|
LIDHJA SHQIPTARE E
PRIZRENIT SIPAS DOKUMENTEVE ANGLEZE
Muzeu britanik
Lidhja, Lidhja e Prizrenit, Lidhja
Shqiptare, Lidhja Shqiptare nė Prizren, Lidhja Shqiptare e Prizrenit, Lidhja
Kombėtare, Lidhja e Sigurisė Kombėtare, Lidhja Shqiptare e Sigurisė Kombėtare,
Lidhja Kombėtare e Shqipėrisė, Besa, siē quhej ajo nė dokumentet angleze,
paraqitte njėherė njė organizatė politiko-ushtarake revolucionare dhe tė pavarur
tė shqiptarėve, e pastaj njė Qeveri autonome popullore shqiptare, respektivisht
njė lėvizje apo njė revolucion popullor shqiptar. 1
Karakteri i vėrtetė i lėvizjes popullore
shqiptare shihet mė sė miri nga memorandumi i saj, drejtuar Anglisė, nė mars tė
vitit 1878, ku ndėr tė tjera thuhet: ... njė ēėshtje e re do tė dalė nė shesh
nga kėto komplikime tė grumbulluara ēėshtje kjo e Shqipėrisė (...) Nė qoftė se
Evropa do ta miratojė vetvendosjen e sllavėve nė shtete tė pavarura apo
autonome, ėshtė e qartė se shqiptarėt nuk mund t'i lejojnė vetvetes, me
kėnaqėsi, njė administrim aq tė kalbur dhe tė keq, siē ishte ai nėn tė cilin
ishin deri sot. Ata janė tė bindur (...) se Qeveria osmane s'do dhe as qė ka
mundėsi t'u japė atyre (shqiptarėve) njė gjė (administrim) mė tė mirė (...).
Shqiptarėt, tė cilėt janė tė vendosur t'i kėputin zinxhirėt qė i kanė lidhur me
Perandorinė Osmane, kėrkojnė njė Qeveri tė ndarė, e cila do tė jetė mė shumė nė
harmoni me kėrkesat dhe traditat e tyre; ata kėrkojnė tė drejtėn pėr tė hyrė nė
gjirin e familjes sė madhe evropiane, tė cilės i pėrkasin pėr kah raca dhe
farefisnia (.. .)". 2
Peticionin drejtuar kundėr Paqes sė Shėn
Stefanit, tė dt. 30 mars 1878, nė emėr tė Vilajetit tė Kosovės, e ka nėnshkruar
Haxhi Ymer efendiu (Kryetar i Lidhjes sė Prizrenit S. R.). Shqiptarėt, edhe me
peticionin e 28 prillit tė vitit 1878, protestuan kundėr Paqes sė Shėn Stefanit.
3
Zaten, mė 3 maj 1878, Kirby Green, ndėr
tjerash, referoi: Nė krahinėn e Gucisė, Plavės, Beranės, Graniqit, dhe nė
shumicėn e shpatijeve lindore tė maleve tė Shqipėrisė Veriore, Lidhja depėrtoi
nė mes tė shqiptarėve, duke i lidhur kolektivisht dhe individualisht pėr tė
rezistuar, deri nė vdekje, tė gjitha pėrpjekjet, pa marrė parasysh a janė ato
pėrpjekje tė jashtme ose tė Portės, pėrpjekje kėto qė duan ta ndėrrojnė gjendjen
e tanishme tė territorit tė tyre". 4
Mė 4 maj banorėt e Dibrės; mė 9 maj
banorėt e Podgoricės, tė Shpuzės, Zhabjakut, Ulqinit, Grudės, Kelmendit, Hotit,
Kastratit; mė 12 banorėt e Prizrenit, kurse mė 18 maj 1878 banorėt e Pejės,
Gjakovės, Gucisė etj., protestuan kundėr vendimeve tė Paqes sė Shėn Stefanit. 5
Ndėrkaq, nė telegramin e konsullatės
angleze nė Shkodėr, tė dt. 12 qershor 1878, ndėr tė tjera, thuhet: Mė 10
qershor iu dėrgua protesta Vezirit tė Madh, e nėnshkruar nga banorėt e
Podgo-ricės, Shkodrės dhe prej tė gjithė bajraktarėve tė Malėsive dhe tė
Mirditės; peticionarėt deklaruan se nuk do ta lėshojnė asnjė territor qė i
takojnė Shqipėrisė dhe se do ta kundėrshtojnė me armė dorėzimin e ēdo territori
dhe kėrkuan me telegram qė banarėt e tė gjitha krahinave shqiptare t'i
bashkahen Lidhjes, 6 e cila e ka Komitetin Shqiptar nė Prizren. 7
Koha nuk pritte. Situata politike
zhvillohej gjithnjė nė dėm tė interesave shqiptare. Prandaj udhėheqja e Lidhjes
Shqiptare u aktivizua edhe mė shumė. U muar vendimi qė tė ftohen nė njė
mbledhje tė pėrgjithshme nė Prizren, pėrfaqėsuesit e tė gjitha krahinave tė
Shqipėrisė pėr tė diskutuar mbi mbrojtjen e tokave shqiptare po qe se aneksimi i
tyre do tė vendosej nga Kongresi i Berlinit. Mbledhja u caktua tė bėhej mė 10
qershor 1878". 8
Lidhur me tė, konsulli anglez nė Shkodėr,
Kirby Green, thotė: Posa u dėgjua se Marrėveshja e Shėn Stefanit nuk ishte
marrėveshje definitive, Lidhja Shqiptare kaloi nė harresė, dhe vetėm nė prag tė
mbledhjes sė Kongresit tė Berlinit u ringjall". 9
Mirėpo, sulltani, duke synuar qė ta
thyente tehun revolucionar tė Lidhjes Shqiptare dhe asaj t'i jepte karakter
mysliman", nė Kuvendin e pėrgjithshėm tė qershorit, ia doli tė krijojė
fraksi-onin proturk. Pėr kėtė arsye fraksionit revolucionar, tė prirė nga
udhėheqėsit e denjė tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, Haxhi Ymer efendiut,
Abdyl Frashėrit, Sylejman Vokshit, Haxhi Zekės, Zija Prishtinės, etj., iu
desh, prej tash, tė luftojė vazhdimisht nė tri fronte: kundėr Qeverisė Osmane,
kundėr fraksionit tė djathtė tė Lidhjes, qė u krijua nė Kuvendin e qershorit,
dhe kundėr aspiratave tė monarkive fqinje dhe tė shteteve tė mėdha imperialiste
tė Evropės. Njė luftė e tillė nuk ishte e lehtė. Pėrkundrazi, siē do tė shohim,
ishte plot me rreziqe dhe pasoja tė rėnda.
Menjėherė pas mbajtjes sė Kuvendit tė
pėrgjithshėm tė Lidhjes sė Prizrenit shpėrthyen konfliktet e hapta dhe tė ashpra
nė mes tė Portės dhe tė disa udhėheqėsiye shqiptarė qė ishin ithtarė tė
sulltanit nga njė anė, dhe tė fraksionit tė majtė tė Lidhjes nga ana tjetėr.
Kėshtu, nė gjysmėn e dytė tė gushtit 1878 Porta e dėrgoi Mehmet Ali pashėn pėr
t'i vėnė nė zbatim nenet e Traktatit tė Berlinit. Porse, shqiptarėt progresistė
nė Gjakovė e vranė misionarin e Portės, Mehmet Ali pashėn me suitėn e tij e cila
pėrbėhej nga shqiptarėt konservatorė (nė fillim tė shtatorit 1878). Ndėr kaq,
ushtria e mareshalit, Mehmet Ali pashės, e cila pėrbėhej nga shqiptarė toskė,
kaloi nga ana e fraksionit tė majtė tė Iidhjes. 10
Vrasja e Mehmet Ali pashės bėri jehonė tė
madhe si tek shqiptarėt ashtu edhe nė gjithė Perandorinė Osmane dhe nė Evropė.
Shqiptarėt progresistė vrasjen e mareshalit e priten me entuziazėm, kurse Porta
dhe Evropa me shqetėsim.
Lidhja e Sigurisė Kombėtare kaloi nė
aksione tė gjera. Kėshtu, Kėshilli Qėndror i Lidhjes, me seli nė Prizren, i
urdhėroi nėnkomiteteve qė tė kujdesen pėr sigurinė e tė krishterėve dhe tė
huajve, e nė tė njėjtėn kohė tė jenė tė pėrgatitur pėr tė marrė masa mė
vendimtare pėr tė miren publike. 11
Dy javė pas vrasjes sė Mehmet Ali pashės,
d. m. th. nė fund tė shtatorit tė vitit 1878, Komiteti i Lidhjes Kombėtare tė
Shqipėrisė e pa tė udhės pėrkohėsisht tė pėrqendrohet nė Pejė, tė cilėn e
shpalli pėr kryeqytet tė vetin, dhe i ftoi pėrfaqėsuesit e tė gjitha krahinave
tė Shqipėrisė Veriore dhe tė Mesme qė tė takohen aty. Nga ana tjetėr fiset rreth
Prizrenit, Gjakovės dhe tė Pejės thuhej se ishin nė trazira tė mėdha, meqė gjatė
sulmit i cili mbaroi me vrasjen e Mehmet Ali pashės, shumė malėsorė, disa nga tė
cilėt i mbeten besnik Qeverisė Osmane, u vranė. 12
Kalimi i kryeqendrės nga Prizreni pėr nė
Pejė u bė nga shkaku se Prizreni dhe lokalitetet e tjera nė jug, njė herė, nuk e
pra-nuan kursin e rreptė tė Komitetit tė Lidhjes. 13
Pra, lufta e suksesshme kundėr politikės
sė Portės; lufta e rreptė kundėr shqiptarėve qė mbetėn ithtarė tė sulltanit;
ltifta pėr stabilizimin e gjendjes nė vend; tėrheqja e kryeqendrės sė Iidhjes
nga Prizreni pėr nė Pejė, ku progresistėt me Haxhi Zekėn nė krye ishin mė tė
fuqishėm; ftesa e pėrfaqėsuesve tė Shqipėrisė Veriore dhe tė Mesme qė tė marrin
pjesė nė Kuvendin e Iidhjes nė Pejė, pėr ta shqyrtuar situatėn e krijuar, dhe
pėr tė marrė vendime tė duhura pėr luftėn nė tri fronte, ishin karakteristikat
kryesore tė periudhės katėr mujore (qershor-tetor 1878). Kuven di i Lidhjes, i
cili u mbajt nė Pejė, nė fillim tė tetorit 1878, ishte thjesht Kuvendi i
pėrfaqėsuesėve popullor shqiptarė.
Pas kėtij kuvendi ngjarjet u zhvilluan mė
tepėr me njė luftė tė brendshme. Xhelozia lokale dhe aspiratat personale e
dobėsuan bnkur shumė karakterin kombėtar tė Lidhjes. Shqiptarėt dėrguan
pėrforcime tė konsiderueshme nė Bosnje. Forcat shqiptare u grumbulluan nė Jeni
Pazar dhe nė qytetet e tjera kufitare, me qėllim qė t'i kundėrveheshin
austriakėve nėse do t'iu afroheshin kufijve shqiptarė, konstaton konsulli Green.
14 Kėshtu, Kuvendi i Lidhjes, i cili u ftua nė Prizren kah fundi i nėntorit tė
vitit 1878, d. m. th. dy muaj pas mbajtjes sė Kuvendit nė Pejė, e qė u ftua nga
ana e sheh Mustafa i Tetovės, i cili mė parė e vizitoi sulltanin dhe qė
llogaritej si qytetar besnik i tij, mund tė konsiderohet si kuvend proturk.
Mirėpo, kjo ftesė nuk u prit me entuziazėm nga shqiptarėt progresistė. Pėr kėtė
arsye, pėrpos Shkodrės, e cila dėrgoi njė pėrfaqėsues, nuk shihet qė krahinat e
tjera tė kenė dėrguar pėrfaqėsuesit e vet. 15
Megjithatė Lidhja, luftėn e saj nė tri
fronte, ditaditės, ė bėnte mė tė ashpėr. Prandaj fama e saj rritej nė ēdo anė.
Kėshtu, nė fund tė shkurtit tė vitit 1879, Lidhja, me njė peticion, iu drejtua
Britanisė sė Madhe, ku ndėr tjera, theksohej: Ngjarjet e fundit dhe rreziku i
zhdukjes sė kombėsisė sonė e rriti dashurinė pėr atdheun aq shumė tė dashur tė
tė gjithė njerėzit e zakonshėm dhe zgjoi nė malet tona idetė e pėrparimit dhe tė
qytetėrimit, tė cilat njė popull i dėshiron pėr ruajtjen e ekzistencės sė vet,
dėshirė kjo e cila nuk mund t'i mohohet.. 16
Me fjalė tė tjera koha njėvjeēare nė mes
tė kėtij kuvendi dhe tė kuvendit tė ardhshėm, u shqua mė sė shumti me luftėn
diplomatike tė Lidhjes dhe me pėrpjekjet e saj pėr ta marrė pnshtetin lokal nė
duar tė veta dhe pėr ta shkėputur vendin nga Perandoria Osmane. Sipas lajmeve
angleze Lidhja i kishte dėrguar pėrfaqėsuesit tė vet Abdyl Frashėrin dhe
Mehmet Vrionin nė Itali, Prancė, Angli, Gjermani dhe Austro-Hungari me qėllim
qė t'i lutnin qeveritė e atyre shteteve pėr ndihmė. 17 E nė vend pu shteti de
facto kaloi nė duar tė Lidhjes. Ajo, pėr tė siguruar rendin dhe qetėsinė mori
masa pėrkatėse. Nė Prizren i vari nė litar dy vrasės. 18 Nė Prizren, nė gjysmėn
e dytė tė shtatorit (1879), u tubuan katėrdhjetė pėrfaqėsues tė Iidhjes
Kombėtare. Kėta erdhėn nga tė gjitha viset e Shqipėrisė e priteshin tė vinin
edhe pėrfaqė-sues tė tjerė. Nė Kuvend duheshin tė shqyrtoheshin ēėshtjet e
atdheut dhe tė sigurimit tė qetėsisė", sepse, pėr mungesė tė aftėsisė dhe tė
masave efikase tė organeve tė pushtetit osman, vendin e kishte kapluar anarkia.
E nga veprimtaria e kėsaj Lidhjeje varej fati i mbarė Shqipėrisė", thotė St.
John. 19
Mė nė fund, pasi qė kishin mbėrritur edhe
pėrfaqėsuesit e tjerė tė Shqipėrisė, mė 3 tetor 1879, ia kishte filluar punės
Kuvendi i Komitetit tė Lidhjes Shqiptare nė Prizren. Aty ishte hartuar njė
peticion pėr sulltanin, me tė cilin kėrkohej sajimi i njė Principate tė lirė dhe
tė pavarur ose i njė Republike tė Shqipėrisė dhe tė Rumelisė (Maqedonisė S.
R.) me Manastirin kryeqytet. 20 D.m.th. u kėrkua formimi i njė republike tė
pėrbashkėt tė Shqipėrisė dhe tė Maqedonisė.
Gjatė periudhės njėvjeēare (18791880)
Lidhja organizoi luftėra tė armatosura pėr mbrojtjen e Plavės dhe tė Gucisė; 21
krijoi ndjenja mė tė mėdha nė mes tė myslimanėve dhe tė krishterėve tė
Shqipėrisė Veriore"; 22 mori nė duart e veta gjithė pushtetin politik, publik
dhe gjyqsor; 23 formoi Komitetin edhe nė Janinė; 24 i drejtoi memorandume dhe
peticione Fuqive tė Mėdha; 25 dhe, nė gjysmėn e dytė tė korrikut 1880, organizoi
nė Prizren Kuvendin e ri, ku u muar vendimi qė tė kėrkohej nga Porta krijimi i
njė Vilajeti tė njėsuar shqiptar. 26
Periudha e fundit e veprimtarisė sė
Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit (fundi i 1880 dhe ēereku i vitit 1881)
karakterizohej: me fuqizimin e lėvizjes popullore shqiptare nė Prizren,
Gjakovė, Pejė etj., tė gjitha autoritetet osmane u pushuan nga postet e tyre dhe
ato u zėvendėsuan me njerėzit e popullit tė zgjedhur nga Lidhja (fillimi i
1881); me dėrgimin e emisarėve tė Lidhjes nga Shqipėria Veri-Lindore dhe e Mesme
pėr nė Shkodėr pėr tė predi-kuar bashkimin e Shqipėrisė nė njė vilajet autonom;
me njoftimin e Shkodrės se Lidhja ishte detyruar ta formonte shtetin autonam
shqiptar dhe kėrkoi prej saj qė tė hyjė nė Besė (shkurt 1881), sepse, pas
dorėzimit tė Ulqinit Malit tė Zi dhe masave tė rrepta tė Dervish pashės Lidhja e
Shkodrės ishte shuar; me marrjen e pozitės sė Kryetarit tė Kėshillit
Administrativ tė Prizrenit nga Kryetari i Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, Haxhi
Ymer efendiu; me drejtimin e tė gjitha punėve nė tė gjitha kazatė dhe qytetet e
Vilajetit tė Kosovės nga ana e Lidhjes dhe me vendosjen e rregullit nė ato kaza
nga ana e policisė sė Lidhjes; me kėrkimin e Kryesisė sė Lidhjes sė Prizrenit qė
15.000 burra tė mbledhur nė Kuvendin e Dibrės tė marshojnė pėr nė Manastir pėr
t'i dėbuar tė gjitha autoritetet civile dhe ushtarake turke (shkurt 1881); me
ardhjen e Abdyl Frashėrit nė Prizren pėr t'i ndihmuar Lidhjes nė luftė kundėr
organeve osmane; me dėrgimin e dy peticioneve sulltanit, njeri nga kazaja e
Pejės, Gjakovės, Prishtinės, Prizrenit, Tetovės, Shkupit dhe Dibrės sė Epėrme
dhe tjetri nga Tirana, Kruja, Kavaja, Peqini, Elbasani, Gjirokastra, Janina dhe
Dibra e Poshtme, me tė cilėt u kėrkua njėsimi i tė gjitha krahinave shqiptare nė
njė vilajet (fundi i marsit 1881); me tubimin e nja 15.000 20.000 burrave
shqiptarė myslimanė dhe tė krishterė nė afėrsi tė Shtimjes, pėr ta
kundėrshtuar Dervish pashėn i cili erdhi, me njė ushtri shumė tė madhe, pėr ta
shuar Lidhjen (gjysma e dytė e prillit 1881); me thyerjen e Lidhjes Shqiptare tė
Prizrenit pse u detyrua tė luftojė kundėr njė fuqie shumė mė tė madhe se sa ajo
qė kishte nė dispozicion dhe pse, siē na njohton konsulli anglez, Kirby Green,
disa udhėheqės tė shquar tė Lidhjes, meqė ishin funksionarė osmanė, u larguan
nga lėvizja popullore shqiptare, dhe iu bashkuan sulltanit; me burgimin nė kala
tė Prizrenit, tė disa udhėheqėsve tė shquar tė Lidhjes Abdyl Frashėrit, Shaip
agės dhe me ikjen nga Prizreni tė Kryetarit te Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit,
Kryetarit tė Kuvendit Administrativ dhe Kryetarit tė Gjyqit Suprem tė Lidhjes,
njeriut mė me influencė tė asaj kohe, Haxhi Ymer efendiut, thotė K. Green. 27
------------------
1 Public Record
Office, London, F. O. 78/2784; F. O. 195/1186, 1367; The British Museum, LondGn,
Accounts and Papers (38). 1878 9, 461477; Accounts and Papers (38). 1878.
LXXXIII. 83, 298301; Accounts an& Pa-pers (41). 1880. LXXX. 80, 321; Accounts
and Papers (43). 1880. LXXXIl. 82, 511512.
2 F. O, 78/2784;
Accounts and Papers (38). LXXXIII. 83, 298301. s F. O. 424/69.
* F. O. 195/1186; F.
O. 424/70.
' F O. 424/70, 71; F.
O. 195/1206; Accounts and Papers (38). 18789- LXXIX. 79, 350351; 931932.
F. O. 195/1186. i F.
O. 424/71.
"Kristo Frashėri,
Lidhja e Prizrenit, Tiranė, 1956, 18, 19. » Accounts and Papers (43). 1880.
LXXXII. 82, 511.
io Accounts and Papers
(38). 1878-9. LXXIX. 79, 189. u p o 195/HS6; Accounts and Papers (38). 18789.
LXXIX. 79, 242. u F O 195/1186, Accounts and Papers (38). 18789. LXXIX. 79,
339. » F. O. 195/1186; Accounts cmd Papers (38). 18789. LXXIX. 79, 377 379.
14 F. O. 78/2801;
Accounts and Papers (38). 18789. LXXIX. 79, 377
379.
15 F. O. 195/1186;
Accounts and Papers (38). 18789 LXXIX 79, 538
539, 583.
16 F. O. 78/1879;
Accounts and Papers (36). 18789. LXXVII. 77, 345
348.
17 Accounts and Papers
(37). 18789. LXXVII. 77, 392393.
18 P. O. 195/1236.
19» Po aty.
20 Po aty.
21 Po aty
22 F° o!' 195/1323;
Accounts and Papers (43). 1880. LXXXII. 82, 7778.
23 F. O. 195/1317.
24 Accounts and Papers
(42). 1881. XCVIII. 98, 576577.
25, 195/1304; Accounts
and Papers (42) 1880. LXXXI. 81, 644.
26 f 6. 195/1303;
Accounts and Papers (43). 1880. LXXXU. 82, 591.
27 F. O. 195/1367
http://www.agimi.com/kulture/lidhja-e-prizrenit/skender_rizaj.htm
|