Le tė jetė nga ju njė grup qė  thėrret nė atė qė ėshtė e dobishme, urdhėron pėr punė tė mbara dhe ndalon nga e keqja

 

BIBLIOGRAFIA

NEXHAT IBRAHIMI

Emri 

E-mail 

Mesazhi

 

 

 

 

ALIJA IZETBEGOVIQ

 

DEKLARATA ISLAME

 

Titulli i origjinalit
Alija Izetbegovic
Islamska deklaracija

 

 Pėrktheu
Nexhat Ibrahimi 

 

 


 

DEKLARATA ISLAME

Njė program i islamizimit tė popujve muslimanė

Njė program i islamizimit tė popujve muslimanė
"QĖLLIMI  YNĖ: Islamizimi i muslimanėve
MOTOJA JONĖ: Tė besojmė dhe tė luftojmė

 

Nė emėr tė All-llahut, tė Gjithmėshirshmit, Mėshirėplotit!

Deklaratėn tė cilėn sot po ia dorėzojmė opinionit nuk ėshtė kurrfarė lektyre, e cila tė huajve ose atyre tė cilėt dyshojnė duhet t’ua dėshmojė superioritetin e Islamit ndaj kėtij apo atij sistemi, kėtij apo atij grupi tė ideve.

Ajo u ėshtė drejtuar muslimanėve tė cilėt dinė ku bėjnė pjesė dhe tė cilėt nė zemrėn e tyre qartė ndiejnė nė cilėn anė qėndrojnė. Pėr tė kėtillėt kjo deklaratė paraqet thirrje t’i nxjerrin konsekuencat e domosdoshme pėr atė nė ēka ajo dashuri dhe pėrkatėsi i obligon.

Tėrė bota muslimane gjendet nė situatėn e vlimeve dhe ndryshimeve. Sido qė tė duket kjo botė pasi kėto ndryshime ta bėjnė xhiron e parė ngjitėse, njė gjė ėshtė e sigurt; ajo mė nuk do tė jetė bota nga gjysma e parė e kėtij shekulli. Epoka e pasivitetit dhe qetėsisė kaloi pėrgjithmonė.

Kėtė ēast tė ndėrrimit dhe lėvizjes po pėrpiqen ta shfrytėzojnė tė gjithė e sidomos tė huajt e fuqishėm nga Lindja dhe Perėndimi. Nė vend tė ushtrive tė tyre ata tash fusin idetė e tyre dhe kapitalin e tyre, dhe me kėtė formė tė re tė ndikimit orvaten sėrish ta arrijnė qėllimin e njėjtė: ta sigurojnė praninė e tyre dhe qė popujt muslimanė t’i mbajnė edhe mė tej nė gjendjen e dobėsisė shpirtėrore dhe varshmėrisė materiale e politike.

Kina, Rusia dhe vendet perėndimore grinden rreth asaj se cilės prej tyre dhe mbi cilėn pjesė tė botės muslimane u takon patronati. Grindja e tyre ėshtė e pakuptimtė. Bota islame nuk u pėrket atyre, por popujve muslimanė.

Sepse, njė botė me njė miliard njerėz, me burime tė mėdha natyrale dhe nė rendin e parė tė pozitės gjeograf­ke, e cila ėshtė trashėgimtare e traditave kolosale kulturore dhe politike dhe e cila ėsh­tė bartėse e mendimit tė gjallė islamik, nuk mundet shumė kohė tė mbetet nė pozitėn e qiraxhiut. Nuk ekziston fuqi e cila do tė mund ta pengonte gjeneratėn e re muslimane qė ta ndėrprejė kėtė gjendje jonormale.

Me kėtė bindje ne u shpallim miqve dhe armiqve se muslimanėt kanė vendosur qė fatin e botės muslimane ta marrin nė duart e veta dhe kėtė botė ta rregullojnė sipas botėkuptimeve tė tyre.

Nė kėtė pikėpamje deklarata nuk pėrmbanė ide tė cilat do tė mund tė konsideroheshin plotėsisht tė reja. Ajo mė pa­rė ėshtė sin­tezė e ideve tė cilat gjithnjė e mė shpesh po dėgjohen nė vendet e ndryshme dhe tė cilat kanė pėrafėrsisht rėndėsinė e pėrgjithshme nė tė gjitha pjesėt e botės muslimane. Megjithatė, risia e saj ėshtė nė atė qė kėrkon nga idetė dhe planet tė kalohet nė aksion tė orga­nizuar pėr sendėrtim­in e tyre.

Lufta pėr qėllimet e reja nuk fillon sot. Pėrkundrazi, historia e kėsaj lufte tashmė i njeh shehidėt e vet dhe faqet e shkruara mbi vuajtjet dhe sakrificat. Megjithatė, ky ėshtė flijim vetjak i individėve tė spikatur ose i grupeve tė vogla guximtare nė ballafaqim me fuqitė e fuqishme tė xhahilietit. Madhėsia e problemit dhe e vuajtjeve, ndėrkaq, kėrkon aksion tė organizuar tė milionave.

Porosinė tonė ia pėrkushtojmė kujtimit tė shokėve tanė tė cilėt kanė rėnė pėr Islamin.

Sarajevė 1970

Xhumadul-ula 1390

 

A duam qė popujt muslimanė tė dalin nga tė lėvizurit nė rreth, nga varshmėria, prapambeturia dhe varfėria.

A duam qė sėrish me hapa tė sigurtė tė ecin nė shtigjet e dinjitetit dhe arsimimit dhe tė bėhen zotėri tė fatit tė tyre;

A duam qė sėrish me tėrė forcėn tė gufojnė burimet e trimėrisė, gjenive dhe tė virtyteve;

atėherė qart tė tregojmė nė rrugėn e cila shpie deri te ai synim;

Sendėrtimi i Islamit nė tė gjitha fushat nė jetėn individuale tė individėve, nė familje dhe shoqėri, nėpėrmjet pėrtėritjes sė mendimit fetar islam dhe krijimit tė bashkėsisė unike islame prej Marokos deri nė Indonezi.

Ky synim mund tė duket edhe i pamundur edhe i largėt, por ai ėshtė real, sepse vetėm ai gjendet nė suazat  e sė mundshmes. Pėrkundrazi, ēdo program joislamik nė sy mund tė duket i afėrt dhe nė prag tė cakut, por ai pėr botėn islame ėshtė utopi e pastėrt, sepse qėndron nė suazat e sė pamundshmes.

Historia tregon faktin e qartė: Islami ėshtė mendimi i vetėm i cili ka mund ta mallėngjejė imagjinatėn e popujve muslimanė dhe ta arrijė te ata masėn e domosdoshme tė disiplinės, frymėzimit dhe energjisė. Asnjė ideal tjetėr, i huaj pėr Islamin, kurrė nuk ka arritur tė realizojė ēfarėdo efekti me rėndėsi as nė fushėn e kul­turės as nė fushėn e shtetit. Nė tė vėrtetė, ēdo gjė qė nė historinė e popujve mus­limanė ėshtė e madhe dhe me vlerė tė pėrmendet, ėshtė krijuar nėn shenjėn e Islamit. Vetėm disa mijėra luftėtarė tė mirėfilltė islamikė e kanė detyruar Anglinė qė viteve pesėdhjetė tė kėtij shekulli tė tėrhiqet nga Suezi, kurse ushtritė e bashkuara tė regjimeve nacionaliste arabe tash pėr herė tė tretė po e humbin betejėn kundėr Izraelit. Turqia si vend islam e ka sunduar botėn. Turqia si plagjiat evropian paraqet vend tė dorės sė tretė, ēfarė nė botė ka me qindra.

Populli, sikur edhe individi, i cili e ka pranuar Islamin ėsh­tė i paaftė qė pas kėsaj tė jetojė dhe vdesė pėr ēfarėdo ideali tjetėr. S’ėshtė e marrur me mend qė muslimani tė sakrifikohet pėr ndonjė mbret ose sundues, sido qė tė qu­het, ai, ose pėr lavdi tė ndonjė kombi, partie ose diē tė ngjashme, sepse sipas instinktit mė tė fortė islam ai nė kėtė njeh njė lloj tė jobesimit dhe idhujtarisė. Musli­ma­ni mund tė vdesė vetėm me emrin e All-llahut dhe pėr lavdi tė Islamit ose - tė ik nga fushėbeteja.

Sė kėtejmi periudhat e pasivitetit dhe stagnimit nė tė vėrtetė dtth. mungesa e alternativės islame ose papėrgatitshmėrisė sė mjedisit musliman qė tė drejtohet kah ky shteg i pėrpjetshėm. Ato janė shprehje negative tė monopolit shpir­tėror tė cilin Islami e ka mbi botėn muslimane.

Duke e pranuar kėtė gjendje si shprehje tė vullnetit tė All-llahut, ne pohojmė qartė se bota islame nuk mund tė ri­mėkėmbėt pa dhe kundėr Islamit. Islami dhe parimet e tij pėr vendin e njeriut nė botė, qėllimit tė jetės sė njeriut dhe raporteve ndėrmjet njeriut dhe Zotit, njeriut dhe njeriut mbesin bazament i pėrhershėm dhe i pazėvendėsueshėm etik, filozofik, ideor dhe politik i ēdo aksioni tė mirėfilltė nė drejtim tė rimėkėmbjes dhe pėrmirėsimit tė gjendjes sė popujve muslimanė.

Alternativa ėshtė e qartė: ose lėvizja nė drejtim tė rimėkėmbjes islame ose pasiviteti dhe stagnimi. Pėr popujt muslimanė mundėsi e tretė nuk ekziston.

 

I. PRAPAMBETURIA E POPUJVE MUSLIMANĖ

 

KONSERVATORĖT DHE MODERNISTĖT

Ideja e rimėkėmbjes islame, me botėkuptimin e saj pėr aftėsinė e Islamit qė jo vetėm ta edukojė njeriun por edhe ta rregullojė botėn, do tė ketė gjithnjė armiq nė dy grupe njerėzish: konservatorėt dėshirojnė modelet e vjetra, modernistėt dėshirojnė modelet e huaja. Tė parėt Islamin e tėrheqin nė tė kaluarėn, tė dytėt ia pėrgatisin ardhmėrinė e huaj.

Pa marrė parasysh dallimet mjaft tė mėdha tė ndėrsjella, kėto dy kategori njerėzish kanė diē tė pėrbashkėt: edhe tė parėt edhe tė dytėt nė Islam shohin vetėm religjionin, duke e kuptuar kėtė shpreh­je nė kuptimin evropian tė kėsaj fjale. Mungesa e caktuar e prirjes pėr hollėsitė e gjuhės dhe logjikės, kurse mė shumė tė moskuptuarit e thelbit tė Islamit dhe rolit tė tij nė histori dhe botė, i shpie qė dinin islam ta pėrkthejnė me religjion, qė pėr shkak tė njė arsyeje tė veēantė ėshtė krejtėsisht e gabueshme.

Edhe pse paraqet pėrsėritje dhe konfirmim tė tė vėrtetave bazamentale pėr prejardhjen dhe misionin e njeriut, hyrja e Islamit nė njė gjė ėshtė plotėsisht e re: nė kėrkesėn qė tė bashkohet feja dhe shkenca, morali dhe politika, ideali dhe interesi. Duke e pranuar ekzistencėn e dy botėve, natyrore dhe tė brendshme, Islami mėson se pikėrisht njeriu paraqet kalim tė greminės ndėrmjet kėtyre dy botėve. Jashtė kėtij uniteti religjioni fillon tė tėrheq nė prapambeturi (refuzimi i ēdo jete vepruese), kurse shkenca nė ateizėm.

Duke u nisur nga qėndrimi se Islami ėshtė vetėm religjion, konservatorėt vijnė nė pėrfundim se Islami nuk duhet, ku­rse progresistėt se Islami nuk mundet ta rregullojė botėn e jashtme. Rezultati praktik ėshtė i njėjtė:

Bartės kryesor, ndonėse jo edhe i vetėm, i botėkuptimit konservativ nė botėn muslimane sot ėshtė klasa e hoxhallarėve dhe shjhėve, tė cilėt pėrkundėr qėndrimeve tė qarta pėr mosekzistimin e klerit (priftėrisė) nė Islam, janė organizuar si klasė e veēantė, e cila pėr vete e ka monopolizuar komentimin e Islamit dhe ėshtė vėnė si ndėrmjetėsuese ndėrmjet Kur’anit dhe njerėzve. Si besimtarė ata janė teolo­gė, si teologė ata janė dogmatikė tė pashmangshėm dhe, pasi qė feja ėshtė dhėnė njėherė e pėrjetė, ajo sipas mendimit tė tyre pėrgjithmonė edhe ėshtė komentuar, dhe mė sė miri ėshtė tė lihet tėrėsisht si ėshtė dhėnė dhe definuar para njė mijė e mė shumė vjetėve. Sipas kėsaj logjike tė pashmangshme tė dogmatikėve, teologėt bėhen armiq tė rreptė kundėr ēdo gjėje tė re. Ndėrtimi i mėtejshėm i sheriatit si ligj nė kuptim tė aplikimit tė parimeve tė Kur’anit pėr situatat gjithnjė e mė tė reja tė cilat i sjell zhvillimi i botės, barazohet me atakun nė integritetin e fesė. Ndoshta nė kėtė ka edhe dashuri pėr Is­lamin por kjo ėshtė dashuri patologjike e njerėzve shpirtngushtė dhe tė prapambetur, pėrqafimi vdekjeprues i sė cilės pothuaj e ka ngulfatur mendimin ende mė tė gjallė islam.

Ndėrkaq, do tė ishte gabim tė mendohet se nė duart e te­o­logėve Islami ka mbetur libėr i mbyllur. Gjithnjė e mė shu­mė e mbyllur ndaj shkencės dhe gjithnjė e mė shumė e hapur ndaj mistikės, teologjia ka lejuar qė nė kėtė libėr tė regjistrohen gjėra iracionale, pėr mėsimin islam plotėsisht tė huaja e madje edhe besėtytni tė qarta. Kush e njeh natyrėn e teologjisė do ta ketė tė qartė pse ajo nuk ka mund t’i kundėrvihet sprovės sė mitologjisė dhe pėrse madje nė kėtė ka shikuar pasurimin e mendimit fetar. Monoteizmi i Kur’anit, mė i pastėrti dhe mė i pėrkryeri nė historinė e mėsimeve fetare, dalėngadalė ka qenė i komprometuar, kurse nė praktikė ėshtė paraqitur tregtia e neveritshme me fenė. Ata tė cilėt veten e kanė quajtur komentues dhe mbrojtės tė fesė, nga ajo kanė bėrė profesion, pėrndryshe mjaft i kėndshėm dhe i leverdishėm, dhe pa ndėrgjegje kanė pranuar gjendjen nė tė cilėn porositė e saj fare nuk janė aplikuar.

Teologėt kėshtu janė bėrė njerėz tė gabueshėm nė vendin e gabu­eshėm. Edhe tash kur bota muslimane po tregon tė gjitha she­njat e zgjimit, kjo shtresė po bėhet shprehje e ēdo gjėje tė kobshme dhe sklerotike nė atė botė. Ajo u tre­gua plotėsisht e paaftė tė ndėrmerr ēfarėdo hapi konstruktiv qė bota islame tė ballafaqohet me vėshtirėsitė tė cilat po e shtrėngojnė.

Sa u pėrket tė ashtuquajturėve progresistė, perėndimorė, modernistė dhe si mė nuk quhen, ata kudo nė botėn muslimane para­qesin mjerim tė vėrtetė, sepse janė mjaft nė numėr dhe me ndikim, sidomos nė pushtet, arsim dhe jetėn publike pėrgjithėsisht. Duke e shikuar Islamin te hoxhallarėt dhe ko­n­ser­vatorėt dhe duke i bindur tė tjerėt nė kėtė, modernistėt frontalisht ngriten kundėr ēdo gjėje qė e prezenton kėtė me­ndim. Kėta reformatorė tė vetėthirrur nė vendet e sotme muslimane do t’i njihni sipas asaj qė rėndom mburren me atė prej sė cilės do tė duhej tė turpėroheshin dhe tur­pėrohen prej asaj me tė cilėn do tė duhej tė mburreshin. Nė rastet e shumta kėta janė “bijtė e babajve”, tė cilėt shkollohen nė Evropė dhe nga aty kthehen me ndjenjėn e inferioritetit tė thellė ndaj Pe­rėndimit tė pasur dhe superioritetit tė veēantė ndaj mjedisit tė varfėr e tė prapambetur nga i cili janė lindur. Pa edu­katė islame dhe pa lidhjen shpirtėrore dhe morale me po­p­u­llin, ata shpejt i hum­bin kriteret elementare dhe imagjino­jnė se me rrėnimin e botėkuptimeve, traditave dhe bindjeve tė vendit, kurse me futjen e tė huajave nė kėtė vend, gjatė natės do tė krijojnė Amerikėn, tė cilėn pėr sė tepėrmi e ad­mi­rojnė. Nė vend tė standardit ata sjellin kul­tin e standardit, nė vend tė zhvillimit tė mundėsive tė asaj bote, ata i zhvillojnė dėshirat dhe kėshtu ia hapin rrugėn korrupsionit, primiti­vi­zmit dhe kaosit moral. Atyre s’u ėshtė e qartė qė fuqia e bo­tės perėndimore nuk ėshtė nė atė si jeton ajo botė, por nė atė si punon ajo, se ajo fuqi nuk ėshtė nė modėn, mosbesimin, klu­bet e natės, brezin e ri tė shkapėrderdhur, por nė aktivitetin, zellshmėrinė, diturinė dhe pėrgjegjėsinė e jashtėzakonshme tė njerėzve tė saj.

Nuk ėshtė, pra, fatkeqėsia kryesore nė atė qė perėndimorėt tanė i kanė shfrytėzuar moduset e huaja, por nė atė qė nuk kanė ditur t’i shfrytėzojnė ose - thėnė mė mirė - qė gjatė kėsaj nuk e ka­nė zhvilluar sa duhet ndjenjėn e fuqi­shme pėr atė qė ėshtė e mi­rė. Ata nuk e kanė marrė prodhimin e dobi­sh­ėm, por masproduktin e dėmshėm, asfik­sues tė njė procesi tė civilizimit.

Ndėr rekuizitet e vlerės sė dyshimtė tė cilat perėndimori ynė i futė nė shtėpi, gjenden rėndom edhe idetė e ndryshme “revolucio­nare”, programet e reformės dhe “doktrinat shpėt­uese” tė ngjashme tė cilat i “zgjidhin tė gjitha problemet”. Ndėr kėto reforma ka shembuj tė shkurtpamėsisė dhe improvizimit tė pa­besueshėm. Kėshtu, pėr shembull, Mustafa Kemali, i cili ka qenė komandant lufte mė i madh se sa reform­ator kulturor dhe meritat e tė cilit pėr Turqinė duhet shpjerė nė masėn e duhur, me njė nga re­format e tij ndalon mbajtjen e fesit. U tregua shumė shpejtė se me ndėrrimin e formės sė kapelės nuk mund tė ndėrrohet ajo qė ėshtė nė kokat ose shp­­re­hitė e njerėzve, e edhe mė pak ajo qė e pėrbėn pozitėn e tyre tė vėrtetė, prandaj tė gjitha problemet e turqve, tė dje­shme nė fes dhe tė sotme nė sheshir, kanė mbetur plotėsisht tė njėjta.

Mė shumė se njė shekull para shumė popujve jashtė sfe­rės sė civilizimit perėndimor, shtrohet problemi i qėndrimit ndaj kėtij civilizimi. A tė merret nė kėtė ballafaqim qėndrimi i refuzimit tė plotė, pėrshtatja e kujdesshme apo pranimi i tė gjitha aspekteve tė kėtij civilizimi pa zgjedhje? Tragjedia apo triumfi i shumė popujve varej nga ajo se si janė pėrgji­gjur ata nė kėtė pyetje vendimtare.

Ekzistojnė reforma nga tė cilat shkėlqen urtėsia e njė populli dhe ato tė cilat dtth. tradhti e vetvetes. Shembulli i Japonisė dhe Tur­qisė nė kėtė aspekt mbetet klasik nė historinė bashkėkohore.

Nga fundi i shekullit tė shkuar dhe fillimi i kėtij shekulli kėto dy vende kanė ofruar fotografinė e vendeve mjaft tė ngjashme “tė krahasueshme”. Tė dyja kanė qenė mbretėri tė vjetra, me fizionomi vetjake dhe me vendin e tyre nė histori. Tė dyja janė gjendur nė shkallėn afėrsisht tė njėjtė tė zhvillimit edhe me tė kaluar tė lavdishme e cila njėkohėsisht ka mundur tė jetė privilegj dhe barrė e madhe. Me njė fjalė, ato pėr ardhmėrinė kanė pasur pothuaj gjasa tė barabarta.

Pastaj kanė pasuar reformat e njohura nė tė dy vendet. Qė tė vazhdojė tė jetojė jetėn e vet, e jo tė huaj. Japonia ka tentuar t’i unjėsojė traditat dhe progresin. Pėr Turqinė modernistėt e saj e kanė zgjedhur rrugėn e kundėrt. Sot Turqia ėshtė vend i dorės sė tretė, ndėrsa Japonia gjendet nė kulmin e ko­m­beve botėrore.

Dallimi nė filozofinė e reformatorėve japonezė dhe turqė mba­se nuk ka qenė askund aq i qartė dhe karakteristik sikur nė ēėsh­tjen e alfabetit.

Derisa Turqia e ndėrpreu alfabetin arab, i cili pėr shkak tė thjeshtėsisė sė tij me vetėm 28 shenja, bėnė pjesė nė alfa­bet­et mė tė pėrkryera dhe mė tė zgjeruara botėrore, Japonia refuzon kėrkesėn e “romajėve” tė vet ta aplikojė alfabetin latin. Ajo mbajti alfabetin e vet tė komplikuar i cili pas refor­m­ės, pėrveē 46 shenja­ve pėrmbanė edhe 880 ideograme kineze. Nė Japoni sot nuk ka analfabetė, kurse nė Turqi - dyzet vjet pas aplikimit tė alfabetit latin - analfabetė janė mė shumė se gjysma e popullsisė, njė rezultat nga i cili, pra, edhe tė verbėrit do tė fillonin tė shohin.

Dhe jo vetėm kjo. Sė shpejti u bė e qartė se nuk ka qenė nė pyet­je vetėm alfabeti si mjet i thatė i regjistrimit. Shkaqet dhe pasojat e vėrteta, janė shumė mė tė thella dhe mė tė rė­ndė­­sishme. Esenca e tėrė civilizimit dhe progresit njerėzor ėsh­tė nė vazhdi­min, e jo nė shkatėrrimin dhe mohimin. Alfa­beti ėshtė mėnyrė me tė cilėn populli “mbanė mend” dhe je­ton nė histori. Me heqjen e alfabetit arab e tėrė pasuria e tė kaluarės, e ruajtur me fjalėn e shkru­ar, pėr Turqinė ka qenė kryesisht e humbur dhe ajo me kėtė potez  vetėm ėshtė nėn­ēmuar deri te kufijtė e barbarizmit. Pranė njė varg reformash tjera “paralele”, gjenerata e re turke u gjet pa mbėshtetje shpirtėrore dhe nė njė lloj vakuumi shpirtėror. Turqia i ka humbur “kujtimet” e saja, tė kaluarėn e saj. Kujt i nevojitej kjo?

Ithtarė tė modernizmit nė botėn islame nuk kanė qenė pra ai lloj i njerėzve tė urtė popullorė, tė cilėt kanė ditur nė rre­thana tė n