Dielli perėndon.
Lulja vyshket
Ēdo gjė ka pranverėn e vet.
Ēdo gjė ka vjeshtėn e vet.
Shėndeti mbaron me sėmundje.
Jeta mbaron me vdekje.
Perandoritė krijohen dhe zhduken.
Kontinentet i gėlltisin oqeanet.
Yjet nė kozmos shpėrthejnė dhe shkapėrderdhen.
Bota reale qė na rrethon ėshtė mashtruese dhe e
ngjyrosur me ngjyra tė ndryshme, sikur gėnjeshtra. Lėviz drejt pėrfundimit
dhe zhdukjes... Ajo ėshtė sikur vizatimi nė ujė, sikur lara nė rėrė tė cilėn
e fshijnė erėrat.
All-llahu nuk ėshtė nga kjo botė... Ai ėshtė
mbi tė. All-llahu nuk mund tė sėmuret, tė plaket, tė vdesė: nuk ėshtė e
drejtė as fiktivisht Ta pėrfytyrojmė sikur gjėrat tjera. Ai ėshtė i
lartėsuar mbi tė gjitha.
Bota ėshtė mashtrim.
All-llahu ėshtė e vėrteta.
Bota ėshtė kalimtare.
All-llahu ėshtė i pėrhershėm.
Bota ėshtė e ndryshueshme.
All-llahu ėshtė i pandryshueshėm.
Bota ėshtė e pėrkufizuar me kufijtė e kohės dhe
hapėsirės.
All-llahu ėshtė mbi kohė dhe hapėsirė. Ai nuk
reduktohet nė vend, as nė trajtė, nuk ka karakteristika tė hapėsirės. Nuk
mund tė thuhet se ėshtė poshtė ose lart, majtas ose djathtas, brenda ose
jashtė.
Prandaj Ai nuk pushton kurrfarė trupi, nuk
ėshtė trajtėsuar me kurrfarė vėllimi, as nuk ėshtė personifikuar me ēfarėdo
formė apo trajtė.
Pėr arsye se ėshtė mbi kohė, Ai nuk ka as kohėn
e vjetėrsisė, nuk ka fillim as mbarim, nuk ka tė kaluar, tė tashme as tė
ardhshme... por, Ai ėshtė pranishmėria absolute, e tashmja e pandėrprerė
dhe vazhdimi i amshueshėm i paraqitur pėrgjithmonė nė fenomenalen (shehadet)
dhe transcendentalen (gajb).
Nuk ėshtė e drejtė qė pėr Tė tė themi se
rritet, zhvillohet, plaket, bėhet mė i madh, mė i fuqishėm, mė i plotė...
sepse Ai ėshtė gjithnjė i pėrkryer.
Meqė ėshtė i privuar nga koha dhe hapėsira, Ai
nuk lėviz dhe nuk translocohet, por gjendet nė qetėsi tė pėrgjithshme dhe nė
gjendje tė qėndrueshmėrisė, ndėrsa ēdo gjė rreth tij ėshtė e trazuar. Kjo
ėshtė domethėnia e fjalės “Es-Samed”, i Qėndrueshėm dhe i
Pėrhershėm. Pėr kėtė Ai ėshtė strehim dhe siguri nė detin e trazirave tė
cilit shpirtrat ia hedhin spirancat e veta, sikur anija qė ndalet dhe hedh
spirancėn e vet nė fundin stabil qė nga fortėsia e tij ta fitojė
stabilitetin e vet. Ai ėshtė strehim tė cilit ēdo gjė i drejtohet.
Ne jemi tė vėnė nė pranga (me kohė dhe me
hapėsirė).
All-llahu ėshtė i lirė (i amshueshėm dhe
jopėrfundimtar). Ai nuk ka fillim, nuk ka fund, nuk ka kufij.
Ai ėshtė “El-Latīf” pėrsosurisht i butė,
i patrup, i papeshė, jomaterial.
Kjo ėshtė domethėnia e fjalės “El-Latīf”,
pėrkatėsisht fshehtėsia e vėrtetė.
“El-Latīf”
ėshtė ai qė nuk ka trup, peshė as vėllim qė e paaftėsojnė. Sė kėndejmi,
Ai, nė ēdo kohė, nė fshehtėsi dhe nė mosshikueshmėri, penetron nė ēdo gjė
me pranishmėrinė e plotė me ēdo gjė: Nuk e arrijnė sytė, kurse Ai i arrin
ato... Ai ėshtė me ne kudo qė tė jemi. Ėshtė krejtėsisht me ne, por ne nuk e
shohim, sikur qė askush nga ne nuk e sheh dritėn e syve tė vet. Na ėshtė mė
i afėrt se gjaku nė damarėt tanė.
Ai ėshtė “Vāhid” (Njė)
Ai ėshtė ai qė tė krijon fitim
Ai ėshtė ai qė tė krijon dėm
Ai ėshtė ai qė akrepit ia jep helmin
Ai ėshtė po ai i njėjti qė trėndafilit i jep
aromė
Ai ėshtė njė subjekt i njėjtė qė i bėn tė
gjitha kėto gjėra
Ai ėshtė “El-Vāhid” (Njė)
Ai ėshtė “El-Ehad” (I Vetmi)
Nė domethėnien I Vetmi nuk do tė thotė
ēka edhe Njė.
Nga fjala Njė kuptojmė tė qenurit njė tė
subjektit, pranė llojllojshmėrisė sė veprave tė shumta. Bėrėsi i
tyre ėshtė gjithnjė Njė.
Tė qenurit njė ėshtė atribut i kėtij Njė-shi.
Ai ėshtė Njė, pėrkatėsisht nuk ndahet, nuk
copėtohet, nuk mund tė bėhet diē ose pjesė, nuk ka kundėrshtar as rival...
Plotėnia, mangėsia dhe rritja nuk janė karakteristika tė Tij.
Ai nuk u nėnshtrohet analizės e sintezės,
ndarjes dhe bashkimit.
Ai ėshtė Njė nė qenien e vet. Kjo do tė thotė
se Ai nuk copėtohet nė vete, nuk ėshtė nė kundėrshtim dhe nuk
kundėrshtohet, por tek Ai kundėrshtitė takohen (El-Xhebbār, Err-Rrahīm,
El-Muizz, El-Mudhil-l, En-Nāfi’, Ed-Dārr - I Fuqishmi, Mėshirėploti, I
Cili lartėson, I Cili nėnēmon, I Cili krijon fitimin, I Cili krijon dėmin)
nė njė unitet tė atillė tė pėrkryer ku nuk ka kontrast as konflikt. Prej
kėtu edhe emrat e Tij “Es-Selām” dhe “Es-Samed” (Paqja dhe
Ekzistenca e pėrgjithshme). Nė Tė nuk ka ndryshime, krahas asaj qė pėrmban
kontraste; tek Ai nuk ka luftė, edhe pse pėrmban kundėrshtitė... Ai ėshtė
“Es-Selām” (Paqja).
Ai ėshtė “El-Hajj” (I Gjalli).
Ėshtė i Gjallė vetvetiu dhe nuk ka nevojė pėr
krijues i cili do t’i japė jetė. Ai jeton me jetė tė pėrsosur, ashtu qė nuk
mbėshtetet nė tjetrin, qė ėshtė nė kundėrshtim tė plotė me jetesėn tonė tė
mangėt, e cila nuk mund tė ekzistojė pa ndihmėn e Tij.
Ai ėshtė “El-Kajjim” (I Cili mban ēdo
gjė). Ai ēdo gjė e mban tė gjallė dhe u jep jetė jo tė gjallėve.
Ēdo gjė ekziston varėsisht nga All-llahu.
Yjet nė kupėn qiellore i mbajnė ligjet e Zotit,
kėshtu qė edhe ato janė tė varura nga Ai. Drurėt rriten varėsisht nga Ai dhe
me ndihmėn e tij, gjė qė manifestohet nė aspekt tė dritės, diellit, ujit dhe
tokės.
Ne ēdo ditė ekzistojmė tė varur nga Ai dhe me
ndihmėn e Tij.
Shohim me ndihmėn e Tij, dėgjojmė me ndihmėn e
tij... me anė tė dhuntive qė na ka dhėnė. Tėrė kozmosi ia ka borxh
ekzistimin e vet All-llahut. Ai mban ēdo gjė.
Ai do tė na ringjallė nė Ditėn e gjykimit.