|
DYZET HADITHE
DHE
SHTOJCA E IBNI REXHEBIT
Titulli i origjinalit:
“El-Erbe’une-n-nevevijjeh” “me’a ma zadeha Ibni Rexheb”
NĖ EMĖR TĖ
ALL-LLAHUT,
TĖ GJITHĖMĖSHIRSHMIT, MĖSHIRĖPLOTIT!
Moto:
“Ēka u jep juve i Dėrguari, merrnie atė!” (Kur’ani, El-Hashr:7)
PARATHĖNIA E IMAM EN-NEVEVIUT
Falėnderimi i qoftė All-llahut, Zotit tė botėrave, Krijuesit tė qiejve dhe tė Tokės, Sunduesit tė tė gjitha krijesave, Dėrguesit tė Pejgamberėve (mėshira dhe paqja e All-llahut qoftė mbi ta!) tė obliguarve, pėr t’i pėrudhur dhe pėr t’ua shpjeguar atyre rregullat e fesė me argumente tė prera dhe dėshmi tė qarta. E falėnderoj Atė pėr tė gjitha begatitė dhe prore kėrkoj nga bujaria dhe fisnikėria e Tij. Dėshmoj dhe konfirmoj se nuk ka zot tjetėr, pėrveē All-llahut, Njė i Vetmi dhe i pa rival. Njė dhe i Gjithmundshėm, Fisnik dhe Falės. Dėshmoj dhe konfirmoj se zotėriu ynė Muhammedi ėshtė i pėrkushtueshmi dhe i dėrguari i Tij, i dashur dhe mik i ngushtė i Tij, krijesa mė e mirė, i nderuar me Kur’anin famėlartė, qė ėshtė mu’xhizeja e vazhdueshme sa tė ekzistojė koha, me rregulla tė ndritshme pėr ata qė kėrkojnė kėshilla, zotėriu ynė Muhammedi, i cilėsuar me tė folur tė thukėt dhe tolerancė nė fe, mėshira dhe paqja e Zotit qoftė mbi tė dhe mbi tė gjithė pejgamberėt dhe tė dėrguarit e Zotit, mbi familjet e tyre dhe mbi tė gjithė njerėzit e mirė.
Na ėshtė transmetuar nga Alij ibni Ebi Talibi, Abdullah ibni Mes’udi, Mu’adh ibni Xhebeli, Ebu Derda’i, Ibni Umeri, Ibnu Abbasi, Enes ibni Maliku, Ebu Hurejre dhe Ebu Se’id el Hudarij (Zoti qoftė i kėnaqur me ta!), me shumė rrugė dhe transmetime tė llojllojshme se i Dėrguari i All-llahut (mėshira dhe paqja e All-llahut qoftė mbi tė!), ka thėnė: “Ai, i cili popullit tim ia mėson dyzetė hadithe nga ēėshtjet e fesė sė tij, All-llahu do ta ringjallė nė ditėn e gjykimit nė shoqėri tė fukahave dhe dijetarėve.” Sipas njė transmetimi: “Do ta ringjallė All-llahu si fakih dhe dijetar.” Kurse, sipas transmetimit tė Ebu Derda-sė: “Nė ditėn e gjykimit do tė jem ndėrmjetėsues dhe dėshmitar i tij.” Ndėrkaq, sipas transmetimit tė Ibnu Mes’udit: “Do t’i thuhet atij: ‘Hynė nga cila derė e xhennetit tė duash.” Dhe sipas transmetimit tė Ibnu Umerit: “Do tė shkruhet nė shoqėri tė dijetarėve dhe do tė ringjallet nė shoqėri tė shehidėve.” Hafidhi (Imam En-Neveviu - N.I.) pajtohet nė vlerėsimin se hadithi ėshtė i dobėt (hadith daif), edhe pse rrugėt e tė transmetuarit janė tė shumta.
Dijetarėt (kėnaqėsia e Zotit qoftė mbi ta!), nga kjo lėmi kanė shkruar vepra tė panumėrta. I pari, tė cilin e di qė ka shkruar nė tė ėshtė Abdullah ibni el-Mubareku, pastaj Ibnu Eslem et-Tusi (teolog i shquar), e pastaj edhe el-Hasan ibni Sufjan en-Nesaij, Ebu Bekr el-Axhurij, Ebu Bekr Muhammed ibni Ibrahim el-Esfehanij, ed-Derekutnij, el-Hakim, Ebu Nuajm, Ebu Abdurrahman es-Sulemij, Ebu Seid el-Malinij, Ebu Uthman es-Sabunij, Abdullah ibni Muhammed el-Ensarij, Ebu Bekr el-Bejhekij dhe njė sėrė dijetarėsh tė panumėrt tė dijetarėve tė vjetėr dhe atyre tė mėvonshėm.
Iu kam lutur All-llahut tė Madhėrishėm pėr mėshirė nė zgjidhje tė drejtė pėr tubimin e dyzetė haditheve, duke e ndjekur shembullin e kėtyre kolosėve tė diturisė dhe mbrojtėsve tė islamizmit. Dijetarėt janė tė pajtimit se lejohet veprimi nė praktikė sipas hadithit tė dobėt (daif) nė vepra tė virtytshme, megjithėkėtė mbėshtetja ime nuk ėshtė nė kėtė hadith, por nė fjalėt e tė Dėrguarit (alejhis-selam) nė hadithe tė vėrteta: “I pranishmi le t’ia komunikojė atij qė mungon.”, dhe hadithi tjetėr: “All-llahu e hijeshoftė atė njeri, i cili i dėgjon fjalėt e mia, i kupton ato dhe ua pėrcjell tė tjerėve ashtu siē i ka dėgjuar.”
Dikush nga dijetarėt i tuboi dyzetė hadithe nga bazat e fesė, dikush nga degėt e saj, dikush nga xhihadi, dikush nga zuhdi (asketizmi), dikush nga mirėsjellja, dikush nga tė predikuarit dhe tė gjitha kėto kishin qėllime tė mira (All-llahu qoftė i kėnaqur me ta!).
Mendova pėr tubimin e dyzetė haditheve mė tė rėndėsishme nga tė gjitha kėto. Kurse ato janė dyzetė hadithet ku pėrfshihen tė gjithė lėmenjtė e numėruar, ku ēdonjėri hadith ėshtė njė themel i fortė prej themeleve tė fesė. Kėto hadithe nga ana e dijetarėve u vlerėsuan se baza e islamizmit mbėshtetet nė tė, apo se ėshtė gjysma e islamizmit, apo njė e treta e tė ngjashme. Pastaj, ishte e domosdoshme qė kėto dyzetė hadithe tė jenė tė vėrteta (sahih) e qė shumica e tyre tė jenė nga Sahihu i Buhariut dhe i Muslimit. Do t’i theksoj pa ua pėrmendur senedet (zinxhirin e transmetuesve), me qėllim tė lehtėsimit tė mbamendjes dhe tė shtimit tė dobisė prej tyre in sha’All-llahu teala.
Pėr ēdonjėrin qė dėshiron tė fitojė Ahiretin ėshtė e nevojshme qė ta njohė rėndėsinė dhe porositė qė pėrfshijnė kėto hadithe pėr tė gjitha veprat e mira. Kjo ėshtė e qartė pėr atė, i cili studion.
Nė All-llahun mbėshtetem, tek Ai bazohem dhe nė Tė thirrem. Atij i pėrket falėnderimi dhe begatia. Prej Tij ėshtė suksesi dhe mbrojtja.
HADITHI 1
Nga emiri i besimtarėve Ebu Hafse Umer ibn-ul-Hattabit, radijall-llahu anhu, transmetohet se ka thėnė: “E kam dėgjuar tė Dėrguarin sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, duke thėnė:
‘Veprat janė sipas qėllimit dhe ēdokujt i takon ajo qė e ka pėr qėllim. Prandaj, kush shpėrngulet (bėn hixhret) pėr shkak tė All-llahut dhe tė dėrguarit tė Tij, shpėrngulja (hixhreti) e tij ėshtė pėr All-llahun dhe tė dėrguarin e Tij. Ndėrsa, shpėrngulja e kujt ėshtė tė fitojė disa tė mira tė kėsaj bote ose tė martohet me ndonjė femėr, i atilli nuk do tė fitojė tjetėr pėrveē ēka ka pasur pėr qėllim’.”
(Kėtė e transmetojnė dy imamė muhaddithė: Ebu Abdullah Muhammed ibn Ismail ibn Ibrahim ibn el-Mugireh ibn Berdize el Buhari dhe Ebul-Husejn Muslim ibn el-Haxhaxh ibn Muslim el-Kushejrij el-Nejsaburi nė dy Sahihet e tyre, tė cilat konsiderohen dy pėrmbledhjet mė tė sakta tė shkruara tė haditheve.)
HADITHI 2
Nga Umeri, radijall-llahu anhu, gjithashtu transmetohet se ka thėnė:
“Njė ditė ishim duke ndejur te i Dėrguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, kur u duk njė njeri me rroba shumė tė bardha dhe flokė shumė tė zeza. Nė tė nuk hetohej shenja e udhėtimit dhe askush prej nesh nuk e njohėm. U ulė pranė tė Dėrguarit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, duke i mbėshtetur gjunjėt e vet nė gjunjėt e tij, i vendosi duart e veta nė kofshėn e tij dhe tha: ‘O Muhammed, mė trego ē’ėshtė Islami?’ I Dėrguari, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thėnė: ‘Islami ėshtė tė dėshmosh qė nuk ka zot tjetėr, pėrveē All-llahut dhe se Muhammedi ėshtė i dėrguar i Zotit, ta kryesh namazin, ta ndash zekatin, ta agjėrosh ramazanin, ta vizitosh Ka’ben nėse ke mundėsi ta bėsh kėtė!’ Ai tha: ’Tė vėrtetėn e the!’ Ne u ēuditėm: po e pyet dhe po ia vėrteton. Ai tha: ‘Mė trego, ē’ėshtė imani?’ (Pejgamberi) tha: ‘Ta besosh Zotin, Engjujt e Tij, Librat e Tij, tė Dėrguarit e Tij, Ditėn e fundit dhe tė besosh nė tė caktuarit e Tij tė tė mirės dhe tė keqes.’ Tha: ’Tė vėrtetėn e the.’ Tha: ‘Mė trego ē’ėshtė ihsani?’ (Pejgamberi) tha: ‘Ta adhurosh Zotin sikur e sheh Atė, sepse edhe pse ti nuk e sheh Atė, Ai vėrtet tė sheh ty.’ Tha: ‘Mė trego ē’ėshtė ēasti (i fundit, dita e shkatėrrimit)?’ (Pejgamberi) tha: ‘Pėr kėtė i pyeturi nuk di mė shumė nga ai i cili pyet.’’Mė trego mbi shenjat e tij?’ Tha: ‘Kur robėresha t’i lind vetes zonjushė, kur tė shihen barinjtė kėmbėzbathur, tė zhveshur e tė mjerė se si garojnė nė ndėrtimin e godinave tė mėdha.’ Pastaj shkoi, kurse unė mbeta i habitur. Pastaj (i Dėrguari) tha: ‘O Umer, a e njeh atė qė mė pyeti?’ Thashė: ‘All-llahu dhe i Dėrguari i Tij mė sė miri e di.’ Tha: ‘Vėrtet ky qe Xhibrili, erdhi t’ua mėsojė fenė tuaj’.”
(Muslimi)
HADITHI 3
Nga Ebu Abdurrahman Abdullah ibn Umer el-Hattabi, radijall-llahu anhuma, transmetohet se ka thėnė: “E kam dėgjuar tė dėrguarin e All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, duke thėnė:
‘Islami ngritet mbi pesė (shtylla): nė tė dėshmuarit se nuk ka zot tjetėr, pėrveē All-llahut dhe se Muhammedi ėshtė i dėrguar i Zotit, nė kryerjen e namazit, nė dhėnien e zekatit, nė tė vizituarit e Ka’bes dhe nė agjėrimin e Ramazanit’.”
(Buhariu dhe Muslimi)
HADITHI 4
Nga Abdurrahman Abdullah ibn Mes’udi, radijall-llahu anhuma, transmetohet se ka thėnė: “Mė ka treguar i Dėrguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, kurse ai ėshtė ai i cili e fliste tė vėrtetėn dhe tė cilit i besohet:
‘Vėrtet ēdonjėri nga ju formohet nė pėrbrendėsen e nėnės sė tij katėrdhjetė ditė si pikė (nutfetun), pastaj bėhet e varur (alekatun) ngjashėm me kėtė periodė, pastaj, bėhet copė mishi ngjashėm me kėtė periodė, pastaj i dėrgohet meleku dhe e frymėzon nė tė shpirtin (ruh), dhe kėtij meleku i urdhėrohen dy gjėra: ta shkruaj nafakėn (rizkun) (e fėmijės), exhelin (sa do tė jetojė), veprat dhe (nė pikėpamje tė jetės tjetėr) a ėshtė i fatshėm apo i pafatshėm. Pasha All-llahun, pėrveē tė cilit nuk ka zot tjetėr, disa nga ju do tė punojnė punė si njerėz tė xhennetit deri atėherė kur ndėrmjet tij dhe xhennetit tė jetė njė kut hapėsirė dhe do ta arrijė dhe lė pas ajo qė ėshtė shkruar, dhe do tė vazhdojė tė punojė vepra tė njerėzve tė zjarrit deri dhe do tė hyjė nė tė. E disa nga ju do tė punojnė punė tė njerėzve tė zjarrit deri atėherė kur ndėrmjet tij dhe zjarrit tė jetė njė kut hapėsirė, dhe do ta arrijė dhe lė pas ajo qė ėshtė shkruar, dhe do tė punojė punė tė njerėzve tė xhennetit dhe do tė hyjė nė tė’.”
(Buhariu dhe Muslimi)
HADITHI 5
Nga nėna e besimdrejtėve Ummi Abdullahu Aisha, radijall-llahu anha, transmetohet se ka thėnė: “I Dėrguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thėnė:
‘Kush vepron pėr kėtė ēėshtjen tonė atė qė nuk ėshtė nga ajo, ajo ėshtė e refuzuar’.”
(Buhariu dhe Muslimi)
Sipas transmetimit tė Muslimit:
“Kush vepron diē qė nuk ėshtė nė pajtim me ēėshtjen tonė, ajo (vepėr) ėshtė e refuzuar.”
HADITHI 6
Nga Ebu Abdullah en-Nu’man ibn Beshiri, radijall-llahu anhuma, transmetohet se ka thėnė: “E kam dėgjuar tė Dėrguarin e All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, duke thėnė:
‘Vėrtet e lejuara (hallalli) ėshtė e qartė, por edhe e ndaluara (harami) ėshtė e qartė. Ndėrmjet tyre janė gjėrat e dyshimta, tė cilat shumė njerėz nuk i dijnė. Kush mbrohet nga gjėrat e dyshimta, e ka siguruar nė pikėpamje tė besimit dhe tė nderit, ndėrsa kush bie nė gjėrat e dyshimta, ka rėnė nė tė ndaluarėn, ngjashėm sikur bariu i cili e ruan kopenė rreth vendit (kullotės) tė ndaluar, nė ēast kopeja mund t’i ikė dhe tė kullosė nė tė. Ēdo sundues e ka vendin (kullotėn) pėr tė tjerėt tė ndaluar, kurse vendi i ndaluar i All-llahut janė ndalesat (haramet) e Tij. A nuk ėshtė nė trup njė organ, kur ai ėshtė mirė (i shėndoshė) - i shėndoshė ėshtė tėrė trupi, kur prishet, prishet tėrė trupi. E ajo ėshtė zemra!’”
(Buhariu dhe Muslimi)
HADITHI 7
Nga Ebu Rukajje Temmim ibn Evs ed-Darijje, radijall-llahu anhu, transmetohet se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thėnė:
“‘Feja ėshtė kėshillė.’ Thamė: ‘Pėr kė (o i Dėrguari i Zotit)?’ Tha: ‘Pėr All-llahun, Librin e Tij, tė dėrguarin e Tij, pėr imamėt (krerėt) e muslimanėve dhe njerėzit e rėndomtė prej tyre’.”
(Muslimi)
HADITHI 8
Nga Ibn Umeri, radijall-llahu anhuma, transmetohet se i Dėrguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thėnė:
“Mė ėshtė urdhėruar t’i luftoj njerėzit deri sa tė dėshmojnė se nuk ka zot tjetėr, pėrveē All-llahut dhe se Muhammedi ėshtė i dėrguar i All-llahut, tė falin namaz dhe tė japin zekat. Kur ta bėjnė kėtė, do ta fitojnė nga unė sigurinė pėr jetėn dhe pasurinė e tyre, nėse janė nė pajtim me Islamin, dhe llogarinė e tyre do ta japin para All-llahut tė madhėruar.”
(Buhariu dhe Muslimi)
HADITHI 9
Nga Ebu Hurejre Abdurrahman ibn Sahri, radijall-llahu anhu, transmetohet se ka thėnė: “E kam dėgjuar tė Dėrguarin e All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, duke thėnė:
‘Ē’u kam ndaluar, largohuni nga ajo, kurse ē’u kam urdhėruar, punoni nga ato sa tė mundeni, sepse asgjė nuk i ka shkatėrruar ata qė kanė qenė para jush, pėrveē shumė pyetje tė tepėrta tė tyre dhe mosnėnshtrimi i tyre pejgamberėve tė tyre.”
(Buhariu dhe Muslimi)
HADITHI 10
Nga Ebu Hurejre, radijall-llahu anhu, transmetohet se ka thėnė: “I Dėrguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thėnė:
‘Vėrtet All-llahu i madhėruar ėshtė i mirė dhe nuk pranon pėrveē mirė, dhe vėrtet All-llahu u ka urdhėruar besimtarėve atė qė u ka urdhėruar tė dėrguarve. I Madhėruari ka thėnė: ‘O ju tė dėrguar, hani gjėrat e mira dhe punoni mirė.’ I Madhėruari ka thėnė: ‘O ju besimdrejtė, hani gjėrat e mira me tė cilat u kemi furnizuar.’ Pastaj e pėrmendi njeriun, i cili ka udhėtuar gjatė me flokė tė shpupuritura dhe tė pluhurosura dhe i cili i shtriu duart e tij kah qielli: ‘O Krijues, o Krijues!’ Kurse ushqimi i tij ėshtė haram, dhe pija e tij haram, dhe veshmbathja e tij haram, dhe ėshtė ushqyer me haram. E si do t’i pranohet lutja e tij!’”
(Muslimi)
HADITHI 11
Nga Ebu Muhammed el-Hasan ibn Alijj ibn Ebi Talibi, nipit tė tė Dėrguarit tė All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, dhe rejhanit (lule erėkėndėse) tė tij, radijall-llahu anhuma, transmetohet se ka thėnė: “Kam mbajtur nė mend nga i Dėrguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem:
‘Lėre atė qė tė duket e dyshimtė, kurse pranoje atė qė nuk tė duket e dyshimtė’.”
(Tirmidhiu dhe Nesaiu)
(Tirmidhiu ka thėnė: “Ky ėshtė hadith hasen sahih)
HADITHI 12
Nga Ebu Hurejre, radijall-llahu anhu, transmetohet se ka thėnė: “I Dėrguari i Zotit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thėnė:
‘Nga islami i mirė i njė njeriu ėshtė largimi nga ajo qė nuk i intereson’.”
(Tirmidhiu dhe tė tjerėt transmetojnė se ky ėshtė hadith hasen)
HADITHI 13
Nga Ebu Hamza Enes ibn Maliku, radijall-llahu anhu, shėrbyesi i tė Dėrguarit tė All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, transmeton se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thėnė:
“Nuk do tė jetė besimtar (mu’min) askush nga ju, deri sa nuk i dėshiron vėllaut tė tij atė ēka i dėshiron vetes.”
(Buhariu dhe Muslimi)
HADITHI 14
Nga Ibni Mes’udi, radijall-llahu anhu, transmetohet se ka thėnė: “I Dėrguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thėnė:
‘Nuk ėshtė e lejuar derdhja e gjakut tė njė muslimani, pėrveē nė tri raste: prostitucioni i vonshėm (personi njėherė i martuar), shpirti pėr shpirt (koka pėr kokė) dhe ai i cili e lė fenė (e tij) dhe e lė bashkėsinė e tij’.”
(Buhariu dhe Muslimi)
HADITHI 15
Nga Ebu Hurejre, radijall-llahu anhu, transmetohet se i Dėrguari i All-llahut ka thėnė:
“Kush e beson All-llahun dhe ditėn e Mbramė, le tė flasė mirė ose le tė heshtė, dhe kush beson nė All-llahun dhe ditėn e Mbramė, le ta nderojė fqiun e tij dhe kush beson nė All-llahun dhe ditėn e Mbramė, le ta nderojė musafirin e tij.”
(Buhariu dhe Muslimi)
HADITHI 16
Nga Ebu Hurejre redijall-llahu anhu, transmetohet: “Njė njeri i tha tė Dėrguarit tė All-llahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem:
‘Mė kėshillo.’ I Dėrguari tha: ‘Mos u zemėro!’ Ky e pėrsėriti pyetjen disa herė. I Dėrguari sėrish tha: ‘Mos u zemėro!’”
(Buhariu)
HADITHI 17
Nga Ebu Ja’la Sheddad ibn Eusi, radijall-llahu anhu, transmetohet se i Dėrguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thėnė:
“Vėrtet All-llahu e ka bėrė obligim mirėsjelljen ndaj ēdo gjėje: Kur tė mbytni (p.sh. armikun), mbytni nė mėnyrėn mė tė mirė; kur tė therrni, therrni nė mėnyrėn mė tė mirė; mprehni thikat qė t’ia lehtėsoni sakrificės suaj.”
(Muslimi)
HADITHI 18
Nga Ebu Dherr Xhundub ibn Xhunadeh dhe Ebu Abdurrahman Muadh ibn Xhebeli, radijallahu anhuma, transmetohet se i Dėrguari i Zotit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thėnė:
“Kije ndėrmend All-llahun kudo qė tė jesh. Pas tė keqes pason e mira, ajo do ta fshijė tė keqen. Dhe edukoj njerėzit me moral tė mirė.”
(Transmeton Tirmidhiu, i cili thotė: ky ėshtė hadith hasen, kurse nė disa pėrmbledhje tė tjera ėshtė: hadith sahih)
HADITHI 19
Nga Ebu’l Abbas Abdullah ibn Abbasi, radijall-llahu anhuma, transmetohet se ka thėnė: “Njė ditė kam qenė pas tė Dėrguarit tė All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, dhe mė tha:
‘O djalosh, do t’i mėsoj disa fjalė: Kije ndėrmend All-llahun, All-llahu do tė ruajė ty. Kije ndėrmend All-llahun, All-llahun do ta gjejshė para teje. Kur tė kėrkosh, kėrko prej All-llahut. Nėse kėrkon ndihmė, kėrko prej All-llahut. Dije, sikur tėrė populli tė tubohej qė tė tė ndihmojė nė diē, nuk do tė tė ndihmonin, pėrveē atė ēka tė ka caktuar All-llahu. E nėse do tė tuboheshin qė nė diē tė tė bėjnė dėm, nuk do tė tė dėmtonin, pėrveē nė atė ēka All-llahu tash mė tė ka caktuar. Janė ngritur lartė pendat dhe janė tharė faqet (d.t.th., ēdo gjė ėshtė caktuar dhe mbaruar)’.”
(Tirmidhiu, i cili thotė: hadithi hasen sahih)
Nė transmetimet tjera, pėrveē tė Tirmidhiut, qėndron:
“Kije ndėrmend All-llahun, do ta gjejsh para vetes. Njihe All-llahun (kur je) nė bollėk, All-llahu do tė njeh ty nė vėshtirėsi. Dhe dije, ajo qė nuk tė ka goditur, as qė ka mundur tė tė godasė, kurse ajo qė tė ka goditur, nuk ka mundur tė mos tė godasė. Dije se vėrtet ndihma ėshtė me durimin, gėzimi me dėshpėrimin, kurse nė ēdo vėshtirėsi ka lehtėsi.”
HADITHI 20
Nga Ebu Mes’ud Ukbe Amr el-Ensarij el-Bedrij, radijall-llahu anhu, transmetohet se ka thėnė: “Resulull-llahu, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thėnė:
‘Vėrtet, nga fjalėt (urtitė) qė bota i ka mbajtur mend nga predikimet e pejgamberėve tė mėparshėm ėshtė: ‘Kur nuk turpėrohesh, atėherė vepro ē’tė duash’.”
(Buhariu)
HADITHI 21
Nga Ebu Amri - e sipas disave Ebu Amrete, Sufjan ibn Abdullahu, radijall-llahu anhu, transmetohet se ka thėnė:
“Thashė: ‘O Resulull-llah! Mė thuaj pėr Islamin atė pėr ēka nuk do tė kam nevojė tė pyes askėnd pėrveē teje.” Tha: ‘Thuaj, e besoj All-llahun, pastaj vazhdo me ngulmė (nė kėtė)!’”
(Muslimi)
HADITHI 22
Nga Ebu Abdullah Xhabir ibn Abdullah el-Ensarij, radijall-llahu anhuma, transmetohet: “Njė njeri e pyeti Resulull-llahun, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, dhe tha: ‘Ē’mendon, nėse i fali namazet e obliguara, e agjėroj Ramazanin, u pėrmbahem tė lejuarave kurse braktisi tė ndaluarat dhe nuk bėj asgjė mė shumė nga kjo, a do tė hyjė nė xhennet?’ I Dėrguari, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, tha:
‘Po!’”
(Muslimi)
HADITHI 23
Nga Ebu Malik el-Harith ibn Asim el-Esh’arij, radijall-llahu anhu, transmetohet se ka thėnė: “Resulull-llahu, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thėnė:
‘Pastėrtia ėshtė gjysma e besimit. Falėnderimi All-llahun (el-hamdu lil-lahi) e pėrmbushė matėsen (mizanin). Lavdimi dhe falėnderimi All-llahun (subhanall-llahi ve-l-hamdu lil-lahi) e pėrmbushin hapėsirėn ndėrmjet qiellit dhe tokės. Namazi ėshtė dritė. Sadaka ėshtė dėshmi. Durimi ėshtė shkėlqim. Kurse Kur’ani ėshtė dėshmi e sigurt pėr ty apo kundėr teje. Ēdokush e fillon ditėn e tij dhe ēdonjėri ėshtė tregtar i shpirtit tė tij; mund ta ēlirojė apo ta sjellė nė shkatėrrim’.”
(Muslimi)
HADITHI 24
Nga Ebu Dherr el-Gafariu, radijall-llahu anhu, transmetohet se Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, i ėshtė transmetuar nga Krijuesi i tij, i Fuqishmi dhe i Madhėrishmi, i cili ka thėnė:
“O robėt e Mi! Unė ia kam ndaluar dhunėn Vetes dhe e kam ndaluar edhe ndėr ju, prandaj mos i bėni dhunė njėri-tjetrit.
O robėt e Mi! Tė gjithė ju jeni tė lajthuar, pėrveē atij qė e pėrudhi Unė, prandaj kėrkoni udhėzime nga Unė, do t’ju pėrudhė.
O robėt e Mi! Tė gjithė ju jeni tė uritur, pėrveē atij qė e ushqej Unė, prandaj kėrkoni t’ju ushqej, do t’ju ushqej.
O robėt e Mi! Tė gjithė ju jeni tė zhveshur, pėrveē atij qė e veshi Unė, prandaj kėrkoni veshje nga Unė, do t’ju veshi.
O robėt e Mi! Vėrtet ju gaboni natėn dhe ditėn, kurse Unė i fali tė gjitha mėkatet, prandaj, kėrkoni nga Unė falje, do t’ju fali.
O robėt e Mi! Ju kurrė nuk mund tė arrini tek ajo, me ēka Mua dėm do tė Mė shkaktonit qė tė Mė dėmtonit, as qė ndonjėherė do tė arrini tek ajo qė Mua dobi do tė Mė sjellė, qė tė Mė kontribuonit.
O robėt e Mi! Sikur i pari nga ju dhe i fundit nga ju dhe njerėzit nga ju dhe xhinnėt nga ju tė ishin tė devotshėm sikur zemra mė e devotshme e njėrit nga ju, kjo nuk do ta shtonte sundimin Tim nė asgjė.
O robėt e Mi! Sikur i pari nga ju dhe i fundit nga ju dhe njerėzit nga ju dhe xhinnėt nga ju tė ishin tė prishur si zemra mė e prishur e njėrit nga ju, kjo nuk do ta mungonte sundimin Tim nė asgjė.
O robėt e Mi! Sikur i pari nga ju dhe i fundit nga ju dhe njerėzit nga ju dhe xhinnėt nga ju tė ngriteshi (qėndroni) nė njė vend dhe dėshirat dhe lutjet Mua tė m’i drejtoni, dhe Unė t’i pėrgjigjesha lutjes sė ēdonjėrit, kjo nuk do ta mungonte atė qė kam Unė as aq sa qė e mungon gjilpėra kur ngulitet nė det.
O robėt e Mi! Ēdo gjė varet nga veprat tuaja, tė cilat tek Unė janė tė ruajtura dhe tė llogaritura, kurse pėr tė cilat Unė juve do t’ju shpėrblej. Kush gjenė mirė, le ta falėnderojė All-llahun, kurse kush gjenė tė kundėrtėn, mos ta fajėsojė askėnd pėrveē vetveten.”
(Muslimi)
HADITHI 25
Nga Ebu Dherri, radijall-llahu anhu, gjithashtu, transmetohet: “Disa shokė tė Resulull-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, i thanė Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem: ‘O Resulull-llah, pasanikėt na tejkaluan dhe mblodhėn tė gjitha shpėrblimet; falen sikur falemi ne, agjėrojnė sikur qė agjėrojmė ne dhe ndajnė sadakė nga pasuria mė e vlefshme e tyre.’ Resulull-llahu tha:
‘A nuk ua ka mundėsuar All-llahu xhel-le shanuhu edhe juve qė sadakė tė ndani? Vėrtet nė ēdo tesbih (subhanall-llah) ka sadakė; nė ēdo tekbir (All-llahu ekber) ka sadakė; nė ēdo tahmid (el-hamdu lil-lah) ka sadakė; nė ēdo tahlil (la ilahe il-lall-llah) ka sadakė; edhe nė urdhėrimin e tė mirės ka sadakė; edhe nė ndalimin e tė keqes ka sadakė; dhe nė tė kėnaqurit e epsheve (nė hallall) ka sadakė.’ Ata thanė: ‘O i Dėrguari i Zotit, a thua edhe kur ndonjėri prej nesh i kėnaq epshet e veta edhe pėr kėtė ka shpėrblim?’ Resulull-llahu tha: ‘Ē’mendoni, sikur epshin e vet ta kėnaqė nė mėnyrė tė ndaluar, a nuk do ta meritonte mėkatin (dėnimin)? Gjithashtu, kur ta kėnaqė nė mėnyrė tė lejuar do tė ketė shpėrblimin’.”
(Muslimi)
HADITHI 26
Nga Ebu Hurejre, radijall-llahu anhu, transmetohet se ka thėnė: “Resulull-llahu, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thėnė:
‘Nė ēdo nyje tė njeriut ka sadakė ēdo ditė nė tė cilėn lind dielli; tė pajtosh dy vetė ėshtė sadakė, tė ndihmosh njeriun tė hypė nė kafshėn e tij qė ta bartė ose ta ngritė nė tė furnizimin (barrėn) e tij ėshtė sadakė. Fjala e mirė ėshtė sadakė. Ēdo hap qė shpie kah namazi ėshtė sadakė. Ta shtėmėngė nga rruga pengesėn ėshtė sadakė’.”
(Buhariu dhe Muslimi)
HADITHI 27
Nga en-Nevvas ibn Sem’ani, radijall-llahu anhu, transmetohet se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thėnė:
“Mirėsia ėshtė morali (karakteri) i mirė, kurse e keqe (mėkat) ėshtė ēka mbillet (pėrforcohet) nė veten tėnde, kurse nuk dėshiron qė kėtė ta dijnė njerėzit.”
(Muslimi)
Kurse nga Vabisete ibn Ma’bedi, radijall-llahu anhu, transmetohet se ka thėnė:
“‘Mė ke ardhur tė pyesish se ē’ėshtė mirėsia?’ Thashė: ‘Po!’ (Resulull-llahu) tha: “Pyete zemrėn tėnde! Mirėsia ėshtė ajo me ēka tė ėshtė i kėnaqur shpirti dhe me ēka tė ėshtė e kėnaqur zemra. Ndėrsa mėkat ėshtė ajo qė mbillet te njeriu dhe hamendet nė krahėror, qoftė kėta njerėz edhe ndryshe tė thonė dhe pėrgjigjen’.”
(Hadithi hasen, e kemi transmetuar nga musnedėt e dy imamėve: Ahmed ibn Hanbelit dhe Darimiut, me vargun e transmetuesve tė besuar/bi isnaid hasenin)
HADITHI 28
Nga Ebu Nexhih el-Irbad ibn Sarijeh, radijall-llahu anhu, transmetohet se ka thėnė:
“Na ka kėshilluar Resulull-llahu, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, me njė vaz (kėshillė) nga i cili zemrat na janė ndritur dhe sytė na janė pėrlotur dhe i thamė: ‘O Resulull-llah, sikur ky ėshtė vazi ynė lamtumirės, prandaj na porositė.’ Tha:
‘U porosisė juve devotshmėrinė ndaj All-llahut tė Madhėruar, dėgjueshmėrinė dhe nėnshtrueshmėrinė ndaj sunduesit edhe sikur ai tė ishte rob. Vėrtet, kush jeton nga ju do tė sheh shumė kundėrthėnie. Ju e keni obligim sunnetin tim dhe sunnetin e halifėve tė pėrudhur drejtė. Mirė mbanu pėr kėto dhe ruanu nga risitė (bid’atet) nė fe, sepse ēdo bid’at ėshtė lajthitje’.”
(Davudi dhe Tirmidhiu, i cili thotė: ky ėshtė hadith hasen sahih)
HADITHI 29
Nga Muadh ibn Xhebeli, radijall-llahu anhu, transmetohet se ka thėnė:
“‘O Resulull-llah, mė trego njė punė qė do tė mė shpie nė xhennet, kurse do tė mė largoj nga zjarri.’ Ai tha: ‘Ke pyetur pėr njė ēėshtje tė madhe, kurse ajo ėshtė e lehtė pėr atė kujt All-llahu ia lehtėson: Adhuroje All-llahun dhe mos i shoqėro asgjė, kryeje namazin, ndaje zekatin, agjėroje ramazanin, vizitoje Ka’ben.’ Pastaj tha: ‘A dėshiron tė tė udhėzoj nė dyert e dobisė: agjėrimi ėshtė mburojė, sadaka i anulon mėkatet sikur qė uji e fik zjarrin dhe namazi i njeriut nė thellėsi tė natės.’ Pastaj lexoi: ‘Ata ngriten nga shtretėrit’ dhe lexoi deri sa nuk arriti deri te fjala ‘ja’melune’ (es-Sexhde, 16-17), pastaj tha: ‘A dėshiron tė ta tregoj kreun e ēėshtjes, shtyllėn e saj dhe kulminacionin e saj?’ U pėrgjigja: ‘Gjithqysh o Resulull-llah!’ Nė kėtė ai tha: ‘Kreu i ēėshtjes ėshtė islami, shtylla e tij ėshtė namazi, kurse kulminacioni i tij ėshtė xhihadi.’ Pastaj tha: ‘A dėshiron tė tė tregoj mbi thelbin e gjithė kėsaj?’ Thashė: ‘Gjithqysh o Resulull-llah!’, kurse ai e kapi gjuhėn e tij dhe tha: ‘Ruaje kėtė.’ I thashė: ‘O Pejgamberi i Zotit, a thua edhe pėr kėtė pėrgjegjės do tė jemi?’ Ai tha: ’Tė pastė nėna (Zoti tė dhashtė jetė) o Muadh! A thua diē tjetėr i hedh njerėzit nė zjarr pėrveē gjuhėve (thėnieve) tė tyre tė kėqia’.”
(Tirmidhiu, i cili thotė se ky hadith ėshtė hasen sahih)
HADITHI 30
Nga Ebu Tha’leb el-Hushejnij Xhurthum ibn Nashiri, radijall-llahu anhu, transmetohet se Resulull-llahu, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thėnė:
“Me tė vėrtetė All-llahu i madhėruar i ka bėrė obligim fardet, dhe mos i lini pas dore. E ka vendosur kufirin dhe mos e kaloni, i ka ndaluar disa gjėra dhe mos i theni. Kurse i ka heshtur disa gjėra nga mėshira ndaj jush, e jo nga harresa dhe mos diskutoni pėr to.”
(Hadith hasen, Darekutni e tė tjerė)
HADITHI 31
Nga Ebu Abbas Sehl ibn Sa’d Es-Sa’idij, radijall-llahu anhu, transmetohet se ka thėnė:
“Erdhi njė njeri te Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, dhe tha: ‘O Resulull-llah, mė pėrudhė nė atė punė, qė nėse e punoj do tė mė dojė All-llahu dhe do tė mė duan njerėzit.’ Ai tha: ‘Mos e lakmo (bėnu zahid nė) kėtė botė, do tė tė dojė All-llahu, kurse mos lakmo nė atė qė ėshtė te njerėzit - do tė tė duan njerėzit’.”
(Ibn Maxheh dhe tė tjerėt me senede tė besueshme)
HADITHI 32
Nga Ebu Seid Sa’d ibn Malik ibn Sina el-Hudarij, radijall-llahu anhu, transmetohet se Resulull-llahu, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thėnė:
“Nuk ka dėm as tė dėmtuar (reciprok).” (“Askujt nuk guxohet t’i shkaktohet dėm, as dėmi i shkaktuar tė kthehet nė tė njėjtėn mėnyrė”).
(Hadithi hasen, transmetojnė Ibn Maxheh dhe Derekutnij dhe musnedet tjera; kėtė hadith e transmeton edhe Maliku nė El-Muwata si hadith mursel nga Amr ibn Jahja dhe babai i tij, i cili e ka transmetuar nga Pejgamberi s.a.v.s., duke e lėshuar Ebu Seidin, kurse ky ka pasur zinxhir tė transmetuesve i cili ėshtė mė i fuqishėm se tė tjerėt).
HADITHI 33
Nga Ibnu Abbasi, radijall-llahu anhuma, transmetohet se Resulull-llahu, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thėnė:
“Sikur njerėzve t’u jipej ajo qė e kėrkojnė, do tė kishte asosh, tė cilėt do tė kėrkonin pasurinė dhe jetėn e tė tjerėve. Mirėpo, ai i cili pohon, ai ėshtė i obliguar tė shtrojė dėshmi, kurse ai qė mohon - betimin.”
(Hadith hasen; transmetojnė Bejhekiu dhe disa tė tjerė nė pėrmbledhjet e tyre)
HADITHI 34
Nga Ebu Seid el-Hudriu, radijall-llahu anhu, transmetohet se ka thėnė: “E kam dėgjuar tė Dėrguarin e All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, duke thėnė:
‘Kush nga ju sheh njė tė keqe - le ta ndryshojė me dorė, e nėse nuk mundet kėtė ta bėjė - atėherė me gjuhėn e tij, e nėse nuk mundet kėtė ta bėjė - atėherė me zemrėn e tij, porse ky ėshtė imani mė i dobėt’.”
(Muslimi)
HADITHI 35
Nga Ebu Hurejre, radijall-llahu anhu, transmetohet se ka thėnė: “Resulull-llahu, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thėnė:
‘Mos ia keni xhelozinė njėri-tjetrit, mos e mashtroni njėri-tjetrin, mos u urreni, mos ia ktheni njėri-tjetrit shpinėn, mos garoni njėri me tjetrin nė shitblerje dhe bėhuni robėt e Zotit, vėllezėr. Muslimani ėshtė vėlla i muslimanit, nuk i bėnė dhunė atij, nuk e lė (nė baltė), nuk e gėnjen, nuk e nėnēmon’. ‘Takvallėku ėshtė kėtu’, dhe tregoi nė krahėrorin e tij tri herė. ‘Pėr njė njeri ėshtė e keqe e mjeftueshme qė ta nėnēmojė vėllaun musliman. Ēdo musliman kundruall ēdo muslimani e ka haram: gjakun e tij, pasurinė e tij dhe nderin e tij’.”
(Muslimi)
HADITHI 36
Nga Ebu Hurejre, radijall-llahu anhu, transmetohet se ka thėnė se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thėnė:
“Kush ia largon besimtarit njė brengė nga brengat e kėsaj bote, All-llahu nga ai do ta largojė njė brengė nga brengat e ditės sė Gjykimit. Kush ia lehtėson atij i cili ėshtė nė vėshtirėsi, All-llahu atij do t’ia lehtėsojė nė kėtė dhe nė botėn tjetėr. Kush ia mbulon (njė tė metė) muslimanit, All-llahu atij do t’ia mbulojė nė kėtė dhe nė botėn tjetėr. All-llahu do t’i ndihmojė robit, deri sa ai t’i ndihmojė vėllaut tė vet. Kush ndjek rrugėn qė nė tė tė kėrkojė dituri, All-llahu do t’ia lehtėsojė atij rrugėn deri nė xhennet. Asnjėherė nuk do tė tubohen nė njė shtėpi tė Zotit njė grup njerėzish qė tė lexojnė Kur’an dhe qė ta studiojnė atė, e qė mbi ta tė mos zbretė qetėsia dhe t’i mbulojė mėshira, t’i rrethojnė engjujt, dhe qė All-llahu mos t’i pėrmend ndėr tė zgjedhurit e Tij. Kėnd e hedhin prapa veprat e tij, nuk mund ta gradojė prejardhja e tij.”
(Me kėto fjalė e transmetoi Muslimi)
HADITHI 37
Nga Ibnu Abbasi, radijall-llahu anhuma, transmetohet se Resulull-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, i ėshtė transmetuar nga Krijuesi i tij i madhėruar, i cili ka thėnė:
“Me tė vėrtetė All-llahu i ka shkruar veprat e mira dhe veprat e kėqia. Pastaj kėtė e ka sqaruar: ‘Kush dėshiron ta bėjė njė vepėr tė mirė, por nuk e vepron, All-llahu tek ai do ta shkruaj si vepėr tė mirė tė plotė. Por, kush dėshiron ta bėjė njė vepėr tė mirė dhe kėtė e bėnė, All-llahu do t’ia shkruaj dhjetė vepra tė mira, deri nė shtatėqind shpėrblime dhe mė shumė. Kush dėshiron tė veprojė njė vepėr tė keqe, dhe nuk e vepron, All-llahu tek ai do ta shkruajė si vepėr tė mirė tė plotė, por nėse dėshiron dhe e bėnė, All-llahu do t’ia shkruaj si njė vepėr tė keqe’.”
(Me kėto shkronja nė Sahihėt e tyre e transmetojnė Buhariu dhe Muslimi)
HADITHI 38
Nga Ebu Hurejre, radijall-llahu anhu, transmetohet se ka thėnė: “Resulull-llahu, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thėnė:
‘Me tė vėrtetė All-llahu i madhėruar ka thėnė: ‘Kushdo tė tregojė armiqėsi ndaj mikut (veliut) Tim, Unė do t’i shpall luftė. Me asgjė robi Im nuk mund tė Mė afrohet, pos me atė me ēka Unė e kam obliguar dhe vazhdimisht robi Im mua mė afrohet me vepra fakultative (nafile) deri sa nuk e simpatizojė (dua). E kur e dua, dashuria e tij ndaj Meje mbizotėron, dhe tė dėgjuarit e tij me tė cilin dėgjon ėshtė vetėm pėr Mua; tė pamurit e tij me tė cilin sheh ėshtė vetėm pėr Mua; dora e tij me tė cilėn kapė, punon vetėm pėr Mua; kėmba e tij me tė cilėn ec, ec vetėm pėr Mua. I kėtilli nėse mė kėrkon diē, do t’ia jap, e nėse kėrkon mbrojtje nga Unė, do ta mbroj atė’.”
(Buhariu)
HADITHI 39
Nga Ibnu Abbasi, radijall-llahu anhuma, transmetohet se Resulull-llahu, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thėnė:
“Me tė vėrtetė All-llahu ummetit tim i falė ato qė bėhen duke gabuar pa qėllim, ato qė bėhen nga harresa dhe ato qė bėhen nėn presion (nga tė detyruarit).”
(Hadithi hasen, e transmetojnė Ibnu Maxheh, Bejhekiu dhe tė tjerėt)
HADITHI 40
Nga Ibnu Umeri, radijall-llahu anhuma, transmetohet se ka thėnė: “Resulull-llahu, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, mė kapi pėr krahu dhe tha:
‘Jeto nė kėtė botė si i huaj ose si udhėtar’.”
Kurse Ibnu Umeri, radijall-llahu anhuma, thoshte:
“Kur tė ngrysesh, mos e pritė mėngjesin, por kur tė zgjohesh, mos e pritė mbrėmjen. Gjatė kohės sė shėndetit pėrgatitu pėr sėmundje dhe gjatė jetės (pėrgatitu) pėr vdekjen tėnde!”
(Buhariu)
HADITHI 41
Nga Ebu Muhammed Abdullah ibn Amr el-Asi, radijall-llahu anhuma, transmetohet se ka thėnė: “Resulull-llahu, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thėnė:
‘Askush nga ju nuk do tė jetė besimtar i vėrtetė, deri sa epshet e tij nuk e ndjekin atė ēka e kam sjellė unė’.”
(Hadithi hasen sahih, e kemi transmetuar nga libri “El-Huxhxheh” me sened korrekt)
HADITHI 42
Nga Enesi, radijall-llahu anhu, transmetohet se ka thėnė: “E kam dėgjuar Resulull-llahun, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, duke thėnė:
‘All-llahu i madhėruar ka thėnė: ‘O biri i Ademit, deri sa tė thirresh (mbėshtetesh) nė Mua dhe tė kėrkosh ndihmė nga Unė, do tė falė ēka ke vepruar. O biri i Ademit, qofshin mėkatet e tua deri te vrėnėsirat nė qiell dhe nėse kėrkon falje nga Unė, do tė fal ty. O biri i Ademit, nėse tek Unė vjen me mėkate tė mėdha gati sikur toka, pastaj mė drejtohesh, duke mos mė pėrshkruar asgjė, do ta falė po aq tė madhe’.”
(Tirmidhiu, i cili thotė se ky ėshtė hadith hasen sahih)
SHTOJCA E IBNI REXHEBIT
Pėrktheu:
Nexhat IBRAHIMI
Ajni SINANI
HADITHI 43
Nga Ibni Abbasi, radijall-llahu anhuma, transmetohet se ka thėnė: “I Dėrguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thėnė:
‘Dorzonjau (trashėgimia e tė vdekurit) pjesėt (alikuote me Kur’an tė caktuara) atyre qė janė tė pėrmendur (nė Kur’an dhe Sunnet), kurse nga ajo e mbetura, qė mbetet prej pjesėve tė tyre, i takon atij mashkulli, tė cilit (sipas afėrsisė sė gjakut) ėshtė mė i afėrt (me lėnėsin)’.”
(Muteffekun alejh)
HADITHI 44
Nga Aisheja, radijall-llahu anha, transmetohet se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thėnė:
“Sipas qumėshtit ėshtė e ndaluar ēka ėshtė e ndaluar edhe sipas gjakut.”
(Muteffekun alejh)
HADITHI 45
Nga Xhabir b. Abdullahu, radijall-llahu anhu, transmetohet se e ka dėgjuar Pejgamberin, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, nė ditėn e ēlirimit (tė Mekkes) duke thėnė:
“‘Vėrtet, All-llahu i madhėruar ka ndaluar shitjen e coftinės, tė derrit dhe shitjen e idhujve.’ I ėshtė thėnė: ‘O i Dėrguar i All-llahut, a e ke parė se me yndyrėn e coftinės lyhen anijet, lėkurat, kurse njerėzit e pėrdorin pėr ndriēim!’ Ai tha: ‘Jo, kjo ėshtė e ndaluar (haram)!’ Pastaj ka thėnė i Dėrguari i All-llahut: ‘All-llahu i shkatėrroftė ēifutėt. All-llahu ua ndaloi atyre dhjamin (e coftinės dhe tė derrit), kurse ata e zbukuruan atė, e shitėn dhe i hėngrėn tė hollat e tij’.”
(Muteffekun alejh)
HADITHI 46
Nga Ebu Burdeh, ky nga babai i tij e ai nga Ebu Musa el-Esh’ari, radijall-llahu anhu, transmetohet se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, e kishte dėrguar kėtė nė Jemen dhe e pyeti pėr pijet qė prodhohen atje: “Cilat janė?” - tha i Dėrguari, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ai tha: “El-Bit’u dhe el-Mizru.” I ėshtė thėnė Ebu Burdes: “Ē’ka ėshtė El-Bitu?” Ka thėnė: “Vera prej mjaltit, kurse el-Mizru ėshtė vera prej elbit.” I Dėrguari tha: “Ēdo pije dehėse ėshtė e ndaluar.”
(Buhariu)
HADITHI 47
Nga el-Mikdam b. Ma’dij Kerb, radijall-llahu anhu, transmetohet se ka thėnė: “E kam dėgjuar tė Dėrguarin e All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, duke thėnė:
‘Ena mė e keqe tė cilėn biri i Ademit (njeriu) e pėrmbushė ėshtė barku i tij. Tė mjaftueshme janė disa kafshata qė tė jetojė normalisht. Por, nėse kjo nuk do t’i mjaftonte, njė tė tretėn e barkut le ta mbushė me ushqim, njė tė tretėn me ujė dhe njė tė tretėn (le ta lėrė) pėr frymėmarrje’.”
(Imam Ahmedi, Tirmidhiu, Nesaiu dhe Ibni Maxheh. Tirmidhiu thotė se ky ėshtė hadith hasen)
HADITHI 48
Nga Abdull-llah b. Amri transmetohet se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thėnė:
“Personi, tek i cili gjenden kėto katėr (cilėsi) ėshtė hipokrit, kurse tek ai, i cili gjendet njė prej tyre, ai posedon cilėsi tė hipokrizisė, deri sa nuk e flak atė:
- kur flet, gėnjen;
- kur premton, nuk e pėrmbushė premtimin;
- kur ėshtė nė zėnkė, sillet padrejtėsisht; dhe
- kur zotohet, shkel zotimin.”
(Muteffekun alejh)
HADITHI 49
Nga Umer b. el-Hattabi transmetohet se Pejgamberi, sal-lall-llehu alejhi ve sel-lem, ka thėnė:
“Sikur ju t’i mbėshteteni All-llahut pėrnjėmend nė ēdo gjė, Ai do t’ju furnizojė juve sikur qė e furnizon shpendin. Shkon i uritur (nė mėngjes), kurse kthehet i ngopur (nė mbrėmje).”
(Ahmedi, Tirmidhiu, Nesaiu, Ibni Maxheh dhe Hakimi. Tirmidhiu pohon se ky ėshtė hasen sahih)
HADITHI 50
Nga Abdullah b. Jusr transmetohet se ka thėnė:
“Erdhi te Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, njė beduin dhe tha: ‘O i Dėrguari i All-llahut, degėt dhe cilėsitė e Islamit janė shumėzuar. Na trego diēka pėrmbledhėse (e lehtė pėr zbatim dhe me shumė shpėrblim), tė cilėn do ta bėjmė rregullisht.’ Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, tha: ’Tė mos pushojė gjuha jote nga pėrmendja e All-llahut!’”
(Transmeton Imam Ahmedi shkurtimisht me kėto fjalė)
PASTHĖNIE
IMAM EN-NEVEVIU
- JETA DHE VEPRA -
Shekulli i shtatė hixhrij, pėrkatėsisht i trembėdhjetė miladij, paraqet fillimin e dekadencės dhe tė shtangimit tė kulturės, qytetėrimit dhe pėrgjithsisht tė diturisė islame. Nė kėtė periodė mė nuk hasim nė autoritete tė mėdha siē kanė qenė Ebu Hanifeja, Shafiu e tė tjerė. Ndėr kėto autoritete tė rralla tė kėsaj periode ėshtė edhe Imam En-Neveviu, emri i plotė i tė cilit ėshtė Jahja ibn Sherefuddin En-Nevevij. U lind nė muajin Muharrem tė vitit 631 nė fshatin Neva, krahina Hurran nė Siri, prej kah edhe e mori emrin En-Nevevij. Sipas disave u lind nė Merv.
U rritė nė vendlindje, ku edhe mori mėsimet e para nga feja Islame. Nė rininė e hershme mėsoi edhe hifdhin e Kur’anit. Duke e parė se vendlindja e tij nė kėtė pikėpamje nuk ofron shumė, En-Neveviu vendosi ta braktisė vendlindjen dhe tė shkojė nė metropolėn e atėhershme politike, tregtare dhe kulturo-shkencore, nė Damask. Aty qėndroi njė kohė tė gjatė dhe mėsoi dituri tė shumta dhe tė ndryshme. U regjistrua nė medresenė “Revahijjeh” tė Damaskut. Gjatė kėsaj kohe nė medrese, respektivisht pėr katėr muaj e gjysmė, mėsoi pėrmendėsh veprėn e njohur tė Shirazit “Et-Tenbih”, kurse gjatė muajve tė tjerė tė vitit, mėsoi pėrmendėsh kaptinėn e “Ibadetit” nga vepra e njohur e Shirazit “El-Muhedhdheb”. Pėr ēdo ditė mėsonte nga dymbėdhjetė mėsime. Pas njė kohe En-Neveviu u bė i dalluar me diturinė e tij dhe gėzonte autoritetin e njėrit nga juristėt dhe ekspertėt mė tė dalluar muslimanė tė kohės sė tij.
Ka qenė hafidh i hadithit, ekspert i disiplinave shkencore tė hadithit, njohės i dalluar i zinxhirit tė transmetuesve tė haditheve, tė autenticitetit tė haditheve dhe shkaktarėve tė dobėsive (esbabu-l-ilel) tė haditheve.
Ka shkruar shumė vepra nga lėmenjt e ndryshėm tė mėsimit islam. Mirėpo, disa biografė tė tij theksojnė se tė gjitha veprat qė i atribuohen Imam En-Neveviut nuk i pėrkasin atij. Njė pjesė tė tyre i kanė shkruar nxėnėsit e tij, apo edhe bashkėkohėsit e tij. Megjithė kėtė vėrejtje, Imam En-Neveviu ka shkruar mjaft dhe pothuaj nė tė gjitha fushat, kurse ėshtė dalluar nga fusha e hadithit dhe e fikhut. Vepra e tij mė e njohur ėshtė komenti i “Sahihut” tė Muslimit, i cili si pėrkah cilėsia ashtu edhe pėrkah sasia bėnė pjesė ndėr kryeveprat e shkencės sė hadithit dhe paraqet komentin deri tash mė tė suksesshėm tė “Sahihut” tė Muslimit.
Ndėr veprat tjera tė Imam En-Neveviut me rėndėsi tė pėrgjithshme dhe mjaft tė pėrhapur nė botėn muslimane, e edhe tek ne, ėshtė vepra “Rijadu-s-salihin”.
Rėndėsi tė posaēme dhe popullaritet tė jashtėzakonshėm gėzon edhe antologjia e haditheve tė Muhammedit (a.s.), mė e njohur me emrin “El-Erbe’une-n-nevevijjeh”. Mirėpo, para se tė thuhet diē pėr kėtė vepėr, ėshtė mirė tė shėnohet se kėsaj antologjie praktikisht i ka paraprirė autoriteti i njohur i shkencės sė hadithit Ibnu Sallahi (vd. 643 h.), i cili u pėrpoq tė tubojė hadithet mė tė vlefshme dhe mė kuptimgjera dhe njėkohėsisht tė vėrteta (sahih) nga antologjitė e njohura tė hadithit: Sahihut tė Buharisė dhe tė Muslimit, Sunenit tė Ebu Davudit dhe Ibnu Maxhes, e tė tjera. Ibnu Sallahi tuboi gjithsej njėzet e gjashtė hadithe.
Kėsaj antologjie prej njėzet e gjashtė haditheve, Imam En-Neveviu i shtoi edhe gjashtėmbėdhjetė hadithe dhe kėtė antologji prej dyzetė haditheve e quajti “El-Erbe’une” qė do tė thotė “Dyzetė (hadithe)”. Kjo antologji mė vonė u bė e njohur me emrin “El-Erbe’une-n-nevevijjeh”, nga fakti se autori mbanė emrin En-Nevevij. Pėr brendinė e veprės nuk do tė flasim, por ju orientojmė nė parathėnien e Imam En-Neveviut, e cila vijon pas kėtyre rreshtave.
Imam En-Neveviu shkroi edhe vepra tė tjera, qė mund tė shihen nga pasqyra e shkurtėr e veprave tė tij nė fund tė kėtij ekspozeu.
Imam En-Neveviu nuk ishte vetėm shkencėtar i madh, por njėkohėsisht ishte edhe njeri autoritativ, i devotshėm, zahid dhe ithtar i thirrjes pėr tė mirė dhe pėrpjekjeve kundėr tė keqes. Siē pat pohuar njė dijetar, “njeriu i cili posedon kėso virtyte tė larta, meriton tė vizitohet nė mėnyrė qė tė mėsohet nga ai”.
Imam En-Neveviu ndonėse jetoi shkurtė, dha kontribut tė pavlerėsueshėm. Vdiq nė moshėn dyzet e pesė vjeēare (sipas kalendarit lunar), nė kohėn kur nga ai pritej mė sė tepėrmi, pėrkatėsisht vdiq natėn e mėrkurė tė njėzet e katėr rexhebit tė vitit 676 hixhrij nė vendlindjen e tij, nė fshatin Neva.
Antologjia “El-Erbe’une-n-nevevijjeh”, si nė gjuhėn arabe ashtu edhe e pėrkthyer nė gjuhėt tjera botėrore, ka arritur sukses tė dukshėm, veēmas nė turqishte dhe kohėve tė fundit nė anglishte.
Duke u inkurajuar me kėtė, kurse nga mungesa e madhe te ne pėr literaturė burimore, siē ėshtė kjo, vendosėm qė nė emėr tė All-llahut tė hyjmė pėrkthimit nė gjuhėn shqipe. Pas njė pune tė gjatė pėrkushtuese, opinionit tė gjerė po ia prezentojmė kėtė pėrkthim. Ėshtė interesante tė vehet nė dukje se pas pėrfundimit tė pėrkthimit tonė, nė doracakun “Libri i sė falmes” tė hafiz Ibrahim Dalliut lexuam se qysh para luftės sė dytė botėrore pėrkthimin e “Dyzetė haditheve” tashmė e ka bėrė hafiz Ibrahim Dalliu, por ne deri sot nuk e kemi nė dorė kėtė vepėr. Gjithashtu, kur po e finalizojmė punėn tonė, erdhėm deri te pėrkthimi i kėsaj antologjie nė gjuhėn boshnjake nga Haxhi Mehmed Hanxhiqi, dhe botimi i saj me titull “Es-Sunneh”. Mirėpo, pėrkthimi nuk ėshtė pėrfunduar.
Tashmė, kur antologjinė “Dyzetė hadithe” po e dorėzojmė nė botim, me plotė pėrkushtim i kemi hyrė komentit tė kėtyre haditheve. Shpresojmė se me ndihmėn e All-llahut kėtė punė do ta kryejmė me sukses.
Nė fund, ndiejmė se duhet t’i shprehim mirėnjohje kolegut Miftar Ajdinit, i cili me kujdes e lexoi pėrkthimin dhe kontribuoi nė formėn pėrfundimtare tė antologjisė. Njėherit M. Ajdini pėrktheu edhe “Parathėnien” e Imam En-Neveviut. Mirėpo, ēdo lėshim, eventual mė pėrket mua. Mirėnjohės u jemi edhe tė gjithė atyre qė kontribuan qė antologjia tė marrė formėn ēfarė po ua ofrojmė besimtarėve dhe tė gjithė lexuesve.
Jemi tė vetėdijshėm se nė punėn tonė kemi edhe mangėsi, veēori kjo e pėrhershme e gjinisė njerėzore. Nė kėtė aspekt nga lexuesit qėllimirė presim mirėkuptim dhe ndihmė nė shmangien e mangėsive eventuale, kurse nga All-llahu xh.sh., falje. Amin!
Prizren
25 r.ewel 1409
5 tetor 1988
Nexhat IBRAHIMI
VEPRAT E IMAM EN-NEVEVIUT:"
1. El-Minhaxhu si shehri sahihi Muslim.
2. Fi mustalehi-l-hadith.
3. Rijadu-s-salihin, min kelami sejjidi-l-murselin.
4. Bustanu-l-arifin.
5. El-Idah.
7. El-Isharatu ila bejani esmai-l-mubhemat.
8. El-Erbe’une hadithen-nevevijjeh.
9. Tehdhibu-l-esmai ve-l-lugat.
10. Minhaxhu-t-talibin.
11. Ed-Dekaik.
12. Tashihu-t-tenbih.
13. Et-Takribu ve-t-tejsiru.
14. Reudatu-t-talibin.
15. Et-Tibjanu fi adabi hameleti-l-Kur’an.
16. Risaletu fi-t-teuhid.
17. Muhtesaru tabekatu-sh-shafi’ijjeti li Ibni Salah.
18. Menakibu-sh-shafi’ijjeh.
19. Muhtesaru esedi-l-gabbeh.
20. Et-Terhisu fi-l-kijami li ehli-lfadl.
21. Tahriru elfadhi-t-tenbih.
22. El-Fetava.
23. El-Ixhaz.
24. El-Irshad.
25. Tabekatu-l-fukaha; e tė tjera.
ME RASTIN E BOTIMIT TĖ DYTĖ
Pasi qė botimi i parė u shpėrnda shpejtė, u shtrua ēėshtja qė t’i hyhet edhe botimit tė dytė tė “Dyzet Haditheve” tė tubuara nga Imam En-Neveviu.
Nė botimin e dytė u pėrpoqėm t’i evitojmė disa lėshime tė natyrės teknike dhe gabime tė tjera nga botimi i parė, tė cilat na janė pėrvjedhur.
Po ashtu, ky botim ėshtė mė i pasur edhe pėr 8 hadithe, tė cilat Ibni Rexhebi i patė tubuar dhe ia pat shtuar “Dyzetė Haditheve”. Shumė hadithologė dhe dijetarė tė tjerė mendojnė se kėto 50 hadithe janė ndėr mė tė nevojshmet pėr jetėn e muslimanėve.
Sa ia kemi qėlluar kėsaj ndėrmarrjeje, do tė tregojė interesimi juaj, lexues tė dashur. All-llahut i lutemi dhe Atij ndihmė i kėrkojmė!
Prizren 25 Rebiu-l-evvel 1412
03 tetor 1991
Nexhat IBRAHIMI