|
PJESA III
Mr.
Ukshin HOTI
FILOZOFA POLITIKE E ĒĖSHTJES SHQIPTARE
&
KĖRKESA PĖR REPUBLIKĖ ĖSHTĖ KĖRKESĖ
PĖR ZHVILLIM MĖ TĖ SHPEJTUAR
(Nga teksti i diskutimit nė OB tė
LK nė Fakultetin Filozofik, Dega -Filozofi-Sociologji, Prishtinė 1981,
shkėputur prej autorit nga letra e tij drejtuar KQ tė LKJ mė 25 qershor 1987)
Tė pranishmit e dinin se unė kisha
specializuar nė Marrėdhėniet Politike Ndėrkombėtare, se kėtė lėndė e kisha
ligjėruar pėr njė kohė tė gjatė nė Fakultetin Juridik dhe nė Shkollėn Politike
tė Qendrės Krahinore pėr Arsimimin Marksist "Eduard Kardel" nė Prishtinė dhe qė
pikėrisht nga aspekti i kėsaj shkence do tė flisja edhe mbi ngjarjet qė ishin
zhvilluar tek ne. Marrja me kėtė shkencė e parakuptonte nėnkuptimin e njohurive
mbi politikėn aktuale ndėrkombėtare por edhe mbi rrethanat qė i kushtėzojnė
dukuritė bashkėkohore. Nė kėtė kuptim, njė kohė tė gjatė isha marrė me
hulumtimin e ngritjes dhe tė rėnies sė imperatorive koloniale dhe tė paraqitjes
sė atyre neokoloniale. Gjatė kėtyre studimeve kisha vėnė re gjėra shumė
interesante. Kisha vėnė re p.sh. se Imperatoria Britanike, gjatė kohės sė rritės
dhe tė ekspanzionit tė vet, nuk kishte pasur probleme tė theksuara ndėrnacionale
as me Uellsin dhe as me Skocinė. Ėshtė vėrtetuar se p.sh., me 1945, Partia
Nacionale, nuk e di se si quhej saktėsisht, por e cila nė programin e vet
angazhohej pėr pavarėsimin e Skocisė nga anglezėt, pati fituar gjithsejt rreth
28% tė votave. Pas fitimit tė pavarėsisė sė Indisė, nė vitin 1947, numri i
votave nė favor tė kėsaj partie u rrit nė rreth 37% nė mėnyrė qė sot (dmth. kah
fundi i viteve '70) paralelisht me hapjen e bisedimeve mbi shkurorėzimin
eventual tė Kanadasė me Mbretėrinė Britanike, ky numėr u rrit nė rreth 40% nė
favor tė partisė sė pėrmendur. Rėnia ose rritja e kėrkesave nacionale tė
popullsisė joangleze ėshtė vėrtetuar se ka qenė e lidhur dhe nė korrelacion me
rritjen, me ekspanzionin ose me rėnien dhe me zhdukjen e kėsaj imperatorie.
Sociologė tė ndryshėm kanė vėrtetuar se pozita e jashtme e Imperatorisė ėshtė
reflektuar nė plan tė brendshėm si kėrkesė pėr sigurimin e sė ardhmes, tė
vendeve tė punės, tė statusit tė ngjashėm, tė kuadrove tė profileve tė ndryshme
tė pėrkatėsive nacionale joangleze. Ndėrkaq poashtu ėshtė vėnė re edhe njė
luftė mė e ashpėr e kuadrove tė pėrkatėsisė nacionale angleze pėr ruajtjen e
statusit tė tyre, tė pozitave dhe tė privilegjeve tė fituara. Kjo gjė midis
kėtyre dy grupeve krijonte tendosje tė vazhdueshme. Kėshtu, nė shembullin e
Imperatorisė Britanike vėmė re se si mund tė ilustrohet ndikimi i njė dukurie tė
jashtme nė raportet e brendshme tė njė vendi.
Ėshtė interesant se njė gjė e
ngjashme mund tė vėrehet edhe nė raportet midis kanadezėve anglo-amerikanė dhe
francezėve tė Kuebekut. Nė fillim tė viteve 70 atje ėshtė aprovuar njė
kushtetutė mjaft demokratike me tė cilėn francezėve tė Kuebekut u forcohej
autonomia dhe e drejta pėr njė lloj tė statusit autonom, nėse jo edhe special,
nė marrėdhėniet me Francėn. Nė qershor tė vitit 1975 Rėne Lėveku, atėherė
Kryetar i qeverisė sė Kuebekut tė Kanadasė, nė revistėn "Lė mond Diplomatique" e
pati shkruar njė artikull mjaft tė rėndėsishėm me tė cilin e arsyetonte
zhvillimin e raporteve specifike me Francėn nė tė mirė tė francizimit tė
sėrishėm tė francezėve tė Kuebekut. Sė bashku me tė tjerėt nė kėtė provincė
kanadeze, ai pati ardhur gjer nė pėrfundimin se anglishtja, pėrmes zhvillimit
mė superior tė teknologjisė anglo-amerikane, automatizimit dhe tė informatikės,
gjithnjė e mė tepėr po e ngushtonte pėrdorimin e gjuhės franceze. Zhvillimi i
raporteve me Francėn francezėve tė Kuebekut do t'u ndihmonte nė ruajtjen e
gjuhės sė tyre dhe nė begatimin e kulturės franceze nė Kanada.
Jugosllavia, natyrisht, nuk ėshtė
imperatori britanike, e as qė ka ambicie tė tilla. Kosova nuk ėshtė Skoci, Uells
apo Kuebek.
Mirėpo poashtu ėshtė interesant se
kėrkesat pėr njė autonomi mė tė madhe nė vendet perėndimore ngushtėsisht janė tė
lidhura me gjendjen e marrėdhėnieve ndėrkombėtare ekonomike dhe me pozitėn e
secilit vend individualisht nė kėto raporte. Kjo na solli gjer ke pėrfundimi i
dytė se procesi i forcimit tė kėrkesave autonomiste, t'i quajmė kėshtu me njė
emėrues tė pėrbashkėt tė gjitha ato tendenca konvulsive nė botė qė i njohim me
emra tė ndryshėm, ėshtė gjithashtu ngushtėsisht i lidhur me krizėn e botės sė
kapitalit.
Marksistėt qėmoti i vunė re lidhjet e
dukurive tė tilla tė pranishme nė definicionin e Marksit mbi politikėn si
shprehje tė koncentruar tė ekonomisė. Pėr kėtė shkak kjo qė ngjau, dhe kėrkesat
qė u shtruan nė atė mėnyrė, esencialisht ndodhėn brenda kėsaj ligjshmėrie dhe
nuk mund tė shpjegohen jashtė saj. Me fjalė tė tjera, kėrkesa pėr Republikė
nė esencė nuk ėshtė asgjė tjetėr veēse kėrkesė pėr zhvillim tė shpejtuar dhe tė
gjithanshėm ekonomik. Si e tillė figuron nė tė gjitha dokumentat e LKJ-sė
dhe tė shtetit tė RSFJ-sė, por ngjarjet e zhvilluara e theksojnė momentin; e
shprehin pakėnaqėsinė me tempon e realizimit tė asaj qė u definua si qėllim
politik i politikės sonė; e vėnė kėrkesėn pėr instrumentin autokton qė do tė
mund tė pėrdorej nė dobi tė tempos sė zhvillimit tė shpejtuar.
Akademik Hajredin Hoxha tha se ne e
kemi zgjidhur ēėshtjen nacionale mė sė miri nė botė. Pėr ta argumentuar kėtė
pohim ai betohet se ėshtė ashtu. Unė nuk dėshiroj tė merrem me kontestimin e
pohimit tė tij, por do t'ia tėrhiqja vėrejtjen akademikut se betimi nuk ėshtė
argument shkencor. Nga ana tjetėr, pėrveē asaj qė e theksova lidhur me skocezėt
dhe lidhur me francezėt e Kuebekut, do ta plotėsoja diskutimin tim edhe me ca
shembuj tė tjerė. Mė duket se kushtetuta belge poashtu u aprovua nė fillim tė
viteve '70, apo mė sakt, mė 1972. Kjo kushtetutė i vė nė pozitė tė barabartė
valonėt dhe flamanėt nė Belgjikė, bile flamanėve u jep tė drejtėn e raporteve
specifike me Holandėn. Mendoj se flamanėt industrialisht janė mė tė zhvilluar se
valonėt, por megjithatė, siē tregojnė ngjarjet e fundit atje, njė pjesė e mirė e
tyre i akuzojnė valonėt se e mbajnė "lidhjen franceze" nė planin ekonomik dhe
atė kadrovik, d.m.th. mendojnė se ndodhen nė pozitė tė pabarabartė dhe se
ekonomikisht janė tė eksploatuar nga valonėt, pa marrė parasysh kushtetutėn
demokratike tė Belgjikės. Suedezėt nė Finlandė poashtu e kanė universitetin nė
gjuhėn e tyre dhe mbajnė lidhje tė gjalla me Suedinė. Tė gjitha kėto vende kanė
kushtetuta demokratike dhe ky ėshtė realiteti i tyre. Zezakėt nė SHBA pjesėn mė
tė madhe tė tė drejtave tė tyre e realizuan kah fundi i viteve '60 dhe fillimi i
viteve '70. Edhe atje u aprovuan amandamentet nė kushtetutėn e tyre, por tani
amerikanėt janė tė preokupuar me tė ashtuquajturin integrim tė tėrėsishėm tė
zezakėve, gjė qė do tė thotė se kjo ēėshtje e ka burimin te raportet klasore e
jo tek ato nacionale e racore. Me fjalė tė tjera, me integrimin e zezakėve tė
pasur nė jetėn publike dhe politike tė vendit, amerikanėt mendonin se e kishin
zgjidhur problemin e raporteve midis racave. Praktika megjithatė i demantoi.
Tani ndodhen para pyetjes se ē'duhet bėrė me shumicėn e varfėr dhe tė pakėnaqur
tė zezakėve. Ata pozitėn e vet inferiore nė planin ekonomik gjithmonė e veshin
me teshat e raporteve raciale. Problemi i integrimit tė tyre, d.m.th., problemi
i zhvillimit tė pėrgjithshėm tė tyre, reflektohet si kėrkesė pėr pozitė tė
barabartė tė racės zezake. E tillė ėshtė logjika e ligjshmėrive shoqėrore.
Reflekton disi nė mėnyrė indirekte, shtrembėr e jo nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė e
si nė pasqyrė. Te amerikanėt ėshtė interesante edhe njė dukuri nga mesi i viteve
'70 e njohur si dukuri e gjurmimit tė pėrkatėsisė etnike (ethnicity). Nga ajo
nuk bėnė kurrfarė problemi. Edhe kjo dukuri disi paraqitet paralelisht me
fillimin e krizės ekonomike tė botės sė kapitalit (v. 1973, pėrkatėsisht 1975).
Kushtetutėn e fundit ne e aprovuam me
1974. Ajo ishte rezultat i demokratizimit tė mėtejshėm tė jetės politike dhe
shoqėrore tek ne. Gjithsesi nuk mund tė thuhet se kjo ishte e lidhur me
ndryshimet dhe me aprovimet e kushtetutave demokratike tė vendeve tė tjera, por
askush nuk mund ta mohojė bindshėm se proceset e demokratizimit shoqėror dhe
politik te ne nuk janė pjesė e proceseve tė demokratizimit e tė civilizimit tė
Evropės, dhe pjesė e ecjes sė pėrgjithshme progresive tė njerėzimit. Ēdo
kushtetutė i reflekton raportet dhe qėllimet e forcave politike tė vendit tė
vet. Pėr kėtė shkak, kur themi se ne kemi arritur rezultate tė mėdha, por jo mė
tė mira nė botė, nė zgjidhjen e ēėshtjes nacionale, atėherė njė gjė tė tillė
duhet argumentuar dhe shpjeguar me sistemin e pėrgjithshėm tė raporteve
demokratike tė vetėqeverisjes socialiste. Zgjidhja e ēėshtjes nacionale, kėtė do
tė duhej ta shpjegonte akademik Hoxha, ėshtė nė mėnyrė tė pandashme e lidhur me
tempon dhe shkallėn e demokratizimit tė pėrgjithshėm tė shoqėrisė, me natyrėn
dhe me karakterin e vetėqeverisjes socialiste nė Jugosllavi. Pėr aq sa ky sistem
ėshtė mė demokratik, mė human, mė i mirė, mė integral, mund tė thuhet se pėr aq
edhe ēėshtja nacionale ėshtė zgjidhur nė mėnyrė mė demokratike, mė humane, mė
mirė dhe mė integrale. Ēėshtja qėndron nė faktin qė tė shihet se sa kemi arritur
ne qė sistemin e vetėqeverisjes socialiste tė normativizuar nė dokumentet
partiake, nė kushtetutė dhe nė ligje, ta realizojmė nė praktikė, sepse pozita e
vėrtetė dhe reale e kombeve dhe kombėsive tė Jugosllavisė ėshtė e lidhur
pikėrisht me kėtė. Pėr kėtė shkak, mendoj se ngjarjet janė edhe protestė kundėr
deformimeve nė zhvillimin e vetėqeverisjes dhe kundėr deformimeve nė praktikėn
politike, dhe njėkohėsisht, ato janė kėrkesė pėr zvogėlimin e jazit midis asaj
qė ėshtė normative dhe realitetit; midis fjalėve dhe veprave. Nė instancėn e
fundit, kjo ėshtė njė kėrkesė pėr zhvillimin e shpejtuar tė Kosovės.
Nga ana tjetėr, akademik Hajredin Hoxha
tha se nė botė ekzistojnė dy lloje tė socializmit: socializmi dogmatik i
Shqipėrisė dhe socializmi vetėqeverisės i yni. Mua nuk mė ėshtė e qartė se cilit
lloj tė socializmit i takojnė p.sh., BRSS, Kuba, Koreja Veriore, Kina, Vietnami,
dhe tani Angola e Etiopia, si dhe njė numėr i tėrė vendesh qė veten e
konsiderojnė socialiste? Ai thotė se ashtu shkruan nė Programin e LKJ. Por
programi i LKJ ėshtė aprovuar nė vitin 1958 dhe ai nuk mund tė kuptohet nė
mėnyrė dogmatike. Atėherė LKJ nuk do tė mbante marrėdhėnie me asnjė parti
komuniste nė pushtet, as qė do tė mbante raporte diplomatike dhe politike me
kėto vende. Sa mė pėrket mua, plotėsisht mė ėshtė e qartė se cila nga kėto parti
e monopolizon tė drejtėn qė vetėm ajo tė ketė tė drejtė dhe e pranon vetėm
socializmin e vet. Sovjetikėt e pranojnė socializmin real tė Traktatit tė
Varshavės; unė e pranoj linjėn e LKJ-sė mbi rrugėt e veēanta tė zhvillimit tė
socializmit nė ēdo vend tė veēantė, por meqenėse akoma nuk i njoh tė gjithė
parametrat me anė tė tė cilėve nė mėnyrė tė pagabueshme do ta matja socializmin,
nuk kam mundur vetes t'i ofroj pėrgjigje kategorike se sa lloje tė socializmit
ekzistojnė nė botė. Si anėtar i LKJ-sė i pėrmbahem linjės sė saj. Ua kam lėnė
popujve tė vendeve socialiste qė tė gjykojnė mbi socializmin e tyre. Nuk e
konsideroj si oportune tė merrem me vlerėsimin e socializmit nė Shqipėri sepse
ndodhem nė njė mbledhje partiake dhe jo nė njė simpozium shkencor. Sa i pėrket
marrėdhėnieve me Shqipėrinė nė pėrgjithėsi, dhe raporteve midis Universitetit nė
Prishtinė dhe tė atij nė Tiranė nė veēanti, tashmė jam deklaruar nė mbledhjen e
Komisionit Ndėrkombėtar tė KK tė LK tė Kosovės. Unė jam kundėr suspendimit tė
kėtyre marrėdhėnieve. Nuk e besoj se na kanė indoktrinuar. Kam qenė njėri nga
bartėsit kryesorė tė kėtyre marrėdhėnieve. Kam besuar dhe besoj se ato kanė qenė
nė interes tė tė dyja palėve dhe nė interes tė zhvillimit tė tėrėsishėm tė
kombėsisė shqiptare nė Jugosllavi. Puna ime nė zhvillimin e kėtyre raporteve ka
qenė nė pajtim tė plotė me parimet e politikės sė LKJ. Pėr kėtė e kemi pasur
pėrkrahjen e tė gjitha forcave progresive tė krahinės, andaj edhe tė
Universitetit tonė. Akademik Syrja Pupovci ka qenė njėri nga ata qė e pėrkrahte
kėtė bashkėpunim gjatė tėrė kohės sė udhėheqjes sime nė Sekretariatin pėr
Marrėdhėnie me Botėn e Jashtme. As atėherė dhe as sot nuk kam konsideruar se
kemi qenė tė mashtruar. Nuk ishim fėmijė. Tani nuk jam i dėshpėruar me
rezultatet e punės sime nė kėtė drejtim, por pėrkundrazi, krenohem. Por do tė
dėshiroja qė akademik Pupovcit t'i drejtohem me pyetjen direkte se a ėshtė akoma
ai i djehit, qė na pėrkrahte nė zhvillimin e kėtyre raporteve, apo ai i sotit, i
cili angazhohet me tė madhe pėr ndėrprerjen dhe pėr suspendimin e tyre. Nuk do
tė dėshiroja qė njė ditė tė vijmė nė pozitėn prej nga do tė angazhoheshim pėr
rishqiptarizimin e gjuhės shqipe, ose pėr rishqiptarizimin e shqiptarėve.
Njė kohė tė gjatė kam punuar nė
politikė. Kurrnjėherė nuk kam dėshiruar, dhe as qė dėshiroj, qė forcat
reaksionare jashtė dhe brenda Kosovės tė manipulojnė me tė. Shokėt qė tani janė
nė pozitė, kėtė nuk duhet ta lejojnė.
Prishtinė, 19 nėntor 1981
GISHTI I TRASHĖ I VĖLLAIT TĖ MADH
«Asi» i Sarajevės, nė numrin e vet tė 9
Shkurtit tė vitit 1990 nė artikullin e D. Ēosoviqit: «Sigurimi ka urdhėruar ...
», nė njė nėntitull me shkronja tė mėdha shkruante: "Si u zbuluan Ukshin Hoti,
Bollovan Blakaj dhe Ali Kryeziu?". Kjo, megjithatė, askund nė tekst nuk u
shpjegua. Pasi qė «Asi» kėtė e harroi, do ta them vetė. Pas shpėrthimit tė
demonstratave tė vitit 1981, nė mbledhjen e Komisionit tė KK tė LK tė Kosovės
pėr Bashkėpunim Ndėrkombėtar, e pata kundėrshtuar suspendimin e raporteve me RSP
tė Shqipėrisė. Konsideroja se ajo nuk ishte e pėrzier nė ato ngjarje. Qėndrimi
im nisej nga bindja personale se Shqipėria nė atė kohė nuk ka patur qėndrim tė
ndėrtuar mbi atė se a do tė duhej qė Kosova tė shndėrrohej nė Republikė. Nė
favor tė kėsaj bindjeje fliste fakti se Tirana pėr herė tė parė u paraqit me
pėrkrahjen e vet kėsaj kėrkese diku rreth 6 apo 8 prillit tė po atij viti, dhe
jo mė herėt, sikurse do tė ishte e natyrshme tė pritej. Nga ana tjetėr, duke i
marrė parasysh dallimet ideologjike etj, nė atė kohė, ishte vėshtirė tė
supozohej se konstituimi i Kosovės nė Republikė do t'i pėrgjigjej Shqipėrisė.
Kam qenė i mendimit se ngjarjet e vitit 1981 nė Kosovė "e nxorėn"
establishmentin politik tė Shqipėrisė, si dhe tonin kėtu, dhe se nė tė vėrtetė,
vetė ngjarjet ndikuan nė ndėrtimin e qėndrimeve tė tyre mbi kėtė ēėshtje. Kurrė
s'kam pasur arsye tė vėrtetė pėr ndryshimin e kėsaj bindjeje. Nė dy-tre
mbledhje nė Fakultetin Filozofik, ku atėherė e ligjėroja Sociologjinė Politike,
pata insistuar nė shqyrtimin e gjithanshėm tė asaj qė kishte ndodhur dhe qė nė
bazė tė kėsaj tė nxirrej vlerėsimi mbi vetė ngjarjet, andaj e kundėrshtova
vlerėsimin e tyre tė mėvonshėm si thjesht kontrarevolucion. Mė vonė, mė 19
nėntor 1981, nė mbledhjen e OB tė LK tė Fakultetit Filozofik - dega
Sociologji-Filozofi, e shtrova botėkuptimin tim tė tėrėsishėm mbi situatėn nga
aspekti i Shkencės mbi Marrėdhėniet Politike Ndėrkombėtare .
Vetėm njė ditė mė vonė, d.m.th. mė 21
nėntor tė njėjtit vit, u arrestova nga jo mė pak se 40 policė tė armatosur,
gjysma e tė cilėve u futėn nė banesėn time me armė tė gatitura automatike e
gjysmėautomatike. Mė vonė mora vesh se edhe shtėpia e prindėrve tė mi nė fshat,
qė ndodhet afro 100 km larg Prishtinės, po atė natė ishte rrethuar dhe ishte
kontrolluar nga ana e njė numri jo mė tė vogėl tė personave tė
armatosur. Sikur tė kishte qenė e mundur tė ndodhesha njėkohėsisht nė tė dy
vende! (Kurrė s'kam besuar nė dhunėn. Nė njėrėn nga mbledhjet e pėrmendura e
kundėrshtova pėrdorimin e ekzagjeruar tė dhunės ndaj studentėve).
Nė momentin e arrestimit e kisha tė
veshur pixhamėn dhe qetėsisht po e lexoja njė libėr.
Gazetari Ēosoviq tani e ka tė qartė se si
kam qenė i «zbuluar». Pohimin e vet mbi atė se kemi qenė nė shėrbim tė
«Sigurimit», dhe i cili ėshtė i pėrmbajtur implicite nė titull dhe nė nėntitull
tė tekstit, e argumenton me njė supozim hipotetik: «se qėllimi i Sigurimit», pėr
futjen e spiunėve nė aparatin shtetėror tė Jugosllavisė ka funksionuar mirė ...
». Ėshtė e mundur qė shėrbime tė tilla tė kenė qėllime tė ngjashme, por se nuk
dihet se a kanė funksionuar mirė, pos nėse nuk nisemi nga supozimi i Ēosoviqit
se kam qenė spiun i Sigurimit, dhe nga supozimi tjetėr, se nė tė vėrtetė unė i
kam vėnė nė lėvizje ngjarjet e vitit 1981. Si argument kulminant, qė gjason me
njė ironi, pėr vėrtetimin e supozimit tė tij tė mėparshėm i merr: «... dėnimet
e Ukshin Hotit, tė Bollovan Blakajt dhe tė Ali Kryeziutr». Ėshtė e vėrtetė se
kam qenė i dėnuar nė saje tė mjeshtėrisė pėr shndėrrimin e veprimtarisė legale
nė atė tė ndaluar, por megjithatė, ėshtė gėnjeshtėr e kulluar se kam qenė
ndonjėherė i akuzuar apo edhe i dėnuar pėr punė tė tilla. Mirėpo aty implicite
ėshtė e pėrmbajtur teza mbi pėrzierjen e Shqipėrisė nė kėto ngjarje. Pėrse
atėherė kėtė nuk e thotė shkurt dhe qartė dhe pėrse ka nevojė t'i njollosė
njerėzit? Duket se edhe vetė Ēosoviqi nuk e beson atė qė e thotė; duket se do
tė dėshironte t'i pėrgjigjem, dhe eventualisht «tė tradhtohem». Pastaj duket
se e ka ndėrmend tė bėjė konstruimin e pėrrallave tė tjera. Sa isha nė burg e
pata vėrejtur tendencėn e konstruimit tė fjalive, tė ndryshimit tė kontekstit,
tė deklaratave dhe tė ngjarjeve tė tėra, tė kombinimit tė supozimeve, gjysmė tė
vėrtetave dhe tė pavėrtetave, vetėm e vetėm qė tė mė vinin para gjyqit dhe tė mė
dėnonin, ndoshta me qėllim qė t'i arsyetonin veprimet e veta. Mirėpo as qė mund
tė ėndėrroja se njė gjė e tillė do tė mund tė vazhdonte edhe pas 9 vitesh.
Ē'dėshiron gazetari Ēosoviq tė arrijė me kėtė? Se mos ndoshta kontrarevolucioni
nė Kosovė nė vitin 1981 ishte importuar nga RSP e Shqipėrisė? Pėr kėtė do tė
duhej tė gjente adute tė tjera. Unė ēiltėrisht i pėrgjigjem Jo. Ky ėshtė
mendimi im e ai le tė vazhdojė tė bėjė konstruimin e pėrrallave tė tilla. Me
gjyqe s'do ta ndjek. Pėr kėtė nuk kam as tė holla. Shteti u kujdes qė tė mos
mė punėsojė sėrish, mbase edhe qė tė mos mund tė mbrohem.
Fjalia e D. Ēosoviqit pastaj vazhdon
nė stilin e pėrshkruar: "Gjer me shpėrthimin e kontrarevolucionit tė vitit 1981,
Hoti ka qenė ministėr nė Komitetin Krahinor tė Marrėdhėnieve me Botėn." E
vėrteta ėshtė se gjer mė vitin 1977 kam qenė Sekretar i Sekretariatit pėr
Marrėdhėnie me Botėn e Jashtme, tė cilin e kam formuar vetė, ndėrsa Komiteti nė
atė kohė as qė ka ekzistuar. "Eshtė zbuluar se ka vepruar nga pozitat
shqiptaromėdha" (mbi kėtė mė vonė). D. Ēosoviq lė tė kuptohet se shėnimet i ka
nxjerrė nga libri i Dejan Luēiēit: «Sekretet e Mafisė Shqiptare». Po atij prej
nga shėnimet?
Mė vonė, revista «Intervju» nga
Beogradi, nė numrin e saj 118, tė 2 Marsit 1990, kėtė "e vėrteton
definitivisht". Po dėgjoj se kėtė e ka bėrė edhe nė numrin e saj special mbi
«Sigurimin», tė cilin s'e futa dot nė dorė. Supozoj se pėrmbajtja ėshtė e
ngjashme me atė tė artikullit tė Jovan Janjiqit, «Parajsė spiunėsh» dhe me
tekstin e nėntitullit «Konsujt nė rrjetėn e spiunėve». Duke shkruar mbi lidhjet
e njė grupi tė Pejės me disa intelektualė tė njohur nga RSP e Shqipėrisė (sikur
intelektualėt e formatit tė njė Kadareje ose tė njė Agolli tė mos kishin punė tė
tjera) dhe me disa oficerė tė «Sigurimit», shkruan edhe kėtė: "Janė tė lidhur
edhe me Bollovan Blakajn, ish-Konsullin nė Zvicėr (kėtė e njihja nga tė parit),
Ali Kryeziun, Konsull nė Nju-Jork (ka qenė nė misionin jugosllav nė OKB, e jo
konsull nė Nju-Jork) Mr. Ukshin Hotin, ish-sekretarin Krahinor tė Sekretariatit
pėr Bashkėpunim me Botėn (nuk e kam pasur rangun e Sekretarit Krahinor); Votim
Demirin, i cili e zėvendėsoi Ukshin Hotin nė funksionin e njėjtė (mė zėvendėsoi
Zejnullah Gruda e jo Demiri), pastaj me akademikun Ali Dida, drejtorin e
gjervonshėm tė sekretariatit tė njėjtė (nė realitet tė Entit pėr Bashkėpunim
Ndėrkombėtar Shkencor, Kultural, Arsimor e Teknik), dhe me grupin e alternativės
kosovare" (Cilin?).
Nuk e di se ēka do tė pasojė mė tutje,
por edhe kjo mjafton pėr tė nxjerrė pėrfundimin se si Vėllai i Madh i Orwell-it,
pas tė gjitha bėmave nė Kosovė, tani e drejtoi gishtin e tij tė trashė drejt
Shqipėrisė. Me atė rast nuk
pyetet se si do ta ndjej veten unė? Ndoshta sepse nuk i mjafton Shqipėria,
gishtin e tij tė madh e drejton edhe te Kominterna. Nė tė vėrtetė, duke e
lexuar intervistėn e Dushan Ēkrebiqit, tė botuar nė numrin e njėjtė tė
«Intervju-sė» ("Prej nga Fadil Hoxhės duart e lira?"), nga pyetjet e Dragan
Tanasiqit befas mu bė e qartė se nė tė vėrtetė, jam vėnė nė rolin e njė vidhe tė
zakonshme tė mekanizmit kolosal tė komplotit Orwelljan, i cili shtrihet nė njė
kohė: prej vitit 1934, ndonjėherė edhe prej vitit 1928, mė rrallė edhe prej
vitit 1878, e pastaj i pėrfshin vitet 1940, 1943/ 44, 1968 dhe 1981. Tani mund t
'ia shtojmė edhe vitin 1990. Varėsisht nga autori nga tema e shqyrtimit dhe nga
nevoja, vitet mund tė ndryshojnė. Ndonjėherė pėrfshihet edhe viti 1945.
Ndėrkaq nė hapėsirė ky komplot shtrihet qė nga BRSS, pėrmes RSP tė Shqipėrisė,
gjer te RSF e Jugosllavisė, mė sakt, gjer nė Kosovė.
Nuk ka edhe ndonjė variant
Oksidental (Perėndimor), tė kėtij komploti kolosal, gjė qė duket mjaft
simptomatike. Megjithatė, ekzistojnė edhe dy nėnvariante: e para, e cila doemos
niset nga shėrbimet pėr luftė psikologjike, dhe e dyta, konturat e sė cilės
vetėm paralajmėrohen, por kurrsesi ta fitojnė formėn qė i takon. Baza pėr
nėnvariantin e dytė mund tė gjendet dhe tė nxirret nga libri «Sferat e
Interesit» tė Vladimir Dedierit ose nga libra tė tjerė tė ngjashėm. Tė
pėrmendurit e emrit tim nė ndonjė nga librat qė merren me mafinė shqiptare ėshtė
njė intrigė mjaft joserioze, e paqėlluar, por megjithatė, njė gjė e tillė do tė
thotė se unė si "vidhė" e kėtij mekanizmi kolosal komplotesh, kam qenė "tejet i
dashur" edhe pėr Lindjen, edhe pėr Perėndimin, edhe pėr Jugun, edhe pėr Veriun,
por edhe pėr tė gjitha qendrat e mundshme pėr punė tė gjithėfarshme. Pastaj
papritur mė ra ndėrmend se unė fare s'jam i rėndėsishėm, por pėrmes meje
dėshirohet tė arrihet nė Kosovė, d.m.th. se pėr ta jam i rėndėsishėm vetėm nė
funksion tė identitetit tė Kosovės. Sidoqoftė, rrjedhimet e kėsaj "dashurie tė
zjarrtė" edhe Kosova edhe unė po i bartim tashmė plot 9 vjet.
Shkurt, me ndihmėn e varianteve dhe
nėnvarianteve tė komploteve tė tipit tė Orwellit, provohet tė tregohet se
kontrarevolucionin nga viti 1981 e bėnė mbeturinat e Kominternės nga Moska,
UDBA-shėt e dėshtuar nga Beogradi, stalinistėt nga Tirana dhe rankoviqistėt nga
Prishtina (Teza mbi rankoviqistėt nga Prishtina gjatė njė kohe publikisht
pėshpėritej nėpėr Prishtinė. Bile disa tė burgosur me dėnime afatgjata, nga viti
1981, "janė parė" edhe duke shetitur rrugėve tė Beogradit!) Vetėm se nuk e kam
tė qartė se pėrse nė kėtė variant vazhdimisht ndodhem nė sferėn Lindore tė Botės
sė Orwell-it, meqė kurrė s'kam qenė as nė BRSS e as nė RSP tė Shqipėrisė'?
Pėrse, tė themi, nuk mė vėnė nė sferėn Perėndimore, nė SocAngli, meqė tashmė e
kam shetitur tėrė Perėndimin, i njoh shkėlqyeshėm gjuhėt e tij kryesore, kam
specializuar nė Harvard, d.m.th. nė vetė trurin e hemisferės sė Perėndimit'? Do
tė ishte e rendit qė tė ishin respektuar faktet themelore, nėse ėshtė dashur qė
me ēdo kusht tė prodhohen spiunėt.
Supozoj se pėrgjigjet janė tė
lidhura me proceset e demokracisė nė kėto hapėsira, d.m.th. tė demokracisė si
mundėsi tė zgjedhjes sė mjeteve vetanake (republika), tė tempos dhe tė rrugėve
pėr njė zhvillim tė shpejtuar. Ndoshta demokracia nuk mund tė reduktohet vetėm
nė mundėsinė e konstituimit tė sistemit shumėpartiak? Si mund tė shpjegohet
fakti se gjatė kėtyre 9 viteve, ndonėse u bėnė ndryshime tė paparapara nė tėrė
Evropėn Lindore, ne, pėr shkak tė Kosovės dhe rreth saj, vrapojmė trok mbas
gjithė tė tjerėve, edhe pse Kominterna ėshtė shpėrndarė qysh nė vitin 1943,
ndėrsa me mbeturinat e saj u ndamė qysh nė vitin 1948?! Duket se vėrtetė ėshtė i
nevojshėm revidimi i vlerėsimit mbi kontrarevolucionin, po qe se njė gjė e tillė
nuk ėshtė tejkaluar tashmė. Sepse nė dritėn e sistemit shumėpartiak tė lejuar
mė vonė, edhe ashtu nuk ka kurrfarė kuptimi. Meqė veten e konsideroja gjithmonė
bir tė klasės punėtore, formula juridike me tė cilėn qeshė dėnuar pėr shkak tė
kinse ftesės pėr "pėrmbysjen e pushtetit tė klasės punėtore", m'u pat dukur
tmerrėsisht ironike. Edhe, sot e pranoj sistemin shumėpartiak, por nuk mendoj
se nė Kosovė dhe nė Jugosllavi do tė duhej tė fshihej ēdo gjurmė e socializmit.
Si mundėsi e konkurrencės sė shėndoshė nė planin politik ėshtė dashur tė
pranohet qysh moti.
Esenca e problemit
Me fjalė tė tjera, nuk e besoja se
ishte fjala pėr kontrarevolucion, ndonėse Millosh Mishoviqi mė pati shpallur si
njėrin "nga inspiratorėt ideorė tė aksioneve kontrarevolucionare". As edhe ajo
qė mė vonė nėnkuptohej me nocionin e revolucionit antiburokratik, nė Kosovė nuk
pati kurrfarė jehone. Njerėzit e vlerėsuan si ndėrrim tė burokracisė, sepse, nė
esencė, Kosova nuk kishte burokraci tė vetėlindur. Ajo vetėm dėshironte ta
kishte. Por jo t'ia impononin.
Ėshtė e vėrtetė se ligjėratat e mia
nė shkollėn politike tė Qendrės Krahinore pėr Arsimimin Marksist «Edvard
Kardel», nė tė dy gjuhėt nė Prishtinė, nė drejtimin Ndėrkombėtar-Juridik tė
Fakultetit Juridik (viti III dhe IV), dhe nė Fakultetin Filozofik, kanė qenė tė
inspiruara me dėshirėn pėr tejkalimin e pazhvillueshmėrisė sė Krahinės.
Sintagma se pėr kėtė pazhvillueshmėri do tė duhej tė turpėrohej edhe Evropa e jo
vetėm ne, duhet tė kėtė lindur atėherė, nė ato ligjėrata. Me tėrė qenien e
urreja pazhvillueshmėrinė e Krahinės, por nuk e kėrkova pėrmbysjen e pushtetit
tė klasės punėtore. E kėrkova vetėm pėrsosjen e tij d.m.th. tė sistemit
vetėqevėrisės. Ndoshta nė atė kohė kam qenė njėri nga intelektualėt mė me
influencė tė gjeneratės sime. Pėrmes bisedave tematike qė i pata inicuar nė
baza interdisciplinare shkencore, provoja tė vija gjer te njohuritė mbi
mundėsitė e njė zhvillimi mė tė shpejtuar. Kur u shkaktuan ngjarjet, nuk
tentova t'i shmangem pėrgjegjėsisė sime. Duke u nisur nga qėndrimi se politika
ishte shprehje e koncentruar ekonomisė, konsideroja sė kėrkesa e parashtruar pėr
republikė nė esencė ishte vetėm kėrkesė pėr njė zhvillim mė tė shpejtuar dhe mė
tė gjithanshėm ekonomik.
Si e tillė ajo figuronte nė tė
gjitha dokumentet partiake dhe shtetėrore tė vendit nė tėrėsi. Nuk kuptoja se
pėrse nė atė kohė, rreth kėsaj ēėshtjeje, ngritej aq shumė pluhur. Nė fillim
nuk e kuptoja edhe se pėrse i shmangeshim bisedės sė hapur pėr kėtė, por kur u
ndodha nė burg, e kuptova se nuk kisha pasur pėrvojė tė mjaftueshme politike.
Megjithatė nuk mė erdhi keq. Supozoja se esenca e problemit nuk do tė ndryshohej
nė qoftė se i largoheshim shqyrtimit tė saj. Dhe nuk u ndryshua. Sot flitet
mbi demokracinė si formė tė organizimit tė shoqėrisė, kurse nė tė vėrtetė fjala
ėshtė pėr konstituimin e Kosovės nė Republikė brenda Jugosllavisė. Disa forca
opozitare nė Kosovė pėr shkak tė kėtyre fjalėve pėrsėri do tė mė anatemojnė si
jointelektual. Si edhe dikur nė tė kaluarėn, sėrish do tė shpjegojnė se nuk jam
kurrfarė intelektuali. Forca tė tjera ndoshta pėrsėri do tė mė ostracizojnė, do
tė mė burgosin, ose ndoshta edhe nuk do ta lejojnė botimin e kėtyre fjalėve.
Mirėpo kujt i shėrben nė tė vėrtetė heshtja e mėtejshme? Ē'na duhet thellimi i
mėtejshėm i jazit tė marrėdhėnieve ndėrnacionale nė Kosovė? Kujt i shėrben
copėtimi i Jugosllavisė? Ē'na duhen burgosjet e mėtejshme, vrasja e tė rinjve?
Ē'na duhet dhe kujt i shėrben cfilitja e tė gjithė popujve nė Jugosllavi, nė
krizėn e gjatė 9-vjeēare tė luftės me nerva? A s'do tė ishte mė me mend qė tė
gjithė sė bashku, por tė barabartė, ta ndėrtojmė tė Nesėrmen e Madhe, nė vend qė
me kufoma ta shėnojmė kėtė tė sotme mizerabėl? Populli nė Kosovė dėshiron qė
vetė dhe me ndihmėn e popujve tjerė tė Jugosllavisė tė zhvillohet, e jo ta
zhvillojnė tė tjerėt; ai dėshiron tė jetė subjekt i barabartė nė bashkėsinė e
popujve tė Jugosllavisė, e jo si tė tillė vetėm ta trajtojnė; qė vetė t'i
zgjedhė pėrfaqėsuesit e vet tė vėrtetė, e jo t'i thuhet se, nė tė vėrtetė,
tashmė i ka zgjedhur; qė me tė vėrtetė ta ndajė fatin e Jugosllavisė, e jo t'i
shpjegohet se kėtė tashmė e ka bėrė me ndryshimet kushtetuese nė RS tė Serbisė;
qė me tė vėrtetė tė jetė faktor i paqes dhe i prosperitetit brenda Jugosllavisė,
nė kėto hapėsira, e jo qė ta heshtin me fundamentalizmin islamik dhe me intriga
mbi spiunazhet. Shkurt, Kosova tejet shtrenjtė po e paguan ēmimin e sė drejtės
pėr tė folur hapur mbi republikėn e vet brenda Jugosllavisė dhe pėr
konstitutimin e vet si tė tillė. Unė, gjithashtu, shumė shtrenjtė i pagova
botėkuptimet e mia, por tani sė paku i shkrova. Nuk do tė ketė nevojė qė tė
rrėmihet mė nėpėr tė kaluarėn time, e as qė tė mė shkatėrrohet familja pėrsėri.
Mirėpo t'i kthehemi akuzės mbi spiunimin nė dobi tė Sigurimit.
Gjyshi im dhe unė
Mė parė nė kėtė tekst shpjegova se
rreth kėsaj e vetmja gjė e vėrtetė ishte se atėbotė unė e kryeja funksionin e
Sekretarit tė Sekretariatit tė KE dhe tė Kuvendit tė KSA tė Kosovės pėr
Marrėdhėnie me Botėn e Jashtme, (nė periodėn midis viteve 1971-1977). Duke e
pėrfshirė atė periodė, gjer nė vitin 1981, kam qenė gjithashtu anėtar i
Komitetit Republikan tė RS tė Serbisė pėr Marrėdhėnie me Botėn e Jashtme;
pjesėmarrės aktiv i Kėshillit Federal pėr Bashkėpunim Ndėrkombėtar; anėtar i
Komisionit tė SFPJ pėr moszgjerimin e armėve nukleare (aspektet juridike tė
ēėshtjes); anėtar i komisioneve tė ngjashme tė KK tė LK tė Kosovės, tė KK tė
LSPP tė Kosovės, etj. Andaj, realisht (e jo vetėm formalisht), kam qenė njėri
nga kreatorėt kryesorė tė pjesėmarrjes sė Kosovės nė bashkėpunimin ndėrkombėtar
tė vendit, edhe nė planin organizativ, por edhe nė atė praktiko-politik. Nė
qoftė se puna rreth kėtyre ēėshtjeve konsiderohet si "vėnje tė themeleve tė
shtetėsisė sė Krahinės" («Duga»), atėherė kėtė vėrtet e kam bėrė, por nuk e kam
bėrė pėr shkak tė Sigurimit, dhe as pėr hir tė tij, por pėr shkak se njė gjė e
tillė ishte e pėrmbajtur nė politikėn e LKJ-sė dhe nė kushtetutėn e vendit.
(...)Gjyshi im (ndjesė pastė!), nė
rininė e vet herė pas here ishte marrė me shitjen e duhanit gjer nė Kukės
-Shqipėri. Kjo gjė, si duket, kishte qenė njė lloj fitimi pėr tė. Kishte
menduar se mėnyra e tillė e fitimit kishte qenė mė e mirė sesa vjedhja e
kafshėve tė trasha. Ai vdiq gjersa unė isha shumė i ri, por mė kujtohet se asgjė
tė bukur nuk mė pati thėnė pėr shoqėrinė e paraluftės atje. Pėrshtypja e tij
kryesore kishte qenė se lumjanėt paskėshin jetuar mizorisht, duke shtuar se edhe
shpellat i kishin pėrdorur si strehimore pėr fėmijėt dhe familjet. Pėr kėtė
shkak, sa herė qė nė ekranin e TV Tiranės shihja se si kishin ndėrtuar shtėpi
dhe e kishin punuar tokėn, kjo me tė vėrtetė, mė gėzonte. Gjyshi im ishte
analfabet, por gėzohej tmerrėsisht pėr shkollimin tim. Pėr kėtė shkak,
kurdoherė qė nė ekranin e TV Tiranės e shihja se si po shkolloheshin edhe
fėmijėt e tyre atje, pikėrisht si edhe unė kėtu, kjo me tė vėrtetė mė gėzonte.
Shkurt, konsideroja se tė drejtėn pėr t'iu gėzuar tė arriturave nė tė dy vendet
nuk mund tė ma merrte askush.
Nė anėn tjetėr, vetėm dy-tri herė i
kam takuar qytetarėt nga RSP e Shqipėrisė dhe kam biseduar privatisht me ta.
Kanė qenė ato biseda tė shkurtėra nė grupe tė mėdha. Asnjėherė s'kam bėrė bisedė
zyrtare me kėdoqoftė nga RSP e Shqipėrisė pa prezencėn e funkcionarėve tjerė ose
tė njerėzve nga Shėrbimi i Sigurimit Shtetėror Jugosllav. Ky ishte njė gabim i
imi qė rridhte nga gjendja e sėmurė e shoqėrisė. E drejta pėr tė biseduar
privatisht me fqinjtė e mi ėshtė njė e drejtė e imja e patjetėrsueshme. Fakti
se s'kam mundur ta realizoj e tregon gjendjen mizore nė raportet midis dy
shoqėrive. Dhe, ju lutem, pėr njė gjė tė tillė mos e fajėsoni vetėm palėn
tjetėr! (Autori i drejtohet shtypit, dhe mbase jo vetėm shtypit, tė
Beogradit; vėr. e red.).
Nė Shqipėri s'kam asnjė mik ose
shok. Konsideroj se pėr kėtė shkak jam i dėmtuar si qytetar dhe si njeri. Nuk
kam kurrfarė aftėsishė telepatike. E kam vetėm njė tranzistor qė i takon gruas
dhe njė aparat TV qė ma falėn prindėrit. S'jam teknikisht i arsimuar. Nuk kam
telefon, por ata qė kanė, mė thonė se s'munden qė drejtpėrsedrejti t'i thėrrasin
miqtė e tyre nė Tiranė. Kjo lidhje shkon pėrmes Beogradit dhe Shkupit, e
ndoshta edhe pėrmes Romės, Parisit apo ndonjė qyteti tjetėr.
Evropa dhe kufijtė
Edhe serbėt mė ortodoksė, domėthėnė
edhe ata qė konsiderojnė se shqiptarėt nuk rrjedhin nga ilirėt (dhe nuk thonė se
nga rrjedhin, por zhvillojnė vetėm supozime tė ndryshme), nuk e mohojnė se
shqiptarėt nė Jugosllavi dhe ata nė Shqipėri janė i njėjti popull, d.m.th. se
kanė gjuhė tė njėjtė, kulturė tė njėjtė dhe histori tė njėjtė. Mirėpo kjo nuk
ėshtė kurrfarė pengese pėr t'u konstituar nė komb tė veēantė, sepse nuk mund tė
mohohet bindshėm fakti se ėshtė bėrė plotėsisht e pakuptimtė tė flitet pėr ta si
pėr njė pakicė kombėtare, ndėrkaq as qė mund tė mohohet fakti se nocioni
"kombėsi" esencialisht ėshtė i karakterit kalimtar dhe se tashmė ėshtė i
tejkaluar. Po ashtu nuk mund tė mohohet nevoja pėr njė zhvillim tė shpejtuar tė
Kosovės. Nėse kjo gjė ishte ashtu, dhe sigurisht qė ishte, dhe nė qoftė se kjo
ėshtė akoma ashtu, atėherė prej meje nuk ka qenė e mundur tė pritet qė tė
angazhohesha pėr qėndrim tė kundėrt vetėm e vetėm qė mė vonė tė mos mė quanin
spiun i Sigurimit. Pėr shkak tė pėrcaktimeve tė tilla parimore, konsideroja se
zhvillimi i marrėdhėnieve jugosllavo-shqiptare duhej tė ishte nė funksion tė
interesave afatgjata tė tė dy vendeve, por edhe nė funksion tė zhvillimit tė
kombėsisė shqiptare te ne. Nė nivel tė konkretėsisė, d.m.th. nė nivel tė
realizimit tė pėrcaktimeve tė tilla parimore, ka patur lėshime tė ndryshme, por
ato nuk i vinin nė pyetje pėrcaktimet parimore, pa i marrė parasysh tendencat e
tanishme qė tė dėshmohet e kundėrta.
Ka pasur edhe atėherė vėrejtje tė
ndryshme kritike ndaj kėtij bashkėpunimi. Ato mund tė reduktohen nė dy grupe: e
para mund tė quhet qasje afirmative, por esencialisht fjala ishte pėr presionin
qė ai bashkėpunim tė vihej nė funksion tė afirmimit tė sistemit vetėqeverisės nė
Shqipėri. Ata qė e mbėshtetnin kėtė qasje kanė qenė tejet tė padurueshėm. Atje
shihnin mundėsi tė pakufizuara ndikimi nė drejtim tė demokratizimit dhe tė
hapjes sė shoqėrisė shqiptare. Dhe nuk mund tė thuhet se ai bashkėpunim mbeti
pa ndonjė jehonė nė kėtė plan, por qasja e tillė nė ekzaltimin e vet shpesh e
tepronte; nuk e merrte parasysh nė mėnyrė tė mjaftueshme ndjeshmėrinė e palės
tjetėr. Ndonjėherė pėr kėtė shkak kjo rezultonte nė mosmarrėveshje tė
panevojshme, me shtyrje tė ndėrsjella dhe mė nė fund ndikonte negativisht nė
pėrpjekjet pėt t'u arritur besimi reciprok; dhe b) e dyta mund tė quhet qasje
negative, dhe gjer nė njė shkallė nihiliste, ndaj marrėdhėnieve
jugosllavo-shqiptare. Frikėsohej prej ndikimit tė tyre te ne. Dinte ta
akuzonte mbylljen e Shqipėrisė, por nė esencė e kėrkonte mbylljen e Kosovės ndaj
Shqipėrisė. E vinte nė pyetje pozitėn kushtetuese tė Krahinės, si edhe vendin
dhe rolin e kombėsisė shqiptare nė zhvillimin e bashkėpunimit ndėrfqinjėsor nė
kėtė vend. Natyrisht ndodhesha nė konflikt me tė dyja kėto qasje, por kėtė e
konsideroja si pjesė tė luftės sė pėrditshme politike pėr realizimin e
pėrcaktimeve parimore.
Nė burg, gjatė njė kohe, mė
akuzonin se kėrkoja tretman specifik pėr kombėsinė shqiptare nė kėtė
bashkėpunim. Kjo ndihej tashmė nė ajėr gjatė tėrė kohės pas daljes sime nga
burgu, nė mėnyrė qė mė nė fund ta merrte formėn e akuzės pėr spiunim nė favor tė
Sigurimit. Konsideroj se nė esencė kjo reduktohet nė ēėshtjen e kufijve. Si
specialist i politikės ndėrkombėtare, kam qenė plotėsisht i vetėdijshėm se
kufijtė nė Ballkan janė vetėm hallkė e fundit e procesit tė pėrkufizimit tė
pėrgjithshėm imperialist nė Evropė. Kurrė s'kam besuar nė mundėsinė e
suprimimit tė tyre tė dhunshėm, e as nė nevojėn pėr ta bėrė njė gjė tė tillė.
Besoja megjithatė nė mundėsinė e tejkalimit tė tyre. Tek e fundit, nė dritėn e
ndryshimeve tė tanishme dhe tė ardhshme nė Evropė, kjo ēėshtje ėshtė bėrė
irelevante.
Nga ana tjetėr, kurrnjėherė nuk kam
konsideruar se Enver Hoxha ka qenė stalinist nė kontekstin e atėhershėm tė
botėkuptimit mbi stalinizmin. Kjo ishte nė kundėrshtim me origjinėn dhe me
edukimin e tij. Ndėrprerja e mėvonshme me Mehmet Shehun e pėrforcoi kėtė bindje.
Nuk e kam besuar indoktrinimin e
rinisė sonė, d.m.th., nuk e kam besuar importimin e kontrarevolucionit e as
eksportimin e revolucionit. U duartrokas ndryshimeve demokratike nė Evropė, por
nuk mendoj se socializmi do tė duhej tė zhdukej, e as se demokracia do tė duhej
tė eksportohej. Besoj nė ardhmėrinė e Evropės, por pėrderisa ajo tė arrijė te
ne dėshiroj tė jetoj nė paqe me veten. Besoj se kjo letėr do t'i kontribuojė
botėkuptimit se prodhimi artificial i spiunėve nuk i shėrben asgjėje.
21 Mars 1990
Krushė e Madhe
MBI KARAKTERIN AUTENTIK TĖ DEMOKRACISĖ
Pėrse autentike?
Njė akademik i shquar, mik i imi i
vjetėr, nė njė bisedė jo-formale, private, duke menduar pėr titullin e gazetės
qė tani e keni nė dorė, pak si me rezervė mė pyeti: "Pėrse autentike?" Ndėrkaq,
njė gazetar, nxėnės dhe adhurues i akademikut nė fjalė, e shprehu haptas
mospajtimin e vet me fjalėt se "demokracia ėshtė njė", dhe se "nuk ka demokraci
autentike".
Qė tė dy, edhe akademikun, mikun tim tė
vjetėr, edhe gazetarin, i kishte munduar i njėjti hall, por atė nuk e thonin.
Problemi i njėjtė mė kishte munduar edhe mua me vite tė tėra. Mė nė fund kisha
ardhur nė pėrfundimin kategorik se gazeta jonė do tė duhej tė quhej "Demokracia
autentike". Ashtu edhe e emėruam.
Kjo qė po shkruaj nuk ėshtė polemikė me
akademikun, as edhe me gazetarin. Duke u pėrpjekur qė t'i parashtroj arsyet e
njė veprimi tė tillė, nė tė vėrtetė bėj polemikė me vetveten, dhe njėkohėsisht
shpresoj se lexuesi i nderuar do t'i aprovojė argumentet dhe do tė pajtohet me
pagėzimin e gazetės, duke e konsideruar si tė veten.
Nė rend tė parė, e pagėzuam ashtu pėr
shkak se demokracia, si formė e vjetėr e organizimit shoqėror, gjatė mė se 2000
vjetėve tė historisė sė saj, kishte qėndruar dhe ishte mbajtur pėr njė kohė mė
tė gjatė vetėm atje ku ishte lindur nė mėnyrė autoktone dhe atje ku nė
organizimin politik ishin respektuar kushtet, mentaliteti, karakteri dhe
veēoritė e vendeve dhe tė shoqėrive nė fjalė. Demokracia, si formė e organizimit
shoqėror, si sistem politik, kudo dhe ēdo herė qė ishte respektuar ky parim,
gradualisht kishte formuar parime dhe principe tė pėrgjithshme, universale, si
ato qė pėrmenden nė tekstin qė flet mbi arsyetimin politik tė nevojės mbi
nxjerrjen e gazetės "Demokracia Autentike", por edhe ishte begatuar, ishte
hijeshuar dhe ishte zbukuruar, ndonėse akoma nuk e kishte marrė formėn e
pėrkryer, pėrfundimtare: polisi antik i Athinės ia kishte falur dukjen, pak si
tė hajthme, tė ndjeshme, subtile dhe kapricioze; britanikėt ia kishin falur
rendin, seriozitetin dhe pėrpikmėrinė e xhentėlmenėve. Nė kohėn moderne, Agorės
sė Athinės ia kishin dhėnė kuptimin e Parlamentit bashkėkohor, vendit ku asgjė
me rėndėsi nga sfera e politikės nuk do tė duhej tė mbetej pa u prekur;
francezėt ia kishin falur patosin oratorik. "Assemblee Nationale" e tyre, gjatė
historisė sė kohės moderne, ishte shndėrruar nė njė vend betejash verbale, tė
fjalimeve plot pasion, tekstualisht, tė tretjes sė ndjenjave pasionante nė fjalė
dhe mendime po aq goditėse, therėse, por edhe ledhatuese, ndonjėherė dinake, dhe
pėrgjithėsisht elegante. Me fjalimet e tyre nė asamble, francezėt shpeshherė
kishin zhvilluar gjimnastikė tė mendjes, por gjithmonė e kishin zhvilluar edhe
kulturėn e demokracisė franceze.
Toqueville - Bota e sigurt pėr
demokraci
Alexis de Toqueville (Aleksis de
Tokėvil), nė perėndim tė rendit feudal tė Evropės, kishte qenė i mahnitur me
demokracinė e kaubojve tė Amerikės. E kishte shėtitur tėrė Amerikėn, kryq e
tėrthor. Mė nė fund e kishte shkruar veprėn e tij famoze "Demokracy in America"
me tė cilėn ishte pėrpjekur t'i bindė mbretėritė dhe shoqėritė e Evropės mbi
pėrparėsitė e organizimit demokratik tė shoqėrisė, por mbretėrit si mbretėr,
ishin bindur vetėm atėherė kur nuk kishin pasur rrugė tjetėr pėr ruajtjen e
kokave tė tyre tė shtrenjta.
Demokracia nė Amerikė kishte filluar
nga "pilgrimėt" (ardhacakėt e Evropės). Kaubojėt e kishin pėrforcuar nė bazė,
duke u ofruar bashkatdhetarėve tė shpėrndarė nė hapėsirėn e pafund ndjenjėn e
solidaritetit dhe tė pėrbashkėsisė pėrballė natyrės sė egėr dhe fiseve tė
organizuara indiane. Mė shumė se ēdokund tjetėr, demokracia nė Amerikė kishte
qenė e lidhur me hapėsirėn. Liria e individit dhe kulti i individualitetit atje
ka qenė produkt i hapėsirės sė pafund. Individi me vetiniciativėn e tij mė parė
kishte qenė i shtrėnguar ta braktiste rendin e kalbur feudal tė Evropės dhe
pastaj edhe grumbullimin nė qytetet e bregut lindor. Perėndimi i egėr e kishte
mundėsuar ardhjen nė shprehje tė pionerizmit individual, tė cilin qeveria
megjithatė e kishte subvencionuar me mjete dhe me metoda tė ndryshme.
Komunitetet e vogla tė disperzuara nėpėr hapėsirėn e madhe dhe
individėt-pionierė tė pushtimit tė hapėsirės, me kohė demokracisė amerikane ia
falėn autenticitetin. Si sistem i organizuar politik, nė instancat mė tė larta
rezultoi nė ndarjen e pushtetit midis Kongresit, Presidentit dhe Gjykatės sė
lartė. Pikėrisht perfeksionimi i kėsaj ndarjeje tė pushtetit nė favor tė
demokracisė ėshtė ajo qė Amerika ia fali demokracisė.
Mjaft prej amerikanėve i kisha pasur
miq nė kohėn e qėndrimit tim nė vendin e tyre. Gjatė studimeve shumėvjeēare tė
politikės sė tyre globale ua kisha parė pėr tė madhe pėr besimin se demokracinė
e tyre, tė cilėn e ēmonin si njė perfect system (sistem tė pėrkryer) mund
ta mbillnin gjithkund. Ata besonin se sistemi qė ishte treguar aq i suksesshėm
nė Amerikė, do tė duhej doemos tė funksiononte edhe nė vendet tjera, pikėrisht
njėsoj si tek ata. Pėr kėtė shkak, gjatė periudhės sė pasluftės, shpeshherė
kishin qenė tė detyruar qė demokracinė e mbjellė nėpėr ato vende, ta ruanin me
forcėn e armatės sė tyre. Mirėpo, kjo gjė pastaj shkaktonte animozitetin e
popujve tė ndryshėm kundrejt tyre, gjė pėr tė cilėn ata pėr njė kohė tė gjatė u
habitėn. Falė edhe kėtij animoziteti, mė nė fund e kuptuan se demokracia ēdokund
do tė duhej tė ishte e vetėlindur, autoktone, se p.sh. pinoēetizmi nuk mund tė
quhej demokraci, se ajo, demokracia, ndonėse i kishte parimet tė pėrbashkėta, tė
gjithėpranueshme, universale, do tė duhej tė zbatohej nė mėnyrė autentike, nė
harmoni me kushtet e vendit dhe me karakterin e njerėzve tė atjeshėm. Kėtė fakt
si kėrkesė politike nė fillim e artikuluan intelektualėt politikė tė Amerikės si
Georg Kennan, dhe mė vonė, John Campbell, por vetėm nė raport me vende tė
caktuara (BRSS) ose me regjione tė dhėna (si p.sh. Ballkani). Tani kjo kėrkesė
ėshtė ngritur nė nivelin e principit: pėrkrahja amerikane pėr demokracinė nė
vendet tjera do tė duhej ta merrte parasysh raportin lokal tė forcave. Logjika
legaliste amerikane, pėrkrahja e regjimeve nė pushtet e operacionalizuar si
politikė intervencioniste, bukur vonė e akceptoi rėndėsinė e vėrtetė tė
kėrkesave intelektuale tė inteligjencisė sė saj politike. Mirėpo ėshtė me
rėndėsi se ajo tani kėtė e akceptoi, ndonėse e shtyrė edhe nga nevoja pėr
ndryshimin e qėllimeve strategjike tė politikės sė vet globale. Amerikanėt tani
e kanė tė qartė se njėmend e dėshirojnė njė botė "safe for demokracy" dhe jo njė
"demokracy safe from the world" (d.m.th. njė botė tė sigurt pėr demokraci dhe
jo njė demokraci tė sigurt, d.m.th., tė ndarė nga bota). Demokracia e kaubojve
qė e kishte hasur Aleksis de Tokėvili tani ishte shndėrruar nė njė synim global
politik. Dhe, botė e sigurt pėr demokraci mund tė jetė vetėm ajo ku demokracia
ėshtė e vetėlindur dhe jo e imponuar.
Demokracia nė Kosovė
Nga ana tjetėr, pėrcaktimi im pėr
demokraci nuk ishte i lehtė, por edhe as i rastit. Botimi i pjesės II tė
artikullit tim «Viti 81 dhe proceset e demokracisė» tė cilin revista
«Alternativa» nė Lubjanė e paralajmėroi qysh moti, por akoma nuk e bėri, e jep
njė pasqyrė tė qartė tė argumeneteve nė favor tė kėtij pėrcaktimi. Lexuesi pa
dyshim do tė njihet edhe me pjesėn e III tė punimit qė ka tė bėjė me lidhmėrinė
e proceseve tė tilla tė Kosovės me ato nė Evropė. Mirėpo ėshtė me rėndėsi tė
theksohet se nuk mund ta ērrėnjos bindjen time tė thellė se demokracia nė Kosovė
u vetėlind dhe u pagua shtrenjtė. Kjo nuk do tė thotė se po mohohet ndihma e
Evropės dhe e Komunitetit Ndėrkombėtar. Ndihma e faktorit ndėrkombėtar, ndonėse
tejet e ēmuar, megjithatė lidhet me viktimat tona. Kujtimi i ditės makabėr tė 27
janarit 1990 nė fshatin Brestovc (4 tė vrarė dhe 19 tė plagosur) dhe i ditėve tė
mėpastajme nė Kosovė, tė mbushura me gazra kimike, tym e barot dhe viktima tė
reja nė njerėz, nuk lejojnė dot ndonjė pėrfundim tjetėr. Gjithmonė ka qenė nė
natyrėn e shqiptarėve nderimi i miqve, por edhe mė tepėr, nderimi i vetes sė
tyre. Dhe ėshtė njė rregull i ngulitur i qytetėrimit respektimi i rendit tė
gjėrave. Tė tjerėt nuk do tė na duan mė pak pėr shkakun se demokracia nė Kosovė
u vetėlind dhe nuk u importua.
Demokracia nė Kosovė, nga ana tjetėr,
nuk u vetėlind pėr shkak se shqiptarėt iu frikėsuan luftės. Njė popull qė nuk i
frikėsohet luftės mund tė jetė vetėm i marrė, por frika e luftės kurrnjėherė,
asnjė popull, nuk e ka penguar tė luftojė pėr idealet e veta. I takon virtytit
tė menēurisė sė njė populli pėrpjekja qė idealet e veta t'i sendėrtojė pa
gjakderdhje. Do tė duhej tė ishte nė natyrėn e idealit tė sendėrtohej pa
gjakderdhje. Mirėpo shqiptarėt, pėr idealin e tyre tė Republikės dhe tė
Demokracisė, e paguan tashmė tagrėn e gjakut mė tepėr se ē'duhej dhe mė tepėr se
ē'mund tė kuptohej edhe nga rezonimi mė i ftohtė dhe mė kalkulant politik.
Republika dhe Demokracia pėr ta nė kėtė mėnyrė u bėnė njė pikė e pakthim, ose
point of no return siē e thotė M. Bakalli (shih M.Bakalli, "Si mė
tutje?", Zėri i Rinisė, 3.X.1990). Pėr ta arritur kėtė pikė u detyruan ta
paguajnė shumė shtrenjtė tagrėn e gjakut. Njė ditė doemos do tė kėrkohet
shpjegim edhe pėr kėtė. Shpjegimi gjithsesi do tė jepet, por mendja megjithatė
nuk do ta kuptojė, pėr shkak se zhvillimi i saj do tė ecė nė drejtim tė
fisnikėrimit, tė njerėzishmėrisė e tė lartėsimit shpirtėror. Dhe jo nė drejtim
tė kundėrt, tė cinizmit dhe tė indolencės, tė interpretimit grotesk tė plojave,
tė krimeve, tė masakrave dhe tė kasaphanave. Arsyeja nuk do tė zbresė nė nivelin
e bishave, por do tė ngritet nė nivelin e njeriut.
Dhe shqiptarėt nuk e merituan
Republikėn dhe Demokracinė vetėm me luftėn e tyre epike 9 vjeēare, por me tėrė
historinė: nė vorbullėn e dyndjeve tė popujve, merita e tyre nuk qėndron vetėm
nė atė se mbetėn tė patretur. Koncepti juridik i maturisė pėr tė cilin flet
Ismail Kadareja, qė nė lashtėsi i kontribuoi ndėrtimit tė sė resė sė sotme.
Nga ana tjetėr, fjalėt se "Kjo
hapėsirė, nga e cila dikur shpėrthenin luftėra botėrore, tani ka rastin, apo do
tė duhej ta kishte atė, qė tė shndėrrohet nė vatėr tė rrezatimit tė proceseve tė
demokratizimit nė nivel kontinental" (shih "Viti 81 dhe proceset e
demokracisė", Alternativa, 7-8, 1990, Lubjanė) ndonėse nė dukje tė parė
romantike, nuk ishin tė rastit. Nė qoftė se Kosovėn dikur e quanin, dhe akoma e
quajnė, fuqi-baroti, hapėsirė tendosjeje, vatėr krizash, etj., pėrse tė mos
shndėrrohej sot nė vatėr tė rrezatimit tė demokracisė e tė paqes? Nė qoftė se
dikur konsiderohej kėrthizė e drejtpeshimit organik tė forcės, tani do tė duhej
tė shndėrrohej nė strumbullar tė sė resė demokratike. Kjo gjė, natyrisht, nuk
varet vetėm nga vullneti i mirė i shqiptarėve. Ata e dėshmuan kėtė me
pėrcaktimin pėr Republikė dhe pėr Demokraci, pėr barazi e liri me popujt tjerė
tė Jugosllavisė. Nė favor tė paqes dhe tė demokracisė nė Jugosllavi, Ballkan dhe
Evropė e ofruan pėrbashkėsinė dhe jo pėrēarjen, zhvillimin dhe jo ngecjen.
Ndėrkaq, me ēka po e dėshmojnė popujt tjerė tė Jugosllavisė mirėkuptimin pėr
pėrkufizimin e tė drejtės natyrale tė shqiptarėve pėr bashkimin e kombit? Me ēka
po e dėshmojnė vullnetin e tyre pėr t'i akceptuar si tė barabartė, si subjekt
shtetformues dhe shtetndėrtues dhe jo si objekt rezerv pėr drejtpeshimin e
interesave tė veta sikurse duket shpesh? Pėrse shqiptarėt nuk figurojnė as nė
projektin e federalistėve dhe as tė konfederalistėve? Shqiptarėt, natyrisht, do
tė duhej tė insistonin nė pėrgjigjet e kėtyre pyetjeve dha ata kėtė tani po e
bėjnė. Ata nuk do tė mund ta bartin pėrgjegjėsinė e asaj qė nuk varet prej tyre.
Demokracia, nga ana tjetėr, nė aspekt
tė pėrmbajtjes mund tė jetė e mangėt, jo e plotė, e papėrsosur, por nuk mund tė
jetė as e vjetėr dhe as e re. Ajo e synon plotėsinė dhe pėrsosjen dhe kjo ėshtė
imanente nė ēdo proces pozitiv. Demokracia, siē shihet, kėtu kuptohet si formė e
rregullimit shoqėror pėr tė ndihmuar procesin e pėrsosjes sė njeriut, tė
raporteve shoqėrore, tė shoqėrisė dhe tė njerėzimit. Ajo nuk kuptohet si kallėp
i dhėnė statik pėr statizimin dhe pėrjetėsimin e atare raporteve. Njė demokraci
qė do tė ishte nė funksion tė ngurtėsimit tė raporteve tė dhėna shoqėrore, nuk
ėshtė pronė e shoqėrisė por vetėm e elitės. Ndėrkaq demokracia nuk mund tė jetė
kundėr elitės por kundėr elitizmit, d.m.th. kundėr elitės pėr hir tė elitės. Nė
luftėn konkurrente tė vlerave, ato mė tė mirat do tė duhej ta zinin vendin e
merituar nė radhėt e elitės. Mirėpo demokracia si formė e organizimit shoqėror e
nėnkupton krijimin e kushteve tė barabarta, sė paku formalisht, pėr tė gjithė
pjesėmarrėsit e luftės konkurrente. Ēdo rregull tjetėr mund tė pagėzohet me emra
tė ndryshėm, por jo me atė tė demokracisė. Rregullat e saj nuk mund tė
rezultojnė nė anarki. Anarkia dhe demokracia nuk kanė asgjė tė pėrbashkėt.
Nga e gjithė kjo del se me emrin
"Demokracia Autentike" synohet pėrkufizimi i origjinalitetit dhe pėrcaktimi i
kontributit specifik kosovar nė zbatimin e parimeve universale, tė
gjithėpranueshme tė demokracisė, por edhe nė ndėrtimin dhe pėrsosjen e saj tė
vazhdueshme si ide universale e orientimit tė njeriut pėr tė jetuar i lirė dhe i
barabartė me tė tjerėt. Si sistem politik, do tė duhej tė mundėsonte kushte tė
barabarta pėr realizimin e qėllimeve tė tilla njerėzore nė mėnyrė tė
njerėzishme, pa dhunė. Ne nuk dyshojmė se lexuesit e nderuar do tė na ndihmojnė
me sugjerimet, vėrejtjet dhe me kontributet e shkruara. Pėr kėto gjithmonė janė
tė mirėpritur. "Demokracia Autentike" do tė jetė e hapur pėr tė gjitha mendimet,
por e pėrcaktuar pėr realizimin e qėllimeve tė veta shoqėrore, nė shoqėri dhe
pėr shoqėrinė.
Le tė lulėzojė Demokracia Autentike nė
tė gjitha zemrat e lexuesve tė vet nė Republikėn e Kosovės dhe nė ēdo vend ku do
tė lexohet!
Lubjanė, mė 20 nėntor 1990
DEMOKRACIA AUTENTIKE KOSOVARE
(Ndėr dokumentat e kėrkuara nga
Sekretariati Republikan i Informatave nė Republikėn e Sllovenisė pėr
regjistrimin e "DEA-s" ishte edhe baza programore e gazetės. Kjo pjesė, qė ka tė
bėjė me arsyetimin e veēorive ideore dhe tė origjinalitetit ideor qė pėrmban
titulli i gazetės, e shkruar nga U.Hoti, ėshtė e shkėputur nga kjo bazė.)
Titulli Demokracia Autentike nuk
implikon vėnien nė dyshim tė dispozitave dhe tė parimeve themelore tė
demokracisė (sistemin shumėpartiak, zgjedhjet e lira, parlamentin, liritė
politike, e drejta e votimit, e tė ngjashme) por, pėrkundrazi, duke u nisur nga
akceptimi i tyre, synon qė tė pėrcaktojė atė qė do tė ishte autentike, si nė
zbatimin e tyre praktik, ashtu dhe nė akceptimin e tyre nga ana e shoqėrisė.
Titulli nuk vė nė dyshim as pėrmbajtjen e demokracisė qė do tė pėrcaktohet
bashkėrisht me kushtetutėn federale/konfederale, dhe me marrėveshjet tjera nė
kuadėr tė saj, por, pėrkundrazi, me angazhimin pėr pėrcaktimin e asaj qė do tė
ishte autentike, e veēantė pėr Kosovėn, do tė synonte tė theksonte atė qė ėshtė
e mundur, e drejtė dhe e nevojshme nė situatėn e dhėnė. Titulli nuk vė nė
pikėpyetje orientimin themelor tė inkuadrimit nė proceset dhe nė rrjedhat e
pėrgjithshme tė Bashkimit Evropian, por pėrkundrazi, synon qė inkuadrimi nė ato
rrjedha dhe procese tė pėrshpejtohet, duke i theksuar trajtat dhe format e
pėrshtatshme qė njėkohėsisht e nėnkuptojnė edhe ruajtjen dhe zhvillimin e
vetėqenies dhe tė identitetit tė Jugosllavisė tė pėrcaktuar me marrėveshje dhe
me kushtetutė. Me fjalė tė tjera, titulli Demokracia Autentike implikon
faktin se lufta pėr status tė barabartė tė republikės sė Kosovės nėnkupton jo
vetėm luftėn pėr pranim dhe pėr trajtim tė barabartė tė shqiptarėve nė
Jugosllavi dhe mė gjerė, por edhe pėrpjekjen dhe luftėn pėr ndėrtimin e
identitetit tė saj (politik, etj.) nė bazė tė vetėqenies sė saj. Ne nuk e vėmė
nė dyshim fare se nė kėtė ēast kjo ēėshtje ka rėndėsi tė dorės sė parė, para sė
gjithash politike, por edhe me rėndėsi tė tjera, jo vetėm pėr Kosovėn, por edhe
pėr Jugosllavinė, edhe pėr Shqipėrinė dhe mė gjerė. Me titullin e gazetės sonė
nuk pretendojmė tė disponojmė me pėrgjigje tė gatshme pėr kėto ēėshtje, por
vetėm insistohet nė faktin se ēėshtja nė fjalė ėshtė e pranishme nė ndėrgjegjet
e njerėzve dhe nė praktikėn e sjelljeve tė tyre; se gjer mė sot nuk ėshtė
kuptimėsuar akoma njė pėrgjigje nė nivel politik dhe teorik dhe se ajo nuk
mundet, madje edhe po tė dėshirohej njė gjė e tillė, qė tė heshtet. Pa i
kontestuar pėrpjekjet e gjertanishme tė tė tjerėve nė kėtė plan, pėrgjigjen mbi
kėto ēėshtje duhet ta ofrojnė vetė shqiptarėt, madje njė pėrgjigje qė do tė
ishte e pranueshme nė rend tė parė pėr ta, por edhe pėr tė tjerėt.
Bashkėsia kombėtare shqiptare e
nėnkupton faktin se ajo ka jetuar gjer mė tani e po jeton edhe sot e kėsaj dite
nė dy tėrėsi tė mėdha kompakte dhe nė mė shumė diaspora etnike nėpėr botė, nė dy
sisteme politike kryesore dhe nė tri e mė tepėr nėnsisteme; nė Shqipėri (me
socializėm radikal), nė RSFJ (me socializėm vetėqeverisės) dhe nė Europė,
Amerikė dhe Australi (Turqia+Europa Perėndimore; SHBA, Kanadaja + Meksika dhe
Argjentina, me sisteme demokratike karakteristike pėr kėto vende). Ėshtė e
natyrshme se ata janė rritur duke qenė tė ekspozuar ndaj ndikimit tė mjediseve
tė veta, dhe situata e pėrgjithshme tanimė ka ndikuar nė krijimin e njėfarė
mjegulle pėrsa i pėrket caqeve tė zhvillimit tė mėtejshėm.
Ēėshtja e Kosovės po zgjat tash 10 vjet
dhe kjo pėrbėn njė specifikė tė saj. Gjatė kėtyre 10 vjetėve llogaritet se janė
arratisur nė Perėndim rreth 250.000 njerėz. Ekzistojnė disa bėrthama rreth tė
cilave janė mbledhur ata nė luftė pėr realizimin e statusit tė Republikės sė
Kosovės, mirėpo realizimi i kėtij statusi, si dhe i demokracisė, duke i injoruar
kėta, ėshtė plotėsisht i pakuptimtė.
Me ndryshimet demokratike dhe me
marrėveshjen e Helsinkit, si dhe me proceset e Bashkimit Europian, hapet
mundėsia e kthimit, e qarkullimit dhe e inkuadrimit tė tyre nė jetėn e mjedisit
nga kanė dalur. E kaluara nga kėto troje nuk ka qenė as e lehtė dhe as e
thjeshtė, gjė qė implikon edhe specificitete tė reja.
Demokracia Autentike me njė
linjė tė qartė tė zhvillimit dhe tė orientimit tė vet dėshiron qė t'u ofrojė
mundėsi tė barabarta, tė gjitha opcioneve -qė tė shfaqen, tė gjitha
specificiteteve -qė tė shprehen, dhe tė gjitha angazhimeve -qė tė marrin trajtė.
Demokracia Autentike nuk
dėshiron ta dhunojė demokracinė, por vetėm do qė t'i gjejė format mė tė
pėrshtatshme pėr zbatimin e saj nė jetė; ajo nuk dėshiron ta detyrojė shoqėrinė
t'i pėrshtatet demokracisė, por qė demokracinė t'ia pėrshtatė shoqėrisė.
Demokracia Autentike niset nga
bindja se asnjė lloj demokracie nuk mund tė eksportohet, sepse me atė rast do tė
duhej ta ruanin xhandarėt dhe asnjė ndryshim thelbėsor nuk do tė ndodhte.
Demokracia Autentike niset nga
bindja se Republika, si edhe Demokracia, nė Kosovė janė tė vetėlindura. Pra
ėshtė e nevojshme qė vetėm tė zhvillohen edhe mė tej, me ndihmėn e ēmuar tė tė
tjerėve, por edhe me ruajtjen dhe kultivimin nė shkallėn mė tė lartė tė
vetėqenies kombėtare.
Nė raport me vendėsit nė Republikėn e
Sllovenisė, dhe me popullin e saj, Demokracia Autentike do tė sillet nė
mėnyrė tejet korrekte, duke i respektuar traditat e saj demokratike dhe thesarin
e saj kulturor kombėtar. Ajo do tė jetė e hapur pėr tė gjitha kontributet e
hulumtuesve sllovenė lidhur me qėllimet tona tė pėrbashkėta. Ajo do tė marrė,
por edhe do tė japė, pa pranuar kurrfarė kompleksi nė kėto ēėshtje, as tė
inferioritetit dhe as tė superioritetit.
ARMATA DHE POLITIKA
Cynthia Enloe (Sinthia Enlo) nė librin
e saj problematik "Policia, armata dhe etniciteti" (Globus, Zagreb, 1990) e jep
njė vlerėsim interesant: "Proletarizimi i ushtrisė, -thotė ajo, -nuk ėshtė
garancion i homogjenizimit etnik", pėr tė konstatuar mė vonė se "Ushtria ėshtė
jo vetėm instrument i ndryshimeve (ndonėse jo gjithmonė edhe i zhvillimit) por
edhe vetė ndryshohet sė bashku me ndryshimet nė bashkėsinė politike". Teza e
parė ka tė bėjė me ndryshimet e strukturės socio-klasore nė favor tė shtresave
tė gjera popullore nė armatat e shteteve tė Evropės, tė cilave, pėrkundrejt
tendencave tė hapura pėr tė homogjenizuar pėrmbajtjen e nocionit shtet-komb,
pėrmes kategorisė sė pėrgjithėsuar "qytetar", prapėseprapė realiteti u vė
pikėpyetje dhe dilema tė shumta, qė nė instancėn e fundit, tendencat e tilla
qėllimmira i redukton nė funksion tė armatės, si armatė e etnikumit dhe jo e tė
gjithė qytetarėve. Armatat e shumicės sė vendeve nė zhvillim e kanė tė theksuar
rolin e faktorit integrues nė shoqėri. Mirėpo, duke e luajtur kėtė rol, ato
shpeshherė i kanė mbrojtur interesat e kombit (etnikumit) dominant. Procesi i
integrimit ėshtė zhvilluar ose ka tentuar tė zhvillohet ashtu si e kanė
paramenduar kėto etnikume dhe jo gjithmonė nė harmoni me intersat reale tė
shoqėrisė nė tėrėsi. Mirėpo vetė pėrbėrja e armatės nuk mund tė qėndrojė
statike, sidomos jo nė kohėn moderne. Dhe po qe se armata ndryshon sė bashku me
ndryshimin nė bashkėsinė politike (gjithsesi po) atėherė edhe funksioni
integrues i saj do tė duhej tė ndryshojė dhe tė zhvillohet nė harmoni me
interesat e vėrteta tė njė shoqėrie tė dhėnė. Ky nuk ėshtė njė konstatim vetėm i
Cynthia Enloes, por ėshtė i pranishėm edhe nė shkrimin qė vijon dhe nė proceset
pozitive qė dėshirohen tė zhvillohen.
Integrimi individual/kolektiv dhe
fjetja e problemit tė Kosovės
Sekretari Federativ i Mbrojtjes
Popullore, Gjenerali i APJ-sė Velko Kadijeviq nė intervistėn dhėnė gazetarit tė
"Danasit" M. Lazanski, tė botuar me titullin "Jugosllavia nuk do tė jetė Liban"
(shih Danas, 4.XII.1990, Zagreb), nuk flet fare mbi ēėshtjen e Kosovės.
Ndėrkaq as gazetari nė fjalė nuk ia shtroi ndonjė pyetje lidhur me tė. Nė bisedė
me gazetarin, Gjenerali Kadijeviq shprehet pėr integrimin e Jugosllavisė si
federatė e modernizuar dhe pėr integrimin kolektiv tė kombeve tė saj nė proceset
integruese tė Evropės ose nė Evropėn e integruar. Ndėrkaq, tė dy republikat
veriperėndimore tė vendit, Sllovenia dhe Kroacia, bashkėrisht e kėrkojnė nė rend
tė parė rregullimin konfederal (sidomos Kroacia) tė vendit, dhe po qe se kjo nuk
arrihet pėr shkak tė refuzimit tė Serbisė pėr marrėveshje nė kėtė pikė, atėherė
ato insistojnė nė tė drejtėn e integrimit individual nė Evropė (plebisciti mbi
pavarėsimin e shtetit slloven).
Qė tė dy pikėnisjet nė shqyrtimin e
zgjidhjes sė krizės gjithėjugosllave nuk e pėrmendin fare ēėshtjen e jetėsimit
tė Republikės sė Kosovės dhe as ēėshtjen shqiptare nė pėrgjithėsi. Gjenerali
Kadijeviq, ē'ėshtė e vėrteta, nė mėnyrė indirekte Kosovės ia mohon tė drejtėn e
konstituimit si republikė, ndėrsa ēėshtjen shqiptare nuk e pėrmend fare.
Koncepti i federatės moderne, nė shpjegimin e cituar mė lart, i nėnkupton vetėm
autorizimet dhe instrumentet e domosdoshme pėr ta bėrė atė mė efikase, por
pėrbėrja e saj (e federatės) mbetet e njėjtė (kombet dhe kombėsitė). Pastaj, nė
qoftė se me fjalėt "pėrkufizimet nė kushtet tona" nėnkuptohet pėrmbajtja qė ia
dhanė autoritetet serbe, fjalia "do tė rezultojnė nė gjakderdhje dhe nė viktima
tė shumta" i pėrgjigjet deklaratave kėrcėnuese tė dėgjuara nga Serbia sa herė qė
ishte fjala pėr Republikėn e Kosovės, atėherė del se, nė tė vėrtetė, duke e
mohuar Republikėn e Kosovės, pėrkrahet koncepti serb i federatės. Nė kėtė mėnyrė
objektivisht vėrtetohet konstatimi i Cynthia Enloes se armatat e ndryshme
realizimin e funksionit tė vet integrues nė shoqėri shpeshherė e bėjnė nė
harmoni me interesat e etnikumit dominant edhe nė kėtė rast, ndonėse funksioni i
Gjeneralit Kadijeviq do tė duhej t'i pėrfaqėsonte edhe shqiptarėt nė APJ (rreth
33%).
Tendenca e fjetjes sė ēėshtjes sė
Kosovės hetohet edhe te pala tjetėr, bile edhe nė pėrgjithėsi, nė diskutimet e
nivelit zyrtar qė kanė tė bėjnė me ēėshtjen e zgjidhjes sė krizės jugosllave.
Kohėt e fundit fitohet pėrshtypja sikur okupimi i dhunshėm serb i Kosovės tani
"e ka zgjidhur" ēėshtjen, sikur Kosova tė kishte qenė njė ēėshtje vetėm e
Serbisė e jo edhe e tė tjerėve, sikur kėtu nė Kosovė po shkilen vetėm tė drejtat
e njeriut e jo edhe ato kombėtare, skur shqiptarėt, megjithatė, janė vetėm
pakicė kombėtare dhe jo kombi i tretė pėr kah numri nė Jugosllavi, sikur
shqiptarėt janė mysafirė nė tokat serbe dhe jo autoktonė tė lashtė nė trojet e
veta.
Kohė mė parė, duke udhėtuar pėr nė
Lubjanė nėpėr Serbi, u ndala tė pija njė kafe nė afėrsi tė Beogradit. Nė ekranin
TV fliste Vuk Drashkoviqi, kandidat pėr kryetar tė Serbisė. Ai tregonte pėrralla
mbi Kosovėn kurse shikuesit i gėlltisnin fjalėt e tij me gojėn hapur. Nuk mu
durua dhe e pyeta njė ēift bashkėshortėsh qė ishte ulur nė tavolinėn ku isha
edhe unė, nėse Drashkoviqi me kėto botėkuptime mbi Kosovėn kishte ndonjė shans
tė fitonte nė Serbi? "Gjithsesi!" -u pėrgjigjėn qė tė dy. "A mos jeni ju
shqiptar i Kosovės (Albanac sa Kosova)? "Po,-u pėrgjigja unė, ndėrsa gruaja,
gadi 2 m. e gjatė, iu ngėrmua atij dhe mua, duke dashur tė na detyrojė tė
pėrdornim termin "shiftar" e jo "albanac". Sipas saj "albanacėt" ndodheshin nė
Shqipėri dhe jo nė Kosovė. "Pas fitores sė Drashkoviqit, insistonte ajo, -do tė
bisedojmė me pėrfaqėsuesit e "nashih shiftara". "Pėr Republikėn e Kosovės?" -e
pyeta unė. Mirėpo ajo u xhindos dhe e humbi torruan. "Zonjė, -e ngacmova unė mė
tej, -me botėkuptimet tuaja dhe tė atij qė ėshtė duke folur nė ekranin televiziv
do tė kemi luftė". Me ndėrhyrjen e burrit dhe tė kamarierit korrekt mezi
shpėtova dhe ika, por gjithė natėn e udhėtimit tė mėtejshėm pėr nė Lubjanė mbeta
me pėrshtypjen e hidhur tė njė indoktrinimi total dhe iracional antishqiptar tė
popullsisė serbe.
Si duket, ky indoktrinim shovenist
antishqiptar qė zhvillohet me tė gjitha mjetet nė disponim tė propagandės sė
shtetit serb po ndikon nė fjetjen e problemit tė Kosovės nė qarqet politike tė
Jugosllavisė, madje edhe tek Gjenerali Kadijeviq. Ndėrkaq, njė pjesė e opinionit
politik dhe intelektual tė Kosovės, por edhe tė Shqipėrisė, tani ka filluar ta
flejė mendjen me pretekstin se mė parė ėshtė e nevojshme tė bėhet demokratizimi
i Shqipėrisė dhe pastaj do tė zgjidhej ēėshtja e Kosovės! Shqipėria akuzohet
ndėrkaq se po e ndal procesin e demokratizimit nė vend (sidomos disa qarqe
intelektuale tė Tiranės) se fshehurazi po paktoka me komunistėt jugosllavė,
madje edhe me Millosheviqin, ndėrsa ata qė ikėn kėtej tregojnė llahtari mbi
vrasjet e atyre qė e tentojnė arratisjen nė kufirin Shqiptaro-Jugosllav dhe
Shqiptaro-Grek. RPS e Shqipėrisė ėshtė deklaruar se do ta bėjė demokratizimin e
vendit. Nė kėtė drejtim tashmė ajo ka ndėrmarrė hapa konkretė dhe ėshtė zotuar
pėr pėrfundimin e procesit jo nė mėnyrė stihike por tė organizuar. Disa forcave
nuk u pritej prandaj ajo u bėri lėshime-kompromisi duke e shpejtuar procesin.
Mirėpo nuk ėshtė e mundur tė pritet lejimi i anarkisė, dhe kėtė vėshtirė se mund
ta bėjė. Ndėrkaq, nuk dėshirojmė ta besojmė mundėsinė e vrasjeve nė kufirin
Jugosllavo-Shqiptar tė shqiptarėve qė tentojnė pėr t'u arratisur, nga disa pjesė
tė armatės kufitare shqiptare. Kėtė nuk dėshirojmė ta besojmė pėr shkak se do
tė ishte nė kundėrshtim me ēdo logjikė, por mbi tė gjitha, me logjikėn e
demokratizimit nė vend dhe nė Evropė dhe me synimet pėr tejkalimin e kufijve dhe
skandinavizimin e Ballkanit nė Evropėn e integruar. Ndėrkaq, ēėshtja e
demokratizimit tė Shqipėrisė, me gjithė mohimin e prof. Sofokli Lazrit (Zėri i
popullit, 6.XII.1990) ndonėse jo nė mėnyrėn qė e shtron propaganda e
kujtdoqoftė, por nė kontekst tė lidhmėrisė sė interesave reciproke tė sigurimit
etj. ėshtė shpresuar se do tė ketė ndikim pozitiv edhe nė jetėsimin e
republikės sė Kosovės. Eshtė shpresuar dhe shpresat, njėsoj, mund tė jenė
iluzore...
Shqiptarėt nė Kosovė, nga ana tjetėr,
por edhe shqiptarėt nė Jugosllavi, nė pėrgjithėsi, patėn konsiderata tė veēanta
pėr APJ-nė edhe atėherė kur me praninė e vet nė rrugėt e qyteteve dhe tė
fshatrave tė Kosovės dukej se i ndihmonte jo vetėm pengimit tė shpėrthimit tė
luftės qytetare por edhe politikės sė okupimit tė Kosovės pėrmes suprimimit tė
dokumenteve tė saj kyēe dhe organeve tė saj legale. Shqiptarėt besonin se armata
i kishte "hesapet e veta" e jo "hesapet" e shovinizmit serb. Besimi i tyre nė
APJ u lėkund por nuk u humb tėrėsisht edhe atėherė kur me dhjetėra bijė u kthyen
nga ushtria nė arkivole tė bllombuara. Ndonėse ishte kohė paqeje, nė thellėsi tė
zemrės sė vet, populli shqiptar i konsideroi si bij tė rėnė pėr Republikėn e
Kosovės. Nė kėtė mėnyrė e akceptoi mundėsinė qė deklaratat e shkurtra, koncize,
ushtarake, ndonėse cinike, mbi "vetėvrasjet", tė pėrmbanin nė vete shpjegimin se
edhe brenda organizimit tė pėrsosur ushtarak, tė kishte njerėz ujq qė i shuanin
ndjenjat shoviniste me gjakun e njomė tė shqiptarėve. Nė ēastet e ankthit tė
pėrgjithshėm, poeti i ri shqiptar, me indinjatė tė kuptueshme, konstatonte:
Thanė se e
vratė veten,
E besoj,
Sepse s'deshėt
tė jetonit tė vdekur.
Ai e pranonte pohimin se mund tė kenė
vdekur edhe aksidentalisht, por me tė drejtė vėrente se "vetėm sepse
aksidentalisht u lindėn shqiptarė" (B.Elshani, Kush ju vrau, Alternativa,
6-1990). Mė nė fund i duartrokitėn APJ-sė edhe atėherė kur ndodheshin nė
rrugė, duke protestuar kundėr terrorit dhe duke u hapur rrugė proceseve tė
demokracisė. Si mund ta shkelė armata kėtė besim tė tyre?
Shqiptarėt e konsideronin armatėn si tė
veten jo sepse gjatė luftės i kontribuan krijimit tė saj dhe pas luftės
ndėrtimit tė vendit, por edhe sepse pjesėmarrja e tyre nė efektivet ushtarake
sot, pas vlerėsimeve tė pėrgjithshme, arrin nė 33%. Ata, me fjalė tė tjera, i
respektonin bijtė e tyre nė armatė dhe armatėn e pėrbėrė edhe nga ata. Andaj, nė
qoftė se armata qėndron pas intervistės sė Gjeneralit Kadijeviq, ėshtė fare e
natyrshme pėr shqiptarėt qė tė insistojnė nė akceptimin e realitetit tė dhėnė.
Ralitet i dhėnė ėshtė Republika e Kosovės. Armata mė sė paku do tė duhej ta
mohonte.
APJ sigurisht e ka tė qartė se ēėshtja
e Kosovės nuk mund tė zgjidhet me akordimin e demokracisė dhe me mohimin e
republikės. E para do tė thotė akceptim i tė drejtave tė njeriut, si njėra nga
shtyllat kryesore pėr ndėrtimin e sistemit demokratik, kurse e dyta (mohimi i
republikės) do tė thoshte mohim i tė drejtave kombėtare, njė gjė esenciale pėr
tė drejtat e njeriut, sepse kėtu nuk ėshtė fjala pėr njeriun abstrakt, por vetėm
pėr atė konkret. Nė instancėn e fundit, njė politikė e tillė do tė ēonte nė
pėrvojėn e praktikuar politike tė Jugosllavisė midis dy luftėrave botėrore, pra,
nė politikėn e asmilimit tė dhunshėm tė rreth 3 milion shqiptarėve nė
Jugosllavi. Tė drejtat e njeriut pa ato nacionale, pėr njė numėr aq tė madh
njerėzish, nuk kanė kurrfarė kuptimi. Ushtarakėt e dijnė se logjika e tillė do
tė shkonte ndesh me stabilitetin dhe me zhvillimin e proceseve demokratike nė
Evropė.
Do tė dėshironim tė besonim se
"heshtja" apo "fjetja" e ēėshtjes sė jetėsimit tė Republikės sė Kosovės bėhet,
shprehur ushtarakisht, pėr shkaqe taktike dhe jo strategjike. Ndėrkaq, heshtja e
plotė e kėsaj ēėshtjeje nuk mund tė jetė frytdhėnėse dhe nuk ėshtė zgjidhje e
problemit. Jugosllavia nė Evropė, qoftė si federatė e modernizuar, qoftė ashtu
siē do tė merren vesh popujt e saj, do tė shkojė gjithsesi, por jo pa e zgjidhur
ēėshtjen e jetėsimit tė Republikės sė Kosovės, sepse, sikurse e thekson edhe
vetė gjenerali Kadijeviq duke folur pėr mundėsinė e shpėrthimit tė luftės
qytetare, atėherė gati me siguri mund tė supozohet se as Evropa nuk do tė ishte
Evropė, por Azi. Ndėrkaq, as Jugosllavia dhe as Evropa, nuk mund t'ia lejojnė
vetes tė shndėrrohen nė Azi. Pėr kėtė shkak besojmė se politika do tė merret
vesh me veten dhe se armata do tė merret vesh me politikėn mbi njė platformė tė
pranueshme pėr tė gjithė dhe qė do tė na mundėsonte tė gjithėve tė mbetemi
evropianė.
Lubjanė, 10.XII.1990
MBI TĖ GJITHA NDERIMI I VETVETES
(Intervistė dhėnė Radio Tiranės mė
6.III.1991 pėr emisionin "Pėr shqiptarėt jashtė atdheut")
Nė fillim dėshiroj t'i pėrshėndes tė
gjithė dėgjuesit e Radio Tiranės tė emisionit "Pėr shqiptarėt jashtė atdheut".
Ka shumė kohė qė jam i njoftuar me punėn e dobishme tė emisionit tuaj pėr
informimin e bashkatdhetarėve shqiptarė, por edhe tė miqve tė huaj tė
Shqipėrisė, me kėndvėshtrimin dhe qasjen e saj origjinale ndaj problemeve tė
ndryshme tė botės, dhe mbi vlerat e krijuara materiale dhe shpirtėrore tė
Shqipėrisė dhe tė kombit shqiptar nė tėrėsi qė ky emision i prezentonte sidomos
pėrmes kėngėve dhe melosit tė bukur shqiptar.
Dėshiroj tė theksoj gjithashtu se kjo
ėshtė hera e parė qysh nga viti 1981 qė i drejtohem opinionit pėrmes njė mediumi
masiv duke filluar me kėtė bisedė pėrmes Radio Tiranės. Do tė dėshiroja t'ia
kisha filluar pėrmes Radios apo Televizionit tė Prishtinės, por ato tani nuk
punojnė. Janė suprimuar nga forcat policore serbe. Megjithatė, fakti se kjo
bisedė po zhvillohet nga njė qytet jugosllav (Lubjana) nė Slloveni me Radio
Tiranėn nė Shqipėri, qė nė praktikėn e djeshme politike anatemohej si emėr i
padėshirueshėm pėr jugosllavėt dhe i rrezikshėm pėr shqiptarėt, e tregon gjithė
dramaticitetin e rrethanave tė ndryshuara nė drejtim tė demokratizimit tė jetės
politike nė raportet jugosllavo-shqiptare dhe nė drejtim tė kristalizimit
gradual tė rolit tė Kosovės nė zhvillimin e kėtyre proceseve. Meqė me punėn dhe
me jetėn time qė nė fillim kam qenė i pėrfshirė nė kėto procese dhe i kam
kontribuar fuqimisht zhvillimit tė tyre pozitiv, e falenderoj gazetarin, zotin
Alfred, dhe miqtė e tjerė, pėr faktin se u kujtuan qė tė zhvillojnė njė bisedė
tė vullnetshme dhe jo obliguese me mua pėr Radio Tiranėn.
Ju tashmė jeni tė informuar me situatėn
politike ndėr ne dhe me gjendjen e pėrgjithshme nė Kosovė. Shkurtimisht dhe nė
vija tė pėrgjithshme atė do ta ravijėzoja kėsisoji: Kosova nuk ėshtė e lirė.
Ajo ėshtė e okupuar nga forcat speciale tė policisė serbe. Njė pjesė e njerėzve
e kanė braktisur punėn sepse nuk u pajtuan dot me imponimin e dhunshėm tė
shtetit juridik serb dhe me shkeljen e vrazhdė tė autonomisė sė Kosovės, tė
identitetit dhe tė vetėqenies kombėtare. Njė pjesė e inteligjencies, kryesisht
ndjekės tė politikės sė vjetėr tė para vitit 1981, u vendos nė Zagreb e Lubjanė.
Njė pjesė tjetėr, kryesisht protagonistė tė proceseve politike nga vitet '80, u
largua nė Perėndim. Partitė politike qė u formuan nė Kosovė kėto vitet e fundit,
ose nuk kanė kushte pune, ose nuk u lejohet tė punojnė. Sidoqoftė, ato nė
programet e tyre, nė planin nacional, ndonėse nė mėnyra tė ndryshme u deklaruan
pėr akceptimin e Republikės sė shpallur tė Kosovės nė shtator tė vitit tė shkuar
nga deputetėt e kuvendit nė njė sallė rrėzė grykės sė maleve tė Kaēanikut, nuk i
kanė pėrpunuar dhe definuar qartė akoma qėllimet nacionale dhe mėnyrėn e
realizimit tė tyre. Ndėrkaq, populli ndodhet nė njė gjendje tė rėndė ankthi. Me
fjalė tė tjera, populli vuan, por me vuajtje ka vendosur tė fitojė.
DEA (Demokracia Autentike) ėshtė njė
gazetė e pavarur e njė grupi tė vogėl intelektualėsh shqiptarė qė gjer mė tani
vepruan nga Lubjana, kurse tani kanė vendosur tė kthehen nė Kosovė dhe tė
veprojnė atje.
DEA, pėr ndryshim nga faktorėt tjerė
politikė e publicistikė kosovarė, ka program dhe orientim tė qartė politik qė
nga fillimi, d.m.th., qė nga viti 1981, pasiqė pjesa mė e madhe e redaktorėve
dhe e bashkėpunėtorėve tė saj kėto qėndrime i kanė mbrojtur nėpėr burgjet
jugosllave duke i vuajtur edhe dėnimet pėr to.
DEA e akcepton Republikėn e Kosovės si
fillim tė zgjidhjes sė ēėshtjes shqiptare nė pėrgjithėsi. Nė formulimin e
kėrkesės pėr regjistrim -nė fillim, dhe me akceptimin e shpalljes sė Republikės,
jemi nisur nga kėto tri premisa qenėsore:
1. Se nė kėtė mėnyrė nuk do tė
shkaktohej acarimi i tepruar i raporteve Kosovė - Jugosllavi;
2. Se ky do tė ishte njė solucion
efikas dhe i pranueshėm pėr tė gjitha palėt e interesuara, pos pėr shovenizmin
serbomadh, tė cilin do tė duhej ta luftonin vetė serbėt. Mdėrkaq, me kėtė nuk do
tė rrezikohej pavarėsia e shtetit shqiptar dhe paqja nė Ballkan; dhe
3. Se njė solucion i tillė nuk do ta
lejonte instrumentalizimin as tė shqiptarėve dhe as tė serbėve nė funksion tė
interesave tė huaja globale apo regjionale.
Ne me kėtė shpresonim dhe e dėshironim
sidomos mos-rrezikimin e veprimtarisė sė shtetit shqiptar. Ndėrkaq, nė planin e
brendshėm, nė atė tė Republikės sė Kosovės, gjithnjė duke i akceptuar premisat e
njėjta, por duke pasur parasysh edhe faktin se nė Shqipėri, Kosovė dhe
Jugosllavi u zhvilluan dikur, gjatė Luftės sė Dytė, revolucione autoktone dhe me
forcat e veta, ne jemi deklaruar pėr njė demokraci qė do t'i nėnkuptonte tė
gjitha parimet e saj universale (zgjedhjet e lira, sistemin shumėpartiak,
parlamentin, ndarjen e pushteteve, etj.) por e cila do tė kishte kujdes pėr
kushtet dhe rrethanat e veēanta, (siē ėshtė p.sh. pazhvillueshmėria), dhe ato
autentike, tė mentalitetit kolektiv shqiptar; pėr pėrbėrjen ndokund tė pėrzier
nacionale dhe pėr veēori tė tjera. Shkurt, gjithmonė kemi qenė dhe do tė jemi
kundėr importimit dhe kundėr imponimit tė modeleve tė huaja tė demokracisė.
Konsiderojmė se demokracinė nė Kosovė e lindėn vetė shqiptarėt dhe nuk e
importuan nga jashtė. Pėr ndihmėn e jashtme shqiptarėt kanė pasur dhe gjithmonė
do tė kenė konsiderata tė larta, por ata nuk mund ta lejojnė humbjen e
identitetit tė tyre pėr hir tė kėsaj ndihme. Nė natyrėn e shqiptarėve ka qenė
gjithmonė nderimi i miqve, por para sė gjithash nderimi i vetvetes.
Proceset e demokratizimit nė Shqipėri i
kemi vėshtruar dhe i vėshtrojmė nga dy aspekte: e para, kemi qenė ndoshta ndėr
tė rrallėt qė kanė konsideruar se socializmi radikal apo militant (siē e quante
ndokush) nė Shqipėri, ka qenė nė funksion tė zhvillimit dhe tė bashkimit. Ishte
pikėrisht ky shkaku i mbrojtjes sime tė hapur qė i bėra Shqipėrisė me 1981, duke
e rrezikuar veten me burg, ndėrsa mė vonė edhe me izolimin 9-vjeēar, me
etiketimin si "i kuq", dhe me shpifje tė tjera pėrcjellėse. Sot realizimi i
qėllimit tė parė akoma nuk ėshtė kompletuar. Pėr kėtė jemi tė vetėdijshėm. Por
t'i mohohet Shqipėrisė ēfarėdo arritje, madje edhe nė planin e kulturės e tė
arsimit, s'mund tė jetė mė pak se idiotizėm politik. Nė kėtė kontekst, s'mund tė
arsyetohen assesi sjelljet primitive dhe vandaliste tė disave, rrėmbimet e
anijeve dhe ikjet nė masė jashtė kufirit, rrėzimi vandalist i statujės sė Enver
Hoxhės dhe ankesat poshtėruese nėpėr shtetet e Perėndimit. Duke i akceptuar
motivet e brendshme tė mospajtimit tė mundshėm tė kėtyre njerėzve me njė sistem
tė caktuar politik, si ėshtė e mundur vallė qė ata ta harrojnė dinjitetin e tė
qenit shqiptar dhe vetėdijėn e tyre politike se i takojnė njė shteti,
pavarėsisht nga mospajtimet me regjimin? Shumė kohė mė parė, qysh me 1912, njė
kryeministėr serb, Nikolla Pashiqi, nė njė bisedė me Hartvigun, i deleguar i
carit rus nė Ballkan, i pati thėnė atij: "S'ka komb shqiptar, ka vetėm fise
shqiptare". Tėrė historia e kombit shqiptar ndėrkaq e demanton kėtė pohim tė tij
tė motivuar nga qėllime imperialiste. Ndėrkaq sjelljet e kėtyre njerėzve sot nuk
janė nė harmoni as me vetėdijėn politike shqiptare dhe as me shpirtin kombėtar.
Ato sjellje na lėnduan. Ngushėllohemi me faktin se euforia - si veti e
papjekurisė politike, ėshtė njė fenomen qė mund tė ngjajė kudo.
b) Me shpalljen e Republikės sė Kosovės
ėshtė bėrė njė realizim i mundshėm i qėllimit tė dytė nacional - atij tė
bashkimit. Natyrisht, njė realizim jo i plotė, por duke filluar nga vlerėsimet
reale mbi veten, mbi kontekstin real tė forcave, jemi tė mendimit se proceset
integrative tė Evropės do t'i ndihmojnė zgjidhjes adekuate tė ēėshtjes
shqiptare. Ėshtė me rėndėsi se hapja e kėsaj ēėshtjeje tani e ka eliminuar
nevojėn e militantizmit socialist dhe i ka hapur rrugė demokracisė nė Shqipėri.
Pėr kėtė shkak ne i pėrshėndesim proceset demokratike nė Shqipėri dhe urojmė qė
demokracia tė jetė nė funksion tė zhvillimit tė gjithanshėm tė mėtejshėm tė
popullit shqiptar nė Shqipėri dhe nė pėrgjithėsi.
c) Duke i pėrshėndetur tė gjithė
shqiptarėt, tė gjithė dėgjuesit e emisioneve tuaja, dėshiroj t'i pėrshėndes
pėrzemėrsisht ata me tė cilėt i kalova vitet e burgut, qė tani ndodhen dhe
veprojnė jashtė vendit, shumica brenda LPRK-sė, por edhe ata qė dikur i takoja
nėpėr Evropė dhe Amerikė. Dėshiroj t'u them se rėnia e ideologjisė dhe akceptimi
i demokracisė i ka bėrė tė pavlefshme zėnkat e tyre tė brendshme. Tė jeni tė
gjithė gjelozė nė ruajtjen e pavarėsisė shqiptare, se ajo ėshtė themeli i
identitetit kombėtar. T'ia keni besėn proceseve tė demokracisė, pavarėsisht nga
vėshtirėsitė. Politikisht tė vetėdijshėm pėr qėllimet tona, uroj tė delni
faqebardhė si gjithmonė nėpėr tallazet e jetės sė kėtij populli tė stėrvuajtur.
AXHAMILLĖKU I YNĖ POLITIK
Me Mr. Ukshin Hotin, ish-ministėr i
jashtėm i ish-Krahinės sė Kosovės, ish-profesor i Fakultetit Filozofik tė
Prishtinės, i cili u vu nė anėn e studentėve nė vitin 1981, pra ish-i burgosur
politik, autor i disa studimeve me rėndėsi nė sferėn e marrėdhėnieve
ndėrkombėtare, tani Kryeredaktor i gazetės "Demokracia Autentike" dhe Kryetar i
Degės sė LDK-sė sė Rahovecit, bisedojmė pėr Kosovėn e dhjetė vjetėve tė shkuar
dhe pėr Kosovėn sot, pėr raportin e Shqipėrisė me Kosovėn dhe anasjelltas, pėr
atė se pėrse nuk u vu garnitura politike e Kosovės e para vitit 1981 nė anėn e
kėrkesave tė popullit, pėr tė ashtuquajturit marksistė-leninistė, pėr atė se ēka
duhet bėrė qė tė jetėsohet Republika e Kosovės e pėr shumė ēėshtje tjera.
Pyetje: Kam dėgjuar se
disa nga gazetat tona ju kanė ofruar bisedė qė para 7-8 muajsh, mirėpo nuk keni
pranuar tė flisni. Cilat kanė qenė arsyet qė pas daljes nga burgu pėr 5-6 vjet
tė tėrė tė heshtni?
Pėrgjigje: Pėr sa i pėrket
"Zėrit tė Rinisė", kam dėgjuar se kanė bėrė plan pėr tė biseduar me mua, mirėpo
kėtė plan nuk kanė ardhur qė ta realizojnė. Ndėrkaq, gazeta e studentėve "Bota e
Re" e ka dėrguar njė gazetar tek unė, mirėpo ai erdhi nė Krushė tė Madhe, ku
jetoja, me ca mysafirė tė tjerė, ndonėse mė parė u kisha dhėnė tė kuptojnė se
nėse donin tė bisedonin me mua duhej tė vinin vetė, ekskluzivisht pėr tė
biseduar pėr gazetėn. Pėrveē kėsaj, isha i prekur nė "Botėn e Re" sepse si
profesor i Universitetit nė vitin 1981, ndonėse i pari u vura nė mbrojtjen e
studentėve, kjo gazetė, qė ėshtė e tyre, nuk e kishte parė tė arsyeshme qė tė
bisedonte mė parė me mua.
Pyetje: Pėr kėta 7-8
muajt e fundit ėshtė biseduar me shumė tė burgosur politikė shqiptarė nė Kosovė.
Cila ėshtė arsyeja qė juve, megjithatė, nuk ju ėshtė dhėnė fjala gjer mė sot nė
mjetet tona tė informimit?
Pėrgjigje: Pėr shkak se kam
qenė i izoluar. Tė gjitha fjalėt qė janė thėnė se kinse unė nuk pranoj tė flas
pėr gazeta nuk janė tė vėrteta. Tekstet e mia tė dėrguara "Rilindjes",
"Intervjusė" nė Beograd, "Vjesnikut" nė Zagreb e "Dellos" nė Lubjanė, nuk janė
botuar dhe nuk botohen as sot e kėsaj dite. Pra thjesht pėr arsye politike ka
ekzistuar bllokimi im total pėr tė dalė nė opinion.
Pyetje: Pėrse mendoni se ju kanė
bllokuar?
Pėrgjigje: Faktikisht mė
kanė bllokuar pėr shkak se unė kam qenė i vetmi personalitet politik i Kosovės
qė hėngri burg nė vitin 1981. Do tė tė jap njė shembull mjaft ilustrativ pėr
bllokimin tim dhe detyrimin qė tė mbetem nė izolim. Njė personalitet i mbrojtjes
sė tė drejtave tė njeriut tė Helsinkit nė vitin 1989 e kishte porositur njėrin
qė tė mė tregonte se dėshironte tė takohej me mua. Unė i thashė se pranoja tė
takohesha duke i shfaqur preferencėn qė tė vinte nė shtėpinė time nė Krushė.
Mirėpo as ai qė ma solli porosinė dhe as pėrfaqėsuesi i Helsinkit nuk u dukėn
kurrė mė. Ishte fjala pėr Berit Bekerin. Para dy javėsh e thirra nė telefon nga
Lubjana dhe e pyeta se pėrse nuk kishte ardhur tek unė me 1989. Ajo tekstualisht
m'u pėrgjigj se unė nuk paskam dashur tė bisedoj me tė. Kur ia ktheva se unė e
kisha pritur nė shtėpi, ajo mė tha se s'kishte ardhur sepse ėshtė frikėsuar se
mos i shkaktoja ndonjė dėm. E pyeta: "I keni mbrojtur vallė atėherė tė drejtat e
njeriut apo diēka tjetėr?" Zonja Beker, e njohura ime qė kur isha Sekretar i
Punėve tė Jashtme, atėherė m'u pėrgjigj se pėrveē asaj qė u tha mė lart, i
paskan thėnė edhe se unė qenkam vetizoluar nė Krushė tė Madhe, dhe si i tillė,
nuk qenkam i informuar dhe e paskam ndėrprerė kontinuitetin e ngritjes sime
intelektuale e politike. Pra me njė fjalė, Zonja Beker, nė bazė tė kėsaj
informate, deri para dy javėsh ka kujtuar se unė intelektualisht jam i krisur
ndėrsa mendėrisht gjendem jashtė realitetit kohor. Kėso informatash pėr mua, jo
vetėm zonjės Beker, por edhe disa tė interesuarve tė tjerė ndėrkombėtarė, u kanė
dhėnė disa nga qarqet e politikės aktuale, ndėrkaq s'mund tė jetė fjala vetėm
pėr shtetin serb. Shkurt e shqip, nuk e kanė pasur pėr qėllim tė mė eliminojnė
vetėm politikisht, por edhe intelektualisht.
Pyetje: A dėshironi
t'i thoni konkretisht emrat e atyre njerėzve?
Pėrgjigje: Nuk ėshtė punė
njerėzish, ėshtė punė e njė politike tė tėrė, ose e njė aparati shtetėror. Pra
kam qenė i penguar nė tė gjitha format, madje edhe nėpėrmjet shkatėrrimit tė
familjes sime tė ngushtė. Dhe kjo ka ndodhur si rezultat i njė konflikti tė
vazhdueshėm me njė politikė qė unė e kam quajtur recidiv tė politikės sė vjetėr,
recidiv tė para vitit 81, pėrkatėsisht, recidiv tė raporteve tė mia me atė
politikė. Pėrmes kėsaj mėnyre kanė dashur tė mė detyrojnė qė tė vihem nė shėrbim
tė tyre, mirėpo unė kėtė nuk e kam pranuar. Nuk e kam pranuar pėr shkak se i kam
takuar dhe i takoj njė politike tė re dhe njė mendimi tė ri politik.
Pyetje: Ēka
nėnkuptoni me vijėn e re politike?
Pėrgjigje: Kėtė keni
mundur ta vini re edhe prej artikujve qė i kam botuar nė kėta muajt e fundit nė
gazetėn qė jam duke e drejtuar, nė "Demokracinė Autentike". Linja e re politike
ėshtė mė afėr problemeve reale tė Kosovės dhe ajo ėshtė duke i shprehur ato.
Ėshtė fjala pėr njė politikė qė buron drejtpėrsėdrejti nga problemet qė i ka
Kosova. Pra kėto probleme ajo i sheh nė totalitetin e tyre dhe mundohet qė ato
t'i zgjidhė poashtu nė tėrėsi e jo vetėm nė disa segmente tė jetės shoqėrore
kosovare.
Pyetje: Sa linja
politike ekzistojnė sot nė Kosovė?
Pėrgjigje: E thashė
tashmė, dy janė kryesore. Edhe nė njėrėn, edhe nė tjetrėn mund tė ketė
grupacione tė ndryshme, interesa tė veēanta, partikularizėm, grupe kėto qė
dėshirojnė qė rrjedhat shoqėrore tė zhvillohen pėr hesape tė tyre. Tė gjitha ato
fatkeqėsisht thirren nė interesin e pėrgjithshėm.
Pyetje: Po
intelektualėt e pavarur?
Pėrgjigje: Varet se pėr kė
ėshtė fjala. Disa intelektualė tė njohur nė Kosovė nė masė reale janė duke i
parė problemet. Ndėrkaq njė pjesė tjetėr e intelektualėve janė shumė larg tyre.
D.m.th., prej receptimit real tė raporteve.
Pyetje: Mė lejoni
t'jua pėrkujtoj se si gazetar kam biseduar me ju nė vitin 1976, atėherė kur
ishit, tė shprehem kėshtu, Ministėr i Punėve tė Jashtme i Kosovės. Millovan
Gjillasi, nė njė intervistė tė paradokohshme dhėnė po kėsaj reviste pėr tė cilėn
po bisedohet, thotė se gjenerata e politikanėve tė vitit 79 nė krye me Mahmut
Bakallin e ka pėrgaditur nė njėfarė mėnyre vitin 1981 nė Kosovė. Sa ėshtė i
qėndrueshėm ky mendim i Gjillasit tani kur po flisni pėr recidivat e asaj
politike, natyrisht nė kontekstin negativ tė ēėshtjes?
Pėrgjigje: Nė planin
global tė zhvillimit shoqėror ėshtė e vėrtetė se politika para vitit 1981 pėr
shkak tė liberalizmit tė pėrgjithshėm nė Jugosllavi, ka lejuar nė mėnyrė
spontane zhvillimin e aspektit kombėtar, zhvillimin e asaj qė quhet nacionale nė
Kosovė. Mirėpo ai liberalizėm qė e mundėsoi zhvillimin e nacionales nė Kosovė
njėkohėsisht i ka zhvilluar edhe kundėrshtarėt e vet qė e kanė kėrkuar
ndryshimin e statusit tė pėrgjithshėm tė Kosovės, qė kanė kėrkuar njė zhvillim
mė tė shpejtuar. Nė tė njėjtėn kohė kėtė e kanė kėrkuar edhe bartėsit e mendimit
politik, pėr shkak se nuk janė pajtuar me devijimet politike tė cilat e kishin
pėrfshirė liberalizmin. Me fjalė tė tjera, asaj gjenerate nuk mund t'i mohohet
ajo pėr tė cilėn flet Millovan Gjillasi, posaēėrisht nė sferėn e kulturės,
arsimit e nė disa segmente tjera shoqėrore. Por nuk mund tė mohohet as fakti se
politika e tillė prej njė kohe, sidomos nė vitin 1981, ėshtė shndėrruar nė njė
frenues tė zhvillimit tė mėtejshėm mė tė shpejtuar tė Kosovės. Ėshtė rritur
kuantiteti i njerėzve qė kanė kėrkuar zhvillim mė tė shpejtė, ndėrkaq ai
liberalizėm i nevojshėm i viteve 70 nė fund tė kėsaj dekade u tregua si njė
frenues i dėmshėm, prandaj pikėrisht ky frenim shkaktoi revoltėn e cila plasi nė
vitin 1981. Vitet 70 nė Kosovė karakterizohen edhe me tė meta tė
jashtėzakonshme. Pra njė politikė e tillė stihike nuk ka pasur ndjenjė tė
mjaftueshme pėr t'i kuptuar interesat e masės, ka pasur tejet shumė privilegje
e korrupsion. Prandaj edhe ka qenė e izoluar, dhe si rezultat i gjithė kėtyre
ėshtė edhe fatkeqėsia qė iu shkaktua popullit.
Pyetje: Po nė vitin
1977, ju pati skaduar mandati apo keni qenė i larguar nga funksioni i anėtarit
tė qeverisė sė Kosovės?
Pėrgjigje: Nė vitin 1977
kam dhėnė dorėheqje pėr shkak se nuk jam pajtuar me ngecjen e zhvillimit tė
Kosovės, mirėpo dorėheqjen nuk mund ta arsyetoja atėherė kėshtu. Po ta thosha
kėtė shkak, nuk do tė mė lejonin as tė jepja dorėheqje dhe as tė punoja
politikisht, prandaj mu desh tė them se po jap dorėheqje pėr shkak se po
dėshiroj tė specializoj. Tė gjithė u pajtuan qė tė shkoja nė Amerikė kinse pėr
specializim. Isha nė Harvard dhe nė disa universitete tjera tė Amerikės dhe atje
qėndrova gjatė njė viti. Kur u ktheva, mezi mė pranuan tė jap mėsim nė
Fakultetin Filozofik.
Pyetje: Ē'mendim
keni pėr disa personalitete politike tė Kosovės, siē ėshtė Fadil Hoxha, Mahmut
Bakalli, Azem Vllasi e ndonjė tjetėr, me tė cilėt keni pasur rastin tė punoni?
Pėrgjigje: Nuk dėshiroj tė
pėrgjigjem nė kėtė pyetje pikėrisht pėr shkak se sot mė ėshtė dhėnė rasti qė tė
flas.
Pyetje: Si e
shpjegoni faktin se nė vitin 1981 tėrė garnitura politike e Kosovės u vu kundėr
kėrkesave tė studentėve qė mė vonė morėn pėrmasa tė gjera popullore ku
faktikisht u kėrkua Kosova Republikė?
Pėrgjigje: Tė them tė
drejtėn e kuptoj si njė gabim tragjik tė udhėheqjes kosovare. Ajo iku prej
obligimit pėr ta udhėhequr masėn nė njė situatė dramatike. Nė tė gjitha
dokumentet e partisė sė atėhershme shkruante se Kosova do tė duhej zhvilluar mė
shpejt, mirėpo tempoja e realizimit tė kėtij pėrcaktimi ishte tejet e
ngadalėshme. Revolta e studentėve u shpreh pikėrisht pėr shkak se tjetėr
deklarohej publikisht e tjetėr realizohej. Fakti qė udhėheqėsit politikė tė
Kosovės nuk dolėn para studentėve shpjegohet nė mėnyra tė ndryshme.
Megjithėkėtė, unė mendoj se ata nuk e kuptonin as kohėn dhe as esencėn e
kėrkesės. Ishin mėsuar tashmė me mentalitetin komandues. Udhėheqėsit kryesorė i
kishim qė nga lufta, dhe qysh prej atėherė ishin mėsuar qė dikush t'u thotė
pėrherė bėj kėshtu e bėj ashtu, ndėrsa ata tė dėgjojnė. Kurse koha ishte e
njerėzve tė njė kalibri tjetėr, tė atyre qė do tė dinin qė komandėn t'ia
pėrshtasin rrethanave, pra qė baza t'i diktojė qendrės se ē'duhet bėrė. Kurse
politikanėt tanė u shquan vetėm si ekzekutorė tė porosive qendrore, nė vend se
tė vepronin si kreatorė tė politikės sė bazės.
Pra ata e kishin humbur kontaktin me
masėn, prandaj edhe nuk kishin si tė dilnin para saj. S'mund tė ndodhte ndryshe
pos qė t'i kundėrviheshin, ashtu siē iu kundėrvunė.
Pyetje: Mė lejoni t'ju
them se qė prej vitit 1977-1978 shumica e njerėzve nė Kosovė mendonte se ėshtė
vetėm ēėshtje dite se kur Kosova do tė bėhet Republikė, kurse si akt e
konsideronim tė kryer.
Pėrgjigje: Ē'ėshtė e vėrteta,
qysh pas vitit 1968 edhe udhėheqja politike e Kosovės ka qenė e bindur se Kosova
duhet bėrė Republikė, mirėpo ajo s'ishte e aftė qė tė pėrcaktohej se nė cilin
moment duhet bėrė kjo dhe se ēfarė kushtesh duhet plotėsuar pėr kėtė, prandaj
edhe e lanė qė ta pėrcaktonte dikush tjetėr dhe jo ata vetė. Ishin mėsuar tashmė
me atė mentalitetin e realizimit tė komandės, prandaj dhe s'mundėn tė vlerėsonin
dot se nė vitin 1981 tė gjitha kushtet ishin plotėsuar qė Kosova tė bėhej
Republikė. Ata nuk qenė nė gjendje qė tė dilnin nė ballė tė kėsaj lėvizjeje, aq
mė pak qė ta orientonin atė.
Pyetje: Po nėse ajo
udhėheqje do tė kishte dalė nė anėn e studentėve, a do tė kishte mundur ta
realizonte statusin e Republikės sė Kosovės dhe me ēfarė pasojash?
Pėrgjigje: Nėse ajo udhėheqje
do tė dilte nė mbrojtje tė kėrkesave studentore, ndoshta edhe do tė pėsonte
politikisht, mirėpo pasojat do tė ishin shumė mė tė vogla pėr bartėsit e kėsaj
lėvizjeje dhe mendoj se me kėtė do tė shpejtohej procesi i konstituimit tė
Republikės sė Kosovės. Nuk e di nėse do t'i burgosnin ose jo. Mbase do tė kishte
ngjarė edhe tėrė ajo qė ngjau, mirėpo ne sot do tė ishim diē krejt tjetėr nga
ē'jemi dhe nė njė fazė shumė mė tė avancuar tė zhvillimit tė procesit. Ju them
sinqerisht se, sikur ajo udhėheqje tė vepronte ndryshe nga ē'veproi, s'jam i
bindur se do tė kishte ngjarė kjo qė na ngjau nė dekadėn qė e lamė prapa.
Pyetje: Shumėkush mendon
se nė vitin 1981 nuk ishte i pėrgaditur as shteti amė dhe as faktori
ndėrkombėtar qė tė ndihmonte rreth krijimit tė Republikės sė Kosovės. Bie fjala,
ishte i freskėt shembulli i Polonisė dhe ardhja nė pushtet e gjeneralit
Jaruzelski.
Pėrgjigje: Eshtė e vėrtetė se
erdhi gjenerali Jaruzelski nė pushtet nė Poloni dhe i burgosi 72 mijė vet.
Mirėpo vetėm pas disa muajsh qe i detyruar t'i lėshonte prej burgut. Nga ky rast
gjithkush ka mundur tė mėsojė se s'do tė kishte mė kthim nė etatizėm.
Pyetje: Pėrderisa
shumėkush prej analitikėve tanė politikė konsideron se ne shqiptarėt vazhdimisht
jemi vonuar gjatė historisė, pėr vitin 1981 njė numėr syresh konsiderojnė se
jemi ngutur.
Pėrgjigje: Ka mendime tė
tilla, por unė nuk e kam atė mendim. Lėvizja e vitit 1981 nė Kosovė ishte
lėvizje spontane e popullsisė pėr realizimin e njė kėrkese imanente tė saj,
kurse a ia ka futur dikush fitilin ose jo, kjo ėshtė shumė pak e rėndėsishme. Tė
gjitha kushtet dhe rrethanat tashmė ishin pjekur qė Kosova tė bėhej Republikė,
dhe njė gjė tė tillė e hetoi masa shqiptare nė Jugosllavi. Nuk mund tė themi se
qe heret apo vonė, pėr shkak se historia nuk lejon qė dikush tė komandojė me tė.
Pyetje: Tė kalojmė nė
njė ēėshtje tjetėr. Ka mendime, madje dhe prej njerėzve eminentė, se Shqipėria
ėshtė dashur qė pas luftės sė II Botėrore tė jetė jo vetėm zonė e interesit por
edhe zonė ideologjike perėndimore. Mirėpo ajo u kėmbye me Greqinė. Ēka do tė
humbnim dhe ēka do tė fitonim po tė ndodhte ndryshe nga sa ndodhi?
Pėrgjigje: Kjo tezė nuk mė
duket e saktė pėr aq sa e njoh unė politikėn ndėrkombėtare. Greqia e kishte
afinitetin mė tė madh pėr t'u bėrė e tillė siē ėshtė pėr shkak se edhe Perėndimi
e konsideron si djep tė civilizimit tė tij. Gjithė kultura e Perėndimit bazohet
me vetėdije nė kulturėn antike greke, prandaj nė Perėndim ajo quhet kultura
antike greke dhe jo kultura antike shqiptare. Kjo ėshtė njėra arsye, ndėrkaq
fakti tjetėr ėshtė ai se pozita strategjike e Greqisė ėshtė pozitė e mbrojtjes
sė Lindjes Mesdhetare ose tė prapavijės sė rrugės mesdhetare tė britanikėve. Pra
interesi strategjik pėr Greqinė ka qenė mė i madh se ai pėr Shqipėrinė. Njė
arsye tjetėr ėshtė fakti se ortodoksizmi grek ėshtė element i krishterizmit.
Ndėrkaq rreth 70% tė shqiptarėve i pėrkasin edhe sot religjionit islamik, gjė qė
pėrsėri paraqet njė faktor qė flet kundėr pėrparėsisė sonė qė tė vinim nė
konsideratė pėrpara Greqisė.
Pyetje: Mbase nuk kishim tė bėnim
me religjionin por me ideologjinė?
Pėrgjigje: Prapa ēdo
ideologjie megjithatė fshihet njėfarė predispozicioni i psikologjisė politike.
Raportet e Stalinit me Ēėrēillin nuk kanė qenė raporte tė ideologjisė.
Pyetje: Dėgjohen
mjaft fjalė se nė kėtė gjysėmshekullin e kaluar ėshtė shprehur njėfarė
moskujdesi i shtetit amė ndaj shqiptarėve nė Jugosllavi.
Pėrgjigje: Do t'i
pėrgjigjem kėsaj pyetjeje me njė kundėrpyetje: nė funksion tė ēkafit ata qė
mendojnė kėshtu e shohin militantizmin socialist nė Shqipėri? Unė pėr vete
gjithmonė e kam parė atė nė funksion tė zhvillimit dhe tė bashkimit kombėtar.
Nuk do tė kishte pasur nevojė Shqipėria ta aplikonte socializmin militant po ta
kishte pasur shkallėn e zhvillimit qė e kanė pasur tė tjerėt. Dhe nuk do tė
kishte pasur nevojė Shqipėria tė kishte njė militantizėm socialist po tė kishte
qenė e kompletuar nė pikėpamje nacionale.
Pyetje: Shtrohet
pyetja se sa ka qenė enverizmi funksional nė kėtė drejtim?
Pėrgjigje: Nė kėtė kohė,
dhe nė kėto rrethana, s'mund ta vlerėsojmė kėtė gjė realisht.
Shqipėria, sidomos pas vitit 1961,
ėshtė ēmuar si njė shtet socialist i pavarur. Kjo pavarėsi e Shqipėrisė i ėshtė
pėrshtatur Jugosllavisė, mirėpo edhe mosinkuadrimi i Jugosllavisė i ėshtė
pėrshtatur Shqipėrisė pėr forcimin e pavarėsisė dhe tė shtetit tė saj. Ndėrkaq
nuk mund tė thuhet se ka munguar kujdesi i shtetit shqiptar pėr shqiptarėt,
posaēėrisht pėr ata qė jetojnė nė Jugosllavi.
Pyetje: Megjithatė,
Shqipėria sot po i vuan pasojat e zhvillimit ekonomik tė ngadalshėm, pasojat e
izolimit dhe pasojat qė nuk e ka realizuar atė logjikėn popullore pėr lidhjen me
Perėndimin.
Pėrgjigje: Mirėpo kjo nuk
ka qenė e mundshme. Pėr t'u lidhur me dikė nuk mjafton vetėm dėshira e njėrės
palė. Shqipėrinė s'mund ta pranonte Perėndimi pa e ndėrruar sistemin, kurse nė
ndarjen e botės nė interesa bipolare shtrohet ēėshtja se a do tė ishte nė
interesin politik tė Shqipėrisė qė ta bėnte njė hap tė tillė, dhe e dyta, a do
tė guxonin amerikanėt tė lidhnin raporte tė tilla me Shqipėrinė pėr shkak tė
sovjetikėve? Interesat globale tė fuqive tė mėdha kanė qenė tė nėnkuptuara. Me
kėto ēėshtje mund tė manipulohet, mirėpo shkencėrisht nuk mund tė pėrcaktohen.
Pyetje: Si i
vlerėsoni rrjedhat aktuale nė Shqipėri?
Pėrgjigje: Kėtė pyetje ma
ka shtruar para disa ditėsh edhe gazetari i Radio Tiranės, dhe nuk kam se ēfarė
t'i shtoj asaj deklarate time pėr tė. Republika e Kosovės ėshtė realizim i
interesit global kombėtar, dhe kjo hap rrugė tė reja edhe pėr Shqipėrinė.
Ndryshimet demokratike nė Shqipėri janė pozitive. Ato duhen pėrkrahur. Mirėpo
ato nuk mund tė jenė jashtė kontekstit kohor dhe hapėsinor.
Pyetje: Nėse, bie
fjala, nė zgjedhjet e tanishme nė Shqipėri do tė fitonte Partia e Punės, a nuk
shihni aty njė transverzale Moskė-Beograd_Tiranė?
Pėrgjigje: Si?! Si e
kuptoni ju vallė Evropėn? Evropa nuk mund tė kuptohet vetėm si produkt i
interesave amerikane, por duhet tė kuptohet si Evropė qė u takon tė gjithėve.
Nuk do ta quaja kėtė "aleancė" pėr shkak se Shqipėria kurrė s'ka qenė nė aleancė
me Moskėn. Ekzistojnė shumė ngjarje nė planin ndėrkombėtar qė nė Kosovė nuk
perceptohen drejt. Ndryshimet demokratike nuk mund tė quhen tė tilla nėse bien
nė grackėn e rrotullimit tė pozitės sė klasave. Kuptimi i kėtillė i demokracisė
shkakton konflikte tejet tė ashpra, posaēėrisht nė vendet qė kanė kaluar nė
socializėm pa imponimin e jashtėm. Demokracia duhet kuptuar si njė shans i
barabartė pėr ardhjen nė pushtet tė tė gjitha partive politike. Nėse populli ia
jep votėn njė partie pėrkatėse, pra edhe njė orientimi ideologjik, atėherė njė e
drejtė e tillė duhet pranuar.
Pyetje: Si e shikoni
atė qė po ndodh sot nė tėrė Evropėn Lindore, a nuk ėshtė ajo njė rrotullim i
klasave?
Pėrgjigje: Dallimi qėndron
kėtu: Polonia, Hungaria e Ēekosllovakia nuk kanė pasur socializėm autentik, por
tė imponuar me tanket e armatės sė kuqe. Ndėrkaq Shqipėria pėr fitoren e
socializmit i ka dhėnė viktimat e saj. Poashtu edhe ne nė Kosovė, poashtu edhe
nė Jugosllavi. Kėtu qėndron dallimi i kėtyre dy vendeve tė tjera tė Evropės
Lindore. Socializmi i imponuar me tanket ruse si ai nė Poloni ku u vranė mbi
7000 oficerė polakė nga Stalini, ėshtė diē tjetėr. Ėshtė gjė normale qė atje tė
ketė forca tjera, koncipim tjetėr tė realitetit politik. Mirėpo ėshtė e
rėndėsishme qė edhe pasi e morėn pushtetin, atje nuk kanė qėndrim revanshist,
nuk po merren me revanshizėm, por vetėm po tregojnė se kanė ardhur nė pushtet me
vullnetin e shumicės sė popullit duke dėshmuar se ai popull pushtetin e
mėparshėm e ka pasur tė imponuar.
Pyetje: Le tė
kalojmė pėrsėri nė Kosovė, dhe atė nė vitet 80. Barrėn kryesore tė atyre viteve,
bile pėr nga sakrificat, e kanė bartur tė ashtuquajturit marksistė-leninistė.
Ē'do tė veēonit si mė tė rėndėsishme sot nė sferėn e domenit tė interesit
kombėtar dhe nė atė ideologjik nė Kosovė?
Pėrgjigje: Nuk pajtohem me
emėrtimin marksist-leninist. Emėrtimi i tillė ka qenė nė modė atėherė sikur qė
sot ėshtė nė modė tė themi se tė gjithė jemi demokratė. Prapa
marksizėm-leninizmit tė tyre ka qenė i fshehur atdhetarizmi i tyre. Mospajtimi
me gjendjen ekzistuese. T'i marrėsh programet e tyre, t'i analizosh konceptet
pak mė thellė, del fare qartė se ata marksizėm-leninizmin e kanė marrė vetėm si
instrument pėr tė arritur diku tjetėr - nė Kosovėn Republikė.
Pyetje: Mė 1981 mė
ėshtė dukur e ēuditshme edhe njė ēėshtje: shkojnė njerėzit tanė nė Evropė dhe
formojnė parti politike me njė platformė komuniste nė vendet nė tė cilat
komunizmi ėshtė luftuar pa mėshirė...
Pėrgjigje: Ti po harron
se, bie fjala, nė kohėn kur veproi Jusuf Gėrvalla, nė Evropė ka ekzistuar njė
lėvizje e fuqishme intelektuale marksiste. Njė intelektual i madh evropian nė
atė kohė thotė se "ekziston njė vulgatė e fuqishme marksiste" pikėrisht nė ato
shtete pėr tė cilat po mendon ti. Evropa intelektuale ka qenė nė nivel tė
dialektikės nė shikimin e ēėshtjeve tė saj. Njė Gjermani e ndarė mė dysh me
siguri qė ka ndikuar shumė nė kėtė drejtim. Ndėrkaq, Shqipėria nė atė kohė, ka
qenė ekskluzivisht e orientuar nė socializėm.
Pyetje: Megjithatė,
mė duket se ėshtė vepruar kėshtu kryesisht pėr shkak tė faktorit tė shtetit
shqiptar dhe pėr shkak tė orientimit tė tij.
Pėrgjigje: Nuk ėshtė e
vėrtetė! Fare nuk ėshtė e vėrtetė.
Ti e di mirė se nė diskutimin tim nė Fakultetin Filozofik mė 1981 e kam
kontestuar akuzėn se Shqipėria ėshtė pėrzier nė ngjarjet qė po zhvilloheshin
atėherė. Edhe sot e kėsaj dite mendoj ashtu. Shqipėria ka pasur kujdes tė
jashtėzakonshėm pėr shkak tė pozitės sė jashtėzakonshme nė tė cilėn ka qenė
shteti shqiptar, nė mėnyrė qė tė mos i japė kujt pretekst pėr ta sulmuar. Nėse
dikush ka vepruar kėshtu ose ashtu pėr shkak tė Shqipėrisė, ai ka vepruar me
inisiativėn e vet dhe jo sepse e ka nxitur Shqipėria.
Pyetje: Pas vitit 1981 vjen nėntori
i vitit 1988 dhe shkurti i vitit 1989. Mendoj se ato ngjarje i kanė dėshmuar
Jugosllavisė dhe botės se shqiptarėt e duan Jugosllavinė por Jugosllavia nuk i
do ata.
Pėrgjigje: Unė mendoj se
Evropa e ka ditur se shqiptarėt janė tė pėrcaktuar pėr republikė brenda
Jugosllavisė. Ato ngjarje mund tė thuhet se e kanė konfirmuar fuqinė e forcave
nė konflikt. Evropa nuk ėshtė e marrė qė tė mos dijė se ē'kėrkojnė shqiptarėt .
E ka ditur qysh me 1981 se Kosova
kėrkon edhe demokraci edhe republikė. Natyrisht, njė demokraci qė do tė
realizohej nė rrethana autoktone.
Pyetje: Mbase Evropa e
di se kah sillen kėrkesat e shqiptarėve qė prej vitit 1912. Vetėm janė dalluar
forcat pėr nga aftėsia nė koncipimin e politikės, pėr nga pozita dhe pėr
gadishmėrinė pėr sakrificė. Mbase edhe pėr atė se ēka kanė konsideruar tė
mundshme nė njė kohė tė caktuar?
Pėrgjigje: Pėr mua ka qenė
plotėsisht e mundshme qė ngjarjet e vitit 1988-89 ta shtrojnė kėrkesėn pėr
Kosovėn Republikė. Por kjo kėrkesė nuk ėshtė theksuar. Shtrohet pyetja: pėrse?
Pėrse tė kėrkohet ruajtja e Kushtetutės sė vitit 1974 ku si kėrkesė ėshtė vėnė
nė mbrojtjen e statu-quosė, dhe si e tillė s'mund tė ishte tjetėr pos regresive?
Pyetje: Ishin apo nuk
ishin ato ngjarje njė akt i gabueshėm politik?
Pėrgjigje: Nuk mund tė them qė
ishte akt i gabueshėm, por ishte retrograd pėr nga kėrkesat qė u parashtruan.
Ato reduktoheshin esencialisht nė ruajtjen e pozitave tė elitės politike dhe kjo
mund tė argumentohet me fakte, pavarėsisht nga sulmet qė mė drejtohen nė mėnyrė
tė tėrthortė pėr njė qėndrim tė tillė.
Pyetje: Tė kalojmė nė
Kosovėn e vitit tė fundit. Nė skenė doli alternativa kosovare. U shpall
Deklarata e 2 Korrikut, u shpall Kushtetuta e Republikės sė Kosovės.
Cilat subjekte i konsideroni si
vendimtare nė jetėsimin e kėtyre vendimeve?
Pėrgjigje: Sot u janė
hapur mundėsitė tė gjithėve. Le tė ekzistojė konkurrenca e ideve, por edhe
konkurrenca e aftėsisė pėr tė realizuar vendime qė pėrcaktojnė fatin e popullit,
gjegjėsisht, vendime tė cilat shprehin vullnetin e tij. Sot domosdoshmėrisht
duhet tė dihet se kush si e kupton demokracinė, kush si e kupton identitetin e
Kosovės, kush si i kupton raportet me Shqipėrinė, si i kupton raportet me
njėsitė federale tė Jugosllavisė. Duke i shprehur mendimet qartė, ėshtė e
domosdoshme qė ne tė organizohemi nė kėtė pikėpamje. Ne kemi edhe njė armatė tė
rinjsh tė cilėt janė ēelnikosur gjatė dhjetė vjetėve tė kaluar nėpėr burgjet mė
tė rėnda tė Jugosllavisė. Mund tė thotė ndokush pėr ta kėshtu ose ashtu, mirėpo
ata janė njė forcė reale, themel i subjektivitetit tė Kosovės. Jam i kėnaqur
edhe me nivelin e tyre intelektual. Atyre duhet t'u jepet mundėsia qė tė
shprehen pėr tė gjitha ēėshtjet qė kanė tė bėjnė me ardhmėrinė e Kosovės. Ata
janė tė gatshėm qė ta paguajnė edhe me jetė realizimin e Republikės sė Kosovės.
Ėshtė e udhės qė tė pėrfundojė lufta e nėnakullit politik kundėr tyre.
Pyetje: Falė
alternativės, ēėshtja e Kosovės ėshtė internacionalizuar, janė vėnė lidhje tė
rėndėsishme me faktorėt ndėrkombėtarė qė vendosin pėr botėn sot.
Pėrgjigje: Nė radhė tė
parė falė gjakut tė sa e sa tė rinjve tė viktimizuar apo tė sakatosur nėpėr
kazamatet jugosllave pėr Kosovėn Republikė. S'mund tė mohohet as kontributi i
alternativės kosovare, e cila ka vepruar me njėfarė sigurie politike shkakun e
sė cilės ajo e di por nuk e thotė. Megjithėkėtė, asnjė lidhje e jashtme nuk mund
tė bėjė shumė punė pa i pasur rrėnjėt thellė nė trollin e Kosovės, nė vullnetin
e popullit tė saj. E ēmoj shumė kontributin e faktorit tė jashtėm dhėnė luftės
politike tė shqiptarėve. Megjithatė, duke qenė se kam studjuar edhe nė
Universitetin e Harvardit nė SHBA, e di fare mirė se sa sakrifikojnė diēka
amerikanėt nėse nuk ėshtė nė interes tė tyre. Jo vetėm kur kemi tė bėjmė me
zgjidhjen e ēėshtjes sė shqiptarėve, por edhe me tė gjitha ēėshtjet e popujve tė
vegjėl...
Pyetje: Ēka mendoni
pėr ata qė kanė mbajtur edhe shumė vjet burg? Pse nuk janė tė pranishėm nė jetėn
tonė politike?
Pėrgjigje: Fakti qė dikush
ka mbajtur aq e aq vjet burg, edhe atė pėr atdhetarizėm, nuk mund tė mohohet nė
mėnyrė aprioristike. S'mund tė them se tė gjithė ata njerėz i plotėsojnė tė
gjitha kushtet pėr tė qenė nė ballė tė kėtij apo tė atij projekti, mirėpo ata
s'mund tė mohohen. Mė tregon dot ti se ē'pėrfaqėson nė tė vėrtetė pėr kulturėn
polake njė Leh Valensė? Apo me kė identifikohen proceset kryesore politike nė
Kroaci? Tė gjithė kėta njerėz kanė qenė tė burgosur politikė. Kjo ka ngjarė edhe
nė Ēekosllovaki. Ē'tė flet ty e dhėna se njė Havel kryeson njė shtet edhe pėr
hir tė faktit, apo ekskluzivisht pėr hir tė faktit, se ka qenė sakrifikuar pėr
njė ide tė caktuar. Unė mendoj se tė burgosurit politikė, madje edhe elita e
tyre mendore, janė tė mohuar sot pėr sot nė Kosovė. Po bėhen manipulime tė
mėdha. Pėr shumė ēėshtje qė kanė tė bėjnė me tė sotmen dhe tė nesėrmen e
Kosovės, nuk ėshtė biseduar akoma seriozisht. A mund tė tolerohet niveli fėminor
i disave nė konceptimin e ēėshtjeve esenciale politike, pavarėsisht ēfarė
pedigreje mund tė kenė ata?
Pyetje: Jeni kryetar
i LDK-sė, dega nė Rahovec. Kam dėgjuar se asnjėherė nuk keni marrė pjesė nė
mbledhjet e kryesisė nė nivel tė partisė pėr ē'gjė mė duket se jeni i
obliguar...
Pėrgjigje: Nė mbledhjet e
Kryesisė sė LDK-sė nuk do tė marr pjesė deri atėherė kur tė mbahet kuvendi
zgjedhor i cili mendoj se duhet t'i sqarojė shumė ēėshtje. Nuk e kam tė qartė
pėrse po shtyhet vazhdimisht. Unė nuk jam pėrkulur kurrė, dhe as qė do tė
pėrkulem, pavarėsisht se sa do tė mė kushtojė tagri i qėndrimit tim tė tillė.
Pyetje: Ēka mendoni
pėr organizimin politik tė Kosovės sot?
Pėrgjigje: Mendoj se ka
shumė spontanitet, shumė stihi dhe shumė manipulime. Nuk janė vendosur raporte
tė drejta nė mes tė subjekteve kryesore politike, po edhe nė ato raporte qė
janė vendosur ka shumėēka false.
Pyetje: Ēka
nėnkuptoni ju me tė ashtuquajturėn rezistencė aktive dhe pasive politike?
Pėrgjigje: Ēdo betejė
politike qė zhvillohet pa luftė tė armatosur mund tė quhet rezistencė pasive.
Kjo do tė thotė qė goditjeve dhe raprezaljeve tė mos iu pėrgjigjesh nė tė
njėjtėn mėnyrė. Mirėpo, po u shikua mė thellė, edhe rezistenca pasive ėshtė
aktive, pėr shkak se ėshtė aktiv faktori politik qė tė detyron pėr njė sjellje
tė tillė, i cili e ka planin e vet dhe qėllimet e veta.
Pyetje: Ēka duhet tė
bėjmė?
Pėrgjigje: Atė qė jemi
duke e bėrė, veēse tė organizuar shumė mė funksionalisht. Ėshtė problem themelor
organizativ dhe politik i Kosovės qė nė ballė tė luftės sė organizuar politike
janė vėnė edhe disa njerėz tė cilėt veprimet e tyre praktike s'mund t'i ēlirojnė
nga metodat titiste tė punės politike. Tė gjitha gabimet e sotme tė tyre janė
tipike nga ajo kohė dhe si rezultat tipik i zbatimit tė atyre metodave. Nė
artikujt e mi vazhdimisht kam insistuar nė luftėn konkurrente tė ideve dhe tė
mendimeve me qėllim tė eliminimit tė atyre metodave dhe tė asaj praktike.
Mjerisht, ende po vazhdon shėrbimi me metoda tė ngulfatjes sė talenteve dhe tė
ideve superiore. Ata qė nuk mund tė ēlirohen nga njė praktikė e tillė duhet tė
mėnjanohen nga skena politike, nė mėnyrė qė tė hapet rruga pėr depėrtimin e
vlerave tė vėrteta me tė cilat disponon ky popull.
Pyetje: Shumėkush
mendon se na shkojnė punėt kėshtu siē na shkojnė pėr shkak tė mungesės sė njė
programi kombėtar.
Pėrgjigje: Programi
kombėtar ekziston nė qėllimin kombėtar. Mirėpo ai nuk ėshtė elaboruar detajisht.
Pyetje: A jeni
optimist pėrsa i pėrket jetėsimit tė synimeve tona?
Pėrgjigje: Plotėsisht.
Plotėsisht jam optimist. Ėshtė ēėshtje e kohės. Nėse organizohemi mė mirė,
Kosova Republikė do tė jetėsohet mė shpejt. Mbase do tė ishte realizuar edhe mė
parė.
Pyetje: Nė skenėn
politike tė Kosovės ėshtė e vėrtetė se dominon edhe koncepti Kosova Republikė,
por s'ėshtė i pashprehur edhe koncepti i bashkimit me shtetin amė, Shqipėrinė.
Pėrgjigje: Politika
megjithatė ėshtė mė e thellė. Republika e Kosovės duhet tė realizohet pa luftė
tė armatosur. Ne do tė bashkohemi me Shqipėrinė nėse kėtė gjė e mundėsojnė
proceset evropiane. Tė insistohet sot pėr kėtė kur rusėt dhe amerikanėt po
bisedojnė pėr rolin e superfuqive nė Evropėn e ardhshme apo nė pėrcaktimin e
saj, do tė thotė tė mos e njohėsh realitetin politik. Ndryshimi i kufijve mund
tė bėhet vetėm si produkt i marrėveshjes sė superfuqive. Kosova Republikė nuk
ndryshon kurrfarė kufijsh ndėrkombėtarė. Ndėrkaq ndryshimi ndėrkombėtar i
kufijve nėnkupton luftė tė armatosur nė pėrmasa evropiane. Kjo duhet tė jetė e
qartė. Ne s'guxojmė ta rrezikojmė shtetin shqiptar. Megjithėkėtė, kurrkush, pra
as Evropa, s'mund tė na detyrojė qė tė pranojmė, bie fjala, njė autonomi tė
vitit 1974. Kėtė s'do ta pranojmė, sado qė tė jetė i madh haraēi. Nuk do tė jemi
gjithmonė fėmijė politikė, axhaminj, pėr tė lejuar tė luajė me Kosovėn kush si
tė dojė.
Bisedoi: Qani Mehmedi
Marrė nga"Zėri i Rinisė",
Prishtinė, 6.IV.1991)
SHQIPTARĖT DUHET TĖ JENĖ SUBJEKT
POLITIK DHE JO VETĖM OBJEKT I POLITIKĖS NDĖRKOMBĖTARE
Brenda 80 vitesh, dy herė u
vendos nė Londėr rreth Ballkanit dhe kufijve tė tij. Se si u vendos herėn e
parė, me 1912-13, u pa gjatė kėtyre 80 viteve. Ē'mund tė thuhet pėr herėn e
dytė, meqė herėn e parė mė duket se nuk ishim nė margjina por nė qendėr tė
vėmendjes? Cili ishte vendi ynė nė kėtė konferencė, dhe meqė shpesh dėgjohet tė
flitet pėr suksesin dhe pėr mossuksesin e "Londrės 2", ku qėndron ai sukses,
nėse ka pasur, dhe ku mossuksesi?
Vendi ynė nė kėtė konferencė nė
njėfarė mėnyre u tregua edhe nė vetė pyetjen. Pra ishte nė margjina fatkeqėsisht
dhe me sa shihet, po aty ka mbetur, pasiqė nuk e kemi vendin e duhur as nė
Konferencėn e Londrės dhe as nė atė tė Gjenevės.
Tani pėr tani, me sa po shoh unė,
nuk po paraqiten objektivisht nė shtyp rezultatet e kėsaj konference tė cilat
janė nė disproporcion me qėllimin politik tė shqiptarėve. Unė nuk pajtohem me
vlerėsimin se ka pasur sukses. Pėr tė pasur sukses duhet tė themi se jemi tė
pėrfaqėsuar nė mėnyrė adekuate nė Konferencėn e Londrės, dhe se kemi arritur
vendin qė e kemi synuar. Mirėpo edhe ndaj kėsaj duhet pasur rezervė, sepse nuk i
dihet. Ndoshta gjatė procesit tė pėrfundimit tė kėsaj konference do tė
ndryshojnė gjėrat dhe ndoshta aty do tė dalė ana pozitive e pjesėmarrjes sonė.
Fakti se ne jemi prezentė si problem, si njė ēėshtje qė duhet zgjidhur, fakti se
vetėdija pėr nevojėn e zgjidhjes sė kėtij problemi ėshtė prezente te forcat qė
marrin pjesė nė konferencė, ėshtė pozitive. Mirėpo sėrish, ana negative del aty
se ne nuk jemi tė kėnaqur vetėm me faktin se dihet pėr ne. Ne si faktor i
brendshėm, si shqiptarė, nuk jemi tė organizuar nė atė nivel qė ēėshtjen tonė ta
inicojmė nė nivelin mė tė lartė tė prezencės sonė.
Me sa u vu re, delegacioni i
Kosovės, me t'u kthyer nga Londra, ashtu si dhe herat tjera kur kthehej nga
Evropa, solli optimizėm, ndėrsa delegacioni i Shqipėrisė jo vetėm qė nuk solli
optimizėm, por pėrkundrazi, kishte njė dozė bukur tė madhe pesimizmi. Ē'mendoni
pėr kėtė?
Pėr kėtė mendoj se duhet pyetur
delegacionin e Kosovės se ku e mbėshtet optimizmin e vet. Ne si dėgjues tė
rėndomtė, ose si pėrcjellės tė ngjarjeve, si tė interesuar pėr atė konferencė,
ma merr mendja se nuk jemi mjaft tė informuar se ku mbėshtetet optimizmi i tillė
i delegacionit tė Kosovės. Ndėrkaq ma merr mendja gjithashtu se, me sa po shoh
unė nėpėr gazeta, nuk po shpjegohet edhe se ku po mbėshtetet pesimizmi i
delegacionit tė Shqipėrisė.
Nė ndonjė intervistė qė po lexoj
kohėt e fundit, si ajo e Pjetėr Arbnorit etj., po shoh se ata nė mėnyrė
kategorike po pohojnė se qėndrimet janė tė koordinuara mes pėrfaqėsuesve tė
Republikės sė Kosovės dhe atyre tė Shqipėrisė. Nėse ato raporte i kanė tė
koordinuara, atėherė nuk do tė duhej tė kishte ndryshime nė vlerėsime. Mirėpo nė
qoftė se megjithatė ka ndryshime nė vlerėsime, ndėrsa nė anėn tjetėr pohojnė se
qėndrimet i kanė tė koordinuara, atėherė diēka nuk ėshtė nė rregull dhe pėr kėtė
opinioni nuk ėshtė i njoftuar, ashtu si edhe unė. Prandaj kėto pyetje le tė
shkojnė nė adresė tė tyre.
Unė si dėgjues i rėndomtė mund tė
konstatoj se nuk po i shoh arsyet nė tė cilat mbėshtetet optimizmi i
delegacionit kosovar, mirėpo nuk po shoh as mjaft arsye tė bindshme nė tė cilat
do tė mbėshtetej pesimizmi i delegacionit nga Shqipėria, por po pėrfundoj se nė
raportet e tilla nuk ėshtė diēka e qartė.
Ndryshe nga "Londra 1", ku
nuk kishte ndonjė pėrfaqėsues nga trojet shqiptare, "Londra 2" i kishte thirrur
madje 4 delegacione nga trojet etnike shqiptare. A mund tė shpjegohet kjo si njė
pėrligjie, si njė pranim i njė ndarjeje tė trojeve shqiptare?
Kėtė unė do ta shpjegoja me
qėndrimet e mėparshme tė subjekteve politike shqiptare pėr mundėsitė optimale tė
zgjidhjes sė problemit shqiptar. Ka qenė njėfarė qėndrimi i pėrgjithshėm qė
Kosova tė ketė statusin e Republikės, qė shqiptarėt nė Maqedoni tė figurojnė nė
kushtetutėn maqedonase si element shtetformues dhe qė shqiptarėt nė Mal tė Zi tė
kenė tė drejta njerėzore e individuale tė garantuara me dokumentet e Helsinkit.
Mbase pikėrisht nė kuadėr tė kėtyre orientimeve kanė shkuar 4 delegacione nė
vend tė njė delegacioni.
Ėshtė ēėshtje tjetėr nėse momenti i
tanishėm politik dhe njė konferencė e tillė, kanė lejuar ose jo mundėsi tė
tjera. A ka qenė mė mirė qė nė njė konferencė tė tillė kėto delegacione tė
merren vesh mes tyre pėr ndonjė opcion tjetėr apo qėndrimi i tyre ende ėshtė qė
tė mbeten nė njė opcion tė zgjidhjes kėsisoji, kjo ėshtė njė ēėshtje tė cilėn
ato vetė duhet ta sqarojnė.
Unė si dėgjues, si pėrcjellės i
kėtyre ngjarjeve, nuk i di arsyet se pėrse nuk ėshtė shkuar me njė opcion
tjetėr, por mund tė theksoj se plotėsisht pajtohem me vlerėsimin e Prof. Qosjes
se njė shkuarje e tillė nė njė konferencė ku shqyrtohet ēėshtja shqiptare, nė
njėfarė mėnyre shėnon njė pėrligjie tė coptimit tė trojeve tė tyre nga vetė
shqiptarėt. Ėshtė kjo pasojė e mos-unitetit tė tyre, tė mos-zgjidhjes komplete,
por tė njė zgjidhjeje tė parcializuar tė problemit shqiptar.
A do tė thoni se kjo
pėrligjie ėshtė e vetė shqiptarėve dhe jo edhe e organizuesve tė Konferencės?
Jo, por e vetė shqiptarėve. Shqiptarėt,
sipas mendimit tim, ėshtė dashur tė shkojnė nė njė konferencė tė tillė me njė
kėrkesė maksimale. Kėrkesa maksimale teorikisht do tė impononte njė delegacion
tė vetėm tė shqiptarėve. Mirėpo kėta e kanė parė tė arsyeshme qė tė shkojnė me 4
delegacione, gjė qė do tė thotė se qysh mė parė janė pajtuar me njė status, me
njė zgjidhje tė tillė qė do tė ishte zgjidhje parciale e problemit shqiptar.
A kanė pasur arsye tė mjaftueshme pėr
ta bėrė njė gjė tė tillė, apo kanė pasur mundėsi tė tjera, kėtė unė nuk e di.
Pėr kėtė duhet pyetur ato subjekte qė kanė marrė vendime tė tilla. Unė vetė nuk
kam qenė nė ato rrjedha dhe nuk i di arsyet e vėrteta se pse ėshtė vepruar
kėshtu. Por e di se Qosja teorikisht ka tė drejtė kur thotė se vetė shqiptarėt
nė kėtė mėnyrė e kanė pėrligjur ndarjen e vet. Ndėrkaq arsyet se pėrse ėshtė
vepruar kėshtu duhet t'i tregojnė vetė ata qė e kanė bėrė veprimin.
Ne si popull, si njerėz qė i pėrcjellim
kėto, kemi tė drejtė tė kėrkojmė shpjegimin e arsyeve. Ne nuk mund tė sjellim
gjykime pa i ditur arsyet e vėrteta.
Meqė nė Londėr, me sa po duket,
edhe njė herė iu vu vula ndarjes sė popullit shqiptar, madje kėsaj radhe me vetė
praninė e shqiptarėve, a u bė diē qė kjo tė mos ngjante?
Kjo mund tė lidhet si me pyetjen, ashtu
dhe me pėrgjigjen e mėparshme. Por duhet qenė i kujdesshėm nė vlerėsimin se a iu
vu vulė ndarjes sonė ose jo?
Konferenca ende nuk ka pėrfunduar dhe
akoma nuk mund tė flitet pėr vėnien e ndonjė vule. Por mund tė flitet lidhur me
atė qė thashė mė parė, se vetė ne shqiptarėt nuk jemi mjaft agresivė nė kėrkesat
e duhura optimale, kėrkesa tė mundshme.
Kėrkesa kapitale e popullit ėshtė njė:
pėr tė qenė bashkė. Populli s'ka orientim tjetėr. Tani ēėshtja mbetet te
vlerėsimi i subjekteve politike. At duhet tė vlerėsojnė nėse ėshtė e mundshme
njė gjė e tillė ose jo. Nė qoftė se ato kanė vlerėsuar se ėshtė e mundshme njė
gjė e tillė nė kėtė moment, dhe megjithatė kanė shkuar 4 delegacione nė vend tė
njėshit, atėherė sė paku kanė borxh t'i shpjegojnė kėtij populli se pėrse kanė
vepruar kėshtu, nė mėnyrė qė edhe ne tė kuptojmė. Por nė qoftė se kanė vepruar
ashtu pėr shkak tė ndonjė arsyeje subjektive, ose tė pozitave politike, apo tė
mosnjohjes sė mjaftueshme tė proceseve politike nė Evropė, atėherė kėto janė
arsye qė populli duhet t'i dijė pėr tė reaguar nė mėnyrėn adekuate.
Nėse ti nuk i njeh proceset e Evropės
dhe ke marrė pjesė nė njė konferencė ku vendoset pėr fatin e popullit tėnd,
atėherė ėshtė e udhės qė tė japėsh dorėheqje. Do tė thotė, duhet vetė populli tė
kėrkojė prej teje qė ta lėshosh atė vend dhe tė mos ua zėsh rrugėn tė tjerėve.
Mirėpo pėrderisa nuk i dimė saktėsisht
arsyet se pėrse ėshtė vepruar ashtu, nuk mund tė veprohet ndryshe, pos qė tė
kėrkohet shpjegimi i atyre arsyeve. Unė pėr veten time po kėrkoj qė tė mė
shpjegoj dikush se pėrse ėshtė vepruar ashtu, dhe tė mė bindė se ėshtė dashur qė
tė veprohet pikėrisht ashtu. Po ta merrja pėrgjigjen, mund tė propozoja edhe se
ē'duhet bėrė.
Konferenca e Londrės vazhdon
punėn nė Gjenevė me programin e miratuar nė Londėr, nė tė cilin na ėshtė caktuar
statusi i komunitetit etnik, pėrkatėsisht i minoritetit. A kemi bėrė mjaft qė nė
kėtė program tė mos futeshim si minoritet dhe tė mos e kishim statusin e njėjtė
si tė Vojvodinės e tė Sanxhakut, por mė tė avancuar? A mund tė ndryshohet ky
status, dhe nėse po, ē'duhet bėrė pėr ta ndryshuar?
Unė vazhdimisht jam i preokupuar me
kėtė pyetje. Ēka mund tė bėhet qė shqiptarėt tė jenė subjekt politik
ndėrkombėtar dhe jo vetėm objekt? Gjithė biseda qė zhvilluam buron nga fakti se
ne jemi duke u trajtuar mė tepėr si objekt politik se sa si subjekt, dhe pyetja
nė esencėn e saj do tė reduktohej nė atė se ēfarė mund tė bėhet qė tė trajtohemi
si subjekt politik. Kjo ėshtė nė duar tė popullit dhe nga kjo del se mund tė
bėhet njė organizim mė aktiv dhe mė i madh i faktorit tė brendshėm. Mund tė
rregullohen raportet, nėse nuk janė nė rregull, brenda atij faktori, dhe
rezistenca tė jetė aktive dhe mė e madhe e faktorit tė brendshėm. Ndėrsa qė
rezistenca tė jetė mė aktive, kjo nėnkupton se duhet tė jesh mė i pranishėm
nė ngjarjet, mė agresiv nė kėrkesat, mė i vendosur nė pikėpamjet tua dhe mė
demokratik nė hapėsirėn informative. Kjo do tė thotė qė t'i shqyrtosh
problemet mė haptas dhe tė mos kėnaqesh me atė qė ėshtė. Se ne tė gjithė po
konstatojmė se ka shumė gjėra pėr tė ndryshuar dhe se ekziston njė hapėsirė e
madhe pėr tė ndryshuar shumėēka.
Duke i pasur tė gjitha kėto parasysh,
kam frikė se do ta pėsojmė ashtu siē e kemi pėsuar nė vitin 1913. Gjė qė do tė
thotė se do tė jemi rezervė e forcave politike tė Evropės pėr qetėsimin e
shpirtrave tė Ballkanit, etj., por jo edhe pėr qetėsimin e shpirtrave tė
shqiptarėve.
Dihet se ministri britanik i punėve tė
jashtme, i cili njėkohėsisht ishte edhe kryetar i Konferencės sė Londrės mė
1913, ka deklaruar pėrafėrsisht kėshtu: "Pėr fat tė keq, e viktimizuam njė
popull pėr ta ruajtur paqen e Evropės". Pas pėrfundimit tė konferencės, ai ka
qenė plotėsisht i vetėdijshėm se populli shqiptar ėshtė ndarė pėr hir tė
ruajtjes sė paqes nė Evropė, por ēfarė ka ngjarė mė vonė? Konferenca ka
pėrfunduar mė 1913, Lufta e Parė Botėrore ka filluar mė 1914. Dmth. nuk ka pasur
kurrfarė ruajtje tė paqes por ka pasur viktimizim tė shqiptarėve pėr plot 80
vjet. Unė po i frikėsohem sėrish kėsaj dhe sinqerisht po them se a mos nė fund
tė konferencės sė Gjenevės do tė deklarojė sėrish ndonjė ministėr i punėve tė
jashtme, ose ndonjė kokryetar si Sajrus Vensi, ose Lordi Oven: "Le tė na falin
shqiptarėt se i viktimizuam pak pėr t'i qetėsuar jugosllavėt." Prej kėsaj duhet
tė frikėsohet ēdo subjekt i vetėdijshėm politik shqiptar.
A kemi bėrė mjaft ne qė tė mos ngjajė
njė gjė e tillė, sepse mu tani jemi duke u trajtuar si rezervė, si objekt pėr
qetėsimin e situatės gjithė-jugosllave, gjithė-ballkanike, pėr vendosjen e njė
rendi ndėrkombėtar ku po bėhet lufta? A kemi bėrė mjaft qė tė mos mbetemi
rezervė, por tė jemi njė subjekt aktiv? Pėr kėtė secili duhet ta pyesė vetveten.
Pėrgjigja ime ėshtė kategorikisht negative. Nuk kemi bėrė asgjė. Aq mė tepėr,
janė bėrė gabime tė tilla tė rėnda qė kanė shkuar nė shkeljen e faktorit tė
brendshėm dhe nė disperzimin, pėrkatėsisht, nė shpėrndarjen e forcave tė cilat
kanė qenė tė interesuara qė tė rezistohet aktivisht.
Shpeshherė dėgjohet tė flitet pėr
rezistencėn aktive dhe atė pasive prej njerėzve tė ndryshėm. Cila ėshtė, sipas
jush, ajo rezistenca aktive, qė ju e pėrmendėt mė parė, qė do tė ndikonte mė
shumė nė rezultatet e konferencės sė Londrės?
Ēėshtjes sė definimit tė rezistencės
aktive dhe asaj pasive njerėzit i qasen nė mėnyra tė ndryshme. Unė nėnkuptoj nė
rend tė parė qė subjektet politike tė Kosovės, qė e kanė marrė bajrakun dhe qė
ndodhen nė krye tė proceseve politike qė po zhvillohen nė Kosovė, duhet ta
marrin edhe pėrgjegjėsinė pėr atė qė po ndodh nė Kosovė. Dmth. jo vetėm tė
manipulojnė me ngjarjet, por ta marrin pėrgjegjėsinė edhe pėr udhėheqjen e asaj
rezistence.
Ēdo rezistencė politike nėnkupton atė
qė e merr pėrgjegjėsinė pėr punėn e kryer. Nė qoftė se popullit i thuhet se do
tė zhvillojmė kėtė dhe atė aktivitet, atėherė duhet folur haptas: ne do tė
zhvillojmė kėtė aktivitet me qėllim tė arritjes sė kėtij qėllimi politik. Po nė
qoftė se populli vetė e zhvillon njė aktivitet, dhe pastaj ti del e thua se po e
zhvilloj unė, atėherė nuk jemi fare nė rregull. Kjo do tė thotė se pėrgjegjėsia
e subjekteve politike pėr zhvillimin e ngjarjeve nė Kosovė nuk ekziston.
Ekziston vetėm pėrgjegjėsia a posteriori. Gjithēka nuk mund t'i lihet
popullit. Populli duhet orientuar. Ai ėshtė nganjėherė njė grumbull i
padefinuar. Nė kuptimin politik, populli gjithmonė orientohet.
Nė kėtė drejtim, rezistenca aktive
nėnkupton thjesht kristalizimin e pėrgjegjėsisė sė forcave politike tė kėtij
populli. Ky kristalizim ėshtė mungesė kardinale te ne dhe kjo po vazhdon qė prej
3 vitesh. Dmth. nuk ėshtė se po ngjan vetėm sot.
Pastaj, rezistenca aktive nėnkupton
edhe definimin e qėllimeve politike. Ne qėllimet politike i kemi definuar me
opcione, por nuk e kemi definuar se kush ėshtė ai qė do t'i realizojė ato
opcione. Po, kush ėshtė nė krye tė popullit? E kemi zgjedhur. Nė rregull. Mirėpo
ėshtė ēudi se kur duhet orientuar populli, kurrkush nuk e merr pėrgjegjėsinė pėr
ta orientuar nė mėnyrė tė drejtė. Kurrkush nuk po e merr pėrgjegjėsinė as pėr
fitoret dhe as pėr humbjet. Ē'ėshtė e vėrteta, pėr fitoret po e marrin ata qė
s'e kanė pėrnjėmend. Nė kėtė pikė kėrkohet qė tė definohet rezistenca aktive.
Rezistenca aktive nuk nėnkupton, tė themi, pasivitetin, pritjen. Kėtu nuk ėshtė
fjala pėr rezistencė aktive. Kjo qė po bėhet te ne nuk ėshtė kurrfarė
rezistence. Ėshtė fjala pėr njė durim tė popullit, durim i imponuar nga forca
tjetėr, nga mungesa e orientimit politik tė popullit, po nuk ėshtė fjala pėr
rezistencė aktive. Rezistenca aktive nėnkupton njė forcė tė caktuar politike,
nėnkupton njė udhėheqje tė caktuar, nėnkupton njė pėrgjegjėsi tė caktuar. Ne
kėto nuk i kemi, dhe jo vetėm qė nuk i kemi, por as qė i kemi diskutuar
ndonjėherė. Madje as qė po e hapim njė mundėsi tė tillė tė diskutimit nėn
pretekstin se mos po pėrēahemi apo mos po shkaktojmė farė problemi tė
padėshirueshėm, nėn farė preteksti se jemi nė kushte tė jashtėzakonshme e
gjepura tė ngjashme.
Mendimi im ėshtė se momenti historik i
popullit shqiptar ėshtė i tillė qė imponon doemos organizimin e shumė
ēėshtjeve. Nė qoftė se nuk sqarohen ēėshtjet sot, nė qoftė se nuk kėrkojmė qė
gjėrat tė kristalizohen, qė populli tė dijė se ku ėshtė dhe nga duhet t'ia
mbajė, atėherė mė nuk mund tė flasim se jemi duke bėrė ndonjė punė tė madhe.
Mund tė flasim pėr stihinė e kėtyre
gjėrave, mund tė flasim pėr ndonjė spontanitet, mund tė flasim se qysh do tė na
lėrė Evropa kėshtu e ashtu, pėr ndonjė shpresė se nuk do tė na lėrė nė baltė
Amerika ose Gjermania, por kėto janė ēėshtje shprese, nuk janė ēėshje politike.
Ēėshtje politike do tė ishte psh. sikur t'i tregonim atij amerikani, evropiani
ose aziatiku se unė dėshiroj tė arrij kėtė qėllim me kėto kushte dhe me kėto
mundėsi. Ti e akcepton ose nuk e akcepton dot, ėshtė njė ēėshtje pėr tė cilėn ne
tash do tė pėrlahemi atje nė konferencė. Por ta reduktosh ti tėrė aktivitetin e
njė populli, gjithė pakėnaqėsinė e njė populli, nė njė lėvizje spontane, qysh
t'ia merr mendja gjithkujt, pastaj tė bėsh konferencė atje, pastaj tė kėrkosh qė
aktivitetin tėnd ta reduktosh nė lutje tė thjeshta drejtuar faktorit tė jashtėm
qė tė na merrė parasysh, kjo mund tė jetė shaka politike por jo edhe politikė.
Ėshtė politikisht joserioze dhe pa pėrgjegjėsi historike.
Nga sa u tha mė lart ndėr tė
tjera rezulton edhe njė gjė qė mė parė nuk ka qenė aktuale ose tė paktėn nuk
ėshtė thėnė publikisht: kontaktet e subjekteve politike me popullin dhe tė
qeverisė sė Kosovės me popullin mungojnė. Pastaj ju thatė nė njė farė mėnyre se
ē'ėshtė rezistenca aktive, por nuk thatė se kush duhet ta organizojė atė?
Ėshtė interesant ai relacioni midis
udhėheqjes dhe popullit. Populli, dihet, e kam theksuar edhe mė parė, se e ka
orientimin tė qartė, por nuk e ka tė qartė se qysh duhet arritur atje. Mirėpo
kėtė duhet t'ia tregojnė subjektet politike. Sipas mendimit tim, jo vetėm se ka
mungesa tė mėdha nė komunikimin: subjekte politike-qeveri-popull, por ka edhe
mungesa rreth koordinimit tė qėndrimit midis vetė subjekteve politike nė Kosovė.
Ka mungesa tė tilla tė cilat shihen qartė, dhe tani mund tė shtrohet pyetja se
pėrse po mbyllen sytė pėrpara njė fakti objektiv? Ėshtė e vėrtetė se pėr kėto
nuk ėshtė biseduar dhe nuk po bisedohet.
Ka vlerėsime tė tilla qė unė po i
ndėgjoj tė thuhen pėrafėrsisht kėshtu: "Sot nė kushte tė demokracisė ekziston
njė cenzurė e tillė e shtypit qė nuk ka ekzistuar as nė kushtet e fashizmit mė
tė rėndė". A ka bėrė ndonjėherė ndonjė subjekt politik protestė kundėr njė
cenzure tė tillė? A i ėshtė treguar popullit ndonjėherė se me tė vėrtetė nuk i
kemi shqyrtuar problemet nė mėnyrė tė hapur? Se ēfarė jemi duke bėrė nė tė
vėrtetė unė nuk po e kuptoj. Pastaj nuk po e kuptoj se pėrse nė tė vėrtetė unė u
izolova, pėr ēfarė arsyesh? Tė gjitha ato qė unė i thosha sot dolėn qartė. Tani
po i thonė edhe mė troē. Pėrse atėherė nuk po izolohen edhe tė tjerėt? A mos u
mor dikush nė pėrgjegjėsi pėr kėtė? A do tė bartė dikush konsekuenca pėr ēėshtje
tė tilla?
Thuhet se kėto ēėshtje nuk po i
bisedojmė thjesht me pretekstin se "gjendemi nė kushte tė veēanta". Mirėpo
kushtet e veēanta mund tė imponojnė vetėm luftė tė veēantė, njė tempo mė tė
shpejtuar tė zgjidhjes sė problemeve, dhe jo tė shėrbejnė si pretekst pėr
prolongimin e moszgjidhjes sė problemeve.
Kur jemi te Qeveria e Kosovės, dhe
jo vetėm te Qeveria, po edhe te raportet e saj me popullin, mund tė konkludohet
se edhe kėtu ka shumė mungesa dhe parregullsi.
Qeveria e Kosovės, sė pari, me sa po
shoh unė, nuk ėshtė nė Kosovė. Unė nuk e di se ku ėshtė dhe nuk e di se kush
ėshtė anėtar i qeverisė. E di njė kryetar, por nuk e di se kush janė anėtarėt,
kush ėshtė ministėr i asaj apo kėsaj ministrie. Dhe pėrderisa kėto nuk i dimė,
atėherė si do tė veprojmė politikisht? Pastaj e dimė bie fjala, se ti je i
zgjedhur deputet i kuvendit, ndėrsa kuvendi i vjetėr, i cili gjithashtu nuk
ėshtė mbledhur kurrė, vazhdon tė veprojė. Cilit kuvend i duhet besuar nė kėtė
rast, tė vjetrit apo tė riut?
Shumė ēėshtje te ne nuk po
funksionojnė, por duhet t'i rregullojmė, sepse pėrndryshe nuk ka ecje pėrpara.
Tė paktėn unė nuk po shuh ndonjė rrugėdalje. Thuhet se s'paska pasur mundėsi qė
kuvendi tė mblidhet nė kushte tė kėtilla. Pallavra. Si s'paska mundėsi? Ka pasur
mundėsi tė mbahej nė Shkup, ka pasur mundėsi tė mbahej nė Tiranė, ku kurrkush
nuk do t'i kishte ndalur. Mund tė ishte mbajtur madje edhe nė Krushė tė Madhe.
Po po, mund tė mbahej edhe nė Krushė, sepse pikėrisht kėtu janė thyer shumė
gjera, e pranuan kėtė tė tjerėt ose jo.
U larguam pakėz nga Londra.
Le t'i kthehemi sėrish asaj.
Ne biseduam rreth organizimit,
rreth marrjes sė pėrgjegjėsisė, rreth intensifikimit tė rezistencės aktive etj.
Ėshtė demagogji, sipas mendimit tim, qė sot tė flemė gjumė me parullėn se mė
vonė do t'i zgjidhim problemet. Gjatė 2.500 viteve kemi luftuar duke i lėnė
problemet tė zgjidhen mė vonė. Por gjithmonė kemi mbetur tė shtypur pėr shkak
se s'kemi pasur ndonjė guxim t'i zgjidhim problemet e brendshme paralelisht me
zgjidhjen e pozitės ndėrkombėtare.
Zgjidhja e pozitės sonė
ndėrkombėtare doemos kėrkon zgjidhjen e pozitės sonė tė brendshme. Kėto tė dyja
shkojnė bashkė dhe nuk e di se ēfarė teorishė tė reja politike po na zbulohen
tani! Njėherė kėshtu, e pastaj ashtu. Njėherė po e ēlirojmė Kosovėn e pastaj…
Po qysh deshe ti ta ēlirosh
Kosovėn? Duke i lutur hallkun a? Qysh deshe tė ngrihesh nė nivelin e subjektit
politik? Vetėm duke thėnė se, valla, edhe unė jam subjekt politik? Jo more! Pėr
tė qenė subjekt politik duhet luftuar.
Kur njė popull arrin t'i njohė jo
vetėm interesat e veta, por edhe mėnyrėn e realizimit tė atyre interesave, vetėm
atėherė mund tė flitet se mund tė kihet shpresė dhe mbėshtetje pėr optimizėm.
Por kur njė popull manipulohet
me parulla tė ndryshme, atėherė nuk mund tė flitet as pėr shpresė dhe as pėr
optimizėm.
Nė fillim u paraqitėm me tri
opcione pėr zgjidhjen e problemit tė shqiptarėve nė Jugosllavi, pėrkatėsisht nė
Kosovė. Tani na intereson mendimi juaj rreth qėndrimit tonė. I kemi definuar
qartė kėrkesat tona pėr Londėr dhe Gjenevė apo ende jemi nė konfuzion?
Kėtu mund tė thirremi pakėz nė njė
artikull timin tė botuar kohė mė parė nė formė fejtoni me titull "Republika dhe
lufta nė kontekst tė Evropės". Unė kėtu e kam paraqitur mendimin tim, dhe
qėndrimin tonė zyrtar e kam quajtur politikė joserioze, politikė qė publikisht
orientohet me mundėsi dhe opcione tė ndryshme tė zgjidhjes sė problemit. E kam
thėnė qartė: njė popull ose ėshtė i gatshėm tė luftojė pėr njė opcion tė
caktuar ose nuk ėshtė i gatshėm. Ėshtė ēėshtje e vlerėsimit tė subjekteve
politike se pėr cilėn ēėshtje je i gatshėm tė luftosh. Tani, nėse njėherė i
thuhet popullit se duam referendum e duam sovranitet, ndėrsa herėn tjetėr as
republikė, po duam autonomi, atėherė nuk ja vlen tė bisedohet pėr kėtė. Nė kėtė
nivel nuk mund tė bisedohet sepse nuk ėshtė fjala pėr njė politikė serioze.
Duhet t'i shqyrtojmė hesapet nė mes
veti. Pėrderisa nuk zgjidhen kėto ēėshtje, nuk mund tė ecet pėrpara. Kėto
tregojnė se ēėshtja shqiptare, ose e Kosovės, ėshtė lėnė ekskluzivisht nė duart
e faktorit tė jashtėm, dhe pėr kėtė shkak jepen deklarata herė kėshtu e herė
ashtu. Pra nuk ka mbėshtetje nė faktorin e brendshėm por vetėm nė atė tė
jashtmin, sepse vetėm ai i jashtmi mund tė bėjė shaka e tė tė thotė nė kėtė
moment kėshtu e nė atė moment ashtu, pėr shkak se ai i ka interesat tjera dhe jo
vetėm interesin tėnd.
Faktorit tė brendshėm duhet t'i bėhet e
qartė se ēka dėshirojmė tė arrijmė nė tė vėrtetė.
Duhet t'i bėhet e qartė edhe se si
arrihet ai qėllim. Duhet t'i bėhet e qartė edhe se a ėshtė e mundshme arritja e
atij qėllimi. Vetėm pas analizės sė kėtyre mundėsive komplekse duhet tė caktohet
ajo qė ėshtė optimale dhe e realizueshme.
E kemi bėrė ne kėtė?
Nė bazė tė deklaratave po shoh se kjo nuk
ėshtė bėrė, por duhet tė bėhet. Madje janė ēastet e fundit. Po qe se kjo nuk
bėhet, dhe po qe se edhe mė tutje do tė jemi rezervė e kalkulimeve tė ndryshme
politike tė faktorit tė jashtėm, situata do tė zhvillohet nė njė drejtim tejet
tė pakėndshėm, tejet tė pavolitshėm pėr ne.
Ėshtė ky njė mendim i imi i zi, por
s'mund tė jetė i bardhė, gjersa ekzistojnė indikacione qė tregojnė vetėm zi.
Ēfarė do ta pyesnit mė nė fund ju vetė
Ukshin Hotin?
Po. Do t'ia kisha bėrė njė pyetje tė
thjeshtė: nė ēfarė cilėsie po flisni pėr Konferencėn e Londrės, edhepse nuk jeni
i informuar ashtu qysh duhet tė jeni dhe ashtu siē janė tė tjerėt tė informuar?
Dhe unė do tė isha pėrgjegjur se nuk e di as njėrėn dhe as tjetrėn. Duhet pyetur
ata qė mė kanė izoluar kėtu.
Shtator 1992
Bisedoi: Ibish Neziri
Marrė nga "Spektėr shqiptar -
intervista"
Biel/Bienne, Zvicėr, 1994
BĖJE OSE VDIS
(Me rastin e dyvjetorit tė vrasjeve
nė fshatin Brestovc)
Tė gjithė brezat e shkuar i vinin
themelet e sė ardhmes, por kohėt nuk thyheshin gjithmonė. Ato ngecnin nė
vazhdimėsi me qėllim qė tė shpėrthenin mė vonė. Mbase pėr t'i gjetur pėrgjigjet
nė pyetjet qė i shtronte mendja. Ndėr shqiptarėt, tė gjitha thyerjet e kohės e
kishin pasur edhe kuptimin e takimit me Evropėn, por ajo kishte pasur interesa
tė tjera. Mė nė fund ajo e kishte dėgjuar zėrin e brendshėm tė njė shpirti qė
kishte urdhėruar: "Bėje ose vdis, pėr ta vrarė vdekjen!" Jehona ishte shpėrndarė
kudo nėpėr Kosovė. Ndėrkaq shpirti i shqetėsuar kishte konstatuar me hidhėrim:
"Si ka mundėsi vallė qė mendja e njeriut tė zbresė nė nivelin e bishave?"
Mirėpo vdekja e kishte paguar tagrin e vet. Pastaj ishin bashkuar mendja,
shpirti dhe vdekja, dhe kishte lindur Demokracia pėr ta hijeshuar Republikėn.
I. Nė mėngjezin e 27 janarit tė
vitit 1990, nga Krusha e Madhe, njė fshat ku degėzohen tri rrugė, ato qė tė
shpien nė Prizren, Gjakovė dhe Rahovec, njė grup i madh njerėzish, burra e
djelmosha, ishte nisur pėr nė Rahovec. Rrugės iu kishin bashkuar edhe tė tjerė
nga fshatrat e afėrta, nga Celina (tė cilėt ngulnin kėmbė se janė nisur nga
Celina), Nagavci, Hoēa e Vogėl, Randobrava, Pirana dhe Brestovci. Kėrkonin Liri
dhe Demokraci, dhe e kishin menduar Republikėn. Njė numėr policėsh u kishin
vajtur mbrapa. Kishin qenė tė armatosur dhe tė hipur nėpėr makina, tė cilat nuk
i kishin ngarė shpejt, po vetėm sa pėr t'u qėndruar afėr. Dhe sa mė shumė qė
kolona e demonstruesve ishte zgjatur, ata kishin mbetur gjithnjė e mė mbrapa.
Nė fshatin Brestovc, aty ku rruga
fillon tė gjarpėrojė mengadalė pėrpjetė pėr tė arritur nė Rahovec, ua kishte
zėnė pritėn njė togė e policisė speciale, me automjete tė blinduara, me rroba
speciale anti-plumb, tė pajisur me armatim tė lehtė kėmbėsorie. Nga pikėpamja
taktike, pozita e tyre kishte qenė mė e favorshme. Ndodheshin mė lart se
demonstruesit, tė cilėve, pėr tė bėrė pėrpara nė drejtim tė tyre, u duhej tė
ngjiteshin pėrpjetė. Nga ajo pozitė e lartė ata i kishin vėnė re demonstruesit
qė kėrkonin Liri e Demokraci dhe qė e kishin menduar Republikėn. I kishin pasur
si nė pėllėmbė tė dorės. Atje lart ndodheshin edhe skeletet e disa shtėpive
private nė ndėrtim e sipėr qė mund t'u shėrbenin pėr zėnien e pozitave tė
shkėlqyera nė rast lufte me demonstruesit. Por kėta tė fundit kishin qenė tė
paarmatosur. Dhe ashtu tė paarmatosur, duarthatė e gjysmėzbathur, kishin
kėrkuar Liri e Demokraci, dhe e kishin menduar Republikėn.
II. Akoma pa arritur lart,
afėrsisht kah gjysma e pėrpjetėzės, pėrmes megafonit, policia speciale u kishte
bėrtitur: "Stoj!" Mirėpo kėta nuk kishin dashur ta kuptonin "Stojin", sepse
kishin qenė nė vendin e tyre, ndėrsa urdhėrin shqip "Ndalu!" nuk e kishin
dėgjuar. Kishin bėrtitur gjer nė kupė tė qiellit: "Liri dhe Demokraci", -dhe
gjer nė thellėsitė e shpirtit e tė tokės e kishin gjakuar Republikėn. Qielli
nuk i kishte dalluar, se tokėn ndėrkaq e kishte mbuluar tymi i zi i gazit
lotsjellės. Gumėzhima e krismave tė pushkėve dhe tė automatikėve e kishte ēarė
ajrin. Ky i kishte kthyer nė jehonė. Fishkėllima e plumbave dhe zhurmėrima e
autoblindave e kishin shaktuar njė zallahi tė pėrgjithshme nga e cila nuk ishin
ndjerė dot as dhembjet prej goditjeve tė rėnda tė ēizmeve policore. Policia
ishte depersonalizuar, ishte shndėrruar nė pushtet. Ndėrsa pushteti nė
shėnjestėr. Ishin vrarė pesė vetė, ndonėse thoshin katėr, dhe ishin plagosur
nėntėmbėdhjetė tė tjerė.
III. Dhe dėbora ishte skuqur. Aty
ku s'kishte pasur borė, dheu ishte pėrzier me gjakun e tyre. Dita e janarit
ishte pėrgjakur, ndėrsa dielli kishte bėrė sehir. Ngadalė kishte filluar tė
skuqej edhe ai. E kishte parė dheun e ftohtė tė dimrit tė pėrzier me gjakun e
nxehtė tė trimave dhe ishte fshehur pas njė reje. S'kishte dashur ta besonte
zallahinė qė po ndodhte mbi tokė, por ajo kishte ndodhur.
Vdekja ishte dukur e palogjikshme, por ajo
e kishte pasur kuptimin e vet: e vdiste njė realitet politik pėr ta lindur
demokracinė. Mirėpo dielli megjithatė ishte skuqur ditėn e katrahurės mbi dhé,
atėherė kur nė qiell fluturonin predhat pėr t'u ngulur mė pas nė trupin e
njeriut. "MANTRA MĖ THOSHTE", -kishte thėnė Bapuja nė njė kohė dhe nė njė
vend tė largėt, por qė tani, si njėra, ashtu edhe tjetra, dukeshin njėsoj tė
afėrt -"BĖJE OSE VDIS!":
"BESATOHUNI ME ZOTIN DHE ME NDĖRGJEGJEN
TUAJ SI DESHMITARĖ SE NUK DO TĖ QENDRONI TĖ QETĖ DERISA NUK DO TA ARRINI
LIRINĖ, DHE SE DO TA JEPNI EDHE JETĖN DUKE E KĖRKUAR LIRINĖ. AI QĖ E HUMB JETĖN
E TIJ DO TA FITOJĖ ATĖ, NDĖRSA AI QĖ E KĖRKON SHPĖTIMIN E JETĖS, DO TA HUMBĖ
ATĖ. LIRIA NUK ĖSHTĖ PĖR QYQARĖT DHE AS PĖR FRIKACAKĖT" (M.K.Gandi, My
Non-Violencė, Navajivan Publishing House, Ahmedabad, 1960, f.195). Kėta
djem, nė fshatin Brestovc tė komunės sė Rahovecit, e dhanė jetėn pėr ta fituar
atė. Nuk kishin dėgjuar ndonjėherė pėr Bapunė, por njėsoj e kishin kėrkuar
lirinė dhe demokracinė dhe e kishin gjakuar Republikėn. Dhe njėsoj kishin mbetur
tė pavdekshėm.
IV. "Bacė, -mė tha Afrimi, vėllai im,
qė pėr pak sa nuk ishte vrarė edhe ky (e kishte penguar setra), -u vra Halimi,
kushėriri ynė, djali i bacės Malush". I shikoja syzat e tij prej xhami tė
trashė. Prapa tyre sytė i dukeshin tė palėvizshėm, por dukej se ishte i
shqetėsuar me themel. Nėna, e bėrė asht e lėkurė nga brenga, rrinte e
palėvizshme, si njė mumje. Vite mė parė, mė 1984, po nė kėtė mėnyrė ia kishin
kumtuar vrasjen e djalit tė tė vėllait, tė cilin e kishte rritur vetė, pasiqė
familja i ishte shuar, prandaj atė e kishte trajtuar si djalin e saj tė katėrt,
si shpresė te vetme pėr ripėrtėritjen e familjes sė saj, dikur shumanėtarėshe.
Mirėpo ai kishte qenė pa fat. E kishin vrarė nė moshėn 34 vjeēare, pa lėnė asnjė
pasardhės pas vete, dhe kjo fatkeqėsi e kishte tretur trupin e nėnės sime. E
vranė kur unė me Afrimin ndodheshim nė burg, mbase sepse nuk deshėn tė kisha
edhe njė krah tė djathtė, pėr ta bėrė edhe pajtimin pakėz mė vonė me shantazh,
duke e frikėsuar nėnėn se do t'ia vrisnin edhe djalin. "Muhametin? -kishte
murmuritur ajo (se Muhamet e kishte pasur emrin), -po Muhameti ėshtė vrarė qe 6
vjet", -kishte vazhduar ajo me vete, me gjysėm zėri, pa lėvizur, si njė mumje.
"Jo nėnė, por Halimi i bacės Malush", -tha Afrimi. "Po bir, edhe Muhameti, edhe
Halimi", -fliste ajo gjithnjė me veten.
"Ėshtė vrarė edhe shoku im, Nesimiu,
djali i bacės Xhemail nga Nagavci", -vazhdoi Afrimi. E shikoja nėnėn. Dukej e
pėrhumbur dhe vetėm pėshpėriste: "Halimi, Nesimiu... po edhe Muhameti ėshtė
vrarė biri im".
"Po nėnė, -e dėgjova veten duke thėnė,
-edhe daja ėshtė vrarė, por para 6 vjetėsh, e jo tash." Por ajo nuk po mė
dėgjonte. Dhembja qė kishte qenė e ndrydhur pėr 6 vjet, tani po i shpėrthente me
tėrė intensitetin e saj tė pandalshėm. Kishte qėndruar si njė mumje, por tani
buzėt nisėn t'i dridheshin dhe nuk i kontrollonte dot. Krahėrori i hajthėm i
nėnės sime tė stėrvuajtur u mblodh. Ajo u bė kruspull. Isha dėshmitar i
materializimit fizik tė dhembjes qė e synonte daljen nga shtrofka e thellė e
shpirtit. Nesimiun e njihja si njė aktivist tė flaktė e tė pakompromis pėr
republikėn. E njihja edhe babain e tij, Xhemailin. Sė bashku me babain tim, si
pleq qė i kishte afruar si fati i pėrbashkėt, ashtu edhe mosha, i kishin vėnė
trastat mbi shpinė, pastaj i kishin kapur edhe valigjet, dhe ishin nisur pėr
rrugė, pėr t'i kėrkuar bjtė e tyre nėpėr burgjet e Jugosllavisė. "Merr vesh,
ti, Nazyf, biri im pėr pak sa nuk mė sikterisi", -kishte thėnė Xhemaili. "Mirėpo
ti ke dashur t'i flasėsh serbisht", -ia kishte kthyer babai im, kur i kishin
kujtuar ēastet e hidhura nga vizitat nėpėr burgje. Dhe pastaj pėrēafoheshin.
Djalė i vendosur ishte Nesimiu. Tani qenka vrarė. Me ta marrė lajmin, babai i
tij Xhemaili ishte pėrēafuar me babain tim Nazyfin. Ia kishin plasur vajit mu nė
mes tė odės sė burrave dhe pastaj ishin larguar qė tė vajtonin nė vetmi. Mirėpo
vetėm mė vonė do tė ndėgjoja pėr kėto skena. Tani po e shikoja nėnėn. Ajo akoma
po pėshpėriste me vete. Akoma po i dridheshin buzėt dhe akoma po qėndronte si
mumje, por tani ulur galiē dhe e bėrė kruspull. Dhembja e kishte mbėshtjellė si
bolla. Njė gur i heshtur qė dridhej. Njė gur qė dridhet dhe nuk flet. U
llahtarisa nga kjo pamje, por u pėrmbajta. "O zot, -thashė me vete, -ē'kanė
hequr kėto nėna qė t'i rrisnin bijtė e tyre qė tani po ua vrisnin!" Mendova qė
tė kacafytesha me mendimet e Bapusė, ashtu sa pėr ta larguar trishtimin, por
Afrimi nuk po heshtte. E dėgjova sėrish zėrin e tij dhe mu bė se e kishte fituar
njė tingėllim metalik, tė thekshėm, tė pamėshirshėm, depėrtues. Mu duk se do tė
mė pėlciste timpani i veshit, qė edhe ashtu nuk e ndjeja mirė, por nuk mė
pėlciti. "Eshtė vrarė edhe Agroni, djali i Haxhi-Rizės nga Celina. Edhe Hilmiu,
djali i Rexhepit nga Hoēa e Vogėl, si dhe janė plagosur shumė tė tjerė." Kėtė tė
fundit nuk e njihja, por e njihja babain e Agronit, Haxhi-Rizėn. Kishin qenė tė
afėrt me nėnėn time familjarisht, ndėrsa vdekja kishte qenė shoqėruesja e tyre e
kahmotshme. Gati sa nuk e shquanin dot nga jeta, sepse e kishin pasur mysafire
tė shpeshtė. Mirėpo kjo tani nuk kishte ndonjė rėndėsi. Dėshiroja ta vėzhgoja
edhe mė tej nėnėn, por ajo kishte vajtur nė dhomėn e prindėrve. Ashtu e
kruspullosur, kishte rrėshqitur e padukshme si njė hije, ose ndoshta thjesht
ishte rrokullisur nė dhomėn e saj, dhe atje, nė heshtje tė plotė, do tė ketė
dėnesur me tėrė thelbin e shpirtit qė i kishte mbetur. Nėna ime nuk e duron dot
vdekjen, mirėpo ajo kishte qenė mysafire e shpeshtė dhe pa ndonjė rend nė trojet
tona. Nėnat dhe Vdekjet tek shqiptarėt urrehen nė mes tyre mė shumė se kudo nė
botė, ngase nga ajo rėndom kishin pėsuar nėnat. Ato pėsojnė kudo, por tek
shqiptarėt kjo kishte qenė e veēantė. Pėr kėtė shkak isha pėrpjekur ta kuptoja
arsyen e kėsaj veēantie, por kisha arritur qė vetėm ta kapja disi me intuitė dhe
nuk kisha gjetur dot fjalė pėr ta shprehur.
V. Pastaj i kisha vizituar kufomat. I
kisha prekur njė nga njė dhe vdekja gjithkund kishte qenė njėsoj: hijerėndė dhe
e pazbėrthyeshme, disi e rėndomtė, por kudo jashtė rendit, e pazakonshme,
ireale, e madhe, por e ftohtė. Shikoja pėrreth dhe e hetoja se ajo ishte futur
nė shpirtin e njerėzve. I kishte shqetėsuar gjer nė palcė dhe kishte tentuar qė
tė barazohej me jetėn, por akoma nuk e kishte arritur atė shkallė. Sidoqoftė,
kishte pasur aq shumė vdekje brenda njė ēasti tė vetėm saqė kishte humbur rendi
i gjėrave. Tani jeta dhe vdekja loznin valle nė shpirtin e njerėzve dhe fytyrat
ishin zbehur. Ishin bėrė dyll tė verdha. A thua jeta dhe vdekja ishin bėrė njė?
Kėtė nuk mund ta dija.
Dhe mu kujtua plaka e fshatit Kakunde
nė Angola, nga viti 1972. Nuk ua merrja vesh gjuhėn po ua zbėrtheja fytyrat.
Kolonialistėt portugezė ia kishin vrarė djalin (fėmijė), tė cilit pastaj ia
kishin fėrguar gishtėrinjtė e dorės. Fytyrat e zeza tė zezakėve ishin zverdhur
dhe mendja pėr disa ēaste ishte zhvendosur nga shtrati i saj i natyrshėm.
Plaka ishte pėrpjekur t'i refuzonte gishtėrinjtė e fėrguar tė tė birit, por
kolonialistėt kishin ngulur kėmbė. Nė kėtė lojė morbide me vdekjen kishte pėsuar
mendja e tė gjallėve. Nė kėtė mėnyrė jeta dhe vdekja ishin bėrė baras. E para
nuk kishte pasur vlerė as dhe njė qindarkė mė tepėr se sa e dyta dhe ia kishte
pasur lakmi sė dytės.
VI. Mė duhej tė flisja. Doemos mė duhej
tė flisja nė homazhin e fundit, por fjalėt e kishin humbur kuptimin. Mė dukej se
fjalėt nuk mund ta kapnin dot kuptimin. Kuptimi ishte zhvendosur prej tyre.
Ishte larguar dhe bėnte njė ekzistencė tė veēantė, jashtė kallėpeve ku mund ta
vinin fjalėt. Kėshtu qė edhe kuptimi, edhe fjalėt, bėnin ekzistencė tė veēantė,
secili pėr vete. Dėshirova ta pyesja Behajdinin nėse mund tė mė ndihmonte ta
bashkoja disi kuptimin me fjalėt, por edhe ai ishte larguar. Nuk po e gjeja dot.
Pastaj befasisht mu kujtua Gabriel Garcia Markesi. Njė protagonist i tij nė "100
vjet vetmi" vazhdimisht ishte marrė me zbulimin e sė zbuluarės. Mbase e kishte
kėrkuar shijen dhe kuptimin e zbulimit ose tė zbulimeve. Kjo nuk ishte e
vėrtetė, por nė atė ēast nuk e dija se pėrse nuk ishte e vėrtetė. Mė vonė,
gjersa po i rregullonin dritat e traktorit pėr tė ndriēuar errėsirėn e varrit tė
hapur, e kisha kuptuar mė nė fund Kadarenė. Tė tėrin. Edhe ironizimin e
stėrholluar aziatik tė vdekjes nė mendjen e Tunxh Hatait, edhe indiferencėn
cinike ndaj vdekjes tė Kus Babait. Dhe nuk mė kishte pėlqyer. Atė ēast nuk e
gjeja dot nėse kjo e fundit kishte qenė pjellė e aziatizimit tė mendjes
evropiane apo e evropeizimit tė mendjes aziatike.
VII. Deklarova se Halimin po e
pėrshėndesnin shokėt e tij tė vdekjes duke menduar se vdekja kishte qenė e
barazuar me jetėn dhe njėsoj mund ta pėrshėndesnin edhe tė gjallėt qė e ndjenin
vdekjen nė jetėn e tyre, por kėtė nuk e kisha thėnė. Mė ishte dukur e tepėrt.
Pėr njė kohė kisha heshtur, por tė gjallėt tani kishin nisur tė dėnesnin me zė.
Dėnesja mbi varrin e Halimit ishte diēka jashtė rregullave, por mua mė ishte
dukur e natyrshme. Pastaj u kisha shpjeguar:
"E vranė sepse nuk e besoi qė mendja e
njeriut tė kishte zbritur nė nivelin e bishave; sepse e kėrkoi dialogun dhe
sepse nuk kishte besuar qė rruga pėr nė Evropė tė kishte qenė e shtruar me
plumba.
E vranė sepse deshi qė Unin e popullit
tė vet ta barazonte me Unin e tė tjerėve dhe sepse nuk deshi tė besonte qė
mendja e njeriut mund tė provonte ndalimin e rrugės sė progresit dhe tė
qytetėrimit.
E vranė, por vdekja e kishte nderuar
jetėn e popullit tė tij, ndėrsa populli po ia kthente nderimin me nderimin e
vdekjes sė tij."
VIII.Tė nesėrmen, mijėra tė rinj, gra,
burra, pleq e fėmijė, parakalonin rrugėve tė fshatrave dhe tė qyteteve tė
Kosovės. I kishin ngritur tė dy gishtėrinjtė nė formė tė shkronjės V. Vdekja
ishte mbjellė nėpėr tė gjitha anėt. Kosovėn e kishte mbuluar tymi, tė shtėnat,
autoblindat. Por rrezet e diellit e kishin depėrtuar angushtinė. Ēdo gjė kishte
marrė fund. Demokracia ishte vetėlindur dhe e kishte hijeshuar Republikėn. Mė nė
fund fjalėt e kishin gjetur kuptimin dhe tani e tutje kuptimi dhe fjalėt do tė
bashkėjetonin.
Viti 1981 kishte pėrfunduar mė 27
janar tė vitit 1990
IX. Jeta dhe vdekja kishin qenė tė
barazuara gjatė tėrė dekadės sė viteve 80, dhe kjo kishte pėrfunduar me lindjen
edhe tė Republikės, edhe tė Demokracisė.
Nuk kishte qenė fjala pėr kurrfarė
gandizmi. Nuk kishte pasur kurrfarė Satiagrahe tė asaj natyre siē e kishte
shpjeguar Mahatma. Me gjenialitetin e tij, Gandi, qė tė tjerėt e quanin herė
Bapu dhe herė Gandixhi (Gandiji), e kishte shquar idenė qendrore tė kulturės
indo-ariane, Dharmėn, qė ishte diē mė tepėr se besim. Ajo e prezentonte
konceptin e obligimeve njerėzore tė pėrmbushjes sė detyrave ndaj vetes. Duke e
bėrė komentimin origjinal tė Bhagavat Gitės nė Mahabharata, ai e kishte provuar
harmonizimin e tė tri rrugėve tė pėrparimit njerėzor: tė intelektit (dijes), tė
aksionit (veprimit aktiv) dhe tė besimit (feja dhe vendosmėria sė bashku).
Konceptin e nirvanės, qė ishte i pranishėm nė Budizėm, ishte pėrpjekur ta
shpjegonte me terma pozitivė. Ajo tani nuk ishte shndėrrim i vetvetes nė hiē
pėrmes pėrqendrimit tė mendjes nė njė objekt tė caktuar, por pikėrisht e
kundėrta: filozofia e Satiagrahės (kėrkimi i sė vėrtetės) durimin pėrqendrues tė
indianėve e aktivizonte nė luftė joviolente, nė veprime jo tė dhunshme pėr
arritjen e qėllimit praktik: tė largimit tė britanikėve dhe tė pavarėsimit tė
Indisė. Ai nė thelb, nirvanėn e besimit budist, ia kishte kundėrvėnė frikės.
Kėshtu, mendjen e fjetur tė njė populli tė vjetėr e kishte ngritur nė nivelin e
rezistencės dhe tė mosbindjes aktive civile. Kishte besuar se vrasja nuk i vret
vetėm tė vrarit por edhe vrasėsit, dhe e kishte fituar davanė. India nė vitin
1947 e kishte fituar pavarėsinė. Anglezėt nuk kishin mundur t'i ndryshonin
totalisht kodet e tyre morale dhe tė shndėrroheshin qė tė gjithė nė vrasės,
torturues e kriminelė. Ishin pajtuar me pavarėsinė e Indisė.
X. Shqiptarėt nuk u pėrngjanin
indianėve as pėr nga numri, as pėr nga zakonet e adetet, as pėr nga raca e as
pėr nga besimi. Nė mendjen e tyre kolektive nuk ishte e pranishme nirvana.
Religjionet e tyre ishin tė importuara, por edhe si tė tilla, nuk e pėrmbanin
nirvanėn dhe as teknikėn e arritjes sė saj.
Ata nuk ishin nė thelb popull
religjioz dhe as tė prirur pėr meditim. Megjithatė, gjatė shekujve tė pėrmbytur
me shtėrngata e dyndje tė panumėrta tė popujve, ata qėndruan shqiptarė. Ndoshta
sepse ishin tė lidhur me tokėn e tyre, tė cilėn nė thellėsi tė shpirtit tė tyre
kolektiv e barazonin me jetėn. Pėr kėtė shkak dukej sikur nuk e kishin tė
vėshtirė tė vdisnin, ndonėse jetėn e ēmonin njėsoj si tė tjerėt. Pėr ta universi
do tė duhej ta kishte thjeshtėsinė e tokės dhe nuk ishte prapavijė e veēuar
shpirtėrore por vetėm pjesė e jetės mbi tokė e rregulluar me ligjet e amshueshme
tė natyrės. Ishin njė popull i vjetėr evropian, tė nxitueshėm e tė pangeshėm, qė
mosmarrėveshjet shpesh i zgjidhnin me armėn nė dorė. Parimin juridik tė
maturisė, pėr tė cilin flet Kadareja, e zhvilluan jo aq ngase e kishin tė
lindur, por sepse ua kishte imponuar realiteti pėr tė mos u zhdukur si popull.
Nė kėtė kuptim mund tė flitet pėr tė vetėm si pjesė, karakteristikė, vijė e
karakterit tė tyre tė derivuar nga njė ēasje e veēantė estetike dhe modeste, nė
instancėn e fundit, nga njė njėsim i thjeshtė dhe i bukur me natyrėn. A nuk e
reflektonin fytyrat e tyre tipike dheun ku silleshin, ambientin natyral, kohėn e
trojeve tė veta?
Ballkani nė pėrgjithėsi, kishte
qenė pikė-takimi dhe vend-ndeshjeje i dyndjeve tė ndryshme tė popujve qė i
kalonin kryq e tėrthor kontinentet pėr t'i gjetur vend-plaēkitjet dhe
vendqėndrimet e reja. Nė rrugė e sipėr pėr kėto caqe u dilnin pėrpara
Adriatiku ose Egjeu. Nė vorbullat qė krijoheshin nga pėshtjellimi i kėsisojshėm
i popujve, kujdesi dhe maturia qė ishte bartur tek shqiptarėt gjatė historisė,
do tė duhej t'u kishin ndihmuar paraardhėsve tė tyre nė ruajtjen e identitetit
iliro-shqiptar nė raport me ardhacakėt. Andaj, themeli i qėndresės shqiptare nuk
ishte durimi i satiagrahės sė Gandit, por pėrbuzja e rendit tė panatyrshėm tė
gjėrave qė e lėndonte ndjenjėn e tyre estetike mbi natyrėn dhe mbi botėn;
gadishmėria qė tė dėshmonin se nė mendjen e tyre kolektive burimore asnjėherė
nuk kishte pasur as despotizėm aziatik dhe as cinizėm tė Evropės. Tunxh Hatai
dhe Kus Babai i Kadaresė, me indiferencėn dhe me cinizmin e tyre tė tmerrshėm
ndaj vdekjes, artistikisht e pėrfaqėsonin karikaturimin ekstrem tė barazimit tė
jetės me vdekjen, por duke qenė nė funksion tė individuumėve "tė shtrembėruar"
tė kohės, mund tė pėrfytyrohej edhe mundėsia rrėnēethėse e fatuum-it tė etnosit
tė tyre kolektiv. Do tė duhej tė merrej me mend se ēfarė pėrbindshash do tė mund
tė delnin prej tyre sikur tė mos kishin mbetur shqiptarė; me ēfarė logjike tė
ēoroditur do tė ishin udhėhequr sikur tė mos e synonin zhvillimin nė harmoni me
vetveten dhe me kohėn?!
Duke ecur kryelartė drejt
automatikėve, ata nuk deshėn ta bindnin Evropėn pėr akceptimin e metodave
joviolente tė zgjidhjes sė problemeve. Demokracia ndėr shqiptarėt kishte qenė e
pranishme nė vetė qenien e tyre. Me qindra dhe me mijėra vjet nė truallin e
Ballkanit kishin jetuar tė pėrzier me popujt tjerė. Nuk kishin provuar qė
ndonjėherė tė tjerėve t'ua impononin sundimin e vet, mirėpo nuk ishin pajtuar
as me nėnshtrimin e vetes sė tyre. Nuk e kishte mėsuar demokracinė Ballkani prej
Evropės, por Evropa e kishte trashėguar atė prej Ballkanit. Barazimi i jetės me
vdekjen ndėr shqiptarėt simbolikisht kishte qenė i shprehur me shallin e bardhė
tė rugovasve. Ata nuk kishin dashur ta bindnin Evropėn pėr asgjė. Vetėm ia
kishin pėrkujtuar dimensionin evropian tė Unit tė tyre dhe pjekurinė me tė cilėn
i kishin vlerėsuar kohėrat. E kishin kėrkuar nga ajo njohjen e realitetit nė
truallin e tyre dhe zbatimin praktik tė parimeve tė proklamuara.
XI. Satiagraha e Bapusė e synonte
riedukimin e anglezėve. Mendja e korruptuar prej sundimtari britanik ėshtė
dashur tė mundej nga forca morale e sė vėrtetės gandiste -satiagrahės. Dhe u
mund. Ndėrkaq ky konfrontim i shpirtit indian me trupin anglez e kishte mahnitur
Evropėn, por mahnitja kishte qenė edhe njė nusprodukt i kacafytjes sė principeve
tė ndėrsjella tė materializuara nė masakrimin e 1500 vetave dhe nė rrahjen
masive tė tė tjerėve. Mė nė fund anglezėt ishin neveritur me veten e tyre,
ndėrsa njerėzimi ishte turpėruar me krimin e anglezėve.
XII. Serbia, e pėlqyer prej vetes nė
rolin e "mbrojtėsit" tė krishtenizmit nga "fundamentalizmi islamik" i
shqiptarėve kishte provuar t'i paraqiste ata si aziatikė dhe t'i vriste
pikėrisht si tė tillė. Gadi sapo e kishte harruar edhe vendin edhe kohėn. Pėr
kėtė shkak shqiptarėt i ishin drejtuar Evropės me pėrbuzjen e vdekjes, me atė
pėrbuzje rrrėnēethėse qė tė shtangte nė vend dhe qė ia pėrkujtonte Evropės se
politika e lojėrave e tė manipulimeve nė Ballkan nė hesap tė shqiptarėve do tė
duhej tė merrte fund njė herė e pėrgjithmonė.
XIII. Nga ndeshja e vendosmėrisė
njerėzore me plumbat, e Unit kolektiv me ēelikun, e syrit pishė me barotin,
Evropa e kishte kuptuar. Aktet dhe skenat e kėsaj drame kishin zgjatur 9 vite tė
plota, por porosia e mishėruar nė pėrbuzjen me buzėqeshje tė vdekjes nė Brestovc
ishte bėrė e qartė: Shqiptarėt e kishin bėrė evident Unin e tyre evropian dhe
Evropa ua kishte respektuar.
XIV. Serbėt nuk kishin qenė as mė tė
mirė dhe as mė tė kėqinj se anglezėt, por vetėm njė popull i lajthitur me
pėrkrahjen e tė mėdhenjve, dhe pastaj, i hidhėruar me rolin e reduktuar nė
suazat e veta reale. Ata i kishin shquar veēoritė e shqiptarėve si popull, por
nė vend qė t'i respektonin, nė vend qė t'i ndėrtonin urat e miqėsisė sė
ndėrsjellė, pėr gati 80 vjet rresht kishin rėnė nė kurthin e imitimit tė
madhėsisė sė tė mėdhenjve. Kishin shkatėrruar pothuajse ēdo gjė qė do tė mund
t'i lidhte me ta. Nė funksion tė vėllait tė madh, kishin harruar se atė e kishte
shpikur Orwelli, njė anglez i Evropės, qė i kishte pasur interesat e veta. Ata e
vazhduan dramėn e tyre me veten dhe i thelluan humnerat me shqiptarėt, i
lartėsuan hendeqet dhe i zgjeruan kanalet me ujė tė ndotur tė izolimit tė
vetes. Ata natyrisht e dinin se kjo kishte qenė politikė e dėshtimit dhe jo e
vetėbesimit, refleksion i dėshpėrimit dhe jo i perspektivės, rezultat i
lajthitjes dhe jo i vėrtetėsisė, politikė e vendnumėrimit dhe jo e progresit, e
pėrmbytjes dhe jo e shpėtimit. Vetėm se nuk e dinin se pėrse e bėnin njė gjė
tė tillė...
XV. E kisha njohur dikur Xhai-Prakash
Narajanin (Jay-Prakash Narayan), shokun e luftės sė Bapusė, pėr tė cilin Bapuja
shkruante se ishte njė kolos i Indisė, por ishte trim i ēartur, prandaj
pikėrisht pėr kėtė shkak vetėm sė shoqes sė tij, zonjės Narajan, do tė mund t'ia
besonte ahimsėn (mėsimin mbi jo-dhunėn) dhe jo atij, sepse ishte impulsiv dhe
mund tė shpėrthente. E kisha takuar nė hotelin "Ashoka" tė Nju Delhit mė 1970
dhe pastaj nė Ilixha tė Sarajevės, mė 1972. Ishte nė moshė tė shtyrė tė
pleqėrisė. Kishte qenė i prekur me Bapunė, dhe pėr kėtė shkak, mė vonė, nė vend
qė tė bėhej vetė Kryetar i Indisė, ia kishte lėshuar postin Llall-Bahadur
Shastrit. I kishte braktisur tė gjitha funksionet dhe ishte tėrhequr nė
Himalaje. Nė vetmi tė plotė kishte medituar 5 vjet dhe pastaj ishte kthyer
sėrish nė mes njerėzish, me qetėsinė e shėnjtorit nė pamje. Rrezatonte prehje
shpirtėrore dhe nuk kishte pasur asnjė njeri tjetėr nė jetėn time qė pėr njė
kohė aq tė shkurtėr tė qėndrimit me tė (vetėm dy javė, kohė pas kohe) tė mė
kishte lėnė pėrshtypje mė tė thellė se ai. "Ashoka"! -e pėrshėndeta kur e takova
nė Sarajevė, duke dashur t'ia kujtoja hotelin nė Nju Delhi, por edhe rolin e
kėtij mbret mbi mbretėrit tė historisė sė re tė Indisė nė pėrhapjen e kulturės
indiane. "Vid", -ma ktheu nė sanskritishte, duke dashur tė dinte nėse kisha
lexuar ndonjė gjė nga Vedat (vid -dituri) qė m'i kishte rekomanduar atėherė. "Mė
ka pėlqyer Ajruna nga Mahabharata, -i thashė unė, -se e simbolizon shpirtin e
munduar tė njeriut nga epoka nė epokė. Po ju shenjtėri, a keni arritur qė pėrmes
meditimesh tuaja t'i harmonizoni tė tri rrugėt e pėrparimit njerėzor: tė
intelektit (dijes), tė veprimit (aksionit) dhe tė besimit?" Mė ishte pėrgjigjur
me njė citat nga "Upanishadat": "Me tė vėrtetėn ėshtė e shtruar rruga gjer ke e
shenjta... Udhėhiqem nga irealja nė realen! Udhėhiqem nga errėsira nė dritė!
Udhėhiqem nga vdekja nė pavdekshmėri!" "Plak i shenjtėruar, -thashė me vete,
-nuk po tė marr vesh". "Kanalizoje energjinė tėnde, -tha ai, -lexoji
"Upanishadat" dhe analizoje Hegelin!" "Dreq o punė! -thashė pėrsėri me vete,
-ē'punė kishte Hegeli me "Upanishadat"?" Mirėpo ai, sikur t'i lexonte mendimet
e mia, vazhdoi: "He, whoos seeth all things in that Self, and Self in
everything, from that he'll no more hide" ("Nga ai qė i sheh tė gjitha sendet nė
njė Unė, dhe Unin nė tė gjitha sendet, nuk do tė fshihet mė tej ajo" (mbase
dituria)). Kėshtu ishte menduar, thoshin disa, para mė se 5-6 mijė vitesh, dhe
ishte bartur mė vonė nė "Upanishadat" e Indisė, nė njėrin nga dokumentet e
shkruara mė tė lashta njerėzore, ndėrsa motivi themelor qysh atėherė kishte
mbetur i njėjtė: LIRIA, SUAZĖ E VETĖKRIJIMIT TĖ SHPIRTIT TĖ NJERĖZVE.
Megjithatė, disa vjet mė vonė, pak para vdekjes, Xhai-Prakash Narajani i ishte
kthyer sėrish politikės. Kishte dashur ta hiqte Indira Gandin nga pushteti sepse
ajo ishte pėrpjekur t'i kastronte (tridhte) burrat e Indisė. E kishte hequr atė
dhe pastaj ishte tėrhequr nė shenjtėrinė e pėrjetshme tė pasvdekjes. Ai kishte
vdekur, por edhe Indira, pasiqė ishte kthyer sėrish nė pushtet, nuk kishte
provuar kurrė mė ta pėrsėriste njė gjė tė tillė.
Po ne?
XVI. Vetėdija e deformuar mbi
realitetin duket se i ka mjegulluar gjėrat. Edhe Republika, edhe Demokracia,
akoma mbahen peng. Me pretekste nga mė tė ndryshmet, nga dita nė ditė, nga java
nė javė, nga muaji nė muaj dhe nga viti nė vit shtyhet realizimi i tyre i plotė.
Ndėrkaq, nė esencėn e kėsaj shtyrjeje tė vazhdueshme duket se qėndrojnė
interesat, poashtu nga mė tė ndryshmet, qė prej interesit tė dominimit mbi
popullin tjetėr, gjer tek interesat karrieriste tė ruajtjes sė privilegjeve tė
pamerituara. Ekziston vetėm njė interes i denj pėr njeriun, interesi i jetės me
dinjitet njerėzor. Mendja do tė duhej t'i njerėzojė interesat nė mėnyrė qė
realizimi i tyre konkret:
-MOS T'I SHNDĖRROJE NJERĖZIT
NĖ BISHA,
-POPUJT NĖ KOPE UJQĖRISH,
-KOMBET NĖ PĖRBINDSHA ĒELIKU,
BAROTI E PLUMBI.
Nata e gjatė makabėr e lojės me vdekjen
do tė duhej tė pėrfundonte. NESIMIU, HALIMI, AGRONI, HILMIU, etj. e kishin
dėgjuar zėrin e brendshėm tė shpirtit qė urdhėronte: BĖJE OSE VDIS PĖR TA VRARĖ
VDEKJEN! Duke e gjakuar jetėn me dinjitet, e kishin fituar atė. Ai qė e kėrkon
shpėtimin e saj me indiferencė ndaj jetės sė tė tjerėve, nuk do ta jetojė me
nder!
BESATOHUNI ME ZOTIN DHE ME NDĖRGJEGJEN
TUAJ SI DĖSHMITARĖ SE DO TA NDĖRTONI NJĖ REALITET TĖ RI POLITIK, ME REPUBLIKĖN E
KOSOVĖS SI SUAZĖ TĖ DENJ PĖR VETE, TĖ BARABARTĖ ME TĖ GJITHA SUBJEKTET TJERA DHE
NĖ FUNKSION TĖ ASAJ QĖ ĖSHTĖ MĖ NJERĖZORE NĖ NJERIUN DHE NĖ POPUJT;
BESATOHUNI NĖ VENDIN KU E DHANĖ JETĖN,
ME ZOTIN DHE ME NDĖRGJEGJEN TUAJ SI DĖSHMITARĖ SE DO TĖ NGRITENI NĖ NIVEL TĖ
SHEMBĖLLTYRĖS, SE DO T'I PĖRKUJTONI RRĖNJĖT DHE KOHĖN, SE NUK DO TĖ HUTOHENI DHE
DO TĖ NGULNI KĖMBĖ NĖ ATĖ QĖ U TAKON -TASH, DHE MENJĖHERĖ, SE DO T'I
RESPEKTONI MIQTĖ POR KURRNJĖHERĖ NUK DO TA HARRONI VETEN.
BESATOHUNI NĖ VENDIN KU U DERDH GJAKU I
TRIMAVE, ME ZOTIN DHE ME NDĖRGJEGJEN TUAJ SI DĖSHMITARĖ, SE NUK DO TĖ NDALENI
PARA ASNJĖ VĖSHTIRĖSIE DHE SE NUK DO T'I FRIKĖSOHENI VDEKJES QĖ DO TA VRISTE
VDEKJEN.
Krushė e Madhe, maj 1990 -janar 1992
KRONIKA E RRĖNIMIT TĖ NJĖ JETE
(Letėr Dr. Edi Shukriut dhe njė
segmenti tė inteligjencisė nė Kosovė),
Zonjė,
I
Reintegrimi i kushtėzar
Kėto ditė, Kėshillit mėsimor-shkencor
tė Fakultetit Filozofik tė Universitetit nė Prishtinė ia dorėzova kėrkesėn pėr
formimin e komisionit pėr vlerėsimin e pėrshtatshmėrisė sė temės dhe tė
kandidatit pėr tezė tė doktoranturės. Kjo u bė, por megjithatė gjėrat sikur kanė
mbetur pezull tani njė kohė bukur tė gjatė. Nga disa indikacione tė raporteve tė
mia tė gjertanishme me fakultetin dhe me shoqėrinė nė tėrėsi, kam fituar
pėrshtypjen se pranimi im atje dhe reintegrimi im nė shoqėri bėhet disi nė
mėnyrė tė kushtėzuar, ndonėse formalisht nuk ekziston asnjė arsye pėr tė qenė
kėshtu siē ėshtė. Le ta ilustrojmė pėrshtypjen nė fjalė: 1) Nuk mė ėshtė lėshuar
ndonjėherė vendimi pėr kthimin tim nė vendin e punės, apo vendimi pėr zgjedhjen
e punės, me tė cilin 12 vitet e punės sė ndėrprerė do tė mbeteshin pezull.
Juridikisht nuk do tė ekzistonin dhe gjithēka do tė rifillonte aty ku patėm
mbetur para 12 vitesh. Rreth kėsaj ēėshtjeje nuk u pyeta ndonjėherė ndėrsa as
unė vetė nuk u pėrzjeva gjer mė sot. 2) Ndoshta edhe duke u mbėshtetur nė kėtė
status tė paqartė, gjatė gati dy viteve tė fundit shkollorė tė punės sime aty
nuk u ftova ndonjėherė, dhe as qė mora pjesė, nė mbledhjet e katedrės ku punoja,
dhe pėrveē rastit tė fundit, as tė Kėshillit mėsimor-shkencor tė Fakultetit.
Mbetesha thjesht i painformuar pėr mbajtjen e tyre, me pretekstin "prekės" se do
tė mė shkaktonin shpenzime tė mėdha tė rrugės, 3) Gjatė vitit tė kaluar shkollor
zhvilloja ligjėrata tė rregullta, por gjatė kėtij viti i mbaja vetėm provimet.
Si me ndonjė magji u patėn zhdukur edhe mundėsitė e gjetjes sė sallės, por kur
unė desha vetė t'i paguaja ndonjė pronari kohėn e shfrytėzimit tė ndonjė salle,
atėherė papritmas u zhduk interesimi i studentėve pėr to. Kjo poashtu u bė si me
ndonjė magji dhe sėrish u gjetėn pretekste "prekėse" si p.sh. shpenzimet e mėdha
tė studentėve pėr rrugė, tė cilat, pėr ēudi, nuk ishin tė mėdha pėr dėgjimin e
ligjėratave nga lėndėt tjera. Kėto ligjėrata natyrisht, ishin tė kohės. I
njoftonin studentėt me gjėrat elementare nga politika, por dikush, nė vend tė
tyre kishte vendosur qė ata tė mėsonin vetėm Aristotelin dhe Kantin, pa ditur se
ē'do t'u hynin nė punė mė tutje.
Nė Fakultetin Filozofik dhe nė
Universitetin e Prishtinės akoma shumė gjėra mbeten tė paqarta dhe shpjegimi i
vazhdueshėm pėr kėto paqartėsi mbetet tek gjendja e pėrgjithshme e okupimit nė
Kosovė.
Nuk e ndaj plotėsisht kėtė mendim,
pasiqė gjendja e pėrgjithshme e okupimit nė Kosovė mund tė pengojė nė realizimin
e asaj qė do dhe jo nė tė mėsuarit e asaj se ēka do. Mirėpo tani do tė vazhdohet
nė ilustrimin e gjendjes nga njė sferė tjetėr e jetės.
Me siguri ke dėgjuar se prej 1 marsit
gjer mė 24 prill tė kėtij viti isha nė vuajtje tė dėnimit prej 55 ditėsh nė
Burgun e Qarkut nė Prizren. Gazetat nė gjuhėn shqipe me atė rast bėnė pakėz
zhurmė. Disa forume, parti dhe institucione politike protestuan dhe e kėrkonin
lirimin tim nga burgu. Megjithatė, gati nė asnjė rast nuk dėshironin tė mė
"linin vetėm". Emri im nė fillim shoqėrohej me kėrkesat pėr mosburgosjen e
Rektorit tė Universitetit tė Prishtinės -Dr. Ejup Statovcit, dhe pastaj me
kėrkesat pėr lirimin e tij. Kuriozitet mjaft interesant, ndonėse kėrkesat ishin
me vend. I falenderoj pėr kėtė, por do t'i falenderoja edhe mė tepėr sikur njėra
nga kėto gazeta, apo sikur njėri nga kėto subjekte, tė kishin denjuar ta citonin
qoftė edhe njė pjesė tė aktakuzės me tė cilėn do t'i shpjegonin opinionit se
pėrse nė tė vėrtetė isha dėnuar.
Mė 27 janar 1990, siē e di, nė fshatin
Brestovc patėn rėnė viktimat e para pėr demokraci. Mė 27 janar 1992 ishte
dyvjetori i masakrės nė fjalė, kur u vranė 4 dhe u plagosėn 19 tė tjerė. Kėtė
ditė, duke shkuar sė bashku me shumė tė tjerė pėr t'u bėrė homazhe martirėve tė
demokracisė, gjatė rrugės, nga forcat e policisė serbe u plagos rėndė njė
kushėri i imi student, Gafurri. Dy tė tjerė qenė lėnduar lehtė. Gafurri ishte i
plagosuri i njėzetė gjatė dy viteve tė fundit. Ėshtė njė tregim mė vete mėnyra e
informimit tė opinionit pėr kėtė rast nė kohėn kur ndodhi, por nuk do tė
lėshohemi nė analizėn e tij. Prapavija politike e kėtij tentimi, e kjo shihej
edhe nga aktgjykimi i Gjykatės pėr Kundravajtje nė Rahovec, ishte kėrkesa pėr
jetėsimin e Republikės. Ndėrkaq u veprua sikur tė mos i kishim pasur interesat e
njėjta. Pėrse?
Mė 27 maj tė kėtij viti i bėra njė
vizitė Z. A.Demaēi, Bacit, dhe grevistėve tė tjerė tė urisė nė Pallatin e
Shtypit nė Prishtinė. Gjatė kthimit, nė rrugė e sipėr pėr nė Krushė, desha t'i
vizitoja edhe ca shokė tė burgut nga Gllogovci, pėr tė cilėt kisha lexuar nė
shtyp se ishin rrahur keqas nga ana e policisė. Policia nė Komoran ma bėri
kontrollin e rastit tė dokumenteve tė vozitjes. Nė pyetjen time tė
drejtpėrdrejtė nė ishte rruga e hapur pėr nė Gllogovc, polici u pėrgjigj me njė
kundėr-pyetje: "Mos kisha dėgjuar gjė ndryshe?" Duke mos dashur ta zgjasja
bisedėn, pėrgjigjen e tij e interpretova si pozitive dhe sė bashku me
bashkudhėtarin tim, njė student i ri, djalė i njė shoku tim tė klasės, Agron
Nebih Limani nga Krusha e Vogėl, e vazhduam rrugėn pėr nė Gllogovc. Patrulla e
dytė policore na ndali te stacioni i autobusave dhe na dėrgoi nė stacionin e
policisė nė Gllogovc. Atje mua mė morėn nė bisedė informative nė katin I kurse
Agronin e mbajtėn poshtė, nė korridorin e hyrjes, ku edhe e kishin rrahur. Duke
e deklaruar qėllimin tim, nuk munda ta ndaja mendimin e tyre pėr fajėsimin pa
fakte tė shqiptarėve rreth vrasjes sė dy policėve serbė nė Gllogovc dhe
plagosjes sė tė tjerėve. Nuk i kisha dhėnė kurrfarė rėndėsie ekzistimit tė
versioneve tė ndryshme mbi kėtė ngjarje fatkeqe. Megjithatė, mė siguruan se i
kuptonin motivet humane tė vizitės sime dhe se nuk do tė mė pengonin. Rreth orės
21 pas njė kontrolli tė hollėsishėm tė veturės na lėshuan, por rrugės, duke u
kthyer nga stacioni i policisė, na printe njė pitzgauer pėrplot me policė. Te
udhėkryqi, afėr stacionit tė autobusave, u ndal pėr t'u bashkuar me patrullėn
tjetėr policore qė priste aty. Na ndalėn dhe e bėnė tė vetėn nė mėnyrėn e vet.
Tėrėsisht tė pėrgjakur, nuk kishte ndonjė kuptim vizita nė Gllogovc, prandaj u
kthyem pėr nė shtėpi. Pra rrahja brutale nuk ngjau nė Komoran, siē deklaroi
Z.Rugova nė njė konferencė shtypi, por nė Gllogovc. Edhe kėtė herė fjala ėshtė
pėr relativizimin e vazhdueshėm tė rėndėsisė sė akteve politike, por qėllimet
mbetėn tė panjohura dhe tė dykuptimshme. Sidoqoftė, do tė kisha dėshiruar qė
shėrbimet informative tė shtetit dhe jo vetėm tė LDK-sė, ta pėrmirėsonin
informimin e vet nė drejtim tė korrektėsisė pėr gjėrat qė kanė tė bėjnė me mua.
Ėshtė interesant se kėtė mungesė evidente tė korrektėsisė e ndjeja qysh para
ngjarjeve tė vitit 1981 dhe jo vetėm tani, apo gjatė dekadės sė viteve 80.
Pėrjashtim i vetėm nga ky rregull ka qenė viti 1982 me rastin e gjykimit tė I,
por atėherė unė nuk isha edhe aq korrekt me veten, ndonėse nuk u pendova
ndonjėherė.
As gjatė dy rasteve tė fundit tė
pėrshkruara, ndonėse shumė njerėz vinin tė mė vizitonin, ti nuk denjove ta
lejoje bijėn tonė Erletėn, tė ma bėnte njė vizitė, qoftė edhe tė shkurtėr. Nė tė
vėrtetė, as qė e prisja njė befasi tė kėtillė, por mendoja se ndoshta diē do tė
kishte ndryshuar nė rezonimin e moēėm politik dhe, duke mbetur pa mbėshtetjen e
tij, shpresoja se do tė ndryshonte pakėz edhe avazi i vjetėr. Shembujt e
pėrshkruar mė lart tregojnė mjaft bindshėm pėr pėrmbajtjen e kėtij avazi -njė
kushtėzim i pafund pėr reintegrim nė shoqėri, por me koncizitet tė duhur dhe pa
emocione, nė letrėn drejtuar miqve tanė tė dikurshėm Karl-Peter dhe Petra
Reinhold nė Duisburg tė Gjermanisė, pėrshkruhet situata nė tė cilėn u ndodha
falė kėtij rezoni dhe kėtij avazi. Kjo letėr ka edhe rėndėsi tė shumėfishtė pėr
analizėn e njė kohe tė tėrė ndėr ne. Pėr kėtė shkak e pėrktheva nga anglishtja
dhe e inkuadrova nė kėtė letėr, pėrveē njė paragrafi tė shkruar gjermanisht nga
njė mik tjetėr qė nuk ka tė bėjė me kėtė. Nėntitujt janė tė mėvonshėm.
II
Letėr miqve
Tė dashur Peter dhe Petra
Do tė dėshiroja qė tė dy sė bashku ose,
nėse ashtu ju pėlqen mė tepėr, secili veē e veē, (ata poashtu janė tė ndarė,
v.i.U.H.),ta lexoni kėtė letėr, por vetėm pasi ta keni pėrkthyer nė gjuhėn
gjermane.
Ėshtė njė zakon i popullit tim rreth
tė cilit kurrė nuk do tė kisha ditur gjė po tė mos mė kishte ngjarė qė t'i
humbisja tė dy familjet e mia. Paraqitet dhe njeriu mund ta takojė vetėm nė
situata tė tilla. "U paraqit" dhe "e takova" nė tė dy rastet e mia, me Edin dhe
me Sevdinė (Sevdije Zeqiri, e diplomuar nė Fakultetin Filozofik tė Universitetit
tė Prishtinės, v.i.) gjithashtu, por nė rastin e parė (shkurorėzimi me Edin) nuk
isha mjaft i menēur sa pėr ta njohur, ndėrsa nė rastin e dytė (ndarja me
Sevdinė) isha mė i vjetėr, mė i pjekur dhe mė i menēur se mė parė.
Nė tė vėrtetė, si kur u shkurorėzova me
Edin, edhe kur mė braktisi Sevdija, shumė njerėz vinin pėr tė mė parė. Tė rinjtė
do tė bisedonin me ty ose mes vete pėr shumė gjėra me rėndėsi ose me mė pak
rėndėsi, por jo edhe pėr atė qė nė tė vėrtetė kishte ngjarė. Mė tė vjetrit,
vetėm do tė uleshin rreth teje, si tek indianėt e Amerikės, do tė dėgjonin me
pasion ēfarėdo qė t'u thoje, por edhe ata gjithashtu kurrė nuk do tė thoshin
gjė, ose me asgjė nuk do ta komentonin atė qė nė tė vėrtetė kishte ngjarė. Ky
fakt gjithnjė mė vinte nė njė situatė tejet tė ēuditshme. Sepse e vetmja gjė pėr
tė cilėn dėshiroja tė bisedoja ose tė dėgjoja nė ato ēaste ishte situata e
krijuar. Zakonisht mė pėlqente ta fajėsoja palėn tjetėr. Vetes i dukesha i
pafajshėm si njė engjėll, gjersa pala tjetėr mė dukej se ishte e shoqėruar me
djaj. Ēdo gjė qė mė takonte ose qė ndodhej nė anėn time ishte e pastėr si
kristali, ndėrsa ēdo gjė qė i takonte ose qė ndodhej nė anėn tjetėr, ishte e
dyshimtė dhe e turbullt. Po qe se kėta njerėz kishin ardhur tė mė vizitonin,
pėrse atėherė nuk mė pėrkrahnin, pėrse heshtnin dhe pėrse nuk mė thonin asgjė?
Natyrisht kjo gjė mė hidhėronte shumė. Pyeta shumė njerėz rreth kėsaj situate,
por kurrnjėherė nuk mora ndonjė pėrgjigje tė saktė.
Pėr kėtė shkak njė ditė prej ditėsh
vendosa ta vizitoja njė plak tė vjetėr nė fshat. I kishte rreth 112 vjet dhe
meqė nuk mundte tė lėvizte, shkova vetė tek ai. Vendosa tė pėrfitoja nga situata
dhe ta pyesja rreth asaj qė e ndjeja si tė padrejtė. Mė thanė se ishte i zgjuar
vetėm nė momente tė rralla, por me kohė e vura re se kthjellohej pėr njė kohė mė
tė gjatė, vetėm atėherė kur vėrtetė i interesonte tema e bisedės. Nė njė moment
tė pėrshtatshėm ia bėra njė pyetje tė drejtpėrdrejtė: pėrse njerėzit qė mė
vizitonin nuk i pėrkrahnin qėndrimet e mia rreth ēėshtjeve tė shkurorėzimit? Nuk
u pėrgjigj menjėherė. I mbylli sytė dhe pėr njė kohė tė gjatė qėndroi i
palėvizshėm. Mu sikurse njė mumje. Mirėpo isha kėmbėngulės dhe vazhdova ta
shikoja nė fytyrė. Zbulova se nuk e kishte humbur orientimin. Ishte vetėm duke
menduar, ose nuk dėshironte tė pėrgjigjej. E ndjeva disi se i pėlqente tė
qėndroja aty. Kėshtuqė qėndrova duke pritur nė heshtje. Pastaj, pas njė pauze tė
gjatė tė heshtjes reciproke, e vura re se si po pėrpiqej t'i mblidhte buzėt e
veta tė tretura nė njė mėnyrė tė ēuditshme qė do tė duhej t'i pėrngjante
buzėqeshjes. M'u duk se vetė shekulli po pėrpiqej tė buzėqeshte. U bėra
kurreshtar qė ta pėrjetoja kėtė buzėqeshje tė shekullit. Pas pak filloi tė
fliste mengadalė. "E vėrteta, -tha ai, -midis burrit dhe gruas kurrnjėherė nuk
mund tė dihet nga pala e tretė. U ėshtė e njohur vetėm atyre". "Qen bir qeni",
-thashė me vete me hidhėrim. "E pamundur" -shtova. Mirėpo ai, sikur tė mė
dėgjonte me ndonjė shqisė tė veēantė, vazhdoi: "Njerėzit nuk janė perėndi. Ata
zakonisht e mėsojnė mėsimin tepėr vonė. A merr vesh? -pyeti, dhe unė thashė
"Po", ndonėse nuk kuptova asgjė. "Po mė pėlqen, -vazhdoi ai, -sepse ti po e
kondenson moshėn time pėrmes ngjarjeve qė po i pėrjeton". Mė vonė fillova t'ia
sqaroja vetvetes kuptimin e plotė tė fjalėve tė tij. Shumė vdekje kishin ngjarė
pėrreth dhe brenda meje, por disi kisha arritur tė ruaja diē nga vetja.
Kohė mė parė sėrish dola nga burgu.
Kėtė herė nuk kishte qenė ndonjė dėnim i gjatė (vetėm 55 ditė) por burgjet nė
mėnyrė tė ēuditshme ndikojnė nė njeriun. Isha nginjur me arrestime dhe me burgje
dhe isha duke menduar se si ta braktisja vendin dhe tė emigroja ndokund pėr ta
kėrkuar paqen e brendshme. Por, medet, duke ecur nėpėr njė rrugė tė pluhurosur
tė fshatit pėr nė shtėpizėn time qė ndodhej nė fund tė saj, e pashė njė grup
prej 10-15 vajzash tė moshės 10-12 vjeēare qė po bisedonin mes tyre duke ecur nė
drejtimin tim. Meqė u takuam nė njė pikė tė rrugės ato u ndalėn, mė shikuan
turpshėm dhe thanė njėzėri: "Mirėdita profesor dhe mirė se na erdhėt!" Pastaj,
duke i ulur ēerpikėt e syve, e vazhduan rrugėn e vet me faqe tė skuqura.
Asnjėrėn nga ato nuk e njihja dhe kėtė lloj pėrshėndetjeje e kisha tėrėsisht
larg mendjes. U preka thellė, meqė fėmijėt i dua shumė, dhe meqė kjo ishte
tėrėsisht e pazakonshme pėr doket e fshatit. Rrugės pėr nė shtėpi sapo qeshė
duke e ndėrruar mendimin tim rreth kėrkimit tė paqes sė brendshme nė ndonjė
qoshe tė Evropės, pėr tė cilėn bėra aq shumė duke e tentuar evropeizimin e
vendit dhe tė popullit tė cilit i takoja.
I doja ata fėmijė, por me tė arritur nė
shtėpizėn time, nuk e gjeta asnjėrin nga 3 fėmijėt e mi (12, 7 dhe 3 vjeēar).
Realiteti i ftohtė i shtėpisė sė zbrazėt mė tha se fėmijėt e mi jetonin me nėnat
e tyre, tė cilat ndoshta mė kishin harruar ose madje edhe mė urrenin. I dua
fėmijėt e mi pėr sė tepėrmi, por qė nga viti 1981 dhe mė vonė, pas ndarjes me
gruan e dytė, nuk qe e mundur asnjėherė qė tė ishim vėrtetė sė bashku. Andini,
(tani gati 7 vjeēar) i kishte rreth 3 vjet kur u ndamė me nėnėn e tij, dhe
Brisilda (tani 3 vjeēare) i kishte mė pak se 1 vit kur nėna e tyre edhe
praktikisht mė braktisi. Duke e bėrė kėtė ajo ndoshta mendoi tė mė ofronte
shansin qė tė vendosja lirisht pėr njėrėn midis tė dyjave, por njeriu nuk mund
tė vendosė midis fėmijėve tė tij, andaj fare natyrshėm e zgjodha rrugėn e
normalizimit tė raporteve tė mia me tė dy palė fėmijėt para se tė mund tė
vendosja pėr diēka tjetėr.
Ėshtė interesant se gjatė tėrė kohės qė
jetoja me Sevdinė, kurrė nuk mu lejua tė komunikoja normalisht me bijėn time
Erletėn. Ishte fare e qartė se ajo po pėrdorej pėr shkatėrrimin e martesės sime
tė dytė (tradicionale, jozyrtare). Meqė ky fakt kombinohej me presione ekonomike
dhe sociale (ekonomikisht isha totalisht i varur nga tė tjerėt, sepse sėrish nuk
pata mundėsi tė gjeja punė, ndėrsa njėkohėsisht, intelektualisht isha gati
tėrėsisht i izoluar gjer nė vitin 1990) isha i bindur se Z-a Edi ishte shoqėruar
me njė lloj shoqėrie tė pėrdreqtė qė nuk mund ta duroja. Natyrisht mund tė
supozoja se ato presione ishin koinēidenca, por kėsosh kishte tepėr shumė dhe
ishin tejet tė ndėrlidhura mes tyre. Pėr kėtė shkak vendosa ta pranoja sfidėn
dhe tė mos dorėzohesha.
Ajo qė nė tė vėrtetė e dėshiroja nė
atė kohė ishte tė mė thuhej tėrė e vėrteta rreth shkurorėzimit tim (kjo nuk mu
tha as sot e kėsaj dite, me qė ky fakt e nėnkuptonte sinqeritetin e plotė midis
tė dyve). Natyrisht qė m'ishte e qartė se nė raportet me mua ajo do tė ishte
cazė mė e dobėt, por duke qenė pakėz tradiconal, e konsideroja tėrėsisht me vend
qė njė grua shqiptare ta pranonte njė lloj tė disiplinės familjare tė kėrkuar
nga burri i saj. Duke qenė njė person shumė i zgjuar, ajo e dinte shumė mirė se
ē'dėshiroja, por nuk e pėlqente pozitėn prioritare tė burrit. E inkurajuar nga
prapavija sociale, e quajti kėtė si "konzervativizėm timin feudal" dhe meqė
atėherė nuk mund t'i pėrgjigjesha publikisht, e filloi njė luftė publike kundėr
meje. U paraqit me njė sėrė poezishė tė botuara nėpėr gazeta dhe revista dhe
pastaj i botoi edhe dy libra qė qenė duke mė shkatėrruar. Askund nuk mė
pėrmendte me emėr, por aluzionet ishin mjaft tė qarta, dhe meqė ambienti
intelektual ishte i vogėl, gjithkush e dinte se pėr kė ishte fjala. Asnjėherė
nuk iu pata pėrgjigjur, sepse frikėsohesha pėr tė ardhmen e bijės, Erletės, por
ia pata shkruar dy letra private me tė cilat i refuzoja aluzionet e pėrmbajtura
nė poezitė dhe nė librat e saj dhe iu kėrcėnova me botimin e tyre po qe se do tė
vazhdonte tė mė sulmonte. E pranoja se kisha qenė pakėz tradicionalist, por isha
shumė larg prej "konservativistit feudal" siē mė paraqiste ajo.
Shoqėria nė kėtė kohė e pėrkrahu nė
tėrėsi, ndoshta sepse ajo kurrė nuk u martua sėrish, po mė sė shumti sepse unė
isha njė ish-i dėnuar qė kishte marrė guximin ta rrezikonte rendin shoqėror dhe
paqen e tyre. Mirėpo, duke e pėrkrahur atė pa kurrfarė rezerve, shoqėria
faktikisht vazhdoi tė mė konsideronte jo si njė ish-tė dėnuar, por si njė tė
dėnuar aktual. Edhe mė keq, duke nxjerrė ca vendime gjyqėsore qė kishin tė bėnin
me mua, madje edhe duke mos mė informuar fare, shoqėria gjatė njė periode tė
kohės e kishte anuluar jo vetėm ekzistencėn time politike, por edhe atė
juridike, madje edhe atė totale. P.sh., asnjėherė nuk mė pyetėn pėr regjistrimin
e veturės sime nė emrin e saj, nuk u informova asnjėherė se Gjykata nė Prishtinė
nė vitin 1988 kishte vendosur t'ia bartte Edit banesėn time dy-dhomėshe edhe pa
pėlqimin tim, ndėrkaq asnjė instancė juridike nuk vendosi ndonjėherė pėr ndarjen
tonė materiale. Me kalimin e kohės mė bėhej gjithnjė e mė qartė se seanca
gjyqėsore e cila nė vitin 1985 kishte vendosur pėr shkurorėzimin tonė (ky
gjykatės 6 vite mė vonė u zgjodh deputet i Kuvendit tė Republikės sė Kosovės,
v.i.) nė tė vėrtetė mund tė konsiderohej e rrejshme. E nxori atė vendim fatkeq
mbi shkurorėzimin tonė me 24 maj, pėrderisa nga burgu kisha dalur vetėm tri ditė
mė heret, me 21 maj. Kjo nuk ishte me vend, madje as formalisht. Nuk qe
respektuar afati kohor i paraparė me ligj prej 6 muajsh pritjeje para se gjykata
tė mund tė vendoste pėr ēėshtje tė kėtilla. Shkurt, qe bėrė ēdo gjė me qėllim tė
nėnshtrimit tim, ose tė kthimit tė status quo antes (gjendjes sė
mėparshme tė gjėrave) pa mė kėrkuar falje. Pėrkundrazi, Z.a Edi mendonte se unė
duhej t'i kėrkoja falje asaj. Ndoshta edhe do ta kisha bėrė kėtė, ndonėse nuk e
konsideroja veten fajtor pėr asgjė. Sidoqoftė, meqė ishte nė pyetje vajza ime
Erleta, do ta kisha bėrė kėtė po tė mos e kisha vėnė re se asaj i pėlqente njė
mbrojtje e tepėrt dhe e panevojshme e shoqėrisė nė llogarinė time. Pėr kėtė
shkak, siē mund ta dish edhe ti, mė me qejf nuk e bėra njė gjė tė kėtillė.
Megjithatė, gjithnjė mbajta qėndrim korrekt ndaj saj. Mė 1991, kur gati sa ishte
duke u shkatėrruar ajo nga disa grupe tė rėndėsishme politike, pėrmes njė
funksionari tė lartė tė kishės katolike (Edi nga nėna ėshtė e krishterė, vėr. e
red.) e kėrkova dhe m'u dha mbrojtja e saj. Me fjalė tė tjera, pėr hir tė bijės
sime Erletės unė mund tė falja dhe fala, por nuk mund tė harroja dhe nuk
harrova.
Mirėpo meqė realiteti sė paku
teorikisht ndryshoi nė pėrputhje me bindjet e mia fillestare politike dhe jo nė
tė kundėrtėn, me kohė, si duket, u bėra i rėndėsishėm pėr grupe tė ndryshme
politike qė luftonin pėr pushtet dhe jo pėr shtet. Sidoqoftė, duke qenė pėr
shumė vite i vetmuar nė bindjet e mia politike tė deklaruara hapur, si njė
ish-anėtar i elitės, nė ndėrkohė u shndėrrova nė hiē ekonomik dhe social. Meqė
asnjė grup nuk deshi tė marrė asnjė pėrgjegjėsi pėr kėtė, ato as qė dėshironin
ta njihnin ndonjė pėrparėsi timen. Mė me dėshirė e zgjodhėn rrugėn e ndikimit nė
tė afėrmit e mi, duke besuar se ajo ishte mėnyra mė e mirė pėr tė mė mbajtuar
edhe mė tutje nėn kontroll. Natyrisht, isha tejet i hidhėruar pėr kėtė, por nuk
mund tė bėja asgjė. E dija gjithnjė se Erleta qė nga viti 1981 mbahej si njė
lloj pengu, por qė nga viti 1991 e tutje isha dėshmitar se si Andini e Brisilda
gjithnjė e mė tepėr konsideroheshin poashtu si pengje. Gjėrat u komplikuan dhe
nuk dija se si t'i ndihmoja fėmijėt e mi qė ishin aq tė vegjėl dhe nuk mund tė
kuptonin se ē'po ngjiste. Ishte supozuar me saktėsi se nuk kisha forcė personale
qė ta vrisja ndokend dhe ata e dinin se nuk do ta bėja njė gjė tė kėtillė. Pėr
kėtė shkak, si duket, gabimisht u konkludua se do t'i bashkohesha njėrės nga
palėt nė disponim dhe se do ta luftoja tjetrėn me ndihmėn e sė parės. Nuk
dėshiroja tė bėja ashtu, sepse isha i interesuar pėr ta ndėrtuar shtetin dhe jo
pėr t'u pėrzier nė luftėn politike pėr pushtet. Gjithsesi nuk ishte korrekte.
Ndodhej jashtė shijes sime dhe poashtu jashtė karakterit tim.
E dija se e kisha njė lloj tė forcės qė
qėndronte diku midis qiellit dhe tokės, d.m.th. askund dhe gjithkund, qė do tė
thotė se ishte potenciale dhe jopraktike. Pastaj njė ditė, duke i parė fėmijėt e
mi nė njė pozitė tė tillė mizore, dhe duke mos pasur forcė tė qėndroja edhe mė
tutje, e zgjodha rrugėn time. Vendosa ta eksponoja veten para dyerve tė
prindėrve tė Sevdisė dhe tė prisja atje gjer sa tė bėheshin tė mėshirshėm pėr tė
m'i kthyer fėmijėt e mi. Ishte ky njė hap i rrezikshėm meqė mund tė konsiderohej
si provokim i tėrė fisit tė saj feudal, por pasiqė fisi im feudal nuk qėndronte
pas meje, pas nja 48 orėsh tė pazarllėkut fisnor nė fund tė shekullit XX nė mes
tė Evropės, u vendos qė t'i kthenin fėmijėt e mi pėrmes Sevdisė qė e pėrcillnin
njė grup prej 10 ose mė tepėr ndėrmjetėsuesish! Asnjėherė nė jetėn time nuk kam
qenė mė i hidhėruar. Ishte kjo diēka tėrėsisht jashtė mundėsisė sė kuptimit
intelektual dhe ndjenjės sė qytetėrimit, por e ruajta kontrollin. E dija se
dėshironin tė fillonin diskutime tė pafundme rreth ne tė dyve, me qėllim tė
rikthimit tė status quo antes dhe jo me qėllim tė gjetjes sė solucionit
real, i cili mund tė rezultonte thjesht nga fakti se mund tė na linin vetėm, pa
u pėrzier vetė. Mendova se ishte metodė tejet e shplarė t'i pėrdorje fėmijėt si
pretekst pėr rikthimin e status quo antes qė u humb jo me fajin tim, ose
sė paku jo tėrėsisht me fajin tim.
Pėr kėtė shkak, iu drejtova ish gruas
sime: "Zonjė, -i thashė, -gjatė kėtyre 7 orėve sa i qeshė eksponuar territorit
tė fisit tėnd feudal, ti, natyrisht, mund tė mė shkaktoje telashe tė mėdha, por
kurrė nuk do tė mund tė gjeje arsye pėr t'i arsyetuar ato. Nuk do ta dij kurrė
nėse mė ke dashur ose jo, por fėmijėt u lindėn, ata ekzistojnė, rriten dhe i dua
shumė. Pikėrisht pėr kėtė shkak nuk dėshiroj qė t'i ndaj me forcė nga nėna e
tyre, por dėshiroj qė tė kuptohet njė herė e pėrgjithmonė se ata nuk janė pronė
e asnjėrit nga ne, por vetėm pjesė e jona. Detyrė e prindėrve, e tė gjithė
prindėrve tė botės dhe e tė gjitha bishave poashtu, ėshtė qė t'i aftėsojnė pėr
ta jetuar jetėn e tyre. Qeniet njerėzore dallojnė prej bishave edhe nga ky
aspekt, sepse i ndihmojnė fėmijėt e tyre qė ta ndėrtojnė identitetin e vet tė
dobishėm pėr veten, familjet e tyre dhe pėr shoqėrinė. Sa u pėrket vetė atyre,
pėr shkak se jeta konsiderohet si njė seri e gjatė betejash konkurrente pėr
diēka mė tė mirė, atėherė do tė duhej t'u ndihmohej t'i ndėrtojnė sa mė tepėr qė
ėshtė e mundur identitetet e tyre. E konsiderojmė se ėshtė krim primitiv e
barbar tė provosh t'i shndėrrosh ata nė vegla pėr hakmarrje, nė instrumente pėr
kompensimin e ėndrrave tė parealizuara, nė armė pėr tė fituar forcėn e cila nė
tė vėrtetė tė mungon, vetėm sepse janė tė pafuqishėm. Lėri tė rriten tė lirė.
Mos i pėrdor si pengje pėr ēfarėdo qėllimi qė do tė dėshiroje tė arrije sepse
kjo doemos do tė duhej t'ishte problem i yt dhe jo i tyre. Pėr shkak tė moshės
sė vet ata kėtė nuk mund ta kuptojnė. Nuk ishte punė as e guximshme dhe as e
menēur nga ju qė tė mė sillni nė njė situatė tė tillė. Mund t'i kuptoj intencat
tuaja, por nuk mund ta falė sjelljen tuaj".
Duke i thėnė kėto gjėra, natyrisht isha
i neveritur (edhe me veten), saqė dola jashtė dhe i lashė ta diskutonin
problemin nė mungesėn time. Kurrė mė nuk munda tė bėhem i njėjtė si mė parė.
Ky problem tani ėshtė zgjidhur, por
vetėm pjesėrisht. Fėmijėt tani lirisht mund tė lėvizin tek secili nga ne, por
nuk janė mė tė lumtur. Mė duan shumė. E duan edhe nėnėn e tyre.
Meqė janė tė regjistruar nė emrin tim,
por jetojnė me nėnėn e tyre, iu drejtova gjykatės, e cila tani ndodhet nė
kompetenca tė Republikės sė Serbisė, me lutje qė ta bėjė njė pėrjashtim nga
rregullat e luftės dhe tė vendosė mbi atė se me cilin prind do tė duhej tė
rriteshin ata? Lloji i institucionit tė cilit ju drejtova dhe i cili nė kėtė
ēėshtje i ka kompetencat e gjyqit, thjesht heshti. Nuk deshi tė vendosė. Meqė
nuk kam pasaportė, sepse nuk mė ėshtė dhėnė, dhe meqė si tėrėsi situata ėshtė
tejet e paqartė, nuk i di tė gjitha konsekuencat juridike tė njė situate tė
kėtillė.
Situata bėhet edhe mė e keqe, meqė
Erletės akoma nuk i lejohet normalizimi i raporteve tė saj me babėn e vet,
d.m.th. me mua. Kjo pastaj reflektohet drejtpėrsėdrejti nė raportet me Sevdinė
dhe ndikon nė pozitėn e dy fėmijėve tė mi tė tjerė.
Shumė herė mendoja tė ndėrmerrja diēka
rreth kėsaj ēėshtjeje, por meqė Edi ishte njė anėtare tejet e ēmuar e elitės
politike e intelektuale, nuk mund tė bėja asgjė. Njė herė, nė fillim tė kėtij
viti, hyra nė banesėn time nė Prishtinė pėrkundėr kundėrshtimit tė saj, me
qėllim qė disi ta detyroja tė fliste me mua, por ajo thjesht e thirri policinė
dhe ata mė hodhėn jashtė. Shumė herė mendova t'ia filloja njė polemike publike
me tė dhe bile iu kėrcėnova me njė gjė tė tillė, por ajo s'i dha pesė para.
Shumė shkrimtarė, avoketėr, gjykatės, profesorė, zhurnalistė e tė tjerė
ndodheshin nė anėn e saj. Me
fjalė tė tjera, elita nė raport me mua qėndronte si bukur shumė unike. Nė tė
kaluarėn Edi gjithmonė kishte sukses nė rrotullimin e gjėrave dhe nė fajėsimin
tim pėr gjėra qė nuk kisha mundur t'i merrja dot me mend. Nė kėtė drejtim duket
sikur gratė janė mė superiore se burrat andaj ishte fare e natyrshme qė tėrė
elita ta pėrkrahte me gjithė zemėr, madje edhe njė pjesė e familjes sime mė tė
gjerė, pėr motive dhe interesa tė ndryshme. Kjo ishte njė metodė e cila pėr njė
periodė tė gjatė kohe mė bėri tė mos isha i barabartė me tė, pėr ē'gjė nuk isha
as i pėrgaditur dhe as i mėsuar dhe sė cilės gjer mė sot mė me dėshirė iu
shmanga.
Mirėpo situata nuk ndryshon
thelbėsisht. Desha ta ndryshoja, duke proklamuar se nuk e kisha ndėrmend tė
martohesha sėrish dhe duke kėrkuar qė tė dy palė fėmijėt e mi tė lejoheshin
lirisht tė komunikonin me mua. Sevdija kėtė e pranoi nė nivel tė fshatit, por
ajo nė tė vėrtetė nuk ka mjete qė t'i mbajė fėmijėt dikund tjetėr, jashtė
fshatit. Mua mė ėshtė ofruar njė shans qė tė riintegrohem nė Prishtinė pėrmes
Universitetit, por meqė nuk pata sukses nė normalizimin e raporteve tė mia me
Erletėn, Sevdija nuk do t'i lejojė fėmijėt tė vijnė me mua. Sikur tė vendosja tė
shkoja vetėm (ėshtė tejet e dyshimtė se a do tė pranohesha vetėm) me siguri se
do t'i humbisja tė dy palėt. Andaj ėshtė fare e natyrshme qė nuk dėshiroj qė njė
gjė e tillė tė mė ngjajė sėrish nė Kosovė dhe as qė mund tė duroj edhe mė tutje
ta shikoj shkatėrrimin e tyre gradual. Eshtė kjo njė gjė qė mė dėmton pėr sė
tepėrmi, dhe tani me vite po shkatėrrohem edhe vetė.
Ėshtė kjo njė situatė e ēuditshme
dhe njėkohėsisht tmerruese. Nuk mund tė gjej fjalė tė pėrshtatshme pėr ta
pėrshkruar, por mbi tė gjitha, mė tmerruese janė kėshillat qė mi japin pikėrisht
ata qė mund ta ndryshojnė kėtė situatė vetėm pėrmes njė thirjeje telefonike ose
njė bisede tė rėndomtė. Sipas tyre, nuk duhet tė mėrzitem pėr fėmijėt meqė janė
duke u rritur me nėnat e tyre. Kur tė rriten do tė kthehen tek unė, sepse do tė
dijnė se jam baba i tyre. Nuk dua ta pėrshkruaj anėn tmerruese tė saj, pasi vetė
pėr vete mund ta supozosh. Kuptimi i vėrtetė i kėtyre kėshillave ėshtė kėrkesa
qė tė pritet zgjidhja e tėrėsishme e situatės, por pikėrisht kjo ėshtė arsyeja
qė konsideroj se ata mbahen si pengje. Dhe pikėrisht pėr kėtė arsye insistoja
vazhdimisht qė tė katapultohen jashtė tensioneve aktuale tė shkaktuara nga
politikat e kundėrta. Ishte kjo esencialisht kėrkesė pėr shpėtimin e
privatshmėrisė sė familjes. Fatkeqėsisht, nuk pata sukses tė plotė, por meqė po
hyjmė nė shekullin XXI, lufta ime prej mohikani ishte e dobishme tė provohej.
Ndoshta ky ishte edhe njėri ndėr shkaqet e rrahjes sime barbare nga ana e
policisė speciale mė 27 maj tė kėtij viti. Megjithatė, nuk mund tė pajtohem nė
asnjė mėnyrė nė reduktimin e qenieve njerėzore nė makina tė pandjeshme, tė
ftohta, indiferente. Privatshmėria e familjes ėshtė e nevojshme pėr kėtė qėllim.
Nė qoftė se shekulli XXI do ta vrasė kėtė, atėherė nuk mund tė jetė i vlefshėm
pėr t'u jetuar.
Pas njė refleksioni tė gjatė, erdha
nė pėrfundimin se zgjidhja e vetme racionale pėr kėtė problem do tė ishte qė tė
bėja vetėvrasje politike, d.m.th. qė t'i ndėrprisja tė gjitha raportet me tė
kaluarėn dhe tė tanishmen dhe tė provoja tė jetoja vetėm pėr veten time, por nė
njė vend tjetėr dhe jo kėtu. Meqė akoma mund tė punoj ēdo gjė qė mund tė mė
ofrohet, prej pjatalarėsit e publicistit, gjer ke profesori i universitetit, sė
paku nga njė distancė gjeografike mund tė provoja t'i ndihmoja edukimit tė
ardhshėm tė fėmijėve tė mi dhe kėshtu tė bėhem edhe materialisht, dhe jo vetėm
nominalisht, baba i tyre. Kjo gjė akoma nuk do tė mė bėnte njė baba komplet, por
sė paku diēka mė tė mirė se ky i tanishmi. Gati shumica e baballarėve tė
fėmijėve shqiptarė pothuajse historikisht janė tė kėtillė. Ky ishte njėri nga
shkaqet qė kėrkova tė ma bėje njė vizitė tė shkurtėr. Desha tė tė konsultoja pėr
njė vendim aq tė rėndėsishėm pėr mua.
Ti nuk erdhe. Fillova menjėherė tė
mendoja se qeniet njerėzore, pas tė gjithave, nuk janė edhe gjithmonė plotėsisht
racionale (kjo gjithashtu do tė duhej tė ishte ndonjė komponentė e
privatshmėrisė sė tyre) dhe, meqė nuk janė plotėsisht racionale, atėherė mė me
qejf do tė qėndroja kėtu. Kėshtu mė nė fund vendosa ta mbroja doktoratėn time nė
Universitetin e Prishtinės.
Kėshtu, Peter dhe Petra, unė i dua
proverbat e popullit tim. Njėra nga ato thotė se duke m'i treguar hallet e mia,
tė tuat do t'i kuptosh mė mirė. Jua tregova njė pjesė tė halleve tė mia me
qėllim qė ju tė kuptoni se, si duket, jeni duke i pėrjetuar problemet e moshės
sė viteve 50 kur befasisht keni mundur tė zbuloni se nuk jeni edhe mė tutje tė
rinj dhe se nuk mund tė vazhdoni t'i bėni gjėrat qė ishit mėsuar t'i bėni nė tė
njėjtėn mėnyrė, me tė njėjtin intensitet dhe me tė njėjtin tempo. Pėrse atėherė
nguteni? Pėrse nuk prisni t'i pėrshtateni moshės?
Krushė, Tė fala:
5 qershor
1993 Ukshini
III
Zonjė,
Dekurajimi me homo politicus-in
Letra ēiftit Reinhold nuk ėshtė e
pėrfunduar, me gjithė pėrmbajtjen dhe kuptimin shumėdimensional. Kjo qė tė
drejtohet ty dhe segmentit tė inteligjencisė pas teje ėshtė e shkruar nė gjuhėn
shqipe dhe ka pėr qėllim zgjimin tuaj tė tėrėsishėm. Do tė pėrkthehet,
natyrisht, edhe anglisht.
Nė letrėn time tė fundit tė para
njė viti (24 prill 1992) me njė ton pak si tė ashpėr qė tani nuk mė pėlqen sepse
nuk pata mundėsi t'i qėndroja besnik ashpėrsisė sė saj, desha t'i rrotulloja
gjėrat, t'i vija nė vendin e tyre dhe ta mbyllja kaptinėn e fundit tė raporteve
midis nesh nė historinė e Republikės. T'u kėrcėnova se, po qe se nuk do ta
lejoje normalizimin e raporteve me bijėn tonė Erletėn, do ta pėrgadisja njė seri
ligjėratash me titull tė pėrbashkėt "Morali dhe politika" dhe se nė kėtė mėnyrė
do tė zhvilloja luftė publike kundėr teje dhe rezonimit tė vjetėr politik.
Mirėpo ato dolėn mė tė thella se ē'prisja. Mė dekurajoi lidhja e tyre me
mentalitetin e bipėrkatėsisė kolektive tė homo-politikusit shqiptar, andaj e
gjykova se nuk ishte koha e tyre. Nuk i ligjėrova dhe as qė i botova.
Megjithatė, duke qenė i bindur se nuk i duhet lėnė vetėm kohės t'i sqaronte
gjėrat edhe mė tutje, vendosa qė ta shtyj pakėz kohėn pėr t'ia ndėrruar
pėrmbajtjen, qė sė paku kualitativisht tė jetė diē tjetėr.
Nė kėtė drejtim, njė sėrė hapash qė
u ndėrmorėn gjatė vitit tė kaluar nė emrin tim, por jo gjithmonė me iniciativėn
time, e nė shumicėn e rasteve as me njohurinė time paraprake, por vetėm me
njoftimin tim me dėshtimet e pėsuara, mė bėnin kurreshtar. E kuptova se
njerėzit, nė mėnyrėn e vet, e tentonin afrimin tonė, por kjo nuk u bėri punė,
sepse kishte kohė qė dashuria jonė kishte vdekur, ndonėse dikur, si tek tė
gjitha ēiftet e lumtura, konsiderohej e pavdekshme. Pata provuar shumė herė qė
ta ruanim korrektėsinė nė raportet tona nė mėnyrė qė Erleta ta pėrballonte mė
mirė sfidėn e kohės, por ti refuzove. Nė kėtė mėnyrė e vdiqe edhe miqėsinė. Nga
kėto pėrpjekje dhe nga kėto hapa u krijua njė propagandė e tmerrshme qė
vazhdimisht mė pėrcillte dhe intensifikohej sa herė qė kanosej "rreziku" i
normalizimit tė raporteve me tė. Njė ēėshtje tėrėsisht inosente dhe private
gjatė vitit qė shkoi u hodh nė terren politik, nė armiqėsinė me ata tė cilėt me
mundin dhe me gjakun e tyre fuqimisht i kontribuan krijimit edhe tė Republikės
edhe tė Demokracisė. Kėtu diēka nuk vlente. Ishte pėrfundimisht e prishur.
Pėrsėri si edhe mė parė nė kohėn e komunizmit, insistohej nė mėnyrė indirekte qė
tė bėja lutje pėr normalizimin e raporteve tė mia me bijėn time, por nuk u binte
ndėr mend tė bėnin lutje qė t'i normalizonin raportet me mua. Ndonėse patėn
ngjarė shumė gjėra dhe pati ndryshuar shumėēka, nuk ndryshoi pozita e saj dhe as
raportet midis nesh, sikurse do tė duhej t'ishte midis personave tė civilizuar
tė botės bashkėkohore. Vazhdimi i avazit tė vjetėr nė kushtet e ndryshuara tani
nuk e dėmtonte vetėm bijėn tonė Erletėn, por edhe tė dy fėmijėt e mi tė tjerė qė
u lindėn nga martesa e dytė, Andinin (7 vjeēar) dhe Brisildėn (3 vjeēare), por
edhe tė gjithė ata qė e donin, nė radhė tė parė prindėrit dhe vėllezėrit e mi,
me tė cilėt gjatė njė periode u manipulua shumė keq me gėnjeshtra tė paturpshme,
duke e shfrytėzuar nivelin e vetėdijės sė tyre, tė raporteve farefisnore dhe tė
gjendjes materiale. Nė kėtė luftė nuk u dėmtuan vetėm ata qė tė pėrkrahnin, tė
cilėt me gjithė demagogjinė e tyre ishin dhe mbetėn tė integruar nė shoqėri, tė
cilėt ti dikur as i doje dhe as tė donin dhe tė cilėt tani, njėsoj, e
pėrkrahnin edhe tjetrėn nė luftėn e saj kundėr meje, ndonėse as kjo dikur nuk i
deshi dhe as qė e honepsėn ndonjėherė. Nė kėtė mėnyrė u krijuan raporte tė
ēuditshme: prindėrit dhe vėllezėrit e mi vazhdimisht mbeteshin fajtorė pėr gjėra
pėr tė cilat nuk kishin kurrfarė haberi; tė tjerėt, kinse me mospėrzierjen e
tyre nė "ēėshtjet private" vazhdimisht mbeten tė pafajshėm; kurse fėmijėt e mi
tė mitur dhe unė vazhdimisht mbetemi viktima. Kėshtu ishte nė kohėn e
komunizmit, kėshtu mbeti nė kohėn e euforisė nacionale dhe kėshtu ėshtė akoma
edhe sot, nė kohėn e krizės dhe tė ngecjes nė tė gjitha drejtimet. Ėshtė
evidente se kėshtu nuk duhet dhe as qė mund tė mbetet.
Si anėtare e elitės politike dhe
intelektuale tė Kosovės, sikur tė mos ishte zhvilluar njė luftė e hapur kundėr
meje dhe jo aq kundėr njė politike qė do tė duhej tė luftohej, sikur kjo elitė,
gjatė njė periode tė caktuar tė instalimit tė vet nė pushtetin paralel politik
tė kishte zhvilluar luftė parimore pėr pozitėn e Kosovės dhe jo pėr pozitėn e
vet nė Kosovė, dhe sikur ti nė kėtė luftė, sė paku tė ishe diferencuar, bile
pėrmes Erletės, ndoshta do tė kisha besuar se nuk ke dashur qė bija jonė Erleta
ta pėrjetonte drejtpėrsėdrejti rėnien e babės sė saj. Ndoshta do tė kisha besuar
se duke dashur ta ruaje veten nga rėnia sė bashku me tė, ishe e detyruar ta
ndaje bipėrkatėsinė politike tė njė ambienti dhe tė njė kohe qė akoma po zgjat.
Nė rrethana tė kėtilla e pranoj se do tė ishte njė obligim fisnik i babait qė ta
ruante tė bijėn nga inkonviniencat e kohės. Bile nga kjo fushė kemi edhe shembuj
konkretė tė lavdishėm. Nė njė libėr mbi Z.Adem Demaēi tė njė autori sarajevas,
Baci shpjegon se si kishte qenė i detyruar ta linte familjen me qėllim qė ta
shpėtonte nga maltretimet dhe nga provokimet e kohės. Kėtė ia besoj, por
gjithashtu e besoj se pėrfundimisht e kishte pasur gabim, sepse nė kėtė mėnyrė e
la tė paprekur rezonimin e moēėm politik, duke besuar se kishte ndryshuar sė
bashku me kohėn. Me gjithė konsideratat e larta ndaj tij, (isha i pari qė i futa
nė pėrdorim pėr tė shprehjet "histori e gjallė" dhe "simbol i rezistencės
kombėtare") unė nuk isha Z.A.Demaēi. Kisha rėnė pikėrisht si ai, por jo vetėm
kaq. Kisha qenė nė nivelin e gjendjes sė njė populli tė tėrė, i cili jo vetėm
gjatė 12 viteve tė fundit ishte trajtuar mizorisht nga tėrė njė makineri
policore dhe ushtarake e njė regjimi qė e dėnoi historia. Mirėpo nė kėtė gjendje
kisha rėnė nga lartėsia e konsiderueshme e hierarkisė shoqėrore dhe me njohuri
tė pjekura teorike dhe praktike tė funksionimit dhe tė ndėrlidhjes midis
regjimit, sistemit politik dhe shtetit. Pėr kėtė shkak, nuk e synoja vetėm
ndryshimin e ambientit, por edhe tė rezonimit politik nė kohė. Pa ndonjė
mbėshtjetje dhe pa ndonjė lidhje me ata qė konsideroheshin tė informuar dhe qė
vetėm i ekzekutonin vendimet e tė tjerėve, u orientova drejt dhe qėndrueshėm.
Falė biografisė sime, origjinės sė pastėr shqiptare-kosovare dhe njohurive tė
mia, ky orientim ndikoi fuqimisht nė ndryshimin edhe tė ambientit edhe tė kohės,
si edhe tė shumė segmenteve tė rezonimit tė moēėm politik. Pėr kėtė shkak,
prezentimet qė iu bėnė faktorit tė brendshėm nuk kishin lidhje me tė vėrtetėn,
por vetėm me ruajtjen e pozitave dhe tė privilegjeve tė njė shtrese tė caktuar
shoqėrore, sė cilės dikur i takoja edhe unė.
Ato e patėn efektin e ngecjes sė
proceseve tė lidhura me jetėsimin e plotė tė Republikės dhe tani tė zbrapsjes sė
tyre praktike. Dhe, pėrsėri angazhimi dhe qėndrimi im praktik dhe me shkrim i
zhdavariti mosbesimet e krijuara artificialisht dhe e shquajti njė rezonim tė
ri politik i cili akoma ndodhet nė rrugė e sipėr tė formimit dhe tė forcimit tė
vet, por qė tanimė me asgjė nuk mund tė ndalet. Nė kontekst tė kėtyre fakteve,
pėr kė, pėr ēfarė ambienti, pėr ēfarė kohe, pėr cilat arsye dhe me ēfarė tė
drejte e largoni edhe mė tutje bijėn time nga unė? Ose nė rezonimin tėnd dhe tė
kėtij segmenti tė inteligjencies akoma nuk ka ndryshuar asgjė, ose synohet diē
tjetėr, gjė qė pėr shkak tė konsekuencave qė akoma po i bart, pėr mua ėshtė
njėsoj.
Ta marrim tė dytėn. E para edhe
ashtu shihet vetė. Nuk qenė nė pyetje 12 ditė, 12 javė dhe as 12 muaj, por vite
tė tėra tė lidhura me zhvillimin e situatės sė pėrgjithshme nė Kosovė e mė
gjerė. Gjatė kėtyre 12 viteve mė arrestuan dy herė, mė burgosėn, mė izoluan 7
vite tė plota. Me instrumente tė nėntokės politike qė nuk u shihen dhe aq lehtė,
por qė u ndjehen konsekuencat, e zhvilluan njė luftė tė tmerrshme qė mė dėmtoi
pėr sė tepėrmi dhe mė nė fund mė lėnduan shumė rėndė. E kalova Golgotėn qė e
pėrjetoi njė popull i tėrė. Sė bashku me tė, nė ēdo pikė, i dhashė provimet mė
tė rėnda tė pjekurisė politike. Mirėpo, gjatė kėtyre 12 viteve tė kėsaj golgote
tė tmerrshme, nuk denjove ta lejoje normalizimin e raporteve tė mia me bijėn
tonė Erletėn, dhe nė kėtė drejtim tė pėrkrahu segmenti i Inteligjencies pėr tė
cilėn ėshtė fjala. Pėrse?
Tė gjitha iniciativat nė kėtė
drejtim i vrisje qė nė start. Ndaj prindėrve tė mi pleq, sa herė qė deshėn tė tė
vizitonin, ta takonin ose ta shihnin mbesėn e tyre, u solle nė mėnyrė arrogante.
Herėn e fundit kur e provuan njė gjė tė tillė, i porosite qė tė tė mos mėrzisnin
edhe mė tutje. Plakut qė me ndikimin e vet progresiv e kishte bartur mbi shpinė
thyerjen e tėrė njė epoke tė mbėrthyer nė prangat feudo-klanore tė rrethit tė
vet, kur, i pėrmalluar, pa dijen dhe pa lejen time, e thirri tė mbesėn nė
telefon, si gjithmonė, si djalit tė tij e babait tė saj, ia mbyllėt telefonin.
Pastaj arsyetoheshit se ashtu sillej e mbesa dhe jo ti qė e edukoje atė. Kėtė
paturpėsi e brohoritėn me vite edhe disa nga ata qė plaku i kishte rritur dhe i
kishte shkolluar nė luftė tė vazhdueshme me prangat e sė kaluarės, ndėrsa
njėkohėsisht e siguronin se ishin me tė. Kur tė tjerėt e shfaqnin mospajtimin e
tyre me kėtė hipokrizi rrėnqethėse, kėrkohej mospėrzierja nė emėr tė afėrsisė sė
gjakut. Raportet feudo-klanore qė Evropa i kishte vdekur para mė se 1000 vitesh,
nė Kosovė e manifestonin tėrė shkėlqimin e vet tė mykur. Ato sundonin nė mėnyrė
sovrane. E vrisnin ēdo talent qė nė embrion dhe si kurva mė e poshtėr, viheshin
nė shėrbim dhe e servisonin ēdo pushtetmbajtės qė e synonte ngecjen dhe jo
avansimin drejt dinjitetit individual dhe lirive kolektive. Kjo alfė dhe omegė e
ēdo dominimi tė huaj duhej luftuar, por lufta kundėr saj nė Kosovė u tregua si
lloji mė i vėshtirė i luftės qė mund ta zhvillonin Perėnditė dhe jo qeniet e
vdekshme njerėzore. Dhe nė shkallėn qė unė e zhvilloja si njeri, i munda
perėnditė. Mirėpo ato nuk tė falin, ose njė gjė tė tillė e bėjnė tepėr rrallė.
Mė shpesh hakmerren, duke e vazhduar lojė-luftėn e tyre morbide me jetėn. Ka
momente tė tilla kur vdekja ėshtė mė e lehtė se sa lojė-lufta me jetėn, por
vdekja si mundje dhe jo si humbje. E provokova tri herė, por nuk mė deshi. Herėn
e katėrt nuk desha ta provokoja vrasjen, por e dija se mund tė vinte dhe isha
indiferent ndaj saj. Getoizimi violent i regjioneve tė caktuara ishte dukuria mė
e fėlliqur e kėtij shekulli. Kishim mėsuar ta urrenim qė nė bankat e shkollės. E
provokonte rėndė ndėrgjegjen time intelektuale, dhe ndjenjėn njerėzore tė
njeriut. Mė lėnduan rėndė, por mė lanė tė gjallė pėr t'u kthyer i plagosur nė
rrugėn time tė moēme tė lojės morbide me vdekjen. Dhe tani ishin pėrzier gjėrat:
lojė-lufta morbide me jetėn e perėndive dhe loja morbide me vdekjen e njeriut nė
mėnyrė tė padiktueshme ishin shndėrruar nė njė. Qėmoti nuk dihej se cila do tė
rėndonte mė tepėr nė ēaste tė caktuara tė kohės.
Mirėpo nuk ishin goditjet e
policisė ato qė mė shkaktonin dhembje mė tė mėdha. Nga goditjet, lėndimet dhe tė
shtėnat e tyre mund tė vdisje, siē vdiqėn shumė tė tjerė, mund tė mbeteshe
sakat, siē mbetėn shumė tė tjerė ose edhe mund tė shėroheshe siē u shėrova edhe
unė. Ajo qė vėrtet mė lėndoi ishin fjalėt: "Ik, ti nuk je babai im", dhe pastaj:
"do ta ndėrroj mbiemrin", tė shqiptuara me gojėn e bijės sime 12 vjeēare, tė
cilėn, nė momentin e takimit nuk e njoha. Ishte rritur. Ishte bėrė goxha vajzė,
por nuk e njoha, sepse nuk u lejova ta pėrcillja rritėn e saj. Ato fjalė delnin
nga thellėsitė e mllefit dhe tė urrejtjes sate, ndonėse nuk pate kurrfarė tė
drejte as tė mllefoseshe dhe as tė mė urreje. Ishin rezultat i edukimit qė ia
dhe, sepse nuk mė njihte drejtpėrsėdrjeti, pos pėrmes teje. Kontrolli i hekurt i
shpirtit tė saj tė njomė gjithmonė mė kishte larguar tė tmerruar pėr fatin e
saj.
Ajo qė mė lėndoi njėsoj rėndė si
edhe kėto fjalė ishte tmerri qė e ndjeja sa herė qė e kujtoja faktin se njė
segment i rėndėsishėm i inteligjencisė sė lartė tė Kosovės pėr 12 vjet rresht e
aprovoi dhe e inkurajoi njė sjellje tė tillė. Ishte kjo pikėrisht ajo
inteligjencie qė e kisha mbrojtur me kėmbėngulje, me ēmimin e pjesės mė tė mirė
tė jetės sime, me besimin e plotė se njė ditė do ta kuptonte gabimin e kohės
komuniste, se do tė korrigjohej dhe se do tė futej nė luftėn e Republikės dhe
tė Demokracisė. Ajo kėtė e bėri, por me rezonimin dhe me frikėn e vjetėr pėr
privilegjet e kohės komuniste. Erleta atyre duhej tu shėrbente si njė lloj
garancie nga pėrmbysja e mundshme. Pėr kėtė shkak, sa herė qė e tentoja
normalizimin e raporteve tė mia me bijėn time, mė delnin pėrpara "bedelėt" e
tyre. Mė vinin gjithmonė para alternativės sė shkatėrrimit tė bijės sime, tė
luftės ose tė tėrheqjes. E zgjidhja tėrheqjen taktike pėr tė mos shkaktuar
pėrmbysjen.
Mirėpo ata vajtėn larg: mė shpallėn
tė krisur, konservativ, komunist a prokomunist, marksist-leninist e gjepura tė
tjera. Vajtėn edhe mė larg:-e tentuan mohimin e dėshmorėve tė parė tė rėnė pėr
demokraci dhe pėr liri nė Brestovc. Iu pėrgjigja me artikullin "Bėje ose vdis"
(Fjala, 5-12 shkurt 1992), por e heshtėn diskutimin, e ndryshuan kontekstin e
gjėrave dhe ranė nė kundėrthėnie me vetveten. Pastaj i mohuan atėbotė tri
kėrkesat e mia: themelore 1) Pėr Republikėn e barabartė tė Kosovės nė
ish-Jugosllavi, 2) Pėr ruajtjen e integritetit territorial tė ish-Jugosllavisė
dhe 3) Pėr respektimin e pavarėsisė sė Shqipėrisė (shih artikujt nė DEA prej
1-6, 90/91, sidomos artikullin redaksional "DEA dhe sulmet"). Pasoi njė
propagandė e tmerrshme, por asnjė pėrgjigje serioze. Pėrhapnin fjalė se isha
kundėr bashkimit me Shqipėrinė. Pėr tė qenė efekti diskreditues mė i fortė, i
shpjegonin popullit nėpėr oda se bashkimi me Shqipėrinė ishte ēėshtje e kryer,
sapo qė nuk kishte ngjarė, po ja qė unė po i pengoja! Sikur kjo ēėshtje tė varej
nga unė dhe jo nga lufta e pėrbashkėt aktive e tė gjithėve! Qėllimi i kėsaj
propagande tė tmerrshme verbale, dhe jo vetėm verbale (atėbotė e izolonin edhe
familjen time nė Krushė) nuk mund tė ishte vetėm likuidimi im politik, por diē
mė e madhe. Ata nuk mund tė mos e dinin se nė atė kohė nuk ishte nė rend tė
ditės Bashkimi me Shqipėrinė por Republika. Nuk mund tė mos e dinin se
diskontinuiteti total politik do tė shkaktonte luftė totale pėr tė cilėn nuk
bėnin kurrfarė pėrgaditjesh. Nga kjo ishte e qartė se llogarisnin nė forca tė
huaja. Efekti politik i kėtij qėndrimi ishte instrumentalizimi total i Kosovės
pėr interesa tė huaja dhe jo pėr interesa tė veta. Qysh heret e kisha kuptuar se
disa qarqeve shkencore-politike amerikane nuk do t'u bėhej vonė po qe se
problemin shqiptar do ta zgjidhnin duke e futur Shqipėrinė si Republikė tė
shtatė brenda ish-Jugosllavisė. Mendimet e tilla kishin mbetur recidiv i planeve
tė Luftės sė II Botėrore. Isha i bindur se SHBA-tė nuk kishin interesa tė
drejtėpėrdrejta nė Ballkan, pėrpos atyre qė i trashėgonin prej britanikėve. Pėr
kėtė shkak, supozoja se disa qarqeve "kokė-nxehta"(hot-heads) tė atjehit nuk do
t'u bėhej vonė edhe po qe se njė gjė e tillė do tė rezultonte me luftė. Me luftė
ata e mendonin luftėn lokale, sepse kjo atėherė "ishte nė modė" dhe jo luftėn
totale. Nuk e kishin tė zhvilluar ndjenjėn e duhur pėr interesat kontradiktore
tė fuqive tė Europės dhe pėr kėtė shkak nuk do tė pėrtonin tė eksperimentonin me
qėllim tė shquarjes sė tyre. Nga kjo mund tė konkludohej fare lehtė se po qe se
njė luftė e tillė lokale do tė komplikohej, nuk do t'u bėhej vonė po qe se nga
dėshira pėr ndėrprerjen e konflikteve tė mėtejshme do tė rezultonte njė Shqipėri
e reduktuar dhe e bashkuar muslimane. Mirėpo mua mė bėhej vonė dhe nuk mė dukej
mirė. Njė Shqipėri e bashkuar, -e mendoja me vete, -pa Devollin apo Sarandėn, me
njė Republikė tė Shkodrės dhe ndoshta edhe tė Mirditės nė mes, ku do tė sundonin
raportet feudo-klanore, me ndonjė aga tė feudo-kapitalizmit nė udhėheqje tė
parashutuar nga jashtė, e pranoj se nuk mė pėlqente. Pastaj mendoja se populli
shqiptar pikėrisht pėr shkak se i kishte pasur tri fe, kishte qenė origjinal dhe
unik nė Evropė, nė ndėrtimin e asaj qė Hegeli do ta quante "Volks geist" dhe se
kjo "Volks geist" e shqiptarėve, me shekuj i kishte pėrbuzur tentativat qė ta
coptonin nė baza religjioze. Kjo qėndresė e pėrbashkėt e tė tri feve e kishte
begatuar pastaj shpirtin e tyre, dhe jo vetėm frymėn, dhe pėr kėtė shkak ky
kishte qenė kontributi mė origjinal i tyre nė ndėrtimin e kombit dhe argument i
fuqishėm nė tėrė qytetėrimin e Evropės pėr perzistencėn e kombit si kategori e
rrėnjosur. Andaj e pranoj se nuk mund ta merrja me mend njė Shqipėri tė tillė tė
reduktuar vetėm nė njė fe. Mė dukej se ajo nuk do tė ishte edhe mė tutje e
njėjtė, me shpirt tė brumosur nga fe e kultura tė ndryshme, por, si e imponuar
nga larg dhe nga tė tjerėt, nė thelb do tė ishte njė Shqipėri pa shpirt. Pėr
kėtė shkak besoja se problemi shqiptar ishte akoma problem dhe jo ēėshtje, dhe
se ishte i natyrės sė barazimit tė plotė me republikat tjera nė ish-Jugosllavi
dhe i barazimit tė popullit nė pikėpamje tė forcės materiale, nė radhė tė parė
me veten dhe pastaj edhe me tė gjithė popujt tjerė nė Ballkan dhe nė Evropė.
Duke u nisur nga kėto premisa, ashtu si mė dukej e mundshme nė atė kohė,
pėrgjigjet i dhashė nė fejtonin "Republika dhe lufta nė kontekst tė
Evropės"(Janar-shkurt -1992). Pastaj nė vende tė ndryshme i thashė me gojė edhe
ca gjėra tė tjera qė mė brengosnin, si p.sh., se politika e pasivizimit nė formė
tė durimit e deziluziononte masėn dhe i ndihmonte shpėrnguljes, se evropeizimi i
Kosovės nuk mund tė reduktohej nė shpėrnguljen e rinisė dhe nė asimilimin e saj
nė Evropė, se metodat mafioze nė politikė nuk tė ēonin askund e shumė gjėra tė
tjera. Mė akuzuan se po ua pėrēaja popullin, i cili nuk kishte asnjė haber pėr
motivet e vėrteta tė sulmeve kundėr meje. Nuk u pėrgjigjėn asnjėherė botėrisht,
por mė dėmtuan tepėr shumė pas shpine. Me fjalė tė tjera, qarqet "kokėnxehta" nė
Amerikė i kishin pasur dishepujt e tyre edhe nė Beograd (se kėtė gjė ua kishte
anda) por edhe nė Prishtinė (se nuk u binte ndėrmend finalja por vetėm starti).
Njė piramidė e arkeologjisė shoqėrore
Nuk e di nėse edhe ti e duartrokisje
kėtė dėmtim pas shpine, por e di se Erleta nuk vinte. Kush ishin ata qė nė
mėnyrė tė organizuar, pėrmes "bedelėve" tė tyre, ia mundėsonin vajzės ikjen nga
takimi me babėn e vet sikur ky t'ishte ndonjė kriminel dhe jo njė njeri i
rėndomtė si tė gjithė tė tjerėt? Kėta ishin shumė nga ata qė dikur i njihnim sė
bashku, por qė tani tė pėrkrahnin vetėm ty, qė nė tė vėrtetė nuk mė kishin
pėrkrahur kurrė pėrpos nė masėn qė u kishte konvenuar atyre. Kėta qysh atėherė
nuk kishin pasur botėkuptime tė drejta mbi raportin familje-shoqėri dhe
rrjedhimisht, mbi asgjė. Koha e luftės dhe ajo menjėherė pas saj u kishte
imponuar kriteriume politike mbi jetėn private. Ky kishte qenė kompromisi i parė
i tyre. Tė gjitha kompromiset tjera tė natyrės politike kishin qenė mė tė lehta,
mė tė parėndėsishme dhe mė pak e mė rrallė shqetėsuese. Pėr kėtė shkak, nuk mund
tė pritej nga kėta kėmbėngulja nė mbrojtjen e parimeve dhe shumė rrallė e
njihnin funksionin e tyre. Procesi i racionalizimit nė mendjen e tyre nuk i
kishte lejuar ta kuptonin tė vėrtetėn; -nuk e ndjenin se mendimet i kishin
sipėrfaqėsore, tė pathelluara dhe as qė mund t'i thellonin. Pėr kėtė shkak ishin
tė prirur t'i besonin tepėr shumė argumentit tė autoritetit dhe jo autoritetit
tė argumentit. Ishin tė bindur se duhej ta konsideronin veten "super-burra" nė
kuptimin niēean tė fjalės, por pa nevojėn e pėrdorimit tė kamxhikut, pasi qė
kėtė e zėvendėsonin pozitat e larta shoqėrore.
Nė thelb, intelektualisht tė pakompletuar,
veten e identifikonin me kėto pozita. Si rrjedhojė politike e kėtij identifikimi
doemos paraqitej karrierizmi i tepruar i cili ndodhej nė raport tė zhdrejtė me
shkallėn e kompletėsisė intelektuale dhe tė identitetit personal. Pėr kėtė
shkak, frika nga rreziku pėr humbjen e tyre i drejtonte tė gjitha veprimet
tjera, si nė raport me veten, ashtu edhe nė raport me tė tjerėt. Andaj ėshtė e
kuptueshme se ishin tejet tė pandjeshėm pėr problemet qė nuk i rrezikonin
pozitat e tyre dhe tejet tė ndjeshėm pėr ēdo synim tė kundėrt. Ky kishte qenė
dhe kishte mbetur i vetmi kriterium i sjelljes sė tyre gjer me ndryshimin e
ambientit politik, i cili akoma nuk kishte pėrfunduar.
Pjesa tjetėr qė vinte menjėherė pas
tyre, u ngrit nė sferat mė tė larta shoqėrore pa ndonjė prapavijė dhe traditė tė
duhur intelektuale. Raportet familjare tė kėsaj pjese poashtu i karakterizonte
pabarazia, bile edhe mė shumė se sa nė rastin e parė, sepse tė parėt qysh heret
qenė tė detyruar t'i pėrmbaheshin imixhit mbi pjesėmarrjen familjarisht nė
luftė. Si rrjedhojė, gruas i mbetej tė identifikohej jo me veten, as me burrin,
por vetėm me pozitėn e tij nė shoqėri. Ajo mund tė ishte grua e filan doktorit,
inxhinjerit, profesorit etj., sikurse qė nė rastin e parė simotra e saj
prezentohej si grua e filan kryetarit, sekretarit, ministrit etj. Ajo nuk mund
tė ishte filan-fistekja, me identitetin dhe me dinjitetin e emrit tė vet
personal, sepse si tė tillė nuk e njihte askush, dhe as qė ishte ajo vetė e
orientuar pėr tė qenė e vetvetes. Ky orientim i femrės shqiptare pėr tė mos qenė
e vetes, por si fėmijė -e filan kolektivitetit familjar, ndėrsa pak mė rrallė -e
filan babait, dhe nė moshė tė rritur -e filan burrit, ishte pothuajse
tradicional. Atė e mėsonin qė nė fėmijėri pėr tė mos qenė e vetes por vetėm e tė
tjerėve. Shoqėria tradicionale shqiptare ishte pėrfundimisht arkaike. Nga ky
arkaizėm buronin pastaj tragjedi tė shpeshta dhe tė rėnda, ndonėse kishte lindur
si mekanizėm mbrojtės i shoqėrisė nga imponimet e jashtme. Puna ishte qė ky
arkaizėm patjetėr tė luftohej dhe jo tė kultivohej nė rrethana tė ndryshuara.
Ndėrkaq kjo luftė ishte njė "condicio sine qua non" i ēdo evropeizimi tė
shėndoshė e jo tė ēoroditur.
Nė tė dy rastet, mbikėqyrja dhe edukimi
i fėmijėve, si edhe punėt e shtėpisė, mbeteshin detyrė ekskluzive e gruas.
Intelektuali ynė i lartė, nga ky aspekt, ndodhej nė pozitė tė ngjashme me
cilindo shkollar tė familjeve kolektive nga fshati qė e pėrbėnin hallkėn e tretė
tė piramidės shoqėrore nė Kosovė, po qe se numrimi i tyre do tė fillonte nga
lartė poshtė. Ishte kjo njė piramidė e vjetėr sa edhe vetė shoqėria -njė
piramidė arkaiko-arkeologjike nė shumė kuptime, ndonėse skeleti i strukturės
bazė nuk mund tė ndryshonte askund.
Burrat nga kėto tri kate ose hallka
shoqėrore, nė vetėdijen e tyre tė lajthitur konsideroheshin si "super-burra",
pasi qė ashtu i kishte bindur procesi i racionalizimit tė kompromiseve qė i
kishin bėrė me ndėrgjegjen e tyre nė ngutje e sipėr pėr tė arritur sa mė lart qė
tė ishte e mundur. Nė tė dy hallkat e fundit, e ndonjėherė edhe nė hallkėn e
parė, burrat ishin tė zhveshur nga pėrgjegjėsia e brendshme familjare, nga
pėrgjegjėsia pėr kujdesin ndaj fėmijėve. Kjo pastaj e mundėsonte ripėrtėritjen e
piramidės arkeologjike nė shumė kuptime. Nė tė dy hallkat e para kėtė ua
mundėsonte bashkėshortja me identitet tė tretur, ndėrsa nė hallkėn e tretė,
kėsaj i ndihmonte edhe kolektiviteti familjar nė frymėn e traditės. Kishte edhe
raste ekstreme, kur burri nga hallka e dytė i linte gruan dhe fėmijėt nė fshat
nėn kujdesin e kolektivit familjar, pėrderisa nė banesėn e vet nė qytet e
vendoste njė grua tjetėr jolegjitime. Dhe pėr kėtė nuk e brente kurrfarė
ndėrgjegje, sepse ky kishte qenė kompromisi fillestar i njė pankompromisiade tė
mėvonshme gjithėshoqėrore, kur burrat-fėmijė nga hallka e tretė, madje edhe
gratė e tyre, e konsideronin si normale njė martesė "ashiqare" nė Kosovė, dhe
njė tjetėr "pėr tė cilėn nuk flitej" nė Evropė. Vetėm nga ky fakt fatkeq ėshtė
fare e qartė natyra e moralit qė kishim filluar ta kultivonim.
Tė trija kėto hallka tė shoqėrisė e
pėrbėnin shtresėn sunduese tė saj. Kėto ushtronin ndikim tė madh nė krijimin e
mentalitetit dhe tė ambientit politik. "Super-burrat" e kėsaj shtrese
konsideroheshin tė civilizuar, madje edhe nė nivel tė Evropės, por gabonin,
ndonėse nuk ishin tė vetėdijshėm, kur dukuritė devijante dhe me rėndėsi
margjinale i merrnin pėr thelb tė moralit evropian. Disa nga ata natyrisht edhe
mund ta dinin tė vėrtetėn, por tė gjendur para dilemave tė shumta qė kishin tė
bėnin me ta, u dukej mė e lehtė ta zgjidhnin rrugėn e oportunizmit utilitar: me
ēmimin e flijimit tė gjėrave qė dukeshin se nuk janė aty pėr aty evidente pėr
rrethin e vet, dėshironin me ēdo kusht tė bėheshin dhe tė mbeteshin dikushi.
Objektivisht anėtarėt e tė dy grupeve
tė fundit ishin martuar heret, nė moshėn kur akoma kishin qenė vetėm bij tė
kolektiviteteve familjare dhe jo njerėz tė formuar, me identitet tė vetin. Ishin
martuar rėndom me dėshirėn, por pa vetėdijen e tyre tė plotė mbi rrugėt qė do
t'i kalonin nė tė ardhmen e vet dhe gjithnjė nė kohėn e varėsisė sė plotė
materiale, kur nuk kishin patur as mundėsi reale t'i rezistonin presionit
eventual tė saj (tė familjes kolektive). Megjithatė kjo gjė mund tė ndihmonte
nė kuptimin e mangėsive, por nuk mund t'i arsyetonte ato. Njėmendėsia e luftės
sė zhvilluar pėr t'u ngritur, ose mė tepėr, pėr tė zėnė pozita nė shoqėri,
kishte qenė faktori kryesor qė e pėrcaktonte karakterin e tyre. Meqenėse kjo
luftė gjithnjė e mė tepėr bėhej mė e vėshtirė, pritej qė nga ky bazament
shoqėror njė kategori e konsiderueshme tė mbetej e paintegruar dhe me kohė tė
rritej numerikisht dhe tė forcohej intelektualisht. Dhe ashtu ngjau. Duke e
synuar zhvillimin dhe forcimin e individualitetit tė Kosovės, i pėrkraha qė nga
fillimi i formimit tė tyre si kategori e veēantė shoqėrore. Pastaj nė gjysmėn e
dytė tė artikullit "Viti '81 dhe proceset e demokracisė", i ngrita qėllimisht
lart nė piedestalin politik, por hallkat e integruara shoqėrore te kėta e kishin
parė vetėm rrezikun pėr pozitat e tyre. Mė vonė njė pjesė e rėndėsishme por e
vogėl e tyre u integrua nė alternativėn kosovare, ndonėse duke iu pėrshtatur
rezonimit tė moēėm politik dhe jo duke luftuar pėr ta ndryshuar atė. Ndoshta
kėsaj pėrshtatjeje tė tyre i kishte ndihmuar edhe ndryshimi i rrethanave
ndėrkombėtare, por kjo njėherit e vėrtetonte argumentimin tim se fjala ishte pėr
tė rinjtė qė e synonin tė njėjtėn gjė.
S'ishte kurrfarė ēudie prandaj qė tė dy
palėt tė mė konsideronin si tė tyrin dhe tė gjenin argumente pėr kėtė. Mirėpo
meqė me tė parėt nuk e kisha ndarė bipėrkatėsinė politike, ndėrsa me tė dytėt as
moshėn dhe as injorancėn e kuptueshme pėr proceset politike, njėsoj mund edhe tė
mė refuzonin nga vetja. Ashtu edhe ngjau. Edhe mė deshėn, por edhe mė hodhėn
atėherė kur menduan se nuk u duhesha. Nė kėtė mėnyrė mbeta vetėm i vetes, ashtu
siē kisha qenė gjithmonė.
Mirėpo pėrkundėr gjithė kėsaj lufte, tė
cilėn herė-herė e zhvillonin tė gjitha palėt kundėr meje, njėkohėsisht, dhe nė
tė gjitha drejtimet, unė qėndrova konseguent: e besoja se inteligjencia e
Kosovės, anėtare e sė cilės je edhe ti, heret a vonė do t'i kuptonte gabimet e
rezonimit tė moēėm politik tė kohės sė komunizmit nė Kosovė. Pėr kėtė shkak edhe
tė arsyetova, dhe meqė pėr asnjė milimetėr nuk i kishe tejkaluar kufijtė e
gabimeve tė tyre, e kėrkova mbrojtjen tėnde edhe pėr kohėn e demokracisė dhe jo
vetėm pėr kohėn e komunizmit. Mirėpo ti e vazhdove avazin e vjetėr ndėrsa ata e
vazhduan rezonimin e moēėm tė pėrkrahjes sė njėanėshme. Kjo mė tmerroi. Ata qė e
pretendonin udhėheqjen e luftės pėr dinjitetin dhe identitetin e njė populli tė
tėrė, tė cilėve populli u besonte me fanatizėm tė verbėr, nuk e shihnin dot se
kishin startuar shtrembėr. Duke e pėrkrahur njė praktikė pėrfundimisht imorale,
binin nė provimet elementare tė etikės dhe nuk e shihnin lidhjen e saj me
politikėn. Pėr kėtė ua tėrhoqa vėrejtjen dhe mė akuzuan pėr bajraktarizėm. Pėr
ta individi nuk mund tė lozte ndonjė rol tė madh nė ecurinė e proceseve dhe duke
mos e parė trashėgimin e botėkuptimeve tė vulgarizuara staliniste mbi rolin e
masės nė revolucionet shoqėrore, mė akuzonin pikėrisht pėr stalinizėm! I kishin
hutuar titujt dhe gradat e larta tė shkencės dhe tė politikės, pasi qė tashmė e
kishin harruar mėnyrėn e arritjes sė tyre. U binda pėrfundimisht se ata
demokracinė e barazonin me interesat e veta tė veēanta. Pėr kėtė shkak, metodat
mafioze pėr sendėrtimin e kėtyre qėllimeve jo vetėm qė i prezantonin si
demokratike por fatkeqėsisht edhe i besonin si tė kėtilla. E kishin pėrvetėsuar
qasjen cinike dhe jo atė idealiste ndaj demokracisė, duke harruar se pikėrisht
kjo e kishte avancuar demokracinė. Rendi, skrupujt, ligji, ligjshmėria, normat
etike, me vetė qasjen e tillė, ishin tė eliminuara nga rezonimi i tyre politik.
Bukuria sublime e demokracisė duhej tė ekzistonte vetėm pėr budallenjtė si unė.
Politikėn e kishin reduktuar nė njė mjeshtėri pėr dallavere dhe pėr pazarllėk.
Bėnin tregti me opcionet politike dhe nuk e ndjenin se fjala ishte pėr interesa
fundamentale tė njė populli tė tėrė. Si rezultat i kėtyre botėkuptimeve tė
rrotulluara mbi demokracinė, sot nuk ka vetėm ngecje, por edhe retardime tė
rėnda dhe tragjike tė proceseve politike.
Ata qė kėto gjėra nuk duan t'i shohin
sot, ata qė pėr kėto nuk mėrziten tani, nuk do tė mėrziten kurrė. Ata janė njė
soj karrieristėsh tejet tė zhdėrvjellėt, dhe padyshim qė do tė mbeten me ēdo
kusht nė pushtet nė ēfarėdo rrethana. Ky ishte dhe mbeti qėllimi i tyre i vetėm,
por nuk e di se kujt, pos vetė atyre, do t'u duhet ai pushtet? Pushteti mbi njė
popull tė pėrgjysmuar nga ēdo drejtim nuk ėshtė tjetėr veēse njė karikaturė e
mjerė e vetes.
Besova se nga ai bazamenti i pėrmendur
i piramidės arkeologjike -dhe arkeologjike nė shumė kuptime, do tė shpėrthente
kategoria nė fjalė e tė rinjve qė tanimė nuk ishin tė rinj. Dėgjova se tė kishin
zgjedhur anėtare tė Kėshillit pėr Liritė dhe tė Drejtat e Njeriut nė Kosovė.
Pikėrisht aty ishin tė koncentruar shumė nga kėta tė rinj tė moshės sė pjekur.
Meqė dikur i kisha ngritur lart nė piedestalin politik, kurse tė tjerėve u kisha
premtuar se me ēmimin e jetės nuk do ta lejonim rrėnimin e jetės (shiko
ligjėratėn: "Individi dhe procesi politik") nuk desha t'i besoja njė kauboji tė
Texasit se edhe ugandezi Amin Dada njė herė kishte qenė i zgjedhur nė forume tė
ngjashme. Desha tė besoja se kėta nuk do ta lejonin pėrvjedhjen e praktikave qė
do ta cėnonin integritetin moral tė forumit nė fjalė. Desha tė besoja se edhe ti
vetė nuk do ta lejoje njė gjė tė tillė. Mirėpo edhe kėta u treguan oportunistė
si tė parėt. Edhe ti u pajtove me kėtė oportunizėm. Lufta politike qė duhej tė
zhvillonit u reduktua nė evidentimin e eksceseve, tė ndodhive dhe tė krimeve dhe
nė arkėtimin e tyre nė forumet e larta tė komunitetit evropian. Me kaq
pėrfundonte lufta politike e tė rinjve tė pjekur.
Thua se Evropa nuk i dinte dhe nuk i
shihte ato. Thua se ajo vetė nuk i kishte provuar tashmė. Kjo mė hidhėroi. Ua
thashė edhe mė parė me gojė, por tani po ua pėrsėris: ose nuk e njihnin natyrėn
e luftės politike, ose nuk e besonin fare atė. Nė tė dy rastet do tė duhej tė
ishin tė ndershėm. Po qe se nuk ishin tė gatshėm tė ballafaqoheshin me
konsekuencat qė doemos i nėnkupton lufta politike, atėherė le tė hiqnin dorė nga
ajo! Le tė merreshin me diē tjetėr qė nuk ka konsekuenca tė tilla, si psh. me
bujqėsi ose me tregti, por jo me luftėn politike pėr liritė dhe tė drejtat e
njeriut nė Kosovė! Nė kėtė mėnyrė ata e shkaktuan humbjen totale tė besimit tė
dhėnė.
Njė mbledhje
Gjatė njė viti tė tėrė shkollor
punonim nė tė njėjtin fakultet, por nuk u takuam ndonjėherė. Pastaj, meqė ishte
fjala edhe kinse pėr mua, mė ftuan nė mbledhjen e pėrmendur tė 1 korrikut tė
kėtij viti. Ti erdhe me vonesė, dhe pikėrisht kjo gjė mė dha rastin tė tė
shikoja drejtpėrsėdrejti. Pikėrisht ashtu siē mund t'i pėrcillte Suzana , e cila
si me porosi ishte ulur mbase kastile pėrballė meje, ndryshimet e mundshme nė
fytyrėn time. Mirėpo mė ra ndėr mend me kohė. Nuk i dhashė rast ta kryente kėtė
detyrė. Ka kohė qė jam mėsuar ta komandoj brendinė time. Gjėrat qė i vėrejta tek
ti, shihej qartė se nuk vinin nga pleqėria. Dėshirova t'i zbėrtheja. Pėr kėtė
shkak i mbėrtheva tamthat me gishtėrinj, dhe sakaq mė dolėn para sysh dridhjet e
Andinit.
Skena tė tmerrshme kishte pėrjetuar
Andini. Atė vetė dhe tė motrėn i mbanin peng nė nivel mėhalle, (mahallisht). Njė
herė, pas njė nate tė tmerrshme tė kaosit shpirtėror, kur kisha kėrkuar qė ta
shihja, kish qenė dėshmitar i vėrsuljes sė dajallarėve tė tij pėr tė mė rrahur,
sepse kisha guxuar t'ua prishja gjumin (kishte qenė ora 8 e mėngjezit). Nuk e
dija se pėr ta bėrė njė gjė tė tillė ishte dashur tė kaloja procedura tė
posaēme. Po atė ditė fshati qe mbarsur me propagandėn e aktivistėve tė LDK-sė.
Kisha bėrė gabim tė madh, thoshin ata, ndonėse nuk e shpjegonin dot se ku
konsistonte gabimi. Qė nga ajo ditė Andini e bart nė vete njė shqetėsim tė
dridhshėm, njė dridhje shqetėsimi sa herė qė dėgjon se do tė kaloj aty pari, kah
dajallarėt e tij. Ndoshta edhe pėr kėtė shkak, qysh kur ai ishte nė moshėn 4
vjeēare, i tėrė njė fshat me tė pesė mijė banorėt e tij, i bėnte sehir udhėtimet
e Andinit. Njė vocrrak 4 vjeēar udhėtonte gati pėr ēdo ditė prej njė skaji nė
skajin tjetėr tė fshatit nėpėr vapėn e verės, nėpėr baltėrat e vjeshtės e nėpėr
stuhinė e dimrit, duke i kaluar pritat e qenėve, dhe shkonte pėr ta parė babain
e tij qė donin t'ia rrėmbenin. Nė fillim kishin qeshur me udhėtimet e tij, sepse
i kishin interpretuar si produkte lazdrimi, pastaj kishin filluar ta admironin
pėr guximin dhe gjindshmėrinė qė e kishte treguar gjatė atyre udhėtimeve. Mė nė
fund, kur e kishin koptisur esencėn e ēėshtjes, ajo kishte mbetur sėrish aty ku
kishte qenė -e pazgjidhur. Andini i vogėl gradualisht ishte shndėrruar nė njė
legjendė lokale, por pa ndonjė pėrmendore tė ngritur si ajo e Manequen Pisse-it
nė Bruksel tė Belgjikės. Mendoja me vete: sikur udhėtimeve tė Andinit t'u
ngritej ndonjė pėrmendore si atij nė Belgjikė, atėherė ajo patjetėr do tė duhej
t'i pėrmbante dridhjet shqetėsuese tė Andinit, do tė duhej tė simbolizonte
indolencėn ndaj imponimit tė njė politike nga jashtė brenda, shkatėrrimin
pėrfundimtar tė rendit tė gjėrave. Ndėrkaq figura e Manequin Pisse-it nuk
pėrmbante asgjė tė kėtij lloji pėrveē njė pėrbuzjeje tė lehtė me tė cilėn
protestohej eksportimi i njė politike nga brenda -jashtė. Nuk pėrmbante asgjė
tmerruese, por pėrkundrazi, njė protestė sharmante, njė fakt qė nuk i pėrkiste
atij vetė, por edhe shoqėrisė, qė i kishin lėnė vrragė tė thella qė do tė duhej
t'ia mbulonte koha, por qė ajo kurrsesi nuk po vinte.
Pastaj m'u kujtua Brisilda, vajza ime
tri-vjeēare. E kishin bėrė shoshė nga prapa me inxheksione, por nuk e kishin
parė tė arsyeshme tė mė tregonin. Ftohja e saj, si gjithmonė, u ishte dukur e
parėndėsishme. Mirėpo rezultat ishte largimi i saj nga unė, ashtu si edhe Erleta
mė heret: mė urrente sepse nuk kisha qenė pranė saj kur kishte pasur dhembje.
Nuk e kisha mbrojtur dhe as ngushėlluar. Kisha mbetur pėr tė njė i huaj i
paarritshėm, ndonėse thoshin se isha baba i tyre. Pastaj unė desha ta urreja
gjithė botėn e femrave, por ti ishe aty. Tė pashė dhe e ndjeja prezencėn tėnde.
Nė tė vėrtetė nuk tė pashė, por vetėm tė lexova e tė shkoqita shpirtėrisht.
I mbylla sytė dhe desha tė
pėrqendrohesha, por tani mė doli pėrpara Eranda. Ti nuk e njeh Erandėn. Ėshtė
bija 7 vjeēare e vėllait tim -Afrimit, dmth., mbesa ime. Ėshtė tejet e hajthme
por inteligjente. Ditėn qė u nis ia kishte pėrkujtuar babait tė vet qė veturėn e
tyre tė ma linin mua "Axhit Ukshin". U kishte shpjeguar se ajo do tė mė duhej
pasi qė udhėtoja rregullisht pėr nė Prishtinė dhe mund ta takoja -Erletėn.
Pastaj kishte kėrkuar tė pėrshėndetej me mua, por unė kisha ikur. Nuk kisha
mundur tė ndahesha dot prej tyre. Pėr kėtė shkak ia kishte plasur vajit. Vajit
tė saj iu kishte bashkangjitur edhe Bulena (Albulena) 4 vjeēare, qė e kishte
kėrkuar Andinin, por ky si zakonisht nuk e kishte honepsur, ngase i dukej si
tepėr e bezdisshme. Mė nė fund i kishte pajtuar Bresha (Arbėreshja) 3 vjeēare
"Do t'i ēojmė, -kishte propozuar ajo, -Axhit Ukshin ma:ka". Me kėtė propozim
ishin pajtuar qė tė trija dhe iu kishin bashkuar prindėrve tė vet nė rrugėn e
gjatė tė mėrgimit. Tė 19 shokėt e Afrimit qė i njihja mė parė, kishin vajtur
tashmė qysh heret. Lėndimi im, pas rrahjes, e kishte bindur pėrfundimisht se
duhej tė shkonte edhe ai. Dhe shkoi me gjithė familjen, si tė gjithė shokėt e
vet.
Thashė me vete: ē'i duhej
Millosheviqit tė manipulonte aq shumė pėr ta arritur njė qėllim aq tė
kollajshėm? Por pėrgjigjet mu
dukėn si tejet triviale. Andaj i heshta.
Pėrderisa nxirrja konkludime tė
tilla, mė pengoi, por edhe mė zgjoi, zėri i asaj kolegeje qė tė vardisej. I
shikova njerėzit pėrreth. Ishin po ata njerėz qė 12 vjet mė parė i kisha parė nė
sallėn e arsimtarėve tė Fakultetit Filozofik. Mungonin ca mė kryesorėt, por
shumė prej tyre ishin bėrė tė mėdhenj dhe u ndjehej prezenca pėrmes bedelėve.
Disa i kishin avansuar gradat dhe pozitat, por nuk ishin avansuar edhe vetė.
"Njė fatkeqėsi e rėndomtė e intelektualėve tanė, -mendova, -ėshtė se nuk
avansojnė dot sė bashku me gradat." Tė gjithė e pretendonin unitetin, por
shpėrthenin lehtazi nė sipėrfaqe tė njėjtat pėrkufizime grupore si dikur: nė ata
qė pretendonin se e kishin pushtetin, por qė kishin zbritur nė bodrumet e
shtėpive private. Nė ata qė pretendonin humbjen e pushtetit, por qė megjithatė
me dinakėri, menēuri dhe gjelozi e ruanin, duke pretenduar se e ndanin me tė
parėt, por po ashtu nėpėr bodrumet e shtėpive private. Dhe mė nė fund, nė ata qė
i bėnin sehir tė dy grupet nė fjalė dhe nuk prisheshin me asnjėrin, duke e
pritur pėrfundimin e luftės sė tyre pėr pushtet dhe jo pėr shtet. Tė gjithė
pretendonin se ishin kundėr Serbisė, pėrderisa ajo vetėm sa i kishte braktisur,
dhe kėta nuk e kuptonin pėrse.
Mendoja: kėta nuk e dinė se Eranda, Bulena dhe Bresha tashmė kishin vajtur. Nuk
dinin asgjė as pėr Sildėn 3 vjeēare e cila nė mėnyrėn e vet fėminore protestonte
kundėr ndarjes me babain e vet. Kishin dėgjuar mbase pėr Erletėn, por nuk mund
ta njihnin botėn e saj tė brendshme. Dhe konkludova: njė inteligjencie me njė
popull tė pėrgjysmuar nga tė gjitha drejtimet. Mirėpo kėtė e kisha konkluduar
edhe mė heret. Motivi pėr tė konkluduar pėr tė dytėn herė po tė njėjtėn gjė
s'mund tė ishte vetėm personal. U pėrpoqa ta gjeja motivin dhe sakaq m'u kujtua
biseda me atė intelektualin, ish-mikun tim, qė i takonte grupit tė parė (qė e
pretendonin pushtetin, por qė ky u kishte ikur, bile edhe nga Tirana): "Nuk
kishim pasur popull, -thoshte ai,-por vetėm fis". Ndoshta vėrtetė ishte kėshtu,
por ky nuk kishte tė drejtė ta thoshte njė gjė tė tillė. "Qen bir qeni, -thashė
me vete, -e dėshiroje luftėn por jo edhe pėrgjegjėsinė!" Me imoralitetin e kėtij
qėndrimi e katandisėn ēdo moral nė gjendje tė amullisė shpirtėrore tė njė
populli tė tėrė dhe pastaj me njė paturpėsi tė hapur deklamonin se nuk kishte
pasur popull por vetėm fis dhe pėr kėtė i fajėsonin tė vdekurit dhe jo veten e
tyre.
Intensiteti i mendimeve po mė
shkaktonte mundime. Pėr kėtė shkak e ndėrrova vendin, por tani mė dhimbnin edhe
plagėt. Megjithatė arrita tė koncentrohesha sėrish. Ē'kėrkoja unė nė kėtė vend?
-e pyeta veten, dhe sakaq m'u kujtua se gjatė tėrė vitit e kisha kėrkuar
Erletėn, por nuk e kisha gjetur. Nuk ishte edhe mė tej vendi im aty, pėrfundova
me vete, dhe pėrsėri tė vura re. Befas m'u bė e qartė gjithė e vėrteta jonė e
hidhur. Nuk pata nevojė ta mėsoja nga bisedat dhe as qė tė ma rrėfenin. Thjesht
m'u bė e qartė dhe e kthjellėt si kristali, por dhe e rėndė si tunxhi:
TĖ KISHIN PĖRDORUR TY PĖR TA
SHKATĖRRUAR JETĖN TIME. POR PĖR TA BĖRĖ SHKATĖRRIMIN ME THEMEL TĖ JETĖS SIME, TI
NUK U KISHE MJAFTUAR. E KISHIN (OSE -E KISHA) GJETUR EDHE NJĖ TJETĖR, POR KĖTĖ E
MĖSOVA NĖ NDĖRKOHĖ. ATĖ QĖ NUK E DIJA DERI NĖ ATO ĒASTE DHE PĖR TĖ CILĖN NUK
KISHA QENĖ I VETĖDIJSHĖM ISHTE FAKTI SE MĖ KISHIN GJETUR EDHE MUA PĖR TA RRĖNUAR
JETĖN TĖNDE DHE JO VETĖM PĖR TA SHKATĖRRUAR ATĖ. PASTAJ E KISHIM GJETUR
NJĖRI-TJETRIN PĖR TA RRĖNUAR JETĖN E FĖMIJĖVE TANĖ. KY RRĖNIM CIKLONIK KISHTE
VAZHDUAR ME VITE TĖ TĖRA DHE AKOMA VAZHDON EDHE SOT. PĖRKUNDĖR PREMTIMIT SE ME
ĒMIMIN E JETĖS NUK DO TA LEJONIM RRĖNIMIN E JETĖS, JETA NĖ KOSOVĖ VAZHDONTE TĖ
RRĖNOHEJ. TANI E RREZIKON EDHE VETĖ EKZISTENCĖN E KOMBIT. KJO NUK DUHET LEJUAR!
Krushė e Madhe Ukshini
18 korrik 1993
Bibliografia
ALTHUSER, LUJ Za Marksa, Nolit,
Beograd 1971
ARENDT, HANA Vita activa oder vom
tatigen leben, München
ARISTOTELI Politika, Prishtinė
B.R. ADMIRAL; DANIEL INMAN; BURTON, F.
Jr. Technology and Competitiveness, The New Policy Frontier, Foreign
Affairs, Fall 1990
BACKER, BERIT Behind the stone
walls
BAY, KRISTIAN The Structure of
Freedom, Stanf. Un. Pr. California 1970
BERTRAM, KRISTOF The German
Question, Foreign Affairs, Spring 1990
BIBIĒ, ADOLF Politicka znanost,
predmet i sustina; Hrestomatija politicke znanosti, Zagreb 1971
BLOH, ERNEST Das Prinzip Hoffnung,
Frankfurt a/M, 1973
BROWN, DAVID Ethnic Revival,
Perspectives on state and society, Third Word Quaterly, Oct. 1989
BRZEZINSKI, ZBIGNJEV Post Komunist
Nationalism, Foreign Affairs, Winter 1989-90
BRUNET, RENE The New German
Constitution, 1922
CARR, E.H. International Relations
Beetween the Two World Wars, St. Martins Press, N.Y.
CARVER, GEORGE Jr. Intelligence in
the Age of Glasnost, Forreign Affairs, Summer 1990
CLAY, JASON, W., The Ethnic Futur
of Nations, Third Word Quaterly, October 1989
COHEN, BENIAMIN J. The question of
Imperialism, Basic Books, Inc. Publishers, N.Y. 1973
DYVERZHE, MORIS Uvod u politici,
Beograd 1966
ENLOE, CYNTHIA Policia, armija i
etniciteti, Zagreb 1990
FRANKL, JOZEF The Making of Foreign
Policy, Okll.Univers.Press, London 1967
GANDI, M.K. My Non Violence,
Navajivan Publishing House, Ahmedabad 1960
HABERMAS, JURGEN Technik unt
Wisentschaft als Ideologie, Frankfurt a/M, 1970
HEGEL, G.W.F. Estetika I, Beograd
1975
HOBBES, THOMAS, Leviathan (ed.
and. intr. by C.B.Macpherson) Harmondsworth, Eng., Penguin, 1968
HOFFMAN, STANLEY A New World and
its Troubles, Foreign Affairs, Fall 1990
HORKHEIMER M. Zur Kritik der
instrumentellen Vernunft, Frankfurt a/M, 1967
HORKHEIMER, MAKS und ADORNO, THEODOR
Dialektik der Autklärung, Amsterdam 1947
IBLER, VLADIMIR, Medjunarodni odnosi,
Hrestomatija Pol. znanosti, Zagreb 1971
KANT, IMMANUEL, Kritika cistoga uma,
Beograd, Kultura, 1970
KELLER, KENET, H. Science and
Technology, Foreign Affairs, Fall 1990
KENNAN, GEORG, America and the
Russian Future, For. Aff. Spring 1990
KENNAN, GEORG, Comunism in Russian
Histori, For. Aff. Winter 1990-91
KIPOLA, KARLO, The economic Decline
of Empires, 1970
KOBER, STANLEY, Idealpolitik,
Foreign Policy, Summer 1990
LASWELL, HAROLD, Psichopathology
and Politycs
MACKINDER, HALFORD J. Democratic
Ideals and Reality, New York 1942
MAKIAVELI, Sundimtari (Il
Principe), Prishtinė
MARKSI, K. Kapitali, Tiranė
MARTIN, ALFRED von,Sociologie der
Renaissance...Frankfurt 1949
MACRIDIS, ROJ Foreign Policy in
World Politics, New Yersey, USA 1976
MCLELLAND, CHARLES, International
Relations, Wisdom or Science nė James N.Rosenau, International Politics and
Foreign Policy, The Free Press, Macmillan Publishing Co.In.N.Y. USA 1969
MOR, TOMAS Utopia, Prishtinė
MORGENTHAO, HANS J. Politics among
Nations, A.A.Knopf, N.Y.1967
MOREN, EDGAR, Kako misliti Evropu,
Sarajevo, 1989
NORTHEDGE, F.S. The Foreign
Policyes of the Powers, The Freedom Press, N.Y.1974
NEHRU, JAWAHARLAL, An Autobiography,
Allied Publishers, New Delhi, 1961
ORGANSKI, A.F.K. World Politics,
A.A.Knopf, N.Y.1968
PASHIQ, NAJDAN, Uporedni politicki
sistemi, Beograd 1978
PASHIQ, NAJDAN, Klase i politika,
Beograd 1968
POLITIĒKA ENCIKLOPEDIJA, Savremena
Administracija, Beograd 1975
PRIFTI, PETER, Albania, Boston,
Masachussettes, 1978
PUTO, ARBEN, Pavarėsia shqiptare
dhe diplomacia e fuqive tė mėdha, Tiranė 1978
RENOVEN, P., DUROSELLE, J.B.
Introduktion a l historie des Relationes Internationales, Librarie Armand
Colin, Parsis 1970
RÖHRICH, WILFRID - NARRA,W.D. Politika
kao znanost, Zagreb 1989
STALIN, J.V. Marksism and National
Question, San Francisko, Proletarian Publishers 1975
STOESINGER, JOHN, G. The Might of
Nations, Random House, N.Y, 1967
SULISBURY, HARRISON, E. The War
Between Russia and China, Pen Books, London 1969
SHEELY, ANNE, Population Trends in
Central Asia and Khasakstan 1959-1965, Central Asian Rewiew, 4.1965
TOQUEVILLE, ALEXIS dė Democracy in
America, Doubleday and Company, Inc. N.Y.1969
The theory and practice of proletarian
internationalism, USSR Academy of Sciences, Progress Publishers, Moskow 1976
VEKOVIQ, IVAN, Afrika i socijalizam,
Beograd 1976
WEBER, MAKS, Wirtschaft und
Geselschaft, Tubingen 1976
ZAMAROVSKI, VOJTECH, Heronjtė e miteve
antike, Prishtinė 1985
ZBIRKA NOVIH USTAVA, Savremena
administracija, Beograd 1979
Biografi e shkurtėr e autorit
Ukshin Hoti ėshtė i lindur nė Krushė tė
Madhe, fshat nė komunėn e Rahovecit, Republika e Kosovės, nė vitin 1943 nga i
ati Nazyfi dhe e ėma Fatimja, nė njė familje me gjendje tė mesme ekonomike
(babai -gazetashitės, ndėrsa e ėma -shtėpiake).
Nga fshati i tij ndahet nė moshėn 12
vjeēare pėr shkak tė shkollimit (8 vjet shkollė fillore, 5 vjet shkollė normale
nė Prizren e nė Prishtinė, 4 vjet studime nė Fakultetin e Shkencave Politike nė
Zagreb, 2 vjet studime postdiplomike nė Beograd - drejtimi i Marrėdhėnieve
Politike dhe Ekonomike Ndėrkombėtare, pas tė cilave specializon pėr njė vit nė
universitetet amerikane tė Ēikagos, tė Harvardit nė Kembrixh -Boston dhe nė
Washington D.C.).
Qė nga gjysma e dytė e viteve 70 gjer mė
1981 ka punuar nė detyra tė ndryshme politike e arsimore nė Kosovė; ka qenė
ligjėrues i vitit III dhe IV tė Fakultetit Juridik, drejtimi
Juridiko-Diplomatik, i vitit III tė Fakultetit Filozofik, dega
Filozofi-Sociologji, i shkollės politike tė Qendrės Krahinore pėr Arsimimin
Marksist "Edvard Kardel", ka qenė Sekretar i Sekretariatit pėr Marrėdhėnie me
Botėn e Jashtme tė KE dhe tė Kuvendit tė KSA tė Kosovės, ka qenė anėtar i
pothuajse tė gjitha forumeve federale qė merreshin me politikėn ndėrkombėtare.
Pas diskutimit tė tij nė njė mbledhje tė
organizatės bazė partiake tė Fakultetit Filozofik, dega Filozofi -Sociologji, nė
Prishtinė me 19 nėntor tė vitit 1981, me ē'rast vihet nė mbrojtje tė hapur tė
studentėve, tė demonstratave tė tyre dhe tė kėrkesės sė tyre themelore pėr
konstituimin e Kosovės nė Republikė, arrestohet dhe dėnohet me 9 vjet burg,
dėnim i cili i ulet nė 3,5 vjet nga Gjykata Supreme. Pas daljes nga burgu ai
detyrohet tė kthehet nė fshatin e tij tė lindjes nė kushtet e njė izolimi
ostracist. Tė gjitha pėrpjekjet pėr shpėrthim tregohen tė pasuksesshme.
Mė 1990 angazhohet nė Lubjanė nė revistat
"Alternativa", "Republika" dhe nė atė me titull "Demokracia Autentike -DEA" tė
cilėn e drejton vetė si ideator politik dhe si kryeredaktor. Duke qenė se gazeta
bllokohet me metodat financiare tė politikės sė qarqeve tė caktuara tė
Prishtinės, ai kthehet sėrish nė vendlindje nga ku vazhdon tė veprojė herė me
kontribute politiko-eseistike, herė si profesor i Sociologjisė Politike nė
Universitetin e Prishtinės. Nė fillim tė vitit 1993 (nė muajt mars-prill) e mban
edhe dėnimin e tij tė dytė politik pėr shkak se njė vit mė heret kishte
organizuar njė homazh masiv pėr martirėt e demokracisė nė Brestovc. Po kėtė vit
ai rrahet pėr vdekje nga njė pritė e njėsiteve speciale serbe nė Gllogovc, pas
kthimit tė tij nga vizita e grevistėve tė urisė nė Pallatin e Shtypit nė
Prishtinė tė inicuar nga Adem Demaēi.
Gjatė kėtij viti ai merr pjesė edhe nė
tubimet e organizuara nė Tetovė me pėrfaqėsues politikė gjithėkombėtarė ku
merren qėndrime politike lidhur me nevojėn e bashkimit tė kombit shqiptar nė njė
shtet unik. Nė vazhdėn e kėtij aktiviteti ai vihet nė krye tė partisė me program
politik kombėtar UNIKOMB. Mirėpo shteti, duke parė tek aktivizimi i tij i plotė
politik rrezikun e prishjes sė baraspeshės politike dhe tė marrėveshjes sė
heshtur me subjektet e pasivizuara politike shqiptare tė Kosovės, e burgos
sėrish dhe e dėnon me 5 vjet burg nėn pretekstin e anėtarėsimit ilegal nė LPRK e
nė UNIKOMB me qėllim tė minimit tė sistemit kushtetues e tė tėrėsisė
territoriale tė Jugosllavisė.
Aktualisht gjendet nė vitin e dytė tė
dėnimit nė "Dubravė" tė Istogut.
/1995/
PĖRMBAJTJA
PJESA I
KOSOVA DHE EVROPA
1. Pėr njė qasje shkencore tė politikės nė
Kosovė
2. Prapavija e qasjes
3. Shteti dhe interesat vitale tė kombit
-I
(Teoritė e proveniencės sė
Perėndimit)
4. Shteti dhe interesat vitale tė kombit
-II
(Teoritė e proveniencės sė Lindjes)
5. Shqiptarėt dhe interesat vitale tė
kombit
PJESA II
1. Viti '81 dhe proceset e demokracisė
2. Republika dhe lufta nė kontekst tė
Evropės
3. Shqiptarėt nė kontekst tė interesave
aktuale strategjike
4. Ēėshtja shqiptare, faktori kombėtar e
ndėrkombėtar
5. Individi dhe procesi politik -I
6. Individi dhe procesi politik -III
(Fjala e mbrojtjes para gjyqit)
PJESA III
1. Kėrkesa pėr republikė ėshtė kėrkesė pėr
zhvillim mė tė shpejtuar
2. Gishti i trashė i vėllait tė madh
3. Mbi karakterin autentik tė demokracisė
4. Demokracia autentike kosovare
5. Armata dhe politika
6. Mbi tė gjitha nderimi i vetvetes
7. Axhamillėku i ynė politik
8. Bėje ose vdis
9. Kronika e rrėnimit tė njė jete
10. Biografi e shkurtėr e autorit
|