Le tė jetė nga ju njė grup qė  thėrret nė atė qė ėshtė e dobishme, urdhėron pėr punė tė mbara dhe ndalon nga e keqja

 

 

Emri 

E-mail 

Mesazhi

 

 

 

PROBLEME TĖ LUFTĖS SĖ LIDHJES SHQIPTARE TĖ PRIZRENIT PĖR ĒLIRIMIN E BASHKIMIN KOSOVĖS

 

Lidhja e Prizrenit

1. Lidhja ishte njė organizatė politiko-ushtiarake, e cila, me shtrirjen, organizinim dhe veprimtarinė ideologjike e politike tė saj shėnonte njė etapė cilėsorisht tė re, etapėn mė tė lartė tė Lėvizjes Kombėtare Shqiptare nė shek. XIX.

Ajo nuk ishte njė dukuri e rastit, njė pjellė ekskluzive e rrethanave tė veēanta qė u krijuan nė periudhėn e Krizės Lindore tė viteve '70. Lidhja e Prizrenit ishte vazhdimi i njė tradite kombėtare tė formuar para saj, por tė zhvilluar nė kushtet e bashkėveprimit tė faktorėve tė rinj historikė, qė lanė vulėn e tyre nė programin e nė veprimtarinė e saj dhe nė ritmet e konsolidimit kombėtar tė popullit shqiptar.

Lidhja Shqiptare lindi nė njė truall ku vazhdonte tė ishte i ndezur zjarri i kryengritjeve antiosmane, tė cilat e bėnin Shqipėrinė njė faktor tė rėndėsishėm aktiv dhe pozitiv tė Krizės Lindore tė viteve '70. Ekzistonin mundėsitė objektive pėr bashkėrendimin e lėvizjeve tė popujve tė shtypur tė Ballkanit, pėr krijimin e njė fronti tė bashkuar antiosman, gjė qė do ta shpejtonte ēlirimin e bashkimin e tyre kombėtar. Dhe pėrpjekjet nė kėtė drejtim nuk munguan tė bėheshin. Por ato ishin tė destinuara tė dėshtonin pėr shkak tė ndėrhyrjes brutale tė Fuqive tė Mėdha dhe tė politikės ekspansioniste tė shteteve borgjeze tė Ballkanit. Ishte pikėrisht kjo ndėrhyrje qė i dha Krizės Lindore njė drejtim tjetėr, nė kundėrshtim me interesat e popujve e, nė mėnyrė tė veēantė, nė kundėrshtim me interesat e popullit shqiptar.

Kriza Lindore, me drejtimin e ri qė mori, krijoi pėr shqiptarėt rrethana dramatike kontradiktore. Lufta e Serbisė dhe e Malit tė Zi kundėr Turqisė e dobėsonte armikun shekullor kurse fitoret e ushtrisė ruse paralajmėronin shembjen e Perandorisė Osmane. Pėr kėtė arsye shqiptarėt nuk pranuan tė rekrutoheshin si vullnetarė nė radhėt e ushtrisė turke, me gjithė masat e rrepta qė mori administrata pėr t'i dėrguar ata nė frontin malazez e rus. Por lufta kundėr Turqisė dhe fitoret ruse, ndonėse mund tė dukeshin pozitive pėr njė popull tė shtypur siē ishte populli shqiptar, do t'i sillnin atij jo vetėm njė zhgėnjim tė hidhur por edhe rrezikun e tmerrshėm tė copėtimit tė territoreve tė tij. Ky rrezik u ndie thellė, atėherė kur vėrshuan me dhjetėra mijė shqiptarė, tė shpėrngulur me forcė nga vatrat e tyre prej ushtrive serbe e mala-zeze dhe kur Traktati ruso-turk i Shėn-Stefanit e sanksiononte kėtė copėtim me kalimin e viseve tė tėra shqiptare Bullgarisė, Serbisė, Malit tė Zi. Nuk ishte fjala pėr zona tė veēanta kufitare, por pėr copėtimin e njė pjese tė madhe tė trojeve shqiptare, qė vinte nė pikėpyetje vetė qenien e kombit shqiptar, qė krijonte premisat pėr zhdukjen e tij nga harta e Ballkanit. Njė rrezik i tillė ēoi pesh klasa e shtresa tė ndryshme shoqėrore, masat e gjera popullore qė u mobilizuan pėr vetėmbrojtje. Copėtimi i trojeve kombėtare mbeti njė rrezik kėrcėnues edhe me vendimet antishqiptare tė Kongresit tė Berlinit. Nė kėto rrethana, Lėvizja Kombėtare Shqiptare mori njė shtytje tė fuqishme, por detyrat e saj u ndėrlikuan sė tepėrmi. E drejtuar deri atėherė kundėr sundimtarėve osmanė ajo duhej tė pėrballonte tani edhe armiq tė rinj e tė zhvillonte njė luftė tė vėshtirė nė dy fronte, madje nė disa fronte, sepse, siē e treguan ngjarjet, kundėr tė drejtave tė ligjshme kombėtare tė popullit shqiptar ishin edhe Puqitė e Mėdha, edhe monarkitė ballkanike, edhe Perandoria Osmane.

Njė luftė e tillė kėrkonte njė organizim tė ri tė forcave patriotike dhe formulimin e njė strategjie e taktike politike qė tė lejonte manovrimin me shkathtėsi nė labirintin e kontradiktave qė sillte me vete Kriza Lindore.
Kėto detyra i kryen Komiteti pėr Mbrojtjen e tė Drejtave tė Kombėsisė Shqiptare qė u formua nė Stamboll mė 1877 dhe sidomos Lidhja Shqiptare, qė u themelua nė Prizren mė 10 qer-shor.1878.

2. Lidhja e Prizrenit ishte njė organizatė e njėsuar politiko-ushtarake kombėtare qė u shtri nė tė gjitha trojet shqiptare. Kuvendet e lidhjet kanė qenė forma tradicionale organizimi e drejtimi tė lėvizjeve ēlirimtare tė popullit shqiptar. Edhe kryengritjet antiosmane tė viteve '30—'70 tė shek. XIX kishin organizuar kuvende e kishin formuar lidhje. Nevoja pėr tė pėrballuar njė armik shumė mė tė fuqishėm e tė organizuar, siē ishte Perandoria Osmane, por edhe pėr tė dalė pėrpara tij si njė entitet me kėrkesa tė pėrbashkėta, i kishte mėsuar kryengritėsit shqiptar tė dilnin tej caqeve lokale, tė vendosnin lidhje ndėrkrahinore. Tė tilla ishin „Lidhja shqiptare" e Beratit e vitit 1828 dhe ajo e Mesaplikut tė Vlorės mė 1847. Por kėto nuk arritėn tė ktheheshin nė lidhje kombėtare. Pėrpjekjet pėr njė bashkim tė organizuar midis dy lidhjeve tė mėdha ndėrkrahinore tė Veriut dhe tė Jugut, tė cilat patėn njė farė rezultati, ishin ato tė vitit 1834. Si pasojė edhe kryengritja antiosmane e vitit 1835 mori karakter tė pėrgjithshėm. Por kjo ishte mė tepėr njė lidhje federative ushtarake feudalėsh se sa njė front i pėrbashkėt politiko-ushtarak kombėtar.

Lidhja e Prizrenit e vitit 1878 shėnoi njė kthesė nė kėtė drejtim. Ajo u mbėshtet nė njė lėvizje tė gjerė e tė fuqishme popullore, sė cilės i dha njė strukturė tė njėsuar me komitet qendror e komitete lokale, tė krijuara nė tė gjitha viset shqiptare, Lidhja u shndėrrua nė njė organizatė kombėtare e aftė pėr tė bashkėrenduar veprimet politike, ushtarake dhe administrative dhe pėr tė pėrfaqėsuar nė arenėn ndėrkombėtare vullnetin e gjithė kombit shqiptar. Shpejtėsia me tė cilėn u ngrit mė kėmbė kjo organizatė mbarėshqiptare, me pėrfaqėsues tė shtresave e tė viseve tė ndryshme tė atdheut, me rrjetin e dendur tė komiteteve lokale qė lidheshin me komitetin qendror e vareshin prej tij, me formacionet ushtarake vullnetare qė u vunė nė dispozicion tė saj, gjen shpjegimin e vet kryesisht nė tre faktorė themelorė: nė ngritjen masive e tė njėkohshme tė shtresave mė tė gjera tė popullsisė nė veri e nė jug tė vendit dhe nė gatishmėrinė e tyre pėr tė mbėshtetur organizatėn e re qė pėrfaqėsonte aspiratat e tyre, nė ndėrgjegjen e formuar kombėtare, procesi i maturitetit tė sė cilės ishte shpejtuar nga ngjarjet e Krizės Lindore dhe nė pjesėmarjen aktive e nė rolin udhėheqės nė lėvizjen popullore tė forcave tė reja shoqėrore siē ishin, nė radhė tė parė, pėrfaqėsuesit e pėrparuar tė shtresave shqiptare dhe tė atyre ēifligarėve qė, tė nisur nga interesa ekonomike e kombėtare, pėrqafuan platformėn e Lidhjes.

Me zhvillimin e stuhishėm tė ngjarjeve, duke u shkrirė gjithnjė e mė tepėr me masat patriotike, nė ndeshje me armiq tė jashtėm e tė brendshėm, Lidhja u forcua organizativisht e fitoi njė autoritet tė padiskutueshėm nė mbarė vendin.

Njė meritė e veēantė nė krijimin e kėsaj organizate, nė krijimin e komiteteve lokale e vendosjen lidhjeve midis krahinave tė ndryshme i takon ideologut dhe organizatorit tė palodhur tė Lidhjes, Abdyl Frashėrit, i cili i ra Shqipėrisė tejembanė e nuk la krahinė pa shkelur pėr tė mobilizuar e organizuar forcat popullore patriotike.

Lidhja e Prizrenit ishte njė organizatė luftarake dhe ajo e ruajti kėtė karakter tė saj deri nė fund. Dinamizmi i saj u shpreh nė rrafsh tė brendshėm e tė jashtėm. Pėr tė realizuar programin, ajo ndoqi rrugėn e luftės sė armatosur, si rrugėn e vetme e tė efektshme tė afirmimit tė kombit dhe tė mbrojtjes sė qenies sė tij, nė kushtet kur Fuqitė e Mėdha , Perandoria Osmane dhe shtetet fqinje ndiqnin politikėn e mohimit tė kombit shqiptar dhe tė tė drejtave tė tij. Nėpėrmjet kėsaj lufte Lidhja realizoi bashkimin e popullit shqiptar nėn njė udhėheqje tė vetme dhe me njė program tė pėrbashkėt kombėtar, duke u ngritur mbi ndarjet krahinore e fetare.

Evolucioni politik i Lidhjes, ashpėrsimi gjithnjė mė i maih i konfliktit me Portėn e Lartė, krahas luftės sė pandėrprerė pėr mbrojtjen e tėrėsisė tokėsore kundėr copėtimit, u shpreh edhe nė evclucionin organizativ, nė pėrtėritjen e pėrbėrjes politiko-shoqėrore tė komiteteve tė saj. Diferencimi nė radhėt e Lidhjes, qė u manifestua qysh nė muajt e parė, vazhdoi tė thellohej nė vitet e mėvonshme e tė bėhej shkak pėr ndryshime tė herėpashershme nė pėrbėrjen si tė Komitetit Qendror, ashtu edhe tė komiteteve lokale tė saj dhe, pėr krijimin, nė disa raste, e komiteteve tė reja me elementė „radikalė", tė aksionit e tė autonomisė, tė cilėt pėrfaqėsonin kryesisht „shtresat e ulta", siē e vėnė nė dukje dokumentet e kohės.

Demokratizimi i Lidhjes si organizatė politike dhe ushtarake ishte pasojė logjike e vetė luftės sė saj tė vendosur pėr tė realizuar qėllimet qė i kishte vėnė vetes. Nė zjarrin e kėsaj lufte, duke gėzuar mbėshtetjen e vegjėlisė patriote, Lidhja mposhti lėkundjet e elementėve turkomanė, ēifligarė e klerikė, tė cilėt e pėrqafuan platformėn kombėtare vetėm nė rastin e nė masėn qė ajo pėrputhej me interesat e ruajtjes nga copėtimi tė tokave shqiptare, pra edhe tė kufijve tė Perandorisė Osmane, por nuk ishin pėr ndryshimin e marrėdhėnive me Portėn e Lartė.

3. Lidhja Shqiptare e Prizrenit luftoi pėr tė realizuar tri kėrkesa themelore tė saj: a) njohjen e kombit shqiptar si njė e tė pandarė dhe respektimin kundrejt tij tė parimit tė kombėsisė nė tė gjitha drejtimet, b) ruajtjen e paprekshmėrisė e tė tėrėsisė sė trojeve kombėtare shqiptare dhe c) bashkimin e tokave tė Shqipėrisė nė njė njėsi tė vetme autonome shtetėrore.

Problemi i tėrėsisė territoriale kombėtare dhe i luftės pėr mbrojtjen e saj zė vend tė dorės sė parė nė mendimin politik dhe nė gjithė veprimtarinė e Lidhjes si njė problem jetik pėr kombin shqiptar.

Pėrkatėsinė kombėtare tė territoreve tė banuara nga shqiptarėt Lidhja e argumentonte me karakterin historik tė tyre, me shumicėn e popullsisė qė i banon e qė flet tė njėjtėn gjuhė dhe me kompaktėsinė e saj.

Nė pėrcaktimin e karakterit historik tė territoreve shqiptare Lidhja nisej me tė drejtė nga fakti i pamohueshėm se shqiptarėt janė pasardhėsit e ilirėve. Si tė tillė ata janė autoktonė nė tokat e banuara prej tyre dhe pra zotėr tė pakontestueshėm tė kėtyre tokave. Argumentimi i karakterit historik shqiptar tė territoreve tė banuara nga shqiptarėt nė periudhėn e Lidhjes ishte i nevoj-shėm pėr tė hedhur poshtė propagandėn dhe teoritė e qarqeve shoviniste tė shteteve borgjeze fqinje qė ose ua mohonin kombėsinė shqiptare popullsive tė krahinave jugore tė atdheut ose i konsideronin krahinat verilindore tė vendit si tė pushtuara vonė nga fiset shqiptare.

Karakteri historik shqiptar i kėtyre territoreve pėrforcohej me dy argumentet e tjera: qė nė to shqiptarėt pėrbėnin pjesėn mė tė madhe dhe kompakte.

Duke argumentuar teorikisht pėrkatėsinė kombėtare tė territoreve tė banuara prej shqiptarėve, Lidhja formuloi edhe zgjidhjen praktike tė problemit. Kufijtė e tokave shqiptare, sipas saj, pėrfshinin katėr vilajetet e atėhershme: tė Shkodrės, tė Kosovės, tė Manastirit dhe tė Janinės, ku pranė ose midis shqiptarėve qė pėrbėnin shumicėn kishte edhe popullsi jo shqiptare. Kėrkesa e Lidhjes pėr tė pėrfshirė nė konceptin Shqipėri katėr vilajetet nisej nga praktika e ndjekur nė politikėn ballkanike, e cila nė pėrcaktimin e pėrkatėsisė kombėtare tė territoreve merrte pėr bazė ndarjen mė tė madhe administrative tė Turqisė - vilajetin. Faktin qė Lidhja luftoi nė disa raste pėr tė mos lejuar cėnimin edhe tė ndonjė territori me popullsi tė huaj, tė pėrfshirė nė njė vilajet me shumicė shqiptare, shpjegohet, siē del prej akteve tė saj, kryesisht me konsiderata politiko-strategjike tė karakterit mbrojtės pėrballė synimeve tė shteteve borgjeze fqinje pėr tė copėtuar territorin shqiptar. E megjithalė, kjo nuk e mbyllte shtegun pėr njė saktėsi tė mėtejshme tė kufijve nė traktativa dypalėshe even-tuale, me kusht qė tė sigurohej tėrėsia e trojeve shqiptare, siē e shfaqte shprehimisht Abdyl Frashėri, nė bisedimet shqiptaro-greke tė 1877-ės.

Duke e njohur territorin kombėtar si pjesė pėrbėrėse e tė paprekshme tė kombit, Lidhja luftoi me pushkė e me penė pėr tė mbrojtur tėrėsinė, paprekshmėrinė e kėtij territori nga orvatjet e shteteve fqinje, tė pėrkrahura nga Fuqitė e Mėdha, pėr tė copėtuar atė. Njė veprim i tillė i ligjshėm buronte nga njė kuptim i drejtė i realitetit shqiptar tė kohės. Nė gjysmėn e dytė tė shek. XIX po kryhej procesi i konsolidimit tė kombit shqiptar si njė bashkėsi territoriale, gjuhėsore, ekonomike e shpirtėrore. Ėshtė meritė e Lidhjes sė Prizrenit qė e konsideronte cėnimin e territorit tė kombit shqiptar si njė shkelje tė rėndė tė sė drejtės sė tij pėr ekzistencė. Prandaj duhet konsideruar jo i drejtė pohimi se, nė luftėn pėr mbrojtjen e tėrėsisė territoriale nė periudhėn e Lidhjes, ishin tė interesuar vetėm disa ēifligarė, tė cilėve u prekeshin pronat e tyre, ose disa „fise" anėsore.

Me luftėn e saj pėr tė ruajtur tė paprekur tėrėsinė e territoreve shqiptare, Lidhja ia hoqi formalisht tė drejtėn Portės sė Lartė dhe sulltanit pėr tė disponuar mbi to, duke ia kthyer kėtė tė drejtė zotit tė tyre tė vėrtetė - popullit shqiptar.

Kėrkesa tjetėr themelore e programit tė Lidhjes ishte bashkimi i tokave tė Shqipėrisė nė njė njėsi tė vetme administrative autonome. Njė kėrkesė e tillė buronte jo thjesht nga konsiderata tė karakterit etnik.

Territori dhe popullsia shqiptare ishin ndarė nė katėr vilajete. Njė ndarje tė tillė tė popullsisė shqiptare, Porta e Lartė zbatonte me qėllim qė ta copėtonte administrativisht atė, tė largonte rrezikun qė mund t'i vinte nga njė bashkim i saj dhe ta kishte mė lehtė tė provokonte, kur ia donte nevoja, konflikte midis elementėve tė ndryshėm etnikė brenda njė vilajeti ose midis tyre. E provon kėtė mė sė miri fakti qė gjatė periudhės sė Lidhjes sė Prizrenit, me qėllim qė ta mposhtte mė lentė qėndresėn shqiptare, Porta e Lartė bėri ndryshime administrative tė vilajeteve shqiptare e sidomos tė vilajetit tė Kosovės, qė nė kėtė periudhė ishte vatėr e rėndėsishme e lėvizjes shqiptare.

Bashkimi administrativ tėrėsor i territoreve shqiptare nė njė vilajet, provincė ose shtet tė vetėm, ishte kushti i parė i domosdoshėm pėr bashkimin kombėtar dhe pėr njėsinė kombėtare. Bashkimi ishte njėkohėsisht njė kėrkesė objektive qė rridhte nga vetė zhvillimi ekonomik e shoqėror i vendit, nga vendosja e lidhjeve tė ngushta ekonomike midis trevave shqiptare, qė kishin ēuar nė formimin e njė tregu tė pėrbashkėt kombėtar.

4. Pjesė pėrbėrėse e kėrkesės pėr njė vilajet ose shtet shqiptar ishte pėrcaktimi i karakterit tė marrėdhėnieve me Portėn e Lartė e sulltanin. Kryengritjet antiosmane shqiptare tė viteve '30-70 i kishin lėnė si trashėgim Lidhjes, krahas urrejtjes kundėr adminisratės sė centralizuar e tė korruptuar tė Turqisė, edhe aspiratėn e pėrgjithshme popullore pėr t'u veēuar nga ligjet e reja osmane, pėr t'u administruar sipas zakoneve tė vendit dhe nga njerėzit e vet, nė kuadrin e Perandorisė. Kjo aspiratė nuk ishte formuluar ende nė nivelin e njė programi politik kombėtar tė qartė e tė plotė. Kėtė e bėri Lidhja e Prizrenit.

Nė gjirin e Lidhjes ishin tė pranishėm tė dy konceptet: ai i pavarėsisė dhe ai i autonomisė nėn sovranitetin e Turqisė. Udhėheqėsit mė tė ndritur e tė pėrparuar tė saj si Abdyl Frashėri, Sami Frashėri etj. shkėputjen e plotė tė Shqipėrisė nga Turqia e shihnin si variantin qė mund e duhej tė realizohej menjėherė nė rast se krijoheshin kushte tė favorshme. Ndėrkohė, autonomia territoriale administrative, si etapė pėr tė kaluar nė pavarėsinė e plotė, u bė platforma zyrtare e Lidhjes, e shprehur pothuajse nė gjithė aktet themelore tė saj.

Koncepti autonomist i Lidhjes ka pėsuar evolucionin e vet, qė nga Kararnameja, akti kushtetues i Lidhjes, e deri nė formimin e qeverisė sė pėrkohshme e nė luftėn e hapur kundėr Turqisė nė etapėn e fundit tė saj. Ky evolucion ka qenė pėrcaktuar nga rrjedha e ngjarjeve, nga rritja e mobilizimit dhe e luftės popullore dhe nga zhvillimi i pėrgjithshėm i ndėrgjegjes kombėtare. Megjithėse Komiteti i Stambollit kishte qenė pėr autonominė ose pavarėsinė e vendit qysh para themelimit tė Lidhjes, Kararna-meja nuk e formuloi atė nė mėnyrė tė qartė e tė plotė. Detyra e saj ishte tė organizonte nė luftėn pėr mbrojtjen e tėrėsisė territoriale tė Atdheut, qė ishte detyra themelore imediate, tė gjitha forcat shoqėrore tė interesuara, duke shfrytėzuar edhe interesin qė kishte Porta e Lartė nė ruajtjen e kufijve tė Perandorisė dhe sidomos duke mos provokuar njė reagim tė menjėhershėm tė administratės osmane dhe tė atyre elementėve lokalė ēilfligarė e klerikalė turkomanė qė mund ta shtypin Lidhjen qė nė vezė. Por qysh nė kėtė akt, duke mos e lejuar Portėn e Lartė tė pėrzihej nė asnjė mėnyrė nė punėt e Lidhjes, sanksionohej e drejta e vetėveprimit tė Lidhjes pa pyetur Portėn e Lartė dhe, siē e treguan ngjarjet, nė kundėrshtim me tė. Ngjarjet qė e pasuan menjėherė 10 qershorin, shpėrthimi i patriotizmit popullor kundėr venditneve tė Kongresit tė Berlinit, e rritėn sė tepėrmi brenda pak javėsh autoritetin e Lidhjes dhe i dhanė asaj mundėsinė qė tė dilte qysh nė muajin korrik me kėrkesa tė karakterit autonomist pėr t'i formuluar ato nė njė kuvend tė pėrgjithshėm nė Dibėr, me 1 nėntor 1878, ku kėrkohej formimi i njė vilajeti ose province autonome shqiptare dhe me kuvendin e Gjirokastrės mė 23 korrik 1880 ku u bė njė hap i ri pėrpara e u kėrkua krijimi i njė shteti autonom shqiptar me qeveri, administratė e ushtri Kombėtare.

Pėr Komitetin e Stambollit dhe pėr udhėheqėsit e pėrparuar tė Lidhjes autonomia shqiptare jo vetėna mbėshtetej mbi njė territor tė caktuar kombėtar, por edhe kishte njė pėrmbajtje ekono-mike shoqėrore e kulturore qė u pėrgjigjej interesave tė zhvillimit demokratik tė vendit. Ky koncept i autonomisė, qė pėrshkohej fund e krye nga njė frymė kombėtare e progresive, kapėrcente jo vetėm krahinarizmat e interesat e ngushta lokale, qė binin nė kundėrshtim me idenė e bashkimit e tė njėsisė kombėtare, por edhe prirjet pėr t'u kthyer tek institucionet shoqėrore tė sė kaluarės (te kanuni i Lekė Dukagjinit, Sheriati etj.), tė cilat, ndonėse ishin shprehje e rezistencės ndaj legjislacionit tė ri tė administratės sė sundimtarėve tė huaj osmanė e tėrhiqnin shoqėrinė shqiptare prapa. Lidhja pati meritėn historike t'i ngrinte kėrkesat e masave popullore nė shkallėn e kėrkesės pėr autonomi kombėtare.

Lufta e Lidhjes pėr nojhjen e kombit shqiptar si njė e tė pandarė dhe pėr respektimin kundrejt tij tė parimit tė kombėsisė, pėr ruajtjen e paprekshmėrisė e tė tėrėsisė sė trojeve kombėtare shqiptare dhe pėr bashkimin e tokave tė Shqipėrisė nė njė njėsi tė vetme shtetėrore autonome, i pėrgjigjej njė kėrkese tė ligjshme objektive e subjektive tė zhvillimit tė shoqėrisė shqiptare. Tri detyrat themelore tė platformės sė saj pėrbėnin tri hallka tė pandashme nga njėra-tjetra. Kombi shqiptar si njė bashkėsi territoriale, gjuhėsore, ekonomike e shpirtėrore, ishte prej kohe njė realitet. Njohja zyrtare e tij nuk ishte njė akt i thjeshtė regjistrimi. Nė rethanat kur ekzistencėn e tij e mohonin si Turqia ashtu edhe Fuqitė e Mėdha e aq mė tepėr shtetet fqinje, ajo merrte njė kuptim tė madh politik. Me njohjen e kombit shqiptar lidhej domosdoshmėrisht njohja e territorit tė shtrirjes sė tij, e kufijve tė tij. Me kėtė bėhej hapi i parė i nevojshėm pėr tė dalė tek ideja po aq e rėndėsishme e ruajtjes sė tėrėsisė dhe njėsisė sė kėtyre territoreve, si njė kusht themelor pėr njėsinė kombėtare. Nė bazė tė luftės qė bėri Lidhja pėr mbrojtjen e tėrėsisė sė tokave shqiptare dhe pėr bashkimin e tyre nė njė njėsi tė vetme administrative qėndron koncepti i drejtė se nuk mund tė ketė komb pa territor tė vetin dhe nuk mund tė ketė njėsi kombėtare pa njėsi territoriale. Kėto ide tė Lidhjes gjenin plotėsimin logjik tė tyre nė detyrėn e tretė, nė atė tė realizimit tė kėsaj njėsie territoriale kombėtare nė kuadrin e njė shteti kombėtar shqiptar autonom ose tė pavarur.


Shėnim: Stefanaq Pollo

 

 

http://www.agimi.com/modules.php?name=News&file=article&sid=94