Le tė jetė nga ju njė grup qė  thėrret nė atė qė ėshtė e dobishme, urdhėron pėr punė tė mbara dhe ndalon nga e keqja

 

 

Emri 

E-mail 

Mesazhi

 

 

 

 

Pėrcaktimi i Bajramit

 

(Shkėputur nga libri " fetava sherijje" i dr. Muhamed Sejjid Tantavit)

 

Me rastin e afrimit tė muajit tė madhėrishėm Ramazan, dr. Muhamed Sejjid Tantavi, myfti i Egjiptit, organizoi konferencė me gazetarė, nė orėn 10 mė 03 - 04 - 1989. Nė konferencė sqaroi kėto pes tė vėrteta:

1. Instituti Egjiptian pėr Fetva, pėr tė pėrcaktuar fillimin e muajve hėnorė, quan pėr kryesore vėrejtjen e hėnės qė ka pėrcaktuar Sheriati dhe pėr tė cilėn nuk mund tė ngrihet dyshimi. Qė tė sigurohet kjo vėrejtje e hėnės( sipas sheriatit dhe e padyshimt) Instituti ndihmohet me mjete tė reja shkencore, para sė gjithash, me llogaritjen e besueshme astronomike qė nxirret nga njerėz tė besueshėm.

2. Instituti Egjiptian pėr Fetva, kur vėrteton vėrejtjen e hėnės, e pėrfill dhe nxjerr fetvanė pėrkatėse. Kurse, kur vėrejtja e hėnės vėrtetohet nė njė vend tjetėr islam pa u vėrtetuar nė Egjipt, Instituti mund ta pėrfillė, nėse i bindet, dhe mund tė mos e pėrfillė, nėse nuk i bindet, dhe nuk ka kush qė mund ta detyrojė ta pėrfillė, sepse Instituti Egjiptian pėr Fetva, megjithė respektin qė ka pėr institutet e vendeve tė tjera pėr fetva, ka kriteret e veta tė pėrpikta tė cilave u pėrmbahet dhe ėshtė vetė pėrgjegjės para Allahut pėr ēdo rregull qė nxjerr dhe pėr ēdo fetva qė jep.  

            3. Nėse duhet tė agjėrojnė banorėt e  gjithė vendeve islame pse ėshtė vėrtetuar vėrejtja e hėnės nė njė vend islam, ėshtė ēėshtje ixhtihadi, pėr tė cilėn fukahatė kanė dy mendime:

            A. Disa mendojnė se, kur tė vėrtetohet vėrejtja e hėnės nė njė vend islam, duhet tė agjėrojnė banorėt e gjithė vendeve tė tjera islame qė pėrkojnė me atė vend nė njė pjesė tė natės. 

 Kėtė mendim e ka miratuar Instituti pėr Kėrkime Shkencore Islame nė mbledhjen e tij tė tretė, tė mbajtur nė tetor tė vitit 1966.

            Nga vendimet e marra nė atė mbledhje ėshtė edhe ky vendim:

"Vėrejtja e hėnės ėshtė baza pėr hyrjen e njė muaji hėnor, por nuk mbėshtetet nė tė nė rast se mund tė ngrihet dyshimi i bazuar nė njė shkak prej shkaqeve. Prej kėtyre shkaqeve ėshtė rėnia ndesh llogarisė sė besuar astronomike tė nxjerrė nga njerėz tė besueshėm". 

            B. Disa fukaha tė tjerė mendojnė se vėrtetimi i vėrejtjes sė hėnės nė njė vend  nuk i detyron tė agjėrojnė banorėt e vendeve tė tjera. Prej argumenteve pėrmendin ēfarė ka nxjerrė imam Muslimi dhe tė tjerė nga kėto fjalė tė Karibit r.a.:

"Nga Medina shkova nė Sham. Ramazani mė zuri nė Sham, hėnėn e pashė natėn e sė premtes, pastaj nė fund tė muajit u ktheva nė Medinė. Mė pyeti Ibėn Abasi: " kur e keni parė hėnėn?", i thashė: "natėn e sė premtes", mė tha:" a e ke parė ti?", i thashė :" po, e kanė parė edhe tė tjerėt dhe kanė agjėruar, edhe Muaviu", mė tha:" po ne e kemi parė natėn e sė shtunės, prandaj agjėrojmė derisa t'i plotėsojmė tridhjetė ditė ose derisa ta shohim", i thashė:" A nuk tė mjafton qė Muaviu e ka parė dhe ka agjėruar?", mė tha:" jo, kėshtu na ka urdhėruar i dėrguari i Zotit s.a.v.s.""

            Kėtė mendim e ka pėrvetėsuar Instituti pėr Cėshtje tė Fikhut Islam, nė mbledhjen e dytė tė mbajtur nė Xhidde nė vitin 1985. Nga konkluzionet e arritura nė atė mbledhje ėshtė edhe ky:

" Nuk ka nevojė pėr thirrje qė fillimi i muajve dhe bajramet tė biejnė njėjtė nė gjithė botėn islame, sepse kjo nuk do ta siguronte njėsinė siē pandehin ata qė po kėrkojnė, dhe ēėshtja e pėrcaktimit tė  fillimit tė muajve hėnorė t'u lihet instituteve vendėse pėr fetva, sepse kėshtu ėshtė mė mirė pėr interesin e pėrgjithshėm".

            4. Nga rregullat e themelta tė fikhut ėshtė qė vendimi i hakimit, i myftisė dhe i kadisė pėr ēėshtje ixhdihadi ndėrpret mospajtimin. Kjo i bie qė, nėse ngjet mospajtim lidhur me ēėshtjen a tė pėrfillet apo jo  vėrejtja e hėnės qė ėshtė vėrtetuar nė njė vend tjetėr e jo nė Egjipt, gjithė banorėt e Egjiptit duhet t'i pėrmbahen vendimit qė merr Instituti Egjiptas pėr Fetva.

            5. Nuk duhet ngatėrruar ēėshtja e pėrcaktimit tė muajit  Ramazan dhe e muajve tė tjerė me pėrcaktimin e fillimit tė muajit Dhulhixhxhe. Instituti Egjiptas pėr Fetva ndjek Arabinė Saudite sa i pėrket pėrcaktimit tė fillimit tė Dhulhixhxhes dhe qėndrimit nė Arefat, sepse gjithė ritet qė kanė tė bėjnė me haxhin kryhen nė tokė tė Arabisė Saudite dhe do tė ishte absurde sikur ndonjė vend islam tė mos e ndiqte Arabinė Saudite.  

 

 

Pėrktheu: Ilmi Rexhepi