Le tė jetė nga ju njė grup qė  thėrret nė atė qė ėshtė e dobishme, urdhėron pėr punė tė mbara dhe ndalon nga e keqja

 

 

Emri 

E-mail 

Mesazhi

 

 

Mr. Ukshin HOTI

 

 

FILOZOFA POLITIKE E ĒĖSHTJES SHQIPTARE

 

 

Zgjodhi dhe redaktoi:

Bislim Elshani

 

Recenzentė:

Shaban Sinani

Moikom Zeqo

 

Kopertina:

Lisian Zoto

 

Korrektura:

Flora Hasani

 

Botimi i kėsaj vepre u realizua

me pėrkujdesjen  dhe bashkėpunimin e

„Zėrit tė Kosovės“

Zvicėr

 

Shtėpia botuese

ROZAFA

Tiranė

 

U shtyp nė

Tipografinė Ushtarake

Tiranė, 1995

 

 

 

 

Nė vend tė parathėnies

Moikon Zeqo

 

 

   Kam ndjerė njė tronditje tė madhe, tė pazakontė, tėrėsisht njerėzore, kur mė sollėn dorėshkrimin e kompjuterizuar tė librit "Filozofia politike e ēėshtjes shqiptare" tė Ukshin Hotit.

   Kam ndjerė krenari tė vėrtetė duke e lexuar kėtė libėr.

   Kam pėrjetuar nė largėsi njė ndėrlidhje tė shumėfishtė, njė shqisim dhe pėrfytyrim universal dhe tė pashpėrbėrshėm me autorin, i cili ishte konvertuar fuqishėm dhe thellėsisht nė ēdo ind tė librit, nė kėtė pasaportė emblematike dhe tipike pėrfaqėsuese tė vetvetes dhe tė kombit qė e pėrfaqėson denjėsisht.

   Dhe kam besuar akoma mė shumė tek idetė e pavdekshme.

   Kam shpresuar te forca e pamposhtur e njeriut shqiptar.

   Kam parandjerė se historia nuk humb, nuk e asgjėson kurrė vetveten, nuk ėshtė vetėm njė vorbull e marrėzishme apo cikėl i pėrjetshėm humbjesh absurde, nuk ėshtė aspak njė "perpetuum mobile" ekzistencial i njė jete tė rreme, i njė kronologjie tė rreme, i njė statu kuoje fatale.

   Kam rigjallėruar vetėdijėn time.

   Kam luftuar dhe kam fituar mbi vetminė, mbi dėshpėrimin, mbi degradimin e neveritshėm, mbi kultet dhe mbi tabutė, mbi pėrēarjen e pėrbindshme, mbi mungesėn e stimuluar tė perspektivės, mbi vdekjen e programuar dinakėrisht dhe kafshėrisht tė kombit.

   Kam besuar jo vetėm tek idetė e pavdekshme, po akoma mė tepėr, tek interesat dhe tek tė drejtat e pavdekshme dhe tė patjetėrsueshme tė kombit.

   Kam kuptuar se humbjet janė tė pėrkohshme. Se disfatat potencialisht mund tė kthehen nė fitore.

   Kam analizuar edhe njė herė rrethanat antishqiptare pėr tė mėsuar se si mund tė kthehen nė shanse shqiptare.

   Se filozofia politike e ēėshtjes shqiptare buron nga filozofia e historisė shqiptare, e pashkėputur nga filozofia e historisė botėrore.

   Se kėnga funebre e mjellmės nuk mund tė jetė edhe kėnga e fluturimit tė lirė tė shqiponjės.

   Se vonesat historike mund tė jenė deri diku vonesa kalendarike po aspak edhe vonesa shpirtėrore e sidomos mendore.

   Se nė fundin e mijėvjeēarit tė dytė ne shqiptarėt nuk do tė kemi asnjė apokalips.

   Se mijėvjeēari i tretė ėshtė Shpresa e Madhe, me substancėn e shenjtė dhe ndjellandritėse tė realitetit.

   Libri i menēur dhe kurajoz i Ukshin Hotit ėshtė libri i njė tribuni popullor dhe kombėtar.

   Ukshin Hoti, intelektual dhe politolog i klasit tė parė, njeri i kompletuar fuqishėm pėr nga dijet, pėr mė tepėr njė trim i pafrikshėm, ka shpalosur nė kėtė libėr kryetemėn vigane tė ēėshtjes shqiptare.

   Hoti nuk qėndis ornamente fjalėsh. Nuk bėn stolira tė kota retorikash luksoze e krejt tė padobishme.

   Pėr Hotin ēėshtja shqiptare nuk ėshtė njė mit i rrugės. Po as edhe njė fantazi e kabinetit intelektual.

   Duke e lexuar kėtė libėr m'u kujtuan fjalėt e mrekullueshme tė dijetarit tė madh shqiptar Frang Bardhit, i cili qysh me 1636 shkruante: "Pėrkrahni lirinė e natyrshme tė njerėzve dhe diturinė e tyre me liberalitetin mė tė madh. Sepse vetėm kėshtu, -shton ai, -do ta paraqesin para syve tė tu tė vėrtetėn lakuriqe dhe tė panjollosur, sepse e vėrteta nuk ka nevojė tė lyhet dhe tė stoliset me fjalė tė bukura."

   350 vjet pas Frang Bardhit, Ukshin Hoti ecėn nė tė njėjtėn hulli tė filozofisė politike tė historisė.

   Ukshin Hoti e konsideron politikėn si njė modus operandi  tė pashkėputur nga moraliteti historik dhe i perspektivės. Sipas Aristotelit, vėrtetė njeriu ėshtė "kafshė politike" po nė ato kushte dhe rrethana qė e realizojnė historinė, jo si njė zoologji instinktive, po si njė politikė mbikafshore dhe tėrėsisht njerėzore, pra tė kthimit tė kafshės nė njeri dhe jo tė njeriut nė kafshė, rrjedhimisht, tė politikės nė histori dhe jo tė historisė nė thjesht politikė.

   Politika si teori e njė pozitivizmi shkencor, si art, si funksionalitet, si tėrėsi kategorishė institucionale, ėshtė njė gjė jashtėzakonisht serioze dhe e rėndėsishme. Politika si operacionalizim i teorisė ėshtė e suksesshme nė raport tė drejtė me vėrtetėsinė racionale dhe vizionare tė vetė teorisė, nė pėrputhjen adekuate tė teorisė me realitetin. Sociologjia politike ka karakter progresiv, e kushtėzuar nga kėndshikimi, nga premisat dhe thelbi i socialitetit e i zhvillimit tė saj. Bota si politikė e njė hierarkie bizantine tė elitės nuk mund tė jetė edhe botė e njeriut kolektiv si popull, sepse homo politikus-i nuk mund t'i kundėrvihet e ta asgjėsojė homo homonis-in qė e parakupton edhe homo etnikus-in.

   Nocionet politike qė shpesh janė shumė relative dhe aspak tabu tė primitivitetit tė sė kaluarės, nuk mund tė jenė gjithmonė dhe in infinitus  shtrat i Prokrustit.

   Nocionet politike burojnė nga historia e vėrtetė dhe jo nga historia e falsifikuar. Ato janė instrumente tė njeriut qė merret me politikė, pėr ta "asgjėsuar" njė ditė vetė politikėn, dmth., pėr ta bėrė atė tė panevojshme, mbasi kėshtu njeriu do ta realizojė vetveten si qenie e plotė njerėzore, pa qenė nevoja qė tė jetė vetėm qenie politike. Ky kuptim filozofik i politikės ėshtė i pėrjetshėm dhe i pakundėrshtueshėm.

   Ukshin Hoti e di mirė thelbin e politikės, duke e refuzuar politikanizmin e stilit barok, dogmatik, apo tė llojit folklorik e tė vulgarizuar.

   Ukshin Hoti nė analizat e tij tė guximshme dhe aspak konformiste i shikon realitetet politike nė optikėn shqiptare, por edhe nė atė globale-botėrore. Pėr tė bota evro-amerikane nuk duhet t'i kundėrvihet ēėshtjes shqiptare, pavarėsisht nga pengu tragjik i sė kaluarės, pavarėsisht nga luhatjet dhe marrėzitė e sotme tė politikave tė liderėve tė pėrkohshėm shqiptarė.

   Ukshin Hoti e shtjellon tezėn e njė demokracie autentike, si tezėn e njė integrimi universal, ku nuk zhduket dhe nuk humbet identiteti i kombit shqiptar, po afirmohet nė bazė tė njė tė drejte ndėrkombėtare tė pėrbashkėt pėr tė gjitha subjektet etnike tė botės, ashtu siē ka njė barazi funksionale pėr elementet e gjuhės tė garantuara pėrjetėsisht nga njė gramatikė e brendshme e padeformueshme. Demokracia autentike ėshtė njė gramatikė e lirisė dhe e dinjitetit, e kulturės, por edhe e kulturave, e sė veēantės, por edhe e sė tėrės. Nė njė Evropė, apo nė njė botė dialogjike, kombi shqiptar nuk ka pse tė jetė shurdhmemec, njė komb handikapat, ose njė manekin i skenės.

   Historia politike e fundit tė shekullit XX me bipolarizimin, me prishjen e Murit tė Berlinit, me projektin e Evropės sė Bashkuar etj., ėshtė nė fakt njė materie e gjallė pėrplot kontradikta. Naiviteti nė tė kuptuarit e kėtyre kontradiktave ėshtė i pafalshėm. Kėto kontradikta duhet tė na e mprehin vetėdijen akoma mė shumė ne shqiptarėve. Nuk mund tė jetė dhe nuk ka liri themelore tė njeriut pa lirinė e tij etnike. Tė drejtat civile nuk i mohojnė tė drejtat qė e strukturojnė kėtė liri etnike. Nė kėtė kuptim, demokracia e nėnkupton atdhetarizmin dhe atdhetarizmi ėshtė shprehje e demokracisė, nė atė masė qė lejon tė realizohet liria e lirive tė njeriut dhe tė kolektiviteteve etnike tė secilit njeri nė botė.

   Kombi shqiptar ėshtė i pjesėtuar padrejtėsisht nė struktura shtetėrore tė huaja dhe tė ndryshme, duke qenė de facto  njė subjekt etnik i papjesėtueshėm dot.

   Ky komb po e pėrjeton nė imagjinatė atė qė kombet tjera e kanė realizuar prej kohėsh. Po duke qenė njė komb si tė gjitha kombet tjera, shqiptarėt nuk kanė pse tė pėrjetojnė gjithēka vetėm nė imagjinatė.

   Lufta e kombit shqiptar pėr liri nuk ka pse tė instrumentalizohet si njė luftė me terma fetarė midis kristianizmit ortodoks serb dhe muslimanizmit fundamentalist shqiptar. Kjo gjė ėshtė njė absurditet.

   Te shqiptarėt, ku ekziston njė pluralitet feshė, nuk ka ekzistuar ndonjėherė njė fetarizėm i lidhur me qenien etnike. Fundamentalizmi fetar pėr shqiptarėt ėshtė njė shpikje idiote dhe e kotė. Nga ana tjetėr, teoria e njė protektorati ndėrkombėtar mbi Kosovėn ėshtė e papranueshme nga Karta e OKB-sė, ku tė paktėn juridikisht nuk njihet asnjė formė e kolonializmit, sepse nuk pėrputhet me parimet universale tė tė drejtave tė njerėzve dhe tė kombeve.

   Njė Serbi qė e mban tė pushtuar Kosovėn nuk ėshtė as vetė e lirė. Liria e vėrtetė e Kosovės ėshtė njė premisė themelore edhe pėr lirinė e vėrtetė tė Serbisė. Kosova pėr Serbinė ėshtė kulti i robėrisė sė vetvetes, nėse nuk bėhet shans i lirisė dhe i evropeizimit tė saj tė ardhshėm.

   Politika shqiptare e njė rezistence pasive ėshtė njė degradim dhe falsifikim i vetė gandizmit, i cili ēoi nė pavarėsinė e Indisė. Rezistenca si afirmim ėshtė e ndryshme nga rezistenca nė heshtje e humbjes sė personalitetit.

   Pėr Ukshin Hotin kompleksi i inferioritetit tė kombit shqiptar ėshtė njė fatalitet qė duhet kapėrcyer. Nuk mund tė ketė histori tė shqiptarėve tė bėrė nga tė tjerėt, po ka histori tė shqiptarėve tė njohur mė nė fund nga tė tjerėt.

   Nga kompleksi i inferioritetit kombi shqiptar ka pėsuar disa herė disfata gjatė historisė dhe e ka viktimizuar vetveten.

   Nga kompleksi i inferioritetit humbet perspektiva dhe tabuizohet statukuoja.

   Nga kompleksi i inferioriteit nuk do tė ketė asnjėherė kapėrcim tė Rubikonit nė historinė tonė, qė ėshtė njė kapėrcim nga ferri nė purgatorin e njė tė ardhme mė shpresėndjellėse.

   Prandaj ky libėr me plot argumente ėshtė kundėr kompleksit tė inferioritetit.

   Prandaj ky libėr ėshtė njė pasqyrė morali pėr secilin nga ne, njė monument sigurie dhe vetėdieje.

   Ukshin Hotin kam pasur rastin ta njoh mė 23 nėntor tė vitit 1992 nė Tetovė gjatė njė tubimi mbarėkombėtar pėr ēėshtjen shqiptare. Ai ishte me trupin plot plagė nga tė rrahurat e policisė serbe. Po erdhi nė tubim, sepse nė tė shihte njė shprehje tė ideve tė tij politike dhe tė jetės.

   Sot Ukshin Hoti ėshtė i burgosur. Por qė nga burgu, ai na i dėrgon akoma mė i plotfuqishėm dhe madhėshtor mesazhet e tij tė urta dhe afatgjata.

   Ai ėshtė njė intelektual i martirizuar dhe kjo ka njė kuptim tė vėrtetė dhe tė madh. Ėshtė vetė kombi shqiptar njė komb i martirizuar. Pėr ēdo intelektual shqiptar, tė veshur me kėmishat ceremoniale tė konferencave tė shtypit, tė masmedias, tė mjediseve moderne tė aeroporteve dhe tė hoteleve luksoze, imazhi i kėtij tė burgosuri ėshtė njė thirrje pėr ballafaqim moral dhe shpirtėror.

   Vetėdija e tyre duhet tė bashkohet me vetėdijen e tij pėr tė mos u tjetėrsuar.

   Historia nuk e pranon asnjė lloj alibie, qoftė e formuluar mjeshtėrisht, si truket e prestidigjitatorėve tė paarritshėm. Historia ėshtė mbi individėt, dhe individėt bėhen tė saj nė atė kuptim kur ata shndėrrohen nė histori.

   Ukshin Hoti ėshtė shndėrruar tashmė nė histori.

 

Moikom Zeqo, Durrės, 12 qershor 1995

  

 

PJESA  I

 

KOSOVA DHE EVROPA

 

1. PĖR NJĖ QASJE SHKENCORE TĖ POLITIKĖS NĖ KOSOVĖ

           

   Nė qoftė se pėrdorimi i nocioneve nė jetėn e pėrditshme ėshtė i lidhur me dukuri tė  njė rėndėsie tė caktuar shoqėrore, atėherė nuk ėshtė krejt njėsoj se ē'do tė nėnkuptohet realisht me to. Pėr shumicėn e tyre supozohet se janė tėrėsisht tė njohura, por njė analizė pak mė e thelluar e pėrmbajtjes sė tyre nuk e pėrjashton mundėsinė e konstatimit tė kundėrt, vetėm pjesėrisht tė saktė, ose edhe tė manipulimit tė qėllimshėm me pėrmbajtjen e tyre. Pėr kėtė shkak, por edhe pėr shkaqe tė tjera tė lidhura me temėn nė shqyrtim, nuk do tė ishte i tepėrt precizimi i vetėm disa prej tyre, si p.sh. i termave: "politikė", "politikė e jashtme /e brendshme", "politikė ndėrkombėtare", "Evropė", etj., tė cilat nė kontekst tė rrethanave ekzistuese apo tė ndryshuara, nė kontekst tė qėllimit tė zhvillimit tė proceseve dhe tė paraqitjes sė dukurive tė caktuara, nuk mund tė kenė domethėnie tė njėjtė e statike. Nė tė vėrtetė, analiza e pėrdorimit tė tyre nė kontekstin e dhėnė shoqėror do tė ishte me rėndėsi tė shumėfishtė, por pėr shkak tė qėllimit tė parashtruar tė temės, vetėm pjesėrisht mund tė pėrqėndrohemi nė tė, duke filluar nga supozimi se ėshtė nė dobi tė shtjellimit tė saj (d.m.th. tė temės) dhe jo me qėllim tė shkoqitjes sė kuptimeve dhe tė nėnteksteve qė do tė dilnin nga njė analizė e tillė.

   Nga ana tjetėr, vėshtirėsitė nė precizimin e termave politikė janė tė lidhura me faktin se si ligjshmėritė e zhvillimit shoqėror,  ashtu dhe dukuritė qė i pėrcjellin ato, kurrnjėherė nuk manifestohen drejtpėrsėdrejti, por tėrthorazi. Pėr disa nga kėto dukuri nuk ekzistojnė terma adekuatė jo vetėm nė gjuhėn shqipe, por edhe nė gjuhėt tjera me tė cilat shėrbehemi mė sė shpeshti. Ndėrkaq, pėr dukuritė tjera qė nuk ekzistojnė tek ne, kemi huazuar fjalė tė huaja, por shumė herė pa e precizuar kuptimin e tyre. P.sh. dukuria e ndarjes sė shoqėrisė indiane nė kasta nė kuptimin burimor nėnkupton rregulla tejet tė formalizuara tė raporteve midis tyre; pjesėtarėt e kastave tė ndryshme p.sh., nuk guzojnė as tė preken nė mes tyre. Kėsaj fjale tek ne mė sė shpeshti i jepet kuptimi i shtresės, fjalė sė cilės megjithatė i mungon  rigoroziteti  i fiksimit tė raporteve tė cilat i nėnkupton shprehja "kastė" e Indisė. Mirėpo, vėshtirėsitė mė tė mėdha lidhen me faktin se subjektet politike, gjatė fazave tė ndryshme tė zhvillimit tė ndonjė procesi ose tė paraqitjes sė ndonjė dukurie, duke e synuar kontrollimin e tyre, me metoda tė ndryshme dhe pėrmes mjeteve tė komunikimit, qėllimisht ua ndryshojnė kuptimin fjalėve dhe ua japin pėrmbajtjen qė u pėrshtatet interesave tė tyre nė momente tė caktuara politike. Shembuj tė kėtillė ka mjaft. E tėrė historia politike e cilitdo vend nė botė ėshtė e mbushur me fakte tė tilla. Mirėpo ėshtė detyrė e linguistėve qė tė gjejnė nė gjuhėn shqipe fjalė adekuate pėr tė shėnuar dukuri tė veēanta politike. Pėr kėtė shkak kėtu do tė pėrqendrohemi nė nocionet mė me interes pėr temėn tonė nė shqyrtim.

           

"Zoon-politikon"- Politika - strukturė e qenies sė njeriut

   

   Termi i shquar i Aristotelit "zoon" (gr.-kafshė) e nėnkuptonte pjesėtarin e polisit (qytetit antik grek). Ky pjesėtar kishte tė drejtė tė merrte pjesė nė rregullimin e punėve tė polisit-shtet. Rregullimi i punėve nė polisin antik ishte i gjithėmbarshėm dhe gjithėpėrfshirės. Prandaj njė gjė e tillė nėnkuptonte qė etika, politika dhe ekonomia tė shkonin bashkė, d.m.th. tė ishin njė. Njeriu, natyrshėm, ishte qenie shtetėrore pėr tė cilin konvergimi me shtetin ishte gjithmonė karakteristik si njė "strukturė me rėndėsi  e qenies" (shih Vilfred Röhrich -W.D. Narra, Politika kao znanost, Zagreb, 1989, f.28). Me fjalė tė tjera, njeriu antik i kohės sė Aristotelit, nė polisin (qytet-shtetin) e tij e gjente formėn e ekzistimit tė mundshėm, mė tė sigurt, formėn e realizimit tė tij si njeri. Mirėpo ai kėtė e bėnte spontanisht. Nė kėtė mėnyrė ai e kishte ndjekur karakterin e tij, njė veti natyrale njerėzore. Shumė mė vonė Hegeli, spontanitetin e tillė tė konvergimit tė njeriut me shtetin, do ta ngriste nė nivelin e aktit tė vetėdijshėm, dhe njeriu (d.m.th. ai i Hegelit), do ta realizojė veten nė organizimin e shtetit ideal borgjez. Ndėrkaq te Marksi shteti i tillė do tė shuhet nė "perandorinė e lirisė" tė "ēliruar nga detyrimi i punės (mbretėria e domosdosė)" dhe njeriu i realizuar nė kėtė mėnyrė nuk do tė ketė nevojė pėr politikė, sepse ai vetė do tė jetė politikė. Kjo pikė e botėkuptimit tė Marksit do tė tregohet nė praktikė si utopi dhe do tė cilėsohet si e tillė. Mirėpo realizimi i plotė i njeriut nė shtet pėr tė gjithė teorikėt, pavarėsisht nga synimet e tyre, akoma mbetet utopi. Konvergimi i njeriut me shtetin te Aristoteli p.sh. nuk e nėnkuptonte kategorinė e skllevėrve, sikundėr qė tek Hegeli liberalizmi borgjez mbetet i kufizuar. Megjithatė, politika dhe ekonomia edhe mė tutje do tė shkojnė sė bashku. Njė sociolog gjerman kėsaj do t'i japė kuptim praktik: "Autoriteti, fama ose prestigji i shtetit, -thekson ai, -ndikojnė ekonomikisht nė mėnyrė produktive" (shih Alfred von Martin, Sociologie der Renaissance...Frankfurt am Wein, 1949).  Kjo e shpjegon njėherit edhe dukurinė negative tė pranishme nė shoqėritė bashkėkohore nė zhvillim kur politika vihet nė funksion tė pasurimit privat tė bartėsve tė saj dhe konsiderohet si rrugė e lehtė pėr "t'u bėrė i famshėm".

           

Politika - intelekt llogaritės dhe talent profesional

   

   Nė kohėn e Rilindjes (Renesancės), mbisundonte bindja  se aftėsia e njeriut konsiston nė superioritetin e arsyes mbi ekzistencėn, besim i cili pastaj e pėrcaktonte edhe luftėn si shkencė dhe si mjeshtri (Makiaveli psh., herė-herė kishte qenė strateg  ushtarak nė qytetin e tij tė lindjes). Besimi i tillė e karakterizonte epokėn borgjezo-tregtare e cila politikėn e konsideronte si ēėshtje tė intelektit llogaritės dhe tė talentit profesional (Röhrich-Narra, vep.cit.f.29). Intelekti i kėtillė llogaritės duhej tė vihej nė shėrbim tė pasurimit tė  tregtarėve qė e pėrbėnin bėrthamėn e borgjezisė sė ardhme. Ndėrkaq, talenti profesional duhej tė vihej nė funksion tė zgjerimit tė qyteteve tregtare. Kjo e presupozonte kuptimin e politikės si shkencė, mjeshtėri dhe aftėsi nė funksion tė forcimit tė pozitės sė qyteteve tregtare dhe tė tregtarėve si klasė nė forcim e sipėr.

   Pragmatizmi i tillė politik dhe tė kuptuarit pragmatik tė politikės te Hobsi nė shek. XVII e merr formėn e pushtetit, si kategori qendrore e politikės. Meqenėse tė drejtėn natyrale e definon si shumė tė tė drejtave tė pakufizuara tė individit, atėherė, sipas Hobsit, ėshtė e natyrshme qė individėt tė bien nė konflikt me njėri-tjetrin ("Homo homini lupus est"). Pasi qė gjendja e tillė do tė rezultonte nė kaos, individėt e lidhur me kontratė heqin dorė vullnetarisht nga tė drejtat e tyre (sė paku nga njė pjesė e tyre) nė favor tė shtetit. Nė kėtė mėnyrė, subjektet i nėnshtrohen pushtetit tė vetėformuar qendror. Kėshtu mė nė fund shteti mund tė shndėrrohej nė njė "lidhje politike" (verband). Qė prej kėndej, nocioni i politikės lidhet me pushtetin i cili pėr Maks Veberin do tė thotė "shans qė personat e caktuar t'i binden urdhėrit me pėrmbajtje tė caktuar". Ndėrkaq, "pushteti, -pėr Veberin, -ėshtė fuqi legjitime nė harmoni me tė drejtėn". Ai mbėshtetet mbi "pajtueshmėrinė mbi legjitimitetin". Pėr ndryshim nga kjo, fuqinė ose forcėn e pastėr e definon si "ēdo shans ose mundėsi qė brenda njė raporti social  tė imponohet  vullneti i njeriut edhe pėrkundėr rezistencės" (M.Weber Wirtschaft und Geselschaft", Tübingen, 1976,f.556).

 

E vėrteta e kohėshme (kohėsisht e pėrcaktuar) e shkencės

 

   Botėkuptimi i tillė i politikės si intelekt apo shkencė nė funksion tė interesave tė caktuara mbėshtetet mbi funksionin e politikės si shkencė qė nė fillim tė konstituimit tė saj. Ishte e lidhur me raportin e njeriut ndaj natyrės, ose me pėrpjekjet e tij qė ta kontrollojė natyrėn. Mirėpo nė kėtė funksion, d.m.th. tė mbizotėrimit tė natyrės nga ana e shoqėrisė, vetė zhvillimi i shkencės dhe i teknologjisė e ka rrezikuar natyrėn: e ardhmja tani paraqitet si "obligim i sjelljes kolektive dhe i politikės moderne". "Nuk ėshtė e mundur as tė paramendohet, -konstatojnė Röhrih dhe Narra, -se ēfarė vdekje masovike dhe vrasje masovike do tė shkonte me njė situatė tė tillė pas thirrjes: -le tė shpėtojė kush tė mundet! (Röhrich-Narra, vep.cit.f.6). Ajo qė e ka mundėsuar njė zhvillim tė tillė negativ tė gjėrave, qė e ka reduktuar  politikėn nė intelekt tė ftohtė llogaritės e pa ndjenja, sipas disa teorikėve dhe filozofėve ėshtė vetė funksioni i pavarėsuar i zhvillimit tekniko-shkencor. Kėtė pavarėsim tė funksionit tė shkencės gjatė procesit tė zhvillimit tė saj e vė re sidomos Maks Horkhaimeri. Atij i duket se ėshtė me rėndėsi vetėm kompleksi funksional i shkencės pėr tė konstatuar se "ajo qė zakonisht merret si qėllim -lumturia e individit, shėndeti dhe pasuria, -domethėnien e vet e fiton ekskluzivisht nga mundėsia qė tė bėhet funksionale". Funksionalitetin e tillė tė dijes megjithatė e vė nė funksion tė prodhimit material dhe shpirtėror (shih Maks Horkhaimer, Zur Kritik der instrumentellen Vernunft, Frankfurt a/M.1967.f.94). Kėtė e kishte bėrė mė parė edhe Marksi: "Ai vetė (d.m.th., njeriu) pėrkundrejt materies, nė natyrė paraqitet si fuqi natyrale" (Kapitali-I). Mirėpo, pa marrė parasysh shkakun, mbetet fakti se zotėrimi me sendet, me natyrėn, qė njėkohėsisht ėshtė edhe zotėrim me njerėzit, nė kohėn moderne, "godet prapa mbi qenien dhe mbi vetėdijėn e njerėzve" (Max Horkheimer und Theodor Adorno, Dialektik der Autklärung, Amsterdam 1947, f.56, dhe nė pėrkthimin serbokroat: Dijalektika prosvetiteljstva, Sarajevo, 1974, f.54) Goditja e tillė prapa nė kohėn e sotme manifestohet si frikė nga "vdekja masovike" dhe nga "vrasja masovike" tė cilat rezultojnė nga fakti se nė njėrėn anė ėshtė plaēkitur planeti, pėr shkak tė tendencės sė vazhdueshme pėr ndėrtimin e shoqėrisė sė mirėqenies, dhe nga ana tjetėr, pėr shkak se shumica e njerėzimit ėshtė reduktuar nė nivel tė ekzistencės. Andaj njerėzimit nė tėrėsi i kanoset edhe natyra (qė ajo tė mos e diktojė urdhėrin e saj dhe t'i kundėrshtojė kėrkesat e tepruara) d.m.th. duke "komanduar" ndonjė katastrofė ekologjike, por edhe eksplozioni demografik, si pėrgjigje ndaj sė cilės do tė rezultonte lufta totale, ose "vrasja masovike". Politika si shkencė (intelekt) ėshtė dashur ta vinte drejtpeshimin, por me njė zhvillim tė tillė tė pavarėsuar ėshtė shndėrruar edhe vetė nė njė "mendje instrumentale" duke e ndarė fatin e shkencės nė tėrėsi nė funksion tė profitit, sepse racionaliteti teknik ėshtė tretur nė racionalitetin e vetė zotėrimit me natyrėn dhe me njerėzit. Ky aspekt i politikės dhe i shkencės nė tėrėsi do tė mund tė quhej cinizėm i intelektit, po tė jetė i detyruar qė nė plan tė gjerė tė instrumentalizohet nė funksion tė dominimit me njeriun e jo nė funksion tė ēlirimit tė tij. Lufta e tanishme nė Gjirin Persik mund ta ilustrojė mjaft mirė kompleksitetin e ēėshtjes. Kėtu aspekti i politikės si intelekt, shkencė, ėshtė materializuar nė disa drejtime: 1) si mundėsi e programimit tė luftės pėr arritjen e qėllimeve tė caktuara nga ana e tė dy palėve. Pėr amerikanėt dhe aleatėt e tyre detyrimi i Irakut qė tė tėrhiqet nga Kuvajti, esencialisht do tė thotė mėnjanim i rrezikut potencial pėr humbjen e kontrollit mbi burimet e naftės, por edhe pėr shndėrrimin e arabėve dhe tė islamizmit nė tėrėsi nė faktor tė politikės botėrore. Pėr Irakun, detyrimi i amerikanėve dhe i aleatėve tė tjerė qė ta akceptojnė si tė tillė, do tė thotė pikėrisht atė qė ata mė sė shumti i druhen; 2) si teknikė dhe teknologji e avancuar ushtarake, duke i pėrfshirė edhe strategjitė e avancuara pėr arritjen e qėllimeve tė theksuara;  dhe 3) aspekti cinik i ēėshtjes konsiston pikėrisht nė faktin  se qė tė dy palėt janė tė vetėdijshme pėr rrjedhimet eventuale globale, edhe nė plan tė natyrės, edhe tė njerėzimit: nė plan tė natyrės, vėnia e zjarrit burimeve tė naftės, qoftė nga ana e Irakut (me qėllim tė pamundėsimit tė invadimit) qoftė aksidentalisht, nga ana e amerikanėve (pėr shkak tė bombardimeve) doemos do tė rezultonte nė ērregullime ekologjike tė natyrės pėrmasash tė tilla eventuale qė do tė mund t'i ndjente gjithė njerėzimi. Mirėpo njė cinizėm akoma mė i madh ėshtė programimi i pėrllogaritur i viktimave nė ushtarė. Qysh nga fillimi i luftės amerikanėt i kanė porositur 16000 thasė najloni pėr transportimin e kufomave. Irakianėt nuk e kanė bėrė njė gjė tė tillė, por megjithatė, zgjedhja e alternativės sė luftės prej tyre do tė thotė se edhe ata  qė nė fillim kanė kalkuluar me numra tė kufizuar apo tė pakufizuar viktimash pėr arritjen e qėllimeve tė caktuara politike. Nė kėtė mėnyrė, politika si intelekt llogaritės ka ardhur nė shprehje si intelekt llogaritės i luftės, dhe pikėrisht ky ėshtė aspekti cinik i ēėshtjes. Mirėpo ky shembull njėherit tregon edhe se politika, si intelekt llogaritės e si shkencė, ėshtė nė funksion tė qėllimeve tė forcave dominante nė shoqėri, bile edhe nė funksion tė krijimit tė sė vėrtetės si e vėrtetė e dhėnė, sepse e vėrteta mbi luftėn nė Gjirin Persik "do tė varet" nga zhvillimi i proceseve pas pėrfundimit tė saj. Duke e spikatur kėtė veti tė politikės si shkencė e angazhuar, Theodor Adorno do tė konstatojė se e vėrteta nė pėrgjithėsi ėshtė "e kohėshme", d.m.th. kohėsisht e pėrcaktuar.

   Me fjalė tė tjera, sipas botėkuptimeve tė theksuara mė lart, e vėrteta shkencore ėshtė ajo qė, jo vetėm zbulohet, por edhe qė krijohet gjatė procesit tė njohjes. Maks Horkhaimeri dhe Theodor Adorno nė "Dialektikėn e Iluminizmit" e bėjnė pėrshkrimin e historisė si luftė midis njeriut dhe natyrės, por nė lidhje me tė njohurit, shkencėn: "Njeriu i shkencės i njeh gjėrat pėr aq sa mund t'i ndėrtojė". Gjatė ndėrtimit tė tyre, qenėsia e gjėrave shkencėtarit i zbulohet si substrat i sundimit: "Ēdo tentativė qė me thyerjen e natyrės tė thyhet edhe detyrimi (dhuna) vetėm sa e detyron tė bjerė edhe mė thellė nė tė. Kėshtu kaloi  udhėtimi i qytetėrimit evropian. Abstraksioni, vegėl e iluminizmit, pėrkundrejt objekteve tė veta qėndron si fat, nocionin e tė cilit e ka fshirė: si "likuidim". Qytetėrimi nė kėtė mėnyrė  u shndėrrua nė "fitore tė shoqėrisė mbi natyrėn e cila gjithēka e shndėrroi nė natyrė tė thjeshtė" (shih Horkhaimer-Adorno, vep.cit., pėrkthimi serbokroat. f.54). Pėr ndryshim nga Kanti, pėr tė cilin iluminizmi e kishte kuptimin e ēlirimit tė njeriut nga frika dhe e shndėrrimit tė tij nė zotėrues tė sendeve, pėr Adornon, mendimi nė rrugė e sipėr prej mitologjisė nė logjikė "e ka humbur elementin e refleksionit mbi veten". Pėr kėtė shkak ai manifestohet nė formė tė makinės, si logjikė e makinės...nė procesin automatik i cili zhvillohet nė mėnyrė vetėvepruese". Andaj iluminizmi, nė mungesė tė  refleksionit, tregohet si iluminizėm i pavetėdijshėm. Nga kjo gjė logjikisht rrjedh se atij i duhet kthyer refleksionin si njohuri e vetvetes e cila e ēliron njeriun nga vartėsia mbi hipostaziminė e fotografive" (Jürgen Habermas, Technik und Wissentschaft als Ideologie, Frankfurt a/M.1970.f.159 ose "Tehnika i znanost, kao Ideologia" Zagreb, 1968,f.122)) por edhe e ndryshon jetėn. Ndėrkaq autorefleksioni ėshtė njė akt qė e ndryshon jetėn dhe e paraqet lėvizjen e emancipimit e cila nuk ėshtė gjė tjetėr pėrveē se njė "shprehje pėr atė qė quhet diferencim antropologjik. "Gjendja e tillė e jo-diferencimit  antropologjik (njeriu-pjesė e natyrės) e nėnkupton jo-identitetin e njeriut qė manifestohet nė veprimet e tij. Ajo paraqitet nė shkencė me kėrkesėn mbi tė vėrtetėn e cila presupozon "tė dhėnėn ekzistenciale tė sė pavėrtetės" (shih Röhrich-Narra, vep. cit.f.10) por vetėm nė kuptim tė dukjes, aparencės, e cila duhet zbuluar nė interes tė emancipimit. Nga ky aspekt, shkenca ėshtė gjurmim racional i lidhjeve midis qenies dhe aparencės. Detyra e saj konsiston nė faktin qė aparencėn empirike tė mos e marrė pėr qenie. Pėr kėtė shkak, e vėrteta shkencore duhet tė pėrfitohet me pėrpjekje kėmbėngulėse tė njohjes  sė pėrcaktimeve tė objektit tė dhėnė. Gjurmimi pėr tė vėrtetėn bėhet gjithmonė nė rrethana konkrete historike. Mirėpo kėmbėngulja nė racionalitet do tė thotė se e vėrteta shkencore nuk ėshtė njė ēėshtje e ndriēimit momental, por ēėshtje e punės mbi objektin qė duhet njohur. Pėr kėtė shkak e vėrteta shkencore, ose tė njohurit, mund tė ndryshohet, prandaj ajo ėshtė e kohėshme, (kohėsisht e pėrcaktuar). Interesi pėr emancipim ėshtė me rėndėsi pėr shkencėn politike e cila duhet t'i vė nė dukje kundėrthėniet midis nevojave tė individit dhe rendit shtetėror ekzistues... tė "zbulojė faktorėt qė e pengojnė iluminizimin (vetėdijėsimin) e individit mbi nevojat e veta" (shih Röhrich-Narra, vep.cit.f.11-12). Nė relacionet tona edhe njė shembull tjetėr do tė mund ta ilustronte kompleksitetin e ēėshtjes: Akademia e Shkencave Serbe nė fillim tė viteve '80 e shpalli, ndonėse jo nė mėnyrė tė rregullt, memorandumin e saj tė mirėnjohur mbi pozitėn e Serbisė nė federatėn jugosllave dhe mbi nevojėn pėr ndryshimin e asaj pozite nė raportet federale tė Jugosllavisė. Ajo pra, e bėri vetėdijėsimin (iluminizimin) e opinionit serb mbi pozitėn e supozuar inferiore tė Serbisė nė ato relacione. Nė frymėn e botėkuptimeve tė theksuara, ajo e bėri krijimin e njė tė vėrtete shkencore me tė cilėn synohej krijimi i sė vėrtetės tjetėr -ndryshimi i raporteve nacionale nė favor tė saj dhe nė disfavor tė shqiptarėve. Nė kėtė mėnyrė intelekti politik i Serbisė u vu nė funksion tė interesave partikulare tė kombit tė vet, ose tė njė pjese tė atij kombi, dhe jo nė funksion tė zgjidhjeve optimale pėr tė gjithė pjesėtarėt e federatės jugosllave. Kėtė pastaj e bėnė edhe tė tjerėt me opcionin mbi zgjidhjen konfederale tė krizės. Sikur Kosovės tė mos i sigurohej statusi i Republikės, i njėjtė me republikat tjera, atėherė praktikisht do tė argumentohej cinizmi i paparė dhe i padėgjuar i politikės si intelekt jugosllav. Kjo do tė thoshte se me Kosovėn ėshtė manipuluar gjatė 10 viteve tė plota pėr t'i realizuar qėllimet qė nuk kishin tė bėnin fare me tė. Kjo pastaj do ta kishte kuptimin e njė vulgarizimi ekstrem tė politikės nė funksion tė interesave partikulare. Mirėpo politika nuk mund tė qėndrojė si e tillė dhe nuk do tė ngjajė ashtu.

 

Politika si nėnė e shkencave

 

   Ēdo e vėrtetė shkencore, qoftė "e kohėshme" ose jo, sikurse dhe ēdo shkencė, ėshtė nė funksion tė diēkafit, ose nė funksion tė interesave tė caktuara. Shkenca, apo shkencat politike, gjithashtu nuk bėjnė pėrjashtim nga njė rregull i tillė. Natyrėn dhe karakterin e interesave tė tilla nuk e pėrcakton shkenca por raporti i forcave, vetė bartėsit e atyre interesave. Meqenėse politika ka tė bėjė me rregullimin e punėve shoqėrore (tė hetojė raportin midis aparencės dhe qenėsisė sė gjėrave nė dobi tė emancipimit) atėherė ėshtė e kuptueshme (deri diku) qė shumica e njerėzve e identifikojnė shkencėn me mjeshtėrinė politike. Nė raste tė tilla harrohet se politika ėshtė lėndė me tė cilėn merret shkenca politike. E vėrteta "e kohėshme" e politikės shndėrrohet nė objekt sundimi tė sė vėrtetės shkencore tė shkencės politike.

   Politikėn si veprimtari shoqėrore Adolf Bibiēi e definoi si "veprimtari shoqėrore...qė ka tė bėjė me rregullimin e pozitės sė njeriut dhe tė elementeve strukturale tė shoqėrisė sė bazuar mbi  ndarjen shoqėrore tė punės". Veprimtaria e tillė nė shoqėritė klasore para sė gjithash e rregullon pozitėn e klasave nė "raportin e pėrgjithshėm tė prodhimit". Nė qoftė se njė gjė e tillė rregullohet pėrmes shtetit "atėherė ėshtė fjala pėr politikėn nė kuptimin e ngushtė, nė qoftė se subjektet e kėsaj veprimtarie janė ēfarėdo, mendohet pėr politikėn nė kuptimin e gjerė "(shih A.Bibiē, Politicka Znanost, Predmet i Sustina, Hrestomatija Politicke Znanosti, Zagreb, 1971). Nga kjo del se komponenta kryesore, e cila lejon qė njė veprimtari e caktuar ta ketė vulėn e politikės, e tė quhet politike dhe jo p.sh. ekonomike etj.,  ėshtė e lidhur me rregullimin e pozitės sė njeriut nė shoqėri dhe tė elementeve  strukturale tė shoqėrisė. Mirėpo Adolf Bibiēi duket sikur nuk ėshtė plotėsisht i saktė, sepse rregullimi i pozitės sė njeriut nė shoqėri nuk e nėnkupton statizimin e asaj pozite, pa e marrė parasysh nivelin. Ėshtė nė natyrėn e njeriut qė tė mos jetė i kėnaqur me pozitėn e vet nė shoqėri dhe qė vazhdimisht tė luftojė pėr avancimin e saj. A.Bibiēi andaj e bėn definimin e politikės nga pozitat dominante shoqėrore: "Politika ėshtė veprimtari qė merret me rregullimin e pozitės sė njeriut nė raportet e produksionit nė shoqėri" dhe -mbaroi puna! Sikur politika tė kishte qenė e suksesshme dhe ta bėnte njė gjė tė tillė lidhur me pozitėn e shqiptarėve nė shoqėrinė jugosllave, nuk do tė kishte pasur nevojė qė ata tė kėrkonin  republikė. Flamanėt nė Belgjikė, p.sh. nuk kishin pozitė edhe aq tė keqe nė shoqėrinė belge, e sidomos jo nė raportin e produkcionit, por megjithatė e kėrkonin vazhdimisht pėrmirėsimin e saj. Ndėrkaq pozita e shqiptarėve nė Jugosllavi nuk kishte qenė nė rregull. Pėrmes aktivitetit politik ata e kėrkojnė jo vetėm rregullimin e pozitės sė tyre autonome (vazhdimisht mė tė mangėt nga tė tjerėt) por nė radhė tė parė avancimin e asaj pozite nė nivelin e Republikės sė barabartė me republikat tjera. Pėr kėtė shkak duket mė i arsyeshėm definimi i politikės si aktivitet pėr rregullimin dhe avancimin e pozitės shoqėrore tė subjekteve tė saj d.m.th. tė njeriut. Kėtė veēori tė politikės e vė re njė numėr i konsiderueshėm i autorėve nga vendet nė zhvillim. Ahmed Seku Ture, p.sh.,  duke e theksuar me ngazėllim tė tepruar kėtė veēori tė saj, politikėn e merr si nėnė tė tė gjitha shkencave: "Nė qoftė se ndokujt, -shkruan ai, -politika i duket lojė, mjeshtėri pėr t'u nxjerrė nga vėshtirėsitė, ose pėr t'i mashtruar tė tjerėt, pėr partinė tonė, nė kuptimin e vėrtetė tė fjalės, ajo ėshtė shkencė mbi jetėn shoqėrore. Politika shndėrrohet prandaj nė shkencė qė e mundėson pėrdorimin e shkencave tė tjera nė dobi tė njeriut dhe tė shoqėrisė. Me anė tė saj, dhe pėrmes saj, njeriu e kupton se ligji, e vėrteta, shkenca, vlejnė pėr aq sa i kthehen popullit, i cili, njėkohėsisht, ėshtė objekt i tė gjitha pėrkujdesjeve tona. Andaj e pėrgjithshmja ėshtė nė shėrbim tė individit, ashtu si individi duhet ngritur nė nivelin e sė pėrgjithshmes (shih Ahmed Sekou Toure, Demokratska Revolucija, nė librin e Ivan Vekoviqit "Afrika i Socijalizam", Beograd 1976)".  A.S.Ture ishte Kryetar i Partisė Popullore Demokratike dhe i RD tė Guinesė - Konakri. Mė 1958 De Goli qe hidhėruar me tė sepse ai nuk ia kishte pranuar propozimin qė Guineja, pas fitores sė pavarėsisė, tė mbetej anėtare e Unionit francez. Pėr kėtė arsye Franca i tėrhoqi nga Guineja tė gjitha shėrbimet dhe tė gjithė konsultantėt e vet, por Seku Ture megjithatė mbeti demokrat, ndoshta vėrtetė i "tam-tamit", siē do ta quanin kundėrshtarėt e tij, por sidoqoftė demokrat. Nė kėtė kontekst ishte fare e natyrshme qė ai ta mbitheksonte rolin e faktorit politik nė zhvillimin e vendit tė tij dhe tė politikės si shkencė e shkencave, por e vėrteta shkencore prapseprapė nuk mund tė reduktohet nė utilitarizėm tė kulluar. Ajo e pėrmban nė vete edhe tė vėrtetėn e "kohėshme", por edhe atė pėr vete, tė vėrtetėn pėr hir tė ngritjes, por edhe tė destruksionit (p.sh. hulumtimet nė sferėn e atomistikės).

   Najdan Pashiqi, njė pėrfaqėsues tjetėr eminent i mendimit politik tė Jugosllavisė, kuptimin e politikės e lidh me dukuritė politike tė cilat gjithmonė janė tė dykuptimshme: 1. ato mund tė konsiderohen si aksion i vetėdijshėm i subjekteve tė ndryshme tė veprimit politik, por edhe si: 2. "realitet objektiv i raporteve politike, kompleks i fuqive politike", me njė fjalė, "realitet i raporteve politike" (shih N.Pashiq, Klase i Politika, Beograd, 1968). N.Pashiqi nė tė vėrtetė e bėn operacionalizimin e botėkuptimit francez mbi politikėn ose mė sakt, mbi dy aspektet e politikės, pėr tė cilat flet Moris Dyverzhe (shih Moris Diverzhe, Uvod u politici, Beograd 1966) duke i krahasuar me dy fytyrat e perėndisė Janus (shih Vojtech Zamarovsky, Heronjtė e miteve antike, Rilindja, 1985).

           

Politika si art = "policy" dhe "politics"

 

   Aktivitetin e vetėdijshėm tė forcave politike, ose tė subjekteve politike, gati tė gjithė teorikėt e politikės e vėnė nė kontekst tė shtetit, duke e konsideruar atė si instrument shoqėror me tė cilin udhėheqin forcat subjektive. Ndėrkaq Röhrich dhe Wolf-Dieter-Narra, duke e reduktuar kėtė aspekt tė politikės nė funksion tė rregullimit tė konflikteve, e pėrqendrojnė vėmendjen e tyre nė "format e rregullimit tė konflikteve" gjė pėr tė cilėn e huazojnė termin anglo-sakson "politics" dhe nė pėrmbajtjen e konflikteve, gjė pėr tė cilėn poashtu huazohet termi anglo-sakson "polic" ose "issue" qė do tė thotė ēėshtje. Meqenėse tė gjitha konfliktet, marrė logjikisht, nuk duhet tė kenė kuptim politik, ata e kontestojnė kėtė me faktin e totalitarizimit tė jetės shoqėrore dhe tė pėrzierjes sė shtetit modern madje edhe nė raportet private tė familjes (disa teorikė tė tjerė, tė cilėve njė ditė medoemos do t'u kushtojmė vėmendje, konstatojnė me pikėllim se "shtetėzimi" i jetės private ėshtė bėrė total: "asgjė e shenjtė nuk ka mbetur jashtė kthetrave tė pushtetit (ne do tė shtonim se ato, kthetrat, kėrcėnojnė tė rrezikojnė ēdo bashkėshortėsi dhe ēdo fėmijė legjitim tė martesave legjitime). Nė diskutimin politiko-shkencor tė viteve '60 (Bachra/Baratc dhe tė tjerėt), u fut nocioni i jo-vendimeve (non-decisions) me qėllim tė tėrheqjes sė vėmendjes mbi numrin e temave qė nuk u lanė nė disponim tė tubimeve. Me fjalė tė tjera, si jo-politike mbetėn ato sfera tė jetės shoqėrore tė cilat politika, nė saje tė njė koncensusi tė pėrgjithshėm  tė nėnkuptuar, nuk deshi t'i njihte si tė tilla. Ato megjithatė ekzistojnė dhe paraqiten si rryma tė ndryshme tė ujit nėn akullin politik; dalin nė sipėrfaqe atėherė kur krijohen kushtet dhe kur subjektet e saj dalin nė skenė. Prandaj ato nuk mbeten gjithmonė tė tilla, rryma tė ndryshme tė ujit nėn akullin politik, sepse edhe politika, po tė jetė e tillė, e humb kuptimin e vet.

   Hannah Arendt, duke e theksuar faktin mbi nevojėn e artikulimit tė kėrkesave dhe tė orientimit tė politikės nė rregullimin e konflikteve (politikė janė tė gjitha format joluftarake tė zgjidhjes sė konflikteve) e thekson tė folurit si kriterium tė shprehjes sė cilėsisė sė politikės: "Kudo qė ėshtė fjala pėr relevancėn e tė folurit, nė lojė doemos futet politika, sepse njerėzit janė tė prirur pėr politikė vetėm pėr shkak se janė qenie qė e kanė dhuntinė e tė folurit (shih H.Arendt, Vita Activa oder Vom tatigen Leben, München, ct. sipas W.Röhrich-W.D.Narra, vep.cit.f.63)." Megjithatė, njerėzit merren me politikė pėr shkak se kanė nevoja dhe interesa. Dhuntia e tė folurit e mundėson artikulimin, por nuk e zhduk ekzistimin apo paraqitjen e tyre, sikurse qė politika nuk mund tė reduktohet vetėm nė format jo-luftarake tė zgjidhjes sė konflikteve. Teoria politike qė moti e ka pranuar definicionin e Klauzevicit mbi luftėn si vazhdim i politikės me mjete tė tjera. Fjalėt e cituara tė H.Arendtit mund tė kuptohen vetėm nė kontekst tė intencės pėr zhdukjen e luftės si metodė dhe formė tė vazhdimėsisė politike, por kjo ėshtė njė ēėshtje tjetėr.

 

Politika si art dhe morali

 

   Nė fjalorin latinisht-shqip (Henrik Lacaj, Filip Fishta, Rilindja, Prishtinė, 1980)  fjala art (ars) pėrkthehet me fjalėt: mjeshtri, muzė, por edhe dredhi, dinakėri, dhelpėri. Politika si aktivitet pėr rregullimin e pozitės sė njeriut nė shoqėri, si aksion i vetėdijshėm i subjekteve politike, si intelekt llogaritės, si "policy", "issue" etj., pėr rregullimin e konflikteve nė shoqėri konsiderohet art, mjeshtėri. Puna ėshtė se arti inspirohet me tė bukurėn dhe tė mirėn. Ndėrkaq metodat me tė cilat realizohet e bukura dhe e mira nė art mund tė jenė gjithashtu tė bukura por mund tė jenė edhe jashtė saj, siē ngjet zakonisht me kushtet nė tė cilat realizohet ndonjė vepėr artistikisht e bukur. Dredhia, dinakėria dhe dhelpėria mund tė hyjnė nė kuadėr tė mjeshtėrisė sė artistit pėr tė realizuar tė bukurėn. Me kėtė rast pėrsėri do tė mbeten art, sepse qėllimi (vepra e bukur artistike) e pėrcakton pėrmbajtjen e tyre si aftėsi tė artistit pėr tė paraqitur tė bukurėn. Mirėpo ato mund tė jenė edhe metoda, madje prioritare, tė ndonjė imitatori apo falsifikatori tė veprave artistike. Nė rast tė tillė kėta do tė bėnin pjesė nė mjeshtėrinė e imitacionit, tė falsifikimit dhe tė hajdutllėkut. Pėrmbajtja e qėllimit tė imitimit (p.sh. pėr tė gėnjyer opinionin me qėllim tė pėrfitimit material) do t'i klasifikojė si tė pamoralshme dhe tė dėmshme pėr njerėzit. Nė politikė gjėrat qėndrojnė njėsoj si edhe nė art, por konsekuencat e njėrės dhe tė tjetrės janė tė pakrahasueshme. Pėrderisa me njė vepėr tė bukur artistike mund tė kėnaqen shumė njerėz, me ndonjė vepėr tė bukur politike mund tė shpėtojė njė popull apo mė shumė sish si dhe anasjelltas, me veprėn e falsifikuar mund tė dėmtohet blerėsi ndėrsa me politikėn e falsifikuar mund tė dėmtohen popujt. Nuk lypset ndonjė menēuri e veēantė pėr tė kuptuar se konceptimi i politikės si art apo mjeshtėri, veēuar nga morali shoqėror, i pėrgjigjej (nė tė kaluarėn) borgjezisė nė formim e sipėr, por jo edhe asaj tashmė tė formuar, sepse shkonte ndesh me botėkuptimin aristokratik mbi nderin, guximin dhe zakonet kalorėsiake, dhe se nė mėnyrė tė drejtėpėrdrejtė i cėnonte botėkuptimet, por edhe interesat e pjesės mė tė madhe tė popullsisė. Pėr shkak tė interesit pėr avancimin e gjithmbarshėm shoqėror, dhe jo vetėm tė kategorive tė veēanta tė njė shoqėrie tė dhėnė, tė kuptuarit e politikės si art i sė mundshmes, nė rrethanat e sotme duhet tė jetė i diferencuar dhe duhet ta pėrjashtojė imoralitetin e metodave nė realizimin e qėllimeve politike. Opinioni i krijuar mbi atė se ē'ėshtė e moralshme dhe moralisht e lejueshme nė botėn e sotme, tė kuptuarit e padiferencuar tė politikės si art i sė mundshmes e quan anakronike dhe retarduese, ndonjėherė edhe pa marrė parasysh qėllimin. P.sh. mund tė ishte qėllim i arsyeshėm nga aspekti i logjikės sė shtetit -ruajtja e qetėsisė publike. Mirėpo helmimi i fėmijėve, si metodė pėr realizimin e njė qėllimi tė tillė, jo vetėm qė ėshtė akt i pamoralshėm, por akti i tillė automatikisht e vė nė pyetje karakterin e qėllimit. Nė kontekst tė kėsaj, qėllimi i ruajtjes sė qetėsisė publike ose i pengimit tė kaosit nė tė vėrtetė shndėrrohet nė qėllim tė ruajtjes sė dominacionit tė padėshiruar, imoral dhe tė padrejtė nė vetvete. Ndėr ne, p.sh., shpeshherė dėgjohet komentimi se serbėt janė politikanė tė zotė, qė do tė thotė se janė mjeshtėr tė politikės si art i sė mundshmes. Kritika serbe p.sh., shpalljen e Republikės dhe tė Kushtetutės nga ana e deputetėve tė Kuvendit tė Kosovės e quajti si akt "kaēaniko-kaēak" (Kaēaniēko-kaēaēki Ustav) duke e pasur pėr qėllim denigrimin e rėndėsisė sė kėtij akti si akt tė pamoralshėm meqė e shpallėn "kaēakėt" dhe jo deputetėt. Nė kėtė rast nuk vihej nė spikamė fakti se "kaēa(ni)kėt" e tillė ishin tė zgjedhur si deputetė pikėrisht me lejen e tyre, dhe se konspiracionin ua kishin imponuar vetė ata -serbėt, d.m.th. jo ata vetvetes, dhe se kishin qenė tė detyruar ta bėnin njė akt tė tillė nė kushte tė imponuara konspirative. Pėrkrahja masovike e popullsisė e bėn tė pamoralshėm tentimin e politikės serbe qė ta denigrojė njė akt tė tillė fisnik. Andaj thėnia se serbėt janė politikanė tė aftė nė sytė e shqiptarėve lidhet me konotacion negativ, ndėrkaq nė sytė e serbėve, pavarėsisht nga pėrparėsitė momentale qė mund t'ua sigurojė "aftėsia" e tillė, nė njė plan afatgjatė mund t'i kualifikojė vetėm si manipulues tė mirė pėr qėllime  afatshkurtra por nė kundėrshtim me interesat afatgjata dhe pozitive tė popullit serb, siē ėshtė p.sh. miqėsia me shqiptarėt.

   Politika si art i sė mundshmes rezulton nga botėkuptimet e Makiavelit tė parashtruara nė librin e tij "Il Principe" (Sundimtari), tė botuar pėr herė tė parė mė 1514. Pėr tė politika esencialisht ėshtė shumė e mjeteve tė nevojshme pėr tė ardhur nė pushtet dhe pėr tė mbetur nė pushtet me qėllim tė shfrytėzimit tė tij. Mirėpo kėtij botėkuptimi pragmatist pėr politikėn qė nuk ka tė bėjė fare me moralin, pėrafėrsisht nė tė njėjtėn kohė i kundėrvihet Thomas Mori, nė librin e tij tė botuar mė 1516  Do optimo republicae statu deque nova insula Utopia. U-topia=vend qė nuk ekziston, si intencė, drejtim i mendimit (utopist) ėshtė ėndėrr mbi rregullimin e drejtė tė jetės, ėndėrr qė ėshtė nė kundėrshtim me kontekstin special, pėrkatėsisht, qė ėshtė negacion kritik i situatės historike. Projektet e tilla utopike, sipas Röhrich dhe Narra, manifestohen si pėrfytyrime mbi njė tė ardhme mė tė mirė. Ato nė kėtė mėnyrė, mė tepėr nė mėnyrė indirekte, komandohen nė pikėpamje pėrmbajtėsore si alternativė e sė tanishmes ekzistuese. Andaj, ēdo nocion relevant i Utopisė, doemos e reflekton momentin e saj shoqėror, luftėn e saj kundėr njėmendėsisė sė keqe"(shih Röhrich-Narra, vep.cit.f.31). Tejkalimi i njėmendėsisė sė keqe, pėr Makiavelin, varet nga aftėsia  (virtu) e sundimtarit pėr tė ruajtur pushtetin dhe interesat e shtresės sė cilės i takon (d.m.th. borgjezisė nė lindje e sipėr). Pėr tė sistemi moral dhe politik qėndrojnė njėri pranė tjetrit, pothuajse paralelisht, por njėkohėsisht nuk kanė tė bėjnė me njėri-tjetrin. Ndėrkaq Utopia e Morit ėshtė njė alternativė e moralshme, e cila niset nga fakti se "nė asnjė shtet nuk mund tė ketė drejtėsi dhe as qė do tė sundojė ndonjėherė brenda tij lumturia" (vep.cit.f.33). Ky botėkuptim natyrisht do tė jetė "...pėrfytyrim i parė i ėndrrave-dėshira demokrato-komuniste (Ernest Bloch, Das Prinzip Hoffnung, Frankfurt a/M. 1973. cit. sipas Röhrich-Narra, ibd.)  dhe tė cilat sėrish, sė paku nė Evropė, do tė mbeten midis utopisė dhe synimeve shoqėrore, meqė si komunizėm i praktikuar mendohet tė ketė dėshtuar. Kjo megjithatė nuk e nėnkupton dėshtimin e politikės si intelekt, si shkencė, por pėrkundrazi, dikur e tretur nė materializmin dialektik tė vendeve tė socializmit real, tani e gjen afirmimin e vet edhe atje, si njė nga shkencat qė nė vetvete i ngėrthen rezultatet e Ekonomisė Politike, Sociologjisė Politike, Psikologjisė Politike dhe tė disiplinave tjera tė lidhura me Marrėdhėniet Ndėrkombėtare. Mirėpo edhe si shkencė, edhe si aktivitet politik, gjithnjė e mė tepėr do ta marrė parasysh aspektin moral tė ēėshtjeve tė caktuara, qoftė si norma tė stabilizuara morale gjatė mijėra vjetėve tė historisė njerėzore, qoftė si norma tė kodifikuara tė se Drejtės Ndėrkombėtare Publike. Si aktivitet i vetėdijshėm pėr avancimin e interesave tė caktuara zhvillohet brenda ambientit tė dhėnė shoqėror, duke krijuar nė kėtė mėnyrė njė atmosferė tė caktuar shoqėrore. Realiteti politik i krijuar kėsisoji e lejon definimin e politikės si "sferė tė jetės shoqėrore me vend tė veēantė nė strukturėn e pėrgjithshme tė raporteve dhe tė institucioneve shoqėrore, dhe me ligjshmėritė e veta objektive"(N.Pashiq, Klase i Politika, op.cit.f.29). Si e tillė, ajo nė Kosovė gjer mė tani nuk ka ekzistuar, por tani janė hapur rrugėt pėr zhvillimin e saj tė gjithanshėm. Edhe me kėtė rast, si edhe mė parė, shteti, dhe gjithēka qė ėshtė e lidhur me shtetin, mbetet objekt i hulumtimeve tė shkencave politike, ndėrsa avancimi i pozitės dhe i interesave tė caktuara shoqėrore mbetet pėrmbajtje e politikės si tė tillė. Kosova, nė kėtė pikė, nuk duhet tė bėjė kurrfarė pėrjashtimi.

 

Lubjanė, mė 30 Janar 1990

 

 

2. PRAPAVIJA E QASJES

 

            -"Tė gjitha qeniet njerėzore lindin tė lira dhe tė barabarta nė dinjitet dhe nė tė drejta". Po shqiptarėt? "Janė tė shpėrblyera me arsye dhe me vetėdije". Po zyrtarėt? "Dhe ndaj njėri tjetrit duhet tė sillen nė frymėn vėllazėrore". Po raportet serbo-shqiptare, tė cilat qysh moti e kanė tejkaluar njė frymė tė tillė, si mund tė zhvillohen mė tutje? (Nga Neni 1 i Deklaratės sė Pėrgjithshme mbi tė Drejtat e Njeriut tė OKB, 1948. Ndėrhyrjet e autorit U.H.)

 

   Titulli "Kosova dhe Evropa", pa dyshim qė duket, dhe nė tė vėrtetė edhe ėshtė pretencioz, por jo me qėllim. Duket sikur me tė nėnkuptohet vajtja e drejtpėrdrejtė e Kosovės nė Evropė, pavarėsisht nga Jugosllavia dhe pavarėsisht nga Shqipėria. Po tė shqyrtoheshin gjėrat nga njė pikėvėshtrim i veēantė, i stėrholluar e ironik, dhe po tė ishte ēėshtja mė pak e ndjeshme, do tė lejohej njė komentim i veēantė, ndoshta tragjikomik, por nė esencė i vėrtetė: kėto dy shtete nuk qenė tė afta  as t'a zgjidhnin problemin dhe as tė merrnin parasysh vullnetin e kosovarėve. Kosovarėt andaj qysh heret, po sidomos nė vitin 1981, vendosėn ta merrnin fatin e tyre nė duart e veta, dhe tė vetmuar, por tė vendosur, u nisėn drejt Evropės! Mirėpo, puna ėshtė tė arrinin atje. A do tė mund t'ia lejonin kėto dy shtete ecjen e saj tė vetmuar pėr nė Evropė? Dhe a do ta mirėpriste si tė tillė Evropa? Dhe, sė fundi, a ėshtė vallė i njėmendėt vullneti i tyre pėr tė ecur tė vetmuar pėr nė Evropė? Pėr kėto shkaqe, gjatė leximit tė kėsaj serie tė artikujve dhe tė autorėve kompetentė pėr ēėshtjet e Evropės, lexuesi me siguri do tė bindet se titulli i pėrbashkėt i tyre vetėm duket pretencioz, por nė realitet nuk ėshtė i tillė. Tema pėr tė cilėn ėshtė fjala ėshtė aq e vjetėr sa edhe vetė historia e vetėdijėsuar politike shqiptare, por gjithashtu sa edhe vetė vetėdijėsimi i proceseve integrative tė Evropės. Megjithatė kėta artikuj nuk merren me historinė e vetėdijėsuar politike shqiptare. Me tė do tė duhej tė merreshin institucionet adekuate tė shoqėrisė. Iniciativa e Institutit Albanologjik nė Prishtinė p.sh. qė tė organizojė njė simpozium shkencor mbi temėn "Shqiptarėt dhe Evropa, dje dhe sot" ėshtė pikėrisht ajo qė do tė ishte me interes pėr historinė e vetėdijėsuar politike shqiptare. Historia e vetėdijėsuar politike shqiptare i nėnkupton interesat kombėtare pėr tė cilat dihet nė tė kaluarėn, pėr tė cilat ėshtė shkruar dhe shkruhet nė mėnyrė analitike dhe pėr tė cilat ėshtė bėrė tashmė njė sintezė kompetente teorike, me qėllim tė vėnies sė tyre nė kontekstin aktual politik dhe nė kontekst tė zhvillimit tė proceseve politike nė tė ardhmen. Dhe kjo ėshtė aq mė parė e nevojshme dhe me rėndėsi kapitale, pėr shkak tė ndryshimit radikal tė kontekstit politik tė vetė aktorėve - bartės tė interesave tė tilla kombėtare (rėnia e pėrcaktimit ekskluziv komunist, akceptimi i pluralizmit politik) dhe pėr shkak tė ndryshimit tė ambientit ku kėta aktorė dhe ato interesa mund tė veprojnė (afirmimi i proceseve integrative tė Evropės). Kėto dy gjėra -aktorėt (shtetet, kombet), dhe ambienti i veprimit tė tyre, Evropa, bota, nė tė vėrtetė e pėrbėjnė atė qė quhet politikė e jashtme e shteteve, e cila gjithmonė niset nga interesi vital i kombit, dhe Marrėdhėniet Ndėrkombėtare politike, ku interesat e tilla vitale thyhen, realizohen ose mbeten si tė tilla.

   Konotacioni "Dje" dhe sidomos "Sot" nė titullin e simpoziumit tė menduar shkencor tė Institutit Albanologjik kėto gjėra sigurisht qė i nėnkupton. Tema e serisė sė artikujve qė ndodhet nė duart e lexuesit ka tė bėjė me atė qė nėnkuptohet me "Sot" dhe gjithsesi me atė qė nėnkuptohet me "nesėr". Mirėpo as "Sot" dhe as "Nesėr" nuk mund tė nėnkuptohen pa "Dje-nė". Pėr kėtė shkak, aktualizimet e sė kaluarės nė kėto tekste bėhen gjithmonė nė kontekst tė sė ardhmes.

           

Qasja e problemit

           

   Mirėpo politika, pėr fat tė keq, ėshtė njė shkencė dhe njė veprimtari shoqėrore pėr tė cilėn shumė njerėz tė painformuar as pėr njėrėn dhe as pėr tjetrėn e konsiderojnė veten si kompetent. Nė kėtė pikė politika barazohet me poezinė. Sikurse qė nė poezi ēdo vjershėtar nuk bėhet automatikisht edhe poet, edhe nė politikė, ēdo njeri qė merret me tė nuk bėhet automatikisht edhe njohės i saj, dhe aq mė pak, njohės i shkencės mbi politikėn ose i shkencave politike. Dallimi konsiston nė faktin se si duket, pėr t'u marrė me politikė, nė rrethana tė caktuara ia mėsyejnė mė tepėr njerėz se sa nė poezi. Ndoshta pėr shkak se u duket mė lehtė ta provojnė "patriotizmin" e tyre, apo pėr shkak se ėshtė nė natyrėn e njeriut tė ngazėllehet  me mendimet e veta edhe atėherė kur ato i shėrbejnė vetėm atij e jo edhe tė tjerėve, ose ndoshta edhe pėr shkak se politika u duket njė fushė aq e gjerė e veprimtarisė shoqėrore sa qė u duket e pamundshme tė mos gjejnė bashkėmendimtarė pėr njė mendim apo ide tė veten. Duket sikur njerėzit nė pėrgjithėsi nuk e njohin karakterin e shkencave politike dhe e bėjnė pėrzierjen e aspekteve tė ndryshme tė saj. Dhe ky nuk ėshtė vetėm njė gabim i rėndomtė i njerėzve nė pėrgjithėsi. Ai ėshtė njė gabim tipik qė e bėnte dikur, dhe akoma e bėn, edhe pjesa mė e madhe e inteligjencisė, e cila nuk ėshtė marrė ndonjėherė seriozisht me hulumtime politike. Mjafton  vetėm njė vėshtrim sipėrfaqėsor i shtypit tė ditės, por edhe i shkrimeve dhe i deklaratave me pretendime ca mė serioze nga lėmi i politikės, pėr tė konstatuar se zakonisht nuk bėhet dallimi themelor midis politikės si veprimtari shoqėrore dhe politikės si shkencė, se nuk janė tė qarta definicionet mbi termat e ndryshme politike dhe mbi nocionet e saj, se mungojnė njohuritė themelore mbi dukuritė dhe proceset e ndryshme politike  dhe se shpeshherė mungon plotėsisht vetėdija mbi konsekuencat e mundshme tė kėtyre gabimeve. Shumica e njerėzve, duke dashur artificialisht tė paraqiten si njohės tė mirė tė politikės, as qė japin pėr tė kuptuar me ndonjė fjalė apo fjali se shqyrtimit tė ndonjė problemi eventual politik i qasen nga aspekti i shkencės apo i profesionit tė vet me tė cilin merren. Ndėrkaq, ata tė cilėt dikur merreshin me shkrime politike, juridike, sociologjike, filozofike etj., tė cilėt shpeshherė nė mėnyrė artificiale nė qarqe tė caktuara i konsideronin si kompetentė tė kėtyre lėmenjve, ndonėse akoma u duhej edhe shumė punė pėr t'u bėrė vėrtetė kompetentė, nė qoftė se  nuk kanė qenė tė heshtur me dhunė, tani sikur kanė heshtur vetė. Mund tė ketė ndodhur kjo ndoshta pėr shkak tė rrebeshit tė kritikės sė njė praktike dhe njė teorie tė thyer, tė cėnuar nė "pacėnueshmėrinė" e saj, dhe tė dėshtuar gati nė tėrėsi. Ndoshta pėr shkak se akoma nuk janė tė gatshėm qė postulatet e teorive tė dikurshme t'ia nėnshtrojnė rivalorizimit tė kritikės sė vetėdijėsuar politike dhe akoma presin ditė mė tė mira. Dhe ndoshta pėr shkak se akoma dėshirojnė ta ruajnė "pacėnueshmėrinė" e "teorive" tė tyre tė vogla pėr tė provuar "ringjalljen" nė ditėt e mėdha! Ato, dmth. "ditėt mė tė mira" dhe ato "mė tė mėdha", me siguri se do tė vijnė, por vetėm nė kontekst tė luftės sė ideve dhe jo nė kontekst tė absolutizimit tė tyre me dhunė, nė kontekst tė afirmimit tė vlerave tė njėmendėta dhe jo nė kontekst tė imponimit tė gjysmėvlerave dhe tė gjysmė-ideve, nė kontekst tė hulumtimit tė sė vėrtetės dhe jo nė kontekst tė hulumtimit tė mundėsive pėr tė afirmuar gėnjeshtrėn nė vend tė sė vėrtetės, nė kontekst tė luftės pėr progresin e njėmendėt tė shoqėrisė dhe jo nė kontekst tė ruajtjes sė pozitave tė pamerituara nė shoqėri. Demokracia kėtė tani do tė duhej ta bėnte tė mundshme, madje edhe tė domosdoshme.

   Ata nuk do tė duhej ta ndjenin veten tė prekur nga dėshtimi i njė praktike e cila edhe ashtu nė vete e pėrmbante dėshtimin. Fuqitė e veta intelektuale, pėrvojėn politike, vizionin e botėkuptimeve tė veta progresive do tė duhej t'i vinin nė shėrbim tė ndėrtimit tė raporteve tė reja demokratike. Ata do tė duhej ta dinin mė mirė se tė tjerėt se e vjetra nuk mund tė kthehet. Ēdo kohė i ka tė vėrtetat e veta, por ato tė vėrteta qė ngriten mbi mohimin e gjithēkafes edhe vetė do t'i mohojė e ardhmja. Ato nuk mund ta pretendojnė kurrsesi amshimin. Megjithatė askujt nuk duhet t'ia hajė mendja se brenda raporteve tė reja demokratike dhe brenda suazave mbi tė vėrtetėn e njė kohe do tė mundet  qė pėr njė kohė tė gjatė, ashtu si pėrpara, ta pėrvjedhė praktikėn e vjetėr tė kanibalizmit intelektual, tė vrasjes qė nė start tė talenteve. Ajo "Der Geist" e Hegelit, tė cilėn e pretendoi tė amshuar dhe tė pėrjetshme, ajo sentenca e bukur e Goethes se "Intelekti e njeh intelektin" qė doli nga thellėsitė e gjeniut tė tij letrar, le tė lejohet tė interpretohet si -intelekti do tė duhej t'i shėrbente popullit dhe jo vetėm vetes, dhe gjithsesi mė pak egoizmit individual. Talenti le ta prodhojė talentin dhe jo ta ngulfasė atė.

 

Nofkat dhe demokracia

 

   Nga ana tjetėr, me dashje ose pa dashje, shumė tė tjerė u pėrfshinė nė vorbullėn konvulzive tė historisė. Kėtyre nuk u ha mendja se e rrotulluan dynjanė. Kėta natyrisht e dijnė se fjala ėshtė pėr demokracinė dhe jo pėr imitimin e saj, se ndėrtimi i sė resė nuk mund tė fillojė nga hiēi, se nuk mund tė mbėshteten nė mohimin kuturu tė gjithēkafes, se nuk mund t'i mohojnė rezultatet e arritura tė njė periode tė tėrė tė zhvillimit nė emėr tė njė periode tjetėr. Kėta e dijnė se njė gjė e tillė nuk do t'i pėrngjante historisė por vetėm njė gjurulltie  historike. Brenda sė vjetrės gjithmonė ka qenė e pranishme e reja. Ajo me tė cilėn nuk duhet pajtuar ėshtė praktika e vjetėr politike dhe jo rezultatet pozitive tė asaj praktike. Janė metodat e vjetra politike qė, duke ngecur prapa nevojave dhe kėrkesave, e frenuan edhe zhvillimin, jo vetėm nė njė moment tė caktuar, (nė momente tė caktuara mund tė shkaktohen pėrmbysjet, "rrotullimet" e pozitave, ndėrrimi i raporteve etj.), por gjatė gjithė kohės. Nė qoftė se nė fillim i ndihmuan paksa zhvillimit e kohės, koha pastaj i tejkaloi. Ky ishte njė fat, njė ligjshmėri e zhvillimit shoqėror gjatė historisė. Mirėpo kjo ligjshmėri nuk guzon tė shėrbejė si pretekst pėr t'i frenuar proceset pozitive, as pėr tė arsyetuar pasivitetin e dikurshėm apo aktual, indiferencėn, shmangien nga lufta. Nuk ishte faji i tė tjerėve qė praktika e vjetėr politike dhe arsyetimi i saj intelektual nė emėr tė komunizmit, me qėllim apo pa qėllim, nuk deshi ose nuk diti t'i prijė kohės. Pėr kėtė shkak, kėta do tė pajtohen me gjithēka tė ndershme (metodat e pandershme nuk mund tė tė ēojnė drejt realizimit tė qėllimeve fisnike) qė i ndihmojnė ndėrtimit tė sė resė, ngritjes sė popullit. Kėta nuk mund tė pajtohen as me intencat e vetėdijshme ose tė pavetėdijshme, as me synimet e qėllimta ose tė paqėllimta dhe as me metodat e menduara ose tė pamenduara qė e frenojne ecjen pėrpara. Dhe pėr shkak tė kėtij qėllimi tė tyre nuk mund tė pėrjashtohen nga jeta shoqėrore me metodėn e vjetėr tė etiketimit mė parė si irredentist e nacionalist, kurse tani si "tė kuqė", "komunistė" e "marksistė-leninistė". Disa, si duket, kujtojnė se demokracia ėshtė pronė e tyre private. A thua demokracia doemos duhet tė ngritet mbi mohimin total tė sė djeshmes, apo ėshtė fjala pėr tentimin qė tė vazhdohet e djeshmja nėn vellon e demokracisė?

   Kėto "nofka", nė kontekst tė faktit se kush kujt ia vė, nė kontekst tė kuptimit real tė pėrmbajtjes sė tyre dhe tė qėllimit tė kohės dhe tė rrethanave historike, janė punė tejet joserioze: komunistėt e dikurshėm tė sistemit i etiketojnė bartėsit e njėmendėt tė demokracisė, ata qė qė i kontribuan fuqimisht lindjes sė saj, dhe ua mohojnė tė drejtėn e pjesėmarrjes nė jetėn shoqėrore tė demokracisė, me pretekstin e "majtizmit" tė tyre. Nė emėr tė kujt dhe tė ēkafit e bėjnė njė gjė tė tillė? Nė momente serioze talljet nuk kanė vend. Demokracia u akceptua nė mėnyrė plebiscitare nga tė gjithė, andaj, ku mund tė ndodhet mbėshtetja dhe qėllimi i "nofkave" tė tilla? Kėta, si duket edhe Abraham Linkolnin, po tė ishte gjallė, dhe po tė deklaronte si qėmoti, se "demokracia ėshtė nė shėrbim tė popullit e pėr popullin" padyshim do ta merrnin pėr "tė majtė". Ndėrkaq, Jawaharlal Nehru-nė, mbase do ta merrnin edhe pėr njė "marksist-leninist", meqė kishte lindur nė njė vend tė pazhvilluar dhe meqė kishte pasur guxim qė nė autobiografinė e tij tė shkruante se "Politika ime i takon klasės sime, borgjezisė",  pėr tė konkluduar mė vonė me pikėllim, pas njė pėrshkrimi tė kushteve tė llahtarshme tė kategorive tė ndryshme tė popullsisė indiane,  se "e kuptova mė shumė se kurdoherė mė parė se sa kishim qenė tė ndarė nga populli ynė dhe sa kishim jetuar, punuar dhe agjituar nė botėn tonė tė vogėl dhe tė izoluar nga ai" (shih Jawaharlal Nehru, An Autobiography, Allied Publishers, 1961, New Delhi). A mos kishte bėrė ai ndonjė akt militant "prej komunisti" kur e kishte lėnė amanet qė afėr urnės me hirin e tij nė Nju Delhi tė shkruheshin fjalėt: "Isha nė shėrbim tė popullit tė Indisė"? Dhe sė fundi, a nuk ia vunė edhe Fan Nolit, demokratit tonė revolucionar, nofkėn "bolshevik"! Mė nė fund, a ėshtė real dhe i mundshėm anatemimi i njė sistemi tė tėrė mendor, ndalimi me ligj i sė majtės, dhe a thua nuk do tė rezultonte njė gjė e tillė nė riaktivizimin e tij, nė kushte tė ndryshuara, si njė vulgatė e fuqishme nė njė Evropė tė ardhshme, akoma tė palindur? Duket sikur nofkat dhe demokracia nuk mund tė ecin sė bashku.

 

Korrektėsia e qasjes

 

   Nga ana tjetėr, nė qoftė se ėshtė e naryrshme dhe si dukuri e rėndomtė qė nė fazėn fillestare tė sė resė tė kritikohet e vjetra, kjo nuk mund tė shėrbejė si pretekst pėr ta arsyetuar mungesėn e korrektėsisė nė sjellje. Ata qė e bėjnė kėtė punė me ngazėllimin e konsiderueshėm prej fillestari do tė duhej ta kishin tė qartė programin e tyre, pėrmbajtjen e qėllimeve qė i synojnė dhe atė qė duan t'a arrijnė. Ndėr ne, p.sh., ėshtė e qartė se dėshirohet ndėrtimi i shoqėrisė pluraliste, por sikur nuk ėshtė plotėsisht e qartė se shoqėria pluraliste nuk mund t'ua mohojė tė tjerėve (qė nuk mendojnė njėsoj), tė drejtėn e pjesėmarrjes nė jetėn politike. Ėshtė e qartė se dėshirohen zgjedhjet e lira, por sikur nuk ėshtė plotėsisht e qartė se ato e nėnkuptojnė edhe tė drejtėn e tė tjerėve pėr tė votuar dhe pėr t'u zgjedhur nė votime. Sikur harrohet se lindjes sė demokracisė i kontribuan edhe punėtorėt, edhe fshatarėt, bile nė radhė tė parė ata. Ēfarė pluralizmi politik do t'ishte ai i cili pėrfaqėsuesve tė tyre nuk do t'ua mundėsonte shprehjen e lirė tė mendimit, luftėn sindikale pėr interesin e klasės punėtore?

   Nė Jugosllavi akoma mungojnė pėrgjigjet e plota pėr shumėēka. Fajėsimi i komunizmit edhe si ide edhe si praktikė e deformuar e realitetit shoqėror, in abstracto, pėr tė gjitha tė kėqiat, duket se ėshtė i ngutshėm, jo-frytdhėnės, jo-bindės dhe jo i plotė. Gjithsesi ėshtė fjala pėr njė qasje jokorrekte. Njė Jugosllavi qe ndėrtuar tashmė njė herė mbi themele tė rrejshme, ose, pėrkatėsisht, tė deformuara mė vonė. Do tė ishte njė tragjedi e vėrtetė, nė vargun e tragjedive tė kaluara tė popujve tė saj, nė qoftė se edhe ndėrtimi i njė Jugosllavie tė tretė, me republikėn e barabartė tė Kosovės brenda, do tė ngritej mbi themele poashtu tė rrejshme pėr tė ardhmen. Nė Jugosllavi gjithashtu ėshtė akceptuar pluralizmi politik nė frymėn e kohės. Andaj ėshtė iluzion tė ėndėrrohet kthimi i sistemit njėpartiak nė ēfarėdo forme dhe me ēfarėdo preteksti. Pėrcaktimi pėr demokraci ka qenė edhe rezultat i njohurive se monizmi politik nuk ka mundur ta zgjidhė ēėshtjen fundamentale tė tė drejtave tė njeriut, ose pse nuk ka pasur kohė, ose sepse ėshtė deformuar teoria. Tani kjo nuk ka mė  rėndėsi. Nė anėn tjetėr, edhe studjues seriozė tė demokracisė nė Perėndim e kanė tė qartė tashmė se kuptimi i demokracisė ka nevojė tė zgjerohet. "...Kėrkesa pėr demokraci ishte dhe mbetet aq e thellė dhe kuptimplote sa qė e zgjeron kuptimin e vetė demokracisė. Duhet tė ecim jashtė demokracisė politike parlamentare dhe tė ekonomisė shtetėrore nė mėnyrė qė ta pėrfshijmė "demokracinė civile" nė shoqėrinė civile. Do tė thotė se pjesėmarrja demokratike dhe kėrkesat e pėrfshijnė, por edhe e zgjerojnė, kuptimin e saj pėrtej kufizimeve institucionale tė demokracisė politike parlamentare dhe tė demokracisė ekonomike...Kuptimi ynė i demokracisė andaj, kėrkon revidimin dhe zgjerimin e saj"(shih David Brown, Ethnic revival: perspectives on state and society, nė Third World Quaterly, Oct 1989). Dhe, kuptimi ynė i demokracisė, tani pėr tani, konsiston nga kėrkesa qė tė respektohet pluralizmi politik dhe institucionet tjera tė demokracisė.

 

Uni dhe autorėsia

 

   E gjithė kjo qė u tha mė sipėr nuk ėshtė gjė tjetėr pos njė diskutim nė prapavijė pėr Europėn. Eshtė pak e besueshme se tė gjitha kėto, e gjithė kjo luftė politike, mbi edhe nėn rrogoz, ėshtė apo janė tė rastit, incidentale, tė paqėllimta. Edhe supozimet nė formė tė premisave se njerėzit nuk e duan, ose edhe  se nuk e njohin politikėn, vetėm kushtimisht mund tė jenė tė vėrteta. Njerėzit mund tė tė duan ose edhe tė tė mos duan. Dhe mund ta njohin ose jo politikėn, por zakonisht ngjet edhe e para edhe e dyta, edhe tė duan edhe nuk tė duan. Tė duan atėherė kur kanė ndonjė dobi prej teje dhe kinse tė duan   atėherė kur je nė pozitė tė nxjerrėsh gėshtenja nga prushi pėr ta. Ndėrkaq nuk tė duan fare atėherė kur u thua: "Mjaft mė! E tepruat!" Bile fillojnė edhe tė tė urrejnė nėse papritmas mbeten nė zall, pa marrė parasysh faktin se dikur mund t'i kesh dėgjuar nėpėr burgje duke pėshpėritur: "Hidhjani fajin atij se ėshtė komunist e nuk e dėnojnė!" Ndėrkaq ty mund tė tė kenė dėnuar nė ndėrkohė me 9 vjet burg, ndėrsa ata do tė kenė vazhduar tė sillen akoma gjer mė sot sipas shembullit tė Judės, apo nė stilin e vargjeve plot vrer tė Nolit tė Madh:

                        "Vareni, se me botėn, me ne s'shėmbėllen,

                        Se na ndreq shtrembėritė, edhe kurrė s'na rren,

                        Se e do vegjėlinė, e tiran' e urren:

                        Kryqėsoje Pilat, Nė Kalvar, Golgotha!"

            Njerėzit mund edhe tė tė urrejnė, sepse ashtu nė tė thatė, nuk mund tė notojnė mė tutje. Ndėrkaq ata do tė dėshironin tė notonin ashtu, hipur kaluar mbi ty, pa asnjė falenderim, ngase falėnderimi eventual do t'u dukej fyerje, pėrulje, varėsi e mėtejshme nga pėrparėsia jote dhe jo e tyrja. Dhe pastaj sėrish do tė kujtohen vargjet e Nolit, dhe sėrish, pikėrisht si atėherė gjatė atij dimri tė madh tė vitit 1978 mbi varrin e tij nė Boston, do ta pyesje veten: "Pėrse edhe kėtė nuk e pranuan tėrėsisht nė radhėt e veta? Pėrse e kishin lėnė tė vetmuar nė varrezat e Forest-hill-it? Dhe ishe pėrgjigjur vetė, po atė mbrėmje, nė atė disko-kafenė e Harvard-squerit, ku midis tingujve shurdhues tė njė muzike moderne, e kishe kėrkuar qetėsinė e shpirtit. Atė mbrėmje tė kishin munduar shumė pyetje, por Noli tė ishte pėrgjigjur vetėm pjesėrisht:

                        "Vrajeni se pėrunj dhe pėrmbys pasurinė,

                        Pasuron dhe ēliron, dhe forcon varfėrinė

                        Se lėngatėn shėron, se ndriēon verbėrinė:

                        Kryqėsoje Pilat, nė Kalvar, Golgotha!"

   Pastaj i shqetėsuar me intensitetin e mendimeve qė tė vėrshonin trurin, i mbėrthyer me mallin e vendjetesės sate Prishtinės dhe i mėrzitur me pėrfytyrimin e bisedės qė mund ta kishe pasur me priftin e atėhershėm tė Kishės, mezi konstatove se nuk e njihje Nolin, se po tė ishte ndryshe, qysh atėherė do t'i kishe ditur ato cytjet e brendshme, motivet e vėrteta, tė cilat njė prift si ai nga shkrepat e Ballkanit, e kishin detyruar ta zgjidhte Amerikėn, atė copė bishti tė Evropės qė e tentonte shndėrrimin nė kokė tė saj, pėr vendjetesė pėr pjesėn e jetės qė i kishte mbetur pėr ta jetuar? Ēfarė do tė ishte ai dhe ēfarė Shqipėria, po ta kishin pranuar ashtu siē ishte, politikan " tė shenjtėruar" me shpirt kryengritėsi?

   Shumica e njerėzve i di pėrgjigjet dhe di ta vlerėsojė korrektėsinė e sjelljeve tė veta, por nuk e preferon pranimin e jo-korrektėsisė. I duket virtut edhe atėherė kur nuk ėshtė veēse ligėsi. Ata vazhdimisht akuzojnė, nė vend se tė mendojnė. Disa akuzojnė sepse nė shkrimet e gjertanishme i kisha paraqitur tė padijshėm, kurse tė tjerėt akuzojnė se i "ke ngritur lart pa sens tė mjaftueshėm politik". Ndėrkaq e vėrteta ėshtė se nuk kishe polemizuar me ta. E kishe mbrojtur tezėn politike se tė rinjtė e moshės 18-24 vjeēare, qė i kishe takuar nėpėr burgje, por edhe jashtė tyre, nuk mund tė kishin qenė, edhe po tė kishin dėshiruar, njohės tė thelluar tė sistemeve komplekse tė mendimit dhe se andaj, politika e dėnimeve tė tyre tė rėnda nuk kishte qenė me vend. Pėr ēfarė sensi politik mund tė ishte fjala nė argumentimin e njė prototipi, qoftė edhe tė njė gjenerate? A nuk preferohet vallė pjekuria  politike e ēdo gjenerate? Dhe si mund tė pritet integrimi nė Europė pa pjekurinė politike tė bartėsve tė kėtij integrimi?

   Pastaj filluan tė nxirrnin nė shesh gjėra tė parėndomta: veprimet e motivuara me njė politikė tė caktuar tė njė kohe deshėn t'i arsyetojnė dhe t'i relativizojnė me mistifikimin e shtetit nė kohėn tjetėr. Nė qoftė se me njė tezė tė tillė synohej bindja e tė tjerėve, atėherė ē'u duhej vallė tė thirreshin nė dėshminė e tė vdekurve pėr tė arsyetuar veprimet e tė gjallėve? Dhe po tė ishte ashtu siē thuhet, atėherė si shpjegohet fakti qė si redaksia e "Zėrit tė Rinisė" ashtu dhe redaksitė e gazetave tė tjera nė gjuhėn shqipe, si edhe ato tė vendit nė tėrėsi, asnjėherė nuk e panė tė arsyeshme gjatė mė tepėr se 9 vitesh tė plota, tė bisedonin edhe me palėn tjetėr, me atė tė dėmtuarėn? Pretekstet e ndryshme dhe tė llojllojshme sikur e kanė pėr qėllim tė shėnohen nė librin e Ginisit. Ato nuk mund tė shėrbejnė pėr tė ndriēuar tė vėrtetėn dhe nuk janė nė funksion tė saj. Ekziston apo nuk ekziston akoma cenzura e shtypit ndėr ne? Ndoshta njė ditė duhet tė jepen pėrgjigje nė kėto pyetje dhe ndoshta ato janė tė lidhura me vetė karakterin e demokracisė qė synohet tė ndėrtohet: demokraci qė do tė mbėshtetej ekskluzivisht nė formalizmin logjik apo demokraci qė do ta demokratizonte shoqėrinė nė tėrėsi? Pėrmbajtja e konceptit tė parė ėshtė e shtytur nga jashtė. Pėrmbajtja e tė dytit buron nga vendi. Ėshtė e drejtė e secilit tė zgjedhė rrugėn e tij, por jo nė kurriz tė tjetrit, dhe as nė kurriz tė sė vėrtetės. Asnjė superioritet teknologjik i armatimit tė huaj nuk do tė pėrdoret nė funksion tė bllokimit tė sė vėrtetave shoqėrore. Ata qė dikur njė gjė tė tillė e bėnin pa pėrtesė, pikėrisht ndeshja e logjikės formaliste me realitetin gjithnjė e mė tepėr po i detyron tė kuptojnė se vazhdimi i kėsaj politike do tė ishte nė dėm tė tė gjithėve, por mė parė nė dėm tė vetė atyre. Demokracia qė do t'i pėrsėriste pėrvojat jonjerėzore tė raporteve shoqėrore nuk ėshtė demokraci por neofashizėm. Shqiptarėt u pėrcaktuan pėr diē tjetėr dhe ajo do tė ndėrtohet, deshėn apo nuk deshėn tė tjerėt. Akceptimin e njė demokracie tė tillė do ta bėjė edhe Evropa, pavarėsisht nga dėshira e atyre qė deshėn tė imponojnė zgjidhje tė tjera.

   Mė nė fund akuzonin se nė shkrimet me tė cilat vazhdimisht synohej gjetja e pėrgjigjeve e jo thellimi i krizės, theksohej ca si tepėr uni autorial. Kėtė nuk e bėnin mė parė  (atėherė kur kur mungonin pėrgjigjet, sepse nuk lejoheshin, nė mendime tė shtrembėruara) por  e bėjnė tani me pretekstin e depersonalizimit tė sė vėrtetave shkencore. Megjithatė mund tė kenė tė drejtė, por duhet kuptuar se Politika Ndėrkombėtare ėshtė njė disiplinė e veēantė shkencore, me metodė tė theksuar tė kontributit personal tė atyre qė kanė njė pėrvojė tė tillė. Njė shfletim vetėm sipėrfaqėsor i shkrimeve nga kjo lėmi mjafton qė tė pėrfundohet se duke e bėrė sintetizimin e pėrvojės nė harmoni me ngritjen profesionale tė autorit synohet gjetja e rregullave tė caktuara tė sjelljes sė aktorėve ndėrkombėtarė dhe shquarja e ligjshmėrive qė i kushtėzojnė ato. Pėr kėtė shkak, njėri nga ekspertėt e njohur tė kėsaj disipline shkencore, duke u pėrgjigjur nė vėrejtje tė ngjashme shkruan: "Por nuk ekzistojnė shtigje njėmend tė shkurtra, nuk ka rrugė mbretėrore pėr tė arritur gjer ke njohuritė, dhe gjithmonė na duhet tė mėsojmė nga pėrvoja praktike dhe studimi i sė kaluarės ku vetėm disa mund tė kenė sukses;  ėshtė njė shfaqje  vėrtetė e rrallė njė njeri qė nė vetvete e bashkon njėherėsh pėrvojėn praktike me shkollarin kompetent" (shih Charles McClelland, International Relations: Wisdom or Science? nė James N.Rosenau, Internatinal Politics and Foreign Policy, The Free Press, Macmillan Publishing Co.In.New York,1969).

   Nė rrethanat e ndryshuara politike, vėshtrimi mbi "Kosovėn dhe Evropėn" nuk ėshtė pėrgjigje ndaj askujt, pėrveē ndaj atyre qė e preferojnė manipulimin me injorancėn; nuk e rrezikon askend, pėrveē ėndrrave tė pabazuara tė cilėsdo palė tė interesuar (ndoshta edhe tė vetvetes) dhe nuk e pretendon ekskluzivitetin e kompetencės, pėrveē nė relacion me inkompetencėn. Pėr kėtė shkak, porosia qė tė mos merrja pėrgjegjėsi mbi vete ishte e tepėrt dhe ambivalente: ata qė dikur nuk merrnin kurrfarė pėrgjegjėsie mbi vete, tani do tė dėshironin tė delnin me merita, por meritat nuk u takojnė atyre, sepse nuk i patėn. Ato thjesht i takojnė popullit, sepse ai e barti barrėn e luftės, tė vuajtjeve dhe tė gjakosjes. Populli e di kontributin e secilit veē e veē, sikurse edhe qėllimin e atij kontributi. Lėreni popullin tė vendosė vetė pėr besimin e tij, sepse historia askujt nuk i fal asgjė. Evropa e tij nuk ėshtė ajo e lugetėrve tė kohėve tė shkuara, por ėshtė Evropė e gjeneratave tė ardhshme qė do tė dijnė t'i lidhin fijet e holla, tė padukshme, tė krenarisė kombėtare, tė bujarisė dhe tė fisnikėrisė me rrezet e holla tė universit, tė kohės dhe tė perspektivės. Hapėsit eventualė tė mundėsive tė kėtilla le tė jenė mendjendritur dhe le tė kenė rrugė tė mbarė!

 

Lubjanė, mė 19.I.1990

 

 

3. SHTETI DHE INTERESAT VITALE TE KOMBIT -I

 

A) Teoritė e proveniencės sė Perėndimit

 

   Politika e jashtme si realitet ėshtė pjesė e politikės nė pėrgjithėsi, ndėrkaq si shkencė, ėshtė degė e shkencave politike. Teorikė tė ndryshėm definimit tė saj i qasen nė mėnyra tė ndryshme. Nė Jugosllavi definimi i saj mbėshtetej mė tepėr mbi botėkuptimin pėr dykahshmėrinė e proceseve politike: "Proceset politike janė dykahėshe, -shkruan N.Pashiq, -ato shprehen nė njėrėn anė pėrmes formave tė ndryshme tė veprimit tė vetėdijshėm dhe tė ndikimit tė shoqėrisė nė ...shtetin dhe nė politikėn e shtetit, dhe nga ana tjetėr, pėrmes ndikimit retroaktiv tė shtetit nė shoqėri dhe nė tė gjitha raportet shoqėrore." (shih N.Pashiq, op.cit.f.29.30) Botėkuptimi i tillė reflektohet nė definimin e politikės sė jashtme si art ose mjeshtėri apo kompleks metodash pėr realizimin e interesave tė shtetit. Vladimir Ibler, psh. politikėn e jashtme e definon si politikė "e cila tenton tė gjejė dhe tė zbulojė rrugėn qė duhet ndjekur nė mėnyrė qė nė kushtet konkrete tė bashkėsisė ekzistuese ndėrkombėtare shtetit tė vet t'i sigurohet njė pozitė sa mė afatgjatė dhe sa mė e mirė si dhe pėrparėsi tjera llojesh tė ndryshme" (Shih Vladimir Ibler, Medjunarodni Odnosi, Hrestomatija Politicke Znanosti, Zagreb, 1971, f.17). Kujdesi qė tė theksohet realizimi i interesave tė shtetit e jo tė kombit ėshtė veti e pėrbashkėt pėr shumicėn e definicioneve qė mbėshteten mbi botėkuptimin dualist tė proceseve politike. Jugosllavia, si shtet multinacional, ngritej mbi principin e proklamuar tė barazisė sė kombeve, andaj nuk mund tė bėhet fjalė pėr realizimin e intersave tė kombit, meqė automatikisht do tė shtrohej pyetja se pėr interesat e cilit komb ishte fjala. Theksimi i realizimit tė interesave tė shtetit e jo tė kombit, siē do tė shihet pak mė vonė, ishte gjithashtu veti e teorive qė buronin nga vendet e ish-socializmit real. Kėtu poashtu ndikonte pėrbėrja multinacionale e shtetit (sidomos e BRSS), por edhe orientimi ideologjik, sipas tė cilit shteti ishte nė funksion tė klasės e jo tė kombit. Pėrderisa nė Jugosllavi vetėqeverisja socialiste, logjikisht e barazonte klasėn me kombin, andaj shteti duhej tė funksiononte mbi raportin dialektik tė kėtyre dy komponentave, nė vendet e real-socializmit shteti ideologjikisht duhej tė funksiononte si instrument i klasės. Politika e jashtme e shtetit tė tillė nuk mund tė ishte tjetėr pėrveēse instrument (art, kompleks metodash) praktik nė funksion tė ideologjisė dominante shoqėrore -komuniste. Kategoria e klasės esencialisht shtrihet nė pėrmasa botėrore. Pėr kėtė shkak, politika e jashtme e kuptuar nė kėtė kontekst (d.m.th. tė klasės) nė esencė ishte ekspansioniste, prandaj ajo nė Perėndim konsiderohej si e rrezikshme pėr interesat e tyre, sidomos pėr shkak tė faktit se shteti sovjetik, si njė fuqi e madhe, realisht mund ta rrezikonte pozitėn e vendeve perėndimore.

   Mendimi politik i botės perėndimore, siē e tregon Roj Mėkridis (Roy C. Macridis), por edhe shumė tė tjerė, me kohė i kristalizoi dy qasje ndaj politikės sė jashtme: a) qasjen personaliste, ndonjėherė tė emėrtuar si qasje ideologjike, e cila politikėn e jashtme e konsideronte shprehje ose refleksion tė politikės sė brendshme, "thjesht, shprehje tė bindjeve dominante politike, sociale dhe religjioze". Kjo ishte njė qasje tradicionale e botės sė Perėndimit, e cila raportet e shtetit me botėn i shihte nė suaza psikologjike, i "konsideronte motivet ose ideologjitė e udhėheqėsve ose tė qeverive si pėrcaktues qenėsorė, nėse jo edhe tė vetėm, tė politikės". Nga kjo gjė nuk ėshtė e vėshtirė tė konstatohet, sė bashku me Roj Mėkridisin, se politika e jashtme "konsiderohej funksion i sistemit politik nė veprim ose tė preferencave apo tė bindjeve tė liderėve politikė qė e zbatonin programin e tij" (tė sistemit politik). Ėshtė interesant se njė botėkuptim i tillė tradicional mbi politikėn e jashtme, pėr tė cilin tani lirisht mund tė thuhet rudimentar, nėse jo edhe primitiv, ishte mjaft i pėrhapur nė disa qarqe me rėndėsi politike nė Jugosllavi, por edhe nė Kosovė. Ndoshta pėr shkak se kjo u pėrgjigjej ambicjeve lideriste nė tė gjitha nivelet apo mentalitetit tė thjeshtėsuar bajraktarist, i cili ndėr ne akoma sundon nė mėnyrė tė papenguar. Kjo, natyrisht, i dha krahė kritikės serbe tė na akuzojė pėr voluntarizėm nė raportet me Shqipėrinė, veēse kritika e tillė nuk ishte e sinqertė, meqė mbėshtetej pikėrisht mbi premisa tė njė bajraktarizmi shqiptar, qė mund tė arsyetohej me pazhvillueshmerinė e mendimit politik ndėr ne e madje edhe me njė lloj tė fetishizmit tė kėtij lėmi tė veprimtarisė politike. Mirėpo mendimi politik serb gjithsesi nuk i ka kėto justifikime. Ai shpjegohet me ambiciet dhe me synimet qė kombit tė vet (serb) t'i sigurohet njė pozitė e privilegjuar dhe jo e barabartė me tė tjerėt, ose ndoshta edhe pėr ta eliminuar sindromin e tė vetmuarit.

   Mirėpo qasje tė tilla nė politikė rezultojnė nė konsekuenca tė padėshiruara. Mėkridis do tė thoshte se i bėjnė padrejtėsi elementeve kontinuitive tė politikės sė jashtme. Me fjalė tė tjera, ato, d.m.th. qasjet ideologjike ndaj politikės sė jashtme, nuk mund t'i shpjegojnė kontradiktat objektive tė pranishme nė praktikėn politike. Ato, psh., nuk mund ta shpjegojnė faktin se pėrse partitė opozitare, kur vijnė nė pushtet, nė shumicėn e rasteve, (pothuajse rėndom), e ndjekin tė njėjtėn politikė tė jashtme si edhe garniturat e mėparshme politike? Pėrse nuk mund tė dalin jashtė suazave tė pėrcaktuara politike tė definuara si interesa themelore tė shtetit? Pėr kėtė shkak, por edhe pėr shkaqe tė tjera, b) qasja e dytė, analitike, e zhvilluar gjatė tre shekujve tė fundit (XVIII,XIX dhe XX) e pretendon plotėsimin e sė parės. Sipas botėkuptimit analitik, politika mbėshtetet mbi njė shumė tė caktuar tė determinantave "duke pėrfshirė traditėn historike tė shteit, lokacionin gjeografik, interesat dhe qėllimet nacionale dhe nevojat e sigurimit". Determinantat e theksuara nė tė vėrtetė janė elemente qė e pėrcaktojnė kontinuitetin e politikės sė jashtme. Andaj ēdo burrėshteti qė kėrkon t'i formulojė qėllimet e politikės sė jashtme dhe t'i realizojė ato nė praktikė, doemos duhet t'i marrė parasysh "disa kufizime tė palėvizshme" qė i nėnkuptojnė determinantat nė fjalė. Pavarėsisht nga bindjet filozofike, politike apo religjioze tė individėve "ekzistojnė interesa tė gjerė strategjikė tė lidhur intimisht me pozitėn gjeografike tė kombit dhe me rolin ndėrkombėtar qė duhet ruajtur". Kėto interesa me kohė kristalizohen si pjesė e mendimit kolektiv "tė mendjes nacionale" e cila pastaj edhe vetė shndėrrohet nė determinantė tė veēantė tė politikės sė jashtme. Interesat e shtetit nė kėtė mėnyrė paraqesin "suazėn brenda sė cilės doemos duhet tė zhvillohet kontesti i brendshėm politik rreth politikave tė jashtme". Disa nga faktorėt determinantė ndikojnė nė ndryshimin e perceptimit tė interesave ose tė qėllimeve tė politikės sė jashtme. Faktori teknologjik, p.sh. "mund tė kėrkojė rivlerėsim tė vazhdueshėm tė sigurimit nacional" (shih pėr kėtė Roy C.Macridis, Foreign Policy in World Politics, fifth edition, Engelood Cliffs, New Jersey, 1976, f.3-5). Ndryshimi i situatės politike nė Evropė poashtu e kėrkon rivlerėsimin e interesave dhe tė qėllimeve strategjike tė shteteve, tė mėdha e tė vogla, por edhe tė kombeve brenda tyre, nė kontinentin e Evropės. Ky ėshtė edhe njėri nga qėllimet e kėtyre artikujve.

 

Shteti si subjekt ndėrkombėtar

 

   Politika e jashtme si kompleks metodash pėr realizimin e interesave tė shtetit ėshtė shprehje e shtetėsisė sė shtetit apo e sovranitetit tė kombit. Me norma juridike tė sė drejtės sė brendshme, dhe me norma tė veēanta tė sė Drejtės Ndėrkombėtare Publike, pėrcaktohen organet tė cilat i kanė nė kompetencė disa sfera mė tė rėndėsishme tė politikės sė jashtme. Nė tė vėrtetė, me normat e sė Drejtės Ndėrkombėtare Publike precizohen organet titullare tė komunikimit ndėrkombėtar (shefi i shtetit, ministria apo ministri i punėve tė jashtme, organet e pėrfaqėsimit diplomatik), dhe  shteti si i tillė njihet si subjekt mė i rėndėsishėm i sė Drejtės Ndėrkombėtare Publike, por edhe i Marrėdhėnieve Ndėrkombėtare Politike. Aty-kėtu, njėsitė federale tė shtetit federal e gėzonin tė drejtėn e pėrfaqėsimit nė OKB, si p.sh. Bellorusia dhe Ukraina e BRSS, por ato nuk mund tė merreshin me aktivitete ndėkombėtare tė cilat nuk do tė ishin nė harmoni me kushtetutėn e federatės sovjetike. Njėsitė federale nė Jugosllavi, sipas kushtetutės sė vitit 1974, nuk ishin subjekte tė sė Drejtės Ndėrkombėtare Publike, por tė tilla nuk ishin as Kuebeku nė Kanada, Skotlanda apo Uellsi nė Britani, Baskia nė Spanjė e Francė, Flandria nė Belgjikė apo Bretanja nė Francė. Njėsitė federale nė Jugosllavi mund tė merreshin me "realizimin e bashkėpunimit ndėrkombėtar", "tė vendosnin, tė mbanin dhe tė zhvillonin" raporte, por vetėm me "organet dhe organizatat e shteteve tjera" dhe brenda suazave tė politikės sė jashtme unike tė vendit. Pozitė tė ngjashme, me njė volum mė tė  vogėl, kishte edhe Kosova. Ndryshimet nė Evropė natyrisht edhe nė kėtė plan kėrkojnė rivlerėsime tė cilat megjithatė akoma nuk mund tė jenė kategorike, ndonėse dėshirat janė tė qarta.

   E Drejta Ndėrkombėtare Publike i rregullon, pėrmes normave juridike, raportet midis shteteve, ndėrkaq vetė kėto raporte paraqesin aktivitetin e shtetit nė ambientin ndėrkombėtar. E Drejta Ndėrkombėtare Publike e synon formalizimin total tė raporteve midis shteteve, pėrderisa motivi kryesor i veprimtarisė sė shtetit ėshtė forcimi i pozitės sė tij nė relacionet ndėrkombėtare. Kėto dy tendenca mund tė jenė kongruente, por jo gjithmonė: nė qoftė se logjika e brendshme e normave juridike shprehet si tendencė e vazhdueshme pėr rregullimin total tė sjelljeve politike tė shteteve, ato nuk mund tė pėrmblidhen tė tėra me norma juridike: aktiviteti informativ, i spiunazhit, i kontraspiunazhit; lufta psikologjike, monopoli teknologjik etj. janė esenciale pėr politikėn e jashtme tė ēdo shteti, por ende nuk janė krijuar mundėsitė pėr rregullimin e tyre ndėrkombėtar juridik. Me fjalė tė tjera, kufiri midis sė drejtės sė shtetit qė tė veprojė pėr realizimin e interesave tė veta nė ambientin ndėrkombėtar dhe normave juridike ndėrkombėtare nuk ėshtė tėrėsisht i precizuar. Duket qartė se e tėrė veprimtaria e jashtme e shtetit nuk mund tė rregullohet me norma juridike. Andaj pyetjes se a janė shtetet tėrėsisht sovrane nė veprimet e veta politike nuk ėshtė lehtė t'i jepet pėrgjigje e plotė dhe kategorike. Do tė kalojė edhe shumė kohė, nė qoftė se do tė bėhet fare e mundshme, qė bashkimi i Evropės ta eliminojė nevojėn e dhėnies sė pėrgjigjeve tė tilla. Sovraniteti, siē dihet, ėshtė koncept politik qė shėnon raportin themelor midis bartėsit tė pushtetit dhe pushtetit, princip i pushtetit suprem dhe tė pakufizuar tė individit, kur ėshtė fjala pėr monarkinė (diktaturėn personale), tė popullit, kur ėshtė fjala pėr demokracinė, tė shtetit, kur ėshtė fjala pėr raportin me shtetet tjera. Shteti konsiderohet sovran nė raport me shtetet tjera sepse, tek e fundit, pėr realizimin e interesave tė veta, mund tė zhvillojė edhe luftė. Megjithatė, edhe nė luftė ato nuk janė tėrėsisht sovrane. Janė tė kufizuara nė veprimet e tyre, qoftė me norma juridike, pėr tė cilat janė marrė vesh mes vete, qoftė me ato morale, tė cilat gjatė shekujve janė kristalizuar si tė tilla. Me fjalė tė tjera, sovraniteti i shtetit (subjektit ndėrkombėtar juridik dhe politik) nuk ėshtė absolut. Kufiri i sovranitetit nė kohė lufte ėshtė ajo qė pėrgjithėsisht cilėsohet si jo njerėzore (p.sh. kanibalizmi ose trajtat tjera tė keqtrajtimit tė robėrve tė luftės, janė tė ndaluara edhe me norma morale nė luftė, e jo vetėm me norma tė sė drejtės sė luftės). Nė kohė paqeje kufiri i tij (i sovranitetit) nė njėrėn anė ndodhet tek sovraniteti i shtetit tjetėr dhe nga ana tjetėr, nė atė qė zakonisht konsiderohet e pranueshme nė relacionet ndėrkombėtare politike (p.sh. dėnimi i veprimtarisė agresive). Shteti (subjekt i sė Drejtės Ndėrkombėtare Publike), vepron nė ambientin ndėrkombėtar tė cilin e pėrbėn tėrėsia e raporteve ndėrkombėtare tė shteteve dhe tė subjekteve e tė faktorėve tė tjerė politikė.

   Mirėpo ambienti i tillė ndėrkombėtar, ose bashkėsia ndėrkombėtare, i krijon edhe ligjshmėritė e veta objektive tė zhvillimit. Hulumtimin e tyre e ka pėr detyrė Shkenca mbi Marrėdhėniet Ndėrkombėtare Politike ose edhe Politika Ndėrkombėtare. Ėshtė me rėndėsi se analiza e ligjshmėrive objektive qė ndikojnė nė zhvillimin e bashkėsisė ndėrkombėtare i ndihmon ndriēimit tė faktorėve qė ndikojnė nė veprimin e shteteve dhe anasjelltas, analiza e motiveve dhe faktorėve tė veprimit tė caktuar tė shteteve, subjekteve individuale, i ndihmon perceptimit mė tė drejtė tė tėrėsisė sė bashkėsisė ndėrkombėtare. Shteti ėshtė subjekt mė i rėndėsishėm edhe i Politikės Ndėrkombėtare, por nuk ėshtė i vetėm dhe as unik. Nė rrethanat e ndryshuara tė Evropės, megjithatė duhet pritur ta vazhdojė  rolin e vet si tė tillė, ndonėse mund tė pritet (nė kushtet e Evropės sė Bashkuar) edhe folklorizimi i kėtij roli (tė shteteve tė vogla).

 

Shteti nė funksion tė kombit

 

   Botėkuptimi se vetėm shtetet (subjektet ndėrkombėtare) mund tė bėjnė politikė, dhe se nuk ka politikė jashtė tyre, mbėshtetet nė kuptimin hegelian tė shtetit si njė e mirė supreme, ose edhe si njė inkarnacion organizativ i shoqėrisė. Politikisht, kjo do tė thotė se shteti ndodhet nė "funksion tė plotėsimit tė nevojave tė qytetarėve" (shih Joseph Frankel, The Making of Foregn Policy, Oxford University Press, London, 1967, f.55). Nisur nga njė aspekt idealist, vėrtetė do tė duhej tė ishte ashtu. Siē do tė thoshte Frankeli, njerėzit "e shpikėn" shtetin pėr t'i plotėsuar nevojat e veta. Dhe shtetet rėndom, sė paku ato regjime qė e gėzojnė legjitimitetin e pjesės mė tė madhe tė popullsisė, pėrpiqen t'i plotėsojnė nevojat elementare tė popullsisė. Mirėpo problemi nė nivel teorik paraqitet sė bashku me pyetjen se ēka konsiderohet nevojė elementare nė kohėn e dhėnė dhe ēfarė ėshtė plotėsimi i tyre nė raport me mundėsitė ekzistuese tė shtetit? Nga ky aspekt edhe Frankeli detyrohet tė konstatojė se "shtetet mbeten rojtarė tė kulturave nacionale, por tani janė tė paafta tė ofrojnė siguri, dhe nė shumicėn e rasteve nuk mund ta sigurojnė mirėqenien ekonomike"(vep.cit, f. e njėjtė). Ndėrkaq teorikė tė tjerė e vėnė seriozisht nė pyetje  edhe funksionin e mbrojtjes sė vlerave  kulturore (p.sh. nga imperializmi kulturor) por jo edhe nga aspekti parimor, nga i cili zhvillohet kjo analizė. Nga ky aspekt, Xhon Stėsinger (John G. Stoessinger) e bėn identifikimin e plotė tė shtetit me kombin: "Bota jonė, -shkruan ai, -ėshtė e pėrbėrė prej mė tepėr se 100 shteteve-kombe". Ndėrkaq, "...ajo qė nė kohėn tonė e pėrbėn kombin mund tė cilėsohet si vijon: e para, dhe mė e qenėsishmja, kombi ėshtė njėsi sovrane politike; e dyta, ėshtė populli, i cili, meqė disponon me njė identitet tė theksuar kolektiv, tė krijuar me pėrfytyrimin e pėrbashkėt mbi tė kaluarėn dhe tė ardhmen e vet, e pėrjeton njė shkallė mė tė lartė ose mė tė ulėt tė nacionalizmit. Dhe mė nė fund, kombi ėshtė popullsi e cila e banon njė territor tė caktuar, e njeh qeverinė e pėrbashkėt, dhe zakonisht, ndonėse jo gjithmonė,  e ka njė gjuhė dhe njė kulturė" (shih J.G.Stoessinger, The Might of Nations, Random House, N.Y. 1967, f.7-8). Kombi, sipas kėtij botėkuptimi, ėshtė popullsi e mishėruar me shtetin dhe jo kategori historike dhe as instrument i klasės. Ato (kombet) janė vetėm abstraksione qė synohen pėrmes nacionalizmit tė kuptuar si tendencė e vazhdueshme e emancipimit. Ndėrsa vetė emancipimi nuk ėshtė tjetėr pos "forcė kohezive" kundėr dominacionit tė huaj ose edhe "forcė lėvizėse" pėr emancipimin dhe pavarėsimin e kombeve (shih vep.cit.f.83-89). Nė identifikimin e kombit me shtetin edhe mė i pėrcaktuar ėshtė teoriku zulmėmadh amerikan Hans J.Morgenthao, pėr tė cilin "kombi si i tillė, nuk ėshtė entitet empirik". Nga kjo premisė gjenerale ai e nxjerr pėrfundimin se kombi ėshtė abstraksion i numrit tė individėve tė cilėt i kanė disa  karakteristika tė pėrbashkėta". Ajo qė i bashkon kėta individė ėshtė tendenca pėr fuqi nė plan tė brendshėm apo ndėrkombėtar. Kombin e pėrbėn pozita e tij gjeografike, pasuritė natyrale, kapacitetet industriale, teknologjia, morali dhe elemente tjera tė ngjashme. Nė tė vėrtetė, kombin e pėrbėjnė tė gjitha elementet qė e pėrbėjnė shtetin (shih Hans J. Morgenthao, Politics Among Nations, A.A.Knopf, N.Y.1967, f.97-100). Njėsoj decidiv si edhe Morgentao nė identifikimin e kombit me shtetin ėshtė edhe profesori i shquar i politikės ndėrkombüėtare nė Universitetin  En Erbor (Ann Arbor) nė Miēigen, i cili mund tė quhet lirisht anatomist i politikės: "Kombi, nė rend tė parė dhe mbi tė gjitha, -thotė ai,-ėshtė njėsi politike ("a potencial unit"). A.F.Organski, siē quhet ky profesor, natyrisht e ka tė qartė se kombi dhe shteti nuk janė pikėrisht njė. Andaj ai shpjegon mė tutje: "Thėnė nė mėnyrė mė specifike,  kombi ėshtė njėsia mė e gjerė politike qė nuk njeh asnjė superioritet politik. Anėtarėt e tė njėjtit komb mund tė kenė, dhe zakonisht kanė tė pėrbashkėt, mė tepėr gjėra se sa qeverinė dhe territorin e njėjtė. Ata poashtu mund tė kenė ekonomi, gjuhė, kulturė, religjion, ideologji politike dhe histori tė pėrbashkėt. Megjithatė, ėshtė me rėndėsi tė theksohet se kėto karakteristika tė tjera, ndonėse janė tė zakonshme, nuk janė universale. Njeriu, faktikisht, mund tė mendojė pėr pėrjashtime gati nė ēdo rast. E vetmja cilėsi tė cilėn e ndajnė tė gjithė anėtarėt e kombit dhe pėr kėtė nuk mund tė ketė pėrjashtime, ėshtė ajo se ata tė gjithė ndodhen nėn jurisdiksionin e sė njėjtės qeveri" (shih: A.F.K. Organski, World Politics, A.A.Knopf, N.Y.1968, ed.II i reviduar, f.18/7).

   Nė kontekst tė pėrbėrjes multinacionale tė shtetit, sipas botėkuptimeve tė theksuara, shqiptarėt nė Jugosllavi do t'ishin vetėm "nationality (nacionalitet -shtetas), kuptimi i sė cilės te anglosaksonėt nxirret nga identifikimi i theksuar i kombit me shtetin, andaj, nė instancėn e fundit, kuptohen si jugosllavė! Insistimi pėr t'i paraqitur si tė veēantė, si komb mė vete e jo si jugosllavė, nė frymėn e botėkuptimeve tė kėtilla do t'i nxirrte si grup etnik, pėr tė cilin do tė ishte i kuptueshėm nacionalizmi si formė e luftės pėr ndonjė copė mė tė madhe tė pushtetit, por jo edhe pėr t'u ndarė nga pushteti i vendosur njė herė. Nė thelb tė teorive anglosaksone mbi kombin dhe identifikimin e tij me shtetin qėndron e vėrteta e kohėshme (kohėsisht e pėrcaktuar) e shkencės e Theodor Adornos, pėr tė cilėn u fol mė heret (shih artikullin "Pėr njė qasje shkencore tė politikės nė Kosovė", DEA, nr.4.1991) dhe e kuptuar si e vėrtetė e krijuar sė bashku me kohėn: shtetin multinacional nuk e pėrbėn njė komb, por me kohė mund ta pėrbėjė njė komb; Evropėn e pėrbėjnė shumė kombe dhe shumė shtete, por proceset integrative tė mbėshtetura nga politika e planifikuar e qeverive, me kohė do t'a shndėrrojė nė njė komb-shtet.

   Po Kosova?

 

Shteti nė funksion tė demokracisė

 

   Pėr kombet jugosllave, duke i pėrfshirė edhe shqiptarėt nė Jugosllavi, problemi qėndron tek mėnyra e integrimit nė Evropė, sė bashku apo individualisht? Pėr shqiptarėt nė Jugosllavi problemi ėshtė edhe mė specifik: sė bashku me Shqipėrinė apo me jugosllavėt? Dhe pėrgjigja varet nga rėndėsia qė i jepet qėllimit, bashkimit tė Evropės; nga vlerėsimi i rėndėsisė dhe i kapaciteteve tė faktorėve tė veēantė (kombeve individuale) dhe nga vendosmėria pėr ruajtjen e paqes nė kėto treva. Karakteristika kryesore e teorive nė fjalė ėshtė rezonimi nė suaza tė fuqisė. S'ka dyshim se forcat politike nė prapavijė tė teorive tė shtruara janė fuqimisht tė interesuara pėr bashkimin e Evropės pikėrisht edhe pėr shkak tė kėtij rezoni. Pikėsynim ideal i kėtij bashkimi do tė ishte njė Evropė e bashkuar pa kufij tė brendshėm tė shteteve, por ky tani pėr tani ėshtė vetėm njė pikėsynim ideal,  jo edhe realitet i mundshėm. Pėr kėtė shkak, pavarėsisht nga shembulli gjerman, ato mund ta pėrkrahin nė kėtė fazė njė bashkim tė shteteve ekzistuese tė Evropės, por jo dhe tė kombeve tė tyre individuale. Jugosllavia, si shtet multinacional, dikur shtet-tampon i drejtpeshimit tė forcave, tani sėrish i nėnshtrohet ndikimit tė raporteve globale. Me fjalė tė tjera, dekompozimi i saj eventual nuk mund tė jetė ēėshtje e raportit vetėm me njėrin nga polet e dikurshme tė bipolaritetit tė forcave. Njė gjė e tillė do tė ishte hyrje nė dekompozimin e BRSS, e kjo ka pak gjasa tė ngjajė pa trazira tė mėdha,  dhe aq mė tepėr, pėr shkak se rezonimi i tillė i fuqisė ėshtė prezent edhe tek pala tjetėr.

   Po qe se sipas teorive nė fjalė, lufta e kombeve pėr pushtet, (fuqi), ėshtė imanente nė vetė natyrėn e kombit, autorėt e tyre nuk janė naivė qė tė mos e dijnė se shqiptarėt janė komb ashtu si dhe kombet tjera tė formuara, dhe se  ėshtė poashtu nė natyrėn e kėtij kombi, ashtu si dhe te kombet tjera, synimi pėr t'u shtetėzuar, pėr tė pasur pushtet dhe pėr ta maksimalizuar fuqinė. Ato forca natyrisht do tė mund ta pėrkrahnin Shqipėrinė e demokratizuar (ėshtė nė natyrėn e gjėrave nė Perėndim qė shtetet ta pėrkrahin shtetin) nė funksion tė "pėrmirėsimit" tė "gabimeve" historike, pos nėse nuk ekzistojnė interesa tjera mė tė mėdha. Nė njė rast tė tillė kjo gjė do tė ishte kundėr logjikės sė tyre dhe ėshtė e kotė tė shpresohet, pasiqė shteti, nė kontekst tė kėtyre botėkuptimeve, njeh interesa dhe jo emocione. Njė pėrkrahje e tillė doemos do tė haste nė kundėrshtimin e serbėve nė funksion tė pararojes sė interesave ruse (sovjetike) dhe pėrsėri do tė varej nga interesat pėr bashkimin e Evropės, nėse njė pėrkrahje e tillė do tė ishte efikase. Nė funksion tė pėrkrahjes sė Kosovės pėr t'u bashkuar me Shqipėrinė pėrsėri do tė hasnin nė kundėrshtimin e njėjtė. Ndėrkaq, nė funksion tė pėrkrahjes sė Kosovės pėr ta bashkuar Shqipėrinė me veten, pėr shqiptarėt shtrohet pyetja se ku do tė mbetej Kosova, brenda Serbisė apo brenda njė republike tė shtatė shqiptare nė Jugosllavi? Ne kemi qenė gjithmonė tė mendimit se Shqipėria duhet ta ruajė pavarėsinė e vet dhe se Kosova duhet tė jetė Republikė e barabartė me republikat tjera nė Jugosllavi. Procesi i bashkimit tė shqiptarėve ėshtė dashur tė zhvillohet brenda suazave tė proceseve integruese tė Evropės, pėrderisa vetė integrimi i Evropės nuk mund tė imponohet pa luftė. Ajo mund tė akceptohet si bashkim i vullnetshėm i tė gjitha palėve tė interesuara, dhe jo si imponim i njėrės palė ndaj tjetrės. Mendonim se pėrparėsitė e kėtij solucioni tė ēėshtjes shqiptare ishin tė trefishta: 1. Nuk do ta shkaktonte acarimin tejmase tė raporteve ndėrnacionale, 2. Do tė ishte solucion efikas dhe i pranueshėm pėr tė gjitha palėt e interesuara pos pėr shovenizmin serbomadh, dhe 3. Nuk do ta lejonte instrumentalizimin as tė shqiptarėve dhe as tė serbėve nė funksion tė interesave tė huja globale apo regjionale. Mirėpo, tani njė kohė tė gjatė ėshtė duke ngjarė e kundėrta: mė parė refuzimi, e pastaj edhe okupimi serb i Kosovės u parapri me mos-deklarimin e qartė tė partive politike shqiptare nė favor tė Republikės sė Kosovės. Solucionin e kėtij mat-pozicioni tė tanishėm do ta bjerė padyshim koha, por ėshtė detyrė e jona tė theksojmė se instrumentalizimi, ēfarėdo qoftė dhe i kujtdoqoftė, nuk ėshtė bėrė ndonjėherė nė histori nė tė mirėn e popujve, por vetėm nė tė mirė tė interesave afatshkurtra (jo afatgjata) tė nomenklaturave tė tyre, tė brendshme apo tė jashtme. Dhe meqė vetėm popujt janė tė pėrjetshėm dhe jo nomenklaturat e tyre, atėherė ėshtė e qartė se nė plan tė pėrgjithshėm, tehu i luftės duhet tė shkojė drejt ndėrtimit tė raporteve tė njėmendėta demokratike nė kuptimin e autenticitetit tė kushteve konkrete tė Republikės sė Kosovės, nė drejtim tė konfrontimit tė njėmendėt ideor dhe teorik me ata qė Kosovėn e pandehin oborr eksperimentimi dhe sprovimi tė raporteve gjithėjugosllave dhe gjithėballkanike me qėllim tė konstatimit  se a ėshtė e mundur qė tė ēlirohen nga "sindromi i vetmisė" sė tyre, nga mbėshtetja nė vėllezėrit e mėdhenj dhe nga instrumentalizimi i vetes nė interes tė politikave tė huaja; me ata qė atė e pandehin si parcelė ekzotike tė pėrzjerjes sė kulturave dhe tė qytetėrimeve nė truallin e Evropės pėr tė sprovuar qėndrueshmėrinė e teorive tė llojllojshme globale e me qėllim tė konstatimit se a do tė ishte i mundshėm respektimi i aspiratave legjitime shqiptare, dhe me ata qė me shekuj u mėsuan tė peshkojnė nė ujėra tė turbullta. Kosova ka shumė kundėrshtarė, jo vetėm tė drejtpėrdrejtė (se askujt nuk ia pati zėnė rrugėn), por edhe tė tjerė, qė e provojnė drejtpeshimin e forcave. Po qe se Inteligjencia e Kosovės (nė radhė tė parė ajo shqiptare, por edhe tė tjerėt) tregohet sterile nė perceptimin e kontekstit real tė forcave dhe tė drejtimeve realisht tė mundshme tė zhvillimit tė mėtejshėm tė proceseve politike, atėherė ajo sėrish do tė bjerė nė provim. Gjer kur? Pėrse akoma po zgjat injorimi i heshtur dhe bllokimi i "Demokracisė Autentike"? A thua njėmend pritet tė mos dihet se heshtja ėshtė e lidhur me inteligjencinė dhe bllokimi me shtetin? Proceset demokratike tė Evropės e nėnkuptojnė emancipimin e inteligjencisė nga shteti dhe instrumentalizimin e shtetit nė funksion tė demokracisė. Pėrse kjo gjė akoma nuk po ngjet dhe a ekziston vėrtet bindje e njėmendėt se ėshtė duke u vepruar drejt, nė kongruencė me qėllimet qė i nėnkupton Evropa dhe qė i synon Kosova, Jugosllavia dhe Ballkani?

 

Shteti nė funksion tė interesave vitale tė kombit

 

   Shteti i identifikuar me kombin, shteti-komb, sipas teorikėve tė botės perėndimore, ndodhet nė funksion tė interesave kombėtare, nė funksion tė kombit dhe jo tė klasės. Nė pėrcaktimin e interesave kombėtare, pjesa dėrrmuese, por jo edhe tė gjithė teorikėt e politikės, nisen nga njė paralelizėm me botėkuptimin darvinist apo Hobsian mbi natyrėn e njeriut tė cilėsuar si agresive. H.J.Morgentao mendon se pėrmes agresivitetit njeriu i realizon qėllimet e veta tė cilat mund tė konsiderohen si interesa. Morgenthao ėshtė pėrfaqėsuesi mė eminent i drejtimit realist nė teorinė politike. Nė thelb tė botėkuptimit realist mbi interesin ndodhet kategoria psikologjike e aspiratės sė njeriut pėr t'u bėrė i fuqishėm, me qėllim tė sigurimit, mė parė tė jetės sė vet, pastaj edhe tė mundėsive tė tjera qė shkojnė bashkė me zhvillimin e njeriut. Morgentao nė tė vėrtetė, e bėn zgjerimin e kėsaj kategorie (tė interesit) duke e aplikuar te shteti dhe duke e ngritur nė raportet midis shteteve: "Indikacioni kryesor qė i ndihmon realizmit politik pėr ta gjetur rrugėn  nė panoramėn e politikės ndėrkombėtare ėshtė koncepti i interesit tė definuar si fuqi". Sepse, interesi i definuar nė kėtė mėnyrė, mendon Morgentao, "...e jep lidhjen midis arsyes qė pėrpiqet ta kuptojė politikėn ndėrkombėtare dhe fakteve qė duhen kuptuar. E pėrcakton politikėn si njė sferė autonome tė aksionit dhe tė kuptimit, tė ndarė nga sferat tjera, siē ėshtė ekonomia (e kuptuar nė suazat e interesit tė definuar si pasuri) etika, estetika apo religjioni. Pa kėtė koncept, teoria e politikės ndėrkombėtare apo tė brendshme, do tė ishte tėrėsisht e pamundshme (vep.cit.f.5). I preokupuar tėrėsisht me kategorinė e interesit, Morgenthao konstaton kategorikisht se "Ideja e interesit ėshtė vėrtetė nė thelb tė politikės dhe se nuk dėmtohet nga koha dhe hapėsira". Pėr ta plotėsuar argumentimin e kėsaj teze tė shtrirė nė kohė dhe nė hapėsirė ai shėrbehet me pohimin e Tuqididit se lidhja e interesave ėshtė lidhja mė e sigurt, qoftė midis shteteve, qoftė midis individėve" (koha antike); tė Dizraelit: "shtylla e vetme e bashkimit qė zgjat midis kombeve ėshtė mungesa e interesave tė kundėrta"(shek.XIX) apo tė Georg Washingtonit: "Interesi ėshtė princip sundues i gjithmbarshėm". Dhe Morgentao pėrfundon me tezėn se "Politika ndėrkombėtare, si ēdo politikė, ėshtė luftė pėr fuqi"(vep.cit.f.25).

   Nė shpjegimin e kėtyre koncepteve ataviste dhe tė ligjit tė xhunglės ėshtė edhe mė i vrazhdėt psikologu amerikan Kristiėn Bej (Christian Bay) i cili gjithashtu niset nga premisa tė ngjashme mbi natyrėn e njeriut. Ai niset nga njė fakt banal i jetės qė thotė se ēdo individ esencialisht lind pėr tė jetuar, dhe se prandaj interesi i tij esencial (vital) ėshtė tė mundėsuarit e jetės pėrmes ndikimit nė kushtet e dhėna objektive ose nė rrethin shoqėror. Frojdi kėtė tezė do ta ilustronte me reaksionet instinktive tė foshnjave ndaj rrethit (sė ėmės) si dhe ndaj nevojave dhe kėrkesave tė saj. Mirėpo kėtė tezė frojdiste K.Bej e ngriti nė nivelin e parimit: "Interesat mė vitale tė individėve brenda kombit janė mbrojtja e jetės dhe e rrėnjės sė saj, si edhe ruajtja e lirisė nga lloje tė tjera tė dhunės". Po si shpjegohet atėherė gadishmėria e njerėzve-individė qė ta flijojnė jetėn e tyre pėr njė ideal ose pėr atdhe? Si shpjegohet ndjenja e patriotizmit tek njerėzit, individėt apo nė shoqėri? Gjithnjė psikolog politik, K.Bej edhe pėr kėto pyetje ka shpjegime tė ngjashme: interesi vital i kombit-shtet, ose i kombit tė organizuar si shtet, ėshtė sigurimi nacional i cili te ai reduktohet nė ruajtjen e jetės sė kombit apo tė kombit shtet. Ndėrkaq, preokupimi mė vital i sigurimit nacional  (kėtė do tė duhej ta mbanin mend forcat e armatės dhe tė policisė) ėshtė tė penguarit e luftės ose tė vėllimeve tė ngjashme tė shkatėrrimit qė rezultojnė nga shtypja. Dhe preokupimi i dytė vital ėshtė evitimi i situatave ku shoqėria nė masė tė madhe do t'i nėnshtrohej dhunės, qoftė pėrmes dominacionit tė huaj, qoftė pėrmes diktaturave autoktone. Me fjalė tė tjera, interesi i dytė vital pėr Bejin ėshtė i lidhur me ruajtjen e lirisė dhe me demokracinė brenda shtetit tė dhėnė. Ndjenja e patriotizmit andaj shpjegohet me interesin e njerėzve qė t'i evitojnė situatat rrėnuese tė cilat mund tė rezultojnė nė shkatėrrime tė mėdha tė jetės dhe tė sigurisė sė lirisė, si suazė e autokreacionit, vetėkrijimit ose tė vetėzhvillimit tė njeriut nė shoqėri, tė shoqėrisė nė shtet dhe tė shtetit nė ambientin ndėrkombėtar. Mirėpo siguria, qoftė individuale, qoftė kolektive, nuk ėshtė absolute. Pėr kėtė shkak,  sipas K.Bejit, "qėllimet tjera tė sigurimit nacional konsistojnė nga arritja e mėvehtėsisė pėr nxjerrjen e vendimeve unilaterale tė qeverisė nacionale dhe nga maksimalizimi i mbrojtjes sė tė drejtave tė njeriut, duke i zgjeruar format instituciuonale tė mbrojtjes sė tyre". Nė thelb, ai e identifikon interesin me tė drejtėn, nga e cila rrjedh se e drejta e jetės ėshtė elementare dhe e para (krahaso: K.Bay, The Structure of Freedom, Stanford University Prss, California, 1970). Nė qoftė se pra, do tė shtonim ne,  e drejta ėshtė tendencė e vazhdueshme e rregullimit normativ tė jetės politike tė demokracisė, dhe nga ky aspekt, demokracia ėshtė politikė e rregulluar me tė drejtėn, ose qė mbėshtetet nė norma juridike, interesi i shtetit andaj realizohet nė realitetin objektiv pėrmes metodave tė lejueshme, legale: nė kohė paqeje -pėrmes diplomacisė, ndėrsa nė kohė lufte -pėrmes luftės.

 

Operacionalizimi i teorisė -shembulli i vashės

 

   Kosova formalisht nuk ndodhet nė gjendje lufte, por nė gjendje okupimi. Ėshtė shpallur, por nuk ėshtė konstituuar si shtet, ndonėse do tė konstituohet si e tillė dhe do tė jetė shtet. Ndėrkaq gjendja shpirtėrore e popullsisė ėshtė e rėndė. Poezitė e cituara tė njė vashe nė faqen e parė tė DEA-s nr.5 asociojnė pyetje tė mėtejshme: cila ėshtė e drejta e saj elementare dhe e para nė kontekst tė teorive tė shkoqitura? Ideali i saj i republikės duket sikur ėshtė vetė jeta. Demokracia e saj dhe e tė tjerave si ajo duket se ėshtė ēlirimi i dyfishtė, nga prangat e sė drejtės zakonore dhe nga ato tė robėrimit politik. Jeta dhe liria e shkoqitur si republikė janė bėrė njė. Gjendja e saj shpirtėrore ėshtė njė apel i fuqishėm drejtuar tė gjitha forcave politike pėr ēlirimin e saj tė kuptuar si sendėrtim i idealit: "Nė vdeksha e re, tė mos qajė askush pėr mua". S'ka asnjė teori me tė cilėn do tė mund tė arsyetoheshin fjalėt e tilla tė vashės, dhe nuk ekziston forcė qė do tė mund tė pajtohej me vdekjen e saj apo tė kujtdo qoftė nė moshėn e tillė rinore. Andaj, le tė jetojė vasha dhe le tė jetojė Republika! Teoritė le tė shėrbejnė pėr kthjellimin e mendjes.

 

Vazhdimi i teorisė, shkallėzimi i interesave

 

   Shumica absolute e teorikėve tė politikės, pavarėsisht nga orientimet ideologjike, nė njė mėnyrė apo tjetėr, e akcepton rangimin e parashtruar organik tė interesave: interesi vital nacional pėrgjithėsisht lidhet me pavarėsinė, me sigurinė, me ekzistencėn nacionale apo me ekzistencėn e shtetit. Interesi i kuptuar nė kėtė mėnyrė barazohet me qėllimin: ėshtė interes vital i kombit-shtet tė formuar tashmė njė herė qė tė ekzistojė. Ky ėshtė njėherit edhe qėllimi i tij. Mirėpo qėllimi definohet pak mė ndryshe nga interesi, i cili mund tė jetė thjesht edhe ndjenjė e lidhur me gjendjen ekzistuese tė gjėrave (interesi i ekzistencės). Ndėrkaq, qėllimi definohet si "gjendje e ardhshme e gjėrave, tė cilėn ndokush e konsideron si tė dėshirueshme dhe tė vlefshme pėr t'u pėrpjekur pėr ta realizuar"(A.F.Organski, vep.cit.f.62). Megjithatė, nė njė farė shkalle, doemos do tė vijė gjer te identifikimi i interesit me qėllimin. Interesi i ekzistencės p.sh., mund tė duket qėllim nė vete, ndonėse nė thelb ēėshtja ėshtė e diskutueshme: asnjė gjallesė dhe asnjė entitet nuk lind vetėm pėr tė ekzistuar. Ekzistimi vetėm pėr vete nuk ka ndonjė kuptim. Ekzistenca si gjendje e dhėnė mund tė ketė kuptim vetėm si gjendje-pritjeje, potencial vetėkrijimi dhe krijimi. Mirėpo edhe nė kėtė shkallė duhet bėrė pėrpjekje pėr tė ekzistuar pa frikėn se ndokush mund ta cėnojė ekzistencėn time. Me fjalė tė tjera, duhet forcuar pėr t'u bėrė sa mė pak i lėndueshėm, sa mė pak i cenueshėm dhe sa mė imun ndaj goditjeve tė jashtme. Pasi qė tė jenė siguruar kėto dy gjėra (ekzistenca dhe rezistenca), mund tė luftohet pėr vlerat tjera, tė cilat mund tė jenė kompetitive ose absolute, tė qarta ose difuze, statike ose dinamike etj. Pėr Xhon Stėsingerin nuk ekziston njė koncept i vetėm me tė cilin do tė shpjegohej interesi nacional pėr shkak se ai i nėnshtrohet ndryshimeve konstante (The Might of Nations, vep.cit.f.31). Megjithatė Organski, duke u nisur nga fakti se ato, d.m.th. interesat, mund tė jenė tė panumėrta, e bėn njė kategorizim tė ngjashėm: a) ato pėr tė cilat ėshtė i interesuar njė segment i rėndėsishėm, nė mos shumica e  popullsisė, b) ato, realizimi i tė cilave ndihmohet nga qeveritė nacionale, dhe c) ato, tė cilat kanė efekte tė konsiderueshme te pjesėtarėt e kombeve tjera. Ai e pranon  ekzistencėn e interesave kompetitive (maksimalizimi i fuqisė) dhe tė atyre absolute, por ky tipologjizim e pėrshkon tej pėr tej ndarjen e qėllimeve nacionale nė 4 kategori tė tjera tė gjera: a) fuqia si qėllim nacional mbėshtetet nė faktin se ēdo vend kėrkon tė jetė zot nė shtėpinė e vet dhe i lirė nga kontrolli i huaj. Nė kėtė kuptim, fuqia ose forca nuk ėshtė qėllim nė vete, por vetėm instrument pėr realizimin e qėllimeve tė tjera. Nga ky aspekt, duke iu kundėrvėnė Morgentaos, ai thekson se "tė gjitha shtetet pėrpiqen qė sė paku ta ruajnė minimumin e fuqisė, nė mos pėr tjetėr, atėherė pėr tė gjallėruar si entitet politik (vep.cit.f.66). Pasuria ėshtė qėllim kompetitiv, por edhe absolut. Si minimum ajo ėshtė e domosdoshme pėr ekzistimin e shteteve. Ajo e pėrfshin territorin adekuat, pasuritė natyrale dhe tepricėn e prodhimit (mbivlerėn) e cila shfrytėzohet pėr investime tė mėtejshme dhe pėr mirėqenien e elitės sė shtetit. Pasuria shprehet pėrmes standardit tė jetės dhe ėshtė karakteristikė e shoqėrive dinamike, por edhe e tė gjitha kombeve moderne, c) qėllimet kulturore. Meqė shumica e shteteve nuk janė vetėm njėsi politike por edhe kulturore, ruajtja e vlerave kulturore ėshtė poashtu interes nacional i ēdo shteti. Kėto vlera shprehen si mėnyrė e jetės sė pėrbashkėt (p.sh., "american Way of life"), si preferencė e gjuhės sė pėrbashkėt ose edhe tė institucioneve politike, ekonomike dhe religjioze. Pavarėsia si interes vital i ēdo shteti "e mundėson afirmimin e kulturės nacionale, ndėrsa pushtimi i huaj mund ta absorbojė ose radikalisht ta ndryshojė"(vep.cit.f.69). Pėr ruajtjen e vlerave kulturore shtetet pėrdorin instrumente tė ndryshme politike (p.sh. kufizimi i imigrimit nė vendet anglosaksone dhe nė Evropė). Mirėpo kultura gjithashtu mund tė jetė edhe barrierė pėr ndryshimet e nevojshme teknologjike, sidomos nė vendet nė zhvillim. Andaj, Organski e quan politikė tė drejtė tė qeverive tė kėtyre vendeve atė qė i lejon ndryshimet nė kulturėn e vendeve tė tyre nė pėrputhje me traditėn pozitive kombėtare dhe me kėrkesat e epokės, d) paqja, si interes nacional, do tė thotė mungesė e luftės qė shteteve ua siguron realizimin e interesave tė tjera tė lidhura me maksimalizimin e fuqisė. Shumica e teorikėve tė proveniencės perėndimore bėn klasifikime tė ngjashme tė interesave, por duke i plotėsuar interpretimet. Marksistėt dikur e bėnin dallimin midis a) interesave unike (qė e gėzonin pėrkrahjen e pjesės mė tė madhe tė popullsisė) dhe atyre divergjente (qė u shėrbenin grupeve tė ndryshme brenda shoqėrisė). Teorikėt e botės perėndimore kėto i emėrtonin si interesa tė qarta dhe difuze; b) midis interesave nacionale dhe atyre humanitare. Distinkcioni mbėshtetej nė pyetjen  se a thua interesi i pėrgjithshėm i njė shteti ėshtė i dobishėm edhe pėr shtetet tjera dhe pėr njerėzimin nė pėrgjithėsi? Vėshtirėsia e kėtij distinkcioni lidhet me ēėshtjen e insistimit tė shteteve nė karakterin universal tė qėllimeve tė tyre. Britanikėt dikur mendonin se "Paxa Britanica", d.m.th. paqja e vendosur me imponimin britanik, ėshtė nė interes tė tė gjitha kombeve, sikur qė kėtė sot e besojnė amerikanėt;  c) midis qėllimeve tė pėrgjithshme dhe atyre specifike. Nė tė vėrtetė, qėllimet zakonisht janė specifike, por prezentohen si tė pėrgjithshme; d) midis qėllimeve tė proklamuara dhe atyre aktuale (kur shtetet proklamojnė realizimin e qėllimeve tė caktuara dhe pastaj, nė vend tė tyre e bėjnė realizimin e qėllimeve tė tjera), dhe e) midis qėllimeve tė status quo-sė dhe atyre dinamike (kur gjendja ekzistuese e gjėrave konsiderohet e pėrshtatshme pėr realizimin e interesave tė caktuara, pėrkatėsisht, kur ndryshimi i kėsaj gjendjeje e bėn tė mundur realizimin e tyre praktik.

            Klasifikimet marksiste tė interesave, ndonėse me interpretim tė veēuar, esencialisht nuk ndryshojnė nga klasifikimet e teorikėve tė tjerė tė Perėndimit. Pėr kėtė shkak ato do tė konsiderohen si kontribut i veēantė ndaj zhvillimit tė mendimit politik mbi kėto ēėshtje, por nuk do tė pajtohemi me relativizimin e nacionales nė favor tė klasores. Andaj, ndonėse rangimet e ngjashme tė interesave nuk mund tė jenė imune nga kritika, do tė pėrfundojmė me klasifikimin qė e bėri Profesor Northexhi (F.S.Northedge) nga Londra. Duke tėrhequr vėrejtjen mbi faktin se artikulimi i interesave ndryshon nė mėnyrė konstante gjatė kohės, fillon nga 1) ajo qė quhet interes vital i kombit, tė cilin e identifikon me vetprezervimin, me ruajtjen e integritetit fizik tė vendit dhe tė unitetit tė popullit apo popullsisė, kur ėshtė fjala pėr vendin multinacional. Menjėherė pas tij vjen 2) ruajtja e pavarėsisė, qė e nėnkupton lirinė relative tė shtetit pėr tė mos e lejuar pėrzierjen nė punėt e tij tė brendshme; 3) tėrėsia e atributeve qė nėnkuptohen me fjalėt influencė, autoritet ose status, 4) totaliteti i interesave materiale tė shtetit (investimet, por edhe ruajtja e status quo-sė, qė i pėrgjigjet vendeve tė zhvilluara, dhe 5) lufta pėr rritjen e standardit (shih F.S.Northedge, The Foreign Policyes of the Powers, The Freedom Press, N.Y.1974, f.20-21)

           

Kritika franceze, konteksti evropian

 

   Kritika franceze ndaj botėkuptimeve anglosaksone tė kategorisė sė interesit ka pėrmbajtje tė njėjtė: maksimalizimin e fuqisė, por kontekst tė ndryshėm, pozitėn e Francės nė Evropė. Gjatė dy shekujve tė fundit (XVIII-XIX) Franca e konsideronte veten si fuqi mė tė madhe ushtarake tė Evropės, ndonėse vazhdimisht ndodhej nė raporte rivaliteti me Britaninė e Madhe. Ka qenė e mundur prej koalicionit tė madh evropian nė luftrat e Napoleonit (fillim i shek.XIX), por kjo nuk ka ndikuar nė humbjen e vetėbesimit kolektiv: "Zotėri, -thoshte Tallierandi, - e nėnshtruat me shpatė Francėn, por s'do tė mund tė uleni dot mbi majėn e saj". Fjalėt e Tajleranit, ministėr i atėhershėm i punėve tė jashtme, e kishin kuptimin e barazisė, nė mos edhe tė superioritetit tė Francės, nė raport me secilėn fuqi evropiane veē e veē. Territori asaj ia mundėsonte daljen nė det (Oqeani Atlantik) dhe shndėrrimin nė fuqi detare. Rivaliteti me anglezėt, nė kohėn moderne, lidhej me kontrollin e rrugėve detare qė tė ēonin nė kolonitė e tyre nė Afrikė dhe Azi. Ndėrkaq, nė Lindje, qė nga lufta me prusianėt (1870), gjermanėt u shndėrruan nė njė rival tė saj tė rrezikshėm pėr shkak tė resurseve mė tė mėdha natyrore dhe pėr shkak se me numrin e popullsisė dhe tė shtimit vjetor tė saj (prej vitit 1905 Gjermanisė i shtoheshin nga 5 milionė banorė tė rinj nė vit) ia tejkaloi Francės: "Prej vitit 1870, dhe aq mė tepėr, prej vitit 1914 e kėtej, shkruan njė historian i njohur, -Franca nė mėnyrė morbide ishte e vetėdijshme pėr dobėsitė e veta nė raport me Gjermaninė"(shih E.H.Carr, International Relations Between the Two World Wars, St.Martin's Press,N.Y.f.26). Ky vullnerabilitet bėnte qė francezėt interesat e tyre nacionale t'i perceptonin nė "miqėsi me rusėt, nė njėrėn anė, dhe nė pėrpjekje tė vazhdueshme pėr posedimin e Rhinit (Rajnės) dhe tė urave tė saj nė anėn tjetėr". Nė qoftė se kjo nuk tregohej e mundshme, atėherė ajo e tentonte posedimin e bregut tė saj lindor (nga ana e Francės) ose sė paku demilitarizimin e kėsaj zone, qoftė edhe pėr njė kohė tė caktuar, siē ishte rasti me marrėveshjet e Versajit tė vitit 1918. E ndodhur midis rrezikut nga ekspansioni gjerman dhe rivaliteti detar me anglezėt, gjatė njė kohe tė caktuar, interesin e sigurimit tė saj (interes vital) e kėrkonte nė rolin e rojtarit tė status quo-sė territoriale qė ishte vendosur nė kuadėr tė Ligės (Lidhjes sė Kombeve), e pastaj edhe nė rolin e garantit tė njė varg marėveshjesh qė njihen me emrin e Antantės sė Vogėl (Ēekosllovakia, Rumania, Jugosllavia) e cila esencialisht, pėrkundėr animozitetit me komunizmin Sovjetik, prapseprapė, si njė rryp gati i pandėrprerė i shtrirjes sė sllavizmit gjer nė Adriatik, e siguronte Francėn nga depėrtimi gjerman.

   Duke u nisur nga perceptime tė tilla tė pozitės gjeopolitike tė Francės,  Pjer Rėnuvė e Zhan Baptist Dyrosell, (Pierre Renouvin dhe Jean Baptiste Duroselle) bėnė nga njė vėshtrim kritik lidhur me kategorinė e interesit; "Ideja mbi interesin nacional, -thonė kėta, -korrespondon me besimin nė tė vėrtetė konfuz qė nė njė situatė tė dhėnė, objektivisht ėshtė e mundur tė pėrcaktohen qėllimet, tė largėta dhe tė afėrta, tė cilat kombet duhet t'i ndjekin" (shih P.Renouvin, J.B.Duroselle "Introduktions a l histoire des Relations Internationales, Librairie Armand Colin, Paris, 1970, f.134). Pėr Francėn, e cila kolonitė e veta i konsideronte departamente tė shtetit francez, identifikimi i interesave tė vendeve tė kolonizuara me interesat ēlirimtare qė i artikulonin elitat e tyre nuk ishte i pranueshėm. Pėr kėtė shkak, Renuvė dhe Dyrosell, tė dėshpėruar me politikėn e qeverive tė veta (qė ndėrroheshin sukcesivisht), sepse nuk e gjenin dot rrugėn e harmonizimit tė kėtyre interesave, pyetėn: "A thua interesat superiore tė shtetit, tė involvuara aq shpesh, mos janė, pėrveē nė raste tė rralla, njė mėnyrė e kamuflimit tė interesave shumė mė pak fisnike, dhe gjithsesi tė veēanta?"(vep.cit.f.135). Megjithatė, pavarėsisht nga hamendjet, konstatojnė se "Tė gjithė burrat e shtetit me pėrgjegjėsi, doemos duhet tė formojnė, dhe objektivisht e formojnė, njė pėrfytyrim, mė pak ose mė shumė stabil, mė pak ose mė tepėr preciz, mė pak ose mė tepėr tė elaboruar, mbi interesin nacional"(ibd). Dhe ky gjithsesi nuk mund tė jetė identik me atė tė anglo-saksonėve (gjė qė i prekte amerikanėt) tė cilėt vazhdimisht pohojnė se interesat e njerėzimit nė tėrėsi, dhe jo ato tė kombeve tė tyre, e paraqesin qėllimin primar tė aksioneve tė tyre. "Ata, anglosaksonėt, tė rrethuar me vende tė dobėta ose miqėsore, gjė qė nuk ishte rasti me Francėn, dhe larg nga Evropa, duke disponuar territor kolosal me resurse tė begatshme (sidomos amerikanėt) shumė shpejt filluan tė besojnė se kjo pozitė e jashtėzakonshme rezultonte nga njė mbrojtje speciale e providencės, nė mbėshtetje tė karakterit moral tė politikės sė jashtme amerikane" (vep.cit.f.316). Autorėt nė fjalė nė tė vėrtetė aludojnė nė pozitėn e avancuar tė shoqėrisė amerikane nė raport me ato tė Evropės, dhe nė angazhimin amerikan nė favor tė demokracive evropiane (luftėrat botėrore). Pėrndryshe, H.Morgentao dhe Xhorxh Kenan e filluan tė parėt kritikėn kundėr botėkuptimeve tė tilla amerikane (American Diplomacy,  1950), duke u mbėshtetur nė parimin i cili thotė qė "zotimi se do tė jesh i virtutshėm nuk ėshtė vetė virtuti", dhe pasi qė aksionet politike amerikane filluan shpesh tė binin nė kundėrshtim me parimet e doktrinės. Pėr autorėt e pėrmendur francezė, esenca e ēėshtjes reduktohet nė pyetjen nėse morali privat dhe interesi nacional i formuluar dhe i kuptuar mė sė miri mund tė koincidojė me interesin e njerėzimit nė tėrėsi? Nė zgjidhjen e kėsaj ēėshtjeje u thirrėn nė Enciklikėn "Pacem in Terris" (Paqa nė botė) tė Papės Xhovani XXIII, sipas sė cilės "i njėjti ligj moral qė e rregullon jetėn e njerėzve, duhet gjithashtu t'i rregullojė edhe raportet midis shteteve". Vėshtirėsia megjithatė qėndron nė shquarjen e interesave tė njėmendėta nacionale, meqė interesat partikulare, tė veēanta dhe egoiste, shpesh vishen me petkun e tė parit. Gjithnjė duke pasur parasysh pozitėn e Francės, autorėt e pėrmendur francezė interesin nacional e kuptojnė si sigurim tė shtetit (pa marrė parasysh se ēfarė, homogjen, multinacional, historik apo tjetėr) tė cilin e pėrbėjnė elementet nė vijim: a) ruajtja e pavarėsisė dhe sovranitetit, b) ruajtja e integritetit territorial, c) ruajtja e popullsisė, etj. Sigurimi mund tė jetė aktiv (kur kėrkohet sigurimi i vijės sė mbrojtjes strategjike, duke e pushtuar atė) ose pasiv (evitimi i luftės, kompromisi me qėllim tė pėrfitimit nė kohė ose tė realizimit tė qėllimeve tė tjera). Pasi qė tė jenė siguruar elementet pėrbėrėse tė sigurimit nacional, shtetet mund tė zgjedhin prioritetet midis:

            -serisė sė qėllimeve abstrakte: fuqia, pasuria, vlerat, dhe

            -serisė sė qėllimeve konkrete: hapėsira-ari-popullata (vep.cit. f.324).

   Nga ky rangim i interesave kombėtare nuk ėshtė vėshtirė tė konkludohet se megjithė kritikėn nė adresė tė teorive anglosaksone, edhe teoria franceze e P.Rėnovėnit dhe J.B.Dyrosellit nė tė vėrtetė ėshtė e ngjashme. Ndryshimet kanė tė bėjnė me tendencėn qė edhe nė nivel teorik Francės t'i sigurohet njė vend i veēantė, njė status origjinal nė mesin e teorive tė tjera tė proveniencės perėndimore, tė cilėn Dė Goli pėrpiqej ta siguronte nė planin praktik politik.

 

Nė vend tė epilogut

 

   Veti e pėrbashkėt e teorive tė parashtruara tė botės perėndimore ėshtė fakti se gati tė gjitha nisen nga botėkuptimi biologjik i natyrės sė njeriut si agresive dhe kėtė pastaj e zgjerojnė nė raportet midis shteteve: me aktin e lindjes sė njeriut pėrcaktohet nevoja e tij pėr tė jetuar, me aktin e formimit tė shtetit, pėrcaktohet nevoja e tij pėr tė ekzistuar. Nga kėto premisa nxirret konkludimi se  sigurimi i jetės sė shtetit (si edhe tek njeriu) ėshtė interes i tij vital. Meqė shteti dhe kombi janė njė, atėherė ai ėshtė interes vital edhe i ēdo kombi. Pika e dytė e pėrbashkėt e kėtyre teorive ėshtė e lidhur me faktin e maksimalizimit tė fuqisė. Me fjalė tė tjera, pėr ta ruajtur pavarėsinė politike dhe integritetin e tyre territorial, shtetet (ashtu si edhe njerėzit) kanė nevojė tė forcohen, d.m.th. ta shtojnė fuqinė e tyre. Sipas disave, fuqia ėshtė qėllim nė vetvete, por edhe instrumenti i luftės pėr ekzistencė, e cila pastaj e nxit qė tė dominojė: "Ja rrėnjėt reale tė imperializmit, -shkruan njė profesor i Universitetit tė Harvardit, -organizimi anarkik i sistemit ndėrkombėtar tė shteteve", sepse, tendenca e vazhdueshme e shteteve pėr fuqi nė lojėn e vjetėr tė njohur tė fuqisė, bėn qė ato "t'i dorėzohen tentimit pėr tė dominuar pėr shkak se janė tė motivuara ta maksimalizojnė pozitėn e vet individuale tė fuqisė, sepse janė tė preokupuara jashtėzakonisht me problemin e sigurisė nacionale, sepse sistemi formalisht ėshtė nė gjendje anarkie. Logjika e dominacionit buron drejtpėrsėdrejti nga ekzistimi i sovraniteteve konkurrente nacionale (shih Benjamin J.Cohen, The Question of Imperialism, Basic Books, Inc. Publishers, N.Y.1973.f.245). Ky ligj, sipas botėkuptimeve tė porsashtruara, ėshtė i pėrjetshėm. Lufta e pėrjetshme e shteteve pėr fuqi nė sistemin e tillė ndėrkombėtar anarkik tė shteteve megjithatė rezulton nė njėfarė rendi, veēse rendi i tillė ėshtė rezultat i drejtpeshimit tė forcave, dhe jo rezultat i veprimit tė faktorėve dhe ligjshmėrive tė tjera. Nė kėtė luftė tė pėrjetshme tė shteteve pėr fuqi, disa shtete-kombe, shpėrthejnė nė sipėrfaqe, dalin tė parat si mė tė forta. Sipas tė njėjtit "ligj natyral" ato e pėrvetėsojnė tė drejtėn "t'i gėlltisin" kombet ose shtetet mė tė vogla, nė tėrėsi ose vetėm pjesėrisht. Nė qoftė se disa shtete-kombe mė tė vogla mbeten nė sipėrfaqe, ato kėtė nuk e kanė bėrė me forcėn e vullnetit tė tyre, por vetėm duke iu falenderuar aleancės ose miqėsisė me shtetin (kombin) mė tė madh dhe afėrsisė sė interesave me tė; ligjit tė drejtpeshimit ose mungesės sė interesave tė tė mėdhenjve. Me kėtė, botėkuptimet e tilla arritėn gjer nė konsekuencat e tyre ekstreme: logjika e brendshme, inherente, e fuqisė, vazhdimisht insiston nė rritjen e saj. Nuk do mend se amerikanėt, sidomos pas luftės me Irakun, kėtė e arsyetojnė me vendosjen e njė rendi tė ri nė sistemin ndėrkombėtar juridik, tė cilin ata do ta mbronin  me fuqinė e armės sė tyre. Nė natyrėn e kėtyre teorive, me fjalė tė tjera, e kjo ėshtė me rėndėsi tė parėndomtė, ėshtė arsyetimi i tendencės sė universalizimit tė kėtyre raporteve nė nivel planetar. Nė kontekst tė kėtyre tendencave  doemos duhet vėnė edhe proceset integrative tė Evropės, tė cilat gjer kah fundi i viteve 80 duket se i pengonte ideologjia komuniste, kurse tani duket se paraqiten si pengesė tendenca tė ngjashme tė palės tjetėr. Ėshtė e pamundur tė perceptohet interesi nacional i shqiptarėve nė mėnyrė tė drejtė, pa kuptimin e thelbit tė interesave dhe tė botėkuptimeve edhe tė palės tjetėr. Territoret ku shtrihemi ne ishin vende tė ndeshjes sė botėkuptimeve dhe tė interesave globale. Pėr kėtė shkak, ėshtė me interes shqyrtimi i botėkuptimeve edhe tė palės tjetėr.

 

 

4. SHTETI DHE INTERESAT VITALE TĖ KOMBIT -II

 

B) Teoritė e proveniencės sė Lindjes

 

   Populli /kombi/-shtet Sovjetik

 

   Presidenti amerikan Bush nė njė fjalim tė ngazėllyer me tė cilin arsyetohej lufta me Irakun dha tė kuptohej se demokracia do tė duhej tė sundonte kudo. Ai theksoi se Amerika do t'i mbrojė shtetet e vogla, po qe se ato do ta akceptonin demokracinė, dhe se do t'i luftonte regjimet politike qė do t'i kanoseshin  parimeve tė saj universale. Nė frymėn e teorive tashmė tė parashtruara nė DEA, presidenti Bush rolin e SHBA-ve e sheh nė funksion tė garantit tė raporteve ashtu tė universalizuara dhe tė shtrira nė tėrė globin tokėsor. S'ka dyshim se ky ėshtė  njė ideal i pėrhershėm  i politikės amerikane. Mirėpo presidenti Bush me atė rast nuk e shpjegoi natyrėn e vėrtetė tė raporteve me sovjetikėt. Ndėrkaq ata qė e pėrcillnin me vėmendje luftėn me Irakun, nuk mbetėn pa e vėnė re se pėrkundrejt dėshirės sė disa qarqeve politike (veēanėrisht tė lidhura me Izraelin) qė ta vazhdonin luftėn edhe nė territorin e Irakut, dhe jo vetėm nė atė tė Kuvajtit, gjer nė eliminimin pėrfundimtar tė faktorit ushtarak irakian dhe tė Sadam Huseinit, prapseprapė qenė tė shtrėnguar t'i ndėrprisnin operacionet luftarake me tė ēliruar Kuvajtin. Nuk mbetėn pa u vėnė re as insistimet   e herėpasherėshme tė zyrtarėve sovjetikė qė SHBA-tė t'i pėrmbaheshin rezolutės sė KS tė OKB, e cila e kėrkonte ēlirimin e Kuvajtit por jo edhe nėnshtrimin e Irakut. Kėmbimi i vazhdueshėm i porosive midis zyrtarėve tė tė dy palėve duket se ndikoi  nė pėrfundimin e luftės brenda suazave tė vėna tė rezolutės nė fjalė tė Kėshillit tė Sigurimit, ndonėse zhvillimi i ngjarjeve atje (nė Irak) akoma nuk ka pėrfunduar. Me fjalė tė tjera, s'ka dyshim se administratat amerikane gjatė tėrė periodės sė pas Luftės sė II Botėrore, por edhe tani, BRSS-nė e konsideronin si rival tė barabartė me veten; njė pol tjetėr tė drejtėpeshimit bipolar tė forcave; pjesėmarrės aktiv tė garave nė armatim dhe nė zhvillimin global  tė shoqėrisė dhe  rrezikues potencial tė interesave globale amerikane. Mirėpo tejkalimi i luftės (politikės) sė ftohtė; pėrfundimi me sukses si i detente-it nė marrėdhėniet midis dy superfuqive dhe veēanėrisht rėnia e komunizmit nė vetė Bashkimin Sovjetik dhe nė tėrė Evropėn Lindore, ka shtruar pyetje tė reja dhe ka nxitur shpresa tė mėdha te popujt qė ndodhen brenda Bashkimit Sovjetik, por edhe brenda sferės sė interesave globale sovjetike. Njė pjesė e vogėl e opinionit  edhe ndėr ne nė Kosovė, e nxitur nga kėto procese, filloi menjėherė jo vetėm tė riorientohet, por edhe tė ri-rreshtohet: dikush nė funksion tė interesave egoiste individuale, dikush tjetėr nė funksion tė interesave tė sektorėve tė harruar shoqėrorė dhe politikė, tė tjerėt nė funksion tė drejtpėrdrejtė tė interesave tė qarqeve tė ndryshme politike nė Perėndim, tė cilėt kujtojnė se u ka ardhur koha e larjes pėrfundimtare tė hesapeve me komunizmin e dikurshėm, ndėrsa tė tjerėt ndershmėrisht e besonin hapjen e rrugės pėr ēlirim definitiv, por paqėsor, nga "pėrqafimi vėllazėror" i sllavėve tė jugut. E keqja ėshtė se ata rėnien  e komunizmit  nė tėrėsi e morėn si mundje tė tij nga ana e Perėndimit, si fitore definitive dhe tė pakontestueshme tė amerikanėve nė rivalitet me sovjetikėt dhe jo si dėshtim tė njė modeli zhvillimor. Dallimi midis  dėshtimit dhe fitores ėshtė i vogėl, por tejet i rėndėsishėm. Fitorja e nėnkupton dorėzimin e kundėrshtarit pa ndonjė kusht tė veēantė. Ndėrkaq, dėshtimi e nėnkupton dorėzimin edhe tė vullnetshėm tė rivalit  nė lojėn e rivalitetit. Andaj, nė qoftė se do tė mund tė flitej pėr mundjen e komunizmit, atėherė do tė duhej tė flitej pėr mundjen ekonomike dhe teknologjike, pėr mundjen e modelit zhvillimor, i cili pėr shkak tė faktorėve  objektivė qė e pėrbėjnė fuqinė akoma nuk mund tė konsiderohet,  (dhe vėshtirė qė ndonjėherė do tė mund tė konsiderohet, pa ndonjė luftė totale midis dy superfuqive) edhe mundje politike. Komponenta e tillė e pranishme nė proceset e tanishme politike nuk ishte e njohur pėr kėto forca,  ose edhe ishte, po injorohej me qėllim prej tyre. Mirėpo injorimi i njė komponente tė tillė  nė formulimin dhe nė zhvillimin  e ndonjė politike tė caktuar vetanake mund tė tė ēojė vetėm nė aventurizėm, ndonėse mund tė jetė e kuptueshme  vetėm pėr kėtė fazė tė tanishme tė zhvillimit tė proceseve politike. Megjithatė nuk mund tė jetė i kuptueshėm agresiviteti i bartėsve tė kėsaj tendence, tė cilėt luftėn e argumenteve e zėvendėsojnė me trillime, me shpifje e me intriga. Fjala ėshtė pėr njė shqyrtim dhe pėr njė qasje mė serioze ndaj problemeve tė rėnda dhe delikate dhe jo pėr luftėn pėr pushtet. Me tė le tė merren ata qė s'kanė ndonjė punė tjetėr, por le tė mos shpresojnė se kjo gjė do t'u sjellė lumturinė.

   Me supozimin se Bashkimi Sovjetik  nuk do tė shthuret si shtet, ndonėse disa procese qė po zhvillohen atje tė japin njė pėrshtypje tė tillė, precizimi i interesave globale ruso-sovjetike shndėrrohet nė njė ēėshtje tė njė rėndėsie vitale pėr shqiptarėt dhe jo njė ēėshtje e pėrshtattshme vetėm pėr diskutime akademike. Diskutimi emocional mbi kėtė ēėshtje, nga ana tjetėr, sikundėr qė u theksua mė lart, dhe sikundėr qė vihet re nėpėr faqet e gazetave nė gjuhėn shqipe, por edhe nė bisedat verbale, ėshtė  i mundshėm, por jo edhe frutdhėnės. Politikisht ėshtė steril, t'i shpenzon kot energjitė, i sfilit shpirtėrat, dhe gjithnjė i rezervon mundėsitė  pėr paraqitjen e konsekuencave tė panjohura. Duke u nisur nga kėto premisa, shqyrtimi i kėsaj teme nė kėtė tekst ėshtė i zhveshur nga paragjykimet  dhe nga ngarkesat emocionale. Gjėrat janė ditur, vetėm ėshtė i nevojshėm rivlerėsimi i tyre nga pozitat e kontekstit tė ndryshuar. Ndėrkaq, mbase edhe nuk janė ditur pėr aq sa ėshtė kujtuar.

 

Nga biseda me amerikanin

 

   Literaturė politike mbi perceptimin e interesave vitale tė shtetit sovjetik, nė mėnyrėn si shqyrtohen ato nė botėn e Perėndimit,  nė Lindje nuk ka, pėr shkak se kėtij problemi autorėt sovjetikė gjer mė tani i janė qasur nga aspekti i ideologjisė komuniste. I intriguar  me aspektin  teorik tė ēėshtjeve tė tilla, gjatė viteve 1977-78 vija re se shumica e autorėve perėndimorė, pothuajse tė gjitha institucionet hulumtuese sovjetologjike  nė SHBA e gjetkė, si dhe shumė institucione tė tjera tė themeluara apo tė ndihmuara nga qeveritė, nė thelb tė interesimit tė tyre hulumtues-kėrkimor e kishin qoftė   zgjidhjen (rregullimin) e ēėshtjes nacionale nė BRSS, qoftė armatimin nuklear  dhe aftėsinė e bartjes interkontinentale tė ngarkesave nukleare dhe termonukleare. Nė esencė tė interesimit tė tyre, me fjalė tė tjera, ishin po ato premisa tė interesave vitale tė shtetit sovjetik, qė i kishin pėr shtetet e veta: sigurimi i shtetit dhe maksimalizimi i fuqisė sė shtetit sovjetik: "Interesat materiale dhe jo idetė, -do tė thoshte Maks Weber, -dominojnė nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė mbi veprimet e njerėzve." Pėrkthyer nė gjuhėn e politikės ndėrkombėtare, ky konstatim i Weberit do tė shpjegohej si vijon: fuqia materiale e shtetit   ėshtė ajo qė  duhet tė merret nė konsiderim dhe jo ideologjia e tij. Gjatė njė bisede me njė autor tejet kompetent amerikan tė studimeve politike, emrin e tė cilit nuk do ta pėrmendja pėr arsye private (d.m.th., jo shtetėrore), pyetjes sime se pėrse institucionet sovjetologjike nė Amerikė nė thelb tė interesimit tė tyre e kanė rregullimin  e ēėshtjes nacionale nė Bashkimin Sovjetik, ai iu pėrgjigj: "Por ata po na shkaktojnė probleme brenda sferės sė interesave tona. Ėshtė e udhės t'ua kthejmė." "Profesor, -i pata thėnė unė, -Walter Lipmani dhe njė plejadė e tėrė autoritetesh amerikane nga kjo fushė pohojnė se  interesat amerikane dhe ato ruse askund nuk konfrontohen  drejtėpėrsėdrejti. Ndėrkaq kjo qė po mė thoni tani  ėshtė ēėshtje e konfrontimit tė interesave nacionale apo ēėshtje e rivalitetit tė ineresave globale?"."Mirėpo djalosh, -mė tha ai (ishte shumė mė i vjetėr se unė), -sikur tė mos ekzistonin rusėt, me kė do tė mateshim ne?". "Mbase nuk do t'ju pėlqente roli i xhandarit tė vetėm", -pėrfundova unė. Profesori u qesh. Ndėrkaq, me vete mendoja se  ēėshtja e  Republikės eventuale tė Kosovės  (atėherė akoma ishte eventuale) mund tė konsiderohej vetėm ēėshtje rivaliteti, pa cėnimin e paqes nė kėto troje. Natyrisht kėtė nuk ia thashė, por ika me bindjen  se do tė kuptoheshim edhe po t'ia thoja. Rusėt do tė duhej tė pajtoheshin doemos  me njė gjė tė tillė, ngase Republika e Kosovės esencialisht do tė ishte barazim i pozitave me anglosaksonėt nė sferėn e interesave globale tė tė dy palėve.

           

Pėrbėrja nacionale e BRSS

 

   BRSS, siē dihet, ėshtė njė shtet multinacional me mbi 108 nacionalitete, pa e pėrfshirė popullsinė e cilėsuar si "tė tjerėt". Dhe kjo sipas regjistrimit tė vitit 1956, ngase ky pėrmbante tė dhėna mė tė sakta, (shih Anne Sheehy, "Population Trends in Central Asia and Khazakhstan", 1959-1965, Central Asian Rewiew, nr.4.1965). Ndėrkaq teorikėt sovjetikė nė shkrimet e tyre rėndom thirren nė numrin e mbi 100 nacionaliteteve (term me tė cilin pėrfshihen si kombet ashtu dhe kombėsitė). Thuhet se nė BRSS shkruhet nė 75  gjuhė tė ndryshme, 40 prej tė cilave  e kanė fituar alfabetin dhe nivelin e  shkrimit vetėm  pas Revolucionit tė Tetorit tė vitit 1917 (shih "The Theory and Practice of Proletarian Internationalism" USSR Academy of Sciences, Progress Publishers, Moscow, 1976, f.158)  kushtetuta sovjetike i njeh 58 njėsi politiko-administrative, 15 prej tė cilave e kanė statusin e republikave sovrane  tė Unionit (republikat federale); 2 nga ato e gėzojnė  statusin e republikave autonome; 8 janė krahina  autonome  dhe 10 tė tjera njihen si krahina apo regjione nacionale. Prej afro 300 milion banorėve (mė sakt 290 milion) rreth gjysma e tyre  janė rusė, kurse gjysma tjetėr ėshtė e shpėrndarė nė 14 republikat tjera (145 milion rusė. 145 milion jo-rusė). Sipas autorėve amerikanė (dhe ata sigurisht qė janė tė mirė-informuar) rreth 25 milion njerėz tė pėrkatėsisė kombėtare ruse jetojnė nėpėr viset  tjera tė pėrzier me kombet jo-ruse, dhe rreth 40 milion jo-rusė jetojnė jashtė territoreve tė tyre etnike. "Kėta tė huaj, - shkruan njė autor i impresionuar nga kjo gjendje, -tė cilėt tė kombinuar  janė mbi 65 milion njerėz, paraqesin shkak potencial rrėnues, sikundėr qė mund tė jenė viktimė e ēdo lufte tė gjerė nacionale." Kėtė fakt ai e ilustron me tabelėn vijuese:

 

PĖRBĖRJA NACIONALE  E REPUBLIKAVE TĖ BASHKIMIT SOVJETIK

_______________________________________________________

Republika       Popullsia          vendas           rusė           tė tjerė

                     nė milionė          nė %             nė %           nė %  

     _______________________________________________________

Rusia                137,6                   83              83             17

Ukraina             46,8                     75             19                6

Uzbekistani          15,4                  66              13               22

Bellorusia             9,6                81              10                 9

Azerbajxhani         6,0                74              10               16

Gruzia/Xheorgjia   5,0                 67               9               25

Moldavia              3,9                 65              12               24

Taxhikistani          3,8                 56              12               32

Kirgizia               3,5                 44                   29               27

Lituania               3,4                 80                9               11

Ermenia               3,0                 89                3                9

Turkmenia            2,8                 57              15               29

Letonia                2,5                 57               30              13

Estonia                1,5                 68               25                7

________________________________________________________

   Tabela ėshtė e bazuar nė regjistrimin e vitit 1979 (shih Zbigniew Brzezinski, Post-Kommunist Nationalism, Foreign Affairs, Winter 1989/90). Pėrfundimi implicit dhe eksplicit i tabelės  ėshtė se BRSS-ja  duket sikur ėshtė e pamundur tė shthuret pa trazira tė mėdha qė do ta kanosnin paqen dhe stabilitetin nė botė. Kėtij pėrfundimi i bashkangjiten gati tė gjithė njohėsit e kėsaj problematike, por edhe Georg Kennan, babai i pakontestueshėm i politikės sė SHBA  ndaj BRSS.

 

Instruksionet e Kennanit

 

   Ambasador amerikan nė Moskė gjatė viteve 50, Georg F. Kennan (takimet me tė gjatė vitit 1976 nė Dubrovnik, pėr shkak tė humanizmit tė theksuar politik, mė impononin respekt), me artikujt e tij mbi shoqėrinė sovjetike dhe mbi determinantat fundamentale  mbi tė cilat do tė duhej tė mbėshtetej politika amerikane ndaj sovjetikėve e shndėrruan atė nė analitik pėrmasash botėrore. Nė vitet e fundit tė pleqėrisė ishte profesor emeritus nė Shkollėn e Studimeve Historike tė Institutit pėr  Studime tė Avancuara nė Princeton, New Jersey (Prinston, Nju Xhersi). Ajo qė ia dha atij statutin e gjeniut nė teorinė politike amerikane ėshtė artikulli i tij "America and the russian future" (Amerika dhe e ardhmja ruse), botuar pėr herė tė parė nė prill tė vitit 1951 nė revistėn "Foregn Affairs" me tė cilin i anticipoi gati nė tėrėsi ndryshimet e sotme nė BRSS kur edhe i dha drejtimet  kryesore me tė cilat do tė duhej tė udhėhiqej politika amerikane ndaj rusėve nė kontekstin e ndryshuar politik. Pėr shkak tė rėndėsisė sė jashtėzakonshme tė kėtij artikulli, revista nė fjalė e ribotoi atė nė tėrėsi dhe pa asnjė ndryshim nė numrin e vet tė pranverės sė vitit 1990. Dhe pėr shkak se politika zyrtare  amerikane ndaj BRSS akoma edhe sot i pėrmbahet instruksioneve tė Kennan-it, nė kėtė tekst do tė veēohen  nga ky artikull disa pika tė shkurtra.

   Kennani niset nga njė konstatim i pranueshėm se 1) nė Rusinė cariste realisht kishte munguar tradita e pronės private nė industri "buisnessi i madh i brendshėm,- thotė ai,- ishte mė tepėr tregtia se sa industria. Ekzistonte njė klasė tradicionale tregtarėsh thellėsisht ruse, por nuk ishte  nė pėrgjithėsi e njohur apo e respektuar pėr gjerėsi botėkuptimesh ose pėr ēfarėdo koncepti tė vetėdijshėm tė pėrgjegjėsisė sė vet ndaj shoqėrisė. Portretimi i saj nė literaturėn ruse ėshtė nė pėrgjithėsi negativ dhe depresiv". Ndėrkaq, pronarėt e tokave, shija dhe paragjykimet e tė cilėve ishin autoritative nė fushėn sociale, e drejtonin shikimin kah buissnessi, por i shmangeshin pjesėmarrjes nė tė. Andaj, "ēfarėdo qė tė ketė qenė prona private nė Rusi, ajo nuk arriti tė ketė asgjė qė do t'i ngjante respektit   dhe rėndėsisė nė sytė e popullit tė vet, e cila u arrit nė vendet e tjera merkantile".

   Komunizmi qė e ndėrpreu traditėn e vjetėr ruse, nuk solli tradita tė reja. Megjithatė, meqė "ēfarėdo sistemi qė zgjat me dekada tė tėra  nuk mund tė jetė tėrėsisht pa merita", amerikanėt nuk duhet tė presin qė "alternativa e kėrkuar e bolshevizmit tė jetė replikė e ėndrrės demokratike tė Perėndimit"; 2) se amerikanėt duhet ta braktisin tendencėn e vlerėsimit tė tė tjerėve sipas kutit tė vet, d.m.th. sipas asaj se sa tė tjerėt u pėrngjajnė amerikanėve. Kennani nė kėtė pikė thirret nė Alexis de Tocqueville (Aleksis dė Tokėvill) i cili qysh nė vitin 1831, duke shkruar nga SHBA, kishte vėnė re se: "Sa mė tepėr qė shoh nga ky vend aq mė shumė bindem nė tė vėrtetėn   e cila mė pėrshkon  tej e pėrtej, se nuk ka asgjė absolute nė vlerėsimet  teorike tė institucioneve politike dhe efikasiteti i tyre  varet gati gjithmonė nga rrethanat origjinale  dhe nga kushtet sociale  tė popullit te i cili ato zbatohen". (shih Alexis de Tocqueville, Demokracy in America, Doubleday and Company Inc. N.Y.1969). (Duke e ditur orientimin amerikan qė nga kjo kohė, autori i kėtyre rreshtave nuk e ka kuptuar ndonjėherė hidhėrimin e njerėzve qė mbajnė lidhje me Amerikėn pėr shkak tė insistimit tė tij nė demokracinė autentike).  Nė pajtim me kėtė botkuptim, G. Kennan qysh nė v. 1951 kėrkon: "Jepuni atyre (mendon nė rusėt) kohė.  Lėrini tė jenė rusė! Le t'i zgjidhin problemet e tyre tė brendshme nė mėnyrėn e vet! Rrugėt nėpėr tė cilat popujt avancojnė drejt dinjitetit dhe vetėdijėsimit nė qeverisje janė ato qė i pėrbėjnė proceset mė tė thella dhe mė intime tė jetės nacionale". Kennan-i ndėrkaq nuk ishte kurrfarė rusofili. Artikulli i tij i famshėm i nėnshkruar me «X», dhe depeshat  e tij diplomatike drejtuar State Departament-it, sovjetikėve u kushtuan shumė shtrenjtė gjatė luftės sė ftohtė politike tė periodės sė mėvonshme, pavarėsisht nga fakti se atė e formoi Xhon Foster Dalls (John Foster Dulles). Fjalėt e cituara nuk e kanė kuptimin e mbrojtjes sė rusėve, por tė kujdesit qė tė mos  shkaktohet konfuzion i cili do t'i rrezikonte interesat amerikane. Humanisti politik Kennan nuk mbetet nė sferat e romantizmit politik. Ai ėshtė realist dhe i kthehet praktikės politike: 3) Interesi nacional rus, mendon ai, nė rrethanat e ndryshuara, jo vetėm qė do tė vazhdojė tė ekzistojė, por edhe do tė riafirmohet me siguri mė fuqishėm. Kundėrvėnja e hapur e kėtij interesi ėshtė ēėshtje vigjiliteti, nė qoftė se do tė binte ndesh me interesat nacionale amerikane. Amerikanėt, pa frikė se do ta kalonin legjitimitetin e politikės sė tyre, do tė mund tė insistonin qė autoriteti i qeverisė sovjetike tė  mos e kalojė vijėn pėrtej sė cilės do tė shndėrrrohej nė totalitarizėm; qė rusėt tė pėrmbahen nga imponimi i njė zgjidhjeje opresive mbi popujt tjerė,  qė njėherė e pėrgjithmonė ta heqin murin e hekurt qė i ndan dy botėrat;  qė tė  pranojnė ca limite tė brendshme tė autoritetit tė qeverisė dhe qė ta braktisin si tė pavlefshme dhe shkatėrrimtare lojėn e vjetėr  tė ekspanzionit dhe tė shtypjes imperialiste; 4) Kennan ėshtė i vetėdijshėm  pėr ekzistencėn e shumė nacionalizmave  tė tjerė, por vlerėson se ekzistenca e tyre ekonomike ėshtė e lidhur me atė tė Rusomėdhenjve. "E ardhmja do tė sjellė njė minimum tė ndėrprerjes sė kėtyre lidhjeve dhe kjo nė vete normalisht do tė garantonte njė lidhje mė tė afėrt politike, e cila seriozisht do tė varet nga shkalla e tolerancės sė ndėrsjellė dhe aftėsia e kultivimit tė lidhjeve tė kėtilla mes veti. (shih Georg Kennan, America and the Russian Future, Foreign Affairs, Spring 1990) . Humanisti Kennan (humanist pėr shkak se pavarėsisht nga bindjet e tij politike, qė mund tė diskutohen, u besonte thellėsisht parimeve demokratike) nuk i shpėton dot ndikimit tė mendjemadhėsisė sė njohur anglo-saxone lidhur me faktin se vetėm ata dijnė tė qeverisin, e jo edhe tė tjerėt, dhe se vetėm  ata e njohin demokracinė, pėrderisa tė tjerėt akoma duhet ta mėsojnė. I ndikuar nga kjo ndjenjė, Kennan nė artikullin  tjetėr tė titulluar «Komunizmi nė historinė ruse», tė cilin e botoi «Foreign Affairs» nė numrin e vet tė dimrit 1990/91, ripėrshtatjen e raporteve ndėrnacionale nė Rusi e konsideron si tė pashmangshme, por jo edhe pavarėsimin  e popujve sovjetikė. Fakti se tė tri republikat Baltike, -thotė ai, -e meritojnė pavarėsinė e vet, dhe se eventualisht do ta kenė, ėshtė jashtė  ēdo  dyshimi. Ndėrkaq, ka tė tjerė qė e kėrkojnė statusin e sovranitetit, por  tek tė cilėt eksperienca dhe maturia e nevojshme e udhėheqjes,  si dhe burimet e tjera esenciale, duhet akoma tė demonstrohen. Ka edhe etnitete tė tjera jo-ruse ku kėrkesa pėr pavarėsi ende nuk ėshtė e shtruar seriozisht dhe tek tė cilat aftėsia pėr t'i bartur shtrėngimet dhe pėrgjegjėsitė e njė statusi tė pavarur ėshtė edhe mė tepėr nė pyetje. Duke u nisur nga kjo bindje, Kennan konstaton se "asnjė model i vetėm, dhe bile as prej botės sė jashtme, nuk do tė mund tė ishte pėrgjigje e dobishme pėr tė gjitha problemet qė do tė rezultonin nga njė ndryshim i tillė i situatės. Raportet qė kanė ekzistuar midis shumė pjesėve joruse, -shton ai, -tė kėsaj strukture tradicionale shumė-kombėshe dhe qendrės ruse, kanė rrėnjė tė thella historike. Tepėr pak njerėz do tė ishin tė pėrgaditur pėr situatėn e cila do tė paraqitej po qe se tė gjitha kėto lidhje do tė ndėrpriteshin menjėherė. Konfuzioni ekonomik do tė ishte enorm. Aq mė keq, sikurse e tregojnė faktet gjithnjė e mė evidente, sikur disa entitete jo-ruse tė lejohen befasisht vetėm, ato ose do tė bėnin luftė kundėr njėra-tjetrės, ose do tė shndėrroheshin nė subjekte tė konflikteve tė mėdha destruktive qytetare brenda kufijve tė vet. Mė nė fund, ėshtė edhe problemi serioz qė do tė krijohej me fragmentimin e pėrgjegjėsisė pėr armėt nukleare qė tani ndodhen nė duart e sovjetikėve. Duke mos e fshehur shqetėsimin e vet, Kennan  pėrfundon me ankth: "…ajo qė tani ėshtė duke u paraqitur nė territorin tradicionalisht tė njohur si Rusi nuk do tė jetė dhe nuk mund tė jetė Rusi e carėve. Dhe as qė mund tė jetė Rusi e komunistėve. Mund tė jetė vetėm diēka esencialisht e re, konturat e sė cilės, pėr ne, dhe bile edhe pėr vetė rusėt, janė akoma tė errėta" (shiko, G.F. Kennan, Communism in Russian History, Foreign Affairs, Winter 1990/1991). Mirėpo atė qė Kennan-i nuk deshi ta thotė, duke e kėrkuar kujdesin e politikės amerikane ndaj rusėve, ėshtė fakti se BRSS nė kufijtė e tashėm, tė cilėt amerikanėt do tė dėshironin t'i rektifikonin nė favor tė republikave Baltike, i pėrgjigjet interesave globale tė politikės amerikane: Sovjetikėt nė kufijtė e tanishėm  janė pengesė e depėrtimit aziatik nė Evropė. Bashkimi i shthurur Sovjetik do tė ishte territor transverzal i atij depėrtimi si nė kohėn e dyndjeve mongole, shek. i XII-tė. Nga ana tjetėr, shthurja e Bashkimit Sovjetik do tė ishte hyrje nė shthurjen e ndėrtesės sė tanishme ndėrkombėtare tė ngritur pasė Luftės sė II-tė Botėrore dhe kjo pastaj do tė ishte njė e panjohur e madhe pėr rolin e kombeve tė mėdha nė politiken botėrore. Mirėpo, ta ndėrpresim diskutimin me z. George F. Kennan, tashmė tė ndjerė (vdiq para ca kohe) dhe t'u kthehemi vetė rusėve.

 

Kategorizimi i Leninit

           

   Nė qoftė se Brzezinski, Kennan e autoritete tė tjera amerikane mendojnė se nuk ėshtė i mundur dekompozimi i Bashkimit Sovjetik, kėsaj i kontribuan vetė sovjetikėt. Menjėherė, pas Revolucionit tė Tetorit tė v. 1917, nėn ndikimin e botėkuptimeve politike tė Vladimir Iliq Leninit, kėtij korifeu tė revulucionit tė popujve, meritat e tė cilit nė avancimin e mendimit politik nė pėrgjithėsi nuk guxuan t'ia mohonin as mendjet  mė tė ndritura tė kundėrshtarėve mė tė mėdhėnj tė tij, por tani nė Prishtinė ia mohojnė ca gazetarucė-fodullė duke kujtuar se koha ecėn prapa e jo pėrpara, nacionalitetet sovjetike u klasifikuan nė kategoritė si vijojnė: 1) Kombet tė cilat para Revolucionit tė Tetorit e kishin arritur shkallėn kapitaliste tė zhvillimit dhe ishin zhvilluar si kombe tė plota borgjeze. Ato e kishin klasėn e vet punėtore, intelegjencien dhe njė kulturė relativisht tė zhvilluar nacionale. E pėrbėnin Rusėt, Bjellorusėt, Gruzianėt (Xhorxhianėt), Ermenėt, Azerbejxhanėt, Moldavėt, Tatarėt etj. Ndonėse kėta e pėrbėnin grupin mė tė madh tė shtetit sovjetik, prapseprapė, i cilėsonte njė shkallė e pabarabartė e zhvillimit; 2) Kombet tė cilat e kishin zhvilluar rrugėn e zhvillimit kapitalist, por qė nuk kishin arritur t'i zhvillonin plotėsisht raportet kapitaliste,  dhe pėr kėtė arsye i karakterizonin mbeturina tė forta tė raporteve feudale. Kėtė e pėrbėnin Uzbekėt, Kazakėt, etj. 3) Popujt tė cilėt para Revolucionit tė Tetorit ndodheshin nė njė shkallė tė raporteve feudale ose feudalo-patriarkale. Sipas mendimit tė teorikėve sovjetikė, ato u zhvilluan  nė kombe me ndihmėn e socializmit dhe duke iu falenderuar atij,  dhe 4) grupin  e fundit e pėrbėnin popujt nė shkallė tė raporteve feudo-klanore dhe feudo-patriarkale, tė cilėt banonin nė Veri, nė Lindjen e Largėt, Siberi, si edhe nė viset malore te Kaukazit dhe nė Azinė Qendrore (shih USSR Academy of Sciences, vep. cit. f. 147). Nga kjo pasqyrė e kategorizimit tė popujve nė Bashkimin Sovjetik ėshtė interesant avancimi i arsyetimit ideologjik: socializmi tani e zėvendėsonte krishterizimin dhe civilizimin e popujve tė pazhvilluar, tė cilėt dikur shtetet e mėdha imperialiste (duke e pėrfshirė nė radhė tė parė edhe Rusinė Cariste) i pėrdornin si pretekst pėr kolonizimin e tyre.

 

Kur u braktis komunizmi?

           

   Duket se V.I.Lenini sinqerisht e besonte fitoren pėrfundimtare tė socializmit nė botė. Marrėveshjen e  Brest-Litovskit tė v. 1918 qė shkonte ndesh me kėtė besim tė tij (sovjetikėt pėr herė tė parė qenė tė detyruar tė lėshonin pe nė favor tė ruajtjes sė Revulucionit tė Tetorit por nė dėm tė revolucionit proletar nė Gjermani), duket se e konsideronte lėshim taktik e jo edhe strategjik. Nė favor tė kėtij konstatimi shkon fakti se Lenini nuk i pati mbyllur kufijtė e federatės sovjetike: ato u lanė tė hapura pėr t'iu bashkuar vendet ku do tė fitonte revolucioni proletar dhe tė cilat do tė ndodheshin sukcesivisht, nė afėrsi tė federatės sovjetike. Kjo gjė nė Perėndim natyrisht u vlerėsua si fillim i formimit tė imperiumit proletar, andaj, edhe u kundėrshtua me tė gjitha mjetet nė disponim (intervenimi i forcave imperialiste). Mirėpo, ndonėse kah viti 1922 pėrfundon procesi  i formimit tė BRSS, kėtė ide mbi zgjerimin suksesiv dhe mbi permanencėn e Revolucionit, Stalini ia pėrshtati jo vetėm rrethanave aktuale -tė nevojės pėr bashkėpunim ekonomik nė vend tė konfrontimit me po ato qeveri imperialiste, rrėzimin  e tė cilave gjithsesi e preferonte, por edhe rrethanave tė brendshme tė forcimit me ēdo kusht tė shtetit sovjetik. Viti 1924, kur u vendosėn marrėdhėniet ekonomike me Britaninė e Madhe, nė Londėr komentohej si shitje e komunizmit pėr hir tė kapitalit, d.m.th. tė nevojės pėr shpėrthimin e bllokadės ekonomike. Mirėpo britanikėt u mashtruan. Stalini bashkėpunimin ekonomik me Perėndimin tani e vuri nė funksion tė forcimit me ēdo kusht tė shtetit Sovjetik dhe me qėllim tė mundjes sė po atij Perėndimi. Ai edhe do tė vdesė me bindje tė plotė mbi kėtė ide, por stalinistėt mė vonė, pas vitit 1953, do tė jenė tė detyruar tė jetojnė midis joshjes sė kėsaj ideje dhe realitetit nuklear dhe termonuklear qė pas vitit 1946 (Hiroshima dhe Nagasaki) i kishte pėrfshirė tė dy superfuqitė. Zhvillimi i raketave interkontinentale i godiste tė dy vendet njėsoj. Andaj, komunizmi, si ide e permanencės sė revolucionit, objektivisht u braktis pas vitit 1953 (vit i shpėrthimit tė ngarkesave nukleare sovjetike me qėllime eksperimentale), ndėrsa realisht me 1959 (udhėtimi i N.S. Hrushovit nė Camp David) dhe materialisht me vitin 1963  (vit i krizės sė Karaibeve rreth instalimit tė raketave sovjetike nė Kubė). Ndėrkaq definitivisht do tė pėrfundojė  me inicimin e luftės sė yjeve nė SHBA, nė gjysmėn e viteve 80, e cila, po ta ndiqnin  edhe sovjetikėt, BRSS-ja do tė pėrjetėsohej si fshat i madh atomik, pa zhvillim tė madh tė industrisė. Garat nė armatim, me fjalė tė tjera, e kushtėzuan realisht braktisjen e komunizmit Sovjetik (mbi kėtė ēėshtje tė paritetit nė armatim shiko : Mr Ukshin Hoti, Lufta e ftohtė dhe Detante-i, Qendra Krahinore pėr Arsimin Marksist, Prishtinė, 1976. si edhe botimin Serbokroatisht tė po kėtij viti).

 

«Amalgamimi» nė funksion tė fuqisė sė shtetit

           

   Zgjidhja e ēėshtjes nacionale pėr tė cilėn Stalini konsiderohej se ishte autoriteti mė kompetent i proveniencės sė mendimit proletar, pėr tė esencialisht ishte nė funksion tė idesė mbi maksimalizimin e fuqisė sė shtetit sovjetik. Realisht u fillua nga premisa egoiste teorike:  formimi i njė kombi sovjetik dhe forcimi i njė shteti sovjetik.  Kombi-shtet ose shteti i tillė sovjetik, pastaj, siē  e shpjegonin vetė sovjetėt, do tė ishte garancion pėr suksesin e lėvizjeve revolucionare kudo nė botė (principi i internacionalizmit). Mirėpo nuk ngjau ashtu. Qysh nė fillim fuqitė  e tjera (imperialiste) ishin shumė mė tė forta, dhe, megjithė dėshtimin e intervenimit ushtarak nė favor tė kontrarevolucionit (kjo tani quhet ndėrprerje e zhvillimit tė natyrshėm tė proceseve atje), prapseprapė, fitorja e revolucionit u arrit  vetėm brenda kufijve tė vjetėr tė Rusisė Cariste. Tė kėrkohej nga revolucioni i atėhershėm rus qė nė emėr tė teorisė (sikur bėnin ca liderė nga India) tė vazhdohej revolucioni, do tė thoshte tė vulgarizohej teoria. Pėr rusėt akceptimi i saj do tė ishte idiotizėm politik. Nė vend tė kėsaj ata e filluan forcimin e shtetit sovjetik, duke mos patur skrupulla as ndaj idiotizmit ideologjik tė masave tė veta, as ndaj tė tjerėve.

   Me fjalė tė tjera, tė gjitha kategoritė e pėrmendura tė popujve dhe tė kombeve tė ndryshme, siē e shpjegonte Stalini, por nga e cila nuk hoqėn dorė as tė tjerėt mė vonė, duhej tė  "amallgamoheshin" mes vete. Nė nivelin e shtetit multincional:

   a) Principi i "amalgamimit" tė kombeve zbatohej (teorikisht) me "vullnetin" e tyre tė lirė dhe ishte shprehje e parimit tė vetėvendosjes, sipas tė cilit, ēdo komb ose popull, poashtu "vullnetarisht" mund tė "ndahet dhe tė krijojė shtetin e vet tė  pavarur; tė mbetet pjesė e ndonjė shteti tjetėr ose tė lidhė raporte federale etj., me tė" (shih Stalin, Marksism and National Question, San Francisco, Proletarian Publishers, 1975). Duke e njohur mendimin dhe natyrėn e sistemit tė vendosur nga Stalini nuk ka dyshim se ai do ta preferonte opcionin e fundit (lidhjen me shtetin  tjetėr), pasi qė njė gjė e tillė me siguri do tė reduktohej nė inkorporimin e atij shteti brenda kufijve tė shtetit Sovjetik. Ēdo popull qė "me dėshirėn  e tij"  vendoste  "tė amalgamohej" me popujt   tjerė brenda BRSS, nuk mund tė "ēamalgamohej" mė ndonjėherė, pikėrisht pėr shkak se kėrkohej fitorja e komunizmit dhe e revulucionit nė suaza planetare; b) Shteti multinacional Sovjetik duhej tė formohej edhe tė forcohej edhe duke u mbėshtetur mbi principin e barazisė sė plotė dhe tė tė drejtave tė barabarta tė tė gjitha republikave tė bashkuara sovjetike. Mirėpo kishte shumė sosh dhe ishin llojesh tė ndryshme. Njė numėr i njėsive federale (republikave) nė frymėn e principit mbi amalgamimin e popujve, ishin poashtu multinacionale: RSSA (Republika Socialiste Sovjetike  Autonome) e Dagestanit, p.sh., pėrbėhej prej 10 nacionaliteteve, ndėrsa RSSA Haberdin Ballkare; Ēeēeno-Ingushe; Haraēejevo-Ēerkese dhe Krahina Nacionale Manti-Mansi, janė entitete shtetėrore me nga dy nacionalitete kryesore. Ndėrkaq, disa kombe e nacionalitete tė tjera janė ndarė nė nga dy formacione shtetėrore: RSSA e Oshensias Veriore ndodhet brenda RSFS Ruse, kurse Krahina Autonome e Oshensias Jugore ndodhet brenda RSS tė Gruzisė; brenda RSS tė Azerbejxhanit ndodhet RSSA e Nakēaunshanit; RSS e Ermenisė krahinėn autonome tė Nagorni Karabahut e ka brenda Azerbajxhanit; Gruzianėt e kanė RSSA tė Axharėve, ndėrsa Bajratėt i kanė edhe krahinat Autonome tė Ust-Urdėve dhe tė Aginėve, etj.  (krahaso USSR Academy of Sciences... vep.cit. f. 155). Ndarjet e tilla administrativo territoriale, pėrkundrejt qėllimeve tė proklamuara pėr barazi dhe tė drejta tė barabarta, nė tė vėrtetė i ndihmonin qėllimit tė parė -amalgamimit tė kombeve, dhe jo barazimit tė zhvillimit tė tyre. Teorikėt sovjetikė e ndjenin kėtė mungesė, prandaj e bėnin dallimin midis "barazisė shoqėrore" dhe asaj "nacionale". E para konsiderohej parakusht pėr realizimin e sė dytės.  Megjithatė  pėr realizimin e tė dy qėllimeve konsiderohej si me rėndėsi: "eliminimi i raporteve antagoniste klasore.. tė diferencave substanciale  midis fshatit dhe qytetit, midis punės fizike dhe mendore..."  Me fjalė tė tjera, "barazia e vėrtetė midis popujve nė socializėm ėshtė vetėm parakusht i domosdoshėm i barazisė sė plotė tė tė gjithė qytetarėve nė pikėpamje tė furnizimit tė tyre me vlera materiale e shpirtėrore" (vep.cit.f.161). Teoria dukej e drejtė, veēse realizimi i postulateve tė saj parashihej pėr kohė tė ardhme tė komunizmit. Gjer atėherė vlente  vetėm nė nivelin formal-juridik, e jo edhe nė atė praktik-politik;   c) Principi i tretė mbi tė cilin mbėshtetej forcimi i shtetit multinacional sovjetik ishte ai i sovranitetit tė tė gjitha kombeve e nacionaliteteve dhe i shtetėsisė sė republikave; d) veēse nė dritėn e principit tė IV-tė duhej tė kuptohej edhe pėrmbajtja e tė tretit (tė sovranitetit). Centralizmi demokratik e shprehte "principin internacionalist tė koordinimit tė detyrave internacionaliste dhe tė interesave nacionale". Shteti Sovjetik konsiderohej garant i sovranitetit tė republikave, ndėrsa kėto tė fundit e garantonin mvehtėsinė dhe liritė e realizuara pėrmes bashkimit "vullnetar" me  shtetin multinacional sovjetik.

 

Metodat e  mėtejshme pėr njėsimin e kombit/shtet

           

   Formimi dhe forcimi i shtetit multinacional Sovjetik vetėm nė mbėshtetje tė katėr metodave tė pėrmendura pa mbėshtetjen e proceseve tė tjera integrative do tė ishte  i  pafrutshėm. Nė instancėn e fundit do tė rezultonte nė formimin e njė mekanizmi tė pashpirtė qė do t'i koordinonte pjesėt e saj tė ndryshme, por i cili gjithmonė do tė rrezikohej nga tejveprimi i njėrės ose pasiviteti i tjetrės. Pėr kėtė shkak, teoria dhe praktika politike sovjetike i ndihmonte proceset integrative tė cilat, nė instancėn e fundit, ėshtė dashur tė rezultonin nė formimin  e njė kombi sovjetik qė do ta mbėshteste shtetin multinacional sovjetik. Kėto metoda tė tjera kanė tė bejnė me a) pėrkrahjen e proceseve integrative tė popullsisė dhe me pėrzierjen e pėrbėrjės nacionale tė  republikave,  tė regjioneve dhe tė krahinave nacionale.  Ndonėse ėshtė i ngjashėm me parimin e amalgamimit tė kombeve nuk ėshtė identik me tė. Amalgamimi ėshtė parim mė i lartė dhe lidhet me vendimin e vullnetshėm pėr ta pranuar tjetrin nė njė  komb tė bashkėformuar. Ndėrkaq, proceset e migracionit dhe tė pėrzierjes sė popullsisė janė derivative, praktike dhe sovjetėt i quanin "internalizim i shtetėsisė nacionale sovjetike". Me kėtė shprehje i nėnkuptonin "proceset objektive historike tė akumulimit nė rritje e sipėr tė karakteristikave tė pėrbashkėta tė formave dhe tė metodave tė operimit me shtetėsinė nacionale tė kombeve dhe tė nacionaliteteve sovjetike" (USSR Academy of Sciences. vep.cit.f.221). Andaj, ėshtė e qartė se me kėtė proces synohej formimi i njė kombi sovjetik. Ndėrkaq, me procesin tjetėr, -tė internacionalizimit, - qė pėrcaktohej me pėrmbajtjen e vet klasore, synohej nė plan tė brendshėm -pėrmbajtja e njėjtė klasore e kombit tė tillė sovjetik, dhe nė plan tė jashtėm -ambienti i pėrshtatshėm pėr ekzistimin politik tė kombit tė tillė/shtetit sovjetik, eventualisht, formimi i ndonjė imperiumi proletar nė krye me BRSS: b) principi i barazisė kombėtare i pėrmendur mė lartė duhej tė pėrcillej me pėrpjekje pėr nivelizimin e zhvillimit tė tyre ekonomik. Mirėpo, meqė kjo tregohej e pamundshme, sepse lufta pėr eliminimin e veprimit tė ligjit mbi zhvillimin e pabarabartė ekonomik (shkencėrisht e argumentoi Marksi) e nėnkuptonte stagnimin relativ tė vullnetshėm tė kombeve tė zhvilluara ("ndėrkaq tė fortit me qejf nuk heqin dorė nga forca" = Bertrand Russel), atėherė proceset integrative nė nivel ekonomik i ngjanin atyre qė e bėnin pėrzierjen e popujve: u formuan rreth 19 regjione ekonomike qė nuk ishin baras me njėsitė autonome. Njė regjion i tillė ekonomik ose i pėrfshinte disa sosh (njėsi autonome) ose njė njėsi autonome ndahej nė disa regjione ekonomike. Nė kėtė mėnyrė, regjionalizimi ekonomik nė tė vėrtetė ishte nė funksion tė proceseve   integrative sovjetike, dhe jo aq nė funksion tė qėllimeve ekonomike. Kjo bėri qė Kennan-i tė konstatonte se ekonomia e popujve jo-rusė, e sidomos e atyre jo-sllavė, ishte e lidhur me rusomėdhenjtė.: c) Proceset e tilla integrative pėrkraheshin edhe me zhvillimin e lidhjeve reciproke kulturore tė kombeve  dhe tė nacionaliteteve sovjetike. Lidhjet kulturore e "reflektonin unitetin e interesave tė njeriut punues tė tė gjitha nacionaliteteve", andaj, sipas Sovjetėve "nuk ėshtė thjesht e arsyeshme qė tė shquhen faktorėt etnikė dhe tė bėhen ēfarėdo ndryshimesh nė format e shtetėsisė nacionale Sovjetike" (vep.cit.f.190). Ndėrkaq, kundėrthėnien midis shtetėsisė nacionale (qė e presupuzon principin territorial-kombėtar dhe forcimin e elementeve nacionale nė federatėn Sovjetike) dhe tė kategorisė njė komb/njė shtet, duhej ta zbėrthente aplikimi i principit tė centralizmit demokratik me tė cilin rregulloheshin interesat e ndryshme nacionale dhe esenca klasore e shoqėrisė sovjetike nė ndėrtim e sipėr.  Se si dukej nė praktikė zbatimi i kėtij principi (centralizmi demokratik)  s'ka ndonjė nevojė tė komentohet. U pa nga vetė ndryshimet nė linjėn e pėrgjithshme politike gjatė zhvillimit socialist tė BRSS; d) Metodė tjetėr me rėndėsi pėr avancimin e proceseve integruese ishte dhe akoma ėshtė pėrdorimi i gjuhės ruse si lingua franca e nacionaliteteve sovjetike. Pėrdorimi i rusishtes nė rend tė parė zbatohet nė organet e shtetit: "Organet e shtetėsisė nacionale, -siē thonė sovjetikėt, -gjithnjė e mė tepėr e pėrdorin jo vetėm gjuhėn amtare tė nacionaliteteve indogjene, por gjithashtu edhe rusishten si mjet tė komunikimit. Ky funksion bi-lingual i organeve tė shtetėsisė nacionale ėshtė trend i rėndėsishėm  pėr internalizimin e mėtejshėm tė formės nacionale tė shtetėsisė sė popujve tė BRSS". Fjala internalizim  kėtu e ka kuptimin e akceptimit vullnetar tė rusishtes si lingua franca tė nacionaliteteve tė ndryshme, por edhe kuptimin e akceptimit tė natyrshėm, tė paimponuar, tė ngritur nė nivel gati tė gjuhės amtare, pėr nacionalitetet jo-ruse. Nė kėtė mėnyrė, zhvillimi i bi-linguizmit tė nacionaliteteve sovjetike shndėrrohet nė "proces tė natyrshėm tė zhvillimit linguistik  tė  popujve sovjetikė" (vep.cit.f.188). Kishte, natyrisht, edhe forma tė tjera qė u ndihmonin proceseve integruese nė Bashkimin Sovjetik, por kėto ishin mė tė rėndėsishmet dhe nga to nxirreshin edhe tė tjerat.

Populli /kombi/-shtet Sovjetik

 

   Thelbin e proceseve tė kėtilla integrative e pėrbėnte ligji i "lulėzimit dhe i afrimit" tė popujve, tė cilin Sovjetikėt e cilėsonin si jashtėzakonisht pozitiv: "Procesi i zhvillimit tė shtetėsisė nacionale-thoshin ata -ėshtė nė rend tė parė i determinuar me interakcionin e dy ligjeve tė pėrgjithshme: e para, me lulėzimin e mėtejshėm dhe gradual tė kombeve Sovjetike,  dhe e dyta, me zhvillimin e pėrgjithshėm dhe me pėrmirėsimin e demokracisė socialiste gjatė ndėrtimit tė komunizmit" (vep.cit.f.183). Veprimi i kėtij ligji i  nėnshtrohej prioritetit tė klasores  mbi nacionalen dhe tė internacionales mbi nacionalen. Sa i pėrkiste aspektit nacional tė ēėshtjes (principi i formacionit nacional-shtetėror), ai e nėnkuptonte vetėm faktin se "njė territor i caktuar integral duhet tė jetė i banuar nė mėnyrė kompakte me anėtarėt e ndonjė nacionaliteti tė caktuar (ndonjėherė me dy ose tri nacionalitete tė tilla), qė mund tė formojnė, qoftė shumicėn relative, qoftė atė absolute, ose pak a shumė, njė pjesė tė rėndėsishme tė popullatės". Mirėpo shteti, sipas teorikėve sovjetikė, nuk mund tė formohet, e as tė ekzistojė vetėm me kėtė kusht; principi nuk mund tė zbatohej nė mėnyrė tė njejtė, si nė socializėm ashtu edhe nė komunizėm, ku tani njė kohė tė gjatė "veproi procesi i natyrshėm progresiv i forcimit tė mobilitetit dhe i ngritjes sė natyrės multinacionale tė popullsisė nėpėr republika dhe ēarqe"(ibd.)  Nė kėtė mėnyrė bėhej e qartė se  shteti Sovjetik e synonte krijimin e njė kombi tė vetėm sovjetik. Sigurisht nėn presionin e shembullit amerikan, ku pohohej se tashmė ishte krijuar njė melting pot (kazan tretės) pėr pjesėtarėt e kombeve tė ndryshme qė jetonin atje, teoria dhe politika  sovjetike bukur heret, qysh nė vitet  60, u ngut tė konstatojė se populli /kombi/ sovjetik tashmė ishte formuar. Ēfarė ishte populli sovjetik sipas kėtij konstatimi? "Populli Sovjetik -pohon Akademia e Shkencave tė BRSS -nė rend tė parė, ėshtė njė kolektivitet integral socialist (faqe 20 rreshti 5, -fjala e dytė e palexueshme)  i cili i ka karakteristikat e pėrbashkėta tė jetės sė vet ekonomike, politike, ideologjike dhe shpirtėrore dhe e ka pėrbashkėsinė e interesave dhe unitetin e qėllimeve qė realizohen si rezultat i aktiviteteve tė pėrbashkėta tė anėtarėve tė barabartė tė kėtij fenomeni. Nė rend tė dytė ėshtė bashkėsi social-klasore qė karakterizohet me pėrbashkėsinė e jetės ekonomike, strukturės sociale, tė sistemit shoqėror-politik, ideologjisė marksiste-leniniste, me pėrmbajtjen socialiste tė kulturės, me mėnyrėn e jetesės dhe traditat, me psikologjinė nacionale, me lingua franca tė pėrbashkėt dhe me vetėdijėn e pėrbashkėt mbi pėrkatėsinė e vetėm njė atdheu unik dhe njė bashkėsie tė re historike. Nė rend tė tretė, populli sovjetik ėshtė njė etnitet unik i formuar prej llojllojshmėrisė nacionale dhe prej kombeve, nacionaliteteve dhe grupeve  tė ndryshme nacionale" (vep.cit.f.219). Populli i tillė sovjetik i mbėshtetur nga shteti sovjetik nė tė vėrtetė e pėrbėn kombin/shtet sovjetik ose sė paku, synimet e qėllimit tė tillė nė realizim e sipėr. Nga ato nuk u hoq dorė as me ndryshimet demokratike nė Bashkimin Sovjetik. Aq mė tepėr, nė BRSS llogaritet se me to mund tė pritet forcimi i kėsaj tendence.

 

Kritika e thelluar-aspekti teorik

 

   Parashtrimi i tillė i metodave dhe i instrumenteve pėr realizimin e zhvillimit kardinal tė politikės dhe tė teorisė politike -komb/shtet sovjetik, nuk ėshtė bėrė me qėllim  qė tė quhet si  utopik e as pėrpjekjet pėr zgjidhjen e ēėshtjes nacionale atje nuk do tė cilėsohen  si kamuflim ideologjik.  Tek e fundit, shumė teorikė jshtė BRSS megjithatė konstatojnė njėzėri se rusėt, duke e tentuar asimilimin e tė tjerėve, morėn nga ata, (d.m.th. nga nacionalitetet jo-ruse), shumė veti  kulturore. Ndėrkaq, nė tendencat e tanishme pa  dyshim ėshtė e pranishme  edhe frika pėr tė ardhmen e largėt, kur  shtimi demografik i popullsive jo-ruse eventualisht mund t'i "gėlltisė" rusėt, pikėrisht si  nė Indi, ku pushtuesit  eventualė, gati gjithmonė shndėrroheshin nė tė pushtuar  dhe asimiluesit nė tė asimiluar. Mirėpo, tani pėr tani, kėto gjėra ndodhen larg realitetit tė mundshėm. Synimet e tilla pėr formimin e kombit/shtet sovjetik nuk cilėsohen  si  utopi e kamuflazhė, pėr shkak se proceset atje akoma nuk kanė  pėrfunduar, ndonėse duken qartazi tė dėshtuara dhe pėr shkak se synimet pėr realizimin e qėllimeve tė tilla janė njėsoj prezente edhe tek pala tjetėr siē u pa nga teoritė e parashturara tė proveniencės pėrendimore dhe kudo  nė botė. Ndryshimet e preferuara nė Evropė nuk e vėnė nė pyetje qėllimin, por vetėm metodat. Sa i pėrket qėllimit, komunistėt e besonin lindjen e ardhshme tė parajsės komuniste dhe pėr aq mbetėn tė mashtruar. Ndėrkaq tė tjerėt i besuan metodat, qėllimin e nėnkuptonin, dhe nuk e lodhnin mendjen me pėrmbajtjen e tyre (thelbėsisht tė njejtė). Moslodhja e mendjes pėr inteligjencien e kombeve tė vogla ėshtė njė luks qė kushton shtrenjtė. Pėr kėtė shkak, vėrejtjet nga aspekti i kritikės sė thelluar tė aspektit teorik tė ēėshtjes ndoshta do t'i ndihmojnė mendimit tė drejtė.

   Teza mbi prioritetin e klasores nė raport me nacionalen, e cila esencialisht do tė thoshte se zhvillimi i pėrgjithshėm i kombeve dhe i nacionaliteteve Sovjetike, nė pikėpamje tė formės ishte nacional dhe nė pikėpamje tė pėrmbajtjes -socialist, d.m.th. klasor, e gjente mbėshtetjen e vet  nė teorinė marksiste. Mirėpo teoria marksiste kėtė teori e kishte vėnė nė kontekst tė qėllimit revolucionar: proletariati si subjekt -bartės i revulucionit, kudo ishte njėsoj dhe kudo e kishte qėllimin e njejtė-pėrmbysjen e borgjezisė. Proletariati, megjithatė,  kėtė funksion mund t'a kryente vetėm si klasė e kombit tė vet. Konstituimi si klasė e kombit tė vet nuk e nėnkuptonte formalizimin e vetive kombėtare, relativizimin e interesave tė veta kombėtare dhe nėnshtrimin e tyre ndaj interesave tė tjera (internacionaliste), por arritjen dhe realizimin e atyre interesave me luftėn e pėrbashkėt tė klasave, nė suazat e kombeve individuale dhe nė ambientin e pėrbashkėt ndėrkombėtar. Nė frymėn e teorisė sė vet, sovjetikėt i ndihmonin lėvizjet revolucionare tė Botės sė III-tė, por gjithnjė nė kontekst tė kujdesit pėr reakcionin e palės  tjetėr (amerikanėve), i favorizonin grupet e caktuara por ndihma e tyre rrellėherė ishte nė nivel tė nevojave reale. Ndėrkaq, nė plan tė brendshėm, nė kushtet kur proletariati e kishte marrė pushtetin, theksimi tej mase i klasores e kishte pėr qėllim shpejtimin e proceseve integruese nė kuptim tė asimilimit tė shpejtuar e jo tė tretjes sė  vullnetshme tė tyre siē shpjegonin sovjetikėt. E presupozonte ekzistimin e njė qendre dhe tė njė administrate tė centralizuar, formimin e njė kombi/shtet me njė gjuhė tė vetme - rusishten, nė fillim si lingua franca, e mė vonė si gjuhė e vetme pėr tė gjithė pjesėtarėt e tė gjitha kombeve dhe nacionaliteteve sovjetike;  e nėnkuptonte njė botė ku rusishtja do tė dominonte si gjuhė e vetme komunikimi ose sė paku do tė shtyhej baraz me anglishten; njė imperium  proletar rus nė suaza tė planetit, qė ishte pikėrisht e kundėrta e ėndrrės anglosaksone: imperiumi borgjez anglosakson me  sundimin e anglishtes. Rusėt, me fjalė tė tjera, nuk e luftonin imperializmin me qėllim tė ērrėnjosjes sė eksploatimit, por me qėllim tė barazimit  me tė. Socializmi nuk u konsiderua qėllim nė vete, e as pėr dobi tė njerėzimit, por vetėm instrument i forcimit tė interesave vitale tė kombit rus tė shkrira nė interesat vitale tė shtetit sovjetik. Kjo gjė, sikurse dhe te pala tjetėr, e vėrteton tezėn se sistemet e mėdha tė mendimit gjithmonė janė globale, dhe nuk kufizohen nė suaza nacionale, e as regjionale. Mbeten humane pėr aq sa mund t'i shėrbejnė njerėzimit nė pėrgjithėsi, dhe jo vetėm kombeve tė veēanta, ose po  qe  se tregohen humane pėr kėto  tė fundit, mund tė jenė tė dobishme edhe pėr njerėzimin, por jo duke e tretur individualitetin e popujve  dhe tė kombeve.

   Nė ēastin kur marksizmi nė BRSS dhe nė vendet  e real-socializmit dhe tė socializmit nė pėrgjithėsi, detyrimisht ishte shndėrruar nė teori sunduese tė shoqėrisė sė dhėnė, revulucionariteti i saj (i teorisė) doemos duhej tė reduktohej nė komponentėn e ndėrtimit socialist, d.m.th. nė tė kuptuarit e kėtij realitetit (politik) si vazhdimėsi e revulucionit. Pėrndryshe, po tė mbetej vetėm si teori e pushtetit, sikurse qė ndodhi, do tė shndėrrohej nė teori tė status-quo-sė politike. Do t'i ngjante, siē i ngjau, teorive tė tjera globale (krishterizmit, islamizimit), tė cilat e ndanė fatin e njejtė tė transformimit prej teorive revolucionare nė ato tė status quo-sė. Do tė dėshtonte nga domosdoshmėria e zhvillimit tė proceseve shoqėrore dhe duket se dėshtoi: Bota e mileniumit qė vjen nuk mund tė jetė botė e atij qė na braktis. 

   Mirėpo, proceset shoqėrore askund nuk u zhvilluan nė mėnyrė lineare; askund nuk pėrfunduan nė mėnyrė kategorike, tė pastėr; askund nuk u zhdukėn pa gjurmė. Andaj, ato vazhdojnė tė koekzistojnė; tė thyhen ndėr vete; tė papėrfunduara dhe pa mundėsi qė tė pėrfundojnė pėrfundimisht. Menēuria konsiston nė faktin  qė tė ndihmohen mendimet dominante qė e ēajnė rrugėn pėrpara dhe e zhvillojnė shoqėrinė nė tėrėsi.

 

Rusėt dhe sindromi i sigurisė

           

   Nė plan tė politikės sė jashtme, insistimi mbi prioritetin e klasores  pėrkundrejt nacionales doemos duhet vėshtruar nė kontekst tė mundėsive pėr realizimin e njė qėllimi tė tillė. Mundėsitė e njė shteti tė madh janė gjithashtu tė mėdha. Pėr kėtė shkak teza e kėtillė deomos paraqitet nė funksion revulucionar-ekspanzionist nė plan tė jashtėm (imperium proletar) dhe nė funksion tė forcimit  tė Unionit Sovjetik, nė plan tė brendshėm;- tė ekzistimit tė njė qendre tė caktuar, tė njė force drejtuese-shtytėse. Teoria sovjetike, nė kontekst tė kėtij konstatimi, e theksoi rolin e veēantė tė kombit rus nė formimin,  por edhe nė konsolidimin e Unionit Sovjetik. Ajo e  bėnte kėtė sepse, sipas saj, Revolucioni i Tetorit  kishte shpėrthyer mė parė nė Rusi, e pastaj ishte zgjeruar edhe tek  tė tjerėt, sepse kombi rus, nė Rusinė Cariste, kishte qenė mė i zhvilluari dhe zhvillimi i tij i kishte ndihmuar edhe tė tjerėt, dhe sepse kishte pasur merita kolosale nė mundjen e fashizmit gjatė Luftės sė II-tė  Botėrore. Tė gjitha kėto fakte, nga aspekti i qėllimit tė sotėm, mund tė kontestohen, por mjafton tė konstatohet se teoria sovjetike qė e pretendonte mbėshtetjen nė marksizėm, nė kėtė mėnyrė kishte rėnė nė pozitat e teorive  mbi maksimalizimin e fuqisė: krijimi  kombit/shtet sovjetik; proceset e pėrshkruara integruese; rusishtja si lingua franca etj. e kishin vetėm njė drejtim -atė tė rusifikimit tė nacionaliteteve tė tjera sovjetike dhe asimilimin e tyre e jo atė tė forcimit tė identitetit tė tyre dhe as tė zhvillimit. Shoqėria e pėrzier sovjetike rusėt i kishte bartės tė saj, pikėrisht si edhe tek amerikanėt: shoqėria e pėrzier amerikane -anglezėt i kishte bartės tė saj. Ideologjia komuniste dhe teoria marksiste nė kėtė  mėnyrė ishin vėnė nė shėrbim tė aspiratave dhe interesave vitale tė kombit  rus.

   Mirėpo nė  nivel praktik-politik, formimi dhe forcimi  i shtetit sovjetik filloi si formim dhe forcim  i pushtetit  tė klasės. Shteti  konsiderohej aparat  dhune nė duart e  klasės (punėtore). Nė kėtė masė roli  i ideologjisė  dhe teorisė  nuk  mund  tė reduktohej  tėrėsisht nė  kamuflim tė interesave ruso-mėdha. Mė vonė shteti u konsiderua si aparat gjithėpopullor "i cili i shprehte interesat dhe vullnetin e punėtorėve, fshatarėve dhe intelegjencies sė  tė gjitha kombeve dhe nacionaliteteve (shih N. Pashiq, Uporedni Politicki  Sistemi, Beograd, 1978, f.206), por tė cilin e karakterizonte nėnshtrimi rigoroz i  tė gjitha republikave ndaj principit tė centralizmit demokratik edhe nė ekonomi dhe nė tė gjitha aktivitetet  tjera"(ibd.). Shteti i tillė Sovjetik nuk do tė mund tė funksiononte pa pėrfaqėsimin, sė paku simbolik, tė nacionaliteteve jo-ruse nė organet e pushtetit. Sipas njė tabele qė e bėnė z. Brzezinski dhe S.P.Huntington (shiko tabelėn!), pėrfaqėsimi i nacionaliteteve jo-ruse nė organet e larta tė pushtetit dhe tė PK tė BRSS ishte shumė  mė i ulėt se sa pritej. Nga ana tjetėr u vu re njė rėnie konstante e kėtij pėrfaqėsimi nė krahasim me periodėn e Leninit; njė disproporcion i  madh midis pėrfaqėsimit tė kombeve sllave dhe  jo-sllave dhe nė fund, njė tendencė qė kombet jo-sllave  tė pėrfaqėsohen mė tepėr nė organet reprezentative, tė cilat cilėsoheshin si "organe dinjitoze  (dignified), e jo nė ato ekzekutive, tė cilėsuara si  institucione efikase tė  pushtetit (efficient organs of power). Pėr kėtė shkak, ndonėse do tė ishte e arsyeshme tė besohej se ideologjia komuniste nuk u vu menjėherė nė shėrbim tė interesave shteto-mėdha  ruse, ajo ngjau paralelisht me forcimin e organeve tė reja, dhe roli  i  tillė forcohej paralelisht me forcimin e pushtetit. Sipas faktit tė rėnies sė pėrfaqėsimit tė nacionaliteteve jo-sllave nė organet e larta tė pushtetit sovjetik; sipas veprimit tė ligjit mbi zhvillimin e pabarabartė ekonomik i cili pėr shkak tė logjikės inherente tė pėrmbajtur nė tė dėrgoi nė thellimin e diferencave tė zhvillimit dhe jo  nė zhdukjen e tyre, dhe sipas shumė indikatorėve tė tjerė, duket se atje komunizmi nuk dėshtoi befasisht, por qe braktisur gradualisht, dhe pikėrisht atėherė kur trumbetohej se kishte triumfuar plotėsisht. Ky konstatim ėshtė me rėndėsi, jo pėr tė kundėrshtuar modėn  (ėshtė  bėrė modė tė festohet dėshtimi i  tij), e as pėr tė apeluar kthimin e tij  (se nuk mund tė jetė i njėjtė), por pėr perceptimin e drejtė tė sė ardhmes. Popujt nuk janė kalamaj qė vazhdimisht tė manipulohen. Vetėdija e tyre ėshtė nė rritje e sipėr dhe ajo do tė materializohet  si e vėrtetė pėr veten pavarėsisht nga forca totalitare e aparatit tė shtetit.

   Duket sikur  pėrfaqėsimi i nacionaliteteve jo-ruse, e sidomos jo-sllave,  e ka patur funksionimin pėrcjellės tė eleminimit  tė vetmisė ruse, tė mosmbetjes vetėm, tė njė sigurimi shpirtėror kolektiv tė materializuar si  politikė. Paralelisht me forcimin e rusėve  si komb, reduktohet pėrfaqėsimi i  nacionaliteteve jo-ruse dhe jo-sllave. Sindromi i tillė i sigurimit tė rusėve duket tė mos jetė i rastit. Lidhet me pozitėn e tyre gjeografike dhe gjeopolitike. Dikur vendet imperialiste tė Evropės pushtimet dhe zgjerimet imperiale i bėnin duke qenė tė sigurt nė Evropė. Ndėrkaq, Rusia Cariste zgjerohej duke e shtyrė vazhdimisht kufirin e vet, pėrderisa  nė vitin 1650 (shek. XVII) nuk u konfrontua me Kinėn nė Azinė Qendrore dhe mė vonė, (shek. XIX) nė lumenjtė Usur dhe Amur, pėr tė pėrfunduar nė konfrontimin me fuqitė tjera imperialiste nė territorin e Kinės (shek. XX). Pėrpjekjet e saj  pėr  tė depėrtuar nė ujėrat e nxehta tė  Oqeanit tė Qetė gjatė  shekullit XIX dhe gjatė fillimit tė shek. XX u kundėrshtuan nga Japonezėt, nga Kina dhe nga fuqitė imperialiste  tė Evropės, veēanėrisht nga Britania e Madhe, e cila i frikėsohej rrezikimit tė rrugės pėr nė  Indi (koloni e saj). Nė kėtė mėnyrė pati dėshtuar plani i supozuar se Rusia Cariste e kishte ndėrmend tė formonte njė punkt tė ri  tė perandorisė  nė Lindjen e Largėt dhe tė delte nė detin e nxehtė kinez (shih Harrison E. Sulisbury, The War Between Russia and China,  Pen Books, London, 1969. f.19). Dalja nė ngushticėn e Beringut (1784) nuk ishte supstitucion pėr tė parėn dhe nuk paraqiste rrezik  pėr interesat amerikane, me tė cilėt, pas  blerjes  sė Alaskės, i ndante ngushtica e Beringut.

   Rusia Cariste u formua si shtet dy-kontinental (me kokėn nė Europė dhe me trupin nė Azi): "E ndarė -shkruan njė disident Sovjetik, -ajo e stimulon sulmin, por e bashkuar, e stimulon ekspanzionin nė tė gjitha drejtimet" (shih Vernon V. Aspaturian, The Soviet Union as an Actor in the International System, nė Roy C. Macridis, ed. Foreign  Policy in World Politics, V-th ed. Prentice-Hall, Inc. Engelwood Cliffs,  New Jersey, 1976, f.165). Mirėpo kjo ngjet jo vetėm sepse BRSS i zė dy gjysma tė dy kontinenteve,  siē mendon Aspaturian, por edhe sepse e posedon pikėn  kyēe tė Euro-Azisė (me regjionin e  gjerė rreth Uralit). Duke filluar nga kjo,  sigurimi fizik i Rusisė dikur nė mėnyrė decidive lidhej me hapėsirėn tokėsore qė e synonin Aziatikėt, si p.sh. sulmi i  mongolezėve gjatė shek. XII-tė, por edhe gjermanėt nga Evropa, me sulmet sukcesive gjatė historisė. Ndėrkaq, sigurimi psikologjik lidhej me nevojėn pėr centralizimin e pushtetit shtetėror (faktori subjektiv).

   Sipas Halford J. Mackinder (vepra klasike: "Democratic Ideals and Reality", New York, Holt Rinehart and Winston, 1942):

   "Ai qė e sundon Evropėn Lindore, komandon me Heartland-in (Heart land=zemra e dheut), nė kuptimin e gjerė -EuroAzia ose ujdhesa botėrore; nė kuptimin e ngushtė=regjion i gjerė kufitar midis dy kontinenteve i pikasur rreth Uralit); ai qė e sundon heartland-in e komandon ujdhesėn botėrore, dhe ai qė e sundon ujdhesėn botėrore, komandon me botėn" (vep. cit.f.150).

   Kėto botėkuptime ekstreme tė determinizmit gjeografik nuk mbetėn pa u reflektuar edhe te liderėt e nacionalizmit gjerman tė cilėt "Drang nach Osten-in"  e tyre (Depėrtimin drejt Lindjes), d.m.th. drejt BRSS, e kuptonin si tė drejtė tė natyrshme tė kombit nė ekspanzion (gjermanėve) e tė industrializuar pas rivalėve tė tyre nė Perėndim (Franca, Britania). Mirėpo edhe mė herėt  (qysh nė shek. XIX) rivaliteti me gjermanėt do tė jetė bazė e njė miqėsie dhe e aleancave tė shumta ruso-franceze, por edhe e pretendimeve tė herėpashershme pėr tė formuar njė cordon sanitair  rreth  Gjermanisė, dhe i cili do tė pretendonte t'i lidhte kombet sllave dhe  tė zgjatej gjer  nė Adriatik (Entente-a e Vogėl midis dy luftėrave botėrore), ose si imperializėm carist, tė depėrtonte nė Bosfor dhe mundėsisht tė vendosej nė Stamboll (Konstatinopol) prej nga do t'i kontrollonte Dardanelet (viti-1877 gjer nė Luftėn e I-rė Botėrore).

   Pretendimet dhe synimet e kėtilla tė imperializmit carist dhe kundėrthėniet   me imperializmat e imperatorive  tė tjera (britanikėt, francezėt, mė vonė amerikanėt nė rolin e trashėgimtarit tė interesave britanike) u reflektuan edhe nė BRSS, por tani ideologjia komuniste  ishte mė rigoroze; shteti Sovjetik-mė i fortė dhe drejtimet e zgjerimit mė tė theksuara: Stalini e vendosi kontrollin e shtetit sovjetik mbi  tėrė Evropėn Lindore, pos  nė Jugosllavi, qė e humbi nė v. 1948, dhe nė Shqipėri, nė vitet 60. Stalinistėt  tjerė  mė vonė e vendosėn kontrollin e  shtetit Sovjetik nė Kubė (ku orthodoksizmi doktrinar i Fidel Castros gėrshetohej me orthodoksizmin fetar tė grekėve); nė pjesė tė Lindjes sė Mesme (veēanėrisht  ku kishte orthodoksė, si nė Liban e Siri), nė Afrikė (poashtu te shtresat sunduese orthodokse nė Etiopi) e gjetiu. Nė Evropė kontrolli i shtetit Sovjetik  mbi Evropėn Lindore arsyetohej me interesat e sigurimit tė shtetit Sovjetik, por me njė fjalor ideologjik komunist, i cili nė tė vertetė mund tė pėrkthehej si interes i sigurimit tė regjimeve komuniste (tė cilat ishin tė imponuara dhe  tė cilat nuk i donin popujt e kėtyre vendeve). BRSS mė vonė nga kjo hoqi dorė. Por  prej cilės gjė nuk hoqi dorė dhe akoma nuk mund tė heqė dorė?

 

Sovjetizimi  i interesave ruse

 

   BRSS sipas Kushtetutės sė v. 1977 definohet si shtet unik federativ multinacional ... qė e mishėron unitetin shtetėror tė popujve, i bashkon tė  gjitha kombet dhe nacionalitetet me qėllim tė ndėrtimit tė  pėrbashkėt tė komunizmit (shih Zbirka Novijih Ustava, Savremana Administracija, Beograd, 1979. f.135). Tani atje ndryshimet zhvillohen nė drejtim tė akceptimit tė demokracisė, por ato nuk mund tė bėhen duke mohuar menjėherė ēdo gjė socialiste, nė mos pėr asgjė tjetėr, atėherė pėr shkak se shtresat e zhvilluara burokratike gjatė viteve tė zhvillimit socialist do tė duhej t'a mohonin veten dhe vullnetarisht do tė duhej t'ia lėshonin pozitat shoqėrore dhe shtetėrore tė tjerėve; do tė duhej tė krijohej njė strukturė tjetėr e organizimit shtetėror dhe do tė duheshin shumė gjera tė tjera. Pėr t'u arritur kėto gjėra nė thelb tė "perestrojkės" dhe tė "glasnostit"-it, do tė duhej tė ishin revolucioni dhe jo reformat. Andaj, meqė nė thelb tė tyre janė reformat e jo revolucioni, d.m.th. pėrmirėsimi i raporteve shoqėrore dhe jo ērrėnjosja e tyre radikale, atėherė mbetet tė shihet nėse mund tė priten ndryshime nė pėrcaktimin e interesave vitale tė shtetit sovjetik. Tani pėr tani ėshtė vėshtirė tė priten ndryshime tė tilla.

   Duke filluar nga elementet pėrbėrėse tė shoqėrisė sovjetike, Vernon V. Aspaturian ėshtė i mendimit  "se BRSS-ja nė marrėdhėniet ndėrkombėtare ėshtė e pajisur (nė tė vėrtetė, e dhuntuar=endowed) me njė shumėsi  identitetesh"  (multiple identities) dhe se e "zbulon veten si agregat tė pesė personaliteteve tė institucionalizuara dhe tė ndėrvarura: . . . 1) tė shtetit; 2) tė partisė; 3) tė kombit rus; 4) tė kombeve jo-ruse (variabėl) dhe 5) tė bashkėsisė multinacionale (vep.cit.f.153). Pėr kėtė shkak, Bashkimi Sovjetik, shkruan Aspaturian "duhet deomos t'i artikulojė interesat e konstituentėve shoqėrorė brenda sistemit shoqėror-politik nė harmoni me strukturėn lėvizėse tė pushtetit dhe tė prioriteteve. Kjo nga ana e  vet, -shton ai, -doemos duhet tė koordinohet me kėrkesat e nacionaliteteve  brenda rendit multinacional sovjetik dhe tė harmonizohet me interesat e shteteve tė tjera komuniste nė nėnsistemin ndėrkombėtar (d.m.th. brenda vendeve anėtare tė Traktatit tė Varshavės), para se tė veprojė brenda sistemit tė pėrgjithshėm ndėrkombėtar (vep.cit.f.154). Siē ėshtė theksuar mė herėt, pėrfaqėsimi nė organet e larta tė pushtetit sovjetik i nacionaliteteve jo-ruse nuk ka qenė  gjithaq i theksuar, por megjithatė ekzistonte. Dhe nuk ishte proporcionalisht i njėjtė nė tė gjitha organet qendrore tė pushtetit Sovjetik (gati fare nuk i pėrfshinte organet ekzekutive). Kjo do tė thotė  se nacionalitetet jo-sllave nuk luanin  ndonjė  rol tė rėndėsishėm nė formimin e politikės sė jashtme tė shtetit. Pėr kėtė shkak, por  duke u nisur nga komponenta historike, edhe Aspaturian mendon se BRSS nė rend  tė parė funksiononte si trashėgimtar dhe rojtar i interesave tė kombit rus dhe i vlerave tė tij. Nė kėtė kuptim kombi rus bile i ka "universalizuar" normat kulturale tė rusėve si norma sovjetike dhe kėtė e ka bėrė nė emėr tė progresit e jo nė emėr tė rusifikimit tė tyre (vep.cit.f.157). Interesat e kombit rus shteti sovjetik gati i ka realizuar nė tėrėsi. Megjithatė, Aleksandėr Solzhenjicin pikėrisht nga pozita e kėtij kombi mė vonė do t'a bėjė njerėn nga kritikat mė tė fuqishme kundėr sovjetizimit tė kombit rus. Nė qoftė se fshatarėt gjithkund janė bartėsit e kombit dhe tė kombėtares, e tė kėtillė, mendon Solzhenjicini, sidomos ishin nė Rusi,  atėherė pikėrisht fshatarėt e pasur (kulakėt, siē i quajti Stalini) e luajtėn njė rol tė tillė prioritar. Shkatėrrimi i dhjetėra milionė kulakėve gjatė kolektivizimit nė kohėn e Stalinit, por edhe sovjetizimi i rusėve mė vonė, kanė ndikuar nė humbjen e shpirtit tė kombit rus. Solzhenjicini, duke rėnė nė pozitat e errėta tė misticizmit feudal, ua tėrhoqi vėrejtjen sovjetikėve mbi veprimet e mundshme retroaktive tė historisė (shiko artikullin e tij tė fuqishėm nga fjalimi famoz nė Harvard mė vitin 1978). Duke e dėgjuar kėtė fjalim njė ditė tė vrėnjtur me re e shi, i ulur mbi shkallėt e bibliotekės sė Harvardit, e vėreja se Solzhenjicini me mjekrrėn e tij tė gjatė, tė nxiste pėrfytyrimin e njė prifti rus qė e kėrkonte perėndinė, i vetmuar nė horizontin e gjerė tė stepes. Kėtė fjalim tė tij me tė cilin i krahasonte sistemet e botoi revista Foreig Affairs, Spring, 1980. Me fjalė tė tjera, ajo qė me gjenialitetin e shkrimtarit botėror e vėrente Aleksander Solzhenjicini ishte e lidhur me frikėn instiktive nga sovjetizimi edhe i vetė sovjetizuesve (rusėve). Solzhenjicini e preferonte ri-orthodoksizimin e shpirtit rus dhe jo sovjetizimin  e tij. Mirėpo frika e Solzhenjicinit ka tė bėjė me sistemin  ku artikulimi i interesave nuk bėhet vetėm pėrmes kanaleve tė instaluara tė pushtetit, por edhe pėrmes luftės  sė  brendshme pėr pushtet. Nė kuptimin global, duke e marrė parasysh realitetin teknologjik, nuklear e termonuklear dhe tė  bartjes interkontinentale tė ngarkesave tė tilla, qėllimet e politikės sė jashtme sovjetike u reduktuan me kohė nė maksimalizimin e fuqisė, tė prestigjit dhe tė pozitės sė favorshme ndėrkombėtare tė vendit, e jo nė proletarizimin ndėrkombėtar. Konflikti i v. 1948 me Jugosllavinė dhe ai i viteve '60 me Kinėn dhe me Shqipėrinė, ndikuan nė drejtim tė kristalizimit tė konceptit tė sigurimit nė BRSS: parafytyrimi mbi rrezikimin permanent tė sigurisė sė BRSS u zėvendėsua me perceptimin e sigurisė permanente, tė rrethuar me vende miqėsore socialiste, e mė vonė edhe kjo u braktis. Siguria tani u mbėshtet mbi fondin e armatimit; vizioni fiks i Stalinit dhe i stalinizmit mbi koekzistencėn midis dy kampeve tė papajtushme ndėrkombėtare u zėvendėsua me akceptimin e rrugės  jo-kapitaliste tė zhvillimit (qė akoma nuk u braktis, por qė do tė braktiset); doktrina mbi domosdoshmėrinė fatale tė luftės qėmoti u braktis nė favor tė kondominiumit, por edhe tė modus-vivende-ve tė ndryshme. Me fjalė tė tjera, qėllimet universaliste ideologjike  i erroduan vlerat e brendshme (sepse nuk mund tė realizoheshin). Njė ploitikė reale e jashtme e presupozonte ekzistimin e drejtpeshimit midis interesit nacional  (nė kėtė rast sovjetik) dhe universalizmit ideologjik. Gjatė njė kohe (prej Kongresit XX tė PK tė BRSS) njė gjė e tillė e mundėsoi paraqitjen e dy tendencave nė politikėn e jashtme sovjetike: 1) tė njėrės, qė nuk hiqte dorė plotėsisht nga premisat staliniste tė politikės sė jashtme dhe 2) tendencės sė dytė, qė ngulte kėmbė nė njė vlerėsim mė "nacional" tė situatės ndėrkombėtare dhe tė detyrave tė politikės sė jashtme sovjetike: "Perestrojka" dhe "Glasnosti" esencialisht janė mbisundim i tendencės sė dytė. Proceset integruese tė Evropės i ndihmojnė asaj. Mirėpo ēėshtja e inkuadrimit tė BRSS nė Evropėn e Bashkuar ėshtė ēėshtje e komplikuar nė vetvete, e cila do tė zhvillohet varėsisht nga ajo se sa BRSS interesat e sovjetizuara ruse do t'i perceptojė si interesa sovjetike e jo ruse, d.m.th. si interesa tė tė gjitha kombeve dhe nacionaliteteve tė Bashkimit Sovjetik, e jo vetėm si interesa tė kombit mė tė madh ose tė njė grupacioni kombesh (tė kombeve sllave). Pavarėsisht nga dėshira qė t'i afrohet standardeve Evropiane, Bashkimi Sovjetik nuk ėshtė vetėm shtet evropian por edhe aziatik. Edhe po tė dojė, ai nuk mund tė heqė dorė  nga njė detyrė ambivalente  qė i imponohet:  si njė shtet edhe aziatik, do ta marrė me vete edhe Azinė, apo do tė shkėputet  prej saj? Me fjalė tė tjera, evropeizimi i  Evropės e nėnkuptonte evropeizimin edhe tė Bashkimit Sovjetik, ndėrsa evropeizimi i BRSS e nėnkuptonte evropeizimin (tė pėrkthyera si sovjetizim) tė pjesės aziatike tė tij, por nė mėnyrė indirekte edhe tė Azisė. Ky do tė duhej tė ishte shkaku i vėrtetė i shqetėsimit tė letrarėve sovjetikė si Solzhenicini: do tė orientohen pėr nė Evropė apo do tė mbeten nė Azi? Dy shalqinj ėshtė gjė e vėshtirė tė mbahen nė njė dorė, por kjo u pėrket sovjetikėve dhe jo neve. Ndonėse konsekuencat e vėrteta tė tilla do tė jenė temė e shqyrtimit nė artikujt tjerė qė pasojnė mbi Evropėn, tani ėshtė e udhės tė konstatohet se ėshtė joserioze tė manipulohet mbi dekompozimin e mundshėm tė BRSS. Reflektimi i kėtyre tezave nė Kosovė nuk ėshtė nė interesin e Kosovės. Ajo ka detyra tė tjera qė mund t'i realizojė dhe tė cilat ajo do t'i realizojė vetėm duke e akceptuar drejt vendin e vet nė nėnsistemin dhe nė sistemin e mendimit dhe tė realitetit politik.

 

Lubjanė, Mars 1991

 

 

5. SHQIPTARĖT DHE INTERESAT VITALE TĖ KOMBIT

 

(Kumtesė e paraqitur nė Simpoziumin Shkencor tė Akademisė sė Shkencave tė Republikės sė Kosovės, tė mbajtur nė Prishtinė nė qershor tė vitit 1991 me temėn: "Shqiptarėt dhe Evropa - dje, sot dhe nesėr" dhe qė nė realitet ėshtė pjesa e fundit nga seria e artikujve me titull tė pėrbashkėt "Kosova dhe Evropa")

  

   Shtrirja e problemit

 

   Sipas parametrave statistikorė tė botės sė sotme shqiptarėt janė popull relativisht i vogėl pėr kah numri, por i shpėrndarė gati nė tė gjitha anėt e globit. Thuhet relativisht pėr shkak se kjo varet nga ēasja dhe definicioni i asaj qė nėnkuptohet me fjalėt popull dhe komb. Po t'i qaseshim problemit p.sh., nga aspekti antropologjik, atėherė shqiptarėt do tė bėnin pjesė ndėr popujt mesatarė pėr kah numri, madje ndoshta ndėr popujt mesatarisht tė mėdhenj pėr kah numri, dhe do ta zinin njė vend sigurisht jo ndėr tė fundit. Xheson Klej (Jason W. Clay), njė antropolog i angazhuar nė studimin e ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mbrojtjen e tė drejtave tė njeriut, kombet i definon si "…grupe njerėzish me identitet tė fortė kulturor dhe politik qė janė tė vetėdefinuara dhe tė njohura nga tė tjerėt ... grupe tė cilat e kanė ushtruar kontrollin politik tė fatit tė tyre nė tė kaluarėn (gjer nė njėfarė shkalle) dhe tė cilat kontrollin e tillė tė fatit tė tyre akoma e shohin si strategji tė mundshme tė sė ardhmes..." Pėr ndryshim nga termat: popull indogjen (grupe distinkte kulturore qė e kanė okupuar njė regjion tė caktuar shumė para ardhjes sė imigrantėve ose grupeve koloniste), popull fisnor (tribal), grup distinkt kulturor qė e ka ruajtur njė ndjenjė tė fortė tė identitetit, (me gjuhė dhe me kulturė tė ndarė nga tė tjerėt), tė bazės territoriale dhe tė njė organizimi socio-politik tė vetėmjaftueshėm qė nga koha para krijimit tė shteteve moderne; grup etnik  (grupe distinkte kulturore brenda shtetit, qė e ruajnė identitetin e tyre kulturor duke akceptuar dhe njėkohėsisht duke operuar); brenda suazave institucionale dhe politike tė shtetit, kombet i ruajnė institucionet e domosdoshme sociopolitike me tė cilat e qeverisin veten; mund t'i kenė pushtuar tė tjerėt ose dhe mund tė jenė pushtuar prej tė tjerėve, por kufijtė shtetėrorė rrallė herė janė shprehje e sipėrfaqeve tradicionalisht tė okupuara prej kombeve. "Pėr kėtė shkak kohėve tė fundit ėshtė shtuar termi kombi-shtet  i cili reflekton dėshirėn pėr krijimin e identiteteve tė reja qė korrespondojnė me kufijtė aktualė, por jo edhe tė drejtė, politikė. Jason W. Clay pohon se gjatė procesit tė formimit tė shteteve, brenda tyre u pėrfshinė edhe rreth 600 milionė njerėz qė u takonin kombeve tė cilat nuk merrnin pjesė, ose vetėm pjesėrisht merrnin pjesė, nė kontrollimin e shtetit, por qė gjithsesi nuk ishin bartės tė tij. Kėta njerėz klasifikohen nė reth 10.000 kombe, pėrbėjnė mbi 10% tė popullatės botėrore dhe u takojnė rreth 30-40% tö sipėrfaqes dhe tė resurseve tė pėrgjithshme tė globit (shih Jason W. Clay,The Ethnic Futur of Nations, Third World Quaterly, October, 1989). Nga kėto kombe, vetėm rreth 500 gjer 1000 syresh mund ta mbrojnė veten po tė kenė armė. Tė tjerat i nėnshtrohen rrezikut tė eksterminimit, ndėrsa shekulli qė  pason  do    tė  vendosė  pėr fatin  e pėrgjithshėm tė tyre (ibd.).

   Ndėrkaq qasja jonė ka tė bėjė me definimin e shqiptarėve tė konstituar si komb-shtet, nė mesin e kombeve-shtete tė tjera. Nga ky aspekt mund tė thuhet se jemi njė popull relativisht i vogėl pėr kah numri, por jo edhe popull numerikisht i vogėl. Shqiptarėt fizikisht janė tė aftė pėr mbrojtjen e vet dhe shekulli qė pason duhet t'u hapė rrugė tė reja pėr rritėn dhe zhvillimin e tyre.

    Nė mėnyrė tė koncetruar dhe nė njė territor kompakt jetojnė nė Shqipėri dhe nė viset jugore tė Jugosllavisė (Kosova, Maqedonia Perėndimore, nė Serbinė jugore /Preshevė dhe Bujanovc/ dhe nė Mal tė Zi). Viset shqiptare nė Jugosllavi gjeografikisht konsiderohen kompakte. Ndėrkaq nga  aspekti  administrativo-politik janė tė ndara nė katėr republika: (Serbi, Maqedoni, Kosovė, Mali i Zi) dhe nė Shqipėri si shtet-amė. Synimi pėr njė sovranitet shtetėror tė republikave nė fjalė ēėshtjes shqiptare nė Jugosllavi i jep njė dimension tė ri. E vė atė nė kontekst tė kėrkesės pėr bashkimin e kombit, ashtu siē e parashtron Akademik R. Qosja (Zėri i Rinisė, nr. 1400-1401, 27 Prill-4 Maj 1991, "Ēėshtja shqiptare dhe Jugosllavia"). Ndėrkaq, nė kėtė punim fillohet nga premisa se Jugosllavia edhe mė tutje do tė ekzistojė si shtet dhe se kjo gjė nuk e pėrjashton mundėsinė e shqyrtimit akademik tė tė gjitha varianteve dhe aspekteve tė zgjidhjes sė ēėshtjes shqiptare nė pėrputhje me synimet, me kohėn dhe me mundėsitė.

   Vlerėsimet e pėrgjithėsuara statistikore theksojnė se shqiptarėt nė Jugosllavi pėrbėjnė rreth 40% tė popullsisė sė tėrėsishme shqiptare. Ndėrkaq, duket se popullsia e pėrgjithshme shqiptare jashtė kufijve tė shtetit-amė, Shqipėrisė, ėshtė mė e madhe. Ky fakt ka rėndėsi tė veēantė politike nė radhė tė parė pėr vetė shqiptarėt, ndėrkaq ai peshon edhe mbi politikėn globale tė fuqive nė Evropė.

 

  Shqipėria  viabėl

    

   Nga ana tjetėr, territori ku jetojnė sot shqiptarėt rreth kufijve tė shtetit amė, pėr kah sipėrfaqja (mbi 10. 000 km/2. vetėm nė Kosovė; X Km/2. nė Maqedoninė Perėndimore dhe nė Mal tė Zi), ndėrsa po tė merrej parasysh edhe territori i Ēamėrisė (Epiri) nė Greqi, do tė duhej tė ishte mbi gjysma e territorit tė Shqipėrisė (mbi 28.000 Km/2). Duket qartė se politika globale Fuqive tė Mėdha nė tė kaluarėn nuk e pėrgjysmoi Shqipėrinė, siē mund tė dėgjohet ngandonjėherė, por e reduktoi nė njė Shqipėri viabėl, siē do tė thoshte Arben Puto (shih "Pavarėsia shqiptare dhe diplomacia e fuqive tė mėdha", Tiranė, 1978) pėr interesat e drejtpeshimit tė forcave nė Evropė. Shqipėria  viabėl e kishte kuptimin e ekzistimit tė njė prapavije tė mjaftueshme pėr mbrojtjen e portave detare dhe tė aftėsisė pėr mbajtjen e vetes pa shpenzime tė fuqive. Mirėpo ajo nuk i pėrmbushte aspiratat legjitime tė popullit shqiptar. Nga ky aspekt mund tė thuhet se ēėshtjen shqiptare e krijuan Fuqitė e Mėdha dhe se ato, normalisht, edhe do tė duhej t'a zgjidhnin. Mirėpo Fuqitė e Mėdha nuk merren me zgjidhjen e ēėshtjeve tė tilla pa patur interesa tė veta dhe sidomos jo pa u bėrė inicimi i zgjidhjes sė njė ēėshtjeje tė kėtillė nga vetė faktori politik shqiptar. Nė tė kaluarėn, duke qenė prezent nė vetėdijen politike shqiptare, por edhe objektiv evident i kombinimeve tė ndryshme tė strategjisė politike tė Fuqive tė Mėdha, zgjidhja e kėsaj ēėshtjeje u aktualizua herė pas here, por akoma mbeti pėr t'u zgjidhur. Problemi ėshtė kompleks dhe i ndėrlikuar. Konsiston nga ajo qė tė dihet se a ėshtė e mundshme zgjidhja definitive e ēėshtjes, si ėshtė e mundshme dhe nė ēfarė kohe?

  

Diaspora shqipare

 

   Jashtė vend-koncentrimit dhe tė origjinės sė tyre nė Ballkan, shqiptarėt mė sė shumti u shpėrngulėn nė Turqi. Ka vlerėsime tė ndryshme mbi numrin e shqiptarėve nė Turqi, por nuk ka shėnime tė sakta statistikore mbi kėtė. Nė radhė tė parė pėr shkak se Turqia nė regjistrimet e veta statistikore  nuk i shėnon si tė veēantė, por tė gjithė ata qė nuk deklarohen turq i shėnon si tė tjerė  ose ardhacakė. Tė tjerė atje janė edhe kurdėt (vlerėsohet se janė rreth 12 milionė), kurse ardhacakė janė edhe muslimanėt e Bosnjės (numri i tyre vlerėsohet prej 500 mijė vetave gjerė nė njė milion). Megjithatė, nė saje tė disa iniciativave dhe hulumtimeve tė mėhershme shkencore te ne nė Kosovė, numri i shqiptarėve nė Turqi, tė vetėdijshėm pėr pėrkatėsinė e vet kombėtare, qė e flasin gjuhėn shqipe dhe qė janė tė gatshėm qė nė mėnyra tė ndryshme t'i mbrojnė interesat vitale tė popullit tė vet, vlerėsohet nė mbi njė milion veta (mė sakt, rreth njė milion e dyqind mijė veta). Ky numėr gjithsesi mund tė kontestohet, por nuk mund tė kontestohet historia e tyre 500 vjeēare nė kuadėr tė Perandorisė Otomane (do tė ishte, p.sh., interesant tė vlerėsohet numri hipotetik i shqiptarėve tė asimiluar gjatė kėsaj periode); nuk mund tė kontestohen dyndjet e shqiptarėve pėr nė Turqi: me rastin e luftėrave tė ndryshme Ruso-Otomane; me rastin e mundjes sė armatave turke nė Ballkan dhe tė tėrheqjes sė tyre pėr nė Turqi (aleancat anti-osmane tė Ballkanit, luftėrat ballkanike; Lufta e Parė Botėrore; transferimi pėr nė Turqi i "turqėve" grekė nga Ēamėria dhe nga viset tjera (viti- 1923) dhe tani as qė mund tė kontestohet shpėrngulja e shqiptarėve me presion politik dhe ekonomik nė periodėn midis dy luftėrave botėrore dhe nė periodėn pas Luftės sė II-tė Botėrore). Kur tė kihen parasysh kėto fakte, numri i sipėrpėrmendur prej rreth 1.2 milion shqiptarėve nė Turqi, bile pėrkundrejt rrethanave tė ndryshme me ndikim nė vetėdijen e tyre (p.sh. shkalla e indentifikimit nė bazė tė religjiozitetit), mund tė konsiderohet optimal. Vende tjera tė ngulitjes sė shqiptarėve janė Evropa Perėndimore, Amerika dhe Australia. Nė vitin 1976, derisa ndodhesha nė postin e Sekretarit tė atėhershėm pėr marrėdhėnie me botėn e jashtme, njė zonjė nga Australia (drejtoresha e bibliotekės sė shtetit nga Victoria) m'u pat drejtuar me lutje qė t'i ndihmonim me libra nė gjuhėn shqipe pėr lexuesit shqiptarė nė Melburne pėr tė cilėt vlerėsonte se ishin mbi 40.000 veta. Nė saje tė kėtij numri vlerėsoja asokohe se nė gjithė Australinė do tė duhej tė ishin rreth 100.000 veta me origjinė shqiptare. Aq mė tepėr, pėr shkak se Melburne-i vėrtetė ishte njėri ndėr qytetet e mėdha, por jo edhe i vetmi qytet i madh australian, dhe pėr shkak se konsideroja qė shqiptarėt e shpėrngulur nuk ishin njerėz qė i pėrtonin vendosjes edhe nė komunitetet mė tė vogla tė Australisė. Ndėrkaq pėr numrin e shqiptarėve nė Amerikė janė dhėnė shpeshherė vlerėsime tė ndryshme qė sillen prej 100.000 gjer nė 500.000 veta. Mirėpo meqė vetėm nė qytetin e New York-ut vlerėsohet se ndodhen mbi 30.000 shqiptarė nga Kosova, ėshtė pak e besueshme se nė gjithė kontinentin e Amerikės tė ndodhen mė pak se 500.000 shqiptarė nga tė gjitha viset shqiptare. Kur kėtij numri tė shqiptarėve tė shpėrngulur nė vendet anglosaksone dhe nė Amerikėn Latine i shtohet numri gati i njėjtė i shqiptarėve tė shpėrngulur dhe tė vendosur "pėrkohėsisht" nė Evropėn Perėndimore, fitohet njė shifėr gati po aq me rėndėsi sa edhe ajo nė Turqi. Me fjalė tė tjera, popullsia e pėrgjithshme shqiptare pėr kah numri nuk ėshtė edhe aq pa rėndėsi. Nė relacion me popujt tjerė tė Jugosllavisė dhe tė Ballkanit, ajo nė pėrgjithėsi nuk ėshtė as dukshėm mė e vogėl dhe as e fundit. Komponenta e tillė tė imponon nevojėn pėr zgjidhjen e ēėshtjes shqiptare nė pajtim me nevojat pėr zhvillim dhe pėr integrimin e vet nė Evropė. Shifrat megjithatė u pėrmendėn pėr tė theksuar nevojėn e precizimit tė tyre tė mundshėm nė interes tė shtjellimit tė mėtejshėm tė temės.

 

Pėr njė politikė gjithėshqiptare

 

   Me siguri duke i marrė parasysh edhe kėto fakte, Peter Prifti, njė profesor amerikan me prejardhje shqiptare, nė librin e tij «Albania» (botimi i vitit 1978, nė Boston, Massachussettes) kur flet pėr politikėn shqiptare, pos Shqipėrisė dhe Jugosllavisė (shqiptarėt nė Jugosllavi) e thekson edhe faktorin e tretė -shqiptarėt nė Amerikė, dikur tė organizuar rreth «Vatrės» sė Nolit, mė vonė rreth revistės «Dielli» e tani edhe nė njė lobby tė veēantė shqiptar nė Kongresin e SHBA. Shqiptarėt nė Australi, Evropė dhe nė Turqi, me pėrjashtime nė kohė, para vitit 1981 duket se nuk mund tė ushtronin ndonjė ndikim tė veēantė nė politikėn e qeverive tė vend-qendrimit tė tyre dhe vėshtirė se mund tė flitet pėr ta si pėr ndonjė faktor kontinuitiv nė mbrojtje tė interesave politike gjithėshqiptare. Tani mėrgata shqiptare nė pėrgjithėsi duket se me tė drejtė konsiderohet si njė faktor i veēantė politik qė mund tė ndihmojė nė zgjidhjen e ēėshtjes shqiptare. Zgjerimi i demokracisė nė tėrė Evropėn kėtė gjė do tė duhej ta mundėsonte mė tepėr, me kusht qė tė ketė kujdes pėr mosimponimin e zgjidhjeve tė ndikuara nga vend-qėndrimi i tanishėm i tyre. Shqiptarėt e diasporės shqiptare, me fjalė tė tjera, nuk mund tė jenė bartės eventualė tė njė politike gjithėshqiptare. Ndėrkaq Shqipėria, pėr shkak tė peshės politike qė ka shteti nė suaza ndėrkombėtare politike, nuk mund tė jetė bartėse e njė politike qė mund t'a rrezikonte cilėsimin e vet si politikė qė  i cėnon normat ndėrkombėtare juridike dhe politike tė sjelljes sė shteteve. Kėto norma, pavarėsisht nga ndryshimet nė Evropė, akoma janė nė fuqi.

   Nga ana tjetėr, nė qoftė se me nocionin komb nėnkuptohet pėrmbajtja anglo-saxone e tij, d.m.th. kombi i konstituuar si shtet (nation-stat) atėherė do tė ishte fare e natyrshme dhe e logjikshme qė Shqipėria tė jetė bartėse e njė politike gjithėshqiptare, sikundėr qė ėshtė e natyrshme dhe e logjikshme qė shumica absolute e shqiptarėve tė diasporės shqiptare ta synojnė qėllimin e bashkimit, por duke mos e rrezikuar ekzistencėn e vet si komb,  dhe tė shtetit amė -Shqipėrisė. Nė kėtė kuptim mund tė flitet pėr interesat vitale tė kombit: a) tė ekzistojė si komb; b) si komb i konstituuar nė shtet -Shqipėri, dhe c) tė bashkohet. Nė thelb tė definimit tė njė politike eventuale gjithėshqiptare ndodhet pikėrisht komponenta e bashkimit, por gjithnjė duke mos e vėnė nė pyetje ekzistimin e Shqipėrisė si shtet-thelb i gjithė shqiptarėve dhe trojeve tė tyre. Andaj, ēdo politikė qė do tė ēonte drejt realizimit tė qėllimit tė tillė mund tė cilėsohet si politikė gjithėshqiptare. Si njė pikėsynim ideal, nė shqyrtimet serioze politologjike nuk mund tė kontestohet. Brenda suazave institucionale dhe normave ndėrkombėtare juridike Shqipėria ėshtė dhe duhet tė jetė bartėse e njė politike tė tillė.

   Si e tillė, d.m.th. si synim gjithėshqiptar, ishte prezent qė prej fillimit tė vetėdijėsimit nacional shqiptar. Luftėrat anti-Osmane tė Skendėrbeut vėshtirė qė mund tė zhvishen nga kjo komponentė. Nga ana tjetėr, luftėrat e shumta Iliro-Romake, nga tė cilat veēohen ato tė Teutės dhe tė Pirros nė Epir dhe tė Dardanėve me Filipin e Maqedonisė, kishin karakter tė mbrojtjes sė territoreve tė veta, tė vetes sė tyre dhe tė mėnyrės sė jetesės -komponenta kėto me rėndėsi tė shtetėsisė dhe jo tė fisnisė. Njė nga teorikėt e mėdhenj amerikanė -Hans J. Morgenthao (shih "Shteti dhe interesat vitale tė kombit") vė re se kombet formohen nė raport me tė huajt. Nė qoftė se kjo vėrejtje ėshtė e saktė (nuk ka ndonjė arsye qė tė mos jetė e saktė), atėherė sė bashku me procesin e formimit tė shtetit, historikisht ėshtė ngadalėsuar edhe procesi i vetėdijėsimit nacional. Ka mbetur gjuha si element kontinuitiv i kombit. Historia shqiptare duket sikur dėshmon fuqimisht se gati ēdo qoshe e tokės sė dikurshme ilire (tani jugosllave) nė pėrgjithėsi, e sot shqiptare nė veēanti, sikur tė kishte pasur njė rėndėsi tė jashtėzakonshme strategjike pėr romakėt, pikėrisht sikurse mė vonė pėr bizantinėt, turqit, rusėt, gjermanėt, italianėt, francezėt etj. Gjatė shekullit XIX dhe fillimit tė shekullit XX, d.m.th. gjatė kohės sė konstituimit tė shteteve nacionale nė Ballkan, sėrish erdhėn nė shprehje interesat globale tė Fuqive tė Mėdha. Nė konfrontimin dhe thyerjen e ndėrsjellė tė interesave tė dy grupacioneve tė fuqive tė mėdha: tė Boshtit Tripartitėsh (Austro-Hungaria, Gjermania dhe pjesėrisht-Italia) dhe tė Aleancės (Rusia, -gjer me 1917, Britania e Madhe dhe Franca), si dhe tė satelitėve tė tyre tė instrumentalizuar nė Ballkan, erdhi gjer te reduktimi i Shqipėrisė nė njė Shqipėri viabėl. Ndėr shqiptarėt, natyrisht, formimi i Shqipėrisė u pagėzua si fitore e madhe e faktorit politik shqiptar. Gjatė Luftės sė II-tė Botėrore, Konferenca e Bujanit, me rezultatet praktike tė luftės, u vu nė kontekst tė njė potezi taktik-luftarak tė aleatėve tė luftės, meqė aleatėt kryesorė (Churchill-i dhe Roosvelt-i) qenė marrė vesh qė nė prag tė luftės pėr ripėrtėritjen e Jugosllavisė nė kufijtė e saj tė paraluftės. Dukej sikur autonomia  e pasluftės e Kosovės tė ishte, pos tjerash, edhe njė si kompromis midis qėndrimeve tė Kominternės pėr bashkimin e Kosovės me Shqipėrinė, dhe qėndrimeve tė padefinuara tė qeverive anglo-saxone qė ndikoheshin nga grekėt dhe nga qeveria mbretėrore jugosllave nė ekzil pėr copėtimin e Shqipėrisė midis Veriut dhe Jugut. Kjo gjė mė pastaj, nė kontekst tė interesave globale tė superfuqive, rezultoi nė forcimin e autonomisė sė Kosovės (viti 1974) dhe nė kėrkesėn pėr konstituimin e saj si Republikė e barabartė me tė tjerat nė Jugosllavi (viti 1981). Ndėrkaq, nė Shqipėri, pas prishjes me Kinėn, rezultoi nė njė izolim dhe bllokadė tė lidhjeve politike me botėn, duke u distancuar njėsoj si nga njėra, ashtu edhe nga superfuqia tjetėr.

 

Konteksti jugosllav i Republikės sė Kosovės

 

   Republika e proklamuar e Kosovės me Kushtetutėn e Kaēanikut natyrisht nuk ishte zgjidhje definitive e ēėshtjes shqiptare. Republika e Serbisė e refuzon njohjen e Republikės sė Kosovės si ndėrprerje dhe shkėputje e lidhjeve me tė, por edhe si vazhdimėsi tė sundimit tė po atyre forcave titiste. Nė kontekst tė konfederalizimit eventual tė Jugosllavisė sipas modelit Kroato-Slloven, njė Republikė e Kosovės me status konfederal brenda bashkėsisė jugosllave, pėr rezonimin e tanishėm politik tė Serbisė ėshtė e papranueshme. Serbia gjithashtu ka shprehur mospajtim kategorik me Republikėn e Kosovės tė barabartė me tė tjerat nė njė federatė tė modernizuar jugosllave. Nga ana tjetėr, njė koncept i tillė pėr zgjidhjen e krizės jugosllave, nė pjesėn veri-perėndimore tė vendit u cilėsua si "Serbosllavi" dhe Republika e tillė e Kosovės, sė bashku me konceptin e federatės sė modernizuar (APJ, Serbia, Mali i Zi), duket se do tė refuzohet me qejf edhe nga kėto pjesė tė vendit, edhe pėr shkak se nė barazpeshėn eventuale midis Veriut dhe Jugut jugosllav, ajo do tė rėndonte nė jug pėr shkak tė problemeve tė zhvillimit me tė cilat ballafaqohet. Tani pėr tani konfrontimi nė mes tė kėtyre koncepteve nė nivel jugosllav akoma nuk ka pėrfunduar. Duket sikur paraqitet rreziku real qė tė pėrfundojė nė njė luftė qytetare me pėrmasa tė gjėra brenda Jugosllavisė dhe nė dezintegrimin e saj tė tėrėsishėm. Mirėpo njė gjė e tillė mbetet pėr t'u parė. Objektivisht gjėrat janė shumė mė tė komplikuara se sa duken nė jashtėsinė e tyre: 1) sepse Jugosllavia u krijua si shtet edhe me synimet e brendshme tė forcave tė caktuara brenda popujve tė saj dhe u konfirmua si e kėtillė edhe nė Luftėn e II-tė Botėrore; 2) sepse proceset e bashkimit tė Evropės duket se nuk do ta synojnė dezintegrimin e aktorėve tė saj. Suprimimi i kufijve nė gjithė Evropėn ėshtė tendencė e pashmangshme. Mirėpo, tani pėr tani, ndėrkaq nuk dihet se sa do tė zgjasė kjo tani pėr tani/, njė gjė e tillė, po qe se do t'a pėrfshinte edhe Bashkimin Sovjetik, do tė rezultonte nė instancėn e fundit nė mbisundimin e sllavizmit (rusėve) nė tė, dhe me njė gjė tė tillė ka pak gjasa se do tė pajtoheshin edhe fuqitė e tjera Evropiane , dhe 3) pėr shkak se njė pėrzierje e tillė e pakontrolluar nė Evropė, nė aspektin social do tė shkaktonte konsekuenca qė nuk mund tė parashikohen. Pėr kėto shkaqe me siguri tė plotė mund tė konstatohet se njėra nga cilėsitė kryesore tė ndryshimeve tė gjertanishme politike nė Evropė, por edhe e atyre qė do tė pasojnė, pavarėsisht nga mėnyra e manifestimit tė tyre, ėshtė zhvillimi i tyre i "dozuar", nėn kontroll, por edhe kontrollimi i orientimit tė tyre social, pluralizmi politik, sistemi shumėpartiak, parlamenti, zgjedhjet e lira, do tė duhej ta amortizonin tehun e mprehur politik qė ka rezultuar si pasojė e pakėnaqėsive tė grumbulluara me decenje tė tėra. Kjo gjithmonė do tė thotė se ndryshimet nė vendet e Evropės Lindore, duke pėrfshirė edhe Jugosllavinė e Shqipėrinė, janė duke u zhvilluar sė paku jo me kundėrshtimin e subjekteve tė dikurshme politike tė kėtyre shteteve. Nga njė aspekt i pėrgjithshėm i shqyrtimit tė gjėrave mund tė thuhet se tė gjitha kėto shtete e synojnė arritjen e efikasitetit tė sistemit pa e dėmtuar fuqinė e vet tė brendshme dhe pozitėn ndėrkombėtare. Pozita ndėrkombėtare e BRSS, p.sh., mbėshtetet nė strukturėn e krijuar socio-politike (pozita prioritare e rusėve nė raportet ndėrnacionale); nė shtresėn e priviligjuar tė tekno-menaxherisė, tė oficerėve tė policisė dhe tė armatės dhe nė armatimin nuklear-raketor. Nga ky aspekt shthurja e Traktatit tė Varshavės duket mė tepėr braktisje, dhe nuk do tė thotė dobėsim me rėndėsi i pozitės ndėrkombėtare tė BRSS. Pėr kėtė shkak dhe pėr shkaqe tė tilla, ngjarjet e tanishme nė Jugosllavi, dhe reflektimi i tyre nė Republikėn e Kosovės, duket se e kanė pėr qėllim ri-rregullimin e raporteve tė brendshme politike dhe jo dezintegrimin e tyre. Nė tė mirė tė kėtij konstatimi flet edhe ndryshimi e objektivave tė politikės sė jashtme tė SHBA.

 

Motivet e ndryshimeve politike

 

   Nė vlerėsimin e motiveve pėr ndryshimin e objektivave tė politikės sė jashtme tė SHBA dhe nė nėnyrė indirekte tė ndryshimeve tė tanishme nė Evropė, autorėt eminentė amerikanė qė moti, por tani gjithnjė e mė tepėr, e theksojnė stagnimin dhe rėnien e fuqisė ekonomike amerikane: "Dėshtimet e ndryshme tė politikės amerikane - shkruan Stejnli Hofmėn (Stenly Hoffmann), profesor me kompetencė i sistemit politik nė Harvard, -i kanė rrėnjėt nė vendin qė vėrtetė e vendos rėnien amerikane jo nė zgjerimin e tepruar imperial, as nė ndonjė rėnie katastrofale tė figurave agregate tė burimeve materiale, por nė komponentat e brendshme tė fuqisė -kursimi i ulėt, investimet e pamjaftueshme produktive, veēanėrisht nė sektorėt kryesorė; nė obsesionet e buisness-it me profite afatshkurtra; nė sistemin e varfėr tė edukatės teknike dhe mbi tė gjitha, nė aftėsinė e pamjaftueshme tė mobilizimit tė resurseve tė brendshme dhe jo tė prekshme qė rezultojnė nga gjendja e keqe e infrastrukturės amerikane (veēanėrisht e asaj urbane), rezistenca popullore ndaj tatimeve dhe mungesa e udhėheqjes" (shih Stanley Hoffman, A New World and its Troubles, Foreign Affaires, Fall 1990). Ndėrkaq, kur ėshtė fjala pėr stagnimin ose rėnien e fuqisė ekonomike amerikane duhet pasur kujdes se nuk ėshtė fjala pėr parametra klasikė tė matjes sė rritės ekonomike. Nė tė vėrtetė fjala ėshtė pėr ngecjen prapa nė konkurrencė me japonezėt. Kėshtu Inman dhe Burton vėrejnė se me prodhime tė elektronikės konsumuese (p.sh. fonografi, gypat katodialė, radiot, akceptorėt televizivė, magnetofonat, tranzistorėt, videot, video-kasetat, etj.) kompanitė amerikane nė vitet '70 mbulonin rreth 90% tė tregut amerikan, por tani mbulojnė vetėm 1-10% tė tij. E njėjta gjė, sipas tyre, ka ngjarė me zbulimet e mėvonshme nė fushėn e teknologjisė, me gjysėmpėrquesit (semiconducters) tė pėrbėrė nga silikoni, germaniumi apo galium arsenidi;  pastaj me superpėrquesit (superconducters), me pėrquesit e     elektricitetit pa humbje tė energjisė;  me TV tė definuar lart (high definition TV), njė emėr qė i rrjedh nga qartėsia e fotografisė, dhe me ca zbulime tė tjera nga sfera e elektronikės. Meqė luftėn konkurrente me japonezėt (plus Koreja Jugore, Tajvani dhe Singapuri) rreth vetėm disa prodhimeve me rėndėsi nga kjo fushė gati e humbėn, amerikanėt tani kanė ardhur nė pėrfundimet si vijojnė: 1) se fuqia kompetitive e industrisė amerikane nuk ėshtė rrezikuar vetėm nė industrinė dhe teknologjinė klasike (p.sh. industria automobilistike), por edhe nė atė tė avancuar; 2) se problemi nuk qėndron te mungesa e hulumtimeve bazike, fundamentale mbi teknologjinė e avancuar, por te aftėsia e aplikimit tė shpejtė tė zbulimeve teknologjike (pėrparėsia e pushtimit dhe e mbajtjes sė tregut); 3) se gjithnjė imponohet si imperative nevoja e riorientimit programor dhe institucional tė qeverisė drejt teknologjisė komerciale (term me tė cilin pėrfshihet ndihma e qeverisė nė shkurtimin e kohės sė nevojshme pėr aplikimin e zbulimeve shkencore dhe teknologjike nė praktikė) /shih Admiral B.R. Inman-Daniel, F. Burton, Jr. Technology and Competitiveness: The New Policy Frontier, Foreign Affairs, Spring 1990/. Mirėpo gjėrat do tė mbeteshin tė paqarta sikur tė ishin tė veēuara nga aspekti politik. Interesimi pėr "pėrkthimin" e hulumtimeve fundamentale nė produkte dhe procese me dobi ushtarake dhe ekonomike nė planin politik nė SHBA u reflektuan nė nevojen pėr riorientimin e disa objektivave tė politikės sė jashtme amerikane: nga ato tradicionale (ekcepcionalizmi, antikomunizmi, liberalizmi ekonomik botėror) nė ato bashkėkohore, por ende tėrėsisht tė padefinuara. Tani kujdesi tradicional pėr sigurimin nacional, pos ēėshtjeve tė strategjisė politike dhe ushtarake, duhet njėsoj tė drejtohet nė ēėshtje strategjike tė ekonomisė: "Atje ku ėshtė fjala pėr teknologji tė avancuar nuk ėshtė mė e mundur tė trajtohen si ēėshtje tė ndara politike mbrojtja dhe ekonomia". Pėr dekadėn e ardhshme tė viteve '90 dhe pėr mė vonė veēohen si me rėndėsi tė veēantė zbulimet nė sferėn e: 1) Bioshkencave (Biosciences), tė cilat pėrfshijnė biologjinė molekulare dhe atė celulare. Nė qoftė se nė gjysmėn e parė tė shekullit XX zhvillimi i shkencave fizike (teoritė mbi atomin, teoria e Kant-it dhe fizika bėrthamore) i kanė ndihmuar kuptimit tė natyrės, botėkuptimit mbi materien dhe energjinė, atėherė shkencat biologjike po i ndihmojnė sot kuptimit tė jetės: "duke na lejuar tė krijojmė forma tė ndryshuara (alternative) tė jetės; duke e bėrė tė parėndėsishėm dallimin midis asaj qė ėshtė natyrale dhe sintetike dhe duke ngritur ēėshtje tė rėndėsishme me implikacione ndėrkombėtare rreth tė drejtave dhe kufizimeve tė tyre tė pėrshtatshme nė fushėn e pronėsisė e tė lidhura me "intervenimet nė natyrė" (shih Keneth H. Keller, Science and Technology, Foreign Affairs, Fall. 1990). Megjithatė, ajo qė zhvillimet teknologjike nė kėto shkenca  i dallon me tė parat ka tė bėjė me ēėshtje tė jetės. Bioshkencat janė tė lidhura ngushtėsisht me bujqėsinė dhe me shėndetėsinė, d.m.th. me fusha tė njė sensibiliteti tė madh politik dhe tė njė rėndėsie tė jashtėzakonshme sociale; 2) zbulimet dhe zhvillimet teknologjike nė sferėn e shkencės mbi materialet (material science) nuk janė mė me pak rėndėsi. Kjo shkencė i lidh pėrparimet nė hulumtimet solide fizike qė kanė pėr qėllim tė kuptuarit fundamental tė sjelljes sė materies sė kondenzuar me prodhimin e materialeve me cilėsi shpesh tė parėndomta (shiko veprėn e cituar mė lart).  Kėto materiale, si p.sh. ēipet pėr pėrēues elektronikė, tani njė kohė janė duke shkaktuar revolucion tė vėrtetė nė prodhimet e idustrisė elekronike; 3) Ndėrkaq, ndikim tė madh nė politkėn e SHBA, por edhe tė fuqive tė tjera, kanė pasur zbulimet teknologjike nė sferėn e informatave (teknologjia informatike). Kjo teknologji konsiston nė tė mbledhurit e informatave pėrmes senzorėve, teknikave imagjinative e telefotografive, pastaj procesimit, deponimit nė kompjuterė, dhe transmetimit tė tyre pėrmes rrjetave tė komunikimit e radio-lidhjeve.   Meqenėse themeli i taktikės dhe strategjisė ushtarake konsiston nga komandimi, kontrolli, komunikimi dhe informimi (C3+1) ėshtė e natyrshme rėndėsia qė i kushtohet zbulimeve teknologjike tė kėsaj sfere. Ato, d.m.th. zbulimet nė kėtė sferė, tani e kanė rrezikuar jo vetėm privatshmėrinė e individit, por edhe tė shtetit.

   

  «Autobusi» i Hoffmann-it dhe konsekuencat e shkencės

  

   Marrė globalisht, avancimet nė hulumtimet shkencore-teknologjike kanė rezultuar nė rritjen e sovranitetit nacional tė shteteve. Nė kushtet e lehtėsimit tė komunikimit midis personave (individėve) ėshtė reduktuar shumė aftėsia e kontrollimit tė shpėrndarjes sė informatave. Zbulimet shkencore gati nuk ėshtė mė e mundur qė tė ruhen pėr vete dhe tė pėrdoren vetėm nė dobi tė maksimalizimit tė fuqisė sė shteteve tė veēanta. Informata akoma mund tė jetė burim i fuqisė, por fuqia ndahet tani midis shumė subjekteve. Nė plan tė gjerė, zbulimet nė fushėn e shkencės dhe tė teknologjisė, pėr shkak tė avancimeve informatike, kanė pasur efekte tė dyfishta negative: nga njė anė i kanė nxitur orekset dhe aspiratat e tė tjerėve pėr mėnyrėn dhe pėr standardin e njėjtė tė jetesės (tė cilin e shohin nė ekranet e TV-sė), kurse nga ana tjetėr, janė ngushtuar mundėsitė e tokės pėr mbajtjen e civilizacionit  (Gaia-hipotezat), sepse nė njėrėn anė ėshtė duke u shkaktuar debalansi ekologjik, kurse nė anėn tjetėr janė duke u shumėfishuar efektet negative tė rritės demografike tė njerėzimit. Nga kėto dhe nga shkaqe tjera tė lidhura me to, si Keneth Keller, poashtu edhe Stanley Hoffmann, Admiral Inman etj., janė tė mendimit se humbja e monopolit nė udhėheqjen teknologjike dhe ngecja nė formimin e infrastrukturės socioteknike, logjikisht do tė duhej t'i detyronte ShBA-tė tė tėrhiqen nė vete dhe t'i kushtohen arritjes sė kėtyre objektivave. Mirėpo nė ndėrkohė gjėrat kanė ndryshuar. Nė njė anė, pėr shkak tė zvogėlimit drastik tė kohės sė nevojshme pėr aplikimin e zbulimeve shkencore dhe teknologjike (gjersa dikur pėr disa zbulime  duheshin rreth 40 vjet pėr t'u aplikuar nė praktikė, tani kjo gjė bėhet gati nė formė paralele) dhe pėr shkak tė disperzimit tė qendrave tė diturisė (dituria nuk ėshtė mė monopol i njė fuqie), kurse nga ana tjetėr, pėr shkak tė thellimit tė diferencave midis Veriut dhe Jugut, tė rėndėsisė sė problemeve qė duhen zgjidhur nė nivel planetar (Gaia-hipotezat), u imponuan si tė domosdoshme: 1) vendosja e njė sistemi tė ri tė sigurimit nė Evropė i cili  do t'ia mundėsonte asaj tė merret me problemet e theksuara planetare. Kjo gjė logjikisht ta imponon pėrfundimin se ēėshtja shqiptare do tė duhej tė zgjidhej pėrfundimisht dhe jo vetėm pjesėrisht. Sistemi i ri i sigurimit nė Evropė do tė mund tė mbėshtetej nė NATO-n e reformuar e jo edhe mė tutje tė dominuar nga SHBA-tė, nė njė organizatė evropiane tė mbrojtjes dhe nė njė organizėm tė krijuar nga Konferenca mbi Sigurinė dhe Bashkėpunimin nė Evropė; 2) njė marrėveshje pėr forcimin e regjimit pėr moszgjerimin e armėve nukleare dhe pėr kufizimin e shitjes sė armėve dhe tė teknologjisė sė avancuar, dhe, 3) tė njė pajtimi mbi ndarjen e fuqisė midis aktorėve tė organizatave ndėrkombėtare ekonomike dhe financiare tė SHBA, Japonisė dhe Bashkėsisė Evropiane. Meqenėse resurset e shteteve tė zhvilluara "janė zėnė midis nevojave dhe pritjes sė popullit tė tyre, si dhe frikės prej kaosit tė jashtėm" (S. Hoffmann), ato, me qėllim qė t'i shmangen kėtij kaosi, nė botėn e organizuar nė mėnyrė policentrike duhet t'i fusin BRSS dhe Kinėn, nė qoftė se kjo e fundit njė ditė do t'a shndėrrojė potencialin e vet tė madh nė fuqi efektive. Ndėrkaq, polet e kėtij policentrizmi janė tė pajisura me lloje tė ndryshme tė fuqisė ushtarake (Sovjetikėt), ekonomike dhe financiare (Japonezėt dhe Gjermanėt) demografike, (Kina dhe India), ushtarake dhe ekonomike (SHBA). "Bota i pėrngjan njė autobusi, -shkruan Stanly Hoffmann  -shoferi i tė cilit, ekonomia globale, nuk e ka kontrollin e plotė tė makinės, po edhe vetė ėshtė jashtė kontrollit, nė tė cilin  fėmijėt -popujt, joshen t'a shtypin qoftė frerin, qoftė gasin, kurse tė rriturit -shtetet, janė udhėtarė tė brengosur. Njė lidhje pasagjerėsh ndoshta nuk do tė mjaftojė pėr t'a mbajtur autobusin nė rrugė, por akoma nuk ekziston ndonjė zgjidhje mė e mirė" (Stanly Hoffmann, vep. cit.).

 

Gjermanėt nė kontekst tė Evropės

 

   Modeli i Hoffmann-it pėr rregullimin policentrik tė botės tani pėr tani ėshtė vetėm njė pikėsynim i cili po e drejton gjer diku kahjen e zhvillimit tė ngjarjeve nė Evropė. Ai ėshtė njė projekt i zhveshur nga kundėrthėniet e brendshme, por doemos e pėrfshin Evropėn si njėrėn nga shtyllat e policentrizmit nė fjalė. Ėshtė ēėshtje mė vete se a do tė mbetet i kufizuar vetėm nė Evropė, nė raportet e saj me SHBA-tė, apo do tė zgjerohet pėr tė pėrfshirė njėmend edhe polet tjera, pėr tė drejtuar bashkarisht botėn policentrike. Kėto janė ēėshtje ende tė paqarta dhe nuk dihet drejtimi i zhvillimit tė tyre tė njėmendėt, por janė ēėshtje me rėndėsi tė jashtėzakonshme pėr pėrcaktimin e drejtė tė natyrės dhe tė karakterit tė proceseve integrative tė Evropės.

   Ēėshtja e bashkimit tė Evropės, duhet theksuar qė nė fillim, nuk ėshtė aspak ndonjė dukuri e re. Ėshtė bėrė "ēėshtje e re" pas Luftės sė II-tė Botėrore pėr shkak tė ndarjes sė Gjermanisė. Duke mos hyrė nė analiza tė hollėsishme tė kėsaj ēėshtjeje komplekse tani tė pėrfunduar, mjafton tė konstatohet se ēėshtja e bashkimit tė Evropės shpesh u identifikua me ēėshtjen e bashkimit tė Gjermanisė: "Gjermania ėshtė e ndarė, sepse Evropa ėshtė e ndarė, -pohonin gjermanėt, -dhe Evropa ėshtė e ndarė sepse Gjermania ėshtė e ndarė". Porosinė politike tė kėsaj sintagme e shpjegonte Reinischer Merkur: "Die Deutsche Einheit kann niemals ohne und erst recht nicht gegen Evropa errungen werden" (Rheinische Merkur, Oct. 24. 1985). Analitikėt politikė tė Perėndimit vlerėsojnė se ndarja e Evropės zgjati aq shumė pėr shkak tė identifikimit tė interesave vitale tė shtetit sovjetik me ideologjinė komuniste (shih Rusėt dhe interesat vitale tė shtetit sovjetik): "...pėr shkak se - siē shkruan CH.Bertram, -sigurimi i BRSS-sė nuk e mbėshteste vetėm integritetin territorial tė Bashkimit Sovjetik, por edhe atė ideologjik ... prezenca e regjimeve komuniste nė Evropėn Lindore ishte interes vital i sigurimit tė Bashkimit Sovjetik (shih Christoph Bertram, The German Question, Foreign Affairs, Spring, 1990). Duke mos u lėshuar nė shqyrtimin e vlerėsimeve tė tilla, mjafton tė konstatohet se BRSS qoftė pėr shkak tė interesave pėr tė zėnė vrapin e zhvillimit, qoftė pėr shkak tė ngecjes sė tepruar tė zhvillimit tė gjithėmbarshėm ekonomik tė vendit (fshat i madh me armatim modern), por gjithsesi pėr shkaqe objektive, kah fundi i viteve '80 e ndėrpreu lidhjen midis sigurimit nacional dhe konformitetit ideologjik, por gjithnjė duke mbetur superfuqi pėr shkak tė bazės sė gjerė industrialo-ushtarake dhe tė resurseve tė mėdha natyrale e njerėzore; i pėrkrahu ndryshimet e brendshme nė Evropėn Lindore; i tėrhoqi forcat ushtarake nga kėto vende, u pajtua me bashkimin e Gjermanisė dhe me shuarjen e Traktatit tė Varshavės. Me faktin e pajtimit me bashkimin e Gjermanisė u pajtua edhe me bashkimin e Evropės. Kulmi i pėrbashkėt i ndėrtesės sė re tė Evropės (M. Gorbaēov) do tė duhej t'i mbulonte edhe Sovjetikėt. Kjo do tė thotė se bashkimi i Gjermanisė nuk u arrit pėr inat tė Bashkimit Sovjetik. Anne -Marie Burley, njė eksperte e shquar e ēėshtjes gjermane (Der Deutschen Frage) nė Universitetin e Chicago-s nė Chicago, Ilionis, e jep njė pasqyrė instruktive tė luftės teoriko-politike gjermane pėr realizimin e qėllimit nė fjalė. Sipas saj, nė Gjermani me kohė u kristalizuan tri koncepte tė kėsaj lufte: 1) Koncepti tradicionalist, qė e pėrfaqėsonin krahu i djathtė i Unionit Kristiano-Demokratik (CDU); Kristiano-Social (CSU) dhe organizatat e refugjatėve. Franz Josef Straussi ishte portparoli kryesor i tyre. Kėrkesat pėr ribashkimin e Gjermanisė i mbėshtetnin nė pėrvojėn e shek. XIX, nė luftėn e kohės para Bismarck-ut. Nė kėtė kohė, siē pohonin tradicionalistėt, gjermanėt nuk kėrkonin njė Grossedeutschland nė kuptimin e maksimalizimit tė fuqisė (pėr tė luajtur rolin e fuqisė sė madhe nė marrėdhėniet ndėrkombėtare politike), por tė kuptimit tė vetė shprehjes politike tė identitetit kombėtar. Me kėtė nuk e synonin mjegullimin e kujtesės pėr tė kaluarėn e afėrt, por pėr vėnien e saj nė kontekst afatgjatė historik. Nė tė njėjtėn kohė i theksonin aspektet juridike tė ēėshtjes gjermane, veēanėrisht mungesėn e marrėveshjes sė paqes, duke i pėrkujtuar nė kėtė mėnyrė Fuqitė e Mėdha  vazhdimisht me faktin se ēėshtja gjermane mbetet e hapur. Koncepti tradicionalist insistonte nė mentalitetin e viktimės: tė jesh gjerman do tė thoshte tė jesh i vetėdijshėm se i takoje njė kombi tė ndarė dhe t'a pranoje obligimin pėr tejkalimin e njė gjendjeje tė kėtillė. Pėr tejkalimin e kėsaj gjendjeje nuk insistonin nė ndryshimin e kufijve, por e theksonin ribashkimin e tė dy shteteve gjermane nė suaza tė Perėndimit. Me fjalė tjera, e kėrkonin ēlirimin politik tė Gjermanisė Lindore nga komunizmi qė e mbėshteste Bashkimi Sovjetik. Nė kėtė mėnyrė ēėshtjen gjermane e vinin nė kontekst tė politikės sė aleatėve tė Perėndimit, duke i detyruar t'a konsideronin si ēėshtje tė vet politike; 2) Konceptin evropeist e mbėshtesnin forcat e qendrės (tė Djathtės dhe tė Majtės politike). Portparoli kryesor i kėtij koncepti ishte ministri i punėve tė jashtme tė gjermanisė Hans Ditrih Gensher (Hans-Dietrich Genscher). Kėto nė radhė tė parė luftonin pėr bashkimin e Evropės me qėllim tė bashkimit tė Gjermanisė. Ambicjet e veta i kufizonin nė theksimin e nevojės sė gjermanėve pėr liri, pushtet dhe influencė, por jo edhe pėr njė shtet-komb (maksimalizimi i fuqisė) me tė cilin mund t'i frikėsonin fqinjėt. Duke e indentifikuar ndarjen e Gjermanisė me ndarjen e Evropės, rrugėdaljen e kėrkonin nė theksimin e njė identiteti pan-evropian. Ndėrkaq, nė raportet ndėrgjermane e theksonin principin e unitetit dhe tė vetėvendosjes, por me atė ndryshim qė me tė parin e nėnkuptonin njė vetėnjohje kolektive si njė popull unik me njė identitet historik, gjuhėsor, kultural, etnik dhe gjeopolitik, pavarėsisht nga diferencat politike, ekonomike dhe sociale. Ndėrkaq, nė principin e vetėvendosjes nuk e nėnkuptonin ēlirimin e gjermanėve lindorė nga komunizmi, siē bėnin tradicionalistėt, por sigurimin e tė drejtės pėr tė gjithė gjermanėt qė lirisht tė vendosin pėr mėnyrėn e qeverisjes dhe tė qeverisė. Marifeti politik ishte i qartė: duke mos i theksuar kėrkesat pėr ribashkim i theksonin vetėm ato qė tė ēonin drejt tij; 3) Koncepti universalist. Ishte koncept relativisht i ri. E mbėshteste krahu i majtė i Partisė Social-Demokratike (SPD) dhe tė Gjelbėrit. I jepnin pėrparėsi vlerave universaliste (si p.sh. paqa) pėr tė cilat besonin se i ngėrthenin nė vete vlerat e arsyeshme gjermane. Pozita e Gjermanisė nė vijėn e parė tė frontit tė ndonjė holocaust-i potencial nuklear nė Evropė i kishte bindur nė rrezikun real nga nacionalizmi. Pėr ta ēėshtja gjermane kishte pushuar sė qėni ēėshtje politike. Ishte shndėrruar nė ēėshtje fundamentale nacionale: duke i elaboruar dhe duke i ndihmuar vlerat e reja sociale, politike dhe ekonomike me tė cilat do tė duhej tė formohej struktura pan-evropiane e shoqėrisė civile jashtė kufijve territorialė dhe ideologjikė, i ndihmonin gjermanėve t'a transcendonin tė kaluarėn dhe tė shndėrroheshin nė katalizator tė transformimit tė rendit ndėrkombėtar tė periodės sė pasluftės nė njė strukturė tė paqes permanente. Paqja pėr ta nuk ishte vetėm sinonim i sigurisė, por fryt dhe farė e njė gjendjeje mė tė lartė morale dhe intelektuale. Otto Schili (shih Reden Yber das eigene land: Deuteschland), njė pėrfaqėsues i tyre eminent, mendonte se gjermanėt duhej t'a "kėrkonin identitetin e tyre nė jetėn e lirė spirituale dhe nė vendosjen paqėsore tė universalitetit tė intelektit (Geist) dhe tė kulturės" (Otto Schily, vep. cit. f. 35). Kjo gjė ishte parakusht pėr ngritjen e paqes nė nivel kulminant, e cila pastaj do t'a mundėsonte kthimin e vėmendjes drejt problemeve reale tė botės sė sotme (p.sh. uria); drejt konsekuencave tė panjohura tė shoqėrisė Evropiane nė periodėn post-industriale dhe drejt aspektit human tė modernizimit tė Evropės Lindore: "Identiteti i ri gjerman"-pėrfundon Otto Schily- "ėshtė identitet Evropian, human" (ibd.). Nė kėtė mėnyrė, duke e vėnė Gjermaninė nė shėrbim tė idealeve mė tė larta, universalistėt nė tė vėrtetė i shėrbenin qėllimit tė njėjtė -ribashkimit gjerman, sepse nuk mund tė ndėrtohej ndonjė Evropė mė e mirė, pa eleminimin e problemit gjerman qė ishte thelb i saj.

 

Evropa dialogjike

 

   Sovjetikėt, por edhe partnerėt gjermanė tė Perėndimit, sinqerisht i druanin bashkimit tė Gjermanisė. Gjermania e bashkuar do tė numėronte rreth 76 milion banorė; do tė kishte 1.5 bilion dollarė bruto tė ardhura nacionale dhe rreth 660.000 mijė ushtarė (dy herė mė tepėr se Britania e Madhe). Sovjetikėt druanin nga fakti se Gjermania e tillė, fuqi reale industriale-ushtarake, mund tė militarizohej, tė armatosej me armė nukleare, dhe eventualisht tė ndiqte ndonjė drejtim revanshist nė politikė. Ndėrkaq, pėr fuqitė tjera, ato tė Perėndimit, Gjermania e ribashkuar dukej se do tė ishte njė partner tejet i madh pėr tė bashkėpunuar me tė nė mėnyrė tė barabartė. Ky ishte njėherit edhe shkaku qė pothuaj tė gjitha rrymat dhe drejtimet e mendimit politik gjerman vazhdimisht e theksonin, qoftė identifikimin e ndarjes sė Gjermanisė me ndarjen e Evropės, qoftė universalizimin e vlerave gjermane nė funksion tė atyre gjithėnjerėzore dhe gjithėpolitike. Problemi megjithatė u zgjidh pėr shkak tė gjykimit tė shėndoshė politik: edhe pa atė Lindore, RF Gjermane ishte fuqi e madhe ekonomike dhe ushtarake (pa Gjermaninė Lindore numėronte rreth 60 milion banorė dhe merrte pjesė me 26% nė aktivitetin e gjithėmbarshėm ekonomik tė Evropės) /shih the Economist, Jun 17.1989/. Mirėpo, pėr t'u siguruar pėr ēdo rast, ribashkimi i Gjermanisė u vu nė kontekst tė proceseve integrative tė Evropės. Mekanizmi qė do t'a siguronte njė gjė tė tillė pėrbėhej prej: a) integrimit tė Gjermanisė sė bashkuar nė sistemin politik tė Evropės Perėndimore; b) integrimin edhe tė pjesės lindore nė Paktin NATO. Sikur BRSS tė insistonte nė tė drejtėn pėr mbajtjen e forcave ushtarake nė pjesėn lindore, atėherė do tė duhej tė vendoste qeveria Gjermane; c) tė transformimit gradual tė mekanizmit tė Helsinkit (Konferenca pėr Siguri dhe Bashkėpunim Evropian) nė sistem tė sigurimit kolektiv tė Evropės; dhe d) tė forcimit tė lidhjeve tė njė Evrope tė bashkuar me SHBA, qoftė pėrmes reformimit tė nevojshėm tė paktit NATO, qoftė nė mėnyra tė tjera. Nė kėtė mėnyrė Lidhja e pasagjerėve nė "autobusin" e Hoffmann-it do tė forcohej me Evropėn e bashkuar, nė tė cilin Gjermania do t'a lozte rolin prioritar. Mirėpo, si do tė dukej Evropa e bashkuar?

  Edgar Moren kur flet mbi kėtė ēėshtje ėshtė i mendimit se Evropa tani ka arritur tė krijojė njė civilizacion origjinal tė bazuar mbi njė kulturė ebreito-kristiano-greko-latine dhe tė cilėn e karakterizon humanizmi, racionaliteti dhe demokracia. Identiteti evropian ėshtė njė unitas multimplex (njė unitet i tė shumtave) gjer te i cili arrihet nė saje tė parimit tė dialogjikės dhe tė rekursionit: "parimi ideologjik konsiston nė faktin qė dy ose mė tepėr "logjika" janė tė lidhura nė njė unitet nė mėnyrė komplekse (komplementare, garuese, antagoniste) me ē'rast dyfishmėria nuk humbet nė atė qė ėshtė unike. Kjo do tė thotė se ajo qė e krijon uniteti i kulturės evropiane nuk ėshtė veēse sintezė ebreito-kristiano-greko-latine, jo vetėm lojė komplementare, por edhe lojė antagoniste e kėtyre instancave nga tė cilat secila e ka logjikėn e vet: pikėrisht aty qėndron dialogjika e tyre. Parimi i rekursionit do tė thotė se proceset gjeneruese dhe regjeneruese duhet kuptuar si zgjedhė tė pandėrprerė produktive nė tė cilat ēdo moment, komponentė ose instancė e procesit, nė tė njėjtėn kohė ėshtė prodhim, por edhe prodhues i momenteve, i komponentave ose i instancave tjera" (shih Edgar Moren, Kako zamisliti Evropu, Sarajevo, 1989). Pėr ndryshim nga parimi i dialektikės, me parimin dialogjikės dhe tė rekursionit, E. Morin dėshiron nė tė vėrtetė tė propagojė ruajtjen e identiteteve nacionale nė Evropėn e bashkuar. Sipas tij, nė njė Evropė tė tillė askush nuk do tė humbte asgjė, por  tė gjithė do tė fitonin.

 

Epilog: Republika nė funksion tė bashkimit

 

   Ēėshtja e bashkimit politik tė shqiptarėve nuk ėshtė e njėjtė me atė tė Gjermanisė. Ndryshimet reduktohen thelbėsisht nė faktin se shqiptarėt, pėr ndryshim nga gjermanėt, realisht nuk ishin nė gjendje t'i kontribonin krijimit tė ēėshtjes shqiptare. Gjatė historisė atė ua krijuan tė tjerėt. Mirėpo doemos duhet tė jenė nė gjendje qė t'i kontribuojnė zgjidhjes sė saj tė drejtė. Dhe zgjidhja e  drejtė e ēėshtjes shqiptare ėshtė bashkimi i tyre nė kontekst tė proceseve integrative tė Evropės. Sot asnjė faktor i pjekur politikisht nuk mund ta kontestojė kėtė tė drejtė. Si komb i viktimizuar nė funksion tė barazpeshės midis Fuqive tė Mėdha dhe tė ruajtjes sė paqes (e cila edhe ashtu nuk u ruajt) nė tė kaluarėn, me suprimimin e ndarjes ideologjike tė Evropės do tė duhej tė mundėsohej realizimi i interesave vitale tė kombit -bashkimi me qėllim tė zhvillimit dhe tė kultivimit tė idenditetit kombėtar, tė renditjes nė rendin e popujve tė barabartė dhe tė avancuar nė Evropė. Mirėpo problemi i ēėshtjes shqiptare nuk qėndron te bashkimi, por te rrugėt pėr realizimin e kėtij qėllimi. Kur thuhet se bashkimi duhet tė vihet nė kontekst tė proceseve integrative tė Evropės, mund tė konsiderohet se ėshtė thėnė gjithēka, por edhe asgjė. Pėr kėtė shkak kėrkohet njė shqyrtim pak mė i thelluar i ēėshtjes.

   Nė vitin 1981 u shtrua kėrkesa pėr konstituimin e Kosovės nė Republikė. Nė prapavijėn e kėrkesės qėndronte besimi se problemi shqiptar nė Jugosllavi esencialisht reduktohej nė tė drejtėn pėr t'u konstituuar si plotėsisht i barabartė me tė tjerėt, si shtet me tė gjitha tė drejtat idividuale dhe kolektive qė i gėzonin republikat (shtetet) nė bashkėsinė e republikave (shteteve) Jugosllave. Politika zyrtare, atėbotė, kėrkesėn e tillė e shpalli si kėrkesė kontrarevolucionare, duke shpjeguar, ndoshta jo tėrėsisht pa bazė, se Kosova, me t'u konstituuar nė Republikė, do t'a ushtronte tė drejtėn e vetėvendosjes dhe do t'i bashkangjitej Shqipėrisė. Ndėrkaq, Republika e Kosovės shihej edhe nė funksion tė zhvillimit tė shpejtuar; tė barazimit me tė tjerėt; tė kultivimit dhe tė zhvillimit tė identitetit kombėtar, por edhe nė funksion tė zhbllokimit tė kufirit me Shqipėrinė dhe tė rolit tė theksuar tė Kosovės nė raportet Jugosllavo-Shqiptare (shih "Gishti i trashė i Vėllait tė madh",   dhe "Viti '81 dhe proceset e demokracisė").  Fillohej nga premisa se "pėrparėsitė e kėtij solucioni tė ēėshtjes shqiptare ishin tė trefishta: 1) se nuk do ta shkaktonte acarimin tej mase tė raporteve ndėrnacionale (ato megjithatė u acaruan); 2) se do tė ishte solucion efikas dhe i pranueshėm pėr tė gjitha palėt e interesuara, pos pėr shovenizmin serbomadh; dhe 3) se nuk do t'a lejonte instrumentalizimin as tė shqiptarėve dhe as tė serbėve nė funksion tė interesave tė huaja globale apo regjionale (shih "Shteti dhe interesat vitale tė kombit"). Besohej se e drejta e konstituimit tė Kosovės nė Republikė, logjikisht do tė duhej t'i paraprinte bashkimit tė kombit dhe njėherit do tė ishte nė funksion tė stabilitetit politik tė Jugosllavisė dhe tė Ballkanit nė pėrgjithėsi. Pėrse? Pėrgjigja ėshtė e pranishme nė premisėn e tretė tė citatit tė shėnuar, por duket se janė tė nevojshme edhe ca shpjegime plotėsuese.

   Nga shembulli i zgjidhjes sė ēėshtjes gjermane ėshtė e qartė se sanksionimi i saj i plotė kėrkohet nė kujdesin pėr moscėnimin e interesave tė sigurimit tė shtetiti sovjetik, ndonėse komunizmi si model i zhvillimit dhe si parakusht i interesave tė sigurimit dėshtoi edhe nė Bashkimin Sovjetik. Integrimi i sovjetikėve nė "autobusin" e Hoffmann-it, simbolikisht shpreh vazhdimin e njohjes sė Bashkimit Sovjetik si superfuqi. Pėr kėtė shkak bashkimi i gjermanėve nuk u bė mbi baza tė antisovjetizmit dhe as pėr inat tė Bashkimit Sovjetik. Nė analogji me kėtė shembull qėndron edhe ēėshtja e konstituimit tė Kosovės nė Republikė (tani e jetėsimit tė saj tė plotė) dhe ēėshtja e bashkimit, e cila duhet tė realizohet nė kontekst tė proceseve integrative tė Evropės, jo pėr inat, e as pėrkundėr tė tjerėve, por sepse ajo (Republika) ishte e drejtė elementare e konstituimit tė kombit nė Jugosllavi dhe e zhvillimit tė tij tė barabartė me tė tjerėt.

   Nga ana tjetėr, fjala ėshtė pėr bashkimin e Evropės. Nė tė vėrtetė, jo vetėm qė e besonin gjermanėt, por edhe shumica e analitikėve tė tjerė politikė ishin tė mendimit se bashkimi i Evropės ishte nus-produkt i nevojshėm dhe i domosdoshėm i ribashkimit tė Gjermanisė. Njė Evropė e bashkuar, nė tė cilėn fuqia gjermane do tė ishte nė funksion tė interesave tė saj (Evropės), e jo vetėm nė funksion tė interesave partikulare gjermane pėrmes mekanizmave tė krijuar dhe nė ndėrtim e sipėr tė bashkėpunimit dhe tė forcimit tė sigurisė, do t'a frenonte fuqinė gjermane nė mėnyrė qė tė mos kėrcente shumė pėrtej mesatares sė tė tjerėve. Kjo komponentė e Evropės sė bashkuar ėshtė recidiv i politikės sė dikurshme britanike (qė tė mos lejojė forcimin e ndonjė fuqie nė kontinent e cila do tė shndėrrohej nė njė rival tė rrezikshėm pėr interesat e saj) dhe tani e shpreh kujdesin e pėrbashkėt anglo-saxon pėr strategjinė e ndryshimeve nė harmoni me qėllimet globale tė politikės sė tyre. Ky ėshtė gjithashtu ēmimi qė Gjermania ia paguajti Evropės pėr tė drejtėn e ribashkimit tė vet.

   Historikisht, trojet shqiptare (fjala ėshtė pėr procesin e konstituimit tė shteteve nė Ballkan), por edhe mė gjerė, ishin vend-ndeshjeje dhe vend-thyerjeje i interesave tė fuqive tė Evropės. Fakti se populli shqiptar globalisht u nda nė dy e mė tepėr shtete, por nė njėrin i pavarur, e nė tjetrin mbeti nė fillim si pakicė kombėtare, e cila nė periodėn midis dy luftėrave botėrore kontestohej, ndėrsa pas Luftės sė Dytė Botėrore u njoh herė si pakicė, e herė si kombėsi, kėtė e dėshmon mė sė miri. Austro- gjermanėt e pėrkrahėn formimin e shtetit viabėl  shqiptar tė cilin nė bisedat diplomatike e kontestonin rusėt, kurse nė terren serbėt. Pozita e tanishme shqiptare esencialisht ėshtė rezultat i thyerjes dhe i kompromisit midis kėtyre dy etnikumeve (austro-gjermanėve dhe sllavėve), por edhe i presioneve tė mėdha nga jashtė qė e pengonin vlerėsimin e drejtė dhe real tė faktorit ndėrkombėtar dhe bile pjekjen e faktorit shqiptar, i cili duhej ta bėnte njė gjė tė tillė nė favor tė interesave shqiptare. Tė tjerėt, si Italia, Franca dhe Britania, mė tepėr mbanin qėndrim pritjeje, duke u marrė nė tė njėjtėn kohė me negociata tė ndėrsjella,  me qėllim tė instalimit tė interesave tė veta. Ato, d.m.th. interesat e tyre, vinin nė shprehje paralelisht me rėnien e ndikimit gjerman nė politikėn evropiane, por themelet e vėna nė Konferencėn e Londrės nuk u lėkundėn qenėsisht, pos gjatė periodės sė luftėrave, kur kėto troje shndėrroheshin nė teatėr tė operacioneve ushtarake, sepse esencialisht, edhe raportet e interesave tė fuqive nė Evropė mbeteshin tė njėjta, pavarėsisht nga ndryshimet qė i shkaktonin luftėrat. "Evropeizimi" i interesave gjermane dhe "gjermanizimi" i interesave tė Evropės, duket se tani pėr tani akoma ėshtė mbulesė pėr vazhdimin edhe pėr njė kohė tė caktuar tė raportit tė njėjtė tė interesave. Nga aspekti i raporteve strategjike, "evropeizimi" i tillė i interesave gjermane realisht e shpreh edhe kujdesin, ndoshta nė rend tė parė kėtė, pėr moslejimin e interesave tė shtetit Sovjetik, ose tė interesave tė sovjetizuara ruse. Ėshtė pak e besueshme se rusėt do tė lėshonin pe edhe nga ky aspekt, pėrveē atij ideologjik. Pėr kėtė shkak, problemi i tanishėm i proceseve integrative tė Evropės konsiston nga pėrgjigja korrekte qė do t'i jepet pyetjes se nė ēfarė mėnyre dhe si do tė arrihet "evropeizimi" edhe i interesave tė shtetit Sovjetik dhe i rusėve nė te? Kjo njėherit e shpjegon edhe intransigjencėn serbe, por edhe luhatjen e tė tjerėve, si nė raportet gjithėjugosllave, poashtu edhe nė ato me shqiptarėt.   Serbėt do tė dėshironin t'i ruanin tokat e pushtuara nė rrethana tė tjera historike, si minimum tė dhėnė pėr integrimin e tyre nė Evropė, me ēmimin e provokimit tė luftės nė Ballkan. Kjo do tė thotė se ata shprehin gadishmėrinė pėr instrumentalizimin e vetes nė funksion tė mosndryshimit tė politikės sovjetike ndaj gjithė situatės nė Evropė dhe tė ruajtjes sė statusit prioritar tė etnikumit sllav nė politikėn ndėrkombėtare.

   Nga ky aspekt, politika serbe  natyrisht se e ka tė qartė se, sė paku nė raport me shqiptarėt, nuk ėshtė fjala pėr toka serbe. Argumentimi historik nė kėtė rast ėshtė dubioz dhe nė instancėn e fundit i paqėndrueshėm. Fjala ėshtė mė tepėr pėr shpresėn se, sikurse nė tė kaluarėn, komponenta religjioze e argumentimit politik do t'a luajė rolin e vet nė vendimet pėrfundimtare tė rregullimit tė ēėshtjes. Politika e Fuqive tė Mėdha nė Ballkan nė tė vėrtetė u formėsua duke qenė e ndikuar edhe prej kėsaj komponente. Operacionet luftarake dhe konferencat diplomatike nė Ballkan dhe rreth tij Fuqitė e Mėdha i arsyetonin si luftė interesash nė Perandorinė Otomane dhe jo si copėtim tė tokave shqiptare. Pėr to formimi i njė shteti relativisht tė fortė shqiptar me popullsi kryesisht tė besimit islamik do tė paraqiste, shprehur simbolikisht, njė pykė aziatike nė tėrėsinė e krishterė tė Evropės. As atėherė dhe as sot komponenta religjioze nuk u konsiderua si relevante pėr diskutime nė argumentimin politik, por kjo nuk do tė thotė se ishte mė pak prezente nė refleksionet dhe nė motivet e nxjerrjes sė vendimeve politike:  "Ekziston njė seri kolosale e kontesteve tė mundshme tradicionale nė njė botė, -shkruan Stanly Hoffman, -ku akoma ekziston sė paku njė ideologji e konflikteve tė dhunshme -fundamentalizmi islamik, dhe ku zhdukja ose rėnia e ideologjive sekulare e lejon  nacionalizmin nė pjesėn mė tė madhe tė planetit si tė vetmin indikator tė lojalitetit" (S.Hoffmann, vep.cit.). Me fjalė tė tjera, relevanca e kėtij faktori nė raportet ndėrkombėtare politike, pėr shkak tė njė vargu motivesh, po sidomos pėr shkak tė burimeve tė energjisė, pavarėsisht nga avancimet nė fusha tė ndryshme tė shkencės, ėshtė ngritur. Andaj, ndonėse shqiptarėt nuk kanė asgjė tė pėrbashkėt me fundamentalizmin islamik, ėshtė fare lehtė, ndonėse jo korrekte, t'u mvishet ai si hipotekė. Kėtė hipotekė nuk mund t'a heqim vetėm duke e theksuar areligjiozitetin e njohur shqiptar, (religjioni konsiderohet si arritje e qytetėrimit), por duke u mbėshtetur nė traditėn e rrallė tė tolerancės fetare, duke e kėrkuar vendin e vet nė pikat e afėrta ose tė pėrbashkėta kristiano-islamike dhe duke e avancuar rolin e vet nė afirmimin e mentaliteteve dhe tė botėkuptimeve tė tė dy sistemeve tė mendimit religjioz dhe politik.

   Nė kontekst tė argumenteve tė theksuara, pėr politikėn globale tė fuqive, fakti se jashtė kufijve tė shtetit amė ndodhen mė tepėr se gjysma e popullit, ndėrsa nė Jugosllavi jetojnė rreth 40% tė popullsisė sė gjithėmbarshme shqiptare, ėshtė njė problem qė duhet zgjidhur. Mėnyrėn fatlume tė zgjidhjes sė tij do tė duhej t'a gjenin vetė shqiptarėt, por duke mos e rrezikuar paqen, interesat e baraspeshės dhe orientimin global politik. Pėr kėtė shkak pėrkrahja eventuale e Shqipėrisė pėr bashkimin e tokave shqiptare vetėm nga njėra palė e multipolaritetit (e bėri Gjermania gjatė Luftės sė Fundit) ose e bipolaritetit tė forcave (supozohet se e bėri Stalini nė funksion tė anti-amerikanizmit), nga pala tjetėr u konsiderua instrumentalizim i Shqipėrisė nė funksion tė interesave globale tė palės sė kundėrt. Nė kontekst tė proceseve tė tanishme integrative tė Evropės, bashkimi shqiptar, nė mbėshtetje tė ndonjė roli tė theksuar eventual gjerman nė Evropė, do tė thotė bashkim via-gjerman. Ndėrkaq, situata e kundėrt -pėrkrahja eventuale e shqiptarėve nė Jugosllavi qė ta bashkojnė Shqipėrinė, dhe jo tė bashkohen me Shqipėrinė, objektivisht do tė thotė bashkim via-Beograd. Kjo poashtu nuk ėshtė gjė e re. Ekzistonte si projekt i mundshėm i federatės ballkanike para (vetėm teorikisht) dhe gjatė Luftės sė II-tė Botėrore. Nė qoftė se njė bashkim tė tillė hipotetikisht do t'a mbėshtesnin forcat ose regjimi properėndimor politik nė Beograd, nė instancėn e fundit, bashkimi i tillė do tė konsiderohej si cėnim i interesave tė sovjetizuara Ruse dhe Serbe me supozimin se njė Shqipėri e tillė do t'ishte via-facti anti-Ruse e anti-serbe dhe jo vetėm anti-komuniste. Kėmbėngulja serbe qė nė ēfarėdo rrethanash Kosova tė mbetet me Serbinė realisht ėshtė shprehje e frikės se njė gjė e tillė mund tė jetė objektivisht e mundshme.

   Marrė globalisht qė tė dy qasjet e bėjnė minimizimin e rolit tė faktorit politik shqiptar nė pėrcaktimin dhe nė realizimin e qėllimeve tė veta nacionale. Pėr kėtė shkak, ngjarjet e vitit 1981 qė i karakterizoi kėrkesa e theksuar fuqimisht pėr Republikėn e Kosovės, nė esencė e nxorėn nė sipėrfaqe pikėrisht rolin e kėtij faktori. Republika e Kosovės, si do qė tė duket, mund tė konsiderohet zgjidhje e pjesėshme, paliative e ēėshtjes shqiptare. Mirėpo zgjidhjet paliative tė ēėshtjeve tė mėdha mund tė konsiderohen dhe janė cilėsi e luftės politike dhe produkt i menēurisė sė faktorit politik shqiptar nė vlerėsimin e tėrėsishėm tė rrethanave, rrugės sė zhvillimit tė proceseve dhe synimeve pėrfundimtare tė tyre. Objektivat politike shqiptare kanė karakter tė tė drejtave tė natyrshme dhe demokratike dhe jo tė maksimalizimit tė fuqisė me qėllim tė instrumentalizimit tė saj nė lojėn e vjetėr tė fuqisė dhe tė ligjit tė xhunglės. Mundėsitė tona pėr tė kapur hapin e botės sė zhvilluar nė avancimet teknologjike, tė bioshkencave, tė megashkencės, tė shkencės mbi materialet, tė informatikės etj., janė tė vogla por kjo nuk do tė thotė se duhet hequr dorė nga pėrpjekjet maksimale pėr tejkalimin e pazhvillueshmėrisė nė tė cilėn ndodhemi dhe pėr krijimin e infrastrukturės sė nevojshme qė do t'a mundėsonte akceptimin dhe aplikimin e inovacioneve nga fushat e pėrmendura tė shkencės, pa tė cilat nuk mund tė paramendohet jeta nė shekullin e XXI. Andaj, lufta politike  pėr realizimin e kėrkesave legjitime ėshtė e motivuar nga nevojat reale tė popullsisė shqiptare pėr zhvillim. Ajo nuk ėshtė e orientuar nė mohimin e nevojave tė ngjashme tė serbėve. Pėrkundrazi. Duke u ndodhur nė nivele tė ngjashme tė madhėsisė demografike, tė shkallės sė zhvillimit, tė orientimit civilizues, tė pozitės historike dhe gjeografike, pėr kah pėrmbajtja e brendshme thėrret pėr pėrfundimin definitiv tė raporteve tė subordinacionit dhe tė dominacionit, kėrkon heqjen dorė nga instrumentalizimi i vetes nė funksion tė interesave tė huaja, implikon vėnie tė raporteve kualitativisht tė reja, evitim tė ndikimeve negative tė huaja dhe ėshtė shpėrthim i energjisė sė re kreative, jo vetėm pėr shqiptarėt, por pėr tė gjitha palėt e ngatėrruara nė krijimin e pengesave pėr fitorėn e sė resė. Republika e Kosovės, me fjalė tė tjera, pavarėsisht nga ajo se kush mund jetė nė nivelin institucional bartės i njė politike gjithėshqiptare, nė rrethanat e dhėna ėshtė realizim i njėrit prej interesave vitale tė kombit. Si e tillė, mund tė qėndrojė vetėm nė funksion tė bashkimit por edhe tė forcimit tė raporteve tė reja nė gjithė territorin e Ballkanit, tė Mesdheut dhe tė Evropės. Kėtė rol mund t'a luajė me sukses nė kontekst tė proceseve integrative tė Evropės, qė do tė kenė konsiderata pėr tė gjithė pjesėmarrėsit dhe pėr gjithė drejtimin historik tė zhvillimit tė proceseve pozitive.

 

Krushė e Madhe, 22 maj, 1991