H. MEHMED HANXHIQ
HYRJE NĖ SHKENCĖN
E
HADITHIT
Logos-A
- Shkup
1417/1997
Titulli i origjinalit
H. Mehmed Handzic
Uvod u hadisku nauku
III izdanje; Sarajevo 1972
Pėrktheu
Nexhat Ibrahimi
Copyright© by Logos-A - 1997
CIP -
Katalogizacija vo publikacija
Narodna i univerzitetska biblioteka
“Kliment
Ohridski”
- Skopje
297.5
HANXHIQ, Mehmed
Hyrje nė
shkencėn e hadithit / Mehmed Hanxhiq; [pėrktheu Nexhat Ibrahimi]. - Shkup :
Logos-A, 1997, 66
str. ; 24
sm.
- (Biblioteka Hadith)
Prevod na deloto:
Uvod u tefsirsku nauku
ISBN 9989-601-41-0
a) Hadisi - Komentari
COBISS-ID 23075594
Hyrje nė shkencėn e
hadithit
PARATHĖNIE BOTIMIT TĖ PARĖ

Pejgamberi i All-llahut, Muhammedi
alejhis-selam, pas vete na ka lėnė dy udhėheqės nė fe, tė cilėt, nėse do
t’u pėrmbahemi si duhet, gjithnjė do tė na pėrudhin nė lumturi e shpėtim, e
do tė na ruajnė nga mashtrimi. Ata dy udhėheqės janė Libri i All-llahut,
Kur’ani famėlart dhe Hadithi ose Sunneti i Pejgamberit tė All-llahut. Rreth
tyre janė zhvilluar dy shkenca fetare, qė pa dyshim janė dy dituritė
fetare islame mė tė rėndėsishme. Kėto janė shkenca e tefsirit dhe hadithit.
Kjo “HYRJE”
jep parapėrgatitjen mė tė rėndėsishme pėr atė qė dėshiron tė preokupohet me
kėto dy shkenca.
Autori
HYRJE NĖ SHKENCĖN E HADITHIT
Fjala hadith ( )
nė gjuhėn arabe dmth. lajm dhe tė folur pėrgjithėsisht. Nė shkencėn e
hadithit, fjala hadith si shprehje profesionale ka domethėnie tė veēantė.
Aty fjala hadith dmth., “ajo qė Muhammedi alejhis-selam e ka thėnė, e
ka punuar, ose ka parė qė dikush diēka bėnė, e me heshtjen e vet kėtė e ka
lejuar dhe njeriun pėrkatės nuk e ka qortuar.” Nė hadith bėjnė pjesė edhe
ato lajme qė flasin pėr karakteristikat e Muhammedit alejhis-selam dmth. pėr
atė ēfarė ka qenė Muhammedi alejhis-selam me karakteristikat e veta tė jashtme e
shpirtėrore. Nė pajtim me kėtė, hadithi ndahet nė katėr lloje:
1. El-Hadithu-l-kavlij
( )
dmth. ajo qė Muhammedi alejhis-selam e ka thėnė, psh.

“Musliman (i mirėfilltė) ėshtė
ai, nga gjuha dhe dora e tė cilit muslimanėt tjerė janė tė qetė e tė sigurt.” Mė
sė shumti ka hadithe tė kėtij lloji.
2. El-Hadithu-l-fi’lij
( )
dmth. ajo qė Muhammedi alejhis-selam e ka punuar, psh:

“Ka shkuar Pejgamberi a.s. te
muslimanėt e varfėr, i ka vizituar dhe ka asistuar nė xhenazet e tyre.”
3. El-Hadithu-t-takririj
( )
dmth. ajo qė Muhammedi alejhis-selam e ka parė ose dėgjuar se vepron njė
musliman, dhe kėtė me heshtje e ka lejuar dhe tė pėrmendurin nuk e ka qortuar,
psh.:

“Rrėfen Xhabir b. Semure: “Kam
ndenjur ulur me Pejgamberin a.s. mė shumė se qindra herė, e shokėt e tij
njėri-tjetrit i recitonin vjersha dhe pėrmendnin nga diēka nga periudha
paraislamike, kurse ai heshtte dhe herė-herė me ta buzėqeshej”.
4. Nė vendin e katėrt vijnė
hadithet qė pėrmbajnė karakteristikat fizike ose shpirtėrore tė Muhammedit
alejhis-selam dhe flasin pėr vetitė e Muhammedit alejhis-selam, psh.:

(“Ka qenė Pejgamberi a.s.
njeriu mė i bukur sipas pamjes dhe mė i miri sipas karakterit.”), ose:

(“Pejgamberi s.a.s. gjatė kohė
heshtte, kurse pak qeshej.”)
Ky pėrkufizim i hadithit ėshtė
i shtrirė nė mesin e dijetarėve tė hadithit. Ndėrkaq disa konsiderojnė se
hadithi ka domethėnie mė tė pėrgjithėsuar, dhe se hadith, sipas mendimit tė tyre,
quhen edhe thėniet e shokėve tė Pejgamberit alejhis-selam - as’habėve dhe
thėniet e brezit pas tyre - tabiinėve. Ky pėrdorim ėshtė i rrallė ose tėrėsisht
i mospėrfillur.
Sunneti
( )
nė gjuhėn arabe dmth. veprim, mėnyrė e sjelljes. Si term fetar sunneti
pėrcakton veprimin e Muhammedit alejhis-selam dhe mėnyrėn e sjelljes sė tij.
Sunneti nganjėherė i pėrcakton edhe tė gjitha hadithet e tij, dhe psh.
thuhet: Burimi i parė fetar ėshtė Kur’ani, kurse i dyti Sunneti. Nė kėtė kuptim
shpesh pėrdoret edhe fjala hadith. Nė fikh sunneti pėrcakton atė qė me fe ėshtė
e rekomanduar dhe qė ėshtė e mirė tė veprohet, e nuk ėshtė detyrim rigoroz.
Haber
( )
nė gjuhėn arabe dmth, lajm, kurse nė shkencėn e hadithit nganjėherė pėrdoret si
sinonim i hadithit, e nganjėherė ka domethėnie mė tė gjerė sikur qė e ka fjala
ether ( ).
Me fjalė tė tjera, fjala “ether” nė gjuhėn arabe dmth. gjurmė, mbetje dhe
lajm, kurse nė shkencėn e hadithit ka domethėnie mė tė pėrgjithėsuar se sa
hadithi. Pėr kėtė shkak thuhet: Ēdo hadith ėshtė ether, kurse ēdo ether nuk
ėshtė hadith. Nė pajtim me kėtė, etheri nėnkupton lajmet qė kanė tė bėjnė
me Muhammedin alejhis-selam, as’habėt, tabiinėt dhe njerėzit tjerė. Nganjėherė
nė kėtė kuptim pėrdoret edhe haberi. Pėr kėtė historianit qė merret me
lajmet pėrgjithėsisht i thuhet Ahbarij ( ).
Nuk dihet se kush nė histori u
ka kushtuar mė shumė rėndėsi lajmeve dhe mė me kujdes ka vepruar nė kėtė
pikėpamje sikur muslimanėt me traditėn e vet, me lajmet qė kanė tė bėjnė me
Muhammedin alejhis-selam dhe lajmet pėrgjithėsisht. Ata kanė shėnuar ose e kanė
regjistruar nė mbamendje ēdo lajm dhe ēdo hadith sė bashku me zinxhirin e
njerėzve nėpėrmjet tė cilėve lajmi pėrkatės ka arritur.
Vetė lajmi ose vetė hadithi
quhet metn ( ),
dmth. teksti, kurse zinxhiri i njerėzve nėpėrmjet tė cilėve ky lajm ka ardhur
deri te ne, quhet sened ( ),
dmth. mbėshtetje. Pėrcjellja dhe rrėfimi i kėtillė i hadithit quhet isnād
( ).
Shpeshherė fjala isnad pėrdoret si sinonim i fjalės sened.
Senedi te hadithi ėshtė
ēėshtje shumė e rėndėsishme. Sipas senedit ose - tė shprehemi mė qartė - sipas
besnikėrisė, diturisė dhe devotshmėrisė sė njerėzve qė e pėrcjellin hadithin, i
njohim hadithet autentike nga hadithet e dobėta dhe atyre haditheve qė nuk janė
autentike. Dhe njėmend, sikur tė mos ishte senedi, Zoti e di se ēka krejt nė tė
do tė ishte futur. Pėr kėtė edhe thotė dijetari i madh islam Abdullah b.
Mubareku: “Senedi ėshtė prej fesė. Sikur mos tė kishte sened, kush ēka tė dojė
do tė fliste.” Nė hyrje tė Sahihut tė Muslimit qėndron se Ebu Is’hāk Tālikāni e
ka pyetur Abdullah b. Mubarekun pėr njė hadith, se ēfarė ėshtė. Abdullahu e
pyeti se prej kujt e ka dėgjuar, e ky i tha: “Nga Shihāb b. Hirāshi.” Ėshtė
njeri besnik, nė kėtė tha Abdullahu, por prej kujt ai e ka dėgjuar? Pėr Zotin,
ai vetėm thotė se kėtė hadith Muhammedi alejhis-selam e ka thėnė, kurse nuk
tregon se prej kujt e ka dėgjuar, u pėrgjigj Ebu Is’hāku. Nė kėtė Abdullahu tha:
“O Ebu Is’hāk, ndėrmjet Haxhxhaxh b. Dinārit dhe Alejhis-selamit ka shkretėtira
tė shumta, qė as devetė mė tė mira nuk mund t’i kapėrcejnė!” Nga kjo kuptojmė se
ēfarė rėndėsie i kanė kushtuar dijetarėt islamė senedit.
Mė lartė kemi cekur se rrėfimi
i tillė i hadithit quhet isnād. Pos kėsaj shprehjeje ekziston edhe njė shprehje
qė ka domethėnie tė njėjtė, kurse kjo ėshtė shprehja “rivājet”
Njerėzit
tė cilėt nė kėtė mėnyrė e pėrcjellin hadithin quhen “rāvijė” (
pl. ).
Rāvijė pra janė njerėzit qė e pėrbėjnė zinxhirin ose senedin e njė hadithi.
Emrat e cekur nė titull janė
emėrtime pėr njerėzit qė merren me shkencėn e hadithit. Shkalla mė e ulėt ėshtė
“musnidi” ( ).
Me atė emėr quhet njeriu qė i rrėfen hadithet me senedet e tyre, pa marrė
parasysh atė se a e njeh ai nė hollėsi domethėnien kompetente tė atyre
haditheve, vlerėn e tyre dhe njerėzit nėpėrmjet tė cilėve ato hadithe deri te ai
kanė depėrtuar.
Pas kėtij vjen “muhaddithi”
( ).
Me kėtė emėr quhet njeriu qė i thotė hadithet dhe e di domethėnien e tyre
kompetente, vlerėn e tyre dhe njerėzit qė i rrėfejnė. Njohja e hadithit sė paku
duhet tė jetė e kėtillė, qė tė mund tė quhet shkencė. Pėr kėtė dijetarėt e
fikhut thonė: “Sikur dikush t’u testamentojė diē ‘dijetarėve’ ose ‘ulemasė’, nė
kėtė grup nuk do tė bėnin pjesė njerėzit qė vetėm i rrėfejnė hadithet e nuk i
njohin domethėniet e tyre kompetente, as senedet e atyre haditheve, as njerėzit
qė i pėrcjellin, sepse vetėm rrėfimi nuk ėshtė shkencė”.
Nė vendin e tretė vjen
“hāfidhi” ( ).
Kėtė emėrtim e meriton njohėsi i hadithit qė e kapėrcen shkallėn e muhaddithit
nė njohjen e shkencės sė hadithit. Ky nocion nuk mund tė pėrcaktohet saktė, e
pėrveē kėsaj ndėrron edhe sipas kohės. Xhemāluddin el-Mizzi e pėrkufizon
nocionin e hāfidhit dhe thotė: “Nė masėn mė tė vogėl, numri i njerėzve tė
hadithit, biografitė dhe vlerat kritike tė tė cilėve ai i njeh, duhet tė jetė mė
i madh se numri i atyre qė ai nuk i njeh.”
Ibni Sejjidini na thotė:
“Hāfidh ėshtė njeriu qė i njeh gjeneratat ( )
e njerėzve tė hadithit, ashtu qė nė ēdo gjeneratė numri i njerėzve qė ai i njeh
tė jetė mė i madh se i atyre qė ai nuk i njeh.”
Disa thonė: “Hāfidh ėshtė ai
qė njeh njėqind mijė hadithe.”
Nga kėto pėrkufizime mund tė
pėrfundohet se ky emėrtim ėshtė shumė i rrallė, e sidomos nė kohėt e vona, kur
fusha e kėsaj shkence ėshtė zgjeruar konsiderueshėm, e ajo qė duhet njohur,
tepėr ėshtė shtuar.
Kėto tri emėrtime janė
emėrtimet kryesore pėr njerėzit qė merren me hadith. Disa e shtojnė emėrtimin “huxhxhe”
( )
dhe thonė se e meriton njeriu qė njeh treqind mijė hadithe dhe “hākim” ( ),
kurse e meriton ai qė i njeh tė gjitha hadithet; kuptohet tekstet e tyre,
senedet e tyre, kritikėn e njerėzve dhe biografitė e tyre. Kėto dy emėrtime janė
pak tė njohura si emėrtime profesionale.
Nuk ėshtė larg mendjes nėse
kėtu sjellim disa lajme pėr atė se sa hadithe kanė mbajtur mend dhe kanė ditur
dijetarėt e mėdhenj. Me kėtė mė lehtė do tė ndriēohet edhe nocioni i hafidhit.
Ahmed ibni Hanbeli thotė: “Unė
e kam zgjedhur kėtė Musnedin tim nga 750.000 hadithe.”
Jahja b. Meīni thotė: “Unė me
dorėn time kam shkruar njė milion hadithe”.
Buhariu thotė: “Unė mbaj mend
njėqind mijė hadithe autentike dhe dyqind mijė hadithe mė tė dobėta”.
Muslimi thotė: “Unė e kam
sajuar kėtė sahihun tim nga treqind mijė hadithe qė i kam dėgjuar.”
Ebu Davudi thotė: “I kam
shkruar pesėqind mijė hadithe tė Pejgamberit alejhis-selam, kurse nga ata i kam
zgjedhur ata qė i kam kyēur nė Sunnenin tim”.
Ebu Zur’a tregon: “Unė di
pėrmendsh njėqind mijė hadithe qė i mbaj mend sikur “Kul huva-ll-llahu ehad”.
Kėtu duhet tėrhequr vėrejtjen
nė atė qė dijetarėt e hadithit shpeshherė me hadith nėnkuptojnė edhe thėniet e
as’habėve dhe tė tabiinėve, e pėrveē kėsaj tekstin e njėjtė me sened tjetėr
sikur edhe ndryshimet e vogla nė tekst ose sened tė hadithit, i llogarisin si
hadith i veēantė. Pėr kėtė nuk duhet tė habitemi me lartėsitė e numrave tė
mėsipėrm dhe tė pyesim ku janė sot gjithė ato hadithe.
Hadithi apo sunneti i
Muhammedit alejhis-selam ėshtė burimi i dytė fetar nė Islam. Nė vend tė parė
vjen Kur’ani, e menjėherė pas tij sunneti i Pejgamberit a.s. Nė vendin e tretė
vjen “ixhmai” (konsensusi), kurse nė tė katėrtin “kijāsi” (analogjia). Nė tė
vėrtetė burimet kryesore fetare janė vetėm Kur’ani dhe hadithi, sepse dy
burimet e fundit nuk janė tė pavarura, por bazohen dhe zėnė fill nė Kur’an ose
nė sunnet.
Se Kur’ani ėshtė argument dhe
burim fetar, pėr kėtė asnjė musliman nuk ka dhe nuk guxon tė ketė fare dyshim. E
sa i pėrket hadithit, kėtė mund ta themi, se tė gjithė dijetarėt islamė, e edhe
tė gjithė muslimanėt, me pėrjashtim tė vogėl tė disa sekteve tė devijuara, qė
janė larguar nga rruga e vėrtetė, janė tė pajtimit se edhe hadithi ėshtė burim i
mėvetėsishėm fetar dhe argument sheriatik. Nė themel tė hadithit ose sunnetit,
njėjtė sikur edhe nė themel tė Kur’anit, mund tė pėrfundojmė se diēka ėshtė
detyrė fetare (farz ose vaxhib), ose me fe ėshtė e preferuar (mendub) apo ėshtė
e lejuar (mubah), ose ėshtė mė mirė tė flaket (mekruh) ose ėshtė e ndaluar
(haram).
Nga vetė Kur’ani kuptojmė se
edhe sunneti ėshtė burim fetar dhe argument i pavarur sheriatik. Prandaj, ēdo
musliman qė e pranon Kur’anin, e pa kėtė njeriu nuk mund tė jetė musliman, duhet
tė pranojė se hadithi ėshtė burim fetar dhe argument sheriatik. Kur’ani thotė:

“Thuaj: ‘Nėse e doni
All-llahun, atėherė ejani pas meje qė All-llahu t’ju dojė, t’ju falė mėkatet
tuaja’…” (Āli Imrān, 31).

“Kush i bindet Pejgamberit,
ai i ėshtė bindur All-llahut.” (En-Nisā,
80).

“Ēka t’ju japė Pejgamberi,
atė merrni, e ēka t’ju ndalojė, pėrmbajuni...”
(El-Hixhr, 7)

“Ty ta zbritėm Kur’anin qė
t’u shpjegosh njerėzve atė qė u ėshtė shpallur atyre…”
(En-Nahl, 44).

“Dhe ai (Muhammedi) nuk
flet nga mendja e tij. Ai (Kur’ani) nuk ėshtė tjetėr pos shpallje qė i
shpallet.” (En-Nexhm, 3-4).
Mufessiri i njohur Theālibiu
thotė se ky ajet dtth., se ēdo gjė qė Muhammedi alejhis-selam nė aspekt tė fesė
e ka thėnė, ėshtė Shpallje e Zotit. Nė Sunenin e Darimiut qėndron se mėsuesi i
Evzāiut, Hassāni ka thėnė: “Xhibrili ia ka sjellė Muhammedit alejhis-selam edhe
sunnetin njėjtė sikur qė ia ka sjellė edhe Kur’anin”.
Nė hadith zėnė fill shumė
rregulla fetare. Sikur hadithi mos tė ishte burim fetar, ne nuk do tė dinim se
sa herė nė ditė duhet tė falim namaz, sepse kjo shprehimisht nuk ėshtė cekur nė
Kur’an. Tė parashtrojmė se nė ndonjė mėnyrė do tė mund tė kuptonim se jemi tė
obliguar pesė herė nė ditė tė falim namaz, por nga vetė Kur’ani nuk do tė mund
tė mėsonim mėnyrėn se si do ta falim namazin. Po ashtu nuk do tė mund tė
mėsonim dispozitat pėr zekatin sepse Kur’ani vetėm urdhėron tė jepet zekati,
kurse nuk na ofron sqarime mė tė hollėsishme pėr kėtė. Raste tė tilla kemi mjaft
shumė, nga tė cilat shihet se hadithi pa dyshim duhet tė jetė njė burim fetar
dhe argument sheriatik. Muhammedi alejhis-selam ēdo urdhėresė kur’anore sipas
urdhrit tė Zotit, ua ka shpjeguar njerėzve me vepėr ose me fjalė. Pėr kėtė psh.
nė aspekt tė namazit ka thėnė:

“Falnu sikur qė shihni qė unė
falem!”
Pėr ritualet e haxhxhit ka
thėnė: “Nga
unė mėsoni rregullat e haxhxhit!”
Nga e gjithė kjo jepet tė
pėrfundohet se edhe hadithi ėshtė burim fetar dhe se ēdo musliman duhet t’i
nėnshtrohet asaj qė nė hadith qėndron dhe qė Muhammedi alejhis-selam si shpjegim
tė Kur’anit e ka thėnė apo punuar.
Shkenca e hadithit ndahet nė
dy pjesė: Pjesa e parė quhet ,
kurse pjesa e dytė
.
Pjesa e parė ose
pėrbėhet
prej thėnieve tė Muhammedit alejhis-selam dhe veprave tė tij, mbamendjes,
transmetimit dhe ruajtjes sė tyre.
Pjesa e dytė ose
pėrbėhet
prej rregullave sipas tė cilave njihen vetitė e ndryshme tė metnit dhe senedit
dhe nga rregullat sipas tė cilave njihen mėnyra dhe kushtet e transmetimit dhe
ritregimit tė hadithit dhe cilėsitė e transmetuesve tė tij.
Qėllimi i pjesės sė parė ėshtė
tė tubohen hadithet e Muhammedit alejhis-selam dhe me kujdes tė ruhen, kurse
qėllimi i pjesės sė dytė ėshtė tė njihen se cili hadith mund tė pranohet, e
cili nuk mundet.
Pjesa e dytė e shkencės sė
hadithit pėrveē emėrtimit tė sipėrm quhet edhe ose
ose
,
kurse tėrė kjo dmth. terminologji e hadithit. Kjo pjesė quhet edhe
,
e kjo nėnkupton themelet dhe rregullat themelore tė hadithit.
Shkenca mbi hadithin ėshtė
shkencė tejet e rėndėsishme, dobia e sė cilės ėshtė shumė e madhe, sepse nė
hadith zė fill shumica e dispozitave dhe me ndihmėn e tij njihet dallimi mes
hallallit dhe haramit. Dijetarėt e hadithit kishin rregulla tė veēanta sipas tė
cilave kishin shprehje ose terme tė veēanta profesionale. Sė kėndejmi, kush
dėshiron tė zhytet nė shkencėn e hadithit ose pėrgjithėsisht tė shėrbehet me
hadith, me ēdokusht duhet mė parė ta njohė atė terminologji, ato rregulla tė
cilat janė si hyrje nė shkencėn e hadithit - duhet tė udhėzohet nė
ose
nė .
Mbi terminologjinė e hadithit
dhe mbi rregullat qė kanė tė bėjnė me pėrcjelljen e haditheve dhe ritregimin e
tyre, ėshtė zhvilluar literaturė e tėrė. I pari qė pėr kėtė ka shkruar vepėr tė
veēantė ka qenė kadiu Ebu Muhammed er-Rāmehurmuzi (vdiq rreth vitit 360 H.). Ai
e shkroi veprėn “El-Muhaddithu-l-fāsil bejnerr-rāvi ve-l-vāi”, por nė tė
nuk e ka shtruar tėrė lėndėn e nevojshme. Pas tij pėr kėtė lloj tė shkencės sė
hadithit ka shkruar Ebu Abdil-lah el-Hakimi (vdiq mė 405 H.), por as ai nuk e
ka rregulluar sa duhet veprėn e vet. Pas Hakimit ka qenė Ebu Nuajmi (vdiq mė
430 H.) i cili e vazhdoi punėn e Hakimit, por edhe ai u ka lėnė mjaft punė
dijetarėve tė tjerė pas vete. Pas kėtyre ka qenė Hatīb el-Bagdādi (vdiq mė 463
H.), historiani i njohur i cili ka shkruar pėr rregullat e transmetimit tė
haditheve nė veprėn e vet “El-Kifāje fi ma’rifeti usūli ilmi-rr-rrivājeh”
dhe pėr veprimin te transmetimi i haditheve nė veprėn “El-Xhamiu li
adābi-rr-rāvi ve-s-sāmi”... Nuk ka pothuaj asnjė degė tė hadithit, e qė ai
pėr tė nuk ka shkruar vepėr tė veēantė. Andaj pėr tė edhe thotė Ebu Bekr ibni
Nukta: “Secili qė gjykon drejtė, e di se dijetarėve tė hadithit pas Hatibit u
nevojiten gjithsesi veprat e tij.” 
Pas Hatībit, pėr kėtė lloj tė
shkencės sė hadithit kanė shkruar shumė dijetarė tė cilėt i kanė pėrdorur
veprat e Hatībit. Ndėrmjet tyre do ta cekim kadiun Ijādin i cili me prejardhje
ėshtė prej Ceutės (vdiq nė 544 H.). Ai e shkroi veprėn “El-Ilmāu ilā
usūli-rr-rivājeti ve-s-semā”... Krahas kėtij duhet pėrmendur edhe Ebu Hafs
el-Mejanexhiun i cili mė 579 e shkroi veprėn “Mā la jes’e-l-muhaddithe
xhehluhu”.
Pas kėtyre ėshtė dalluar
Tekijjuddin Ebu Amr ibni Salah (vdiq mė 643 H.), i cili duke e ligjėruar
hadithin nė medresenė Eshrefije nė Damask ka diktuar veprėn e vet tė njohur “Ulūmu-l-hadīth”,
e cila nė botė ėshtė e njohur me emrin “Mukaddimetu Ibni-s-Salāh”. Nė
kėtė vepėr ai i ka tubuar tė gjitha gjėrat kryesore nga veprat e Hatibit, kurse
kėsaj edhe i ka shtuar nga veprat tjera ēka ka pasur nevojė. Pothuaj tė gjitha
veprat e mėvonshme pėr kėtė shkencė janė ose komente, ose shkėputje, ose
shkurtime ( )
tė kėsaj vepre tė Ibni Salahut. Disa madje e kanė shndėrruar edhe nė poezi si
Irakiun dhe Sujutin. Janė tė njohura “Elfijet” e tyre, dmth. poezitė nė
njė mijė vargje mbi shkencėn e hadithit. Ndėr veprat qė janė shkurtuar nga
veprat e Ibni Salahut mė e njohur ėshtė vepra “Nuhbetu-l-fiker fi mustalehi
ehli-l-ether” e Ibni Haxher el-Askalaniut (vdiq mė 852 H.). Kėtė vepėr e ka
shpjeguar vetė autori. Pėrveē kėtyre kujtesave, tė vlefshme janė edhe kėto vepra:
“Et-Takrib” e Neveviut, komenti i Et-Takribit nga Sujutiu qė mbanė
titullin “Tedrību-rr-rrāvi sherhu Takribi-n-Nevevi” dhe
“Tevxhīhun-nadhar ila usūli-l-ether” nga Tahir el-Xhezairije.
Pėr shkak tė pasqyrės mė tė
lehtė, punėn rreth tubimit tė haditheve dhe punėn pėr hadithin mundemi
pėrgjithėsisht ta ndajmė nė gjashtė periudha.
1. mbamendja e haditheve
pėrmendsh;
1. fillimi i tubimit tė
haditheve nė libra;
3. tubimi i haditheve sė
bashku me fetvatė e as’habėve dhe tabiinėve;
4. shkruarja ekskluzive e
pėrmbledhjeve tė haditheve;
5. ndarja e haditheve
autentike “sahih” nė pėrmbledhje tė veēanta, dhe
6. komentimi i disa
pėrmbledhjeve tė haditheve dhe pėrpunimi i tyre.
Muhammedi alejhis-selam ka
pasur shkrues tė veēantė qė sipas urdhrit tė tij kanė shkruar ēdo sure dhe ēdo
ajet qė shpallej. Kėshtu tėrė Kur’ani nė kohėn e Muhammedit alejhis-selam qe
regjistruar edhe pse nuk qe tubuar nė njė pėrmbledhje, nė njė libėr tė veēantė -
mus’haf.
Me hadithin ka qenė mė ndryshe.
Hadithi nuk qe i tubuar nė libra, por ėshtė transmetuar nga goja nė gojė. Vetė
Muhammedi alejhis-selam e kishte ndaluar qė tė shkruhet hadithi. Nė Sahihun e
Muslimit qėndron se Muhammedi alejhis-selam ka thėnė:

“Mos shkruani nga unė! Kush
shkruan diē jashtė Kur’anit, le ta fshijė atė! Flisni prej meje, nė kėtė nuk ka
mėkat as pengesė”.
Shkaku i kėsaj ndalese qėndron
nė atė se Muhammedi alejhis-selam ėshtė frikėsuar qė ndonjė gjė qė nuk bėnė
pjesė nė Kur’an, tė mos pėrzihet nė Kur’an. Shkak i kėsaj ndalese mund tė
konsiderohet edhe ajo qė nė fillim tė Islamit numėr mjaft i vogėl i njerėzve e
kanė njohur alfabetin, prandaj ėshtė dashur atė numėr tė vogėl tė njerėzve tė
shkathėt nė shkrim ta orientojė vetėm nė shkrimin e Kur’anit, sepse atėherė
puna kryesore ka qenė tė ruhet plotėsisht ēdo fjalė e Kur’anit.
Mė vonė Muhammedi
alejhis-selam ka lejuar qė edhe hadithi tė shkruhet. Shkaku i kėtij lejimi ka
qenė ajo qė u arrit tė ndahet Kur’ani prej fjalėve tė Muhammedit alejhis-selam
dhe ajo qė me pėrpjekjen e Muhammedit alejhis-selam arsimimi shpejtė u pėrhap
dhe numri i njerėzve tė arsimuar u rrit dukshėm. (Konsiderojmė se rasti me
robėrit nė Bedėr u ėshtė mirė i njohur).
Se vėrtet Muhammedi
alejhis-selam mė vonė ka lejuar qė edhe hadithi tė shkruhet, shihet edhe nga kjo
qė vijon. Kur ėshtė pushtuar Mekka, Muhammedi alejhis-selam ka mbajtur njė
fjalim (hutbe). Pas fjalimit, njėri nga tė pranishmit me emrin Ebu Shāh kėrkoi
qė ky fjalim t’i shkruhet. Nė kėtė Muhammedi alejhis-selam ka thėnė:
“Shkruani pėr Ebu Shāhun!”
Nė Sahihun e Buhariut qėndron
se Ebu Hurejre ka thėnė:

“Nuk ka nė mesin e shokėve tė
Muhammedit alejhis-selam askush qė mbanė mend mė shumė hadithe nga unė pos
Abdullah b. Amri, sepse ai ka shkruar, kurse unė nuk kam ditur tė shkruaj.”
Nė Sunenin e Ebu Davudit
qėndron si vijon:

(“Rrėfen Abdullah b. Amr b.
el-Asi: “Unė kam shkruar ēdo gjė qė e kam dėgjuar prej Muhammedit alejhis-selam,
e kurejshitėt mė penguan e mė thanė qė mos ta shkruaj ēdo gjė, sepse edhe
Muhammedi alejhis-selam ėshtė njeri; flet edhe kur ėshtė i disponuar edhe kur
ėshtė nė hidhėrim. Nė kėtė unė hoqa dorė nga shkruarja. Mė vonė kėtė ia pėrmenda
Muhammedit alejhis-selam, kurse ai duke treguar me gisht nė gojėn e vet, mė tha:
“Shkruaj, sepse pasha Atė nė dorė tė tė cilit ėshtė shpirti im, nuk del nga goja
ime pos e vėrteta.”
Abdullah b. Amri qysh gjatė
jetės sė Muhammedit alejhis-selam ka hartuar njė pėrmbledhje hadithesh qė nė
mesin e dijetarėve tė hadithit ėshtė e njohur me emrin “Es-Sādikatu”
- e vėrteta. Kėtė pėrmbledhje e tregon nipi i Abdullah b. Amrit, Amr b.
Shuajbi prej babait tė vet Shuajbit, e ky nga gjyshi i tij Abdullah b. Amri.
.
Nė kėtė pėrmbledhje janė
mbėshtetur tė katėr imamėt: Ebu Hanife, Shafiiu, Maliki dhe Ahmed ibni Hanbeli.
Kjo pėrmbledhje sot nuk ekziston nė tėrėsi por gjendet e shpėrndarė nėpėr vepra
tė ndryshme tė hadithit.
Si thamė mė lartė, qysh gjatė
jetės sė Muhammedit alejhis-selam ka pasur njerėz qė e kanė shkruar hadithin dhe
e kanė tubuar nė libra, por kjo megjithatė ėshtė njė gjė e rrallė, sepse
shumica e haditheve ka mbetur e ruajtur vetėm me mbamendje. Fillimi i vėrtetė i
tubimit tė haditheve nė libra u bė nė vitin njėqind sipas Hixhretit; pra rreth
nėntėdhjetė vjet pas vdekjes sė Muhammedit alejhis-selam.
I pari qė kėtė ēėshtje e
inicoi dhe ka dhėnė shkas qė hadithi tė tubohet nė libra, ka qenė halifi i
vyeshėm emevit Umer b. Abdulazizi (ka sunduar prej vitit 99-101 H.).
Qysh para tij kėtė e kishin
tentuar halifi Ebu Bekri e Umeri, por nuk ia arritėn qėllimit. Rrėfehet se Ebu
Bekri kishte tubuar rreth pesėqind hadithe, pastaj urdhėroi tė digjen, sepse
ėshtė frikėsuar, nėse nuk mund t’i tubojė tė gjitha hadithet, qė njerėzit mos
t’i hedhin ato qė nuk janė nė pėrmbledhjen e tij. Po ashtu edhe Umeri
planifikonte qė t’i tubojė hadithet, por edhe ai nga shkaqet e njėjta nga kjo
hoqi dorė.
Kur Umer b. Abdulazizi u bė
halif, vėrejti se kohė pas kohe vdesin njerėzit qė e kanė mbėrrirė Muhammedin
alejhis-selam dhe prej tij kanė dėgjuar shumė hadithe. Ka vėrejtur se po vdesin
edhe njerėzit qė i kanė pritur edhe shokėt e Muhammedit alejhis-selam, e pos
kėsaj ka parė se edhe gėnjeshtra ka filluar tė pėrhapet me tė madhe. Pėr kėtė ka
vendosur tė urdhėrojė tubimin e hadithit.
Diku rreth vitit 100 sipas
Hixhretit, ai i shkroi mėkėmbėsit dhe kadiut nė Medine, Ebu Bekr ibni Hazmit:
“Shiko, t’i regjistrosh qė tė gjitha hadithet e Muhammedit alejhis-selam tė
cilat do t’i gjeshė, sepse kam frikė qė mos tė vdesin njerėzit e ditur. Mos
prano asgjė pos haditheve tė Muhammedit alejhis-selam. Njerėzit e ditur le ta
pėrhapin shkencėn, nė mėnyrė qė tė mėsojnė ata qė nuk dinė. Shkenca nuk do tė
zhduket derisa nuk bėhet fshehtėsi.” Mes tjerash ai i ka urdhėruar Ebu Bekr
ibni Hazmit qė t’i regjistrojė hadithet qė gjenden te Amreja, e bija e
Abdurrahmanit dhe Kasimit, tė birit tė Muhammedit, kurse nipit tė halifit Ebu
Bekrit. U ka shkruar po ashtu edhe mėkėmbėsve tjerė tė vet nė kryeqytete qė edhe
ata tė kujdesen rreth tubimit tė hadithit.
Thuhet se i pari iu pėrgjigj
urdhėresės sė tij Ibni Shihāb ez-Zuhriu (vdiq mė 124 H.), i cili qe i njohur si
njeri mjaft i ditur nė Hixhaz dhe Sham. Sujutiu nė “Elfijen” e vet e
pėrmend kėtė dhe thotė:

Mė vonė kanė filluar tė
mugullojnė pėrmbledhjet tė cilat pėrveē haditheve tė Muhammedit alejhis-selam
kanė pėrmbajtur edhe fetvatė (decizianet) e as’habėve dhe tabiinėve. Tė parėt
qė kėtė punė e kanė filluar kanė qenė:
ą
Nė Mekke, Ibni Xhurejxhi (vdiq
mė 150 H.);
ą
Nė Medine, Ibni Is’hāku
(150) dhe Māliku (179);
ą
Nė Basėr, Rebi’ ibni Sabīhu
(160), Seīd ibni Ebi Arūbe (156) dhe Hammād ibni Seleme (176);
ą
Nė Kufe, Sufjān eth-Thevriu
(161);
ą
Nė Sham, Evzaiu (156);
ą
Nė Vasit, Hushejmi (188);
ą
Nė Jemen, Ma’meri (153);
ą
Nė Rej, Xherir ibni
Abdulhamidi (188) dhe
ą
Nė Horasan, Abdullah ibni
Mubāreku (181).
Nė fillim tė shekullit tė
tretė ndėrrohet mėnyra e tubimit tė hadithit. Dijetarėt pėrpiqen qė hadithin ta
veēojnė nga mendimet e as’habėve dhe fetvatė e tabiinėve. Tė parėt qė u nisėn
nė kėtė rrugė janė: Ubejdullah ibni Musa nga Kufeja (vdiq mė 213 H.), Museddedi
nga Basra (228), Esed ibni Musa (212) dhe Nuajm ibni Hammādi (228). Ata
pėrmbledhjet e veta i quajnė “Musnede”. Pas tyre pasojnė Ahmed ibni
Hanbeli (241), Is’hak ibni Rahevejhu (238), Uthman ibni Ebi Shejbe (239), e tė
tjerė.
Nė tė gjitha pėrmbledhjet e
haditheve deri tash tė pėrmendura janė tė pėrziera hadithet autentike, tė mira
dhe tė dobėta. Lexuesi ka mundur vetėm nė kėtė mėnyrė t’i njohė hadithet
autentike e tė mira, nėse hollėsisht e ka verifikuar ēdo ravi dhe ka kontrolluar
qė nė hadithin pėrkatės mos tė ketė mungesa tjera qė do t’ia cungonin
autenticitetin. Kush nuk ka qenė pėr kėtė i aftė, nuk ka mundur as t’i dallojė
hadithet autentike prej tė dobtave. Nė pajtim me kėtė, ndihej nevoja qė rruga tė
lehtėsohet. Sė kėndejmi disa dijetarė tė hadithit filluan t’i ndajnė hadithet
autentike (sahih) dhe t’i tubojnė nė pėrmbledhje tė posaēme. I pari qė ka nisur
kėsaj rruge ka qenė Ebu Abdil-lah Muhammed b. Ismail el-Buhariu (256). Ai nė
veprėn e vet tė hadithit, qė ėshtė e njohur nė tėrė botėn, ka tubuar numėr mjaft
tė madh tė haditheve autentike nga tė gjitha kaptinat e shkencės fetare. Pas tij
ka shkuar Muslim b. el-Haxhxhaxhi, kurse pas kėtyre dyve edhe njė numėr i madh i
dijetarėve tė hadithit sikur qė janė Hakimi, Ibnu Hibbani, Ibnu Huzejme e tė
tjerė.
Shekulli i tretė sipas
Hixhretit ėshtė epoka e artė e tubimit tė haditheve. Nė tė kanė jetuar dijetarėt
mė tė mėdhenj tė hadithit. Nė tė kanė mugulluar pėrmbledhjet mė tė njohura tė
hadithit, e sidomos ato tė gjashtat ( )
qė janė mbėshtetje e tė gjithė dijetarėve islamė tė kohėve tė mėvonshme dhe tė
cilat, me pėrjashtim tė vogėl, nė vete e ruajnė tėrė sunnetin e Muhammedit
alejhis-selam.
Me mbarimin e shekullit tė
tretė pushon kryesisht tubimi i hadithit, kurse fillon epoka e komentimit tė
pėrmbledhjeve kryesore tė hadithit dhe epoka e pėrpunimit, pėrsosjes dhe
lehtėsimit tė tyre qė tė jenė sa mė tė pėrshtatshme. Kjo epokė zgjatė deri mė
sot. Nė kėtė periudhė janė sajuar me mijėra vepra tė hadithit qė nuk mund tė
numėrohen.
Te tubimi i haditheve nė
pėrmbledhje, dijetarėt e hadithit kanė pasur disa mėnyra. Disa i kanė tubuar nė
njė vend hadithet qė i rrefen njė shok i Pejgamberit pa marrė parasysh se
me ēka kanė tė bėjnė ato hadithe. Pastaj shokėt e Pejgamberit i radhisnin psh.
sipas prioritetit tė tyre: sė pari vinin hadithet e hulefai-rrashidinėve,
pastaj hadithet e ashere-mubashere (dhjetė tė sihariquarve) tė tjerė etj.
Pėrmbledhjet e tilla emėrtohen musnede ( ),
kurse kishte shumė sosh. Kettāniu nė “Err-Rrisāletu-l- mustatrefin” e
vet ka numėruar mė shumė se gjashtėdhjetė.
Disa i kanė tubuar vetėm
hadithet autentike (sahih) duke i radhitur nė kaptina. Pėrmbledhjet e kėtilla
quhen “sahihe” ( ),
kurse ishin mjaft, ndonėse mė pak se sa musnedet.
Disa i kanė marrė kaptinat e
fikhut dhe i kanė tubuar hadithet qė kanė tė bėjnė me to. Pėrmbledhjet e tilla
quhen “sunene” ( ).
Disa nuk janė kufizuar vetėm
nė kaptinat e fikhut, por nė pėrmbledhjet e tyre kanė futur kaptina nga tė
gjitha degėt e shkencės islame. Psh. i kanė cekur hadithet qė kanė tė bėjnė me
besimin ( ),
tė gjitha kaptinat e fikhut, hadithet qė kanė tė bėjnė me tefsirin ( ),
hadithet qė kanė tė bėjnė me jetėshkrimin e Muhammedit alejhis-selam
.
Pėrmbledhjet e kėtilla quhen “el-xhamiu” ( ).
Tė tjerėt prap, krahas
haditheve tė Pejgamberit alejhis-selam i kanė cekur edhe mendimet e as’habėve
dhe fetvatė e tabiinėve. Ky lloj i pėrmbledhjeve tė haditheve quhet
“musannef” ( ).
Disa i kanė radhitur emrat e
mėsuesve tė vet, emrat e as’habėve ose emrat e njerėzve tjerė me rend alfabetik,
e pastaj te ēdo emėr i kanė cekur hadithet qė njeriu pėrkatės i rrėfen.
Pėrmbledhjet e tilla quhen “mu’xheme” ( ).
Pos mėnyrave tė cekura mė
lartė sipas tė cilave janė shkruar pėrmbledhjet e haditheve, ka edhe shumė
mėnyra tė ndryshme qė vetes ia kanė marrė si mbėshtetje tubuesit e ndryshėm tė
haditheve. Ne i kemi theksuar mė kryesoret prej tyre.
PĖRMBLEDHJET MĖ TĖ NJOHURA TĖ HADITHIT
1. Musnedi i Ebu Hanifes
(vdiq mė 150 H.). Ebu Hanife vetė nuk ka shkruar asnjė vepėr tė hadithit,
ndonėse ėshtė shėrbyer me tė dhe e ka njohur. Pas vdekjes sė tij shumė dijetarė
kanė shkruar pėrmbledhje hadithesh, tė cilat janė quajtur “Musnede tė Ebu
Hanifes”. Nė kėto pėrmbledhje i kanė tubuar ato hadithe nė senedet e tė
cilėve gjendet emri i Ebu Hanifes. Pesėmbėdhjetė musnede tė kėtilla i ka tubuar
nė njė pėrmbledhje Ebu-l-Muejjed El-Hatib el-Havarizmi (vdiq mė 655 H.). Ai
kėtė pėrmbledhje e ka radhitur sipas kaptinave tė fikhut dhe e quajti “Xhāmiu-l-mesānīd”.
2. “Muvettai” i Malikut
( )
(vdiq mė 179 H.). ‘Muvetta’ dmth. “rruga e shkelur, e ecur”. Kėtė pėrmbledhje e
ka shkruar vetė Maliku, gjatė kohė e ka pėrkryer dhe ua ka ligjėruar nxėnėsve.
Pėr kėtė shkak pak dallojnė Muvetta-tė qė prej Malikut nė kohė tė ndryshme i
kanė mėsuar nxėnėsit e ndryshėm. Muvettai mė i njohur ėshtė ai qė prej Malikut e
rrėfen nxėnėsi i tij Jahja b. Jahja El-Lejthi el-Endelusi (vdiq mė 234), ( ).
Nė Muvetta ka rreth shtatėqind hadithe, e pėrveē kėsaj ka shumė pyetje tė
fikhut, tė cilat Maliku i ka shpjeguar me fjalėt e veta nė bazė tė argumenteve
qė tek ai kanė qenė tė pranuara. Nė Muvetta pos haditheve sahih dhe muttasil ka
edhe disa hadithe murselė dhe disa hadithe pa sened ( ).
Hadithet muttasil qė gjenden nė Muvetta radhiten nė mesin e haditheve mė
autentike.
3. Musnedi i Shafiiut
(203H.). As Shafiiu sikur as Ebu Hanife nuk e ka shkruar musnedin e vet. Dallimi
ndėrmjet tij dhe Ebu Hanifes ėshtė nė atė qė ai pas vete ka lėnė numėr tė mirė
tė veprave, si dhe pėr hadithin. Musnedin e tij e ka hartuar Ebu’l Abbās
el-Esamm el-Emevi (vdiq mė 346 H.), dhe nė tė kyēi hadithet qė i ka rrėfyer prej
Rebi b. Sulejmanit, nxėnėsit tė Shafiiut, e tė cilėt gjenden nė veprat e
Shafiiut “El-Umm” dhe “El-Mebsut”. Pos Musnedit tė Shafiiut
gjendet edhe njė vepėr e hadithit me emrin “Suneni i Shafiiut” nė tė
cilėn janė tubuar hadithet qė i rrėfen Tahaviu nga nxėnėsi i Shafiiut, Muzeniu.
Tė dy kėto vepra janė tė botuara.
4. Musnedi i Ahmed b.
Hanbelit (vd. 241 H.), qė pėrmbanė rreth 40.000 hadithe, e disa thonė
30.000. Ai nė musnedin e vet i vuri vetėm ato hadithe, nė tė cilat, sipas
mendimit tė tij mund tė mbėshtetet. Pos kėsaj nė musnedin e tij gjenden edhe
hadithe tė dobėta (daīf). Nė kėtė musned ka edhe hadithe qė i ka shtuar i biri i
Ahmedit, Abdullahu (vdiq mė 290 H.) dhe raviu i musnedit, Ebu Bekr el-Katiī
(vdiq mė 368 H.), dhe kėtė qė tė dy me senedet e veta. Musnedi i Ahmedit pa
dyshim ėshtė njė prej burimeve mė kryesore tė vėllimshme tė hadithit.
1. Sahihu i Ebu Abdil-lah
Muhammed b. Ismail el-Buhariut (vdiq mė 256 H.). Emri i plotė i kėsaj vepre
ėshtė

Buhariu kėtė vepėr e ka
hartuar pėr 16 vjet dhe thuhet se nė tė nuk ka shkruar asnjė hadith, derisa nuk
pastrohej, nuk falte dy rek’ate namaz dhe nuk bėnte istihare. Tėrė kėtė e ka
bėrė nga kujdesi i madh duke u pėrpjekur qė nė veprėn e vet tė kyē vetėm atė qė
ėshtė plotėsisht korrekte dhe autentike.
Buhariu nė shumė vende
pėrsėritė shumė hadithe nė Sahihun e vet. Duke i marrė parasysh hadithet e
pėrsėritura, nė kėtė vepėr ka 7397 hadithe muttasil, e duke mos i llogaritur
hadithet e pėrsėritura, nė tė ka 2761 hadithe merfū.
2. Sahihu i Ebu’l - Husejn
Muslim b. El-Haxhxhah el-Kushejrij (vdiq mė 261 H.). Kjo pėrmbledhje e
haditheve, duke e marrė parasysh autenticitetin, vjen menjėherė pas
pėrmbledhjes sė Buhariut. Disa madje ia paraprijnė edhe pėrmbledhjes sė
Buhariut. Nė Sahihun e Muslimit ka rreth 4000 hadithe duke mos i llogaritur tė
pėrsėriturit. Sahihu i Muslimit shquhet me atė qė tė gjitha senedet e ndonjė
hadithi dhe tė gjitha variantet e mundshme tė metnit janė tė tubuara nė njė
vend.
Kėto dy vepra me njė emėr
quhen “Es-Sahīhājn”, dmth. dy pėrmbledhje autentike. Autorėt e tyre nė
to kanė kyēur vetėm atė qė sipas mendimit tė tyre ėshtė e besueshme, e kėto janė
hadithet, senedi i tė cilave ėshtė i ngjitur ( ),
kurse rrėfyesit e tyre janė njerėz plotėsisht tė sigurt. Pėrveē kėsaj edhe
sahabiu, qė hadithin prej Muhammedit alejhis-selam e rrėfen, ėshtė plotėsisht i
njohur. Ky ka qenė “kushti” i tyre nė tubimin e haditheve, qė nė shkencėn e
hadithit quhet me shprehjen profesionale “shartu-sh-Shejhajn”.
3. Suneni i Ebu Davūd
Sulejman b. Esh’as es-Sixhistānit (vdiq mė 275 H.). Ebu Davudi Sunenin e vet
e ka hartuar nė Bagdad, ku para tij e kanė mėsuar shumė njerėz. Ia ka prezentuar
edhe Ahmed b. Hanbelit, tė cilit i ka pėlqyer dhe e ka lavdėruar. Hattabiu thotė:
“Suneni i Ebu Davudit ėshtė mė mirė i sistemuar se sa qė janė Sahihėt e
Buhariut dhe Muslimit, dhe nė tė ka mė shumė fikh se sa nė to.” Gazaliu thotė:
“Pėr muxhtehidin mjafton Suneni i Ebu Davudit”.
4. Xhāmi’u i Ebu Isa
et-Tirmidhi-ut (vd. 279 H.). Tirmidhiu nė Xhāmi’un e vet pos fikhut ka kyēur
edhe shumė kaptina tjera nga shkencat fetare, dhe sė kėndejmi kjo vepėr edhe
quhet xhāmi. Xhāmi’u i tij dallohet me atė, qė pas ēdo hadithi e ka shpjeguar
vlerėn e tij, qė i ka cekur emrat e as’habėve qė hadithet e ngjashme i rrėfejnė
dhe qė nė kaptinat e fikhut i ka shpjeguar edhe mendimet e disa imamėve dhe
as’habėve.
5. Suneni i Ebu Abdirrahmān
Ahmed b. Shuajb en-Nesaiut (vd. mė 303 H.). Nesaiu ka hartuar njė
pėrmbledhje mė tė madhe tė haditheve qė ėshtė e njohur me emrin (Suneni
i madh), e pastaj me kėrkesė tė miqve tė shumtė e ka shkurtuar. Ky botim i
shkurtuar konsiderohet si pėrmbledhja e pestė prej atyre gjashtė pėrmbledhjeve
tė njohura dhe e mbanė titullin “El-Muxhtebā” dhe Sunen. Kjo pėrmbledhje
shquhet me atė qė ndėrmjet tė gjitha katėr suneneve nė tė kishte mė sė paku
hadithe tė dobėta, e po ashtu edhe me atė qė nė shumė vende hollėsisht i
shpjegon mospajtimet e transmetuesve .
6. Suneni i Ebu Abdil-lah
Muhammed b. Jezīd Ibni Māxhe el-Kazvīni-ut (vd. mė 275 H.). Kjo ėshtė
pėrmbledhja e fundit prej atyre gjashtė ( )
pėrmbledhjeve tė njohura. Pėrmbanė rreth 4000 hadithe nė 32 kaptina dhe nja 1500
nėnkaptina ( ).
Nė kėtė pėrmbledhje ka edhe shumė hadithe tė dobėta, por megjithatė ajo ėshtė
mjaft e vlefshme.
*
* *
Disa dijetarė tė hadithit janė
tė mendimit se ekzistojnė gjithsej pesė pėrmbledhje kryesore tė njohura tė
hadithit ( ).
Prej gjashtė tė pėrmendurave mė lartė, ata e pėrjashtojnė Sunenin e Ibni
Maxhes. Disa, prap, e marrin pėr tė gjashtė Sunenin e Darimiut, nė vend tė
Sunenit tė Ibni Maxhes, ndėrkaq tė tjerėt Muvetta’un e Malikut.
*
* *
Nė Sahihun e Buhariut dhe
Muslimit nuk janė tubuar tė gjitha hadithet autentike (sahīh). Pėr kėtė arsye
disa dijetarė tė hadithit kanė bėrė pėrpjekje t’i tubojnė ato hadithe qė janė
autentike, tė cilat Buhariu dhe Muslimi nuk i kanė pėrmendur nė sahihėt e tyre.
Nė mesin e tyre veēanėrisht dallohet Ebu Abdil-lah el-Hākimi, i quajtur
Ibnu-l-Bejji (vdiq mė 405 H. nė Nejsabur). Ai shkroi pėrmbledhjen e hadithit tė
cilėn e quajti “El-Mustedreku ales-Sahihajn” (Plotėsim Sahihut tė
Buhariut dhe Muslimit). Nė kėtė pėrmbledhje ka kyēur hadithet qė u pėrgjigjen
kushteve tė Buhariut dhe Muslimit ose sė paku kushteve tė njėrit prej tyre ose
qė sipas mendimit tė tij janė autentikė, qoftė edhe nėse nuk e plotėsojnė
kushtin e asnjėrit prej tyre dyve. Pėrveē kėsaj, nė Mustedrek ka pasur numėr tė
konsiderueshėm tė haditheve tė dobėta, e pėr disa kanė thėnė disa kritikė tė
hadithit se janė edhe “mevdu” - tė rrejshėm. Mustedrekun e Hakimit e ka
pėrpunuar dhe shkurtuar, duke shpjeguar edhe vlerėn e ēdo hadithi nga ana e vet,
Shemsuddin edh-Dhehebiu (vd. mė 748 H.). Ky pėrpunim ėshtė i njohur me emrin
“Telhisu-l-Mustedrek”.
*
* *
Hadithet e gjashtė
pėrmbledhjeve tė cekura mė lartė, duke e llogaritur si tė gjashtėn Muvetta’un e
Malikut, i ka tubuar nė njė pėrmbledhje Rezīn b. Muavij el-Abderi (535 H.).
Vepra e tij ėshtė e njohur me emrin “Et-Texhrīd”. Meqė kjo vepėr nuk ka
qenė e sistemuar si duhet, e ka rregulluar mė vonė Mexhduddin Ibni Ethiri
(606 H.) dhe e ka titulluar “Xhāmiu-l-usūl min ehādīthi-rr-rresūl”.
Pėrpunimin e Ibni Ethirit sėrish e ka shkurtuar Abdurrahman ibnu-d-Dejba
esh-Shejbaniu (944 H.) dhe e ka quajtur “Tejsīru-l-vusūl”.
PĖRMBLEDHJET TJERA MĖ TĖ NJOHURA TĖ HADITHIT
1. Suneni i Bejhekiut
(458 H.). Bejhekiu ka shkruar dy sunene: “Es-Sunenu-l-kubrā” (Suneni i
madh) dhe “Es-Sunenu-s-sugrā” (Suneni i vogėl). Mė i njohur ėshtė Suneni
i madh i cili ėshtė sistemuar sipas sistemimit tė “Muhtesarit” tė
Muzenijinit pėr fikhun shafiit. Ky sunen pėrmban pothuaj tė gjitha hadithet qė
kanė tė bėjnė me rregullat e fikhut dhe llogaritet nė mesin e pėrmbledhjeve tė
mėdha tė hadithit (ka dhjetė vėllime tė trasha).
2. Suneni i Darekutnit
(385 H.). Nė kėtė sunen autori nė tė shumtėn ka tubuar hadithet “garīb” qė kanė
tė bėjnė me fikhun.
3. Sahihu i Ibni Huzejmes
(311 H.). Nė kėtė vepėr autori ėshtė kushtėzuar tė tubojė vetėm hadithet
autentike.
4. Pas ibni Huzejmes ka shkuar
edhe nxėnėsi i tij Ibnu Hibbān el-Busti (354 H.), dhe edhe ai ka tubuar njė
pėrmbledhje mė tė madhe tė haditheve autentike tė cilėn nė njė mėnyrė tė
pazakonshme, deri atėherė tė panjohur e ka sistemuar dhe e ka quajtur
“Et-Tekasīmu ve-l-envā”.
5. Mu’xhemi i Taberaniut
(360 H.). Taberaniu ka hartuar tre mu’xheme: tė madhin “El-Mu’xhemu-l-kebir”,
tė mesmin “El-Mu’xhemu-l-evsat” dhe tė voglin “El-Mu’xhemu-s-sagīr”.
I madhi ėshtė i radhitur sipas emrave tė shokėve tė Muhammedit alejhis-selam
dhe pėrmbanė rreth 60.000 hadithe. E konsiderojnė mu’xhemin mė tė madh
pėrgjithėsisht. I mesmi ėshtė i radhitur sipas mėsuesve prej tė cilėve autori i
ka dėgjuar hadithet; numri i tyre ėshtė rreth dy mijė, kurse pėrmbanė rreth
30.000 hadithe. Kėtė vepėr edhe vetė autori e ka ēmuar shumė, sepse nė tė ėshtė
angazhuar tepėr. Mu’xhemi i vogėl ėshtė radhitur po ashtu sipas mėsuesve tė
autorit, numri i tė cilėve ėshtė rreth njė mijė; prej secilit ka theksuar nga
njė ose dy hadithe, kėshtu qė numri i haditheve ėshtė rreth 1500.
BIOGRAFITĖ
E TUBUESVE MĖ TĖ NJOHUR TĖ HADITHEVE
1. Ebu Abdil-lah Malik b. Enes
el-Himjeri el-Asbehi. Atij i pėrket emėrtimi i ndershėm “Imamu Dari-l-hixhre”
(Imam i Medines). U lind nė Medine, ku mė vonė edhe ka vepruar dhe ka pėrhapur
shkencėn. Nė zė ka dalė qysh mjaft i ri. Vetė thoshte: “Unė nuk kam filluar tė
japė fetva derisa aftėsinė nuk ma kanė pranuar shtatėdhjetė njerėz tė ditur.
Pak njerėz ka nga tė cilėt kam mėsuar unė, e qė gjatė jetės sė tyre nuk mė janė
drejtuar e mė kanė pyetur pėr disa punė shkencore”. Transmetohet se Ebu Xha’fer
el-Mensuri ka urdhėruar qė ta rrahin me kamxhik pėr shkak se e ka mbajtur
qėndrimin se betimi nėn presion nuk vlen. Thuhet se armiqtė e kanė fajėsuar se
me atė mendim tė vetin ka dashur tė thotė se dhėnia e fjalės qė me presion i
jepet halifit, nuk ka vlerė. Me kėtė, kėtij mendimi tė tij shkencor kanė
dėshiruar t’i japin ngjyrė politike.
Kur Harun err-Rreshidi erdhi
nė Medine, duke udhėtuar pėr nė haxhxh, e dėrgoi njeriun e vet te Imam Maliku
dhe e luti tė urdhėrojė tė vijė me Muvettaun e vet e t’i ligjėrojė vetė halifit.
Maliku e refuzoi kėtė duke u pėrgjigjur:“Shkencės i vihet nė kėmbė, kurse
shkenca tjetrit nuk i shkon.” Halifi i vyeshėm e miratoi kėtė mendim tė Malikut
dhe personalisht erdhi para Malikut, dhe me tė tjerėt ka dėgjuar ligjėratėn e
Malikut. Nuk dihet kush ėshtė nė kėtė mė i madh, Maliku apo Haruni, por qė tė dy
kanė ditur ta ruajnė krenarinė dhe madhėrinė e shkencės.
Nga tė gjitha anėt e botės
njerėzit kanė nxituar t’i dėgjojnė ligjėratat e Malikut. Predikuesi mė i dėgjuar
i Muvetta’ut, Jahja b. Jahja el-Lejthiu ka qenė nga Endelusi i largėt. Shumė
dijetarė konsiderojnė se me Malikun kanė tė bėjnė fjalėt e Muhammedit
alejhis-selam:

“Sė shpejti do tė mund tė
vinte koha qė bota tė udhėtojė pėr shkak tė shkencės, e tė mos gjejė askėnd mė
tė ditur nga dijetari i Medines!”
Maliku vdiq nė Medine nė vitin
179 H., kurse kishte rreth 90 vjet. Me rastin e vdekjes sė tij Sufjan b. Ujejne
ka thėnė: “Nuk ka lėnė pas vete nė tėrė tokėn askėnd tė barabartė me veten”.
2. Ebu Abdil-lah Muhammed b.
Ismail el-Buhari el-Xhu’fi me prejardhje ėshtė turk. U lind nė vitin 194 H. nė
Buharė, kurse mė 210 u nis t’i vizitojė vendet e atėhershme islame duke kėrkuar
njerėz tė dijshėm prej tė cilėve do tė mund tė dėgjonte hadithin. Duke udhėtuar
e ka kaluar Horasanin, Irakun, Hixhazin, Shamin dhe Egjiptin. Qysh si i ri u
dallua nė njohjen e hadithit. Kur erdhi nė Bagdad u tubuan njerėzit e aftė nė
hadith dhe dėshiruan ta sprovojnė aftėsinė e Buhariut. Morėn njėqind hadithe dhe
i pėrzien senedet dhe metnet e tyre, e pastaj ua ndanė dhjetė njerėzve. Kur
Buhariu erdhi nė mesin e tyre, filloi njė nga njė prej dhjetėshit tė pėrmendur
dhe pyetėn pėr hadithet e cekura. Buhariu iu pėrgjigj secilit se nuk di, dhe kur
tė gjithė u renditėn dhe pushuan me pyetjet, atėherė Buhariu filloi dhe i
numėroi tė gjitha hadithet pėr tė cilat e kanė pyetur, duke tėrhequr vėrejtjen
se ku nė secilin gjendet gabimi dhe duke e kthyer ēdo sened nė metnin e vet. Me
kėtė u dėshmua aftėsia e tij dhe tė gjithė ia kanė pranuar dijeninė.
Nga fundi i jetės ėshtė kthyer
nė Buharė, nė vendlindje. Mėkėmbėsi i atjeshėm Halid b. Ahmed ez-Zuheliu e ftoi
nė pallatin e tij qė t’ua ligjėrojė Sahihun e vet djemve tė tij. Buhariu
ngurroi dhe tha se nuk mund ta nėnēmojė shkencėn duke e bartur para dyerve tė
sunduesit dhe se nuk mund tė mbajė ligjėrata speciale pėr bijtė e tij, por nėse
dėshirojnė tė dėgjojnė, le tė marrin pjesė me njerėzit tjerė. Kjo pėrgjigje e
solli nė atė gjendje sa u detyrua ta lėshojė vendin e lindjes e tė niset drejt
Samerkandit. Nė vendin Hartenk, dy fersehė larg Semerkandit, vdiq para
Bajramit tė ramazanit nė vitin 256 H.
Pas vete nuk ka lėnė pasardhės
mashkull. Ka qenė shumė i devotshėm. Ditė e natė kėnaqej me leximin e Kur’anit.
Ka pasur shtat mesatar, i dobėt dhe pak zeshkan.
Pos Sahihut ka shkruar edhe
shumė vepra nga shkenca e hadithit, prej tė cilave do t’i cekim disa:
“El-Edebu-l-mufred”, “Halku ef’āli-l-ibād”, “Et-Tarihu-l-kebir”,
“Et-Tarihu-l-evsat”, “Et-tarihu-s-sagir”, “Ref’u-l-jedejn”,
“El-Kiraetu halfe-l-imam”, “Et-Tefsiru-l-kebir”, etj.
3. Ebu Abdil-lah Ahmed b.
Muhammed b. Hanbel esh-Shejbāni. Nėna si shtatzėnė erdhi nga Mervi nė Bagdad
dhe aty e lindi nė vitin 164 H.
Pas mėsimeve tė kryera njihej
si dijetari mė i njohur nė hadith nė kohėn e vet. Dokument i mjaftueshėm i
aftėsisė sė tij nė hadith ėshtė Musnedi i tij. Kur imam Shafiu erdhi nė Bagdad
iu bashkangjit Ahmed b. Hanbeli dhe e shfrytėzoi dijen e tij. Kur Shafiu doli
nga Bagdadi ka thėnė: “Nuk kam lėnė nė Bagdad njeri mė tė devotshėm e mė tė
ditur se Ahmed b. Hanbeli”.
Kur mu’tazilitėt u forcuan dhe
e shtruan ēėshtjen e “halku-l-Kur’anit”, Ahmed b. Hanbeli kundėrshtoi dhe
u shqua si mbrojtės i medhhebit tė ehli-s-sunnetit, dhe se pėr kėtė qe edhe i
burgosur dhe i rrahur me kamxhik nė kohėn e halifit Mustensirit nė vitin 220 H.
Ligjėratat e tij nga hadithi i
kanė dėgjuar dijetarėt mė tė njohur tė hadithit si Buhariu, Muslimi e tė tjerė.
Ahmedi qe plak shtatgjatė,
zeshkan, mjekrėn dhe flokėt e ngjyrosura me kanė, plot dinjitet. Vdiq tė premten
mė 12 rebi-ul-evvel tė vitit 241 H. Nė xhenazen e tij kanė marrė pjesė shumė
njerėz. Ėshtė varrosur nė varrezat e Bagdadit te Babu-l-Harbi. Ka lėnė dy djem,
Salihun dhe Abdullahun. Salihu ka qenė kadi, kurse Abdullahu e ka rrėfyer
Musnedin e babait tė vet.
4. Ebu’l-Husejn Muslim b.
el-Haxhxhāxh el-Kushejri en-Nejsaburi. U lind nė vitin 204 ose 206 H. I flaktė
pėr hadith e ka ecur tėrėsisht Irakun, Hixhazin, Shamin dhe Egjiptin. Disa herė
ka ardhur nė Bagdad.
Ai ka shkuar hapave tė
Buhariut dhe ėshtė konsideruar nxėnės i tij. Buhariun e ka ēmuar shumė, ndonėse
nė hyrje tė Sahihut tė vet e kritikon veprimin e tij te pėrcaktimi i haditheve
“sahih”.
Vdiq mė 25 rexheb tė vitit 261
nė Nejsabur, ku edhe ėshtė varrosur.
Pos Sahihut ka shkruar edhe
vepra tjera, prej tė cilave mė tė njohura janė kėto: “El-Musnedu-l-kebīr”,
“El-Xhāmi’u alel-ebvāb”, “Kitābu-l-esmāi ve-l-kunā”, “Kitāb-ul-ilel”,
“Kitābu-l-vuhdān”, “Kitābi evhāmi-l-muhaddithīn”.
5. Ebu Davud Sulejman b.
Esh’as es-Sigjistāni. U lind nė vitin 202 H. Hadithin e ka dėgjuar prej
dijetarėve tė njohur e tė zėshėm tė hadithit nė Hixhaz, Sham, Egjipt, Irak dhe
Horasan. Prej tij hadithin e kanė mėsuar Tirmidhiu, Nesaiu, i biri Ebu Bekri,
Ebu Seid Ibnu-l-A’rabi, Ebu Ali el-Lu’luī, Ebu Bekr b. Dase e tė tjerė. Kėta tre
tė fundit janė ravi tė Sunenit tė tij.
Tregohet se Ebu Davudi e
kishte bėrė zakon tė thoshte: “Unė kam tubuar pesėqind mijė hadithe, kurse nga
ky numėr kam zgjedhur ato qė i kam sistemuar nė kėtė veprėn time dhe numri i tė
cilave ėshtė 4800. Kam cekur hadithet sahih dhe ato qė janė tė ngjashme e tė
afėrta me to, e nga e gjithė kjo pėr njeriun qė dėshiron ta ruajė fenė e vet
mjaftojnė katėr hadithe:
1.
“Veprat njerėzore pa dyshim
janė sipas qėllimit”.
2.
“Nė veprat e mira islame tė
njė njeriu, bėn pjesė ajo qė t’i shmanget asaj qė nuk i pėrket.”
3.
“Nuk mund tė jetė besimtari
besimtar i mirėfilltė derisa nuk i dėshiron vėllait tė vet po atė qė ia dėshiron
edhe vetvetes”.
4.
“Hallalli ėshtė sqaruar, edhe
harami ėshtė sqaruar, kurse ndėrmjet tyre ka gjėra tė dyshimta...”.
Vdiq nė Basrė mė 16 shevval tė
vitit 275 H.
Pos Sunenit i janė tė njohura
edhe kėto vepra: “Kitābu-l-merāsīl”, “Kitābu-l-kader”, “En-Nāsihu
vel-l-mensūh” e tė tjera.
6. Ebu isa Muhammed b. Isa b.
Thevre et-Tirmidhi u lind nė vitin 200 H. Hadithin e ka mėsuar nga dijetarėt e
njohur tė atėhershėm tė hadithit, e sidomos prej Buhariut. U dallua me
mbamendjen e vet tė fortė qė ka dalė nė anekdotė. Para vdekjes qe verbuar dhe me
vite tė tėra ashtu i verbėr ka ligjėruar hadithin.
Ka vdekur nė Tirmidhi mė 13
rexheb 279 H.
Pos Xhamiut ėshtė i njohur dhe
mjaft i pėrhapur “Kitābu-sh-shemāil” pėr vetitė fizike dhe shpirtėrore tė
Muhammedit alejhis-selam dhe “Kitābu-l-ilel”.
7. Ebu Abdil-lah Muhammed b.
Jezid Ibni Maxhe el-Kazvīnī err-Rrebei u lind nė vitin 209 H. Duke e dėgjuar
hadithin ka udhėtuar nėpėr Irak, ka ardhur nė Basrė, Kufe, Bagdad, Mekke, Sham,
Egjipt dhe Rej. Ka qenė i njohur si dijetar dhe hafidh i hadithit. Vdiq mė 22
ramazan tė vitit 273 H.
Pos Sunenit i janė tė njohura
edhe kėto vepra: “Et-Tefsiru-l-Kur’an” dhe “Et-Tarih”.
8. Ebu Abdirrahman Ahmed b.
Shuajb en-Nesāi. U lind nė vitin 215 H. Meqė sipas traditės udhėtoi nėpėr
krahinat e atėhershme islame duke mėsuar dhe tubuar hadithin, u vendos nė
Egjipt. Nė pleqėri shkoi nė Damask dhe atje nė mesin e njerėzve qė ende ishin
ithtarė tė flaktė tė emevitėve, e shkroi veprėn “Hasāisu Ali” (Vetitė e
Aliut), qė nxiti armiqėsinė e masės ndaj tij. Disa kėrkuan qė tė shkruajė diē tė
ngjashme pėr Muaviun, por ai u pėrgjigj se Muaviu nuk i ka kėto veti e virtyte
qė ai tė mund t’i tubojė, e kjo edhe mė shumė e mllefosi masėn. Njėherė masa pėr
kėtė shkak e ka sulmuar dhe e ka rrahur nė njė xhami tė Damaskut, aq saqė janė
detyruar ta bartin. Thuhet se prej kėndej ėshtė dėrguar nė Mekke, dhe se atje ka
vdekur nė muajin sha’ban tė vitit 303 H. Kėtė e cek Darekutni, derisa Ibni
Junusi, historian i Egjiptit, thotė se Nesaiu ka vdekur mė 13 safer tė vitit 303
nė Palestinė.
Pos Sunenit tė madh dhe tė
vogėl qė ėshtė i njohur me emrin “El-Muxhteba”, i janė tė njohura edhe
veprat: “Hasāisu Ali”, “Amelu-l-jevmi ve-l-lejle” e tė tjera.
9. Ebu Muhammed Abdullah b.
Abdurrahman ed-Dārimi Es-Samerkandi u lind nė vitin 181 H. Pothuaj tė gjithė
autorėt e atyre gjashtė pėrmbledhjeve tė famshme tė hadithit janė nxėnės tė
tij. Ka shkruar “Sunenin” qė nganjėherė pėrmendet edhe me emrin e
musnedit, “Et-Tefsir” dhe “El-Xhami’”. Vdiq mė 8 dhul-hixhxhe tė
vitit 255 H.
10. Ebu Bekr Muhammed b.
Is’hak Ibni Huzejme en-Nejsaburi u lind nė vitin 223 H. Atij e pėrket titulli i
ndershėm “Imamu-l-eimme” (Imam i imamėve). U dallua shumė duke e mbrojtur
drejtimin e ehlus-sunetit e duke kėrkuar qė tė mos bėhet “te’vil” dhe qė tė mos
largohet nga domethėnia gjuhėsore e burimeve fetare. Krahas “Sahihut”
ceket edhe “Kitabu-t-tevhīd” i tij. Vdiq mė 2 dhul-ka’de tė vitit 311 H.
11. Ebu Hatim Muhammed Ibnu
Hibbān et-Temimi el-Busti konsiderohet nxėnės i Ibni Huzejmimit. Duke e tubuar
dhe mėsuar hadithin ka vizituar qytetet dhe vendet prej Shashit nė Lindje deri
nė Aleksandri nė Perėndim. Njė kohė ka qenė edhe kadi nė Semerkand. Ai nuk qe
vetėm dijetar dhe hafidh i hadidhit por dijetar i vėrtetė nė kuptim tė plotė tė
kėsaj fjale. U dallua nė fikh, dituritė gjuhėsore tė gjuhės arabe, diturinė e
mjekėsisė, astronomi dhe nė shkencat tjera atėherė tė njohura.
Pos Sahihut qė mė parė e kemi
pėrmendur, ka shkruar me qindra vepra, qė me shumicė janė shkatėrruar dhe
zhdukur. Prej tyre nė zė dhe tė ruajtura pos tjerash janė edhe kėto:
“Kitabu-th-thikat” (Mbi transmetuesit e sigurt tė hadithit),
“Kitabu-d-duafā” (Mbi transmetuesit e dobėt tė hadithit),
“Revdatu-l-ukalā” (Mbi edukimin dhe moralin).Vepra e fundit edhe ėshtė e
botuar.
12. Ebu’l-Kasim Sulejman b.
Ahmed et-Taberaniu u lind nė vitin 260 H. nė Aki. I flaktė pėr shkencėn e
hadithit vizitoi shumicėn e vendeve islame. Pos mu’xhemeve tė sipėrpėrmendura
ka shkruar numėr mjaft tė madh veprash dhe pothuaj tė gjitha pėr hadithin nė tė
cilin ishte jetėsuar. Vdiq mė 28 dhul-ka’de tė vitit 360 nė moshėn 101 vjeēare.
13. Ebu’l-Hasan Ali b. Umer
ed-Darekutni el-Bagdadi. U lind mė 306 H. Sipas traditės sė muhaddithėve i
vizitoi vendet islame duke e tubuar hadithin. Qe i njohur si dijetar nė
hadith, kiraet, gramatikėn arabe dhe letėrsi. Pėrmendsh i ka ditur divanet e
disa poetėve arabė. Vdiq mė 8 dhul-ka’de tė vitit 385 H. nė Bagdad. Pos Sunenit
ka shkruar edhe mjaft vepra pėr shkencėn e hadithit.
14. Ebu Abdil-lah Muhammed b.
Abdil-lah Ibnu-l-Bejji’ el-Hākim en-Nejsaburi u lind nė vitin 321 h. Ka
udhėtuar duke e tubuar hadithin dhe u dallua si hafidh i famshėm i hadithit.
Pėr hadithin ka shkruar numėr tė madh veprash dhe nė ato vepra ka pasur sukses
tė posaēėm. Pos Mustedrekut i janė tė njohura veprat “Et-Tarih
en-Nejsaburi”, “El-Med’hal”, “El-Iklil”, “Fedāīlu-sh-Shafii” e tė tjera.
Vdiq nė safer tė viti 405 H.
15. Ebu Bekr Ahmed b. Husein
el-Bejhekiu u lind nė vitin 384 H. Atė e konsiderojnė nxėnės tė Hakimit. Duke
e tubuar hadithin shėrbim tė madh i ka bėrė fikhut shafiit nė veēanti dhe fikhut
islam nė pėrgjithėsi. Pos dy Suneneve ka shkruar edhe shumė vepra tė hadithit
prej tė cilave mė sė shumti pėrmenden “Delāilu-n-nubuvve”, “El-Esmāu
ves-sifāt”, “Shuabu-l-īmān” dhe vepra tė tjera. Vdiq mė 10
xhumade-l-ula tė vitit 458 H. nė Nejsabur.
Hadithi mund tė ndahet nė tri
kategori:
1. Mutevatiri. - Ky
emėrtim dhe kjo ndarje pėrgjithėsisht mė shumė pėrmenden nė usul-ul-fikh se sa
nė usul-ul-hadith, sepse nuk ėshtė detyrė e usulu-l-hadithit tė konstatojė se
ndonjėri hadith a jep bindje tė plotė apo jo. Mutevatir ėshtė hadithi tė cilin e
rrėfejnė prej fillimit e deri nė fund tė senedit tė tij numėr aq i madh
njerėzish qė fare nuk guxojmė tė dyshojmė nė vėrtetėsinė e tij. Prandaj hadithi
mutevatir jep bindje tė plotė ( ).
Ėshtė i domosdoshėm kushti qė nė ēdo gjeneratė tė transmetuesve tė hadithit
pėrkatės tė gjendet njė numėr i tillė i njerėzve dhe se ajo qė nė atė mėnyrė
rrėfehet tė bazohet nė tė pamurit me sy e nė tė dėgjuarit me veshė.
Mutevatiri ndahet nė dy pjesė:
a) (El-Mutevatiru-l-lafdhijj), ,
dmth. vetė fjalėt janė mutevatirė si psh. hadithi:

“Kush ndaj meje qėllimisht
gėnjen le t’ia pėrgatisė vetes vendin nė zjarr.”
b) (El-Mutevatiru-l-ma’nevijj), ,dmth.
pėrmbajtja e hadithit ėshtė mutevatir, qoftė edhe vetė fjalėt tė mos qofshin
ashtu. Si shembull pėr kėtė le tė na shėrbejė ngritja e rėndomtė e duarve gjatė
kohės sė duasė (lutjes). Kjo ceket nė afėr njėqind hadithe, edhe pse ato hadithe
nuk flasin pėr njė rast por pėr shumė raste tė ndryshme, nė rrethana tė ndryshme
dhe me fjalė tė ndryshme. Hadithet mutevatirė, sidomos ato tė llojit tė dytė,
janė tė shumta nė numėr. Pėr kėto hadithe janė shkruar edhe vepra tė veēanta.
Te hadithet mutevatirė nuk
mund saktė tė pėrcaktohet se sa ėshtė numri i nevojshėm i njerėzve nė ēdo
gjeneratė, sepse kjo dallon prej rasteve e rrethanave. Kriteri kryesor ėshtė qė
mutevatiri tė na japė bindje tė sigurt. Pėrveē kėsaj disa kanė kushtėzuar 5
njerėz, disa dhjetė, disa dymbėdhjetė, disa njėzet, disa dyzet njerėz etj. Pėr
shkak se mutevatiri jep bindje tė plotė dhe dije tė pakontestueshme, nuk ka
nevojė tė diskutohet pėr vlerat e transmetuesve tė tij. Disa madje thonė qė te
lajmet mutevatirė mos tė kushtėzohet as Islami i transmetuesve, dmth.
transmetues mund tė jenė edhe jomuslimanėt.
2. Meshhuri - Ėshtė
hadithi qė ka numėr tė caktuar senedesh edhe ate mė tepėr se dy, por nuk e
arrinė shkallėn e mutevatirit. Kėshtu kėtė nocion e pėrkufizojnė dijetarėt e
usuli-fikhut dhe e quajnė edhe me emrin Mustefid Meshhuri
te dijetarėt e hadithit ėshtė hadithi qė ėshtė shumė i njohur dhe i pėrhapur nė
mesin e dijetarėve tė hadithit ose ndėr tė tjerėt. Nganjėherė emėrtimi meshhur
pėrdoret edhe pėr ato hadithe tė cilat njerėzit, qoftė edhe ata tė rėndomtit,
shumė i pėrdorin, pa marrė parasysh se a i kanė kėto hadithe senedet e veta ose
jo, qofshin autentike ose jo. Psh. hadithet:


sipas kėsaj tė fundit mund tė
quhen hadithe meshhur edhe pse vetvetiu janė tė pavėrteta.
3. Ahād-i. - Sipas
mendimit tė dijetarėve tė hadithit tė tilla janė tė gjitha hadithet qė nuk janė
mutevatir. Nė pajtim me kėtė edhe meshhuri bėn pjesė nė ahad. Hadithet ahad mund
tė jenė autentike dhe tė mira, kurse mund tė jenė edhe tė dobėta e tė pavėrteta.
Pėr kėtė jemi tė obliguar qė ta mėsojmė vlerėn e tyre, t’i verifikojmė senedet e
tyre dhe rrethanat tjera qė nė lidhje me kėtė mund tė na ndihmojnė.
Sipas mendimit tė shumicės sė
dijetarėve tė hadithit, hadithet sipas autenticitetit ndahen nė tri lloje:
Sahīh (autentik), hasen (i mirė) dhe daif (i dobėt). Disa
dijetarė tė hadithit i ndajnė hadithet nė dy pjesė: sahih dhe daif. Sipas
mendimit tė tyre, hadithet hasen bėjnė pjesė nė grupin e haditheve sahihė, dhe
nė pajtim me kėtė termi sahih te ata ka domethėnie mė tė gjerė.
1. Sahih. - ėshtė
hadithi tė cilin njėri prej tjetrit e transmetojnė njerėzit e ndershėm e tė
sigurt, e krahas kėsaj nuk ka kurrfarė mangėsi tė fshehtė as qė i kundėrvihet
hadithit mė tė fortė se ai. Nė pajtim me kėtė, qė njė hadith tė jetė sahih
nevojiten kushtet vijuese:
a) ,
dmth. qė zinxhiri i transmetuesve tė jetė i bashkuar, i pandėrprerė. Kjo dmth.
qė ēdo individ nė zinxhirin e transmetuesve hadithin pėrkatės ta ketė dėgjuar
nga transmetuesi i tij paraprak. Ky kusht duhet tė gjendet prej fillimit deri
nė fund tė senedit.
b)
(ndershmėria) dmth. qė transmetuesit e hadithit pėrkatės tė jenė tė devotshėm ( )
dhe me sjellje tė njerėzishme ( ).
Me devotshmėri kuptohet qė njeriu t’u shmanget veprave tė kėqija dhe mėkateve
tė mėdha dhe qė mos tė vazhdojė nė kryerjen e mėkateve tė vogla.
c) dmth.
qė ēdo transmetues mirė ta mbajė mend hadithin (kėsaj i thuhet ( )
ose qė ta ketė shkruar, e kėtė nė vete ta ruajė qė dikush mos ta ndėrrojė ose
pėrmirėsojė ( ).
ē) ,
dmth. qė hadithi tė mos ketė kurrfarė mangėsie tė fshehtė qė nė shikim tė parė
nuk mund tė vėrehet, kurse e cila mė vonė do ta rrėnonte vlerėn e tij.
c) ,
dmth. qė transmetuesi i kėtij hadithi mos t’i kundėrvihet me transmetimin e vet
transmetuesit mė tė fortė se ai.
Nė pajtim me kėtė, hadithi nga
zinxhiri i transmetuesve tė tė cilit bien njė apo mė shumė transmetues nuk ėshtė
sahih. Po ashtu, nuk mund tė jetė sahih hadithi qė e transmeton njeriu qė i
thyen rregullat fetare, njeriu qė fare nuk e njohim ose njeriu qė shumė harron
dhe pėr kėtė arsye gabon nė transmetim. Pėrveē kėsaj, siē thamė, nuk guxon
transmetimi i njė transmetuesi tė kundėrshtohet me transmetimin e transmetuesit
tjetėr qė ėshtė mė i fortė se ai ose me transmetimin e disa transmetuesve. Nuk
guxon tė ketė as mangėsi tė fshehta qė quhen ( ).
Hadithi i kėtillė quhet
(vetvetiu
autentik, i besueshėm) ndryshe prej “Sahih
li gajrihi” (autentik pėr shkak tė hadithit tjetėr). Ėshtė hadithi qė
vetvetiu ėshtė i mirė ,
por, pėr shkak tė shumė rrugėve nėpėr tė cilat ka ardhur deri te ne, ngjitet nė
shkallė tė sahihit.
2. Hasen. - Hadithi
hasen ėshtė mjaft afėr hadithit sahih. Nga sahihi dallon nė atė qė
transmetuesit e tij nuk janė aq tė njohur sikur qė janė nė sahih. Hadithit tė
tillė i thuhet (vetvetiu
i mirė). Pra, sikur edhe te sahihi edhe kėtu ekziston (i
mirė pėr shkak tė tjetrit). “Hasen li gajrihi” ėshtė hadithi qė nuk i ka tė
gjitha kushtet e hadithit hasen, por pėr shkak tė numrit tė madh tė senedeve,
ngjitet nė shkallė tė hadithit hasen.
Disa dijetarė tė hadithit te
vlerėsimi i disa haditheve i pėrdorin shprehjet ose
.
Shprehjet e tilla e ka zakon t’i pėrdorė Tirmidhiu nė Xhamiun e vet. Kjo
dmth. se kritiku pėrkatės dyshon se a ėshtė hadithi sahih ose hasen, e mund ta
ketė kuptimin e atillė, qė me njė sened tė jetė sahih, e me tjetrin hasen, ose
te disa dijetarė tė hadithit tė jetė sahih, e te tė tjerėt hasen. Shprehjet e
cekura mund tė kenė secilėn prej tri domethėnieve tė theksuara varėsisht prej
vendit.
Edhe hadithet sahih edhe ato
hasen shėrbejnė si argumente fetare dhe me to mund tė dėshmohen pyetjet fetare.
Edhe hadithet sahih edhe ato
hasen prap sipas fuqisė dallojnė nė disa kategori. Hadithe mė tė sigurta sahih
janė ato qė gjenden nė Sahihun e Buhariut dhe Muslimit, pastaj ato qė gjenden
vetėm te Buhariu, ato qė gjenden vetėm te Muslimi, pastaj ato qė u pėrgjigjen
kushteve tė Buhariut dhe Muslimit, ato qė u pėrgjigjen vetėm kushteve tė
Muslimit, ato qė nuk u pėrgjigjen kushteve tė Buhariut dhe Muslimit, porse
dijetarėt tjerė tė hadithit i konsiderojnė hadithe sahih. Prej kėtyre shtatė
llojeve tė haditheve sahih mė tė forta e mė tė sigurta janė hadithet e llojit tė
parė qė dijetarėt e hadithit i quajnė hadithe (muttefekun
alejhi).
Tirmidhiu nė Xhamiun e vet i
pėrmend shumė hadithet hasen. Hadithe hasen ka mjaft edhe nė Sunenin e Ebu
Davudit.
3. Daif. - Hadith daif
ose i dobėt ėshtė ai tė cilit i mungon sė paku njė kusht qė kėrkohet te hadithi
sahih ose hasen. Daifi mund tė ndahet nė shumė lloje, qė ndėrmjet veti dallojnė
nė dobėsi. Disa nga ato lloje kanė edhe emra tė veēantė. Emėrtimet mė kryesore
tė hadithit daif do t’i pėrmendim mė vonė.
Hadithi daif nuk mund tė
shėrbejė si argument (delil) as qė me te mund tė dėshmohen pyetjet fetare.
Hadithet sipas metnit mund tė
ndahen po ashtu nė tri pjesė:
1)
-el-merfū. - Ky ėshtė hadithi qė i pėrshkruhet dhe ka tė bėjė me
Muhammedin alejhis-selam. Kėtu bėjnė pjesė fjalėt, veprat e tij, lejimet e tij
dhe hadithet qė flasin pėr tė.
Ky lloj i hadithit mund tė
ndahet nė dy pjesė:
a) (merfū
hakikaten);
b) (merfū
hukmen).
“Merfū hakikaten”
ėshtė hadithi qė njėmend i pėrshkruhet Muhammedit alejhis-selam, kurse “merfū
hukmen” ėshtė hadithi qė nė shikim tė parė nuk ėshtė merfu’ por megjithatė
konsiderohet se ka vlerėn e hadithit merfu’.
Nė “merfū hukmen” bėn pjesė:
a) Kur njėri prej shokėve tė
Muhammedit alejhis-selam thotė: “Ne kėtė e kėtė e kemi bėrė gjatė jetės sė
Muhammedit alejhis-selam”. Kjo llogaritet ‘hadith merfu’ pėr atė se konsiderohet
se Muhammedi alejhis-selam pėr kėtė ka ditur dhe se kėtė duke heshtur e ka
lejuar.
b) Kur dikush prej shokėve tė
Muhammedit alejhis-selam thotė diēka qė ka tė bėjė me fenė: “Kjo na ėshtė
urdhėruar” ose “Kjo na ėshtė ndaluar” qoftė edhe nėse nuk e cekė se kush kėtė e
ka urdhėruar ose ndaluar, sepse dihet se urdhėrdhėnės nė fe ėshtė vetėm
Muhammedi alejhis-selam.
c) Kur ndonjėri prej shokėve
tė Muhammedit alejhis-selam ka thėnė: “Kjo e kjo ėshtė sunnet”, sepse vetėm
sunneti i Muhammedit alejhis-selam nė fe ėshtė dėshmi.
ē) Kur njėri prej shokėve tė
Muhammedit alejhis-selam thotė diē pėr ēka pėrmendsh nuk mund tė flitet si psh.
kur flet diēka pėr Ditėn e gjykimit ose ngjashėm. Ky lloj hadithi llogaritet si
“hadith merfu’, sepse konsiderohet, meqė pėr kėtė pėrmendsh nuk mund tė
flitet, se shoku pėrkatės i Muhammedit alejhis-selam kėtė e ka dėgjuar prej
Pejgamberit alejhis-selam.
2. -
el-mevkūf. - Ky ėshtė lajmi qė i pėrshkruhet njėrit prej shokėve tė
Muhammedit alejhis-selam.
3. -
el-maktū - Ky ėshtė lajmi qė i pėrshkruhet njė njeriu prej gjeneratės sė
njerėzve qė i kanė arritur shokėt e Muhammedit alejhis-selam dhe prej tyre e
kanė dėgjuar hadithin (tabiinėt).
Prej kėtyre tri llojeve, nė tė
vėrtetė hadith ėshtė vetėm lloji i parė, derisa llojit tė dytė e tė tretė i
takon emri “ether”.
Sipas senedit, hadithet ndahen
nė mė shumė lloje qė kanė emra tė veēantė. Nė mesin e tyre mė sė shpeshti
pėrmenden kėta:
1. -
(el-munkati’) - ky ėshtė hadithi, senedi i tė cilit ėshtė ndėrprerė,
dmth. secili nga transmetuesit hadithin pėrkatės nuk e ka dėgjuar prej
transmetuesit paraprak tė tij.
2. -
(el-mu’dal) - ky ėshtė hadithi, senedi i tė cilit nė njė vend pėr dy apo
mė shumė shkallė ėshtė ndėrprerė, dmth. nė njė vend kanė rėnė dy apo mė shumė
transmetues njėri pas tjetrit. Prandaj mu’dali ėshtė lloj i veēantė i
munkati’ut.
3. -
(el-mursel). - Mursel ėshtė hadithi nė senedin e tė cilit nuk pėrmendet
emri i shokut tė Muhammedit alejhis-selam qė e transmeton hadithin pėrkatės
prej Muhammedit alejhis-selam. Hadithi nė tė cilin ėshtė pėrmendur ndonjė prej
shokėve tė Muhammedit alejhis-selam qoftė edhe nėse emri nuk i pėrmendet, nuk
bėnė pjesė nė mursel. Nė pajtim me kėtė, hadithet nė senedet e tė cilave thuhet:
(... nga njė shok i Muhammedit alejhis-selam), nuk janė mursel.
Dijetarėt e hadithit e
konsiderojnė hadithin mursel, sikur edhe hadithet tjera, senedi i tė cilave
ėshtė ndėrprerė, hadithe tė dobėta (daīf). Njė hadith qė ka dy senede tė
ndryshme, e qoftė nė tė dy tė jetė mursel, mundet nė disa raste tė numėrohet
hadith “sahih li gajrihi”.
Ebu Hanife dhe Maliku e
konsiderojnė hadithin mursel hadith autentik dhe e pėrdorin si argument nė
dėshmimin e ēėshtjeve tė fikhut.
4. -
(el-mual-lak). - Mual-lak ėshtė hadithi nga senedi i tė cilit qė nga
fillimi kanė rėnė njė, dy apo mė shumė transmetues. Mual-lak konsiderohet edhe
hadithi tė cilin, pėr shembull, ndonjėri prej nesh pa sened e citon.
Te dijetarėt e hadithit ėshtė
traditė qė hadithin mual-lak, i cili vetvetiu ėshtė autentik, ta pėrmendin me
fjalėt qė nuk japin fare dyshim, pėr shembull:
apo

apo  .
E nėse hadithi nuk ėshtė autentik, atėherė, kur ėshtė mual-lak, e pėrmendin me
fjalėt nga tė cilat jepet tė kuptohet dobėsia e tij. psh:
apo
apo apo .
5. -
(el-muttasil). - El-Muttasil ėshtė ai hadith senedi i tė cilit ėshtė
plotėsisht i ngjitur, dmth. ēdo transmetues hadithin pėrkatės e ka dėgjuar nga
transmetuesi i tij paraprak. Kur hadithi i kėtillė ėshtė njėkohėsisht edhe
merfu’ atėherė i thuhet edhe musned ( ).
6. -
(el-muan’an). - Ky ėshtė hadithi tė cilin transmetuesit e pėrcjellin me
parafjalėn ,
pėr shembull: … .
Nė disa raste senedi i hadithit tė tillė konsiderohet i ngjitur “muttasil”, e nė
disa i ndėrprerė “munkati”. Qė senedi i hadithit tė tillė tė mund tė
konsiderohet i ngjitur, janė tė nevojshme kushtet vijuese:
a) qė transmetuesi qė e
transmeton hadithin me tė
mos e pėrdorė “tedlisin” qė menjėherė do ta shpjegojmė;
b) qė transmetuesi i pėrmendur
sipas kohės duhet ta arrijė transmetuesin prej tė cilit transmeton;
c) qė tė dihet se janė takuar
dhe njėri prej tjetrit kanė dėgjuar dhe njėri - tjetrit sė paku diē i kanė
transmetuar.
Nėse kėto kushte nuk
ekzistojnė, hadithi konsiderohet i ndėrprerė. Pėr kushtin e fundit nė mesin e
dijetarėve tė hadithit ka shumė diskutime dhe mospajtime.
Tedlis.
- Tedlis nė gjuhėn arabe dmth. mashtrim, kurse nė shkencėn e hadithit pėrdoret
nė shumė domethėnie. Njė prej tyre ėshtė kur njė transmetues e transmeton njė
hadith nga transmetuesi tjetėr tė cilin me kohė e ka arritur, por hadithin
pėrkatės nuk e ka dėgjuar prej tij. Dhe ai bėnė pėrshtatjen e kėtij rrėfimi, qė
nė shikim tė parė tė duket se kėtė hadith e ka dėgjuar prej transmetuesit
paraprak, e qė pėrsėri mėnyra e njėjtė e rrėfimit mund tė pėrdoret edhe kur nuk
e dėgjon drejtpėrdrejt hadithin pėrkatės nga transmetuesi i cekur. Ai e pėrdorė
pėr shembull shprehjen apo
ose
tė ngjashme. Ky lloj i tedlisit quhet .
Hadithi nė tė cilin gjendet ky tedlis, konsiderohet i ndėrprerė.
Lloji i dytė i tedlisit ėshtė
qė ndonjė transmetues ta hedhė nga senedi mbi mėsuesin e vet ndonjė transmetues
tė dobėt, dhe nė atė mėnyrė sipas mendimit tė vet, ta zbukurojė dhe adaptojė
senedin. Ky lloj i tedlisit quhet dhe
llogaritet lloji mė i keq i tedlisit. Ai qė e pėrdor, humb besimin nė shkencėn e
hadithit.
Tedlis quhet edhe kur ndonjė
transmetues e quan njė mėsues tė vetin me emra tė ndryshėm, qė nė kuptim tė parė
tė japė tė kuptohet kinse prej mė shumė mėsuesve e ka dėgjuar hadithin.
Nganjėherė e quan mėsuesin sipas emrit, e nganjėherė me llagap e tė ngjashme.
Transmetuesi qė e pėrdor
tedlisin quhet “mudel-lis”, kurse hadithi nė tė cilin gjendet tedlisi
“mudel-les”.
7. (el-garīb).
- Kur njė hadith e transmeton vetėm njė njeri, atėherė hadithi i tillė quhet
hadith garib. Ky ėshtė garib pėrgjithėsisht. Ekziston edhe njė lloj i hadithit
garib, e ky ėshtė kur njė hadith i cili ėshtė pėrgjithėsisht i njohur dhe i
cili ka shumė transmetues, nga njė transmetues autoritativ e transmeton vetėm
njė njeri. Ky hadith ėshtė garib duke e marrė parasysh transmetimin nga mėsuesi
i pėrmendur.
Hadithi garib mund tė jetė
sahīh, hasen dhe daif.
8. (el-muselsel).
- Ky ėshtė hadithi nė senedin e tė cilit krahas ēdo transmetuesi diēka gjithnjė
pėrsėritet si psh. hadithi i quajtur ,
ku ēdo transmetues thotė: (“Ky
ėshtė hadithi i parė qė e kam dėgjuar nga mėsuesi im.”) dhe hadithet e ngjashme
qė janė tubuar nė vepra tė veēanta qė mbajnė emrin
9. (el-mubhem).
- Mubhem ėshtė hadithi nė senedin ose metnin e tė cilit gjendet personi i
pėrmendur emri i tė cilit nuk ėshtė theksuar, psh. (“Mė
ka rrėfyer njė njeri”), (ky ėshtė shembulli i mubhemit nė sened) dhe
(“Erdhi
njė njeri te Pejgamberi a.s.”), (ky ėshtė shembulli i mubhemit nė metn).
Mubhemi nė sened pengon qė hadithi tė jetė autentik ose i mirė, kurse nė metn
nuk pengon.
Siē kemi pėrmendur mė herėt,
hadithe tė dobėta ka shumė lloje. Ne kėtu do t’i cekim llojet mė tė njohura dhe
emrat e tyre:
1. -
Shādhdh - ėshtė hadithi qė e transmeton njė transmetues mjaft i sigurt, por
transmetimi i tij i kundėrvihet dhe ndeshet me transmetimin e transmetuesit mė
tė sigurt ose me transmetimin e numrit mė tė madh tė transmetuesve. Kundruall
kėtij hadithi ėshtė (el-mahfūdh).
2. -
Munker - ėshtė hadithi qė e transmeton njė transmetues mjaft i dobėt, kurse
transmetimi i tij i kundėrvihet transmetimit tė njė ose mė shumė transmetuesve
tė sigurt. Kundruall kėtij hadithi ėshtė (el-ma’rūf).
Shumė herė munker quhet edhe
hadithi qė e transmeton raviu qė gabon ose harron shumė ose botėrisht i shkel
rregullat fetare.
3.
-
Maklūb - ėshtė hadithi nė senedin e tė cilit njė transmetues gabimisht ose
qėllimisht ndėrron njė ravi me njė ravi tjetėr ose njė hadithi ia shton senedin
qė nuk i takon. (Psh. veprimi nė Bagdad me Buhariun).
4. -
Mual-lel - (ose -
ma’lūl ose (mual-l)
- ėshtė hadithi qė nė shikim tė parė duket se ėshtė pa kurrfarė tė mete, por
pas hulumtimit tregohet se ka njėfarė tė mete tė fshehtė qoftė
nė sened (zinxhir) ose nė metn (tekst), qė ia cungon vlerėn. Psh. ka hadithe qė
nė pamje jenė muttasilė, e nė tė vėrtetė janė munkati’ė.
Hulumtimin e haditheve tė
kėtij lloji mund ta bėjnė hafidhėt e aftė tė hadithit tė cilėt me pėrvojė tė
gjatė arritėn aftėsi tė veēantė, dhe sikur sarrafi (kėmbyesi) i shkathėt munden
shpejtė ta japin vlerėsimin pėr njė hadith, qė tė tjerėt nuk janė nė gjendje ta
bėjnė. Pėr kėtė lloj tė hadithit i kanė shkruar Darekutni, Ibnu Ebi Hatimi dhe
hafidhėt tjerė veprat e veta qė mbajnė titullin .Vepra
e Ibnu Ebi Hatimit edhe ėshtė botuar.
5. -
Mudtarib. - ėshtė hadithi nė senedin ose metnin e tė cilit ravitė ndeshen
ashtu qė nuk mund tė zgjedhen e as t’i parashtrohet njėri - tjetrit.
6. -
Metruk. - ėshtė hadithi tė cilin e transmeton raviu nė tė cilin dyshohet se
ėshtė gėnjeshtar.
7. -
Mevdu’ (ose -
muhtelek ose -
mesnū). Ky ėshtė hadith i rrejshėm e i falsifikuar. Hadithet e kėtij lloji
nė tė vėrtetė edhe nuk janė hadithe, sepse nuk i pėrkasin Muhammedit
alejhis-selam, por quhen hadithe duke e marrė parasysh jashtėsinė e tyre. Ky
lloj i hadithit ėshtė lloji mė i keq i haditheve tė dobėta. Ato nuk guxohet tė
pėrdoren nė asnjė aspekt. Lejohet tė pėrmenden vetėm me qėllim qė tė shpjegohet
se janė tė rrejshme e tė falsifikuara.
Pėr njė hadith mund tė mėsojmė
se ėshtė i rrejshėm, nėse njė transmetues pranon se ai hadithin pėrkatės e ka
thėnė rrejshėm, por edhe ky pranim nuk ėshtė argument plotėsisht i sigurt, sepse
mund tė ndodhė qė transmetuesi pėrkatės edhe nė kėtė pranim ka gėnjyer. Edhe
mė tė rėndėsishme se ky pranim janė rrethanat tjera nė bazė tė tė cilave
hafidhėt e ditur e tė aftė tė hadithit, nė bazė tė pėrvojės sė gjatė mund tė
pėrfundojnė se ndonjė hadith ėshtė i rrejshėm e i falsifikuar. Pėrndryshe, as
kjo nuk ėshtė punė e ēdokujt. Ato rrethana mund tė jenė te transmetuesi, e mund
tė jenė edhe nė vetė hadithin si psh. qė ndonjė hadith pa dyshim tė ndeshet me
Kur’anin ose me pėrvojėn fetare, i cili si i tillė ėshtė pėrgjithėsisht i
njohur. Ka mjaft hadithe, pėrbėrja e ulėt gjuhėsore ose domethėnia e tė cilave
dėshmojnė se janė mevdu’. Shpeshherė njerėzit, qė vetes i kanė lejuar tė
gėnjejnė ndaj Pejgamberit alejhis-selami, kanė marrė thėniet e urta tė cilat
vetvetiu janė tė vlefshme, duke ia pėrshkruar Muhammedit alejhis-selam, por
edhe nėse pėrmbajtja e njė thėnie tė urtė ėshtė e bukur, nuk don tė thotė se e
ka thėnė Muhammedi alejhis-selam.
Mė tė rrezikshėm nė kėtė
pikėpamje janė njerėzit qė kanė jetuar njė jetė tė devotshme dhe nga padija kanė
falsifikuar hadithe tė ndryshme, e pėr kėtė veprim tė tyre edhe kanė shpresuar
shpėrblimin e Zotit. Pėr shkak tė mendimit tė pėrgjithshėm tė mirė pėr tė
tillėt, shpesh hadithet e tyre tė kėtilla kanė qenė tė pranuara.
Thuhet se disa pjesėtarė tė
sektit tė Karramitėve dhe disa mistikė lejojnė qė hadithi tė falsifikohet me
qėllim qė dikė ta entuziazmojnė pėr ndonjė vepėr tė mirė ose ta kthejnė nga
vepra e keqe ( ).
Ky ėshtė gabim i madh qė bie ndesh me ixhmain. Ebu Muhammed el-Xhuvejniu, babai
i Imamu-l-Haremejnit, thotė se ai qė qėllimisht ka falsifikuar hadithet, pushon
tė jetė musliman.
Ka pasur edhe njerėz tė tillė
qė shtireshin se janė muslimanė, e nė shpirt kanė fshehur pafenė, tė cilėt me
qėllim tė keq, duke dėshiruar ta prishin Islamin i kanė falsifikuar hadithet,
por nė kėtė nuk mundėn tė arrijnė sukses sepse hafidhėt e dijshėm tė hadithit e
kanė ndarė atė qė vlen nga ajo qė nuk vlen, ēka ėshtė pėr hadithin e huaj dhe
ēka e prish atė.
Pėr hadithet e rrejshme janė
shkruar vepra tė shumta, e ndėr veprat mė tė vjetra tė kėtij lloji bėn pjesė
vepra e Ibni Xhevziut nė tė cilėn gabimisht ka futur edhe disa hadithe qė nuk
janė mevdu’.
Kur citohet hadithi, duhet
pėrbri tij tė pėrcaktohet se nė cilėn prej pėrmbledhjeve tė njohura tė hadithit
gjendet, duke pasur kujdes gjatė kėsaj qė nė vend tė parė tė ceken pėrmbledhjet
mė autentike tė hadithit. Prandaj do tė ishte e pavend pėr shembull qė nėse njė
hadith gjendet nė Sahihun e Buhariut dhe nė Sunenin e Ibni Maxhes, tė thuhet pėr
tė se gjendet nė Sunenin e Ibni Maxhes, e tė mos ceket Sahihu i Buhariut.
Sipas pėrmbledhjeve tė
hadithit nga tė cilat ėshtė marrė hadithi, mundemi pėrafėrsisht, duke mos
diskutuar pėr senedin e tij, ta pėrcaktojmė edhe vlerėn e tij, psh. hadithet qė
gjenden nė Sahihet: e Buhariut, Muslimit, Ibnu Huzejminit, Ibnu Hibbānit, Ebu
Avanetit, Ibnu Sekenanit e pastaj nė veprėn “El-Muhtāre”.

prej Dijauddin el-Makdisiut,
nė Muvatta’un e Malikut, nė veprėn “El-Muntekā” prej Ibnu-l-Xharudit dhe
me njėfarė pėrjashtimi nė Mustedrekun e Hakimit - qė janė autentikė.
Nėse njė hadith gjendet vetėm
nė kėto vepra: nga
Ukajlit, nga
Ibnu Adije, nė veprat e Hatim el-Bagdadiut, nė Tarihun e Ibnu Asākirit, nė
 prej
Hākim et-Tirmidhiut, nė Tarihun e Hakimit, nė Tarihun e Ibnu Nexharit ose nė
prej
Dejlemiut - atėherė prej vetė kėsaj jepet tė pėrfundohet se hadithi ėshtė i
dobėt.
Nė pėrmbledhjet tjera tė
haditheve gjenden tė gjitha llojet e haditheve: edhe sahih, edhe hasen, edhe
dāif, prandaj ka nevojė qė pėr njohjen e vlerave tė atyre haditheve t’i kthehemi
vetė senedit dhe vlerėsimit tė ndonjė dijetari tė hadithit.
Ebu Davudi nė Sunenin e vet i
vlerėson disa hadithe, kurse ato hadithe qė nė Sunen i ka cekur e pėr ta nuk ka
sjellė vlerėsim special, sipas mendimit tė tij janė hadithe “sahih”. Me kėtė
shprehje tek ai pėrfshihen hadithet sahih, hasen dhe ato hadithe daif qė, pasi
kanė mė shumė senede, kanė fituar forcė mė tė madhe dhe janė bėrė mė tė
fuqishme.
Tirmidhiu nė “El-Xhāmiun”
e tij shpreh vlerėn pothuaj pėr ēdo hadith, prandaj ėshtė e nevojshme qė krahas
hadithit tė ceket edhe vlera e tij.
Nė Sunenin e Nesāiut ka shumė
pak hadithe pėr tė cilat mund tė thuhet se janė tė dobėta.
Nė Sunenin e Ibni Maxhes ka
numėr tė konsideruar tė haditheve tė dobėta, e pėr disa hadithe tė tij thuhet
se janė edhe mevdū.
Shumica e haditheve tė
Musnedit tė Ahmedit mund tė pranohen, sepse edhe ato hadithe daīf qė gjenden
atje janė shumė afėr haditheve hasen.
Hadithin qė e transmeton vetėm
njė ravi e quajmė, siē kemi cekur mė parė, “garīb” dhe “ferd”. Nėse pas
verifikimit dhe hulumtimit gjendet se edhe ndonjė ravi e transmeton hadithin
pėrkatės, atėherė ai quhet ( )“mutābea”,
kurse ky hadithi tjetėr quhet ( )“mutabiu
et-tābiu”. Nėse te raviu tjetėr nuk mund tė gjendet pėrkatėsisht muhadithi i
njėjtė, atėherė kėrkohet se a mund tė gjendet deri diku i ngjashėm, e nėse
gjendet, atėherė hadithi i tillė quhet “shāhid” ( ).
Verifikimi i senedit dhe hulumtimi pėr kėtė qėllim quhet “i’tibār” ( ).
Transmetuesi i hadithit duhet
tė jetė musliman i rritur e i menēur qė nuk kryen vepra pėr tė cilat do ta
merrte emrin e fasikut (mėkatarit) ose qė do t’ia njollosnin njerėzinė. Pėrveē
kėsaj duhet tė jetė i kujdesshėm dhe besnikėrisht e bukur ta ruajė atė hadith
qė na e transmeton. Duhet ta njohė domethėnien pėrkatėse tė hadithit, nėse e
transmeton vetėm domethėnien e hadithit e jo tekstin e fjalėpėrfjalshėm. Kėto
janė kushtet qė kėrkohen te transmetuesi i pėrpiktė i hadithit. Dijetarėt e
hadithit tėrė kėtė e pėrkufizojnė nė dy kushte: adalet (korrektėsia) dhe
dabt (ruajtja besnike).
Adaleti
(drejtėsia e korrektėsia) pėrbėhet nė atė qė njeriu tė sillet sipas rregullave
fetare dhe kėrkesave tė njerėzishmėrisė.
Dabti
(ruajtja besnike) pėrbėhet nė atė qė transmetuesi mirė ta mbajė nė mend hadithin
dhe qė mos ta harrojė. Kjo vlen nėse hadithin e transmeton nga mbamendja. E nėse
hadithin e transmeton nga shėnimet, duhet qė ato shėnime t’i ruajė pranė vetes
dhe tė jetė i sigurt qė kushdo qoftė nė to nuk ka ndėrruar gjė.
Adaleti i njė transmetuesi tė
hadithit mund tė njihet, nėse ai si i tillė bėhet pėrgjithėsisht i njohur te
dijetarėt islamė, ose nėse dy ose sė paku njė nga dijetarėt islamė pohon se tek
ai gjendet kjo veti.
Dabtin e njė transmetuesi tė
haditheve do ta mėsojmė nėse shohim se transmetimi i tij nė tė shumtėn e rasteve
pajtohet me transmetimet e transmetuesve tjerė tė sigurt e besnikė tė
haditheve. Nė rast se transmetimi i tij mjaft rrallė ndahet nga transmetimi i
transmetuesve tjerė tė haditheve, atėherė kjo nuk pengon, por nėse kėtė e
intensifikon, atėherė bie vlera e tij dhe transmetimi i tij nuk mund tė na
shėrbejė si dėshmi.
Tė thuhet pėr njė transmetues
tė haditheve se ėshtė i besueshėm dhe se hadithet e tij mund tė pranohen me
shprehje profesionale quhet dhe
,
e tė thuhet prap pėr ndonjė transmetues se nuk ėshtė i besueshėm dhe se hadithet
e tij nuk mund tė pranohen me shprehje profesionale quhet .
Ta’dili pėrvetėsohet qoftė ai edhe pa kurrfarė shpjegimi derisa xherhi duhet tė
jetė i shpjeguar dhe i arsyetuar dhe tė theksohet se ēka transmetuesit pėrkatės
i zihet pėr tė madhe e pėr ēka gjykohet. Nė qoftė se pėr ndonjė transmetues tė
haditheve disa thonė se ėshtė i besueshėm dhe i denjė qė hadithet e tij tė
pranohen, e nėse tė tjerėt pohojnė tė kundėrtėn, atėherė pėrparėsi i jepet
xherhit, sepse konsiderohet se ai qė e mbanė pėr jo tė besueshėm dhe jo tė denjė
qė hadithet e tij tė pranohen, ka mėsuar pėr tė mė tepėr se sa ai qė e mbanė tė
sigurt.
Dijetarėt e hadithit qė janė
marrė me kritikėn e transmetuesve tė hadithit, kanė shprehje tė veēanta
profesionale me tė cilat shėrbehen te vlerėsimi i transmetuesve tė hadithit.
Pėr ta’dil shėrbejnė
kėto shprehje qė kėtu janė radhitur prej tė fortėve nga tė dobėtit:
|
Kategoria I |
 |
|
Kategoria II |
 |
|
Kategoria III |
 |
|
Kategoria IV |
 |
Pėr xherh shėrbejnė
kėto shprehje qė kėtu janė radhitur prej tė lehtave nga tė rėndat:

etj.
Me rėndėsi ėshtė tė ceket
kėtu, se dijetarėt e hadithit nė kohėn e mėvonshme kanė hequr dorė prej shumė
kushteve tė lartpėrmendura, sepse nė tre shekujt e parė hadithi ėshtė
grumbulluar e tubuar, kėshtu qė edhe rėndėsia e senedit mjaft ėshtė zvogėluar.
Mė vonė senedi ėshtė ruajtur dhe mbajtur mend vetėm qė tė ruhet lidhja e
pandėrprerė nė transmetimin gojor tė hadithit, e qė kjo mė lehtė tė ruhet nuk
ėshtė vepruar mu ashtu rigorozisht sikur nė tre shekujt e parė kur hadithi
ėshtė tubuar.

Te dijetarėt e hadithit
ekzistojnė rregulla dhe dispozita tė veēanta pėr pranimin e hadithit prej
mėsuesit dhe pėr ligjėrimin e hadithit nxėnėsit. Larg do tė na shpiente sikur
pėr kėtė sė paku diē tė dėshironim tė thoshim. Kėtu do t’i shpjegojmė
shkurtimisht mėnyrat e pranimit dhe ligjėrimit tė hadithit. Kėto mėnyra janė
tetė:
1. - Qė nxėnėsi ta dėgjojė
hadithin nga goja e mėsuesit, qoftė ky ta shqiptojė nga mbamendja apo nga libri .
Nė kėtė rast nxėnėsit i lejohet qė me rastin e ligjėrimit tė hadithit t’i
pėrdorė fjalėt (kam
dėgjuar), (mė
ka treguar), (na
ka treguar), dhe
(na
ka lajmėruar), (na
ka thėnė) etj.
2. - Qė nxėnėsi tė lexojė, e
mėsuesi tė dėgjojė .
Pranimin dhe ligjėrimin e kėtillė tė hadithit shumica e dijetarėve tė hadithit e
quajnė .
Nė kėtė rast nuk ka dallim ndėrmjet atij qė lexon vetvetiu dhe atij qė ėshtė i
pranishėm dhe e dėgjon. Te ky lloj i pranimit dhe ligjėrimit tė hadithit
pėrdoren shprehjet. (kam
lexuar para kėtij e kėtij), (ėshtė
lexuar te ky e ky, kurse unė e kam dėgjuar) (na
ka treguar nė kėtė mėnyrė saqė ne kemi lexuar tek ai) e shprehje tė ngjashme.
Disa dijetarė tė hadithit lejojnė qė nė kėtė rast tė pėrdoret edhe shprehja
(na
ka lajmėruar).
3. -
Ixhazeti (autorizimi). Kjo ėshtė nė rastin kur mėsuesi i lejon nxėnėsit
qė prej tij tė transmetojnė njė hadith ose disa sosh ose tėrė pėrmbledhjen e
haditheve. Dijetarėt e hadithit e kanė ndarė ixhazetin nė disa lloje. Disa lloje
janė mė tė dobėta, e disa mė tė forta. Disa lloje mė tė forta tė ixhazetit
shumica e dijetarėve tė hadithit i konsiderojnė tė vlefshėm pėr pranim dhe
ligjėrim tė hadithit.
4. -
Dorėzimi - Kjo ndodh kur mėsuesi i jep nxėnėsit tė vet ndonjė pėrmbledhje
tė hadithit dhe i deklaron se ai kėto hadithe i ka dėgjuar prej mėsuesve tė vet.
Nė kėtė rast nxėnėsi mundet kėtė pėrmbledhje ta pėrshkruajė ose eventualisht
pėrmendsh ta mėsojė dhe ato hadithe pastaj t’i transmetojė prej mėsuesit
pėrkatės.
5. ose
-
Letėrkėmbimi. - Kjo ėshtė kur mėsuesi i shkruan nxėnėsit se hadithin e
caktuar ose disa prej tyre i ka dėgjuar prej mėsuesve tė vet. Nė kėtė rast
nxėnėsi duhet ta njohė dorėshkrimin e mėsuesit tė vet ose qė nė ndonjė mėnyrė
tjetėr ėshtė i bindur se ky ėshtė dorėshkrimi i tij ose ėshtė shkruar sipas
urdhėresės sė tij.
6. -
Njoftimi, lajmėrimi. - Kjo ėshtė kur mėsuesi nxėnėsin vetėm e njofton se
njė hadith ose njė pėrmbledhje hadithesh i ka dėgjuar prej mėsuesve tė vet. Kėtė
lloj shumica e konsiderojnė mėnyrė tė vlefshme pėr transmetimin e hadithit.
7. -
Testamentimi. - Kjo ėshtė kur njė mėsues i testamenton njė njeriu njė
pėrmbledhje hadithesh. Te shumica e madhe e dijetarėve tė hadithit kjo mėnyrė
nuk vlen si mėnyrė pėr transmetimin e haditheve. (Me testamentim ose vasijjet
nėnkuptojmė rekomandimin dhe autorizimin e mėsuesit personit tė caktuar para
udhėtimit ose para vdekjes, qė ky person i caktuar ta transmetojė pėrmbledhjen e
caktuar, tė cilėn ai si mėsues e ka transmetuar. Vėrejtje e pėrkthyesit).
8. -
Gjetja. - Tė gjendet diē e shkruar me dorėn e dikujt. Kjo ndodh kur
dikush gjenė ndonjė dorėshkrim tė hadithit dhe e njeh sipas rrethanave tė
ndryshme se ky ėshtė dorėshkrimi i njė transmetuesi tė njohur tė hadithit.
Shumica e dijetarėve tė hadithit konsiderojnė se kjo nuk ėshtė mėnyrė e vlefshme
pėr transmetimin e hadithit, ndonėse pėrmbledhja pėrkatėse ose eventualisht njė
hadith me kėtė fiton njė lloj fuqie dhe mė mirė mund tė mbėshtetet nė tė, se sa
tė mos ishte gjetur i shkruar me dorėn e ndonjė dijetari tė njohur tė hadithit.
Prej kėtyre mėnyrave tė
pranimit dhe ligjėrimit tė hadithit, kryesore janė dy mėnyrat e para me tė cilat
edhe janė shėrbyer dijetarėt e parė tė hadithit dhe tubuesit e pėrmbledhjeve tė
hadithit. Mėnyrat tjera janė paraqitur mė vonė, kur rėndėsia e senedit
pėrgjithėsisht ėshtė zvogėluar. Dijetarėt e mėvonshėm tė hadithit janė kėnaqur
me mėnyrat tjera tė cekura mė lartė tė pranimit dhe ligjėrimit tė hadithit,
vetėm nga shkaku qė tė ruhet lidhja e senedit i cili i ka bėrė shumė shėrbime
shkencės sė hadithit.
Nė shkencėn e hadithit ėshtė
tejet e rėndėsishme kaptina e njohjes sė shokėve tė Muhammedit alejhis-selam
ose as’habėve ( ,
sh. ,
)
sepse kėta janė ata qė hadithet i kanė dėgjuar nga goja e Muhammedit
alejhis-selam dhe neve na i kanė pėrcjellur. Pėr biografinė e as’habėve nė
letėrsinė islame janė shkruar shumė vepra prej tė cilave mė tė njohura janė:
“El-Istiābu fi esmai-l-as’hāb” prej Ebu Umer Jusuf b. Abdil-lah en-Nemeri
el-Kurtubij, i quajtur Ibnu Abdil-Berr (vdiq mė 463 H. nė Shatib),
“Usdu-l-gābe fi ma’rifetis-sahābe” prej Izudin Ali b. Muhammed
el-Xhezeriut, i quajtur Ibnu-l-Ethir (vdiq mė 630 H.). Nė kėtė vepėr ka rreth
7500 biografi. Vepra mė e gjerė pėr kėtė temė ėshtė “El-Isābe fi
temjīzi-s-sahābe” prej Shihabuddin ebu’l-Fadl. Ahmed b. Ali el-Askalaniut, i
quajtur Ibnu-l-Haxher (vdiq mė 852 H.). Qė tė tri veprat e cekura janė tė
botuara dhe tė mundshme pėr studim.
Sahabij te shumica e
dijetarėve tė hadithit konsiderohet ēdo njeri qė Muhammedin alejhis-selam gjatė
jetės sė tij e ka parė ose me tė sė paku shkurtė ka biseduar, duke qenė atėherė
musliman dhe duke mbetur i tillė deri nė vdekje. Sipas kėtij definicioni,
sahabij ėshtė edhe Ibni Ummi Mektumi i cili nuk e ka parė Muhammedin
alejhis-selam, sepse ka qenė i verbėr, por me tė nė shumė raste ka folur. Nė
mesin e as’habėve nuk radhitet njeriu qė si jomusliman e ka parė Muhammedin
alejhis-selam ose me tė ka folur, qoftė edhe nėse mė vonė edhe ka kaluar nė
Islam siē ka ndodhur me tė deleguarin e mbretit bizantinas i cili si jomusliman
e ka parė Muhammedin alejhis-selam dhe me tė ka biseduar, e mė vonė pas vdekjes
sė tij, ka kaluar nė Islam. Nė mesin e as’habėve nuk bėn pjesė as ai qė
Muhammedin alejhis-selam e ka parė pas vdekjes sė tij siē ka ndodhur me Ebu
Zejd Huvejlid b. Halid El-Huzejlin qė arriti nė Medine ditėn kur vdiq Muhammedi
alejhis-selam, dhe e pa atė por jo tė gjallė. Nė mesin e as’habėve nuk bėn
pjesė as ai i cili pasi qė si musliman e ka parė Pejgamberin e Zotit, mė vonė e
ka lėshuar Islamin, qoftė kjo gjatė kohės sė Muhammedit alejhis-selam, siē ka
qenė rasti me Ibni Hatalin, ose pas vdekjes sė tij, ēfarė rastesh po ashtu ka
pasur. Pėr kėtė rastin e fundit nėse i pėrmenduri pėrsėri pas vdekjes sė
Pejgamberit tė Zotit e pranon Islamin, te dijetarėt e hadithit ėshtė e
diskutueshme se a do tė konsiderohet sahabij. Nė mesin e as’habė nuk hyn as
njeriu qė me Muhammedin alejhis-selam para pejgamberisė sė tij ka kuvenduar ose
me tė ėshtė shoqėruar duke qenė atėherė nė fe tė vėrtetė “el-hanefijje”, siē
ėshtė rasti me Zejd b. Amr b. Nufejliun. Krahas kėsaj, Ibnu Mende nė veprėn e
vet pėr as’habėt e ka radhitur Zejdin nė mesin e as’habėve.
Nuk ėshtė kusht qė ata njerėz
qė nė mėnyrėn e cekur e shohin Pejgamberin e Zotit ose me tė shoqėrohen tė jenė
atėherė madhorė e qė tė llogariten ndėr as’habėt, sepse nė mesin e as’habėve
numėrohen nipat e Pejgamberit, Hasani dhe Husejni, pastaj Abdullah b. Zubejri,
qė gjatė kohės sė Muhammedit alejhis-selam kanė qenė djelmosha. Por numėr mjaft
i madh i dijetarėve tė hadithit siē janė Ibnu Meini, Ebu Zur’a, Ebu Hatimi, Ebu
Davudi e tė tjerė nuk i radhisin ndėr as’habė fėmijėt e vegjėl qė janė lindur
gjatė jetės sė Muhammedit alejhis-selam dhe atij i janė sjellė t’u bėjė dua dhe
qė t’i bekojė siē ka qenė kjo traditė.
Mendimi i cekur mė lartė ka
qenė mendim i shumicės sė dijetarėve tė hadithit, derisa shumica e dijetarėve
tė usuli-fikhut sahabij e konsiderojnė njeriun qė gjatė kohė ėshtė shoqėruar
me Muhammedin alejhis-selam, ashtu qė mund tė quhet shok i tij, sipas traditės
sė pėrdorimit tė kėsaj fjale.
Tė gjithė as’habėt nė
transmetimin e hadithit konsiderohen besnikė (adl). Tė kėtij mendimi janė tė
gjithė dijetarėt islamė nė tė cilėt nė kėtė aspekt mund tė mbėshtetemi. Prandaj
pranohet hadithi i ēdo sahabiu.
As’habė ka mjaft shumė. Ebu
Zur’a thotė: “Kur vdiq Pejgamberi i Zotit ka pasur mė shumė se njėqind mijė
burra dhe gra qė i kanė dėgjuar fjalėt e Muhammedit alejhis-selam dhe qė prej
tij i kanė transmetuar hadithet. Nė mesin e kėtyre as’habėve mė sė shumti
hadithe transmetojnė kėta: Ebu Hurejre transmeton 5374 hadithe, Abdullah b.
Umeri 2630, Abdullah b. Abbasi 1660, Xhabir b. Abdil-lahi 1540, Enes b. Maliku
2286, Aisheja 2210, Ebu Seid el-Hudrij 1170. As’habėt tjerė transmetojnė mė pak
se njė mijė hadithe. Ka tė tillė qė transmetojnė vetėm njė hadith, e ka prej tė
cilėve kurrfarė transmetimi nuk ėshtė mbajtur mend.
Nė mesin e as’habėve mė tė
ditur nė tė cilėt janė thirrur edhe as’habėt tjerė nė ēėshtjet shkencore bėjnė
pjesė Umeri, Aliu, Ubej b. Ka’bi, Zejd b. Thabiti, Ebu Derdā’i dhe Ibnu Mes’udi,
kurse fetvatė mė tė shumta janė ruajtur nga Abdullah b. Abbasi.
Edhe as’habėt ndėrmjet veti
dallojnė nė pėrparėsi. Kur’ani vetė u jep pėrparėsi atyre qė mė herėt e kanė
pranuar Islamin. Mė tė shkėlqyeshmit pr |