|
Olsi Jazexhi
LIDHJA SHQIPTARE E
PRIZRENIT
DHE POLITIKA
PANISLAMISTE E SULLTAN
ABDULHAMIDIT II
Pėr historinė e Lidhjes Shqiptare tė
Prizrenit, ashtu si edhe shumė pjesė tė tjera tė historisė shqiptare,
historishkruesit komunistė, si nė Shqipėri ashtu edhe nė Kosovė kanė bėrė njė
seri manipulimesh historike, si nė kohėt e bashkim-vllaznimit shqiptarosllav,
ashtu edhe nė ditėt tona tė bashkimevropjanizimit tė vendit.
Pėrpjekjet e shkollės historiografike
komuniste shqiptare tė prezantuara nga historianė ortodoksė qė nga Stefanaq
Pollo, Paskal Milo, Kristo Frashėri, Aleks Buda, Petrika Thėngjilli e deri te
Valentina Duka, kanė stresuar gjithnjė nė tezat e armiqėsisė sė kombit shqiptar
me Perandorinė Osmane. Turqit, osmanėt dhe identiteti musliman i shqiptarėve
ėshtė portretizuar gjithnjė si shkaku kryesor i tragjedive tė mėdha tė kombit
shqiptar. Kjo shkollė me ndikimin e saj ėshtė njė faktorėt kryesorė pse sot nė
Republikėn e Shqipėrisė, letrarė si Ismail Kadare, tė cilėt janė produkte tė
kėsaj shkolle, vazhdojnė tė hedhin helm kundėr identetitetit islamik tė kombit
shqiptar dhe ēdogjėje qė ka lidhje me Lindjen.
Njė nga pjesėt mė tė manipuluara tė
historisė shqiptare ka tė bėjė edhe me Lidhjen Shqiptare tė Prizrenit e cila u
themelua nga krerėt e popullatave muslimane shqiptare nė Ballkan pas nėnshkrimit
tė traktatit tė Shėn Stefanit mė 3 mars 1878 midis Rusisė dhe Perandorisė
Osmane. Traktati i Shėn Stefanit i shkėpuste perandorisė toka tė mėdha tė
banuara kryesisht me shqiptarė dhe njė gjė e kėtillė shihej me tmerr si nga
muslimanėt shqiptarė ashtu edhe nga sulltan
Abdulhamiti II, i cili jo nė pak raste kishte vėnė nė pah dashurinė e tij pėr
kombin shqiptar. Duke dashur qė tė influencojė indirekt dhe sabotuar vendimet e
Shėn-Stefanit, Fuqitė e Mėdha fillimisht do tė provokonin zhvillimin e njė
konference nderkombėtare paqeje, tė cilėn edhe pse Rusia nuk e pranoi
fillimisht, mė pas do ta detyronin. Kongresi i Berlinit qė do tė mblidhej me
presionin e Anglisė dhe Austro-Hungarisė kundėr Rusisė do tė synonte tė fshinte
fitoret ruse nė Shėn Stefan dhe zvogėlonte nė maksimum daljen e sllavėve nė
Adriatik.
Por edhe pse fuqitė e mėdha kishin hall
qė tė frenonin sa mė shumė fitoret ruse nė Evropė, sulltan Abdulhamiti nga ana
tjetėr mundohej tė pėrfitonte nė maksimum nga rivaliteti anglo-austriak kundėr
Rusisė dhe tė ruante sa mė shumė tė ishte e mundur nga perandoria e tij. Nė tė
njėjtėn kohė sulltani ishte i interesuar tė ngrinte nė revolta popullatat
muslimane nė Ballkan kundėr traktatit tė Shėn-Stefanit tė cilat do tė shėrbenin
si njė faktor mė shumė, presioni ndaj Serbisė, Malit tė Zi dhe Bullgarisė qė
kėrkonin tė pėrfitojnė nga traktati dhe pėr tė bindur Fuqitė e Mėdha qė
Perandoria kishte ende influence nė Ballkan.
Megjithatė nėpėr tekstlibrat e historisė
sa nė Shqipėri aq edhe nė Kosovė, Lidhja Shqiptare e Prizrenit vazhdon tė
pėrshkruhet si njė veprim kryekėput shqiptar, i ndėrtuar dhe nxitur nga elementi
anti-turk shqiptar, i cili ishte nė konflikt tė hapur dhe tė egėr tashmė jo me
pushtuesit serbė nė veri dhe grekė nė jug, porse me osmanėt dhe identitetin
islamik tė shqiptarėve. Njė shembull i kėtillė mund tė gjendet nė Kreun V tė
historisė sė Shqipėrisė tė shkruar nga aromuni Kristo Frashėri. Ai kohėn dhe
ngjarjet qė ēuan nė nėnshkrimin e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit e portretizon
si njė fushatė presioni nga osmanėt tė cilėt, sipas Kristos, kėrkonin ti bėnin
shqiptarėt islamikė:
Funksionarėt e administratės dhe
pėrkrahėsit e tyre sulltanistė ushtruan nė kėto mbledhje presion tė fuqishėm pėr
ti detyruar pjesėmarrėsit qė ti nėnshkruanin protestat e tyre jo si banorė
shqiptarė, por si nėnshtetas islamikė tė lidhur me Perandorinė Osmane.
Megjithatė Kristoja mendon se: Kėto presione nuk dhanė rezultat. Nė asnjė nga
krahinat shqiptare, pjesėmarrėsit e mbledhjeve nuk pranuan ta cilėsonin veten e
tyre si banorė islamikė. Nė tė gjitha aktet drejtuar Fuqive tė Mėdha banorėt
myslimanė dhe tė krishterė, protestonin si shqiptarė, si
pjesėtarė tė njė kombi tė vetėm.
Rrena si kėto tė lartėprodhuara nga
Kristo Frashėri kohėt e fundit po sfidohen nė shtypin shqiptar. Rasti mė i
fundėm ėshtė ai i botuar nė Gazeta Lajm mė 10 Qershor 2006 nė Kosovė, ku u
vėrtetua tashmė se Kuvendi i Lidhjes se Prizrenit ėshtė mbajtur nė xhaminė
Bajrakli tė Prizrenit dhe jo nė shtėpinė e vogėl mejtephanen tė cilėn
propaganda komuniste shqiptare ėshtė munduar tė bindė shqiptarėt mė parė.
Megjithatė pėrveē faktit qė Lidhja Shqiptare e Prizrenit ėshtė mbajtur nė
Xhaminė Bajrakli, historianėt e huaj rrėfejnė njė version tė ndryshėm tė
historikut sesi Lidhja Shqiptare e Prizrenit u themelua, pse u themelua, nga
kush dhe pėr ēfarė arsyesh. Duke nisur dhe refuzuar pikė sė pari citate si ky i
lartėpėmenduri i Kristo Frashėrit i cili trushplan popullin shqiptar dhe e mbush
me urrejte anti-turke kur shkruan qė banorėt myslimanė dhe tė krishterė,
protestonin si shqiptarė, si pjesėtarė tė njė kombi tė vetėm kundėr vendimeve
tė Traktatit tė Shėn Stefanit, ne duhet tė bėjmė disa korigjime. Duke qenė qė z.
Frashėri ėshtė vetė aromun nga jugu i Shqipėrisė, atij duhet ti kujtojmė se nė
Lidhjen Shqiptare tė Prizrenit nuk kanė marrė pjesė as patriotėt e tij vllehė
dhe as ortodoksėt e Jugut tė Shqipėrisė. Kėtė gjė mė mirė ne na e vėrteton
historiani grek, Evangelos Kofos nė shkrimin e titulluar Greek reaction to the
Albanian League of Prizren (Balkan Studies, Vol 23, 1982). Nė kėtė shkrim,
Evangelos tregon se pėrkrah Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit nuk u radhitėn tė
gjithė shqiptarėt myslimanė dhe tė krishterė siē pretendon Kristo Frashėri.
Por Kofos thotė tė kundėrtėn.
nė ditėt e Kongresit tė Berlinit,
Maratos (njė emisar grek) tregon se tė gjithė tė krishterėt (ortodoksė) tė
sanxhakut tė Gjirokastrės duke pėrfshirė ata tė qyteteve tė Gjirokastrės,
Delvinės, Tepelenės dhe Pėrmetit refuzuan tė nėnshkruajnė peticione (kundėr
Shėn Stefanit). Tė njėjtin qėndrim kishin mbajtur edhe tė krishterėt e Sarandės,
siē raportonte konsulli grek nė kėtė qytet. (fq. 356)
Por pėrveē asaj se kush morri pjesė dhe
kush jo nė Lidhjen Shqiptare tė Prizrenit, njė fakt tė cilin historiografia
komuniste shqiptare ka manipuluar ėshtė ai i natyrės sė kėsaj lidhje. Pėr kėtė
arsye njė vėshtrim interesant sesi dhe pse Lidhja Shqiptare e Prizrenit u mbajt,
e jep historiani patriot nga Elbasani, Kastriot Dervishi i cili nė pėrgjigjen qė
i bėn Paskal Milos, nė njė tė pėrditshme nė Tiranė (Paskal Milo midis sherbimit
dhe trillimit Tiranė 2001), shkruan se sulltan Abdulhamidi njė nga arsyet qė e
shtynė tė ndėrtojė Lidhjen Shqiptare tė Prizrenit, ishte qė tė formonte njė
Linjė jo zyrtare (qė) do tė ishte zėri shqiptar pėr tė kundėrshtuar ēdo
pretendim nė dėm tė trojeve shqiptare. Sipas librit tė Xhaferr Belegut "Lidhja e
Prizrenit", (Tiranė 1939), Sulltani u shkroi letėr kryetarėve tė fesė muslimane
si Ahmet Efendi Koronicės (Kadi Gjakovės), Ymer Efendiut (Myderris i Prizrenit)
dhe Jonuz Zyhdi Efendiut (Myfti i Dibrės) dhe u dha urdhėr komandave ushtarake
nė Shqipėri tė mos ta pengonin Lidhjen, bile ta pėrkrahnin e ndihmonin atė.
(shih faqet 17-18 tė librit).
Mbi karakterin jo pan-shqiptar, por
pan-musliman tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, pėrveē dėshmive tė
lartėpėrmendura greke, dėshmojnė edhe shumė historianė perėndimorė.
Historiani britanik, Jakob Landau nė
librin: Politika e Pan-Islamit: ideologjia dhe organizimi (Oksford 1990) e sheh
krijimin e LSHP-sė si pjesė tė projektit tė sulltanit pėr tė ēliruar muslimanėt
Ballkanas nga sundimi ortodoks.
Landau mendon se Lidhja Shqiptare e
Prizrenit u sponsorizua indirekt nga sulltani, dhe pėr kėtė nė kapitullin e
Shoqėrive dhe Vėllazėrive tė ndėrtuara nga sulltani nė suazat e
pan-islamizmit, Landau thotė se:
Njė organizatė edhe mė jetėgjatė ishte
Lidhja Shqiptare e Prizrenit, nė disa raste e njohur si Lidhja Shqiptare. Ajo u
ndėrtua pas takimit tė fisnikėve vendas mė 10 qershor 1878, fillimisht pėr tė
kėrkuar autonomi pėr Shqipėrinė.
Megjithatė qėllimi parėsor i themeluesve
tė saj ishte tė ndalonte copėtimin e Shqipėrisė nė Kongresin e Berlinit, kėshtu
qė dy dokumentat bazė themelues tė Lidhjes, dėshmonin besnikėrinė ndaj
Perandorisė dhe sulltanit, duke ju referuar kėshtu edhe sheriatit. Nė vitin 1878
ndėrmjet Prizrenit dhe qeverisė nė Stamboll kishte komunikime intensive. Theksi
ndaj identitetit musliman dhe osman ishte natyral pėr njė nga grupet mė
muslimane tė perandorisė, i cili kėrkonte siguri nė njė kohė krize si kjo nga
bashkėbesimtarėt e tjerė.
Abdulhamidi ishte shumė i sigurtė pėr
kėtė; edhe kur tre vite mė vonė, gjatė njė lėvizje anti-osmane mes shqiptarėsh,
urdhėroi Dervish Pashėn qė ti kėrkojė shqiptarėve besnikėri ndaj sulltanit
kalif nė emėr tė sheriatit dhe interesit pan-islamik. Dhe edhe njė gjeneratė mė
vonė, nė vitin 1911 nė Shqipėri sėrisht u zhvilluan demonstrata pėr tė
mbėshtetur sulltanin kalif dhe treguar gadishmėri pėr tė luftuar kundėr
qafirėve (italianė) qė kishin pushtuar Libinė. (fq. 49)
Mbi karakterin islamik tė Lidhjes
Shqiptare tė Prizrenit flet edhe historiani britanik, Noel Malkolm, i cili nė
librin e tij, Kosovo a short history (Harper Collins, 1999) kujton citimet e
njė zyrtari britanik nė Kosovė mė 1878.
Lėvizja (LSHP) ėshė mė shumė njė lėvizje
fetare sesa shekullare, dhe udhėhiqet nga myftilerėt, ulematė dhe kadijtė
. Jam
i mendimit se tashmė ėshtė mėse e qartė se Porta e Lartė dhe Lidhja janė nė njė
mendje, dhe po punojnė pėr tė arritur njė qėllim tė pėrbashkėt mbrojtjen e
provincės. (fq 222)
Pėr karakterin islamik tė Lidhjes,
Kastriot Dervishi nė shkrimin e sipėrpėrmendur thotė:
Paskal Milo nga ana e tij, ashtu si edhe
mjaft historianė tė kudhrės enveriane, e shikojnė Lidhjen e Prizrenit vetėm si
njė instrument kundėr Turqisė. Nė tė gjithė deklaratat apo memorandumet e
Lidhjės do tė vėrejmė besnikėrinė e treguar ndaj Sulltanit. Po citoj vendimin e
parė tė Lidhjės tė datės 18 qershor 1878, tė pėrbėrė nga 16 nene:
"1. Lidhja jonė ėshtė formuar me qėllim
qė tė mos njohi asnjė qeveri, pėrveē se atė tė Perandorisė Osmane dhe tė mbrojė
integritetin tokėsor duke pėrdorur tė gjitha mjetet.
2. Qėllimi ynė ėshtė i lartė, mbrojmė tė
drejtat e personit tė lartė, Madherisė sė tij Sulltanit tonė Sovran.
6. ...Nuk do tė njohim nė asnjė mėnyrė
Bullgarinė dhe as qė duam t'i dėgjojmė emrin. Edhe Serbia nė rast se nuk na i
dorėzon me tė mirė trojet qė na ka shkelur, do tė dėrgojmė kundėr saj fuqi pėr
t'ia marrur me pushkė..." (shih XH.B. "Lidhja e Prizrenit" faqe 31)
Megjithatė ne tė gjithė pranojmė qė nė
Lidhjen Shqiptare tė Prizrenit pati dy linja mendimi, njėra ishte autonomiste
dhe kėrkonte tė shpėtonte popullatat muslimane pėrballė agresionit kristjan, nėn
suazat e perandorisė. Ndėrsa linja tjetėr, ishte linja radikale, e frymėzuar nga
idetė iluministe franceze, qė kėrkonte largimin nga Perandoria dhe krijimin e
njė shteti tė pamvarur. Sipas Dervishit kjo linjė do tė ēonte nė shkatėrrimin e
Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, pasi elementi gegė - musliman shqiptar nuk mundi
tė dakordohet me idetė e qarqeve bektashiane ortodokse tė kryesuara nga Abdyl
Bej Frashėri tė cilat kėrkonin shkatėrrimin e Perandorisė Osmane nė Ballkan dhe
krijimin e njė shteti tė pamvarur shqiptar. Synitėt shqiptarė tė cilėt
ndjeheshin ende si pjesė e klasės sė lartė nė perandori nuk kishin komplekset e
rajave ortodoksė apo bektashianėve qė ishin dėbuar nga Stambolli mė 1826 dhe
pėrndiqeshin kudo. Dhe jo mė kot, Evangelos Kofos kujton se peshkopi i Korēės,
qeverisė sė Athinės i thoshte se: Abdyl Beu punon ditė e natė pėr tė bashkuar tė
krishterėt me shqiptarėt muslimanė, qė rrojnė nė Epir dhe Maqedoni, dhe pėr ti
bėrė ata njė komb, me shtetin e tyre.
Megjithatė nė Gėgėrinė e Epėrme dhe nė
Kosovė, idetė e Abdyl Beut do tė ishin tė pamundura, pasi mes gegėve muslimanė
ideja e krijimit tė njė shteti me fqinjėt e tyre tė krishterė (qė kėtu ishin
serbė dhe vllehė), tashmė ishte e pamundur. Pamundėsia e krijimit tė njė shteti
mė tė krishterėt ortodoksė po dėshmohet e pamundur edhe nė ditėt tona nė Kosovė,
ku nė Mitrovicė, elementi serb vazhdon tė refuzojė idenė e bashkėjetesės nė njė
shtet me shqiptarėt muslimanė dhe asimilimin e tij kulturor ndaj shumicės. Pėr
kėtė arsye, edhe gegėria muslimane e pėrqėndruar pėrreth Prizrenit, idenė e
krijimit tė njė shteti sipas koncepteve tė Abdyl Frashėrit e shihte shumė mė tė
vėshtirė sesa ruajten e status quo-sė nėn mbrojtjen e babė sulltanit.
http://groups.yahoo.com/group/alb-muslimnews/message/3411 |