Le tė jetė nga ju njė grup qė  thėrret nė atė qė ėshtė e dobishme, urdhėron pėr punė tė mbara dhe ndalon nga e keqja

 

BIBLIOGRAFIA

NEXHAT IBRAHIMI

Emri 

E-mail 

Mesazhi

 

 

Nexhat Ibrahimi

 

 

Mbi pėrkthimin e Kur’anit

 

“Kur’ani nuk ka mundėsi tė pėrkthehet, por

atė pa tjetėr duhet pėrkthyer”. (Enes Kariq)

 

 

Hyrje

 

            Besimi dhe bindja se Kur’ani ėshtė pėrshkrim i pėrpiktė i Fjalės sė Zotit nga Pllaka mirė e ruajtur (Lewhi Mahfudh / Tabula Secreta) qė i ėshtė shpallur Muhammedit a. s. duhet tė ballafaqohet me pikėpamjet se misioni i Muhammedit a. s. i pėrkushtohet tėrė njerėzisė dhe jo vetėm arabėve. Por, si ka vepruar Muhammedi a. s. dhe shokėt e tij mė tė ngushtė nė rastet kur janė ballafaquar me joarabė me rastin e komunikimit tė porosisė hyjnore atyre, nuk kemi ndonjė studim tė hollėsishėm. Kjo sigurisht ėshtė pėr shkak se intenziteti i komunikimit me muslimanė joarabė nė atė periudhė ka qenė i vogėl dhe se ky komunikim do tė intensifikohet vetėm pas pėrhapjes sė islamit nė vise tė largėta, sikur nė Persi, veri tė Afrikės etj.[1]

Nė shekujt e parė tė islamit, krahas zhvillimit tė pėrgjithshėm, paraqiten kėrkesat por edhe kundėrshtimet nė komentimet e Kur’anit, e mė vonė edhe nė pėrkthimet e tij nė gjuhė tė ndryshme.[2] Arsyet pėr njė qėndrim tė kėtillė janė tė shumta, por arsyeja parėsore sipas tyre ėshtė nė faktin se Kur’ani ėshtė shpallur nė gjuhėn e pastėr arabe[3], dhe se komentimet e Kur’anit janė nė kuadėr tė autoritetit fetar tė Muhammedit a. s., dhe vetėm mė vonė kėtė autoritet duke e shtrirė edhe nė kuadėr tė autoritetit tė katėr halifėvebesimdrejt.[4] Si rrjedhim tė kėsaj gjendjeje kemi paraqitjen paksa tė vonuar tė kompendiumit tė parė mė serioz qė paraqitet vetėm nė shekullin III/IX.[5]

            Shkencėtari A. I. Tibawi, nė eseun e tij ‘A ėshtė Kur’ani i pėrkthyeshėm’ pohon: “Ēdo pėrkthim i Kur’anit manifeston pamjaftueshmėrinė e vet vetjake. Sepse, pėrkthimi domosdo duhet tė pėrfshijė ato pjesė tė Kur’anit tė cilėt qartė nė vete theksojnė se Fjala e Zotit i ėshtė shpallur Muhammedit nė gjuhėn arabe “Ne e kemi bėrė atė Kur’an nė gjuhėn arabe, nė mėnyrė qė ju ta kuptoni.” (Ez-Zuhruf, 3). Ēdo pėrkthim nė cilėn do gjuhė, klasike apo moderne, tė huaj apo islame, pėrfshinė grumbull ajetesh nė sure tė ndryshme tė cilėt nė mėnyrė tė ēmueshme pohojnė njėjtė apo ngjashėm. Kuptimi i tyre i plotė ėshtė nė atė se ēdo pėrkthim, sikur edhe ēdo komentim i Kur’anit nė gjuhėn arabe apo nė cilėn do gjuhė tjetėr, nuk ėshtė asgjė mė shumė se domethėnie e pėrafėrt e Kur’anit, por jo edhe vetė Kur’ani.”[6] Kur’ani i Amshueshėm ēdo kohe dhe ēdo brezi vazhdimisht i zbulohet, pėr tė mbetur i pashterrshėm me kuptime tė reja dhe me thesarė tė rinjė.[7]

 

 

Pėrkthimi i Kur’anit nė kohėn e Muhammedit a. s.

 

            Pėrkthimi i Kur’anit pėrgjithėsisht dhe ai i fjalėpėrfjalshėm (tekstual) nė veēanti dijetarėt islamė i ka ndarė nė dy grupe kryesore kundėrshtuese. Kundėrshtarėt e pėrkthimit tekstual mendojnė se ky lloj pėrkthimi ėshtė i pamundur, sepse Kur’ani sipas stilit dhe kompozicionit ėshtė vepėr unikate qė nuk lejon tė pėrkthehet, se pėrkthimi nuk mund ta zėvendėsojė origjinalin dhe sė kėndejmi nuk do t’i shėrbejė synimit tė tij.[8] Po ashtu, kundėrsharėt e pėrkthimit tė Kur’anit nė gjuhė tė tjera i theksojnė edhe disa vėrejtje nė adresė tė pėrkrahėsve tė pėrkthimit duke thėnė se pėrkthimi sipas tyre do tė mund ta zėvendėsonte origjinalin, sepse nuk i kanė pasur parasysh: a) Imam Ebu Hanifeh ka lejuar leximin e Kur’anit nė persishte nė namaz, pa shtruarjen e kurrfarė kushteve pėr personat qė nuk dinin arabisht; b) Dy nxėnėsit e tij kanė lejuar leximin e Kur’anit nė persishte nė namaz, por vetėm pėr ata qė nuk ishin nė gjendje ta lexojnė / recitojnė origjinalin; c) Dijetarėt e ilm’ul-kelamit bėnė dinstikcion ndėrmjet tė folurit real apo verbal (el-kelam’ul-lafdhi) dhe tė folurit arketip apo esencial (el-kelam’un-nefsij). Nė kėtė dinstikcion togfjalėshi i parė ka tė bėjė me fjalėn reale tė Kur’anit, tė pėrmbajtur ndėrmjet dy kapakėve tė Kur’anit, deri sa togfjalėshi i dytė ka tė bėjė me Kur’anin arketip qė ruhet nė “Pllakėn e ruajtur me kujdes” (el-lewh’ul-mahfudh). Sipas tyre vetėm kelam’ul-lafdhi / tė folurit verbal mund tė pėrkthehet.[9]

Pėrkrahėsit e pėrkthimit tė Kur’anit pohojnė se janė tė vetėdijshėm se pėrkthimi nuk ėshtė origjinal[10], se “kriteri i origjinalit, pėrsosuria e shprehjes sė tij dhe bukuria e diksionit tė tij shpesh humbet nė pėrkthimet tekstuale”[11], se pėrkthimi tekstual ėshtė i privuar nga ndjenja retorike e shprehjes kur’anore,[12] se leximi dhe kėndimi i tij nuk ėshtė ibadet, se pėrkthimi i tij nuk ėshtė mu’xhize, por kjo nuk do tė thotė se pėrkthimi tekstual ėshtė blasfemues dhe jolegjitim.[13]

Po ashtu ata cekin edhe disa vėrejtje nė favor tė mendimit tė tyre: a) Duhet qenė tė sigurtė se lexuesi joarabė i Kur’anit mund tė kuptojė ēka lexon / kėndon nga Kur’ani nė namaz. Namazi ėshtė komunikim i gjallė me Zotin, qė kėrkon qė lexuesi /kėnduesi ta kuptojė ēka lexon; b) Nevoja qė tė evitohet barriera gjuhėsore ndėrmjet muslimanėve joarabė dhe Kur’anit, dhe qė t’u prezentohet Libri nė formėn e pėrkthyer, qė tė mund ta kuptojnė fenė e tyre; c) Islami ėshtė fe universale dhe nuk bėn tė kufizohet vetėm nė botėn arabe.[14]

Dijetarėt e mėdhenjė muslimanė do tė lejojnė pėrkthimin e Kur’anit, duke u bazuar nė faktin se Muhammedi a. s. ka lejuar t’i lexohet Tevrati (Tora) nė gjuhėn arabe, ndonėse e dinte se ai ėshtė shpallur nė hebraishte.[15] Nėse Muhammedi a. s. ka lejuar qė atij t’i pėrkthehen nė arabishte citate nga Tevrati, atėherė ėshtė krejtėsisht logjike qė ai do tė lejojė qė edhe Kur’ani tė pėrkthehet nė gjuhė tė tjera, pėr mė tepėr, kur Kur’ani ėshtė fjalė universale e All-llahut drejtuar tė gjithė popujve tė botės[16]. Po ashtu, ėshtė e njohur se Muhammedi a. s. ka dėrguar misionarėt e tij me shkresa pėr sunduesit e ndryshėm tė asaj kohe, duke i ftuar ata nė islam. Shkresat e tij pėrmbanin ajete kur’anore, tė pėrkthyera nė gjuhėt pėrkatėse, qė konfirmon se ai nuk e ka ndaluar kėtė mėnyrė komunikimi.[17]

Prandaj, nėse Muhammedi a. s. ka lejuar pėrkthimin e pjesėrishėm tė Kur’anit nė kohėn e tij pėr nevoja komunikimi me popujt dhe besimet e tjera, pėrse do tė ndalonte qė Kur’ani tė pėrkthehet nė tėrėsi si pėr nevoja komunikimi me popujt jomuslimanė dhe joarabė ashtu edhe pėr nevoja tė muslimanėve nė rituale dhe pėr nevoja tjera ibadeti.[18]

            Mendohet se pėrkthyesi i parė musliman i Kur’anit nė ndonjė gjuhė joarabe ėshtė pėrkthimi shokut tė Pejgamberit a. s., Selman el-Farisiut, persian, i cili vdiq mė vitin 35 hixhrij, i cili  pėrktheu suren el-Fatihatu nė persishte. Mirėpo, nuk kemi tė dhėna burimore se a ėshtė bėrė ky pėrkthim gjatė jetės sė Muhammedit a. s. apo pas vdekjes sė tij.[19]

            Po ashtu, transmetohet nga Ebu Bekr Muhammed ibn Xha’fer el-Nershahi, i cili vdiq nė vitin 348 hixhrij, se Ibn Kutejbe kishte njė bashkėsi xhamie nė xhaminė qė ishte ndėrtuar nė njė fortifikatė nė qytetin Buhara, nė vitin 94 hixhrij / 712 gr., nė njė vend tė njė tempulli tė hershėm pagan. Ēdo tė premte, zėdhėnėsi i Ibn Kutejbes, i ftonte tė gjithė njerėzit pėr namaz, duke premtuar se secilit qė merrė pjesė nė namaz do t’u jepė nga dy dirhemė. Banorėt e Buharės e patėn bėrė traditė tė lexojnė domethėnien e Kur’anit nė gjuhėn persishte, para se ta mėsojnė arabishten.[20] 

 

Mendimi i Ebu Hanifes dhe i nxėnėsve tė tij

 

Pėrhapja e islamit edhe nėpėr vendet joarabe dhe pranimi i islamit nga ana e tyre solli njė gjendje tė re. Joarabėt me njė trashėgimi tė ndryshme racore, pikėpamėsore dhe linguistike ndienin nevojėn pėr konceptimin dhe perceptimin e Kur’anit dhe domosdoshmėrinė qė ta aplikojnė nė namaz dhe nė obligimet tjera fetare. Nga ana tjetėr, edhe muslimanėt ndienin domosdoshmėrinė qė popujve tė pushtuar nė vende tė reja t’ua paraqesin dhe t’ua shtrojnė porositė kur’anore.[21] Ndėr tė parėt por edhe ndėr mė kontroverzėt nė kėtė aspekt ėshtė Ebu Hanife, mėsuesi mė i madh i shkollės hanefite.

            Ndėr pohimet e Ebu Hanifes qė mė sė shumti zgjoi polemika nė shekullin I-II h./VIII, ishte pohimi i tij se Kur’ani bėn tė recitohet  nė namaz nė gjuhėn persishte, pa marrė parasysh nė faktin se a di njeriu arabisht apo jo.[22] Pasardhėsit e tij e zgjeruan kėtė qėndrim edhe nė gjuhėt turke, hindu, siriane, hebraike dhe nė gjuhėt tjera joarabe.[23]

            Mendohet se pohimi i guximshėm i Ebu Hanifes nuk qėndron vetėm nė prejardhjen e tij persiane, as nė kėrkesėn kur’anore tė komunikimit tė porosisė hyjnore: “Ne pranuam besėn nga izraelitėt dhe u dėrguam pejgamberė. Sa herė qė ndonjė pejgamber u ka sjellė atė ēka nuk u pėlqente epsheve tė tyre, ata disa nga pejgamberėt i mohonin, ndėrsa disa i vrisnin”. (El-Maideh, 71; “Ndėrsa ty tė shpallėm Kur’anin t’ua sqarosh njerėzve atė qė u shpallėt. Mbase edhe ata do tė mendojhnė”; (En-Nahl, 44) dhe “Ne ty tė shpallėm Librin vetėm se t’ua sqarosh atyre ēėshtjen rreth sė cilės u pėrēanė, dhe tė jetė udhėzim e mėshirė pėr ata qė besojnė.” (En-Nahl, 64), por mė tepėr nė interesin burimor fetar dhe nevojėn praktike. Ndonėse nuk kemi pohim tė Ebu Hanifes pėr pėrkthimin e tėrėsishėm tė Kur’anit, ai me lejimin e recitimit tė El-Fatihasė nė persishte, ka bėrė pėrpjekje pėr kapėrcimin e vėshtirėsive praktike tė joarabėve nė aplikimin e ritualeve fetare.[24]

            Nxėnėsit kryesorė tė Imam Ebu Hanifes, Imam Ebu Jusufi dhe Imam Muhammed Hasan Esh-Shejbaniu janė diē mė ‘konservativė’ nė kėtė qėndrim duke pohuar se lejohet recitimi i pėrkthimit tė Kur’anit nė namaz me kusht qė personi nuk ka mundėsi ta recitojė nė arabishte.[25]

            Ekzistojnė pohime se nė kohėt e vona Ebu Hanife ka hequr dorė nga qėndrimi i tij i pakushtėzuar dhe ka miratuar qėndrimin e dy nxėnėsve tė tij kryesorė duke lejuar pėrdorimin e pėrkthimit tė Kur’anit vetėm pėr ata qė nuk janė tė aftė ta recitojnė Kur’anin nė orgjinalin arabisht.[26]

 

Mendimi i Shafiut dhe i disa dijetarėve tė tjerė

 

            Shafiu bėn pjesė nė grupin e dijetarėve tė cilėt kanė evoluuar nė mendimin e tyre. Nė fazėn e parė tė mendimit tė tij ideor imam Shafiu nuk lejon pėrkthimin tekstual tė Kur’anit. Ai thotė: “Nuk ekziston qenie njerėzore, pėrveē nėse ėshtė i dėrguar i Zotit, qė plotėsisht mund ta mėsojė gjuhėn arabe.”[27] Ai po ashtu pohon: “Ēdo musliman duhet ta mėsojė gjuhėn arabe deri nė kufijtė skajorė tė mundėsive tė veta. Kėshtu ai do tė ketė mundėsi qė, nėpėrmjet gjuhės arabe, ta dėshmojė se ‘Nuk ka zot pos All-llahut dhe se Muhammedi ėshtė njeri dhe i dėrguar i Tij’ , ta recitojė Librin e Zotit dhe ta shprehė tekbirin, tesbihin, teshehuddin. Ai qė mėson mė shumė nga kjo gjuhė, tė cilėn All-llahu e ka bėrė gjuhė tė Vulės sė pejgamberėve dhe medium me anė tė tė cilės e shpalli Librin e Tij tė fundit, do tė arrinte pėrparėsi (plotėsuese)…”.[28] Ebu Zehreh decidivisht thekson fjalėt e Imam Shafiut se: “Nuk lejohet leximi (i Kur’anit) nė joarabishte, qoftė lexuesi edhe i paaftė nė tė …”.[29]  Faza e dytė e zhvillimit ideor tė Imam Shafiut karakterizohet me afrimin e tij drejt hanefinjve, andaj edhe hasim zbutjen e qėndrimit tė tij rreth ēėshtjes sė lejueshmėrisė sė pėrkthimit tė Kur’anit nė gjuhė tė tjera joarabe. Imam Shafiu nė kėtė fazė konsideron se namazi do tė jetė i pranueshėm nga secili person qė nuk e di arabishten, kurse i cili shqipton porositė dhe ajetet e Kur’anit nė pėrkthim nė ndonjė gjuhė.[30]

Esh-Shirazi dhe Imam Neveviu nuk e lejojnė pėrkthimin e Kur’anit nė asnjė rast, madje as nė rastet kur nuk jemi nė namaz, e me kėtė konstatim pajtohen shumica e dijetarėve shafiitė.[31]

            Imam El-Gazaliu (shafij) mendon se “Kur’ani nuk ėshtė i pėrkthyeshėm apo madje se muslimani nuk bėn ta pėrkthejė,[32] sepse, mendon ai, “disa fjalė nė gjuhėn arabe nuk kanė ekuivalent nė fjalėt persishte, kurse disa kanė por persianėt nuk kanė shprehi t’i pėrdorin ato metaforikisht siē veprojnė arabėt.”[33]

Edhe juristėt malikijė dhe hanbelijė janė tė mendimit se namazi nuk mund tė aplikohet nėpėrmjet teksteve tė pėrkthyera tekstualisht, por vetėm nė origjinal.[34]

Ėshtė interesant se edhe lėvizja filozofike Ihvan’us-safa (shekulli X) nė Enciklopedinė e tyre theksojnė se Kur’ani nė arabishte ėshtė i papėrkthyeshėm nė ndonjė gjuhėt tjetėr.[35]

 

 

Mendimi i Zamahsheriut

 

            Zamahsheriu bėn pjesė nė grupin e atyre qė pėrkrahin pėrkthimin e Kur’anit dhe kėtė e bazojnė nė faktin se All-llahu ka dėrguar shpalljet e Tij nė gjuhė dhe popuj tė ndryshėm dhe Muhammedit a. s. ia shpalli Kur’anin nė gjuhėn e tij tė popullit.[36] Pasi qė Pejgamberi a. s. e kuptoi qartė shpalljen dhe e pėrcolli tek populli, u shtrua nevoja qė ajo t’i pėrcillet edhe popujve tjerė, nė kuptim tė natyrės kur’anore se Kur’ani i shpallet tėrė njerėzisė. Kjo u bė nėpėrmjet pėrkthimeve nė gjuhėt lokale tė atyre popujve.[37] Mirėpo, procesi i pėrkthimit tė Kur’anit nė gjuhė tė tjera, pjesėrisht apo tėrėsisht, nuk ndikoi qė popujt tjerė joarabė tė largohen nga origjinali kur’anor.[38]

 

 

Mendimi i shejh El-Meragiut

 

            Muhammed ibn Mustafa El-Meragiu, hanefij, dijetar i madh dhe rektor i Universitetit tė El-Ez’herit, duke ndjekur metodėn e Ebu Hanifes, se me rėndėsi ėshtė tė ruhet domethėnia e tekstit tė shpallur nė arabishte dhe e cila nuk mund tė ndryshohet nėse shprehet nė gjuhė tė ndryshme, nė vitin 1932, pas njė hulumtimi tė themeltė, miratoi qėndrimin se muslimani qė nuk di arabisht ėshtė absolutisht i obliguar (vaxhib) tė recitojė ajete kur’anore tė caktuar pėr namaz nė ndonjė pėrkthim pėrkatės. Ai thotė se nė namaz ėshtė me rėndėsi domethėnia e jo karakteri i i’xhazit. Meqė domethėnia e mirėfilltė ėshtė pėrcjellė gjatė pėrkthimit … me tej ai pohon se pėrkthimi nuk ėshtė thjeshtė tė folur njerėzor (kelamu’n-nas), sepse edhe pse ai nuk pėrmban Fjalėn e Zotit tekstualisht, megjithatė pėrmbajtja e tij pėrbėhet nė domethėnien e Fjalės sė Zotit.[39]

Decidivisht ai pohon:

 

“Ėshtė e saktė se pėrkthimet e Kur’anit nuk mund tė quhen Kur’an, por kjo nuk do tė thotė se nuk ėshtė valide nxjerrja e dispozitave nga pėrkthimi, sepse, me fjalė tė tjera, dispozitat dedukohen nga domethėnia e fjalėve arabishte, kurse domethėniet ėshtė legjitime tė pėrkthehen nė gjuhė tė tjera.”[40]

 

 

 

Pėrkthimi i Kur’anit te shqiptarėt

 

Kur’ani ėshtė Fjalė e Zotit qė nuk i nėnshtrohet kurrfarė ndryshimeve, qoftė ndryshimet kanė tė bėjnė me gjuhėn e tij, qoftė kanė tė bėjnė me pėrmbajtjen e tij. Megjithatė, ai ka qenė, siē e pamė, objekt i pėrkthimit edhe te ne, me suksese relative. Nuk do tė hyjmė nė ēėshtjen e tė dhėnave statistikore rreth historikut tė pėrkthimit tė Kur’anit nė gjuhėn shqipe[41], por me pak fjalė do tė shtrojmė se edhe te ne, fillimisht, ka ekzistuar rezistenca rreth pėrkthimit tė Kur’anit. Mirėpo, mund tė theksohet se kjo rezistencė ishte jetėshkurtėr[42], sepse ēėshtja shkoi mė tepėr jo a tė pėrkthehet Kur’ani, por si tė pėrkthehet ai mė mirė, dhe ēfarė metode e rruge tė ndiqet gjatė pėrkthimit. Por, rezistenca e ulemasė shqiptare rreth mos/pėrkthimit tė Kur’anit ishte e arsyeshme, sepse nė fund tė shekullit XIX dhe nė fillim tė shekullit XX populli shqiptar ballafaqohej me ndikime politike, ushtarake, ekonomike dhe kulturore tė shumta e tė fuqishme perėndimore nėn dirigjimin e kishės katolike dhe lindore nėn dirigjimin e kishės ortodokse. Latinizimi dhe sllavizimi i aspekteve tė ndryshme tė jetės ndėr shqiptarėt e shtyri ulemanė e vendit tė ketė drojė nga risitė nė pikėpamje tė fjalės sė shkruar, sepse gojarisht qysh mė herėt bėhej pėrkthimi dhe interpretimi i Kur’anit dhe tė tė vėrtetave fetare nė gjuhėn shqipe dhe gjuhėt tjera tė vendit.[43]

 

 

Mendimi i Kėshillit tė Lartė tė Ulemasė sė El-Ez’herit

 

     Diskutimet e shumta dhe tė gjalla rreth ēėshtjes se a ėshtė i lejuar pėrkthimi i Kur’anit nė gjuhė tė ndryshme nė njė mėnyrė e zgjidhi Kėshilli i lartė i Ulemasė sė Universitetit tė El-Ez’herit, me fetvanė (decizionin) e tyre nė vitin 1355/1936, tė cilėn po e japim me kėtė rast: Kjo fetva shpjegon mundėsinė e pėrkthimit tė Kur’anit me anė tė pėrkthimit tė komentimit, d.m.th. tė interpretimit (et-terxhemetu’t-tefsirijjetu) dhe dėfton nė pamundėsinė e transmetimit tė fjalėpėrfjalshėm tė kuptimit tė Kur’anit, me karakteristikat e rregullimit tė tij nė gjuhėn arabe nė gjuhėt tjera. [44]

            Sidoqoftė, mund tė pėrfundohet se “Kur’ani ėshtė Kur’an nė gjuhėn arabe, dhe se ritualet, legjislatura,   ixhtihadi etj. mund tė bėhen dhe tė kryhen vetėm nėpėrmjet tekstit arabisht tė Kur’anit. Por, ndėrkaq, duke e marrė parasysh se islami ėshtė religjion universal, e pėrshtatshme pėr tėrė njerėzinė, ėshtė e domosdoshme tė pėrkthehet Kur’ani, tė shpjegohen kuptimet e tij dhe t’i sqarohen synimet e tij tėrė njerėzisė, pėrkundėr diversitetit tė gjuhėve!”[45]

           

 

Pėrfundim

           

            Mendimet rreth pėrkthimit apo mospėrkthimit tė Kur’anit nė gjuhė joarabe, gjuhė botėrore janė tė shumta, dhe kryesisht varen nga qėndrimi i autorėve apo tė shkollave qė u pėrkasin autorėt e ndryshėm, pėr dhe kundėr pėrkthimit tė Kur’anit.

Fillimi i pėrkthimit tė Kur’anit ishte i pėrcjellė me polemika dhe diskutime tė shumta, fillimisht nė favor tė mospėrkthimit tė Kur’anit, qė mė vonė tė kemi mendime tė pėrkthimit tė Kur’anit vetėm nė raste tė jashtėzakonshme, e vetėm diē mė vonė ky miratim i pėrkthimit tė shtrihet pėrgjithėsisht pėr tė gjitha gjuhėt dhe popujt e botės.

Pėrkthimin e Kur’anit e kushtėzuan shumė faktorė, por mė kryesorėt ishin nevojat praktike tė muslimanėve pėr namaz, pėr lexim-kėndim tė Kur’anit pėr nevoja ibadeti, nevoja pėr mėsim vetjak dhe pėr zgjerim tė mėsimit, pėr nevoja komunikimi me fetė, me kulturat dhe civilizimet e popujve tė tjerė e tė ngjashme.

Polemikat e ashpra e tė gjalla e kanė pėrcjellė edhe historinė e pėrkthimit tė Kur’anit nė gjuhėn shqipe, si njė nga gjuhėt qė vetėm nė fund tė shekullit XX e fituan pėrkthimin komplet tė Kur’anit nė gjuhėn shqipe, por me theks tė veēantė jo a tė pėrkthehet Kur’ani fare, por si tė pėrkthehet ai mė mirė.

            Nė fund tė kėtyre shqyrtimeve dhe mendimeve tė ndryshme mund tė pėrfundojmė me konstatimin qė ėshtė aprovuar nga shumica e ummetit musliman:

“Kur’ani ėshtė Kur’an vetėm nė gjuhėn arabe, dhe se ritualet, legjislatura, ixhtihadi dhe tė ngjashme mund tė aplikohen dhe tė kryhen vetėm nėpėrmjet tekstit tė Kur’anit. Por, duke e marrė parasysh se islami ėshtė religjion universal, destinuar tėrė njerėzisė, ėshtė e domosdoshme tė pėrkthehet Kur’ani, tė shpjegohen kuptimet e tij dhe tė sqarohen synimet e tij tėrė njerėzisė, pėrkundėr diversitetit tė gjuhėve. Pėrkthimi i Kur’anit fjalė pėr fjalė, qė do t’i pėrgjigjej origjinalit, ėshtė i pamundur. …”.[46]

            Mufesiri boshnjak Enes Kariq patė shkruar se “Kur’ani nuk ka mundėsi tė pėrkthehet, por atė pa tjetėr duhet pėrkthyer”[47], jo nė kuptimin modernist se konceptimet e kaluara tė Kur’anit pėr ne nuk janė relevante deri nė fund, me ē’gjė sillet nė pyetje kontinuiteti i traditės sė pėrvojės sė Kur’anit dhe kohės nė tė cilėn kjo pėrvojė ka ndodhur, por nė kuptimin tradicional, qė do tė thotė se islami fillon me Kur’an, por me tė nuk mbaron, sepse tė gjitha komentimet e Kur’anit, sado qoftė inherente pėr Kur’anin, edhe mė shumė i pėrkasin historisė, njerėzve, kohės dhe pėrvojės. Kur’ani nuk mbetet pas nesh nė ndonjė kohė tė kaluar, pėrkundrazi, tradita gjithnjė e ofron atė nė kontinuitet, kurse Kur’ani ia siguron traditės kėtė kontinuitet.[48]

(All-llahut i pėrket dija Absolute)!

 

T   a   b   e   l   a

e pėrkthimeve tė para komplete tė shtypura tė Kur’anit nė mėnyrė kronologjike

sipas gjuhėve:

 

Nr.

Data e

sshtypjes

Vendi i

shtypjes

Gjuha

Pėrkthyesi

Titulli

1

1543

Basilex

Latinishte

Robertus Ketenensis

“Machvmentis sarace-Hermennus Dalmata “norwm principis, eisu’qve successorvum vitae, ac doctrina, ipse’qve Alcoran …”

2

1547

Venedik

Italishte

Andrea Arrivabene

“L’Alcorano di Maometto, nel qual sicontiene la dottrina, la vita i costumi et le leggegi sue tradotto nouvamente dal’ Arabo in langua italiana.

3

1547

Nurnberg

Gjermanishte

Salomon Schweigger

“Alcoranus Mahumeticus, Das ist: der Turcken Alcoran, Religion und Aber Glauben.”

4

1641

Hamburg        

Holandishte

Salomon Schweigger

“De Arabische Alkoran”

5

1647

Paris

Frengjishte

Anre du Ryer

“L’Alcoran de Mahomet”

6

1648

Londėr

Anglishte

Alexander Ross

“The Alcoran of Mahomet”

7

1716

Petrograd

Rusishte

Piotr Vasi’yevich

Postnikov

“Al-Koran Magomet”

8

1734

Helmstadt

Greqishte

Anonimus

“Qur’an Mubin”

9

1828

Lucknow

Urdishte

‘Abdu’s-selam Muhammed  dhe

Abbasi

Badayuni

“Zad-i akhirat” , Manzum

10

1831

?

Hungarishte

Imre (Emory)

Buziday Szdmayer – George

(Gyorgy) Gedeon

“Alkoran”

11

1837

Kalkuta

Persishte

Kamal al-Din Husayn b. Ali Wa’iz Kashifi

“Mawahib-i aliya (Tafsir-i Husayni)

12

1842

Kairo

Turqishte

Muhammed el-Tefsiri

(Ayintabi Debbaghzade)

“Terxheme-i Tefsiri i Tibyan”

13

1843

Stokholm

Suedishte

Fredrick Crustentolpe

“Koran”

14

1844

Madrid

Spanjollishte

De Jose garber De

Robles

“Alcoran”

15

1857

Laipcig

Hebraishte

Hermann Hackendorf

“Al-Kuran o hammikra …”

16

1858

Varshavė

Polonishte

Jana Murzu Tarak

Buczackiego

“Koran (Al-Koran)”

17

1861

Bahupal

Pashtu

?

“Qur’an Maxhid mutarxham ba

tarxhama zaban-i pashto”

18

1867

Lahore

Sindishte

Muhammed Siddiq

“Qur’an Sharif Sindhi arxhami san”

19

1870

?

Penxhabishte

Muhammad Mubarak

Allah (Hafidh)

“Tefsir-i Muhammadi”

20

1879

Bombaj

Guxharatishte

Abdu al-Qadir bin

Luqman

“Holy Qur’an”

21

1882

Paris

Portugalishte

Anonimus

“O Alcorao”

22

1884

Bombaj

Tamile

Habib Muhammad al-

Qahiri

“Qur’an”

23

1886

Charuyantra

Bengalishte

Girish Chandra Sen

“Qur’an Sharif”

24

1895

Beograd

Serbishte

Ljubibratiq Miqo

Hercegovac

“Koran”

25