Le tė jetė nga ju njė grup qė  thėrret nė atė qė ėshtė e dobishme, urdhėron pėr punė tė mbara dhe ndalon nga e keqja

 

 

Emri 

E-mail 

Mesazhi

 

[FrontPage Save Results Component]

 

Dr. MUHAMMED ABDULLAH DRAZ

 

 

AGJĖRIMI

EDUKATĖ DHE VETĖNGADHĖNJIM

 

 

Si rast ideal, rrugė unike dhe shprehje e manifestimit tė pėrkushtimit tė jashtėzakonshėm, vetėmohimit dhe vetėngadhėnjimit, maturisė dhe vazhdimėsisė, modes­tisė dhe bujarisė, pendimit dhe frymėzimit, pastėrtisė sė shpirtit, pėrkushtimit ndaj Kur’anit dhe pėrsiatjen rreth All‑llahut xhel-le shanuhu.

 

 

MUAJI I UDHĖRRĖFIMIT DHE MĖSHIRĖS

Muaji i bekuar

Kaloi edhe njė vit… Pėrsėri u kthye Muaji i Bekuar i Ramazanit. Na u kthye meqė shumė diēka kemi harruar, nuk e kemi pėrfillur pasi qė me tė madhe u jemi pėrkushtuar preokupimeve tė kėsaj bote.

Na u kthye Ramazani dhe ne sėrish kemi fat qė me mė shumė shpirt t’i pėrkushtohemi ibadetit, t’i jetojmė ditėt e tij shumė tė bukura dhe netėt shumė tė ndritshme…! Ē’mendoni, a do tė jetojmė edhe kaq dhe pėrsėri ta pre­sim atė, apo ndoshta nė kėtė distancė tė shkurtėr kohore vdekja do tė na arrijė dhe ne, ndoshta, mė nuk do tė takohemi?

A thua ka njeri tė cilit All‑llahu i garanton se do t’ia zgjasė jetėn, e qė edhe vitin e ardhshėm i shėndoshė, me gjendje tė mirė materiale, i sinqertė nė qėllim, i matur nė vendim, ta presė Ramazanin. Por, pasi fati ėshtė i panjohur dhe i fshehtė pėr tė gjithė ne, pasi vdekja vjen vetėm pėr njė ēast dhe pasi ky ēast i caktuar vjenė befas, ėshtė njė veprim i marrė tė shitet ardhmėria pėr tė tashmen, tė zėvendėsohet bindja me dyshim…!

“Ē'mendon ti, nėse Ne u lejojmė qė me vite tė dėfrehen dhe nė fund t’i gjejė ajo me ēka kėrcėnohen, a thua do tė kenė diē nga jeta e ėmbėl tė cilėn e kanė kaluar?” (Esh-Shura, 205-207). “E pse ata nuk mendojnė pėr Zotin e qiejve dhe tė tokės dhe pėr tėrė atė qė Ai e ka krijuar, ndoshta fundi i tyre u ėshtė afruar? E nė cilat fjalė, nėse jo nė Kur'anin, ata do tė besojnė?" (El-A’raf, 185). Dhe vallė nė cilin rast ata shpresojnė? A thua ēdo njėri nga ne do tė presė derisa nuk do t'i vijė dita nė tė cilėn do tė thotė:

“Sunduesi im, mė kthe tė bėj ndonjė tė mirė nė atė qė e kamė lėnė!” (El-Mu’minune, 99-100). Ose do tė thotė: 

“Sunduesi im, edhe vetėm pak kohė tė mė mbashė, qė sadakė tė ndajė dhe i mirė tė jem!” (El-Munafikun, 10).

Jo, kjo nuk do t’i mundėsohet askujt. Ėshtė e nevojshme qė fuqimisht tė vendoset dhe tė jepet ēdo gjė nga vetja, qė Ramazani tė shfrytėzohet si rasti mė i mirė qė njeriu t’i pėrkushtohet ibadetit dhe tė bėjė vepra tė mira.

Po, ky vėrtet ėshtė rast i shkėlqyeshėm. A nuk e dini se gjatė vitit ėshtė njė periudhė qė ėshtė mė frytdhėnėse se periudhat tjera, nė tė cilėn gjelbėrohen kurorat e drurėve dhe lulet lulėzojnė, periudhė nė tė cilėn fara mė lehtė mugullon dhe jep fryte dyfish ose shumėfish mė tepėr? Kjo ėshtė pranvera, tė cilėn bujqit me gėzim e presin qė nė tė t'i mbjellin arat e tyre dhe t'i kryejnė punėt tjera qė kanė tė bėjnė me agrarin.

Kėshtu ėshtė edhe me Muajin e Bekuar tė Ramazanit. Ai ėshtė pranverė pėr shpirtrat. Vlera e ēdo vepre tė mirė dhe pune tė do­bishme tė cilėn e bėn njeriu nė kėtė muaj, rritet dhe zhvillohet vrullshėm. Agjėrimi, na­mazi, veprimet e dobishme, format e ndrysh­me tė dhėnies e ndihmės dhe synimet tjera mirėbėrėse, janė tė bekuara dhe sjellin shpėr­blim tė shumėfishtė. Mjafton vetėm ajo qė brenda kėtij muaji tė bekuar ėshtė Nata e Kadrit. “E ē’mendon ti, ē’ėshtė Nata e Kadrit? Kjo natė ėshtė mė e mirė se njė mijė muaj.” (El-Kadėr:  2-3).

Ndėr ne ka edhe shumė tė tillė tė cilėt deri mė tash i kanė lėshuar kėto raste, e kjo ėshtė koha e vėrtetė qė tė inkuadrohen nė radhėt e musal-live (faltarėve), para se krejtėsisht ta humbin rrugėn e vėrtetė.

E ēfarė mundėsi tė shumta u ofrohen atyre tė cilėt nė ditėt e Ramazanit rregullisht praktikojnė qė ta shumėfishojnė angazhimin e tyre, qė tė japin sa mė shumė nga vetja dhe tė jenė sa mė afėr idealeve tė tyre.

Mirėpo, puna e parė qė medoemos duhet ta bėjmė kur ta dėgjojmė kėtė thirrje ėshtė qė tė kthehemi pak mbrapa dhe vetė nė mėnyrė kritike t’i analizojmė rėniet, lajthitjet dhe rrėsh­qitjet tona tė deritashme, e pastaj tė pendo­hemi me njė pendim tė sinqertė pėr lėshimet qė i kemi bėrė ndaj Sunduesit tonė tė fu­qi­shėm, tė vendosim me njė kėmbėngulje tė thellė qė sė paku nė tė ardhmen tė jemi lojalė, tė zellshėm dhe tė qėndrueshėm. Ky ėshtė hapi i parė drejt pėrgjigjes ndaj thirrjes sė All‑llahut xh.sh., dhe ky ėshtė thelbi i pendimit tė cilin All‑llahu e ka bėrė garanci tė sigurimit dhe shpėtimit nė kėtė dhe botėn tjetėr, sikur qė vetė All‑llahu, duke iu drejtuar Tė Dėrguarit tė dashur e tė mėshirshėm, Muhammedit a.s., thotė:  “All‑llahu ata s’i ka dėnuar, sepse ti ndėr ta ke qenė; dhe All‑llahu nuk do t’i dėnojė derisa ndonjėri prej tyre tė lutet me njė pendim tė thellė qė t’i falen mėkatet e bėra.” (En-Enfal, 33). Domethėnė, Ummeti (popullata) atėherė ka pasur dy mbrojtės nga fatkeqėsia:  i pari, prania e Tė Dėrguarit nė mesin e tyre, dhe i dyti, pendimi i tyre i sin­qertė pėr mėkatet.  Mbrojtėsi i parė qė moti nuk ėshtė nė mesin e tė gjallėve tė kėsaj bote, kėshtu qė na ka mbetur vetėm mbrojtėsi i dytė, e nėse edhe kėtė e humbim pėr shkak tė mėkateve tona, shkeljes sė parimeve e dis­pozitave islame dhe vazhdimit nė tė kėqija e gjėra tė ndaluara, do ta humbim kuptimin e vetė jetės sonė, aftėsinė e gjykimit tė shėn­doshė, qetėsinė dhe sigurinė tonė shpirtėrore, ndėrsa pa kėto nuk mund tė ketė as besim tė mirėfilltė .

Pra, aksionin tonė nė kėtė muaj tė bekuar le ta fillojmė me pendim tė sinqertė, me lar­gimin e ēdo gjėje tė shėmtuar dhe me shman­gien nga ēdo mėkat: “O Zot, na fal! O Zot, vetė jemi fajtorė ndaj vetvetes, dhe nėse Ti nuk na falė e nuk na mėshiron, ne me sigu­ri do tė jemi tė humbur!"

Kur kėtė hap tė gabuar ta pėrfundojmė me pendim dhe kthim drejt pastėrtisė, na mbetet qė ta vazhdojmė, ta zbukurojmė, ta pėrkryejmė dhe ta ndėrtojmė kėtė synim pozitiv. Po, pasi qė t’i pastrojmė zemrat nga errėsira e epsheve dhe punėve tė liga, duhet t'i mbushim me dritėn e urtėsisė. Ramazani nuk ėshtė vetėm muaj i pėrmbajtjes dhe i luftės. Ai ėshtė diē mė shumė se kjo, ėshtė muaj i udhėrrėfimit e mėshirės…, udhėrrėfimit e mėshirės qė janė dėrguar nga qielli.

Nė kėtė muaj tė bekuar shtėpitė e Zotit janė pėrplot faltarė, lexues tė Kur’ani, udhė­rrėfyes. Aty ka besimtarė qė kėrkojnė por edhe besimtarė qė e duan udhėzimin… Nė kėtė muaj zemrat e besimtarėve janė pėrplot mėshirė, ngrohtėsi dhe mirėsi ndaj varfanja­kut, tė rrezikuarit nė pikėpamje sociale, jetimit dhe udhėtarit qėllimmirė. Ja, ky ėshtė udhė­rrėfimi dhe kjo ėshtė mėshira tė cilat, duke iu falėnderuar diturisė islame, janė shpėrndarė anembanė rruzullit tokėsor.

Nė kėtė muaj tė bekuar u zbrit Kur’ani, qė ėshtė rrugė drejtimi pėr njerėzit, sprovė e qartė e rrugės sė drejtė dhe dallimit tė mirės nga e keqja. Nė tė derdhet mėshira dhe plotėsohen lutjet: “E kur robtė e mi tė pyesin pėr Mua, thuaju se Unė jam vėrtet shumė afėr: i pėrgjigjem lutjes sė lutėsit kur tė mė lutet…!” (El-Bekare, 186). Ja, ky ėshtė udhė­rrėfimi dhe kjo ėshtė mėshira qė janė dėrguar nga qielli.

O Zot, na bėnė tė denjė pėr mėshirėn Tėnde dhe na frymėzo qė ta ndjekim pėr­udhjen Tėnde!

Pritja e Ramazanit

Shfaqu oj Hėna e re e Ramazanit! Shfaqu, sepse sytė gjithnjė janė drejtuar lart nė qiell duke pritur ēastin qė tė tė shohin. Sytė e besimtarėve janė plot dashuri duke shikuar daljen tėnde. Disa qė nuk e kuptojnė rėndė­s­inė dhe veēanėsinė e bukurisė sate, vėrejnė: "Ē’ėshtė dashuruar aq shumė kjo zemra jote nė Hėnėn e re tė Ramazanit? Fundja, edhe ajo ėshtė sikur edhe Hėnat tjera tė reja?". Por, ata nuk e dinė se ti je lajmėtare e muajit tė veēantė dhe si e tillė, pėr zemrat tona je njė frymėzim i madh.

Le tė shikojnė ata nė harkun e ndritshėm posa tė shfaqet. A nuk po shohin se krahėt e tij janė tė kthyer drejt njėri-tjetrit? Pastaj le ta vėzhgojnė ēdo mbrėmje! A nuk po shohin se krahėt e atij harku i afrohen njėri-tjetrit, derisa pėrfundimisht nuk bashkohen? A nuk gjejnė nė tė njė frymėzim tė thellė dhe a nuk dėgjoj­nė thirrjen e saj tė fshehtė?

Me kėto domethėnie sigurisht do tė ngazėllehet ai, tė cilit Hėna e re mund t'i jetė frymėzim. Mirėpo, kėto domethėnie nė his­torinė tonė islame janė tė lidhura me Rama­zanin, nė tė cilin edhe filloi Shpallja, nė tė cilin ėshtė Dita e Bedrit dhe nė tė cilin ėshtė edhe Nata e bekuar e Kadrit.

Shfaqu oj Hėnė e re e Ramazanit! Le tė jetė lindja jote pėr Islamin nga horizonti i fu­qisė dhe madhėrisė, pėr muslimanėt nga hori­zonti i lavdisė dhe dinjitetit; le tė jetė ardhja jote pėr tokėn paqe dhe mirėqenie, le tė jetė shfaqja jote pėr tė gjithė njerėzit pėrparim, vėllazėri dhe mėshirė! Eja, nxito dhe shfaqu sa mė shpejtė, qė njerėzve t’u ofrosh kriter tė sė vėrtetės nė vend tė kriterit tė forcės, qė ndėrmjet tyre tė vendosish ligjin e tolerancės dhe butėsisė nė vend tė ligjit tė fuqisė dhe ashpėrsisė! Eja dhe ndriēoje Tokėn me paqe e dritė, sepse ėshtė pėrplotė padrejtėsi, dhunė dhe errėsirė.

Eja, oj Hėnė e re e Ramazanit, ndriēoi me tė madhe tė gjitha viset e botės islame dhe lėshoi mbi bijt e tyre rrezet e dritės dhe frymėzimit, e cila do t’i shpie dhe do t'i pėr­cjellė nė ēdo vend, rreze qė do tė depėrtojnė thellė nė zemrat e tyre kur janė tė vetmuar dhe kur janė nė shoqėri.

Hyn nė shtėpitė e Zotit dhe ndriēoi ato me dritė. Lejona qė t'i shohim stolitė e minareve nė tėrė bukurinė e tyre, gjerdanėt e ndritshėm tė cilėt plot mall do t’u bashkohen kandilave qiellorė. Mbaji dyert e tyre tė hapura edhe ditėn edhe natėn, sepse deri tash kanė qenė tė hapura vetėm gjatė tubimeve. Mos lejo qė pėr asnjė ēast tė mbetėn tė zbrazėta pa musal-li, lexues tė Kur’anit, vaizė dhe pa ata tė cilėt sinqerisht kėrkojnė pėrudhje. Pėrgatiti ashtu siē kanė qenė qė ditėn e parė: “Nė xhamitė tė cilat me vullnetin e Tij i ngritėn dhe nė tė cilat pėrmendet emri i Tij – e madhėrojnė Atė, mėngjes e mbrėmje, njerėzit tė cilėt shitblerja nuk i pengon qė ta pėrmendin emrin e Tij,  tė cilėt e kryejnė namazin dhe e ndajnė zekatin.” (En Nur, 36-37).

Hidhe pak shikimin tėnd edhe nė klubet dhe vendet e ndryshme ku muslimanėt kot sė koti e kalojnė kohėn e tyre,  vende nė tė cilat nuk ka kurrfarė tė mire pos kuvendimeve qė shkaktojnė ngatėrresa tė ndryshme dhe pėsh­pėritje tė fshehta. Kėrko nga ata qė t'u shmangen punėve tė kota, tė folurit jo tė denjė, paturpėsisė dhe tė kėqijave, pėrkujtoi nė etikėn islame tė tubimit: “O besimtarė, kur midis veti bisedoni fshehtė, mos bisedoni pėr mėkatin, armiqėsinė dhe mosdėgjimin ndaj Tė Dėrguarit, por bisedoni pėr mirė­si­nė dhe nderin.” (El-Muxhadele, 9).

Ktheu pak edhe nė tregjet e musli­manėve, tregje ku mbretėrojnė zhurma e rrėmuja, zėnka e konflikti, tregje nė tė cilat janė pėrhapur me tė madhe grykėsia e lakmia, sjellja e pahijshme e gėnjeshtra, mashtrimi e vjedhja nė peshė, tregje nė tė cilat nuk janė tė rralla ofendimet dhe betimet e rrejshme…! Ktheu dhe shndriti me ndriēimin tėnd tė larė, hedh mbi ata pak nga pastėrtia dhe fisnikėria jote. Pėrtėrije kontratėn e imanit nė mėnyrė qė ata ta zvogėlojnė lakminė e tyre. “Thuaj: O njerėz, ju e dini se askush nuk vdes derisa nuk e harxhon furnizimin e vet dhe nuk i vjen momenti i caktuar. Pėr kėtė kini frikė All‑llahun dhe silluni mirė me rastin e fitimit tė furnizimit”. Ua pėrkujto porosinė e kahershme tė Tė Dėrguarit tė tyre: “All‑llahu e mėshiroftė njeriun i cili ėshtė shpirtmadh kur shet, shpirtmadh kur blen, shpirtmadh kur gjykon, shpirtmadh kur vendos!”

Eja, oj Hėnė e re e Ramazanit dhe vizitoje ēdo punėtor, zejtar, gjykatės dhe ēdo tė punėsuar nė vendin e tij tė punės, ua kthe kujdesin nė pėrkushtimin ndaj All‑llahut xh.sh. nė punė, ftoi tė kenė kujdes pėr atė qė u ėshtė besuar dhe ua pėrcill fjalėt e Muhammedit a.s.: “All‑llahu dėshiron qė punėn tė cilėn e punoni ta bėni nė mėnyrėn mė tė mirė”.

Futu nėpėr shtėpi, ndėrtesa, kasolla e pallate. Ēdo gjėje jepi shenjė tė Ramazanit dhe tė gjithė pėrkujtoi nė obligimin dhe dobinė nga edukimi nė frymėn kur’anore. Ndėr tė gjithė besimdrejtėt, sa tė jetė e mundur mė shumė, barazoi urinė e etjen ditėn dhe pijet e ushqimin natėn. Mos i lejo askujt qė tė shtrihet nė shtrat i ngopur, ndėrsa fqinji i tij ta kalojė natėn i uritur, as qė ndokush tė hajė e tė pijė gjatė ditėve tė Ramazanit, po qe se ėshtė nė gjendje qė ta pėrmbushė kėtė obligim ndaj Sunduesit tė tij.

Na eja, o Ramazan, tė gjithėve, individėve dhe grupeve. Zgjoi zemrat tona tė pėrgjumura dhe na i ēliro shpirtrat tanė tė ngatėrruar. Eja dhe pėrtėrije kontratėn tonė me Kur'anin fis­nik, nė mėnyrė qė tė jemi tė denjė nė punėn tonė. Eja o udhėtar fisnik, meqė dėshirojmė tė tė ofrojmė mikpritje tė veēantė…!

Obligimi i agjėrimit

O agjėrues…!

O ti qė agjėron dhe heq dorė nga dėshirat dhe ėndjet tua, ti qė vetėdijshėm i mposhtė nevojat dhe dėshirat e trupit tėnd, ti qė e kalon ditėn i uritur derisa ushqimet e shijshme janė nė duart tua, ti qė e kalon ditėn i etshėm derisa pijet e mira e tė lejueshme tė shkėlqej­nė para syve, mė thuaj, pėr hir tė Zotit, pėr ē’arsye ai flijim, pėr ē’arsye ai vetėmohim?

Njeriu me arsye tė shėndoshė nuk ndėr­merr kurrfarė aksioni derisa nuk e kupton qėlli­min e tij dhe nuk e pėrcakton cakun e tij. Po ashtu edhe besimtari nuk punon asgjė derisa nuk e analizon qėllimin e vet dhe nuk e vėrte­ton korrektėsinė dhe arsyeshmėrinė e tij. A e ke pėrcaktuar t’i cakun e agjėrimit tėnd dhe a e ke analizuar qėllimin tėnd? Mos vallė agjė­rimi yt ėshtė vetėm traditė dhe shenjė e jashtme e respektit ndaj mendimit publik.

Unė frikėsohem qė tė mos bėhesh rob i ēfarėdo traditave, qofshin individuale apo gru­pore? All‑llahu xh.sh. tė ka dhuruar zemėr dhe arsye qė tė tė udhėheqin dhe Ai nuk dėshiron qė t’i zėvendėsosh kėta udhėheqės tė vėrtetė me traditat e verbra qė tė bėjnė vegėl tė tyre. Ai tė ka krijuar qė vetė tė jeshė sundues i vet­vetes dhe qė askėnd mos ta imitosh. A nuk do tė agjėrosh sepse tė tjerėt agjėrojnė, a thua do tė hash e do tė pish pse edhe tė tjerėt hanė e pinė, e tė mos e dinė pėrse agjėrojnė dhe pėrse hanė e pinė.

Mirėpo, nėse pas tė menduarit dhe tė gjykuarit me vetėdėshirė je pėrcaktuar pėr kėtė flijim, atėherė tė lutem mė thuaj se ēfarė dėshiron tė arrish me agjėrimin?

A thua je i mendimit se agjėrimi ėshtė pushim pėr organizmin, rast i volitshėm pėr pėrtėritjen e qelizave, se ėshtė dietė pėr trupin? Po ndoshta nė tė nuk gjen ndonjė pėr­fitim ekonomik ose kursim tė kohės, mos vallė nė tė po e sheh rastin qė ta provosh fuqinė, durimin dhe gatishmėrinė tėnde qė tė kapesh fyt pėr fyti me vėshtirėsitė.

O agjėrues…!

Unė nuk them se agjėrimi nuk duhet t’i ketė tė gjitha kėto funksione, madje shumė mė tepėr nga ato qė i cekėm pak mė parė, por ta tėrheq vėrejtjen se agjėrimi i mirėfilltė nuk mund t'i ngėrthejė nė vete vetėm kėto, andaj, po ta tėrheq vėrejtjen se po qe se i bėn vetėm kėto, nėse kufizohesh nė qėllimin e arsyeve tė sipėrpėrmendura, ti nė tė vėrtetė nuk dėshiron asgjė tjetėr pos qė tė bėhesh sportist i mirė, kursimtar i shkėlqyeshėm, njėfarė mjeku i vet­vetes qė e kėrkon rrugėn mė tė lehtė deri te ilaēi, ose tė jeshė ēfarėdo tjetėr, por ti nuk e di se agjėrimi vetėm pėr motive tė tilla, nga pikėpamja islame fare nuk tė pranohet te All‑llahu xhel-le shanuhu.

Pėr agjėrimin nė Islam nuk mjafton qė tė vijė nė shprehje vetėm ana pasive materiale qė shprehet nėpėrmjet vetėpėrmbajtjes nga ushqimi, pija dhe thithja e duhanit. Agjėrimi para sė gjithash ėshtė veprim aktiv shpirtėror, me ē'rast ai i cili e kryen dėshiron tė arrijė ca­kun qė ia ka caktuar Sheri'ati islam. Pėr kėtė ai pėr agjėrimin edhe e bėn nijetin, qė ėshtė nė pajtim me qėllimin tė cilin vullneti i Zotit ia caktoi agjėrimit. Dije pra, ajo qė All‑llahu xh.sh. e dėshiron nga agjėrimi yt, ėshtė qė vendimi yt tė jetė nė pajtim me vullnetin e Tij. Gjėja e parė qė do tė tė kujtohet me atė rast, le tė jetė ajo se All‑llahu xh.sh. ėshtė i mėshir­shėm, se Ai me agjėrimin nuk synon vuajtjen as vėshtirėsinė tėnde dhe se deri te Ai nuk do tė arrijė as rraskapitja por as dobėsia e trupit tėnd.

Edhe pse  ekzistojnė fe dhe mėsime tė cilat rekomandojnė vuajtjen e trupit dhe tė cilat bukuritė e kėsaj bote i konsiderojnė armik kundėr tė cilit duhet luftuar, Islami nuk u pėrket atyre, e si do t’ju pėrkiste kur Kur’ani thotė: “O besimtarė, mos ia ndalni vetes gjėrat e bukura tė cilat All‑llahu ua ka le­juar.” (El-Maide, 87) ose: “All‑llahu dėshiron qė t’ua lehtėsojė, e jo qė vėshtirėsi tė keni. " (El-Bekare). Sikur qėllimi i agjėrimit tė ishte vetėm tėrheqja e vėrejtjes nė urinė dhe etjen, atėherė pėr njeriun do tė mjaftonte tė agjėrojė vetėm njė ditė nė vend tė numrit tė caktuar tė ditėve, ndėrsa njeriu me oreks tė humbur do tė duhej tė agjėronte mė gjatė qė ta ndiejė nevojėn pėr ushqim, por ne e dimė se ėshtė mėkatar ai i cili agjėron mė gjatė dhe nuk han pas perėndimit tė diellit, qoftė edhe nėse pushon sė agjėruari. Mėkati i tij ėshtė i bara­bartė me tė atij i cili agjėron mė shkurt dhe qė han para perėndimit tė diellit. Nga ana tjetėr, dimė se ai qė i respekton kushtet e agjėrimit dhe rregullat e tij, pėrjeton edhe disa ndry­shime nė natyrėn dhe karakterin e vet.

Domethėnė, qėllimi i agjėrimit nuk ėshtė vuajtja trupore, edhe krahas asaj qė disa vėshtirėsi tė vogla janė tė pranishme gjatė agjėrimit. Kur All‑llahu i madhėruar tha: “Ua kam bėrė obligim agjėrimin!”, ajetin nuk e pėrfundoi me fjalėt “qė tė vuani”, “qė tė shėroheni” ose “qė tė kurseni”, por ka thėnė: “qė tė jeni tė devotshėm”. Ai nė kėtė mėnyrė agjėrimin e bėri provim shpirtėror dhe moral. Ai dėshiroi qė agjėrimi tė jetė mėnyra pėrmes sė cilės do tė hymė nė radhėn e njerėzve tė devotshėm.

Devotshmėria…! Ky ėshtė qėllimi i vėrtetė i agjėrimit dhe nėse kėtė e kuptoni ose e pranoni si qėllim kryesor tė agjėrimit, atėherė pas tij do t’i gjeni edhe tė gjitha frytet tjera. Por, nėse gjatė agjėrimit ju shpėton de­votshmėria, atėherė i tėrė angazhimi juaj ėshtė i kotė: “Atij qė dėshiron shpėrblim nė atė botė – do t’ia shumėfishojmė, ndėrsa atij qė e dėshiron shpėrblimin nė kėtė botė – do t’ia japim, por nė atė botė nuk ka hise”. (Esh-Shura, 20).

E ē’mendoni, ē’ėshtė devotshmėria? Ju nuk mund ta kuptoni thelbin e saj as t’ia pėr­caktoni vendin e vėrtetė derisa nuk i dini statu­tet e qenieve dhe shkallėt e ekzistencave. Duhet tė dini se ekzistojnė tri shkallė tė ekzistencės. E para ėshtė “Shkalla e sun­dimit absolut” qė i pėrket njė tė vetmit All‑llah. E dyta ėshtė “Shkalla e nėnshtrueshmėrisė nė kėtė botė”, e kjo ėshtė shkalla e qenieve qė u janė nėnshtruar ligjeve tė natyrės dhe ato nuk kanė kurrfarė lirie, sikur qeniet jo tė gjalla dhe shtazėt. Po ashtu edhe njeriu lėshohet nė kėtė shkallė po qe se bėhet rob i epsheve tė veta. Ndėrmjet kėtyre dy shkallėve gjendet “Shkalla qė e bashkon sundimin mbi Gjithėsinė dhe nėnshtrimin ndaj Krijuesit tė kėsaj gjithė­sie”, e kjo ėshtė shkalla qė i pėrket njeriut nėse i pranon parimet e larta morale nga ana e Sunduesit tė vet dhe qė nė pajtim me to i udhėzon ushtarėt e vet, zemrėn e vet dhe organet tjera.

Nėse kėta ushtarė i dorėzohen atij dhe bėhet komandant i respektuar nė armatėn e vet, respektivisht nėse bėhet sundues i mbretėrisė sė tij tė vogėl, atėherė e arrin edhe cilėsinė e devotshmėrisė, bėhet i denjė pėr udhė­heqje tė Tokės dhe i nderuar qė nėn­shtrimin e vet ta orientojė vetėm drejt All‑lla­hut, e kjo njėmend do tė thotė liri e vėrtetė.

Kjo ėshtė devotshmėri, e cila sipas dėshirės sė All‑llahut duhet tė jetė fryt i agjėrimit tuaj. Ajo, nė tė vėrtetė, ėshtė qėllimi i pėrbashkėt i tė gjitha ibadeteve dhe nėnshtri­meve, por asaj agjėrimi i jep njė dimension tė ri dhe domethėnie mė tė gjerė.

Fakti se agjėrimi devotshmėrisė i jep njė dimension tė ri dhe domethėnie mė tė gjerė, mbėshtetet nė atė se devotshmėria e cila del nga obligimet tjera paraqet pėrmbajtje nga e ndaluara, derisa agjėrimi kėtyre ndalesave ua shton njė pjesė tė re qė na mėson si tė pėrm­bahemi nga gjėrat, pėrndryshe tė lejuara dhe, nganjėherė, si mund tė heqim dorė nga ajo qė rėndom paraqet mjet pėr jetė. Nėse ndalesat tjera, nė trajtė tė maturisė dhe vazhdimėsisė, lėnė nė trashėgimi trajtat e para tė de­vot­shmė­risė, agjėrimi, nė manifestimin e sin­qertė tė pėruljes dhe pendimit, i lė nė trashėgim aspek­tet skajore tė devotshmėrisė.

Agjėrimi ėshtė forma mė e lartė e de­vot­shmėrisė dhe vepėr e mirė qė rangohet nė vendin mė tė lartė te All‑llahu xh.sh. Ibadetet tjera kanė veēori interesante qė janė tė dashura pėr njerėzit dhe qė atyre u ofrojnė njė natyrė tė shėndoshė. Kėshtu, pėr shembull, nė namaz arrihet ėmbėlsia e duas (lutjes) dhe dialogut-tė heshtur, nė zekat arrihet kėnaqėsia qė e ofrojnė bujaria dhe fisnikėria, ndėrsa nė haxh arrihet madhėsia e fuqisė, unitetit, soli­da­ritetit dhe njerėzishmėrisė. Sa i pėrket agjė­ri­mit, atė natyra nuk e nxit, shpejton, por pėrkundrazi, i kundėrvihet. Pikėrisht pėr atė se kėrkon vetėpėrmbajtje dhe flijim, agjėrimi edhe ėshtė vepra mė e mirė e cila shpėton nga mėkati. Me siguri pėr kėtė shkak agjėrimi edhe shpėrblehet me shpėrblim tė jashtėza­konshėm dhe shumėfish mė tė madh nė kra­hasim me ibadetet tjera. Nė tė vėrtetė, shpėr­blimi pėr njė punė tė mirė shumėfishohet prej dhjetė deri shtatėqind herė, ndėrsa shpėrblimi i agjėrimit nuk ka as fund as numėr, siē ėshtė e theksuar edhe nė hadithin kudsij: “Ēdo punė e njeriut i pėrket atij, pėrveē agjėrimit. Ai ėshtė Imi dhe Unė pėr tė shpėrblej”. Ar­gumentin pėr kėtė e gjejmė edhe nė Kur’anin fisnik: “Vetėm ata qė janė tė durueshėm, do tė jenė tejet tė shpėrblyer." (Ez-Zumer, 10).

Kjo vlerė qė s'mund tė matet, siē kemi thėnė, i pėrket atij qė e kupton urtėsinė e agjė­rimit, qė ėshtė plotėsisht i bindur nė qėllimin e vet dhe e bėn maksimalisht tė pastėr, ndėrsa pastėrtia kulmore ėshtė pastėrtia e tė zgje­dhur­ve qė manifestohet me flakjen e luksit dhe jetės nė komoditet, ashtu qė kur tė para­qi­ten situata nė tė cilat eventualisht do tė duhej tė flijojmė ēdo gjė pėr idealet e mėdha, ne vėrtet jemi tė gatshėm, sepse tashmė i kemi shijuar durimin, etjen dhe urinė.

Kjo ėshtė porosia e kėtij mėsimi qė ka tė bėjė me agjėrimin.

 

Vlerat themelore tė agjėrimit

Sado qė nė agjėrim ka vetėpėrmbajtje dhe sprova tė ndryshme, megjithatė ato nuk janė qėllimi i tij, meqė ai ėshtė mėnyrė dhe mjet pėr realizimin e qėllimeve fisnike. Agjė­ri­mi ėshtė ushtrim i sundimit tė vetvetes dhe udhėheqje e vetvetes. Ai ėshtė pėrmbajtje nga dėshirat dhe epshet e shpirtit. Derisa nuk ke agjėruar ti e ke ruajtur organizimin tėnd nga futja e tė palejueshmes dhe asaj qė i bėn dėm. Mirėpo, sot kur agjėron, ti e privon veten edhe nga e lejueshmja. Dje je pėrmbajtur qė mos ta qortosh dhe mos ta ofendosh dikė, e sot madje ke kujdes qė mos tė pėrgjigjesh as nė provokimet dhe ngacmimet e ndryshme, prandaj, nėse dikush tė provokon ose tė nxitė, ti nuk do t’i thuash asgjė mė tepėr se: “Unė agjėroj, unė agjėroj!”. Nė kėtė mėnyrė pėr­mes agjėrimit ti e mban nėn kontroll litarin e epsheve, pasioneve dhe tė urrejtjes. Agjėrimi, nė tė vėrtetė ėshtė durim qė shpie kah durimi i pėrhershėm, fitore qė shpie kah fitorja pėrfun­dimtare dhe e plotė. Nėse agjėrimi tė cilin vetė e ke zgjedhur tė mėson tė jeshė i durueshėm nė kohėn qė e karakterizojnė siguria dhe mirėqenia, do tė jeshė mė i aftė dhe mė i gat­shėm pėr durim edhe nė fatkeqėsi, vėshtirėsi, nė luftė dhe nė tė gjitha rastet tjera. Nėse agjė­rimi tė mėson se si ta mposhtish veten, bėhesh edhe mė i gatshėm qė nesėr ta mposhtish edhe armikun. Ky ėshtė rezultati i devotshmėrisė, pėr tė cilėn All‑llahu xh.sh. e ka caktuar agjėrimin.

Qėllimi i sipėrtheksuar ende gjendet nė gjysmė tė rrugės, tė cilėn All‑llahu ua ka tra­suar atyre qė agjėrojnė. Pos kėtij synimi ekzistojnė edhe qėllime tė tjera, shumė mė tė rėndėsishme dhe mė madhėshtore.

Me tė vėrtetė, sikur e gjithė ajo qė kėrkohet nga agjėruesit, qoftė qė tė pėrmba­hen nga dėshirat, epshet, pasionet, mallėngji­met dhe iritimet, e nėse nuk do tė ekzistonte kurrfarė aktiviteti i ri pozitiv qė e plotėson kėtė zbrazėtirė, agjėrimi, nga njėra anė, do tė paraqiste zvogėlim tė fuqisė punėtore dhe, nga ana tjetėr, ajo fuqi me asgjė nuk do tė kompensohej e as nuk do tė shpejtohej. Pra, do tė ishte, sipas vlerėsimit tė disa mentarėve, “i zbrazėt”, “pa dekor”, ose “tregti e cila nuk do tė pėsojė humbje, por e cila nuk sjell as profit”.

A do tė thotė kjo se institucioni i agjėrimit nė Islam ka njė pasqyrė aq tė mjerė e tė zbe­htė? Jo, kurrsesi! Institucioni i agjėrimit ėshtė ibadet nga tė dy anėt. Ana e tij e parė ėshtė vetėm hyrje nė tė dytėn. Ky ėshtė dru, trungu i tė cilit ėshtė durimi. Mirėpo, All‑llahu xh.sh. nuk dėshiron qė ai i cili agjėron ta lėrė kėtė trung pa fryte, por dėshiron qė te ai t'i kultivojė degėt e falėnderimit dhe qė kurorėn e tij ta stolisė me gjethe dhe me frytet e dhikrit dhe pėrsiatjes. Me tė vėrtetė, ai i cili mendon pėr fjalėn devotshmėri, me tė cilėn Kur’ani e ka shprehur urtėsinė e agjėrimit, do tė vėrejė se ajo nė vete i pėrmbanė kėto dy anė.

Devotshmėria nė pjesėn e vet tė parė paraqet abstenim, lėshim, largim dhe vetė­pėr­mbajtje, ndėrsa nė pjesėn e dytė ajo ėshtė dalje, afrim dhe ngritje. Pra, nuk mbėshtetet qėllimi kryesor nė atė qė ai i cili agjėron t’ua mbyllė vrimat shqisave tė veta dhe ta heshtė zėrin e epshit nė vete, e kjo do tė thotė mbyllje e derės xhehennemit, por nė atė qė mbyllja e vrimave tė shqisave njėko­hėsisht tė nėn­kup­tojė hapjen e shtigjeve tė shpirtit dhe qė heshtja e zėrit tė epshit tė jetė jehona e zėrit tė tė vėrtetės, e kėta janė ēelėsat e xhennetit. E kush, nga ana tjetėr, dyshon nė atė se kjo anė pozitive nuk ėshtė synimi kulmor i agjė­ri­mit, le ta lexojė Librin e Zotit dhe pėr kėtė do tė gjejė dėshmi nė ajetet qė flasin pėr agjėri­min, le ta studiojė Sunnetin meqė nė tė do tė ndeshet me fjalėn e qartė dhe me praktikėn e pėrpiktė tė Tė Dėrguarit.

Islami e ka bėrė Ramazanin kohė tė jashtė­zakonshme kur shpirtrat dalin pas vele­ve tė veta nė dy dyer, nė derėn e hu­manitetit dhe derėn e devotshmėrisė. Kur ėshtė fjala pėr daljen e shpirtit nė derė tė hu­manitetit, Islami na mėson se modestia jonė nė tė ush­qyer gjatė kohės sė Ramazanit nuk guxon tė shndėrrohet nė kursim e grumbullim, por nė devotshmėri dhe dhėnie. O agjėrues, mos e shuaj vetėm urinė dhe etjen tėnde, shuaje uri­nė dhe etjen edhe tė tė tjerėve! Kjo ėshtė domethėnia e agjėrimit si e ka kuptuar I Dėr­guari ynė. Ai gjatė Ramazanit ishte edhe mė bujar. Pikėrisht pėr atė, Zekatu-l-fitri nė fund tė Ramazanit nuk ėshtė asgjė tjetėr pos hallka pėrfundimtare dhe manifestimi i pėr­bashkėt publik i kėtyre formave individuale tė de­votshmėrisė, nė tė cilat durimi shndėrrohet nė falėnderim dhe pajtim me pėrudhjen e Kur’anit tė ndershėm: “Dhe qė tė jeni mirė­njohės." (El-Bekare, 185).

Dalja e shpirtit nė dyert e devotshmėrisė gjatė Ramazanit, shihet nė atė qė Islami nė tė i ka hapur shtigjet e njohura tė devotshmėrisė, si madhėrimin, falėnderimin, lavdėrimin dhe lartėsimin: “…dhe qė All‑llahun ta madhė­roni pėr atė se ju ka pėrudhur nė rrugė tė drejtė!” (El-Bekare, 185). Pastaj tė drejtu­arit, duaja dhe lutja penduese: “E kur robtė e mi tė pyesin pėr Mua, Unė jam vėrtet afėr: i pėrgjigjem lutjes sė lutėsit kur mė lutet!” (El-Bekare, 186). Pastaj rukui, suxhudi, kijami, vigjėlimi dhe vetėprovimi: “Kush e agjėron Ramazanin me besim tė sinqertė dhe me vetėpėrmbajtje tė vėrtetė, do t’i falet e gjithė ajo qė ka gabuar mė parė.” (Hadith), ndėrsa i'tikafi (izolimi) nė dhjetė ditėt e fundit tė Ramazanit ėshtė pjesa e fundit nė kėtė udhėtim, udhėtimit drejt All‑llahut dhe dorė­zimit tė plotė ndaj Atij: “Me gratė tuaja nuk guxoni tė keni marrėdhėnie derisa jeni nė i’tikaf nė xhamia!” (El-Bekare, 187).

Kjo pikėpamje e devotshmėrisė e arrinė kulmin e vet nė dialogun me All‑llahun pėrmes fjalėve tė Tij dhe gjatė studimit tė Librit tė Tij, ashtu siē e kanė bėrė kėtė njeriu i zgjedhur, Muhammedi a.s. dhe engjėlli i zgjedhur, Xhib­rili a.s., sepse ata tė dy ēdo vit gjatė Rama­zanit sė bashku e kanė mėsuar Kur’anin. Pikėrisht theksimi i kėsaj lidhjeje tė fortė ndėrmjet Ramazanit dhe Kur’anit, paraqet njėrėn nga karakteristikat mė tė rėndėsishme tė kėtij muaji tė bekuar: “Nė muajin e Rama­zanit ka filluar Shpallja e Kur’anit, i cili ėshtė udhėrrėfyes pėr njerėzit, dėshmi e qartė e rrugės sė vėrtetė dhe e dallimit tė mirės nga e keqja!” (El-Bekare, 185). Me kėtė na bėhet me dije qė pjesėn mė tė madhe tė Ramazanit duhet t'ia kushtojmė Kur’anit.

Nėse popujt, tė cilėt kujdesen pėr tė kaluarėn e vet, e kanė traditė ta kremtojnė pėrvjetorin e kushtetutave tė veta, atėherė jo vetėm qė nuk do tė ishte kurrfarė risie, por pėr arsye shumė mė tė mėdha Islami, respek­tivisht muslimanėt, do tė mund ta caktonin Ra­ma­zanin pėr kremtimin e pėrvjetorit tė kush­te­tutės sė tyre qiellore, me tė cilėn All‑llahu i mbylli sheriatet dhe i bėri tė pėrkryera e tė kompletuara rregullat e sjelljes fisnike.

Gjėja mė e mirė qė njerėzit e dinė me rastin e shėnimit tė pėrvjetorit tė kushtetutave tė tyre, ėshtė qė tė njėjtėn ta shndėrrojnė nė pėrtėrirje tė lojalitetit tė tyre ndaj saj,  theksim tė kujdesit tė tyre pėr tė dhe tė veprimit sipas neneve dhe dispozitave tė saj. Pėr kėtė arsye edhe kremtimi ynė i Ramazanit le tė jetė kremtim i Kur’anit qė u shpall gjatė tij, kremtim qė do tė jetė nė shenjė tė mėsimit dhe dėgji­mit tė Kur’anit, mėsimit pėrmendsh tė ajeteve tė tij, kuptimit tė domethėnies sė tyre, aprovimit tė mirėsjelljes kur’anore dhe ndjek­jes sė parimeve tė tij. Bashk me kėtė, para syve tanė le tė jetė edhe e vėrteta dėsh­pėruese, se numri i atyre qė e mėsojnė Kur’anin dhe e dinė pėrmendsh, nga viti nė vit bėhet gjithnjė e mė i vogėl dhe se numri i atyre qė u pėrmbahen dispozitave kur’anore dhe kufijve tė tij ėshtė krejtėsisht i vogėl. Duke u nisur nga kjo tė gjithė e kemi pėr detyrė ta japim kontributin tonė pėr rritjen e kėtij numri. Kur’ani, Kur’ani, o muslimanė! Kini kujdes qė mos t’ju ikė kjo pasuri (ky thesar) nga duart! Dine se All‑llahu xh.sh. nuk do t’ju dėnojė derisa Kur’ani ėshtė me ju!

Na e pranoftė All‑llahu agjėrimin tonė dhe ibadetet tona, dhe na bashkoftė nėn bajrakun e Kur’anit nė Ditėn kur ēdo popull do tė identi­fikohet me Librin e vet qiellor! Amin!

Duaja (lutja) jonė e fundit ėshtė: “Lavdia i qoftė All‑llahut, Sunduesit tė botėve. "

Manifestimi i unitetit

Deri mė tani i pėrpunuam dy tema pėr zbulimin e fshehtėsive tė institucionit tė agjė­rimit. Sa i pėrket temės sė parė, erdhėm nė pėrfundim se besimtari nėpėrmjet agjėrimit e pėrforcon vullnetin e vet, se nė tė zbulon mundėsi tė shumta qė tė zotėrojė me vet­veten. Thamė se ibadetet tjera e zbrapsin nga epshet e ndaluara dhe manifestimi i egėr e i vrullshėm i emocioneve. Mirėpo, ai me agjėrim i ngadhėnjen madje edhe instinktet e veta tė lejuara dhe ndjenjat e pastra shpirtėrore. Po ashtu thamė se ibadetet tjera, me maturi dhe vazhdimėsi, i ofrojnė format e para tė frikėrespektit, derisa agjėrimi, nėpėrmjet pėrultėsisė, i ofron pikėpamjet e tij kulmore. Nė temėn e dytė erdhėm nė pėrfun­dim se ato synime janė vetėm hyrje dhe pėr­gatitje pėr synimet tjera mė tė mėdha, mė pozitive, konstruktive, ndėrtimore. Me vetė­kon­trollin e ndjenjave, agjėruesi dėshiron t’i hapė shtigjet e shpirtit tė vet, ndėrsa me heshtjen e zėrit tė epshit (lakmisė), ai dėshi­ron qė te ai tė flasė zėri i tė vėrtetės dhe ak­sionit qė ėshtė nė pajtim me tė. Pėr agjėrue­sin, urtėsia me tė cilėn fillojnė ajetet pėr agjėri­min: "Qė tė kemi frikėrespekt...", ėshtė vetėm hyrje dhe pėrgatitje pėr urtėsinė me tė cilėn pėrfundojnė: “…dhe All‑llahun ta madhė­roni pėr atė qė ju ka pėrudhur nė rrugė tė drejtė dhe tė jeni mirėnjohės!” (El-Bekare, 185).

Tash kur mbaruam me kėto dy tema, tė ftoj, vėlla agjėrues, nė shqyrtimin e temės sė tretė, ku do tė zbulosh njė fenomen tjetėr qė ėshtė i pranishėm vetėm nė agjėrimin e Ramazanit. Ky agjėrim, veēohet nga tė gjitha llojet tjera tė agjėrimit nė Islam, sepse ai nuk ėshtė veēim i njė personi apo grupi, ēfarė ėshtė pėr shembull rasti me agjėrimin vull­netar (nafile) dhe me agjėrimin pėr kompen­sim (kefaret). Po ashtu, askujt nuk i ėshtė dhėnė e drejta ta zgjedhė fillimin dhe fundin e agjėrimit, as ta bashkojė e ta ndajė kur dhe si tė dojė, por ėshtė bėrė i obligueshėm pėr tė gjithė muslimanėt nė njė periudhė tė caktuar tė vitit, me numėr saktėsisht tė caktuar tė ditėve, nė tė njėjtėn kohė dhe nė tė njėjtėn mėnyrė.

Kjo pikėpamje unike dhe gjithėpėrfshirėse e kėtij institucioni tė madhėruar, ėshtė shenjė e mjaftueshme se me agjėrimin nuk dėshiro­het qė ai tė jetė ushtrim i rėndomtė shpirtėror qė e lidhė njeriun dhe Sunduesin e tij, as manifestim i rėndomtė i njerėzishmėrisė, bashkėndjenjės dhe gjithėmėshirės nė raste individuale dhe nė raste tė kohėpaskohshme, por dėshirohet qė ai, njėkohėsisht, tė jetė hallkė e cila shpirtėrisht i lidhė tė gjithė musli­manėt, tė jetė lidhje e mėshirės e cila prej tyre pėrbėn njė trup.

Institucioni i agjėrimit, kur kjo ėshtė nė pyetje, nuk ėshtė asgjė e re ndėr institucionet e mėdha tė Islamit dhe dispozitat e tij praktike. Nėse mendojmė pak mė thellė, do tė konsta­tojmė se kjo natyrė e dyfishtė, shpirtshmėria dhe uniteti, ėshtė pėrfaqėsuar nė tė gjitha ob­ligi­met. Madje, edhe ritualet me anė tejet tė theksuar shpirtėrore, si namazi dhe haxhxhi, Sheriati i ka pėrfaqėsuar me elemente, pėrm­bajtje dhe aspekte tė reja, tė cilat bėjnė qė ana e tyre shoqėrore tė mos jetė aspak mė pak e ndershme as mė pak e rėndėsishme se ana shpirtėrore.

Shikoje namazin! Tė gjithė ngrihen qė tė falen, tė moshuarit dhe tė rinjtė, tė pasurit dhe tė varfėrit, tė nėnshtruarit dhe sunduesit. Shiko si janė tė pėrzier, si janė tė kthyer tė gjithė drejt njė kibleje, si tė gjithė e ndjekin njė imam, si janė tė gjithė tė ngjeshur nė radhė, se si lėvizjet, fjalėt dhe gjestet i kanė tė njėjta; sikur trupat e tyre tė jenė shndėrruar nė njė trup tė vetėm; sikur veshėt, sytė dhe gjuha e tyre tė jenė njė vesh, njė sy dhe njė gjuhė.

Shikoi edhe ritualet e haxhxhit! Njerėzit nga tė gjitha anėt e botės vijnė nė njė vend dhe mbesin gjysmė tė zbathur, gjysmė tė zhveshur; te ata nuk ka kurrfarė stolish tė kėsaj bote; te ata nuk ka asgjė pėrveē teshave (ihramave) qė duken si teshat e tė vdekurve; dallimet e prejardhjes, fisit, pozitės dhe emrit kėtu janė tė fshira. Dėgjoi, tė gjithė i pėrsėrisin fjalėt e njėjta, fjalėt e drejtuara All‑llahut xh.sh. dhe braktisjes sė ēdo gjėje pėrveē All‑llahut.

Nėse agjėrimin e kundrojmė nga kėndi i njėjtė, edhe te ai do tė hasim nė aspektin e kėsaj kompaktėsie, vėllazėrie dhe barabarėsie islame. Njerėzit agjėrojnė sė bashku, bėjnė iftar sė bashku, nuk ka kurrfarė dallimi ndėr­mjet tyre…!

Kur tė ngrihet bajraku i Hėnes sė re tė Ramazanit lart nė qiell, do tė shohish se mus­limanėt nė skaj tė Lindjes dhe nė skaj tė Perėndimit qėndrojnė tė gatshėm ta fillojnė ushrimin e disiplinės dhe tė regjimit tė caktuar. Tė gjithė dėgjojnė dhe presin shenjėn tė bėjnė iftar ose qė t’ju shmangen dėshirave tė veta. Ata kėto pėrudhje me radhė i dėgjojnė dy herė nė ditė, kur tė fillojė tė zbardhet dita e dėgjoj­nė shenjėn qė t’u shmangen dėshirave tė tyre, ndėrsa kur tė perėndojė dielli, e dėgjojnė shenjėn qė t’u kthehen dėshirave tė lejuara. I shikon se si tė gjithė nė njė moment e bėjnė tė njėjtėn levizje, lėvizje qė te ata lė gjurmė qė i pėrcjellin edhe ditėn edhe natėn. Gjatė ditės nuk e sheh askėnd qė han dhe pin, ndėrsa natėn sėrish nuk sheh askėnd qė pėrmbahet nga ushqimi dhe pija. Regjimi i tyre i jetės merr trajtė tė re, aktiviteti i tyre, pushimi, ėnd­rra, zgjėndrra dhe aspektet tjera tė angazhimit marrin rrjedha tė reja. Ndoshta shfaqja e Hėnės sė re nė muajin e Shevalit do tė thotė ndėrprerje e kėtij regjimi dhe kthim mėnyrės sė rėndomtė tė jetės, natyrisht me forcė, vrull dhe elan tė ri.

Kėto janė, siē po sheh, themelet e Fesė Islame dhe institucionet e saj tė mėdha. Secili nga kėto dy institucione ka nga dy pikėpamje, e para - qė besimtarin e lidhė me Sunduesin e tij dhe e dyta - qė e lidhė me besimtarėt e fesė sė tij. Pėrveē kėsaj, ēdo institucion ėshtė burim i dy dashurive pa tė cilat nuk ka emėr komplet: Dashuria ndaj All‑llahut dhe dashuria nė emėr tė All‑llahut.

Domethėnė All‑llahu xh.sh. dėshiron qė ibadetet tona tė jenė shenjė e unitetit tonė, res­­pek­tivisht dėshiron qė kjo shenjė tė shndė­rro­het nė ndjenja qė bėhen zjarr dhe dritė, zjarr armiqve dhe dritė miqve. Pėrbashkėsia, gjithėmėshira, ndihma, solidariteti dhe virtytet e ngjashme vijnė nė shprehje nė ēdo ibadet qė ka karakter tė pėrbashkėsisė, e mė se shumti nė agjėrim, ku tė gjitha zemrat bėhen njė zemėr dhe tė gjithė trupat njė trup. Ja, nė kėtė qėndron vlera e jashtėzakonshme e agjė­ri­mit tė Muajit tė Bekuar tė Ramazanit…

Agjėrimi dhe vlerat njerėzore

Ajo nė ēka nuk ka kurrfarė dyshimi ėshtė qė ana njerėzore, zė vend tė lakmueshėm nė Islam. Sikur ta pyetnim muslimanin, sadopak tė udhėzuar, qė shkurtimisht tė na thotė prej cilave elemente pėrbėhet mendimi islam, do tė na pėrgjigjej me dy fjalė: Uniteti i hyjnisė dhe uniteti i pejgamberisė. Pėrgjigjja ėshtė e saktė, por ai nė mendimin islam hedh dritė tepėr tė pamjaftueshme dhe na jep pasqyrėn e mentalitetit tė muslimanit, bartėsi i tė cilit, si duket, i ėshtė pėrkushtuar ekskluzivisht Zotit dhe i cili nuk ka kurrfarė lidhje me botėn nė tė cilėn jeton, ose ajo lidhje ėshtė hedhė nė pra­pavijė dhe ėshtė harruar deri nė atė masė, saqė nė Islam nuk i dihet thelbi i vėrtetė.

Feja nė trajtėn e vet tė pėrkryer paraqet tė vėrtetėn qė ėshtė nė harmoni tė plotė me nevojat e shpirtit tė njeriut dhe prirjet e tij, e vėrtetė qė e pėrcjell ēdo hap tė tij dhe qė e shpie nė ēdo aksion tė tij. Kur e pėrcjellim ak­tivitetin e shpirtit tė njeriut, shohim se ai zhvillohet nė dy drejtime tė ndryshme: i pari, sikur tė mishėrohej do tė paraqitej me vijėn verti­kale me tė cilėn ngjitet kah e Vėrteta e shenjtė absolute, dhe i dyti, sikur ai tė mishė­ro­hej do tė shfaqej nė trajtė tė rrethit nė sipėr­fa­qen horizontale, i cili shpirtin e lidh me famil­jen e gjithmbarshme njerėzore, anėtar i sė cilės ėshtė edhe vetė ai.

Analiza e gjerė e fesė nė tėrėsi do tė du­hej ta pėrcaktojė qėndrimin e saj ndaj kėtyre dy lidhjeve:

1. Lidhja e njeriut me Sunduesin e tij.

2. Lidhjet e njerėzve ndėrmjet veti, si do tė duhej tė dukeshin ato, dhe

3. Ta shpjegojė qėndrimin e fesė pėr natyrėn e sundimit qė i rregullon kėto dy lidhje.

Domethėnė, simboli i Islamit duhet tė pėr­bėhet prej tre elementeve.

Por, ku do ta gjesh kėtė simbol tė trefishtė tė mendimit islam nėse jo nė gjuhėn e the­meluesit tė tij! Pėr atė ta dėgjojmė se si i dre­jtohet All‑llahut me kėto tre pohime:

“O Zot, Sundues i gjithēkaje, dėshmoj se Ti je vetėm Njė dhe se nuk ke tė bara­bartė me Veten. O Zot, Sundues i gjith­ēkaje, dėshmoj se Muhammedi ėshtė robi Yt dhe i dėrguari Yt. O Zot, Sundues i gjithēkaje, dėshmoj se tė gjithė njerėzit janė vėllezėr”.

Por, pėrse tė gjurmojmė pėr tė kuptuarit e tillė nėpėr veprat sunnetike, kur kėtė tė njėjtėn e kemi nė Kur’an nė tri kaptinat e tij tė njėpasnjėshme:

“Dije se nuk ka zot (tjetėr) pėrveē All‑llahut!”. (Muhamed, 19);

“Muhammedi ėshtė i dėrguari i All‑lla­hut.” (El-Feth, 29) dhe;

”O njerėz, Ne nga njė mashkull dhe nga njė femėr ju krijojmė juve.” (El-Huxhurat, 13).

Kėto janė, pra, parimet e mėdha tė Islamit, e ky ėshtė simboli dhe shumėfishi i tyre i pėrbashkėt:

-Besimi i sinqertė nė All‑llahun xh.sh.

-Lidhja e vėllazėrisė midis tė gjithė njerėzve dhe

-Kushtetuta qiellore qė i rregullon lidhjet tona me All‑llahun dhe njerėzit.

E tash fluturimthi ta hedhim njė shikim dhe ta krahasojmė kėtė simbol tė trefishtė tė Islamit me simbolin e njohur tė cilin shumė kohė mė parė e shpiku Revolucioni francez dhe tė cilin e pėrvetėsuan popujt tjerė tė qytetėruar tė botės.

 

Liria... Vėllazėrimi... Barabarėsia...!

Para sė gjithash, t’i shikojmė tė dy sim­bolet nė tėrėsi! Do tė shohim se simboli i Islamit nė mėnyrė tė barabartė i rregullon tė dy anėt, shpirtėroren dhe shoqėroren, derisa simboli i Evropės bashkėkohore nuk ka lidhje me qiellin dhe ėshtė i privuar nga ēdo kuptim dhe domethėnie shpirtėrore. Pastaj, po qe se e shikojmė faktorin qė ėshtė i pėrbashkėt pėr tė dy simbolet, e kjo ėshtė ana njerėzore, hu­mane, do tė konstatojmė se Islami e jep nėpėrmjet parimit tė qartė dhe unik, pėrderisa ideja evropiane hamendet ndėrmjet kėtyre tre parimeve, i pari e zbraps tė dytin, ndėrsa i dyti e shkatėrron tė parin.

Pėr atė nėse parimi i lirisė kuptohet nė mėnyrė tė shtrembėruar dhe nė kuptimin e vet mė tė gjerė, ai bėhet pikėnisje qė nuk di pėr kufij dhe rrathė, kėshtu qė shkaktohet anarki qė nuk i nėnshtrohet kurrfarė ligji as rendi. Gjithashtu edhe parimi i barabarėsisė nėse kuptohet fjalė pėr fjale, bėhet ligj i egėr e i he­kurt, bėhet goditje lirive qė nuk pėrfill kurrfarė dallimi nė vlerėsim dhe ēdo pėrparėsi, edhe nė qoftė se ato janė rezultat logjik i dallimeve nė kualifikim dhe gatishmėri…!

Mirėpo, nė prehėr tė vėllazėrimit islam ta­kohet liria nė kuptimin e vet pozitiv dhe kon­struktiv, liria pa egoizėm dhe humbje drejtimi, sikur tė takohet njėjtėsia e cila zė fill nė korrek­tėsi dhe drejtėsi, njėjtėsia pa eksklu­zi­vi­tet dhe privim.

Kjo ėshtė ajo vėllazėri tė cilėn Kur’ani e bėn pėr lidhje farefisnore ndėr tė gjithė njerėzit dhe na porosit qė maksimalisht ta respekto­jmė dhe ruajmė.

“O njerėz, frikėsojuni Sunduesit tuaj, i cili nga njė njeri ju krijoi…!” (En-Nisa, 1).

Ja, kėtu qėndron kushtetuta e njerėzisė dhe prej kėtu nxirren tė gjitha ligjet e saj.

Sikur t’i numėronim tė gjitha ligjet nė Is­lam, individuale ose shoqėrore, ekonomike ose juridike, politike ose ndėrkombėtare, nė to nuk do tė gjenim asgjė tjetėr pėrpos pėrpun­imit preciz dhe zbatimit tė pėrpiktė tė kėsaj kushtetute absolute.

Nga kushtetuta pėr vėllazėrinė e tė gjithė njerėzve doli ligji me tė cilin Islami i fshiu gjurmėt e ndasisė dhe i ērrėnjosi dallimet nė bazė tė prejardhjes, kombit dhe racės. Sun­duesi juaj ėshtė Njė… Babai juaj ėshtė Njė… Tė gjithė jemi nga Ademi, ndėrsa Ademi ėshtė nga dheu… Nuk ka pėrparėsi arabi ndaj joarabit, as i ziu ndaj tė bardhit. Pėrparėsia ėshtė nė devotshmėrinė dhe vetėsakrifikimin: "Mė fisniku tek All‑llahu ėshtė ai i cili mė sė shumti i frikėsohet…!” (El-Huxhurat, 13).

Nga kushtetuta pėr vėllazėrinė u krijua ligji pėr respektimin e tė gjitha religjioneve e ideologjive dhe manifestimin e tyre tė jashtėm, pastaj liria e mendimit dhe shprehjes sė lirė.

“Nė fe nuk ka dhunė…!” (El-Bekare, 256).

“Thuaj: Vetėm All‑llahut i falem, sin­qerisht duke ia shprehur besimin tim, e ju, pėrveē Tij, faljuni kujt tė doni!” (Ez-Zumer, 13-15).

Nga kjo kushtetutė gjithashtu doli ligji i drejtėsisė sė pėrkryer, i cili nė rregullat e veta barazon ndėrmjet tė panjohurit dhe tė njohurit, armikut dhe mikut:

“Urrejtja tė cilėn ndaj disa njerėzve e ndieni, kurrsesi mos t’u shtyejė tė jeni tė padrejtė! Bėhuni tė drejtė, kjo ėshtė mė e afėrt me ndershmėrinė…!” (El-Maide, 8).

Nga kushtetuta pėr vėllazėrimin e mbarė njerėzisė u nxor edhe ligji pėr proklamimin e gjėrave tė lėna amanet dhe pėr obligimin e dorėzimit tė tyre pronarėve, edhe nė qoftė se ata e mohojnė vendin, kombin dhe religjionin e tyre:

“Po! All‑llahu e do vetėm atė i cili e pėrmbush obligimin e vet dhe qė shmanget nga mėkati!” (Ali Imran, 76).

Nga kushtetuta pėr vėllazėrinė e gjith­mbar­shme njerėzore u nxor edhe ligji pėr ob­ligimin e mbrojtjes sė armikut, i cili te ne ka gjetur strehim:

“Nėse ndonjėri nga politeistėt tė lutet pėr mbrojtje, ti mbroje qė t’i dėgjojė fjalėt e Zotit, e pastaj pėrgatite dhe pėrcille nė njė vend tė sigurt pėr tė!” (Et-Tevbe, 6).

Nga kushtetuta pėr vėllazėrinė e tė gjithė njerėzve tė botės, doli edhe ligji pėr pėr­mbush­jen e kontratės dhe porosive tė kundėr­shta­rėve tanė:

“Dhe pėrmbushni obligimet nė tė cilat me emrin e All‑llahut jeni obliguar dhe mos i thyeni betimet pasi fort i keni dhėnė, e All‑llahun si dorėzan pėr vete e keni marrė, sepse All‑llahu e di atė ēka veproni. Dhe mos u bėni si ajo…!” (El-Maide: 91-92).

Nga kushtetuta pėr vėllazėrinė e mbarė njerėzisė ėshtė edhe ligji pėr barabarėsinė e tė gjithėve kur janė nė pyetje ndalesat:

“…Nėse dikush e mbyt dikėnd i cili nuk e ka mbytur askėnd, ose atė i cili nė tokė rrėmujė nuk bėn – sikur i ka mbytur tė gjithė njerėzit…!” (El-Maide, 32).

Nga kushtetuta pėr vėllazėrinė e gjith­mbar­shme tė njerėzve doli edhe pėrgjegjėsia e shtetit qė tė kujdeset pėr qytetarėt dhe tė garantojė sigurinė e jetės dhe tė pasurive tė tyre: “Zotėrojnė tė drejtat e njėjta sikur edhe ne, por i zotėrojnė edhe obligimet e njėjta sikur edhe ne”.

Nga kjo kushtetutė pėr vėllazėrinė njerėzore u nxor edhe ligji pėr ndihmėn ndaj tė varfėrve dhe pjesėmarrjen e tyre nė pasurinė e tė pasurve:

“Edhe ata tė pasurit, nė pasurinė e tė cilėve ėshtė pjesa e caktuar pėr lypėsin dhe pėr atė i cili turpėrohet tė lypė!” (El-Mearixh, 24-25), respektivisht, pjesėmarrjen e tyre nė pasurinė shtetėrore:

“…qė mos tė kalojė vetėm nga duart nė duart e pasanikėve tuaj…!” (El-Hashr, 7).

Nė mesin e kėtij kopshti tė vėllazėrisė sė tė gjithė njerėzve tė botės, rritet trungu i be­kuar i vėllazėrisė islame, e cila nuk e rrėnon tė parėn as nuk e kundėrshton, aq mė tepėr, ajo i bashkohet dhe e pėrforcon. Lidhja e tyre e ndėrsjellė nuk ėshtė lidhje e armikut dhe mi­kut, as e tė largėtit dhe tė afėrmit, por kjo mė tepėr ėshtė lidhje e tė afėrtit dhe tė afėrmit ose vėllait tė lindur dhe vėllait nga babai.

Institucioni i zekatu-l-fitrit

O agjėrues, ju pėrshėndes nė ditėn kur keni vendosur qė me durim tė thellė ta agjėroni Ramazanin, ndėrsa ju pėrshėndes edhe nė ditėn kur me sukses e agjėruat.

Tani do tė bėjmė fjalė pėr gėzimin me tė cilin sot jemi tė preokupuar. I jemi kthyer mėnyrės sė rėndomtė tė jetesės. Sėrish kėnaqemi me tė gjitha tė lejuarat, pasi qė me njė vendosmėri, sinqeritet dhe besnikėri tė thellė e kaluam rrugėn e agjėrimit. Nuk do t’ju flas pėr kėtė gėzim dhe pėr ndjenjat e lartėsuara shpirtėrore si pėr diē tė zakonshme e spontane, por do t’ju flas pėr qėndrimin e Islamit ndaj saj dhe pėr mėnyrėn tė cilėn na e zgjodhi Islami, e nė tė cilėn duhet ta shprehim atė. Islami nuk dėshiron qė ky gėzim tė mbe­tet i mbyllur nė ne, as qė tė manifestohet nė mėnyrė tė ulėt e jo tė denjė, por kėrkon qė atė ta shprehim nė njė mėnyrė sa mė dinjitoze. Ai assesi nuk lejon qė kjo jetė jona e pėrditshme tė shndėrrohet nė dėfrim tė shfrenuar, as nė lojė tė zhurmshme e tė paturpshme, por shpreh dėshirėn qė tė manifestohet nė dy mėnyra fisnike: shpirtėrore, me tė cilėn i drej­to­hemi All‑llahut me dhikėr, falėnderim, tekbir dhe dua, dhe njerėzore, ku u drejtohemi njerėzve duke u solidarizuar me ta, duke i kuptuar, respektuar dhe ndihmuar.

Nuk do tė flasin pėr anėn shpirtėrore, sepse shohim se grupe tė tėra me dhikėr e dua e madhėrojnė emrin e All‑llahut, por do tė flasim pėr anėn njerėzore, e cila mė tė vėrtetė i konfirmon tė dy kėto anė, e cila nga pikėpamja islame ka njė rėndėsi tė madhe dhe ka njė domethėnie tė thellė nė jetėn e botės muslimane, e ky ėshtė institucioni i Zekatu-l-fitrit, institucion tė cilin Islami e obligoi nga fundi i Ramazanit. Ky ėshtė institucion i madh dhe nuk dėshiroj tė them se ėshtė unitar nė legjislaturėn botėrore, porse nuk ka tė ngjashėm as nė vetė legjislaturėn islame. Kjo ėshtė kėshtu sepse zekati ėshtė obligim i njerėzve tė pasur, ndėrsa Zekatu-l-fitri, te pjesa dėrrmuese e imamėve, ėshtė obligim i barabartė i pasanikėve dhe varfanjakėve, meqė pasaniku solidarizohet me varfanjakun, ndėrsa varfanjaku solidarizohet dhe ndihmon varfanjakun edhe mė tė madh se vetė ai. Pasi durimi dhe modestia bėhen obligime tė mus­li­ma­nėve gjatė Ramazanit, ashtu edhe ob­ligimi i dhėnies dhe bujarisė i pėrfshinė tė gjithė: “Pasaniku le tė harxhojė sipas pas­urisė sė vet, ndėrsa ai i cili ėshtė nė skamje – sipas asaj sa i ka dhėnė Zoti…!” (Et-Talak, 7), dmth. ashtu siē janė barazuar muslimanėt nė etje e uri gjatė Ramazanit, ashtu edhe sot sė paku pėrafėrsisht, tė gjithė duhet tė bara­zohen nė bollėk, ushqim dhe pije. Kjo edhe ėshtė ana praktike e mirėnjoh­jes, derisa namazi i Bajramit dhe tekbirėt qė lexohen me atė rast, paraqesin formėn e njėmendtė tė mirėnjohjes. Por, a e dini se fjala e mirė pėrpiqet qė tė ngrihet nė qiell, ndalet nė rrugė dhe pret tė ndihmohet me ndonjė vepėr tė mirė, e nėse nuk i arrin ndihma, i kthehet pronarit tė saj, e nėse ndihma i arrinė, ajo ngrihet deri te Sunduesi i madhėruar?

“Te Ai ngrihen fjalėt e mira, dhe veprėn e mirė Ai e pranon!” (El-Fatir, 10).

Ju bėj thirrje qė sė paku tė mendoni pėr sekretin e kėtij institucioni, nė mėnyrė qė tė shihni se ai ėshtė institucion ideal qė krijon shoqėri ideale. Shikoje kėtė ushtrim praktik tė unitetit dhe barabarėsisė dy herė; njė herė kur tė gjithė tė abstenojnė qė sė bashku me fat­keqėt ta shtojmė varfėrinė, dhe hera e dytė, kur tė gjithė tė kapen pėr duar, duke u ndihmuar mes veti, qė tė ngrihen mbi var­fėrinė. Nė kėtė mėnyrė Bajrami ėshtė ditė e gėzimit dhe haresė. A thua bajramet tona vėrtet janė festa tė gėzimit e haresė?

Si do t’i jetė dita e gėzimit dhe haresė atij, sytė e tė cilit mbushen plot lot nga skenat e tė mjerėve, veshėt e tė cilit i dėgjojnė lutjet e lyp­sarėve, ndėrsa zemra i lėngon nga dhembja pėr ta? Jo, Islami kėrkon qė sot mos ta dėgjojmė vajin dhe mos ta shohim tė uriturin e tė zhveshurin. Ai na thotė: “Mos lindtė dielli i ditės sė sotme, nėse nė ndonjė shtėpi nė afėrsinė tuaj ka ndonjė tė uritur, ose nuk ka ēka tė mbathė, apo nėse nė ndonjė rrugė ka ndonjė qė lyp ose nuk ėshtė i furnizuar. " Gėzimi duhet t’i pėrmbushė tė gjitha zemrat dhe buzėqeshja tė shihet nė ēdo fytyrė. Sot ēdokush duhet ta ndiejė krenarinė dhe madhė­rinė…!

Ky ėshtė mėsimi i Islamit nė domethėnien e vet tė fjalėpėrfjalshme dhe thelbėsore, shpirtėrore…!

E tash po ua shtroj njė pyetje tė gjithė atyre qė janė pėrgjegjės nė shoqėrinė tonė, nė tė gjitha nivelet. Ē’kemi bėrė praktikisht pėr sendėrtimin e kėtyre parimeve tė larta? Deri kur do tė lejojmė qė fatkeqėt dhe tė nevojshmit tė na trokasin nėpėr dyer, t’i ndalin kalimtarėt nė rrugė dhe t’ia prishin disponimin xhematit nė dyert e xhamive? Kjo ėshtė njė pasqyrė e shėmtuar pėr shoqėrinė dhe bash­kėsinė islame, ndėrsa nė Ditėn e Bajramit ėshtė njė turp i madh.

Islami na e trasoi rrugėn e madhėrisė dhe dinjitetit njerėzor. A ekziston atėherė ndonjė mjet i qėlluar, i cili edhe mė tej do ta hapė kėtė rrugė? Pyetja mbetet e hapur pėr shoqėritė humanitare, pėr tė gjitha organizatat e saj si dhe pėr pushtetet e vendeve islame. Obligim parėsor i tyre si dhe obligim yni ėshtė qė tė bėjmė pėrpjekje maksimale pėr sendėrtimin e kėtij synimi, me ofrimin e organizuar, tė pėr­hershėm e sistematik tė ndihmės sa mė tė madhe fatkeqėve, e para sė gjithash me ofrimin e pėrkrahjes pėr zgjidhjen permanente tė ēėshtjes sė ekzistencės sė tyre.

Agjėruesi ka dy gėzime

Ndėrrohet faqja e Ramazanit. Tregu i cili ishte mjaft i pasur dalėngadalė zbrazet. Kush fitoi, fitoi, e kush humbi, humbi.

Sot pėr askėnd s’ėshtė turp qė nė cilėndo kohė tė ditės ose tė natės tė kėnaqet me be­gatitė e lejuara tė kėsaj bote.

I shikon ata qė kanė agjėruar dhe ata qė kanė ngrėnė, e tė duket sikur tė gjithė janė tė njėjtė: Por, a janė vėrtet tė njėjtė?

Para se tė japim shenjė nė disa dobi tė cilat i kanė agjėruesit nga agjėrimi, nga tė cilat joagjėruesit janė tė privuar, duhet tėrhequr vėmendjen nė njė anė pasive tė agjėrimit, por anė e cila ėshtė tejet e rėndėsishme, kėshtu qė ata tė cilėt kanė agjėruar, plotėsisht kanė tė drejtė ta fusin nė bilancin e tyre, e kjo ėshtė ana e sigurisė nga rreziqet e rrejshme me tė cilat kanė qenė tė frikėsuar. Nė fillim tė Ramazanit atyre u ėshtė thėnė se fizikisht do tė dobėsohen, se do tė vdesin nga uria, se do tė shkatėrrohen nga etja dhe se do tė shtrihen nga sėmundja...! Mirėpo, shikoi sot! Nuk vdiqėn nga uria, nuk u shkatėrruan nga etja e nuk i sulmoi as s'i shtriu sėmundja, siē patėn parashikuar zemėrkėqijtė. Ata parashikimin e pavend tė tyre e shndėrruan nė forcė, kėshtu qė nga kjo betejė dolėn tė shėndoshė dhe fitimtarė.

Kjo ishte begatia e sigurisė, e tash shikone begatinė e dobisė, fitimit.

Besimtarėt nga kjo pėrvojė dolėn mė tė vendosur dhe mė tė fortė. Ata janė tė gatshėm qė tė kapen fytafyt me problemet jetėsore dhe me shpresa mė tė mėdha pėr fitore hyjnė nė luftė me vėshtirėsitė. Materia ėshtė orvatur t’i mposhtė, por ata e ngadhėnjyen atė; epshet dėshiruan t’i nėnshtrojnė, por ata i nėnshtruan ato. Ē’mund t’u dalė atėherė sot atyre pėr­para?

Ai qė nuk e ka pėrjetuar pėrvojėn e agjėrimit, as nuk i ka shijuar ėmbėlsitė e kėsaj fitoreje. Por pėr cilėn fitore bėhet fjalė? Kjo fi­tore ėshtė mė e madhe nga cilado fitore tjetėr. Fitoren qė e fiton ndaj armikut tėnd dhe aleatėve tė tij, ėshtė fitore mė tė cilėn duhet tė krenohesh. Mirėpo ajo, nė krahasim me fi­toren pėr tė cilėn bėjmė fjalė, ėshtė shumė mė e vogėl, sepse kur i kundėrvihesh armikut e vė nė gatishmėri tė plotė gjithė potencialin tėnd tė forcės: arsyen, zemrėn, epshin, urrejtjen, ndjenjat dhe vetėdijen, e kur t’u kundėrvihesh epsheve dhe tekeve tua, atėherė shumica e kėtyre forcave tė tradhtojnė, tė braktisin dhe tė lėnė tė vetmuar nė fushėbetejė, pėrveē be­simit dhe ndėrgjegjes. Kur t’i mposhtish ep­shet tua, atėherė dėshmon se te ti ekziston fryma e lartė qiellore dhe se nė ty gjendet njėri nga ushtarėt e Zotit.

Agjėrimi ėshtė ndjenjė pėrgjegjėsie. Ai ėshtė ndjenjė suksesi nė punė dhe dėshirė qė tė jemi tė tillė nė ēdo detyrė. Ai ėshtė ndjenjė e kėnaqėsisė nė kraharor, ngrohtėsisė nė zemėr dhe bukurisė nė sy...! Pėr kėtė, kur tė bėjė iftar agjėruesi i ndjenė tė gjitha kėto kėnaqėsi, kėnaqėsinė e sigurisė dhe shėn­de­tit, kėnaqėsinė e fitores ndaj epsheve, kėna­qė­sinė e suksesit nė punė dhe shumė kėna­qėsi tė tjera… Tė gjitha kėto dhe kėnaqėsitė e ngjash­me paraqesin vetėm njėrin nga dy gėzi­met e agjėruesit, edhe atė gėzimin qė ėshtė mė pak i vlefshėm. Gėzimi i dytė i madh qė mbetet pėr mė vonė, ėshtė gėzim i cili ėshtė e pamundur tė pėrshkruhet, as qė dikush mund t’ia pėrcaktojė vlerėn e vėrtetė pėrpos Krijuesit tė botėve.

Nė njė hadith kudsij thuhet se All‑llahu i lartėsuar ka thėnė: “Shpėrblimi pėr tė mirėn qė e bėn njeriu shumėfishohet prej dhjetė deri nė shtatėqind herė, pėrveē agjėrimit. Agjėrimi mė takon Mua dhe Unė pėr tė posaēėrisht shpėrblej, sepse njeriu vetėm nė emrin Tim u shmanget pijeve dhe ush­qimit. Agjėruesi ka dy gėzime, njė kur han dhe tjetri qė duhet ta pėrjetojė nė botėn tjetėr, ėshtė gėzimi i takimit me Sundue­sin.”

Ne themi se gėzimin e parė e kemi sendėrtuar, e sa i pėrket gėzimit tjetėr, atė e presim dhe fuqimisht dėshirojmė nga All‑llahu xh.sh. ta pėrmbushė dhe sėndėrtojė.

“Thuaj: Pėr atė le t’i gėzohen bekimit dhe mėshirės sė All‑llahut, kjo ėshtė mė mirė nga ajo ēka grumbullojnė”. (Junus, 58).

Libri i Zotit

Nuk ka dyshim se Ramazani ėshtė muaji i pėrkujtimeve… Nė kėtė muaj fisnik u zhvillua Beteja e Bedrit, e cila nė tė vėrtetė ishte ēasti vendimtar ndėrmjet idhujtarisė dhe imanit, la­jthitjes dhe pėrudhjes, tė keqes dhe tė mirės, tė pavėrtetės dhe tė vėrtetės. Nė kėtė muaj ėshtė ēliruar qyteti i Mekkes, me ēka ėshtė siguruar fitorja e imanit dhe tė vėrtetės dhe me tė cilėn i Dėrguari i Zotit e proklamoi politi­kėn e dashurisė, pastėrtisė dhe paqes. Nė kėtė muaj fisnik ėshtė edhe Nata e Kadrit, e cila ėshtė mė e mirė se njė mijė muaj tė tjerė dhe nė tė cilėn njerėzve u ndahet mėshira dhe falja e All‑llahut.

E ndėr pėrkujtimet mė tė mėdha dhe mė madhėshtore ėshtė Libri i Zotit, Librit i tė vėrte­tės qė u shpall nga ana e Tė Urtit dhe Tė Lavdishmit.

Kur'ani fisnik u shpall nė muajin e Rama­zanit, si pėrudhje botės dhe dallues i tė vėrtetės nga e pavėrteta, qė tė bėhet ku­shtetutė e cila do ta rregullojė jetėn e njerėzve dhe do t'i garantojė parimet e larta morale. Pėr moralin nuk ekziston kushtetutė mė e qėlluar e as mė cilėsore se Kur’ani. Sikur tė caktonim numrin e parimeve tė mirėsjelljes shoqėrore nė Kur’an, do tė konstatonim se dy parime janė themelore: parimi i drejtėsisė dhe parimi i mirėbėrjes. Ē’mendoni, cili nga kėto dy parime ka mė shumė tė drejtė ta prezentojė vlerėn dhe cili ėshtė mė i qėlluar pėr udhėheqjen politike tė shoqėrisė?

Ėshtė e saktė se ēdo parim ka pėrparėsitė dhe mangėsitė e veta, ēdonjėri ka rekoman­duesit dhe ithtarėt e vet, ndėrsa shumica e hulumtuesve konsiderojnė se dy librat mė tė hershėm (Tevrati dhe Inxhili sh.p.), nė mėnyrė tejet rigoroze i kanė ndarė kėto dy parime, prandaj Tevrati e ka marrė atė qė ėshtė mė e fortė dhe vendimtare, ndėrsa Inxhili atė qė ėshtė mė e butė dhe mėshiruese.

Pa marrė parasysh atė sa ėshtė kjo ndarje e saktė ose jo, Kur’ani i ndershėm qė i unjėson tė gjitha vlerat e mėhershme dhe qė nė mėnyrė koncize i shpjegon parimet e njohu­­ra tė mirėsjelljes pozitive, i jep tė dy kėto parime nė njė kontekst, duke i flakur kundėr­thėnien dhe rivalitetin eventual qė ekzistonte midis tyre dhe duke ia pėrcaktuar secilit prej tyre fushėn e tij tė veprimit dhe kompetencės.

Sa i pėrket drejtėsisė, Kur’ani iu bė pish­tar gjykatėsit dhe sunduesit, ēdonjėrit i cili nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė ėshtė pėrgjegjės pėr diēka dhe ēdo ane tė tretė qė e merr mbi vete rolin e ndėrmjetėsit. Po, ky ėshtė terren ku asnjė vlerė tjetėr pėrveē drejtėsisė nuk ka vend. Kėtu nuk ka vend as pėr mėshirė e as pėr falje, nė tė vėrtetė, kėtu kėto dy cilėsi do tė ishin njė e keqe e vėrtetė dhe padrejtėsi e dukshme. Ėshtė e padyshimtė se shumica e ajeteve kur’anore qė e lavdėrojnė drejtėsinė, e madhėrojnė, urdhėrojnė dhe nxisin nė tė, janė tė theksuara nė lidhje me marrjen e aktven­di­mit tė gjykatės dhe me “shqiptimin e dėni­mit”, “...dhe kur tė gjykoni ndėrmjet njerėz­ve, gjykoni drejt!” (En-Nisa, 58), “…prandaj, gjyko me drejtėsi te njerėzit dhe mos u jep pas ndjenjės…!” (Sad, 26).

“… nėse binden, atėherė pajtoni ata pa e mbajtur anėn e askujt dhe bėhuni tė dre­jtė!" (Huxhurat, 9), “…por, nėse i gjykon, gjykoi drejt…!” (El-Maide, 42).

Po qe se e pėrcjellim porosinė e Kur’anit pėr marrėdhėniet ndėrnjerėzore, do tė kon­statojmė se Kur’ani tė hequrit dorė nga e drej­ta e cila u pėrket tė tjerėve dhe faljen pėr pa­drejtėsinė e shkaktuar, i bėn vlera qė meritoj­nė lavdėrim.  Mirėpo, kur bėhet fjalė pėr bara­zi­min e tė drejtave dhe pėrgjegjėsitė qė dalin nga kjo, nuk e sjell asnjė fjalė tė vetme tė lavdit.

Kėta kufij rigorozė qė i ka pėrcaktuar Kur’ani ndėrmjet sferės sė drejtėsisė e bara­barėsisė dhe sferės sė mirėbėrjes e mėshirės, i gjejmė plotėsisht qartė tė paraqitur nė prob­lemin konkret tė cilin Kur’ani herėn e parė e dorėzon nė duart e organit kompetent dhe ia urdhėron pėrpikėrinė dhe drejtėsinė, ndėrsa herėn e dytė e lė nė duart e atij, e drejta e tė cilit ėshtė nė pyetje, dhe i urdhėron mėshirė e mirėbėrje. Ky ėshtė problemi i shpifjes ndaj muslimaneve tė panjolla, njėherit shohim se si Kur’ani i urdhėron sunduesit qė kėtė ēėshtje ta marrin me seriozitet dhe vendosmėri tė madhe dhe atė qė bėn shpifje ta dėnojė me 80 tė rėna. Kurse herėn tjetėr shohim se si pėr shembull i urdhėron atij, e drejta e tė cilit ėshtė nė pyetje, qė problemit t’i qaset but: “Mos ta lėshojnė rastin ata qė kanė pasuri dhe mjete nga ju, t'u japin tė afėrmve dhe tė ngratėve, edhe atyre qė pėr hir tė All‑llahut kanė lėnė vendlindjen e vet; le t’ua falin dhe mos t’ua zėnė pėr gabim! A dėshironi qė edhe juve All‑llahu t’ua fal? All‑llahu fal dhe ėshtė shumė i mėshir­shėm.” (En-Nur, 22).

Mirėpo, kėtu tash imponohen dy ēėshtje me rėndėsi:

E para:

Nėse ėshtė e saktė se shumica e tekstit kur’anor me tė cilin lavdėrohet dhe urdhėrohet drejtėsia e theksuar nė lidhje me gjykimin e njerėzve, ėshtė po ashtu e saktė se nė Kur’an ka edhe tekste tė tjera qė pėrgjithėsisht e udhėrojnė drejtėsinė dhe nuk e kufizojnė vetėm nė rastet e ndarjes sė drejtėsisė: “All‑llahu urdhėron drejtėsi dhe mirė­bėr­je…!” (En-Nahl, 90), “… bėhuni tė drejtė, ajo ėshtė mė sė afėrmi devotshmėrisė…!” (El-Maide, 8). Pėr kėtė arsye shtrohet pyetja pėrse drejtės­inė nuk e pranojmė edhe mė gjerė, nė mėnyrė qė ajo tė bėhet vlerė me tė cilėn njeriu frymėzohet nė tė gjitha kontaktet e tij me tė tjerėt, tė cilėn e posedon edhe gjatė tė gjykuarit?

Pėrgjigjja ėshtė se kėto tekste, madje si­kur tė merren edhe pėrgjithėsisht me drejtės­inė, e cila kėrkohet nga ne nė mirėsjellje, me­doemos nėnkuptojmė domethėnien e saj pozitive, e kjo ėshtė dhėnia e plotė e tė drejtės dhe me asgjė e cenuar atij tė cilit ajo i takon, derisa nė asnjė rast nuk mendohet nė domethėnien e saj negative. Kjo do tė thotė mungesė e tepricės tė cilėn ndokush e bėn nga mirėsia dhe fisnikėria, sepse nė rastin kur dėshirohet tė ndalohet teprica, atėherė im­perativi i drejtėsisė do tė ishte i pavlefshėm dhe jo i plotė nė krahasim me imperativin e mirėbėrjes. Si do tė tė motivojė Kur’ani qė ta marrish tė drejtėn tėnde tė plotė, e qė njėko­hėsisht tė tė urdhėrojė qė tė heqish dorė nga ajo, ta japish si lėmoshė dhe t’ia dhurosh di­kujt? Nėse nė mirėsjellje kėrkohet drejtėsia, atėherė kjo nuk do tė thotė barazim midis asaj qė e merr dhe asaj qė e jep, sepse me kėtė nuk do tė cenohet e drejta e askujt, e sa i pėrket tepricės sė pjesės sė caktuar qė vjen nga fisnikėria dhe mirėsia, ėshtė nė natyrėn e drejtėsisė sė kėrkuar qė mos ta ndalojė as ta mohojė.

E dyta:

Nėse e pranojmė parimin e faljes dhe mėshi­rės, parimin e butėsisė dhe konsid­era­tės si vlerė e veēantė kur’anore dhe e pėrvetė­soj­mė si parim i pėrgjithshėm nė marrėdhėniet e ndėrsjella midis njerėzve, atėherė kjo auto­matikisht do tė na shpie deri te ajo qė ta shfu­qi­zojmė dėnimin dhe shpėrblimin… Shtrohet pyetja se a ėshtė kjo vėrtet politikė e shėn­doshė mbi tė cilėn mund tė ndėrtohet sho­qė­ria, apo ndoshta mė tepėr do tė shpie ēorien­tim? Paramendoje shoqė­rinė nė tė cilėn ceno­hen tė drejtat, nuk kryhen obligimet, bėhen shkel­je tė ndryshme dhe shkaktohet padrej­tė­sia, ndėrsa anėtarėt e saj fshihen njėri pas tjetrit njėkohėsisht duke ia falė njėri-tjetrit. A nuk ėshtė ky kaos i vėrtetė? A nuk ėshtė kjo nxitje tiranėve dhe njerėzve tė mbrapshtė qė tė shkaktojnė rrėmujė? Nėse kjo politikė ka qenė e drejtė pėr njė grup tė caktuar dhe pėr njė kohė tė caktuar, si do tė pranohet ajo pėr kod tė pėrhershėm botėror? Si do tė jetė kjo gjykatė e shenjtė qiellore?

Ngadalė, ngadalė, o ti qė shtron pyetje! E ke kapėrcyer kufirin nė tė rrėfyer! Madje, e ke ndėrruar njė situatė me njė situatė tjetėr. Ende jemi shumė larg nga ajo qė urtėsia e Kur’anit ta motivojė pėr falje keqbėrėsin aq mizor, tė rreptė e shpirtkeq, e tė cilin butėsia dhe mėshira edhe mė shumė e nxjerrin nga takti. Kjo ėshtė njė vepėr e keqe, falja e sė cilės nuk ėshtė e drejtė as e imja as e jotja, sepse dėmi i saj nuk pėrkufizohet vetėm nė personalitetin tėnd apo timin, porse sėmundja e saj, po qe se zgjerohej, do tė mund ta shkatėrronte mbarė shoqėrinė. Heshtja me rastin e deliktit tė tillė paraqet delikt sikur vetė ai, ndėrsa po qe se hakmerremi, kjo nuk do tė thotė hak­marrje ndaj tij, por hakmarrje nė emėr tė drej­tė­sisė sė Zotit, nė emėr tė drejtėsisė sė mbarė bashkėsisė njerėzore.

Situata tė cilėn e theksove, nuk ėshtė lėndė shqyrtimi nė tė cilėn ti je njėra nga palėt e interesuara, por kjo ėshtė lėndė e pėrfaqė­si­mit, ku ti je mbrojtės i dispozitave tė All‑llahut dhe nuk lejon qė tė shkelen ndalesat e Tij. Kjo ėshtė fushė e ndalimit tė ndėrsjellė dhe kolektiv tė tė vėrtetės. Kjo ėshtė pozita e mėnjanimit tė rrėmujės pėr tė cilėn All‑llahu thotė: “Sikur All‑llahu tė mos i zbrapste njerėzit, njėrėn palė me tė tjerėt, mė tė vėrtetė nė tokė do tė shkaktohej rrėmu­jė…!” (El-Bekare, 151). Nuk ekziston droja qė falja pėr ofendim qė ėshtė shkaktuar ndaj teje tė pėrhapet asisoj. Kjo ėshtė falja e mėkatit qė bėhet pa qėllim, e kėtu butėsia dhe mėshira janė ilaēi i vetėm i mirė dhe i do­bishėm. Kjo, nė tė vėrtetė, ėshtė sikur shkėn­dija qė bie nė ujė, me ē'rast bėhet e ftohtė dhe e qetė.

“Tė keqėn ktheje me tė mirė, kėshtu qė armiku yt menjėherė do tė bėhet mik yti i sinqertė!”. (Fussilet, 34).

Nata e vlefshme

Nxėnėsi i tha profesorit tė tij: Profesor i ndershėm, na thuani ku qėndron fshehtėsia e kėtij respekti tė madh, me tė cilin muaji i Ramazanit dallohet nga muajt e tjerė tė vitit?

Profesori: Sepse, “Nė tė ėshtė shpallur Kur’ani”, -siē thotė All‑llahu xh.sh.

Nxėnėsi: E mirė, a nuk ėshtė shpallur diē nga Kur’ani nė ndonjė muaj tjetėr pos Rama­zanit?

Profesori: Gjithsesi, Kur’ani ėshtė shpallur nė ēdo muaj, por ishte pikėrisht muaji i Rama­zanit kur meleku, Xhibrili, pėr herė tė parė i erdhi Muhammedit a.s., i cili lutej nė shpellėn Hira. Kjo ishte kthesa vendimtare ndėrmjet dy periudhave dhe pika e parė e mėshirės sė All‑llahut e cila erdhi qė t’i nxjerrė njerėzit nga errėsira nė dritė, nga lajthitja nė rrugėn e dre­jtė, nga fatkeqėsia nė tė mira…! Ky shi fisnik ka rėnė 23 vjet, derisa All‑llahu nuk e plotėsoi fenė e Tij dhe nuk e bėri tė pėrkryer begatinė, duke e pėrfunduar shpall­jen e kėsaj kėshille e vėrejtjeje tė urtė… Do tė thotė, vetė nisma e shpalljes sė Kur’anit ka qenė fryti i parė i kėsaj begatie tė madhe dhe kujtimi pėr tė ėshtė i lidhur me ditėn e shpall­jes sė tij. Pėr kėtė, kur do tė vijė muaji i Ramazanit, na kujtohet kjo dhuratė dhe Ai qė e dhuroi, duke e shprehur mirėnjohjen tonė dhe duke e pėrtėrirė lo­jalitetin tonė ndaj Atij dhe Shpalljes…

Nxėnėsi: A mos ky hap i parė i shpalljes kur’anore ka zgjatur gjatė tėrė muajit tė Ramazanit tė parė?

Profesori: Jo, ky ishte vetėm njė ēast tė cilin e lindi muzgu i njė nate tė tij.

Nxėnėsi: E pėrse atėherė ne e festojmė tėrė muajin? A nuk mjafton ta festojmė vetėm kėtė natė tė jashtėzakonshme?

Profesori: A mendon se drita qė ėshtė shfaqur atė natė ka qenė aq e dobėt, saqė nuk ndriēoi asgjė mė shumė pos vendit ku u lind? Jo, ajo ka qenė aq e fortė saqė njė muaj s’ka mundur ta pėrfshijė. Ajo, nė tė vėrtetė, e ka pėrfshirė tėrė kohėn…!

Nxėnėsi: Kjo ėshtė nė rregull, por ne po dėgjojmė se si All‑llahu nė Librin e Vet e madhėron muajin Ramazan, e nėse netėt tjera tė Ramazanit e kanė kėtė nderė pėr shkak se gjenden nė muajin e natės nė tė cilėn u shpall Kur’ani, a nuk ka qenė atėherė mė parėsore qė Kur’ani ta madhėrojė kėtė natė sikur qė e madhėron tėrė kėtė muaj?

Profesori: Po, pikėrisht kėshtu ėshtė. All‑llahu nė Librin e Vet njė herė e pėrmend muajin e Ramazanit, derisa natėn e njėjtė e pėrmend dy herė dhe i jep dy emra: "Nata e bekuar": “Ne atė e zbritėm nė njė natė tė bekuar…!” (Ed-Duhan, 3), dhe "Nata e vlef­shme", nė tė cilėn ėshtė shpallur kaptina nė tėrėsi: “Ne e shpallėm atė nė Natėn e Kadrit (tė Vlefshme)…!” (El-Kadr, 1).

Nxėnėsi: E sa ėshtė dallimi nė vlerė ndėrmjet veprave tė mira qė bėhen atė natė tė vlefshme dhe veprave tė mira qė bėhen gjatė netėve tė tjera tė Ramazanit?

Profesori: Kėtė do tė ta shpjegoj nė kėtė mėnyrė. A nuk e di se vlera e veprės shumėfishohet me dhjetra ose qindra herė? A do tė pajtohesh me mua kur tė them se vlera e veprės nė Natėn e Kadrit e kapėrcen vlerėn e veprės nga tridhjetė mijė net tė tjera?

Nxėnėsi: Nuk jemi mėsuar ta teproni… tridhjetė mijė net? Prej nga kjo te ju?

Profesori: Prej Librit tė Zotit. Lexo vetė: "Nata e Kadrit ėshtė mė e vlefshme se..!”, nuk ka thėnė "…se njė mijė net, por se njė mijė muaj".

Nxėnėsi: A ėshtė kjo edhe sot e arrit­shme, respektivisht pėr ēdo Ramazan? A nuk ka qenė kjo e veēantė pėr atė natė nė tė cilėn Kur’ani u shpall pėr herė tė parė?

Profesori: Sikur tė ishte nė lidhje me kėtė natė sikur qė mendon ti, respektivisht sikur vlera e saj tė ishte nė natėn nė tė cilėn Kur’ani u shpall pėr herė tė parė, atėherė edhe vetė Kur’ani pėr tė do tė fliste si pėr ndonjė ngjarje historike qė ka ndodh dhe ka kaluar, pra do tė thosha se ka qenė mė mirė, se nė tė kanė zbritur melekėt, mirėpo, ai pėr tė flet si pėr diē qė zgjat e pėrsėritet dhe thotė se ajo ėshtė mė e mirė, se ėshtė paqe dhe se nė tė zbresin melekėt dhe Xhibrili. E kjo do tė zgjasė deri atėherė kur nė Tokė do tė ekzistojė grupi qė i pėrmbahet tė vėrtetės…! E dimė se Ai alejhis­selam dhe shokėt e tij kėtė natė tė bekuar e kanė kėrkuar ēdo vit nė Ramazan.

Nxėnėsi: E kanė kėrkuar?! A nuk ėshtė kjo nata konkrete e njohur nga Ramazani i parė, nata e cila pėrsėritet nė mėnyrė mirė tė pėrcaktuar ēdo vit?

Profesori: Ajo nuk ėshtė cikėl mekanik kozmik. Ajo ėshtė dhuratė hyjnore, me tė cilėn All‑llahu e bekon atė natė nė tė cilėn dėshiron t’i zbresė melekėt dhe Xhibrilin. Nata e parė e Kadrit, qė ėshtė e para e Shpalljes, ka rėnė nė natėn e shtatėmbėdhjetė tė muajit Ramazan, ashtu si e transmetojnė historianėt dhe e kon­firmojnė komentuesit, duke u bazuar nė ajetin e kaptinės “El-Enfal”, “…Nėse i besoni All‑llahut dhe asaj qė ia kemi shpallur robit tonė, ditėn e dallimit tė mirės nga e keqja, ditėn kur u ballafaquan dy grupe…!” (El-Enfalė, 41), ndėrsa dita kur janė ballafaquar dy grupet, respektivisht ushtritė, ka qenė Dita e shtatėmbėdhjetė e Bedrit. Mirėpo, ajo pas kėsaj ėshtė translocuar, madje edhe gjatė ko­hės sė Tė Dėrguarit dhe shokėve tė tij kėshtu qė ka rėnė nė natėn e njėzetenjėtė, njėzetetretė, njėzetepestė dhe njėzeteshtatė. Ubejj b. Ka’bi ėshtė betuar, siē transmeton Muslimi, se ka qenė natėn e njėzeteshtatė. Por, kjo sigurisht ka tė bėjė me njė vit tė cak­tuar, mirėpo, tė gjithė kėtė e kanė marrė si kohė tė pėrcaktuar.

E ti, a do tė lejoje, sikur kjo natė tė binte ditėn konkrete e tė caktuar ēdo vit, t’i drejto­hesh All‑llahut vetėm nė atė ditė, e ditėve tė tjera jo? Ē’po tė pengon qė gjatė netėve tė fundit tė kėtij muaji mė me pėrkushtim ta pėrkujtosh dhe ta falėnderosh All‑llahun, dhe tė sillesh nė mėnyrė mė njerėzore ndaj krije­save tė Tij? Ky ėshtė rast i cili meriton konsid­eratė mė tė madhe dhe njė pėrkushtim mė tė thellė. Sa bukur dikush pėr tė ka thėnė: “Ajo ėshtė natė e vlefshme nė tė cilėn ėshtė shpallur Mus’hafi i vlefshėm. I ėshtė shpa­llur Tė Dėrguarit tė vlefshėm nga populli i vlefshėm. Nė tė zbresin melekėt dhe Xhibrili me lejen e Krijuesit tė tyre. Siguria dhe paqja zotėrojnė me tė deri nė gdhirje tė agimit.”

All‑llahu nė kėtė natė tė bekuar na dhashtė shėndet, siguri dhe paqe. 

Festat islame

Popujt e hershėm festat e tyre i shėnonin dhe kalonin nė shenjė tė argėtimit tė shfrenuar, lojės, pijeve, dėfrimit, zhurmės dhe rrėmujės. Ndėrkaq, disa religjione tė vjetra festat e tyre religjioze i shėnonin si rivista tė shfrenimit dhe anarkisė morale. Nė anėn tjetėr, gati krejtėsisht tė kundėrt tė spiritualiz­mit asketik, shohim se disponimi festiv ėshtė manifestuar nėpėrmjet pėrsėritjes sė pėrkuj­ti­meve, ceremonive dhe lutjeve tė shenjta.

Islami, kufijtė e tė cilit janė tė mesėm dhe kriteret tė drejta, me ardhjen e tij hodhi dritė tė re mbi idenė e festės. Ai i largon njerėzit nga shfrenimi material dhe rigorozisht spiritual, duke i marrė anėt e mira ndėrsa duke i sho­qėruar, natyrisht, elemente tė reja, ashtu qė tėrė kjo jep kuptim mė tė lartė, njė pamje mė tė bukur e mė tė plotė qė ėshtė shprehje e pastėrtisė, dinjitetit, bujarisė dhe mirėsjelljes. Kjo ėshtė ideja e festės nė Islam.

Gjėja e parė qė e karakterizon festėn islame ėshtė ngjyrosja shpirtėrore. Mirėpo, shpirti i tij nuk ėshtė memec ose i padėgjue­shėm, ai klith dhe ėshtė plot hov. Dėgjoje kėtė himn i cili shtrihet nėpėr rrugė nga goja e atyre tė cilėt shkojnė ta falin namazin e Bajramit, dėgjoje nė xhamia nė gojėn e musal-live, dėgjoje nėpėr shtėpi nė ditėt e tekbiri teshri­kut, dėgjoje nė Mine nga goja e haxhinjve gjatė kohės sė hedhjes sė guralecave nė xhemret. Kjo ėshtė klithmė qė del nga shpirti, me qėllim qė ta shprehė kėnaqėsinė dhe gėzimin e pėrfundimit tė rrugėtimit tė sukses­shėm, rrugėtimit tė agjėrimit ose haxhit. Ky ėshtė simboli i fitores sė arritur nė rrugėn e kaluar, si dhe simbol i vendimit pėr vazhdim drejt rrugės sė fitores shpirtėrore nė sprovimet e ardhshme…! “All‑llahu ekber ve li-l-lahi-hamd!”

Islami kėrkon qė kjo thirrje shpirtėrore tė manifestohet nė pikėpamjet e dekorit e tė bu­kurisė sė jashtme dhe nė atmosferėn e mirė­qenies e komoditetit, natyrisht, me maturinė e nevojshme.

Po, obligimi i shtrėngimit tė rripit dhe pėrmbajtjes ėshtė haraē qė ka qenė i respek­tuar gjatė kohės sė agjėrimit dhe haxhit, por kur tė vijė Bajrami mos thuaj se ėshtė e lejuar ajo ēka ka qenė e ndaluar, por thuaj se ėshtė bėrė e obligueshme ajo ēka ka qenė e ndaluar dhe e ndaluar ajo qė ka qenė e obligueshme. Po, sot nuk ka agjėrim, sot nuk ka ndalesa tė ushqimeve dhe tė pijeve tė mira e tė lejue­shme: “Hani dhe pini tė gėzuar pėr atė qė nė ditėt e kaluara e keni fituar.” (El-Hakka, 24).

Sot nuk ka ngurrim nė dekor kėshtu qė ēdokush le tė veshė e le tė mbathė gjėrat mė tė mirat qė i ka dhe nė vete le tė tregojė shenjėn e bekimit tė Zotit, sepse kjo ėshtė dita e arritjes sė bekimeve. Sot nuk ka seriozitet as pėrmbajtje nga loja dhe argėtimi i lejuar. Autorėt e Sunnetit transmetojnė se Enesi r. a. ka thėnė: “I Dėrguari erdhi nė Medine ndėrsa medinasit i kishin dy ditė qė i ka­lonin nė lojė dhe argėtim dhe pyeti: Ē’janė kėto dy ditė? Ata iu pėrgjigjėn se nė to kanė luajtur edhe janė argėtuar nė peri­udhėn paraislame. Me kėtė rast I Dėrguari shtoi: All‑lahu kėto dy ditė ua zėvendėsoi me ditė mė tė mira: me Bajramet e Rama­zanit dhe tė kurbanit…!”

Muslimi transmeton se Aisheja, radijall-llahu anha, ka thėnė: “I Dėrguari hyri tek unė nė Bajram e nė dhomėn time ishin dy robėresha qė kėndonin. Ai nuk tha asgjė, vetėm u shtri nė shtrat dhe e ktheu kokėn. Pastaj hyri Ebu Bekri dhe duke mė qortuar tha: Fyelli i djallit nė shtėpinė e Tė Dėr­guarit, a? Ndėrsa I Dėrguari iu pėrgjigj: Lėri, o Ebu Bekėr! Ēdo popull ka festat e veta, e kjo ėshtė festa jonė. Aisheja r. anha nė vazhdim tha: Zezakėt kanė muzikuar lojėra me mburojė dhe shtizė, e unė e pyeta Tė Dėrguarin, ndėrsa ai mė tha: A dėshiron tė shikosh? U pėrgjigja: Po. Atėherė ai mė mori dhe mė vuri pas vete, ashtu qė kam qenė e mbėshtetur nė kra­harorin e tij dhe kam mbetur ashtu derisa nuk u mėrzita. Mė tha: A tė mjaftoi kjo? - ndėrsa unė u pėrgjigja: Po!”

Nuk do ta lėshoj rastin qė nė lidhje me kėtė lojė nė tė cilėn u dha shenjė nė thėnien e Aishes r.a., tė them se kjo nuk ėshtė vetėm lojė e lejuar, por, nėse qėllimi ėshtė korrekt, ėshtė aktivitet nė tė cilin Islami thėrret dhe nxit, siē e nxit shėnjimin, notin, kalėrimin, vrapimin dhe llojet tjera tė sporteve tė do­bishme, sepse ato atij qė merret me to ia ndriēojnė dhe zhvillojnė vullnetin dhe i siguroj­nė rrezistencė trupit, nė tė vėrtetė prej tij bėjnė njeri tė fortė, ushtar i cili ėshtė i gat­shėm ta mbrojė fenė dhe atdheun. E ne kemi nevojė tė madhe qė gjatė kohės sė festave tona, t’i gjallėrojmė kėto tradita tė bukura.

Kėshtu nė festat islame takohen spiritu­aliteti i hovshėm e i lartė dhe dobia e materi­ali­teti i bukur, i pastėr e i padjallėzuar. Mirėpo, Islami nuk kėnaqet vetėm me kėto dy ele­mente tė festave tė veta, prandaj i forcon edhe me elementin e tretė, mė tė fortin dhe pėr Islamin mė tė dashurin. Ajo ėshtė ana so­ciale-humanitare e cila nėpėrmjet inkuadrimit tė institucionit tė zekatit nė Bajramin e Rama­zanit dhe tė sakrificės sė kurbanit nė Bajramin e kurbanit, nga i gjithė populli bėn njė trup: “Prandaj falu dhe ther kurban…!” (El-Kew­ther, 2), “Ka shpėtuar kush ėshtė pastruar dhe e pėrmend emrin e Zotit tė vet dhe falet, ” (El-A’la, 14-15).

Shpeshherė me penė dhe me fjalė u kam bėrė thirrje vendeve islame dhe institucioneve tė tyre sociale, qė nė mėnyrė tė organizuar t’i qasen tubimit tė kėtyre mjeteve materiale tė shpėrndara anekėnd vendeve tė ndryshme dhe t’ua shpėrndajnė atyre, e drejtė e tė cilėve ėshtė, e pastaj ajo qė mbetet tė deponohet nė projekte tė mėdha shoqėrore. Shpeshherė kam apeluar te pėrgjegjėsit nė Egjipt dhe ven­det tjera islame, qė veēmas pėr Bajram ta fillojnė fushatėn e cila ka pėr qėllim t’i zbrazė rrugėt publike, oborret e xhamive dhe hyrjet e shtėpive nga duart e shtrira tė lypsarėve, sepse pozita e mjerė e tyre paraqet turpin tonė qė mjegullon bukurinė e Bajramit dhe njėkohėsisht ėshtė nxitje sistemit ideal qė e solli Islami, qė popujt tė shpėtojnė nga kjo tragjedi.

Mė parė kam bėrė thirrje dhe kam ftuar, ndėrsa sot po e pėrsėris thirrjen dhe vėrejtjen: “Dhe vazhdo e kėshillo, se kėshillimi me tė vėrtetė u bėn dobi besimtarėve!”. (Edh-Dharijat, 55).

Lamtumirė Ramazanit

Kur Ramazani e paralajmėron shkuarjen e vet, ne jemi nė gjendje vetėm tė themi, Sub­hanallah! Sa shpejtė po shkon kjo jetė! Sa shpejtė po kalojnė ditėt dhe netėt! Sikur tė ishin gjethe vjeshtore tė cilat i valėviti era e fatit! E, a thua nuk ėshtė e tėrė jeta asgjė tjetėr pos disa ēaste? Po, jeta ėshtė vėrtet vetėm ėndėrr, ndėrsa amshimi dhe pėr­hershmėria i takojnė atij qė ėshtė i amshue­shėm: “Ēdo gjė qė gjendet nė tė ėshtė e kalueshme, dhe mbetet vetėm Zot yt, i Madhėrishmi dhe i Nderuari!” (Err-rrahman, 26-27).

Ku na iku muaji i Ramazanit?! A nuk ishte vetėm para disa ēasteve me ne? A nuk na i ka mbushur veshėt dhe sytė tanė? A nuk ishte ai tė folurit e mimbereve tona, dekor i minareve tona, mall i tregjeve tona, lėndė e bisedave, shoqėri e natės e takimeve tona, jeta e xhamive tona? E ku ėshtė tash?

Ja atje, po e kėput perin e fundit qė do ta nxjerrė nga horizonti jonė, ja atje po lufton me frymėn e fundit dhe dėshiron ta lėshojė para nesh. Pra, devotshmėria jonė e jashtėzakon­shme kaloi, u heshtėn zėrat e bilbilave nėpėr degė…! All‑llahut ēdo gjė i kthehet.

O Ramazan…!

Sa i madh ėshtė ndryshimi ndėrmjet dy ditėve tua, ditės sė ardhjes dhe ditės sė shkuarjes sate.

Tė kemi pritur me sy dhe zemėr tė hapur, tė kemi pritur me gėzim, hare dhe shpresė. Kemi dėshiruar tė na vijė pastėrtia jote nė tė cilėn do tė kėndellen shpirtrat tanė, sepse kanė qenė tė ndryshkur e tė tharė. I jemi gėzuar ēastit tė ardhjes sate, sepse ajo do tė thotė pajtim me Krijuesin tonė, nga i cili njė kohė tė gjatė kemi qenė tė kthyer. Sa kemi dashur tė jemi besnikė, sa kemi shpresuar tė jemi tė fortė nė mirėbėrėsinė tėnde.

E sot kur po pėrshėndetemi me ty, shpirt­rat na janė plot frikė e turp, plot keqardhje e pikėllim. Nuk e dimė sa tė kemi qenė tė besueshėm, nuk e dimė sa e kemi realizuar shpresėn tėnde. Sikur ta dije si na gjete? Dhe ēka mė vonė ke marrė me vete nga kujtimet me ne? A e ke pranuar arsyetimin e atyre tė cilėt kanė kėrkuar falje? A je i kėnaqur me agjėrimin e agjėruesve? A tė ka pėlqyer na­mazi i faltarėve?

Sa i madh ėshtė numri i atyre tė cilėt tė janė arsyetuar me punėt dhe obligimet e tyre. Sa i madh ėshtė numri i atyre tė cilėt janė ar­syetuar me dobėsitė dhe sėmundjet e tyre. Por, pėr Zotin, as trupin s’e kanė patur tė sėmurė, as mundėsitė tė dobėta. Nė pyetje ėshtė sėmundja e zemrės, poshtėrsia e shpir­tit dhe mungesa e vullnetit. I ka tradhtuar kon­sekuenca e tyre, prandaj as qė kanė tentuar ta ngadhėnjejnė pengesėn, por kanė ikur nga fushėbeteja para epopesė lavdiplotė dhe vet­veten qė mė herėt e kanė gjykuar me shkatėrrim.

Lėrini tash le ta ndiejnė pikėllimin e dhemb­jes dhe le ta gėlltisin zemėrimin e pendi­mit, kur tė shohin se shokėt qė janė ballafaquar me sprovimin, nga i njėjti kanė dalė si ngadhėnjimtarė dhe asgjė nuk u ka munguar, nė tė vėrtetė vetėm ua ka pėrforcuar fenė, fu­qinė dhe ju ka treguar se frika e tyre ka qenė vetėm iluzion i thjeshtė dhe mashtrim i djallit.

O Ramazan…!

Thuaju atyre tė cilėt u mashtruan kėsaj here, qė mos tė lejojnė tė mashtrohen edhe herėn e dytė! Nė lamtumirėn tėnde thuaju: “Ai i cili e ka lėshuar rastin nė ditėt e mia, le ta kompensojė nė tė tjerat!”. Thuaju atyre se dyert e pendimit janė tė hapura gjerė: “Ai, i cili bėn ndonjė tė keqe ose bėn mėkat ndaj vetes e pastaj lut All‑llahun qė t’ia falė, do tė bindet se All‑llahu fal dhe ėshtė i mėshirshėm.” (En-Nisa, 110).

O muaj i agjėrimit, druaj se mos shumė namazfalėsve dhe agjėruesve nė libėrthin tėnd u ke shėnuar gjėra mė tė rėnda se qė u ke shėnuar shumicės tė cilėt nuk kanė agjėruar e as nuk janė falė, sepse kaherė ėshtė thėnė: “Shumė mėkate tė cilat sjellin pėrēmim dhe pendim janė mė tė mira se respekti i cili shpie nė mendjemadhėsi dhe krenari.” Pėr kėtė, nėse joagjėruesit e pranojnė mėkatin e tyre dhe vendosin tė jenė mė tė vendosur, kanė tė drejtė qė me pendim t’i drejtohen All‑llahut xh.sh. E sa u pėrket atyre mendjemėdhenjve, tė cilėt konsiderojnė se me largimin nga ushqimi dhe pijet i kanė plotėsuar tė gjitha obligimet dhe detyrat e tyre ndaj Teje, por gjatė kohės sė agjėrimit nuk e kanė lėnė pėrgojimin, me tė vėrtetė janė mėkatarė. Pendimi ėshtė larg tyre, sepse ata bile as qė konsiderojnė se kanė bėrė mėkat.

A nuk e dinė ata se All‑llahu, kur fėmijėve ua ka ndaluar qė prindėrve tė tyre t’u drejtojnė ēfarėdo fjalė shqetėsuese dhe bezdisjeje, me kėtė ka dashur qė t’i largojė nga llojet tjera tė ofendimit dhe dhunės tė cilat vijnė pas tyre, dhe se, gjithashtu, kur agjėruesve ua ka nda­luar pijet dhe ushqimet e lejuara, ka dėshiruar qė kjo tė jetė shkalla kulmore e pastėrtisė dhe ngritjes nga tė ndaluarit dhe mėkatet tė cilat para kėsaj i ka ndaluar si mėkate? A ėshtė e kuptueshme qė agjėruesit t’i ndalohet tė pėrgjigjet nė ofendimet dhe shqetėsimet, e t’i lejohet qė ai tė fillojė tė ofendojė dhe shqetėsojė dikė?

A nuk ėshtė agjėrimi, siē kemi dėgjuar, pastėrtia kulmore? E si do t’i sendėrtojė syni­met kulmore tė asaj pastėrtie, ai i cili nuk i ka sendėrtuar tė parat?

Vėllezėr agjėrues…!

Uluni pak me mua qė tė riprovohemi para se tė pyetemi! A mos kemi harruar se kandari i veprave ėshtė i saktė dhe se I Drejti Absolut i sheh tė gjithė. Si do tė pėrgjigjeshim sikur tė na thuhej: “Keni llomotitur dhe paturpshėm keni folur gjatė agjėrimit. Keni qenė tė pa­kujdesshėm nė namaz”. E kush nga ne nuk ka llomotitur gjatė agjėrimit dhe kush ka qenė i pakujdesshėm nė namaz?

Shfrytėzoni kėto ēaste dhe pastroni zem­rat tuaja me pendim, ngritni duart tuaja dhe pėrsėritni pas meje: “O Zoti ynė, ne dėgjuam njė tė dėrguar i cili na thėrriste nė besim 'Besoni Zotit tuaj!'- dhe ne besuam. O Zoti ynė, na fal mėkatet tona, zbuti veprat tona tė kėqija dhe bėna tė vdesim me ata tė mirėt. O Zoti ynė, na jep atė qė na e ke premtuar me anė tė pejgamberėve Tu dhe mos na pikėllo nė Ditėn e Kijametit! Ti me siguri e pėrmbush premtimin tėnd”. (Ali Im­ran, 193-194).

Pėrcillne Ramazanin, atė musafir fisnik ashtu si pėrcillet musafiri i vėrtetė. Ta dini se musafiri i vėrtetė nuk pėrcillet vetėm me se­lame, por me dhurata dhe gjėra tė vlefshme. Por, a e dini se cilat janė dhuratat pėr kėtė musafir tuajin? Zekatul-l-fitri. Ai e pastron agjėrimin tuaj, ai i pastron shpirtrat tuaj, ai i pas­tron punėt tuaja...

Ta lusim All‑llahun t’i pranojė veprat tona tė mira dhe tė na shpėrblejė me sinqeritet nė tė gjitha ndėrmarrjet tona.

Amin… Amin…!

 

 

Titulli nė original: Es-Sawmu – terbijjetun we xhihadun

Pėrktheu nga gjuha arabe: Mes’ud Hafizoviq

Shqipėroi nga boshnjakishtja: Nexhat Ibrahimi

 

Pėrshkrim i shkurtėr i jetės dhe veprės sė dr. Muhamed Abdullah Drazit

 

Dr. Muhamed Abdullah Drazi i pėrket plejadės sė atyre mendimtarėve, tė cilėt me jetėn dhe veprėn e tyre kanė lėnė gjurmė tė thella nė teorinė dhe praktikėn muslimane.

Pėr fat tė keq, nuk disponojmė me tė dhėna tė hollėsishme qė kanė tė bėjnė me jetėshkrimin e tij, por edhe ato tė paktat mjaftojnė pėr shkak tė veprimit pozitiv tė tyre nė brezat e ardhshėm.

Dr. Drazi shkollimin fillor, tė mesėm dhe atė universitar e kreu nė Universitetin e mirėnjohur tė Kajros, “El-Ez'her”, ku ende ishin tė freskėta idetė dhe veprat e kolosėve islamė, Muhamed Abduhu-sė, Kevakibit, Mu­hamed Rashid Ridasė, Meragisė e tė tjerė. Pas kėsaj shkoi nė Francė ku brenda njė kohe relativisht tė shkurtėr doktoroi nė Universitetin e Sorbonės. Pas kthimit nė Egjipt filloi tė punojė si profesor nė Fakultetin e Gjuhės Arabe nė Universitetin “El-Ez'her”. Sė shpejti u vėrejt se nė tė fshehej njė shkencėtar pro­duktiv. Puna e tij u kurorėzua me njė varg suksesesh, si nė punėn me studentėt ashtu edhe nė planin e fjalės sė shkruar. Pėr fat tė keq, nė kohėn kur prej tij pritej mė sė shumti, ai ndėrroi jetė. Interesi i tij pėr diturinė dhe hulumtimet e tij mbetėn tė papėrfunduara, por me njė porosi tė madhe: Ēdoherė dhe nė ēdo vend duhet dhėnė maksimumin! Nė atė kohė nė Pakistan mbahej Konferenca pėr Hulum­timet Islame, ku dr. M. A. Drazi ishte ndėr pjesėmarrėsit mė tė suksesshėm nė kėtė tubim, tė fundit pėr tė.

Nė vazhdim do t’i theksojmė titujt e disa nga veprat mė tė rėndėsishme tė tij:

- Vepra “Lajmi i madh” flet pėr Muham­medin alejhisselam, pėr fenomenin e Vahjit, respektivisht Shpalljes, pėr domosdonė e be­simit dhe pėr shėmbėlltyrėn e Muhammedit alejhisselam nė ēdo pikėpamje.

- Vepra “Pikėpamjet e Islamit” nė mėnyrė plastike, burimore, shkencore dhe origjinale flet pėr Islamin dhe shikimin e tij uni­versal mbi botėn, natyrėn, shoqėrinė dhe idenė.

- Vepra “Feja – hulumtimet hyrėse nė tė studiuarit e historisė sė feve”, autorin na e paraqet si njohės jo vetėm tė mėsimit islam, por edhe si njohės tė shkėlqyeshėm tė mėsimeve tė ndryshme fetare, zhvillimin e tyre historik, thelbin dhe tendencat brenda tyre si dhe figurat kryesore tė kėtyre doktrinave dhe tendencave.

Nė fund po e pėrmendim edhe veprėn “Agjėrimi – edukatė dhe xhihad”, tė cilėn njėkohėsisht po ua japim tė pėrkthyer nė gju­hėn tonė. Kjo vepėr pėr tė gjithė ne paraqet freski tė rrallė dhe frymėzim tė pashtershėm pėr ēdokėnd: pėr tė rinjtė dhe tė moshuarit, pėr intelektualėt e pėr shumė tė tjerė. Autori, siē mund tė vėrehet, ka depėrtuar nė thellėsitė e shpirtit tė njeriut tonė musliman, nė njė mėnyrė jashtėzakonisht tė qėlluar e ka studi­uar mentalitetin dhe dobėsitė tona, me ē'rast propozon ide konkrete tė bazuara nė Kur’an, Sunnet dhe nė mendjen e shėndoshė.

Kjo vepėr e vogėl pėr nga vėllimi, por e madhe pėr nga porositė, le tė jetė urim pėr Muajin e Bekuar tė Ramazanit, me dėshirė qė tė gjendet nė ēdo shtėpi dhe nė duart e ēdo anėtari tė familjes.

U jam mirėnjohės tė gjithė atyre qė ndihmuan nė botimin shqip tė kėsaj broshure tė dr. Drazit, duke e pėrfshirė Botuesin dhe personat tjerė tė angazhuar pėr botim.

 

(Shėnimet janė marrė nga: Dr. M. A. Draz, “Ramazanski post”,

Sarajevo, 1980, fq. 2).

 

Nexhat Ibrahimi