dhe se nė projektin e saj pėr
rregullimin e ardhshėm tė Ballkanit nuk kishte vend pėr shqiptarėt myslimanė si
subjekt i tė drejtave kombėtare. Por qarqet atdhetare shqiptare e shihnin me
shqetėsim edhe fitoren e Perandorisė Osmane, sepse kjo do tė sillte forcimin e
zgjedhės shekullore tė sulltanit mbi atdheun e tyre.
Mendimi i pėrgjithshėm qė pushtoi opinionin publik tė vendit nė atė kohė ishte
qė Shqipėria tė ngrinte sa mė parė zėrin pėr tė drejtat e saj, pėrndryshe, po tė
qėndronte pasive dhe, ca mė keq, po tė rreshtohej prapa Stambollit, do tė
identifikohej me Perandorinė Osmane dhe do tė quhej si njė zotėrim turk, si njė
pre nė duart e fitimtarit.
Nė kėto rrethana qarqet atdhetare pėrparimtare e radikale shqiptare vendosėn ta
kėrkonin shpėtimin e tėrėsisė territoriale tė atdheut jo te lufta kundėr
shovinistėve ballkanikė, as te qėndrimi pritės, por tek organizimi i
kryengritjes sė armatosur ēlirimtare kundėrosmane qė do tė ēonte nė shpalljen e
pavarėsisė sė Shqipėrisė. Me kėtė veprim edhe diplomacia evropiane do tė vihej
para njė fakti tė kryer.
Ideja e kryengritjes ēlirimtare kishte,
si edhe mė parė, mbėshtetje nė gatishmėrinė e masave popullore. Ajo gjeti
gjithashtu miratimin e forcave atdhetare tė moderuara, tė cilat tani u bindėn se
Perandoria Osmane nuk ishte mė nė gjendje ti mbronte trojet shqiptare nga
invazioni sllav. Por shpėrthimi i kryengritjes ēlirimtare dhe shpallja e
pavarėsisė sipas platformės sė patriotėve mė tė pėrparuar ose e autonomisė,
sipas asaj, tė qarqeve tė moderuara kėrkonte paraprakisht zgjidhjen e disa
problemeve themelore, siē ishin: formimi i njė qendre tė vetme drejtuese,
pėrgatitja politiko-ushtarake dhe sigurimi i pėrkrahjes nė arenėn ndėrkombėtare.
Nismėn pėr ta vėnė nė jetė idenė e kryengritjes ēlirimtare kundėrosmane e mori
Komiteti Shqiptar, qė u formua nė Janinė nė maj tė vitit 1877, nė krye tė tė
cilit u vu Abdyl Frashėri, njė nga ideologėt, diplomatėt dhe organizatorėt mė tė
shquar tė Rilindjes Kombėtare Shqiptare. Nė kėtė Komitet bėnin pjesė
personalitete, qė pėrfaqėsonin pothuajse tė gjitha krahinat e vilajetit tė
Janinės, si Mehmet Ali Vrioni (Berat), Mustafa Nuri Vlora (Vlorė), Sulejman
Tahiri (Tepelenė), Myslim Vasjari (Kurvelesh), Sabri Gjirokastra (Gjirokastėr),
Mihal Harito (Zagori), Mehmet Goroshiani (Pėrmet), Vesel Dino (Prevezė) etj.
Komiteti i Janinės vendosi lidhje edhe me
qarqet politike qė vepronin nė viset e tjera tė atdheut, me tė cilat shqyrtoi
ēėshtjen e pėrgatitjes sė kryengritjes sė armatosur. Nė tė njėjtėn kohė ai ra nė
kontakt me oficerėt shqiptarė qė shėrbenin nė garnizonet osmane tė vendit dhe qė
treguan gatishmėri pėr tė marrė pjesė nė kryengritjen e armatosur. Pas kėsaj,
shqetėsimi kryesor i Komitetit u pėrqendrua nė aspektin diplomatik tė ēėshtjes
shqiptare.
Udhėheqėsit e Komitetit tė Janinės mendonin se tani qė Perandoria Osmane ishte
nė rrezik tė shembej plotėsisht nga armatat ruse, fuqitė perėndimore nuk do ta
linin Perandorinė Ruse qė ta ndryshonte hartėn politike tė Gadishullit Ballkanik
sipas planeve tė saj ekspansioniste. Duke u kapur pas zėrave qė qarkullonin nė
shtypin ndėrkombėtar, se fuqitė perėndimore do ta zmadhonin territorin e Greqisė
pėr ta pėrdorur si barrierė kundėr ortekut rus, ata shpresonin se po ato fuqi,
pėr interesat e politikės sė ekuilibrit nė Evropėn Juglindore, do tė merrnin nė
konsideratė edhe idenė e njė shteti shqiptar tė pavarur. Sikurse shkruante disa
muaj mė vonė Abdyl Frashėri, Evropa do tė bindej se qytetėrimin e saj nė
Gadishullin Ballkanik nuk mund ta mbronte nga rreziku rus vetėm diga greke, por,
sė bashku me tė, edhe diga shqiptare. Udhėheqėsit e Komitetit tė Janinės
mendonin se nė kėto rrethana Shqipėria duhej tė lidhte me Greqinė njė aleancė
politike e ushtarake pėr tė hyrė bashkėrisht nė luftė kundėr Perandorisė Osmane
pėrpara se armatat ruse tė zbritnin nė jug tė Gadishullit Ballkanik. Por ata
kėrkonin si kusht qė Athina ta mbėshteste idenė e pavarėsisė sė Shqipėrisė dhe
ta miratonte tėrėsinė e saj tokėsore. Nė rast se Athina do ta nėnshkruante mbi
kėtė parim aleancėn dypalėshe, do tė konsiderohej e kapėrcyer pėr ēėshtjen
shqiptare pengesa kryesore nė plan ndėrkombėtar.
Udhėheqėsit e Komitetit tė Janinės ishin tė ndėrgjegjshėm se qeveria greke nuk
do tė hiqte dorė aq lehtė nga qėndrimi i saj i vjetėr, nuk ishte e prirur qė tė
pranonte kėrkesėn e shqiptarėve pėr tė pėrfshirė nė shtetin e tyre krejt
Shqipėrinė e Jugut deri nė Prevezė, sepse ishte pushtuar nga lakmia pėr tė
aneksuar krejt vilajetin e Janinės, deri te lumi Seman. Megjithatė ata
shpresonin se pėrballė gjendjes kritike qė ishte krijuar pėr Greqinė nga
pėrparimi i ushtrive ruse, Athina mund tė hiqte dorė nga platforma qė kishte
parashtruar vitin e kaluar dhe do ta shikonte me njė sy realist propozimin e
shqiptarėve.
Nė tė vėrtetė opinioni publik grek ishte i tronditur nga politika ruse. Greqia,
e cila priste prej kohėsh shembjen e Perandorisė Osmane qė tė sendėrtonte
aspiratat e saj territoriale, tani e ndiente veten krejtėsisht tė braktisur. Pėr
shkak tė lidhjeve tė Athinės me Anglinė e Francėn, Rusia cariste nuk po i
pėrfillte fare aspiratat e saj nacionaliste, ndėrsa Anglia me Francėn po e
shtrėngonin Athinėn qė tė qėndronte asnjanėse. Opinioni publik grek po bindej
gjithnjė e mė shumė se me qėndrimin asnjanės tė Greqisė, Trakia dhe Maqedonia
ishin nė rrezik tė pėrfshiheshin nė kufijtė e Bullgarisė dhe tė Rumelisė qė do
tė krijoheshin sipas planit carist, kurse Thesalia dhe Epiri mund tė mbeteshin
pėrsėri brenda kufijve tė Perandorisė Osmane, tė cilėn Anglia me Francėn
pėrpiqeshin ta shpėtonin nga katastrofa e plotė. Brenda nė Greqi organizatat
irredentiste helenike kėrkonin me kėmbėngulje tė ndėrmerreshin veprime energjike
pėr tė mos e humbur rastin e favorshėm qė po krijohej nga shembja e Perandorisė
Osmane. Por Mbretėria Helenike me rreth njė milion banorė, me financa
krejtėsisht tė rrėnuara dhe me forca ushtarake tė dobėta, nuk e ndiente veten nė
gjendje tė ndėrmerrte me sukses veprime tė armatosura kundėr Perandorisė Osmane.
Nė kėto rrethana propozimi i Komitetit tė Janinės pėr njė aleancė
shqiptaro-greke gjeti njė pritje pozitive nė qarqet qeveritare tė Athinės.
Qeveria greke pranoi tė hynte nė bisedime me shqiptarėt.
Bisedimet u zhvilluan nė mėnyrė tė
fshehtė nė Janinė gjatė gjysmės sė dytė tė korrikut 1877, ndėrmjet Abdyl
Frashėrit, i cili shoqėrohej nga Mehmet Ali Vrioni, dhe Epaminonda Mavromatis,
njė funksionar i Ministrisė sė Jashtme greke. Qysh nė fillim u duk se tė dyja
palėt erdhėn nė takim me pikėpamje tė papajtueshme. Abdyl Frashėri, qė si
nismėtar i takimit e nisi i pari bisedėn, pasi argumentoi interesat jetikė tė tė
dyja palėve pėr njė luftė tė pėrbashkėt kundėr Perandorisė Osmane e
pansllavizmit carist, parashtroi zotimet dhe kushtet e palės shqiptare pėr
lidhjen e aleancės politike e ushtarake. Shqiptarėt zotoheshin qė ta fillonin tė
parėt luftėn kundėrosmane me anėn e kryengritjes ēlirimtare, e cila do tė
shpėrthente nė Shqipėri sapo tė nėnshkruhej aleanca. Ata merrnin kėshtu pėrsipėr
qė pushtetin turk nė Shqipėri ta asgjėsonin me forcat e tyre tė brendshme.
Menjėherė pasi tė shpėrthente kryengritja e armatosur, deklaroi Abdyl Frashėri,
do tė shpallej pavarėsia kombėtare e Shqipėrisė. Ai kėrkoi qė, sapo tė fitonte
kryengritja nė Shqipėri, Greqia ti shpallte luftė Perandorisė Osmane.
Shqiptarėt zotoheshin gjithashtu ta ndihmonin ushtrinė greke qė ti pushtonte pa
vėshtirėsi Thesalinė e Maqedoninė, pasi oficerėt dhe ushtarėt shqiptarė, qė
shėrbenin nė garnizohet osmane tė kėtyre viseve, ishin nė lidhje me Komitetin e
Janinės, pra tė gatshėm qė, me urdhrin e tij, ti dorėzonin qytetet pa
gjakderdhje. Kundrejt kėtyre detyrimeve pala shqiptare kėrkonte si kusht nga
qeveria e Athinės qė ajo ta njihte zyrtarisht formimin e principatės sė pavarur
shqiptare nė kufijtė etnikė tė Shqipėrisė, duke pėrfshirė Kosovėn nė veri, deri
nė Vranjė, dhe Ēamėrinė nė jug, deri nė Prevezė.
Pala greke nuk pranoi asnjė nga kushtet e
parashtruara nga Komiteti i Janinės. Para sė gjithash ajo e kundėrshtoi
krejtėsisht idenė e njė principate shqiptare tė pavarur dhe ca mė shumė
pėrfshirjen nė kufijtė e saj, qoftė edhe tė njė pjese tė vogėl tė tė
ashtuquajturit Epir. Sipas tezės sė saj, krejt Epiri, qė nga lumi Seman deri te
gjiri i Prevezės, ishte tokė greke. Si rrjedhim ajo nguli kėmbė qė Shqipėria e
Jugut tė rrėmbente armėt nėn flamurin grek dhe tė kėrkonte bashkimin e saj me
Greqinė. Athina pranoi qė kryengritja ēlirimtare tė kishte karakter shqiptar
vetėm nė veri tė lumit Seman, por vuri si kusht qė edhe kėto vise tė kėrkonin
bashkimin e tyre me Greqinė pėr tė formuar njė shtet dualist greko-shqiptar nėn
sovranitetin e mbretit tė Greqisė.
Abdyl Frashėri u pėrpoq ta bindte
qeverinė e Athinės pėr absurditetin e pikėpamjeve tė saj. Populli shqiptar,
deklaroi ai, po ndėrmerr revolucionin ēlirimtar pėr tė formuar shtetin e vet tė
pavarur dhe jo pėr ta zėvendėsuar zgjedhėn osmane me robėrinė greke, pėr tė
ruajtur tėrėsinė e vet territoriale dhe jo pėr ta ndarė atė nė tokė greke dhe nė
tokė shqiptare. Nė bazė tė udhėzimeve qė mori nga Athina, Epaminonda Mavromatis
nuk bėri asnjė tėrheqje, madje mbajti gjatė takimeve njė qėndrim arrogant dhe
fyes ndaj shqiptarėve.
Ndėrkaq, gjatė kohės qė zhvilloheshin bisedimet e fshehta nė Janinė, ngjarjet nė
frontin ruso-turk morėn tjetėr rrugė. Sado qė Perandoria Osmane ishte shumė e
dobėt, invazioni carist ngjalli nė popullsinė turke ndjenjėn e atdhetarisė dhe
rriti frymėn e qėndresės sė saj ushtarake. Si rrjedhim, pas sukseseve tė shpejta
qė korrėn gjatė dy muajve tė parė tė luftės, nė fillim tė korrikut ushtritė ruse
u gozhduan nė Plevnė tė Bullgarisė. Qėndresa e Plevnės, e cila tregonte se
Perandoria Osmane nuk ishte aq e dobėt sa pandehej, e qetėsoi deri diku qeverinė
greke dhe e ēliroi pėrkohėsisht nga ngutja qė kishte pėr tė hyrė nė luftė. Nga
ana tjetėr, Athina u bind se aspiratat e saj pushtuese ndaj Shqipėrisė nuk mund
ti plotėsonte me anėn e Komitetit tė Janinės. Shpresat pėr tė aneksuar krejt
vilajetin e Janinės ajo tani i vari te Komiteti Epirot, qė ishte formuar nė
Korfuz nga disa emigrantė grekė, tė cilėt kėrkonin bashkimin e vilajetit tė
Janinės (tė Shqipėrisė sė Jugut) me Mbretėrinė Greke. Kėta morėn pėrsipėr
detyrėn qė tė organizonin nė kėto vise njė kryengritje filoheleniste. Nėn
ndikimin e kėtyre faktorėve nė fund tė korrikut bisedimet greko-shqiptare u
ndėrprenė.
Komiteti i Stambollit dhe platforma e tij
politike
Qėndresa osmane e Plevnės vazhdoi pesė muaj. Ndėrkohė patriotėt shqiptarė, edhe
pse bisedimet e Janinės u ndėrprenė, nuk hoqėn dorė nga ideja e kryengritjes
ēlirimtare kundėrosmane. Ata i vazhduan pėrpjekjet pėr ti shkrirė komitetet
shqiptare lokale nė njė komitet kombėtar, pėr formimin e komitetit qendror
kombėtar dhe pėr pėrgatitjen e kryengritjes sė armatosur. Por, ndėrsa nė malet
Ballkan dhe nė sektorin e Kaukazit ushtritė osmane ndalėn pėrparimin e ushtrisė
ruse, nė frontin malazez, nė Shqipėrinė e Veriut nė gusht 1877, mbrojtja turke u
thye dhe ushtria osmane filloi tė tėrhiqej drejt jugut. Kjo ngjarje tronditi
opinionin publik nė Shqipėrinė e Veriut. Nė kėto rrethana u formua nė Shkodėr
njė komitet shqiptar i pėrbashkėt pėr qytetarėt myslimanė e katolikė, i kryesuar
nga Pjetėr Gurakuqi. Nė memorandumin e kėtij komiteti kėrkohej tė formohej njė
shtet kombėtar mė vete nėn vasalitetin e sulltanit, siē ishin nė atė kohė Serbia
dhe Rumania. Por gjendja nė frontin me Malin e Zi u stabilizua shpejt. Pėrparimi
i ushtrisė malazeze u ndal.
Gjatė vjeshtės sė vitit 1877 patriotėt shqiptarė i kushtuan kujdes edhe fushatės
sė zgjedhjeve pėr parlamentin e dytė osman. Megjithėse zgjedhjet qenė indirekte
dhe u zhvilluan nėn diktatin e valinjve, nėn trysninė qė vinte nga poshtė dolėn
deputetė edhe disa personalitete atdhetare, ndėr tė cilat ishte edhe Abdyl
Frashėri.
Ēeljen e parlamentit nė dhjetor tė atij viti patriotėt shqiptarė, sidomos
antarėt e Komitetit tė Janinės, e shfrytėzuan pėr tė organizuar nė kryeqytetin
perandorak njė takim nė shkallė kombėtare. Pėr kėtė qėllim, pėrveē deputetėve tė
parlamentit, u thirrėn nė Stamboll edhe personalitete tė njohura shqiptare qė
pėrfaqėsonin pothuajse tė gjitha krahinat e Shqipėrisė. Nė mbledhjen e parė, qė
u mbajt mė 18 dhjetor 1877, u miratua forumi i organizatės atdhetare
revolucionare me emrin Komiteti Qendror pėr Mbrojtjen e tė Drejtave tė Kombėsisė
Shqiptare, ose siē u quajt shkurt Komiteti i Stambollit. Kryetari i Komitetit u
zgjodh Abdyl Frashėri. Megjithėse nuk dihet ende pėrbėrja e plotė e kėtij
Komiteti, janė njohur tanimė si anėtarė tė tij Pashko Vasa, Jani Vreto, Ymer
Prizreni, Zija Prishtina, Sami Frashėri, Ahmet Koronica, Mihal Harito, Iljaz
Dibra, Mehmet Ali Vrioni, Seid Toptani, Mustafa Nuri Vlora, Mane Tahiri etj.
Nė programin politik tė Komitetit tė
Stambollit pėrfshihej teza mbi organizimin me ngutėsi tė kryengritjes sė
armatosur kundėrosmane dhe krijimin e shtetit kombėtar shqiptar. Komiteti
vendosi gjithashtu qė tė zhvilloheshin bisedime me Greqinė pėr tė arritur njė
aleancė shqiptaro-greke sipas platformės sė parashtruar nga Abdyl Frashėri.
Ndėrkohė ngjarjet nė front pėsuan njė kthesė rrėnjėsore. Mė 10 dhjetor 1877
qėndresa e Plevnės u thye. Ushtritė ruse filluan tė pėrparonin pėrmes maleve
Ballkan. Serbia e Mali i Zi morėn zemėr nga pėrparimi rus dhe rifilluan veprimet
luftarake kundėr Turqisė. Perandoria Osmane tani dukej se ishte nė pragun e
katastrofės sė plotė. Nė kėto rrethana qeveria e Athinės e pranoi propozimin e
ri tė paraqitur nga patriotėt shqiptarė pėr tė rifilluar bisedimet dypalėshe qė
ishin ndėrprerė nė fund tė korrikut.
Turi i dytė i bisedimeve shqiptaro-greke u zhvillua nė Stamboll gjatė gjysmės sė
dytė tė muajit dhjetor 1877. Kėtė radhė qeverinė greke e pėrfaqėsonte Stefanos
Skuludhi, deputet nė parlamentin e Greqisė. Abdyl Frashėri, i cili kryesonte
pėrsėri delegacionin shqiptar, tani nuk pėrfaqėsonte Komitetin Ndėrkrahinor tė
Janinės, por Komitetin Kombėtar tė Stambollit. Abdyli i parashtroi Stefanos
Skuludhit planin e hollėsishėm tė shpėrthimit tė kryengritjes shqiptare, e cila
do tė fillonte nė Shqipėrinė e Jugut. Menjėherė pas saj do tė formohej qeveria e
pėrkohshme e Shqipėrisė, qė do tė njihej nga Greqia, e cila do tė hynte
gjithashtu nė luftė kundėr Perandorisė Osmane nė Thesali. Kryengritja do tė
shtrihej nė Gegėri e nė Kosovė. Greqia do ti ndihmonte shqiptarėt me armatime.
Projekti i Abdyl Frashėrit ishte i leverdishėm pėr tė dyja palėt. Shqipėria
siguronte tėrėsinė territoriale, duke pėrfshirė nė kufijtė e saj edhe vilajetin
e Janinės (Epirin), ndėrsa Greqia hiqte dorė nga Epiri, por do tė aneksonte pa
luftė Thesalinė, me ndihmėn e oficerėve shqiptarė qė komandonin ushtrinė osmane.
Abdyli u pėrpoq edhe njė herė ta bindte qeverinė e Athinės, se ishte nė interes
tė Greqisė qė ajo tė kishte si aleate, kundėr Perandorisė Osmane e kundėr
rrezikut rus, njė Shqipėri tė fortė, prandaj nguli kėmbė qė aleanca dypalėshe tė
ndėrtohej sipas parimit tė njohjes sė njė principate tė pavarur shqiptare nė
kufijtė e saj etnikė, nė krye tė sė cilės mund tė vihej edhe njė princ me
origjinė nga dinastia qė mbretėronte nė Greqi. Por pala greke nuk hoqi dorė as
kėtė radhė nga pretendimet ndaj Shqipėrisė. Si rrjedhim, nė ditėt e fundit tė
dhjetorit, me urdhrin telegrafik tė ardhur nga Athina, bisedimet shqiptaro-greke
u ndėrprenė pėrsėri.
Nė fillim tė vitit 1878 situata nė front u pėrmbys plotėsisht. Pasi kaluan malet
Ballkan, ushtritė ruse filluan tė pėrparonin me shpejtėsi nė drejtim tė jugut,
pa ndeshur ndonjė rezistencė serioze nga ana e ushtrive osmane. Mė 4 janar 1878
ato pushtuan Sofjen, mė 18 janar Edrenenė dhe mė 28 janar arritėn nė fshatin
Shėn-Stefan, nė periferi tė Stambollit. Nga paniku qė pushtoi Perandorinė Osmane
pėrfituan ushtritė serbe, tė cilat marshuan pa vėshtirėsi drejt vilajetit tė
Kosovės dhe, pasi morėn Pirotin, Nishin, Kurshunlinė dhe Vranjėn, nė fund tė
janarit arritėn nė Gjilan. Po ashtu, ushtritė malazeze pushtuan mė 10 janar
Tivarin, mė 19 janar Ulqinin dhe njė javė mė vonė dolėn nė brigjet e liqenit tė
Shkodrės e tė lumit tė Bunės.
Disfata e plotė e ushtrive osmane i
shqetėsoi tė gjitha Fuqitė e Mėdha. Nė mėnyrė tė veēantė ajo tronditi Britaninė
e Madhe, e cila, pėr tė penguar hyrjen e ushtrive ruse nė Stamboll, dėrgoi
flotėn e saj luftarake nė detin Marmara. Nė tė njėjtėn kohė, me nxitjen e saj,
Porta e Lartė i kėrkoi komandės ruse armėpushim. Duke parė se Anglia ishte e
vendosur tė mbronte me ēdo kusht kryeqytetin osman, Rusia nėnshkroi nė Edrene,
mė 31 janar 1878, armėpushimin me Perandorinė Osmane dhe filloi bisedimet pėr tė
pėrfunduar Traktatin e Paqes me tė.
Situata e re ndėrkombėtare, qė u krijua
pas disfatės sė plotė turke, e detyroi Komitetin e Stambollit ta rishikonte
programin e vet. Sipas tij, shpėrthimi nė kėto rrethana i kryengritjes
kundėrosmane nė Shqipėri do tė ishte njė hap i dėmshėm, qė do ta lehtėsonte
pėrparimin e ushtrive serbe, malazeze e greke nė brendi tė trojeve shqiptare dhe
do tu jepte rast monarkive fqinje qė ta sanksiononin me anėn e fitores
ushtarake aneksimin e viseve tė pushtuara prej tyre. Pėr kėtė arsye Komiteti
hoqi dorė pėrkohėsisht nga projekti i kryengritjes sė armatosur dhe hartoi njė
program tė ri politik pėr Lėvizjen Kombėtare Shqiptare.
Programi i ri, i cili u pėrpunua nė ditėt e para tė vitit 1878, pėrmbante
ndryshime taktike e jo strategjike. Udhėheqėsit e Komitetit tė Stambollit nuk
hoqėn dorė nga synimi i tyre i mėparshėm, nga formimi i shtetit kombėtar
shqiptar. Por tani para Shqipėrisė qėndronte si detyrė e ngutshme ruajtja e
tėrėsisė sė saj tokėsore. Pėrveē kėsaj, ata mendonin se nė kushtet e reja
pavarėsia kombėtare e Shqipėrisė ishte e parealizueshme, pasi ajo nuk gėzonte
asnjė mbėshtetje nė arenėn ndėrkombėtare. Pėr mė tepėr, tani qė kishte filluar
pushtimi i trojeve shqiptare nga ushtritė fqinje, rreziku i copėtimit tė
Shqipėrisė ishte bėrė shumė serioz. Nė kėtė gjendje tė re shqiptarėt u kthyen
pėrsėri nė programin e mėparshėm. Nė vend tė pavarėsisė sė plotė kombėtare, ata
vendosėn tė kėrkonin bashkimin e trojeve tė tyre amtare nė njė vilajet autonom
shqiptar nė kuadrin e Perandorisė Osmane. Udhėheqėsit e Komitetit tė Stambollit
shpresonin se krijimi i njė vilajeti tė tillė do tė gjente pėrkrahės nė arenėn
ndėrkombėtare, tė paktėn mbėshtetjen e atyre Fuqive tė Mėdha qė nuk e dėshironin
shpartallimin e plotė tė Perandorisė Osmane. Veē kėsaj, pėr tė mbrojtur tėrėsinė
territoriale, shqiptarėt do tė luftonin tė veēuar nga Perandoria Osmane, do tė
hynin nė betejė kundėr rrezikut sllav, grek, austriak ose italian nė emėr tė
interesave kombėtarė tė Shqipėrisė. Ata ishin tė bindur se njė luftė e tillė, si
edhe formimi i vilajetit autonom shqiptar, do ta sanksiononte nė plan
ndėrkombėtar ekzistencėn e shqiptarėve si komb dhe tėrėsinė territoriale tė
Shqipėrisė. Kėto fitore do tė shėrbenin si bazė pėr ta kthyer vilajetin autonom
shqiptar, nė rrethana koniunkturale mė tė favorshme, nė njė shtet tė pavarur
shqiptar. Pėr tė arritur bashkimin politik dhe organizativ tė mbarė vendit rreth
kėsaj platforme, udhėheqėsit e Komitetit tė Stambollit vendosėn tė formonin njė
lidhje shqiptare me karakter kombėtar, ku tė pėrfaqėsoheshin tė gjitha shtresat
shoqėrore dhe tė gjitha krahinat shqiptare qė bėnin pjesė nė tė katėr vilajetet
perėndimore tė Gadishullit Ballkanik. Projektin pėr formimin e saj e pėrgatiti
qysh nė fillim tė vitit 1878, Pashko Vasa, qė nė atė kohė ishte kėshilltar i
valiut tė Kosovės.
Udhėheqėsit e Komitetit tė Stambollit shpresonin se me programin e tyre tė ri, i
cili e pėrjashtonte pėrkohėsisht konfliktin e armatosur shqiptaro-turk, Porta e
Lartė nuk do ta pengonte formimin e Lidhjes Shqiptare. Kjo liri veprimi kishte
rėndėsi tė veēantė pėr ta, pasi u jepte atyre mundėsi qė ta shpejtonin formimin
e lidhjes kombėtare dhe organizimin e forcave tė saj tė armatosura. Pėr kėtė
qėllim Komiteti i Stambollit ngarkoi njė komision tė posaēėm, tė kryesuar nga
Pashko Vasa, pėr tė nxjerrė lejen pėrkatėse nga Porta e Lartė. Pėr njė kohė tė
gjatė Stambolli nuk dha asnjė pėrgjigje.
Gjatė muajit shkurt 1878 tensionin
politik tė shqiptarėve e rriti edhe mė shumė ekspedita qė organizoi qeveria
greke kundėr trojeve kombėtare tė Shqipėrisė. Qė ta vinte Rusinė para faktit tė
kryer dhe tė merrte parasysh aspiratat e saj territoriale, qeveria e Athinės e
detyroi Komitetin e Korfuzit qė, para se tė nėnshkruhej Traktati i Paqes me
Turqinė, tė provokonte nė Shqipėrinė e Jugut njė kryengritje tė armatosur
kundėrosmane dhe tė nxiste kryengritėsit vendas qė tė kėrkonin bashkimin e
krahinave tė tyre me Mbretėrinė e Greqisė. Sipas planit tė saj tė pėrgatitur me
kujdes, mė 12 shkurt 1878 njė bandė e madhe greke me rreth 600 vullnetarė tė
ashtuquajtur epirotė, tė rekrutuar nė Greqi, midis tė cilėve kishte edhe disa
mercenarė tė huaj, tė pajisur me armė e topa tė ushtrisė helenike dhe tė
komanduar nga oficerė grekė, zbarkuan nga ishulli i Korfuzit nė fshatin Lėkurės,
nė afėrsitė e Sarandės. Pasi ngritėn kėtu flamurin e Greqisė, shpallėn fillimin
e kryengritjes greke nė viset e Epirit. Tė nesėrmen, mė 13 shkurt,
internacionalistėt grekė pushtuan Sarandėn; pastaj njė pjesė e tyre u drejtua
pėr nė fshatin Ēukė, pjesa tjetėr pėr nė fshatin Gjashtė, duke shpresuar se
aksioni i tyre do tė ishte sinjali pėr shpėrthimin e kryengritjes sė
pėrgjithshme nga ana e popullsisė vendase.
Ndėrkaq popullsia shqiptare vendase jo
vetėm nuk u bashkua me bandėn greke, por, pėrkundrazi, u ngrit nė kėmbė kundėr
saj. Nėn thirrjen e krerėve lokalė, me mijėra vullnetarė shqiptarė rrėmbyen
armėt pėr mbrojtjen e vendit. Pėrparimi i forcave greke u ndal nė kodrat e
Gjashtės. Mė 17 shkurt vullnetarėt shqiptarė, sė bashku me forcat turke qė
erdhėn nga Janina, u shkaktuan atyre dy disfata tė rėnda, njėrėn nė Karalibej,
tjetrėn nė Gjashtė, dhe i detyruan tė tėrhiqeshin me humbje tė mėdha nė Lėkurės.
Pas njė luftimi tjetėr, qė u zhvillua mė 23 shkurt 1878 nė Lėkurės, banda u
shpartallua plotėsisht. Komandanti i tyre mundi tė shpėtonte sė bashku me 110
veta, duke u tėrhequr gjatė bregdetit, derisa u hodh nė Korfuz. Tė tjerėt u
vranė ose u zunė robėr gjatė luftimeve.
2. THEMELIMI I LIDHJES SHQIPTARE TĖ PRIZRENIT
Shqipėria dhe Traktati i Shėn-Stefanit (3 mars 1878)
Njė muaj pas armėpushimit tė Edrenesė u
nėnshkrua nė Shėn-Stefan, mė 3 mars 1878, Traktati i Paqes ndėrmjet Perandorisė
Ruse dhe Perandorisė Osmane.
Traktati i Shėn-Stefanit i shkėpuste Perandorisė Osmane rreth 80 pėr qind tė
zotėrimeve tė saj nė Gadishullin Ballkanik. Me shpresė se do tė shmangte
kundėrshtimin e fuqive tė tjera tė mėdha, Rusia nuk mori pėr vete asgjė nga kėto
territore. Ajo u kufizua vetėm duke i shkėputur Rumanisė, tė cilėn e kishte
aleate nė luftėn qė fitoi, krahinėn e Besarabisė nė veri tė lumit Pruth dhe duke
aneksuar disa krahina qė zotėronte Perandoria Osmane, nė jug tė Kaukazit (Kars,
Ardahan, Bajazid e Batum). Synimet e saj hegjemoniste nė Evropėn Juglindore
Rusia cariste do ti siguronte kryesisht nėpėrmjet Bullgarisė sė madhe autonome
qė u krijua me Traktatin e Shėn-Stefanit. Bullgaria do tė ishte njė principatė
autonome me qeverinė e saj, tributare ndaj sulltanit. Formimi i saj ishte nė
vetvete njė hap pozitiv, pasi e ēlironte popullin bullgar nga zgjedha shekullore
osmane. Por, Rusia krijoi njė Bullgari tė madhe, tė cilėn ajo do ta kishte si
njė satelite tė saj me qėllim qė tė vendoste nėpėrmjet saj zotėrimin e vet nė
Gadishullin Ballkanik. Nė kufijtė e saj do tė pėrfshihej shumica dėrrmuese e
tokave qė i shkėputeshin Perandorisė Osmane. Kjo do tė shtrihej nė lindje deri
nė Detin e Zi, nė jug deri nė detin Egje, nė veri deri nė Danub dhe nė perėndim
deri nė malet e Voskopojės. Sado qė Bullgaria e madhe do tė mbetej nėn
sovranitetin e sulltanit turk, Porta e Lartė nuk do tė kishte tė drejtė tė
vendoste brenda kufijve tė saj asnjė garnizon ushtarak osman. Pjesa tjetėr e
territoreve perandorake do ti jepej Rumanisė, Serbisė dhe Malit tė Zi, qė
ktheheshin nga principata autonome nė shtete tė pavarura. Greqia nuk pėrfitonte
asgjė. Ajo do tė mbetej ashtu siē ishte, njė shtet i pavarur brenda kufijve tė
saj tė paraluftės.
Traktati i Shėn-Stefanit nuk e zinte fare nė gojė Shqipėrinė, e cila pėr Rusinė
nuk ekzistonte si subjekt tė drejtash politike. Sipas Traktatit tė
Shėn-Stefanit, gati gjysma e trojeve shqiptare u jepej shteteve sllave
ballkanike. Bullgaria do tė merrte, pėrveē tė tjerave, krahinat shqiptare tė
Korēės, tė Bilishtit, tė Pogradecit, tė Strugės, tė Dibrės, tė Kėrēovės, tė
Gostivarit, tė Tetovės, tė Shkupit, tė Kaēanikut etj. Serbia, e cila do tė
shtrihej kryesisht drejt jugperėndimit, do tė aneksonte edhe viset veriore e
verilindore tė Kosovės, deri nė afėrsi tė Mitrovicės. Mali i Zi, sipėrfaqja e tė
cilit do tė rritej mė tepėr se tri herė, do tė pėrfshinte brenda kufijve tė tij
gjithashtu njė varg krahinash shqiptare, si atė tė Ulqinit, tė Krajės, tė
Anamalit, tė Hotit, tė Grudės, tė Tuzit, tė Kelmendit, tė Plavės, tė Gucisė dhe
tė Rugovės. Pjesa tjetėr e Shqipėrisė do tė mbetej nėn sundimin e Perandorisė
Osmane. Si rrjedhim, me Traktatin e Shėn-Stefanit trojet shqiptare do tė
copėtoheshin ndėrmjet katėr shteteve tė huaja. Perandoria Ruse e gjymtonte
kėshtu rėndė tėrėsinė tokėsore tė Shqipėrisė dhe e vėshtirėsonte nė kulm luftėn
e popullit shqiptar pėr krijimin e shtetit kombėtar.
Zemėrimin e thellė qė shkaktoi nė
Shqipėri Traktati i Shėn-Stefanit e rriti mė tej terrori i ushtrive
serbo-malazeze mbi shqiptarėt e viseve tė pushtuara prej tyre dhe shpėrngulja me
dhunė nga kėto krahina e dhjetėra mijė familjeve shqiptare, tė cilat vėrshuan si
muhaxhirė nė krahinat e papushtuara nga ushtritė ballkanike. Vetėm nė vilajetin
e Kosovės endeshin rreth 100 mijė burra, gra e fėmijė, tė shpėrngulur nga zona e
pushtimit serb. Gati 38 mijė veta tė dėbuar nga ushtritė ruse e bullgare qenė
shpėrndarė, sipas konsullit anglez Blunt, nė viset e vilajetit tė Manastirit.
Sipas tė dhėnave tė konsullit austro-hungarez Lipih (Lipich), mbi 26 mijė
shqiptarė, tė dėbuar nga zona e pushtimit malazez, ishin vendosur nė vilajetin e
Shkodrės. Por numri i shqiptarėve tė shpėrngulur ishte mė i madh, po tė kemi
parasysh se jo pak prej tyre mėrguan nė vilajetet e Selanikut, tė Stambollit, tė
Izmirit, tė Adanasė e tė Sirisė.
Zemėrimi kundėr Traktatit tė Shėn-Stefanit pėrfshiu tė gjitha shtresat e
popullsisė shqiptare, qė nga fshatarėt e zejtarėt e deri te qarqet ēifligare e
tregtare. Ky zemėrim i shqiptarėve nuk drejtohej vetėm kundėr Perandorisė Ruse
dhe aleatėve tė saj ballkanikė, por edhe kundėr Perandorisė Osmane, e cila
kishte nėnshkruar njė akt tė tillė, qė e dėnonte me vdekje atdheun e tyre. Fakti
se asnjė nga fuqitė e tjera tė mėdha nuk e ngriti zėrin pėr tė drejtat kombėtare
tė Shqipėrisė, i bindi pėrfundimisht shqiptarėt se ata tashmė ishin krejtėsisht
vetėm.
Gjendja e re qė u krijua nga vendimet e Shėn-Stefanit dhe nga ngjarjet qė
rrodhėn mė pas, nė mars-prill 1878, kur u duk qartė se Fuqitė e Mėdha
perėndimore ishin tė vendosura tė mbronin me ēdo kusht sundimin e Perandorisė
Osmane nė Ballkan dhe si rrjedhim nuk ishin tė prirura tė merrnin parasysh tė
drejtat kombėtare tė shqiptarėve, Komiteti Qendror i Stambollit arriti nė
pėrfundimin se si kryengritja e armatosur kundėrosmane, ashtu edhe kėrkesa pėr
pavarėsinė e Shqipėrisė nuk mund tė qėndronin mė si pika kryesore tė programit
tė tij politik. Tani qė copėtimi i trojeve shqiptare filloi tė vihej nė jetė dhe
doli nė plan tė parė detyra e mbrojtjes sė tėrėsisė tokėsore tė Shqipėrisė,
kryengritja e armatosur kundėr Perandorisė Osmane jo vetėm qė nuk e zgjidhte
ēėshtjen shqiptare, por e ndėrlikonte edhe mė keq atė e fatin e atdheut. Nė
rrethana tė tilla ndėrkombėtare, Komiteti Shqiptar i Stambollit adaptoi, pėr aq
kohė sa do tė vijonte kjo gjendje e ndėrlikuar, njė platformė tė re politike, e
cila kėrkonte mobilizimin e mbarė vendit pėr plotėsimin e dy detyrave kryesore:
pėr tė kundėrshtuar me luftė tė armatosur, nė emėr tė kombėsisė shqiptare, ēdo
vendim qė do tė merrnin Fuqitė e Mėdha, qoftė edhe me pėlqimin e Perandorisė
Osmane, nė dėm tė tėrėsisė territoriale tė Shqipėrisė dhe, nė tė njėjtėn kohė,
pėr tė arritur bashkimin e tė gjitha trojeve tė atdheut nė njė vilajet tė vetėm
shqiptar, tė pajisur me disa tė drejta autonomiste, qė mund tė realizoheshin pa
hyrė nė konflikt me Portėn e Lartė.
Pėrmbushja e kėtyre objektivave bėnte tė
nevojshėm formimin e njė fronti tė vetėm politik mbarėshqiptar dhe pranimin nga
ana e kėtij fronti tė platformės politike tė pėrpunuar nga Komiteti Kombėtar i
Stambollit.
Pėr krijimin e frontit tė bashkuar
politik, qė do tė kishte formėn e njė lidhjeje kombėtare shqiptare, kishte
tashmė nė Shqipėri njė truall deri diku tė pėrgatitur edhe nga pikėpamja
organizative. Qysh nė dhjetor tė vitit 1877, nė krahinat periferike tė
Shqipėrisė, kur ato filluan tė kėrcėnoheshin nga pushtimi serb e malazez, ishin
organizuar besėlidhje shqiptare krahinore ose, siē quheshin nė disa vise,
komisione lokale tė vetėmbrojtjes, tė cilat u pėrpoqėn tė mobilizonin shqiptarėt
pėr tė hyrė nė veprim sapo tė lėshohej kushtrimi. Traktati i Shėn-Stefanit i dha
njė nxitje tė fuqishme krijimit tė besėlidhjeve tė reja. Por me evolucionin
ekonomik, shoqėror, politik e kulturor qė kishte pėsuar Shqipėria, gjatė
dekadave tė fundit, ndryshe nga periudhat e mėparshme, ndėrgjegjja e bashkėsisė
krahinore ishte tejkaluar tanimė te shqiptarėt. Ēdo krahinė kishte filluar ta
ndiente veten si gjymtyrė e njė trupi tė vetėm, si pjesė e njė atdheu tė
pėrbashkėt. Ky evolucion nė ndėrgjegjen kombėtare tė shqiptarėve ishte njė
faktor i favorshėm pėr veprimtarinė e Komitetit Kombėtar tė Stambollit, tė cilit
tani i takonte detyra ti bashkonte besėlidhjet krahinore nė njė trup tė vetėm
organizativ dhe me njė platformė tė vetme politike.
Derisa tė shkriheshin nė njė organizatė
kombėtare, pėrballė besėlidhjeve krahinore qėndronin tri detyra themelore: tė
mobilizonin shtresat e gjera popullore nė lėvizjen e madhe tė protestės kundėr
vendimeve tė padrejta tė Traktatit tė Shėn-Stefanit; tė pėrgatiteshin
ushtarakisht pėr tė kundėrshtuar me armė copėtimin e trojeve shqiptare, nė rast
se vendimet e Traktatit do tė mbeteshin nė fuqi; tė kujdeseshin pėr tė ndihmuar
dhe pėr tė sistemuar rreth 150 mijė muhaxhirėt shqiptarė, tė grumbulluar nė
vilajetet e Kosovės, tė Shkodrės e tė Manastirit, tė cilėt kishin mbetur pa bukė
e pa strehė.
Ndėrkaq, nė prill tė vitit 1878, opinioni publik shqiptar u informua nga shtypi
ndėrkombėtar pėr kundėrshtimin qė kishte gjetur Traktati i Shėn-Stefanit nė
fuqitė e tjera tė mėdha. Nė tė vėrtetė, kundėrshtimin mė tė rreptė ai e pati nga
Anglia dhe nga Austro-Hungaria, tė cilat u shqetėsuan sė tepėrmi nga rritja e
shpejtė e ndikimit tė Rusisė nė Gadishullin Ballkanik nėpėrmjet Bullgarisė sė
Madhe. Pėr kėtė arsye, me kėmbėnguljen e tyre, u vendos qė kushtet e pėrcaktuara
nė Traktatin e Shėn-Stefanit tė rishikoheshin nga njė kongres i posaēėm i Fuqive
tė Mėdha, i cili, sipas vendimit qė u mor mė vonė, do tė mblidhej nė Berlin mė
13 qershor 1878.
Shqiptarėt ishin tė bindur se Fuqitė e
Mėdha, ndonėse e kundėrshtuan Traktatin e Shėn-Stefanit, pėrsėri nuk ishin tė
prirura qė ti merrnin parasysh interesat kombėtarė tė Shqipėrisė. Megjithatė,
pezullimi i tij deri nė thirrjen e kongresit tė Berlinit u jepte nė dorė
patriotėve shqiptarė njė kohė tė ēmueshme pėr ta organizuar mė mirė qėndresėn
politike e ushtarake. Por, nga ana tjetėr, leja qė kishte kėrkuar Komiteti i
Stambollit pėr tė formuar njė lidhje shqiptare, ndeshi mė nė fund nė
kundėrshtimin e Portės sė Lartė. Nė parim qeveria osmane nuk e shihte me sy tė
keq lėvizjen e protestės sė popullsive tė saj kundėr Traktatit tė Shėn-Stefanit,
por ajo nuk e pranonte nė asnjė mėnyrė qė kjo lėvizje tė zhvillohej e tė
organizohej ashtu siē e kuptonte Komiteti i Stambollit, si njė lėvizje kombėtare
shqiptare. Porta e Lartė kėrkonte qė shqiptarėt tė protestonin kundėr Traktatit
tė Shėn-Stefanit si nėnshtetas myslimanė, qė nuk donin tė shkėputeshin nga
Perandoria Osmane dhe nga sulltani i saj halif. Patriotėt shqiptarė, tė cilėt
nuk mund tė pajtoheshin me kėto kushte, vendosėn qė ta formonin lidhjen
shqiptare duke u mbėshtetur nė lėvizjen popullore dhe nė besėlidhjet lokale.
Rrymat politike dhe protestat shqiptare
Gjatė pranverės sė vitit 1878, krahas
hovit qė mori lėvizja e protestės kundėr Traktatit tė Shėn-Stefanit, ngadhėnjeu
edhe ideja pėr tė kundėrshtuar me armė vendimet qė mund tė merreshin nė
Kongresin e Berlinit nė dėm tė tėrėsisė tokėsore tė atdheut. Nė kėto rrethana,
kėrkesa pėr tė formuar njė lidhje tė pėrgjithshme u bė mjaft popullore.
Megjithatė forcat e ndryshme atdhetare tė lėvizjes kombėtare nuk e konceptonin
njėsoj karakterin dhe programin qė duhej tė kishte kjo lidhje e pėrgjithshme.
Qarqet atdhetare shqiptare, tė pėrfaqėsuara, nė pėrgjithėsi, nga Komiteti
Kombėtar i Stambollit, qė formuan grupimin ose, siē u quajt nga vėzhguesit e
huaj tė kohės, rrymėn radikale, synonin tė themelonin njė lidhje shqiptare, e
cila duhej tė mobilizonte popullsinė e vendit nė emėr tė tė drejtave kombėtare
tė Shqipėrisė dhe ta drejtonte atė nė luftė pėr ruajtjen e tėrėsisė tokėsore tė
atdheut, duke kėrkuar nė tė njėjtėn kohė krijimin e njė vilajeti autonom
shqiptar ose, po ta lejonin rrethanat ndėrkombėtare, tė njė shteti shqiptar
autonom. Sipas udhėheqėsve tė kėsaj rryme, lidhja shqiptare duhej pėrgatitur pėr
tė luftuar, nė pėrshtatje me rrethanat qė do tė krijoheshin, jo vetėm kundėr
shteteve shoviniste fqinje, por edhe kundėr Perandorisė Osmane. Njė grupim ose
rrymė e dytė nė lėvizjen kombėtare ishte ai i tė moderuarve, siē u cilėsua po
nga bashkėkohėsit, qė pėrfaqėsohej nga personalitete tė njohura atdhetare, si
Ali bej Gucia, Iljaz pashė Dibra, Abedin pashė Dinoja, Mahmud pashė Biēaku, Omer
pashė Vrioni etj. Ashtu si radikalėt, edhe tė moderuarit kėrkonin qė lidhja e
pėrgjithshme tė kishte karakter kombėtar. Ata e pranonin nė parim edhe idenė e
njė vilajeti tė bashkuar autonom shqiptar, tė pajisur me njė autonomi
administrative e kulturore. Por, ndryshe nga elementėt radikalė tė Komitetit tė
Stambollit, kėta nuk e shikonin vilajetin e bashkuar shqiptar si njė hallkė, si
njė shkallė pėr tė shkuar mė tej drejt njė shteti tė bashkuar e tė pavarur
shqiptar. Pėrveē kėsaj, tė moderuarit nuk ishin gjithashtu tė prirur pėr tiu
kundėrvėnė Portės sė Lartė. Ata shpresonin se vilajeti shqiptar mund tė krijohej
me pėlqimin e vetė sulltanit, tė cilin, besonin se do ta bindnin, pasi, sipas
tyre, krijimi i kėtij vilajeti ishte nė interesin e vetė Perandorisė Osmane.
Pėrgjithėsisht qarqet e moderuara, duke
pasur parasysh rrezikun e jashtėm, prireshin ta kufizonin lėvizjen vetėm me
mbrojtjen e territoreve tė kėrcėnuara, vetėm me luftėn kundėr copėtimit tė
vendit. Si rrjedhim, ata e pėrfytyronin besėlidhjen shqiptare jo si njė front
politik kombėtar tė veshur me atribute shtetėrore, por si njė federim ose
aleancė krahinash tė krijuar vetėm pėr tė luftuar bashkėrisht kundėr
shovinistėve fqinjė.
Megjithatė, ndėrmjet platformės sė qarqeve radikale dhe platformės sė tė
moderuarve kishte mjaft pika takimi, siē qe ajo e karakterit kombėtar shqiptar
tė lidhjes sė pėrgjithshme dhe pranimi nė parim i formimit tė njė vilajeti
autonom shqiptar. Nė situatėn dramatike, qė u krijua nė pranverėn e vitit 1878,
kėto pika tė pėrbashkėta merrnin rėndėsi tė dorės sė parė pėrballė pikėpamjeve
tė ndryshme qė kishin ato pėr kohėn e mėnyrėn se kur dhe si duhej tė sendėrtohej
ky vilajet, tė cilat mund tė zgjidheshin pas formimit tė lidhjes shqiptare. Nė
kėto rrethana, u arrit bashkėpunimi i tė dy rreshtimeve politike pėr formimin e
njė lidhjeje shqiptare me karakter kombėtar, qė do tė udhėhiqte luftėn e
popullit shqiptar kundėr copėtimit territorial tė atdheut dhe do tė parashtronte
nevojėn e bashkimit administrativ tė mbarė viseve shqiptare nė njė vilajet
autonom shqiptar.
Jashtė kėtyre dy grupimeve atdhetare, qė pėrfaqėsonin Lėvizjen Kombėtare
Shqiptare, nė jetėn politike tė Shqipėrisė vepronte edhe njė rreshtim i tretė
sulltanist, i udhėhequr nga nėpunėsit turkomanė tė administratės sė vilajeteve,
nga elementė feudalė e klerikė turkomanė, tė cilėt e identifikonin veten me
qarqet sunduese perandorake, anonin plotėsisht nga vija politike e Portės sė
Lartė dhe i shėrbenin asaj. Tė interesuar pėr tė kundėrshtuar vendimet e
Traktatit tė Shėn-Stefanit, edhe pasuesit e kėtij grupimi u bashkuan me lėvizjen
pėr organizimin e qėndresės sė armatosur nėpėrmjet lidhjes sė pėrgjithshme, e
cila duhej tė vepronte sipas orientimeve tė sulltanit. Ata nuk ishin pėr njė
lidhje shqiptare, por pėr njė lidhje islamike, ku tė merrnin pjesė tė gjitha
popullsitė myslimane tė Gadishullit Ballkanik, pavarėsisht nga kombėsia e tyre,
nga e cila, logjikisht, do tė pėrjashtoheshin shqiptarėt e krishterė, si
ortodoksė, edhe katolikė. Veē kėsaj, sulltanistėt, siē u quajtėn nė atė kohė,
nuk e pranonin as nė parim idenė e njė vilajeti shqiptar, sepse ky vilajet,
sipas tyre, do ti ndante shqiptarėt myslimanė nga vėllezėrit myslimanė tė
Gadishullit Ballkanik dhe tė Perandorisė Osmane.
Kėto qėndrime u kundėrshtuan nga atdhetarėt shqiptarė, radikalė e tė moderuar,
qė nuk mund tė pajtoheshin me platformėn e qarqeve sulltaniste dhe nė mėnyrė tė
veēantė me idenė konservatore tė njė lidhjeje islamike, e cila po tė krijohej do
ta shuante emrin e Shqipėrisė. Nė tė vėrtetė, qarqet sulltaniste nuk kishin
ndonjė mbėshtetje nė shtresat e gjera tė popullsisė shqiptare. Veprimtarinė e
tyre e udhėhiqnin valinjtė e katėr vilajeteve shqiptare, qė zbatonin me
besnikėri udhėzimet e Portės sė Lartė. Megjithatė, ato luanin ende njė rol tė
rėndėsishėm nė jetėn politike tė vendit, pasi kishin nė dorė aparatin shtetėror
- administratėn, ushtrinė, xhandarmėrinė, financat dhe mjetet e
telekomunikacionit qė lidhnin krahinat me njėra-tjetrėn. E vetmja pikė qė dukej
sikur i afronte sulltanistėt me qarqet atdhetare, ishte gatishmėria e tyre pėr
tė luftuar me rrugė jashtėqeveritare, kundėr shkėputjes sė zotėrimeve
perandorake nė Ballkan, pra edhe kundėr shkėputjes sė trojeve shqiptare, ndonėse
kėtė luftė ata kėrkonin ta zhvillonin nėn flamurin islamik.
Pėr tė mos shkaktuar nė atė ēast kritik
pėrēarjen e forcave politike tė vendit, Komiteti i Stambollit dhe rrethet e
tjera atdhetare tė vendit iu shmangėn pėrkohėsisht luftės sė hapur kundėr
qarqeve sulltaniste. Madje, duke u kapur pas gatishmėrisė qė tregonin kėto qarqe
pėr tė luftuar kundėr Traktatit tė Shėn-Stefanit, udhėheqėsit atdhetarė mendonin
se, me njė punė tė mėtejshme sqaruese, do ta tėrhiqnin masėn e tyre nė
platformėn e lidhjes shqiptare.
Platformėn e vet politike Komiteti i Stambollit e ngriti gjatė pranverės edhe nė
arenėn ndėrkombėtare. Qysh nė muajin mars, kur pėrmbajtja e Traktatit tė
Shėn-Stefanit ende nuk ishte shpallur, Pashko Vasa i paraqiti ambasadorit
britanik nė Stamboll njė promemorje nė emėr tė popullit shqiptar, nė tė cilėn
lufta kundėr copėtimit territorial tė Shqipėrisė lidhej organikisht me kėrkesėn
pėr autonominė e saj administrative. Shqiptarėt, shkruante ai, nuk mund tė
kėnaqen me administratėn e kalbur osmane. Ata janė tė bindur se Porta e Lartė,
as nuk dėshiron dhe as nuk ėshtė nė gjendje tu japė atyre njė administratė mė
tė mirė se atė qė u ka dhėnė deri sot. Shqiptarėt, theksonte patrioti rilindės,
janė tė vendosur ti kėputin tė gjitha lidhjet qė i bashkojnė me Turqinė dhe nuk
duhet tė pėrjashtohen nga ajo e drejtė qė kanė popujt sllavė tė Ballkanit pėr tė
formuar shtete tė pavarura ose autonome. Megjithatė, pėrfundonte Pashko Vasa,
shqiptarėt kėrkojnė njė administratė autonome qė tu pėrgjigjet mė shumė
nevojave dhe traditave tė tyre.
Njė vend tė veēantė nė veprimtarinė politike qė zhvilloi Komiteti i Stambollit
gjatė pranverės sė vitit 1878 zėnė shkrimet e Abdyl Frashėrit, tė cilat ai i
botoi nė shtypin e huaj, brenda dhe jashtė Perandorisė Osmane. Nė njė artikull
tė botuar nė muajin prill nė gazetėn turke Basiret (Stamboll), ai i tėrhiqte
tėrthorazi vėmendjen Portės sė Lartė qė tė mos pranonte asnjė lėshim nė kurriz
tė trojeve tė Shqipėrisė dhe tu njihte shqiptarėve tė drejtat e tyre kombėtare.
Askush, pra, as Perandoria Osmane, shkruante kryetari i Komitetit tė Stambollit,
nuk ka tė drejtė tu japė tė tjerėve tokat qė u takojnė shqiptarėve. Duke
evokuar luftėn qė zhvilluan shqiptarėt nė shek. XV kundėr Perandorisė Osmane,
Abdyl Frashėri u linte tė nėnkuptonin qeveritarėve tė Stambollit se Shqipėria
ishte gati tė pėrsėriste epopenė e Skėnderbeut, nė rast se nuk do ti njiheshin
tė drejtat e saj kombėtare.
Nė njė seri artikujsh tė botuar gjatė prillit e majit nė organin austriak
Messager de Vienne (Mesazher dė Vjenė), Abdyl Frashėri argumentonte para
opinionit publik evropian tė drejtat politike qė i takonin popullit shqiptar, si
njė nga kombet mė tė lashta tė Evropės, me gjuhė, me territor, me kulturė, me
ndėrgjegje dhe me histori tė pėrbashkėt mijėravjeēare. Kombi shqiptar, nėnvizon
ai, nuk aspiron asgjė tjetėr, veēse tė jetojė i lirė, tė dalė nga prapambetja
dhe tė zėrė vendin qė meriton nė radhėt e kombeve tė qytetėruara tė Evropės. Nė
rast se Fuqitė e Mėdha, theksonte Abdyli, do ta dėnojnė kėtė popull trim e
liridashės tė mbetet nė robėri dhe ca mė keq tė copėtohet ndėrmjet shteteve
fqinje, Gadishulli Ballkanik nuk do tė ketė kurrė qetėsi, sepse shqiptarėt nuk
do tė pushojnė asnjėherė sė luftuari pėr tė fituar pavarėsinė e tyre kombėtare.
Pėrkundrazi, nė rast se shqiptarėve do tu njihen tė drejtat e tyre kombėtare,
Shqipėria do tė bėhet faktor i paqes dhe do tė kthehet nė njė digė kundėr
ekspansionit carist, i cili rrezikon jo vetėm Gadishullin Ballkanik, por edhe
Kontinentin Evropian.
Nė tė njėjtėn kohė anėtarėt e Komitetit
tė Stambollit e shtuan veprimtarinė e tyre politike edhe brenda nė Shqipėri. Por
kėtu ata ndeshėn nė pengesat e qarqeve sulltaniste, tė cilat, duke shfrytėzuar
terrorin qė po ushtronin organet ushtarake serbe-malazeze kundėr shqiptarėve nė
veri dhe provokacionet qė po kurdisnin agjentėt shovinistė grekė nė viset
shqiptare jugore, pėrpiqeshin ta vėshtirėsonin organizimin e popullit shqiptar
nė shkallė kombėtare dhe ti nxisnin shqiptarėt qė tė hidheshin nė njė luftė tė
parakohshme e tė paorganizuar kundėr shteteve fqinje.
Anėtarėt e Komitetit tė Stambollit dhe
atdhetarėt e tjerė i bėnė ballė me sukses, nė shumicėn e krahinave tė vendit,
kėtij presioni tė qarqeve qeveritare e sulltaniste. Ata arritėn tė shmangnin
konfliktet e parakohshme qė ishin gati tė shpėrthenin, sidomos nė veri, nė
sektorin shqiptaro-malazez. Me kėtė rast Komiteti i Stambollit e shpalli edhe
njė herė publikisht platformėn e vet. Me njė proklamatė drejtuar mė 30 maj 1878
popullit shqiptar dhe, pėr njoftim, opinionit ndėrkombėtar, ai shprehte
keqardhjen qė nė njė ēast aq kritik pėr Shqipėrinė, vendi po u nėnshtrohej
sulmeve fatkeqe dhe persekutimeve tė shėmtuara nga qeveria malazeze, serbe e
greke, veēanėrisht nga fqinjėt malazez. Megjithatė, Komiteti i Stambollit,
thuhej nė proklamatė, e konsideron tė ngutshme nevojėn pėr tė ndalur njė luftė
midis dy popujve (shqiptarėve dhe malazezėve - shėn. i aut.), tė cilėt kanė
pasur mjaft raste ta matin fuqinė dhe trimėrinė e tyre, dhe pėr tė larguar
kėshtu rreziqe tė reja pėr paqen nė Lindje. Proklamata pėrfundonte: Ne
dėshirojmė nxehtėsisht tė jetojmė nė paqe me tė gjithė fqinjėt tanė, Malin e Zi
dhe Greqinė, Serbinė dhe Bullgarinė. Ne nuk kėrkojmė, nuk dėshirojmė asgjė prej
tyre, por jemi krejtėsisht tė vendosur tė mbajmė me kėmbėngulje ēdo gjė qė ėshtė
jona. Tu lihet pra shqiptarėve toka shqiptare!
Shqetėsimi qė pushtoi shqiptarėt pėr fatin e atdheut, u shpreh me njė lumė
protestash, qė shpėrthyen gjatė muajve prill e maj 1878 nga tė katėr anėt e
vendit kundėr Traktatit tė Shėn-Stefanit. Pothuajse nė ēdo qendėr kazaje u
zhvilluan mbledhje popullore, nė tė cilat u morėn vendime pėr tė kundėrshtuar me
ēdo kusht copėtimin e trojeve shqiptare. Nė shumicėn e rasteve, nė pėrfundim tė
kėtyre mbledhjeve u hartuan protesta me shkrim drejtuar Fuqive tė Mėdha, nė tė
cilat shprehej vendosmėria e shqiptarėve pėr tė mbrojtur deri nė njeriun e
fundit ēdo pėllėmbė tė tokės amtare. Funksionarėt e admnistratės dhe pėrkrahėsit
e tyre sulltanistė ushtruan nė kėto mbledhje presion tė fuqishėm pėr ti
detyruar pjesėmarrėsit qė ti nėnshkruanin protestat e tyre jo si banorė
shqiptarė, por si nėnshtetas islamikė tė lidhur me Perandorinė Osmane. Por kėto
presione nuk dhanė rezultat. Nė asnjė nga krahinat shqiptare, pjesėmarrėsit e
mbledhjeve nuk pranuan ta cilėsonin veten e tyre si banorė islamikė. Nė tė
gjitha aktet drejtuar Fuqive tė Mėdha banorėt myslimanė dhe tė krishterė,
protestonin si shqiptarė, si pjesėtarė tė njė kombi tė vetėm. Madje, nė shumė
raste, pjesėmarrėsit e mbledhjeve popullore hartuan peticione drejtuar Portės sė
Lartė, me anėn e tė cilave kėrkonin reforma autonomiste pėr Shqipėrinė.
Themelimi i Lidhjes sė Prizrenit (10
qershor 1878)
Njė nga ēėshtjet kryesore, qė u shtrua
gjatė pranverės sė vitit 1878, nė mbledhjet popullore tė krahinave tė vendit
ishte formimi i lidhjes shqiptare, karakterin kombėtar tė sė cilės e mbrojtėn si
patriotėt radikalė, ashtu dhe qarqet e moderuara. Si procedurė pėr formimin e
saj udhėheqėsit politikė vendosėn tė shfrytėzonin traditėn e lashtė shqiptare.
Sipas kėsaj tradite, sa herė qė vendin e kėrcėnonte rreziku i jashtėm, secila
krahinė thėrriste kuvendin e vet krahinor dhe pastaj pėrfaqėsuesit e tyre
mblidheshin nė njė kuvend tė jashtėzakonshėm, i cili formonte, sipas rastit,
besėlidhjen ndėrkrahinore ose lidhjen e pėrgjithshme. Ekzistenca, nė pranverėn e
vitit 1878, e besėlidhjeve lokale ose e komisioneve tė vetėmbrojtjes, e
lehtėsonte punėn e udhėheqėsve politikė. Duhej vetėm thirrja e kuvendit tė
pėrgjithshėm dhe organizimi me sukses i punimeve tė tij.
Nismėn pėr thirrjen e Kuvendit tė Pėrgjithshėm e mori Komiteti i Stambollit.
Por, pėr tė mos shkaktuar reagimin e hapur tė organeve qeveritare osmane,
Komiteti i Stambollit vepronte, si edhe mė parė, nė rrethanat e fshehtėsisė sė
plotė. Si vend pėr mbledhjen e Kuvendit u caktua Prizreni, qyteti kryesor i
Kosovės dhe njė nga mė tė mėdhenjtė e Shqipėrisė, qė ndodhej nė afėrsi tė
krahinave, ku do tė zhvillohej qėndresa e armatosur e Lidhjes pėr mbrojtjen e
tėrėsisė sė atdheut. Me organizimin e drejtpėrdrejtė tė veprimeve pėr thirrjen e
Kuvendit u ngarkua njė Komision i posaēėm, shumica e anėtarėve tė tė cilit ishin
nga Prizreni e Gjakova. Ndėrmjet tyre njihen Ymer Prizreni dhe Ahmet Koronica,
ndėrsa thirrjen pėr mbledhjen e Kuvendit e lėshoi qysh nė fund tė prillit njė
nga pėrfaqėsuesit mė tė shėnuar tė qarqeve atdhetare tė moderuara, Ali bej Gucia
(mė vonė: Ali pashė Gucia), pronar i madh tokash dhe kundėrshtar i vjetėr i
Tanzimatit e i Traktatit tė Shėn-Stefanit.
Lėvizja pėr thirrjen e Kuvendit Kombėtar
u gjallėrua nė kulm gjatė gjysmės sė dytė tė majit. Sapo u pėrhap lajmi se
Kongresi i Berlinit do tė mblidhej mė 13 qershor 1878, nė viset e tė katėr
vilajeteve u zhvilluan mbledhje pėr tė zgjedhur delegatėt qė do tė niseshin pėr
nė Prizren. Nga viset shqiptare tė vilajetit tė Kosovės, tė Shkodrės, tė
Manastirit dhe tė Janinės, nuk u caktua si delegat pėr nė Prizren asnjė nga
elementėt sulltanistė. Megjithatė, ulematė dhe funksionarėt osmanė, duke
pėrdorur mjete nga mė tė ndryshmet, bėnė qė nė ato kaza, ku banonin nė mėnyrė tė
pėrzier popullsi myslimane shqiptare, boshnjake, turke dhe pomake (bullgarė tė
islamizuar), tė caktoheshin si delegatė edhe mjaft pashallarė e bejlerė
sulltanistė.
E shqetėsuar nga zhvillimi i Lėvizjes
Kombėtare Shqiptare, Porta e Lartė nuk e la fatin e politikės sė saj nė Shqipėri
vetėm nė duart e autoriteteve shtetėrore tė vilajeteve, por ndėrhyri edhe vetė
pėr tė ndryshuar rrjedhėn e ngjarjeve. Pėr kėtė qėllim ajo thirri nė Stamboll,
nė fund tė majit, personalitetet mė tė dėgjuara tė jetės politike shqiptare, si
Iljaz pashė Dibrėn, Ali bej Gucinė, Abdyl Frashėrin, Ymer Prizrenin, Ahmet
Koronicėn, Zija Prishtinėn, Mustafa pashė Vlorėn, sheh Mustafa Tetovėn, Vejsel
bej Dinon dhe disa dhjetėra tė tjerė, ndaj tė cilėve ushtroi pėr disa ditė me
radhė njė trysni tė fortė pėr ti detyruar qė ti jepnin besėlidhjes karakterin
e njė organizate islamike ballkanike. Personalitetet shqiptare, qė i rezistuan
presionit tė qeverisė osmane, Porta u pėrpoq ti mbante nė Stamboll me pretekste
tė ndryshme, pėr tė penguar pjesėmarrjen e tyre nė Kuvendin Kombėtar. Por ata u
nisėn pėr nė Prizren pa lejen e saj. Prizreni kishte marrė nė ato ditė tė para
tė qershorit njė pamje festive. Pėrveē banorėve tė pėrhershėm qarkullonin nė
qytet mijėra mysafirė tė tjerė tė veshur me rrobat e krahinave tė tyre dhe tė
armatosur.
Kuvendi Kombėtar u hap mė 10 qershor 1878. Por atė ditė nė Prizren nuk kishin
arritur tė gjithė delegatėt e krahinave shqiptare. Mungonin delegatėt e
vilajetit tė Shkodrės, nisjen e tė cilėve e kishin penguar intrigat e valiut
turk, Hysen Pashės. Po ashtu, nga vilajeti i Janinės arritėn vetėm dy delegatė
(njėri nga tė cilėt ishte Abdyl Frashėri), pasi tė tjerėt ishin ende nė udhėtim.
Nga tė dhėnat e derisotme dokumentare nuk ka qenė e mundur tė pėrcaktohet lista
e plotė e delegatėve, as numri i saktė i atyre qė u ndodhėn tė pranishėm nė
ditėn e hapjes sė Kuvendit tė Pėrgjithshėm tė Lidhjes. Njihen mė se 110 emra,
shumica e tė cilėve vinin nga vilajeti i Kosovės. Ishin kėta pėrfaqėsues tė
shtresave tė ndryshme shoqėrore, ēifligarė e agallarė, tregtarė e zejtarė,
klerikė e nėpunės, bajraktarė e malėsorė. Kishte personalitete tė shquara
politike tė sė kaluarės, por edhe emra tė rinj qė po hynin nė jetėn politike tė
vendit, figura qė kishin marrė pjesė nė kryengritjet kundėr Tanzimatit ose qė
kishin luftuar prej kohėsh kundėr ushtrive tė monarkive fqinje ballkanike. Ndėr
figurat mė tė shquara qė merrnin pjesė nė Kuvendin e Pėrgjithshėm njihen: Ali
bej Gucia, Iljaz pashė Dibra, Hasan pashė Tetova, Ymer Prizreni (kryetar i
komisionit organizator tė Kuvendit), Abdullah pashė Dreni, Ahmet Koronica,
Shaban bej Prizreni, Zija bej Prishtina, Jashar bej Shkupi, Shaban bej Peja,
Filip Doda, Sulejman Vokshi, Shuajip Spahiu, Ali Ibra, Abdyl Frashėri etj. Nė
Prizren kishin ardhur gjithashtu delegatė disa feudalė sllavė e sulltanistė nga
viset e Bosnjė-Hercegovinės.
Kuvendi i Prizrenit i filloi punimet nė ditėn e caktuar, me qėllim qė kėrkesat
shqiptare tu paraqiteshin Fuqive tė Mėdha para se tė mblidhej Kongresi i
Berlinit (13 qershor 1878). Kuvendi i Pėrgjithshėm i zhvilloi punimet nė njė nga
sallat e medresesė sė ndėrtuar nė shek. XVII nga Mehmet Pasha; kjo ndėrtesė
ndodhet pranė xhamisė ose Bajrak-Xhamisė, siē quhej nga qytetarėt prizrenas.
Kryetar i Kuvendit u zgjodh delegati mė i moshuar, Iljaz pashė Dibra (Qoku)?.
Delegatėt qė morėn pjesė nė Kuvendin e
Pėrgjithshėm kishin pėr ēėshtjen kryesore tė ditės njė unitet tė plotė mendimi;
tė gjithė qenė tė vendosur pėr tė kundėrshtuar me ēdo kusht copėtimin e trojeve
shqiptare, pėr tė mbrojtur tėrėsinė tokėsore tė Shqipėrisė. Mendim tė njėjtė
shprehėn delegatėt qė u takonin qarqeve atdhetare edhe pėr karakterin dhe
programin politik tė organizatės, qė do tė themelonte Kuvendi. Ata kėrkuan me
kėmbėngulje qė Kuvendi, ashtu siē ishte parashikuar prej tyre, tė formonte njė
Lidhje Shqiptare me karakter kombėtar. Ndryshe nga kėta, delegatėt, qė i takonin
krahut sulltanist, u pėrpoqėn qė organizata qė do tė themelohej tė kishte njė
karakter islamik e jo kombėtar shqiptar dhe tia nėnshtronin atė interesave tė
Stambollit. Nė ditėn e parė tė punimeve nė Kuvend folėn delegatė tė tė gjitha
grupimeve politike. Nga fjalimet qė u mbajtėn nė kėtė ditė ruhet vetėm njė
fragment i fjalės sė Abdyl Frashėrit, kryetar i Komitetit tė Stambollit dhe
delegat i Toskėrisė (i vilajetit tė Janinės). Duke mbrojtur platformėn atdhetare
tė lėvizjes kombėtare, ai i ftoi tė gjitha krahinat shqiptare qė tė bashkoheshin
si njė trup i vetėm pėr tė mbrojtur mbarė atdheun nga rreziku i asgjėsimit.
Abdyli ndėr tė tjera tha: Qėllimi i Kuvendit ėshtė qė tua presim hovin armiqve
tė pashpirt, duke lidhur besėn shqiptare dhe duke u betuar qė ti mbrojmė me
gjak trojet qė na kanė lėnė gjyshėrit dhe stėrgjyshėrit tanė. Fjalimi i Abdyl
Frashėrit la pėrshtypje brenda dhe jashtė sallės.
Delegatėve tė grupimit atdhetar, iu desh
tė pėrballeshin nė Kuvend si me qendrimet e dėmshme tė qarqeve sulltaniste,
ashtu edhe me trysninė e autoriteve qeveritare osmane, tė pėrfaqėsuara nga
mytesarifi turk i Prizrenit, Qamil Beu, qė ishte i pranishėn nė kėtė tubim. Tė
dyja kėto forca u pėrpoqėn tė pengonin bashkimin e shqiptarėve nė njė lidhje
kombėtare. Megjithatė, Kuvendi i Prizrenit e pėrmbushi misionin e tij historik
kombėtar. Akti mė i rėndėsishėm i tij ishte vendimi pėr themelimin e njė
organizate me karakter politik e ushtarak, tė njė Lidhjeje (Ittifaku), me njė
qendėr tė vetme drejtuese dhe me degė tė saj nė tė gjitha krahinat e vendit, e
cila do tė merrte pėrsipėr detyrėn qė tė mbronte me ēdo mjet interesat e vendit.
Po atė ditė Kuvendi Kombėtar miratoi
tekstin e njė proteste, drejtuar Kongresit tė Berlinit, me anėn e sė cilės
ngrihej zėri kundėr shkėputjes sė krahinave shqiptare nė favor tė shteteve
fqinje. Sipas traditės, sė bashku me formimin e Lidhjes, u shpall edhe njė besė
e pėrgjithshme, nė bazė tė sė cilės duhej tė pushonin menjėherė tė gjitha
veprimet e gjakmarrjes ndėrmjet banorėve tė krahinave qė ishin pėrfaqėsuar nė
Kuvendin e Prizrenit.
Vendimi i Kuvendit tė Prizrenit pėr themelimin e Lidhjes ishte njė fitore e
madhe e Lėvizjes Kombėtare Shqiptare, pasi me anėn e tij iu dha goditja e parė
dhe e fuqishme pėrpjekjeve tė Stambollit pėr ta veshur Lidhjen me karakter
islamik dhe u hodhėn themelet e njė organizate kombėtare shqiptare, e cila, qysh
nė ditėn e parė tė saj, pati njė karakter atdhetar.
Menjėherė pas themelimit tė Lidhjes u
formuan organet e saj tė larta. Nė krye tė Lidhjes qėndronte Kėshilli i
Pėrgjithshėm me funksione legjislative dhe me seli nė Prizren, nga i cili do tė
vareshin degėt krahinore. Kryetar i tij u zgjodh Iljaz pashė Dibra. Pėr tė
ushtruar funksionet ekzekutive u formua Komiteti Qendror i Lidhjes Shqiptare, i
pėrbėrė nga tri komisione, secili me njė pėrgjegjės tė veēantė: komisioni i
punėve tė jashtme (Abdyl Frashėri), komisioni i punėve tė brendshme (Haxhi
Shabani) dhe komisioni i tė ardhurave financiare (Sulejman Vokshi).
Krijimi i organeve tė larta tė Lidhjes sė
Prizrenit dhe pajisja e tyre me funksione pushtetore ishin njė fitore tjetėr qė
korrėn forcat atdhetare, pasi me anėn e tyre u hodhėn themelet pėr krijimin nė
Shqipėri tė njė pushteti tė veēuar nga ai i Portės sė Lartė. Kjo fitore u
pėrforcua me caktimin nė krye tė organeve tė larta tė personaliteteve qė
militonin nė Komitetin e Stambollit (Abdyl Frashėri e Sulejman Vokshi), ose qė u
takonin qarqeve tė moderuara (Iljaz pashė Dibra e Haxhi Shaban Prizreni). Pėr
fitoren e plotė tė krahut patriotik nuk mbetej tjetėr hap, veēse pajisja e
besėlidhjes me njė statut ose kanun, siē quhej nė atė kohė, tė ndėrtuar mbi
platformėn rilindėse.
Kanuni dhe Urdhėresa (17 qershor 1878)
Aktet e para tė Kuvendit tė Pėrgjithshėm
ishin: njė peticion pėr ēėshtjen shqiptare, dėrguar Kongresit tė Berlinit, njė
peticion, dėrguar Portės sė Lartė, Kararnameja (Akti i Vendimeve-Kanuni) dhe
Talimati (Urdhėresa).
Tė dyja peticionet u miratuan mė 15
qershor 1878. Ato u pajisėn me nėnshkrimet e disa mijėra pėrfaqėsuesve tė
popullsisė shqiptare nė tė gjitha krahinat e Shqipėrisė. Me anėn e tyre kėrkohej
nga Kongresi i Berlinit dhe nga qeveria turke qė tė mos i jepnin shteteve tė
huaja asnjė pėllėmbė tokė nga atdheu i tyre. Edhe nė kėto dokumente tė Kuvendit
tė Lidhjes shprehej vendosmėria e pėrfaqėsuesve shqiptarė pėr tė luftuar deri te
njeriu i fundit pėr tė kundėrshtuar ēdo vendim qė do tė cenonte tėrėsinė
territoriale tė atdheut. Veē kėsaj, nė peticionin qė iu dėrgua Portės sė Lartė,
parashtrohej edhe kėrkesa pėr tė bashkuar tė gjitha trojet shqiptare nė njė
vilajet tė vetėm shqiptar ose, siē thuhet nė peticion, nė njė vilajet tė
bashkuar (Tevhidi vilajet) me njė kuvend tė bashkuar nė krye dhe me
administratė, buxhet e ushtri tė veēantė, pra tė pajisur me autonomi
administrative e kulturore.
Por ky program i autonomisė (krijimi i
vilajetit tė bashkuar me autonomi administrative) nuk u pėrfshi nė tė dy
dokumentet e tjera qė u miratuan nga Kuvendi, mė 17 qershor 1878, nė Kararnamenė
dhe nė Talimatin. Kjo shpjegohet me ndikimin e qarqeve konservatore nė punimet e
vendimet e Kuvendit, tė cilat nuk ishin tė interesuara pėr ndryshime tė
raporteve tė Shqipėrisė me Perandorinė Osmane. Ndikimi i kėtyre qarqeve, me tė
cilat qenė bashkuar edhe delegatėt boshnjakė, u forcua, pėrkohėsisht, nė
krahasim me atė tė grupimit tė delegatėve autonomistė kosovarė, edhe pėr shkak
se nė Kuvendin e Pėrgjithshėm nuk kishin arritur ende delegatėt e krahinave tė
tjera tė Shqipėrisė, sidomos ata tė vilajeteve tė Shkodrės e tė Janinės, tė
cilėt ishin tė gjithė pėrkrahės tė autonomisė. Por, veē kėtij faktori, nė
mungesėn e kėrkesės nė Kararname tė njė vilajeti tė bashkuar shqiptar, me
autonomi administrative, ndikoi edhe rreziku i jashtėm, ai i copėtimit tė
Shqipėrisė, qė nxirrte nė plan tė parė dhe si detyrė mė tė ngutshme mbrojtjen e
tėrėsisė sė trojeve shqiptare.
Nė kėto rrethana, qarqet konservatore, tė
nxitura edhe nga qeveritarėt osmanė, u pėrpoqėn ti impononin Kuvendit tė
Pėrgjithshėm njė platformė me ndikime sulltaniste dhe islamike. Por kėto orvatje
dėshtuan, sepse ndeshėn nė kundėrshtimin e rreptė tė pėrfaqėsuesve tė vijės
patriotike tė Kuvendit.
Kanuni i Lidhjes, me emrin Kararname
(Akti i Vendimeve) sanksionoi formimin e Lidhjes si organizatė politike
shqiptare dhe pėrcaktoi detyrat e saj mė tė ngutshme. Megjithėse ky dokument nuk
iu shmang dot disa formulimeve kontradiktore, me kėmbėnguljen e delegatėve
atdhetarė aty u pėrfshinė dispozita tė tėra, qė i shėrbenin Lėvizjes Kombėtare
Shqiptare dhe qė binin ndesh me interesat e Portės sė Lartė. Kėshtu, nė nenin 1
thuhej se qėllimi i Lidhjes sė Prizrenit ishte tė mbronte tėrėsinė tokėsore tė
Perandorisė Osmane, me tė cilėn Lidhja nėnkuptonte edhe mbrojtjen e tėrėsisė
tokėsore tė Shqipėrisė, kurse nė nenin 6 shpallej nė formė edhe mė tė qartė e mė
tė prerė, se Lidhja do tė kundėrshtonte vetėm lėshimet tokėsore nė favor tė
Bullgarisė, tė Serbisė dhe tė Malit tė Zi (pra, jo kundėr tokave qė do tė merrte
Rusia dhe Austro-Hungaria), qė do tė thoshte se ajo do tė luftonte vetėm pėr
mbrojtjen e tėrėsisė sė trojeve shqiptare. E vėshtruar nga kjo pikėpamje,
Kararnameja i pėrgjigjej detyrės sė parė e kryesore qė qėndronte para Lidhjes
dhe Lėvizjes Kombėtare Shqiptare: lufta pėr mbrojtjen e tėrėsisė territoriale tė
atdheut, tė Shqipėrisė. Po ashtu, ajo shprehte synimet vetėqeverisėse tė
shqiptarėve. Nga njėra anė thuhej se Lidhja e Prizrenit do ta shihte si armik
ēdo njeri qė do tė pėrpiqej tė dobėsonte autoritetin e qeverisė osmane (neni 2),
ndėrsa nga ana tjetėr, ajo e vishte veten dhe komitetet e saj me funksione
pushtetore tė veēuara nga ato tė Stambollit (neni 14), tė cilat e dobėsonin
autoritetin e Portės sė Lartė nė Shqipėri.
Lidhja trajtohej nė Kararname si njė institucion politik, me njė personalitet
juridik tė pavarur nga Porta e Lartė. Qeveria e Stambollit, thuhej nė nenin 14
tė saj, nuk do tė pėrzihet nė asnjė mėnyrė nė ēėshtjet e Lidhjes. Por ajo qė e
theksonte mė shumė karakterin e saj tė pavarur ishte e drejta qė fitoi Lidhja me
anėn e Kararnamesė pėr tė ngritur nė kėmbė forca tė armatosura, tė veēuara nga
ushtria perandorake osmane, dhe pėr tė hyrė nė luftė kundėr fuqive tė huaja,
pavarėsisht nga qėndrimi i Portės sė Lartė. Lidhja merrte pėrsipėr edhe disa
prerogativa nė fushėn administrative e gjyqėsore.
Tė gjitha kėto dėshmojnė se referimi nė ndonjė rast te feja islame ose
pėrfshirja nė tė e shprehjes sė besnikėrisė ndaj Perandorisė Osmane, nuk
pėrcaktonin karakterin e vėrtetė tė Kararnamesė, nuk cenonin pėrmbajtjen e saj
themelore, qė i pėrgjigjej synimeve tė Lėvizjes Kombėtare Shqiptare nė atė
periudhė. Veē kėsaj, ky nuk ishte programi pėrfundimtar i Lidhjes, i cili do tė
miratohej nė njė mbledhje mė tė pėrgjithshme tė Kuvendit, ku tė merrnin pjesė
pėrfaqėsuesit e tė gjitha krahinave tė Shqipėrisė.
Nė dokumentin tjetėr, qė Kuvendi i Pėrgjithshėm miratoi po atė ditė (mė 17
qershor 1878), i cili u quajt Talimat (Urdhėresė), trajtoheshin aspektet
organizative, politike e ushtarake tė Lidhjes. Urdhėresa, ndryshe nga Akti i
Vendimeve, ishte e zhveshur nga ēdo referim te feja islame, si dhe nga deklarata
e besnikėrisė ndaj Perandorisė Osmane. Veē kėsaj, funksionet pushtetore tė
Lidhjes kėtu ishin mė tė theksuara. Nė Urdhėresė flitej haptas se Lidhja do tė
formonte njė administratė qendrore me seli nė Prizren, tė pėrbėrė nga
pėrfaqėsues tė ēdo sanxhaku, nga e cila do tė vareshin administratat lokale tė
kazave. Krahas kėsaj administrate tė veēuar do tė krijohej edhe njė ushtri e
shkėputur nga ajo e Portės sė Lartė, e cila do tė varej drejtpėrdrejt nga
Lidhja. Nėpėrmjet Kararnamesė, delegatėt e Kuvendit tė Pėrgjithshėm shpallėn
Prizrenin si kryeqytetin e Lidhjes.
Lidhja vendosi tė ngrinte njė ushtri tė rregullt, tė disiplinuar dhe tė
ndėrgjegjshme, tė aftė pėr tė mbrojtur atdheun. Nė Talimat pėrfshihej edhe njė
shtojcė qė pėrmbante njė varg masash konkrete pėr dislokimin e menjėhershėm tė
forcave tė armatosura tė Lidhjes sė Prizrenit nė pikat kryesore strategjike, si
nė Guci, nė Rugovė, nė Kolashin, nė Prepol, nė Senicė, nė Tashllixhe, nė
Mitrovicė, nė Gjilan, nė Palankė, nė Shkodėr e gjetkė. Prej kėtej ato do tė
mbronin viset shqiptare, nėse Kongresi i Berlinit do tua jepte Serbisė,
Bullgarisė e Malit tė Zi. Sipas Talimatit, Kuvendi Kombėtar parashihte tė
ngrinte, nė rast nevoje, njė ushtri kombėtare prej 190 mijė vetash.
Lajmi i formimit tė Lidhjes nė Prizren u
pėrhap menjėherė nė Shqipėri dhe pati jehonė nė tė katėr anėt e vendit. Kudo
filloi njė diskutim i zjarrtė rreth vendimeve tė Kuvendit tė Prizrenit. Me kėtė
rast atdhetarėt pėrparimtarė kėrkuan qė tė mblidhej pėrsėri Kuvendi i
Pėrgjithshėm, nė tė cilin tė merrnin pjesė pėrfaqėsuesit e krahinave shqiptare
tė tė katėr vilajeteve.
Nė protestat, qė popullsia e krahinave tė ndryshme i drejtoi gjatė atyre ditėve
Kongresit tė Berlinit, mbahej njė qėndrim krejt i ndryshėm ndaj Stambollit, nga
ai i krahut sulltanist. Ashtu sikurse nuk jemi dhe nuk duam tė jemi turq, po
ashtu do tė luftojmė me tė gjitha forcat tona kundėr cilitdo qė do tė kėrkonte
tė na bėnte sllavė, austriakė ose grekė, thuhej ndėr tė tjera nė njė memorandum
drejtuar, mė 13 qershor 1878, kryeministrit britanik, lordit Bikonsfild
(Beaconsfield), nėnshkruar nga rreth 500 qytetarė shkodranė, tė cilėt kėrkonin
respektimin e tėrėsisė tokėsore tė Shqipėrisė dhe formimin e njė shteti shqiptar
tė pavarur. Me telegramet qė i drejtonin Kongresit tė Berlinit nė ditėt e
mėpasme, pėrfaqėsuesit e kazave shqiptare tė vilajeteve tė Shkodrės, tė Janinės,
tė Kosovės e tė Manastirit kėrkonin gjithashtu, si shqiptarė, respektimin e
tėrėsisė tokėsore tė atdheut tė tyre, tė Shqipėrisė. Tė tilla kėrkesa iu
paraqitėn areopagut ndėrkombėtar edhe nga shqiptarėt e mėrguar jashtė
Shqipėrisė, madje edhe nga grupe shqiptarėsh qė ndodheshin nė Stamboll. Nė njė
memorandum, drejtuar mė 20 qershor 1878 ministrave tė Jashtėm tė Fuqive tė Mėdha
nga njė grup personalitetesh shqiptare qė banonin nė kryeqytetin e Perandorisė
Osmane, midis tė cilėve bėnin pjesė edhe disa anėtarė tė Komitetit tė Stambollit
(Pashko Vasa, Sami Frashėri, Ali Danish Prishtina, Sermedi Seid Toptani dhe
Abedin bej Dino), pasi protestohej nė emėr tė popullit shqiptar kundėr copėtimit
territorial tė atdheut, shtrohej kėrkesa pėr ti dhėnė Shqipėrisė njė rregullim
tė veēantė administrativ, sipas njė projekti tė hartuar prej njė komisioni tė
pėrbėrė nga shqiptarė dhe tė miratuar nga Porta e Lartė.
Paralelisht me rritjen e lėvizjes masive
nė tė mirė tė platformės kombėtare, pėrfunduan edhe pėrgatitjet pėr mbledhjen e
Kuvendit tė Pėrgjithshėm. Nė fund tė qershorit nė Prizren arritėn delegatėt e
pothuajse tė gjitha krahinave shqiptare. Nė tė njėjtėn kohė u kthye nga Berlini
edhe delegacioni shqiptar, i kryesuar nga Abdyl Frashėri, qė kishte shkuar atje
pėr tu paraqitur Fuqive tė Mėdha tė mbledhura nė Kongres, Peticionin me
kėrkesat e Kuvendit tė Lidhjes sė Prizrenit. Shumica dėrrmuese e delegatėve
ishte edhe mė e vendosur pėr ta mbrojtur deri nė fund programin politik kombėtar
tė Lidhjes. Madje disa delegatė, si pėr shembull ata tė Shkodrės, kishin porosi
nga popullsia e tyre qė tė mos pranonin asgjė qė mund tė interpretohej si
forcim i frymės islamike dhe po tė vinin re se Lidhja po i shmangej rrugės
kombėtare pėr tė hyrė nė rrugėn thjesht fetare, tė largoheshin prej saj.
Kuvendi i Pėrgjithshėm u mblodh nė
Prizren mė 1 korrik 1878. Nga 300 delegatėt qė, sipas disa dėshmive, kishin
ardhur nė Prizren, njihen tė paktėn 140 emra, nga tė cilėt 96 nga Kosova, 26 nga
Shkodra dhe 20 nga vilajeti i Janinės. Pas dy ditė diskutimesh Kuvendi i
Pėrgjithshėm miratoi, mė 2 korrik 1878, njė Rezolutė ose Kanun tė ri pėr Lidhjen
e Prizrenit, me tė cilin u bėnė hapa tė rėndėsishėm nė pėrpunimin e mėtejshėm tė
programit tė Lidhjes.
Kanuni i ri e shpalli botėrisht
organizatėn e formuar nė Prizren si Lidhje Shqiptare dhe organin e saj qendror e
quajti Komitet Kombėtar. Statuti i ri ishte pastruar nga ndonjė formulim me
karakter fetar islamik dhe nga ideja e besnikėrisė ndaj Perandorisė Osmane, qė
kishin pasur vend nė Kararname. Nė tekstin e Kanunit thuhej shprehimisht se
Lidhja do tė luftonte pėr tė drejtat kombėtare tė Shqipėrisė dhe se veprimtarinė
e saj do ta shtrinte vetėm nė trojet shqiptare. Ai i jepte tė drejtė Komitetit
Kombėtar tė formonte nėnkomitete tė Lidhjes nė qendrat e sanxhakėve tė
Shqipėrisė, tė organizonte njė ushtri tė armatosur pėr tė mbrojtur trojet
shqiptare, tė shpallte mobilizimin ushtarak tė tė gjithė burrave tė aftė pėr
armė, tė vilte, pėr nevojat e veta buxhetore, njė sėrė taksash tė ndryshme dhe
tė jepte dėnime penale kundėr dezertorėve nga Lidhja Shqiptare. Kuvendi mori
edhe masat e nevojshme pėr anėt organizative tė Lidhjes.
Nė njė mbledhje tė fshehtė, qė u zhvillua natėn nė shtėpinė e atdhetarit
prizrenas Shuaip Spahiu, u zgjodhėn anėtarėt e Kėshillit tė Pėrgjithshėm, qė
vishej me funksione legjislative dhe, tė Komitetit Kombėtar, qė do tė ushtronte
funksione ekzekutive. Nė Kėshillin e Pėrgjithshėm u zgjodhėn 56 anėtarė nga
krahinat shqiptare tė tė katėr vilajeteve, tė cilėt ishin nga tė gjitha besimet
fetare dhe pėrfaqėsonin forcat atdhetare tė vendit. Midis tyre ishin: Iljaz
pashė Dibra, Ali pashė Gucia, Sheh Mustafa Tetova, Abdyl Frashėri, Ymer
Prizreni, Sulejman Vokshi, Haxhi Zeka, Ahmet Koronica, Haxhi Shabani, Binak
Alia, Ali Ibra, Ali pashė Draga, Ali bej Tirana, Qazim bej Gjirokastra etj. Si
kryetar i Kėshillit mbeti pėrsėri Iljaz pashė Dibra. Tri komisionet e Komitetit,
tė pajisura me funksione dikasteriale, mbetėn siē ishin, nėn kryesinė e Abdyl
Frashėrit, tė Haxhi Shabanit e tė Sulejman Vokshit.
Kanuni, i miratuar mė 2 korrik 1878,
shėnonte fitoren e plotė tė Lėvizjes Kombėtare Shqiptare nė gjirin e Lidhjes sė
Prizrenit. Kjo fitore ishte e dyfishtė. Nga njėra anė, detyra pėr tė mbrojtur
vetėm trojet shqiptare, me tė cilėn e ngarkoi ky kanun, e ktheu pėrfundimisht
Lidhjen e Prizrenit nė njė organizatė politike kombėtare dhe i dha tė drejtėn
pėr ta pėrfaqėsuar Shqipėrinė e robėruar nė arenėn ndėrkombėtare. Nga ana
tjetėr, tė drejtat qė i dha po ai kanun pėr tė pasur administratė, ushtri,
buxhet dhe gjyqe tė veēanta, e pajisėn Lidhjen e Prizrenit me funksione
pushtetore tė veēuara nga ato tė shtetit centralist osman. Nė tė vėrtetė, me
kėto tė drejta, qė u sanksionuan nė kanunin e 2 korrikut 1878, Lidhja e
Prizrenit fitoi bazėn ligjore pėr tė ngritur shkallė-shkallė njė shtet autonom
shqiptar brenda shtetit perandorak osman.
3. MBROJTJA E TROJEVE SHQIPTARE
Shqipėria dhe Kongresi i Berlinit (13 qershor-13 korrik 1878)
Kongresi i Berlinit u hap mė 13 qershor
1878, me rend dite rishikimin e Traktatit tė Shėn-Stefanit. Nė tė morėn pjesė 6
Fuqitė e Mėdha tė Evropės: Gjermania, Anglia, Franca, Rusia, Austro-Hungaria dhe
Italia. Sipas procedurės sė vendosur paraprakisht, vendimet do tė merreshin
njėzėri. Punimet e Kongresit tė Berlinit i drejtoi kancelari gjerman, Otto
Bismark.
Nė punimet e Kongresit tė Berlinit mori pjesė edhe njė delegacion qeveritar i
Perandorisė Osmane, i kryesuar nga ministri i saj i Jashtėm, Kara Theodhor
Pasha, me ndihmės tė parė Mehmet Ali Pashėn, njė mareshal turk me origjinė
gjermane. Por delegacioni turk nuk kishte tė drejta tė barabarta me ato tė
Fuqive tė Mėdha. Ai mund tė diskutonte pėr ēdo ēėshtje tė rendit tė ditės, por
nuk kishte tė drejtė tė votonte pėr vendimet e Kongresit.
Me ftesėn e Fuqive tė Mėdha, shtetet ballkanike (Serbia, Greqia, Bullgaria,
Rumania, Mali i Zi) dėrguan nė Berlin delegacionet e tyre qeveritare, tė cilat
parashtruan dhe mbrojtėn nė seanca tė veēanta tė Kongresit kėrkesat e tyre
politike e territoriale.
Edhe shqiptarėt, sidomos organizmat e Lidhjes sė Prizrenit, i parashtruan
Kongresit tė Berlinit kėrkesat e tyre. Nė dhjetėra peticione e memorandume tė
dėrguara gjatė muajve qershor-korrik 1878, pėrveē protestave kundėr lakmive
pushtuese tė shteteve fqinje, qė cenonin tėrėsinė territoriale tė Shqipėrisė,
parashtrohej edhe kėrkesa pėr ti dhėnė Shqipėrisė disa tė drejta autonomiste.
Kėtė kėrkesė ia pėrcolli me anėn e Abdyl Frashėrit Kongresit tė Berlinit edhe
Lidhja e Prizrenit me peticionin qė miratoi mė 15 qershor.
Megjithėse kjo platformė e autonomisė ishte pranuar nga shumica e qarqeve
patriotike shqiptare, nuk munguan tu paraqiten Fuqive tė Mėdha edhe kėrkesa tė
tjera, qė parashikonin formimin e njė shteti tė pavarur shqiptar. Kėshtu, nė
memorandumin, qė njė grup atdhetarėsh shkodranė i dėrguan mė 13 qershor 1878
lordit Bikonsfild, kryetar i delegacionit anglez nė Kongresin e Berlinit, pasi
flitej hollėsisht pėr rrezikun qė i kanosej tėrėsisė territoriale tė Shqipėrisė
nga shtetet fqinje, parashtrohej si zgjidhja mė e pėrshtatshme pėr ēėshtjen
shqiptare, nė kushtet nė tė cilat ndodhej Evropa Juglindore, formimi i njė
shteti shqiptar tė pavarur. Krijimi i shtetit tė pavarur shqiptar do ta ēlironte
popullin shqiptar nga zgjedha shekullore osmane, do tė krijonte nė Ballkan njė
mburojė kundėr pansllavizmit rus dhe do tė shėrbente si njė element ekuilibri nė
lindje.
Megjithatė, Fuqitė e Mėdha, tė mbledhura nė Kongresin e Berlinit, nuk i morėn
parasysh kėto kėrkesa tė shqiptarėve. Edhe pse nė Berlin luhej fati i popullit
shqiptar, Fuqitė e Mėdha e injoruan qenien e tij. Madje, delegacioni shqiptar, i
ngarkuar nga Lidhja e Prizrenit, i cili shkoi nė Berlin me nismėn e vet pėr ti
parashtruar Kongresit tė drejtat e Shqipėrisė, nuk u pėrkrah nga askush. Abdyl
Frashėri, kryetari i delegacionit, u pėrpoq ta bindte kryetarin e Kongresit,
kancelarin Bismark, nė njė takim qė pati me tė, qė ta pėrfshinte nė rendin e
ditės sė njė seance edhe ēėshtjen e kombit shqiptar. Por kancelari gjerman nuk
pranoi duke u shprehur brutalisht se nuk ka njė komb shqiptar.
Si rrjedhim, ēėshtja shqiptare nuk u pėrfill fare si ēėshtje mė vete nga
Kongresi i Berlinit. Tė mbledhura pėr tė rishikuar Traktatin e Shėn-Stefanit,
Fuqitė e Mėdha morėn pėrsipėr qė tė hartonin nė Kongresin e Berlinit njė hartė
tė re politike tė Gadishullit Ballkanik. Nė Kongres Fuqitė e Mėdha nuk u
udhėhoqėn nga parimi i lirisė sė popujve, por nga interesat e tyre tė veēantė,
tė cilėt ishin nė kontradiktė tė thellė ndėrmjet tyre. Perandoria Ruse luftonte
pėr tė sanksionuar kushtet e Traktatit tė Shėn-Stefanit, kurse Britania e Madhe
me Austro-Hungarinė pėrpiqeshin tė pakėsonin sa mė shumė pėrfitimet e Rusisė dhe
ti pėrforconin pozitat e tyre nė Evropėn Juglindore. Perandoria Gjermane
orvatej tė kėnaqte Austro-Hungarinė pėr tė mos e lėnė qė tė bashkohej me Francėn
dhe ta neutralizonte kundėrshtimin e Rusisė, duke provokuar keqėsimin e
marrėdhėnieve tė saj me Perandorinė Britanike. Synimi kryesor i Francės ishte
izolimi politik i Gjermanisė, kurse Italia, nga ana e saj, kėrkonte zgjidhje tė
tilla qė do tė ēonin nė dobėsimin e pozitave tė Austro-Hungarisė nė Gadishullin
Ballkanik.
Punimet e Kongresit tė Berlinit vijuan
plot njė muaj. Ato pėrfunduan mė 13 korrik 1878 me nėnshkrimin e Traktatit tė
Berlinit, i cili zėvendėsoi atė tė Shėn-Stefanit.
Sipas traktatit tė ri, pėrfitimet politike e territoriale tė Rusisė u pakėsuan
si nė Gadishullin Ballkanik, ashtu edhe nė Azinė e Vogėl. Ideja e njė principate
bullgare, nėn sovranitetin e sulltanit, mbeti nė fuqi, por kufijtė e saj u
zvogėluan gati trefish. Kongresi i Berlinit vendosi qė territori i saj tė
shtrihej midis lumit Danub dhe maleve Ballkan. Viset nė jug tė maleve Ballkan do
tė formonin njė provincė autonome tė Perandorisė Osmane me emrin Rumelia
Lindore. Viset e Maqedonisė, sė bashku me krahinat lindore tė Shqipėrisė, tė
cilat me Traktatin e Shėn-Stefanit i jepeshin Bullgarisė, do tė mbeteshin
gjithashtu nėn sundimin osman. Kongresi i Berlinit ua njohu pavarėsinė Rumanisė,
Serbisė dhe Malit tė Zi. Ai ripohoi gjithashtu vendimin e mėparshėm pėr ti
dhėnė Rumanisė Dobruxhėn Veriore dhe pėr ti shkėputur asaj provincėn e
Besarabisė nė favor tė Rusisė. Kufijve tė Serbisė e tė Malit tė Zi ai u bėri
ndryshime tė rėndėsishme. Me kėmbėnguljen e Austro-Hungarisė u vendos qė Serbia
tė mos zgjerohej nga ana jugore (nė drejtim tė Novi Pazarit, tė Mitrovicės dhe
tė Prishtinės, tė cilat Vjena i lakmonte pėr vete), por nga ana juglindore, duke
i dhėnė asaj krahinat e Pirotit, tė Trenit, tė Vranjės e tė Nishit; kėto, me
Traktatin e Shėn-Stefanit, i qenė premtuar Bullgarisė. Pėr tė njėjtėn arsye, me
kėmbėnguljen e Vjenės, Malit tė Zi iu pakėsuan sė tepėrmi pėrfitimet
territoriale nga ana veriore, nė drejtim tė Hercegovinės dhe tė Novi Pazarit.
Sipas Traktatit tė Berlinit, ai do tė zgjerohej kryesisht nga ana jugore: do tė
merrte krahinat e Tivarit, tė Podgoricės, tė Plavės, tė Gucisė, tė Rugovės e tė
Kolashinit. Aneksimi i Ulqinit nuk iu njoh, por Cetina fitonte tė drejtėn qė
anijet tregtare malazeze tė lundronin lirisht nė lumin Bunė dhe nė liqenin e
Shkodrės.
Pėrfitime tokėsore nė kurriz tė
Perandorisė Osmane patėn sidomos dy fuqi tė mėdha, tė cilat nuk kishin marrė
pjesė fare nė luftėn ruso-turke: Austro-Hungaria dhe Britania e Madhe.
Austro-Hungaria fitoi tė drejtėn pėr tė pushtuar ushtarakisht, gjoja pėr ti
administruar, Bosnjėn dhe Hercegovinėn, pėrveē limanit Spic, nė brigjet jugore
tė Dalmacisė, tė cilėn e aneksoi zyrtarisht; po ashtu fitoi tė drejtėn pėr tė
mbajtur garnizone ushtarake nė sanxhakun e Novi Pazarit. Britania e Madhe, e
cila u paraqit nė Kongres si mbrojtėsja mė e flaktė e Perandorisė Osmane, i
shkėputi kėsaj ishullin e Qipros.
Me pėrkrahjen e Anglisė e tė Francės, Kongresi i Berlinit mori nė shqyrtim edhe
kėrkesat e Greqisė, e cila gjithashtu nuk kishte marrė pjesė nė luftėn
ruso-turke. Athina pretendonte tė aneksonte Thesalinė, Maqedoninė, Kretėn dhe
sidomos Epirin (vilajetin e Janinės). Pas mjaft debatesh, Kongresi, duke marrė
parasysh kundėrshtimin qė bėri Anglia pėr Kretėn dhe Rusia pėr Maqedoninė, nuk
pranoi qė kėto ti jepeshin Greqisė, ndėrsa pėr pretendimet greke nė Epir,
Perandoria Osmane deklaroi haptas se aneksimi i Epirit nga Greqia do tė ishte i
rrezikshėm pėr tė dyja palėt, pasi aty mbisundonte popullsia shqiptare, e cila
do tu shkaktonte telashe si Greqisė, ashtu dhe Turqisė. Mė nė fund u vendos qė
kufiri nė Thesali dhe nė Epir tė caktohej nga njė komision turko-grek.
Megjithatė, Kongresi rekomandonte si vijė kufiri lumin Kalamas nė Epir dhe lumin
Selemvria nė Thesali. Nė rast se Greqia e Turqia nuk do tė merreshin dot vesh
ndėrmjet tyre, thuhej nė nenin 24, atėherė do tė ndėrhynin Fuqitė e Mėdha.
Vendimet e Kongresit tė Berlinit cenonin rėndė interesat e popullit shqiptar dhe
tėrėsinė territoriale tė Shqipėrisė. Ashtu si Traktati i Shėn-Stefanit, edhe ai
nuk e pa Shqipėrinė si njė njėsi politike tė veēantė, por e trajtoi si njė
plaēkė tregu tė destinuar pėr tė pėrmbushur synimet e Fuqive tė Mėdha dhe pėr tė
kėnaqur lakmitė e shteteve ballkanike. Traktati i Berlinit nuk i njohu
Shqipėrisė asnjė tė drejtė kombėtare, madje nuk e zinte fare nė gojė emrin e
saj. Ai nuk e respektoi as tėrėsinė e saj territoriale. Malit tė Zi, pėrveē
trojeve me popullsi tė pėrzier shqiptare e sllave, iu dhanė pėrsėri disa vise
thjesht shqiptare (krahinat e Plavės, tė Gucisė e tė Rugovės), sikundėr edhe
Serbisė (krahinat e Vranjės, tė Trenit e tė Pirotit). Bullgarisė nuk iu njohėn
viset e Shqipėrisė Lindore, por, nga ana tjetėr, iu dhanė Greqisė (e cila nuk
pėrfitonte asgjė nga Traktati i Shėn-Stefanit), viset e Ēamėrisė. Veē kėsaj, me
Traktatin e Berlinit lindi edhe njė rrezik tjetėr pėr trojet shqiptare. Ky
rrezik vinte nga Austro-Hungaria, e cila, pėrveē pushtimit tė Bosnjės dhe tė
Hercegovinės, fitonte gjithashtu tė drejtėn tė vendoste garnizone ushtarake dhe
tė ndėrtonte rrugė strategjike nė sanxhakun e Novi Pazarit deri pėrtej
Mitrovicės. Me kėto koncesione Vjena hidhte hapin e parė pėr tė pushtuar njė
ditė krejt Kosovėn dhe pėr tė dalė pastaj nė Selanik.
Midis vendimeve tė tjera qė mori Kongresi
i Berlinit, dy prej tyre preknin, njėri tėrthorazi e tjetri drejtpėrdrejt, dy
ēėshtje qė kishin lidhje me aspektin politik tė trojeve shqiptare, qė do tė
mbeteshin nėn sundimin e Perandorisė Osmane. E para trajtohej nė nenin 23 tė
traktatit. Sipas kėtij neni, Porta e Lartė detyrohej tė hartonte pėr viset
ballkanike, qė ndodheshin nėn sundimin e saj tė plotė, rregullore organike pėr
njė administrim autonom tė vilajeteve, pak a shumė tė njėllojtė me atė qė i qe
dhėnė ishullit tė Kretės mė 1868. Me qėllim qė kėto rregullore tu
pėrshtateshin nevojave tė vendit, Porta duhej tė ngarkonte komisione tė
posaēme pėr hartimin e tyre, nė tė cilat elementi vendas duhej tė pėrfaqėsohej
nė shkallė tė gjerė. Projektet qė do tė hartoheshin pėr ēdo vilajet, thuhej nė
po kėtė nen, para se tė hynin nė fuqi, do tė miratoheshin edhe nga Komisioni
Evropian qė u krijua nga Fuqitė e Mėdha pėr Rumelinė Lindore. E dyta ishte
pėrfshirė nė Protokollin nr.13 tė Kongresit tė Berlinit dhe kishte lidhje me
venomet e Mirditės. Fillimisht ēėshtja u ngrit nga pėrfaqėsuesit e Francės dhe
tė Austro-Hungarisė. Kėta kėrkuan nga Porta e Lartė qė ajo ti respektonte edhe
nė tė ardhmen privilegjet dhe imunitetet (domethėnė: venomet), tė cilat
popullsia e Mirditės i gėzon ab antiquo (qė nė kohėt e lashta). Pėrfaqėsuesi
osman e kundėrshtoi kėtė propozim qė e pengonte Portėn e Lartė ta nėnshtronte
Mirditėn, duke u kapur pas faktit se zotimi pėr tė respektuar venomet nė kėtė
krahinė binte nė kundėrshtim me nenin 23, i cili e detyronte atė tė zbatonte
reforma administrative nė vilajetet e Turqisė Evropiane. Megjithatė ai shtoi se
Porta e Lartė nuk kishte ndėrmend tė zbatonte reformat e saj nė krahinėn e
Mirditės. Fuqitė e Mėdha mbetėn tė kėnaqura nga deklarata e pėrfaqėsuesit turk,
e cila u pėrfshi nė Protokollin nr.13, duke marrė kėshtu vlerėn e njė zotimi
zyrtar. Tė dyja kėto vendime ishin negative pėr Shqipėrinė.
Me nenin 23 Fuqitė e Mėdha cenonin
interesat jetike tė Shqipėrisė, jo pse e detyronin Perandorinė Osmane ti
pajiste viset ballkanike me administratė autonome tė pėrshtatshme me nevojat e
tyre, por me tė drejtėn qė fitoi Porta e Lartė pėr ta mbajtur edhe nė tė ardhmen
ndarjen administrative qė ishte nė fuqi, pra copėtimin e trojeve shqiptare
ndėrmjet katėr vilajeteve tė ndryshme. Reformat administrative autonomiste i
kėrkonin vetė qarqet pėrparimtare rilindėse, por ato i kushtėzonin kėto reforma
me bashkimin e trojeve shqiptare nė njė vilajet tė vetėm autonom. Pajisja e
katėr vilajeteve me rregullore organike tė veēantė, gjoja nė pėrshtatje me
nevojat e vendit, do ti vėshtirėsonte edhe mė tej lidhjet ekonomike, shoqėrore,
politike e kulturore ndėrmjet krahinave shqiptare tė kėtyre vilajeteve. Pėr mė
tepėr, e drejta qė fituan me nenin 23 Fuqitė e Mėdha pėr tė ndėrhyrė nė kėtė
ēėshtje, u dha atyre mundėsinė, siē shkruante pak mė vonė Abdyl Frashėri, qė tu
jepnin reformave karakter joshqiptar, por serb nė vilajetin e Kosovės, bullgar
nė atė tė Manastirit dhe grek nė vilajetin |