|
MYDERRIZI SELIM EFENDI
ĒOBA
( ? - 1900)
|
Fatkeqėsisht,
pėr njė personalitet tė tillė ka pak tė dhėna biografike. Dihet qė
rridhte nga njė familje e njohur qytetare, nga ajo e Ēobejve myslimanė
qė, nė ato vite banonte nė lagjen Ajasėm. Fakti qė pėr njė periudhė ka
qenė kryetar bashkie nė Shkodėr dhe anėtar i gjykatės sė apelit pėr
ēėshtjet civile dhe penale (vitet 1894-97), duke qenė njėkohėsisht edhe
myderriz, dėshmon se ai qe njė klerik aktiv dhe i kulturuar.1 |
Aftėsitė e tij tė rralla do tė shfaqeshin
me tėrė forcėn e tyre nė vitet shpėrthyese tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit,
gjatė tėrė periudhės sė veprimtarisė sė saj (1878-80), sepse qė nė fillimet e
saj, myderrizi S.Ēoba e pėrkrahu pa rezerva dhe qe njė veprimtar i pėrkushtuar
deri nė fund, ashtu si shokėt e miqtė e tij D.Boriēi, Jusuf Sokoli, etj.2
Dimensionimi i figurės sė tij si njeri i
veprimit mund tė bėhej vetėm pėrmes njė ekspozeje tė ngjeshur tė ngjarjeve tė
atyre viteve dhe tė rolit qė luajti ai nė gjirin e Degės sė Lushnjės pėr
Shkodrėn. Njihen tashmė peticionet, memorandumet e protestat dėrguar Kongresit
tė Berlinit e diplomatėve tė Fuqive tė Mėdha, ku shqiptarėt parashtruan tė
drejtat e tyre tė ligjshme nė mbrojtje tė trevave tė tyre etnike, qė
rrezikoheshin tė aneksoheshin nga fqinjėt shovinistė, duke bėrė tė qartė njėheri
vendosmėrinė e tyre pėr tė ruajtur me gjak tėrėsinė tokėsore tė atdheut.
Me tone tė tilla luftarake qe memorandumi, dėrguar diplomatie anglez, lordit
Bikonsfild, nga qytetarėt shkodranė me 13 qershor 1878. 1 kėsaj natyre qe dhe ai
i datės 15 qershor, nėnshkruar nga pėrfaqėsuesit e rretheve Shkodėr, Ulqin,
Tivar, Lezhė, Krujė, Tiranė, Kavajė e Podgoricė, ku fill pas firmės sė
D.Boriēit, ėshtė ajo e Selim Ef. Ēobės, myderriz. Kujtojmė qė nėnshkrimi i kėtij
memorandumi qe shndėrruar nė njė festė popullor, ashtu si dhe pritja e
delegatėve, qė me 5 korrik u kthyen nga Prizrem. Me kėtė rast u bė dhe leximi i
vendimeve tė Kuvendit tė Prizrenit, sipas t'ė cilave Plava dhe Gucia do tė
mbroheshin me armė. Gjithashtu do tė ngriheshin dy organizma nė shkallė vilajeti
: Komiteti Politik Ndėrkrahinor dhe Komisioni Ushtarak. Autori K. Frashėri3 jep
kėtė shėnim : "Sipas tė dhėnave tė shkėputura qė ndeshen nė;dokumentet e kohės,
del se anėtarėt mė aktivė (tė Komitetit Ndėrkrahinor tė Lidhjes - shėnimi ynė)
ishin: Daut Boriēikryetar, Selim Ef.Ēoba ... Komiteti i sapoforinuar iu vu punės
dhe nė bazė tė vendimeve tė Qendrės filloi tė veprojė si organizėm administrativ
i pavarur, duke nxjerrė urdhėresa tė veta, si p.sh.: lėshimi i pasaportave, duke
krijuar Milicinė Kombėtare tė pėrbėrė prej 100 xhandarėsh, e cila hyri menjėherė
nė veprim dhe me anė tė njė sulmi, rrėmbeu 10 topa malorė Krupp, me bateri e
municion).
Veprimtarėt e mėsipėrm, tė nxitur nga
provokimet dhe kėrcėnimet malazeze nė kufi dhe nga dėshira qė t'i hiqeshin nga
dora Malit tė Zi treva tė tilla, si: Tivari, Podgorica, Shpuza dhe Zhabjaku, qė
i kishte aneksuar nė bazė tė Traktatit tė Shėn Stefanit, nė kundėrshtim me
Qendrėn, bėnė regjistrimin e shpejtė tė 6 mijė vullnetarėve, tė gatshėm pėr kėtė
qėllim, duke u solidarizuar dhe me demarshet politike tė deputetit tė Vilajetit
tė Shkodrės, Jusuf Efendiut nga Podgorica.
Shkodra u shqua dhe pėr tendenca
autonomiste qė avancoheshin nga grupi i patriotėve radikalė, tė quajtur "Parti e
aksionit"4. Duke qenė se Komiteti Kombėtar i Lidhjes 'Iuk u tėrhoq nga vendimi i
mėparshėm pėr fatin e Podgoricės etj. qė Mali i Zi e pushtoi, Shkodrės iu desh
tė pėrballonte fluksin e madh tė "muhaxhirėve". Bėhej fjalė pėr 1000 familje, qė
u arrit tė sistemoheshin gati krejtė§isht nė qytet, falė humanizmit tė
shkodranėve si dhe tė aftėsive organizative tė Degės sė Lidhjes e tė
veprimtarėve tė saj J. Sokoli, S. Ēoba etj. Vendimet dhe veprimet e Degės sė
Shkodrės pėrherė e mė shumė po merrnin karakter antiqeveritar. Mbas ngjarjeve tė
Gjakovės, vrasjes sė emisarit tė Stambollit, Maxhar Pashės, Porta e Lartė mori
paralajmėrimin e qartė se shqiptarėt do t'ia sillnin pushkėn sikur tė
bashkėpunonte me Fuqitė e Mėdha pėr copėtimin e tokave tė tyre. Lajmet nga
Shkodra bėnin tė ditur se administrata turke rrezikohej nė atė qytet.
Nė tetorin e vitit 1878 Shkodra caktoi si
pėrfaqėsues tė vet pėr nė Kėshillin e Pėrgj ithshėm nė Prizren dy vetė : Selim
E£Ēoben dhe Ali Beqir beun, tė cilėt nuk arriten tė shkonin atje.6 Pavarėsisht
nga kjo, Kuvendi Ndėrkrahinor i Lidhjes pėr Shkodrėn, pas kėrkesės sė Ali Pashė
Gucisė, vendosi tė dėrgonte njė forcė prej 700 vullnetarėsh pėr mbrojtjen e
Plavės dhe tė Gucisė, forcė, e cila u reduktua nė 40 vetė nga ndėrhyrja e
Valiut, nėn preteksin se rrezikohej siguria e vetė qytetit. Kjo forcė, mė shumė
simbolike, iu besua komandės sė Jusuf Sokolit, por me vonė shkuan edhe
pėrforcime tė reja. Ndėr burrat e zgjedhur shkodranė ishin Beqo Qoshja, Filip
Ēeka, Seit Juka, Ymer Mani etj. Nė dhjetorin e vitit 1879 u zhvillua ndeshja e
pėrgjakshme e Nikshiqit, qė pėrfundoi me disfatėn e rėndė tė malazezve. Sipas
njė letre qė B.Qoshja i dėrgonte Halil Kėrpallės7 katėr ditė pas pėrleshjes,
shkruante se shqiptarėt sollėn nė Guci mė tepėr se 100 krena armiqsh, ndėrsa
shqiptarėt patėn pak dėme.
Sipas,autorit H.Bushati8, Ali Pashė Gucia
i qe shumė mirėnjohės Shkodrės pėr ndihmat qė i dėrgoi, nė njė kohė qė pak tė
tjerė iu gjenden pranė, madje kėtė e kujtoi dhe pas disa kohėsh: thuhet se kėtė
vlerėsim ia pat bėrė tė ditur dhe Sulltanit, nė njė takim me tė.
Fitorja e bujshme shqiptare mbi forcat e
zgjedhura tė Mark Milanit e tė tė vėllait ēoi peshė entuziazmin popullor, kėshtu
qė fitimtarėt u pritėn me ceremoni.
Kjo atmosferė hareje do tė vlente shumė
pėr mobilizimin e mėvonshėm mbarėqytetar pėr tė mbrojtur Hotin e Grudėn, nė tė
vėrtetė kushtrimi nuk vonoi dhe u dha, kėshtu qė me mijėra vullnetarė u
regjistruan. Ishte i ashtuquajturi "Projekti Korti", sipas emrit tė vetė
ambasadorit italian qė e propozoi, i cili rekomandonte qė Plava e Gucia, pas
humbjes sė dytė malaziase nė Valikė e Pepaj, tė kėmbehej me Hotin e Grudėn, nėn
paragjykimin absurd se gjoja "popullata katolike e kėtyre viseve nuk do tė
kundėrshtonte, sepse do tė bėnte pjesė nė njė shtet kristian" (?!). Njeri pas
tjetrit u zhvilluan 2 kuvende krahinore nė Shkodėr pėr tė kundėrshtuar projektin
e mėsipėrm: i pari u zhvillua me 3 prill dhe i dyti me 9 prill 1880, nė tė cilin
qenė tė pranishėm dhe krerėt e Hotit, Grudės e Kelmendit dhe u vendos qė
pjesėmarrja tė ishte mbarėpopullore, pa dallime fetare e krahinore, efektive dhe
jo simbolike, siē qe njė propozim. Tė nesėrmen, me 10 prill, kuvendi miratoi njė
shpallje, e cila u nėnshkrua nga tė gjithė pjesėmarrėsit.9 Kjo proklamatė, nė tė
cilėn ka qenė dhe firma e myderrizit S.Ēoba, pėrinbante 7 kėrkesa tė forta me
karakter tė theksuar autonomist e qė ishte nė nderin e atyre qė e hartuan dhe tė
atyre qė e nėnshkruan, duke venė nė pah se problemet e trojeve pėr shqiptarėt
nuk spostonin ato tė autonomisė e se mbeteshin nė rendin e ditės.
Nė mbrojtje tė Hotit e tė Grudės
luftėtarėt shkodranė shkuan tė pėrcjellur me kėngė, brohoritje dhe nga banda
muzikore qė i shoqėroi me tingujt e Hymnit tė Lidhies.10 Te Ura e Rrzhanicės
forcat malazeze morėn njė mėsim tė mirė, sapo deshėn tė kalonin kufirin: ato
qenė ndarė nė dy kolona, por e para, sapo arriti te Ura, u ndesh me pararojėn
shqiptare ku bėnin pjesė burra shkodranė, hotjanė, postribas etj. Sipas traditės
pėrleshja pėrshkruhet kėshtu: 'Tė gjithė kėta burra ishin lidhė me dekė, sado qė
e shihnin tė madhe fuqinė e shkjaut. shi n'atė kohė, kur ushtria malazeze niset
drejt pėr nė Tuz, baca Kurti, nji prej krenve tė Grudės, burrė shum i njoftun
pėr trimni e bujari, del para shokėve e thot kėto fjalė: -Vėllazėn! Anmiku po na
mėsyen; kush tė duen me dekė sot pėr vend tė vet e nder tė armėve, le tė vijnė
mbas meje - dhe shpraz koburen. Nji shumicė vullnetarėsh e ndjekin mbrapa;
atėherė krisi pushka nė fushė, nė breg tė Cemit. Mbas nji lufte tė rreptė fitimi
iu mbet shqiptarėvet dhe malazeztė zmbrapen pėr nė Podgoricė"11. Lajmi i kėsaj
fitoreje gėzoi tėrė popullin dhe kėnga popullore Shprehte ngazėllimin e tyre:
Krisi pushka e disa
topa
Sa me shpejt u thye ordija,
E muer vesht e gjith Europa
Asqer trima paska Shqipnija"12
Jehona e kėsaj beteje i pat kaluar
kufinjtė e vendit, por nė letėrsinė tonė asaj iu ngrit "njė lapidai" i
pėrjetshėm nga i Madhi Fishtė me kėngėn e papėrsėritshme "Te Ura e Rrzhanicės":
"Hiku Marku, hiku
ushtrija
Urra m'shpinė iu lshue Malcija,
Por ra nata e lufta
u da.
Hiku Shkjau sa mujt me nga
E n'Rrzhanicė Malcija ra,
Zuni pritat pėr gjith va;
Pse thonė Shkjau se besė nuk ka."13
Pėr muaj tė tėrė Shkodra i mbajti nė
gatishmėri forcat, numri i tė cilave shkonte duke u rritur nga dita nė ditė dhe
duke kapur shifrat 10-12 mijė luftėtarė. Fronti fumizohej rregullishtme ushqime
e municione nė sajė tė patriotizmit popullor dhe tė angazhimit total tė
anėtarėve tė Komitetit tė Lidhjes pėr Shkodrėn, tė cilėt pėrballuan situatat mė
kritike e serioze tė krejt vendit, nė harkun e viteve 1878-80. Ky Komitet
bashkėrendoi veprimtarinė e brendshme me atė tė jashtme, duke qenė nė dijeni tė
presioneve qė Fuqitė e Mėsha ushtronin ndaj Portės sė Lartė pėr dorėzimin e
tokave shqiptare. Hartoi Memorandumin e 18 majit, nėnshkruar nga Daut Boriēil
Selim Ēoba etj., ku mes tė tjerash thuhej: "Shqipėria, atdheu ynė i dashur dhe i
pafat, i cili ka shkruar faqe tė lavdishme nė historinė e kombeve, nuk do as tė
shitet dhe, as tė shkėmbehet dhe, as nuk do tė durojė kurrė njė pushtim tė huaj,
aq mė tepėr atė sllav ... Ne nuk dėshirojmė tjetėr, veēse tėjemi shqiptarė, nuk
duam, veēse tėrėsinė e vendit tonė, tė atdheut tonė ... Ky ka qenė dhe ėshtė
qėllimi i shenjtė ... tė gjitha krahinat e Shqipėrisė, me njė unanimitet si
kurrė ndonjėherė, vendosėn tė pranojnė mė mirė vdekjen, pėr tė cilėn janė
pėrgatitur, se sa t'i lėshojnė edhe njė pėllėmbė tokė qeverisė malazeze"14
Pavarėsisht diversionit tė konsujve tė
huaj pėr tė thyer forcat shqiptare, vendosmėria e vullnetarėve mbeti e
palėkundur nė atė masė sa, si Mali i Zi, ashtu edhe Fuqitė e Mėdha, e kishin tė
qartė se duhej gjeturnjė zgjidhjetjetėr diplomatike, kėshtu qė u kombinua
"Kompensimi i Ulqinit", njė padrejtėsi tjetėr e turpshme nė kurriz tė
shqiptarėve.
Ngjarjet e Ulqinit do ta bėnin mė
shpėrthyese situatėn jo vetėm se ky qytet njihej prej shekujsh pjesė pėrbėrėse e
ekonomisė dhe e traditave shpirtėrore e kulturore tė Shkodrės, por dhe pse
ndeshja do tė bėhej tashmė nė tre fronte, ku mė i rrezikshmi dhe mė i vėshtiri
qe ballafaqimi me Portėn e Lartė, e cila u detyrua, nėn presionin e shantazhet e
Fuqive tė Mėdha, tė zbatonte "vijėn e ashpėr" me shqiptarėt, nė njė kohė tė
favorshme pėr tė, sepse po jetonte kushtet e rėnies sė pėrgjithshme si
perandori.
Nė fillim turqit u pėrpoqėn tė dilnin nga
situata me anė tė gjuhės diplomatike, duke kombinuar kėshillat me kėrcėnimet, me
"heq e mos kėput". Ėshtė i njohur fakti i dėshtimit tė misionit tė Riza Pashės,
i cili nuk "korri" ēka priste as me anė tė pėrforcimeve ushtarake, as me anė
premtimesh e dhuratash.
Ndėrkaq Degėt e Lidhjes, si nė Ulqin, si
nė Shkodėr i bėnin thirrje popullit qė tė mos lėshohej Ulqini pa luftė, duke e
shtrirė thirrjen nė krahina tė tjera pėr tė kėrkuar vullnetarė. Nė njė anė regj
istroheshin vullnetarė nepėr kėto qytete dhe mblidheshin ndihma nė armė etj., nė
anėn tjetėr ndiqej rruga politike pėrmes protestash dhe memorandumesh. Pėrbuzjen
ndaj kompromiseve shkodranėt e shprehėn jo vetėm nė mėnyrė kolektive, siē qe
pėrgj igj a qė iu pat dhėnė ministrit tė luftės, por dhe nė mėnyrė individuale,
siē qenė tre rastet e mėposhtme, cituar mė parė, por jo me hollėsi.15
"...Janė shumė karakteristike fjalėt e
njenit nga kėta hoxhallarė qi i thot Pashės (lexo: Riza Pashės - shėnimi ynė)
Zotni, kėto pare qi po m'i j ep mue, ta dish mirė qi unė gj ysmen po ia dėrgoj
djalit tem qi e kam n'Ulqin me vullnetarėt, e gjysmen po e ha vetė; prandaj mos
prit ndonji dobi prej tyne!"..."Shumė zotni tė ndershėm kthyen shuma tė mėdha
paresh qi Pasha ua propozoj Janė pėr t'u pėrmendur Oso Mani, Hysen Beg Shazi
etj. pėr drejtėsinė qi diftuen, i pari ishte kontratēi e kishte pėr t'i dhanė
qeverisė 17 mijė grosh dhe Riza Pasha i premtoi zbritjen e kėtij borxhi, vetėm
tė hiqte dorė nga lėvizja, por ai nuk pranoi. I dyti kishte komandėn e Urės sė
ShGjergjit; edhe kėtij R.Pasha i dėrgoi njė sasi tė madhe tė hollash pėr t'i
liruar Urėn, por Hysen Begu iu pėrgjegj: Jo, kėto pare, por edhe tė gjithė
thesarin me ma dhanė, shokėt nuk i tradhtoj".16
Edhe njė pėrpjekje tjetėr e turqve nuk
pat rezultat : dėrgimi i disa personaliteteve tė larta me origjinė shqiptare pėr
t'i bindur shqiptarėt tė hiqnin dorė nga Ulqini; dy prej tyre, me origjinė
shkodrane, Pashko Vasa dhe Riza Beu, i biri i Mustafa Pashė Bushatlliut, gjetėn
pretekste dhe iu shmangėn kėtij roli tė pahij shėm.17
Turqit ndėrruan taktikė, arma e fundit
ishte konfrontimi ushtarak me shqiptarėt, prandaj zgjodhėn "dorėn e fortė" pėr
kėtė qėllim. Pėr kėtė operacion u caktua "Dervish Kasapi", siē i pėlqente tė
mburrej Dervish Pashės, i cili, pa vonuar mori njė sėrė masash me karakter
ushtarak e administrative pastaj iu kushtua presioneve ndaj anėtarėve tė Degės,
si dhe diversionit me premtime pėr tė asfiksuar veprimtarinė e Komitetit
Ndėrkrahinor, por pjesa e shėndoshė mbeti e patundur. Tė tilla raste qėndrimi
konsekuent dhe vendosmėrie janė dhe rastet e mėposhtme, qė na i pėrcjellin
tradita e popullit e burime tė tjera:
- Qė nė takimin e parė me anėtarėt e
Degės sė Lidhjes, Dervish Pasha mendoi qė, krahas tonit prepotent tė bisedės, tė
krijonte .dhe njė psikozė shantazhi, prandaj mbi tryezė kishte lėnė tė
ekspozuara dy revole. Tė pranishmit e kuptuan provokimin dhe mbete'n tė fyer. I
pari qė reagoi plot nervozizėm qe myderrizi Selim Ef. Ēoba dhe pa iu trembur
syri iu drejtua prerazi: "-Pashė, nėse ke ardhė tė bisedojmė, po bisedojmė, nėse
mendon se na frikėson me koburet, i kemi dhe ne nė brez e jemi gati!". Pasha
hoqi koburet dhe ndėrroi tonin e bisedės, sepse e pa qė nėn ēallmėn e hoxhės
ishte njė kokė shqiptari dhe se nė sytė e tė tjerėve lexohej po ajo krenari.18
Edhe dy herė tė tj era Pashės nuk i eci
me shkodranėt : rasti i letėrkėinbimit me H.Sali Hylen dhe rasti kur thirri
Jusuf Sokolin qė s'iu paraqit ose i tė birit tė Hamz Kazazit qė, nuk i shkoi nė
mbledhj e, nė mėnyrė démonstrative e provokuese.19
Megjithatė, pėrpjekjet e Dervish Pashės,
tė pėrkrahur dhe nga zelli i konsujve tė huaj, e bėnė efektin e vet tek tė
lėkundurit dhe disa tė moderuar, qė u besuan premtimeve pėr tė drejta
autonomiste nė kėmbim tė tėrheqjes nga Ulqini. Ky diversion e dobėsoi nė njė
farė mase efektivitetin e Degės, ēka ngialli zemėrimīn e qytetarėve dhe ēoi nė
pėrtėritj en e saj. Nė pėrputhje me dėshirat e masės, nė komitetin e ri bėnin
pjesė pėrkrahėsit e zjarrtė tė mbrojtjes sė Ulqinit, kėshtu nė krah tė D.
Boriēit do tė gjėndeshin tė dalluarit S. Ēoba, Jusuf Tabaku, J. Sokoli, F.
Dragusha, F. Ēeka etj.20
Kundėrshtime tė fuqishme ndaj
agresivitetit e arrogances sė D.Pashės nga ana e Komitetit tė ri qenė: mitingu i
madh populloi, armatosja e 3000 vullnetarėve, mbyllja e Pazarit e masa tė tjera
energjike. Koha qe shumė e shkurtėr pėr veprime tė tjera dhe D.Pasha, me
spostime tė befasishme trupash, pengoi vajtjen e pėrforcimeve tė reja me
vullnetarė, duke i krijuar vetes mundėsinė qe me forca tė shumta tė armatosura
mė sė miri, e mposhti rezistencėn heroike tė forcave vullnetare. Pėr shqiptarėt,
plagosja dhe vdekja e J.Sokolit qe njė humbje e madhe dhe njė dhimbje e thellė.
Kjo qe njėheri dhe njė goditje qe mori Dega e Shkodrės dhe gjithė rrethi i miqve
tė ngushtė, ndėr tė cilėt bėnte pjesė edhe S. Ēoba. Goditja pėrfundimtare u dha
me kthimin e Pashės nė Shkodėr, kur shpėrndau Komitetin dhe burgosi anėtarėt e
tij. Ka njė pohim nga tė dhėna goj ore21 se ndėrmjet tė tė arrestuarve bėnte
pjesė dhe Selim Ef. Ēoba, por nė ē'masė qe dėnimi nuk dihet. Ka mundėsi qė pasi
kaloi pika kritike, Porta e Lartė, pėr shumė anėtarė ta ketė konsideruar tė
mbyllur ēeshtjen, duke u kufizuar me internimin vetėm tė pak prijėsve kryesorė.
Populli e pėrjetoi nė kėngė luftėn pėr
mbrojtjen e Ulqinit. Po shkėputim vargjet e fundit:
Shkruejnė gazetat
anė pėr anė,
Vojt xhevapi ndėr shahllarė,
Krisi pushka
n'istiqame,
Duel mileti me faqe tė bardhė22
Shpirtėrisht populli nuk ndihej i
mposhtur, sepse luftoi me dinjitet nė tre fronte dhe i goditur pas shpine.
"Lufta e Miletit" qe njė ngangjarjet mė tė shėnuaratė popullittonė, njė lėvizje
qė bashkoi shqiptarėt pa asnjė dallim dhe qė pėrgatiti kushtet pėr ngjarjet qė
ēuan nė shpalljen e pavarėsisė. Nė kėtė vėshtrim, pėrkushtimi dhe sakrifica e
atyre qė u vunė nė krye tė kėsaj veprimtarie disa-vjeēare me karakter politik,
organizativ e ushtarak mbetėn tė pashlyera nė kujtesėn e Kombit. Emrat e tyre
gdhenden ndėr larpidare e pėrmendore, historia i shkruan me shkronja tė mėdha.
Njė ndėr ta ėshtė dhe emri i myderrizit shkodran SELIM EFENDI ĒOBA.
Referenca
1. Hamdi Bushati, "Shkodra dhe motet", doreshkrim.
2. Xhevat Repishti, "Isuf Sokoli dhe lufta per mbrojtjen e Ulqinit", Tirane,
1979.
3. Kristo Frasheri, "Lidhja Shqiptare e Prizrenit", Tirane, 1989, fq. 228.
4. Po aty, fq. 236, sipas Lippich.
5. Po aly, fq. 230, sipas F.Suma, rap. 53, Shkodėr, 26 gusht 1878.
6. Po aty, fq. 313-314.
7. Hamdi Bushati, vepėr e cituar.
8. Hamdi Bushati, "Lufta e Miletit", ne "Kaiendari Kombiar", viti 1928, fq. 64.
9. Kristo Frashėri, vepėr e cituar, fq.356.
10. Mikel Prendushi, gazeta "Drita", Tirane, 16.4.1978.
11. Hamdi Bushati, "Lufta e Miletit", veper e cittiar, fq. 66-67.
12. Koli Xoxe, "Lidhja Shqiptare e Prizrenit", Tiranė 1978, fq. 101.
13. At Gjergj Fishta, "Lahuta e Malcisė", Kanga XIV, "Te Ura e Rrzhanices".
14. Koli Xoxe, veper e cituar.
15. Hamdi Bushati, "Lufta e Miletit". veper e cituar, fq. 70-7 1.
16. Xh.Belegu, "Lidhja Shqiptare e Prizrenit", Tiranė, 1979.
17. Kristo Prifti, "Lidhja e Prizrenit ne dokumentet osmanc", Tirane, 1978,
fq.76-77, dokumenti nr. 51, date 3.7.1980.
18. Hamdi Bushati, "Lufta e Miltetit". vepėr e cituar, fq. 71.
19. Xh.Belegu, veper e cittiar, fq. 132.
20. Xhevat Repishti, veper e cituar, fq. 123-124.
21. Hamdi Busliati, "Lufta e Miletit", veper e cituar, fq. 73.
22. K.Taipi: "Zana popullore", Shkoder 1933, fq. 1 12
http://www.horizonti.com/libri/ne_kujtim_te_brezave/myderrizi_selim_efendi_coba.htm
|