|
PJESA II
Mr. Ukshin HOTI
FILOZOFA POLITIKE E ĒĖSHTJES SHQIPTARE
&
VITI '81 DHE PROCESET E DEMOKRACISĖ
Kohėve tė fundit nė Kosovė duket se
dominojnė dy parulla: ajo mbi demokracinė dhe ajo mbi Evropėn. Me demokraci
mendohet tė arrihet nė Evropė, ndėrsa me Evropė mendohet tė kihet demokraci
(zhvillim). Duket se qė moti ėshtė bėrė imperativ precizimi i pėrmbajtjes sė
tyre dhe shpjegimi mė i hollėsishėm i raportit tė tyre me ngjarjet nė Kosovė dhe
me synimet e saj. Pėr kėtė shkak, nė qoftė se nė pjesėn e parė tė letrės sė
drejtuar redaksisė sė revistės beogradase «Intervju», tentimi i argumentimit
teorik, nga aspekti i vetėdijes, sado pak i ka vėnė nė dyshim paragjykimet mbi
atė se ngjarjet dhe kėrkesat e vitit 1981 inspiroheshin ekskluzivisht nga RSP e
Shqipėrisė; nė qoftė se teksti i diskutimit nga viti 1981 nė Fakultetin
Filozofik tė Universitetit tė Kosovės nė Prishtinė ngjarjet e atij viti i ka
vėnė nė kontekst tė lėvizjes botėrore konvulzive autonomiste, kurse vetė
kėrkesėn kryesore pėr Republikė, nė kontekst tė synimeve natyrale pėr zhvillimin
e mėtejshėm tė Kosovės, atėherė duket e udhės dhe e drejtė tė konstatohet se
Kosova nuk mund tė stoliset me njė demokraci tė imponuar nga jashtė; se asaj
demokracia nuk i duhet pėr t'u stolisur (se edhe ashtu ėshtė e bukur), e as pėr
tė vallėzuar me tė. Do t'i duhet, natyrisht, edhe pėr kėto, por jo vetėm pėr
kėto, sepse atėherė vėshtirė qė do tė arrinte nė Evropė. Me fjalė tė tjera,
Kosova nuk mund tė arrijė nė Evropė pa njė demokraci autentike, tė vetėlindur
prej saj. Pikėrisht pėr kėtė shkak, kjo pjesė e analizės (pjesa e II-tė), tenton
tė koncentrohet nė ēėshtjet qė kanė tė bėjnė me raportin midis ngjarjeve tė
kėtij viti dhe proceseve tė demokratizimit tė jetės politike nė Kosovė. Pa kėtė,
nocionet «demokraci» dhe «Evropė», nuk mund tė kuptohen drejt, nuk mund tė kenė
pėrmbajtje adekuate. Vetėm duke i vėnė nė relacion me ngjarjet e vitit 1981, me
tėrė kontinuitetin e ndodhive tė viteve '80, mund tė arrihet gjer te pėrcaktimi
i drejtė, jo vetėm i pėrmbajtjes sė tyre, por edhe i synimeve tė mėtejshme tė
proceseve tė tanishme e tė djeshme, si edhe i lidhmėrisė sė tyre me ato procese
tė demokratizimit qė e synojnė njė Evropė tė pėrbashkėt pėr tė gjithė popujt e
saj (qė do tė jetė temė e pjesės sė III-tė tė kėsaj analize). Nga ky aspekt,
duket se viti 1981 ėshtė nyja, zbėrthimi i sė cilės e mundėson lėvizjen e drejtė
tė gjėrave dhe tė proceseve. Natyrisht, ato mund tė lėvizin edhe pa zbėrthimin e
kėsaj nyjeje. Dhe, gjatė historisė, rėndom, vetė ajo i ka zgjidhur nyjet e
ngjashme, veēse ēmimi rėndom ka qenė tejet i lartė. Ėshtė paguar me lajthitje,
me ngecje dhe me tragjedi, herė-herė fare tė panevojshme, dhe herė-herė tepėr tė
ekzagjeruara. Ndėrkaq, ndonjėherė tėrėsisht e kanė ndėrruar kahjen e zhvillimit
tė tyre, nė mėnyrė qė pastaj historianė tė zotė janė detyruar tė merren me
vlerėsimin e asaj se ē'do tė kishte qenė mė mirė — tė mos ishte bėrė ai ndėrrim
i kahjes, apo mė mirė qė ishte bėrė? Dhe historia nė kėtė pikė doemos do tė
ishte shndėrruar nė filozofi dhe filozofia doemos do tė ēonte nė pėrsėritjen e
proceseve tė njėjta, me pėrmbajtje tė ngjashme, por gjithsesi me ēmimin adekuat
edhe pėr kohėn, edhe pėr energjinė e shpenzuar materiale dhe shpirtėrore.
Dhe qėllimi i kėtij shqyrtimi nuk
ėshtė ta ndryshojė historinė. Po tė mendohej njė gjė e tillė, do tė ishte njė
prepotencė e padėgjuar dhe e paparė. Mirėpo, megjithė modestinė e domosdoshme,
nuk mund tė mohohet se kjo analizė e synon kontributin e autorit nė zhvillimin e
mėtejshėm tė proceseve. Nė qoftė se ato procese pa dashjen e tij e kanė
pėrfshirė pėrpara, e kanė ndrydhur dhe e kanė zhveshur nga subjektiviteti nė
shoqėri, tani ėshtė rendi qė proceset tė kenė veshė pėr subjektin dhe ta
braktisin verbėrinė e spontaneitetit. Me njė fjalė, ėshtė rendi ta pranojnė edhe
kritikėn, edhe kontributin qėllimmirė tė subjekteve qėllimmira.
Kritikė tė tjerė, subjekte tė tjera tė
ndrydhura e tė pandrydhura, natyrisht do tė pyesin me tė drejtė — pėrse
pikėrisht viti 1981? Pėrse jo ndonjė vit tjetėr, p.sh. viti 1968, apo dhe ndonjė
vit i mėhershėm, tė mos ishte nyja pa zbėrthimin e sė cilės nuk do tė ecej
pėrpara? Dhe pėrgjigja mund tė duket arrogante, por nė esencė e saktė: sepse
vitet tjera nuk e ndryshuan historinė. Tė gjitha vitet i ndihmuan zhvillimit tė
historisė. Do tė thoshim se vitet tjera i ndihmuan akumulimit tė proceseve,
rritjes sė kuantitetit, por kėrcimin kualitativ, vetė shndėrrimin e kuantitetit
nė kualitet, e bėri vetėm viti 1981. Jo se ishte njė vit mrekullibėrės, por
sepse pikėrisht nė atė vit ishin pjekur tė gjitha kushtet, ishin akumuluar tė
gjitha proceset, ishin arritur tė gjitha nivelet pėr shndėrrimin e kuantitetit
nė kualitet, dhe rastėsisht i ndrydhi subjektet qė nuk deshėn tė pajtoheshin me
ndrydhjen. Po tė ishin pajtuar me ndrydhjen, viti 1981 do tė kalonte njėsoj
sikurse edhe vitet tjera.
Rreth ngjarjeve tė kėtij viti ekziston
vlerėsimi zyrtar se ato ishin tentim kontrarevolucioni dhe ekziston koha e cila
tashmė e tejkaloi njė vlerėsim tė kėtillė. Mirėpo problemi qėndron pikėrisht
kėtu: tejkalimi i njė vlerėsimi tė tillė politik me vetė zhvillimin e ngjarjeve
nė kohė dhe nė hapėsirė nuk ėshtė njėsoj me tejkalimin e tillė tė vlerėsimit nė
mbėshtetje tė argumenteve kritike. E pra, objektivisht kjo do tė thotė
ngadalėsim i proceseve; shpenzim i panevojshėm i energjisė materiale e
shpirtėrore, dhe mjegullim dhe zhdavaritje e qėllimeve pėr realizimin e tė
cilave zhvillohen proceset. E dyta e bėn tė kundėrtėn: i kristalizon qėllimet
dhe i hap rrugė zhvillimit tė proceseve pozitive shoqėrore. Ndėrkaq, lajthitja,
zvarritja apo devijimi i proceseve, rėndom nuk ngjan pėr shkaqe spontane,
ndonėse edhe kjo nuk mund tė pėrjashtohet, por pėr tė arritur ndonjė qėllim tė
caktuar, tė arsyeshėm shoqėror. Dhe arsyeshmėrinė e qėllimeve tė kėtilla e
pėrcaktojnė subjektet vendimtare tė proceseve, por legjitimitetin e tyre
historik nuk e pėrcaktojnė ato, veēse arsyeshmėria historike e qėllimit —
idealit, d.m.th. e qėllimit final qė e synon tendenca historike e zhvillimit tė
proceseve. Ēdo proces qė nuk ėshtė nė harmoni me kėtė tendencė mund tė
arsyetohet nė mėnyra tė ndryshme, mund tė ketė legjitimitet afatshkurtėr
politik, por nuk mund tė ketė legjitimitet historik, e as ta pretendojė atė. Pėr
kėtė shkak ėshtė i nevojshėm shqyrtimi i ngjarjeve tė vitit 1981 nė kontekst tė
definimit tė kontrarevolucionit.
Vetė fjala «kontrarevolucion»
definohet nė mėnyra tė ndryshme, varėsisht nga tema e shqyrtimit, por
definicionet e ndryshme nuk mund ta injorojnė pėrmbajtjen e kėtij nocioni, tė
pėrfshirė nė «Enciklopedinė politike». Aty ajo definohet si: «aksion i
organizuar politik i drejtuar kundėr sistemit shoqėror tė krijuar me revolucion,
kundėr fryteve revolucionare, kundėr forcave dhe raporteve shoqėrore qė e
synojnė transformimin revolucionar tė shoqėrisė. Si dukuri shoqėrore e kundėrt
me revolucionin, kontrarevolucioni shėnon ndryshimin kualitativ tė njė gjendjeje
shoqėrore ose sistemi nė drejtim tė restaurimit tė raporteve tė mėtejshme tė
lėkundura dhe tė mėnjanuara politike dhe tė prodhimit», («Politiēka
Enciklopedija, Savremena Administracija». BGD.1975,f.476). Shpjegimi i
vlerėsimit tė kontrarevolucionit nė Kosovė mė vonė ėshtė plotėsuar me botime tė
veēanta mbi problemin e Kosovės. Nga ana tjetėr, shtypi me shkrime tė
vazhdueshme polemizonte njėanshėm me kėrkesėn dominante tė ngjarjeve tė vitit
1981. Esencialisht, me njė gjimnastikė tė veēantė mentale, provohej tė
argumentohej:
1. se kishte ngjarė tentim
kontrarevolucioni dhe
2. se kėrkesat dominante tė atij viti
e synonin pėrmbysjen e rendit shoqėror.
Pėr tė argumentuar tezėn e parė
theksohej se ngjarjet e atij viti kishin qenė tė organizuara. Varėsisht nga
kėndvėshtrimi, por mė tepėr nga orientimi ideologjik i autorit, theksohej se ato
i kishte inicuar Beogradi, gjegjėsisht Tirana, por gjithmonė pėrmes forcave
pro-rankoviēiste, pro-informbiroiste, pro-staliniste, pro-marksiste-leniniste
etj. tė Prishtinės, d.m.th., tė Kosovės. Pjesėmarrja e konsiderueshme e tė
rinjve nė ato ngjarje relativizohej qėllimisht ose edhe minimizohej, ndėrsa vetė
autorėt e veprave tė inkriminuara, nė mėnyra tė ndryshme denigroheshin. Jepnin
shėnime se gjatė pjesės mė tė madhe tė viteve '80 ishin zbuluar nėntė (9)
organizata bukur tė mėdha dhe 83 grupe ilegale qė kishin marrė pjesė tė
drejtpėrdrejtė nė kontrarevolucion («NIN», nr.2054, 13 Maj 1990).
Spekulohej me mundėsinė e shpėrthimit tė kryengritjes sė armatosur dhe me
mundėsinė e ekzistimit tė qendrės sė kontrarevolucionit.
Nė kėtė tekst dhe nė momentin e
tanishėm nuk ėshtė e mundur tė shqyrtohet as niveli organizativ e as karakteri i
organizimit tė organizatave dhe tė grupeve tė pėrmendura ilegale. Kėtė duhet ta
bėjnė ata qė i kanė kėto shėnime dhe atėherė kur do tė jetė e mundur qė me to tė
disponojnė edhe tė tjerėt. Mirėpo ėshtė e mundur, madje edhe e nevojshme, qė
qysh tani, nė mbėshtetje tė nevojės dhe tė pėrshtypjeve personale, tė jepet
mendimi se i pėrgjigjej apo jo karakteri i organizimit dhe niveli organizativ i
tyre pėrmbajtjes sė definuar tė kontrarevolucionit?
Nė qoftė se forma (organizimi),
merret e ndarė nga pėrmbajtja (aktorėt dhe qėllimi), qė rėndom fillonte nga
treshet (2 + 1, d.m.th. dy veta qė nuk dinin pėr njėri-tjetrin dhe njėri qė
dinte pėr dy tė tjerėt), dhe kjo pastaj rritej me progresion gjeometrik nė
dhjetėshe (3 x 3 + 1), nė qindshe (99 + 1), nė mijėshe (999 + 1), atėherė ėshtė
e qartė se kjo mėnyrė e organizimit mund t'i pėrgjigjej ēdo qėllimi, pra edhe
revolucionit e jo vetėm kontrarevolucionit. Nga kjo rezulton se ėshtė punė e
kotė tė merresh me ndarjen e formės nga pėrmbajtja. Me fjalė tė tjera, theksimi
i nėntė (9) organizatave pak si mė tė mėdha dhe i 93 grupeve ilegale, vetvetiu
nuk e argumentonte tezėn mbi ekzistimin e tentimit kontrarevolucionar, e as tė
kontrarevolucionit. Ashtu mund tė argumentohej edhe ekzistimi i tė kundėrtės sė
kontrarevolucionit, d.m.th. i revolucionit. Meqė kėto dy nocione e pėrjashtojnė
njėri-tjetrin, shihet se argumenti ėshtė i pavlerė, sepse me tė njėjtėn premisė
nxirren dy konkludime tė kundėrta qė e asgjėsojnė njėri-tjetrin. Nė qoftė se
kėsaj i shtohet edhe fakti se nuk u argumentua ndonjėherė ekzistimi i qendrės sė
kontrarevolucionit del se argumenti i theksuar nuk ėshtė kurrfarė argumenti.
Megjithatė, njė kohė bukur tė gjatė u
aludua nė qendrėn pėr nxjerrjen e vendimeve politike nė Kosovė si qendėr tė
kontrarevolucionit. Dhe, meqė qendra e tillė nė Kosovė ishte pjesė pėrbėrėse e
qendrave tė tjera nė vend dhe e qendrės sė vendit nė tėrėsi dhe mė larg, atėherė
dilte se kontrarevolucioni nė Kosovė ishte pjesė pėrbėrėse, hallkė nismėtare e
njė kontrarevolucioni tė tėrėsishėm tė vendit nė pėrgjithėsi, bile edhe e tėrė
Evropės Lindore. Pavarėsisht nga ajo se nė pjesėn e parė tė tekstit dėrguar
revistės «Intervju» e theksoja se nuk ma merrte mendja qė mund tė identifikohej
qendra pėr nxjerrjen e vendimeve politike me qendrėn e kontrarevolucionit nė
Kosovė dhe pavarėsisht nga ajo se tani gati tėrėsisht jam i sigurt pėr kėtė, jo,
gjithmonė do tė varet nga ajo se ēfarė nė tė vėrtetė synohej me zhvillimin e
ngjarjeve: restaurimi i raporteve tė mėnjanuara e tė likuiduara politike apo
krijimi i raporteve tė reja?
Duke u nisur nga pika e njėjtė, tani
ėshtė e qartė se forca tė ndryshme revanshiste dhe antikomuniste e presin
restaurimin e raporteve tė vjetra, kthimin e fuqisė sė humbur gjatė luftės,
shėrimin e komplekseve tė vjetra, dhe shfrimin e pasioneve tė ndrydhura me vite.
Bile pėr kėtė «festė» tė tyre tė pėrgjakshme ato i mprehin thikat, kamat dhe
jataganėt. Ato e marrin si tė kryer kthimin e tyre nė pushtet dhe hakmarrjen e
tyre tė madhe. Komunizmi pėr to ėshtė mundur nė saje tė kredive dhe mendjes
dinake tė kapitalit tė madh. Meqenėse kurrnjėherė nuk kanė qenė nė gjendje tė
krijojnė vlera tė reja, por vetėm t'i imitojnė vlerat e huaja, t'ua vjedhin
kreatorėve pėr qėllimet e tyre tė papastra, ato tani janė tė gatshme t'i
shėrbejnė (gjithmonė dinin ta bėnin vetėm kėtė), qėllimeve tė errėta tė forcave
tė «kohėrave tė pėrhimta», tė mezokohėrave. Ato megjithatė e harrojnė njė gjė tė
vogėl por tė rėndėsishme: se bartėsit e ngjarjeve tė vitit '81 nuk ishin
kontrarevolucionarė e as tė manipuluar nga ata, apo nga cilado forcė tjetėr e
mezokohėrave. Mirėpo, te kėto ēėshtje do tė kthehemi mė vonė nė kėtė tekst dhe
nė tekstet e ardhshme. Tani ėshtė me rėndėsi tė theksohet se, meqė forma nuk
mund tė analizohet pavarėsisht nga pėrmbajtja e saj, atėherė del se ngjarjet e
vitit '81 nuk mund tė analizohen as pavarėsisht nga subjektet e tyre e as
pavarėsisht nga qėllimi, ideali i tyre.
Pėr hir tė thjeshtimit tė gjėrave tani
do tė merremi me shqyrtimin e relacionit midis qėllimit final, kėrkesės
kryesore tė ngjarjeve dhe tė bartėsve tė tyre pėr konstituimin e Kosovės nė
Republikė, dhe vlerėsimit tė saj si kontrarevolucionare. Ndonėse me tė nuk
synohej as shkėputja nga Jugosllavia e as pėrmbysja e raporteve shoqėrore nė
Jugosllavi, prapėseprapė u theksuan kėto shpjegime:
1. se Republika e tillė do ta
shfrytėzonte tė drejtėn pėr vetėvendosje dhe do t'i bashkangjitej Shqipėrisė. Nė
kėtė mėnyrė do tė cėnohej integriteti territorial i Jugosllavisė;
2. se ajo e provokonte luftėn qytetare
dhe hipotetikisht pėrmbysjen e rendit shoqėror tė Jugosllavisė; dhe
3. se ajo nė esencė e provokonte
revidimin e kufijve nė Ballkan dhe mė gjerė, nė Evropė.
Pėrveē faktit se operohej me hipoteza
dhe nocione hipotetike, qė tė tri argumentet nuk kanė ndonjė lidhje tė
drejtpėrdrejtė me kontrarevolucionin. Nga definicioni i theksuar i
kontrarevolucionit ėshtė e qartė se kėrkesa pėr Republikė mund tė vihej nė
lidhje direkte me kontrarevolucionin vetėm poqese me tė synohej restaurimi i
raporteve tė kundėrta me revolucionin, tė atyre raporteve tė cilat dikur i
kishte pėrmbysur akti revolucionar i forcave revolucionare tė vendit nė tėrėsi.
Kontestimi i kėsaj kėrkese, me fjalė tė tjera, nuk vihej nė relacionin me
karakterin e sistemit eventual qė synohej (realizimi i barazisė sė plotė brenda
sistemit tė pėrmirėsuar, tani brenda radhėve tė reja qė dalin nga fryma e
kohės), por vetėm nė konsekuencat eventuale qė mund tė rezultonin nga
kundėrvėnia e forcave tė tjera. Kėto forca tjera pėrsėri supozoheshin si
revolucionare, pasi qė nuk ishte e logjikshme qė forcat kontrarevolucionare t'i
kundėrviheshin qėllimeve kontrarevolucionare. Forcat revolucionare nė kėtė pikė
duket se e ruanin njėrėn nga frytet e revolucionit — rregullimin federativ tė
vendit dhe pozitėn ekzistuese tė republikave dhe tė krahinave tė pėrcaktuar me
kushtetutė. Dukej, sepse rendi i vendosur kushtetues qė nė start nuk ishte
treguar i suksesshėm: nė fillim ishte nisur nga huazimi jokritik i konceptit
leninist mbi nivelizimin e zhvillimit tė gjithėmbarshėm tė kombeve, ndėrsa
shqiptarėt, si mė pak tė zhvilluar, i kishte vėnė nėn mbikėqyrjen e RS tė
Serbisė dhe brenda saj, nė mėnyrė qė mė vonė, me kushtetutėn e vitit 1974, t'ua
siguronte njė pozitė dubioze (edhe brenda Serbisė, edhe si element konstitutiv
i Federatės). Megjithė fisnikėrinė e vet, Lenini nuk kishte mundur as pėr tė
gjallė tė vetin, e as tė tjerėt mė pastaj, qė nė federatėn sovjetike tė
rregulluar nė mbėshtetje tė konceptit mbi nivelet e dhėna tė zhvillimit tė
kombeve (e cila nė tė vėrtetė i reflektonte pėrpjekjet e francezėve dhe tė
anglosaksonėve pėr inkorporimin e kolonive tė veta nė sistemet e tyre politike),
ta suprimonte veprimin e ligjit mbi zhvillimin e pabarabartė ekonomik. Ndėrkaq,
ky i «pėrjetėsonte» nivelet e tilla, sepse zhvillimi i kombit mė pak tė
zhvilluar gjithmonė ngecte prapa zhvillimit tė kombeve mė tė zhvilluara
(ndonjėherė edhe pėr disa herė) dhe kėshtu, ndonėse zhvillohej edhe kombi mė pak
i zhvilluar, diferenca me kombet mė tė zhvilluara thellohej gjithnjė e mė tepėr.
Pėr kėtė shkak, zhvillimi i kombeve mė pak tė zhvilluara i pėrngjante zhvillimit
nė moszhvillim. Pasardhėsit e tij nuk e panė tė udhės, ose nuk mundėn (gjė qė
ėshtė njėsoj), t'ia pėrshtatnin rregullimin e vendit nevojave reale tė rritės sė
kombeve. Andaj, po qe se rregullimi i vendosur federativ i sovjetikėve nė fillim
i ndihmoi zhvillimit tė kombeve mė pak tė zhvilluara, mė vonė duket se u
shndėrrua nė pengesė tė rritjes sė tyre tė mėtejshme. Nė vitet '60, kėtė problem
francezėt dhe anglosaksonėt e zgjidhėn me kėrcim kualitativ, duke u pajtuar me
pavarėsimin e kolonive tė veta, por gjithashtu duke e ruajtur pozitėn e vet tė
privilegjuar pėrmes raporteve neokoloniale. Zhvillimi gjithnjė e mė i madh i
shkencės, i teknikės dhe i teknologjisė dhe ngecja e vendeve nė zhvillim e
redukton gjithnjė e mė tepėr nevojėn e pėrdorimit tė dhunės fizike pėr ruajtjen
e kėtyre raporteve. Nė kėtė mėnyrė, opcionet e pavarėsisė politike nė dukje
rriten, ndonėse realisht mund tė kenė edhe kahje tė kundėrt. Mirėpo, ėshtė me
rėndėsi se metropolet e dikurshme, por edhe kolonitė e tyre, e hoqėn nga rendi i
ditės aspektin shpirtėror tė ēėshtjes. Problemi i zhvillimit tė vendeve nė
zhvillim u shndėrrua nė ēėshtje tė forcave tė tyre tė brendshme dhe tė aftėsisė
sė tyre vetanake pėr t'u gjetur nė raportet e botės sė jashtme. Ndėrkaq, te
sovjetikėt ky problem ndodhet nė zgjidhje e sipėr, sikundėr edhe te ne, por
dallimi qenėsor qėndron nė faktin se zgjidhja e tij edhe te ne edhe te
sovjetikėt u inspirua me nevojėn e zhvillimit tė gjithėmbarshėm, pra tė nevojės
qė tė zhvilloheshin edhe vetė kombet mė tė zhvilluara, e jo vetėm ato nė
zhvillim.
Nga ky aspekt, zbėrthimi i kėtij
problemi nuk ėshtė mė rėndėsi vetėm pėr kombet mė pak tė zhvilluara, por ka
rėndėsi tė jashtėzakonshme nė radhė tė parė pėr vetė kombet mė tė zhvilluara
brenda rregullimeve tė dhėna federale. Dhe pikėrisht edhe pėr kėtė shkak,
ngjarjet e vitit '81, duke kėrkuar suprimimin e dubiozitetit tė pozitės sė
Kosovės brenda Federatės jugosllave, nė tė vėrtetė e kėrkonin suprimimin e
pengesave pėr lirimin e hovit kreativ tė forcave prodhuese. Zbėrthimi i
problemit nė dėm tė krahinave (ndryshimet kushtetuese nė favor tė Serbisė), nuk
ka asgjė tė pėrbashkėt me lirimin e forcave kreative tė Serbisė. Ato njėsoj u
«lidhėn» edhe mė tepėr, pikėrisht sikurse ato nė Kosovė. Pėr kėtė shkak, nė
qoftė se pajtohemi se zhvillimi ėshtė nevojė imperative pėr tė dy palėt; nė
qoftė se poashtu pajtohemi se forcat kreative tė njėmendėta janė bartėse tė
vėrteta tė zhvillimit tė ēdo kombi veē e veē, dhe tė shoqėrisė nė pėrgjithėsi;
dhe nė qoftė se pajtohemi (e doemos duhet tė pajtohemi), se pozita e
gjertanishme kushtetuese e Kosovės qė moti u shndėrrua nė pengesė tė hovit tė
forcave kreative, jo vetėm te shqiptarėve, atėherė doemos duhet tė pajtohemi se
kėrkesat dominante tė vitit 1981 pėr konstituimin e Kosovės si Republikė, nuk
kishin asgjė tė pėrbashkėt me kontrarevolucionin.
Ndryshimi tjetėr thelbėsor nė
zgjidhjen e problemit tė zhvillimit, qoftė nė raport me anglo-saksonėt, qoftė me
sovjetikėt, ka tė bėjė me nivelin historik tė zhvillimit global tė kombeve nė
fjalė. Shqiptarėt dhe serbėt janė kombe tė cilat pėrafėrsisht nuk kanė pasur
diferenca tė mėdha as nė nivelin e zhvillimit tė tyre global, as nė numėr tė
popullsisė (i takojnė kategorisė sė kombeve relativisht tė vogla); nuk kanė
pasur religjion tė vetin (orthodoksizmi u lind nė Bizant, katolicizmi nė Romė,
ndėrkaq islamizmin ua eksportuan otomanėt). Andaj, nuk kanė pasur mundėsi (pa
marrė parasysh pėrpjekjet e vona tė serbėve), qė atė ta shndėrrojnė nė
instrument tė ekspanzionit sikurse kombet tjera tė mėdha. Historikisht, pozita e
tyre nė dukje pak mė e privilegjuar nė raport me njėri-tjetrin, ishte gjithmonė
rezultat i prezencės sė interesave tė huaja (otomanėt, rusėt, gjermanėt,
francezėt etj.), por jo i rritės sė shpejtuar autentike tė njėrit ndaj tjetrit.
Kanė mundur t'ia huazojnė njėri-tjetrit edhe kulturėn edhe religjionin, por nuk
kanė mundur as ta krishterizojnė njėri-tjetrin e as ta modernizojnė, pa i marrė
parasysh bindjet e Pashiqit qė ia thoshte Hartwig-ut nė prag tė luftėrave
ballkanike. Pėr kėtė shkak marrėdhėniet midis shqiptarėve dhe serbėve,
gjegjėsisht raportet midis tyre, nuk mund tė jenė raporte tė hierarkisė, por tė
barazisė sė plotė; jo raporte tė pėrbuzjes, por tė respektit tė plotė reciprok
tė identiteteve tė tyre. Hapėsira gjeografike tė dy palėve u dikton raporte
miqėsie, por miqėsia nuk qėndron nė qoftė se nuk mbėshtetet nė barazinė e plotė
dhe nė respektimin e sė drejtės tė secilit pėr t'u zhvilluar nė pajtim me
mundėsitė e lira nė bashkėsinė mė tė gjėrė. Pėr kėtė shkak, kėrkesa pėr t'u
konstituar nė Republikė historikisht do tė thotė vėnie e raporteve
kualitativisht tė reja, evitim i ndikimeve negative tė huaja dhe shpėrthim i
energjisė sė re kreative pėr tė dy popujt. Ndėrkaq kjo nuk mund tė ketė asgjė tė
pėrbashkėt me kontrarevolucionin.
Vazhdimi i procesit qė e synonte
realizimin e barazisė sė plotė tė shqiptarėve, por edhe zhvillimi i procesit tė
demokratizimit nė Evropė, me kohė e zhvlerėsoi njė vlerėsim tė tillė mbi
ngjarjet e vitit l981 si kontrarevolucionare. Ky vlerėsim tanimė as qė
theksohet, por kundėrvėnia kėsaj kėrkese mė vonė u mbėshtet nė kalkulimet e
karakterit politik dhe strategjik mbi rrezikimin eventual tė hartės politike tė
Evropės: «Menjėherė pas demonstratave masovike tė shovinistėve dhe tė
separatistėve shqiptarė nė vitin 1968 (tė cilat, gjė qė ėshtė karakteristike,
nuk kanė kurrfarė lidhje as me natyrėn e as me kuptimin e kontestacionit botėror
dhe jugosllav nga viti '68), e sidomos nė vitin 1981 kur haptas u shpreh kėrkesa
«Kosova — Republikė», ishte e qartė se Serbia dhe Jugosllavia ballafaqohen me
strategjinė e drejtuar nė prekomponimin dhe dekomponimin e Serbisė, tė
Jugosllavisė dhe tė Ballkanit, e me kėtė edhe tė Evropės. Fjala ėshtė pėr
tentimin qė tė bėhet revidimi i kufijve tė Evropės, gjė qė bėhet edhe mė
evidente, po tė kihet parasysh se Shqipėria nuk e ka nėnshkruar dokumentin
pėrfundimtar tė Helsinkit me tė cilin shtetet nėnshkruese e garantojnė
pandryshueshmėrinė e kufijve tė Evropės pas Luftės sė II Botėrore» («NIN»,
nr.2054, 13 Maj 1990).
Rasti ka dashur qė si anėtar i
Kėshillit Universitar tė Lidhjes sė Studentėve tė Universitetit tė Zagrebit dhe
si Kryetar i Komisionit Ndėrkombėtar tė kėtij Kėshilli, tė ndodhesha nė ballė tė
demonstratave masovike tė studentėve dhe tė qytetarėve tė Zagrebit, kundėr
prezencės ushtarake tė amerikanėve nė Vietnam (viti 1968). Poashtu, rasti ka
dashur qė diē pas ngjarjeve tė maj-qershorit tė Parisit tė po atij viti (1968)
tė ndodhesha nė Bruksel, Belgjikė, nė bisedime me studentėt dhe tė rinjtė e
vendeve frankofone. «Rilindja» nė Prishtinė atė vit e pati botuar njė vėshtrim
timin pėr kuptimin kontestues tė kėtyre ngjarjeve nė Evropė, dhe ndonėse nuk
dija asgjė pėr ato qė nė ndėrkohė kishin ngjarė nė Prishtinė dhe nė qytetet
tjera tė Kosovės, prapėseprapė mendoj se tė kontestohet kuptimi i kontestacionit
botėror dhe jugosllav i kėtyre ngjarjeve (tė vitit 1968) nė Prishtinė, ėshtė
njėsoj e pakuptimtė si edhe tė kontestohet karakteri i njėjtė i ngjarjeve tė
vitit 1981 nė Kosovė.
Nga ana tjetėr, procesi i bashkimit tė
dy Gjermanive; deklarimi i republikave baltike pėr pavarėsim nga BRSS, (tani
edhe i Moldavisė), tregojnė qartė se fjala ėshtė pėr procese mė tė thella tė
lidhura me krijimin e njė Evrope tė pėrbashkėt pėr tė gjithė popujt e saj. Ėshtė
gati evidente se pėrpjekjet janė duke u zhvilluar nė drejtim tė ruajtjes sė
tėrėsive territoriale dhe tė mosndryshimeve tė mėdha tė hartės politike dhe
strategjike tė Evropės. Kėrkesat e vitit 1981 nė Kosovė nuk e synonin ndryshimin
e hartės politike tė Evropės, veēse evitimin e potencialitetit tė krizave nė
Ballkan dhe nė Evropė dhe stabilizimin e paqes nė mbėshtetje tė bazave mė tė
forta. Andaj, argumenti mbi ndryshimin e kufijve tė Evropės, ose mbi
mosnėnshkrimin e dokumentit pėrfundimtar tė Helsinkit, nė kėtė kontekst ėshtė
dubioz dhe i paqėndrueshėm.
Vlerėsimi hipotetik mbi bashkangjitjen
e Kosovės sė konstituuar si Republikė RSP tė Shqipėrisė, mbėshtetej pikėrisht
mbi cilėsimin e bartėsve tė ngjarjeve tė atij viti dhe tė viteve tė mėvonshme si
tė indoktrinuar nga Shqipėria. Tė dhėnat e pėrmendura qė kanė tė bėjnė me
zbulimin e organizatave, tė grupeve ilegale dhe tė individėve qė janė marrė me
«veprimtari armiqėsore», rėndom pėrcilleshin me shpjegime tė mėvonshme, apo tė
menjėherėshme, se shumica nga ato, nė orientimin e tyre ideologjik e pėrmbanin
njė fundament marksist-leninist, ose edhe se shumica e tė rinjve tė burgosur
kishin qenė tė indoktrinuar nga kjo ideologji. Jepeshin tė dhėna se pėr vepra
penale ishin pėrgjigjur rreth 1298 veta, ndėrsa ishin dėnuar rreth 1019 veta.
Mirėpo nuk jepeshin kurrfarė tė dhėnash se sa nga ata, nė tė vėrtetė, ishin tė
indoktrinuar me kėtė ideologji? U shpjegua mė tutje se gjer nė vitin 1989 e
kishin pėrjetuar «kontaktin e afėrt tė llojit policor», d.m.th. se ishin
trajtuar nga policia, rreth 584.373 veta, qė pėrafėrsisht do tė thoshte ēdo i
katėrti shqiptar (Blerim Reka, «Enigmė gjithnjė e pazgjidhur», «Rilindja»,
13.05.1990). Njė veprimtari e tillė masovike e aparatit shtetėror ndaj
qytetarėve tė vet nė prag tė shekullit XXI ėshtė vėshtirė tė shpjegohet me
reaksionin shovenist tė politikės serbe, me shfrenimin e raprezalieve tė
aparatit shtetėror etj. Duket se ėshtė mė afėr mendjes, sado qė nuk e kap
logjika e shėndoshė, se kėto u pėrdorėn si pretekst pėr tė mbuluar qėllimin e
diagnostifikimit tė disponimit politik tė masave, pro apo contra
bashkangjitjes me RSP tė Shqipėrisė? Pro apo contra fundamentit
ideologjik marksist-leninist tė masave?
Tani gati edhe zyrtarisht pranohet
(dhe duhet tė pranohet), se rrallė ndonjė i dėnuar politik ėshtė deklaruar pėr
bashkim me RSP tė Shqipėrisė, por se shumica nga ata kanė qėndruar pas kėrkesės
pėr konstituimin e Kosovės nė Republikė brenda Jugosllavisė. Tani gjithashtu u
forcua bindja se masat nė Kosovė nuk ishin tė orientuara drejt akceptimit tė
rendit shoqėror shqiptar tė Shqipėrisė, por edhe qė rendi ekzistues i gjėrave
vazhdimisht do tė akceleronte lėvizje tė ngjashme me ato tė mėparshmet.
Programet e tė burgosurve politikė, sipas pohimeve politike, kryesisht
mbėshteteshin nė ideologjinė marksiste-leniniste tė frymėzuar nga Shqipėria,
prandaj Republika u duhej pėr tė ndėrmarrė hapin tjetėr — tė bashkangjitjes me
Shqipėrinė. Deklarimi i tė burgosurve politikė nė favor tė opcionit jugosllav tė
konstituimit tė Kosovės nė Republikė, pa marrė parasysh metodat e vrazhda tė
cilat dukej se e kishin pėr qėllim jo aq dekurajimin e tyre pėr njė pėrcaktim tė
tillė, sa vėrtetimin e njėmendėsisė sė kėtij deklarimi, nuk i mjaftonte
politikės zyrtare. Deklarimi i Shqipėrisė nė favor tė kėtij opcioni, i pėrcjellė
me hapa konkretė drejt demokratizimit tė jetės politike, do tė duhej tė kishte
qenė argument i mjaftueshėm, por jo aq edhe bindės pėr disa qarqe politike dhe
shkencore. Njėmend do tė dukej si i pabesueshėm dhe jo serioz kėmbimi i
socializmit me republikėn, por duket se nivelizimi i jetės politike nė tė dy
vendet ka njė domethėnie mė tė madhe, ndoshta nivelizimin e jetės politike nė
gjithė Evropėn?
Kjo hapėsirė, nga e cila dikur
shpėrthenin luftėra botėrore, a ka tani shanse, apo a do tė duhej tė kishte
shanse, qė tė shndėrrohet nė njė vatėr-rrezatimi tė proceseve tė demokratizimit
nė nivel kontinental? Hamendjeve tė tilla natyrisht do t'u pėrgjigjet koha, por
njerėzit sė paku do tė duhej ta formonin njė si ndjenjė pėrgjegjėsie pėr peshėn
qė eventualisht mund ta bartin. Sė paku nuk do tė duhej qė edhe mė tutje tė
jetojnė me ankthin e eksperimentimeve eventuale, me tė cilat tanimė janė lodhur.
Nė fund tė viteve '60 dhe nė fillim tė
viteve '70, dhe pothuaj gjatė tėrė kėsaj dekade, Herbert Marcuse dhe mendimtarė
tė tjerė, me njė gjallėri dhe me njė entuziazėm tė rrallė pėrpiqeshin qė
lėvizjen studentore ta vinin nė qendėr tė lėvizjeve revolucionare tė shoqėrive
tė totalizuara mbi baza tė zhvillimit industrial. Mirėpo kishte mbetur e
pazgjidhur ēėshtja nėse revolta studentore e Perėndimit nė tė vėrtetė i
reflektonte lėvizjet revolucionare tė Botės sė Tretė? Vetė kėto lėvizje si duket
hodhėn nė sipėrfaqe jo vetėm udhėheqės tė rinj, por edhe mendimtarė qė shtronin
pyetje dhe probleme tė reja teorike. Njė pjesė e tyre e synonin pėrshtatjen e
teorisė marksiste ndaj kushteve autoktone tė vendeve tė tyre. Kėsaj u kishte
prirė teoria e Mao Ce Dunit mbi tri botėrat dhe sidomos operacionalizimi i saj
nga ana e Ēu En Lajit nė formė tė rrethimit gradual tė qendrės (vendet e
zhvilluara) nga ana e periferisė (vendet nė zhvillim). Teoria politike shqiptare
(e Shqipėrisė), nė kėtė kohė, ndonėse me RP tė Kinės kishte marrėdhėnie tė mira,
nuk e pėrqafoi mendimin teorik kinez mbi problemet e botės nė zhvillim. I mbeti
besnike botėkuptimit tė klasikėve mbi bartėsit eventualė tė revolucionit dhe mbi
solidaritetin e tyre nė pėrmasa planetare. Ndėrkaq, teori tė afėrta me
establishmentin politik nga kėto vende e akceptonin realitetin e ndryshuar
ndėrkombėtar pėr shkak tė zhvillimit tė teknikės dhe tė teknologjisė ushtarake
(armatimi nuklear), andaj e synonin njė maturi dhe racionalizėm mė tė madh nė
koncipimin teorik tė kėtij realiteti. Megjithatė kishte ngjarė qė udhėheqės
demokratė si Kastro dhe Kwame N'Krumah, paralelisht me avancimin e lėvizjeve tė
tyre, tė transformoheshin nė mendimtarė me ndikim tė proveniencės marksiste.
Ndėrkaq, zhvillimi i praktikės sė re por esencialisht tė njėjtė nė relacionet
ndėrkombėtare, nuk kishte mbetur pa pėrgjigje teorike. Samir Amini nga Dakari
(Senegal), e kishte bėrė analizėn e qarkullimit tė kapitalit nė pėrmasa botėrore
dhe pėrfundimet e tij teorike i kishte argumentuar edhe Arghiri Emmanuel me
shqyrtimin e kėmbimit tė pabarabartė. Njė plejadė e tėrė teorikėsh tjerė nga e
tėrė bota nė zhvillim, nga pozita tė kthimit nė marksizėm (Kthim — Marksit),
seriozisht i kishin rrezikuar pozitat e mendimit tradicional. Kėto natyrisht
qė reflektoheshin edhe te rinia studentore e vendeve tė zhvilluara. Ndėrkaq
atyre nuk u ndihmonte vetėm Marcuse. Nė Francė, Louis Althusser dhe filozofė tė
tjerė tė tubuar rreth shtėpisė botuese «Maspero» kishin konstatuar se filozofia
akoma nuk kishte vdekur (pėr shkak tė Stalinit) dhe se duhej rishqyrtuar teza
mbi Feuerbachun, d.m.th., teza mbi vdekjen e filozofisė paralelisht me jetėsimin
e saj nė realitet. Thoshte se «njė vdekje pragmatike —religjioze pozitiviste e
filozofisė nuk ėshtė vdekje filozofike e filozofisė». Andaj, duke e kėrkuar
vdekjen kritike tė filozofisė, realisht e kėrkonte zbatimin e saj marksist nė
realitetin e ndryshuar (Luj Altiser, Za Marksa, Nolit , BGD 1971). Peshė serioze
problemeve tė konceptimit teorik tė realitetit tė ndryshuar u kishte dhėnė edhe
shkolla e filozofėve tė Frankfurtit (Habbermas), grupi i filozofėve nga Amerika
Latine (Franck Gunther Franck), shkolla filozofike e Korēulės dhe grupi i
filozofėve tė Beogradit. Tė gjithė kėta, nga kėndvėshtrime tė ndryshme, me kohė
e vinin nė pyetje pozitėn e teorive tė ndryshme tradicionale mbi shoqėrinė.
S'ka kurrfarė dyshimi se pozita e
veēantė e Kosovės, midis mendimit dominant mbi socializmin vetėqeverisės, qė
mund tė konsiderohet si pjesė e mendimit tradicional, pavarėsisht nga
inovacionet teorike tė lidhura me vetėqeverisjen, dhe praktikės e teorisė
shqiptare tė Shqipėrisė, qė nė suazat ndėrkombėtare mė tepėr lidhej me teoritė
qė e kanosnin mendimin tradicional mbi shoqėrinė, ishte me interes tė veēantė
pėr sferat e mendimit tė gjithėmbarshėm teorik. Kėtė e kisha vėrejtur gjatė
bisedimeve nė tryezėn e rrumbullakėt me intelektualė tė zgjedhur amerikanė nė
Mount Cisco (Maunt Kisko) tė Nju—Jorkut, nė tetor tė vitit 1974, por kisha qenė
i mendimit se Universiteti i Prishtinės ndodhej nė formim e sipėr, se
bashkėpunimi me Universitetin e Tiranės ishte nė funksion tė forcimit tė kėtij
zhvillimi; se pa marrė parasysh ngecjen, po bėnim hapa tė sigurt nė zhvillimin e
gjithėmbarshėm tė Kosovės, dhe se, pavarėsisht nga dallimet ideologjike me
Shqipėrinė, ndodheshim nė fillim tė proceseve tė zgjerimit dhe tė rritės sė
diturive tona (shkencės), kėshtu qė akoma nuk ishte lindur mundėsia e vėnies sė
tyre nė kontekste mė tė gjera tė ecurive tė ndryshme teorike. Nė kuadėr tė
socializmit vetėqeverisės pėrpiqeshim t'i shquanim veēoritė e zhvillimit tonė,
me qėllim tė konceptimit tė tyre vetanak teorik, nė mėnyrė qė t'i kontribuonim
zhvillimit tė tėrėsishėm shoqėror. Aty nuk kishte pasur vend pėr ndikimin e
teorive tė tjera, e as tė atyre nga Shqipėria. Natyrisht qė akceptimi me
buzėqeshje diplomatike i qėndrimeve tė mia nuk do tė thoshte edhe akceptim real
i tyre, pa njė verifikim tė veēantė, me mėnyra tė tjera. Megjithatė ngjarjet e
vitit 1981 nuk ndikuan dot nė ndryshimin e kėtyre qėndrimeve. Pėrkundrazi,
ndikuan qė ta pranoja sfidėn e vetes me shpresė tė ēiltėr se nė kontekst tė
zhvillimeve tė pėrmendura teorike, zhvillimi i proceseve demokratike nė Kosovė
do tė jetė nismė, edhe pėr praktikėn, po edhe pėr koncipimin e saj teorik nė
frymė tė raporteve tė reja tė njė demokracie tė re e cila do tė zhvillohet nė
pėrmasa tė gjera, jo vetėm nė Kosovė, Ballkan e Jugosllavi, por edhe nė Evropė.
Edhe nga aspekti praktik-politik,
ngjarjet e vitit 1981 nuk u zhvilluan tėrėsisht jashtė mundėsive tė ndikimeve tė
proceseve ndėrkombėtare. Si kontestacion i raporteve ekzistuese, e kishin
mostrėn e tyre tė «Solidaritetit» nė Poloni, i cili i kontestonte edhe raportet
e brendshme polake, por edhe teorinė e Brezhnjevit mbi sovranitetin e kufizuar
tė vendeve tė socializmit real. Ndėr tė dėnuarit politikė tė asaj kohe kishte
edhe tė atillė qė e pandehnin veten nė rolin e Leh Valensės, ndonėse nuk ishin
tė njohur as me karakterin e vėrtetė tė atij roli, e as me natyrėn e vėrtetė tė
proceseve qė zhvilloheshin atje. Megjithatė, atyre u mjaftonte qė ai rol ta
pėrmbante nė vete kontestacionin e raporteve ekzistuese politike dhe shoqėrore.
Kontestimi i teorisė sė Brezhnjevit mbi sovranitetin e kufizuar dhe tė praktikės
sė tillė politike ndaj vendeve tė real-socializmit, nė Kosovė mund tė
reflektohej si kontestim i pozitės sė saj kushtetuese qė e cilėsuam si dubioze
(edhe autonomi brenda Serbisė edhe element konstituiv i federatės). Kontestimi i
raporteve tė brendshme nė Poloni, i cili nė fillim shprehej si kėrkesė pėr
konstituimin dhe pėr njohjen e sindikatės sė pavarur — «Solidaritet», nė Kosovė
u reflektua si kontestim i deformimeve tė zhvillimit tė saj vetėqeverisės dhe i
ngecjes nė zhvillimin e gjithėmbarshėm. Natyrisht, ngjarjet nė Poloni, edhe para
shpėrthimit tė demonstratave tė vitit 1981 nė Kosovė, pėrcilleshin me vėmendje
nė qarqet shkencore tė afėrta me KQ tė LKJ. Pas shpėrthimit tė tyre, kėto qarqe
e tentonin zbėrthimin e paralelizmave eventualė me Kosovėn, por intelektualėt e
Kosovės ishin tė tronditur me ato qė kishin ndodhur dhe nuk u lėshuan nė analiza
tė tilla.
Kontestimi i deformimeve tė zhvillimit
dhe i ngecjes nė zhvillim nė formė tė shkruar manifestohej si program jo fort i
qartė ideologjik nėn influencėn e teorisė sė marksizėm-leninizmit. Dhe jo pėr
shkak se autorėt e tyre ishin njerėz tė ngritur teorikisht, por pėr shkak se e
kishin dėgjuar terminologjinė e saj dhe u ishte dukur e pėrshtatshme pėr ta
shprehur edhe kontestimin (mllefin) edhe synimin (identitetin, lirinė dhe
aparatin e zhvillimit — republikėn). Shkurt, kontestimi i ngecjes nė zhvillim
dhe mllefi ndaj deformimeve tė kėtij zhvillimi, e kishin gjetur nė teorinė
marksiste-leniniste fundamentin e tyre pėr t'u artikuluar me shkrim, nė formė tė
programeve, pamfleteve, parullave e shkrimeve tė tjera, por kjo nuk mund tė
ishte indikacion i pėrcaktimit tė tyre tė pjekur ideologjik. Megjithatė, duket
se ėshtė i nevojshėm shpjegimi i mėtejshėm i rrethanave dhe njė pėrgjigje mė e
thelluar lidhur me kėto ēėshtje. Kush ishin nė tė vėrtetė bartėsit e
drejtpėrdrejtė tė ngjarjeve tė vitit 1981 dhe si i shikonin gjėrat?
Viti '81 - politika dhe inteligjencia
Bartėsit e drejtpėrdrejtė tė ngjarjeve
tė vitit 1981 politika zyrtare i cilėsoi si armiq dhe kontrarevolucionarė. Nė
hidhėrim e sipėr i kishte quajtur edhe pleh.. Mė vonė u kishte ngjitur
nofka tjera si irredentistė, seperatistė, barbarė, terroristė, bile edhe
kanibalė. Kėta i ishin pėrgjigjur kėsaj politike me njė kontestim total tė
vlerave tė saj, me njė mllef tė pazakonshėm tė shprehjes sė indinjatės sė vet,
(qė e kishte cytur politikėn ta cilėsonte si sjellje vandaliste), dhe me njė
vendosmėri tė plotė qė tė mos thyenin rrugė. Dhe kėshtu, ndoshta edhe pa dashje,
ishin krijuar dy botėra, totalisht tė kundėrvėna ndaj njėra tjetrės. Bazat e
kėsaj kundėrvėnie tė ndėrsjellė megjithatė kishin qenė paragjykimet ideologjike,
tė cilat vetė ngjarjet sapo i kishin forcuar gati gjer nė ekstremin e fundit.
Dhe ato e rėndonin situatėn nė ēdo kohė tė zhvillimit tė ngjarjeve, gjatė tėrė
dekadės sė fundit. Ndėrkaq, esenca kishte qenė diē krejtėsisht tjetėr. Ajo
vazhdimisht shpėrthente, sapo politika kujtonte se gjėrat ishin qetėsuar dhe
kishin marrė fund. Kush ishin nė tė vėrtetė bartėsit e kėtyre ngjarjeve? Tė
dhėnat statistikore mbi pėrkatėsinė profesionale, tė gjinisė, tė origjinės
sociale, tė moshės, flasin qartė se pjesa mė e madhe e tyre ishin tė rinj —
nxėnės, me shkolla tė mesme tė kryera, ose studentė e tė rinj tė tjerė me
diplomė fakulteti, shumica tė papunė, por edhe tė punėsuar. Kishte edhe nga ata
qė i pėrkitnin inteligjencies, por ishin tė rrallė. Shumica absolute kishte
prejardhje fshatare, por kishte edhe punėtorė, si dhe tė shtresave tė tjera
shoqėrore, por mė pak. Kishte tė orientimeve tė ndryshme, por i bashkonin
synimet dhe situata e njėjtė nė tė cilėn ishin ndodhur.
Megjithatė nuk do tė merremi me analizėn
e tė dhėnave statistikore. Kėtė padyshim do ta bėjnė ata qė disponojnė me kėto
tė dhėna. Do ta tentojmė ndėrkaq pėrshkrimin e pėrshtypjeve tė fituara nga
qėndrimi sė bashku me ta.
Nėpėr burgje unė vėreja se nė shumicėn
e rasteve ishte fjala pėr tė rinj tė etur pėr ēdo lloj tė diturisė, por mbi tė
gjitha pėr dituritė mbi shoqėrinė, politikėn, filozofinė, historinė,
antropologjinė etj. Pra, pikėrisht pėr ato lloje tė diturisė qė do t'u ndihmonin
nė njohjen e vetes sė tyre. Shumė nga ata marksizmin e mėsonin nga romanet e
real-socializmit shqiptar dhe nga pėrkthimet eventuale tė ndonjė vepre tė
klasikėve tė marksizmit, tė cilat nuk pėrmbanin sqarime dhe komentime nga autorė
tė mėvonshėm. Mbeteshin tėrėsisht tė habitur ndaj vėrejtjeve eventuale qė ua
bėja me qėllim tė nxitjes sė reaksionit, diskutimit dhe kalimit tė kohės. U
thoja se po lexonin romane kaubojėsh, meqė protagonisti kryesor gjithmonė kishte
tė drejtė dhe zakonisht e fitonte davanė. Me seriozitet tė madh mė shpjegonin se
ashtu duhej tė ngjante. Mė jepnin kurajo duke dashur tė ma largonin mėrzinė.
Lexonin me zell tė madh dhe bėnin shėnime me ndonjė laps qė arrinin ta fshihnin
nga roja e burgut. Burgu ua lejonte romanet por jo edhe lapsat. Kjo gjithmonė mė
habiste, por kurrnjėherė nuk e mėsova tė vėrtetėn mbi atė se pėrse burgjet nė
Kosovė nuk e lejonin mbajtjen e lapsave? Zelli me tė cilin i merrnin shėnimet
dhe i shėnonin ato ku tė mundnin mė shtynte tė mendoja pėr lapsin si pėr njė
dava tė cilėn civilizacioni kishte harruar se kur e kishte fituar. Por dukej se
civilizacioni akoma nuk kishte zbritur ndėr burgjet e Kosovės.
Pavarėsisht nga kjo, dukej qartė se
zelli i tyre nxitej nga njė etje pėrvėluese, pikėrisht pėrvėluese, pėr tė mėsuar
pėr veten dhe pėr shoqėrinė qė i kishte dėnuar. Natyrisht, e dija se ēdo shoqėri
i dėnonte sjelljet qė i tejkalonin ligjet dhe rregullat e caktuara me ligje.
Megjithatė, mendoja se ligji kishte qenė tejet i ashpėr, sepse prapa etjes sė
tyre pėr dituri, prapa «veprave tė tyre inkriminuese» nuk qėndronte «sindromi i
vetafirmimit» (ndonėse, kishte diē edhe nga kjo), i zakonshėm pėr mocanikėt e
tyre gjetiu, por njė kurreshtje e padurueshme qė vazhdimisht e torturonte
mendjen dhe shpirtin e tyre, pėr tė mėsuar pėrgjigjen nė pyetjen: pėrse kishin
qenė tė varfėr, tė paintegruar dhe gati tė injoruar nga shoqėria? Pėrse kishin
qenė tė detyruar tė jetonin tė ndarė nga etėrit e tyre me punė «tė pėrkohshme»
nė botėn e jashtme? Pėrse nuk kishin guxuar askujt t'ia shtronin ca pyetje dhe
pėrse askush nuk ishte pėrgjigjur nė ato qė i kishin shtruar?
Duke i vėzhguar kėta tė rinj tė etur
pėr mėsim dhe tė vendosur pėr ta krijuar botėn e tyre, mė vinte mirė qė mė 1977
kisha dhėnė dorėheqje dhe e kisha braktisur njė post relativisht tė rėndėsishėm
politik, ndonėse nuk isha marrė ndonjėherė me politikėn e brendshme dhe nuk e
bartja asnjė faj pėr gjendjen qė i kishte shkaktuar pyetjet e tyre. Formalisht
kisha shpjeguar se dėshiroja tė merresha me shkencė, por nė esencė mė kishin
torturuar pyetje tė njėjta dhe pėrgjigjet e ndryshme qė e fyenin mendjen
njerėzore. Politika as atėherė e as mė vonė nuk u kishte ofruar ndonjė
pėrgjigje. I kishte quajtur thjesht armiq dhe kontrarevolucionarė, por nuk ua
kishte shpjeguar atė qė atyre u interesonte. Nė vend tė shpjegimit ua kishte
dhėnė dėnimet. Pastaj, pėr t'u arsyetuar, kishte provuar t'i bindte se kishin
qenė tė indoktrinuar nga Shqipėria me ideologjinė marksiste-leniniste, por ata
nuk e kishin kuptuar kėtė. I kishte marrė ca shkrime tė tyre, ca vjersha dhe ca
tregime qė e shprehnin unin e tyre rinor, i kishte gjetur «programet» dhe
«pamfletet» e tyre, qė e shprehnin unin e tyre rezistent dhe me to kishte
provuar t'i bindte (ata, botėn dhe veten), se kishin qenė armiq tė pėrbetuar,
plangprishės tė sistemit e tė vendit, por nuk ishte pėrgjigjur nė pyetjet e
tyre. Kisha ligjėruar nė dy nga fakultetet e tyre, nė njė shkollė tė tyre
politike, dhe herėpashere nė shumė qendra tė tjera, por edhe atėherė kisha vėnė
re se as inteligjencia humanitare nuk iu kishte pėrgjigjur pyetjeve tė tyre.
Sikur ajo tė kishte qenė tepėr e lidhur me politikėn dhe sikur si shumė e
synonte kėtė lidhje. Tė vetmin tekst qė e kisha lexuar lidhur me shoqėrinė
kosovare, e kishte shkruar njė grua e huaj, njė norvegjeze me emrin Berit Backer
(«Behind the stone walls») dhe me titullin e veprės (Prapa mureve tė gurit)
sikur i paloste mendimet e ndonjė sociologu tonė mbi familjet e dasmat atje ku e
kishin vendin — prapa mureve tė gurit. Tė tjera tekste adekuate nuk kishte
pasur.
Njė pjesė e inteligjencies,
veēanėrisht albanologė dhe linguistė tė tjerė, sikur kishin provuar t'u afronin
ca pėrgjigje. Mirėpo ato nė tė shumtėn e rasteve kishin qenė pėrgjigje tė
specializuara, nganjėherė tė humbura nė detajet e gjuhės dhe tė folklorit
kombėtar. Pėr kėtė shkak, pa marrė parasysh se kishin tentuar t'ua shpjegonin
botėn e tyre edhe pėrmes ndonjė romani dhe tė mjaftė pėrmbledhjeve me poezi,
bota e tyre kishte qenė shumė mė e komplikuar. Shpjegimeve tė gjuhės dhe tė
letėrsisė u kishte munguar dimensioni politik dhe filozofik. Pėr kėtė shkak
kishin mbetur tė ndjeshėm dhe tė paorientuar: midis mundėsive qė i shihnin,
shpjegimeve tė pamjaftueshme dhe opcionit shqiptar tė Shqipėrisė; midis
energjisė qė akumulohej gjithnjė e mė tepėr dhe mundėsive realisht tė pakta pėr
konsumimin e saj, dhe midis vetes dhe botės, e cila u ikte… Bota e Kosovės nuk
kishte pasur mundėsi tė shpjegohet nė mėnyrė tė kėnaqėshme vetėm pėrmes gjuhės
dhe letėrsisė, ndonėse kjo nuk kishte qenė as e re dhe as e ēuditshme. Kishte
qenė i ēuditshėm pretendimi pėr njė si tejrėndim, prepoderancė tė shkencave
albanologjike pėrballė shkencave tjera. Dhe pėrderisa kjo mund tė arsyetohej me
nevojėn pėr afirmimin e kombėsisė shqiptare, ndonėse nuk kishte ofruar pėrgjigje
tė kėnaqėshme, mund tė kishte qenė nė rregull, por qė megjithatė nuk do tė mund
tė ishte nė rregull po qe se do tė shkiste nė pėrzierje tė kompetencave, nė
reduktim tė gjithēkafes nė kėndvėshtrimin e tyre si tė vetmin tė drejtė. Nė
botėn e ardhshme tė tė rinjve kjo seriozisht mund tė shkaktonte telashe.
Albanologėt, linguistėt dhe letrarėt do tė duhej t'i ktheheshin fushėveprimit tė
tyre — ēėshtjeve tė albanologjisė, tė linguistikės dhe tė letėrsisė. Politika
nuk ėshtė vetėm arti i sė mundshmes. Ata qė e shohin tė tillė e bėjnė
vulgarizimin e saj dhe vulgarizimet nė politikė rėndom pėrfundojnė me trauma
shoqėrore tė shoqėrisė.
Politika dhe inteligjencia humanitare
asokohe, para dhe gjatė vitit 1981, kishin qenė tė zėna me gjėra tė karakterit
gjithėjugosllav, me baza tė karakterit gjithėteorik. Nuk kishin pasur kohė t'i
lidhnin bazat gjithėpolitike dhe gjithėteorike me interesimin e tyre konkret, me
tė pėrditshmen kosovare; nuk kishin pasur kohė ta shquanin gati fare lidhjen
dialektike midis universales dhe tė veēantės; abstraktes dhe konkretes; teorisė
dhe praktikės. Kishin qenė vazhdimisht tė fascinuar me teori «tė mėdha» tė
«botės sė madhe», me «politikė tė madhe» tė «vendeve tė mėdha». Dukej se kishin
imituar e jo krijuar. Kishin qėndruar disi tepėr lart dhe dukej sikur kishin
pėrtuar tė zbritnin mė poshtė. Atje poshtė bota sikur u ishte dukur e vogėl, e
parėndėsishme dhe e huaj, ndonėse vinin pikėrisht nga ajo dhe jetonin po aty.
Sikur njė qėndrim i tillė tė reflektonte jo botėkuptimin hegelian mbi masėn, por
vulgarizimin e kėtij kuptimi mbi masėn si kope, si grumbull.
Botėkuptimet dhe qėndrimet e kėtilla
mbėshteteshin nė monopolin mbi vendet e punės, avancimin nė karrierė, mundėsitė
e krijimtarisė dhe tė vetėkrijimit. Ato mbėshteteshin mbi monopolin e mjeteve tė
informimit, nė sistemin njėpartiak, dhe nė ekskluzivitetin ideologjik, qė
ndihmoheshin me instrumentet e dhunės sė aparatit shtetėror, e sidomos me
shndėrrimin gradual tė policisė (milicisė politike) nė instrument diskret tė
selekcionimit kadrovik, dhe bile intelektual. Politika kadrovike nė kėtė mėnyrė
nuk i shėrbente interesave shoqėrore por tė grupeve shoqėrore. Privatizimi i saj
kishte bėrė qė kriteriumi i aftėsive personale tė kandidatėve tė ndryshėm pėr
veprimtaritė e ndryshme politike dhe shoqėrore tė injorohej nė favor tė
kriteriumit tė lojalitetit ndaj shoqėrisė, mė sakt, ndaj grupeve qė e
identifikonin veten me shoqėrinė. Kritika lejohej, por vetėm ajo kritikė qė i
ndihmonte «sė vėrtetės» zyrtare dhe pėrsosjes sė saj. Nė realitet, e vėrteta
ishte e mbyllur nė shishen e shoqėrisė sė totalizuar dhe nga aty lėshohej nė
doza tė caktuara, nėn kontrollin municioz tė «primariusėve» tė sektorėve tė
ndryshėm shoqėrorė. Kritika nga pozitat marksiste qė e bėnin shqiptarėt shpejt
mund tė shpallej enveriste, ose edhe staliniste. E bėrė nga serbėt, mund tė
shpallej rankoviqiste, ose edhe informbyroiste. Kėshtu, shkalla e autocenzurės
ndėr intelektualė tė drejtimit shoqėror dhe humanist doemos ishte e lartė dhe e
pėrdhoste mendjen kreative intelektuale. Pėr kėtė shkak, ndonėse mangėsitė e
pėrmendura ishin realitet i vendit nė tėrėsi, shkalla e pėrdhosjes sė tė
vėrtetės dhe e autocenzurės dhe cenzurės intelektuale, pėr shkak tė veēantive tė
Kosovės, ishte pa dyshim mė e larta nė vend. Dhe nuk ishin vendimet gjyqėsore
ato qė e pėrdhosnin tė vėrtetėn (ato mund ta dhunonin), por mekanizmat e
padukshėm tė manipulimit me opinionin dhe me persona tė ndryshėm kritikė.
Mundėsitė e manipulimit, pėr shkak tė nivelit tė ulėt tė vetėdijes shoqėrore;
pėrvojės sė kaluar historike tė raporteve shtet — masė, kur masa gati
kurrnjėherė nuk e konsideroi shtetin tė vetin, pėr shkak tė strukturės sė
familjes, ku pėrfaqėsuesit e familjeve tė mėdha, zakonisht nėn ndikimin e tė
afėrmėve tė funksionarėve politikė dhe pėr shumė shkaqe tė tjera, nė Kosovė
dukeshin tė pashtershme: ato e paralizonin veprimin e shtetit juridik, dhe
kėshtu, qė nė start e ngulfatnin talentin dhe i hidhnin nė sipėrfaqe mundėsitė e
sundimit tė pakufizuar tė mediokritetit. Pėr kėtė shkak, ndonėse jeta shoqėrore
nė sipėrfaqe dukej stabile, ishte mė se evidente se «zjente pėrbrenda». Kritika
kishte heshtur, por heshtja kishte folur.
Nė burg, si gjatė hetimeve ashtu dhe
mė pas, tė gjitha mangėsitė e pėrmendura, tė gjitha devijimet nė zhvillimin
shoqėror tė Kosovės, i arsyetoja me tė drejtė se ato nuk kishin qenė vetėm
specifikum i Kosovės, por mangėsi tė sistemit nė tėrėsi dhe tė tėrė vendit. E
mohoja pėrzierjen e inteligjencies universitare dhe politike nė pėrgatitjen e
demonstratave tė vitit 1981 dhe nė ngjarjet e tėrėsishme tė atij viti e mė
pastaj. Jo vetėm se kėtė nuk e dija, por sepse vėrtetė pėr kėtė isha plotėsisht
i bindur. Megjithatė, pohoja se inteligjencia universitare ishte me studentėt e
vet, se nuk mund tė ishte kundėr kėrkesave tė tyre legjitime, sepse, logjikisht,
nuk mund t'i kundėrvihej rritės sė vet tė natyrshme dhe rritės sė tillė tė
Kosovės. Meqė kushtetuta e vitit 1974 i kishte lėnė proceset e konstituimit tė
shqiptarėve nė komb dhe tė Krahinės nė Republikė akoma tė papėrfunduara, ishte e
natyrshme qė inteligjencia nė tėrėsi mos t'i kundėrvihej rrjedhės sė natyrshme
tė gjėrave. Njė kundėrvėnie e tillė nuk mund tė pritej jo vetėm nga ajo, por
edhe nga asnjė inteligjenci e botės. Ajo i ishte kundėrvėnė pėrdorimit tė
ekzagjeruar tė dhunės dhe tani heshtte, sepse nuk kishte rrugė tjetėr pėr tė mos
rėnė nė burg.
Jugosllavia nė tėrėsi ishte vend
specifik: strategjikisht — e lidhte Evropėn me Azinė, Lindjen me Perėndimin,
Paktin e NATO-s me Traktatin e Varshavės; politikisht — i ndante tė dy sistemet
globale: tė kapitalizmit dhe tė socializmit; nė pikėpamje tė kulturės —i
gėrshetonte tri religjione (katolicizmin, orthodoksizmin dhe islamizmin) dhe dy
civilizime (tė Perėndimit dhe tė Lindjes). Ndėrkaq, Kosova, jo vetėm qė i
reflektonte tė gjitha kėto kundėrthėnie e ndikime, por i kishte edhe tė vetat,
specifike: nė pikėpamje strategjike — mund tė shndėrrohej nė garnizon tė
shkėlqyer ushtarak pėr ruajtjen e vijave tė rėndėsishme Lindje — Perėndim dhe
anasjelltas; politikisht — reflektonte vetėqeverisjen me socializmin radikal; nė
pikėpamje tė kulturės — jo vetėm qė gėrshetonte religjionet dhe civilizimet por
vetė shqiptarėt, megjithėse i mbanin ato nė vete me shekuj, kishin arritur tė
mbeten tė vetes. Mbi tė gjitha, Kosova i reflektonte kundėrthėniet midis
zhvillimit dhe ecjes nė ngecje. Pėr kėto shkaqe, pozita e saj strategjike, nė
literaturėn ndėrkombėtare politike, e pėrshkruar si «area of potential crises»,
nuk do tė duhej tė pėrkthehej si «hapėsirė e krizave potenciale», por si
hapėsirė e bombardimit permanent tė kundėrthėnieve dhe tė ndikimeve nė fjalė.
Inteligjencies nė Kosovė mund t'i
zihej pėr tė madhe se nuk i kishte kapur me kohė kundėrthėniet nė fjalė, ose se
nuk kishte ditur se si t'i zbėrthente; nuk kishte pasur veshė mė tė tė ndjeshėm
pėr rrymat e erėrave tė ndryshme; se u kishte dhėnė prioritet gjėrave qė i
kishte konsideruar kapitale dhe i kishin shpėtuar tė tjerat edhe mė kapitale,
por ajo kishte qenė nė formim e sipėr. Nga tė parėt e vet ajo nuk kishte
trashėguar as ndonjė kapital intelektual dhe as material. Andaj nuk kishte qenė
kurrfarė ēudie qė ishte marrė me vėnien e bazave gjithėmateriale (ishte marrė me
ndėrtimin e shtėpive), gjithėpolitike (ishte marrė me vėnien e lidhjeve
politike, ndėr tė tjera) dhe gjithėteorike (ishte marrė me prezentime jokritike
tė sistemeve tė mėdha tė mendimit).
As politika dhe as inteligjencia nuk e
kishin tentuar sintetizimin real tė zhvillimit tė gjithėmbarshėm tė Kosovės nga
aspekti kritik. Jo vetėm sepse
e mendonin tė pakohė, por se nuk kishin pasur as forca dhe as hapėsirė. Asnjėra
nuk kishte provuar qė ngjarjet e vitit 1968 t'i vinte nė kontekst tė
kontestacionit tė pėrgjithshėm tė atij viti nė botė, nė Evropė dhe nė
Jugosllavi. Kishte qenė e natyrshme qė kėrkesat e atij viti ta shprehnin
artikulimin e nevojave tė veēanta, por nuk kishte qenė e natyrshme ta injoronin
ndikimin e proceseve tė pėrgjithshme dhe zhvillimin e pastajshėm tė proceseve tė
demokratizimit ēdokund nė botė dhe nė Jugosllavi. Edhe politika, edhe
inteligjencia, pėr kėtė shkak, jetonin me bindjen se proceset e demokratizimit
relativ nė Kosovė kishin qenė meritė ekskluzive e secilės veē e veē. Ndėrkaq,
vetėm insistimi nė ekskluzivitetin e kėsaj merite kishte qenė meritė ekskluzive
e secilės veē e veē. Edhe politika edhe inteligjencia kishin pėrfituar nga
proceset e demokratizimit relativ tė Kosovės pas vitit 1968, por kjo u kishte
kushtuar shtrenjtė nė vitin 1981. Ngjarjet e kėtij viti e kishin befasuar edhe
politikėn edhe inteligjencien, por pėrderisa politika ishte frikėsuar nga
mundėsitė e panjohura dhe merrej me dėnimin e tyre, inteligjencia kishte
heshtur, jo se ishte frikėsuar nga raprezaliet, por sepse nuk kishte dashur tė
humbte asgjė: as besimin e masave dhe as pozitėn e vet shoqėrore. Kishte qenė ky
njė reaksion tipik i inteligjencies nė situata tė paqarta, por as politika dhe
as inteligjencia nuk e kishin pritur se viti 1981 nuk do tė pėrfundonte me 1981.
Viti '81 dhe bartėsit
Njė pjesė e shtypit tė vendit
(shtypi i Beogradit) e akuzoi ish-udhėheqjen kosovare pėr paktim me bartėsit e
ngjarjeve tė vitit 1968. Sipas kėsaj kritike, midis kėtij viti dhe vitit 1981
udhėheqja kosovare i kishte vėnė bartėsit e ngjarjeve tė vitit '68 nė postet
kryesore tė institucioneve arsimore, shkencore e kulturore, prej nga pastaj e
kishin bėrė indoktrinimin e rinisė nė frymėn e nacionalizmit dhe tė
irredentizmit shqiptar. Pavarėsisht nga ajo se kjo pjesė e shtypit e
identifikonte afirmimin nacional me nacionalizėm dhe synimet pėr barazi tė
plotė me irredentizėm dhe separatizėm, do tė ishte mirė sikur pėr kėto ēėshtje
tė flisnin objektivisht dhe pa paragjykime vetė bartėsit e tyre. Njė gjė e tillė
do t'i ndihmonte formimit tė pasqyrės sė saktė mbi zhvillimin e proceseve dhe
nxjerrjes sė pėrfundimeve tė shėndosha pėr zhvillimin e mėtutjeshėm tė proceseve
shoqėrore nė Kosovė, e sidomos pėr karakterin e demokracisė qė do tė ishte e
mundshme tė zbatohej dhe tė aplikohej nė Kosovė. Pavarėsisht nga kjo, nė kėtė
tekst merret si i saktė pohimi se bartėsit e ndryshėm tė ngjarjeve tė vitit 1968
janė vėnė nė poste me rėndėsi shoqėrore, ndonėse jo edhe pohimi se ata
qėllimisht e bėnė indoktrinimin e rinisė nė frymėn e nacionalizmit shqiptar,
sepse, po tė jetė ashtu, atėherė, vėshtirė se mund tė arsyetohet bindshėm
drasticiteti i dėnimeve dhe heshtja e gjatė e inteligjencies rreth tyre.
Drasticiteti i kėtyre dėnimeve dhe
veēanėrisht heshtja rreth tyre, ndėr tė rinjtė nėpėr burgje reflektohej shumė
rėndė: nga njėra anė i lėndonte tejet shumė, ndonėse kėtė lėndim nuk e shfaqnin
hapur. Nga ana tjetėr, lėndimi i tillė transformohej nė njė vendosmėri pėr tė
vajtur gjer nė fund, pa i marrė parasysh sakrificat, por edhe mė shpesh
shndėrrohej edhe nė njė tendencė tė vetizolimit, tė tėrheqjes nė vete, tė
zhdukjes sė dėshirės pėr tė komunikuar me rrethin e dikurshėm, qoftė edhe me
prindėrit e tyre. Pėr kėtė shkak, pėrkrahjen nga Shqipėria e pėrjetonin nė
raport me heshtjen nė Kosovė. Dhe, nė kėtė pikė, as politika dhe as
inteligjencia nuk kishin treguar ndonjė menēuri tė duhur. Ndėrkaq, fyerjet qė ua
drejtonte shtypi, duke i quajtur me emra tė ndryshėm, i nxitnin qė nėpėr
fjalorėt e tyre qė i mbanin me vete ose qė i huazonin nga njėri-tjetri (kur u
jepej mundėsia), vazhdimisht ta kėrkonin kuptimin e fjalėve me tė cilat
etiketoheshin. Ishte me interes tė veēantė se pyesnin vetėm atėherė kur nuk
kishin shtegdalje tjetėr. Nga kjo mund tė pėrfundohej se dėshironin tė dukeshin
mė tė pjekur, mė tė dijshėm, mė tė rritur. Dėshironin tė ishin nė nivelin e
pėrmbajtjes sė nofkave qė ua ngjisnin, por nuk mund tė venin pėrtej moshės. Pėr
kėtė shkak, i vėreja duke u skuqur pėr shkak se ishin tė detyruar tė kėrkonin
ndonjė sqarim; duke i mbledhur buzėt gjatė leximit tė ndonjė teksti qė u dukej i
vėshtirė; duke e rrudhur ballin gjatė mundimit pėr tė depėrtuar te ndonjė kuptim
mė i fshehur i ndonjė fjalie, dhe duke buzėqeshur befas kur kujtonin se e kishin
gjetur atė qė e kėrkonin. Shkurt, dukej qartė se tė rinjtė nėpėr burgje
bisedonin me heshtjen, e cila i lėndonte, dhe tė cilėn nuk mund ta kuptonin.
Nė vitin 1981 i kisha parė shokėt e
tyre nė aksion. Kisha qenė nė afėrsi tė tyre, e ndonjėherė edhe midis tyre dhe
milicisė. I kisha soditur fytyrat e tyre «tė nxira» nga «betejat», tė egėrsuara,
tė zbehura nga lodhja apo tė skuqura; sytė e tyre — tė pėrlotur nga gasi, por
edhe nga dhembja; gjymtyrėt — tė dėrrmuara nga vrapi ose nga pėrleshjet me tė
rinjtė tjerė tė veshur me uniforma.
Nuk kisha mundur t'i mendoja si armiq,
si tė indoktrinuar, e as si kontrarevolucionarė. E kisha fituar pėrshtypjen e
njė mllefi tė pėrgjithshėm, tė shkaktuar jo vetėm nga momenti aktual, por edhe
nga e tėrė historia. Pėr kėtė shkak, kur politika me arrogancė kishte kėrkuar
prej meje qė tė ndikoja nė ndėrprerjen e tyre, kisha kuptuar se ajo kishte
dėshtuar. Nuk provova t'i ndėrprisja, por as nuk dėshiroja tė vriteshin mes
vete. Pėr kėtė shkak, nė bisedėn e heshtur me heshtjen "mė tė madhe se nemitja»,
kisha vendosur tė mbetesha pranė tyre. Dhe, mbeta pranė tyre, edhe atėherė kur u
vetėlind Kosova, por edhe atėherė kur u vranė dhe kur u inaugurua demokracia.
I vėshtroja nėpėr burgje; i vėshtroja
edhe ata qė i mbanin uniformat. Tė dy palėt mė dukeshin tė burgosur.
Shpirtėrisht, - veniteshin ata qė i mbanin automatikėt dhe uniformat; fizikisht,
- rrėnoheshin kėta qė ishin brenda grilave. Pėr kėtė shkak, nė bisedėn e heshtur
me heshtjen «mė tė heshtur se nemitja», befas kisha pyetur: nė emėr tė cilės
politikė dhe tė ēfarė principeve politika i kishte quajtur tė parėt
kontrarevolucionarė, ndėrsa tė dytėt i kishte armatosur pėr t'i ndjekur tė
parėt?
Pėrse kishte heshtur Evropa?
Kėta tė rinj, tė etur pėr dije, tė
lėnduar nga heshtja, tė rėnė nė kundėrshtim me moshėn, por tė vendosur qė me ēdo
kusht ta krijonin botėn e tyre, kishin qenė bartėsit e ngjarjeve tė vitit 1981.
Kishin qenė gati fėmijė. Bile, nuk kishin qenė tė vetėdijshėm as pėr peshėn e
veprave «tė inkriminuara», e as pėr peshėn e ngjarjeve qė i kishin inicuar.
Nė bisedėn e heshtur me veten e
kishin ndėrtuar botėn e ėndrrave tė tyre.
U ishte dukur se e kishin pasur pėr
detyrė t'i kontribuonin krijimit tė botės sė ėndrrave tė tyre dhe nuk i kishin
menduar rrjedhimet eventuale as pėr veten, as pėr familjen, as pėr rrethin. Nė
fillim nuk i kishin kuptuar as vlerėsimet politike pėr atė qė kishin bėrė.
Pastaj ishin habitur me ato qė i dėgjonin pėr veten dhe mė nė fund, tė
rezignuar, i kishin besuar vetėm vetes dhe qėllimit tė tyre.
Kėta tė rinj e kishin pasur shpirtin e
pastėr, tė ēiltėr si rrezja e diellit nė mėngjes. As nė zemėr dhe as nė mendje
nuk e bartnin tė keqen. Ideali i tyre dukej sinonim me tė mirėn dhe tė bukurėn.
Bota qė e gjakonin ishte e pėrmbushur me shpirtin e tyre tė pastėr, me ėndrrat e
tyre tė bukura, me idealet e tyre tė mėdha. Ishte ajo njė botė e barazisė sė
pėrgjithshme dhe tė plotė, e zhveshur nga ligėsitė e llojeve tė ndryshme. E
dėshironin njė botė me raporte tė ēiltra e humane, me konkurrencė tė lirė tė
mendimit dhe tė ideve, me kritere tė njejta tė zgjedhjes sė mė tė mirit, pa
pėrbuzje, njė botė ku do tė shpėrthenin vlerat e tyre tė njėmendėta individuale
dhe gjeniu i tyre kolektiv krijues.
Kur me ndrojtje mė rrėfenin intimisht
pėr botėn e tyre mahnitėse; kur me zė tė ulėt i kėndonin kėngėt e Shkurte Fejzės
dhe tė Shyhrete Behlulit, melodia e tė cilave pothuaj buronte nga thellėsia e
qenies sė tyre, nga ajo pikė ataviste e lidhmėrisė sė njeriut me tokėn; kur i
vėreja "meloditė" e kullave tė Eifelit tė ndėrtuara me fije shkrepse, me njė
durim tė pashembullt; kur ėndrrėn, kėngėn, ndėrtimin e gjėsendeve tė vogla — tė
gjitha sė bashku — i shndėrronin nė art prej tė cilit shpėrthente ideali i botės
sė tyre, unė, i shkolluari nė metropolet e vendit dhe tė botės, ndonėse i
katandisur rėndė nė burg, gėzohesha kur mė konsideronin tė vetin. Dhe pastaj mė
torturonin mendime halucinante:
Mė dukej se substrati i tyre
shpirtėror pėrmbante edhe diē nga klithma ushtarake e rrethimit tė Trojės, nga
kohėt e parahistorisė; nga ajo mezokohė, «zonė e pėrhimtė» midis perėndimit tė
egėrsisė dhe lindjes sė civilizimit, tė cilin e kėndoi Homeri i verbėr me njė
mjeshtri qė i kishte tejkaluar epokat dhe kohėn nė tėrėsi; diē nga ajo
kryeneqėsi proverbiale, nga ai kontestacion i normave tė huaja, qė atėbotė i
kishin nxitur dijetarėt e shovenizmit antik tė Greqisė antike tė konstatonin me
pėrbuzje, por edhe me njė si pėrzierje tė frikės dhe tė admirimit: «kėta barbarė
tė ndotur dardanė qė nuk laheshin...», e tė cilėt, nė tė vėrtetė, kishin menduar
nė vete: — qė nuk donin t'i nėnshtroheshin shkėlqimit tė botės sė tyre antike
dhe as mendjes sė dijetarėve tė tyre tė shquar dhe as armės sė ushtarėve tė tyre
tė ngritur nė nivelin e perėndive.
Mė dukej se substrati i tyre
shpirtėror pėrmbante edhe diē nga gjakimi pėr liri qė ishte mbartur edhe nga
ushtarėt e rėnė nė fushėbetejat kundėr Filipit tė Maqedonisė; tė atyre tė
tjerėve qė duke kujtuar se e luftonin despotizmin e atėhershėm dhe tė mėvonshėm
aziatik, i kishin lėnė koskat e veta nėpėr tėrė Azinė, gjer nė Indi; qė nėn
flamurin e kushėririt tė tyre — Lekės (Aleksandrit tė Madh), tė birit tė
Filipit, e kishin bartur famėn e armės greke dhe tė civilizimit tė tyre nėpėr tė
gjitha kontinentet e njohura tė botės sė atėhershme.
Substrati i tyre shpirtėror padyshim
qė duhej tė pėrmbante edhe diē nga klithmat e ushtarėve tė rėnė nė luftėrat
antiromake; duhej tė ishte i mbarsur edhe me kontestacionin e civilizacionit tė
imponuar tė tyre, edhe me pėrbuzjen e atyre perandorėve tė Romės me prejardhje
nga radhėt e veta, e tė cilėt e kishin bartur flamurin e saj dhe gjenialitetin e
vet ushtarak larg, pėrtej kufijve tė Ilirisė — Iliricum-it tė vjetėr; diē nga
gjeniu ndėrmarrės i Dioklecianit, Konstandinit tė I dhe Shėn Jeronimit nė
Bizantin e vjetėr. Kjo shprehej nė artin e tyre tė kullave tė Eiffelit, tė
ndėrtuara nga fijet e shkrepsės e me durim tė pashembullt. Ndėrkaq, herė-herė,
edhe meloditė e thekshme tė kėngėve qė i kėndonin, dukej se pėrmbanin edhe diē
nga klithmat e atyre kryengritėsve tė paepur qė kishin qenė tė varrosur nė
«Latrones Dardaniae»; qė i kishin detyruar perandorėt me prejardhje nga radhėt e
veta tė ndėrtonin me kujdes tė madh njė rrjetė tė tėrė «stacionesh beneficiare»
nė Dardaninė e vjetėr dhe nė Moesia Superior-in e mėvonshėm. Substrati i tyre
shpirtėror, pa dyshim pėrmbante edhe diē nga ata qė vazhdimisht i kishin
ndihmuar rrėnimit tė Bizantit, meqė nuk kishin mundur t'i qėndronin dot
protokoleve tė rėnda tė oborrit tė Cezarėve dhe tatimeve edhe mė tė rėnda tė
tagrambledhėsve tė tyre; qė i kishin ndihmuar ngritjes dhe pavarėsimit tė
shteteve tjera, duke kujtuar se i ndihmonin edhe vetes, por pastaj, shteti i tė
tjerėve, mbi gėrmadhat e Perandorisė sė rrėnuar tė Bizantit, kishte dashur ta
ngriste njė Bizant tė ri pėr vete! Ata pastaj pėrsėri kishin qenė tė detyruar
t'i kontestonin normat e imponuara, dhe pėr kėtė shkak ishin tėrhequr nėpėr
malet e tyre tė thepisura qė tė jetonin si barinj nėpėr kasolla tė vogla qė i
kishin ndėrtuar kastile pėr atė qėllim; ata qė pastaj Cari i madh i Kanunit tė
njohur, si tė tillė i kishte pėrmendur nė Kanunin e vet, por pėr tė cilin ata as
qė kishin dėgjuar.
Nėpėr gjakun e tyre, padyshim
qarkullonin gjene tė tė gjitha kohėrave, me atė pėrbėrjen e tyre kimike ende tė
pashkoqitur tėrėsisht nga shkenca. Ndoshta nė shpėrndarjen e gjakut nėpėr
qelizat nervore, nė atė pikėn e pakapshme ku materia transformohet nė mendje,
shpirt e frymė, tė cilėn Kanti plak ishte pėrpjekur ta pėrcaktonte, por qė
pastaj ishte detyruar ta cilėsonte si ende tė papikėsuar nga dijetarė tė
shkencės, pikėrisht prej aty, doemos duhej tė ishte bartur nė substratin e tyre
shpirtėror edhe diē nga kontestacioni i luftėtarėve dhe tė vetė atij prijėsit
legjendar, tė cilit nė fėmijėri, si peng, ia kishin dhunuar besimin, por qė nė
burrėri dhe nė pleqėri ishte shndėrruar nė simbol tė fuqishėm tė unit rezistent
tė tė gjithė shqiptarėve tė tė gjitha kohėrave dhe tė tė gjitha besimeve.
Substrati i tyre shpirtėror doemos e
ndiente tė gjallė edhe kontestacionin e atij kaēaku nga ana e Drenicės qė nuk
deshi tė pajtohet me «krajlin» e madh dhe pastaj e la amanet qė kufomėn t'ia
hidhnin nė ndonjė shpellė tė panjohur tė gėrxheve tė Kosovės; dhe tė atij plaku
zemėrbardhė nga Rrafshi i Dukagjinit qė e vranė me pabesi nė shpellėn e
Dragobisė dhe i cili pėr tė gjallė tė vet nuk ishte pajtuar as me Azinė e as me
Evropėn dhe qė vazhdimisht i kishte pėrkrahur shkollarėt e ndritur tė kombit tė
vet me shpresė se ata do t'ia forconin unin e plotė midis kombeve tjera, por tė
cilėt, pėrmes agjentėve tė paguar, i vrau njė nga njė mbretthi i vetėshpallur,
duke e zhveshur nė kėtė mėnyrė kombin nga mendja e vet e ndritur dhe duke ia
mundėsuar atij, pėr kėtė shkak, marshimin pėrpara drejt feudalizmit tė
agallarėve, tė cilin shqiptarėt patėn menduar se e kishin hedhur pėrtej detit sė
bashku me otomanėt e urrejtur; pėrmbante diē edhe nga kontestacioni i fuqishėm i
atyre partizanėve tė popullit, kėtej dhe matanė kufirit, tė cilėt nė emėr tė
hazreti Leninit dhe tė hazretėve tė tjerė, pėr 4 vjet rresht, nė kushte tė
pamundshme, e kishin luftuar kuēedrėn e ēeliktė tė fashizmit, duke i ndihmuar me
gjakun e tyre aleatėve tė luftės, por tė cilėt, pastaj, nė shenjė falenderimi,
pėr pak sa nuk i kishin harruar tėrėsisht, por qė, megjithatė, nė fshatin e
Bunjajt, ua kishin lėnė ta pėrpilonin letrėn e njėkuptimtė, por qė ata tė cilėt
e patėn nėnshkruar e shpallėn tė dykuptimtė, dhe bile me vehemencė e kontestuan
pėrmbajtjen e saj; atė letrėn, e cila nė 45 vjetėt e ardhshėm ėshtė dashur tė
tregonte nėse shqiptarėt e mbarsur me kontestacion tė historisė do tė silleshin
nė harmoni me atė menēurinė qė nė vitet '20 tė kėtij shekulli, ua kishte lėnė
amanet ai komisari i ēuditshėm i Ligės sė Kombeve...
Pastaj, nga njė krismė e fuqishme e
derės sė burgut qė rojet e shkaktonin enkas pėr t'ua larguar kllapinė tė
burgosurve, tė cilėt poeti i madh grek Ricos i kishte komanduar tė mėrdhinin nė
acar, por qė nuk kishin mėrdhirė, i djersitur dhe shpirtėrisht i dėrrmuar nga
vegime tė tilla halucinante tė kotėsisė, mė ishte dukur sikur kisha klithur me
tėrė fuqinė e shpirtit:
O perėndi, mos e ndotni botėn e
ėndrrave tė vitit 1981 me dallaveret e kohės!
Mirėpo perėnditė, tė zėnė me lojėrat e
botės sė tyre, jo vetėm qė nuk e kishin dėgjuar klithmėn e tillė, por kishin
menduar se nuk duhej ta bėnin fare hesap, sepse botėrat e tjera, sipas llogarive
tė tyre, do tė duhej tė ekzistonin vetėm pėr ata vetė dhe jo edhe pėr tė
tjerėt...
Viti “81 — karakteri i demokracisė
Pikėrisht nė zemrėn e botės sė tė
rinjve tė pėrshkruar mė lart qėndron kėrkesa pėr barazi tė plotė dhe pėr liri tė
ngjashme me atė tė kombeve tė tjera tė Jugosllavisė. Nė qoftė se liria
nėnkuptohet si oportunitet perspektive individuale dhe kolektive, si mundėsi e
vetėkrijimit tė plotė tė njeriut, dhe nė qoftė se liria pėr vete «per se», nuk
ka ndonjė kuptim, atėherė kėrkesa pėr republikė ishte kėrkesė pėr suazat dhe pėr
instrumentin vetanak tė realizimit tė saj (lirisė sė vetėkrijimit). Nga ky
aspekt, spekulimet pėr manipulimin me bartėsit e v. 1981, nė qoftė se nuk e kanė
burimin tek ata qė atė e kundėrshtojnė, atėherė kanė tė bėjnė me tendencėn e
rikthimit tė pozitave tė humbura, d.m.th., nė funksionin dhe nė karakterin e
instrumentit nė fjalė, me natyrėn e demokracisė sė preferuar, me raportet
shoqėrore qė dėshirohen tė zhvillohen. Ndonėse kontestohet me vehemencė,
spekulimet e tilla janė recidivė e sistemit njėpartiak, tė cilėsuar ndėr ne si
sistem monist. Te kritika nė gjuhėn serbokroate sistemi njėpartiak mė shpesh
cilėsohet edhe si sistem njėmendshmėrie (jednoumlja), d.m.th. sistemi i
dominimit tė njė mendimi dhe i kastigosjes sė mendimeve tjera. Mirėpo sistemi
njėpartiak mbetet sistem njėpartiak (term politik) dhe filozofikisht mund tė
cilėsohej me njėmendshmėri tė mendimit. Kėshtu, edhe nė pikėpamje tė mendimit,
por edhe tė praktikės politike, sistemi njėpartiak (i cili mund tė ishte, por
edhe mund tė mos ishte socialist), ishte ekskluziv edhe nė mendim edhe nė
praktikė. I shėrbente atyre qė e kishin pushtetin dhe pėrkrahėsve tė tyre. Ajo
qė mbeti e pathėnė gjatė pėrdorimit tė kėsaj terminologjie nė tė vėrtetė ishte
refleksion i pasigurisė sė aktualitetit politik. Kritika, me fjalė tė tjera,
edhe pse pėrpiqej t'i printe zhvillimit tė proceseve, nuk ishte fort e sigurt
pėr sa i pėrket kahjes sė mundshme tė zhvillimit tė tyre.
Ndėrkaq kritika nė gjuhėn shqipe, tė
dy kuptimet e nocioneve tė pėrmendura («njėpartiak» — «njėmendshmėri»), i
pėrfshiu me nocionin sistem monist, dhe kjo po ashtu nuk mund tė mos ishte
refleksion i aktualitetit politik. Sistemi monist, si nocion, e ka burimin nė
filozofi, konkretisht te filozofia monadologjike e Lajbnicit (Gottfried Wilhelm
Leibniz, 1646 -1716). Kuptimi filozofik i monadės te Leibnici nuk ėshtė vetėm
ekskluziviteti, pėrjashtimi i asaj qė nuk ėshtė «njė», por harmonia, tretja e
«jonjėshit» nė «njė», substanca e pandashme dhe unike, qė ėshtė burim i
vetvetes. Politikisht, Leibnici e kėrkonte tejkalimin e copėzimit feudal tė
Gjermanisė sė shekullit XVII nė emėr tė njė borgjezie qė ishte nė lindje e
sipėr, por akoma tė paformuar plotėsisht. Ndėrkaq, te ne aludohet nė shkrirjen e
diferencave, tė dallimeve tė ndryshme shoqėrore, dhe tė pėrvojave tė ndryshme
individuale dhe grupore, nė emėr tė qėllimeve «tė nėnkuptuara», por qė nuk
mbrohen botėrisht.
Bota e tė rinjve tė vitit '81 e
akcepton demokracinė si mundėsi tė shprehjes sė mendimit tė lirė. Nė tė vėrtetė
ajo u lind si e tillė nė luftė pėr realizimin e kėsaj mundėsie, por ajo nuk mund
ta akceptojė demokracinė si zėvendėsim tė njė njėmendshmėrie me njė
njėmendshmėri tjetėr; jo si rrotullim tė pozitave tė mendimeve dominante dhe
ekskluzive me mendime tė tjera qė e synojnė dominacionin dhe ekskluzivitetin e
tė parėve. Ajo mund ta lejojė absolutizimin realativ tė njė mendimi shoqėror, nė
qoftė se ai ėshtė rezultat i konkurrencės sė lirė tė mendimeve, nė qoftė se
ėshtė kulluar pėrmes luftės sė hapur tė mendimeve tė ndryshme, por nuk mund tė
pajtohet me mbisundimin e njė mendimi, nė kohė dhe nė hapėsirė, nė qoftė se atė
pozitė e ka arritur dhe e ruan me metoda tė vjetra tė monopolit tė shtypit, me
izolimin e heshtur dhe ilegal (joligjor) tė bartėsve tė mendimit tė kundėrt, ose
me pėrparėsitė qė vjedhurazi ia ka mundėsuar sistemi i vjetėr, duke mos i dhėnė
kurrfarė shansash tė tjerėve, bartėsve tė vėrtetė tė ndryshimeve.
Dhe — demokracia nuk mund tė heshtet
me pretekstin e momentit. Bota e tė rinjve tė vitit '81 ishte e hapur dhe i
barti tė gjitha konsekuencat. Andaj, preteksti i «ēastit», i «momentit», i
«rendit» tė realizimit tė qėllimeve, nuk ka asnjė lidhje me demokracinė. Gjėrat
u thanė hapur qysh mė '81. Pėr kėtė shkak, preteksti i momentit mund tė ketė
ndonjė lidhje tė kuptueshme vetėm me strategjinė e zhvillimit tė raporteve
shoqėrore dhe tė pozitės shoqėrore tė mjeteve tė prodhimit. Me fjalė tė tjera, e
ky ėshtė kyēi i problemit, jo vetėm ndėr ne, por edhe nė Evropė, nuk ėshtė akoma
e qartė se ēfarė demokracie synohet?
Nė kėtė pikė bota e tė rinjve tė vitit
1981 ndeshet me realitetin. Ajo e kishte tė qartė se ēfarė nuk deshi:
Ajo nuk e deshi praktikėn e zhvillimit
tė deformuar e tė mangėt.
Socializmi, nė pėrgjithėsi dhe jo
vetėm te ne, nuk kishte pasur sukses ta zgjidhte ēėshtjen e demokracisė.
Pėrpjekjet e RSP tė Shqipėrisė dhe tė disa vendeve tė tjera qė kėtė ēėshtje ta
reduktonin nė pjesėmarrjen aktive tė masave nė proceset e ndryshme tė nxjerrjes
sė vendimeve, nė kushtet e vetėizolimit ndėrkombėtar nuk mund tė prezentoheshin
si tė suksesshme; socializmi nuk mundi ta krijonte njė bazė mjaft tė gjerė e tė
fortė shoqėrore e as ta ndryshonte vetėdijen shoqėrore gjer nė atė shkallė e
cila, pa rrezikun e pėrmbysjes sė rendit shoqėror, do ta mundėsonte luftėn e
hapur tė ideve dhe tė partive politike; nuk guxoi ta rrezikonte luftėn
termonukleare dhe ta katandiste njerėzimin nė hiē. Pėr kėto e shkaqe tė tjera,
veēanėrisht tė lidhura me nevojėn e zhvillimit (modernizimit), hoqi dorė nga
lufta pėr eksportimin e revolucionit, tė komunizmit dhe pėr ndryshimin e
tėrėsishėm tė raporteve ndėrkombėtare (momentalisht, ėshtė irelevante, pos pėr
hesape politikaneske, tė polemizohet mbi atė se a qe i detyruar apo edhe vetė
deshi tė hiqte dorė). Mirėpo tė flitet pėr socializmin vetėm si pėr njė
eksperiment totalisht tė dėshtuar do tė thotė qė mė sė paku t'i krijosh probleme
sė ardhmes, veēanėrisht nė kushte tė pazhvillueshmėrisė.
Prandaj, pėr shkak tė shkallės sė
zhvillimit tė gjithmbarshėm, problemi thelbėsor i Kosovės nuk ėshtė shkalla me
tė cilėn akceptohet demokracia por zhvillimi. Demokracia doemos do tė duhej t'i
ndihmonte zhvillimit shoqėror dhe ekonomik tė Kosovės. Si e tillė ėshtė padyshim
e mirėpritur dhe e mirėseardhur. Mirėpo me demokraci nuk mund tė synohet
konservimi i raporteve tė vjetra, sepse ato nė Kosovė shpesh janė tė karakterit
feudo-klanor, dhe bile as tė karakterit feudo-borgjez. Nė qoftė se me demokraci
synohet demobilizimi dhe jo mobilizimi i forcave tė zhvillimit; nė qoftė se, ajo
(demokracia), nuk do ta mundėsojė (pėrmes zgjedhjeve tė lira), shpėrthimin e
forcave tė njėmendėta kreative; nė qoftė se pėrmes konkurrencės sė lirė tė
ideve, mendimeve dhe mallrave nuk do tė mundėsohet ndėrtimi i vlerave tė
njėmendėta; nė qoftė se, me fjalė tė tjera, demokracia, pėrmes mekanizmave
tanimė tė njohur, do tė reduktohet nė formalizėm tė thjeshtė pėr ruajtjen e
privilegjeve tashmė tė privilegjuara e jo pėr begatimin e jetės shoqėrore dhe
politike, ky lloj i demokracisė nė Kosovė nuk do t'u duhet as bartėsve seriozė
tė saj, tė cilėt nė Amerikė e propaguan si mėnyrė tė denjė pėr jetėn e njeriut.
Kosova, me fjalė tė tjera, as nuk e ka
importuar, e as qė mund ta importojė demokracinė. Dhe, nuk mund, gjithashtu, ta
eksportojė atė. Ajo nuk mund ta ndėrtojė demokracinė nė baza tė ekskluzivitetit
nacional, e as tė antikomunizmit. Tė provohet e kundėrta do tė thotė tė dhunohet
demokracia dhe tė provokohet e ardhmja demokratike.
Demokracinė nė Kosovė nuk e lindėn tė
tjerėt, e as nuk u lind pėr qejfin e tyre. Ishte e ndėrlidhur me proceset
demokratike tė Evropės dhe me synimet e tilla tė njerėzimit.
Demokracia nė Kosovė u vetėlind nė
vitin 1981, do tė rritet vetė, sė bashku, e barabartė dhe e ndėrlidhur me tė
tjerat.
Krushė e Madhe, 26 Maj 1990.
REPUBLIKA DHE LUFTA NĖ KONTEKST TĖ
EVROPĖS
Nga gjysma e parė e kėtij viti, nė
fshatin Billushė tė Prizrenit, gjatė njė bisede, pyetjet e shumta tė
pjesėmarrėsve reduktoheshin nė interesimin e tyre tė gjallė mbi mėnyrėn dhe
mundėsitė eventuale pėr jetėsimin e Republikės sė Kosovės. Natyrisht, kjo bisedė
ishte njė kėmbim joobligues i mendimeve. Ma kishte marrė mendja se do tė duhej
tė kthehej policia e mbrojtja teritoriale, pastaj tė formohej njė qeveri, e cila
do ta merrte mbi vete pėrgjegjėsinė mbi zhvillimin e ngjarjeve dhe eventualisht
tė legalizohej Lėvizja Popullore e Republikės sė Kosovės. Disa nga kėto mendime
mund tė jenė realizuar, por nė mėnyrėn e vet, dhe pavarėsisht nga ajo qė kisha
menduar unė, gjė qė do tė thotė se tė tjerėt jo vetėm qė mund tė kenė pasur
mendime tė ngjashme, por edhe tė elaboruara, meqė vetė nuk e kisha bėrė
elaborimin e mendimeve tė mia, nė qoftė se pėrgjigjet e rastit nė pyetjet e
shumta qė mė shtroheshin, nuk do tė konsideroheshin si tė tilla. Nė ndėrkohė
kishte pėrfunduar me sukses tė plotė referendumi gjithėpopullor pėr Republikėn e
pavarur dhe sovrane tė Kosovės; ishte zgjedhur qeveria dhe ishte emėruar
kryetari i saj dr. Bujar Bukoshi, kurse Kuvendi i Republikės sė Shqipėrisė e
kishte bėrė njohjen e Republikės sė Kosovės. Dukej se gjėrat do tė venin
mbarė... Megjithatė, komentet e politikės serbe pėr referendumin dhe ato qė
pasuan mė pastaj kishin qenė mospėrfillėse, ndėrsa ndonjėherė edhe ironike. Ato
flisnin pėr njė republikė "joekzistuese" tė Kosovės, ose pėr "Republikėn nė
letėr" tė Kosovės! Njė gjė e tillė nga kundėrshtarėt politikė edhe mund tė
pritej. Mirėpo nuk mund tė pritej prej tyre edhe moslejimi i vijimit tė mėsimit
pėr nxėnėsit dhe studentėt. Pavarėsisht nga arsyetimet e ndryshme dhe fajėsimi i
alternativės kosovare, kjo nuk mund tė arsyetohej me asgjė. Zhvillohej vallė njė
luftė pėr tė vajtur nė Evropė nė njė ose nė shumė mėnyra, apo pėr t'a ruajtur
errėsirėn mesjetare nė trojet e Ballkanit? Pastaj nuk mund tė arsyetohej
vazhdimi i heqjes nga puna tė mėsimdhėnėsve tė Universitetit, pastaj mbyllja e
tij e mėvonėshme dhe suprimimi i Akademisė sė Shkencave; nuk mund tė arsyetohej
as mizerja e luftės nė Kroaci, as keqėsimi i vazhdueshėm i gjendjes ekonomike tė
popullsisė dhe as ikja masive e rinisė shqiptare nė Perėndim. Mbi tė gjitha, nuk
mund tė pritej pajtimi me njė gjendje tė tillė, e cila vazhdimisht ėshtė duke
ecur drejt njė lufte tė pėrgjithshme nė Ballkan dhe ndoshta edhe nė Evropė.
Tė gjitha kėto e rėndojnė pėr sė
tepėrmi situatėn politike nė Kosovė. Madje edhe politikisht, pėrmes ekranit tė
TV-sė, u shqyrtuan mundėsitė pėr hapjen e "frontit tė jugut" dhe u
pėrgėnjeshtruan pastaj nga funksionarė tė lartė tė LDK-sė, por gjėrat ecin me
logjikėn e tyre tė brendshme pavarėsisht nga prognozat dhe pėrgėnjeshtrimet.
Atmosfera e rėndė politike nė Kosovė megjithatė nuk ėshtė vetėm refleksion i
luftės nė Kroaci, i gjendjes nė Jugosllavi, i mosjetėsimit akoma tė Republikės
sė Kosovės, por edhe i faktit se gjėrat pothuajse ngecėn, si dhe i faktit se
atmosfera e tillė e rėndė politike tashmė me tė dy kėmbėt ėshtė futur nė dekadėn
e dytė. Pėrse e kemi situatėn tė kėtillė? Pėrse po zgjat kaq shumė ajo, dhe sa
do tė duhej pritur akoma? "Tė presim edhe dy-tre vjet" -u thoshte fshatarėve tė
mi njė titist i flaktė i dikurshėm qė u shndėrrua tani nė njė demokrat edhe mė
tė zjarrtė "dhe pastaj do tė jetė aq bukur… do tė bėhemi tė fortė!"
Fėmijėt si peng
Kėto fjalė menjėherė ma pėrkujtuan
situatėn e fėmijėve tė mi: Andinin 5- vjeēar dhe Brisildėn 1,5 vjeēe. Ata i
kishte marrė nėna e tyre dhe i mbante te prindėrit e vet. Ishte hidhėruar dhe mė
kishte braktisur. Kur i kisha lutur disa titistė tė dikurshėm dhe demokratė tė
tanishėm tė ndėrmjetėsonin dhe sė paku tė m'i kthenin fėmijėt, mė ishin
pėrgjigjur: "Prit edhe dy-tre vjet, pastaj djali do tė vijė vetė ke ti, kurse
pas dy-tre vjetėve tė tjerė do tė vijė edhe ēupėza!". Mirėpo e njėjta gjė kishte
ndodhur edhe me vajzėn time 10-vjeēare - Erletėn, nga martesa e parė. Nė vitin
1981 ia kishin zėnė peng (burgosur) babanė. Nė vitin 1985 e kishin zėnė peng
atė, pikėrisht sikurse Andinin - nė moshėn 4,5 vjeēare. Kisha pritur tė kthehej,
por ndėrkohė ishte tėhuajsuar tėrėsisht dhe tani nuk njiheshim mė nė mes vete.
Erletėn nuk e njihja edhe ngaqė e kisha braktisur si foshnjė 7-muajshe. Ndėrkaq
zėri i Andinit akoma mė ėshtė i freskėt. Kur njė herė kishte arritur tė ikte pėr
tė mė vizituar nė shtėpi, e pata vėshtruar nga dritarja: e puthte njė shtyllė
betoni qė dikur e kisha ngritur pėr tė shėnuar mezhdėn. Pastaj nė ēdo dhjetė
hapa pėrkulej dhe si i babėzitur e puthte dheun duke bėrtitur "O Babiiiiiiiii!".
Mė nė fund i puthi disa herė dyert e hyrjes dhe mė kėrceu nė qafė. Nuk kisha
mundur t'ia ktheja asnjė pėrgjigje. E doja pėr sė tepėrmi. Natyrisht, kisha
pasur rrugėdalje por duhej qė tė bardhėn ta quaja tė zezė dhe tė zezėn tė
bardhė. Kishte pasur edhe njė rrugėdalje tjetėr, por duhej qė edhe e ėma e tyre
gjėrat t'i emėrtonte drejt, me emrin e tyre tė vėrtetė. Mirėpo kjo ishte treguar
e pamundur dhe tani vuanin fėmijėt. Duhej tė prisnim edhe dy-tre vjet, pastaj
edhe dy-tre vjet tė tjerė, dhe sipas disave "do tė bėheshim tė fortė, shumė tė
fortė", por me kusht qė tė mos tėhuajsoheshim tėrėsisht dhe qė akoma tė
njiheshim nė mes vete...
Republika si peng
Nuk e di tashmė saktėsisht se nė cilin
vit ishte zėnė peng Republika e Kosovės. Nuk e di as se kush saktėsisht mund ta
ketė zėnė peng atė dhe se a thua mund tė ishte e vėrtetė fare se ajo ishte zėnė
peng nga ndokush qė nuk e prisnim? Mirėpo, ishte e sigurt se ajo ishte e zėnė
peng. Gjithashtu e dija se gjatė dimrit tė kaluar njėri nga ish-funksionarėt e
lartė titistė nė revistėn «Republika» tė Salih Kabashit kishte deklaruar se ata
(d.m.th. titistėt) nuk e kishin dashur Republikėn me stalinistėt. Bislim
Elshani, redaktor i «Demokracisė Autentike», i ishte pėrgjigjur
drejtėpėrsėdrejti me pyetjen se cili ishte vallė kriteri me tė cilin e matnin
ata patriotizmin e tyre? Shumė mė vonė njė funksionar i lartė i LDK-sė, nė
intervistėn e vet nė njė gazetė nė gjuhėn shqipe, kishte deklaruar se nuk e
kishin dashur Republikėn brenda federatės jugosllave. Ky kishte pandehur se ēdo
ide pėr ruajtjen e integritetit territorial tė Jugosllavisė do tė ishte profane,
ndonėse gazeta qė ia botonte kėto mendime shtypej nė Prishtinė, nėn patronazhin
e Serbisė, e cila luftėn nė Kroaci e arsyetonte me qėllimin e ruajtjes sė atij
integriteti. Ndėrkaq «Demokracia autentike» qė ishte vėnė nė funksion tė
Republikės sė Kosovės pa e cėnuar kėtė integritet, ishte heshtur. Ishte heshtur
gati ēdo mendim i pavarur qė nuk i kishte rrėnjėt nė Perėndim por nė Kosovė; qė
hotelin «Grand» nuk e kujtonte pėr «Hayat Regency» dhe qė Prishtinėn nuk e
merrte pėr Paris. Kjo nuk do tė thoshte se Prishtina s'do tė duhej tė bėhej
Paris. Do tė thoshte vetėm se duhej filluar nga fakti se akoma nuk ishte bėrė.
Nė tė vėrtetė shpeshherė mendimet e tilla etiketoheshin si staliniste dhe
«serbo-sllavo-komuniste», pavarėsisht nga fakti se komunizmin nuk e kishin
lindur sllavėt por gjermanėt, pėrkatėsisht hebrenjtė nė Gjermani, dhe se
sllavėt vetėm sa e kishin huazuar kėtė ide me qėllim tė ruajtjes sė kufijve tė
Carit tė tyre tė madh dhe pothuajse po atė ēast e kishin "shitur". (Shumė
teorikė tė njohur tė politikės ndėrkombėtare marrėveshjen e Brest-Litovskit tė
vitit 1918, nėnshkrimin e sė cilės e kishte urdhėruar Lenini, e konsideronin si
"shitje" tė revolucionit gjerman. Karl Libknechti dhe Roza Luxemburgu, por edhe
shumė tė tjerė, kishin mbetur tė habitur, por kjo ishte arsyetuar me interesat e
paqes dhe tė revolucionit tė ardhshėm botėror. Ngjashėm ishte injoruar edhe
Revolucioni hungarez i po atij viti). Mirėpo "njohėsit" e komunizmit tė
kohės sė dėshtimit tė tij kėtė e bėjnė me qėllim tė identifikimit tė tij me tė
keqen nacionale, duke fshirė ēdo gjė pozitive nga kjo kohė me njė lėvizje tė
thjeshtė pene. Pastaj do tė dėshironin qė ndonjė gjeneral Schwarzkopf t'i
fshinte mbeturinat e komunizmit nė Ballkan. Pas kėsaj do tė pajtoheshin me ēdo
gjė qė do t'u ofronte Lordi Carrington, sepse nuk mund ta marrin me mend ndonjė
republikė me "stalinistė" ndėrkaq "stalinist" ata e quajnė cilindo qė nuk ėshtė
i mendimit tė tyre. Nė kėtė mėnyrė, ndonėse tė gjithė pėrbetohemi nė demokraci,
bėhet gati e pamundur tė dihet se kush dhe pėrse nė tė vėrtetė e mban peng
Republikėn? Si rezultat i natyrshėm i kėtij "animi" tė tepruar, uniteti dhe
homogjeniteti me tė cilin lavdėrohemi duket se nuk mbėshtetet mbi kėmbė tė
sigurta. Uniteti rreth idesė e cila do ta fshinte njė tė kaluar tė tėrė duke e
shpallur si mishėrim tė sė keqes nacionale, duhet thėnė hapur, ėshtė fare jashtė
hapėsirės, ndonėse mund tė ketė unitet rreth mendimeve, ideve, pra edhe veprave
qė i artikulojnė synimet e vėrteta tė popullit dhe qė dalin nga ai, por jo rreth
"aksioneve tė mbuluara" (covert action). Ato mund tė jenė ndihmesė
efikase e ndonjė politike tė caktuar por jo edhe zėvendėsim pėr politikėn dhe as
pėr idenė. Ky ėshtė njėherėsh edhe kuptimi qė Abraham Lincolni nė kohėn e vet ia
dha demokracisė. Kjo e vėrtetė po shpėrthen pakėz ngadalė, por do tė shpėrthejė.
Shpėrthimi i saj doemos do ta vėrė Republikėn e Kosovės nė raport tė drejtė me
situatėn politike, e cila pa dyshim se do ta ēlirojė.
Republika dhe princi
Nė njė nivel serioz tė shqyrtimit tė
ēėshtjeve, pyetje tė tilla si ato tė shtruara mė lart janė indikatorė me rėndėsi
tė gjendjes sė dhėnė si dhe tė atmosferes dhe tė situatės politike nė
pėrgjithėsi. Mirėpo janė edhe diēka tjetėr - njė ndihmesė e rėndėsishme pėr
zbėrthimin e problemeve. Branko Kostiqi, Nėnkryetar i Kryesisė sė Jugosllavisė
(sė cunguar), nė njė emision tė TVB-sė, pakėz mė heret, i pėrsėriti qėndrimet e
njohura tė politikės serbe lidhur me Republikėn e Kosovės: "Shqiptarėt duhet ta
kuptojnė, -tha ai, -se Republika e tyre ėshtė Republika e Serbisė, e definuar me
kushtetutė si republikė e qytetarėve tė saj". Nė kontekst tė ofensivės sė
forcave tė armatosura nė territorin kroat (zhbllokimi i kazermave), fjalėt e tij
mund tė kuptoheshin si vendim - rezolutė pėr zgjidhjen e krizės jugosllave nė
mėnyrėn serbe. Ndėrkohė ky vendim u formulua si qėndrim me tė cilin politika
serbe rezervohej nga propozimet e Lordit Karrington nė Konferencėn e Hagės mbi
Jugosllavinė. Si pretekst u morėn dokumentet me tė cilat garantoheshin tė
drejtat e pakicave kombėtare nė Evropė. Ndėrkaq, edhe mė vonė, me nėnshkrimin e
tij, lutej Kėshilli i Sigurimit tė OKB-sė qė tė vendoste mbi dėrgimin e
helmetėkaltėrve nė rajonet e luftės nė Kroaci. Politika serbe bėnte ēmos qė ta
ruante integritetin territorial tė Jugosllavisė, tani jo mė si opcion adekuat
pėr popujt e saj por vetėm pėr serbėt! Ndėrkaq, Princi Tomisllav Karagjorgjeviqi
nė Oplenac, vizitės sė tė cilit TVB i kishte dhėnė rėndėsi tė veēantė,
deklaronte si nėn buzė, gati me druajtje, por nė mėnyrė rezolute, se "Serbia do
tė bėhej shtet i fortė, mė i forti nė Ballkan, nė Evropė, bile edhe nė botė, do
ta shihni!". Dukej se princi plak Tomisllav Karagjorgjeviqi e besonte me gjithė
mend njė gjė tė tillė. Ai nuk tha asgjė pėr shqiptarėt, dhe as pėr Republikėn e
Kosovės. Dukej sheshazi se Republika e Kosovės kundėrshtohej nė mėnyrė rezolute,
dhe kjo mbėshtetej mbi forcėn e armės sė armatės jugosllave. Princi serb kėtė me
siguri e dinte. E dinte edhe politika serbe se edhe shqiptarėt e kishin njė
mbret, ndonėse nuk e di nėse e kishin edhe ndonjė princ. Mbreti shqiptar - Leka
I Zogu, me siguri se ishte po aq, nė mos edhe mė i fortė, se ai princi tjetėr i
serbėve - Aleksandėr Karagjorgjeviqi; po aq, nė mos edhe mė i gjatė se ky. Edhe
mbreti i shqiptarėve - Leka I Zogu, e ėndėrronte njė republikė tė fortė
shqiptare, "mė tė fortė nė Ballkan, nė Evropė, bile edhe nė botė, do ta
shihni!". Princi serb mund ta gjente, nė mos Sllobodan Millosheviqin, atėherė
ndonjė kryetar tjetėr tė Serbisė, pėr t'i sendėrtuar ėndrrat e tij. Mirėpo edhe
mbreti shqiptar mund ta gjente, nė mos Ramiz Alinė, atėherė ndonjė kryetar
tjetėr tė Shqipėrisė, pėr t'i sendėrtuar ėndrrat e tij. Edhe shqiptarėt e kishin
njė armatė dhe njė popull hiē mė tė vogėl dhe hiē mė pak luftarak se sa ai serb.
Serbėt thirreshin nė tė drejtat historike mbi Kosovėn, por shqiptarėt kanė mė
tepėr tė drejta historike mbi Kosovėn, ndėrkaq kanė edhe tė drejta legjitime qė
dalin nga realiteti i sotėm politiko-demografik. Serbėt e shpresojnė pėrkrahjen
e Rusisė, por edhe shqiptarėt mund ta shpresojnė pėrkrahjen e tė tjerėve,
sidomos tani qė kėrkesat shqiptare vlerėsohen si legjitime. Kėshtu, princėrit
dhe mbretėrit do tė luftonin nė Ballkan pėrmes kalorisė moderne-aviacionit, dhe
njėsive tankiste me kėmbėsorinė e shkretė, pėr t'i sendėrtuar qėllimet e tyre
pėrkatėse - "pėr t'u bėrė mė tė fortė, mė tė fortė nė Ballkan, nė Evropė, bile
edhe nė botė!".
Ata ndėrkaq, sipas komenteve tė TV-sė,
nuk do tė luftonin pėr evropeizimin e vendeve tė tyre tė mbetura gati nė nivelin
aziatik tė zhvillimit…
Simbolizimi i kontinuitetit tė
traditės
Tani ėshtė e qartė se princėrit dhe
mbretėrit mund tė kthehen nė vendet e tyre; mund tė simbolizojnė kontinuitetin e
traditės sė shtetėsive tė shteteve tė tyre, tė unitetit tė kombeve tė tyre, dhe
pėr kėtė mund tė gėzojnė respektin e duhur tė popujve tė tyre, por vetėm nėse
kėta dy popuj, secili nė vendin e vet, do tė vendosin ashtu. Pėrveē simboleve
klasike qė do tė simbolizonin institucionet mbretėrore, mbreti shqiptar, pėr
shkak tė ndasisė sė kombit, do tė mund tė simbolizonte edhe unitetin
historik-shpirtėror dhe aspiratat shekullore tė natyrshme tė popullit, por vetėm
nė qoftė se do tė kuptohet se nė prag tė shekullit XXI mbretėritė e tyre nuk
mund tė mbėshteten edhe mė tutje mbi raportet feudo-klanore tė shoqėrisė dhe mbi
mohimin e progresit tė brendshėm nė favor tė madhėsisė sė jashtme. Progresi i
brendshėm mund ta realizojė madhėsinė e njė kombi, ashtu si dikur madhėsia e
jashtme e realizoi progresin e brendshėm tė shumė kombeve. Pėr shqiptarėt, por
edhe pėr serbėt, progresi i brendshėm e nėnkupton jetėsimin e Republikės sė
Kosovės, jo vetėm sepse ajo ėshtė e drejtė elementare e tyre -instrument vital i
zhvillimit, por edhe sepse vetėm nė atė mėnyrė mund t'i shmangemi
instrumentalizimit nė dobi tė interesave tė huaja pėr t'i hapur kėshtu rrugėt e
evropeizimit tė shpejtuar. Nė qoftė se kjo gjė nuk kuptohet, ose kuptohet por
nuk dėshirohet tė pranohet, alternativa e saj mund tė jetė vetėm kthimi nė
mesjetė - pėrgjakja e sėrishme e historisė. Duke u deklaruar pėr republikėn dhe
pėr bashkimin e trojeve shqiptare nė kuadėr tė proceseve integrative tė Evropės,
pa rezonimin e forcės, populli shqiptar e tregoi pjekurinė e vet politike.
Ndėrkaq, madhėshtinė e vet historike e argumentoi me faktin se, fare i vetmuar,
i qėndroi ēdo stuhie dhe ēdo rrebeshi tė kohės. Tani ai i ngjan njė metuzalemi
tė qėndresės qė nuk i dihet me saktėsi mosha. Andaj pėrgjakja e sėrishme e
historisė mund tė jetė vetėm reminishencė tragjike e kohėrave tė shkuara dhe
totalisht nė kundėrshtim me trendet aktuale tė zhvillimit tė qytetėrimit nė
Evropė, por edhe nė botė. Me
siguri se argumentimi i sėrishėm i njė teze tė tillė nuk mund tė jetė i tepėrt.
Kurrnjėherė nuk mund tė jetė e tepėrt tė bindemi para se tė bėhet pėrfundimisht
vonė. Ėshtė detyrė njerėzore dhe nė natyrėn e njeriut qė sė paku tė provojė tė
mos e lejojė vonimin pėrfundimtar tė gjėrave, po qe se ato do tė kenė veshė pėr
atė qė ėshtė e arsyeshme, kurse luftėrat janė gjithmonė iracionale, ndonėse
zhvillohen pėr qėllime racionale.
Lufta si mundėsi reale dhe modeli
evropian
Lufta megjithatė mund tė shpėrthejė,
jo pėr shkaqe ideologjike, qė gjithmonė kanė qenė vetėdije e deformuar mbi
realitetin, por pėr shkaqe tė interesave jetike: serbėt janė tė bindur se
ruajtja e integritetit territorial tė Jugosllavisė ėshtė interes jetik i tyre.
Shpėrbėrja eventuale e Jugosllavisė, -rezonon politika e tyre, -do t'a
reduktonte Serbinė nė kufijtė e tanishėm tė asaj qė quhet Serbi e ngushtė, kurse
njė pjesė e mirė e popullatės serbe do tė mbetej jashtė Serbisė dhe do ta
fitonte statusin e pakicės kombėtare. Si komb i krishterė, ngadhėnjimtar i
Luftės sė Dytė Botėrore, me shpėrbėrjen e Jugosllavisė do tė ndjehej i dėmtuar
dhe kompensimin pėr kėtė dėmtim doemos do ta kėrkonte te popullata jo e
krishterė, tek myslimanėt dhe shqiptarėt. Ndėrkaq, ndonėse shqiptarėve vendet
fqinje u pėrpoqėn t'ua kontestojnė kontributin nė Luftėn e Dytė Botėrore, ata
megjithatė nuk ishin mė pak nė anėn e ngadhėnjimtarėve dhe janė populli i vetėm
realisht i dėmtuar qysh nga pėrfundimi i luftėrave antiturke nė Ballkan. Si
popull me provim tė dhėnė tė pjekurisė politike, shqiptarėt e shpallėn
Republikėn e Kosovės dhe i deklaruan hapur qėllimet e veta politike. Nė thelb tė
kėtyre qėllimeve nuk qėndron ekspansioni - lakmia pėr tokat e huaja, por e
drejta pėr t'u kompletuar si komb i Evropės. Me pėrkrahjen e kėsaj tė drejte,
Evropa do tė duhej ta jepte provimin: - a vlejnė vallė tė drejtat njerėzore, e
drejta e njeriut dhe parimet demokratike pėr tė gjithė popujt e saj njėsoj apo
vetėm pėr ata tė krishterė? Populli shqiptar niset nga besimi i plotė se ėshtė
popull i Evropės, njėri ndėr mė tė vjetėrit, dhe se parimet qė do tė vlenin pėr
tė tjerėt do tė duhej tė vlenin edhe pėr tė. Nė kėtė mėnyrė, tashmė ėshtė nė
provė e sipėr kriteri religjioz, kaherė i injoruar dhe i harruar, nė pėrcaktimin
e statusit e popujve tė Evropės.
Historia e Evropės sė bashkuar
doemos do tė fillojė nga fakti se si do tė zgjidhet ky problem, pra pikėrisht ai
i shqiptarėve. Ndėrkaq, meqė zhvillimi i civilizimit nė Evropė kaherė e ka
pėrballuar kriterin religjioz nė pėrcaktimin e statusit tė popujve, nga mėnyra e
zgjidhjes sė kėtij problemi do tė varet se sa ėshtė e civilizuar vėrtetė Evropa.
Mirėpo, jo vetėm kaq. Nga kjo do tė varet edhe vetė atraktiviteti i modelit
evropian pėr popujt jashtė Evropės. Me fjalė tė tjera, nga kjo do tė varet
akceptimi i Evropės nga tė tjerėt, nė suaza ndėrkombėtare, si model serioz i
barazisė sė popujve dhe i synimeve tė saj jashtė Evropės.
Pėr kėto dhe pėr shkaqe tė tjera,
shqiptarėt poashtu kanė shansa reale tė jenė tė pėrkrahur nė kėrkesat e tyre
legjitime. Nė qoftė se ato do tė kundėrshtohen nga politika serbe, atėherė
teorikisht, shanset pėr konfrontimin e drejtpėrdrejtė tė kėtyre dy realiteteve
politiko-ideore janė bukur tė mėdha, me shpresa pėrafėrsisht tė barabarta nė
fitore, gjė qė pėrsėri nuk do tė ishte kurrfarė fitore reale dhe nė planin
afatgjatė -stabile, sepse humbja e cilitdo prej tyre do t'i hapte rrugė
destabilitetit politik tė mbarsur edhe me revanshizėm. Pėr kėtė shkak, lufta nuk
ėshtė as alternativė reale pėr jetėsimin e Republikės sė Kosovės, dhe as nė
frymėn e proceseve integruese nė Evropė. Megjithatė lufta mund tė shpėrthejė nė
qoftė se edhe mė tutje do tė lejohet thellimi i trendeve tė tanishme tė situatės
politike lidhur me jetėsimin e Republikės sė Kosovės dhe me zgjidhjen e
ēėshtjes shqiptare nė tėrėsi. Mirėpo nė kėtė pikė do tė ndėrpritet analiza tek e
cila do tė kthehemi mė vonė.
Tani ėshtė e udhės tė bėhet njė
digresion me qėllim tė shquarjes sė elementeve teorike tė demokracisė qė e
kundėrshtojnė apo e favorizojnė luftėn nė suaza tė sistemeve globale tė
mendimit.
Lufta pėr tė pėrfunduar luftėn
Pėr sistemet globale tė mendimit, nė
periodėn pas Luftės sė Dytė Botėrore, veēanėrisht gjatė luftės sė ftohtė
politike, gjėrat dukeshin tė qarta. Ideologjia komuniste, nė njėrėn anė, besonte
se botėkuptimet mbi botėn dhe mbi qėllimet klasore tė dy sistemeve shoqėrore
(socializmit dhe kapitalizmit) ishin tė kundėrta dhe tė papajtueshme.
Koekzistenca e vendosur nė raportet midis kėtyre dy sistemeve globale ishte
formė e imponuar e ekzistencės pėr shkak tė armatimit raketor-nuklear, por ajo
intimisht nuk e pėrjashtonte bindjen se vetėm fitorja e komunizmit nė tėrė botėn
do t'a pėrjashtonte luftėn si metodė pėr zgjidhjen e kontesteve ndėrkombėtare
dhe do tė ishte garanci e sigurt pėr ruajtjen e paqes. Organizimi i brendshėm
politik (jo vetėm policia dhe armata), prandaj duhej tė ishte nė funksion tė
kėtij ideali. Nė thelb tė mendimit tė tillė politik ishte ekspanzioni. Zgjerimi
i sistemit dhe organizimi i brendshėm politik duhej t'i shėrbente rendit qė i
avanconte qėllimet e kėtilla politike. Ndėrkaq, mendimi i kundėrt politik, nė
anėn tjetėr, cilėsohej me njė filozofi realiste e cila politikėn e konsideronte
si luftė pėr pushtet ku interesat e fuqive tė mėdha vazhdimisht ndodheshin nė
konflikt midis tyre. Nė thelb tė mendimit tė tillė politik poashtu ishte
ekspanzioni, pasiqė tė dy sistemet globale tė mendimit e kishin tė qartė se
vetėm sistemi i organizimit tė brendshėm politik mund tė ishte garanti i fundit
i paqes nė botė. E thjeshtėsuar gjer nė fund, kjo do tė thoshte se vetėm
njerėzit qė mendonin njėsoj, qė jetonin nė mėnyrė tė ngjashme dhe qė kishin
interesa pėrafėrsisht tė ngjashme, nuk mund t'a rrezikonin as qetėsinė e
brendshme dhe as paqėn e jashtme. Pėrfaqėsuesi amerikan i idealizmit politik,
ish-Presidenti i SHBA- Woodrow Wilson, konsideronte se duhej zhvilluar luftė pėr
t'i pėrfunduar luftėrat. Sipas tij, Lufta e I-rė Botėrore i kishte shkatėrruar
perandoritė e Evropės Qendrore (Gjermania, Austro-Hungaria) me ē'rast ishin
formuar shtete tė reja nė mbėshtetje tė parimit tė vetėvendosjes. Liga e
Kombeve, formimin e sė cilės e kishte propozuar vetė, do tė duhej tė merrej me
zgjidhjen e kontesteve qė e rrezikonin paqen. Pėrvoja e brendshme e organizimit
politik tė SHBA-ve Wilsonit i kishte shėrbyer pėr tė nxjerrė parimet pėr njė
organizim tė mundshėm tė botės, ku Liga e Kombeve, duke i mbėshtetur principet e
raporteve midis shteteve, do tė kishte rol tė veēantė nė universalizimin e tyre.
Mirėpo, idealizmin politik tė
Wilsonit nuk e kundėrshtonin vetėm marksistėt, dhe as vetėm Revolucioni i
Tetorit. Sir Halford Mackinder ("Democratic Ideals and Democracy" 1919)
shkruante se demokracia ishte inkopatibile me organizimin e domosdoshėm tė
luftės kundėr autokracive. Ata (idealistėt politikė si Wilsoni) "refuzonin t'i
njihnin realitetet e gjeografisė dhe tė ekonomisė". Andaj Mackinder e nxirrte
pėrfundimin se paqja botėrore mund tė sigurohej vetėm duke sunduar me ujdhesėn
botėrore (shih "DeA"-6/1991), e cila praktikisht e nėnkuptonte themelimin
e njė lidhjeje tė shteteve tė pavarura midis Gjermanisė dhe Rusisė. Ndėrkaq,
kėtij botėkuptimi realist mbi sigurimin e paqes, por qė gjithashtu shkonte ndesh
me idealizmin politik tė Wilsonit, i kishte paraprirė Alfred Thayer Mahan. Duke
e ēmuar lart fuqinė detare (maritime) tė Britanisė, amerikani Mahan me 1890
shkruante se "pėrdorimi dhe kontrolli i duhur i detit ėshtė vetėm njė vijė nė
vargun e kėmbimit me tė cilin akumulohet pasuria". Mahan dhe Mackinder ishin
teorikė tė gjeopolitikės, veēse njėri e theksonte rėndėsinė e kontrollimit tė
ujėrave detare, ndėrsa tjetri tė tokės, pėr ruajtjen e paqes botėrore. Me fjalė
tė tjera, ata ishin zėdhėnės tė zgjerimit tė imperatorive koloniale, tė cilat do
tė duhej ta vendosnin paqen mbi rruzullin tokėsor. Pėr kėtė shkak nuk ishte ēudi
qė tė dy teorikėt nuk mund t'a honepsnin aspak "shpirtin jo-luftarak tė
demokracisė", por as tregtinė e lirė dhe as tregtarėt si klasė. Mackinder madje
besonte se lufta kompetitive pėr tregje ishte burimi kryesor i luftėrave dhe
kėtu ai nuk ndryshonte shumė nga marksistėt. Ai mendonte se paqja mund tė ruhej
duke e vėnė kontrollin e drejtėpėrdrejtė mbi burimet e mėdha tė pasurive
natyrale dhe jo me tregti, ose pėrmes tregtisė qė zhvillohet jashtė zonės sė
ndikimit tė vet. Dobia nga njė gjė e tillė do tė ishte iluzore, sepse ėshtė e
gjykuar tė sjellė vullnerabilitetin (shih Stanly Kober, «Idealpolitik»,
Foreign Policy, Summer 1990). Megjithatė goditjen kryesore idealizmit
politik ia dha shpėrthimi i Luftės sė II-tė Botėrore. Nevoja qė tė shpjegohen
filozofikisht shkaqet e shpėrthimit tė luftės e nxiti zhvillimin e drejtimit tė
realizmit nė politikė. Hans Morgenthao ishte eksponenti kryesor i kėtij
drejtimi. Nė librin e tij kapital «Politika Midis Kombeve» (Politics Among
Nations, 1948), ai konstatonte se politika, si dhe shoqėria nė pėrgjithėsi,
udhėhiqet me ligje objektive, rrėnjėt e tė cilave ndodhen nė natyrėn njerėzore.
Meqenėse ligjet e kėtilla janė objektive, ato doemos kanė karakter universal.
Sjelljet e shteteve i udhėheq interesi i definuar si fuqi dhe jo idealet e
burrave tė shtetit. Nė harmoni me kėto botėkuptime, Henry Kissingeri mė vonė,
ngjashėm me Morgenthao-n, kishte ardhur nė pėrfundim se stabiliteti i sistemit
ndėrkombėtar varej nga dy komponenta: nga drejtpeshimi i forcave dhe nga
principi i legjitimitetit tė pranuar pėrgjithėsisht. Dhe pėrsėri, sė bashku me
tė, besonte se realiteti i politikės sė fuqisė e kushtėzonte nėnshtrimin e
ideologjisė nacionale ndaj interesave mė themelore. "Kujdesi pėr sigurimin
nacional, -shkruante Kissingeri mė 1986 nė «Washington Post», - duhet tė jetė nė
harmoni me vlerat tradicionale amerikane", pėr tė pėrfunduar mė vonė me njė dozė
pesimizmi se "ndonėse morali dhe fuqia jonė nuk duhet tė jenė nė kundėrshtim me
njėra -tjetrėn", nė instancė tė fundit, "tė gjitha politikat serioze tė jashtme
doemos nisen nga nevoja pėr tė mbijetuar (the need for survival).
Ligji dhe demokracia
Ajo qė ėshtė interesante te realizmi
politik ka tė bėjė me faktin se nuk e merrte parasysh ndikimin e kurrfarė
ideologjie. Pėr ndryshim nga "njohėsit" kosovarė tė politikės, qė gati sa nuk u
cfilitėn duke gjuajtur "shtriga staliniste" nė hapėsirėn edhe ashtu tė ngushtuar
politike tė Kosovės, ai edhe idealizmin politik e konsideronte si filozofi naive
qė nuk mund t'a kuptonte realitetin e politikės sė fuqisė dhe i cili, pėr shkak
tė ngarkesave me moralizime, tė ēonte qoftė nė tėrheqje dhe izolim nga njė botė
e papėrsosur, qoftė nė njė intervenim pėr t'i ndrequr tė gjitha paudhėsitė e
saj. Realizmi politik, nė tė vėrtetė, e shprehte rezignacionin ndaj realitetit
politik tė pas-Luftės sė II-tė Botėrore. Mirėpo, paralelisht me forcimin e
realizmit politik, kah fundi i viteve '80 teorikėt dhe burrat e shtetit sovjetik
kishin filluar t'i kontestonin hapur postulatet e teorisė marksiste. Eduard
Shevernadze, p.sh., me 1988 shkruante se "koekzistenca nuk mund tė
indentifikohej me luftėn e klasave", kurse M. Gorbaēov e shpjegonte perestrojkėn
si "revolucion legal qė kishte pėr qėllim ta pengonte koncentrimin e fuqisė sė
tepruar nė duar tė pakicės me qėllim qė shoqėria tė udhėhiqej me parimin e
sundimit tė ligjit". Njė kthesė e tillė marramendėse nė teorinė sovjetike tani i
jepte krah riafirmimit tė idealizmit politik nė Perėndim. Mirėpo edhe ky tani
kishte evoluar: e pranonte se demokracia kishte zhvilluar luftėra, por
institucionet demokratike, tė cilat nė instancėn e fundit e kushtėzonin
agresivitetin e politikės sė shtetit tė dhėnė, mund tė evoluonin: "Demokracia
mishėronte kriteriume rigoroze tė sundimit tė shumicės dhe tė drejtave tė
pakicės. Sundimi i shumicės do tė thotė se tė gjithė njerėzit e kanė tė drejtėn
e votės, ndėrsa ata qė zgjidhen i japin llogari votuesve nė intervale tė
shpeshta dhe tė rregullta". Pėrfaqėsuesit e zgjedhur e kanė pėr detyrė t'i
informojnė pėr ato qė bėjnė, por edhe t'i furnizojnė me informata tė nevojshme
pėr tė ushtruar kontroll mbi ta, i cili pastaj rregullohet me mekanizma tė
veēantė. Teorikisht, megjithatė, tė drejtat e pakicės duhet tė jenė nė
kundėrshtim me tė drejtėn e sundimit tė shumicės, por sipas Stenly Koberit ky
botėkuptim ėshtė i gabuar: "Siē e demonstrojnė konfliktet etnike tė kohėve tė
fundit, -shkruan ai -shumicat mund tė ndryshojnė me kohėn, dhe sundimi i
shumicės, nė mungesė tė tė drejtave tė garantuara tė pakicės, ėshtė reēetė pėr
katastrofė. Tė themi megjithatė mė shkoqur: garancionet mbi tė drejtėn e
pakicave, tė cilat mund tė vendosen vetėm me pajtimin e shumicės, e shėnojnė
respektin e tė dobėtit nga ana e tė fortit. Ky sistem i vlerave tė respektit pėr
ligjin mė parė se pėr forcėn ėshtė siguria mė e mirė e rendit dhe e
stabilitetit, qoftė atij tė brendshėm, qoftė atij tė jashtėm ndėrkombėtar"
(Stanley Kober, Idealpolitik, op.cit.). Nė harmoni me kėto botėkuptime,
idealizmi politik tani shpjegonte se shkaqet e Luftės sė II-tė Botėrore nuk
duhej kėrkuar nė konfliktet e interesave tė imperatorive koloniale por pikėrisht
nė Kushtetutėn e Weimarit. Kjo Kushtetutė, nė vend tė botėkuptimit amerikan mbi
tė drejtat e patjetėrsueshme tė individit, ato ia kishte nėnshtruar
kolektivitetit. Rene Brunet nė The New German Constitution /1922/ lidhur
me kėtė vėrente se "liritė individuale jo vetėm nuk ishin edhe mė tutje qėllim
nė vete, por as qė pėrbėnin akoma njė tė mirė tė pavarur nė vete. Ato nuk kanė
mė vlerė dhe nuk mund tė mbrohen pėrveē nė masėn qė shėrbejnė pėr ta kryer kėtė
detyrė sociale" (ibd.).
Demokracia qė nuk i garantonte tė
drejtat individuale nuk mund tė zgjaste shumė. Abraham Linkolni qė moti kishte
vėnė re se "shumica qė bėhej zap me kontrollin dhe me pėrkufizimet
kushtetuese... ėshtė sovrani i vetėm i vėrtetė i njė populli tė lirė. Kushdo qė
e refuzon kėtė, doemos ka pėr tė rėnė, qoftė nė anarki, qoftė nė despotizėm"
(cit. sipas Kober, ibd.). Andaj Hitleri kishte rėnė nė despotizėm dhe e
kishte ndėrtuar njė diktaturė militariste tė fashizmit qė e kishte nxitur
luftėn! Ndryshe nga realizmi, idealizmi politik tani iu kthye konceptit tė Adam
Smithit lidhur me grumbullimin e pasurisė si fuqi. Zgjerimi perandorak, me fjalė
tė tjera, e sė bashku me kėtė edhe kontrolli gjeopolitik i territoreve tė huaja,
nuk ishin mė burim i fuqisė ekonomike dhe politike tė shtetit. Sikundėr qė e vė
re Karlo Kipola nė The economic Decline of Empires (1970) "njė perandori
nė mėnyrė tė pashmangshme cilėsohet nga njė numėr i madh institucionesh
sklerotike" tė cilat "i pengojnė ndryshimet pėr hir tė ekzistencės sė vet"
(ibd.). Pėr kėtė shkak, pasuria e kombit nuk varej edhe mė tutje nga shkalla
e kontrollit direkt dhe nga veēoritė ekonomike tė territorit tė kontrolluar,
por, siē thoshte Adam Smithi: "Nė rend tė parė nga mjeshtria, gjeturia dhe
gjykimi me tė cilat janė tė pajisur punėtorėt, dhe sė dyti, nga proporcioni i
numrit tė atyre qė janė tė zėnė me punė tė dobishme dhe tė atyre qė nuk
punojnė". Nga ky postulat i dikurshėm i Adam Smithit, nė rrethana tė ndryshuara
tė braktisjes sė sistemit kolonial, nuk ishte vėshtirė tė pėrfundohej se fuqia e
punėtorėve tė vendeve tė zhvilluara duhej qė nė mėnyrė konstante t'i pėrsoste
mjeshtritė e veta duke vazhduar tė prodhonte mallra dhe shėrbime tė reja qė t'i
ndihmonin nxjerrjes sė superprofitit. Ishte konstatuar pėrfundimisht se
kontrolli politik mbi popullin qė atė e urren ėshtė bazė jostabile pėr njė
rritje tė vazhdueshme ekonomike, sepse pėrpjekjet pėr ta mbajtur atė nėn
kontroll, me kohė "do tė rezultojnė nė shpenzime kolosale tė qeverisė qė do ta
provonte njė gjė tė tillė" (ibd.).
Kanti dhe ligji
Ishte tėrėsisht e natyrshme qė edhe
sovjetikėt tė kishin ardhur nė pėrfundime tė ngjashme por pėr arsye jo tėrėsisht
identike. Tani nuk ishte fjala pėr sklerotizimin e sistemit qė e vėrente
Kipola, por pėr paralizimin dhe pėr plogėshtimin e tij krahas nevojave tė
rritura pėr modernizim. Pėr kėtė shkak ata e braktisėn besimin mbi nevojen e
fitores sė socializmit nė botė dhe e akceptuan kontrollin parlamentar mbi forcat
eventuale luftėnxitėse. Sipas njė artikulli tė botuar nė numrin e janarit tė
vitit 1988 nė revistėn «Komunist» tė PK tė BRSS "nuk ekzistojnė forca me ndikim
politik, qoftė nė Evropėn Perėndimore, qoftė nė SHBA, qė tė mund tė ndėrrmernin
ndonjė agresion ushtarak kundėr socializmit". Sipas tij, institucionet
demokratike amerikane, edhe po tė ekzistonin ato forca, do t'a pamundėsonin njė
agresion tė tillė tė shkallės sė lartė. Demokracia borgjeze tani shėrbente si
barrierė definitive nė rrugėn e shpėrthimit tė njė lufte tė tillė. Konstatime tė
tilla logjikisht tė ēonin tek pėrfundimi se luftėra tė mėdha mund tė zhvillonin
vetėm ato vende ku nuk ekzistonin institucione tė tilla demokratike, d.m.th.
pikėrisht si nė Bashkimin Sovjetik. Andaj rrugėdalja nga lufta nė Afganistan u
gjet edhe nė ndėrtimin e sistemit tė mendimit qė mė vonė u pėrfshi me emrin
«Perestrojka»: "Pėrdorimi i forcave tė armatosura jashtė vendit, - shkruante M
Gorbaēovi, -pa sanksionimin e Sovjetit Suprem ose tė Kongresit, ka pėrfunduar
kategorikisht njėherė e pėrgjithmonė". Nė njė numėr tė mėvonshėm (qershor,
korrik) tė po atij viti, revista nė fjalė pėrmbante njė tekst tė Vlladimir
Kudravcievit dhe tė Jelena Lukashevės (doktore e shkencave juridike) ku pohohej
se marksistėt kishin gabuar nė kritikėn e tyre tė ndarjes sė pushtetit dhe tė
sundimit tė ligjit (parime tė organizimit tė pushtetit politik nė Perėndim, tani
edhe kėtu) : "Baza filozofike e parimit tė sundimit tė ligjit ėshtė formuluar
nga Kanti -pohonin ata. Nė tė vėrtetė Imanuel Kanti nė veprėn e tij tė vogėl
«Paqja e pėrjetshme» tė botuar me 1795, konsideronte se paqja e pėrjetshme nuk
mund tė ishte produkt i balancės sė fuqive, por i njė qeverie republikane si nė
Amerikė. Duke i admiruar parimet e Revolucionit Amerikan, ai e hidhte poshtė
merkantilizmin ekonomik si dhe botėkuptimet gjeopolitike, nė favor tė tezave tė
cituara tė Adam Smithit. Ashtu si idealizmi politik nė Amerikė, edhe teoria
sovjetike kishte ardhur nė pėrfundim se kontrolli i urryer politik i territoreve
tė huaja nuk mund tė ishte as bazė solide e zhvillimit tė mėtejshėm ekonomik dhe
as e modernizimit. Pėr njė gjė tė tillė, nėse nuk do tė ishte e mundshme
pėrsosja e menjėhershme e aftėsive tė klasės punėtore, atėherė mė adekuate do tė
ishte tregtia. Andaj, nė qoftė se kėsaj i shtohet edhe besimi se institucionet
demokratike nė Perėndim nuk do tė lejojnė ndonjė luftė eventuale antisovjetike,
atėherė, nė instancėn e fundit, sigurimi sovjetik nuk garantohej me hendeqe
territoriale dhe as me fuqinė e forcave tė armatosura sovjetike. Kjo gjė i
mundėsonte Bashkimit Sovjetik qė tė tėrhiqej nga Evropa Lindore dhe Mihal
Gorbaēovi tė deklaronte se "faktori kyē i mendimit tė ri ėshtė koncepti i lirisė
sė zgjedhjes... Tė kundėrshtohet liria e zgjedhjes do tė thotė t'i kundėrvihesh
tendencės objektive tė vetė historisė". Ndėrkaq Eduard Shevernadze do tė shtonte
se "imazhin e shtetit e pėrbėn qėndrimi i tij ndaj qytetarėve tė vet, respekti
pėr tė drejtat dhe liritė e tyre dhe njohja e sovranitetit tė individit". Mirėpo
teoria sovjetike pikėrisht kėtu nuk ėshtė e shkoqitur, dhe as qė mund tė jetė e
shkoqitur gjer nė fund. Sovraniteti individual ėshtė nė themel tė teorisė
amerikane: "Parimi amerikan, nga ana tjetėr, - shkruan Stanly Kober, -ėshtė
vetėvendosja individuale dhe jo vetėvendosja nacionale". Ndryshe nga francezėt,
tė cilėt besojnė se "baza e gjithė sovranitetit qėndron esencialisht te kombi
(Deklarata franceze mbi tė drejtat e njeriut dhe tė qytetarit),
amerikanėt konsiderojnė se nė shtetet multietnike dhe nė botėn multinacionale
-nuk mund tė ketė bazė tjetėr pėr ruajtjen e paqes pos garantimit tė drejtave
dhe lirive mbi baza individuale dhe jo kolektive. Pėrderisa e besojmė njė gjė tė
tillė, atėherė "koncepti i kombit pėr amerikanėt ėshtė irelevant". Por jo edhe
pėr sovjetikėt. Perioda e zhvillimit socialist atje ishte e mbushur me lavdata
pėr afirmimin e kombeve, tė kombėsive dhe tė nacionaliteteve, dhe kjo gjė nuk
mund t'u mohohet aq lehtė. Andaj akceptimi i variantit amerikan mbi tė drejtat e
njeriut dhe tė qytetarit nė Bashkimin Sovjetik normalisht ka pėrfunduar nė
konceptin mbi BRSS-nė si shtet - asociacion i republikave sovrane dhe tė
barabarta, por jo edhe nė shtimin e numrit tė tyre (qė do tė ishte gjithashtu
teorikisht e logjikshme) apo nė pavarėsimin e plotė tė atyre ekzistuese apo tė
pranuara.
Shqiptarėt dhe proceset integruese
Procesi i sipėrpėrmendur nuk ka
pėrfunduar as nė Bashkimin Sovjetik, as nė Evropė dhe as nė Jugosllavi. Vėrtetė
ėshtė e vėshtirė tė pritet qė procesi i tillė tė pėrfundojė me konstituimin e 58
njėsive tė ndryshme kushtetuese, a tė mbi 100 nacionaliteteve nė republika
sovrane dhe tė pavarura tė Bashkimit Sovjetik, njėsoj sikur do tė ishte e
vėshtirė tė pritej se pakicat turke, rome, serbomalazeze e muslimane nė Kosovė
ose katolikėt e Mirditės apo etnosi grek i Dropullit nė Shqipėri tė konstituohen
si kombe tė veēanta dhe nė republika sovrane dhe tė pavarura. Midis
ekstremizmit tė majtė dhe ekstremizmit tė djathtė njėmend ekzistojnė shumė pika
tė pėrbashkėta jo vetėm pėr shkak se e reflektojnė njėri-tjetrin, por edhe
sepse qė tė dy ata nė ēėshtjen nacionale rėndom pėrfundojnė nė relativizimin
ekstrem tė rolit tė shtetit apo edhe nė folklorizimin e kėtij roli pėr kombet mė
tė vogla. Njė gjė e tillė duket se akoma i takon sferės sė fantastikės
politike, por njė pjesė e intelektualėve shqiptarė nė Kosovė megjithatė
seriozisht e beson njė mundėsi tė tillė. Ata nisen nga besimi jo fort i
pabazuar, se Evropa sė shpejti do tė bashkohet, se kufijtė shtetėrorė do tė
suprimohen dhe se, prandaj, do tė hapen mundėsi tė pakufizuara pėr krijimin e
feudeve tė tyre tė vogla. Ata vetėm sa nuk e thonė hapur, akoma jo nė mėnyrė
rezolute, se nė rrethana tė tilla nuk na duhet kurrfarė republike, pasi qė nuk
do t'ia vlente barra qiranė tė luftosh pėr diēka qė edhe ashtu ėshtė e destinuar
tė zhduket. Ndoshta edhe pėr kėtė shkak rinia e Kosovės pothuajse u shpėrngul e
tėra nga Kosova. Pohohet se tashmė janė shpėrngulur afro 300.000 tė rinj, tė
shumtėn nė Gjermani dhe nė Zvicėr. Pohohet se atje me tė madhe janė duke u
martuar me evropiane dhe kėshtu procesi i "evropeizimit" tė tyre shprehimisht
ėshtė nė pėrfundim e sipėr. Mirėpo, asimilimi nuk ėshtė evropeizim. Nga ana
tjetėr, "njohėsit" e politikės nė Kosovė duhet ta kuptojnė (dhe sa mė parė ta
kuptojnė kėtė aq mė mirė do tė jetė) se proceset integruese tė Evropės nuk e
kanė pėr qėllim, dhe as qė mund ta kenė pėr qėllim, deklarativ apo sekret,
rivendosjen nė Evropė tė universalizmit kishtar tė mesjetės sė hershme.
Universalizimi i konceptit mbi tė drejtat e njeriut dhe tė qytetarit si dhe tė
parimeve demokratike nė Evropė, e ka pėr qėllim ndėrtimin e njė Evrope tė re,
bashkimin e saj mbi baza tė dialogjikės, (jo tė dialektikės, ndonėse rezultati
mund tė jetė i njėjtė), por ėshtė me rėndėsi intenca qė lidhet me ruajtjen e
identiteteve kombėtare; integrimin ekonomik, qarkullimin e lirė tė ideve,
mallrave dhe vlerave, tė cilat do ta mundėsonin zhvillimin e saj tė mėtejshėm
dhe forcimin si fuqi.
Ky ėshtė njė integrim i mbėshtetur
nė proceset e brendshme qė e kanė logjikėn e vet imanente. Nė qoftė se kjo
logjikė e brendshme do tė rezultojė nė relativizimin e rolit tė kombeve mė tė
vogla nė favor tė kombeve mė tė mėdha, atėherė detyra e intelektualėve tė
kombeve tė vogla do tė duhej tė konsistonte nga ajo qė tė luftonin pėr
instrumentalizimin e shtetit nė funksion tė zhvillimit dhe kultivimit tė
identiteteve tė njėmendėta tė kombeve tė tyre. Fjala ėshtė pėr kombet e
ngulitura nė territoret e tyre shekullore, tė cilat nė krahasim me pjesėtarė tė
kombeve tė tjera janė nė shumicė, ndėrsa nė krahasim me kombet tjera brenda
shtetit tė dhėnė multietnik, proporcionalisht nuk janė edhe aq tė vogla. Pėr
kėtė shkak lufta pėr jetėsimin e Republikės sė Kosovės nė tė vėrtetė ėshtė luftė
pėr ekzistencėn e Kosovės, jo si konotacion gjeografik, por politik. Ata qė kėtė
nuk dėshirojnė ta kuptojnė, tashmė ndodhen me njė kėmbė nė Evropė, por
shpopullzimi i Kosovės nuk ėshtė nė interes tė askujt dhe kėtė as qė do ta
lejojė populli nė Kosovė.
Zhvillimi i proceseve tė pėrmendura
integrative ėshtė e vėrtetė se ndihmohet nga bartėsit kryesorė tė tyre - shtetet
e zhvilluara tė Evropės (Bashkėsia Ekonomike), por edhe nga SHBA-tė. Ėshtė e
natyrshme qė ato ta ndihmojnė zgjerimin e proceseve tė kėtilla nė ato vende dhe
nė ato shtete ku ato akoma nuk janė zgjeruar plotėsisht dhe ku nuk janė
thelluar akoma. Mirėpo, pikėrisht kėtu paraqitet "thembra e Akilit": Njė shtytje
e kėtyre proceseve qė nuk do t'i merrte parasysh specifikat e realitetit politik
tė kėtyre vendeve ėshtė rrezik tė konsiderohet si imponim i proceseve tė kėtilla
dhe tė shkaktonte kundėrvėnien afatgjatė tė forcave tė ndryshme politike. Nė
rrethana tė kundėrvėnies sė kėtillė, siē po ngjet aktualisht nė Jugosllavi,
ėshtė e mundshme fitorja e njėrės apo e palės tjetėr, por pėr njė kohė
relativisht tė gjatė nuk do tė jetė i mundshėm qetėsimi i kėnaqshėm i situatės
dhe as integrimi i vullnetshėm i Evropės, sepse njė integrim i Evropės mbi baza
tė fitores sė njėrės palė presupozon mbėshtetjen nė aleatėt e saj dhe frenimin
apo shtypjen e kundėrshtarėve. Hipotetikisht do tė ishte p.sh., e mundshme
mundja e sllavėve dhe integrimi i tyre nė baza tė kėsaj mundjeje. Mirėpo, ēfarė
do tė ishte perspektiva e Evropės nė qoftė se, p.sh., nesėr do tė forcohej aq
shumė njėra nga shtetet sllave, si p.sh., Rusia, saqė Evropa tė paraqiste njė
kafshatė tė vogėl pėr tė? A do ta kishim pastaj njė integrim tė ri mbi baza tė
fitores ruse apo njė luftė tjetėr botėrore? Njė Evropė tė tillė tė ndarė me
Murin e Berlinit tashmė e kishim. Secila nė sferėn e vet i presupozonte aleatėt
dhe kundėrshtarėt. Nė Evropėn Perėndimore, nė plan tė jashtėm, ndodhej njė
gjysmė Gjermanie e kontrolluar prej aleatėve kryesorė tė luftės, tė cilėt
mbėshteteshin nė shtetet-aleate, satelite tė tyre, ndėrsa nė planin e brendshėm
mbėshteteshin nga shtresa tė caktuara shoqėrore tė cilat me metoda tė ndryshme e
pengonin aktivizimin e plotė nė jetėn politike tė forcave kryesisht tė majta.
Njė skenė e ngjashme ndodhej edhe nė Lindje. Atje ishte gjysma tjetėr e
Gjermanisė nėn kontrollin e shtetit kryesor ngadhėnjimtar tė luftės (BRSS) qė
mbėshtetej nė kontrollin e shteteve tjera tė Evropės Lindore, me pėrkrahjen e
forcave tė pakta komuniste dhe me shtypjen e forcave tė djathta, por edhe tė
masave tjera tė pėrcaktuara pėr demokraci dhe pėr pluralizėm politik. Bashkimi i
Gjermanisė u arrit nė mbėshtetje tė proceseve integruese tė cilat teorikisht e
synojnė fshirjen apo tretjen e kėtyre ndasive dhe tė hierarkisė sė tyre tė
brendshme. Nė kėtė mėnyrė supozohet edhe bashkimi i Evropės. Bashkimi i
Gjermanisė realisht u arrit edhe nė mbėshtetje tė mundjes ekonomike tė palės
tjetėr. Gojėkėqijtė do tė thoshin se ajo u "shit" nga rusėt me para tė majme.
Realisht, ndoshta edhe bashkimi i
Evropės do tė arrihet nė mbėshtetje tė mundjes ekonomike. Gojėkėqinjtė do tė
thoshin se tani puna ėshtė "tė milet" njė ēmim sa mė i shtrenjtė pėr integrimin
nė Evropė, e cila edhe ashtu do tė bėhet. Mirėpo, gjėrat nuk bėn tė shikohen
sipėrfaqėsisht, sepse nė tė dy rastet, si dhe nė realitet, mundja nuk ėshtė e
plotė. Nga ky aspekt, mundja, edhe po tė ishte e plotė, e presupozon zhvendosjen
dhe rrotullimin e pozitės sė aktorėve. Nė plan tė jashtėm, p.sh., mund tė vijė,
dhe tashmė ka ardhur, gjer te forcimi i tillė i Gjermanisė (80 milion banorė, tė
ardhurat e shumėfishuara nacionale, etj.), i cili po tė lejohej i lirė dhe i
pakontrolluar nga marrėveshjet dhe instrumentet e Helsinkit, doemos do tė
rezultonte nė ndryshimin e pozitės sė stabilizuar nė stacion kryesor tė policisė
evropiane, kurse aleatėt e saj tė natyrshėm do tė shndėrroheshin nė stacione
ndihmėse. Ndėrkaq, nė plan tė brendshėm, forcat udhėheqėse gjermane do t'i
pėrkrahnin, por edhe do ta gėzonin pėrkrahjen e plotė tė forcave tė ngjashme tė
aleatėve natyralė tė saj. Ėshtė interesant se po tė gjykohet me logjikėn e
forcės dhe nė mbėshtetje vetėm tė indikatorėve sasiorė (kuantitativė) njė gjė e
tillė do tė ishte edhe e natyrshme tė ngjajė, dhe ėshtė duke ngjarė. Shumė
njerėz, ndėr ta edhe intelektualė shqiptarė, jo vetėm se mendojnė, por edhe
preferojnė qė njė ditė Shqipėria (eventualisht e bashkuar) ta lozė rolin e njė
Izraeli tė vogėl Ballkanik. Ėndrra tė kėtilla reflektohen aty-kėtu edhe nė
shkrimet e shtypit tė pėrditshėm shqiptar nė Kosovė. Mirėpo, njė rezonim i tillė
politik nuk do mend se sillet nė suaza tė mendimit gjeopolitik. Ai ėshtė nė
kundėrshtim me trendet aktuale, jo vetėm tė proceseve integruese nė Evropė, por
edhe me pėrmbajtjen e brendshme tė synimeve pėr universalizimin e demokracisė.
Shkenca gjermane ėshtė pėrplot me hulumtime tė shkaqeve reale tė humbjes sė dy
luftėrave botėrore, andaj aspiratat pėr kontrollim politik (tė urryer) tė
territoreve tė huaja nė rrethana tė tanishme, kur protagonistėt kryesorė tė njė
politike tė tillė tashmė i kanė braktisur ambiciet e tilla, pėr Gjermaninė, si
pėr kėdo tjetėr, do tė ishin njė anakronizėm i vėrtetė, tėrėsisht jashtė kohe.
Ajo mund tė aspirojė njė ndikim politik qė do tė rezultonte nga niveli i lartė i
zhvillimit ekonomik dhe teknologjik, por do tė ishte nė kundėrshtim me interesat
reale gjermane, po tė provohej "pėrkthimi" i kėtij ndikimi nė njė kontroll
rigoroz politik.
Nga ana tjetėr, jo vetėm frika se do
tė ngjante diēka e tillė, por edhe inercioni i sė vjetrės, mentaliteti robust
hegjemonist serbomadh i atij mentaliteti militarist i cili me 1981 kujtonte se
brenda njė dite do tė marshonte nė Tiranė, e shtyri palėn tjetėr t'i kundėrvihet
edhe asaj qė ėshtė e pamundur t'i kundėrvihesh -tendencės historike pėr
bashkimin e Evropės; jetėsimit tė Republikės sė Kosovės; zgjidhjes definitive
tė ēėshtjes shqiptare. Nė njė tekst tjetėr (shih «Shqiptarėt dhe ēėshtjet
vitale tė kombit», punim i kumtuar nė simpoziumin shkencor «Shqiptarėt dhe
Evropa dje, sot dhe nesėr» tė mbajtur me 6-9 qershor 1991 nė Prishtinė) nė
mėnyrė tė argumentuar janė shkoqitur tezat se bashkimi i Gjermanisė nuk ishte
bėrė pėrkundrejt interesave dhe pėr inat tė Bashkimit Sovjetik, por pėr hir dhe
nė kontekst tė bashkimit tė Evropės qė ishte interes mė i madh dhe mė i
rėndėsishėm edhe pėr vetė sovjetikėt.
Nė analogji me kėtė konstatim,
Republika e Kosovės nuk u konstituua pėr inat tė serbėve e pėr dhunė tė tė
tjerėve, por se ishte e drejtė e popullit shqiptar nė Jugosllavi; kurorėzim i
natyrshėm i procesit tė rritės nė Kosovė dhe rezultat i pritur i proceseve tė
pjekurisė politike nė vend e mė gjerė. Nė kėtė kontekst, Kosova jo vetėm qė i
ndihmoi proceset integruese tė Evropės, por edhe ishte ndėr iniciatorėt e
universalizimit tė parimeve dhe tė vlerave demokratike nė Evropė.
Republika nė kontekst tė situatės
Shkencėrisht ėshtė vertetuar
pothuajse plotėsisht se shqiptarėt rrjedhin nga ilirėt dhe se gjuha shqipe ėshtė
variant i zhvilluar i ilirishtes. Vetėdija mbi pėrkatėsinė nė ndonjė
kolektivitet tė caktuar nacional zhvillohet gjatė kontaktimit me tė tjerėt. Me
atė rast ėshtė me rėndėsi se fillimisht zhvillohet njė vetėdije mbi atė se "ēka
nuk jam", e pastaj kėrkohen edhe pėrgjigjet mbi atė se "ēka jam". Nė fillim
sigurisht, ashtu siē konstaton edhe shkenca, duhet tė kenė vėnė re se e flisnin
njė gjuhė tė veēantė nga tė tjerėt, njė gjuhė tė veten qė nuk kishte gjė tė
pėrbashkėt me greqishten e vjetėr, me latinishten, as mė vonė me variantet e
gjuhėve sllave, dhe nė fund me turqishten. Ėshtė irelevante pėr qėllimin e kėtij
teksti tė dihet se si e quanin ata veten, por ėshtė me rėndėsi tė konstatohet se
aty fillon zhvillimi i vetėdijes mbi atė se i pėrkisnin njė kolektiviteti tė
veēantė qė e fliste njė gjuhė e cila shtrihej nė njė territor tė caktuar dhe
kishte interesa tė veēanta nga tė tjerėt, por mund tė kishte edhe ndonjė interes
tė pėrbashkėt. Shumė mė vonė kjo u quajt si vetėdije mbi pėrkatėsinė nacionale,
qė mbetet e pėrbashkėt dhe unike pėr tė gjithė shqiptarėt kudo qė jetojnė. Gjatė
historisė, rrethana dhe faktorė tė ndryshėm politikė u pėrpoqėn qė ndėr
shqipatarėt ta shuajnė ose t'a zhdukin vetėdijen nė fjalė, por paralelisht me
kėtė, ose nė luftė pėr ruajtjen e unit tė vet, zhvillohet edhe vetėdijėsimi
politik mbi pozitėn dhe mbi interesat e pėrbashkėta kolektive. Vetėdija
kolektive politike pėr t'u konstituuar si komb nė Jugosllavi ėshtė produkt i
zhvillimit tė pas Luftės sė Dytė Botėrore dhe sidomos pas vitit 1981. Ajo ishte
e lidhur me perceptimin e faktorit tė jashtėm dhe me mundėsinė e realizimit tė
bashkimit tė trojeve shqiptare.
Nė rrethana tė drejtpeshimit bipolar
tė forcave ndėrkombėtare, ish-federata jugosllave lozte rolin e njė tampon-zone
me rėndėsi tė veēantė pėr sistemet globale tė forcave (Pakti i NATO-sė dhe
Traktati i Varshavės). Republika e Kosovės, nė rrethana tė tilla, ishte njė hap
pėrpara nė zgjidhjen e ēėshtjes shqiptare; nė realizimin e tė drejtave kolektive
nacionale shqiptare, ishte njė akceptim i realitetit tė dhėnė politik dhe njė
avansim me rėndėsi i pozitės sė tyre brenda atij realiteti. RSP e Shqipėrisė
atėbotė e zhvillonte njė politikė tė pavarur tė jashtme, por nuk ishte nė
gjendje tė ndikonte nga pozitat e forcės nė ndryshimin e atij realiteti dhe as
tė pozitės sė shqiptarėve brenda Jugosllavisė. Megjithatė, pėr shkak tė ngecjes
sė zhvillimit ekonomik si dhe tė atij tė gjithmbarshėm tė shqiptarėve nė
Jugosllavi dhe tė mosnjohjes sė realitetit nė Shqipėri, propaganda ideologjike e
Shqipėrisė nuk mbetej pa efekt nė Kosovė.
Efekti i tillė nė instancė tė fundit
rezultonte si pakėnaqėsi me ndarjen e kombit dhe artikulohej si kėrkesė pėr t'u
barazuar me tė tjerėt nė zhvillimin e gjithėmbarshėm shoqėror. Nevojat e
zhvillimit s'ka dyshim se do tė artikuloheshin kėsisoji edhe pa propagandėn nga
Shqipėria, por ajo me siguri i ka ndihmuar shpejtimit tė procesit. Me fjalė tė
tjera, shkaqet pėr ngecjen e vet nė zhvillim pjesa mė e madhe e shqiptarėve i
shihte nė pozitėn e vet tė pabarabartė dhe tė subordinuar, gati koloniale, nė
Jugosllavi, si dhe nė mungesėn e aparatit tė pėrbashkėt vetjak tė zhvillimit,
d.m.th. tė shtetit. Meqenėse rrethanat ndėrkombėtare qė karakterizoheshin me
drejtpeshimin e pėrmendur bipolar tė forcave nuk mund ta lejonin bashkimin e
trojeve shqiptare, pikėrisht pėr shkak tė ndryshimit tė kėsaj barazpeshe,
atėherė ishte fare i natyrshėm orientimi pėr Republikėn e Kosovės. Ky orientim,
nė rrethana tė veprimit tė shumė grupeve ilegale, kryesisht tė orientuara pėr
bashkimin e trojeve shqiptare, ishte meritė e politikės zyrtare, por edhe e
autorit tė kėtyre rreshtave. Kjo ėshtė me rėndėsi tė konstatohet pėr shkak tė
implikacioneve qė mund tė kishte nė zhvillimin e mėtejshėm tė ngjarjeve, dhe jo
pėr shkak tė tendencave tė pakripė qė tė injorohen faktet, e as pėr shkak tė
"dekorimit" a posteriori tė individėve qė nuk kishin pothuaj kurrfarė
roli nė shtyrjen e proceseve pėrpara. Kėrkesa pėr Republikė nė esencė ishte
kėrkesė pėr evropeizimin e Kosovės, nė qoftė se fjala "evropeizim" kuptohet
drejt si tendencė pėr barazimin dhe nivelizimin e zhvillimit me shtetet e
zhvilluara tė Evropės, e jo pėr t'i imituar anėt negative tė civilizimit tė saj,
tė cilat edhe ajo vetė pėrpiqet t'i eliminojė. Njė dallim i tillė rreth kuptimit
tė pėrmbajtjes sė kėtij nocioni nė Kosovė ka qenė prezent edhe para vitit 1981,
si edhe pas tij, por ėshtė edhe sot. Tani artikulohet si pritje pasive qė Evropa
ta bėjė jetėsimin e Republikės, pa organizim adekuat tė brendshėm dhe pa ndonjė
mund pėr shtytje nga brenda. Vetėm nevoja pėr zhvillimin e gjithmbarshėm dhe tė
shpejtuar tė Kosovės i nxiti tė rinjtė dhe tė rejat nė luftė demokratike
(atėherė kur nuk ekzistonte kurrfarė demokracie) pėr Republikė, e jo qejfi, moda
a dėshira pėr ta imituar Evropėn. T'i akuzosh ata qė e lindėn edhe Republikėn
edhe demokracinė se nuk e deshėn kėtė tė fundit, do tė thotė se diē nuk ėshtė nė
rregull, jo vetėm nė kokat e individėve, por nė raportet nė shoqėri. Tė
ndėrpriten proceset, duke e vėnė veten nė krye pa ndonjė meritė tė veēantė, pasi
tė jenė bėrė akuza tė tilla tė rėnda dhe shkelje tė ēoroditura tė bartėsve tė
kėtyre proceseve, e pastaj tė vraposh nėpėr Evropė dhe Amerikė me shpresė se
ata, faktorėt e jashtėm, do ta bėjnė kompletimin e proceseve nė Kosovė, nuk
ėshtė vetėm bajraktarizėm (kjo do tė ishte e keqja mė e vogėl), por manipulim me
interesat mė vitale tė Kosovės, nė qoftė se jo vetėm injorancė e thellė
politike.
Republika e Kosovės atėbotė nuk e
cėnonte integritetin territorial tė Jugosllavisė dhe as barazpeshėn bipolare tė
forcave. Ajo nuk mund tė ishte
kundėr interesave globale tė palėve rivale. Pėrkundrazi, Republika e tillė e
Kosovės nuk do tė ishte vetėm nė funksion tė zhvillimit tė Kosovės, por edhe nė
funksion tė forcimit tė raporteve jugosllavo-shqiptare, si dhe tė vetė
Jugosllavisė, andaj, nė mėnyrė indirekte, edhe nė funksion tė stabilitetit dhe
tė paqes nė Ballkan dhe nė Evropė. Kėto ishin disa nga tezat kryesore tė
zhvilluara gjatė hetimeve nė burg mė 1981, por hetuesit, natyrisht, i
kundėrshtonin me pretekstin e dėgjuar mė vonė edhe publikisht, se kinse
Republika e Kosovės do ta dobėsonte Serbinė, do ta reduktonte, siē thoshin ata,
nė "pashallėk tė Beogradit"!? Pėrderisa na mbanin nė burg dhe na dėnonin rėndė,
ishte fare e natyrshme tė gjenin ndonjė pretekst dhe arsyetim, por qysh atėherė
ishte fare evidente se ato nuk ishin bindėse as pėr ata vetė. Pėrse atėherė
konstituimi i Republikės sė Kosovės u vonua pėr 9 vjet tė plota, kurse jetėsimi
i saj akoma shtyhet edhe sot? Nė qoftė se ruajtja e integritetit territorial tė
Jugosllavisė ose ruajtja e Jugosllavisė, e jo dominimi nė Jugosllavi, ka qenė
interesi i njėmendėt i Serbisė, dhe nė qoftė se Republika e Kosovės nė
Jugosllavi njėmend do tė ishte edhe nė funksion tė forcimit tė saj, pėrse
atėherė Serbia jo vetėm qė e kundėrshtoi, por akoma vazhdon ta kundėrshtojė
jetėsimin e Republikės sė Kosovės?
A zhvillohet lufta pėr interesa
ideologjike
Pėrgjigjet nė pyetje tė tilla mund tė
jenė tė nduarnduarta, por jo edhe aq tė thjeshta. Njėra nga pėrgjigjet mė tė
shpeshta qė lexohet nėpėr faqet e shtypit, qė komentohet e dėgjohet edhe pėrmes
ekranit tė TV-sė, lidhet me natyrėn e sistemit nė Serbi, i cili cilėsohet si
sistem "serbo-sllavo-komunist", d.m.th. hegjemonist. Pėrgjigja e kėtillė e
presupozon faktin se marrėveshja ose dialogu do tė ishte i mundshėm sikur tė
suprimohej sistemi nė fjalė. Fakti se nė luftėn nė Kroaci gati njėsoj marrin
pjesė edhe pjesėtarėt e partive tjera politike, pra jo vetėm tė PSS, dhe se atė
e pėrkrahin edhe udhėheqjet e kėtyre partive, dhe jo vetėm udhėheqja e PSS, e
zhvlerėson gati nė tėrėsi kėtė argument. Dhe kjo ėshtė e natyrshme, pasiqė
asnjė luftė nė histori nuk u zhvillua pėr interesa ideologjike, por pėr ato
vitale ose jetike. Ideologjia, rėndom, me mė pak ose mė tepėr sukses i artikulon
dhe i arsyeton interesat e tilla, por nuk mund tė jetė substitucion pėr to.
Nga disa shpjegime a posteriori
tė ish-funksionarėve titistė lidhur me atė se ata nuk e deshėn Republikėn
"staliniste" ose edhe Republikėn nė federatėn Jugosllave, sikur mund tė kuptohet
se nė ndonjė moment, gjatė dekadės sė shkuar, ka qenė i mundshėm konstituimi dhe
jetėsimi i Republikės sė Kosovės, bile ndoshta edhe me pajtimin e Republikės
Serbe, por qė kėtė e paska refuzuar elita titiste e Kosovės. Natyrisht, kjo
ėshtė njė gėnjeshtėr e kulluar. Elita titiste gjatė pjesės mė tė madhe tė
dekadės sė shkuar as qė ka pasur haber se ē'po ngjante nė Kosovė, ndonėse
politikisht e pėrfaqėsonte Kosovėn. Ndryshe, si mund tė shpjegohet fakti qė
vazhdimisht ishte e befasuar me ngjarjet, dhe se gjithmonė ndodhej nė bisht tė
tyre, nė vend se t'u paraprinte? Njė ish-funksionar tjetėr titist, por qė ishte
mė pak titist, sepse nuk i takonte rrethit tė ngushtė tė titistėve tė organizuar
si klikė, kėtė e pranoi hapur nė njė intervistė tė mėhershme dhėnė «Zėrit tė
Rinisė»: "Na trathtuan"-tha ai, duke menduar nė ca premtime tė mėhershme tė
instancave mė tė larta lidhur me ngjarjet qė zhvilloheshin nė Kosovė. Nga kjo
del pėrfundimi i dytė kategorik se nuk ka qenė nė kompetencė tė titistėve nė
Kosovė as refuzimi dhe as pranimi i ēfarėdo Republike tė Kosovės, staliniste ose
jo, nė federatė ose konfederatė, nė asociacionin e shteteve sovrane tė ndonjė
bashkėsie Jugosllave ose jo. Fakti se nga fundi i viteve '80 u shqetėsua gati
e tėrė elita titiste nė Kosovė me rrahje dhe me izolime nuk e tregon "fajėsinė",
pėrkatėsisht ,"meritėn" e tyre pėr Republikėn e Kosovės, por pėrkundrazi:
insistimin e pushtetit qė mė nė fund edhe ajo tė futet nė kėto procese.
Elita e frikėsuar titiste
Ambasadori amerikan nė Pragė nė njė
artikull nė revistėn «Foreign Affairs» me tė drejtė tregonte se si elita
politike dhe intelektuale e Ēekosllavakisė ishte tmerruar aq shumė pas
intervenimit tė rusėve nė vendin e tyre nė vitin 1968, sa qė mė vonė,
pėrkundrejt ndryshimeve tė shteteve pėrreth, pastaj dhe nė vetė BRSS-nė, bile
edhe pėrkundrejt aktivizimit tė shumė grupeve jashtė elitės ēekosllavake, ajo
nuk lėvizte dot. Ishte dashur qė ai t'i luste rusėt qė t'i aktivizojnė
aktivistėt partiakė dhe miqtė e tyre, nė mėnyrė qė mė nė fund elitės
intelektuale dhe politike ēekosllavake t'i hiqej frika dhe tė futej nė vallen e
demokracisė. Nė analogji me kėtė, elita titiste nė Kosovė ishte frikėsuar aq
shumė nga maltretimet dhe dėnimet e tė rinjve gjatė dhjetė vjetėve tė shkuar,
gjė qė e dėshmonte dhe me heshtjen e vet, saqė nuk e kishte kuptuar dot detyrėn
e mbrojtjes sė tyre. Ėshtė dashur tė organizohej njė reprizė miniaturiale e
pėrvojės sė tė rinjve me vetė ish-pjesėtarėt e elitės titiste, nė mėnyrė qė mė
nė fund ta kuptonin se duhej tė futeshin nė vallen e demokracisė. Mirėpo pėr
ndryshim nga elita intelektuale dhe politike ēekosllovake, elita titiste nė
Kosovė, si rėndom, edhe kėtė radhė e teproi:- kukati aq shumė, sa qė gati
pėrfundimisht i tmerroi tė tjerėt. Futjen nė vallen e demokracisė ajo nuk e
kuptoi si pjesėmarrje tė barabartė nė luftėn pėr demokraci dhe pėr Republikėn e
Kosovės, por si mision pėr eliminimin e atyre tė mėparshmėve, dhe tani habitet
se si gjėrat nuk ecin dot pėrpara! Elita titiste nė Kosovė edhe kėtė herė
tregoi se ajo nuk mund tė emancipohej nga pushteti i vjetėr, se nuk mund tė
mendonte me kokėn e vet, por doemos i duhej njė mbėshtetje, nese jo nė Beograd,
atėherė doemos nė Evropė! Thuajse Beogradi ndodhej jashtė Evropės dhe
thuajse Evropa nuk e njihte Beogradin, por vetėm elitėn titiste nė Kosovė!
Andaj, arsyetimet se ata nuk e deshėn Republikėn e kėtillė apo tė atillė nė
Kosovė nuk u duheshin gjė: me pendla tė huaja nuk mund tė kėndohej as kėnga e
mėngjesit, dhe as e ditės, sado qė tė dukeshin tė bukura.
Megjithatė, gjėrat duhet vėnė nė
kontekstin e tyre real. Pavarėsisht nga ajo se elita titiste nė Kosovė nuk
ishte e informuar fare mbi atė qė realisht po ngjante nė Kosovė, ėshtė fakt se
ėshtė refuzuar konstituimi i njė republike eventualisht komuniste nė Kosovė dhe
nė federatėn Jugosllave. Me kėtė i ėshtė bėrė shėrbim demokracisė (kushtimisht),
nė Jugosllavi dhe mė gjerė nė Ballkan, dhe ndoshta edhe nė Evropė. Mirėpo, a
ishte njė shėrbim i tillė edhe nė interes tė popullit nė Kosovė dhe tė
shqiptarėve nė pėrgjithėsi kjo do tė shihet mė vonė. Do tė varet nga ajo se
me ēka do tė shpėrblehet njė shėrbim i tillė? Kthimi i statusit tė autonomisė
sipas Kushtetutės sė vitit 1974 apo vėnia e Kosovės apo e shqiptarėve nėn ndonjė
status special, zgjidhje tė cilat herėpashere Lordi Kerrington po i formulon pėr
serbėt nė Kroaci, me siguri se nuk do tė ishin kurrfarė shpėrblimi adekuat me
viktimat e rėna shqiptare gjatė tėrė njė dekade dhe gjatė fillimit tė dekadės sė
dytė. Pėrkundrazi, do tė ishte njė manipulim i tmerrshėm me Kosovėn,
pavarėsisht nga ajo se republika eventuale komuniste nė Kosovė, sipas kėtyre
vlerėsimeve, do ta prishte ekuilibrin bipolar tė pėrmendur mė heret tė forcave,
sepse do ta forconte enverizmin nė Shqipėri, pastaj bllokun e republikave jo
mjaft tė zhvilluara nė Jugosllavi; do ta rrezikonte pozitėn e privilegjuar
ekonomike tė republikave tė zhvilluara nė Jugosllavi dhe interesat afariste dhe
strategjike tė miqve tė tyre. Njė vlerėsim i tillė doemos niset nga teza se
regjimi i Sllobodan Millosheviqit nė Serbi ishte vetėm komunist e jo p.sh.
nacionalist, se regjimi i tillė do tė pajtohej pastaj me njė republikė tė
ngjashme nė Kosovė dhe se Kosova do tė ishte pėrsėri me Serbinė, por nėn Serbi!?
Dhe pėrsėri kemi tė bėjmė me njė tezė kryekėput manipulante! Republika e Kosovės
kėrkohej tė ishte tėrėsisht e barabartė me tė gjitha republikat tjera nė
Jugosllavi d.m.th. ta gėzonte tė njėjtin status si edhe tė tjerat; tė kishte tė
njėjtėn lidhje me organet federale (konfederale apo asociative) si edhe tė
tjerat; tė njėjtat obligime dhe pėrgjegjėsi si dhe tė tjerat. Nuk do tė ishte
nėn Serbi por do tė ishte e barabartė me Serbinė nė ēėshtje tė statusit tė vet.
Ndėrkaq, sa u pėrket interesave reale ekonomike, politike apo gjeopolitike (kjo
duhet tė kuptohet doemos njėherė e pėrgjithmonė) me Serbinė mund tė kishim apo
tė mos kishim interesa tė pėrbashkėta; mund tė zhvillojmė luftė dhe mund tė
kultivojmė miqėsinė; mund t'i investojmė energjitė tona pėrkatėse pėr
evropeizimin e shpejtė tė vendeve tona, apo sėrish mund ta pėrgjakim historinė;
me Serbinė mund tė zhvillonim ēfarėdo raportesh, por as ne as Serbia nuk mund tė
zhvendosemi prej vendeve tona; nuk mund ta zgjedhim ndonjė fqinj tjetėr mė tė
mirė; dhe nuk mund tė bėhemi mė tė tjerė se ē'jemi. Do tė qėndrojmė aty
edhe ashtu siē jemi. Ėshtė mirė tė pėrpiqemi tė bėhemi mė tė mirė. Dhe pėr t'u
bėrė mė tė mirė; pėr tė ecur mė shpejt pėrpara; pėr t'i zėnė vendet pėrkatėse
aty ku duhet, doemos mė parė duhet tė jetėsohet Republika e Kosovės. Ky ėshtė
interesi vital i Kosovės, por edhe i tė gjithėve nė Ballkan. Nuk ekziston ndonjė
rrugė tjetėr.
Shtetet nė rolin e xhandarit rajonal
Zhvillimi kapitalist, nga ana tjetėr,
nė gjithė historinė e vet dhe nė tėrė hapėsirėn e botės gjithmonė ėshtė
mbėshtetur nė ligjin e zhvillimit tė pabarabartė - nė hapėsirė e ka mbėshtetur
zhvillimin e njė rajoni tė caktuar, i cili pastaj ėshtė dashur tė tėrheqė pas
vetes zhvillimin e rajoneve tė tjera. Nėse ka qenė fjala pėr komplekse shtetesh,
ėshtė forcuar njė gjer nė dy apo tri shtete, tė cilat, pos rolit tė modelit
zhvillimor, luanin edhe rolin e xhandarit rajonal (Izraeli dhe Irani nė kohėn e
Shah Pahlavisė dhe Iraku mė vonė) nė Lindjen e Mesme: Republika Jugafrikane dhe
Rodezia e dikurshme nė Afrikė; Brazili nė Amerikėn Latine. S'ka dyshim se nė
zhvillimin ekonomik tė Jugosllavisė, republikat veriore, dhe ndoshta ndonjė
rajon i caktuar brenda Serbisė, kanė lozur njė rol tė tillė tė modelit
zhvillimor. Dikush kėtė mėnyrė tė zhvillimit brenda hapėsirave tė caktuara dhe
mbėshtetjen nė zhvillimin e punkteve tė veēanta e ka quajtur subimperializėm,
duke menduar me kėtė mė tepėr mbi njė taktikė imperialiste tė kontrollit mbi
hapėsirat rreth e pėrqark. Ėshtė quajtur kėshtu duke e pasur parasysh ndarjen e
atėhershme tė botės nė sisteme tė kundėrta politike dhe luftėn e tyre
konkurrente. Sot nė Evropė vėrtetė ėshtė suprimuar sistemi komunist, por meritėn
mė tė madhe pėr kėtė duket se e kanė pikėrisht punktet nė fjalė. Nė Evropė
gjithashtu ka akoma rajone tė pazhvilluara dhe aty gjithsesi edhe mė tutje
vepron ligji i zhvillimit tė pabarabartė ekonomik. Republika e Kosovės me
angazhimin e vet do tė duhej t'i zbuste efektet negative tė tij. Me fjalė tė
tjera, nuk ka kurrfarė dyshimi se lufta nė Kroaci, nė tė cilėn tė dy palėt
etiketohen me konotacione ideologjike (serbo-komuniste, ustasho-fashiste, etj.),
nė esencė po zhvillohet pėr sigurimin e njė pozite mė tė mirė ekonomike nė njė
pėrtėritje eventuale tė Jugosllavisė. Nga ky aspekt, te kundėrshtarėt nė fjalė
ekziston njė disproporcion evident: Kroacia dhe Sllovenia janė mė tė zhvilluara
dhe modeli i ri eventual i rregullimit tė raporteve nė Jugosllavi do tė duhej
t'ua siguronte kėtė pėrparėsi edhe mė tutje; ndėrkaq Serbia ėshtė mė pak e
zhvilluar se ato, por mė e madhe me territor dhe me numėr tė popullsisė, pastaj
edhe mė e fortė nė pikėpamje ushtarake. Ajo do tė dėshironte ta ruante pozitėn e
vet politike nė Jugosllavinė e tretė eventuale, me shpresė se me njė politikė mė
nacionale, do tė mund tė arrinte shkallėn e zhvillimit ekonomik tė simotrave
veriore, dhe nė perspektivė, eventualisht t'ua tejkalojė. Ajo qė nė Serbi mund
tė quhet mbeturinė e ideologjisė komuniste duket se ėshtė pikėrisht vetėdija mbi
interesin nacional tė zhvillimit nė perspektivė. Dhe kjo aspak nuk ka tė bėjė me
"ndryshkun" e mendjes sikur qė nganjėherė mendohet dhe shkruhet ndėr ne. Nga kjo
vetėdije ajo nuk mund tė heq dorė, bile as me humbje tė betejės. Nga ana tjetėr,
duket fare evidente se republikat veriore nuk mund ta pranojnė pėrtėritjen
eventuale tė njė Jugosllavie ku sėrish politikisht do tė dominonin serbėt.
Rrugėdalja nga ky rreth magjik ose do tė gjendet nė kompromisin brenda kufijve
tė tanishėm tė Jugosllavisė, ose edhe nė ri-rregullimin e raporteve nė Ballkan.
Pėr kėtė tė fundit ekziston rreziku real qė tė mendohet se shqiptarėt do tė
duhej ta paguanin tagrėn e pajtimit eventual tė vėllezėrve sllavė. Kjo ka ngjarė
tashmė nė tė kaluarėn. Do tė ishte tragjike tė ngjajė sėrish. Mirėpo, ėshtė edhe
mė keq tė mos jesh i vetėdijshem pėr kėtė.
Serbėt dhe rusėt
Ēfarėdo qė tė jetė rrugėdalja nga
kriza, duket se ajo nuk ėshtė aspak e lehtė. Nė rend tė parė pėr shkak se e
presupozon akceptimin e zgjidhjes eventuale nga tė gjitha palėt e interesuara,
por edhe sepse palėt nė konflikt bartin nė vete argumente dhe interesa
fundamentale, tė cilat, pėr shkak tė rėndėsisė sė vet, shtrihen edhe jashtė
tyre. Demokratizimi i pėrgjithshėm i Evropės dhe bashkimi i saj mbi baza
demokratike, qė nė Jugosllavi u lidh me republikat e zhvilluara veriore, e gėzon
pėrkrahjen jo vetėm tė Evropės dhe SHBA, por edhe tė Bashkimit Sovjetik.
Ndėrkaq, gjykuar nga aspekti i interesave serbe, politika serbe do ta akceptonte
demokratizimin, por jo nė dėm tė fuqisė sė vet. Tashmė ėshtė i qartė orientimi
afatgjatė i politikės serbe qė me ēdo kusht t'a ruajė pozitėn e vet politike,
qoftė edhe nė ndonjė Jugosllavi tė cunguar, miniaturiale. Duket fare irelevante
nėse kėtė synim tė politikės serbe do t'a mbėshteste konkretisht edhe Bashkimi
Sovjetik.
Pikėsynimi i tillė i politikės serbe
jo vetėm qė nuk i prish punė politikės globale tė Bashkimit Sovjetik, por
ndodhet edhe brenda kontekstit historik tė interesave imperialiste ruse dhe
brenda rezultateve tashmė tė realizuara politike gjatė historisė. Bashkimi
Sovjetik edhe mund tė mos e pėrkrah aktualisht politikėn serbe, por gjatė
historisė sė shkuar nuk kanė qenė edhe aq tė rralla rastet kur politika e
Serbisė e ka "detyruar" politikėn ruse ta ndryshojė kursin. Rasti mė i ri ishte
periudha e komunizmit: nuk ishin sovjetikėt ata qė e detyruan Jugosllavinė tė
lėshojė pe konform me Rezolutėn e Byrosė Informative tė vitit 1948, por e
kundėrta, -sovjetikėt ishin ata qė tė parėt e braktisėn socializmin, natyrisht
jo pėr shkak tė presionit tė Jugosllavisė, por ishte evidente se u detyruan ta
ndiqnin rrugėn qė kjo e kishte trasuar e para. Bile Jugosllavėt, veēanarisht
politika serbe, nuk bėnė hapa drastikė nė kėtė drejtim sa bėnė sovjetikėt, dhe
nuk u ngutėn qė t'u parapėlqejnė tė tjerėve nė Evropė dhe nė Amerikė. Raste tė
ngjashme kishte edhe gjatė luftėrave ruso-turke nė tė kaluarėn, p.sh.
kryengritja serbe e vitit 1804, por edhe nė prag tė shpėrthimit tė Luftės sė
Parė Botėrore. Me fjalė tė tjera, Serbia gati gjithmonė e ka gėzuar
pėrkrahjen e Rusisė, por hapat i ka bėrė vetė, bile edhe atėherė kur ka humbur.
Kėtė gjithnjė nė mbėshtetje tė vlerėsimeve tė veta tė rrethanave dhe pėr
interesa tė veta. Pėr momentin aktual politik kjo ėshtė me rėndėsi pėr aq sa
nuk mund tė llogaritet nė lėshimin pe tė politikės serbe pėr shkaqe tė
mospėrkrahjes eventuale tė Bashkimit Sovjetik. Nga ana tjetėr, njė rol tė
ngjashėm politik mund ta luajė edhe Kroacia, por nuk mund ta lozė Republika e
Kosovės, e as Shqipėria. Edhe Kroacia, p.sh., mund tė tregohet autonome ose e
pavarur nė vendimin e vet pėr vazhdimin e luftės, sepse mund tė shpresojė nė
ndėrhyrjen e tė tjerėve. Megjithatė, ushtarakisht nuk ėshtė e barabartė me tė
parėn.
Meqenėse konsiderohet qė Bashkimi
Sovjetik me braktisjen e socializmit, tashmė e ka paguar "tagrėn" pėr
universalizimin e demokracisė nė Evropė, duket se ėshtė fare evidente se as
Evropa e as SHBA, nuk janė, dhe as qė mund tė jenė tė interesuara qė sovjetikėt
"tė paguajnė" edhe mė tutje, p.sh., me eliminimin e ndikimit tė tyre nė ato
rajone tė cilat tradicionalisht ia njohu si tė saj. Nga ky rregull mund tė
pėrjashtohet blloku gjerman, por me kusht qė atje tė mbisundojė mendimi mbi
maksimalizimin e fuqisė nė suaza gjeopolitike, qė nė momentin aktual politik,
siē u pa mė lart (shiko nėntitullin: Shqiptarėt dhe proceset integrative)
ishte nė kundėrshtim me interesat reale gjermane, pavarėsisht nga aktiviteti
diplomatik i Gensherit, dhe nė kundėrshtim me tendencat aktuale tė politikės
ndėrkombėtare. Me supozimin se kompromisi i pėrmendur pėr zgjidhjen e krizės
jugosllave nuk mund tė jetė ndonjė federatė e modernizuar (opcion i APJ), ose
ndonjė konfederatė e centralizuar, ēdo zgjidhje tjetėr e presupozon mundjen e
njėrės nga palėt nė konflikt. Kroacisė vėshtirė se do t'i duhej ndonjė pavarėsi
e plotė pa gati njė tė tretėn e territorit qė e konsideron tė vetin, kurse
Serbia vėshtirė qė do tė lejohet tė formojė ndonjė "Serbosllavi". Pra, nė qoftė
se ky mat-pozicion nuk do tė rezultojė nė ruajtjen e integritetit territorial tė
Jugosllavisė (qėllim kapital i APJ), atėherė duket njėsoj reale mundėsia e
zgjerimit tė konfliktit, jo vetėm nė pjesėt tjera tė vendit, por edhe jashtė
tij. Nė rrethanat e tanishme ndėrkombėtare kjo do tė ishte pak e besueshme,
sikur tė pėrjashtohej ēėshtja e jetėsimit tė Republikės sė Kosovės dhe e
zgjidhjes sė ēėshtjes shqiptare nė pėrgjithėsi. Pėr kėtė shkak, nė rrafshin
teorik gjėrat duken mjaft tė qarta: ose do tė ruhet integriteti territorial i
Jugosllavisė, me njė rregullim tė brendshėm, i cili pavarėsisht nga ajo se si do
tė quhet, do tė nėnkuptojė ekzistimin e organeve dhe tė funksioneve minimale tė
pėrbashkėta dhe tė pranueshme pėr tė gjithė, sė bashku me Republikėn e Kosovės
qė do tė kishte status tė njėjtė si edhe njėsitė e tjera tė kėtij organizmi, ose
do tė hapet mundėsia e zgjerimit tė konfliktit dhe e rirregullimit tė raporteve
nė Ballkan, gjė qė e nėnkupton luftėn. Nė rrethana tė kėtilla imponohet
vetėm njė pyetje: A ėshtė politika e Republikės sė Kosovės (duke i nėnkuptuar tė
gjitha partitė politike dhe subjektet e tjera politike nė Kosovė), duke u
zhvilluar nė pajtim me peshėn e situatės dhe me vetėdijėn e plotė mbi
konsekuencat e mundshme tė secilit opcion?
Politika me kushtėzime dhe direktivat
Partitė politike nė Kosovė i
artikuluan qėllimet politike kryesisht pėrmes shprehjeve nė kondicional: "nė
qoftė se", "nėse" dhe "po qe se …atėherė". Nė qoftė se, p.sh., do tė ruhet
integriteti territorial i Jugosllavisė, atėherė do tė luftohet pėr njė republikė
tė barabartė sovrane nė Jugosllavi; nė qoftė se do tė lejohet prishja e kufijve
tė brendshėm, atėherė do tė luftohet pėr njė republikė shqiptare nė Jugosllavi,
e nėse nuk do tė ketė Jugosllavi atėherė do tė ketė Shqipėri edhe pėr shqiptarėt
nė Kosovė! Fort bukur! Mirėpo, pėr cilin opcion duhet tė luftohet? Me siguri, do
tė pėrgjigjeshin (gjykuar nga logjika e brendshme e pranishme nė opcionet
alternative) -sipas rrethanave, qėllimi dihet! E po t'i pyesje cilat janė
vlerėsimet mbi rrethanat ekzistuese, atėherė, pos pėrgjigjeve euforike mbi kėto
ose ato mundėsi, mbi kėtė apo atė bisedė me akėcilin funksionar, senator a
politikan, gazetar a komentator, pėrgjigje definitive me tė vėrtetė nuk do tė
kishte. Dhe meqė jemi nė prag tė shekullit XXI dhe ndodhemi nė Evropė e jo nė
brigjet e Amazonit, ne nuk do tė kujtojmė se mungesa e pėrgjigjeve tė kėtilla
ėshtė e rastit, refleksion i situatės momentale, spontanitet i vetvetishėm. As
qė do tė kujtojmė se mungon orientimi i caktuar. Ai ekziston dhe duket se ėshtė
i lidhur me republikat veriore dhe me qeverinė e dikurshme federale. Republikat
veriore dhe qeveria e dikurshme federale me siguri se e kanė bėrė edhe analizėn
e situatės politike nė Evropė dhe nė botė, por vetėm nga aspekti i tyre dhe me
qėllim tė realizimit tė qėllimeve tė tyre. Kosova nė kėtė rast ka qenė vetėm
njėra nga komponentat, interesat e sė cilės kanė mundur tė respektohen pėr aq sa
nuk do t'i rrezikonin interesat e komponentave tjera -autore tė vlerėsimeve tė
dhėna. Se sa i ėshtė pėrgjigjur drejtimi i tillė politik edhe interesave reale
tė Kosovės dhe me ēfarė serioziteti janė bėrė kėto analiza nga aspekti i
mundėsive pėr jetėsimin e Republikės sė Kosovės shpresojmė se mund tė shihet
edhe nga tezat e pėrmbajtura nė kėtė punim. Pėr kėtė shkak, nuk do tė
polemizohet me "njohėsit" e politikės nė Kosovė, por do tė vazhdohet theksimi i
atyre komponentave, qė pas mendimit tonė, i vėshtirėsojnė ecuritė e luftės
politike pėr zgjidhjen e ēėshtjeve me rėndėsi pėr Kosovėn.
Qėllimet politike tė artikuluara me
shprehje tė kondicionalit gramatikor mund tė jenė politikė serioze pėr grupet e
ndryshme konspirative qė e pretendojnė marrjen me politikėn. Dikur kėto i
karakterizonin partitė efemere komuniste tė Botės sė Tretė, tė cilat nuk ishin
nė gjendje as t'u prinin ngjarjeve, dhe as tė mbeteshin jashtė tyre. Pėrpiqeshin
t'u mbeteshin besnike mėsimeve tė Leninit dhe tė Stalinit pėr rolin e tyre nė
rrethanat revolucionare antikoloniale. Prandaj rėndom pėrfundonin nė shuarje tė
plotė, ngase u mungonte si origjinaliteti i veprimeve, ashtu edhe i vlerėsimeve.
Pėr kėtė shkak, qėllimet politike tė artikuluara me shprehje tė kondicionalit
gramatikor janė politikė tėrėsisht joserioze kur trajtohen si dokumente pėr
orientimin e luftės sė njė populli, pasi asnjė populli nuk mund t'u diktohen
"direktiva" pėr sjelljet, e aq mė pak pėr dėshirat ose pėr vullnetin politik.
Njė popull, ose e dėshiron realizimin e njė qėllimi politik, dhe pėr tė ėshtė i
gatshėm tė sakrifikojė, ose nuk e dėshiron. Qėllimi politik i popullit shqiptar
nuk mund tė jetė tjetėr pos bashkimit tė tij njė shtet tė vetėm shqiptar. Me
argumente tė shumta qė nuk mund tė kontestohen, historia e ka vėrtetuar se
shtetet nuk janė vetėm pikėsynim historik i ēdo populli; suazė mė e mirė pėr
ruajtjen dhe ngritjen e identitetit kolektiv kombėtar (qė pėrfshin gjuhėn,
kulturėn etj.), por edhe instrument i pazėvendėsueshėm dhe absolut pėr
zhvillimin e tij, konform me shpirtin dhe me traditėn e vet, por edhe konform me
kėrkesat qė ia parashtron koha. S'ka shtet pėr vete dhe pėr hir tė vetes. Nė
qoftė se kjo ėshtė kėshtu pėr tė gjithė popujt e civilizuar tė botės, dhe me
siguri se ėshtė, dhe nė qoftė se jemi popull i civilizuar, dhe me siguri se
jemi, atėherė nuk mund tė jetė ndryshe as pėr ne shqiptarėt. Nė rrethanat
demokratike pėr tė cilat u luftua me gjak e me mund, nuk ka ndonjė arsye qė kjo
tė mos thuhet.
Opcioni evroperėndimor
Ndėrkaq, sa i pėrket mundėsive pėr
realizimin e qėllimit (aspiratės) sė natyrshme tė popullit shqiptar, ato varen
nga resurset e brendshme dhe nga rrethanat e jashtme, por varen edhe nga
vlerėsimi i drejtė, objektiv dhe analitik qė kėtyre dy komponentave tė njė
tėrėsie (tė brendshme dhe tė jashtme) ua bėn faktori i organizuar politik.
Zatėn, kjo ėshtė detyra qenėsore, por edhe kuptimi i ekzistimit tė faktorit tė
organizuar politik tė ēdo vendi. Lufta pėr marrjen e pushtetit politik ėshtė
vetėm nusprodukt i kėtij roli, sepse pushteti politik nuk mund tė jetė nė
funkcion tė vetes (pėrveē kur deformohet nė tėrėsi), por tė ndonjė qėllimi
tjetėr mė fundamental. Detyrė tjetėr me rėndėsi pėr faktorin e organizuar
politik ėshtė gjetja e rrugėve mė tė mira dhe mė tė shkurtra pėr realizimin e
qėllimeve politike qė janė tė zbatueshme, tė mundshme pėr pėrdorim me humbje sa
mė tė vogla, sa mė tė lehta dhe sa mė tė parėndėsishme. Nė qoftė se kjo ėshtė
kėshtu pėr tė gjitha vendet e botės, atėherė s'ka se si tė mos jetė edhe pėr
faktorin e organizuar politik tė Kosovės.
Pėr kėtė shkak, ėshtė gati tėrėsisht
e pakuptueshme qė thelbi i ēėshtjes akoma nuk shtrohet hapur: ēfarė janė
vlerėsimet pėr situatėn kur faktori i jashtėm pėr shkaqe tė ndryshme,
hipotetikisht: a) nuk mund tė mos lejojė zgjerimin e konfliktit, por p.sh., mund
t'a lokalizojė atė vetėm nė territorin e Ballkanit, dhe b) mund tė pėrpiqet ta
gjejė kompromisin pėrsėri nė dėm tė interesave nacionale shqiptare? Nga ana
tjetėr, tani ėshtė mė se evidente se interesi kyē aktual i Republikės sė Kosovės
ėshtė jetėsimi i saj. Dhe po ashtu ai ėshtė i lidhur me zgjidhjen e krizės
jugosllave. Lidhur me kėtė, doemos paraqiten pyetje tė shumta, por ajo qė ėshtė
mė e qenėsishme ka tė bėjė me faktin se a thua ekzistojnė garanci tė forta se
zgjidhja e krizės jugosllave do tė jetė pikėrisht ashtu siē e ka paraparė
faktori i jashtėm -njė Jugosllavi-asociacion i shteteve sovrane, ku Republika e
Kosovės do tė ishte po ashtu njė shtet sovran asociativ? Dhe pėrsėri thelbi i
ēėshtjes duhet thėnė troē: fjala ėshtė pėr opcionin evroperėndimor me tė cilin u
lidhėn republikat veriore tė Jugosllavisė dhe me tė cilin u lidhėn edhe forcat
aktuale politike (faktori i organizuar politik) nė Kosovė, por edhe nė Shqipėri.
Mirėpo, nė kushtet e universalizimit tė demokracisė nė tė gjithė Evropėn, edhe
politika serbe qė nė fillim e kishte tė qartė se Republika e Kosovės duhej tė
jetėsohej nė funksion tė bashkimit tė popullit shqiptar; jo vetėm konform me
proceset integrative nė Evropė, por edhe me interesat fundamentale tė popujve tė
Ballkanit pėr ruajtjen e paqes dhe pėr kultivimin e stabilitetit politik si
parakusht tė ēdo evropeizimi.
Vetėm nė kėtė mėnyrė mund tė
evitoheshin mundėsitė pėr instrumentalizimin e tyre nė funksion tė interesave tė
huaja.
Qėmoti ishte koha qė kjo e vėrtetė e
moēme e kėtyre trojeve tė akceptohej njėherė e pėrgjithmonė nga tė gjithė
popujt. Nė kėtė mėnyrė do tė ishte e mundur tė hapeshin rrugėt e zhvillimit, tė
evropeizimit dhe tė pėrparimit, jo tė errėsirės, tė ngecjes dhe tė vdekjes.
Mirėpo, lidhur me vetėdijėsimin mbi natyrėn e interesave tė vėrteta nė secilin
nivel sigurisht se edhe pėr njė kohė tė gjatė do tė ketė mbitheksime tė
interesave partikulare, jo tė atyre universale; tė interesave tė elitave, dhe mė
pak tė popujve; diktate tė fuqisė dhe jo tė vullnetit tė lirė. Tė gjitha kėto
mund tė rezultojnė nė zvarritjen e proceseve, ta rrezikojnė drejtimin e tyre,
por ndėrkaq nuk mund t'i ndalin ato, e as ta pengojnė shpėrthimin e interesave
tė njėmendėta; mund ta komplikojnė krizėn, por nuk mund ta pengojnė zbėrthimin
definitiv tė saj. Me shpresėn se nga analiza e pėrmbajtur nė kėtė tekst ėshtė
fare lehtė tė nxirren veēoritė dhe tendencat e proceseve nė nivelet tjera
(evropian, ballkanik, jugosllav), tani ėshtė e udhės tė ndalemi ende nė
Republikėn e Kosovės. Shquarja e disa dobėsive dhe problemeve tė cilat e
rėndonin situatėn edhe ashtu tė rėndė nė tė kaluarėn, duket se ende vazhdon. Do
tė ishte mirė qė ato tė marrin fund njė herė e pėrgjithmonė dhe pėr hir tė kėtij
qėllimi pason analiza e mėposhtme.
Njė Kuvend nė Krushė tė Madhe
Fjala ėshtė pėr Kuvendin e
jashtėzakonshėm tė Degės sė LDK nė Rahovec, i cili u mbajt mė 6 korrik tė k.v.
nė Krushė tė Madhe, fshat i kėsaj komune. Problemet e shqyrtuara nė kėtė Kuvend
me siguri qė i tejkalojnė suazat e njė dege, ndėrsa rėndėsia politike e
ēėshtjeve tė shqyrtuara me siguri qė shtrihet nė tėrė hapėsirėn, jo vetėm
shqiptare. Shkaku ėshtė i thjeshtė: aty nuk u polemizua me delegatėt e Kuvendit
/103/, por me tezat, metodat dhe veprimet qė reflektoheshin nė Kuvend. Dhe sa do
qė heshtja vazhdon tė zgjasė, problemet do tė rėndojnė.
Injorimi i tyre i qėllimtė me pretekstin
se nuk janė reale vetėm sa i thellon e nuk i eleminon ato.
Akceptimi i njėmendėt i njė tė vėrtete
e nėnkupton faktin se nė veprimet e veta faktori subjektiv do t'i pėrmbahet
porosisė sė saj. Ndėrkaq situata e komplikuar politike, mungesa e pėrvojės nė
jetėn politike tė demokracisė, njohuritė e mangėta mbi interesat, intencat dhe
mundėsitė e faktorit tė jashtėm, trashėgimia e mangėt politike e faktorit tė
brendshėm, dhe njė varg faktorėsh tjerė, doemos ndikojnė nė shfaqjen e dobėsive
tė shumta qė e pėrcjellin jetėn politike nė perioda tė tilla tranzitore si kjo e
tanishmja. Mirėpo, nė qoftė se tė gjitha kėto konsiderohen ekskuze pėr
tė vazhduar tė vjetrėn, atėherė fjala ėshtė pėr diēka tjetėr dhe jo pėr
dobėsitė. Arsyetimi i gabimeve ka kuptim vetėm atėherė kur ato nuk bėhen me
qėllim dhe sidomos kur mungon intenca e pėrsėritjes sė tyre. Nė tė kundėrtėn
fjala ėshtė pėr ndonjė kurs tė caktuar tė zhvillimit tė gjėrave. Nė qoftė se
drejtimi i tillė vazhdimisht bie ndesh me faktet, atėherė diē nuk ėshtė nė
rregull ose me kursin ose me bartėsit e tij, apo ndoshta me tė dytė.
Konsekuencat rezultojnė sė paku nė ngecjen e proceseve, nė mos edhe nė diēka
tjetėr. Dhe pasi qė ato kanė tė bėjnė me tė gjithė, dhe jo vetėm me disa,
shanset pėr shpėrthimin eventual tė pakėnaqėsive tė grumbulluara nė atė mėnyrė
vetėm sa rriten e nuk zvogėlohen.
Nė rend tė parė duhet theksuar se
pėrcaktimi pėr luftė politike nuk u kushtėzua vetėm me vlerėsimin objektiv tė
mundėsive reale pėr tė zhvilluar njė luftė tjetėr nga ajo politike. Insistimi nė
kėtė nuk do tė ishte tjetėr pėrveē se vulgarizim i tepruar i fakteve. Natyrisht,
vetėdija kolektive mbi veten ushtron ndikim tė duhur mbi zgjedhjen e mjeteve tė
luftės, por nė pėrcaktimin pėr luftė politike ndikim prioritar duket se ka pasur
vetė natyra e qėllimit: -Konstituimi i Republikės brenda Jugosllavisė (federale,
konfederale apo asociacion i brishtė i shteteve sovrane). Qėllimi i tillė e
presupozonte vazhdimin dhe jo ndėrprerjen nė jetėn e pėrbashkėt me popujt tjerė,
dhe as paktimin rigoroz me njėrėn nga palėt nė konflikt. Puna ishte tė luftohej
logjika e forcės, por jo duke u vėnė nė shėrbim tė dinakėrisė sė tė tjerėve qė
luftonin pėr hesapet e veta, e jo tonat. Sakrificat qė i bėnin shqiptarėt nuk
shkonin vetėm nė favor tė konstituimit tė Republikės, por shtroheshin edhe nė
altarin e mundėsive pėr ruajtjen e integritetit territorial tė vendit; tė paqes
nė Ballkan, por mbi tė gjitha -venin nė altarin e demokratizimit tė raporteve
politike nė vend; tė marrėdhėnieve jugosllavo-shqiptare; tė atyre nė Ballkan dhe
nė Evropė. Dhe kjo mjaftonte. Zor qė nė ndonjė vend tė kishte ndonjė popull
tjetėr qė kontribuoi aq shumė pėr proceset integrative nė Evropė, jo se
shqiptarėt e deshėn atė mė shumė se tė tjerėt, por sepse pozita e tyre e
gjithėmbarshme i detyroi tė vepronin ashtu. S'kishte kurrfarė nevoje tė paktohej
me ide dhe me teza tė llojeve tė ndryshme.
Politika serbe ishte fare e vetėdijshme
se Republika e Kosovės nuk do tė ishte zgjidhje definitive e ēėshtjes shqiptare.
Kjo politikė, me logjikėn e forcės, rezononte nė fillim se kjo ēėshtje do tė
duhej tė zgjidhej me forcė, gjithnjė me shpresėn e ushqyer nga orekset e vjetra
pėr shndėrrimin eventual tė Shqipėrisė nė njė republikė tė shtatė jugosllave.
Logjika e tillė problemin e Kosovės e shihte nė kontekst tė raporteve
jugosllavo-shqiptare. Ndėrkaq ēėshtjen shqiptare nė pėrgjithėsi e shihte nė
konekst tė raporteve jugosllavo-italiane ose nė kontekst tė raportit me fuqitė e
Evropės. Kosova aty mbetej njė forcė e brishtė me tė cilėn mund tė luhej
ping-pong.
Mirėpo logjika e tillė e forcave,
vėshtruar vetėm nga ky aspekt, rezononte me parametra gjeopolitikė kaherė tė
tejkaluar, dhe dukej sikur shkonte ndesh me realitetin aktual. Si e tillė nuk
mund tė ishte nė interes as tė atyre qė kėtė e praktikonin, sikur tė mos ishte
fjala pėr diferencat e zhvillimit, as tė humanitetit dhe as nė interes tė sė
ardhmes politike. Puna ishte qė kjo tė argumentohej. Dhe pikėrisht tek
argumentimi gjėrat ēalonin e dukeshin tė palogjikshme: nė njėrėn anė, bėhej
gjithnjė e mė tepėr e qartė se nė pikėpamje tė kufijve gjėrat do tė mbeteshin
ashtu si kanė qenė. Jetėsimi i Republikės sė Kosovės, d.m.th. jo zgjidhja e
menjėhershme dhe definitive e ēėshtjes shqiptare, do t'i ndihmonte afirmimit tė
proceseve integrative nė Evropė, tė anėve pozitive tė kėtyre proceseve. Evropa
nuk mund tė ishte Evropė e diktatit tė mė tė fortėve, por shprehje e vullnetit
tė lirė tė popujve tė saj. Njė orientim i tillė nė zgjidhjen e ēėshtjes
shqiptare do t'i evitonte mundėsitė pėr instrumentalizimin e serbėve nė dobi tė
interesave ruse, por pastaj edhe tė shqiptarėve nė dobi tė interesave tė
Perėndimit. Pėr kėtė shkak, stoicizmi me tė cilin populli shqiptar i pėrjetoi
viktimat e luftės politike gjatė dekadės sė shkuar dhe fillimi i viteve '90
ushqehej me shpresėn se qė tė dy palėt nuk do tė tregoheshin tė shurdhėr ndaj
kėrkesave tė tij legjitime, por edhe me ndjenjėn e tė drejtės morale se po i
kontribuonte fuqimisht lindjes sė njė realiteti tė ri qė shtrihej larg pėrtej
ėndrrave tė tij tė kufizuara nė hapėsirėn e vatrave tė veta.
Nėn supozimin e ruajtjes sė kufijve tė
jashtėm apo tė integritetit territorial tė Jugosllavisė, pėrse atėherė
zhvillohej njė luftė kaq e tmerrshme nė Kroaci? Popujt nuk mund tė
detyroheshin dot tė luftonin pėr shkak tė konotacioneve ideologjike. Edhe
fashizmi si ideologji e kishte pasur pėr bazė pakėnaqėsinė me ndarjen
territoriale tė botės dhe me vendin e vet nė tė. Ndėrkaq, shovinizmi,
hegjemonizmi, etj., serbomadh ishin vetėm konotacione ideologjike, pas tė cilave
fshihej diēka tjetėr. Puna ishte tė pėrcaktohej drejt se ēka ishte ajo dhe nė
bazė tė kėtij pėrcaktimi tė formulohej njė politikė adekuate pėr Kosovėn.
Pra, nga ana tjetėr, ishte gjithashtu e qartė se Serbia nuk do ta pranonte
reduktimin drastik tė rolit tė vet nė raportet ndėr-republikane. Ajo e kishte
vlerėsuar me precizitet tė saktė se njė asociacion i republikave sovrane
jugosllave, me supozimin se nė atė asociacion Kosova do tė shkėputej nga ajo dhe
do tė ishte e barabartė me tė tjerat, do ta sillte Serbinė nė pozitėn e
dikurshme tė Kosovės ndaj Serbisė, pra, nė pozitė tė njė kolonie tė rėndomtė pėr
nxjerrjen e superprofitit nga ana e mė tė zhvilluarve. Bile ndoshta edhe mė keq,
se tani nuk do tė ekzistonte kurrfarė koncensusi nė marrjen e vendimeve: -tani
edhe Serbia edhe Kosova do tė ishin nė pozitė tė barabartė tė varfanjakėve pėr
tė shitur lėndė tė para nė tregun e republikave tė zhvilluara veriore. Ndėrkaq,
njė federatė e modernizuar qė e kishte propozuar APJ me supozimin se Republika e
Kosovės do tė ishte njėsi e barabartė federale me tė tjerat, mendoja me
sinqeritet tė plotė dhe akoma mendoj, se do tė ishte nė interes tė Kosovės, por
edhe nė dobi tė tė gjitha njėsive federale nė Jugosllavi. Meqė njė kohė tė gjatė
Kosova kishte shėrbyer si treg pėr plasimin e mallrave tė finalizuara nga
republikat veriore dhe minierė pėr ekstraktimin e lėndėve tė para, me
konstituimin e saj nė republikė, mendoja se ishte rendi, bile edhe e udhės, qė
edhe ato tani ta bartnin "vėllazėrisht" njė pjesė tė barrės pėr zhvillimin e saj
tė shpejtuar.
Pėr tė marrė vesh nėse Kosova pranohej
si republikė nė propozimin e sipėrm tė APJ, e shkrova kryeartikullin e "DeA"-s,
2/1991, me titull "Armata dhe politika", por si presidenti Joviq
(atėherė ishte kryetar i Presidencės jugosllave), ashtu edhe gjenerali
Kadijeviq, e heshtėn pyetjen qė ishte e pranishme aty. Pastaj, pasuan sulme tė
ashpra me qėllim tė diskreditimit tim tė plotė, por kjo akoma nuk mė mėrziste.
Mendoja atėherė, por edhe tani, se do tė kishte qenė nė interesin politik tė
Kosovės angazhimi i saj nė favor tė ruajtjes sė integritetit territorial tė
Jugosllavisė. Edhe atėherė edhe tani pėr mua si individ gjėrat ishin tė qarta:
ose do tė ekzistonte njė Jugosllavi me Republikėn e barabartė tė Kosovės nė tė,
ose pėr Kosovėn, pėr tė pasur Shqipėri, do tė duhej luftė pėr tė cilėn nuk ishim
edhe aq tė gatshėm. Andaj, gjithnjė si individ, pavarėsisht nga sulmet qė mė
drejtoheshin, isha i pėrcaktuar nė mėnyrė kategorike: a) pėr ruajtjen e
integritetit terrritorial tė Jugosllavisė; b) pėr ruajtjen e pavarėsisė sė
Shqipėrisė; dhe c) pėr Republikėn e barabartė tė Kosovės nė Jugosllavi. Kėto
edhe i thashė nė Kuvendin e jashtėzakonshėm tė Krushės sė Madhe. Si studiues i
politikės ndėrkombėtare, e dija tashmė se qarqet politike nė Perėndim territoret
shqiptare i konsideronin si sferė tė interesave tė Lindjes dhe nuk ishin tė
gatshme tė luftonin me sllavėt pėr interesat tona. Pėrkundrazi, mendoja se duhej
tė luftonim vetė, me vendosmėri tė plotė, pėr ato qėllime politike, tė cilat
edhe serbėt nuk do tė mund t'i refuzonin me asnjė pretekst moral dhe racional.
Ndėrkaq, pikėrisht nė artikulimin e
njė optimizmi tė tillė, tė sė drejtės morale dhe tė shpresave reale duket se u
bėnė lėshime tė rėnda: uniteti dhe homogjeniteti qė ekzistonte nė popull qė nga
fillimi rreth kėrkesės fundamentale -Republika e Kosovės, gjatė njė kohe u
shfrytėzua pėr realizimin e qėllimeve tjera tė deklaruara ose tė padeklaruara,
por gjithsesi mė pak tė rėndėsishme: u krijua artificialisht njė disponim
euforik qė ushqehej me shpresėn se faktori i jashtėm do t'a binte Republikėn e
Kosovės nė Kosovė dhe bile, pa ndonjė mund tė madh, do ta mundėsonte edhe
bashkimin e trojeve shqiptare! Krijimi i kėsaj euforie, andaj u pėrcoll me
shkeljen e faktorit tė brendshėm: tė rinjtė e dėnuar tė cilėt njėsoj iu kishin
kundėrvėnė edhe administratės sė dikurshme tė Krahinės, pra jo vetėm politikės
serbe, nė fillim u morėn me tė mirė, ndėrsa mė vonė u sulmuan si
marksist-leninistė e si komunistė. Nė tė vėrtetė viktimave tė rėna nė vitet '90
iu bė homazh me tė gjitha nderimet e duhura, me tentimin qė nė mėnyrė perfide
t'i konsideronin vetėm si viktima tė Demokracisė, por jo edhe tė Republikės!
Shokėve tė gjallė tė atyre qė kishin rėnė gjatė dhjetė vjetėve tė shkuar iu
shpjegua se "do t'i mbanin nė zemėr", por qė nuk mund tė dilnin nė ballė tė
proceseve se "ashtu e donte situata". U ndėrmor aksioni i pajtimit tė gjaqeve
dhe iu dha rėndėsi pleqnarėve. Tė dyja kėto institucione ishin ndėrmarrė edhe mė
parė, qysh para vitit 1981, por tani u stėrtheksua rėndėsia e tyre, u
riaktivizua makineria e tėrėsishme e administratės sė dikurshme dhe pastaj iu
kėnduan kėngė "heronjve" qė e kishin bėrė vetėm punėn e tyre dhe nuk kishin
pasur kurrfarė lidhjeje me luftėn pėr Republikė. U bė aq shumė propagandė rreth
kėtij aksioni saqė Ismail Kadaresė nė Tiranė i ishte dashur publikisht ta
shfaqte befasinė me thellėsinė e problemit qė paskėsh ekzistuar. U riaktivizua
Fishta, jo vetėm me vlerat letrare tė veprave tė veta, por edhe me tėrė
ideologjinė e tij profashiste. Pėr pak sa nuk u legalizua zogizmi si ideologji
zyrtare e Republikės! Njė numėr bukur i madh i njerėzve, duke i shfrytėzuar
fasilitetet e udhėtimit jashtė vendit (ndryshe prej atyre qė leja e udhėtimit u
ishte marrė me kohė) u shpėrnda nėpėr Evropė dhe Amerikė pėr "tė luftuar pėr
ēėshtjen shqiptare" me paratė e popullit qė i kishte ndarė nga kafshata e gojės.
Askush nuk i kishte zgjedhur dhe askush nuk i kishte autorizuar (pėrveē
administratės sė vjetėr), por duke u mbėshtetur nė interpretimin voluntarist tė
historisė shqiptare, kishin kujtuar se po e bėnin punėn e Isa Boletinit dhe tė
Ismail Qemalit. Harronin natyrisht se Ismail Qemalin dhe Isa Boletinin i kishte
zgjedhur populli. Gjatė luftėrave aktive antiturke pikėrisht ai ua kishte dhėnė
mandatin qė t'a pėrfaqėsonin nė forume tė caktuara ndėrkombėtare. Ndėrkaq,
Ismail Qemalėt dhe Isa Boletinėt e sotėm tė Republikės kėtė mandat ia kishin
dhėnė vetės, duke u marrė me "kryerjen e punėve" tė cilat kishin pėrfunduar
qė moti. Pėr kėtė shkak ēdo takim me njerėz tė llojeve tė ndryshme jashtė
vendit, me t'u kthyer nė vend, e prezentonin si takim me njerėz tė rėndėsishėm
tė politikės. Pikėpamjet e shprehura nė biseda joformale prezentoheshin si
qėndrime ministrash, bile edhe qeverishė. Kishte qenė i ēuditshėm diletantizmi
qė e kishte shfaqur njė numėr aq i madh i intelektualėve tanė.
Mirėpo, kishte qenė edhe mė e
ēuditshme politika e tė gjitha niveleve nė Jugosllavi qė e lejonte njė manipulim
aq tė madh me popullin dhe heshtja e politikės nė Shqipėri. Kakofonia e zėrave
tė tillė nga Kosova nuk mund tė ishte kurrfarė kontributi i luftės pėr republikė
dhe as qė mund tė arsyetohej me festimin e republikės. Fjala ishte pėr pėrzierje
tė tillė tė kompetencave dhe tė kritereve saqė nuk mund tė kishte kurrėfarė
lidhje as me demokracinė, nė qoftė se ajo nuk identifikohej me hajdutėri tė
organizuar politike, dhe nė qoftė se nuk kundrohej vetėm si anarki e rėndomtė.
Ndėrkaq shtypi nė Kosovė ishte hapur tėrėsisht, jo pėr qasje tė matura e
kompetente pėr ēėshtjet kyēe tė historisė dhe tė politikės nė Kosovė, por pėr
fushata tė organizuara antikomuniste dhe antipolitike. Antikomunizmi kishte
qenė njė nga shtyllat e politikės sė jashtme amerikane, por kurrnjėherė nuk
kishte qenė veti e asnjė demokracie. Mund tė kishte qenė somozizėm, pinoēetizėm
dhe neofashizėm, por jo edhe demokraci. Jepeshin dhe akoma jepen lloj-lloj
vlerėsimesh, pa kritere dhe pa kurrnjė rezervė, vlerėsime tė tilla tė ēėshtjeve
kyēe tė historisė dhe tė politikės, jo vetėm nė Kosovė, tė cilave nuk u mungon
vetėm kompetenca, por edhe shija; jo vetėm ndjenja pėr kohėn dhe kontekstin
historik tė zhvillimit tė ngjarjeve, por edhe njohuritė elementare pėr vetė
epokėn, si edhe pėr momentin. Kush i dha leje shtypit nė Kosovė qė me paratė e
shoqėrisė t'ia impononte asaj zogizmin si ideologji? Pėr ēfarė demokracie
dėshirohet tė bindet shoqėria se ekziston nė Kosovė kur me makinacione tanimė
tė njohura ndihmohet shuarja e shtypit privat? Njėpartizmi nė thelb, e
pluralizmi nė formė; avansimi i sė vjetrės dhe shtypja e sė resė; pėrparohet
mediokriteti dhe injorohet talenti!
Revolucioni autentik
Nė pjesėn e dytė tė artikullit
"Viti 81 dhe proceset e demokracisė" tė botuar nė "DeA"-2/91 autori i
kėtyre rreshtave kishte qenė i mendimit se nė Kosovė nuk mund tė bėhej fjalė pėr
njė demokraci e cila do ta nėnkuptonte revanshizmin; rrotullimin e rolit politik
tė forcave politike dhe tė klasave; zevėndėsimin e njė monizmi me njė monizėm
tjetėr, jo vetėm se me njė tė tėrhequr pende nuk mund tė fshiheshin 50 vjet
histori tė njė populli, por sepse nė kėto troje ishte zhvilluar njė revolucion
autentik, i pandihmuar nga tanket e Armatės sė Kuqe, si dhe pėr shkak se aty
jetonin shumė popuj. Ndėrkaq, nė artikullin "Gishti i trashė i Vėllait tė Madh"
tė botuar nė «Alternativa»-5/1990 e kishte pėrqafuar me gjithė zemėr
demokracinė, por atė nuk e kishte kuptuar si mohim tė vetes, e as tė
historisė. Besoja se demokracia do tė duhej tė ngrihej nė mbėshtetje tė
trashėgimisė pozitive tė kontinuitetit politik tė historisė sė pandėrprerė tė
popullit. Ky ishte njė koncept qė mund tė vendosej brenda kontekstit tė
maturisė politike, por e besoja sinqerisht se Kosova nuk ndodhej as nė Oregon
dhe as nė Alaskė, qė do tė thoshte se ajo nuk ishte ndonjė superfuqi e
zhvilluar, por qė nuk do tė thoshte se nuk duhej synuar shpejtimi i zhvillimit
tė saj. Mirėpo ca zotėrinj duket se me gjithė mend besonin se demokracia mund tė
ndėrtohej vetėm me ndėrprerjen e historisė, me mohimin total tė njė epoke dhe me
identifikimin e saj tė plotė me tė keqen nacionale, duke harruar se vetė ata
intelektualisht u ngritėn dhe u afirmuan pikėrisht nė atė epokė dhe duke i
shfrytėzuar privilegjet e po atij sistemi, nė tė cilin tani dėshirojnė tė na
bindin se as qė paskėshin qenė prezentė. Zotėrinjtė nė fjalė, por sidomos ata qė
qėndronin pas tyre, duket se akoma nuk e kishin tė qartė se shoqėria demokratike
qė synohej tė ndėrtohej nuk e kishte ndėrmend t'i pėrsėriste gabimet e vjetra:
ajo nuk mund tė mbėshtetej mbi njė moral tė dyshimtė intelektual dhe njerėzor i
cili pastaj doemos do tė rezultonte nė trauma tė njėjta shoqėrore. Ky popull
kishte pėrjetuar mjaft trauma qė ia shkaktonin tė tjerėt. Ishte koha qė tė mos i
duronte as tė vetat. Nė Kosovė nuk mund tė kishte kthim prapa nė komunizėm, por
as qė mund tė lejohej marshimi i saj drejt fashizmit apo neofashizmit. Tė gjitha
kėto fjalė nuk u thanė nė Kuvendin e jashtėzakonshėm tė Degės sė LDK tė
Rahovecit nė Krushė tė Madhe, por u diskutua nė frymėn e tyre, dhe u thanė edhe
gjėra tė tjera edhe mė tė rrepta. Autori i kėtyre rreshtave kishte qenė vėrtetė
i indinjuar me sjelljet, trajtimin dhe me shpifjet qė ishin bėrė nė adresė tė
tij, por pavarėsisht nga kjo, kishte qenė mė nė fund e nevojshme qė gjėrat tė
emėrtoheshin me emrin e tyre tė vėrtetė.
Rrėnjėt shoqėrore tė oportunizmit
Gjatė qėndrimit tim shumėvjeēar nė
Krushė, tė cilin shokėt nga Prishtina (tė Kryesisė sė LDK) e quanin vetizolim,
kisha pasur kohė tė mjaftueshme tė vėreja dukuri tė ēuditshme, prezentimi i tė
cilave besoj se do tė ishte mė rėndėsi tė madhe shoqėrore. Qysh para vitit 1981
e kisha vėnė re fenomenin e bijėve tė "tatave" nėpėr Prishtinė, por nuk e dija
se ata mbėshteteshin nga bijtė e "haxhi-babave" nė fshat. Gjatė dekadės sė
shkuar kisha kujtuar se e kishim ērrėnjosor oportunizmin nė politikė, por nuk e
kisha ditur se kjo dukuri i kishte pasur rrėnjėt kaq tė thella.
Nė realitetin politik dhe intelektual
tė Kosovės dukej se vazhdimisht diēka mė pengonte, por nuk kisha ditur ta
shpjegoja dhe as ta kuptoja nė tėrėsi. Kishte qenė kjo e lidhur me kuadrot nė
politikė. Para vitit 1981, kur isha marrė aktivisht me politikė, disa herė isha
konfrontuar me zyrtarė tė lartė tė politikės nė Kosovė rreth kuadrove. Kisha
bėrė vėrejtje se nuk hapeshin mundėsi tė mjaftueshme pėr inkuadrimin nė politikė
tė brezit tė ri, por kisha marrė pergjigje se nuk kishim kuadro tė mjaftueshme,
bile jo ashtu si kėrkohej. Kisha konkluduar se ata kėrkonin kuadro lojalė pėr
vete dhe jo pėr zhvillimin e Kosovės. Dhe nuk ishim pajtuar. Gjithkush kishte
qėndruar pas botėkuptimeve tė veta. Ndėrkaq, dukej se LDK-ja kishte bėrė hapa tė
duhur pėrpara. Shumica absolute e kuadrove tė zgjedhur nė bazė kishin pėrgaditje
tė lartė profesionale, kurse nė organet mė tė larta -edhe tituj tė ndryshėm
shkencorė. Megjithatė, kisha vėnė re se disa tė rinj qė i njihja personalisht si
njerėz me aftėsi tė veēanta organizative dhe talente tė tjera, pėrkundrejt
insistimit nė nivele ku kisha mundėsi tė insistoja -nuk ishin zgjedhur. Ndėrkaq
ata qė u zgjodhėn, nė njė apo nė mėnyrėn tjetėr, mė vonė u larguan nga vendet ku
ishin zgjedhur ose u larguan tėrėsisht nga LDK-ja. Kjo mė kishte habitur,
sidomos pėr shkak se ishte fjala pikėrisht pėr ata qė kishin qenė mė aktivėt
gati nė ēdo aksion tė ndėrmarrė tė secilit nivel. Kishte qenė e qartė qė nė
fillim se njė pjesė e mirė e fajit e kishte mekanizmi elektoral i cili
mbėshtetej kryesisht nė mėhalla (nėpėr fshatra) ose nė koteri shoqėrore nėpėr
qytete. Natyrisht se mėhalla kėrkonte zgjidhjen e kandidatit tė vet, pavarėsisht
nga ajo se a ishte mė i mirė se tjetri i mėhallės tjetėr. Mirėpo kėtu kishte dhe
diē tjetėr. Rėndom vėrehej se djelmoshat qė kishin aftėsi tė veēanta ndodheshin
nė raporte tė tendosura me mėhallėn e tyre dhe kjo pastaj pėr njė arsye tė
veēantė nuk i kandidonte, e as qė i zgjidhte. Kjo gjė e kishte nxitur
kurreshtjen time.
Kisha vėnė re se pjesa dėrrmuese e
atyre qė zgjidheshin nė nivel tė bashkėsisė lokale apo tė komunės, kryesisht pėr
shkaqe objektive (papunėsia dikur jo e plotė, ndėrsa tani gati totale), por edhe
pėr shkak tė njohurive tė mangėta tė fituara gjatė shkollimit; mungesės sė
kulturės sė punės intelektuale, etj., jetonin nėpėr familje tė mėdha sė bashku
me vėllezėrit e me prindėrit, dhe nė shumė raste, edhe me axhallarėt e
kushėrinjtė mė tė largėt. Tė martuar dhe me fėmijė, nuk e kishin provuar
ndonjėherė shkėputjen dhe jetėn individuale tė familjeve tė veta-nukleus.
Ndonėse qytetarė akademikė, gati tė gjithė me radhė i nėnshtroheshin jo vetėm
autoritetit, por edhe gjykimeve tė mė tė vjetėrve dhe tė zotit tė shtėpisė. Me
kohė, midis tij si qytetar akademik, familjes sė madhe dhe pushtetit ishte
krijuar njė simbiozė e ēuditshme, qė shkonte nė dobinė e tyre reciproke, por qė
jashtėzakonisht shumė e ngecte dhe e ngadalėsonte progresin shoqėror; 1)
Qytetari i tillė akademik nuk kishte llogari tė shkėputej nga familja e madhe,
sepse rėndom vetėm ai ishte nė punė, por jo edhe bashkėshortja e tij. Me tė
ardhurat e fituara shumė vėshtirė do tė mund ta mbante familjen e tij, zakonisht
shumė-anėtarėshe, dhe kishte fare pak shanse ta ngiste ndonjė veturė. Ndėrkaq
brenda familjes sė madhe ishte pothuajse i liruar nga pėrgjegjėsia e kujdesit
dhe e edukimit tė fėmijėve tė vet, ose kėtė pėrgjegjėsi e ndante me tė tjerėt.
Duke mos pasur kokėēarje tė kėsaj natyre, ai mund tė merrej me aktivitete tė
lira, tė cilat nė kushtet e fshatit zakonisht pėrfundonin nė sport; 2) Ndėrkaq
edhe familja e madhe nė raport me tė kishte fitim tė dyfishtė: a) Rrėnjėt e
kėtij fitimi zakonisht ndodheshin te kontestimi i hises (pasuria e trashėguar
nga prindėrit, ose edhe ajo e pėrbashkėt). Meqė familjet e tilla kishin arritur
tė shkollonin vetėm njė ose dy anėtarė (nė raste tė rralla shkolloheshin
shumica), ndarja e pasurisė nė pjesė tė barabarta, pavarėsisht nga shkalla e
shkollimit tė vėllezėrve, bile edhe atėherė kur punonin tė gjithė, doemos do tė
rezultonte nė standarde tė pabarabarta tė jetesės. Qytetari akademik, i punėsuar
si profesor ose si inxhenier, me pjesėn e pasurisė sė ndarė, doemos qė do tė
jetonte ndryshe nga vėllezėrit e tij tė pashkolluar (motrat nė kėtė mes
asnjėherė nuk merreshin parasysh). Nga kjo pastaj mund tė lindnin mosmarrėveshje
tė ndryshme, raporte tė sėmura familjare qė mund tė shtriheshin edhe nė shoqėri.
Tė ndodhur para kėtij fenomeni tė ēuditshėm, shumica e etėrve vendosnin tė "mos
bėnin mėkate" dhe t'i pavarėsonin bijtė e tyre tė shkolluar. Ndėrkaq kėta, duke
mos pasur mundėsi tė kacafyteshin me problemet e jetės, me heqjen dorė nga
pasuria e pėrbashkėt, detyroheshin t'i nėnėnshtroheshin traditės dhe mėnyrės
tradicionale tė jetesės. Kėtė pastaj gradualisht, e "paguanin" me njė shkrirje
tė unit tė tyre individual nė identitetin kolektiv tė familjes; d) Familjet e
tilla tė mėdha e hetuan me kohė se autoriteti shoqėror i birit tė tyre tė
shkolluar mund tė ishte i dobishėm jo vetėm pėr rritjen e drejtėpėrdrejtė tė
pasurisė materiale (kjo ngjante rėndom nė qoftė se bijtė e tyre punonin nė
ekonominė e dikurshme shoqėrore), por para sė gjithash pėr forcimin e lidhjeve
shoqėrore ose vendosjen e tyre (nė qoftė se tashmė nuk i kishin formuar) dhe
ngritjen e autoritetit tė familjes. Pėr kėtė shkak, ato filluan t'ia kushtonin
kujdesin e duhur standardit individual tė birit tė tyre tė shkolluar, por jo
edhe nukleus-familjes sė tij, e cila me xhelozi tė veēantė u nėnshtrohej
rregullave tė jetės sė pėrbashkėt nė familjen e madhe. Atij mbase nga depot e
vjetėrsirave nė Evropė ia blinin edhe ndonjė veturė me shkėlqim tė jashtėm me
tė cilėn mund tė kėnaqej duke shetitur, ndėrkaq fėmijėt e tij i lidhnin pėr
vete, pėrmes miqėsive tė reja qė i ngjanin vetes sė tyre; 3) Ndėrkaq vetė
shoqėria kishte fitim nga kėto familje tė mėdha. Sipas vlerėsimeve statistikore,
gati rreth 60% tė strukturės sė popullsisė shqiptare i takonte rinisė, ose
banorėve tė moshės rinore. Pushteti i dikurshėm komunist e kishte tė pamundshėm
kontrollimin nė mėnyrė efikase tė kėsaj armate tė tė rinjve, tė cilėt ishin
rritur ndėrkohė dhe tė cilėt ishte e vėshtirė vetėm t'i njihje, e jo mė edhe t'i
kontrolloje. Pėr kėtė shkak, struktura politike e pushtetit zakonisht mbėshtetej
te tė zotėt e shtėpive dhe te pleqtė autoritativė tė kėtyre familjeve. Nė mėnyra
tė ndryshme u ndihmonte atyre qė ta mbanin autoritetin nė familjet e tyre, qoftė
duke ua falur ndonjė dėnim gjyqėsor (pėr t'ua ruajtur "fytyrėn") qoftė duke i
shikuar "nėpėr gishta" veprimet qė shkonin ndesh me normat shoqėrore dhe
juridike.
Meqė simbioza e tillė familjare
realisht ishte rezultat i kushteve objektive ekonomike, ajo nuk mund tė
ndryshonte pa trauma tė mėdha familjare. Pėr kėtė shkak, mekanizmat mbrojtės
psikikė dhe shpirtėrorė u shndėrruan shumė shpejt nė njė oportunizėm tė
pėrgjithshėm brenda familjeve. Por ajo pastaj, si njė merimangė gjigante, e
shtrinte rrjetėn e vet nė tėrė shoqėrinė. Familjet e tilla krijonin me sukses tė
plotė edhe lidhje me njė pjesė tė intelegjencės nė Prishtinė, e cila gjithashtu
nė thelb udhėhiqej me leverdinė materiale. Shumė profesorė, mjekė, drejtorė tė
ndryshėm, etj., "kthenin" nė kėto familje me pretekste tė ndryshme, rėndom kinse
pėr t'i takuar ish-studentėt e tyre, tė cilėve edhe ashtu shpesh ua kishin falur
notat, po nė tė vėrtetė pėr t'i mbushur gepekėt e veturave tė tyre tė mėdha me
zarzavate e gjėra tė rastit. Sidoqoftė, shtrirja e lidhjeve tė tilla e kishte
krijuar me kohė njė shoqėri ēuditėrisht njėtrajtėshe nė themelin e sė cilės
ndodhej njė oportunizėm i tmerrshėm, jo vetėm ndaj kėrkesave tė kohės, por edhe
ndaj kėrkesave tė jetės nė pėrgjithėsi.
Sikur njė kompleks i tillė
raportesh tė pasqyronte ndonjė shoqėri tė zhvilluar, atėherė themeli oportunist
i saj do tė ishte mbėshtetje e fortė e stabilitetit shoqėror. Mirėpo fjala ishte
pėr raportet qė i diktonin kushtet ekonomike dhe nė rend tė parė mungesa e
vendeve tė punės. Ato ngriteshin mbi mohimin gati total tė femrės si subjekt
shoqėror; nuk llogaritnin nė rritjen e brezave tė rinj dhe pėrfundonin nė odat e
fshatarėve si simbole tė "rendit e tė konakut". "Stabiliteti" i arritur nė kėtė
mėnyrė nuk u shėrbente ndryshimeve pozitive shoqėrore, po pėrkundrazi, e
konservonte gjendjen ekzistuese tė gjėrave; nuk drejtohej drejt sė ardhmes, por
vetėm nė tė sotmen; matej me tė djeshmen, por e injoronte tė nesėrmen. Dukej
qartė se simbioza e tillė oportuniste nuk e lejonte zgjedhjen e mė tė mirėve nė
strukturat udhėheqėse, jo vetėm tė LDK-sė.
I prekur thellė nga kjo gjendje, e
cila nė raste hidhėrimi mė detyronte ta parafytyroja Kosovėn si njė depo tė
madhe tė veturave tė vjetra tė Evropės, tė cilat me shkėlqimin e tyre tė
rrejshėm kishin arritur t'i rrotullonin vlerat, nė Kuvendin e jashtėzakonshėm nė
Krushė, mė nxitėn tė konstatoja se fjala ishte pėr bijtė dhe bijat e
"haxhi-babave" nė fshat dhe tė "tatave" nė qytet, tė cilėt nuk e kuptonin dot se
nė Evropė nuk mund tė shkohet me raporte feudo-klanore e feudo-kapitaliste. Me
fjalė tė tjera, kėrkoja qė t'i hapet rruga konkurrencės sė vlerave tė
njėmendėta. Mė vonė mora vesh se mė akuzonin pėr botėkuptime elitiste. Disa
shkrime nėpėr gazeta nė gjuhėn shqipe nė mėnyrė indirekte mė mbanin leksione mbi
filozofinė e Platonit, ndonėse nuk e kishin kuptuar faktin elementar se Platoni,
duke e kėrkuar sundimin e filozofėve, nė tė vėrtetė e kėrkonte sundimin e
kompetencės, ose kompetencėn nė rregullimin e punėve shoqėrore (filozofėt si
njohės kompetentė tė shoqėrisė). Mirėpo duket se e kisha pasur gabim. Shumica
gjatė historisė rėndom e kishte imponuar jokompetencėn pėr tė udhėhequr me
shoqėrinė. Ndonėse nuk kishte ngjarė qė jokompetenca tė tėrhiqte pas vetes
shumicėn, nė Kosovė kishte ngjarė qė gati e tėrė rinia shqiptare tė shpėrngulej
pėr nė Evropė. Dukej sikur caku i evropeizimit tė Kosovės do tė arrihej me
"evropeizimin" e rinisė, duke u martuar me evropiane dhe duke i braktisur
raportet e pėrshkruara feudo-klanore njėherė e pėrgjithmonė.
Covert action dhe
konsekuencat
Ato qė ngjanė pas kėtij Kuvendi-tė
jashtėzakonshėm nė Krushė nuk ėshtė e mundur tė pėrshkruhen, se mbase do tė
skuqej edhe letra. Megjithatė do tė dhunoja vetėn dhe fėmijėt e mi po t'i
heshtja nė tėrėsi.
Kishte plot 10 vjet qė insistohej nė
"pėrshtatjen" time, por kjo nuk bėhej nė biseda tė drejtėpėrdrejta njerėzore,
veēse pėrmes "bedelėve" e "telallėve", tė cilėt mė vonė, duke e parafrazuar
Nolin, i quaja honxho-bonxho tė demokracisė. Kur edhe kjo nuk pati
sukses, atėherė sėrish u ringjallėn presionet: -nė xhaminė e fshatit, nėpėr oda
tė fshatarėve nė Krushė, nėpėr xhamitė dhe nėpėr odat e fshatrave pėrreth; nėpėr
qytetet e afėrta dhe mė pas nėpėr tėrė Kosovėn, bile edhe nė diasporėn
shqiptare. Akuzohesha pėr gjithēka. Shtypi nė gjuhėn shqipe i pėrmblodhi akuzat
e tilla nė "sllavo-komunist", "dogmat", "marksist-leninist", "stalinist",
"millosheviqist" e sihariqe tė tjera. E kisha kėrkuar shpjegimin e kėsaj
fushate tė tmerrshme e cila i prekte sidomos anėtarėt e familjes sime, dhe e
kisha gjetur. Njė oficer i lartė i C.I.A.-s qė tani punonte si hulumtues nė
Qendrėn pėr Studime Strategjike Ndėrkombėtare nė Uashington D.C., nė njė numėr
tė njė reviste tė njohur amerikane e kishte dhėnė shpjegimin e asaj qė e quante
«covert action» (veprim i mbuluar). Sipas tij, «veprimi i mbuluar»
pėrfshinte ēdo gjė, qė prej "inkurajimit tė ndonjė gazetari tė huaj qė tė
shkruante ndonjė artikull ose ndonjė koment redaksie, gjer te pėrkrahja, bile
edhe udhėzimi i aktiviteteve ushtarake tė shkallės sė lartė, nė vendet e huaja".
"Qėllimi i «veprimit tė mbuluar», -vazhdonte oficeri i lartė i C.I.A.-s, "ėshtė
tė influencojė sjelljen ose politikėn e individėve mė tė rėndėsishėm tė huaj, tė
grupeve dhe tė kombeve, si edhe rrjedhėn e ngjarjeve nė rajonet e huaja, me
qėllim qė tė avancohen interesat e vendit qė e ka ndėrmarrė njė veprim tė tillė
tė mbuluar, por nė tė njėjtėn kohė, t'a bėjė kėtė nė mėnyrėn qė ia mundėson
maskimin e duarve tė veta, si edhe mohimin sė paku zyrtar tė pėrzierjes sė
vet... Kur pėrdoret nė mėnyrė tė menēur veprimi i mbuluar mund tė jetė ndihmesė
efektive pėr politikėn. Kurrnjėherė nuk mund tė jetė substicion i politikės ose
i mendimit" (shih George A. Carver, Jr.
«Intelligence in the Age of Glasnost»,
«Foreign Affairs», Summer,1990).
Mirėpo amerikanėt pėr raste tė
kėtilla e kishin edhe njė fjalė tė shkėlqyer: -No comment!
Bisedė me mjekun dhe me veten
Andini ėshtė djali im i vetėm, i
cili i ka mbushur plot 5 vjet nė praninė time. E doja pėr sė tepėrmi. Ditėn qė
isha i detyruar tė ndahesha me tė, e pėsova keq: gati sa nuk u verbova
tėrėsisht. Mė kėrceu sheqeri nė gjak nė mėnyrė tė panatyrshme. Kishte ngjarė
kjo gjatė natės dhe nuk kisha qenė i vetėdijshėm. Duke e ngarė veturėn pėr nė
Lubjanė, e shihja se nuk dalloja shumė gjėra, por mendoja se ishte mjegull. Nė
mėngjes megjithatė, duke dashur tė pėrgatisja njė shkrim qė e kisha premtuar pėr
pjesėmarrje nė simpoziumin shkencor «Shqiptarėt dhe Evropa, dje, sot dhe
nesėr», nuk, e dalloja dot asnjė shkronjė. Duke m'i caktuar njė palė syza tė
trasha, mjeku nė Lubjanė u habit qė kurrsesi nuk po mė shkonte nė kokė diagnoza
e tij mbi pleqėrinė time: "Ka tė tillė, -tha ai, -tė cilėt nuk duan tė pajtohen
as me veten, e jo mė me pleqėrinė". Mirėpo pas nja tre muajsh m'u kthye
tėrėsisht tė parit. Shkova sėrish te mjeku. "Stres tė rėndė paskėshit pasur,
zotėri!"-tha ai. "Nuk ishim kuptuar me presidentin Bush, -thashė unė, -se ma
kishte marrė djalin dhe e mbante peng.
"Aaah!" -bėri me sy tė zgurdulluar
nga habia. Por e mbylla derėn. Nuk desha ta pėrfundoja bisedėn. Nė rrugė e sipėr
vazhdimisht mė shqetėsonte pyetja: "Mos ishte vallė Gorbaēovi ai qė ma mbante
peng Andinin? Por nuk e dija pėrgjigjen…
***
Nė Kuvendin e Krushės kisha
deklaruar se isha pėr ruajtjen e integritetit territorial tė Jugosllavisė,
ndonėse e kisha parė se ishte duke u shkatėrruar; se isha pėr ruajtjen e
pavarėsisė sė Shqipėrisė, ndonėse e shihja se e kėrkonin rrėzimin nga posti tė
Ramiz Alisė; se isha pėr Republikėn e Kosovės nė Jugosllavi, e nė funksion tė
bashkimit me Shqipėrinė, dhe nuk e kuptoja dot se cila do tė ngjante mė sė pari.
Kisha arritur tė deklaroja fuqimisht: nė Kosovė nuk kishte kthim prapa nė
komunizėm, por as marshim drejt fashizmit. Kosovėn nuk do ta udhėhiqnin bijtė
dhe bijat e baba-haxhinjve nėpėr fshatra dhe as bijtė dhe bijat e tatave nėpėr
qytete, nėse kėtė nuk e meritojnė; nė Evropė nuk arrihet dot me raporte
feudo-klanore dhe bile as feudo-kapitaliste; pėrparimin nuk e bart mediokriteti
por talenti. Populli duhet tė ecte pėrpara drejt progresit dhe jo ta konservonin
nė status quo dhe nė errėsirė. Pastaj delegatėve ua kisha ofruar
dorėheqjen, por salla ishte ngritur nė kėmbė dhe masa kėrcėnonte tė
shpėrthejė... Mė vonė, njė telall-honxho-bonxho i demokracisė mė kishte
sqaruar: votėbesimi absolut qė e kisha fituar nė Kuvend, nė tė vėrtetė kishte
qenė i aranzhuar; mė ishte dhėnė njė satisfakcion moral nga keqardhja, nga se
kisha vuajtur pėr sė tepėrmi!
Pastaj bisedova me veten: "d.m.th.
tė gjithė ata qė i kisha parė duke vdekur; tė gjithė ata me tė cilėt e ndanim sė
bashku gazin dhe lotin; tė gjithė ata tė tjerėt prej tė cilėve ishte tundur
Ballkani dhe Evropa qė nga themeli; tė gjitha ato fytyra tė mėrdhezura tė
Kuvendit dhe ata qė shkrepnin flakė nga sytė; tė gjitha ato ngjarje qė ma kishin
bėrė jetėn tmerrėsisht iracionale, sepse edhe koha kishte qenė tmerėsisht
iracionale, pra, tė gjithė me radhė nuk mė kishin dashur vallė! Ky njeri tani mė
shpjegonte se e kisha gėnjyer veten, se ata nuk mė kishin dashur, por ja qė, nga
keqardhja pėr mua, e kishin organizuar njė cirk nga Kuvendi, pikėrisht atje ku e
kisha patur djepin e lindjes, nė fshatin e vendlindjes sime. Pastaj kisha
kujtuar se ky njeri bėnte njė blasfemi, njė ndotje. Njė sakrilegj ndaj tyre ose
ndaj mendimeve tė mija, nuk e dija me saktėsi. Pastaj m'u kujtua Evropa sė
cilės nuk ia kisha borxh asnjė eky, por qė kujtoja se e mbante peng Andinin.
Ishte e fortė Evropa. Mund ta
mbante peng edhe Republikėn. Dhe pastaj mė ishte kujtuar Migjeni, nė tė vėrtetė
ajo vjersha e tij qė fliste mbi njė grusht tė fortė pėr ta goditur malin.
Mirėpo, nuk mund ta largoja dot pėrfytyrimin mbi bisedėn me honxho-bonxhon e
demokracisė. Kisha jetuar vallė unė nė iluzion apo ai kishte bėrė njė
sakrilegj, cila ishte e vėrteta? Njė funksionar i LDK, njė profesor qė tani
ishte bėrė politikan, nė njė rast kishte deklaruar se nuk kishim probleme, se
problemet nuk kishin qenė tė njėmendta, reale. Me kėtė mendim kisha rėnė nė
gjumė, por isha pėrpėlitur tėrė kohėn; isha zgjuar nė befasi, duke kėrcyer nga
shtrati dhe i kisha mbyllur veshėt me shuplakat e dorės. Megjithatė, e kisha
dėgjuar zėrin e thekshėm tė Andinit: "O, baaaabiiiiiiiiiii !". Kisha provuar tė
heshtja, por e kisha dėgjuar pėrsėri. "Po, biri im, -kisha provuar t'i
pėrgjigjem me vete, - nuk do tė ketė probleme, por do tė duhej qė Kosova tė
qėndronte mbi kėmbėt e veta". Pastaj, me shpirtin e copėtuar nga dėnesjet e
thekshme tė Andinit, natėn qė i shėtisnim fushat e Celinės, mė ishte kujtuar ajo
poetja qė kishte deklaruar se "nuk kishte perėndi, kishte vetėm njerėz, njerėz,
njerėz." Mirėpo po tė mos kishte perėndi, me ēka vallė do ta matnin veten e
tyre njerėzit ? -e kisha pyetur unė, por kisha mbetur pa pėrgjigje…
Krushė e Madhe, Dhjetor 1991
Nė vend tė rezymesė:
SHQIPTARĖT NĖ KONTEKST TĖ INTERESAVE
AKTUALE STRATEGJIKE
(Punim i lexuar nė Simpoziumin
shkencor "Shqiptarėt e Maqedonisė" i menduar si rezyme pėr artikullin "Republika
dhe lufta nė kontekst tė Europės", Shkup, 22 Dhjetor 1991)
Punimi im i gjatė (60 faqe) qė i
dorėzohet organizuesit tė kėtij simpoziumi shkencor e mban titullin "Republika
dhe lufta nė kontekst tė Evropės". Ky i ėshtė dorėzuar pėr botim redaksisė sė
"Zėrit" nė Prishtinė, dhe ajo, hė pėr hė, nėse mė vonė nuk do ta ndryshojė
qėndrimin, ėshtė zotuar se do ta fillojė botimin e tij nė vazhdime. Mirėpo
pėrpara se tė fillojė botimi i tij, me kėrkesėn time e kishte lexuar njė grup
shokėsh, tė cilėt pastaj kishin dashur ta kritikonin, por nuk u ishte dukur e
mundshme. Mė nė fund e kishin cilėsuar si njė tekst tė dyshimtė dhe kishin
kėrkuar nga unė qė t'u thoshja se ē'kisha menduar nė tė vėrtetė? Nė ndėrkohė,
pikėrisht nė ditėn qė duhej tė vija kėtu, disa aktivistė tė Republikės kėrkuan
prej meje qė tė shkoja nė fshatin Demjan tė KK tė Gjakovės, qė gjendet nė afėrsi
tė kufirit me Shqipėrinė, dhe tė flisja nė ceremonialin e varrimit tė njė
ushtari tė rėnė nė luftė nė njėrėn nga fushėbetejat atuale nė Jugosllavi. Edhe
ata kėrkonin qė t'u thoja se ē'mendoja.
Punimi im "Republika dhe lufta..."
qėllimisht nuk e pėrmbante rezymenė dhe qėllimisht ishin shtruar nė tė tema
kontraverze. Nė vend tė pėrfundimeve shkencore isha shėrbyer me pėrpunimin e ca
dromcave aktuale tė jetės sime tė cilat mund tė konsideroheshin si pėrfundime
alegorike tė punimit. Kėtė e kisha bėrė pėr shkak se tani njė kohė tė gjatė
jetoja nė mesin e fshatarėve (afro 7 vjet) dhe e hetoja se tė gjithė sė bashku
kishim filluar tė mėrziteshim me njė paralelizėm tė jetės shpirtėrore dhe
politike, tjetėr atje e tjetėr kėtu, ndėr intelektualėt. Kisha menduar se do tė
duhej t'i japim fund pritjes, por akoma nuk e kishim gjetur njė rrugė adekuate
pėr ta shkurtuar pritjen, por edhe pėr tė arritur nė cak. Meqenėse nė punimet
shkencore nga sfera e politikės reēetat e gatshme mund tė jenė edhe
bileta-udhėtimi pėr nė katastrofė, e kisha konsideruar punė tė menēur t'i
heshtja. Mirėpo, meqė pėr njeriun qė e pretendon marrjen me politikė, mungesa e
tyre mund tė ishte njėsoj edhe card-blanche pėr vendnumėrim, mendova se
do tė duhej thėnė porosia aktuale e punimit qė mund tė operacionilazohej si
politikė. Prandaj u thashė se ushtari ishte vrarė nė luftė pėr tė mbrojtur idenė
mbi nevojėn e ruajtjes sė integritetit territorial tė Jugosllavisė, pėr
Republikėn e Kosovės tė barabartė nė ndonjė Jugosllavi eventuale, qė do t'i
pėrfshinte edhe dy republikat perėndimore (Slloveninė dhe Kroacinė); pėr
pavarėsinė e Shqipėrisė dhe pėr paqen nė Ballkan. Nuk isha shėrbyer me klishenė
e formuluar si "vrasje nga forcat serbo-ēetnike" ose me ndonjė formulė tjetėr tė
ngjashme, por nuk e pėrjashtoja asnjė. Kisha shtuar se e ardhmja mund tė
ndėrtohej mbi kontinuitetin e asaj qė ėshtė progresive e jo mbi bestialiteitin e
krimit sepse krimi, pėrderisa e pjell vdekjen, nuk e pjell dot lindjen. Me kėtė
nuk i kisha ftuar tė vdisnin por kishte mbetur mundėsia e hapur pėr tė luftuar
kundėr vdekjes si krim dhe kundėr krimit si bestialitet. Kisha shtuar se populli
shqiptar kishte qenė thellėsisht i vetėdijshėm pėr pozitėn e vet historike dhe
pėr veten nė mesin e tė tjerėve. Me kėtė kisha menduar se historikisht, qė nga
vetėdijėsimi politik nacional, pėr shkak tė pozitės gjeopolitike - nė dyert e
Otrantit, ishin ndodhur midis synimeve strategjike tė dy grupacioneve tė
popujve: sllavėve, qė e synonin Persinė si treg dhe Adriatikun si rrugė, dhe
Italo-gjermanėve, qė dikur e synonin tė njėjtėn gjė dhe tė njėjtėn rrugė.
Ndonėse nė ndėrkohė kishin ngjarė ndryshime tė mėdha qė do tė shihen mė vonė,
aktualisht akoma ishin tė fuqishme botėkuptimet gjeopolitike mbi maksimalizimin
e fuqisė sė shteteve. Shqiptarėt, nė kohėn moderne, nė thelb kishin mbetur tė
ndarė pėr shkak tė konfrontimit tė interesave strategjike tė kėtyre dy
grupacioneve tė mėdha tė popujve dhe perspektiva e bashkimit tė tyre qėndronte
tek zėvendėsimi gradual i botėkuptimeve tė tilla gjeopolitike me botėkuptimet
mbi maksimalizimin e fuqisė nė mbėshtetje tė pėrsosjes sė resurseve tė brendshme
dhe tė avancimeve teknologjike qė do t'i zhvlerėsonin botėkuptimet gjeopolitike
mbi kontrollin e urryer tė territoreve tė huaja dhe tė pikave strategjike.
Nė pėrputhje me kėtė kisha menduar se
tani ishte i mundur zhvillimi i njė teorie unike, i njė filozofie politike, e
cila do t'i pėrfshinte edhe rrugėt pėr sendėrtimin e interesave strategjike tė
popullit shqiptar, tė cilat do tė buronin nga vetė qenia dhe pozita e tij nė
kohėn e dhėnė. Dikur, por edhe sot, konsenzusin rreth kėtyre ēėshtjeve e
vėshtirėsonte reflektimi i interesave tė jashtme qė artikulohej nė mėnyra tė
ndryshme, duke filluar nga paragjykimet e ndryshme e gjer te pamundėsia qė ato
tė diskutohen me arsye e jo me emocione. Pastaj ato gati gjithmonė ishin
anticipuar duke filluar nga vetja.
Pėrcaktimi im pėr Republikėn e
barabartė sovrane tė Kosovės; pėr statusin e bartėsit tė shtetėsisė sė
sankcionuar me kushtetutė nė Republikėn e Maqedonisė, dhe pėr garancionet
evropiane tė tė drejtave tė shqiptarėve nė Republikėn e Malit tė Zi, pastaj pėr
vėnien e Republikės sė Kosovės nė funksion tė bashkimit tė kombit, paralelisht
me zhvillimin e proceseve integrative nė Evropė, mund tė vihej nė suaza tė
botėkuptimeve legaliste dhe tė rrugėve tė matura. E kisha besuar se kishte qenė
edhe nė interesin gjithėshqiptar angazhimi pėr ruajtjen e integritetit
territorial tė Jugosllavisė, pikėrisht pėr shkak se mundėsitė pėr
instrumentalizimin e popujve tė Ballkanit nė funksion tė interesave tė jashtme
kishin qenė dhe akoma janė bukur tė mėdha. Akceptimi i kėrkesave tė
sipėrpėrmendura, sidomos i Republikės sė Kosovės, do ta mundėsonte ndėrtimin e
raporteve tė reja, tė zhveshura, qoftė nga megallomania, qoftė nga pasiguria
kolektive shpirtėrore, sepse do tė mbėshteteshin tek vetja dhe jo tek tė tjerėt.
Duke filluar nga kėto bindje, kisha konsideruar se ushtari e kishte dhėnė jetėn
e tij duke besuar nė tė njerėzishmen, e jo nė atė qė ishte bestiale. Ndėrkaq,
pėr sa i pėrkiste popullit shqiptar, ai gjatė historisė sė vet tė mundimshme
nuk ishte pajtuar kurrė ndonjėherė me kurrfarė forme tė tiranisė -as me
hegjemoninė dhe as me fashizmin. Republika e Kosovės, por edhe shqiptarėt nė
pėrgjithėsi, as nuk mundnin dhe as qė dėshironin t'i injoronin vlerat e gjakut
tė derdhur tė bijėve tė vet. Ajo do t'i nderonte dhe do t'u bėnte homazhe
kufomave tė tyre nė nivelin e dinjitetit qė i takonte si Republikė. Pastaj, mė
nė fund, kisha kėrkuar qė jeta e tij e njomė dhe e tė tjerėve si ai, tė
konsiderohej si njėri nga gurthemelet e asaj tė ndritshmes qė ishte nė lindje e
sipėr dhe qė duhej tė ndėrtohej.
Zonja dhe zotėrinj tė nderuar,
pjesėmarrės tė simpoziumit!
Nė punimin tim "Republika dhe
lufta..." rezymenė e tė cilit u pėrpoqa ta sintentizoj para jush, kisha
konstatuar nė mėnyrė taksative:
1. se lufta, si e tillė, nuk ėshtė
perspektivė e Evropės dhe se luftėrat nuk zhvillohen pėr interesa ideologjike
por pėr interesa vitale tė zhvillimit. Pėr kėtė shkak, ndonėse institucionet e
demokracisė parlamentare do tė duhej tė ishin pengesė reale, ato nuk i
pėrjashtojnė mundėsitė e shpėrthimit tė luftėrave lokale edhe pse mund t'i
zvogėlojnė shanset e shndėrrimit tė tyre nė luftė globale. Lufta nuk ėshtė
perspektivė as pėr popullin shqiptar, por mundėsitė pėr evitimin e saj nuk janė
absolute;
2. se popujt e vegjėl, nė qoftė se nuk
janė pjesė tė grupacioneve mė tė mėdha tė popujve, nuk e kanė mundėsinė e lozjes
sė ndonjė roli mė autonom e mė tė pavarur tė luftės (siē bėjnė aktualisht
serbėt, por edhe kroatėt). Populli shqiptar nuk bėn pjesė nė asnjė grupacion tė
popujve, dhe pėr kėtė shkak pėrcaktimet politike shqiptare nuk mund tė ngarkohen
me interesa tė jashtme, por kjo nuk do tė thotė se nuk mund tė luftojnė as edhe
pėr ato interesa qė kanė karakter fundamental dhe qė vlerėsohen si progresive nė
kohėn e dhėnė;
3. se rrita e brendshme akoma mund tė
shkaktojė ekspanzionin e jashtėm. Konkretisht rasti i Gjermanisė mund tė jetė
ilustrativ. Megjithatė, tendenca qė ndikimi ekonomik tė pėrkthehet nė kontroll
politik, pavarėsisht nga politika aktuale e ekipit Kohl-Gensher, realisht ėshtė
nė kundėrshtim me tendencat aktuale tė zėvendėsimit tė botėkuptimeve
gjeopolitike me orientimet nė rritėn e brendshme. Kontrolli i urryer i
territoreve tė huaja nuk ėshtė edhe mė tutje politikė e fuqive pėr
maksimalizimin e fuqisė jo vetėm pėr shkak tė sklerotizimit tė institucioneve
imperiale, por edhe pėr shkak tė rritės sė kostos pėr vazhdimin e njė politike
tė tillė. Ndonėse avancimet shkencore dhe teknologjike nuk ishin objekt analize
i kėtij punimi (sepse tashmė janė shqyrtuar nė punimin tim tė lexuar nė
simpoziumin shkencor me temėn «Shqiptarėt dhe Evropa dje, sot dhe nesėr» tė
mbajtur nė Prishtinė mė 6-9 qershor 1991) lirisht mund tė shtohet se edhe ky
fakt flet nė dobi tė pėrfundimit tė sipėrpėrmendur;
4. Pėr kėtė shkak ėshtė tėrėsisht
reale tė theksohet se ato do tė reflektohen doemos edhe nė botėkuptimet politike
tė popujve tė vegjėl (kushtimisht), duke i hapur rrugė realizimit tė interesave
tė lidhura me zhvillimin e tyre. Prandaj, Republika e Kosovės nė njėrėn anė,
pastaj statusi i pėrmendur i bartėsit tė shtetėsisė sė shqiptarėve tė
sanksionuar me kushtetutė nė Maqedoni, si dhe tė drejtat e shqiptarėve tė
garantuara nė Republikėn e Malit tė Zi; paralelisht me zhvillimin e proceseve
integrative nė Evropė, do tė duhej t'i krijonin kushtet e nevojshme pėr
bashkimin e popullit shqiptar, veēse jo pėr inatin e tė tjerėve, por pėr hir tė
vetevetes dhe tė interesave tė pėrbashkėta. Njė gjė e tillė e presupozon
harmonizimin e politikės sė faktorėve tė interesuar politikė dhe urojmė qė kjo
tė shpejtohet.
Jufaleminderit!
Shkup, 22 dhjetor, 1991
ĒĖSHTJA SHQIPTARE - FAKTORI KOMBĖTAR E
NDĖRKOMBĖTAR
(Me 5 nėntor 1992 nė Prishtinė,
organizuar nga Forumi i Intelektualėve Shqiptarė, u mbajt njė tryezė e
rrumbullakėt kushtuar ēėshtjes shqiptare nė raport me faktorin e brendshėm dhe
atė tė jashtėm. Autori i kėtij shkrimi mbajti njėrėn nga fjalėt hyrėse.)
Politikėn e drejtojnė interesat dhe jo
emocionet
Me gjithė deferencat me njė pjesė tė
intelegjencisė politike nė Kosovė dhe pėrkundėr konsekuencave qė pėr shkak tė
tyre akoma po i bart, oferta qė tė paraqisja njėrėn nga fjalėt hyrėse nė kėtė
tryezė tė rrumbullakėt mė gėzoi, jo vetėm sepse nuk u humb respekti, por edhe
sepse rėndėsia e ēėshtjes dhe serioziteti i ēastit e hodhi nė rend dite me
gjithė ashpėrsinė e vet luftėn me argumente, nevojėn pėr kristalizimin e mėtejmė
tė gjėrave dhe jo mjegullimin e tyre, dhe sidomos jo argumentimin me luftė.
Ndėrkaq luftėn me argumente mbi
ēėshtjen pėr tė cilėn bėhet fjalė, ēėshtjen shqiptare nė raport me faktorin
kombėtar dhe me ambientin ndėrkombėtar - e vėshtirėsuan emocionet. Megjithatė
doemos duhej tė vinte momenti kur gjėrat duhej shikuar me arsye, kur duhej tė
mbisundonte rezonimi logjik dhe kur nė ftohjen e plotė tė emocioneve duhej
gjetur rrugėdalja. Politikėn e komandojnė interesat dhe jo emocionet. Atė e
udhėheq arsyeja dhe jo instikti dhe politika e vėrtetė ėshtė njė kalkulim
matematikor i pikave tangjente tė rrymave tė ujit me akullin mbi tė. Pėr
momentin e tanishėm dhe pėr nevojat tona, politika ėshtė raport midis
revolucionit dhe institucionit - sepse gjėrat, ashtu siē janė tė
institucionalizuara, si pėrmbajtje tė status-quo-sė politike nė tė gjitha
dimensionet e veta, nuk mund tė qėndrojnė edhe mė tutje.
Gjetja e rrugėdaljes, nga ana tjetėr, e
presupozon elementin e prognozimit. Henri Kisinxheri, ish-sekretar i shtetit tė
SHBA dhe njėri nga autoritetet mė tė mėdha nė rrafshin e teorive mbi politikėn e
jashtme nė Amerikė, do tė thoshte se prognozimi ėshtė «aspekti mė i vėshtirė,
vėrtet mė tragjik i politikės sė jashtme tė shtetit». Pėr ta ilustruar
tragjizmin e ēėshtjes ai merr njė shembull morbid, se sikur tė ishte prognozuar
p.sh., mė 1936 pėr Hitlerin si pėr njė maniak dhe jo si pėr njė nacionalist, nė
vitet 1941-45 do tė kishin shpėtuar 100 milion koka njerėzish. Me kėtė ai do tė
thotė se elementi i prognozimit nė politikėn e jashtme lidhet me fatin e
njerėzve. «Kur hapėsira pėr veprim ėshtė e madhe, njohuria pėr ta mbėshtetur
aksionin pėrkatės ėshtė e vogėl ose e dyshimtė. Ndėrsa kur njohuritė rriten,
aftėsia pėr tė influencuar ngjarjet zakonisht ėshtė minimale»- konstaton ai
me pesimizmin e tij karakteristik viteve tė fundit tė karrierės sė tij politike.
Megjithatė, Kisinxheri vėren me saktėsi tė plotė se «elementi i prognozimit dhe
i nevojės sė pėrshtatjes sė aksionit ndaj ndonjė vlerėsimi i cili nė atė moment
nuk mund tė argumentohet si i vėrtetė - nuk ėshtė kurrė mė krucial e mė me
rėndėsi kyēe se sa nė periodėn revolucionare. Atėbotė duket e qartė se rendi i
vjetėr ėshtė duke u dezintegruar pėrderisa forma e zėvendėsimit tė tij ėshtė
tmerrėsisht e pasigurt. Pėr kėtė shkak ēdo gjė varet nga njė koncipim i sė
ardhmes. Mirėpo struktura tė ndryshme tė brendshme me lehtėsi tė madhe mund tė
prodhojnė vlerėsime tė ndryshme mbi rėndėsinė e trendeve ekzistuese, dhe ajo qė
ėshtė mė e rėndėsishme - ato prodhojnė edhe kritere tė kundėrta e konfliktuoze
pėr zgjidhjen e diferencave. Kjo ėshtė dilema e kohės sonė»- pėrfundon
Kisinxheri. Ne do tė shtonim se dilema nuk mund tė ketė nė pėrcaktimet tona
kapitale - pėr demokraci, pėr zgjidhjen e ēėshtjes shqiptare, pėr problemin
shqiptar dhe pėr format demokratike tė luftės.
Ēdo analizė, nga ēfarėdo aspekti, nė
instancėn e fundit, nuk mund tė mos e reduktojė ēėshtjen shqiptare nė nevojėn
pėr bashkimin e trojeve shqiptare nė njė shtet tė vetėm shqiptar. Dhe ēdo
analizė, nga ēfarėdo aspekti, nė instancėn e fundit, nuk mund tė mos e reduktojė
problemin shqiptar nė nevojėn pėr barazimin e shqiptarėve me popujt tjerė nė ēdo
aspekt, por mbi tė gjitha nė aspektin e zhvillimit. Nevoja e tillė mund tė jetė
artikuluar nė Republikė brenda-jugosllave, si Republikė e pavarur dhe sovrane,
apo si Shqipėri e barabartė me popujt tjerė tė Evropės sė Bashkuar. Nė rrafshin
teorik, megjithatė, dilema mund tė kishte rreth prioritetit tė ēėshtjeve:
problemi apo ēėshtja shqiptare; Republika apo bashkimi i trojeve shqiptare nė
njė shtet shqiptar! Cila do tė duhej tė ishte e para? Mirėpo, dilema nuk pati jo
vetėm se ēėshtjet ishin delikate dhe nuk mund tė diskutoheshin hapur, bile as nė
shtetin shqiptar, por pse mendimi politik shqiptar ishte vazhdimisht i
influencuar, qoftė me trendet aktuale tė mendimit letraro-romantik, qoftė me
influencimin e drejtpėrdrejtė tė interesave jashtė-shqiptare. Ajo qė me siguri
mund tė konstatohet rreth mendimit politik shqiptar gjatė njė periode mė tė
gjatė, ishte interpretimi nė shumicėn e rasteve i njėanshėm i kontekstit
ndėrkombėtar, sidomos pėr shkak tė ngarkesave ideologjike dhe tė mangėsive nė
njohuritė mbi proceset reale ndėrkombėtare politike. Historiografia enveriste nė
Shqipėri dispononte instrumente dhe njohuri tė duhura mbi kėto procese por ishte
e shtrėnguar ideologjikisht. Fitohej pėrshtypja se mendimi politik shqiptar i
kėsaj periode zgjidhjen e ēėshtjes shqiptare ia kishte nėnshtruar interesave tė
revolucionit permanent klasor nė pėrmasa botėrore.
Mirėpo atė qė mendimi teorik politik
pėr shkaqe tė ndryshme, kryesisht objektive, nuk kishte mundur ta shtronte me
kohė e nė mėnyrėn e duhur e bėri vetė jeta nė mėnyrė dramatike, fare origjinale,
dhe me seriozitet tė plotė. Nė fillim ēėshtjen e shtroi si kėrkesė pėr statusin
e Republikės sė Kosovės brenda ish-Jugosllavisė, duke menduar se Republika e
tillė nė raportet Jugosllavo-Shqiptare do tė duhej ta lozte rolin e faktorit tė
sigurisė dhe jo tė urės kaluese midis kėtyre dy vendeve. Mė vonė (me 1991),
gjithnjė nė pėrcjellje tė trendeve aktuale politike gjithė-Jugosllave, kėrkesa e
tillė u artikulua si kėrkesė pėr Republikėn e Pavarur dhe Sovrane tė Kosovės, qė
u sanksionua edhe me Kushtetutėn e Kaēanikut dhe u aprovua unanimisht me
referendumin gjithėpopullor. Pavarėsisht nga konotacionet «e pavarur» dhe
«sovrane», tė dy kėrkesat, edhe ajo e vitit 1981 e mė heret, por edhe kjo e
vitit 1991, esencialisht e artikulonin kėrkesėn pėr barazimin e shqiptarėve
brenda raporteve gjithėjugosllave. Nėse do tė ishte e mundur zgjidhja definitive
e ēėshtjes shqiptare atėherė supozohej me bazė se kjo ēėshtje mund tė zbėrthehej
vetėm nė harmoni me trendet aktuale dhe afatgjata tė politikės globale sė cilės
i prinin amerikanėt. Nė fillim, pjesa mė e madhe e forcave tė brendshme politike
faktorin e jashtėm e konsideronin si unik dhe tė pakundėrthėnie. Andaj ishte e
natyrshme qė nė euforinė e krijuar nacionale brenda tyre filloi lufta pėr
pushtet dhe mė pak pėr shtet (d.m.th. pėr republikė). Fatkeqėsisht, nė kėtė
luftė tė tyre jo tė hapur pėr pushtet asnjėra nga palėt nuk ishte e liruar nga
recidivat e pėrvojės historike dhe asnjėra nga ato nuk i koncipoi drejtė as
proceset integrative tė Evropės dhe as rolin e aktorėve tė veēantė tė kėtyre
proceseve. Bashkimi i Gjermanisė, p.sh., u pėrjetua si fitore e gjermanizimit tė
mundshėm tė Evropės e jo si evropeizim i Gjermanisė; politika globale amerikane
u pėrjetua si antisllavizėm i theksuar kurse rėnia e Bashkimit Sovjetik gati u
barazua me eleminim total tė faktorit sllav nga skena politike e Evropės dhe e
botės. Tė gjitha kėto u manifestuan nė lėvizjet e brendshme tė lėvizjes
kombėtare pėrgjithėsisht si mbėshtetje e tepruar, gati ekskluzive, nė faktorin e
jashtėm, me tė gjitha konsekuencat e mundshme qė i bart nė vete njė dukuri e
tillė: prej ekskluzivitetit tė mendimit, njėlloj topitjeje tė elanit tė
lėvizjes, e gjer te urrejtja latente dhe potenciale e bartėsve tė ndryshėm tė
mendimeve tė kundėrta.
Ndėrkaq problemi qėndronte gjetiu. Qė
nga luftėrat prusiano-franceze tė vitit 1871 dhe qė nga formimi i shtetit
gjerman, skenėn politike tė Evropės vazhdimisht e cilėsonte grupimi bipolar i
fuqive i cili reflektohej fuqimisht nė faktorin politik shqiptar. Grupimi i
tillė bipolar i fuqive u shpreh edhe nė Kongresin e Berlinit por edhe brenda
Lidhjes sė Prizrenit; pastaj u artikulua nė formė tė boshtit tri-partitėsh dhe
tė aleancės. Mė pastaj, nė forma tė lidhjes sė fuqive tė boshtit dhe tė Ententės
dhe mė nė fund si Pakt i NATO-s dhe i Traktatit tė Varshavės. Gjatė Luftės sė
I-rė Botėrore, grupimi i pėrmendur i forcave nė faktorin politik shqiptar u
reflektua si vėshtirėsi nė formimin e qeverisė dhe nė konsulidimin e shtetit
shqiptar. Sindromi esadist dhe kompleksi i Prishtinės ishin nus-produkte tė
presionit tė jashtėm por edhe i vlimeve pėrbrenda faktorit politik shqiptar.
Shqiptarėt, me fjalė tė tjera, pėr shkak tė pozitės sė tyre gjeopolitike -nė
dyert e Otrantit, vazhdimisht ndodheshin nėn presionin e synimeve strategjike tė
dy grupacioneve tė popujve: sllavėve dhe tė italo-gjermanėve qė e synonin
Persinė (Iranin) si treg dhe Adriatikun si rrugė.
Shqyrtuar nga njė aspekt global (i
pėrgjithshėm), interesat politike shqiptare esencialisht e impononin nevojėn pėr
tejkalimin e ndasive politike tė shkatuara si nga presioni i jashtėm ashtu edhe
nga interesat e veēanta tė shtresave tė ndryshme tė popullsisė, por kjo gjė nuk
ishte as e lehtė dhe as e shpejtė. Dukej se proceset integrative tė Evropės mė
nė fund e mundėsonin njė gjė tė tillė.
Tė udhėhiqemi me atė qė ėshtė
progresive
Nė pėrfundim tė kėsaj fjale dhe nė
kontekst tė pėrfundimeve tė propozuara, nuk mund tė mos e ngris zėrin kundėr
disa tendencave tė devijimit tė praktikės politike nė ambientin gjithėshqiptar,
pėr tė cilat qėllimisht nuk fola nė mėnyrė tė konkretizar por qė fare mirė do tė
mund tė konkretizoheshin brenda suazave tė shtruara teorike. Nė luftėn tonė pėr
Republikėn e Kosovės, pėr unitetin kombėtar dhe pėr transformimet demokratike tė
shoqėrisė, ne jemi zotuar se asnjėra nga kėto, sado qė mund tė pėrjetohen nė
mėnyrė traumatike, sado qė mund tė nxisin emocione kaherė tė fjetura; sado qė
jemi tė rinj dhe tė papėrvojė nė kėto procese, ne jemi zotuar se gjithmonė do tė
ecim dhe do tė shikojmė pėrpara, se do tė udhėhiqemi me atė qė ėshtė progresive
nė shoqėri dhe se nuk do tė biem nė grackėn e revanshizmit politik, jo vetėm se
kjo gjė nuk tė ēon askund, por edhe sepse njė dukuri e tillė ėshtė reaksionare
pėr tė gjitha shoqėritė dhe nė tė gjitha kohėrat. Andaj e ngris fuqimisht zėrin
kundėr praktikės sė denigrimit dhe tė ostracizimit tė intelektualėve tė
mirėfilltė si nė Shqipėri ashtu edhe kėtu. Mendoj se ėshtė e pavend dhe e
pahijshme burgosja e Ramiz Alisė, se ėshtė koha tashmė qė tė marrė fund
odisejada nėpėr katakombet e burgjeve e njė gruaje plakė si Nexhmije Hoxha, dhe
tė liderėve tė ish-sistemit komunist. Pėrse Shqipėria do tė pretendojė qė tė
jetė e veēantė edhe nė sistemin demokratik si dikur nė sistemin komunist? Pėrse
do tė duhej ta nėnēmonim demokracinė me njė praktikė tė tillė devijante?
Demokracia ka lėshuar rrėnjė tė thella dhe tani ėshtė e fuqishme. Nuk mund tė
bėhet fjalė pėr rrezikun nga kthimi i komunizmit por as qė mund tė pajtohemi me
format kaherė tė mundura ekstreme tė saj.
Nė thelbin e ēdo lloj demokracie ndodhet
debati dhe dialogu. Kėtė e vėrtetojnė 2.500 vjet tė historisė sė saj. Andaj
debati dhe jo burgu, ostracizmi e denigrimi do ta revalorizojė tė kaluarėn dhe
do ta begatojė demokracinė. Uroj qė tė begatohemi edhe nė kėtė drejtim edhe me
ata qė ngulin kėmbė nė aprovimin e tė drejtave tė njeriut dhe qytetare duke i
mohuar ato kolektive dhe nacionale, pėr derisa e dijnė edhe vetė se ėshtė fjala
pėr kushtėzimin reciprok dhe dialektik tė tė dy kategorive; fjala ėshtė qė tė
heshtin armėt dhe tė ndėrpritet tallja me popuj.
Krushė e Madhe, 4 nėntor 1992
INDIVIDI DHE PROCESI POLITIK
(Ligjėratė e mbajtur para studentėve
tė vitit tė IV tė degėve: Histori dhe Filozofi-sociologji, tė Fakultetit
Filozofik nė Prishtinė, e shkėputur nga njė seri ligjėratash me titull: "Pėr
ēfarė sociologjie politike nė Republikėn e Kosovės jemi", mė 17.IV.1992, nė
lokalet e shkollės fillore "Zenel Hajdini" nė Prishtinė.)
Kolege dhe kolegė tė nderuar!
Para afro njėmbėdhjetė vjetėve (ky
gjysmė viti qė ka mbetur nuk do tė mjaftonte pėr njė stabilizim elementar edhe
sikur tė ishin rrethanat jetėsore normale), pra, para gati njėmbėdhjetė vjetėve,
nė po kėtė fakultet, nė po kėtė degė dhe po nė vitin e IV, pikėrisht mė 21
nėntor tė vitit 1981 isha i detyruar ta ndėrprisja serinė e ligjėratave me
titull "Raporti midis interesit klasor dhe atij kombėtar" qė e zhvilloja para
moshatarėve tuaj, por jo edhe nė lokalet e njėjta. Qėllimi kishte qenė qė
kolegėt tuaj tė asaj kohe tė njiheshin me natyrėn dhe me karakterin e interesave
tė njėrės dhe dhe tė kategorisė tjetėr, d.m.th. tė klasės dhe tė kombit, si dhe
me mėnyrėn e artikulimit dhe tė realizimit tė tyre. Kisha qenė i pakėnaqur me
njohuritė intelektuale qė sundonin nė Kosovė pėr kategorinė e fundit (kombi) dhe
nė interpretimin e shtangur, dogmatik dhe tė shtrembėruar tė kategorisė sė parė
(klasės). Atėbotė, nė gjysmėn e dytė tė viteve shtatėdhjetė, nė Fakultetin
Juridik, Drejtimi Juridik Ndėrkombėtar, e ligjėroja shkencėn mbi Marrėdhėniet
Ndėrkombėtare Politike (viti III) dhe Politikėn e Jashtme tė Jugosllavisė (Viti
IV). Tė njėjtėn gjė e bėja edhe nė qendrėn e atėhershme krahinore pėr arsimin
marksist "Eduard Kardel" nė Prishtinė. Ndėrkaq, si Sekretar i Sekretariatit pėr
Marrėdhėnie me Botėn e Jashtme, me pėrkushtim tė plotė iu kisha rrekur punės pėr
vėnien e themeleve tė shtetėsisė sė Kosovės. Gjatė kėsaj pune, por edhe si
anėtar i forumeve tė ndryshme tė kėtij lėmi nė tė gjitha nivelet (krahinor,
republikan, federativ) kisha hasur nė vėshtirėsi tė ndryshme dhe kisha vėne re
mangėsi tė theksuara, jo vetėm nė zbatimin praktik tė interesave tė
sipėrpėrmendura tė klasės dhe tė kombit, por edhe nė artikulimin dhe nė
shpjegimin teorik, veēanėrisht tė interesave tė kategorisė sė fundit. E dija se
kėto mangėsi nuk ishin vetėm refleksion i situatės sė brendshme por edhe i
ndėrlidhjes me rrethana tė jashtme. I specializuar pėr Marrėdhėniet
Ndėrkombėtare Politike e Ekonomike, kisha vendosur tė hulumtoja reflektimin e
interesave tė fuqive tė mėdha nė njė pikė neuralgjike siē ishte Ballkani, dhe
doja tė mbroja disertacionin e doktoranturės pikėrisht rreth mundėsive reale tė
shqiptarėve pėr tė lozur ndonjė rol mė aktiv politik, si brenda ashtu edhe
jashtė Jugosllavisė, nė dobi tė interesave tė tyre kombėtare. Pėr kėtė shkak, nė
atė kohė, sė bashku me dy tre kolegė tė tjerė, kisha qenė iniciator i
organizimit tė bisedave tematike nė baza interdisiplinare shkencore me tė cilat
synohej si shquarja e talenteve tė reja nė fusha tė ndryshme tė shkencės ashtu
dhe avansimi i njė mendimi tė ri politik qė do t'i ēante rrugėt pėr zhvillimin e
shpejtuar tė Kosovės. Besoja sinqerisht se ngecja nė zhvillim kishte qenė njėri
nga shkaktarėt kryesorė tė ngecjes nė tė gjitha drejtimet dhe pasi qė kisha
pasur rastin ta njihja konkretisht njė pjesė tė mirė tė botės sė cilivizuar duke
e pėrcjellur njėkohėsisht literaturėn politike nė 4 gjuhė (dy prej tė cilave
botėrore) qė nga mosha njėzet-vjeēare vazhdimisht kam qenė i tmerruar me
shkallėn e ulėt tė zhvillimit tonė dhe sidomos me tempon tejet tė ngadalėshme tė
kapėrcimit tė kėsaj gjendjeje. Meqenėse zhvillimi ėshtė njėri nga interesat
vitale me rėndėsi kapitale pėr ēdo komb, ishte e natyrshme qė tė gjitha kėto,
dhe veēanėrisht seria e ligjėratave me titull "Raporti midis interesave tė
klasės dhe tė kombit" tė kishte zgjuar interesimin jo vetėm tė studentėve por
edhe tė politikės nė tė gjitha nivelet. Ishte ajo njė kohė kur tema tė tilla tė
vogla shkaktonin telashe tė mėdha, ashtu siē, nė realitet, edhe mė shkaktuan.
Policisė i ishte dashur qė nė planin praktik ta pėrcillte aktivitetin tim nė tri
drejtime: a) nė drejtim tė aftėsimit politiko-shtetėror tė Kosovės. Politika e
jashtme ėshtė njėra ndėr tri shtyllat e shtetėsisė sė ēdo shteti (dy tė tjerat
janė Armata dhe Judikatura) dhe pavarėsisht nga fakti qė aftėsimin organizativ
dhe aktivitetet e tilla ne i shihnim nė kuadėr tė marrėdhėnieve me botėn e
jashtme, ishte fare pak e besueshme se ato nuk do tė ēonin nė njė politikė tė
jashtme autoktone, qė ishte njėri ndėr themelet mė tė rėndėsishme tė shtetėsisė
sė shtetit. Kosova nuk definohej si shtet por vetėm si autonomi me ingjerenca
federale (element konstituiv i federatės) mirėpo ne kėto "ingjerenca federale"
dėshironim t'i shihnim gjithėkund, po sidomos nė politikėn e jashtme. Po qe se
politika e jashtme ishte unike pėr tėrė vendin dhe kishte parime tė njėjta pėr
tė gjithė, sikurse thuhej, nuk kishte ndonjė arsye qė midis asaj (Kosovės) dhe
federatės tė ekzistonte ndonjė ndėrmjetėsues. Nė nivelet mė tė larta politike,
nė mėnyrė tė heshtur pranohej se nuk ishte bash ashtu: se kishte diferenca nė
interesimin e republikave tė caktuara pėr tė zhvilluar raporte dhe marrėdhėnie
tė caktuara me shtete tė ndryshme ose me regjione tė caktuara tė botės, por edhe
ne nuk e mohonim njė gjė tė tillė. Edhe ne kishim interesa tė caktuara me vende
dhe regjione tė ndryshme. Ashtu si do tė vendosej pėr tė gjithė duhej tė
vendosej edhe pėr ne. Kėto teza, natyrisht, pėrkundrejt rezistencės sė caktuar
tė disa qarqeve politike tė Serbisė, gati u pranuan nė tėrėsi dhe u sankcionuan
me Kushtetutėn e vitit 1974; b) sankcionimi i tyre do tė thoshte barazim me
republikat nė Jugosllavi dhe ky barazim nga kjo fushė gati u arrit (pėrveē nė
dhėnien e shtetėsisė qytetarėve tė Kosovės tė mėrguar nė botėn e jashtme, gjė
pėr tė cilėn strukturat politike tė Krahinės sė atėhershme luftonin me
strukturat e Serbisė). Njė gjė e tillė e presupozonte luftėn pėr aftėsimin
organizativ tė Kosovės nė kėtė drejtim dhe gjatė kėsaj periode kjo gjė pothuajse
u realizua nė tėrėsi; c) nė drejtim tė hapjes politike tė Kosovės me Botėn,
veēanėrisht me Shqipėrinė e atėhershme enveriste, e cila qėndronte nė raporte tė
prishura ideologjike me titizmin jugosllav. Duke menduar mbi tezėn e pėrmbajtur
nė shkrimet e sotme tė shtypit nė gjuhėn shqipe lidhur me atė se titizmi
jugosllav dhe enverizmi i Shqipėrisė ndodheshin nė marrėveshje tė fshehur
pėrkitazi me Kosovėn, mund tė konstatohet se kjo ishte arėsye kyēe e raporteve
tė prishura politike midis tyre. Megjithatė, kjo ēėshtje ndihej si e pazgjidhur,
por nuk kishte forcė pėr inicimin e zgjidhjes sė saj konkrete.
Policia gjithashtu e kishte pėrcjellė
aktivitetin tim edhe nė dy drejtime tjera teoriko-shkencore: d) e kishte bėrė
analizėn e shkrimeve tė mia tė kėsaj kohe tė botuar nė «Rilindja», «Medjunarodna
Politika», «Pėrparimi», «Zėri i Rinisė» dhe nė botimet e veēanta shkencore; si
dhe punėn time nė Universitetin e Kosovės nė Prishtinė dhe nė atė tė Harvardit
nė Amerikė, ku gjatė vitit shkollor 1977/78 kisha qėndruar pėr specializimin e
theksuar mė herėt. Nė kuadėr tė temės, natyrisht se isha interesuar pėr statusin
e mundshėm tė Kosovės nė tė ardhmen, dhe pėr kėtė qėllim nuk kisha pėrtuar tė
zhvilloja biseda jo-formale me zyrtarė tė administratės amerikane, me ekspertė
dhe me teorikė tė ndryshėm tė atjehit. Me disa prej tyre, qė ishin tė moshės sė
afėrt, si me Steven Larabee dhe Jeramy Israel, qė tė dy nė dijeni tė plotė mbi
problemet nė Ballkan, ishim zėnė edhe miq tė profesionit. Na ndanin kahjet e
mundshme pėr zgjidhjen e problemit tė Kosovės dhe tė ēėshtjes shqiptare.
Amerikanėt nuk e kuptonin dot se ēėshtja shqiptare vėshtirė mund tė konsiderohej
si e zgjidhur nė kuadėr tė interesave sllave.
Nė artikullin "Gishti i trashė i
Vėllait tė Madh" dhe nė tekstin e diskutimit tim nė Fakultetin Filozofik tė
botuar nė "Alternativa"-5, 1990, kam treguar mbi esencėn e akuzave tė policisė
dhe tė dėnimit tim si dėnim ilegal i njė aktiviteti legal tė njė individi, por
nė tė vėrtetė, hetimet tetė-muajshe nė polici, qė u zhilluan rreth 5 drejtimeve
tė pėrmendura, nuk ishin gjė tjetėr veēse njė dialog i mundimshėm, herė-herė me
dorėza, dhe nė shumicėn e rasteve pa to, rreth argumenteve, nivelit
intelektual-teorik dhe synimeve politike tė Kosovės nė tėrėsi. Kisha qenė
plotėsisht i vetėdijshėm se nuk e kisha bėrė asnjė vepėr penale, as sipas
ligjeve tė atėhershme, dhe nė funksion tė njėrit nga kreatorėt me rėndėsi tė
politikės nė nivele tė ndryshme, nuk e kisha pritur burgosjen time. Pėr veprėn
politike prisja dėnim politik dhe jo penal. Pėr kėtė shkak, pavarėsisht nga
ēmimi qė duhej tė paguaja pėr vepėr tė pabėrė penale, kisha vendosur t'i mbroja
gjer nė fund qėndrimet e mia. Dhe i mbrojta. Konsekuencat e kėtij vendimi po i
bart akoma edhe sot, pas njėmbėdhjetė viteve, por nuk u pendova ndonjėherė dhe
nuk e kam ndėrmend tė pendohem asnjėherė. "Dorėzat" u hoqėn qėmoti; dialogu mbi
Republikėn pėrfundoi me aprovimin nė Kaēanik tė Kushtetutės sė Republikės nė
Shtator tė vitit 1991, por "dialogu" akoma nuk ka pėrfunduar as pėr sa i pėrket
konstituimit tė saj tė plotė; as pėr sa i pėrket jetėsimit tė saj dhe as pėr sa
i pėrket pėrmbajtjes sė saj tė ardhshme (demokratike).
Sociologjia Politike ka karakter
pragmatik nė dobi tė shoqėrisė. Meqenėse ėshtė ashtu, dhe meqenėse mė tepėr se
ēdo shkencė tjetėr e hulumton lėndėn e vet nga rrjedhat e padukshme tė ujit nėn
akullin politik, pastaj meqenėse duke e ligjėruar kėtė lėndė u burgosa nė vitin
1981 pėr ta ndėrprerė kėshtu serinė e ligjėratave me titull: "Raporti midis
interesit tė klasės dhe tė kombit", dhe meqenėse nė ndėrkohė ngjau shumėēka, u
trazuan shumė ujėra, u shua shumėēka e vjetėr dhe u lind shumėēka e re, atėherė
ėshtė e udhės tė vazhdojmė aty ku mbetėm para njėmbėdhjetė vitesh. Dhe, si
atėherė, ashtu edhe sot do t'a hulumtojmė lėndėn e Sociologjisė Politike. Sė
bashku do t'i shqyrtojmė ato ēėshtje dhe ato tema qė do t'i konsiderojmė tė
dobishme pėr Republikėn e Kosovės. Natyrisht qė do tė mbėshtetemi nė rezultatet
e arritura tė shkencės; do ta vėmė re kontekstin e ndryshuar politik tė kohės,
por as e para dhe as e dyta nuk do tė na obligojnė qė ta injorojmė realitetin e
dhėnė dhe nevojat aktuale qė i shtron koha. Dhe si atėherė, ashtu edhe sot, nuk
do tė kemi konsiderata ndaj konsekuencave tė mundshme nėse do tė paraqiten si
tė tilla, sepse do tė udhėhiqemi me mendimin se pėr atė nga e cila do tė ketė
dobi njė shoqėri e tėrė vlen tė rrezikohet konformiteti individual. Ėshtė
rrezikuar konformiteti i njė shoqėrie tė tėrė dhe do tė ishte absurde tė
pretendonim se nuk ėshtė ashtu, se nuk po ngjet asgjė. Ėshtė duke ngjarė
shumėēka dhe pa njė logjikė tė kėtillė nuk mund tė ketė kurrfarė avancimi tė
proceseve politike shoqėrore. Po qe se individi arrin tė identifikohet me idenė
qė tėrheq pėrpara, me proceset qė lėvizin gjithnjė, nė kohėn qė mishėrohet me
tė, me atė qė mezi duket dhe qė fshihet prapa perdes sė kohės nė jetėn e
pėrditshme, atėherė normat standarde me tė cilat njerėzit jetojnė e humbin
vlerėn e tyre. Nė vend tė tyre krijohen norma tė reja qė i kapėrcejnė kufijtė e
zakonshėm tė kohės dhe standardet e instaluara tė historisė. Individi mund t'a
ndjejė ēastin kur ka ngjarė njė gjė e tillė, atė zero-ēastin e ngjarjes. Gjatė
njė procesi politik mund tė ketė disa zero-ēaste tė kėtilla. Ato mund tė jenė tė
dhembshme, aq tė dhembshme saqė ēdo gjė tjetėr e humb vlerėn e vet tė zakonshme,
dhe vetė natyra e dhembjes mund tė jetė fare e pakapshme nga mendja. Ndoshta nė
zero-ēaste tė kėtilla vepron instinkti, ndoshta pėrvoja e akumuluar mentale dhe
empirike apo ndoshta perceptimi subkoshient i ligjeve tė natyrės dhe tė
shoqėrisė. Pėr tė tjerėt kjo nuk ėshtė me rėndėsi. Ata nuk e dijnė se ē'po ngjet
dhe i shohin vetėm reaksionet e jashtme, tė cilat doemos duhet t'i pėrgjigjen
kėrkesave tė ēastit dhe orientimit tė kohės. Kėshtu koha, e cila perceptohet si
ndėrrim sukcesiv i ēasteve, prej zero-ēastit duket se ėshtė vetėm njė vazhdimėsi
e njėtrajtshme e synimeve tė pėrmbajtura nė ngjarjet e mėparshme. Pastaj ēdo gjė
e merr formėn e vet tė zakonshme, sikur tė mos kish pasur dhembje fare, ndonėse
gjurma e zero-ēastit doemos mbetet nė ndonjė pikė tė fizionomisė sė individit,
nė ndonjė rrudhė tė ballit apo nė ndonjė qime tė thinjur tė flokėve. Lidhur me
reaksionet e mėvonshme tė kėtij zero-ēasti, Hegeli do tė thoshte: "....se vetėm
bota jonė fizike, dhe pėr aq mė tepėr, bota e qėllimeve dhe tė interesave tona
shpirtėrore, mbėshtetet pikėrisht mbi kėtė kėrkesė: qė ajo e cila para sė
gjithash ekziston vetėm si subjektive dhe e brendshme tė realizohet nė
objektivitet, kėshtu qė vetėm te kjo qenje plotėsisht e pėrcaktuar tė ndihemi tė
kėnaqur". Mirėpo Hegeli ėshtė njė idealist. Ka plotėsisht tė drejtė pėrsa i
pėrket anės subjektive, ndjenjave individuale, tė cilat shfaqen me avancimin dhe
me kapėrcimin e realitetit tė dhėnė, d.m.th., tė njė realiteti tė caktuar. Vetėm
se ai nuk ka tė drejtė kur botėn e qėllimeve dhe tė interesave tona shpirtėrore
e lidh vetėm me subjektin dhe e nxjerr nga ideja absolute dhe kur realiteti
objektiv atij i shėrben vetėm si terren pėr realizimin e idesė. Filozofėt u
pėrpoqėn tepėr shumė tė pėrcaktonin se cila ishte e para - ideja apo realiteti.
Disa i barazuan qė tė dyja dhe i lidhėn ndėr vete, por diskutimi me kėtė nuk
pėrfundoi. Akoma edhe sot ėshtė duke vazhduar dhe pa dyshim se do tė vazhdojė
paralelisht me pėrparimin e shkencės dhe me akumulimin e rezultateve tė saj.
Mėnyra e formimit tė botės sonė tė brendshme fizike dhe tė botės sonė
shpirtėrore pėr ne ėshtė mė me pak rėndėsi. Atė e shpjeguan dhe e shpjegojnė tė
tjerėt. Ne do tė kėnaqemi me konstatimin se bota e tillė formohet nė kontakt tė
vazhdueshėm me realitetin e dhėnė objektiv. Nuk do tė mėrzitemi nėse do tė na
cilėsojnė si materialist, sikur qė nuk do tė mėrziteshim po tė na cilėsonin edhe
si idealist. Pėr ne ėshtė me rėndėsi tė konstatojmė se realiteti i dhėnė
objektiv i Kosovės sė atėhershme jo vetėm se ishte i mangėt, por kurrsesi nuk
arrinte ta harmonizonte qėllimin me tempon e ecjes; dėshirėn me mundėsitė;
realitetin me ėndrrėn. A ishte vallė viti 1981, (tė cilin do t'a konsiderojmė si
njė zero-ēast), bashkė me ngjarjet e atij viti vetėm rezultat i kėsaj
dis-harmonie midis ėndrrės dhe realitetit; i jazit qė thellohej midis
objektivave tė zhvillimit dhe vetėzhvillimit, apo kishte edhe diē tjetėr? A
mundet qė ngjarjet e atij viti tė konsiderohen vėrtetė si njė zero-ēast i
historisė? A ishin ato ngjarje vetėm njė hallkė e rėndomtė e vargut tė proceseve
historike apo njė hallkė e parėndomtė? A ishte njė ndodhi e veēuar nga bota apo
njė pjesė e botės? Dhe, mė nė fund, ajo qė ėshtė jashtėzakonisht me rėndėsi pėr
ne, a thua Republika e Kosovės duhet tė ngritet mbi parimin e kontinuitetit apo
tė ndėrprerjes me tė kaluarėn? Ēfarė ėshtė mė e dobishme dhe mė e mundshme pėr
tė ardhmen? Nė ligjėratat nga Sociologjia Politike ne sė bashku do t'i
hulumtojmė pėrgjigjet nė shumė pyetje tė ngjashme, por hė pėr hė duhet akoma t'a
thellojmė analizėn e raportit midis individit dhe procesit politik. Nė qoftė se
akordohemi me botėkuptimin e Hegelit mbi subjektin si "diēka totale, dhe jo
vetėm si diēka tė brendshme...por edhe realizimin e asaj tė brendshmes nė tė
jashtmen dhe nė tė", atėherė ėshtė e natyrshme qė akceptimi mental i mangėsive
tė realitetit tė shkaktojė shqetėsim. Dhe shkalla e shqetėsimit rritet
paralelisht me kuptimin e shkaqeve tė ngecjes; ajo ėshtė pėr aq mė e madhe sa
ėshtė i thellė kuptimi i mangėsive tė realitetit dhe ndodhet nė raport tė
zhdrejtė me kapacitetet intelektuale tė kapėrcimit tė shkaqeve tė plota tė
kėtyre mangėsive. Ndoshta kjo ndjenjė e fuqishme e manifestuar si shqetėsim, si
diēka negative pėr realitetin e mangėt, e shtyn individin tė veprojė. Efektin
shoqėror tė kėtij veprimi e masin tė tjerėt dhe masa gjithmonė i pėrshtatet
nevojave tė kohės. Mirėpo rezultatet e pėrgjithshme shoqėrore dhe politike mund
tė shihen edhe vetė. Po qe se individi mbetet nė harmoni me ndryshimet pozitive
tė proceseve politike dhe shoqėrore tė kohės; po qe se me veprimet e veta i
ndihmon avancimit tė tyre dhe, duke i arsyetuar ato teorikisht i ndihmon
kristalizimit dhe pėrcaktimit tė tyre, kjo doemos do tė mbetet vepra e tij qė
do tė ndikojė edhe nė kahjen e zhvillimit tė tyre: "Jeta kalon nė negacion dhe
nė dhembjen e vet..., -do tė thoshte Hegeli, -dhe vetėm nė saje tė zhdukjes sė
kundėrshtive dhe tė kundėrthėnieve ėshtė pėr vete afirmative. Natyrisht, nėse
ajo ngec nė vetė kundėrthėnien, pa e zgjidhur dot atė, atėherė pėr shkak tė
kėsaj kundėrthėnieje ajo rrėnohet" (G.W.F. Hegel, Estetika I, Beograd, 1975,
f. 98). Mirėpo ne nuk do tė pajtohemi me kėtė natyrisht dhe nuk mund t'a
lejojmė rrėnimin e jetės. Pėrmes ligjėrimit nga Sociologjia Politike do tė
luftohet pėr zgjidhjen e kundėrthėnieve dhe tė kundėrshtive. Nuk ekziston asnjė
arsye me peshė qė tė mos fitohet kjo luftė. Ndoshta do tė humbet ndonjė betejė,
por lufta doemos do tė fitohet, sepse kurrnjėherė nuk do tė pajtohemi me
rrėnimin e jetės, bile edhe nė qoftė se do tė jemi tė detyruar qė t'a humbim
atė.
Kolege dhe kolegė tė nderuar,
Nė thellimin e mėtejshėm tė analizės
sė raportit midis individit dhe procesit politik qėllimisht akoma nuk jemi duke
bėrė pėrcaktime e as definime tė qarta. Sociologjia Politike nė kohėn moderne
zatėn filloi me analizėn e raportit individ-shtet ("Princi" i Machiavellit pėr
herė tė parė u botua mė 1514), ose tė raportit elitė-shoqėri. Vilfredo Pareto,
p.sh., librin e tij "Forma ed equilibrio sociale" (Forma dhe ekuilibri
shoqėror), pėr herė tė parė e botoi nga nga fillimi i kėtij shekulli (1904).
Ndėrkaq, Gaetano Moska, librin e tij "Teorica dei governi e governo
parlamentare" (Teoria e qeverisjes dhe qeverisja parlamentare) e botoi edhe mė
herėt, me 1884, dhe pastaj, mė 1923, librin "Elementi di scienza politica"
(Elementet e shkencės politke). Koha (fundi i shekullit XIX) dhe vendi (Itali)
kanė mjaft rėndėsi, sepse preokopimet e autorėve me termat nė fjalė i tregojnė
ērregullimet nė funksionimin e demokracisė nė njė vend ku zhvillimi industrial
ishte i vonshėm. Mirėpo ne akoma do tė ndalemi te raporti individ-shoqėri ndėr
ne nė Kosovė dhe ndėr shqiptarėt nė pėrgjithėsi, jo vetėm sepse ky raport ndėr
ne akoma ėshtė i gjallė dhe proceset janė akoma tė papėrfunduara, por sepse
pėrmes individėve tė caktuar ėshtė bėrė orientimi i tyre drejt demokracisė. Nė
artikullin "Bėje ose vdis!" (Fjala, shkurt 1992), ėshtė pėrshkruar njė moment i
kėrcimit kualitativ tė procesit nė drejtim tė dialogut dhe tė demokracisė.
Pėrderisa pėrcaktimi pėr drejtimin demokratik tė zhvillimit tė procesit politik
ishte i hershėm dhe ishte rezultat i njohurive mbi mangėsitė e socializmit nė
pėrgjithėsi, kapėrcimi cilėsor nė proces ishte edhe rezultat i ndeshjes sė
vullnetit me realitetin; i konfrontimit tė shpirtit me ēelikun; i barazimit tė
jetės me vdekjen. Individi nė kėtė rast e kishte bėrė shquarjen e ēastit dhe tė
racionales brenda atij ēasti. Me ca fjali tejet tė shkurtėra, nė njė atmosferė
tejet epike siē ishte cermoniali i varrimit tė njė dėshmori, e kishte artikuluar
esencėn e ēėshtjes. Pastaj kjo gjė e kishte ushtruar ndikimin e vet tė duhur nė
zhvillimin e mėtejshėm tė proceseve. Njė gjė tė ngjashme e kishte bėrė
ish-Presidenti i Shqipėrisė Ramiz Alia, por nė njė atmosferė tjetėr, solemne, nė
sallėn e Asamblesė sė Pėrgjithshme tė OKB-sė nė New York. Njė komunist i
pėrbetuar i shkollės sė Enverit i fliste fjalėt qė shėnonin njė kthesė historike
nė historinė shqiptare, doemos nė favor tė interesit kombėtar. Pėr ata qė ishin
tė vetėdijshėm pėr sakrificėn shpirtėrore nė altar tė ēastit pėr hir tė kombit,
ishte ky fjalim i tij njė pamje prekėse dhe njėkohėsisht madhėshtore. Gjithsesi,
kjo vetėdije pėr sakrificėn shpirtėrore tė individit i ngriti nė kėmbė edhe ata
qė e ndjenin veten si fitimtarė; pėrfaqėsuesit e demokracisė borgjeze i
duartrokitėn me dinjitet dhe i shfaqėn respekt tė duhur njeriut qė po shėnonte
kthesė nė historinė e njė kombi. Mirėpo ky akt, ndonėse mund tė mjaftonte pėr
orientimin afatgjatė tė procesit, nuk mund tė shkaktonte kthesė radikale nė
shpirtin e njerėzve tė rėndomtė nė Shqipėri. Njerėzit e kanė vėshtirė t'i
ērrėnjosin bindjet e tyre tė rrėnjosura me dekada brenda njė kohe tė shkurtėr
siē ėshtė momenti i tanishėm politik. Pėr kėtė shkak shtytjen vendimtare pėr njė
gjė tė kėtillė e dha Ismaiil Kadareja me aktin e braktisjes sė Shqipėrisė
socialiste dhe tė ikjes nė Francė. Ky kolos i fushės sė artit; gjeni i kombit
por jo edhe i popullit (si p.sh., D.Agolli me poemėn e tij -"Nėnė Shqipėri");
krijues i cili mė tepėr se kushdo tjetėr kishte arritur qė t'a lidhte tė
veēantėn me universalen; i cili sė bashku me Konstandinin udhėtonte nė
thellėsitė mitologjike tė kohės pėr t'a sjellė Shqipėrinė nė bashkėkohėsi dhe nė
gjerėsinė e planetit (Koncert nė fund tė dimrit); qė i lidhte yjet e largėta tė
horizontit shqiptar me puset e thella mitologjike tė historisė sė tij (Ura me
tri harqe) dhe i cili nga dashuria e thellė qė ushqente pėr Shqipėrinė ia
kishte lejuar vetes t'a quante "kuēkė" (Viti i mbrapshtė); ky kolos i letrave
shqipe besonte me gjithė mend se do ta thyente rezonimin politik tė Evropės mbi
shqiptarėt. Bile pėr hir tė kėsaj, me guxim tė madh ishte lėshuar nė baltėn e
shovinizmit evrocentrist dhe pastaj e kishte detyruar veten tė sillet si njė
aventurier i rėndomtė: e kishte braktisur Shqipėrinė, siē thoshte, pėr t'u
kthyer nė Shqipėri! Me kėtė akt pėrfundimisht politik ai u fut nė tė panjohurėn;
koha do tė tregojė nėse do tė mbetet njė romantik i fushės sė letrave shqipe apo
njė profet i politikės.
Ismail Kadare ishte shkrimtar qė u
rrit sė bashku me komunizmin nė Shqipėri. Ndonėse shkrimet e tij pėrshkohen nga
fryma bashkėkohore e letėrsisė botėrore, (vėrehet nė to njė stil i veēantė, i
prerė, me mendime tė ngjeshura, njė primat jo edhe aq i fshehur i kombėtares mbi
klasoren), prapseprapė miliona lexues tė rėndomtė shqiptarė tė veprave tė tij e
identifikonin atė me komunizmin dhe e konsideronin si vlerė tė veēantė tė
sistemit komunist shqiptar. Komunizmi shqiptar mund edhe tė braktisej, por
braktisja ishte e rrejshme, iluzore, pėrderisa Ismail Kadareja akoma mund tė
identifikohej me sistemin. Pėr kėtė shkak akti i ikjes la vrragė tė thella tek
admiruesit e tij. Revista «Demokracia Autentike-DeA» qė e drejtoja nė Lubjanė,
nė numrin e vet tė III-tė, nė faqen e I-rė e pati botuar me atė rast njė poezi
tė fuqishme tė njė tė riu 20 vjeēar-Ylber Hasanit, tė cilit i kishte rėnė
ndėrmend nė mėnyrė gjeniale ta bėnte sintezėn e rrotulluar tė veprave tė
Kadaresė: "Dino Sinojmerin, -thoshte ky poet i ri, fuqia e poezisė sė tė cilit
mund tė matej vetėm me Republikėn e Din Mehmetit, -pėrsėri duhet vrarė".
Dhe vetėm ky varg i kėsaj vjershe mjaftonte pėr tė ilustruar thyerjen e
gjeneratave apo zero-ēastin, por jo edhe dėshpėrimin; pranimin me dinjitet tė
fatit historik, dhe jo me panik e huti. Pėr shkak tė kėtij qėndrimi dinjitoz tė
rinisė shqiptare; pėr shkak tė kėtij akceptimi kategorik, luftarak tė fatit tė
dhėnė dhe tė asaj krenarie definitive qė shprehej pėrmes vargjeve tė kėtij tė
riu, revista «DeA», njė revistė pėrfundimisht politike, e theu traditėn e
revistave tė llojit tė vet dhe e botoi vjershėn e tij nė faqen e parė, me fjalėt
pėrcjellėse tė kryeredaktorit -"Respekt talentit!", tė cilat nė tė vėrtetė, pa
ndonjė prapavijė tjetėr, i shprehnin nderim guximit tė gjeneratave tė reja dhe
vendosmėrisė sė tyre qė tė ecnin pėrpara sė bashku me kohėn. Aty nuk kishte vend
pėr kurrfarė spekulimesh.
Rasti tjetėr ka tė bėjė me reagimin e
njė letrari, i cili rininė e vet e kishte kaluar nėpėr burgje, dhe i cili pėr
shkak tė ngritjes konstante intelektuale mė kishte bėrė pėrshtypje. Gradualisht
ishim shndėrruar nė miq tė shtrenjtė tė luftės. Atėherė kur gati sa nuk ngrinim
rrugės pėr nė Lubjanė nė minus 30 gradė celzius, njė pjesė tė mirė tė kohės e
kalonim nė diskutime konstante mbi letėrsinė shqiptare. Kishte njohuri eruditi
pėr letrat shqipe, dhe duke e ditur se nuk isha letrar me profesion, me zor tė
madh i pranonte referencat e mia ndonjėherė qėllimisht sarkastike pėr letrarėt e
ndryshėm shqiptarė. Veēanarisht me indinjatė gati tė vėrtetė e refuzonte
konstatimin tim se Kadareja ishte gjeni i kombit dhe jo i popullit dhe shumė mė
pak i klasės. E donte Shqipėrinė por mbi tė gjitha e ēmonte Kadarenė. Shqipėria
dhe Kadareja pėr tė ishin gati sinonime, kurse pėrmbajtja subkoshiente e tyre,
ndonėse e refuzonte, megjithatė ishte socializmi militant shqiptar, dhe atij i
bėnte pėrshtypje pėrmbajtja e fjalės "militant" dhe jo aq vetė komunizmi si i
tillė. Pėr kėtė shkak, akti i ikjes sė Kadaresė e gjeti tė papėrgatitur. Ndodhej
nė Lubjanė dhe mė kishte ēuar fjalė qė t'a kėrkoja nė telefon, por e dija edhe
vetė se duhej t'a kėrkoja. Njė burrė qė dhjetė vite tė plota i kishte kaluar nė
luftė pėr Republikėn, me tė cilin kishim pėrjetuar ēaste tejet tė vėshtira tė
jetės, por tė cilave u kishte qėndruar stoikisht; njė burrė pėr tė cilin kujtoja
se njėherė e pėrgjithmonė iu kishin tharė lotėt dhe nuk mund tė qante, tani nė
receptorin e telefonit mezi e pėrmbante ngashėrimin: "Nuk e besoja, -tha ai me
mundim, -se Kadareja mund t'a bėnte njė gjė tė kėtillė". "Qetėsohu -i thashė
unė, -e bėri ate qė duhej bėrė, se ishte i detyruar t'a bėnte". Dhe pyetjes sė
vetes sime se a ishte vėrtetė Kadareja i detyruar ta braktiste Shqipėrinė,
logjika e pranishme brenda procesit politik gjithmonė i pėrgjigjej pozitivisht.
Pėr kėtė shkak mendoja se jo vetėm demokracia shqiptare, por edhe ajo evropiane,
Kadaresė ia detyronte nderimin. Njė akt i tillė i njė gjeniu tė mishėruar me
kombin nuk ishte tjetėr veēse sakrificė shpirtėrore nė altarin e kombit dhe tė
historisė. Pavarėsisht nga ajo se intimisht asnjėherė nuk munda tė pajtohem me
njė akt tė tillė, nuk mund tė mos i obligohem me respektin e duhur ndaj
sakrificės sė tij tė vetėdijshme. Kombėtarja nė kėtė rast e kishte mbisunduar
klasoren dhe ishte treguar mė e fortė.
Akademik Rexhep Qosja, njė figurė
tjetėr poliedrike e kulturės shqiptare, siē e vlerėsuan qarqet
letraro-intelektuale nė Kosovė, por edhe nė Shqipėri, poashtu ndoshta qe i
detyruar qė pėr hir tė avancimit tė proceseve nė drejtim tė demokracisė ta
lėshonte njė deklaratė me tė cilėn atėbotė e rrezikoi autoritetin e vet
intelektual te njė pjesė e mirė e intelektualėve tė rinj shqiptarė. Akademik
Qosja nuk ka qenė ndonjėherė enverist. Ai ishte intelektual i lartė dhe me
siguri qė s'mund tė kishte ndonjė nevojė shpirtėrore pėr tė deklaruar se "Enveri
kishte vdekur pėr sė dyti". Mirėpo, si duket, nevoja ishte e pėrmbajtur nė
proceset politike nė Kosovė. Pėr kėtė shkak njė deklaratė e tillė dhėnė "Zėrit
tė Amerikės" s'ka se si tė mos konsiderohet si flijim i vetėdijshėm dhe i
qėllimshėm shpirtėror nė altarin e Republikės. Nė redaksinė e «DeA»-s ato ditė
vėrshoi njė numėr i madh reagimesh tė nėnshkruara nga qindra intelektualė tė
rinj. Mė kujtohet njė letėr e gjatė, e hapur, drejtuar Akademik Qosjes, dėrguar
nga njė regjion i Kosovės, e nėnshkruar prej nja 70 intelektualėve tė rinj.
Kishin qenė tė mllefosur me deklaratėn e tij, dhe me njė ton tė ashpėr, me njė
gadishmėri gati luftarake, insistonin qė tė kėrkonte falje publike, kurse nga
unė kėrkonin qė pa vonesė ta botoja njė letėr tė kėtillė. Intimisht nuk
pajtohesha me deklaratėn e Akademik Qosjes, por as qė e dėshiroja botimin e njė
letre tė kėtillė. Nė vend tė saj «DeA» e botoi nė tėrėsi intervistėn e tij dhėnė
«Zėrit tė Amerikės» dhe pėrbri kėsaj interviste e botoi njė reagim tė njė
lexuesi me tė cilin nė mėnyrė korrekte, pikė pėr pikė, konfrontoheshin idetė,
por jo sharjet. Ndėrkaq arsyet e mospajtimit tim me njė deklaratė tė kėtillė tė
Akademik Qosjes ishin dy llojėshe: a) me njė anė mendoja se ndryshimet e
kėrkuara politike drejt demokracisė nuk kishin nevojė pėr shtytje inxhektive (me
inxhekcione), por do tė duhej qė gradualisht tė pasonin vetė, kurse b) nga ana
tjetėr mendoja se Enver Hoxha, me gjithė kontestimet e veprės sė tij, kishte
qenė figurė historike dhe se pėr tė vetėm historia do tė duhej t'a jepte
vlerėsimin e vet relevant. Nė qoftė se komunizmi nė Shqipėri duhej tė ishte
njėmend i vdekur, mendoja se nuk kishte nevojė tė vritej pėr sė dyti nga Kosova.
Mirėpo vlerėsimet pa dyshim kanė qenė ndryshe dhe kjo deklaratė e Akademik
Qosjes ishte njė akt guximi individual, me tė cilin avancoheshin proceset e
ndryshimeve politike nė drejtim tė demokracisė nė Kosovė, por edhe nė Shqipėri.
Pėr kėtė shkak, ajo jo vetėm se ishte pjesė e rėndėsishme e veprimtarisė sė tij
poliedrike nė sferėn e kulturės shqiptare, por edhe akt guximi
intelektual-politik qė tė detyronte respekt. Akademik Qosja, njėsoj i madh si
Kadareja, e ndante me tė qasjen letraro-romantike ndaj problemit shqiptar, ose
profetizmin politik, pėr tė cilin do tė duhej tė fliste e ardhmja e afėrt.
Lėvizja e proceseve politike nė
drejtim tė demokracisė nė Kosovė, por edhe nė Shqipėri, do tė ishte tejet
dubioze dhe e ndarė me siguri nė kategori tė veēanta shoqėrore, pa kontributin e
veēantė tė Adem Demaēit, -Bacit, legjendės sė gjallė tė popullit shqiptar. Ashtu
si thotė edhe kėnga, ai pjesėn mė vitale tė jetės sė vet e treti nėpėr burgje
dhe kazamate tė titizmit jugosllav. I tėrė njė mekanizėm shtetėror dhe e tėrė
njė makineri ndėrkombėtare politike, me decenie tė tėra u pėrpoq gati me sukses
tė plotė ta heshtte jo vetėm kuptimin dhe qėllimin e qėndrimit tė tij nėpėr
burgje, por edhe vetė atė, ekzistencėn e tij. Pėr kėtė shkak figura e tij e
rėndomtė nė mėnyrė gati tė padiskutueshme kaloi nė legjendė; u tret nė shpirtin
e gjallė tė popullit dhe u mishėrua me ėndrrėn e tij shekullore; Demaēi dhe
populli u bėnė njė. Nuk ishte mė tutje vetėm njė bir i denjė i popullit, por
gati vetė populli. Pėr politikėn tani e tutje ishte i rrezikshėm, pėr aq sa
ishte i rrezikshėm vetėdijėsimi politik i popullit shqiptar. Dhe kėtė ai e
artikuloi me inteligjencėn e tij tė mprehtė; me shpjegimet e thjeshta, por
definitive dhe tė prera; me referencat e tij- shpatė qė copėtonin, por qė nuk
thernin. Demaēi nuk e luftoi nė veēanti asnjė armik, por qė tė gjithė sė bashku.
E luftoi dhe e mundi ēdo kend dhe secilin qė deshi t'a pengonte emancipimin e
popullit shqiptar. Pėr kėtė shkak figura dhe personaliteti i tij u mishėrua me
progresin; me ēdo lėvizje progresive; me marshin pėrpara tė proceseve politike
ndėr shqiparėt nė pėrgjithėsi. Ai nuk i kontribuoi nė veēanti asnjė kthese,
sepse i shndėrruar nė popull, i kaloi qė tė gjitha sė bashku me tė. Megjithatė,
tė gjitha kthesat, edhe ajo e pėrcaktimit pėr Republikė, si dhe ajo e
pėrcaktimit pėr demokraci, e vinin re Demaēin. Demaēi i shndėrruar vetėm nė
vete, pėr tė gjitha kthesat, do tė ishte njėsoj i rėndė, enigmatik, i
pazbėrthyeshėm dhe i panjohur. Pėr kėtė shkak, madhėshtia e tij nuk qėndron nė
tė njohurit e tij nga populli, por edhe nė tė njohurit e popullit nė veten e
tij. Komuniteti politik evropian me njė gjest fisnik, duke ia ndarė ēmimin
Saharov, deshi ta nderonte, por Komuniteti politik evropian do t'ia ketė borxh
gjithmonė respektin, sepse Demaēi i shndėrruar nė popull nuk mund tė nderohet.
Ai mund vetėm tė respektohet. Pėr Demaēin mund tė shkruhet gjithēka, por mund tė
thuhet vetėm njė: ėshtė njė histori e gjallė nė lėvizje e sipėr dhe si e tillė
tė detyron jo vetėm respektin, por edhe dashurinė; jo vetėm dashurinė, por edhe
pėrcaktimin. Mund tė jesh me tė, pėrbri tij apo kundėr tij, por nuk mund tė jesh
indiferent ndaj tij.
Njėra nga figurat mė kontraverze
politike shqiptare nė ish -Jugosllavinė dhe nė kohėn e sotme pa dyshim ėshtė ajo
e Mahmut Bakallit. Pėr tė u shkrua dhe u tha shumėēka, por kėtu nuk do tė
merremi me ato qė u thanė dhe u shkruan rreth tij. Do tė merremi me theksimin e
atyre komponentave tė veprimtarisė tij politike qė ndikuan nė proceset
politike, tė cilat aktualisht zhvillohen ndėr ne dhe do tė zhvillohen edhe mė
tutje. Nė pjesėn e parė tė punimit "Viti '81 dhe proceset e demokracisė"
(Alternativa-7-8/1990) shprehet mendimi se proceset aktuale politike nė Kosovė e
nė viset tjera shqiptare nė Jugosllavi, nė Shqipėri, nė Ballkan dhe nė Evropėn
Lindore nė pėrgjithėsi nuk pikėn nga qielli, por kishin njė histori tė mėhershme
dhe nuk mund tė vėshtroheshin ndaras nga kontestacioni i pėrgjithshėm teorik,
praktiko-politik dhe ideologjik midis pjesėve tė ndara tė botės sė atėhershme.
Transformimet politike nė drejtim tė demokracisė nė Jugosllavi nė shumicėn e
republikave tė saj (Kuēani nė Slloveni; Raēani nė Kroaci, por edhe vetė F.
Tugjmani, ndonėse ish-i burgosur politik, ishte gjeneral i APJ; Kolishevski nė
Maqedoni; Kosovac nė B e H), por edhe nė Shqipėri (Ramiz Alia, si lider
komunist) u zhvilluan nėn udhėheqjen e liderėve titistė (nė Jugosllavi) ose
komunistė (nė Shqipėri). Nė Jugosllavi kjo ishte e mundur edhe pėr shkak se
titizmi ishte komunizėm i llojit tė veēantė, i cili qė nga viti 1948 luajti rol
tė rėndėsishėm nė drejtim tė demokratizimit tė socializmit nė pėrgjithėsi. Nė
Kosovė, njė liberalizim i raporteve tė ngurta socialiste pati filluar qysh nė
vitin 1966 (Plenumi i Brioneve), por shkallėn e vet mė tė lartė e arriti gjatė
viteve '70. Pikėrisht nė ato vite u shėnua njė ecje pėrpara nė drejtim tė
emancipimit tė kombėsisė (si quhej atėherė) shqiptare. Teorikisht, vetė shprehja
kombėsi e shėnonte rritėn, fazėn kalimtare prej pakicės kombėtare qė ishte
shprehje standarde e shumicės sė shteteve pėr pjesėt e kombeve tė huaja tė
mbetura nėn jurisdiksionin e tyre, e gjer te kombi ose kombi-shtet. Me
akceptimin e kėsaj shprehjeje dhe me zgjidhjet tjera, kushtetuta e vitit 1974 nė
esencė e kishte sanksionuar njė gjendje kalimtare; njė gjendje lėvizėse politike
drejt forcimit tė mėvetėsisė sė republikave qė mė vonė u shėndrruan nė
konstituim tė shteteve sovrane nė Jugosllavi dhe tė shndėrrimit tė autonomisė sė
Kosovės nė Republikė. Nė vitin 1981 kjo kushtetutė (e vitit 1974) mund tė
abrogohej (gjė qė edhe ngjau 8 vite mė vonė), ose edhe mund tė amandohej nė
drejtimin e theksuar, por ne nė burg e kishim tejet tė qartė qysh atėherė se ajo
nuk mund tė qėndronte edhe mė tutje, sepse po tė vėshtrohej vetė Kosova, ishte e
qartė se ishte shėnuar njė rritė e veēantė e forcave tė prodhimit qė i
tejkalonte kufizimet kushtetuese dhe kėrkonte rrugė pėr tė ecur mė tutje; ishin
vėnė baza tė shėndosha, ndonėse akoma ekstraktive tė industrisė; ishte rritur
numri i klasės punėtore, ndonėse jo aq sa duhej tė rritej; ishte rritur numri i
shkollave dhe i shkollarėve (operohej me shifrėn rreth 500.000); ishte themeluar
Universiteti i Kosovės nė Prishtinė me rreth 50.000 studentė dhe ishte krijuar
njė elitė intelektuale-politike, ndonėse kishte akoma nevoja tė mėdha pėr rritėn
e mėtejshme, sidomos tė elitės tekniko-teknologjike dhe asaj shkencore. Nga ana
tjetėr, Kosova tashmė i kishte vėnė themelet e shtetėsisė nė politikėn e
jashtme; nė judikaturė dhe nė polici; nė mbrojtjen territoriale; nė planifikim
dhe nė ekonomi. Nė tė gjitha kėto drejtime proceset nuk ishin kompletuar, por
nuk kishte kurrfarė dyshimi se do tė kompletoheshin si Republikė. Gjatė tėrė
dekadės sė viteve '70 Mahmut Bakalli ndodhej nė krye tė LK nė Kosovė e cila
esencialisht ishte bartėse e pushtetit politik. Si figurė e rėndėsishme
politike, politikisht tejet i shkolluar dhe me inteligjencė tė veēantė,
intelektualisht u rrit sė bashku me zhvillimin e proceseve tė pėrmendura
politike nė Kosovė. Nė qoftė se Demaēi mund tė konsiderohet i tretur nė popull
dhe nė synimet e tij, Bakalli doemos do tė mishėrohet me proceset politike tė
demokratizimit nė Kosovė, pa ndonjė zero-ēast tė veēantė, sepse ato
(zero-ēastet) ishin tė pranishme nė orientimin e tij politik origjiner. Nė
fillim i hendikepuar me autoritetin e luftės tė kuadrove tė vjetra tė luftės,
(ishte i ri), sė shpejti shpėrtheu nė vijėn e parė dhe u bė njėri nga kuadrot mė
aktraktivė politikė tė Jugosllavisė nė Evropė. Nė figurėn e tij Evropa pas
luftės sė Dytė Botėrore ndoshta pėr herė tė parė nė mesin e shqiptarėve filloi
tė dallonte dhe tė shquante tė ardhmen demokratike tė kėsaj treve. Bakalli ishte
intelektual i tipit tė demokratėve dhe jo komunist. Ai nuk u thellua ndonjėherė
nė njohjen e teorive marksiste dhe teorikisht sillej nė sipėrfaqen e titizmit me
orientim tė qartė liberal nė demokraci. Ndoshta edhe pėr kėtė shkak, por ndoshta
edhe pėr shkak se ndodhej nė luftė tė vazhdueshme me hegjemonizmin e
burokratizuar serb, i pėrjetoi rėndė ngjarjet e vitit 1981. I pėrjetoi si sulm
jo vetėm nė politikėn e tij, por edhe kundėr tij si person. Elitist nė sjellje
dhe nė botėkuptime, megjithatė, gjer nė fund u pėrpoq t'i shpėtonte ngjarjet nga
kualifikimet e rėnda politike (kontrarevolucion) pėr tė cilat e dinte se do tė
pėrcilleshin me dėnime tė rėnda. Ndoshta edhe pėr t'iu shmangur ndonjė
konsekuence tė rėndė, e ndonjėherė edhe pėr tė provokuar forca tė caktuara
politike, e shihte tė udhės tė lėshonte ndonjė deklaratė ose ta bėnte ndonjė
sjellje ekzibicioniste me tė cilat arrinte ta iritonte njė pjesė tė rinisė
shqiptare, por pėrfundimisht, ndonėse gjer vonė nė heshtje publike, qėndroi
fuqimisht nė anėn e synimeve dhe tė kėrkesave tė popullit. Me mekanizma tė
padukshėm politikė i ndihmoi dhe i avancoi ato. Jo me letrėn drejtuar
Zėvendės-Sekretarit tė SHBA Lorence Eagelberger, por me njė no return tė
tij, pikėrisht atėherė kur duhej, pėrfundimisht i drejtoi proceset nė drejtim tė
Republikės. Me kėtė akt e pamundėsoi zhvillimin e tyre nė drejtim tė luftės
qytetare. Mirėpo, njėherit, me kėtė akt tė tij, me kėtė no return
d.m.th. jo kthim nė gjendjen qė do tė ishte mė pak se Republika, pėrfundimisht e
radhiti veten nė vijėn e parė tė figurave mė tė shquara politike tė popullit
shqiptar nė pėrgjithėsi. Me Bakallin njeriu me kėnaqėsi mund tė zhvillojė luftė,
por pa Bakallin lufta nuk ka ndonjė kuptim. Ėshtė koha qė ai tė kthehet nė
vendin e tij tė merituar.
Kolege dhe kolegė tė nderuar,
Me shprehjen proces politik
nėnkuptohet tėrėsia e veprimtarisė dhe e raporteve tė subjekteve politike dhe tė
faktorėve tė tjerė brenda ndonjė shoqėrie globale. Shpeshherė kuptimi i kėsaj
shprehjeje ėshtė i njėjtė me shprehjen sistem politik, sepse qė tė dyja
shprehjet kanė tė bėjnė me hulumtimin e jetės politike nė ndonjė shoqėri
globale. Vetė fjala proces e nėnkupton ndryshimin nė lėvizje. Individi nė
proceset e kėtilla politike ka rėndėsi tejet tė madhe dhe kjo rėndėsi nuk mund
tė injorohet, sepse proceset do tė vuanin dhe njerėzit sė bashku me to. Nė
kuadėr tė hulumtimit tė lėndės sė sociologjisė politike, ne e pikasėm njė
proces, atė tė ndryshimeve nė drejtim tė demokracisė dhe tė Republikės, si dhe
rolin e disa subjekteve, jo vetėm me qėllim tė ilustrimit tė fakteve, por nė
radhė tė parė, me qėllim tė shtyrjes sė mėtejshme tė vetė procesit. Me kėtė nuk
pėrfunduam asgjė. Vetėm sa i hapėm dyert pėr analiza tė mėtejshme me shpresė se
do tė arrijmė atje ku duhet, nė kompletimin e fundamenteve tė pėrmbajtjes sė
Republikės.
Me fat na qoftė udhėtimi dhe
faqebardhė caku ! Faleminderit.
Prishtinė, mė 17.04. 1992.
INDIVIDI DHE PROCESET POLITIKE -
III*
FJALA E MBROJTJES PARA GJYQIT
Zonja kryesuese e gjyqit,
Tė nderuar zotėrinj tė kolegjit
gjykues!
Njeriu nganjėherė, edhepse mund te
gjendet nė njė situatė specifike, mund tė dojė tė bėjė njė gjė normale, e cila
pikėrisht sepse ėshtė normale, nė njė situatė tė tillė specifike mund tė duket
si e ēuditshme. Kėshtu p.sh. unė, ndonėse tani prej meje nuk pritet njė gjė e
tillė, nė situatėn e dhėnė, mė duhet t'i shfaq respekt institucionit gjyqėsor
tė fjalės sė mbrojtjes. Nuk e di se kur ėshtė futur ajo pėr herė tė parė dhe pėr
ēfarė shkaku, qė t'i ofrojė tė pandehurit mundėsi tė vėrtetė pėr mbrojtje apo qė
t'i ofrojė gjyqit justifikimin e nevojshėm pėr verdiktin. Nuk e di nėse ėshtė
njė institucion vetėm formal apo edhe efikas, apo edhe njėra edhe tjetra, po unė
megjithatė dua t'i shfaq respektin, sepse kam pėrshtypjen sikur nė atė raportin
pėrjetėsisht tė pasqaruar midis shoqėrisė dhe individit, d.m.th. individit tė
cilin shoqėria e ka thirrur nė pėrgjegjėsi pėr shkak tė veprimeve tė tij tė
menduara apo tė realizuara (gjyqi nganjėherė pėr shkaqe preventive gjykon edhe
pėr "mendime" tė cilat i cilėson si veprime); nė atė raport nė tė cilin
individi pavarėsisht nga avoketėrit e tij dhe nga mbrojtja, pavarėsisht dhe
nga bindjet, nga motivet dhe nga veprimet e veta, por edhe sė bashku me to,
megjithatė ndodhet plotėsisht i vetėm pėrpara shoqėrisė, nė kėtė raport,
institucioni i fjalės sė mbrojtjes fut njėfarė imazhi iluzor apo pėrshtypjen se
nė njė periudhė tė caktuar kohe drejtėsia dhe e drejta mund tė puqen dhe tė
bėhen njė. Nė jetėn praktike e drejta dhe drejtėsia rrallė ndonjėherė ndodh qė
tė puqen, por qoftė edhe si iluzion, duke i dhėnė individit mundėsinė qė tė
flasė, tė thotė, tė shprehet dhe tė vlerėsojė, tė mbrohet apo tė sulmojė, ajo
njėkohėsisht i ofron mundėsinė qė tė besojė se po i drejtohet drejtėsisė dhe jo
vetėm sė drejtės. Individi atėherė mendon se mund tė ndikojė jo aq nė vendimin
eventual tė gjyqit, sa nė kompleksitetin e rrethanave dhe tė situatave qė mund
t'i shkaktojnė gjykimet. Nė kėtė mėnyrė shpresa paraqitet si esenca e vetė
iluzionit, ndėrkaq edhe filozofėt e lashtė kanė vėnė re se tė shpresosh edhe
atėherė kur do tė thotė vetėm tė jetosh, ėshtė gjė e bukur dhe e madhėrishme.
Nė anėn tjetėr mėsojmė se gjyqi
ėshtė njė institucion juridik i shoqėrisė me anėn e tė cilit shoqėria e mat
peshėn e konfrontimit tė individit me normat pozitive juridike, dhe nė pajtim me
vlerėsimin e vet pėr lėndimin e kėtyre normave ia shqipton individit masat
mbrojtėse tė vlerave sunduese tė shoqėrisė nė formėn e dėnimit apo tė shkarkimit
nga faji. Nėse ėshtė kėshtu, ndėrkaq duket se ėshtė kėshtu, gjyqi atėherė
paraqitet edhe si instrumenti kryesor i shoqėrisė sė civilizuar, d.m.th., i
shoqėrisė qė do ta mbajė veten dhe s'do tė lejojė qė tė bjerė nė nivelin e
totalitarizmit primitiv, pėrkatėsisht, atij primitiv-modern. Ai atėherė
paraqitet detyrimisht jo vetėm si instrument i efikasitetit tė pushtetit
politik tė shoqėrisė por edhe si indikator i dinjitetit tė tij. Institucioni i
fjalės mbrojtėse e forcon kėtė dimension tė gjyqit dhe tėrthorazi edhe tė
shoqėrisė. Sepse nė masėn qė njė shoqėri i respekton njėsoj edhe formėn edhe
pėrmbajtjen e pushtetit tė vet politik, po nė atė masė ajo paraqitet si shoqėri
politikisht dinjitoze (degnity society), ndėrsa juridikisht legale dhe
legjitime. Prandaj institucioni gjyqėsor i fjalės sė mbrojtjes duket si njė
institucion serioz, i cili, edhe kur ėshtė vetėm formal, ka tė bėjė me
dinjitetin e gjyqit si njė institucion politiko-juridik.
Nė kuadėr tė kėtyre parametrave tė
tillė tė shtruar parimorė , unė, me lejen e kėtij gjyqi, do ta shfrytėzoj kėtė
tė drejtė pėr tė provuar pėrgjigjen nė pyetjen:
Pėrse po
gjykohem nė tė vėrtetė
Duke e shtruar kėtė pyetje nė kėtė
formė, nuk e kam pėr qėllim t'i pėrmbys ato qė thashė pak mė parė lidhur me
funksionin e dinjitetit tė gjyqit por vetėm t'i nėnvizojė ato momente kyēe
lidhur me kėtė gjyq nga tė cilat vetė gjyqi do tė mund t'i nxjerrė konkluzionet
e duhura lidhur me mua, por lidhur edhe me vetė gjykimin. Do tė mbrohem me tė
vėrtetėn, dhe pasiqė ajo nuk ka tė bėjė vetėm me mua por dhe me gjithė
kontekstin e situatės politike nė tėrėsi, do tė provoj qė tė veēoj atė qė ka tė
bėjė me mua dhe qė nė tė vėrtetė si juridikisht, ashtu dhe politikisht,
paraqitet si plotėsisht e paqėndrueshme:
1.Duke e trajtuar ēėshtjen nga ky
aspekt, gjatė gjykimit tė gjertanishėm u bė plotėsisht e qartė, ose sė paku
ėshtė dashur qė tė jetė plotėsisht e qartė, se aktakuza tė cilėn Z. prokuror nė
emėr tė Republikės sė Serbisė ka denjuar ta ngrisė kundėr meje ėshtė absolutisht
kontradiktore dhe e paqėndrueshme. Ajo niset nga aspekti i mosnjohjes juridike
tė Republikės sė Kosovės, qė do tė thotė nga aspekti i ndarjes teorikisht tė
paqėndrueshme tė formės nga pėrmbajtja. Sė paku filozofėt, qė nga antikiteti e
kėtej, nuk e bėnė dot kėtė esencialisht. Ndėrkaq nė praktikėn e marrėdhėnieve
politike midis shtetesh, por edhe nė praktikėn e veprimtarisė se brendshme tė
vetė shtetit, kjo ndarje, ndonėse nė esencė vetėm nė dukje, shfaqet si
plotėsisht reale. Vetė ky gjykim, ashtu si ēdo gjykim politik nė pėrgjithėsi,
pėrpiqet qė tė duket sikur nuk ka asnjė lidhje me politikėn, qė do tė thotė
pėrmbajtje, por vetėm me tė drejtėn, qė pėrfaqėson formėn. Nė praktikėn e
marrėdhėnieve midis shtetesh janė plotėsisht tė mundshme situatat kur shtetet e
njohin njė shtet vetėm de facto d.m.th. faktikisht, por jo edhe de
jure d.m.th. juridikisht. Zakonisht ajo e para, d.m.th. njohja faktike, i
paraprin sė dytės, d.m.th. njohjes juridike tė njė shteti. Hė pėr hė do tė
merremi vetėm me kėtė aspekt tė kėsaj ēėshtjeje pėr tė treguar dhe pėr tė
provuar se aktakuza e ngritur kundėr meje ėshtė plotėsisht e paqėndrueshme,
sepse ėshtė nė kundėrthėnie me pėrmbajtjen politike, ndėrsa me kėtė edhe me
formėn juridike, por fillimisht do tė vazhdojmė me shkoqitjen e tezave juridike
tashmė tė pranuara e tė pranueshme nga tė gjithė. Nė tė vėrtetė, janė tė njohura
rastet e "permanencės" por vetėm pėr njė periudhė tė caktuar kohe, tė shtetit tė
njohur de facto. Kėto raste kanė pėrfunduar rėndom me ndonjė ndryshim
tė brendshėm nė shtetin e njohur de facto, me ndryshimin e rrethanave tė
jashtme ose me pranimin e kushtėzimeve tė paraqitura nga ana e saj tė cilat do
ta mundėsonin vendosjen e marrėdhėnieve diplomatike me tė. Me fjalė tė tjera, tė
gjitha kėto raste zakonisht pėrfundojnė edhe me njohjen de jure tė
shtetit tė dhėnė.
Ju tė gjithė e dini se Republika e
Kosovės ekziston; se ndodhet nė procesin e krijimit tė institucioneve vetjake,
dhe mund tė pohoj se Republika e Serbisė de facto e njeh. Asnjėherė nuk
kam pohuar se unė jam i pari dhe i vetmi qė e kam kėrkuar atė. Kontributi im nė
lindjen e Republikės sė Kosovės konsiston nė dhėnien nė atė kohė tė arsyetimit
komplet dhe definitiv politik pėr nevojėn e konstituimit tė saj nė suazė tė
RSFJ-sė sė atėhershme. Kėtė e kam bėrė vetė dhe plotėsisht i pavarur nga tė
tjerėt, pėr tė cilėt madje as qė kam ditur se kanė punuar rreth kėsaj ēėshtjeje.
Edhe atėherė edhe tani kanė ekzistuar dhe ekzistojnė tendenca tė fuqishme qė tė
minimizohet ose qė tė mohohet plotėsisht kontributi im pėr kėtė ēėshtje. Mirėpo,
pasiqė argumentimi politiko-teorik i njė intelektuali politik tė madh nė asnjė
mėnyrė s'mund tė ishte i njėllojtė me argumentimin e njė linguisti qė merret me
studimin e zanoreve tė patheksuara nė njė fjali, tė njė sociologu qė shtirej si
politikolog ngaqė e kishte studjuar Makiavelin ndėrkaq nuk e kishte vėnė re
asnjėherė se pikėrisht ai pėrfaqėsonte paraardhėsin e mendimit politik modern
negativ dhe jo pozitiv, d.m.th. tė njė politike tė konceptuar si cinizėm tė
zhveshur prej ēfarėdo morali, tė njė historiani qė kurrė nuk e kishte kuptuar
ndėrlikueshmėrinė e politikės ndėrkombėtare, kėshtuqė botėn e reduktonte nė
kombin vetjak, i cili nė kėtė mėnyrė ekziston nė zbrazėsinė e vet, pra, pasiqė
nuk ėshtė e mundur nė asnjė mėnyrė qė tė anashkalohen apo tė mos merren parasysh
faktet qė pastaj do t'u bien nė kokė, me kohė tendenca tė tilla u bėnė
plotėsisht kundėrproduktive dhe tė dėmshme. Unė do tė mund tė gjendesha sėbashku
nė tė njėjtėn birucė tė burgut edhe me njė ēoban, por do tė ishte gjė absurde
dhe e marrė po tė barazohej vlera e njė ēobani me atė tė njė politikani nė
luftėn politike pėr republikėn, nė ēfarėdo lufte politike dhe pėr cilėndo
ēėshtje. Ndėrkaq tendenca tė tilla pėr fat tė keq kishte mjaft, dhe s'ishin ato
vetėm shprehje e synimeve pėr tė mė poshtėruar nė zemėrim e sipėr por kryesisht
ishin shprehje tė njė prepotence. Tė tillėt ndjeheshin aq tė ngrefosur e tė
vetėmjaftueshėm sa qė nuk e vinin dot re atė qė ishte qenėsore nė afėrsinė e
tyre. Mirėpo kjo i pėrket sė shkuarės dhe nuk ka mė ndonjė rėndėsi, por kanė
mbetur si tė rėndėsishme dy fakte vijuese: e para, se jam njėri ndėr themeluesit
e Republikės sė Kosovės, dhe e dyta, se jam nxitėsi, themeluesi dhe bartėsi i
mendimit tė ri politik nė Republikėn e Kosovės.
Lidhur me faktin e parė prokurori
publik mė akuzon se kam dashur ta ndaj me anė tė dhunės Kosovėn nga Republika e
Serbisė. Pasiqė Republika e Serbisė, e njeh de facto Republikėn e
Kosovės, unė nuk po akuzohem pėr ndarjen e saj nga Serbia, sepse kjo tek e
fundit pėrbėn cakun e gjithė alternativės politike shqiptare nė Kosovė, por
vetėm pėr mėnyren e realizimit tė kėtij qėllimi (d.m.th. me anė tė dhunės).
Rrjedha e gjertanishme e gjykimit ndėrkaq e vėrtetoi se kjo gjė nuk qėndron dhe
as qė dua qė, hė pėr hė, tė merrem me kėtė ēėshtje. Mirėpo dėshiroj t'ia tėrheq
vėrejtjen gjyqit tė nderuar pėr njė varg rrethanash tė cilat sipas meje janė
qenėsore pėr vlerėsimin e kėtij rasti.
a) Pėr herė tė parė, d.m.th. me
1982, kam qenė i dėnuar sipas nenit 114 tė LPJ me katėr vjet burg. Ky dėnim
pastaj ėshtė ndryshuar sipas nenit 133, alinea 1 tė LPJ dhe ėshtė ulur nė 3,5
vjet burg tė cilat i kam mbajtur nė tėrėsi nėpėr burgjet hetimore tė RSFJ-sė
sė atėhershme. Pėrveē vitit 90-91, (gjithsejt njė vit) gjer te ky arrestim i
fundit, gjatė gjithė kohės kam qenė plotėsisht i izoluar dhe i ostracizuar nė
fshatin tim tė lindjes. Pra, i kam mbajtur mė shumė se l2 vjet burg e jo vetėm 9
vjet, sa m'u dhanė nė gjykimin e parė. Shteti e di se kjo gjė ėshtė e vėrtetė,
ashtu siē i di dhe mekanizmat me tė cilėt e ka arritur njė gjė tė tillė. Zatėn
kam pasur mundėsi edhe ta ndėrpres atė izolim, por me ēmimin e lėndimit tė
integritetit tė personit tim ose me ēmimin e braktisjes sė vendit tim. Nuk kam
dashur ta bėj as njėrėn dhe as tjetrėn, dhe nė kėtė mėnyrė kam vepruar ashtu siē
do tė vepronte ēdo njeri normal qė e do vetveten dhe vendin e vet. Shtetit i
mbetet radha qė kėtė edhe ta pranojė haptazi dhe jo tė vazhdojė edhe mė tej qė
tė mė gjykojė. Me fjalė tė tjera, ky ėshte gjyqi i katėrt qė po mė bėhet pėr tė
njėjtėn ēėshtje, tė cilėn aktakuzat e formulojnė nė mėnyra tė ndryshme, por tė
cilėn ata asnjėherė nuk e argumentojnė dot sepse e vėrteta me tė vėrtetė po
fshihet.
b) Rrethana e dytė pėr tė cilėn
dėshiroj ta tėrheq vėrejtjen ėshtė e lidhur me politikėn e Kosovės. Zatėn nė
qoftė se Republika e Serbisė e njeh de facto Republikėn e Kosovės, atėherė
funksionimi i saj nė formėn e kėtij gjyqi nė territorin e Republikės sė Kosovės
ose ėshtė akt marrėveshjeje midis tyre, ose ėshtė akt i dhunimit ndaj kėsaj tė
fundit. Nė rastin e parė, d.m.th. nė rast se ky gjyq zhvillohet sipas
marrėveshjes sė tyre, gjė qė unė e besoj thellėsisht pėr disa shkaqe tė
caktuara, duke e marrė parasysh se ekzistenca e njė marrėveshjeje tė tillė nuk
ėshtė shpallur botėrisht por pėrkundrazi, e gjithė politika e tyre zhvillohet
sipas shenjės sė armiqėsisė (mbase vetėm nė dukje) atėherė me vetė kėtė fakt ajo
bėhet lėndė pėr akuzė pėr shkeljen e ligjeve tė veta mbi tė drejtėn e qytetarėve
pėr informim objektiv. Politikisht kjo do tė nėnkuptonte njė manipulim tė
thjeshtė me opinionin publik. Se manipulimet e tilla janė fare tė mundshme nuk
ka nevojė qė tė provohet nė mėnyrė tė veēantė. Kėtė e pranon madje edhe pioneri
i mendimit politik modern qytetar Henry Kissinger, nė librin e tij mė tė ri
"Mendja e kombit", nga i cili gazeta "Borba" para njė muaji e gjysėm pati
mirėsinė qė t'i pėrkthejė dhe tė na i ofrojė pjesėt mė interesante. Autori
shkruan aty se nė Evropėn Lindore nacionalizmi shfrytėzohet nė luftė kundėr
komunizmit, ndonėse me kėtė ai nuk na thotė ndonjė gjė tė re sepse njė rregull i
tillė ėshtė i njohur tash mė shumė se 200 vjet. Ndėrkaq shteti serb njė
pėrvojė tė tillė e ka qė nga viti 1924, kur nė emėr tė kapitalit evropian,
sidomos nė emėr tė kompanive vajgurore Britanike, dhe me ndihmėn e pretendentit
tė mė vonshėm pėr fronin mbretėror tė Shqipėrisė A. Zogut, e rrėzoi pushtetin
demokratik tė Fan S. Nolit, i cili ishte njėri nga intelektualėt mė tė mėdhej
shqiptarė tė tė gjitha kohėrave, vetėm pėr faktin se ky mori guxim qė nė
parlamentin shqiptar t'i bėjė nderimin udhėheqėsit tė madh tė revulucionit rus,
V.I.Leninit, qė kishte vdekur ato ditė. A mos vallė vėrtet e kishte me gjithė
mend Evropa, se i pėrndershmi Noli do ta fuste kontrabandė komunizmin nė njė
vend qė s'kishte atėbotė kurrfarė klase punėtore, pėrveē njė fshatarėsie tė
varfėr, dhe se njė komunizėm i tillė hipotetik do ta rrezikonte Evropen dhe
rendin e saj? Dhe a mos vallė ky mbret, qė nuk ėshtė mė i gjallė, tė jetė nxitur
edhe nga ana e nacionalizmit serb qė t'u lajkatohet disa qarqeve tė caktuara
evropiane pėr ta marrė prej tyre detyrėn kujdestare tė luftės kundėr komunizmit
brenda popullit shqiptar? Duket sikur kėsaj lufte qė nga viti 1981 e kėndej iu
bashkua edhe njė pjesė e caktuar e ish nomenklaturės titiste nė Kosovė, dhe
duket sikur tė gjithė sė bashku po merren me gjueti shtrigash, sepse nė Kosovė
as qė kishte pasur ndonjėherė komunizėm tė mirėfilltė nė aspektin autentik. Dhe
nė qoftė se ēdo intelektual i ndershėm duhet shpallur komunist nė mėnyrė qė tė
pėrndiqet, tė burgoset e tė gjykohet, atėherė shtrohet pyetja se pėr ēfarė
sistemi vallė ėshtė fjala dhe mos ndoshta nėn tė po fshihet njė luftė e
organizuar e mafisė kundėr shoqėrisė pasiqė s'mund tė bėhet fjalė pėr njė luftė
tė ndytė klasore nė kuptim tė plotė tė fjalės, sepse nuk kishte komunizėm
autentik dhe sepse akoma edhe sot nuk ekziston njė klasė punėtore vėrtet e
pjekur nė Kosovė.
Ndėrkaq nė rastin tjetėr, d.m.th.
nė rast se ky gjykim do tė mund tė quhet si akt i dhunimit ndaj Republikės sė
Kosovės, sepse , veē tjerash, po gjykohet njėri ndėr themeluesit e saj, atėherė
me kėtė Republika e Serbisė via facti do tė pranonte se ėshtė forcė
pushtuese dhe se nė kėtė mėnyrė po sillet sipas kriteresh tė veēanta tė fuqisė
pushtuese nė pėrndjekjen, burgosjen dhe gjykimin e qytetarėve lojalė ndaj
Republikės sė Kosovės, gjė qė ajo gjithsesi e refuzon duke deklaruar se ligjet
e veta po i zbaton njėsoj nė tė gjithė territorin e saj, gjė tė cilėn
gjithkush mund ta vėrė re se nuk i pėrgjigjet fare tė vėrtetės.
c) Momenti i tretė pėr tė cilin
dėshiroj t'ia tėrheq vėrejtjen kėtij gjyqi ka tė bėjė me sa vijon: siē e dini,
nė Kosovė nė vitin 1990 u krye Revolucioni Demokratik. Njė revolucion i tillė
nuk u bė nė Serbi sepse ajo ndryshimet demokratike nė shoqėri i akceptoi me
rrugė institucionale, atėherė kur e shpalli veten si vend me sistem
shumėpartiak, me ē'rast e vuri nė jetė edhe parlamentin. Pėr dallim nga ajo, nė
Kosovė u krye Revulucioni Demokratik. Unė gjithashtu kam qenė njėri ndėr aktorėt
e tij kryesorė. Kam qenė intelektuali i parė i sėrės sime qė hapur dhe
publikisht jam shprehur nė favor tė sistemit shumėpartiak. E kam bėrė kėtė nė
artikullin qė u botua me titull "Gishti i trashė i vėllait tė madh" nė
Alternativa nr. 5, 1990, nė Lubjanė, ndonėse ai artikull ishte dėrguar pėr botim
nė revista tė tjera qysh nė fillim tė vitit 1989. Ai ishte shkruar nė formė tė
pėrgjigjes ndaj disa sulmeve kundėr meje nė revistėn "Intervju" tė Beogradit,
dhe nė gazeten "As" tė Sarajevės. Pėr mė shumė se njė vit e gjysėm artikulli u
lexua nėn dorė nė tė gjitha qendrat e mėdha tė RSFJ-sė sė atėhershme, sepse ua
dėrgoja pėr botim. Nuk deshėn qė ta botonin me kohė pėr shkak tė pėrparėsisė sė
disa forcave tjera politike qė pretendonin tė stoliseshin me tė, por,
natyrisht, pa pasoja politike apo penale pėr ta. Ndėrkaq orientimi im pėr
ndryshime demokratike pėrbėnte njė rrjedhim logjik tė shkaqeve pėr tė cilat
kisha qenė i burgosur mė 1981, me njė besim plotėsisht tė sinqertė se nė kėtė
mėnyrė do tė mund ta shpėrtheja izolimin dhe bllokadėn mizore qė m'u kishte
imponuar pėr nėntė vjet me radhė. Disa funksionarė tė lartė tė nomenklaturės sė
atėhershme intelektuale komuniste, tė cilėt nė ndėrkohė u bėnė edhe funksionarė
tė tė ashtuqujturės nomenklaturė demokratike, mė vonė, nė mėnyrė fare tė
paturpshme, kėtė izolim dhe kėtė ostracizėm e quajtėn "vetizolim" dhe
"autobllokadė".
Pastaj mė vonė, nė njė fjalim
posthum funeral, tek varri i njėrit prej kushėrinjve tė mi, Halim Hoti, tė vrarė
me parullėn e lirisė dhe tė demokracisė nė gojė (prej katėr tė vrarėve nė
Brestovc, tre ishin tė afėrm e tė njohur tė mi) kėrkova qė tė fillonte dialogu
pėr rirregullimin demokratik tė shoqėrisė. Pas njė kohe tė caktuar ky dialog
edhe do tė fillonte, me vizita zyrtarėsh nėpėr disa fshatra, me braktisjen e LK
dhe LSPP-sė sė atėhershme etj., dhe me anėtarėsimin masiv nė LDK. Ky fjalim mė
vonė do tė inkorporohej dhe do tė botohej nė kuadėr tė artikullit tim tė njohur
me titull "Bėje ose vdis" (Rev. "Fjala" nė dy numra, shkurt 1992). Artikulli
ishte i rėndėsishėm pėr faktin se vinte nė spikamė thelbin e vėrtetė tė
gandizmit, duke marrė parasysh se artikujt e deriatėhershėm gazetareskė lidhur
me kėtė fenomen i fyenin kujtimet e mia pėr miqtė dhe tė njohurit e mi tė ndjerė
nga India, ish-bashkėpuntorė tė ngushtė tė Mahatma Gandit si Xhai Prakash
Narajan dhe Xhagxhivan Rami, ashtu si dhe njohuritė e mia mbi atė problem. Thėnė
shkurt, asnjė histori objektive e domokracisė moderne nė Kosovė, por edhe nė
Shqipėri (sipas disa tė dhėnave tė pavėrtetuara, viktima e pestė e masakrit nė
fshatin Brestovc, KK Rahovec, ishte nga Shqipėria) nuk mund tė shkruhet pa i
pėrmendur ato viktima, (ishin martirėt e parė tė demokracisė nė Kosovė), as
dhe duke iu shmangur emrit dhe veprės sime. Nėse ėshtė kėshtu puna , dhe nė tė
vėrtet ajo ėshtė e tillė, pavarėsisht nga fakti se kjo edhe mė tej po tentohet
pėr tu relativizuar, madje edhe pėr tu mohuar, dhe pavarėsisht nga lufta qė
ėshtė zhvilluar kundėr meje pikėrisht nga ana e atyre prej tė cilėve pritej
mbrojtja ime, atėherė nė mėnyrė fare legjitime shtrohet njė pyetje mbi pyetjet:
zatėn, nėse ky gjyq ėshtė ēėshtje e marrėveshjes midis dy palėve, dhe sipas tė
gjitha gjasave duket se ėshtė, atėherė shtrohet pyetja nėse orientimi i tyre
pėr demokraci ėshtė i vėrtetė apo i rremė. Ndėrkaq nėse ky gjyq ėshtė njė
ēėshtje qė i takon vetėm njėrės palė, cilat janė vallė ato forca politike qė
dėshirojnė nulifikimin, d.m.th. zhdukjen e arritjeve tė Revolucionit Demokratik
si dhe tė zhvillimeve demokratike nė Kosovė, qoftė dhe nėn hipotezėn e thėnė
hapur se LDK-ja ėshtė vetėm njė reflektim, apo edhe mė keq, vetėm njė bisht i
SPS-sit serb? Dihet tashmė se ato duhet matur edhe me vitet e jetės, edhe me
sasinė e djersės dhe tė gjakut, edhe me mundėsitė e humbura, edhe me shkallėn e
vetėdijės politike tė njerėzve konkretė, siē jam edhe unė vetė. Dhe nėse ėshtė
kėshtu, ndėrkaq sipas tė gjitha gjasave duket se ėshtė, si ka mundėsi atėherė
qė institucione tė ndryshme tė Evroamerikės, tė cilat dinė tė ngrenė zėrin edhe
pėr gjėra mė pak tė rėndėsishme nė mbrojtje tė tė drejtave tė njeriut, nė rastin
tim reagojnė vetėm formalisht, vetėm sa pėr tė larė gojėn, ndonėse edhe vetė
gazetat konfirmojnė se qė prej shumė kohėsh jam njė temė tabu. Pėrse jam temė
tabu? Dhe kujt i pengoj nė tė vėrtetė? Nuk do t'i elaboroj mė tutje kėto pyetje.
Vetėm do tė konstatoj se ėshtė vėrtetė njė gjė e pikėllueshme tė krijosh shtriga
artificiale dhe pastaj t'i shpallėsh ato si reale. Nuk mund tė ketė kurrfarė
shtrigash aty ku ato nuk janė dhe ku objektivisht nuk mund tė jenė. d) Gjyqit tė
nderuar do t'ia tėrheq vėrejtjen edhe pėr momentin e katėrt dhe tė fundit qė ka
tė bėjė me kėtė gjykim. Zatėn, nėse unė si i pandehur para kėtij gjyqi ngul
kėmbė nė qėndrimin se Republika e Kosovės ekziston (nuk do tė ishte aspak ēudi
qė revolucionet nganjėherė t'i hanė bijtė e vet); se ajo de facto ėshtė e
njohur nga Republika e Serbisė; se asnjė histori serioze objektive e Republikės
sė Kosovės, ashtu si historia e mendimit tė ri politik nė Kosovė, nuk mund t'i
injorojė as ngjarjet e vitit 1981, as emrin dhe kontributin tim nė to, se kėtė
nuk mund ta bėjė ēfarėdo historie serioze dhe objektive e ndryshimeve moderne,
demokratike nė kėto hapėsira, pavarėsisht nga rezultati definitiv i zgjidhjeve
tė gjithėmbarėshme politike nė kėtė pjesė tė Ballkanit, qė nuk do tė thotė se
njė gjė e tillė edhe s'mund tė bėhet, por qė vetė ai veprim, si i tillė, do tė
ishte akt i njė pushteti totalitar. Atėherė do tė ishte mė e drejtė tė thuhej se
desha nė tė vėrtetė nė njėfarė mėnyre, qė pėr shoqėrinė nuk ishte e pranueshme,
ta ēaja kėtė bllokadė tė neveritshme dhe ta bėja tė njohur atė qė ekziston si e
tillė. Me kėtė aktakuza ndoshta do tė ishte mė e drejtpėrdrejtė, mė konkrete
dhe mė e arsyeshme, dhe jo thjesht njė pėrkthim i mjegullt, i thatė dhe i
sofistikuar i veprimtarisė sime publike nė njė vepėr tė inkriminuar. Do tė dija
se pėrse mė akuzojnė nė tė vėrtetė dhe do tė provoja qė tė mbrohesha nė formėn
adekuate tė drejtpėrdrejtė dhe jo nė baza hipotetike, siē po veproj tani, nė tė
cilat realiteti duhet tė fitojė pamjen dhe pandehmat, sepse zatėn, gjithēka po
bėhet sikur dikush pas tij dėshiron tė konzervojė atė ēfarė ėshtė nė tė
vėrtetė, d.m.th., i paqėndrueshėm dhe jo ashtu siē do tė duhej tė ishte.
Zonja kryesuese e gjyqit,
Zotėrinj tė kolegjit gjykues,
Nė qoftė se sipas pjesės sė parė tė
aktakuzės do tė duhej tė isha anėtar i LPRK-sė, si njė instrument politik pėr
realizimin e Republikės sė Kosovės, sepse njė individ i vetmuar nuk e bėn dot
njė gjė tė tillė, atėherė sipas pjesės sė saj tė dytė, ose sipas pikės sė dytė
tė tė njėjtit dokument, akuzohem se nė cilėsinė e Kryetarit tė UNIKOMB-it,
d.m.th. tė njė partie qė ka nė program bashkimin e kombit, kam dashur t'ia
bashkoj Republikėn e Kosovės Republikės sė Shqipėrisė. Nė kėtė mėnyrė aktakuza
bėhet e plotė, duke i shtuar veē tjerash edhe mjetin e dhunės, por tani nė
aspektin e ilegalitetit tė UNIKOMB-it, pėr tė cilin, siē u pa gjatė shqyrtimit,
doli se ėshtė krejtėsisht nė rregull sipas sistemit tė paraqitjeve, ėshtė
regjistruar nė organin kompetent pėrkatės tė RSFJ-sė sė atėhershme, ashtu si
edhe LDK-ja. Kjo e dhėnė ėshtė shumė interesante nga aspekti politik dhe mė
duhet tė pranoj se unė dyshoja me vete se ndoshta edhe ishte e mundur njė gjė
e tillė, dhe mendoja se megjithatė do tė bėja njė punė tė dobishme sikur tė
mund ta legalizoja kėtė parti njėsoj si LDK-nė. Mendimet e tilla ndėrkaq i mbaja
pėr vete, ndėrsa para opinionit dilja sikur besoja plotėsisht se ajo ishte e
regjistruar, dhe tani u provua se kishte qenė. Dhe ky fakt mė gėzoi, jo pėr
shkak tė aktakuzės, por pėr shkak se askush nuk doli gėnjeshtar. Si njė tėrėsi,
aktakuza sikur pėrmbledh njė rrugė tė kaluar qė nga viti 1981 gjer mė sot. Nė
kėtė kuadėr argumentimi kishte mbetur i njėllojtė sikur tė ishte ngurtėsuar qė
atėherė: "Ju e doni republikėn qė t'i bashkoheni Shqipėrisė." Unė isha ndėr
njerėzit e rrallė qė njė argumentim tė tillė nuk e kam besuar kurrė. Kam qenė
profesor i politikės ndėrkombėtare i cili nė Qendrėn e Marrėdhėnieve
Ndėrkombėtare, por edhe nė Qendrėn pėr studime strategjike ndėrkombėtare nė
Universitetin e Harvardit nė SHBA, jam specializuar pikėrisht nė temėn e
reflektimeve tė politikave globale nė regjione tė ngushta siē janė p.sh.
Ballkani, Indokina ose Lindja e Afėrt. Isha autor i njė libėrthi tė vogėl mbi
"Lufėn e ftohtė dhe detantin" nė tė cilin temė qendrore ishin marrėveshjet e
Helsinkit tė vitit l975, por e kisha edhe pėrvojėn e njė burrėshteti. Me fjalė
tė tjera, e dija se nuk ėshtė i mundur ndrrimi i kufijve ndėrkombėtarė pa luftė,
kundėr sė cilės do tė ngrihej gjithė bashkėsia ndėrkombėtare. Ndėrkaq pikėrisht
ky problem pėrbėnte temėn qendrore tė disertacionit tim tė doktoranturės. E
njihja jashtėzakonisht mirė atė problem qė ta besoja ashtu kot njė argumentim tė
tillė. Pikėrisht pėr kėtė shkak argumentimi im shkonte nė drejtim tė kundėrt.
Pra unė pohoja se Republika e Kosovės i kontribuon forcimit tė Jugosllavisė por
edhe sigurisė sė Shqipėrisė; se ajo s'mund tė ishte kundėr politikės globale tė
SHBA-ve dhe as tė BRSS-sė sė atėhershme; se ėshtė kėshtu nė thelb, imponon edhe
e drejta demokratike e popullit shqiptar pėr zhvillim mė tė shpejtuar (qė
pėrbėnte anėn ekonomike tė ēėshtjes) dhe pėr barazi me tė tjerėt (anėn politike
tė ēėshtjes). Nė kėtė kohė (janar-mars 1982) ndodhesha nėn hetime nė Beograd. Mė
ishte bėrė e njohur se nė Beograd, njėri pas tjetrit, nė njė distancė tė
shkurtėr kohe, kishin ardhur Vjencesbergeri - Sekretari amerikan i mbrojtjes,
dhe Andrej Gromiko, shefi i diplomacisė sė BRSS-sė sė atėhershme, dhe se ata nė
tė vėrtetė e kishin aprovuar argumentimin tim nė favor tė Republikės sė Kosovės.
Pak kohė pas kėsaj kam qenė i transferuar nė burgun e Mitrovicės sė Kosovės.
Gjatė ndryshimeve demokratike nė fillim tė kėtij dhjetėvjeēari edhe mė tej kam
insistuar nė opcionin jugosllav tė Republikės sė Kosovės. Vlerėsoja se njė gjė e
tillė nuk do ta shtynte mė larg perspektivėn e bashkimit me Shqipėrinė; qė
procesi i njė bashkimi tė tillė do tė duhej zhvilluar me rrugė institucionale
dhe qė Republika e Kosovės do tė duhej tė ishte nė funksion tė kėtij bashkimi.
UDB-ja e kishte sekuestruar njė artikull timin studimor lidhur me ato probleme,
i cili i dedikohej inteligjencisė sė lartė politike tė Kosovės. Ai titullohej
"Pėr njė politikė unike dhe pa ekuivoke". Me tė do tė duhej hapur diskutimi nė
nivel tė tillė pėr orientimin e mėtejshėm tė forcave politike tė Kosovės, por
kjo ligjėratė nuk u mbajt pėr shkak tė, siē mu tha mua atėherė, tė ftohtit tė
madh qė mbretėronte nė lokalet e Institutit Albanologjik, d.m.th. se Institutit
i mungonte ngrohja. Mirėpo problemet vazhdonin tė mbeteshin edhe mė tej. Ėshtė
interesant se si nė kėtė periudhė (1990-94) u zhvillua njė luftė e vėrtetė
psikologjike e mekanizmave tė shtetit e tė pushtetit kundėr meje. Akuza
themelore nė kėtė luftė tė pakompromis dhe tė njėanėshme, e cila nga ana e
aktivistėve tė ndryshėm, madje edhe me tituj profesorėsh universitarė,
shqyrtohej nėpėr oda private nėpėr fshatra tė ndryshme tė Kosovės, ishte nė tė
vėrtetė krejt e kundėrt me akuzėn e tanishme tė prokurorit nė kėtė gjyq. Thuhej
zatėn se unė kisha qenė kundėr bashkimit me Shqipėrinė, bile edhe se unė po e
pengoja atė bashkim. U tha dhe u bė shumėēka kundėr meje atėbotė, por unė
mendoja se ėshtė fjala pėr luftėn e disa grupeve pėr pushtet dhe jo pėr luftėn
drejt avancimit tė pozitės sė Kosovės. Ēuditėrisht, askush nuk mė mbronte nė
mėnyrė tė hapur as nė Kosovė, as nė Shqipėri, as nė ish-Jugosllavinė, as nė
Serbi prandaj as nė Evropė. Ndjehesha absolutisht i vetmuar dhe erdha gjer nė
konkluzionin se nė tė vėrtetė atė Jugosllavi nuk e donte askush. Mė ēudiste
vrazhdėsia, intensiteti dhe vėllimi i njė lufte tė tillė. Kam qenė i shtyrė
pothuajse gjer nė prak tė ēmendurisė e tė vdekjes, por pikėrisht ky fakt mė
bindi se shkaku i kėsaj lufte s'mund tė ishte vetėm lufta pėr pushtet. E dija se
ndaheshim rreth vlerėsimit tė ngjarjeve tė vitit 1981, rreth vlerėsimit tė
prioritetit tė vendit dhe tė subjektit tė ndryshimeve demokratike nga viti 1990,
rreth vlerėsimit tė fenomenit tė gandizmit dhe tė politikės sė pėrditshme; rreth
dhėnies sė pėrparėsisė njė numri tė caktuar bartėsish tė ndryshimeve dhe tė
ngjashme, por e tėrė kjo nuk mjaftonte qė njeriu thjesht tė ekskomunikohej nga
bashkėsia njerėzore. Pėr diēka tė tillė duhej tė ekzistonin shkaqe mė tė thella
tė cilat nė tė vėrtetė edhe ekzistonin: ato gjithmonė vėrtiteshin rreth
bashkimit shqiptar dhe mendoj se ėshtė kohė e fundit qė kėtė ēėshtje tani ta
sqaroj nė tėrėsi:
Gjatė qėndrimit nė specializim nė
SHBA kam gėzuar njė trajtim jashtėzakonisht tė lartė. Kam qenė i emėruar nga ana
e rektorit tė Universitetit tė Harvardit si hulumtues shkencor i pavarur. Me
rastin e pranimit tek Zonja Rosalyn Carter nė Washington DC kam qenė i zgjedhur
si i vetmi njeri qė do tė pėrfaqėsonte tė gjithė specializantėt dhe
postdiplomistėt e Evropės nė SHBA. Nė kėtė cilėsi kam marrė pjesė nė shumė
dreka dhe bisedime qė i organizonin senatorė e kongresmenė tė caktuar dhe
pėrfaqėsues tė pushtetit nė SHBA. Kam marrė pjesė aktivisht nėpėr simpoziume tė
ndryshme shkencore dhe nėpėr ligjėrime tė intelektualėve autoritarė tė SHBA, dhe
mendoj se me kontributin tim nėpėr ato tubime dhe ligjėrata kam krijuar emrin
tim, pėrkatėsisht, emrin dhe identitetin tim amerikan, i cili ishte i njėjtė me
emrin tim kėtu, por tani i njohur edhe atje. I kisha dyert e hapura pėr tė
gjitha kontaktet e mundshme dhe gėzoja shkallė tė lartė tė ndihmės teknike qė
nga njė kabinet i stėrmadh me makina shkrimi, ordinatorė, telefona, gjer ke
ndihma skofiare e dy sekretareshave qė punonin nė prag tė dyerve tė zyrės sime.
Mirėpo pėr tė gjitha kėto, pėr gjithė atė trajtim tė lartė qė m'u kishte
siguruar atje, asnjėherė gjer mė sot nuk e kam falenderuar qeverinė e SHBA-ve.
Kėtė gjė nuk e kam bėrė jo vetėm pėr shkak se menjėherė pas kthimit nė Prishtinė
me 1979 jam pėrfshirė nė vorbullėn e ngjarjeve qė pasuan sė shpejti, por mė
tepėr pėr shkak se gjithnjė deri mė sot nuk kam pasur pėrgjigje tė qarta nė disa
pyetje qė mė mundojnė edhe tani. Ishin tė nevojshme kohė tė mbushura me ngjarje
qė kėtė mė nė fund ta kuptoja, nė mėnyrė qė tė dija edhe tė pozocionohesha nė
raport me tė. Tani kjo ėshtė e qartė. Prandaj, ndonėse duket e ēuditshme pėr
shkak tė vendit dhe tė kohės nė tė cilėn po e bėj kėtė, shfrytėzoj rastin qė me
gjithė zemėr ta falenderoj qeverinė e SHBA-ve pėr qėndrimin tim atje gjatė vitit
shkollor 1977-78. Mendoj se nuk ėshtė vonė, sepse kėtė po e bėj sinqerisht dhe
jo vetėm formalisht. Ajo ėshtė njė qeveri e njė vendi tė madh, e njė populli tė
mrekullueshėm me mundėsi tė pakufizuara. Kėtė e bėj sinqerisht edhe pėr shkak se
qeveria e kėtij populli tė madh, dhe e kėtij vendi tė madh, as pėrpara, as
atėherė dhe as mė vonė, kurrėndonjėherė me asgjė nuk e ka kushtėzuar qėndrimin
tim atje. Asnjėherė nuk ka kėrkuar ēfarėdo shėrbimi prej meje dhe ka qenė
jashtėzakonisht korrekte me mua. Njė gjė e tillė natyrisht imponon respekt. Ajo
qė mua ndėrkaq atėherė mė pengonte dhe qė nuk arrija tė kuptoja dot ishte
paaftėsia ime qė t'i zbuloja qėllimet e vėrteta amerikane kundrejt popullit
shqiptar tė cilit unė i pėrkisja. Dėshiroja tė depėrtoja pak mė larg nga
kundėrvėnia e tyre ndaj regjimit tė Enver Hoxhės, por kėtė gjė ata nuk ma
mundėsonin. Kisha vėnė re se gjithė ēka kishte tė bėnte me Shqipėrinė ishte e
vendosur nė kuadėr tė studimeve sllave dhe kjo si nė Harvard ashtu edhe nė
Universitetin e Ēikagos, ashtu edhe nė Bibliotekėn e Washingtonit DC. Nė tė
gjitha pyetjet e mia lidhur me kėtė ēėshtje ata nuk kishin pėrgjigje.
Literatura e tyre politike si dhe
literatura e historisė politike i shmangej pėrgjigjeve nė kėto pyetje. Madje
edhe Robert Lee Wolf, njė autor i vjetėr i studimeve tė famshme pėr Luftėn e
Dytė Botėrore nė kėtė pjesė tė Ballkanit, nė studimet e veta i ėshtė shmangur
pėrgjigjes nė pyetjet e mia. Tė njejtėn gjė e ka bėrė edhe Hans Morgenthao
(babai i teorive politike ndėrkombėtare amerikane); Jeremy Israel, nga
Universiteti i Ēikagos, Steven Burg , gjithashtu nga Ēikago, Dov Ronen nga
Harwardi, Erik Hamp nga Ēikago e tė tjerė. Tė gjithė ata e dinin se kam qenė nė
detyrėn e ministrit regjional nė njė krahinė potencialisht eksplozive tė Kosovės
dhe qė tė gjithė ata i shmangeshin me urtėsi temave "tė nxehta". Ndėrkaq Steven
Larabee, njė njeri inteligjent i moshės sime, me tė cilin edhe shoqėrohesha mė
sė shumti dhe i cili atėherė ishte caktuar nė Stejt Department nė detyrėn e
shefit tė Drejtorisė pėr Ballkanin, madje edhe ai i shmangej bisedave serioze
nė kėtė temė. Nuk e di se pėrse e ka braktisur Stejt Departmentin dhe ka shkuar
nė Institucionin "Rand" pas arrestimit tim tė parė, por e di se pikėpamja qė
amerikanėt mė me dėshirė do ta shihnin Shqipėrinė tė bashkuar me Kosovėn dhe jo
Kosovėn me Shqipėrinė ishte e pėrhapur gjerėsisht midis emigracionit politik
shqiptar nė SHBA. Disa pjesė tė caktuara, sidomos ato tė bashkuara rreth
Legalitetit, njė parti zogiste qė kėrkonte kthimin e Leka Zogut nė fronin e
Shqipėrisė, gjė tė cilėn vazhdon ta bėjė edhe sot, si dhe pjesė tė caktuara tė
Ballit Kombėtar, tė bashkuara rreth Xhafer Devės, flisnin, por edhe shkruanin,
se me shumė dėshirė do t'ia hiqnin kokėn sė pari Enver Hoxhės e pastaj edhe
Fadil Hoxhės. Ata mendonin se kėta ishin fajtorė pėr mosbashkimin e Shqipėrisė
menjėherė pasė luftės. Nuk i pėrgjigjeshin dot pyetjes, pėrse tė ishte mė shumė
fajtore Shqipėria se sa Kosova apo Jugosllavia pėr njė rezultat tė tillė negativ
pėr shqiptarėt menjėherė pas lufte? Pėrgjigjet e autorėve tanė nė kėto pyetje qė
u shfaqėn pas vitit 1990 nėpėr faqet e shtypit tonė e fajėsojnė ish-regjimin
komunist nė Shqipėri, sipas logjikės sė shtetėsisė: "ata ishin shtet dhe jo ne."
Nuk ėshtė e nevojshme tė komentohet se njė rezonim i tillė ėshtė mė sė paku
naiv. Nuk ishte e vėshtirė qė tė konkludoja se njė rezonim i tillė i
emigracionit shqiptar nė atė kohė ishte nė realitet thjesht njė reflektim i
disponimit antikomunist tė administratės amerikane e cila nuk kishte asnjė
lidhje me nevojėn e zgjidhjes sė ēėshtjes shqiptare. Lidhur me kėtė ēėshtje ata
rezononin nga pozita e superfuqisė dhe nga pozita e politikės globale. Ata e
dinin se qėndrimi i Kominternės (Internacionales Komuniste) lidhur mė kėtė
ēėshtje, qė nga viti 1926 e kėtej, deri te Kongresi i V i PKJ me 1941, ishte qė
Kosova do tė duhej t'i bashkohej Shqipėrisė, prandaj ranė nė konkluzionin e
kundėrt d.m.th. se do tė duhej qė Shqipėrinė t'ia bashkonin Kosovės, nė mėnyrė
qė edhe mė tej tė mund t'i shisnin botės sllave 300 milion kėmisha nė vend tė
vetėm 5 milion kėmishave sa do tė mund t'u shisnin shqiptarėve po t'i
mbėshtesnin. Lidhur mė kėtė
ndonjėri prej tyre fliste hapur si me shaka. I kuptoja mirė atėherė parametrat e
arsyetimeve tė tyre sipas tė cilėve gjithēka ishte e shndėrruar nė kuantitet,
por nuk mund tė them edhe se mė pėlqente njė gjė e tillė. Edhe mė pak mė
pėlqente realiteti ynė politik i cili ato pyetje, me metodėn e raprezaljeve
policore, i kishte shpallur si tema tabu. U desh tepėr shumė kohė, punė, djersė
dhe gjak qė kėto ēėshtje mė nė fund tė hapeshin. Qysh atėherė e kisha fituar
pėrshtypjen se autonomia e Kosovės nė ish-Jugosllavinė titiste ishte nė tė
vėrtetė refleksion i ndeshjes sė dy politikave globale pas tė cilave qėndronin
dy shoqėri globale dhe ky fakt mė pati tronditur. Duke mos u futur mė thellė nė
elaborimin e zbulimeve lidhur mė kėtė pyetje, duke iu drejtuar kėtij gjyqi,
vetėm mund t'i theksoj bindjet e mia tė cilat s'janė obligative pėr askend, por
tė cilat pėrmbajnė kėrkesėn qė lidhur me kėto tė mendohet, madje edhe nga ana e
qeverisė sė SHBA-ve nė Washington, apo qeverisė Ruse nė Moskė, nė Beograd,
Tiranė apo nė Prishtinė:
Populli shqiptar duhet bashkuar.
Kėtė e dijnė tė gjithė dhe askush mė nuk e konteston. Ai duhet tė bashkohet pėr
shkak se ėshtė i njėsuar nė planin shpirtėror: e ka njė gjuhė, njė kulturė dhe
njė histori. Pėr shkak se ėshtė njė popull i vjetėr evropian i Ballkanit, i cili
qė heret e ka demonstruar pjekurinė e vet shtetformuese; pėr shkak se gjithashtu
qė herėt e ka arritur nivelin e duhur tė vetėdijes politike pėr veten, pėr
vendin dhe pėr interesat e veta nė regjion, dhe pėr shkak se e ka dėshmuar nė
mėnyrė tė lavdishme dobishmėrinė e vet nė tė gjitha planet e bashkėsisė
evropiane tė popujve. Nuk i duhet qė ta dėshmojė pėrkatėsinė e vet nė kėtė
bashkėsi, sepse pavarėsisht nga pozita e vet gjeopolitike dhe e pranisė sė
religjionit islamik nė shumicėn e pjesėtarėve tė tij, ai ka qenė dhe ka mbetur
popull evropian. Ai duhet tė bashkohet edhe pėr shkak se e drejta pėr
vetėvendosje ėshtė njėra ndėr arritjet qenėsore tė qytetėrimit evropian, e
drejtė tė cilėn vetė ajo e ka proklamuar dhe e cila mė asnjė populli nė Evropė
nuk mund t'i refuzohet a t'i mohohet. Popullit shqiptar i duhet njė gjė e tillė
qė tė mund tė zhvillohet vetė mė tej pėr ta arritur nivelin e pėrgjithshėm tė
kėsaj bashkėsie. E drejta e popullit shqiptar pėr t'u bashkuar buron edhe nga
fakti se ai nuk ka qenė ndonjėherė i pyetur pėr caktimin e kufijve qė e cungojnė
nga tė gjitha anėt. Kur u bė njė gjė e tillė nė Konferencėn e Ambasadorėve tė
gjashtė fuqive tė mėdha evropiane nė Londėr, premieri i atėhershėm britanik, sėr
Edward Grey, qė e kryesonte atėbotė atė konferencė, pati deklaruar publikisht se
ishin tė detyruar qė ta flijonin kėtė popull pėr shkak tė ruajtjes sė paqes
evropiane. Mirėpo paqja me kėtė nuk u ruajt as atėherė dhe as mė vonė. Misionarė
tė ndryshėm tė Lidhjes sė Kombeve nga ajo kohė (1919-20) i propozonin popullit
shqiptar qė gjeniun e vet krijues ta orientonte nė drejtim tė rritės sė
brendėshme e tė krijimit, ndėrkaq Evropa, nga ana e vet, do tė dinte qė kėtė gjė
nė njė kohė tė caktuar ta shpėrblente. Ai njė gjė tė tillė e bėri. Dekada tė
tėra ai e duroi me dinjitet politikėn e asimilimit me dhunė dhe tė spastrimit
etnik tė regjimeve tė ndryshme serbe. Vetėm nė mes dy luftėrash botėrore e
lėshuan pėrdhunisht kėtė hapėsirė mė se 240 000 njerėz. Nė vitet e pasluftės
shkuan dhe 600 000 tė tjerė tė cilėve iu bashkuan edhe po aq kosovarė nė kohėn e
sotme, nė kohėn e ndryshimeve demokratike. Nuk ka tė dhėna tė sakta pėr numrin e
tė vrarėve e tė dėbuarve, por ai sillet diku rreth dhjetėra mijėrave. Shkenca
bėn tė njohur se vetėm gjatė Luftės sė Dytė Botėrore dhe menjėherė pas saj, janė
vrarė mė shumė se 40 000 shqiptarė. Ekzistojnė madje edhe marrėveshje
ndėrshtetėrore pėr shpėrnguljen e shqiptarėve nė Turqi si turq, por Evropa pati
heshtur. Asnjėherė nuk i pati gjykuar, ndonėse ua pati premtuar shqiptarėve
mbrojtjen e vet.
Ne e dijmė qė kufijtė ndėrkombėtarė
Evropa i ka shpallur tė pandryshueshėm, mirėpo e ka lėnė tė hapur mundėsinė e
ndryshimit tė tyre me pranimin e palėve tė interesuara. Prandaj bashkimi i
popullit shqiptar duhet tė realizohet nė rrugė institucionale dhe me metoda
demokratike. Shkenca konstaton se njė territor kompakt me 115 mijė km2, nga
Kongresi i Berlinit -1878, gjer mė sot, ėshtė ngushtuar nė 55 gjer 65 mijė km2
nė tė cilat populli shqiptar tani ėshtė nė shumicė. Nė Konferencėn e
Ambasadorėve nė Londėr 1912-13, shteti shqiptar u krijua nė njė sipėrfaqe prej
pak mė shumė se 28 mijė km2. Dallimi midis kėsaj shifre dhe 65 mijė km2 nė tė
cilat jeton sot nė shumicė populli shqiptar nė trojet e veta historike, duhet tė
inkuadrohet nė shtetin e njėsuar shqiptar.
Nė luftėn e vet pėr bashkimin e
tij, populli shqiptar ka tė drejtė tė presė ndihmė jo vetėm nga Evropa dhe
bashkėsia ndėrkombėtare, por pikė sė pari prej atyre popujve tė ish-Jugosllavisė
me tė cilėt ka jetuar bashkėrisht, dhe nė rend tė parė nga serbėt. Serbėt duhet
ta kuptojnė se koha e dominimit mbi shqiptarėt ka pėrfunduar. Ata qė e njohin
mirė historinė sigurisht qė tashmė e kanė kuptuar se gjer me ardhjen e turqve nė
kėto hapėsira nuk kishte dominim tė njėrit mbi tjetrin. Me pranimin e islamizmit
nga ana e feudalėve shqiptarė dhe me inkuadrimin e tyre nė sitemin turk tė
administrimit, ka ardhur deri te njė proces tė cilin serbėt kanė mundur ta
kuptojnė si dominim tė shqiptarėve mbi ta, gjė qė s'ishte e vėrtetė, sepse
inkuadrimi nė sistemin e administrimit tė Perandorisė Turke dhe pranimi i
religjionit islamik nuk ishte vetėm njė veēori shqiptare. Me largimin e turqve
nga Ballkani, me forcimin e Rusisė dhe pastaj edhe tė ish-BRSS-sė, nė fillim
erdhi gjer ke ndarja e popullit dhe e territorit shqiptar, pastaj edhe tek njė
politikė e gjenocidit sui generis ndaj shqiptarėve qė mbetėn jashtė kufijve tė
shtetit tė tyre. Qė nga viti 1844, d.m.th. qė nga "Naēertania" e Ilia
Garashaninit dhe gjer mė sot, politika serbe ndaj shqiptarėve ishte nė thelb
sub-imperialiste. Ajo ka shkuar linjės sė nėnēmimit dhe tė denigrimit tė shtetit
shqiptar si dhe tė asimilimit tė dhunshėm tė popullatės shqiptare nėn
jurisdiksionin e saj. Me fjalė tė tjera, forcimi i animozitetit shqiptaro-serb
apo serbo-shqiptar ka qenė gjithmonė i lidhur me ndryshimet nė rrethimin e tyre
ndėrkombėtar.
Nė pjesėn I tė artikullit tim
studimor "Viti 81 dhe proceset e demokracisė" pastaj dhe nė pjesėn II tė
artikullit "Bėje ose vdis" (Alternativa 7/8, 1991, dhe "Fjala", mars 1992) unė
jam pėrpjekur tė pėrkujtoj se kėta dy popuj gjenden nė njė nivel tė pėrafėrt ose
tė njėjtė tė madhėsisė demografike, dhe tė zhvillimit tė gjithėmbarshėm. Pa
ndikimin e jashtėm historia e tyre do tė mund tė zhvillohej nė drejtim tė
rivalitetit tė shėndoshė nė bashkėpunim dhe nė zhvillim. Pėr kėtė shkak
gjithmonė kam insistuar qė politika tė heq dorė nga instrumentalizimi i vet pėr
interesa tė huaja. Mirėpo me politikėn e terrorit shtetėror ndaj shqiptarėve
Serbia sikur synon t'i detyrojė shqiptarėt qė tė heqin dorė nga kėrkesat e tyre
legjitime dhe nga aspiratat e tyre historike. Kjo sikur arsyetohet me faktin nga
qė edhe asaj vetė i ėshtė e qartė tashmė se njė politikė e tillė ėshtė absurde
dhe jashtė kohės. Me ritualizimin e vrasjeve, siē ndodhi me rastin e Hasan
Ramadanit nga fshati Shajkovc, tė cilin e pėrshkruan shtypi nė gjuhėn shqipe,
nuk mund tė arrihet asgjė pozitive. Ritualizimi i vrasjeve ka qenė veēori e
kanibalizmit, ndėrkaq dihet se ai ėshtė ērrėnjosur. Vdekjet janė tragjike me
faktin se na pėrkujtojnė pėrkohshmėrinė e jetės sonė. Pėr kėtė shkak
indiferentizmi ndaj jetės njerėzore nuk mund tė jetė pėrmbajtje e asnjė lloj
politike dhe e asnjė ardhmėrie. Pėr kėtė shkak politika qė ndalet nė gjykimin
formal tė rasteve tė tilla, ndėrsa mė vonė prej tyre, me tė gjitha mjetet e
mundshme pėrpiqet tė kapitalizojė dhe tė mbledhė poena pėr veten, njė politikė e
tillė, e cila, veē tjerash, mbėshtetet ekskluzivisht nė faktorėt e jashtėm nė
dėm tė faktorit tė brendshėm, nuk mund tė ketė asgjė tė pėrbashkėt me popullin
shqiptar. Nė qoftė se ajo nuk ėshtė shprehje e tradhtisė sė interesave nacionale
atėherė ajo ėshtė edhe vetė viktimė e ndonjė komploti, gjė qė nuk e zvogėlon
pėrgjegjėsinė e saj pėr gabimet dhe pėr lėshimet e bėra. Mirėpo, gjykuar sipas
faktit se si njėra mė arreston e tjetra mė sulmon vetėm pėr shkak se unė po
insistoj nė zbulimin e sė vėrtetės dhe tė vėrtetave, ėshtė shumė afėr mendėsh se
politikat e tilla nė tė dy anėt synojnė nė zgjidhje shumė specifike dhe tė
pėrcaktuara nė kėtė pjesė tė Ballkanit. Pėrndryshe, pėrse si kėtu ashtu edhe nė
Shqipėri po burgoset dhe po gjykohet njė profil shumė i pėrcaktuar
intelektualėsh, pikėrisht ai qė ka pėrvojė tė caktuar prej burrėshteti, nėn
akuza qė tingėllojnė cinike, dhe qė nuk i kanė hije askujt, as kohės dhe as
vendit?
Nė letrėn time tė hapur drejtuar
ish-bashkėshortes dhe njė segmenti tė inteligjencisė sė Kosovės nė Prishtinė, nė
tekstin me nėntitull "Shqipėri e reduktuar apo republikė e barabartė" ia kam
tėrhequr vėrejtjen atij segmenti tė inteligjencisė pėr atė qė nuk mė pėlqente.
Letra u botua nė revistėn «Doruntina» nr. 3, 1993, nė Kumanovė, dhe jo nė
«Bujkun» apo nė gazetat tjera tė Prishtinės. Aty kam tėrhequr vėrejtjen edhe
pėr problemin e marrėdhėnieve me Greqinė, lidhur me ortodoksėt e Shqipėrisė
Jugore, mirėpo kėta zotėrinj atėherė u shtirėn si tė menēur. Ndėrkaq tani, kur
ky problem ka shpėrthyer nė sipėrfaqe, ata paraqiten si tė befasuar. Zbrazin
nėpėr gazeta ndjenjen e njė "patriotizmi zemėrak", duke e fshehur dyfytyrėsinė e
vet. Vėrtet nuk ėshtė gjė e vėshtirė qė tė bėsh karagjozllėk nga politika me
metodėn e masakrimit tė integralizmit tė ēfarėdo mendimi, me kombinimin e
gėnjeshtrės dhe tė harresės ose me ndrrimin e tezave. Mirėpo kur njė gjė e
tillė bėhet nė disa kushte specifike tė caktuara, dhe pėr njė kohė tė caktuar,
me rrugė sistematike, atėherė dėshirohen tė arrihen qėllime mjaft tė
pėrcaktuara, ndonėse nuk e di akoma se pėr ēfarė qėllimesh ėshtė fjala, por nuk
ėshtė e vėshtirė tė konstatohet se janė nė lidhje tė caktuar me zgjidhjen e
ēėshtjes shqiptare. Pėr kėtė shkak edhe mė tej do t'i saktėsoj pikėpamjet e mia
lidhur me kėtė ēėshtje, dhe kėtė pėr shkak se gjithė deri mė sot ato pėrbėnin
njė lėndė pėr shpjegime kontradiktore, ndėrkaq unė kam qenė dhe jam akoma i
sulmuar nga tė gjitha drejtimet e mundshme:
Bashkimi i popullit shqiptar nuk
mund tė realizohet si zgjerim territorial as i Jugosllavisė dhe as i Serbisė.
Kjo nuk do tė ishte zgjidhje e ēėshtjes shqiptare por njė imponim i njė
zgjidhjeje tė tillė pėr tė, qė do tė duhej tė ishte rezultat i ndonjė lufte.
Kjo gjithashtu do ta implikonte pėrzierjen e faktorėve tė tjerė. Greqia tashmė i
ka shfaqur hapur pretendimet e saj ndaj Jugut tė Shqipėrisė, dhe kundrejt njė
imponimi tė tillė tė zgjidhjes as Turqia s'do tė mund tė ishte indiferente, por
as Italia. Bashkimi i popullit shqiptar si zgjerim territorial i Jugosllavisė do
tė ishte nė esencė zgjerim territorial i Serbisė, po qe se kjo do ta
nėnkuptonte mbetjen e Kosovės nėn ēfarėdo ingjerence tė Serbisė. Populli
shqiptar diēka tė tillė nuk do tė mund ta pranonte, dhe as qė do tė mund tė
pajtohej ndonjėherė me tė. Propozimet qė po shfaqen tani pėr lidhje konfederale
me Shqipėrinė pa u zgjidhur paraprakisht ēėshtja e njohjes sė Kosovės de jure
mund tė jenė shprehje e dėshirės qė kjo ēėshtje tė pėrshpejtohet, por mund tė
duket edhe si njė ēėshtje tejet e diskutueshme. Nuk ka dyshim se kėto propozime
janė shprehje edhe e besimit absolut nė bashkėsinė ndėrkombėtare, por ajo nė
zgjidhjen e kėtyre ēėshtjeve rendom i ndjek interesat vetjake, ndėrsa interesat
e palėve tė interesuara i merr parasysh vetėm nė masėn nė tė cilėn ato palė janė
tė zonjat vetė qė t'i mbrojnė e t'i sigurojnė.
Pikėrisht pėr shkaqe tė tilla,
bashkimi i popullit shqiptar duhet t'i paraprijė ēfarėdo forme tė bashkimit
federal ose konfederal, ose formave tė tjera tė bashkimit nė tėrėsi mė tė mėdha,
gjersa vetė akti i bashkimit duhet tė jetė shprehje e vullnetit tė tij qė nuk
bėn tė prejudikohet nė asnjė mėnyrė. Vetė akti i bashkimit tė popullit shqiptar
pėr shkak tė karakterit tė ndarjes sė tij, bazohet nė esencė nė ndarjen e qetė
dhe dinjitoze me fqinjėt. Ēfarėdo politike qė nuk e merr parasysh pėrparėsinė e
kėsaj ēėshtjeje nuk mund tė jetė nė realitet shprehje e interesave nacionale
shqiptare.
Shqipėria ėshtė vendi i vetėm nė
Evropė qė kufizohet pothuajse nga tė gjitha anėt me vetveten, d.m.th. me
popullin e vet dhe me trojet e veta historike. Pėr kėtė shkak njė ēėshtje
prioritare ose njė ēėshtje me rėndėsi prioritare pėr Republikėn e Kosovės, ėshtė
ndarja e qetė dhe dinjitoze me RFJ dhe me Republikėn e Serbisė, dhe jo
bashkimi ose njėsimi me Shqipėrinė, pėr shkak se kjo do tė kuptohej si zgjerim
territorial i Serbisė nė drejtim tė Shqipėrisė, gjė e cila do tė nxiste
pretendime tė ngjashme edhe nė Greqi. Kjo do tė thoshte natyrisht luftė. Nuk
ėshtė aspak e pamundur qė nė qarqet e caktuara nė tė gjitha qendrat e
interesuara tė fuqisė, nga Beogradi nė Athinė dhe gjer nė Washington, dėshirohet
njė zhvillim i tillė i situatės. Ata shpresojnė pėr njė fitore minimale d.m.th.,
pėr njė zgjidhje tė pėrkohshme tė ēėshtjes shqiptare nė bazė religjioze nė tė
cilėn ndonjė shtet i bashkuar eventual shqiptar musliman do tė figuronte ose si
njė shtet i veēantė, ose si njė anėtar i njė tėrėsie mė tė madhe.
Dihet se, pėr dallim nga popujt
tjerė tė Evropės, religjioni tek shqiptarėt gjithmonė ka qenė mėnyrė e
mbijetesės dhe jo mėnyrė e jetesės. Pėrkatėsinė e vet religjioze shqiptarėt
asnjėherė nuk e kanė identifikuar me pėrkatėsinė e vet kombėtare. Elementi i
tyre kryesor pėrbashkues ka qenė gjuha dhe vetėdija tradicionale pėr veten. Ata
i kanė tri religjione, ndėrsa asnjeri prej tyre nuk ka lindur tek kėta dhe nuk
ėshtė kthyer nė gjendjen e tyre tė natyrshme. Tė gjitha ato kanė ardhur bashkė
me zgjerimet imperiale (Roma dhe Islamizmi) ose me forcimin e qendrave tė fuqisė
(Bizanti). Ky fakt (tri religjione) i pėrgjigjet pozitės gjeostrategjike tė
vendit ku jetojnė - nė trekufirin e tri kontinenteve. Ky fakt e shton pasurinė
shpirtėrore tė kulturės sė tyre dhe i kontribuon perspektivės sė tyre. Ndarja e
tyre nė bazė tė pėrkatėsisė religjioze, pėr vetė shqiptarėt do tė ishte e
dėmshme, pėr shkak tė varfėrimit tė shpirtit dhe tė kulturės, pėr shkak tė
humbjes sė territoreve, etj. Por edhe pėr praktikėn dhe pėr teorinė e
marrėdhėnieve ndėrkombėtare kjo do tė ishte tragjike, sepse nė kėtė mėnyrė do tė
afirmoheshin kriteret tė cilat ajo i ka tejkaluar qė moti, si dhe pėr shkak se
ky do tė ishte njė tregues i qartė i konfrontimit global tė shoqėrive globale.
Nuk e besoj se mund tė ketė midis
shqiptarėsh shumė tė tillė qė do tė pajtoheshin qysh mė parė me njė mundėsi tė
tillė. Politika ndėrkombėtare ndėrkaq ėshtė njė gjė e ndjeshme. Ajo ofron
mundėsi tė shumta tė manipulimeve tė ndryshme pėrmasash kolosale pikėrisht pėr
shkak se pas tyre qėndrojnė shtetet. Ato mendojnė se me kėtė mund tė arrihen
qėllimet e caktuara dhe nuk hezitojnė fare kur ėshtė fjala pėr shfrytėzimin e
metodave tė tilla. Nė anėn tjetėr ekziston njė numėr i madh njerėzish
nostalgjikė pėr kohėrat e shkuara tė cilėt ndryshimet demokratike nė Evropėn e
Lindjes i pėrjetojnė si kthim nė tė kaluarėn.
Ata mendojnė se ėshtė realizuar
gjermanizimi i Evropės e jo evropeizimi i Gjermanisė. Ėshtė pak e besueshme qė
nė disa qarqe tė mos mendohet qė me anė tė pazarllėkut me trojet shqiptare tė
zėnė pushtetin dhe ėshtė pothuajse e pa mundshme qė njė perspektivė e tillė e
zgjerimit territorial nė llogari tė shqiptarėve tė mos u pėlqejė qarqeve tė
caktuara si nė Beograd, ashtu dhe nė Athinė. Kėto qarqe mbase mendojnė se kjo do
tė ishte fare nė rregull, fare shik, dhe nė frymėn e ndryshimeve demokratike nė
Evropė. Bile ndoshta ato shpresojnė se do tė bėjnė njė salto mortale politike
si nė vitin 1937, dhe me ndihmėn e miqve tė forcuar t'i rikompensojnė sėrish
interesat e humbura gjatė luftės sė pandershme politike pėr pushtet. Ndoshta ata
kanė tė drejtė. Pėr mua ndėrkaq ata kanė tė drejtė nė masėn nė tė cilėn do tė
kuptohet se ndryshimet politike nė Evropė e mundėsojnė deklarimin e parimit tė
vetėvendosjes politike. Atėherė kur njė popull deklarohet politikisht pėr
zbatimin e kėtij parimi, asgjė nuk mund ta ndalojė gjer nė realizimin e tij tė
plotė. Ndryshimet politike nė Evropė e favorizojnė kėtė. Me fjalė tė tjera, as
vetė nuk e besoj se instrumentalizimi politik i kombit vetjak pėrbėn njė rrugė
tė drejtė pėr arritjen e qėllimeve afatgjata. Ai detyrimisht e nėnkupton
karakterin autoritativ tė pushtetit dhe pėrkrahjen e kėtij pushteti nga pjesėt
mė reaksionare tė popullit. Unė jam ithtar i nevojės sė forcimit tė identitetit
nacional dhe jo i instrumentalizimit tė tij. Vetė procesi i forcimit tė kėtij
identiteti nuk mund tė realizohet si kthim nė tė kaluarėn por si ecje progresive
drejt sė ardhmes. Njė ecje qė nuk i mohon vlerat pozitive tė sė kaluarės por i
inkuadron nė vetvete dhe i kuptimėson nė kohė. E di se dikur, pėr shkak tė
rivalitetit tė fuqive imperiale pėr territore dhe pėr tregje tė reja,
instrumentalizimi i popujve tė vegjėl ose tė ndonjė pjese tė tyre tė caktuar,
ishte njė gjė fare e rėndomtė. Popujt lidheshin pėr kėtė ose pėr atė fuqi, dhe
pėr kėtė shkak, tek popujt e vegjėl lindėn bindje dhe paragjykime pėr
predispozitat miqėsore tė kėsaj ose tė asaj fuqie. Kjo ėshtė nė fuqi edhe sot
por tani ka ndryshuar konteksti i pėrgjithshėm i gjėrave. Sistemet imperiale
janė bėrė tė shtrenjta, sklerotike dhe joefikase, prandaj janė lėnė qė moti.
Rivaliteti i fuqive gjithnjė e mė tepėr do tė realizohet si konkurrim i
zhvillimeve intensive tė brendėshme dhe pėr prodhimin e zbulimeve sa mė cilėsore
tekniko teknologjike si dhe pėr tregjet qė do tė dijnė tė konsumojnė prodhime
tė tilla. Ky fakt i vė nė pozicion tė njėjtė si serbėt, ashtu dhe shqiptarėt.
Serbėt ndėrkaq, do tė duhej tė hiqnin dorė nga ėndrrat imperialiste; ata duhet
ta njohin edhe de jure Republikėn e Kosovės, pėr t'iu kthyer kėshtu ardhmėrisė
sė tyre. Kėtu qėndron shkaku i theksimit tim se Republika e Kosovės duhet
krijuar nė raport me veten dhe jo pėr inat tė serbėve; se nuk ka kthim nė
komunizėm, por as marshim drejt fashizmit, se demokracia nuk plotėsohet me
pėrmbysjen e klasave por me luftėn konkurrente tė ideve dhe tė vlerave pėr gjėra
mė tė mira dhe mė cilėsore. Me fjalė tė tjera kam kėrkuar qė pėrmbajtja e
shqiptarizmit tė mos nxirret nga antiserbizmi ashtu si pėrmbajtja e serbizmit tė
mos nxirret nga antishqiptarizmi. Kjo natyrisht nėnkupton mirėkuptimin dhe jo
luftėn, por as luftėrat nuk janė zhveshur nga logjika sepse me atė rast do tė
ktheheshim nė kohėrat e barbarizmit dhe jo tė civilizimit. Duke e njohur edhe
de jure Republikėn e Kosovės, serbėt nuk bėhen popull mė i vogėl dhe as
shqiptarėt popull mė i madh. Nė kėtė mėnyrė ata do tė bėheshin tė tillė ēfarė
janė nė tė vėrtetė. Pėrse do tė duhej luftuar pėr t'u dėshmuar ajo qė tashmė po
shihet dhe qė ekziston? Populli shqiptar thjesht ėshtė deklaruar pėr shtetin e
vet sepse e ka ndjerė nevojėn pėr zhvillimin e mėtejshėm vetjak. Nė emėr tė
ēkafit serbėt do tė mund t'i pengonin? Edhe sikur vėrtetė tė besonin nė atė qė
ua ofron njė pjesė e historisė nė formė tė mitit mbi Kosovėn, tani kjo ėshtė e
parėndėsishme. Nuk ėshtė miti udhėrrėfyes i mirė pėr ardhmėrinė por e vėrteta.
Pastaj nuk ėshtė tėrėsisht e sigurt se luftėrat mund tė pėrfundojnė gjithmonė
ashtu siē paramendohen dhe siē dėshirohen. Tani ėshtė pothuajse e qartė se
ekzistojnė qendra tė largėta tė caktuara tė cilat i mbajnė nė kontroll proceset
e luftės e tė paqes si dhe rezultatet e tyre nė tė gjitha regjionet qė kanė
rėndėsi pėr paqen botėrore. Tashmė ėshtė plotėsisht e qartė se ato nuk
dėshirojnė qė nė kėto hapėsira tė vijė gjer ke lufta. Ato e dijnė qė populli
shqiptar ėshtė dėmtuar nė tė kaluarėn dhe se kėtė gjendje e ka edhe sot. Ata e
dijnė se ai ka tė drejtė tė zhvillojė luftė mbrojtėse ose ēlirimtare, sepse
luftėrat e tilla konsiderohen, dhe janė, njė e drejtė e natyrshme e popullit
pėr vetėmbrojtje dhe pėr ekzistencė. Si tė tilla ato merren si legjitime edhe
nga dokumentat e OKB. Ato e dijnė gjithashtu se populli shqiptar, nė territorin
e vet kompakt, ėshtė i vetmi qė ėshtė sakatosur kryq e tėrthor me kufij
artificialė ndėrshtetėrorė, i nėnshtruar ndaj organeve shtetėrore tė disa
shteteve, gjersa nė shtetin e vet e ka pjesėn mė tė vogėl; se ėshtė i pėrndjekur
dhe se nė disa vende, si nė Kosovė, pėr njė kohė tė gjatė po i nėnshtrohet
politikės sė terrorit shtetėror. Pikėrisht sepse e dijnė njė gjė tė tillė, ata e
mbėshtesin politikėn paqėsore tė alternativės shqiptare nė Kosovė; e lavdėrojnė
dhe e shpėrblejnė, por njėkohėsisht edhe e kontrollojnė dhe ia tėrheqin
vėrejtjen, edhepse kėto vėrejtje nė tė vėrtetė i adresohen Serbisė, sepse ata
mbase vlerėsojnė se vetėm Serbia ėshtė ajo qė mund tė zhvillojė luftėra nė kėto
hapėsira. Ata e dijnė se populli shqiptar nė kėto hapėsira, qė ka tė drejtė tė
mbrohet dhe tė luftojė pėr tė drejtat e veta legjitime, ėshtė plotėsisht i
paarmatosur. Nga shtypi nė gjuhėn shqipe lexojmė se shpeshherė zhvillohen
aksione brutale pėr mbledhjen e armėve. Tė vetmet armė qė ndonjėherė i gjejnė
aty-kėtu, janė ndonjė pushkė automatike, ndonjė revolver, dhe nė raste shumė tė
rralla, edhe ndonjė bombė dore. Nė rrethanat e luftės, kėto do tė quheshin
armatim i lehtė i kėmbėsorisė. Nė njė luftė bashkėkohore kėto do tė quheshin si
armė pėr spastrimin e terrenit, por kėto nuk janė armė pėr zhvillimin e ēfarėdo
lufte nė kushtet bashkėkohore. Vetė kėmbėsoria qysh moti ėshtė shndėrruar nė njė
forcė pėrcjellėse tė njėsive tankiste, ndėrsa vetė ai armatim sė shpejti do tė
mbetet vetėm njė relikt i sė kaluarės nga kohėrat e gangster-dueleve tė tipit tė
Al Kapones. Populli shqiptar askund tjetėr, pėrveē nė Shqipėri, nuk e ka
ushtrinė e vet tė armatosur apo njėsitė e veta paramilitare. Ajo qė gjendet nė
Shqipėri thonė se ėshtė akoma nė procesin e riorganizimit dhe tė modernizimit.
Kam dėgjuar se pikėrisht tani, nė kėtė kohė tė tė gjitha rreziqeve tė mundshme,
paska qenė e nevojshme tė zėvendėsohet komplet kuadri i shkolluar i oficerėve tė
armatės e tė policisė me tė tjerė qė tani sapo kanė filluar shkollėn. S'mund tė
ekzistojė njė indikacion mė i qartė i qėllimeve tė njė pushteti politik mbi
rrugėn paqėsore tė zgjidhjes sė problemeve dhe pėr lėshimin pa asnjė rezervė tė
vendit tė vet nė duart e faktorit ndėrkombėtar. Ky ėshtė faktori qė dikur na ka
ndarė. Tani do tė na bashkojė, nėse jo pėr shkak tė ndonjė paqeje tė mundshme,
atėherė mbase pėr shkak tė dėshirės pėr eksperiment! Pėr kėtė shkak, ne
shqiptarėt e Kosovės, qė dikur e kemi luajtur rolin e dorės sė parė nė
themelimin e shtetit shqiptar, tani iniciativėn pėr bashkim ua kemi lėnė atyre,
tė cilėve u mbetet qė fillimisht tė modernizohen, ndėrsa nė ndonjė tė ardhme
edhe tė bashkohemi! Sa tė menēura qė janė kėto qendra tė largėta tė fuqisė!
Atyre gjithmonė u shkon pėrdore qė pėrmes vetė nesh tė na mashtrojnė, ndėrsa pas
kėsaj edhe tė na shpėrblejnė e tė na i rrahin miqėsisht shpatullat.
Nė Kosovė policia dhe mbrojtja
territoriale qysh moti janė shpėrndarė dhe janė ēarmatosur. Nuk u la qė tė
mbijetonte asnjė formė organizative, por edhe nė qoftė se pėrkundėr kėsaj u la
diēka pėr tė mbijetuar, atėherė kjo sigurisht gjendet nė parahistorinė politike
tė kohėve tė nomenklaturės komuniste titiste, qė ėshtė lojale ndaj zotėrve tė
vetė tė vegjėl, por jo edhe ndaj ligjit, sepse ligje akoma nuk ka. Ata i janė
lėnė vetvetes, si jetimėt. Nė qoftė se nė ēfarėdo mėnyre veprojnė akoma, atėherė
kjo ndodh pėr shkak tė inercisė, dhe pikėrisht pėr shkak tė inercisė sė vjetėr.
Pėr shkak tė situatės sonė tė gjithmbarshme, kėshtu sė paku po thuhet, asnjė
politikė nuk do ta marrė pėrgjegjėsinė pėr ta. Sikur tė kishin zbritur nga
Marsi dhe sikur tė mos ishin prej kėndej! Politika nė kėtė mėnyrė i shmanget tė
qenit serize. Ajo bėhet joserioze. Ajo do ta donte Republikėn por nuk do ta
donte edhe pėrgjegjėsinė pėr tė. Ndėrkaq Republika, sipas definicionit,
nėnkupton shtetin, dhe shteti duhet t'i ketė edhe ushtrinė edhe policinė - dy
karakteristikat e pakontestueshme tė shtetėsisė sė shtetit. Bindjet dhe
qėndrimet e mia lidhur me kėto ēėshtje janė shumė tė qarta dhe tė tilla kanė
qenė gjithmonė. Politika e Republikės sė Kosovės duhet tė bėhet serioze. Kėtu
s'ka mė «hem ma kanda hem s'dua». Ajo duhet t'i pranojė si tė vetat hem ushtrinė
hem policinė. Ajo duhet t'i riorganizojė dhe t'i organizojė ato nė frymėn e
kohės dhe nė pajtim me ndryshimet dhe detyrat e tyre. Policia dhe ushtria e
Republikės sė Kosovės duhet tė jenė efikase por edhe meritore pėr shėrbimin nė
shtetin e ri demokratik. Ato janė pasqyrė e moralit publik por edhe e dinjitetit
tė popullit sepse pėr shkak tė pėrbėrjes sė tyre sociale, ato i reflektojnė tė
gjitha shtresat e shoqėrisė. Ato ndėrkaq janė edhe diē mė tepėr: ato reflektojnė
aftėsinė e njė shoqėrie qė tė organizohet nė pajtim me arritjet botėrore nga
cilado fushė e veprimtarisė shoqėrore por edhe aftėsinė e asaj shoqėrie pėr tė
pranuar dhe absorbuar gjithēka tė re, progresive dhe tė pazvetėnuar. Shkurt, me
shembullin e vet, dhe me nevojėn pėr tė vėnė nė jetė dhe pėr tė zbuluar
gjithmonė arritjet e reja nė fushėn e shkencės, ato duhet tė tėrheqin gjithė
shoqėrinė pėrpara drejt progresit. Dhe pikėrisht ato s'duhet ta heqin mendjen
kurrė nga dinjiteti i vet, dinjiteti i popullit tė vet dhe i shtetit tė vet.
Pranimi i ushtrisė dhe i policisė nuk
e nėnkupton luftėn. Nė rastin
konkret dhe nė ēastin aktual ajo nėnkupton kthimin e besimit nė dinjitetin e
vet. Ajo nėnkupton edhe marrjen e pėrgjegjėsisė vetiake pėr zhvillimin e gjėrave
si nė Republikėn e Kosovės ashtu edhe pėr Republikėn e Kosovės. Nė kėtė botė nuk
ekziston ndokund ndonjė vend, ndėrkaq janė mė shumė se 180 sish qė veten e
quajnė shtet dhe qė tė mos e kenė ushtrinė dhe policinė e vet. Kėto i ka madje
edhe Vatikani, sė paku nė kuptimin simbolik, ndonėse nuk e konsideron veten si
shtet tė mirėfilltė dhe as qė ėshtė i tillė nė kuptimin klasik. Sikur shtetet tė
zhvillonin luftėra vetėm pėr faktin se i kanė nė dispozicion policitė dhe
ushtritė e veta, atėherė asgjėkundi dhe asnjėherė nuk do tė kishim paqe. Ato
janė instrumente tė luftės dhe nė rend tė parė tė luftės, por ato mund tė lindin
edhe gjatė luftės. Ėshtė mė mirė qė tė krijohen nė kushtet e paqes pikėrisht pėr
shkak tė paqes. Ato gjithnjė e mė tepėr po bėhen instrumente tė paqes.
Sipas hipotezės se Republika e Kosovės
po njihet de facto, atėherė ē'kuptim ka qė ushtria dhe policia e
Republikės sė Serbisė, nė territorin e Republikės sė Kosovės, t'i kryejė punėt e
ushtrisė dhe tė policisė sė Republikės sė Kosovės? Pėrse tė lejohet nė kėtė
mėnyrė nxitja e urrejtjes dhe akumulimi i animozitetit midis kėtyre dy popujve?
Mė tej, ėshtė e vėrtetė se politika e
Republikės sė Kosovės po thirret nė njė gandizėm tė llojit tė vet dhe ajo vėrtet
ėshtė njė gandizėm i llojit tė vet. Unė vetė jam pionieri i vėrtetė i kėsaj
politike, sepse edhe para burgosjes nė vitin 1981 e kam pasur tė qartė raportin
e drejtė tė forcave nė botė. Pėr kėtė dėshmon edhe libri im «Lufta e ftohtė dhe
detanti» botuar nė tė dy gjuhėt nė Prishtinė nė vitin 1976. Nė burg, gjatė
gjysmės sė parė tė viteve '80-tė, unė gjithmonė kam ndikuar nė pėrvetėsimin e
metodave paqėsore tė luftės pėr Republikėn e Kosovės, sepse atėherė kam qenė i
vetmi njeri nė Kosovė, tė cilit i ishin plotėsisht tė qarta pasojat eventuale tė
ēfarėdo lufte. Ky ishte tek e fundit edhe motivi kryesor pėr shkrimin e atij
libri tė vogėl por tė rėndėsishėm, qė mė vonė pėr vite tė tėra u bllokua dhe
pothuajse u harrua. Pastaj vetė pėrcaktimi im nė atė kohė pėr Republikėn e
Kosovės nė kuadėr tė Jugosllavisė nė mėnyrė tė natyrshme e pėrjashtonte ēfarėdo
mendimi pėr luftėn, sepse ē'do tė na duhej Jugosllavia po tė ishim tė detyruar
qė brenda saj tė luftonim pėr barazi?
Pas daljes nga burgu me 1985, atje ku
isha i pėrndjekur, i izoluar dhe i ostracizuar padrejtėsisht, pa kurrfarė
vendimi tė shkruar nga ēfarėdo instance e pushtetit, pėr vite tė tėra u kam
folur fshatarėve qė po e deshėt Republikėn nė kuadėr tė Jugosllavisė, urdhėroni
bashkė me mua. Ndėrkaq po e deshėt Shqipėrinė, kjo e nėnkupton luftėn. Ndėrkaq
pėr luftė le tė urdhėrojnė tė tjerėt. Unė do tė isha vetėm ushtar. Pushteti
sigurisht qė e dinte kėtė. Ai e pėrcillte ēdo hap timin dhe ēdo fjalė timen. Ai
pėrpiqej qė ca tė tjerė, sidomos tė rinj, t'i shndėrronte nė mua me anė tė
tentimeve tė ēmendura pėr tė depėrtuar nė trurin tim dhe me anė tė imitimeve
tragjikomike. Nėntė vjet tė tėrė mė bėri plotėsisht tė varur materialisht nga tė
tjerėt, fillimisht nga prindėrit e mij tė vjetėr, nga vėllėzėrit e mij mė tė
rinj, dhe pastaj edhe nga fshatarėt tjerė. Nuk mė lejonte tė punėsohesha askund
duke i frikėsuar punėdhėnėsit eventualė. Asnjėherė nuk mė dha pasaportė pėr
udhėtim jashtė vendit. Dy herė themelova familje me femra intelektuale dhe qė tė
dy herėt dėshtova. Ky fakt natyrisht ėshtė shfrytėzuar qė tė mė pamundėsohet
ikja, sepse ēfarė do tė bėja unė nė tė vėrtetė me komoditetin jetėsor tė jashtėm
pa fėmijėt e mi tė mitur? Mos do tė ketė qenė vallė e nevojshme qė ndryshimet tė
kryhen me njė dialog aq tė ēuditshėm me mua, apo vetė unė tė kem qenė tepėr
ambicioz? Nuk e di. Me fjalė tė tjera, ėshtė plotėsisht e qartė nga ajo qė u
tha, se lufta pėr Republikėn e Kosovės me mjete paqėsore nuk u zhvillua vetėm me
njė siguri rutinore prej zotėrinjsh elegantė nga kancelaritė e gjera e nga
kabinetet e bukura. Ajo ka kėrkuar privacione kolosale, viktima e flijime.
Ndėrkaq privacionet dhe flijimet i bėjnė vetėm ata qė kanė shkallė tė lartė tė
moralit vetiak por edhe qė besojnė fuqimisht nė ndershmėrinė dhe nė fisnikėrinė
e qėllimeve pėr tė cilat luftojnė. Sepse njė qėllim fisnik nuk mund tė
realizohet me metodat makiaveliste tė intrigave dhe tė shpifjeve. Bashkimin e
Italisė nuk e solli mendimi politik i Makiavelit por vetėm mendimi politik i
Macinit dhe lufta vetmohuese e njė morali tejet tė lartė e Garibaldit. Makiaveli
e ka pėrshkruar luftėn politike pėr pushtet tė sundimtarėve tė ndryshėm tė
paskrupullt dhe tė princėrve tė Italisė feudale. Ai u jepte atyre udhėzime se si
ta pėrforcojnė pushtetin dhe ka pasur besim se ndonjėri prej tyre do ta
shfrytėzojė atė pushtet nė favor tė bashkimit tė Italisė. Mjeshtritė tė cilat i
pėrshkruan dhe i rekomandon ai sigurisht qė janė shfrytėzuar edhe mė parė, por
edhe pas tij, nė luftėrat e pėrgjakshme pėr pushtet nga ana e oborrtarėve tė
ndryshėm dhe despotėve, nga ana e tiranėve dhe diktatorėve tė vjetėr e modernė,
por kurrė ndonjėherė ato, gjatė gjithė historisė, nuk e kanė sjellė fitoren e
ēfarėdo lėvizjeje politike serioze dhe as forcimin e ēfarėdo pushteti
demokratik. Ato mund tė sjellin forcimin e pushteteve dhe tė pushtetmbajtėsve
despotikė, autokratikė, autoritarė dhe totalitarė; ato janė metoda tė njė lufte
tė paskrupullt, tė paturpshme dhe tė pėrgjakshme pėr pushtet, por ato janė nė
kundėrshtim tė ashpėr dhe tė thellė me vetė nocionin e demokracisė. Mjafton qė
tė shfletohen faqet e «Zėrit» qė tė shihet se me ē'zjarr e ē'pasion gazetarėt e
tipit tė H. Matoshit nė emėr tė mėsuesve tė tyre e predikojnė imoralitetin nė
politikė! Implikimi i vetėm i metodave tė tilla ėshtė lufta e pėrgjakshme
qytetare, dhe kėtė gjė ata do tė duhej ta dinin.
Nė artikullin tim «Pėr njė qasje mė
shkencore ndaj politikės nė Kosovė» (DeA, 1-1991), e kam nėnvizuar nė mėnyrė
indirekte trajtimin e gabuar dhe tė njėanshėm tė mendimit politik tek ne. Pasoi
njė reagim i vrazhdėt, histerik, vėllimor dhe gjithėpėrfshirės i qarqeve tė
pėrmendura politike. Kjo mė dha tė kuptoj se nomenklatura politike intelekuale e
Kosovės kishte vendosur tė vinte nė jetė ostracizmin e vjetėr grek ndaj meje,
gjė qė dukej dhe interesante, sepse kurrė nuk kam qenė kundėr asaj qė ajo ta
zinte vendin qė i takonte nė shoqėri. E dija se ishte fjala pėr njė grupacion tė
fuqishėm politik pa ndonjė konkurrencė tė veēantė, dhe duke insistuar pėr njė
luftė konkurrente tė ideve dhe tė mendimeve, e dija qė ajo do tė fitonte dhe do
tė bėhej forcė udhėheqėse e shoqėrisė. Mirėpo unė doja vetėm qė ajo fitoren ta
meritonte dhe qė tė mos ishte forcė e vetme e shoqėrisė dhe as forca e vetme
udhėheqėse e shoqėrisė. Desha qė gjatė asaj lufte konkurrente tė ideve dhe tė
vlerave tė konkurrojnė dhe tė integrohen nė politikė edhe forcat e reja qė
atėherė ndodheshin nė procesin e formimit. Mendoja qė nga kjo tė shpėrthente njė
kualitet me anė tė tė cilit do tė fitonim njė elitė politike intelektuale tė
shoqėrisė mė tė gjerė, mė tė fortė, mė tė larmishme dhe mė tė pasur me ide. Pėr
vete kėrkoja qė vetėm tė mė pranonin si tė barabartė. Siē shihet tani nė faqe tė
shtypit e gjithė kjo edhe po realizohet, por edhe tash nė njė formė disi tė
ngurtė, sikur brenda kėsaj forme, me ndryshime tė vogla kozmetike, po kthehet
realiteti i para vitit '81. U desh qė tamam unė tė riarrestohesha qė njė
pėrshtypje e tillė tė kompletohej. U dashka vallė vėrtetė qė e kaluara tė
kthehet nė njė formė tė pandryshuar? Pėrse vallė pikėrisht me ardhjen dhe me
konsolidimin e saj nė pushtet 400 mijė njerėz u desh tė iknin nė botėn e
jashtame?
Harold Lasuelli, njėri nga frojdistėt
e shquar tė Universitetit tė Ēikagos nė SHBA, nė vitet 30-ta tė kėtij shekulli e
botoi librin «Psikopatologjia dhe politika» (Psychopathology and politycs). Nė
faqet e tij ai argumeton se si njeriu, pėr t'u marrė me politikė, i duhet qė
motivet e veta personale, me anė tė procesit shoqėror tė racionalizimit, t'i
shndėrrojė nė interesa shoqėrorė tė pranueshėm nga tė gjithė. Vetėm nė kėtė
mėnyrė, vlerėson ai, njė veprim i individit bėhet veprim politik. Mbase duke u
mbėshtetur nė kėtė formulė tė tij, nomenklatura titiste-komuniste e viteve '80,
tė gjithė tė dėnuarit e atyre viteve i shpalli si marksistė-leninistė. Nė
artikullin tim «Viti '81 dhe proceset e demokracisė» iu kundėrvura njė trajtimi
tė tillė tė atyre tė rinjve dhe tė rejave me tezėn se ata nuk po e merrnin
parasysh shkallėn e vetėdijes sė tyre politike dhe veprimin e pėrgjithshėm
sintetizues tė parullės pėr Republikėn. E kam bėrė kėtė sepse e kam ditur se kjo
gjė do ta sillte thellimin e vetėdijes pėr pėrkatėsinė klasore dhe pėr dallimet
klasore. Atėherė kam besuar, por besoj edhe tani, se populli shqiptar nė Kosovė
kurrė nuk e ka pėrjetuar shtresėzimin e njėmendėt klasor tė shoqėrisė. Atė qė
unė e quaj nomenklaturė komuniste-titiste tė Kosovės, nė tė vėrtetė ėshtė ajo
elitė e brishtė dhe e ndjeshme e pushtetit e cila pėrfaqėson pjesėn udhėheqėse
tė shtresės sunduese tė shoqėrisė. Por edhe kjo pjesė udhėheqėse e kėsaj shtrese
tė shoqėrisė ėshtė shumė e hollė, e ngushtė dhe e ndjeshme. Ajo pėrfaqėson bazėn
prej rreth 100 mijė njerėzve pėr elitėn sunduese tė pushtetit prej rreth 30-40
mijė njerėzish. Thėnė kushtimisht, pjesa aktive e popullatės nė luftėn pėr
Republikėn e Kosovės gjithashtu nuk e tejkalon kėtė numėr. Tė dy kėto pjesė me
supozimin e integrimit tė barabartė nė shoqėri, do tė duhej tė pėrfaqėsonin dy
shtyllat mbajtėse tė Republikės sė Re. Mirėpo nėse njėra nga kėto dy shtylla
vazhdimisht duhet sulmuar pėr majtizėm, pėr ideologjizim e pėr anim kah
prosllavizmi, qė sipas kritereve tė tanishme tė shtypit ėshtė baras me
tradhėtinė kombėtare, atėherė borgjezia e re shqiptare do tė duhej tė gjente njė
popull tjetėr nė tė cilin do tė mbėshtetej, pasi qė ata njerėz qė i sulmon ajo
janė plotėsisht nga populli dhe nė popull. Atėherė do tė duhej t'i ruante
pėrjetėsisht njė tjetėr polici dhe njė tjetėr ushtri nga populli i vet dhe
atėherė e gjithė filozofia e tyre s'do tė ishte gjė tjetėr pos njė pėrmbledhje e
mjerė parullash demagogjike dhe marrėzirash tė ndryshme.
Mirėpo nė qoftė se policia e
Republikės sė Serbisė, e cila kėtu po e kryen detyrėn e policisė sė Republikės
sė Kosovės, megjithė faktin se kjo e fundit ekziston dhe njihet de facto
njėherėsh kryen edhe funksionin e ruajtjes sė pozicioneve tė asaj elite tė hollė
tė pushtetit, atėherė ajo kėtė detyrė nuk e bėn mirė. Nė rend tė parė sepse
popullit shqiptar i duhet tė mėsohet me borgjezinė e vet. E dyta, sepse ajo
borgjezi duhet tė mėsohet qė ta respektojė popullin vet si dhe kufizimet morale
e tradicionale qė ia imponon ai, qoftė edhe nė mėnyrė tė pavetėdijshme, dhe e
treta, sepse nė kėtė mėnyrė, siē po ndodh tani, krijohet urrejtja midis dy
popujve. Nė qoftė se politika ėshtė nė esencė matematikė, siē mendojnė disa me
tė drejtė, atėherė operacionet matematikore me tė cilat do tė pėrmblidheshin
rezultatet e njė politike tė tillė thjesht do t'i vėrtetonin implikimet e saj
tejet tė dėmshme pėr tė dy popujt. Si do tė dukej pėr shembull, po tė bėnim njė
supozim teorik, qė rastėsisht borgjezia serbe nesėr tė kėrkojė shėrbimet e njė
policie tė huaj kundėr popullit tė vet? Kėto janė supozime tė cilat duhet tė
tregojnė pėr paqendrueshmėrinė e situatės nė tė cilėn gjendemi dhe pėr nevojėn
imperative qė ajo tė ndryshohet urgjentisht. Me fjalė tė tjera, politika e
Republikės sė Kosovės duhet ta marrė pėrgjegjėsinė pėr ushtrinė dhe policinė e
vet, ndėrsa politika e Republikės sė Serbisė mė nė fund duhet ta kuptojė se po
fillon epoka e familjes evropiane tė popujve, se nė tė tė gjithė anėtarėt do tė
jenė tė barabartė, se populli shqiptar nė Kosovė me tė cilin do tė jetojnė
plotėsisht tė barabartė edhe joshqiptarėt, me metoda demokratike tė luftės e ka
fituar Republikėn e vet, ka vendosur qė nė atė familje tė popujve tė Evropės tė
hyjė si i njėsuar. Populli shqiptar ėshtė i barabartė me tė gjithė popujt e
Evropės. Ai nuk ėshtė i gatshėm pėr luftė. Politika qė e pėrfaqėson nga tė
gjitha pjesėt ku ai jeton nė emrin e tij ka hequr dorė nga shfrytėzimi i
metodave jodemokratike tė luftės pėr realizimin e qėllimeve nacionale, por ai,
ashtu si ēdo popull, ka tė drejtė pėr vetėmbrojtje dhe pėr zhvillimin e vet tė
papenguar kombėtar. Pėr kėtė shkak ai vetė dhe nė mėnyrė sovrane do tė vendosė
pėr ato forma tė luftės sė vet tė cilat do t'i pėrgjigjen mundėsive tė tij nė
kushtet dhe nė kohėn e dhėnė. Ėshtė plotėsisht e pakuptimtė qė tė gjykohet
dikush pėr potezat e ardhshėm eventualė tė popullit tė tij, tė cilėt ai nė asnjė
kuptim s'ka mundėsi t'i dijė.
Lidhur me kėtė vetėm dua tė shtoj se
nuk do tė duhej tepruar me atė qė gazetarėt e quajnė gandizėm tė popullit
shqiptar, dhe qė sėrish bazohet nė metodėn e luftės sė tij. Ajo qė sot nėpėr
faqet e shtypit po lavdėrohet si gandizėm, pėr ē'shkak individė tė caktuar qė
s'kanė asnjė lidhje me tė ngriten gjer nė qiell, fitojnė shpėrblime, u rrahen
shpatullat, falenderohen etj., vėrtetė qė s'kanė asnjė lidhje me gandizmin. Unė
e di se ēdo metodė e luftės paqėsore e demokratike s'mund tė quhet gandizėm,
sepse ēdo metodė e tillė e luftės nuk ėshtė njėherit edhe produkt i njė
filozofie tė tėrė tė antidhunės, ashtu siē ishte nė realitet dhe siē ėshtė
filozofia e Gandit, por vetėm njė pasqyrė e situatės sė caktuar dhe e kushteve
tė caktuara. Ashtu siē e di edhe se sot atė e lavdėrojnė pikėrisht ato qarqe nė
botė tė cilat kanė bėrė, dhe vazhdojnė tė bėjnė edhe sot gjithēka, qė njerėzit
tė mos e kuptojnė. Mirėpo kjo ėshtė punė e tyre. Unė e mendoj veten si tepėr
larg Gandit. Pastaj, dhe kjo ėshtė mė e rėndėsishmja, njė pjesė e inteligjencisė
shqiptare, do tė duhej mė sė fundi tė mėsonte qė pėr popullin e vet tė mendonte
me kokėn e vet, sepse edhe krahas shumicės sė tij islamike, populli shqiptar
kurrė nuk ka qenė dhe as qė do tė jetė ndonjėherė popull aziatik. Ndonėse edhe
islamizmi nuk ka me tė ndonjėfarė lidhje, t'i imponosh popullit shqiptar vlera
qė janė nė kundėrshtim me frymėn e tij praktike, nuk do tė thotė vetėm moskuptim
dhe keqinterpretim i tij, por edhe dhunim tė dinjitetit tė tij, d.m.th. tė njė
populli tė lashtė evropian. Nuk e kam ndjerė veten tė goditur personalisht.
Ishte obligim i imi intelektual kundrejt njė kolosi tė mendimit dhe tė frymės
njerėzore, qė tė reagoj kundėr atyre teprimeve. E bėra kėtė nė pjesėn II tė
artikullit tim "Bėje ose vdis" (Fjala, shkurt 1992). Dhe qėndroj edhe tani, si
prapa kuptimit, edhe prapa ēdo fjale, pike e presje tė shkruar nė tė.
Pėrse nuk po mė gjykojnė
Zonjė kryesuese e gjyqit,
Zotėrinj tė kolegjit gjykues,
Me kėtė i jemi pėrgjigjur edhe pikės
sė tretė dhe tė fundit tė aktakuzės e cila bazohet nė esencė nė ēėshtjen e
luftės dhe tė paqes d.m.th., nė karakterin dhe nė llojet e metodave me tė cilat
unė, si pėrfaqėsues i popullit shqiptar e si kryetar i njė partie qė do tė mund
tė bėhej e rėndėsishme, do tė mund tė shėrbehesha eventualisht nė luftėn pėr
realizimin e qėllimeve kombėtare. Besoj se prokurori publik i Republikės sė
Serbisė nė Prizren zoti Dobrivoje Periē bazat pėr shkrimin e aktakuzės sė tij i
ka gjetur nė disa elemente tė cilat do tė mund tė shpjegoheshin me atė qė unė e
pėrshkrova mė sipėr si formulė tė Harold Lasswellit mbi racionalizimin e
motiveve personale dhe pėrkthimin e tyre nė qėllime tė gjithėpranueshme
politike. Besoj madje se nė kėtė drejtim ai ėshtė treguar i kujdesshėm, pėr
ē'gjė e falenderoj, por qė megjithatė aktakuzėn i ėshtė dashur ta shkruajė, qė
do tė thotė se ajo pėrkujdesje nuk ėshtė e lidhur me implikimet e veprės tė
cilėn unė kurrsesi dhe nė asnjė rast nuk e kam bėrė dhe as qė ėshtė bėrė nga ana
ime. Por nėse kufizimet njerėzore na pengojnė qė gjėrat t'i sqarojmė qysh mė
parė, d.m.th., para se tė kenė pasur fare mundėsi qė tė lindin, a mos ka qenė
vallė mė e arsyeshme po t'i ishim pėrmbajtur porosisė sė atij filozofi
paraprijės tė logjikės atomistike tė cilit pėr shkak tė kuptimit tė fjalės dhe
tė pyetjes i ėshtė cfilitur mendja dhe i ėshtė ējerrė zemra - Ludvig
Wittgensteini, i cili pas njė lufte tė mundimshme prapa vetės, vetėm disa ēaste
para se tė vdiste, konkludon: «Por pėr gjėrat pėr tė cilat s'bėn tė flitet duhet
tė heshtet». Unė kėsaj, duke ia ndajshtuar rastit tim, vetėm do t'i shtoja: Ēdo
pėrgjigje e kuptimėsuar fillimisht, nė fund megjithatė bėhet plotėsisht e
pakuptimtė. Prandaj ėshtė plotėsisht e pakuptimtė qė tė gjykosh tė pakuptimtėn.
Nė bazė tė gjithė kėsaj qė u shtrua,
duket sikur tani u bė e mundur qė tė ofrohet pėrgjigja nė pyetjet e bėra nė
fillim: pėrse jam i burgosur dhe pėrse po mė gjykojnė? Pėr shkak tė interesimit
qė ka zgjuar ky gjyq nė opinionin publik tė Kosovės dhe pėr shkak tė spekulimeve
tė shumta lidhur me tė dėshiroj tė pėrgjigjem shkurt edhe nė pyetjen: pėrse nuk
po gjykohem?
1. Nė burg nuk kam ardhur me dėshirėn
time, por kam qenė i arrestuar. Ėshtė gjė e paparė qė tė sulmohet i burgosuri
vetėm pėr faktin se ai pa dėshirėn e tij ėshtė burgosur. Burgu nuk ėshtė vend
pėr zhvillimin e ēfarėdo bisedave politike, por aty zhvillohen sulme dhe
mbrojtje, sulmon shteti dhe mbrohet individi i burgosur. Aty ėshtė vendi ku
individi jep llogari pėr veprat ose pėr bindjet tė cilat shoqėrisė nuk i kanė
pėlqyer. Burgu s'ėshtė hotel apo shtėpi pushimi, por ėshtė vend i vuajtjes. Nėse
zotėrinjtė qė mė sulmojnė nuk e besojnė kėtė, pėrse vallė nuk provojnė qė tė
bėjnė diēka qė do t'i ēonte nė burg pėr t'u bindur vetė lidhur me kėtė? Ndėrkaq
nėse i frigohen faktit se mos kam thėnė diēka qė atyre s'do t'u pėlqente, pėr
fat tė keq nuk kam mundur tė them asgjė mė shumė se ē'nuk e kanė ditur ata vetė
dhe ē'nuk e kam thėnė dhe botuar tashmė publikisht; asgjė qė do tė mund t'i
ēonte nė burg, sepse tek e fundit, ata janė tė mbrojtur, ndėrsa mua po mė
burgosin. Kėta zotėrinj e dijnė kėtė gjė, por e di edhe unė. Ėshtė e udhės qė tė
mos mė sulmojnė. Kėtu nuk po zhvillohen kurrfarė bisedimesh politike, ndėrsa unė
vetėm po i mbroj bindjet e mia politike. Nė rast se kjo disave nuk u pėlqen, le
ta pėrkujtojnė se pėr kėtė shkak unė jam burgosur dhe le tė mendohen se mos i
kanė kontribuar edhe vetė kėsaj pune, duke i ndjekur mėsimet e makiavelizmit,
konsekuencat e tė cilit nuk i kanė kuptuar kurrė dhe as qė do t'i kuptojnė
ndonjėherė sepse nuk e kanė kuptuar edhe vetė atė. Ndėrkaq populli i pamėsuar
mendon se titujt akademikė dhe dijet e vėrteta janė e njėjta gjė, gjė qė nuk
ndodh veēse nė raste tė rralla. Mirėpo do tė duhej sė paku tė pranohej
ndershmėrisht se Republika e Kosovės nuk ėshtė pronė private e askujt ndonėse po
insistohet edhe mė tej qė ajo tė jetė e tillė.
2. Nuk po gjykohem pėr shkakun qė e
pėrshkruan «Bujku» pak kohė pas arrestimit tim, d.m.th., se jam arrestuar pėr
shkak se jam «i tillė», duke mos sqaruar se ēfarė qenkam nė tė vėrtetė, «qė ecėn
i vetmuar nėpėr teh shpate», por nuk e thotė se me kė qenka dashur tė shoqėrohem
dhe se pėr ēfarė tehu tė shpatės ėshtė fjala? Mė nė fund ai thekson se jam
personifikim i politikanit dhe i intelektualit largpamės, por nuk e shpjegon se
si qenka e mundur kjo gjė, kėshtu qė del sikur unė paskam aftėsi
parapsikologjike tė fallxhorit, tė profetizuesit e tė parashikuesit. Edhe kėto
pikėpamje pėr mua u gjasojnė atyre qė u pėrshkruan mė lart. Janė tė frymėzuara
nga po ato qarqe tė cilat me vite e dekada u pėrpoqėn dhe ia dolėn ta denigrojnė
personalitetin tim dhe aftėsitė e mia intelektuale me qėllim qė me to tė
shėrbehen pėr shkėlqimin dhe lartėsimin vetjak. Kėtė ua mundėsoi sistemi dhe
zhdėrvjelltėsia e tyre pėr t'i shitur tė fortit gjithēka qė s'ėshtė e tyre nė
kėmbim tė asaj qė do tė duhej tė ishte vetėm e tyre. Ky mentalitet i kopesė
mendon seriozisht se kjo praktikė ėshtė e pėrjetshme dhe e pandryshueshme. Ata
mendojnė seriozisht se individi mund tė ngritet vetėm me ndihmėn e tyre. Pėr
shkak tė kėtij besimi tragjik, baza e tė cilit ndodhet nė edukatėn e tyre
patriarkale tė tradicionalizmit fisnor akoma tė gjallė ndėr ne, ata mė me
dėshirė e me lezet do ta hanin pjesėtarin e tyre se sa ta lejonin qė tė
pavarėsohej plotėsisht prej tyre. Ky mentalitet i kopesė mė ka vėnė tashmė nė
njė situatė jashtėzakonisht tė rėndė, por ai po vazhdon tė veprojė me vrull,
agresivitet dhe intensitet tė pazbutur. Prandaj po u drejtohem sėrish: Mė lini
tė qetė! Nuk po mė gjykojnė pėr shkakun tuaj. Asnjėherė nuk jam gjykuar pėr
shkakun tuaj edhepse ju keni dashur ta besoni njė gjė tė tillė. Nuk e kam ngrėnė
asnjėherė ndonjėrin prej pjesėtarėve tė kopeve tuaja tė shumta sepse ndjej
neveri nga njė gjė e tillė. Po pata mundėsi do tė pėrpiqem t'i ndryshoj themelet
tuaja nė mėnyrė qė nė tė ardhmen tė vdesin dhe tė zhduken manitė tuaja
njeringrėnėse. Ndėrkaq po qe se nuk ja dal dot kėsaj pune, atėherė mė gllabėroni
mė nė fund tė tėrin, ose mė lini tė qetė!
Pastaj intelektualėt e vėrtetė nuk
presin qė tė jenė tė kuptuar nga ēdokush dhe nga tė gjithė, por edhe ata kanė tė
drejtė pėr mbrojtjen e jetės sė vetė private dhe pėr respektimin e
personalitetit tė vet. Pavarėsisht se ē'mendojnė pėr mua qarqet e caktuara
politike, unė veten e vlerėsoj nė raport me tė qenit dhe me qenjen e kohės.
Prandaj mendoj pėr vete se nė kėto ēaste kėtu po gjykohet njėri ndėr
intelektualėt mė tė mėdhenj tė popullit shqiptar. Nuk dyshoj aspak se nė tė
ardhmen do tė lindet dikush, nėse nuk ka lindur tashmė, qė do tė dij ta pėrqasė
veprėn time dhe jetėn time nė raport me mundėsitė e veta. Mėnyra e sjelljes suaj
ndaj meje nuk flet pėr mua por pėr ju. Nė kėtė gjykatė nuk gjendet asnjėri nga
anėtarėt e familjes sime tė ngushtė. Asnjė prej tre fėmijėve tė mi mitur.
3. Mendoj se do tė ishte njė gjė
pretencioze po tė pohoja se jam burgosur dhe se po gjykohem pėr shkak tė
punimeve tė mia tė botuara ose tė pabotuara apo edhe vetėm pėr shkak tė
mendimeve tė mia. I kam shkruar disa punime dhe artikuj tė rėndėsishėm
studimorė. I kam shkruar qėllimisht nė atė mėnyrė qė secili prej tyre, duke i
llogaritur edhe letrat e mia tė hapura, tė pėrfaqėsojnė njė vepėr tė vogėl
kapitale, por njėherėsh edhe njė syzhe apo pėrkujtues pėr shkrimin e shumė
veprave kapitale ose ndoshta vetėm pėr njė vepėr tė madhe kapitale tė lidhur
organikisht. Ndėrkaq, nuk kam shkruar vepėr tė madhe kapitale. Mė ka munguar
paqja e duhur nė kėto 15 vjetėt e fundit qė t'i pėrkushtohesha seriozisht njė
gjėje tė tillė. Jam mbrojtur prej kafshimeve tė ndryshme tė kopeve tė
pėrshkruara. Vepra ime e madhe kapitale megjithatė ėshtė inkorporuar nė
Republikėn e Kosovės dhe nė lėvizjen e gjithėmbarshme tė shoqėrisė pėrpara.
Mirėpo pėr kėtė unė njė herė e kam mbajtur dėnimin me burg.
Pėr kėtė arsye tani as jam burgosur as
po gjykohem.
Mė ka arrestuar policia e
Republikės sė Serbisė, ndoshta me kėrkesėn e njė pjese tė alternativės shqiptare
tė Republikės sė Kosovės. Shkaku i drejtpėrdrejtė i kėtij arrestimi sigurisht ka
qenė frika iracionale e kėsaj pjese tė alternativės shqiptare se me shkuarjen
time nė Prishtinė nė krye tė UNIKOMB-it pas 9 vitesh tė ostracizmit dhe tė
izolimit, do tė ērregullohej baraspesha e forcave politike dhe do tė krijohej
njė gjendje e paparashikueshme dhe e pakontrollueshme. Ky edhe ėshtė shkaku i
vėrtetė i mbajtjes sė kėtij gjykimi pėr tė cilin personalisht kam besuar se nuk
do tė ndodhte. Besoj gjithashtu se gjykimi po mbahet me pajtimin e ndėrsjellė tė
dy republikave ose tė organeve tė tyre pėrgjegjėse kompetente, gjersa shkaqet
juridike qė i pėrmban aktakuza s'mund tė qėndrojnė absolutisht dhe angazhimet e
gjertanishme tė mbrojtėsve jashtėzakonisht tė pėrgatitur e profesionalistė tė
Republikės sė Kosovės kėtė e vėrtetuan patundshmėrisht. Prandaj besoj se
Republika e Kosovės nga aspekti juridik ėshtė nė gjendje qė tė mbrohet
absolitisht vetėm. Mbrojtėsit e saj pėr kėtė arsye janė nė lartėsinė e thirrjes
sė vet dhe tė profesionit tė vet si dhe tė dinjitetit tė Republikės apo tė
shtetit tė vet. Pėr kėtė shkak unė iu falenderohem dhe u dėshiroj sukses nė tė
gjitha luftėrat juridike pėr forcimin e themeleve dhe tė ndėrtesės ashtu si dhe
tė pamjes sė jashtme dinjitoze tė shtetit tė tyre, Republikės sė Kosovės.
Me faktin se shkaqet juridike nuk
qėndrojnė ngaqė janė shembur nė mėnyrė tė argumentuar nga ana e mbrojtėsve tė mi
tė Republikės sė Kosovės, vetėm vėrtetohet se ky gjyq ėshtė i njė natyre
politike. Shkaqet politike tė mbajtjes sė tij edhe mė tej mbeten. Pėr ato shkaqe
tė natyrės politike ky gjyq duhet tė marrė vendimin e vet gjyqėsor. Me kumtesėn
time tė gjerė pėr prapavijėn politike tė kėtij gjyqi, nė mėnyrė tė ndershme dhe
objektive kam dashur t'i ndihmoj kėtij gjyqi qė tė marrė vendim objektiv, jo
sepse dyshoj nė objektivitetin e tij, por sepse tek ai arrihet me njohjen e
plotė dhe zbulimin e argumenteve kundėrshtuese dhe kontradiktore.
Ndėrkaq vetė fakti se kam mundur tė
jem i burgosur pėr shkak tė mundėsisė sė ndikimit tim nė lėvizjet e
gjithėmbarshme politike nė kėto hapėsira, i pėrforcon dyshimet e mia tė
sipėrpėrmendura pėr mundėsinė e zgjidhjes sė ēėshtjes shqiptare nė bazė tė
pėrkatėsisė sė tij religjioze nė kundėrshtim me interesat e tij tė vėrteta
nacionale. Prandaj mendoj se ėshtė e rėndėsishme tė theksohet se ėshtė e drejtė
e ēdo populli pėr informim tė drejtė dhe objektiv lidhur me rėndėsinė e akteve
politike nė tė gjtiha vendet nė kėto hapėsira. Duke mos dashur tė prejudikoj
asnjė zgjidhje, gjė pėr tė cilėn janė kompetentė organet politike shtetėrore dhe
trupat e tyre, mendoj se si qytetar i rėndomtė i Republikės sė Kosovės, dhe si
pjesėtar i kombit tim, i thirrur nė gjyq pėr shkak tė bindjeve tė mia politike,
kam tė drejtė tė nxjerr nė pah qėndrimet e mia pėr gjėrat qė mendoj qė janė nė
interes tė pėrgjithshėm. Prandaj mendoj se ėshtė nė interesin tonė, e pėr tė
gjithė ata qė jetojnė nė kėto hapėsira dhe qė s'kemi ndonjė atdhe tjetėr, qė:
1. Republika e Serbisė ta njohė
edhe de jure dhe jo vetėm de facto Repubikėn e Kosovės.
2. Qė Republika e Kosovės ta kryejė
mė nė fund formimin e organeve tė veta shtetėrore.
3. Qė Republika e Serbisė t'i
lirojė nga burgu tė gjithė tė burgosurit politikė, sidomos ushtarėt dhe oficerėt
e Republikės sė Kosovės.
4. Qė Republika e Kosovės t'i njohė
si tė vetėt dhe t'i qaset seriozisht marrjes sė pėrgjegjėsisė shtetėrore duke i
riorganizuar dhe organizuar ato shėrbime (policinė dhe ushtrinė) nė pajtim me
rendin demokratik tė shtetit tė saj.
5. Qė organet kompetente tė
Republikės sė Shqipėrisė t'i shqyrtojnė edhe njė herė vendimet e tė burgosurve
politikė dhe qė t'i lirojnė mė nė fund nga burgu. Mendoj se ėshtė plotėsisht e
pakuptimtė tė mbahen njerėzit nėpėr burgje vetėm pėr shkak se i takojnė njė kohe
tjetėr. Nėse janė gjykuar se kanė mundur eventualisht qė tė ndikojnė nė lėvizjet
politike tė kohės sė sotme, atėherė pėr ē'drejtim tė atyre lėvizjeve bėhet fjalė
vallė, kur njė regjim demokratik nuk mund tė hapė njė diskutim tė lirė dhe tė
pėrgjegjshėm pėr ēėshtjet thelbėsore tė kombit?
6. Shqiptarėt e krishterė ortodoksė
janė ndėr pjesėt mė tė arsimuara tė kombit shqiptar. E kanė kishėn e vet
autoqefale tė cilėn e ka themeluar shumė i pėrndershmi Fan Noli. Intelegjencia
shqiptare e kėtij konfesioni ėshtė tejet e ngritur dhe ajo padyshim ka
kontribuar dhe vazhdon tė kontribuojė nė ndėrtimin e kombit shqiptar. Ata kanė
tė drejtė dhe detyrė qė ta artikulojnė disponimin e vėrtetė tė pjesėtarėve tė
thjeshtė tė bashkėsisė sė vet fetare qė janė ndjerė gjithmonė si shqiptarė dhe
jo si grekė, ashtu siē ėshtė e drejta e tyre qė t'i shprehin lirisht bindjet dhe
ndjenjat e tyre nga pozitat e pėrkatėsisė sė tyre nacionale nė raport me tė
gjithė popujt tjerė qė i pėrkasin kishės sė krishterė lindore. Njė gjė e tillė
nuk i bėn mė pak shqiptarė se ē'janė nė realitet. Pėr kėtė shkak diskutimet
politike midis shqiptarėve, jo vetėm nė Shqipėri, duhet tė lirohen nga
mosbesimet nė baza tė tilla. Shqiptarėt janė komb evropian dhe s'mund t'ia
lejojnė vetes luksin e tė shprehurit nė trajtė despotike aziatike.
7. Bashkimi i popullit shqiptar dhe
i trojeve shqiptare nė njė shtet duhet tė jetė parakusht pėr ēfarėdo rregullimi
tė mėtejshėm tė marrėdhėnieve ndėrshtetėrore nė kėtė pjesė tė Ballkanit. Ky
bashkim duhet tė bėhet nė bazė nacionale dhe jo religjioze. Mundėsisht me rrugė
institucionale. Prandaj njohja edhe de jure dhe konstituimi i plotė i
Republikės sė Kosovės ėshtė njė akt me rėndėsi tė shumėfishtė pėr zhvilimin e
mėtejshėm tė situatės nė kėtė pjesė tė Evropės, sepse bashkimi i popullit
shqiptar ėshtė e drejtė e tij historike, imperativ i kohės, dhe fundja, ėshtė
fati i tij historik. Popullit shqiptar i duhet tė ndeshet me fatin e tij
personal politik dhe pa kurrfarė dyshimi, nė ēfarėdo mėnyre qoftė, ai kėtė do ta
bėjė.
8. Kryeqytet i shtetit tė bashkuar
shqiptar mendoj se duhet tė jetė Prizreni. Kjo i takon historikisht kėtij
qyteti, ndėrsa i pėrgjigjet edhe gjeografikisht, pasi qė gjendet nė qendėr tė
trojeve shqiptare.
Gjykata e Qarkut nė
Prizren I pandehuri: (nėnshkrimi)
Mr. Ukshin HOTI
29.09.1994
*Vėrejtje:
Teksti i mėsipėrm (Fjala e mbrojtjes) ėshtė konceptuar nga autori si
pjesa e tretė e ciklit "Individi dhe proceset politike". Pjesa e dytė, me gjithė
pėrpjekjet e mia (B.E.), nuk u sigurua dot ngaqė si duket ėshtė konfiskuar nga
policia me rastin e arresimit tė tij tė fundit.
Deklarata politike*
I
Parimi i proklamuar gjatė fazės sė
krijimit tė shteteve nacionale nė Evropė - njė komb/njė shtet, sipas tė cilit
pjesa absolutisht mė e madhe e njė populli pėrfshihej brenda kufijve nacionalė
tė shtetit tė vet (shtetit/komb), nė rastin e shqiptarėve, pėrkundėr vullnetit
tė tyre, u implementua pjesėrisht: mė tepėr se gjysma e popullit shqiptar dhe mė
tepėr se gjysma e trojeve shqiptare mbetėn jashtė kufijve tė shtetit shqiptar.
II
Kjo u bė pėr shkak tė synimeve tė
koncentruara grabitēare tė forcave tė caktuara politike nė Ballkan tė ndihmuara
nga interesat kontradiktore tė fuqive tė mėdha tė Evropės. Konferenca e
ambasadorėve tė 6 fuqive tė mėdha nė Londėr e vitit 1912/13, pa pėrfaqėsimin
adekuat, dhe pėrkundėr vullnetit politik tė shqiptarėve, tė shprehur me
kryengritjet e atyre viteve, e bėri sanksionimin e kėsaj ndarjeje tė popullit
shqiptar dhe tė kėtij copėtimi tė trojeve tė tyre, duke u udhėhequr me besimin
se nė kėtė mėnyrė do tė ruhej paqja e pėrgjithshme nė prag tė luftės sė madhe
botėrore. Nė vazhdimin e mėvonshėm tė ngjarjeve kjo ēėshtje vazhdimisht qėndroi
pezull dhe e pazgjidhur me arsyetimin, nė kohė paqeje, se nė kėtė mėnyrė ruhej
balansi i fuqive ndėrkombėtare, kurse nė kohė krizash, paqja e pėrgjithshme.
Ndėrkaq vetė ēėshtja, nė ēdo kohė, u konsiderua si vatėr potenciale e krizave,
me mundėsinė e shfrytėzimit pėr shkaktimin e tyre, por edhe pėr eskalimin nė
vatėr tė konflikteve tė mundshme pėrmasash tė gjera.
III
Historia e ka konfirmuar nė mėnyrė
decidive se shkelja e kėsaj tė drejte tė popullit shqiptar dhe sakrifikimi i tij
pėr hir tė paqes sė pėrgjithshme, nuk e shpėtoi ndonjėherė Evropėn nga luftėrat
e mėdha apo tė vogla, apo nga ato me karakter lokal. Shqiptarėt nuk i mbanin
ēelėsat pėr zhvillimin e raporteve midis popujve dhe kombeve. Pėrkundrazi,
trajtimi i ēėshtjes si fakt i kryer, i mbarsur me rreziqe tė pėrherėshme pėr
destabilizimin e gjendjes, i kontribuoi rėndimit tė situatave nė kohė tė
caktuara, eskalimit tė dhunės e tė terrorit shtetėror gjer nė pėrmasa tragjike
dhe determinoi: 1) ngecjen e vazhdueshme tė zhvillimit tė popullit shqiptar nė
tėrėsi dhe nė tė gjitha drejtimet, pėrkundėr begatisė me resurse natyrale dhe
njerėzore, 2) thellimin e vazhdueshėm tė mosbesimit nė raportet e gjithėmbarshme
midis shqiptarėve dhe fqinjve tė tyre. Raportet shqiptaro-serbe,
shqiptaro-malazeze, shqiptaro-maqedonase dhe shqiptaro-greke janė bėrė tė
njohura historikisht si raporte konfliktuoze me shpėrthime tė herėpasherėshme
dhe me fate tė ndryshme, por akumulimi i mėtejshėm i konfliktuozitetit nė
kontekst tė pjekurisė sė ngritur tė vetėdijes kolektive mbi interesat e veēanta
nuk mund tė mbetet pa konsekuenca nė vetė karakterin e kėtyre raporteve dhe
madje nė vetė karakteret kolektive tė kėtyre popujve. Ngecja relative nė
zhvillimin e secilit veē e veē dhe e tė gjithėve sė bashku paraqet dėshminė mė
evidente se asnjė popull nuk mund tė zhvillohet i lirė mbi supet e tjetrit.
IV
Duke marrė parasysh shkallėn e arritur
tė varėsisė reciproke tė shteteve dhe tė popujve nė Evropė dhe mė gjerė, nė
botė, pastaj faktin se historia e kombeve zhvillohet nė ndėrlidhje reciproke dhe
se nuk ėshtė i mundur zhvillimi i izoluar i asnjė populli, Partia e Unitetit
Kombėtar vlerėson se zhvillimi i proceseve integruese dhe Bashkimi i Evropės, si
dhe krijimi i Rendit tė Ri Botėror, e ndihmon angazhimin dhe luftėn e hapur
legale pėr bashkimin e shqiptarėve dhe tė trojeve tė tyre nė njė shtet tė vetėm.
Tendenca themelore qė lidhet me proceset e tranzicionit demokratik nė shtetet e
Evropės Lindore dhe tė ish-Jugosllavisė ėshtė pikėrisht pėrfundimi i procesit tė
krijimit tė shteteve nacionale dhe i pavarėsimit tė tyre. Bashkimi i Evropės
pėrmes realizimit tė parimit komb/shtet, ose njė komb-njė shtet, ose bashkimi i
Evropės pėrmes zbatimit tė parimit tė vetėvendosjes sė popujve, paraqitet si
formulė e vetme e pėrshtatshme pėr sigurinė dhe stabilitetin afatgjatė tė
Evropės sė Bashkuar dhe pėr prosperitetin e popujve tė saj. UNIKOMBI, duke u
angazhuar pėr zbatimin e kėtyre parimeve (tė vetėvendosjes dhe tė kombit/shtet)
nė rastin e shqiptarėve, i ndihmon njėkohėsisht avansimit tė proceseve nė fjalė
tė lidhura me bashkimin e Evropės dhe me ndėrtimin e rendit tė ri ndėrkombėtar
politik.
V
Duke u nisur nga kėto parime, UNIKOMBI
i mbėshtet tė gjitha aktet qė kanė tė bėjnė me krijimin dhe institucionalizmin e
Republikės sė Kosovės. Jetėsimin e plotė tė saj e sheh nė funksion tė bashkimit
tė kombit dhe tė proceseve integrative nė Evropė. Kosova Republikė e pavarur
ėshtė njė hallkė me rėndėsi tranzitore drejt bashkimit pėrfundimtar tė kombit,
por jo edhe pėrfundim i kėtij procesi. Pėr kėtė shkak, ajo angazhohet
njėkohėsisht pėr inicimin, zhvillimin dhe forcimin e atyre proceseve qė ēojnė
drejt realizimit tė kėtij qėllimi; si parti, ajo do tė investojė pėrpjekje dhe
mund tė duhur pėr pėrsosjen e vazhdueshme tė organizimit tė vet nė funksion tė
kėtij qėllimi; pėr zhvillimin e atyre formave tė demokracisė dhe tė atyre
raporteve me forcat tjera politike brenda dhe jashtė vendit qė do t'i ndihmonin
funksionalizimit tė kėtij qėllimi. Parulla "njė komb-njė shtet" mbetet devizė
kryesore e punės dhe e angazhimit tė UNIKOMBIT gjer nė realizimin e saj tė plotė
nė kushtet dhe nė rrethanat qė do ta mundėsojnė kėtė.
*Ėshtė fjala pėr
Deklaratėn politike tė cilin autori e kishte pėrgatitur me rastin e zgjedhjes sė
tij pėr Kryetar tė UNIKOMB-it. Kjo deklaratė zė njė ndėr pikat kyēe tė aktakuzės
sė ngritur kundėr tij nga prokurori serb i Prizrenit pas arrestimit nė maj tė
vitit 1994.
|