H. MEHMED HANXHIQ
HYRJE NĖ
SHKENCĖN
E TEFSIRIT
Logos-A - Shkup
1417/1997
Titulli i origjinalit
H. Mehmed Hand`i}
Uvod u tefsirsku nauku
III izdanje; Sarajevo 1972
Pėrktheu
Nexhat Ibrahimi
Copyright© by Logos-A - 1997
CIP -
Katalogizacija vo publikacija
Narodna i
univerzitetska biblioteka “Kliment
Ohridski”,
Skopje
297.18
HANXHIQ, H. Mehmed
Hyrje nė shkencėn e tefsirit / Mehmed
Hanxhiq ; [pėrktheu Nexhat Ibrahimi]. - Shkup : Logos-A, 1997. - 70
str.
; 22 sm.
- (Biblioteka Tefsir)
Prevod na deloto:
Uvod u tefsirsku nauku
ISBN 9989-601-41-2
a)
Kuran - Komentari
COBISS-ID 2307616
Hyrje nė shkencėn e tefsirit
PARATHĖNIE BOTIMIT TĖ PARĖ

Pejgamberi i All-llahut,
Muhammedi alejhis-selam, pas vete na ka lėnė dy udhėheqės nė fe, tė cilėt,
nėse do t’u pėrmbahemi si duhet, gjithnjė do tė na pėrudhin nė lumturi e
shpėtim, e do tė na ruajnė nga mashtrimi. Ata dy udhėheqės janė Libri i
All-llahut, Kur’ani famėlart dhe Hadithi ose Sunneti i Pejgamberit tė
All-llahut. Rreth tyre janė zhvilluar dy shkenca fetare, qė pa dyshim janė
dy dituritė fetare islame mė tė rėndėsishme. Kėto janė shkenca e tefsirit
dhe hadithit. Kjo “HYRJE”
jep parapėrgatitjen mė tė rėndėsishme pėr atė qė dėshiron tė preokupohet me
kėto dy shkenca.
Autori
HYRJE NĖ SHKENCĖN E TEFSIRIT
Fjala “Kur’an”
Fjala arabe “Kur’an” sipas formės sė vet ėshtė infinitiv (masdar), qė nė
gjuhėn tonė e pėrkthejmė me emėr foljor. Nė pajtim me kėtė, fjala “Kur’an”
dmth. lexim ose fjalė - grumbullim, tubim. Rrėnjė e kėsaj fjale arabe janė kėta
tre tinguj: .
Nė tė gjitha format qė janė nxjerrė nga kjo rrėnjė pėrshkohet domethėnia
kryesore, e kjo ėshtė “tė grumbullohet, tė tubohet”.
Kur’ani lexohet ose, siē themi rėndom, kėndohet dhe sė kėndejmi edhe ėshtė
quajtur Kur’an, dmth. lexim. Disa dijetarė islamė konsiderojnė se Kur’ani ėshtė
quajtur me atė emėr pėr shkak se nė vete tubon dhe pėrmbanė (prej
grumbullon,
tubon) ajete, sure, urdhėresa, ndalesa, premtime, kėrcėnime, kumtesa pėr popujt
e kaluar etj. Sipas kėsaj, fjala “Kur’an” nė pėrkthim tė lirė nė gjuhėn
tonė do tė thoshte “pėrmbledhje, koleksion”.
Kjo
ėshtė domethėnia e fjalės “Kur’an” nga aspekti gjuhėsor, pėrderisa kjo
fjalė nė Islam e pėrcakton Librin e Zotit, i cili me anė tė melekut (engjėllit)
Xhibrilit i ėshtė shpallur pejgamberit tė fundit tė Zotit, Muhammedit
alejhis-selam. Ai ėshtė tė folurit e Zotit qė ngadhėnjeu fuqinė dhe forcėn
njerėzore. Leximi i kėtij libri dhe shqiptimi i fjalėve tė tij ėshtė vepėr e
dashur te Zoti dhe fetarisht e rekomanduar - ibadet. Ky libėr plotėsisht ėshtė i
ruajtur dhe deri te ne ka ardhur me transmetim autentik - me tevatur. Pėr
kėtė arsye nė autenticitetin dhe korrektėsinė e tij assesi nuk dyshojmė. Ėshtė
i shkruar nė “Mus’haf”, qė e pėrmban nė tėrėsi. Kjo ėshtė pėrmbajtja e
pėrkufizimit me tė cilin dijetarėt e usuli-fikhut e pėrkufizojnė
nocionin e “Kur’anit”. Nė gjuhėn arabe ky pėrkufizim i tyre ėshtė:

Mus’hafin nė tė cilin ėshtė shkruar Kur’ani ne jashtėzakonisht e
respektojmė. Sipas rregullave fetare ne pa abdest as nuk guxojmė ta prekim, e
kur njeriu ėshtė xhunub (fetarisht i papastruar, N.I.), nuk guxon, pa u
pastruar, asnjė ajet nga Kur’ani, qoftė kjo edhe pėrmendsh, as ta lexojė e as ta
shqiptojė.
Emrat tjerė tė
“Kur’anit”
Nė
vetė Kur’anin, Kur’ani ėshtė quajtur me mė shumė emra. Prej kėtyre emrave nė
vend tė parė ėshtė emri “Kur’ani”, pėr tė cilin nė kaptinėn e kaluar si
emėrim mė tė rėndėsishėm veēan kemi folur. Si shembull do tė pėrmendim dy
ajete nė tė cilat pėrmendet emri Kur’an. Ajeti i parė ėshtė:

“Vėrtet, ky Kur’an u rrėfen beni israilėve tė shumtėn e asaj qė ata ishin tė
pėrēarė”. (En-Neml, 76)
Ajeti i dytė ėshtė:

“Ne me tė shpallur tė kėtij Kur’ani po tė rrėfejmė ty (Muhammed) mė tė bukurin
rrėfim.” (Jūsuf, 3). Pėrveē nė kėto dy ajete fjala “Kur’an” ėshtė
cekur nė Kur’an edhe nė nja shtatėdhjetė vende. Pas emrit Kur’an me rėndėsi
janė edhe kėta emra:
1.
Furkān - dmth., Libri qė ndanė tė vėrtetėn nga e pavėrteta (prej
ndanė). Kur’ani e cek kėtė emėr dhe thotė:

“I madhėruar ėshtė Ai qė ia shpalli Furkanin robit tė vet (Muhammedit) qė tė
bėhet pejgamber i botės (kėshillues).” (El-Furkān, 1)
2.
Kitāb - dmth. Libri. Kur’ani thotė:

“Falėnderimi i takon vetėm All-llahut qė ia shpalli robit tė vet Librin dhe nė
tė nuk lejoi ndonjė kundėrthėnie.” (El-Kehf, 1)
3.
Dhikr - dmth. vėrejtje, kujtesė. Kur’ani thotė:

“Ne me madhėrinė Tonė e shpallėm Kur’anin (vėrejtėsin) dhe Ne gjithsesi jemi
mbrojtės tė tij.” (El-Hixhr, 9)
4.
Tenzīl - dmth. zbritje, shpallje. Njė ajet kur’anor thotė:

“E edhe ai (Kur’ani) ėshtė shpallje (zbritje) e Zotit tė botėve.”
(Esh-Shuara, 192)
Pos
kėtyre emrave disa dijetarė islamė cekin edhe disa emra qė janė pėrmendur nė
Kur’an, jo si emra tė vėrtetė, por si atribute tė Kur’anit. Ata janė: nūr
- drita; mev’idha - kėshilla; burhān - argumenti i qartė;
hudā - udhėzim; bejan - shpjegim i qartė; hakīm - i urti,
etj.
Shpallja e Kur’anit
Kur’ani i ėshtė shpallur Muhammedit alejhis-selam prej Zotit shkallėrisht pėr
njėzet e tri vjet tė pejgamberisė sė tij. Pėr shpalljen e Kur’anit na flet edhe
vetė Kur’ani. Nė njė ajet thuhet:

“Muaji i Ramazanit qė nė tė (filloi tė) shpallet Kur’ani.” (El-Bekare, 185).
Nė ajetin e dytė thotė:

“Ne e zbritėm atė (Kur’anin) nė natėn e Kadrit.” (El-Kadr, 1). Ajeti i tretė
ėshtė:

“Ne e zbritėm atė nė njė natė tė bekuar…” (Ed-Duhān, 3)
Ajeti i dytė dhe i tretė flasin sigurisht pėr njė natė tė njėjtė, e cila, sipas
ajetit tė parė, pa pikė dyshimi ėshtė nė muajin e ramazanit.
Meqė tėrė Kur’ani nuk i ėshtė shpallur Muhammedit alejhis-selam pėrnjėherė pėr
njė natė, e as pėr njė muaj, pėr kėtė dijetarėt muslimanė nė pikėpamje tė tė
kuptuarit dhe tė perceptuarit tė ajeteve lartė tė cekura ndahen nė disa mendime,
prej tė cilave ne do t’i theksojmė tri si mė tė rėndėsishme dhe mė tė njohura:
1.
Disa dijetarė muslimanė konsiderojnė se nė ajetet e lartpėrmendura flitet pėr
fillimin e shpalljes sė Kur’anit, e jo pėr shpalljen e tėrė Kur’anit, sepse
shpallja e parė e Kur’anit dhe paraqitja e parė e melekut Muhammedit
alejhis-selam u bė njėmend nė muajin e ramazanit edhe atė nė dhjetė ditėt e
fundit tė tij, kur Pejgamberi qe tėrhequr nė shpellėn Hira pėr tė bėrė ibadet
(adhurim).
2.
Grupi i dytė i dijetarėve muslimanė ėshtė i mendimit se tėrė Kur’ani pėrnjėherė
pėr njė natė ėshtė dėrguar nė mėnyrėn e pėrshtatshme pėr vetė ēėshtjen, nė
qiellin pėr ne mė tė afėrt ( ),
e pastaj shkallėrisht, sipas nevojės pėr njėzet e tri vjet i ėshtė dorėzuar
vetė Pejgamberit alejhis-selam. Nata nė tė cilėn dėrgimi i thėnė i Kur’anit ka
ndodhur ka qenė natė e bekuar, nata e lartėsuar e “Lejlet-ul-Kadrit”, e cila
gjithsesi ėshtė nė muajin e ramazanit.
3.
Grupi i tretė pėrfaqėsojnė mendimin se Kur’ani pėr njėzet herė gjatė njėzet
vjetėve ēdo vit nė njė natė, natėn e “Lejlet-ul-akdrit” ėshtė dėrguar nė qiellin
pėr ne mė tė afėrt. Ēdo vit ėshtė dėrguar aq sa gjatė vitit do t’i shpallet
Pejgamberit. Nė vend tė numrit njėzet disa pėrmendin numrin njėzet e tre dhe
thonė se Kur’ani pėr njėzet e tre Lejlet-ul-kadra gjatė njėzet e tri vjetėve
ėshtė dėrguar nė qiellin pėr ne mė tė afėrt, e atėherė prej aty shkallėrisht i
ėshtė dorėzuar Muhammedit alejhis-selam.
Ndėrmjet mendimeve tė cekura i pari duket mė i logjikshėm. Ai njėherit pajtohet
me tė dhėnat historike, qė pohojnė se shpallja e parė Muhammedit alejhis-selam
ka qenė nė dhjetė ditėt e fundit tė muajit tė ramazanit.
Mendimi i dytė ndėr dijetarėt islamė ėshtė mjaft i zgjeruar. I kėtij mendimi
ėshtė edhe Abdullah ibėn Abbasi, djali i xhaxhait tė Muhammedit alejhis-selam,
i cili ka qenė nė zė nė njohjen e Kur’anit dhe shpjegimin e tij. Mendimin e
tij e pėrmend dijetari i hadithit Hakimi nė veprėn e vet “Mustedrek” dhe
tekstualisht thotė:

“Kur’ani nė tėrėsi ėshtė dėrguar nė qiellin mė tė afėrt, e atėherė
shkallėrisht pėr njėzet vjet i ėshtė shpallur Pejgamberit”. Kėtė transmetim e
vlerėson vetė Hakimi dhe thotė se ėshtė autentik, sepse u pėrgjigjet kushteve
tė autenticitetit tė transmetimit qė i kėrkojnė dijetarėt e hadithit Buhariu dhe
Muslimi ( ).
Gjatė njėzet e tre vjetėve Muhammedit a.s. i janė shpallur, sipas nevojės,
nganjėherė pesė, nganjėherė dhjetė, nganjėherė mė pak e nganjėherė mė shumė
ajete. Nganjėherė nė mėnyrė tė veēantė ėshtė shpallur edhe nga njė fjalė nė
ndonjė ajet siē ka qenė rasti me fjalėt Nganjėherė
pėrnjėherė janė shpallur edhe kaptina tė tėra siē ka qenė rasti me kėto sure:
El-Fātiha, El-Ihlās, Tebbet, Nūr, Murselāt, Muavidhetān, e me pėrjashtim tė
vogėl edhe sureja El-En’ām etj.
Mushrikėt (politeistėt) i bėnin vėrejtje Muhammedit alejhis-selam, pėrse i tėrė
Kur’ani nuk i ėshtė shpallur pėrnjėherė sikur qė janė shpallur disa libra
qiellorė paraprakė. Kur’ani kėtė e pėrmend nė kėtė ajet:

“E ata qė nuk besuan thanė: ‘Pėrse tė mos i ketė zbritur atij (Muhammedit)
Kur’ani pėrnjėherė?’ Ashtu (e zbritėm pjesė-pjesė) qė me tė tė forcojmė zemrėn
tėnde dhe Ne e sollėm atė ajet pas ajeti.” (El-Furkān, 32). Nė kėtė ajet
pėrmendet njėherit edhe pėrgjigjja nė vėrejtjen e tyre dhe thuhet se qėllimi i
asaj qė Kur’ani nuk ėshtė shpallur pėrnjėherė nė tėrėsi, ėshtė qė tė freskohet
dhe forcohet zemra e Muhammedit alejhis-selam, sepse kur shpallja ēdo ēast do tė
pėrsėritet, kjo gjithnjė Pejgamberin alejhis-selam do ta motivojė dhe do t’i
japė fuqi nga ēasti nė ēast. Lidhja ndėrmjet tij dhe Zotit do tė qėndrojė
vazhdimisht. Kur politeistėt diē kritikojnė, menjėherė pas kritikės sė tyre
pėrgjigjja e qartė nė shpallje u ėshtė dhėnė. Ajeti qė drejtpėrdrejt qėndron pas
ajetit tė mėsipėrm ėshtė:

“Dhe ata nuk tė sjellin ndonjė shembull ty, e qė Ne tė mos ta tregojmė tė
vėrtetėn, duke tė ofruar shpjegim tė qartė e tė plotė.” (El-Furkān, 33)
Pėrveē kėsaj edhe bota do tė mundet mė lehtė t’i mbajė mend ajetet kur’anore,
kur ato tė shpallen shkallėrisht. Mė lehtė do t’i marrė dhe pėrvetėsojė
urdhėresat dhe ndalesat kur’anore, kur ato tė vijnė shkallėrisht. Nė kėtė na e
tėrheq vėrejtjen ky ajet:

“Dhe (ta shpallėm) Kur’anin qė Ne e ndamė pjesė-pjesė pėr t’ua lexuar njerėzve
dalėngadalė dhe ashtu e shpallėm atė njė pas njė.” (El-Isrā’, 106).
Shpallja e kėtillė ka qenė edhe pėr Alejhisselamin mė e lehtė, sepse ai nuk ka
ditur as tė lexojė as tė shkruajė, dhe vėshtirė do t’i vinte sikur i tėrė
Kur’ani pėrnjėherė t’i shpallej.
Edhe fjala edhe pėrmbajtja e Kur’anit janė shpallje e Zotit. Shpallja e Zotit
pejgamberėve nė arabishte quhet “vahj-un”, kurse ky vahj ka ndodhur nė
disa mėnyra. Dijetarėt islamė nė bazė tė Kur’anit dhe hadithit e kanė ndarė
mėnyrėn e shpalljes, qė Alejhisselamit i ka ardhur, nė disa lloje, nga tė cilat
kryesore janė gjashtė:
1.
Ėndrrat e vėrteta qė plotėsisht besnikėrisht nė realitet janė pėrmbushur. Para
paraqitjes sė melekut Muhammedi alejhis-selam rreth njė gjysmėviti ka parė
ėndrra tė kėtilla tė vėrteta, qė plotėsisht qartė dhe besnikėrisht nė realitet
plotėsoheshin;
2.
Qė meleku diē tė lė nė zemrėn e Pejgamberit alejhis-selam sikur qė pėr kėtė vetė
Muhammedi alejhis-selam nė njė hadith thotė:

“Xhibrili nė zemėr mė la se…”.
3.
Qė Muhammedit alejhis-selam t’i paraqitet meleku nė trajtė tė njeriut sikur qė
nganjėherė Xhibrili Alejhisselamit i paraqitej nė figurėn e njėrit prej shokėve
tė tij, qė quhej Dihje el-Kelbij;
4.
Qė Muhammedi alejhis-selam tė dėgjojė dhe kuptojė, pėr njerėzit tjerė zė tė
pakuptueshėm qė i gjason, si thotė Alejhisselami, zėrit tė ziles ( ).
Kjo mėnyrė e shpalljes pėr Pejgamberin ka qenė mė e rėnda;
5.
Qė Zoti t’i japė Muhammedit alejhis-selam aftėsinė, qė ai ta shohė melekun nė
formėn e tij natyrore, dhe qė meleku t’ia komunikojė shpalljen e Zotit;
6.
Qė Zoti pa ndėrmjetės tė flasė me Pejgamberin e vet. Shpallja e kėtillė ka qenė
te Musau alejhis-selam nė kodrėn e Sinait dhe te Muhammedi alejhis-selam gjatė
kohės sė Mi’raxhit.
Pothuaj i tėrė Kur’ani ėshtė shpallur nė mėnyrėn e katėrt tė sipėrpėrmendur
tė shpalljes. Lloji i parė dhe i dytė i shpalljes janė pėrjashtuar te shpallja
e Kur’anit.
Vahji ose shpallja ėshtė njė dukuri mbinatyrore dhe nė pajtim me kėtė fjalėt dhe
pena janė tė paafta qė nė hollėsi ta sqarojnė esencėn e vahjit, ashtu qė secili
menjėherė tėrėsisht ta kuptojė. Na mjafton qė kjo shpallje bėn pjesė nė radhėn e
gjėrave qė vetvetiu janė tė mundshme, e pėr tė cilėn Kur’ani dhe hadithi i
Alejhisselamit mjaft dėshmi na kanė sjellur, qė ta besojmė dhe pėrvetėsojmė. Me
kėtė vahj All-llahu xh.sh. me fuqinė e tij tė pakufizueshme i ka nderuar disa
njerėz, qė nė kėtė mėnyrė tė jenė udhėheqės pėr tė tjerėt drejt lumturisė sė
vėrtetė e tė mirėfilltė.
Shpallja e parė dhe
e fundit
Ajetet e para qė Muhammedit alejhis-selam i janė shpallur janė pesė ajetet e
para tė sures “El-Alek”:

“Lexo, me emrin e Zotit tėnd, i cili krijoi (ēdo gjė). Krijoi njeriun prej njė
gjaku tė ngjizur (nė mitrėn e nėnės). Lexo! Se Zoti yt ėshtė mė bujari! Ai qė e
mėsoi (njeriun) tė shkruajė me penė. I mėsoi njeriut atė qė nuk e dinte.”
(El-Alek, 1-5).
Sureja e parė qė nė tėrėsi pėrnjėherė ėshtė shpallur ėshtė “El-Fatiha”. Fjala
Fatiha nė pėrkthim tė lirė d.t.th. “Fillim”. Fatiha ėshtė fillimi i
mirėfilltė i shpalljes, por edhe nė Mus’haf ėshtė nė vend tė parė, kėshtu qė
ajo ėshtė edhe fillimi i tij.
Ndėrkaq, sa u pėrket ajeteve, qė si tė fundit janė shpallė, pėr to kemi mė
shumė transmetime dhe mendime tė ndryshme. Secili prej atyre transmetimeve
ėshtė i lidhur pėr njė figurė autoritative nga periudha e parė e Islamit. Kėto
transmetime mes vete nuk pajtohen, por sėrish shumė edhe nuk ndahen, sepse prej
tyre mund tė pėrfundojmė se ajetet qė pėrmenden nė ato transmetime, janė prej
ajeteve tė fundit kur’anore qė i janė shpallė Muhammedit alejhis-selam. Nė
pajtim me kėtė prej ajeteve tė fundit do tė ishin kėto ajete:

“Kėrkojnė pėrgjigjen tėnde. Thuaju: ‘All-llahu ju pėrgjigjet nė ēėshtjen e
“kelale-s” (ai qė nuk ka prindėr as fėmijė qė e trashėgojnė’…” (En-Nisā,
176)
Edhe tėrė sureja “En-Nasr” bėn pjesė nė suret, qė si tė fundit i janė
shpallur Muhammedit alejhis-selam. Po ashtu edhe ajetet qė flasin pėr kamatėn
( )
janė prej ajeteve tė fundit.
Ndėr ajetet e fundit bėn pjesė edhe ajeti:

“Sot pėrsosa pėr ju fenė tuaj, plotėsova ndaj jush dhuntinė Time, zgjodha pėr ju
Islamin fe.” (El-Māide, 3).
Ky
ajet ėshtė shpallur gjatė kohės sė Haxhxhit lamtumirės ( )
nė Arefat ditėn e nėntė tė dhul-hixhes tė premten, kurse pas kėsaj Muhammedi
alejhis-selam ka jetuar vetėm diē mė shumė se tetėdhjetė ditė. Ndėr ajetet e
fundit bėn pjesė edhe:

“Dhe ruajuni njė dite kur nė tė ktheheni tek All-llahu, dhe secilit njeri i
plotėsohet ajo qė e ka fituar, dhe atyre nuk u bėhet e padrejtė.”
(El-Bekare, 281).
Pėr
kėtė ajet Seid ibn Xhubejri thotė se Muhammedi alejhis-selam, pasi ky ajet i
ėshtė shpallur, ka jetuar vetėm nėntė netė. Sipas kėsaj ky ajet do tė mund tė
llogaritej ndėr mė tė fundit.
Ajetet mekkase dhe
medinase
Tė
gjitha ajetet kur’anore ndahen nė mekkase ( )
dhe medinase ( ).
Ajete mekkase quhen ato ajete qė Muhammedit alejhis-selam i janė shpallur para
Hixhretit, qoftė kjo tė ketė ndodhur edhe nė ndonjė vend tjetėr pos Mekkes.
Ajete medinase quhen ato ajete qė janė shpallur pas Hixhretit, qoftė edhe nė
ndonjė vend tjetėr pos Medines. Ky ėshtė mendimi mė korrekt nė kėtė pikėpamje.
Disa dijetarė islamė thonė se ajete mekkase janė ato qė Muhammedit alejhis-selam
i janė shpallur nė Mekke kurse medinase ato qė janė shpallur nė Medine. Sipas
kėtij mendimi, do tė duhej tė ketė ajete qė nuk janė as mekkase as medinase.
Ata qė e pėrfaqėsojnė kėtė mendim, Mekkes dhe Medines i shtojnė edhe rrethinėn e
tyre mė tė afėrt. Sipas mendimit tė tyre Mina, Arefati, Hudejbia e tė tjera i
pėrkasin Mekkes, kurse Bedri, Uhudi e tė tjera Medines. Pos kėtyre dy mendimeve
ekziston edhe i treti, nė tė cilin thuhet se ajete mekkase janė ato nė tė cilat
fjalimi u drejtohet banorėve tė Mekkes, kurse medinase ato nė tė cilat fjalimi u
drejtohet banorėve tė Medines. Nė bazė tė kėtij mendimi disa thonė se ēdo ajet
qė fillon me fjalėt (O
njerėz!) ėshtė ajet mekkas, ndėrkaq ēdo ajet qė fillon me fjalėt:
(O
ju qė besoni!) ėshtė ajet medinas. Kjo mbėshtetet nė atė se para ēlirimit tė
Mekkes shumica e banorėve tė Mekkes kanė qenė jomuslimanė, kurse shumica e
banorėve tė Medines muslimanė.
Njėjtė sikur ajetet ashtu edhe suret ndahen nė mekkase dhe medinase ( ).
Ka sure qė nė tėrėsi janė mekkase, kurse ka edhe tė tilla qė nė tėrėsi janė
medinase. Po ashtu nė disa sure mekkase gjenden ajete qė janė medinase dhe e
kundėrta. Suret medinase janė mė tė pakta nė numėr; tė tilla janė njėzet e
nėntė, kurse tetėdhjetė e pesė sure janė mekkase. Pėr disa nga kėto sure
ekziston edhe mospajtimi ndėr dijetarėt islamė nė kėtė pikėpamje.
Edhe sipas vetė domethėnies dallojnė ajetet dhe suret mekkase nga ato medinase.
Ajetet mekkase me shumicė flasin pėr besimin, dėshmojnė ekzistimin dhe veēantitė
e Zotit, kurse e rrėnojnė politeizmin dhe i theksojnė lajmet pėr popujt e
kaluar. Ajetet medinase me shumicė flasin pėr rregullat fetare, rregullimin e
bashkėsisė muslimane e kėshtu me radhė. Edhe nė gjuhėn dhe mėnyrėn e tė
shprehurit vėrehet dallimi ndėrmjet sureve mekkase dhe medinase.
Tė
njihen ajetet mekkase dhe medinase ėshtė ēėshtje me rėndėsi, kurse kjo rėndėsi
sidomos vėrehet nėse dėshirojmė tė diskutojmė pėr ajetet abroguese (nāsih) dhe
tė abroguara (mensūh).
Mbi hadithin:

“Kur’ani ėshtė shpallur nė shtatė harfe”.
Numėr mjaft i madh i shokėve tė Muhammedit alejhis-selam (njėzet e katėr sosh, e
nė pajtim me kėtė, hadithi ėshtė mutevatir), rrėfejnė se Muhammedi
alejhis-selam ka thėnė:

“Kur’ani ėshtė shpallur nė shtatė harfe”:
Fjala “harf” nė gjuhėn arabe ka disa domethėnie: shkronjė, fjalė, anė,
breg, skaj, mėnyrė etj. Sė kėndejmi dijetarėt islamė nė tė kuptuarit e kėtij
hadithi janė ndarė nė disa mendime. Ne kėtu do t’i cekim mendimet mė tė njohura
dhe mė tė pėrhapura prej tyre:
1.
Me “shtatė harfet” kuptohen shtatė dialektet mė tė njohura arabe, me tė
cilat kanė folur fiset mė tė njohura arabe. Kėtė mendim e pėrfaqėsojnė shumica e
dijetarėve islamė, e sidomos atij i pėrmbahen njė numėr i madh i filologėve
arabė. Pastaj sėrish ndahen nė numėrimin e atyre shtatė dialekteve arabe, kurse
Ebu Ubejde thotė: “Kėto janė dialektet e kėtyre fiseve: Kurejsh, Hudhejl,
Thekīf, Hevāzin, Kināne, Temīm dhe Jemen”. Mufessiri i zėshėm Ibn Atijje, duke
folur nė tefsirin e vet pėr kėtė ēėshtje, thotė: “Kryesori prej shtatė
dialekteve qė janė pėrmendur nė hadith, ėshtė dialekti i fisit Kurejsh e pastaj
dialekti i fisit Benu Sa’d, sepse Muhammedi alejhis-selam ėshtė nga fisi
Kurejsh, kurse ėshtė edukuar te fisi Benu Sa’d. Pastaj Muhammedi alejhis-selam
derisa rritej ka ardhur nė kontakt me fiset Kināne, Hudhejl, Thekīf, Huzāa, Esed
dhe Dabbe, sepse kėto fise kanė banuar nė afėrsi tė Mekkes dhe kanė pasur lidhje
me tė. Pas kėtyre fiseve vinin fiset Temīm, Kajs dhe fiset fqinje tė tyre nga
qendra e Siujdhesės Arabe. Kur Zoti e dėrgoi Muhammedin alejhis-selam, ia
shpalli Kur’anin nė dialektet e fiseve tė lartpėrmendura, qė nė hadith janė tė
ndara nė shtatė grupe, kurse ēdo grupi i ėshtė dhėnė nga njė harf, dmth. mėnyrė
e tė shprehurit. Thabit ibn Kasimi thotė: Sikur tė kishim thėnė, qė prej kėtyre
shtatė harfeve diē i takon fisit Kurejsh, diē fisit Kinane, diē fisit Esed, diē
fisit Hudhejl, diē fisit Temim, diē fisit Dabbe, diē fisit Kajs, me kėtė nė
shtatė grupe do t’i pėrfshinim tė gjitha fiset kryesore tė fisit mė tė gjerė
Mudar. Ky grup i fiseve arabe dallohej me elokuencėn dhe shkathtėsinė gjuhėsore,
e kjo pikėrisht pėr atė se kanė banuar nė brendi tė Siujdhesės Arabe, nė Hixhaz,
Nexhd dhe Tiham kėshtu qė nuk janė pėrzier shumė me popujt tjerė joarabė dhe
gjuha e tyre ka mbetur e pastėr dhe e paprishur. Sa u pėrket arabėve jemenas,
ata e kanė bastarduar gjuhėn e vet duke u pėrzier me abisinėt dhe indusėt. Ebu
Ubejde dhe Muberridi pėrmendin se edhe dialekti i arabėve tė Jemenit ėshtė
pėrfaqėsuar nė Kur’an, por unė mendoj (thotė Ibn Atijje), se kjo ėshtė bėrė
vetėm nė atė masė aq sa dialekti i tyre ka qenė i njohur nė Hixhaz, e sa u
pėrket fjalėve qė vetėm ata i njohin, ato sigurisht nė Kur’an nuk ekzistojnė.
Fisi Rebīa dhe banorėt e pjesės lindore tė Siujdhesės Arabe e kanė prishur
gjuhėn e vet duke u pėrzier me persianėt, nabatejėt dhe me krishterėt nga
Hīra. Gjuha e arabėve qė kanė banuar nė vendet qė janė kufizuar me Sirinė,
ėshtė prishur pėr shkak tė pėrzierjes me bizantinėt dhe izraelitėt. Pjesa
perėndimore e Siujdhesės Arabe mjaft e pat ruajtur gjuhėn e vet tė mirėfilltė,
sepse atje pėrzierja me tė huajt ka qenė shumė mė e rrallė. Kėtė mė vonė e kanė
marrė parasysh dijetarėt e Basrės dhe Kufes qė iu rrekėn grumbullimit tė gjuhės
sė pastėr arabe, kėshtu qė gjuhėn e kanė tubuar e zgjedhur vetėm nga fiset e
lartpėrmendura. Ata nuk e kanė marrė as gjuhėn e banorėve tė Mekkes, Medines
dhe Tāifit, sepse gjuha e kėtyre qyteteve pas pėrhapjes sė Islamit ėshtė
bastarduar mjaft pėr shkak tė tė huajve qė janė vendosur nė kėto qytete,
pėrderisa gjatė kohės sė Muhammedit alejhis-selam edhe aty gjuha ka qenė e
pastėr dhe e ruajtur”. (“El-Xhevāhiru-l-hisān” prej Sealibiut, vėll. I,
fq. 14-15).
2.
Me “shtatė harfet” nėnkuptohet se nė fillim tė shpalljes sė Kur’anit,
Muhammedit alejhis-selam i qe e lejuar qė nė vend tė njė fjale t’i pėrdorė
sinonimet e saj, por edhe kjo pėrsėri vetėm sipas shpalljes. Kėshtu pėr
shembull nė vend tė fjalės mund
tė pėrdorej ose ;
nė vend tė fjalės mund
tė pėrdorej ose ;
nė vend tė mund
tė pėrdorej etj.
Kjo nė fillim tė Islamit ka qenė e lejuar ( )
sepse pėr shumicėn ka qenė mjaft vėshtirė qė menjėherė saktė tė mbahen mend po
tė njėjtat fjalė, e sidomos kur merret parasysh se njohja e shkrim-leximit ka
qenė tepėr e rrallė, kurse njerėzit krejtėsisht jo tė shkathėt me librin ose me
cilėndo shkencė. Qė kėsaj t’i gjendet ndonjė zgjidhje dhe ēėshtja tė
lehtėsohet, Muhammedit alejhis-selam i qe lejuar qė nė bazė tė vahjit nė disa
mėnyra ta lexojė Kur’anin dhe nė ēfarėdo qoftė mėnyre qė ndokush e ka mbajtur
mend prej Muhammedit a.s., ka mund ashtu edhe ta mėsojė. Mė vonė ka pushuar
shkaku pėr ē’arsye kjo ka qenė e lejuar; arsimimi ėshtė pėrhapur, kurse bota
ėshtė mėsuar nė mbamendjen e Kur’anit, kėshtu qė kjo lehtėsi ėshtė abroguar.
Kėtė mendim e pėrfaqėson mufessiri i zėshėm ibnu Xherir Taberiu. Ai nė fillim
tė tefsirit tė vet e mbron kėtė mendim, kurse i lufton mendimet tjera.
3.
Dijetari i famshėm i kiraetit ibn Xhezerija duke folur nė veprėn e vet
“En-Neshr” pėr hadithin e lartpėrmendur thotė: “Unė, tashmė tridhjetė vjet e
kam konsideruar kėtė hadith tė vėshtirė dhe kam menduar pėr pėrmbajtjen e tij,
derisa nuk kam ardhur me ndihmėn e Zotit nė kėtė mendim, qė do tė mund tė ishte
korrekt. I kam shqyrtuar tė gjitha kiraetet, qofshin plotėsisht autentike ose
jo, dhe kam gjetur se tė gjitha kėto kiraete mund tė shpjeren nė shtatė lloje
ndryshimesh dhe nuk ka asnjė kiraet qė nė ndonjė prej shtatė llojeve nuk do tė
bėnte pjesė. Ato shtatė lloje ndryshimesh janė kėto:
a)
ndryshimi nė hareke pa ndryshim nė domethėnie, psh. dhe
(nė
rastin e parė nė shkronjėn zanoren
fet’ha, kurse nė rastin e dytė kesre);
b)
ndryshimi nė hareke qė tėrheq me vete ndryshimin nė domethėnie, psh.
dhe (nė
rastin e parė: Ademu dhe Kelimatin, kurse nė tjetrin Ademe dhe Kelimatun);
c)
ndryshimi nė harf dhe domethėnie pa ndryshimin e mėnyrės sė shkruarjes sė
fjalėve, psh. dhe ose dhe
.
ē)
ndryshimi nė harf dhe mėnyrėn e tė shkruarit pa ndryshim nė domethėnie, psh. dhe ose
dhe
.
d)
ndryshimi nė harf me ndryshimin nė domethėnie dhe nė mėnyrėn e tė shkruarit,
psh. dhe ose dhe ose
dhe ;
e)
ndryshimi me ndėrrimin e fjalėve, psh.  dhe
ose
(forma
aktive para pasives) dhe (forma
pasive para aktives);
f)
ndryshimi nė atė qė nė njė kiraet tė jetė njė fjalė mė shumė, kurse nė tjetrin
njė mė pak, psh. dhe ose
dhe etj.
Sa i pėrket dallimit ndėrmjet kiraeteve nė idhhār, idgām, revm, ishmām, tefhīm,
terkīk, medd, kasr, imāl, fet’h, tahkīk, tes’hīl, ibdāl dhe nakl,
aty me tė vėrtetė edhe nuk ka ndryshim nė vetė fjalėn.
4.
Ndėrkaq, disa dijetarė janė tė mendimit se ky hadith ėshtė “mushkil” dhe
“muteshābih” dmth. shumė rėndė i kuptueshėm dhe nuk mundet nė mėnyrė
precize tė pėrcaktohet se ē’ėshtė menduar me tė. Vetė Sujutiu nė komentin e vet
tė “Sunenit” tė Nisaiut, duke folur pėr kėtė hadith, fjalė pėr fjalė
thotė:

“Tek unė ėshtė mendim i zgjedhur, se ky hadith ėshtė prej haditheve
muteshabih, domethėnia e vėrtetė e tė cilit vėshtirė mund tė njihet”.
Pėrveē mendimeve tė cekura pėr kėtė hadith, ekzistojnė edhe shumė mendime qė i
kemi lėshuar.
Disa dijetarė janė tė mendimit se prej numrit “shtatė” qė ėshtė pėrmendur nė
kėtė hadith, nuk mendohet saktė numri shtatė, por me atė numėr sipas traditės sė
arabėve, mendohet vetėm shumėsi dhe sasia mė e madhe. Nė kuptimin e kėtillė
arabėt i pėrdorin numrat shtatė, shtatėdhjetė e shtatė, njėqind. E disa
dijetarė konsiderojnė se lejimi i pėrdorimit tė atyre “shtatė harfeve”
ėshtė bėrė vetėm nė fillim tė Islamit edhe atė pėr shkak tė lehtėsimit, siē u
cek kjo tashmė mė herėt, derisa disa tė tjerė konsiderojnė se ato shtatė
harfe edhe sot ekzistojnė. Ky mospajtim varet gjithsesi nga ajo se si secili nga
dijetarėt i kupton kėto “shtatė harfe”. Pėrveē kėtij mospajtimi ekziston edhe
njė mospajtim tjetėr e ky ėshtė se mus’hafėt, qė ka urdhėruar h. Uthmani tė
shkruhen dhe tė dėrgohen nė krahina tė ndryshme qė tė shėrbejnė si bazė pėr
mėsimin dhe shkrimin e mus’hafėve, a i kanė pėrmbajtur tė shtatė harfet apo
vetėm njė. Disa pėrfaqėsojnė njėrin, kurse tė tjerėt mendimin tjetėr. Disa nė
kėtė pikėpamje mbrojnė mendimin qė mund tė konsiderohet si i mesėm, e ky
ėshtė qė mus’hafėt, qė ka urdhėruar tė pėrshkruhen h. Uthmani, nga “shtatė
harfet” e pėrmendura i pėrmbajnė vetėm ato qė i duron alfabeti i atyre
mus’hafėve.
Kėtu duhet theksuar edhe atė se tė gjithė dijetarėt islamė janė tė pajtimit, se
nė asnjė rast nuk guxon tė identifikohen shtatė harfet me shtatė kiraetet,
pėr tė cilat do tė flasim nė vazhdim.
Sado qė tė ketė mospajtime nė tė kuptuarit e kėtij hadithi, megjithatė mund tė
zgjedhet mendimi i parė, e ky ėshtė se me shtatė harfet nėnkuptohen shtatė
dialektet kryesore arabe. Nė kėtė bėjnė pjesė thesari i ndryshėm dhe mėnyra e
shqiptimit e disa fiseve sikur edhe ajo, qė njė fis posedon pėr njė nocion njė
fjalė, kurse fisi tjetėr fjalėn tjetėr. Kėshtu pėr shembull fisi Kurejsh e ka
shqiptuar ,
kurse fisi Hudhejl ,
fisi Esed ka mėsuar  
(me
zanoren kesre nė harfin-mudareatu) etj., derisa fiset tjera kanė shqiptuar
 (me
zanoren fet’ha nė harfin-mudaretu etj)., disa fise kanė mėsuar dhe
(nė
shkronjėn
zanoren kesre, kurse nė shkronjėn sakin),
tė tjerat dhe
(nė shkronjėn zanoren
damma, kurse shkronja me
sakin, tė tretat
dhe (nė
shkronjėn dhe zanoren
damme) etj. Sikur ēdo fis arab tė detyrohet ta lėshojė dialektin e vet, kurse ta
pranojė dialektin tjetėr, kjo nė tėrėsi do tė ishte vėshtirė, sidomos kur merret
parasysh se qė nga rinia dhe fėmijėria janė mėsuar vetėm nė dialektin dhe
theksin e vet. Sė kėndejmi mėshira e Zotit, dėshira qė nė atė pikėpamje t’u
bėhen lehtėsime sikur qė edhe i tėrė Islami ėshtė i lehtė, kėshtu qė Muhammedit
alejhis-selam i ėshtė urdhėruar qė Kur’ani tė lexohet nė “shtatė harfe”.
Kiraetet
Me
kiraete mendohen mėnyrat e ndryshme tė leximit tė Kur’anit. Kiraete ka disa,
kurse ndahen nė “kiraete mutevātirė” dhe “kiraete shādh” ( ).
Kiraetet mutevatirė janė ato kiraete qė me transmetim verbal janė
pėrcjellur nėpėrmjet njė numri tejet tė madh tė njerėzve qė fare nuk mund tė
dyshojmė nė autenticitetin e tyre, sepse njė numėr aq i madh i njerėzve nuk mund
tė pajtohen me diēka qė nuk ėshtė e saktė dhe korrekte. Kėto kiraete janė
kushtėzuar me atė qė tė pajtohen me shkrimin e atyre mus’hafėve qė h. Uthmani me
sahabėt e tjerė tė ditur ka urdhėruar tė pėrshkruhen dhe tė dėrgohen nė krahina
tė ndryshme. Kiraetet qė nuk i pėrmbajnė kėto kushte quhen kiraete shādh
( ).
Sipas kiraeteve tė kėtilla nuk lejohet Kur’ani tė lexohet as nė namaz as jashtė
namazit. Ato mund tė na shėrbejnė kur tė transmetohen nėpėrmjet njerėzve
autentikė, si “hadithe ahad” dmth. mundemi me ato kiraete shādh tė shėrbehemi me
rastin e dėshmimit tė ēėshtjeve tė fikhut. Ėshtė e njohur se dhjetė kiraete janė
mutevatirė. Prej atyre dhjetė kiraeteve nė zė kanė dalur shtatė kiraete, nė tė
cilat kanė mėsuar shtatė imamė tė famshėm tė kiraetit. Kėto shtatė kiraete nė
kurrfarė rasti nuk janė shtatė harfet e pėrmendura, sikur qė kėtė tashmė edhe
mė parė e kemi pėrmendur. Ėshtė gabim i madh qė disa, qė nuk janė tė udhėzuar nė
vetė ēėshtjen, kanė konsideruar qė shtatė kiraetet janė ajo qė janė edhe shtatė
harfet, por megjithatė nuk ka dyshim nė atė qė edhe kėto shtatė kiraete, e edhe
ato dhjetė e mė shumė, aq sa janė, bėjnė pjesė nė ato shtatė harfe, edhe pse
kėto dy nocione nuk janė identike.
Seleksionimi i shtatė leximeve u bė pas vitit 300 sipas hixhretit. I pari ato
shtatė kiraete i ka seleksionuar Ebu Bekr ibni Muxhahid (Ebu Bekr Ahmed b. Musa
b. Abbas b. Muxhahid, vdiq nė vitin 324 H). Disa e kanė kritikuar pėr shkak se
ka zgjedhur numrin shtatė, e jo ndonjė numėr tjetėr, dhe se me kėtė disa i ka
bėrė tė dyshojnė se kėto shtatė janė po ajo qė janė edhe shtatė harfet.
Ēdo
kiraet i pėrshkruhet imamit tė veēantė, e ēdo imam, ndėrkaq, ka mė shumė “rāvī”
qė prej tij i transmetojnė ato kiraete. Dijetarėt e kiraetit e kanė bėrė traditė
qė prej ravive tė disa imamėve tė zgjedhin nga dy mė tė famshmit. Pėr kėtė shkak
edhe ne kėtu do t’i numėrojmė shtatė imamėt e njohur nė kiraet me nga dy ravijė
tė tyre, e pastaj do t’i pėrmendim tre imamėt tjerė, kiraetet e tė cilėve me
kiraetet e shtatė tė parėve pėrbėjnė dhjetė kiraetet mutevatirė ( ).
Para kėsaj duhet mbajtur mend qė mospajtimet e vetė imamėve quhen “kiraete”,
mospajtimet i ravive tė tyre quhen “rivājete”, kurse mospajtimet tjera
quhen “vexhhe” ( ).
I. Nāfi’ el-Medeni
Ėshtė traditė te dijetarėt e kiraetit qė nė rend tė parė ta pėrmendin Nafiun,
imamin e kiraetit nga qyteti i Muhammedit alejhis-selam, Medine. Emri i vėrtetė
i tij ėshtė Nāfi b. Abdurrahman b. ibni Nuajm el-Lejthī el-Medenī. Me prejardhje
ėshtė nga Isfahani. U lind rreth vitit shtatėdhjetė sipas Hixhretit. Kur’anin e
ka mėsuar para nja shtatėdhjetė tabiinėve. Nė kohėn e vet nė Medine ėshtė
konsideruar si njohėsi mė i mirė i kiraetit. Nė Medine ka ligjėruar kiraetin mė
shumė se shtatėdhjetė vjet. Ka vdekur nė Medine nė vitin 169 sipas Hixhretit.
Prej ravive tė tij janė:
1)
Uthman b. Seīd el-Misri i quajtur “Versh”, vdiq nė vitin 197 H.
2)
Isa b. Mīnā i quajtur “Kalun”, vdiq nė vitin 220 H.
II. Ibni Kethīr
el-Mekki
Nė
vendin e dytė pėrmendet kariu (lexuesi i Kur'anit) i Mekkes, Ibni Kethiri. Emri
i vėrtetė i tij ėshtė Ebu Ma’bed Abdullah b. Kethir b. Amr el-Mekki. Me
prejardhje ėshtė persian. U lind nė vitin 45 H., kurse vdiq mė 120 H. Nė kohėn e
vet nė Mekke konsiderohej si njohėsi mė i mirė i kiraetit. Ndėr ravitė e tij, qė
prej tij drejtpėrdrejt nuk flasin, por nėpėrmjet numrit mė tė madh tė njerėzve,
janė:
1)
Ebu-l-Hasan Ahmed b. Muhammed “el-Bezzi” el-Mekki, vdiq mė 250H.
2)
Ebu Umer Muhammed b. Abdurrahman el-Mahzumi el-Mekki i quajtur “Kunbul”, vdiq nė
vitin 291 H.
III. Ebu Amr
ibnu-l-Alā’
Emri i vėrtetė i tij ėshtė Ebu Amr Zebban b. Alā el-Māzini el-Basri. U lind nė
vitin 68 H., kurse sipas mendimit tė shumicės sė historianėve vdiq nė vitin 154
H. Kur’anin e ka mėsuar para shumė mėsuesve, kurse pos kiraetit ėshtė
konsideruar edhe si dijetar i shkėlqyeshėm nė dituritė e gjuhės arabe. Prej
ravive tė tij qė nėpėrmjet njė njeriu e transmetojnė kiraetin e tij, janė:
1)
Ebu Umer Hafs b. Umer “ed-Dūri” el-Bagdadi, vdiq nė vitin 246 H.
2)
Ebu Shuajb Salih b. Zijad “es-Sūsi” er-Rekki, vdiq nė vitin 261 H.
IV. Ibni Amir
Emri i tij ėshtė Ebu Imrān Abdullah b. Jezid el-Jahsubi esh-Shāmi. U lind nė
vitin 21 H., kurse vdiq nė vitin 118 sipas Hixhretit. Ai bėn pjesė nė mesin e
tabiinėve dhe radhitet nė mesin e dijetarėve autoritativė tė shekullit tė parė.
Me vite tė tėra ka qenė imam nė xhaminė umevite nė Damask para dhe pas hilafetit
tė Umer b. Abdulazizit. Pas tij ėshtė falur edhe vetė halifi, i dituri Umer b.
Abdulazizi. Mė vonė ka qenė edhe kadi i Damaskut, kryeqendrės sė atėhershme
islame, nė tė cilėn atėbotė ka pasur dijetarė tė shumtė. Prej ravive tė tij, por
jo drejtpėrdrejt prej tij, por nėpėrmjet shumė njerėzve, janė:
1)
Ebu-l-Velid Hishām b. Ammar “es-Sulemi” ed-Dimishki, vdiq nė vitin 245 H.
2)
Ebu Amr Abdullah b. Ahmed b. Bishr “b. Zekvān” el-Kureshi ed-Dimishki, vdiq nė
vitin 242 H.
V. Asimi
Ebu
Bekr Asim b. Ebin-Nexhūd Behdele el-Esedi el-Kufi e ka mėsuar Kur’anin para Ebu
Abdurrahman es-Sulemit dhe Dhirr ibn Hubejshit qė kanė mėsuar para shokėve tė
Muhammedit alejhis-selam. Konsiderohet pjesėtar i tabiinėve, kurse vdiq nė vitin
127 H. Pas Ebu Abdurrahman es-Sulemit konsiderohej si njohės mė i mirė i
kiraetit nė Kufe. Para tij Kur’anin e kanė lexuar ravitė e tij:
1)
Ebu Amr “Hafs” b. Sulejman b. el-Mugire el-Esedi el-Kufi, vdiq nė vitin 180 H.
2)
Ebu bekr “Shu’be” b. Ajjash el-Esedi el-Kufi, vdiq nė vitin 193 H.
VI. Hamza
Ebu
Ammār Hamza b. Habīb el-Kufi ez-Zejjat u lind nė vitin 80, kurse vdiq nė vitin
156 H. Pas Asimit ėshtė llogaritur nė Kufe si njohės mė i mirė i kiraetit. Pos
kėsaj ka qenė i njohur edhe si dijetar nė shkencat tjera fetare. Prej ravive tė
tij, jo tė drejtpėrdrejtė, por nėpėrmjet njė njeriu, janė:
1)
Ebu Isa “Hallād” b. Halid esh-Shejbani el-Kufi, vdiq nė vitin 220 H.
2)
Ebu Muhammed “Halef” b. Hishām El-Bezzar el-Bagdadi, vdiq nė vitin 229 H.
VII. Kisāiu
Ebu-l-Hasan Ali b. Hamza b. Abdil-lah el-Kisāi el-Kufi. Kur’anin e ka mėsuar
para Hamzės dhe karive tė tjerė tė ditur. Nė kohėn e vet konsiderohej si imam
nė kiraet. Pos kiraetit ėshtė i njohur si dijetar nė tė gjitha dituritė
gjuhėsore. Vdiq nė vitin 189 H., nė qytetin Rej nė ditėn e njėjtė kur vdiq edhe
Muhammed b. Hasan esh-Shejbi, nxėnėsi i Ebu Hanifes. Me atė rast halifi Harun
err-Reshidi ka thėnė: “Nė Rej i varrosėm edhe fikhun edhe dituritė e gjuhės
arabe”. Vdiq nė moshėn shtatėdhjetėvjeēare. Prej ravive tė tij qė prej tij
drejtpėdrejt e kanė mėsuar Kur’anin janė:
1.
Ebu Umer Hafs b. Abdulaziz “ed-Duri”, tė cilin e kemi pėrmendur ndėr ravitė e
Ebu Amr ibni Alait.
2)
Ebu-l-Haris “Lejth” b. Halid el-Bagdadi, vdiq nė vitin 240 H.
VIII. Ebu - Xha’feri
Ebu
Xha’fer Jezid b. el-Ka’ka’ el-Mahzumi el-Medeniu radhitet nė mesin e tabiinėve.
Ka jetuar nė Medine dhe nė kohė tė vet konsiderohej si imam nė kiraet. Vdiq nė
Medine nė vitin 130 H.
IX. Ja’kūbi
Ebu
Muhammed Ja’kūb b. Is’hak el-Hadremi el-Basriu ka qenė imam i xhamisė kryesore
nė Basrė dhe pas Ebu Amr ibni Alāit konsiderohej si kariu mė i aftė nė kėtė
qytet. Sė kėndejmi nė Basrė qe pėrhapur kiraeti i tij dhe tė gjithė imamėt e
xhamisė basriane kanė lexuar sipas kiraetit tė tij. Dallohej edhe si njohės i
shkėlqyeshėm i sintaksės arabe. Vdiq nė vitin 205 H., nė moshėn 88-vjeēare.
X. Halefi
Halefi ėshtė pėrmendur si ravi i Hamzės. Ai nė kiraet pajtohet me karitė e
qytetit tė Kufes.
*
* *
Prej shtatė imamėve tė lartpėrmendur nė kiraet njė ėshtė nga Medina, njė nga
Mekka, njė nga Basra, tre nga Kufeja, njė nga Shami. Sė kėndejmi karitė e
pėrmendur shpesh nė tefsire pėrmenden nėpėrmjet vendeve nga tė cilat kanė qenė,
kėshtu qė thuhet: Mekki, Medeni, Kufi etj. Kur pėrmendet Kufi, atėherė mendohet
nė tė tre karitė nga Kufeja pėrveē nėse ndonjėri ėshtė i veēuar.
Dijetarėt islamė edhe sot mėsojnė dhe i ruajnė tė dhjetė kiraetet e mė shumė,
kėshtu qė ato kiraete nė mesin e qarqeve shkencore jetojnė edhe sot. Nė kuptimin
e vėrtetė jetojnė vetėm tri kiraete dmth. nė ato kiraete kėndojnė edhe
dijetarėt dhe bota e rėndomtė e disa vendeve islame. Kėto tri kiraete janė
kiraeti i Asimit, kiraeti i Nāfiut dhe kiraeti i Ebu Amrit. Kiraeti i Asimit
sipas “rivajetit tė Hafses” ėshtė mė i pėrhapuri. Sipas tij kėndojnė shumica e
muslimanėve nė mbarė botėn. Banorėt e Afrikės Veriore me pėrjashtim tė Egjiptit
kėndojnė me kiraetin e Hafses, kurse me “rivajetin e Vershit”. Ka edhe mus’hafė
tė botuar qė janė rregulluar sipas kėtij kiraeti. Nė Afrikėn Veriore ėshtė i
pėrhapur medhhebi i Imam Malikut, kurse imam Maliku mjaft favorshėm ėshtė
shprehur pėr kiraetin e Hafses, i cili sikur edhe Maliku ka qenė nga Medine,
andaj edhe malikitėt e kanė zgjedhur kiraetin e Hafses. Kiraeti i Ebu Amrit
akoma jeton nė njė pjesė tė Sudanit. Kiraetet tjera, siē thashė, jetojnė vetėm
nė qarqet shkencore.
Prej nga lindėn
kiraetet?
Siē
kemi parė duke folur pėr hadithin nė tė cilin thuhet se Kur’ani ėshtė shpallur
nė shtatė harfe, Muhammedi a.s. nė disa mėnyra e ka lexuar Kur’anin. H. Uthmani
ka urdhėruar tė pėrshkruhen shumė ekzemplarė tė Kur’anit dhe tė dėrgohen nė
krahinat e ndryshme islame qė tė shėrbejnė si bazė pėr pėrshkrimin dhe kėndimin
e Kur’anit. Ato mus’hafe qė i ka dėrguar h. Uthmani kanė qenė tė shkruara sikur
edhe alfabeti tjetėr i atėhershėm arab, pa zanore dhe pa shenja tė pikėsimit.
Nė krahinat nė tė cilat qenė dėrguar ato mus’hafe kanė jetuar mjaft shokė tė
Muhammedit alejhis-selam, si dhe shumė njerėz tė tjerė, tė cilėt me transmetime
e kanė mėsuar leximin e Kur’anit. Atėherė ēdo krahinė ka lexuar ashtu si ka
dėgjuar nga shokėt e Muhammedit alejhis-selam duke pasur parasysh gjatė kėsaj
edhe vetė alfabetin e mus’hafit qė ua kish dėrguar h. Uthmani. Kėshtu kanė
lindur kiraetet e ndryshme. Sipas kėsaj, kiraetet kryesisht janė njė pjesė prej
shtatė harfeve.
Nė
bazė tė vetė rregullave tė gjuhės arabe nuk lejohet qė Kur’ani tė lexohet nė
mėnyrė tjetėr pos siē e ka lexuar Muhammedi alejhis-selam, kurse shokėt e tij me
transmetim tė sigurt na e kanė dorėzuar. Edhe vetė Pejgamberi i Zotit vetėm nė
bazė tė Shpalljes nė mėnyra tė ndryshme e ka lexuar Kur’anin, sikur qė e kemi
pėrmendur kėtė edhe mė parė. Nė kėtė mendojmė kur themi se kiraetet janė
“tevkifijje” ( )
dmth. ashtu siē i janė shpallur Muhammedit a.s., kurse Alejhisselami kėshtu
shokėve tė vet ua ka thėnė. Nė asnjė rast nuk guxon tė kuptohet se ato kiraete
imamėt nė kiraet ose individė tė tjerė para ose pas tyre nga vetvetja i kanė
pėrcaktuar. Kjo jepet tė kuptohet nga fjalėt e h. Umerit, Zejd b. Thabitit, Urve
b. Zubejrit, Umer b. Abdulazizit, Sha’biut e tė kolosėve tė tjerė islamė nga
periudha e parė e Islamit, tė cilėt e kishin traditė tė thonė:

“Kiraeti ėshtė sunet e traditė, tė cilėn i riu duhet ta mėsojė prej mė tė
vjetrit, dhe mėsoni vetėm ashtu si ju kanė mėsuar!”
Tregohet se Nafi’u dhe Ebu Amri kanė thėnė:

“Sikur mos ta kisha tė ndaluar ta lexoj Kur’anin tjetėrfare se si mė kanė mėsuar
mėsuesit, unė kėtė e kėtė fjalė nga Kur’ani do ta lexoja kėshtu e kėshtu, e kėtė
kėshtu”.
Kjo
shihet edhe nga ajo qė dijetarėt islamė gjithnjė rreptė janė ngritur dhe kanė
gjykuar atė i cili sipas tė kuptuarit tė vet, pa transmetim, ka krijuar kiraete
tė reja. Kėshtu ka ndodhur me Ebu Bekr Muhammed b. Hasan b. Miksem el-Bagdadin,
i cili ka qenė i aftė nė sintaksėn arabe (ka qenė pas vitit 300), kurse ka
pohuar se Kur’ani mund tė lexohet nė tė gjitha mėnyrat e ndryshme qė i lejon
sintaksa arabe edhe nėse ato nuk kanė mbėshtetje nė transmetim. Ai ėshtė ftuar
nė pėrgjegjėsi, dhe botėrisht ėshtė penduar dhe ka dhėnė premtimin me shkrim se
kėtė mė nuk do ta pohojė. Ngjashėm ka ndodhur me Ibn Shenbuzin Ebu-Hasan
Muhammed b. Ahmed b. Ejub ibni Shenbuz el-Mukri-un, vdiq nė vitin 328 (shih:
“Shezerau-udh-dheheb”, vėll. 2, fq. 313 dhe 314) nė Bagdad, i cili ka
konsideruar se Kur’ani mund tė lexohet sipas kiraeteve, tė cilat nuk i kanė tė
gjitha kushtet e autenticitetit qė i kėrkojnė dijetarėt islamė. Pėr kėtė
zyrtarisht ėshtė ftuar nė pėrgjegjėsi, ku para tubimit tė dijetarėve dhe karive
bagdadas, botėrisht ka deklaruar se pendohet dhe ka dhėnė premtim me shkrim se
mė nuk do tė preokupohet me atė punė fetarisht tė ndaluar.
Vėrejtje. Tė lexohet ndonjė ajet nga Kur’ani pėr njė rendi nė tė gjitha
mėnyrat e mundshme tė kiraetit, si ėshtė traditė te disa hafisė nė disa vende
islame, nuk ėshtė e lejuar. Kjo nė Egjipt, ku bėhet mbikėqyrja e veēantė mbi
botimin, mbamendjen dhe leximin e Kur’anit, zyrtarisht ėshtė e ndaluar.
Pasqyrė e shkurtėr e zhvillimit
tė shkencės mbi kiraetet
Nė
shekullin e parė e tė dytė shkenca mbi kiraetet mėsohej nga tradita gojore e
njerėzve tė ditur. Pėr kiraetet nuk ka pasur vepra tė shkruara veēan, e edhe
nėse diē mė vonė edhe ėshtė shkruar, kjo ėshtė bėrė tėrthorazi krahas tefsirit
dhe shkencave tjera kur’anore. Vetėm nė shekullin e tretė, kur ēdo shkencė
islame kish lulėzuar, kurse patėn filluar me vrull tė mugullojnė veprat pėr tė
gjitha shkencat islame, atėherė edhe pėr kiraetet si fillim i parė janė shkruar
disa vepra tė rėndėsishme. Dijetar i parė mė i rėndėsishėm qė pėr kiraetet ka
dhėnė njė vepėr tė rėndėsishme ėshtė Ebu Ubejt Kasim b. Sel-lam (vdiq mė 224 H).
Ai ka shkruar veprėn nė tė cilėn ka tubuar kiraetet e njėzet e pesė karive tė
famshėm ndėr tė cilėt bėjnė pjesė shtatė tė njohur pėr ne. Mė vonė erdhi Ibni
Xherir et-Taberiu, mufesiri i famshėm, i cili pėr kiraetin ka shkruar njė vepėr
tė rėndėsishme qė pėrmbanė kiraetet e njėzet e disa karive. Kėtė vepėr e ka
quajtur “el-Xhami” (vdiq nė vitin 310 H). Diē mė vonė vjen Ebu Bekr Ahmed
b. Musa b. Abbas b. Muxhahid (vdiq mė 324 H) qė ka shkruar pėr kiraetin vepėr tė
veēantė dhe pėr herė tė parė ka zgjedhur shtatė imamėt autoritativė, kiraetet e
tė cilėve mė vonė veēanėrisht janė lexuar dhe ligjėruar. Pas tij janė radhitur
shumė autorė pėr shkencėn e kiraetit, si Ebu Bekr Ahmed b. Husejn b. Mihran
(vdiq mė 381 H.), autori i veprės “esh-Shāmil” dhe “el-Gāje” pėr
kiraetet e dhjetė imamėve dhe Ebu-l-Fadl Muhammed b. Xha’fer El-Huzai (vdiq nė
vitin 408 H.), autor i veprės “El-Muntehā” nė tė cilėn ka tubuar atė qė
nuk e ka tubuar askush. Nė Magrib dhe Endelus deri nė fund tė shekullit tė
katėrt shkolla e kiraetit ka qenė mjaft dobėt e zhvilluar, derisa disa prej tyre
nuk shkuan nė Egjipt dhe sė andejmi e sollėn atė shkencė. I pari qė kėtė shkencė
e solli nė Endelus ishte Ebu Umer Ahmed b. Muhammed et-Talemenki (vdiq mė 429
H.), i cili pėr kiraetin ka shkruar veprėn “err-Rrevda”. Pas tij rrugės
sė njėjtė ka shkuar Ebu Muhammed Mekki b. Ebi Talib el-Kajsi (vdiq mė 437 H.),
autor i veprės “et-Tebsire” dhe “el-Keshf”. Pas tyre ka qenė
dijetari i famshėm i kiraetit Ebu Amr Uthman b. Seid ed-Dāni (vdiq mė 444 H.),
autor i “et-Tejsir” dhe “Xhamiu-l-bejan”. Nė “Xhamiu-l-bejan”
gjerėsisht i ka pėrpunuar shtatė kiraetet e njohura tė cilat i ka lidhur me
transmetim deri te vetė shtatė imamėt. Rrugėt e transmetimit nė atė vepėr janė
mė shumė se pesėqind. Nė atė kohė pėr ta mėsuar shkencėn e kiraetit u nis nga
Perėndimi drejt Lindjes Ebu-l-Kasim Jusuf b. Ali el-Huzeli-u, i cili i vizitoi
tė gjitha qytetet deri nė Gazne, duke i kėrkuar dijetarėt e kiraetit. Fryt i
atyre udhėtimeve tė mėdha dhe hulumtimeve tė gjithanshme ėshtė vepra e tij
“el-Kāmil” nė tė cilėn ka tubuar pesėdhjetė kiraete nėpėrmjet njė mijė e
katėrqind e pesėdhjetė e nėntė rrugėve transmetuese prej 365 mėsuesve nė
kiraet, qė i ka takuar nė rrugėn e vet prej skajit tė Magribit deri nė Fergan,
pėr sė gjati e pėr sė gjeri (vdiq mė 465 H.). Nė kėtė shekull ka jetuar nė Mekke
Ebu Ma’sher Abdulkerim b. Abdussamed et-Taberiu (vdiq mė 478 H.), i cili pėr
kiraetin e shkroi veprėn “et-Telhīs” qė pėrmbanė tetė kiraete dhe veprėn
“Sūku-l-arūs” nė tė cilėn ekzistojnė 1550 rivajete dhe tariqe
(transmetime dhe rrugė). Nė shumėsinė e rivajeteve dhe tariqeve kėta dy i
kapėrceu Ebu-l-Kasim Isa b. Abdulaziz el-Iskenderi (vdiq mė 629 H.), qė ka
shkruar veprėn “El-Xhami-ul-ekber vel-Bahru-l-ez’har” qė pėrmbanė shtatė
mijė rivajete dhe tariqe.
As
pėr sė afėrmi nuk i kemi numėruar autorėt mė tė famshėm nė shkencėn e kiraetit.
Kjo ėshtė gjithsesi detyrė e veprave krejtėsisht profesionale sikur qė janė
“Tabekatu-l-kurā” prej Dhehebiut dhe Ibnu-l-Xhezerijes. Vetėm do tė cekim
edhe atė se nė kėtė shkencė sot mė tė njohura e mė tė pėrhapura janė veprat e
Ebu Amr ed-Dāniut, tė cilin pak mė parė e cekėm, veprat e Ebu-l-Kasim b. Firruh
b. Halef esh-Shatibiut (vdiq mė 590 H.), e veēan poema e tij nė 1173 dyvargėsha
qė ėshtė e njohur me emrin “Esh-Shatibijje” ose “Hirzu-l-emani ve
vexhhut-tehāni” dhe veprat e Shemsuddin Ebul-Hajr Muhammed b. Muhammedit,
tė quajtur Ibnu-l-Xhezeri (vdiq mė 833 H.), e sidomos “En-Neshru
fi-l-kiraati-l-ashri” dhe “Et-Takrīb”.
Texhvidi
Leximi i drejtė i Kur’anit quhet “texhvid”. Ndonėse texhvidi bėn pjesė
kryesisht nė kiraet, megjithatė e konsiderojnė shkathtėsi tė veēantė, pėr tė
cilėn nga kohėt e lashta ekzistojnė vepra tė veēanta tė shkruara qė pėrmbajnė
rregullat e kėsaj shkathtėsie. Thuhet se i pari pėr texhvidin ka shkruar vepėr
tė veēantė Musa b. Ubejdullah el-Hakani el-Bagdadi (vdiq mė 32 H.).
Texhvidi dtth. plotėsisht drejt tė shqiptohet ēdo harf ashtu siē shqiptohet nė
gjuhėn e mirėfilltė arabe dmth. tė kihet kujdes nė “mehārixhu-l-hurūf”
dhe vetitė e ēdo harfi duke u kujdesur gjatė kėsaj ku duhet ndalur, ku duhet
kaluar, ku gjatė, e ku shkurt tė shqiptohet, ku tė shkrihet harfi nė harf, ku
prap tė ndahen etj. Texhvidi ėshtė dekor i vetė leximit tė Kur’anit ( ),
kurse thuhet se h. Aliu duke e shpjeguar ajetin: (“Dhe
lexoje Kur’anin shkoqitur e bukur”, ka thėnė:

dmth. “tertil”, leximi i shkoqitur dhe i drejtė i Kur’anit ėshtė tė kihet
kujdes qė harfet bukur tė shqiptohen dhe tė dihet ku duhet ndalur. Sė
kėndejmi edhe thotė Ibnu-l-Xhezeriu nė “Mukaddimen” e vet:

Dmth.: Tė lexohet Kur’ani sipas texhvidit ėshtė detyrė, “vaxhib”, sepse pa
texhvid tė lexohet Kur’ani ėshtė mėkat. Mėkat ėshtė pėr shkak se Kur’ani si i
tillė ėshtė shpallur dhe tė gjithė njerėzit qė para nesh e kanė lexuar dhe neve
na e kanė mėsuar, e kanė lexuar sipas texhvidit, dhe kjo nuk guxon tė lėshohet.
Edhe pse shkenca e texhvidit posedon rregulla stabile dhe tė caktuara,
megjithatė texhvidi mjaft i gjason muzikės, ku mė me rėndėsi ėshtė ushtrimi
dhe mėsimi i shkallėrishėm prej mėsuesve tė shkathėt. Nė kėtė na tėrheq
vėrejtjen Ibn Xhezeriu nė “Mukaddimen” e vet dhe thotė:

qė
dmth. se leximi i drejtė i Kur’anit mund tė mėsohet vetėm me ushtrime tė
pėrhershme.
Tė
shkruarit dhe tubimi i Kur’anit
Kur’ani edhe gjatė kohės sė Muhammedit alejhis-selam ka qenė i shkruar.
Pejgamberi alejhis-selam ka pasur shkrues tė veēantė. Disa prej tyre kanė qenė
pėr atė qė tė shkruajnė disa ajete dhe sure kur’anore kur tė shpallen. Kėta
shkrues janė quajtur shkrues tė shpalljes “kuttābu-l-vahji”. Disa prej
tyre ia kanė shkruar Muhammedit alejhis-selam shkresat qė ua ka dėrguar disa
personave dhe sunduesve tė huaj qė t’i ftojė nė fe tė vėrtetė. Ndėrmjet
shkruesve tė Muhammedit alejhis-selam qė e kanė shkruar edhe Kur’anin sidomos
dallohet Zejd b. Thabiti, i cili nė kėtė punė ka qenė prej mė tė aftėve. Kur
ėshtė shpallur ndonjė ajet, Muhammedi alejhis-selam e urdhėronte ndonjėrin prej
shkruesve tė vet qė atė ajet ose shumė sosh t’i shkruajė nė vendin e caktuar pas
atij e atij ajeti, nė atė e atė sure.
Meqė nė atė kohė nuk ka pasur letėr, shkruhej nė lėvore tė hurmės, pllaka tė
holla tė gurit, nė eshtra dhe gjėra tė ngjashme nė tė cilat mund tė shkruhej.
Secili nuk ka pasur rast ta shkruajė tėrė Kur’anin, por sigurisht dihet se i
tėrė Kur’ani gjatė kohės sė Muhammedit alejhis-selam qe shkruar, por vetėm nuk
qe tubuar nė njė pėrmbledhje. Pėrveē kėsaj, Muhammedi alejhis-selam ėshtė
pėrpjekur qė Kur’ani tė mėsohet pėrmendsh. Ēdo musliman gjatė kohės sė
Muhammedit alejhis-selam ka ditur diēka nga Kur’ani pėrmendsh. Nė mesin e
shokėve tė Muhammedit alejhis-selam ka pasur njerėz tė shumtė tė cilėt tėrė
Kur’anin qysh gjatė kohės sė Muhammedit alejhis-selam e kanė ditur pėrmendsh. Nė
mesin e tyre kanė qenė: Ali ibn ebi Talib, Ubejj b. Ka’bi, Muadh b. Xhebeli,
Zejd b. Thabiti, Ebu Zejdi e tė tjerė.
Pas
vdekjes sė Muhammedit alejhis-selam mbamendja e Kur’anit ėshtė zhvilluar me hov
tė madh. Nė atė kohė disa fise kishin shprehur padėgjueshmėri dhe kanė refuzuar
dhėnien e zekatit. Numėr i madh i renegatėve ishin tubuar rreth pejgamberit tė
rrejshėm Musejlimes, tė quajtur “El-Kedhdhāb”. Detyra e parė e Ebu Bekrit ka
qenė qė t’i nėnshtrojė kėta renegatė. Menjėherė e dėrgoi ushtrinė kundėr
Musejlimes nėn udhėheqjen e Halid b. El-Velidit. Nė kėtė ushtri ka pasur rreth
tre mijė njerėz qė e kanė ditur tėrė Kur’anin, ose pjesėt mė tė mėdha tė tij,
kurse janė quajtur “El-Kurrā”. Nė betejėn me Musejlimen u vranė rreth
pesėqind prej kėtyre kārive. Pas kėsaj beteje h. Uthmani kėrkoi nga halifeja Ebu
Bekri qė tė urdhėrojė qė tėrė Kur’ani tė tubohet nė njė pėrmbledhje. Kėtė nevojė
h. Umeri e ka arsyetuar me atė qė nė luftėn e cekur me Musejlimen nė Jemame kanė
vdekur shumė kārī (lexues tė Kur’anit), kurse ekzistonin gjasat se edhe nė tė
ardhmen do tė ketė shumė beteja tė ngjashme, prandaj duhej pasur drojė se nė
kėtė mėnyrė, kur tė vdesin shumė kari, diēka nga Kur’ani mos tė humbet. Ebu
Bekri kėtė e pranoi, dhe e ftoi Zejd b. Thabitin dhe pasi ia tregoi bisedėn e
vet me Umerin i tha atij: “Ti je i ri dhe i menēur dhe ne nė menēurinė tėnde nuk
dyshojmė, kurse i ke shkruar Kur’an edhe Pejgamberit tė Zotit, prandaj kujdesu
dhe tuboje Kur’anin nė njė pėrmbledhje!”
Nė
kėtė Zejd b. Thabiti filloi ta shkruajė dhe ta tubojė Kur’anin nė njė
pėrmbledhje. Mbikėqyrjen mbi kėtė punė e ka bėrė vetė h. Umeri. Kjo pėrmbledhje
i ėshtė dhėnė nė pėrkujdesje dhe ruajtje vetė halifit Ebu Bekrit.
Kjo
konsiderohet ndėr meritat mė tė mėdha tė halifit tė parė Ebu Bekrit. Sido qė ai
me fuqinė ushtarake e ka ruajtur nga shkatėrrimi shtetin islam duke i nėnshtruar
fiset e rebeluara dhe duke luftuar kundėr fuqive fqinje tė Bizantit dhe Persisė,
po ashtu nė mėnyrė tė urtė e tė menēur e ka ruajtur burimin kryesor tė shkencės
islame, Kur’anin famėlart, qė me tė mos tė ndodhė ajo qė ka ndodhur me librat
tjerė tė shpallur para Kur’anit. Pėrmbledhja e pėrmendur ėshtė tubuar me
pėrpjekjen e shokėve mė autoritativė tė Muhammedit alejhis-selam, Ebu Bekrit
dhe Umerit, kurse e ka shkruar mė i shkathti nė shkresė nga shokėt e Muhammedit
alejhis-selam, Zejd b. Thabiti, i cili, siē kemi pėrmendur mė herėt, e ka
shkruar shpalljen e Muhammedit alejhis-selam, kurse edhe tėrė Kur’anin qysh
gjatė jetės sė Muhammedit alejhis-selam pėrmendsh e ka ditur. Pėrveē kėsaj, mbi
kėtė punė kanė vigjiluar tė gjithė shokėt e Muhammedit alejhis-selam. Tėrė kjo
heq ēdo dyshim qė nga Kur’ani ka mund diē tė humbet ose tė kyēet diē qė nuk bėn
pjesė nė tė.
Pas
vdekjes sė Ebu Bekrit kjo pėrmbledhje ka kaluar nė ruajtje te halifi i dytė
Umeri te i cili ka qenė gjatė kohės sė jetės sė tij. Pas vdekjes sė tij
pėrmbledhja i erdhi vajzės sė tij, kurse grua e Muhammedit alejhis-selam Hafsės,
tė cilės Umeri i ka lėnė porosi qė tė kujdeset pėr trashėgiminė dhe vakėfet e
tij.
Gjatė kohės sė halifatit tė h. Uthmanit janė pushtuar Armenia dhe Azerbajxhani
(viti 25 Hixhrij). Nė atė fushatė ka marrė pjesė edhe Hudhejfe b. Jemani, shoku
i Pejgamberit alejhis-selam, qė ka hetuar se atje shumė njerėz dallojnė nė
mėnyrėn e leximit tė Kur’anit, qė shpesh shpie deri te mospajtimi, konflikti dhe
rrėmuja. Kjo e motivoi Hudhejfen dhe kur erdhi nė Medine, i tha h. Uthmanit:

“T’i dilet nė ndihmė kėtij populli para se nė mesin e tyre tė fillojė pėrēarja
pėr librin e tyre fetar, siē ėshtė bėrė ndėr hebrenjtė dhe tė krishterėt”.
Atėherė Uthmani ka kėrkuar prej Hafses qė t’ia dėrgojė atė ekzemplar tė Kur’anit
qė ėshtė pėrshkruar gjatė kohės sė Ebu Bekrit. Kur ia dėrgoi Hafsa, i urdhėroi
Zejd b. Thabitit, Abdullah b. Zubejrit, Seid b. Asit, Abdurrahman b. Haris b.
Hishamit t’i shumėzojnė disa ekzemplarė, tė cilėn punė kėta me ndėrgjegje tė
thellė e kanė kryer. Ata ekzemplarė atėherė janė quajtur “mus’hafė”.
Mbikėqyrjen mbi pėrshkrimin e ka bėrė vetė halifi h. Uthmani.
Nga
pėrshkruesit e lartpėrmendur Zejd b. Thabiti ka qenė ensarij, kurse tre tė
tjerėt kanė qenė kurejshitė. Me rastin e pėrshkrimit u ka thėnė h. Uthmani: “Kur
tė ndaheni ju dhe Zejd b. Thabiti nė ndonjė fjalė, si do t’i shkruani, atėherė
shkruani ashtu si i shqiptojnė kurejshitėt”. Kur nuk pajtoheshin, sėrish i
drejtoheshin h. Uthmanit. I kanė ndarė mendimet pėr shembull te shkruarja e
fjalės kėshtu
qė Zejd b. Thabiti ka kėrkuar qė tė shkruhet me “t” tė rrumbullakėt ( ),
por meqė nė dialektin kurejshit te kjo fjalė shqiptohet shkronja edhe
kur bėhet ndalja te ajo, andaj e kanė shkruar si “t” tė gjatė. Nga kjo shihet se
te pėrshkrimi i kanė kushtuar kujdes tė madh saktėsisė sė shkrimit tė atyre
mus’hafėve. Po ashtu shihet se mospajtimi ka qenė vetėm nė mėnyrėn e shkruarjes
sė disa fjalėve, e jo nė diē tjetėr.
Pas
mbarimit tė kėsaj pune Uthmani r.a. ekzemplarin e vjetėr ia ka kthyer sėrish
Hafsės, kurse nga ekzemplarėt e shumėzuar e ka lėnė njė nė Medine i cili u quajt
origjinali kryesor ( ),
nga njė e dėrgoi nė Mekke, Basrė, Kufe, Sham, Jemen dhe Bahrejn. Pos kėsaj ka
urdhėruar qė secili te mbamendja dhe pėrshkrimi t’u drejtohet kėtyre mus’hafėve
saktė tė pėrshkruar, kurse ēdo gjė tjetėr qė ėshtė e shkruar nga Kur’ani, qoftė
pjesėrisht qoftė nė tėrėsi, tė shkatėrrohet e tė digjet, qė mos tė ketė nė kėtė
ndonjė gabim qė do ta mashtronte botėn. Me kėtė janė pajtuar tė gjithė as’habėt,
e kur mė vonė rebelėt kėtė e cekėn si gabim tė Uthmanit, r.a. Aliu r.a. u ka
thėnė:

“Sikur kėtė mos ta kishte bėrė Uthmani, unė do ta bėja”.
Prandaj merita e Uthmanit nė kėtė punė qėndron nė atė qė ka parandaluar ēdo
mospajtim nė tė shkruarit dhe tė lexuarit e Kur’anit dhe qė nė krahinat
kryesore tė botės islame ka dėrguar nga njė ekzemplar tė mus’hafit saktė tė
pėrshkruar, qė secili gjatė mospajtimit dhe dyshimit tė rastėsishėm tė mundet
lehtė tė drejtohet nė burim tė sigurt.
Pos
kėsaj, pėrshkrimi i mus’hafit me tėrė vrullin ėshtė pėrhapur ashtu qė nė betejėn
e Siffinit kur ushtria e Muaviut bėri mashtrimin e njohur dhe i ngriti mus’hafėt
nė shtiza duke britur: “Le tė na gjykojė Libri i Zotit!”, kanė qenė rreth
pesėqind mus’hafė tė ngritur. Ndėrmjet betejės sė Siffinit dhe pėrshkrimit tė
mus’hafit gjatė kohės sė Uthmanit r.a. ka pasur vetėm nja shtatė vjet.
Mėnyra e shkruarjes
sė mus’hafėve tė parė
Nuk
dihet se a thua ndonjė nga mus’hafėt qė janė pėrshkruar gjatė kohės sė h.
Uthmanit deri sot janė ruajtur. Mus’hafėt mė tė vjetėr qė deri sot janė ruajtur
janė shkruar me llojin e veēantė tė shkrimit arab qė quhet alfabeti kufian ( )
edhe atė me shkronja tė mėdha nė letėr tė madhe. Nė shkrimin me tė cilin janė
shkruar mus’hafėt e parė nuk ka pasur harekate, e as shenja tė pikėsimit me tė
cilat janė dalluar shkronjat e ngjashme. Arabėt qė e kanė mbamendur Kur’anin dhe
sipas natyrės sė vet i kanė njohur rregullat e gjuhės arabe, kanė mundur drejt
ta lexojnė Kur’anin, derisa tė huajt qė kanė kaluar nė Islam dhe numri i tė
cilėve ēdo ditė rritej, shpeshherė kanė gabuar nė tė lexuarit e Kur’anit. Me
kėrkesė tė Zijadit, mėkėmbėsit tė Muaviut nė Irak, i pari Ebu-l Esved ed-Dueli
(vdiq nė vitin 69) i ka shpikur shenjat qė nė Kur’an janė shkruar me ngjyrė
tjetėr dhe i kanė pėrfaqėsuar harekatet e sotshme. Ato shenja qenė pikat dhe
atė: njė pikė mbi harf ka simbolizuar zanorėn ‘fet’ha”, njė pikė nga ana e majtė
e shkronjės ka simbolizuar zanoren “damme”, njė pikė nėn shkronjėn ka
simbolizuar zanoren “kesre”; dy harekate (tenvin) janė simbolizuar me dy pika
dhe atė njėra pėrbri tjetrės, psh. .
Nė vend tė teshdidit nė
Medine kanė vėnė gjysmėrrumbullakun e vogėl tė hapur nga lart, qė do tė vihej
mbi harf me fet’ha dhe damme, kurse nėn harf me kesre. Pikat qė kanė pasur
domethėnie tė harekes i kanė vėnė mbi gjysmėrrumbullakun pėr zanoren fet’ha,
nga ana e majtė e gjysmėrrumbullakut pėr zanoren damma, kurse nėn
gjysmėrrumbullak pėr zanoren kesra, psh.
Mė
vonė teshdidin me fet’ha e kanė shėnuar kėshtu teshdidin
me damme kėshtu kurse
teshdidin me kesre kėshtu .
Kėshtu ėshtė bėrė deri nė kohėn e Halil b. Ahmedit i cili e aplikoi
riorganizimin nė shėnimin e harekateve. Ai e refuzoi praktikėn e deriatėhershme
dhe shpiku tetė shenja tė reja, qė ruhen deri mė sot me ndryshime tė vogla. Pėr
fet’hanė e ka marrė “elifin’ pak tė shtruar, pėr dammen “vavin” e vogėl, pėr
kesren vizėn e shtruar nėn harf tė marrė nga shkronja “ja`”
,
pėr “sakin” mori kreun e “ha-sė” sė vogėl si
shkurtesė nga fjala ,
pėr “teshhid” ka marrė fillimin e shkronjės “shin” si shkurtesė prej fjalės
,
pėr medd e ka shkruar nė mėnyrė tė imėt fjalėn ,
pėr “silin” me tė imta ka shkruar fjalėn
, pėr shenjėn e “hemzesė” ka marrė kreun e shkronjės “ajn”
.
Pėr
kėtė Halil b. Ahmedi ka shkruar vepėr tė veēantė qė titullohet: .
Halili vdiq nė vitin 170. Shenjat e tij janė:

Sa
u pėrket pikave me anė tė tė cilave janė dalluar shkronjat e ngjashme, pėr kėtė
ekzistojnė dy mendime. Disa konsiderojnė se ato pika nė fillim fare nuk kanė
ekzistuar, kurse tė tjerėt thonė se ato pika kanė ekzistuar qė kur edhe
shkronjat ekzistojnė, por qė njerėzit qė t’i shkruajnė mė shpejtė, mjaft i kanė
lėshuar, e as qė ka pasur rregulla tė sakta pėr pėrdorimin e atyre pikave.
Thuhet se i pari qė i ka vėnė pikat me tė cilat dallojnė shkronjat e ngjashme nė
mus’haf ėshtė Nasr b. Asim el-Lejthi (vdiq mė vitin 89 H.), nxėnėsi i Ebu’l -
Esved Ed-Dueliut, dhe ate me kėrkesė tė Haxhxhaxh b. Jusufit. Po ashtu i
pėrshkruhet vėnia e pikave nė mus’haf, e ndoshta edhe ndonjė riorganizim nė atė
pikėpamje Jahja b. Ja’merit, qė, siē thotė Ibnu-l- Ethiri, vdiq mė 129 H. Pikat
qė i vunė ata janė shkruar me ngjyrė tė njėjtė sikur qė janė edhe shkronjat. Pėr
kėtė ekzistojnė edhe disa transmetime tė cilat deri diku e kundėrshtojnė kėtė qė
ne e kemi cekur, por si transmetime mė tė sigurta nė kėtė pikėpamje janė
pikėrisht kėto qė ne i kemi theksuar.
Drejtshkrimi i
mus’hafit (
)
Nė
mus’hafin qė ėshtė shkruar nė kohėn e h. Uthmanit, mėnyrėn e shkrimit tė tė
cilit e kanė marrė tė gjithė pėrshkruesit e mėvonshėm, ka vende qė i
kundėrvihen drejtshkrimit mė vonė tė standardizuar tė gjuhės arabe. Si vende
sekondare mund tė pėrmenden ato ku nė vend tė elifit ėshtė shkruar vavi ( )
ose nė vend tė te-sė sė rrumbullakėt teja
e gjatė ose
nė vend tė nunit pėr pėrforcim ( )
vetė tenvini ( ).
Mė sė shumti dallojnė kėto vende: ėshtė hequr nga njė shkronjė “ja” nė fjalėt dhe
dhe kėshtu janė shkruar
dhe
ėshtė hequr elifi nė fjalėt dhe
dhe
kėshtu janė shkruar dhe ;
ėshtė shtuar njė elif mė shumė nė fjalėt
dhe dhe
kėshtu janė shkruar dhe
;
ėshtė shtuar vavi nė fjalėt dhe
kėshtu janė shkruar etj.
Dijetarėt islamė nė kėtė pikėpamje ndahen nė dy mendime. Disa thonė se alfabeti
gjatė kohės sė Uthmanit, e po ashtu edhe mė parė, te arabėt nuk ka qenė si duhet
i pėrkryer e as i zhvilluar. Pėr kėtė arsye as’habėt qė e kanė pėrshkruar
mus’hafin sipas urdhrit tė Uthmanit, krahas gjithė vėmendjes nė disa vende nė
drejtshkrim kanė gabuar. Dijetarėt e mėvonshėm islamė, kur alfabeti u zhvillua
dhe u bė mė i pėrkryer, nuk patėn lejuar qė nė asgjė tė abstenohet nga
drejtshkrimi me tė cilin Kur’ani nė fillim qe shkruar. Kėtė e kanė bėrė pėr
arsye qė tė pengohet rruga e ndryshimit qoftė edhe mė tė vogėl nė Mus’haf. Kėtė
mendim e ndan edhe Ibni Halduni dhe pėr tė angazhohet dhe e arsyeton nė
“Mukaddimen” e vet. Si mbėshtetje pėr kėtė mendim mund tė shėrbejė edhe ajo
qė flitet pėr Uthmanin, kur pėrshkruesit ia kanė sjellė mus’hafėt e gatshėm qė
t’i kontrollojė, dhe pasi qė i kontrolloi dhe vėrejti nė disa vende parregullsi
tė vogla nė pikėpamje tė drejtshkrimit, qė pėrshkruesit nė vėrejtjen e tij
dėshiruan t’i pėrmirėsojnė, ai nuk lejoi por tha:

“Lėrini ashtu ato vende, sepse arabėt nė lexim drejt do ta lexojnė dhe kėtė do
ta pėrmirėsojnė”.
Tė
tjerėt e pėrfaqėsojnė mendimin qė nė kėtė nuk ka kurrfarė parregullsie dhe se
pėrshkruesit e parė pėr shkak tė arsyeve tė veēanta, tė cilat aty-kėtu edhe i
cekin, kanė abstenuar nga drejtshkrimi i standardizuar.
Dijetarėt islamė konsiderojnė se pa marrė parasysh a ėshtė i drejtė mendimi i
parė apo i dytė, se te pėrshkrimi dhe botimi i mus’hafit duhet pėrmbajtur atij
drejtshkrimi tė veēantė me tė cilin janė shkruar mus’hafėt gjatė kohės sė h.
Uthmanit. Pėr kėtė arsye pėr mėnyrėn e shkruarjes sė mus’hafit
shumė
dijetarė islamė kanė shkruar vepra tė veēanta. Nė kėto vepra mus’hafin e h.
Uthmanit e quajnė dmth.
mus’hafi qė duhet tė jetė shembull nė mėnyrėn e shkrimit tė tė gjithė
mus’hafėve. Pėrveē kėsaj, tė gjithė pajtohen se nga drejtshkrimi kur’anor nuk
mund tė vjelen rregullat pėr drejtshkrimin e pėrgjithshėm tė gjuhės arabe. Sė
kėndejmi shpesh e pėrsėrisin fjalinė qė ka kaluar nė anekdotė:

“Sipas dy llojeve tė drejtshkrimit nuk mund tė rregullohet drejtshkrimi i gjuhės
arabe: Kėta janė drejtshkrimi i mus’hafit dhe drejtshkrimi qė pėrdoret nė
metrikė.”
Ndarja e Kur’anit nė
sure dhe ajete
Kur’ani ėshtė ndarė nė 114 sure prej tė cilave secila ka emėr tė posaēėm. Disa
sure kanė edhe nga disa emra. Radhitja e atyre sureve nė mus’haf sipas shumicės
sė dijetarėve islamė ėshtė “tevkifi” dmth. sipas urdhėresės sė Zotit, dhe
se nė pajtim me kėtė nuk lejohet tė ndryshohet. Dijetarėt islamė e kanė ndarė
tėrė Kur’anin nė katėr pjesė. Pjesėn e parė, qė quhet  (shtatė
sure tė gjata), e pėrbėjnė shtatė suret e para nė Kur’an. Pjesa e dytė quhet
(qindra),
kurse e pėrbėjnė suret qė kanė rreth qindra ajete. Pjesa e tretė quhet (qė
pėrsėritet), kurse e katėrta (pjesa
shumė e ndarė e Kur’anit) qė sipas mendimit tė disa dijetarėve fillon prej
sures “Kāf”, e sipas mendimit tė disa tė tjerėve prej sures “El-Huxhurāt”.
Ēdo
sure ėshtė e ndarė nė ajete. Disa ajete janė mė tė gjata e disa mė tė shkurta.
Ajeti mė i gjatė nė Kur’an ėshtė (ajeti
qė flet pėr rregullat e borxhit) qė gjendet nė suren “El-Bekare”, kurse fillon
kėshtu:

Ajeti mė i shkurtė ėshtė ky: qė
ka dy fjalė. Ka ajete nė tė cilat ka vetėm njė fjalė, por prapėseprapė sipas
numrit tė shkronjave mė tė gjata se ajeti i pėrmendur. I kėtillė ėshtė ky ajet:
qė
gjendet nė suren “Er-Rrahmān”.
Disa dijetarė tė shkencės sė kiraetit ndėrmjet vete nganjėherė ndahen, ashtu qė
njė grup i llogarisin disa fjali tė Kur’anit si ajet i tėrė, kurse grupi tjetėr
si pjesė tė ajetit. Pėr kėtė, nė numrin e ajeteve kur’anore tė gjithė dijetarėt
e kiraetit nuk janė tė pajtimit. Sipas karive tė Medines ekzistojnė gjithsej
6217 ajete kur’anore, kurse sipas atyre tė Mekkes 6220, sipas atyre tė Kūfes
6236, sipas atyre tė Basrės 6205 dhe sipas atyre tė Shamit 6226. Siē shihet,
kėta numra janė mjaft afėr njėri-tjetrit dhe nė pajtim me kėtė mund tė themi se
mospajtimi nė kėtė pikėpamje ėshtė i vogėl. Kalimthi kėtu mund tė cekim se
dijetarėt islamė po ashtu me kujdes kanė numėruar se sa ka nė Kur’an shkronja
dhe pika; e kanė numėruar ēdo shkronjė dhe kanė gjetur se sa herė nė Kur’an
ėshtė pėrsėritur ajo. Nga tėrė kjo shihet kujdesi i madh dhe i paarritshėm qė
ia kanė kushtuar librit tė vet tė shenjtė duke e ruajtur nga ndryshimi mė i
vogėl.
Radhitja e ajeteve nė sure pa kurrfarė dyshimi ėshtė bėrė sipas urdhrit tė
Zotit, apo, siē thuhet profesionalisht, radhitja e ajeteve ėshtė “tevkifi”,
kėshtu qė kjo radhitje nė asnjė mėnyrė nuk duhet ndryshuar. Mė parė pėrmendėm se
edhe Alejhisselami, kur do t’i shpallej ndonjė ajet, gjithmonė e caktonte
vendin e tij dhe nė cilėn sure, pas cilit dhe para cilit ajet qėndron ai.
Pra, vėrejtėm se radhitja e ajeteve nė Kur’an ėshtė bėrė sipas urdhrit tė Zotit.
Prandaj ajetet ndėrmjet vete janė logjikisht tė lidhura. Gjithnjė ndėrmjet
ajetit paraprak dhe atij qė ėshtė pas tij ekziston lidhja nė domethėnie
Sė
kėndejmi ėshtė ēėshtje shumė e rėndėsishme pėr tė kuptuarit e Kur’anit tė njihen
lidhjet e thėna, ashtu qė tėrė sureja duket si njė tėrėsi logjikisht e lidhur.
Nė disa vende nė Kur’an kjo lidhje ndėrmjet ajeteve ėshtė krejt e qartė, derisa
nė disa vende tė kuptuarit e asaj lidhjeje kėrkon pėrsiatje mė tė thellė. Disa
komentues tė Kur’anit i kushtojnė kujdes tė veēantė kėtij aspekti. Ndėr ta
sidomos shquhet Burhanudin El-Bikāi (vdiq mė 885 H), i cili nė tefsirin e tij tė
quajtur “Nazmu-d-durer fi tenāsubi-l-ājāti ve-s-suver” (Radhitja e
margaritarėve nė lidhjen ndėrmjet ajeteve dhe sureve) kėsaj ēėshtjeje i ka
kushtuar kujdes tė veēantė siē kuptohet kjo nga vetė emri.
E
jo vetėm qė ekziston lidhja ndėrmjet disa ajeteve dhe sureve por ekziston
njėfarė harmonie dhe lidhje ndėrmjet fillimit dhe mbarimit tė disa sureve.
Kėshtu pėr shembull sureja “El-Mu’minūn” filon me ajetin (“Tashmė
janė tė shpėtuar besimdrejtėt”), kurse ajeti i parafundit nė po kėtė sure
mbaron me fjalėt: (“Pa
dyshim, jobesimtarėt nuk do tė shpėtojnė”). Duket se ėshtė dokumentuar
gjykimi i shqiptuar nė ajetin e parė me atė qė ėshtė dėshmuar vėrtetėsia e
gjykimit tė kundėrt i cili nė fund tė sures ėshtė sjell si pėrfundim
pėrfundimtar. Shembulli i dytė: Nė suren “El-Kasas” nė fillim pėrmendet
pėrjetimi i Musaut alejhis-selam, se si ėshtė detyruar ta lėshojė vendin e tij
tė lindjes e tė ikė nga armiku, por ai mė nė fund megjithatė ka qenė
ngadhėnjimtar. Nė fund tė sures i urdhėrohet Muhammedit alejhis-selam qė tė
durojė qė e ka lėshuar vendin e vet tė lindjes Mekken, dhe i premtohet se nė tė
sėrish do tė kthehet. Pėrjetimi i Musaut alejhis-selam i cili ėshtė i ngjashėm
me pėrjetimin e Muhammedit alejhis-selam ėshtė cekur si ngushėllim pėr
Muhammedin alejhis-selam dhe dėshmi se megjithatė ai do tė jetė ngadhėnjyes.
Te pėrjetimi i Musaut alejhis-selam thuhet se Musau ka thėnė:
(“Kurrė nuk do tė jem ndihmės i mėkatarėve”), kurse nga fundi i
sures i urdhėrohet Muhammedit alejhis-selam dhe i thuhet
(“Assesi
mos u bėjė ndihmės i pabesimtarėve!”)
Duke pasur vėmendje nė kėto lidhje dhe raporte tė cekura, lehtėsohet tė
kuptuarit e ajeteve dhe sureve kur’anore dhe bėhet e kuptueshme tėrėsia
pėrmbajtėsore. Prandaj te komentimi dhe te tė kuptuarit e Kur’anit nė kėtė
duhet patur kujdes vazhdimisht.
Shkaku i shpalljes sė disa ajeteve (
)
Ekzistojnė ajete kur’anore qė janė shpallur pa shkak dhe shkas tė mirėfilltė,
kurse ekzistojnė prap asosh qė janė shpallur pėr shkak dhe shkas tė mirėfilltė
qė kanė ndodhur gjatė kohės sė Muhammedit alejhis-selam. Shkaku i theksuar nė tė
shumtėn e rasteve ėshtė ndodhi qė ka ndodhur gjatė kohės sė Muhammedit
alejhis-selam dhe me atė rast janė shpallur ajetet qė pėrmbajnė vendimin
sheri’atik pėr ndodhinė pėrkatėse. Si shembull pėr kėtė mund tė na shėrbejnė
ajetet qė flasin pėr “dhiharin” nė fillim tė sures “El-Muxhādele” dhe ajetet qė
flasin pėr “lianin” nė fillim tė sures “En-Nūr”. Ky shkak mund tė jetė edhe
pyetja qė i ėshtė drejtuar Muhammedit alejhis-selam. Si shembull i kėsaj ėshtė
ajeti (“Po
tė pyesin pėr shpirtin”) dhe shumė ajete tė tjera, e sidomos ato qė fillojnė
me fjalėt: (“Po
tė pyesin”) dhe me fjalė tė ngjashme.
Tė
njihen shkaqet dhe shkasi i shpalljes sė disa ajeteve ėshtė ēėshtje shumė me
rėndėsi pėr tė kuptuarit e Kur’anit, por edhe tė dispozitave tė sheriatit
pėrgjithėsisht. Shpeshherė mufesirėt theksojnė edhe nga disa shkaqe tė disa
ajeteve. Nė kėtė rast vetėm njėri ėshtė shkaku i vėrtetė, kurse nė rastet tjera,
qė ata i cekin si shkak i Shpalljes, vetėm gjatė jetės sė Muhammedit
alejhis-selam ėshtė aplikuar ajeti pėrkatės.
Pėr
shkak se ėshtė me rėndėsi tė njihen shkaqet e shpalljes sė disa ajeteve, shumė
dijetarė islamė pėr kėtė kanė shkruar vepra tė veēanta. Mė i vjetri prej tyre
ėshtė Ali b. Abdullah ibnu-l-Medini (vdiq mė 234 H.), mėsuesi i Buhariut, kurse
vepra mė e njohur nė kėtė degė tė shkencės islame ėshtė “Esbābu-n-nuzūl”
tė cilėn e shkroi mufesiri Vahidiu, pėr tė cilin mė vonė do tė flitet.
Nāsih-i dhe mensūh-i
Po
ashtu pikėpamje me rėndėsi nė tefsir ėshtė tė njihen ajetet abroguese (nāsih)
dhe tė abroguara (mensūh). Mensūh janė ato ajete qė pėrmbajnė dispozitėn
sheri’atike, qė ka qenė nė fuqi vetėm njė kohė tė kufizuar, kurse nāsih ajete
janė ato qė pėrmbajnė dispozitat sheri’atike qė i kanė shfrytėzuar ato dispozita
tė pėrkohshme qė gjenden nė ajetet mensūh. Dispozitat e sheri’atit qė janė tė
pėrmbajtura nė ajetet nāsih mbeten tė pėrhershme. Njėherė Aliu r.a. e ka pyetur
njė njeri qė nė xhami i kėshillonte njerėzit dhe u ligjėronte, se a i njeh
ajetet nāsih dhe mensūh, e kur ky i ėshtė pėrgjigjur se nuk i njeh, Aliu r.a. i
ka thėnė: 
“Ti
veten dhe tė tjerėt i hedh nė shkatėrrim”.
Nė
tė shumtėn e rasteve mufesirėt nė veprat e veta tė tefsirit e trajtojnė ēėshtjen
e ajeteve nāsih dhe mensūh, dhe pėr kėtė japin shpjegim tė domosdoshėm, kurse
shumė dijetarė islamė kėtė e kanė pėrpunuar edhe nė vepra tė veēanta. Prej tyre
janė Ebu Ubejd Kasim b. Sel-lām (vdiq mė 224 H.), Ebu Davud es-Sixhistani (vdiq
nė vitin 275 H.), Ebu Xha-fer en-Nehhāsi (vdiq mė 338 H.) e tė tjerė.
Kur’ani si mu’xhize
( )
Kur’ani ėshtė mu’xhizeja mė e madhe e Muhammedit alejhis-selam. Dijetarėt islamė
e pėrkufizojnė nocionin e mu’xhizes dhe thonė: “Mu’xhizeja ėshtė vepėr e
mbinatyrshme, qė e kreu njeriu i cili pohon se ėshtė I Dėrguar i Zotit, e askush
tjetėr nuk mund diē tė tillė tė bėjė”. Mu’xhizet ndahen nė ato qė i kuptojmė me
anė tė shqisave ( )
dhe ato qė i kuptojmė me anė tė mendjes dhe arsyes ( ).
Shumica e mu’xhizeve tė pejgamberėve tė mėparshėm kanė qenė tė llojit tė parė,
kurse shumica e mu’xhizeve tė pejgamberit tonė Muhammedit alejhis-selam janė tė
llojit tė dytė, sepse ai ėshtė pejgamberi i fundit i Zotit dhe se ėshtė e
nevojshme qė mu’xhizet e tij tė jenė tė pėrhershme, nė mėnyrė qė tė mund tė
shėrbejnė si dėshmi edhe pėr ata qė do tė vijnė pas tij. Mu’xhizet e
pejgamberėve tė kaluar kanė qenė tė pėrkohshme dhe ato kanė mund t’i shohin
vetėm ata qė kanė jetuar nė atė kohė dhe qė kanė qenė tė pranishėm. Kur’ani si
mu’xhize mbetet deri nė Ditėn e gjykimit. Nė ēdo kohė nė Kur’an zbulohet diē qė
mė parė nuk ka qenė e njohur, e qė shėrben si dėshmi e vėrtetėsisė sė Kur’anit
dhe pohimit tė Muhammedit alejhis-selam.
Muhammedi alejhis-selam u paraqit nė mesin e arabėve, tė cilėt atėherė kishin
arritur kulmin nė shkathtėsinė gjuhėsore, elokuencėn dhe oratorinė, ashtu qė
askush nė atė me ata nuk ka mund tė krahasohet. Kur Ai prej tyre ka kėrkuar qė
ata t’i ofrojnė diē si Kur’ani, duke u dhėnė pėr kėtė edhe afat tė gjatė, ata
nuk kanė mund tė japin as diē pėrafėrsisht tė ngjashme me Kur’anin. Pėr kėtė na
flet ky ajet kur’anor:

“Pra, nėse ata janė tė drejtė, le ta sjellin njė ligjėrim si ai.” (Et-Tūr,
34). Pastaj Muhammedi alejhis-selam prej tyre ka kėrkuar tė sjellin sė paku
dhjetė sure tė ngjashme me suret kur’anore, e as kėtė nuk kanė pasur mundėsi ta
bėjnė. Pėr kėtė na flet Kur’ani dhe thotė:

“Apo, pse ata thonė: ‘Ai (Muhammedi) e trilloi atė (Kur’anin)’ Thuaj: ‘Formuloni
pra, dhjetė kaptina si ai (Kur’ani) ashtu tė trilluara (siē thoni ju) dhe
thirrni, pos All-llahut, po qe se jeni tė drejtė (ēka tė thoni), kė tė mundeni
pėr ndihmė!’” (Hūd, 13).
Pas
kėsaj Muhammedi alejhis-selam prej tyre ka kėrkuar tė sjellin qoftė njė sure tė
ngjashme me ato kur’anore. Pėr kėtė na flet ky ajet:

“E nė qoftė se jeni nė dyshim nė atė qė Ne ia shpallėm gradualisht robit tonė,
atėherė sillni ju njė kaptinė tė ngjashme si ai (Kur’ani) dhe thirrni (pėr
ndihmė) dėshmitarėt tuaj (zotėrat) pos All-llahut, nėse jeni tė sinqertė.”
(El-Bekare, 23).
Kur
nuk mundėn tė sjellin asnjė sure qė do t’u gjasonte sureve kur’anore edhe krahas
aftėsisė sė vet tė madhe nė shkathtėsinė oratorike dhe poezi, atėherė Kur’ani
para syve tė tėrė botės ka theksuar pafuqinė dhe dobėsinė e tyre dhe pėr kėtė ka
thėnė:

“Thuaj: ‘Edhe sikur tė bashkoheshin njerėzit dhe xhinet pėr tė sjellė njė Kur’an
tė tillė, ata nuk do tė mund tė bėnin si ky sado qė do ta ndihmonin
njėri-tjetrin.” (El-Isrā’, 88).
Meqė nuk sollėn diē tė ngjashme me Kur’anin, kėshtu nė tė vėrtetė kanė pranuar
se njerėzit nuk janė nė gjendje ta bėjnė kėtė. Ata, tė cilėt si armiq mė tė
rreptė nė ēdo hap janė orvatur ta errėsojnė dritėn e Kur’anit, kėtė edhe do ta
bėnin qė njėherė zėnka pėrfundimisht tė pushojė. Nė vend qė kėtė ta bėjnė dhe
t’i pėrgjigjen thirrjes, ata e kanė kthyer nė shamatė dhe nxitje sikur ēdokush
qė ėshtė ngadhėnjyes dhe i fituar, kėshtu qė disa kanė thėnė se Kur’ani ėshtė
sihr (mashtrim e magji), disa se ėshtė poezi e rėndomtė, e disa se kėto janė
rrėfime tė vjetra jo tė vėrteta ( ).
Kėshtu kanė vepruar pėr shkak se kanė qenė tė ngadhėnjyer e tė dėshpėruar. Nė
fund janė kėnaqur me atė qė shpata t’ju gjykojė, gratė dhe fėmijėt t’u bėhen
robėr, kurse pasuria t’u zhduket e shkatėrrohet, tė gjitha kėto pėr hir tė
krenarisė dhe entuziazmit tė tyre tė madh. Sikur tė kishin mundėsi tė krijonin
diē tė ngjashme me Kur’anin, a thua nuk do t’i rrekeshin asaj pune?! Kjo pėr ta
ka qenė shumė mė e lehtė se sa veten t’ia ekspozojnė vdekjes sė sigurt. E as
prej asaj kohe e deri mė sot nuk u gjet askush qė do tė mund ta bėnte atė para
sė cilės arabėt elokuentė mbetėn tė pafuqishėm.
Kur’ani ėshtė mu’xhize nga disa aspekte. Tė gjitha ato aspekte nuk munden nė
njė vend tė numėrohen, sepse ēdo ditė vazhdimisht aspektet e i’xhazit kur’anor
shtohen dhe rishtazi zbulohen. Pėr Kur’anin si mu’xhize janė shkruar si nė
letėrsinė e vjetėr islame ashtu edhe nė tė renė vepra tė veēanta. Ndėr aspektet
mė kryesore tė i’xhazit kur’anor mund tė numėrohen kėto qė vijojnė:
1.
Rrjedhshmėria dhe bukuria e tekstit tė tij qė ėshtė mbi fuqinė njerėzore sikur
edhe ajo qė ēdo fjalė i pėrgjigjet vendit tė vet;
2.
Mėnyra e jashtėzakonshme dhe tėrheqėse e shprehjes qė u kundėrvihet mėnyrave
tjera tė shprehjes nė gjuhėn arabe;
3.
Ajo qė Kur’ani pėrmbanė lajmet pėr popujt e kaluar, besimin dhe veprimin e
tyre, jetėn e pejgamberėve tė kaluar, punėn e tyre, sheri’atin e tyre e gjėra tė
ngjashme, pėr ēka as Muhammedi alejhis-selam para pejgamberisė sė tij, as
populli i tij nuk kanė ditur asgjė. Muhammedi alejhis-selam si njeri qė nuk ka
ditur as tė lexojė as tė shkruajė, as qė diēka mė parė ka mėsuar e as qė ėshtė
shkolluar, i ka sjellė nė Kur’an ato lajme plotėsisht saktė dhe nė pajtim me
vetė ndodhitė. Pikėrisht ajo qė Muhammedi alejhis-selam ka qenė analfabet dhe
para askujt nuk ka mėsuar, qartė dėfton se Kur’ani nuk ėshtė vepėr e tij por
shpallje e Zotit;
4.
Kur’ani pėrmbanė edhe lajmet pėr disa ndodhi tė ardhshme qė, kur tė ndodhin,
plotėsisht do tė pajtohen me thėniet e tij. Shembujt pėr kėtė janė cekur nė
veprat qė veēan flasin pėr i’xhazin kur’anor dhe nė veprat pėr ilmu-l-kelāmin;
5.
Kur’ani nuk bie ndesh me atė qė shkenca nė kohėn mė tė re e ka konstatuar dhe
drejt e ka dėshmuar;
6.
Nė Kur’an nuk ka gabime dhe pasaktėsi, kurse njė vepėr njerėzore nuk mund tė
jetė pa gabime dhe pa pasaktėsi;
7.
Kur’ani flet pėr ēdo gjė qė pėr njerėzit ėshtė e nevojshme pėr fat dhe shpėtim
nė tė dy botėt. Ai saktė ka caktuar ēka duhet besuar, ka dhėnė rregullat e
ritualeve - ibadetit, rregullat pėr moralin dhe veprimet morale, rregullat pėr
raportet reciproke tė njerėzve dhe bashkėsive, dhe ka caktuar detyrėn e njeriut
nė kėtė botė dhe tėrė jetėn pas vdekjes, etj. etj.
Shpjegimi i Kur’anit
- tefsiri
Tė
kuptuarit e Kur’anit s’ėshtė punė e lehtė, njė, pėr shkak tė stilit tė tij tė
lartė, dy, qė ai prek nė tė gjitha fushat e shkencat fetare, ashtu qė pėr kėtė
shkak na janė tė nevojshėm komentuesit e Kur’anit ose tefsirėt. Edhe vetė shokėt
e Muhammedit alejhis-selam nė aspekt tė tė kuptuarit mė tė thellė tė disa
ajeteve nė Kur’an i janė drejtuar Tė Dėrguarit tė Zotit i cili shumė vende nė
Kur’an i ka komentuar. Kjo edhe nga Zoti nė vetė Kur’anin i ėshtė urdhėruar dhe
i ėshtė dhėnė si detyrė. Pėr kėtė Kur’ani thotė:

“Ty ta zbritėm Kur’anin qė t’u shpjegosh njerėzve atė qė u ėshtė shpallur atyre,
me shpresė se do ta studiojnė (Kur’anin).” (En-Nahl, 44).
E
kur shokėve tė Pejgamberit alejhis-selam, tė cilėt nė hollėsi e kanė njohur
gjuhėn arabe dhe kanė jetuar nė kohėn kur ėshtė shpallur Kur’ani dhe mė sė miri
i kanė njohur rrethanat e atėhershme u ėshtė nevojitur shpjegimi i disa
ajeteve, nėnkuptohet se njerėzit tjerė gjithsesi kanė nevojė pėr njė shpjegim tė
mirėfilltė. Shkenca pėr shpjegimin e Kur’anit nė bazė tė rregullave tė gjuhės
arabe dhe dijes tjetėr tė nevojshme nė gjuhėn arabe quhet “tefsir”.
Vetė fjala “tefsir” ėshtė nxjerrė nga fjala (dmth.
tė sqarohet, tė shpjegohet). Folja nga kjo rrėnjė pėrdoret nga lloji i parė dhe
thuhet: dhe
pėrcillet nė llojin e dytė qė tė tregojė pėrforcimin dhe nga kėtu vjen fjala
“tefsir”. Krahas shprehjes “tefsir” pėrdoret edhe shprehja “te’vil”
qė dmth. po ashtu tė shpjegohet. Dijetarėt mė tė vjetėr islamė e pėrdornin
fjalėn “te’vil” nė kuptimin e njėjtė sikur edhe fjalėn “tefsir”.
Kjo shihet edhe nga vetė emri qė mufesiri i famshėm Ibni Xherir et-Taberiu ia ka
dhėnė tefsirit tė vet, e ky ėshtė “Xhāmi-ul-bejān fi te’vil-il-Kur’an”.
Dijetarėt e mėvonshėm islamė bėjnė dallimin ndėrmjet shprehjes “tefsir”
dhe “te’vil”. Disa thonė se tefsir ėshtė shpjegimi i disa fjalėve
kur’anore, kurse te’vil ėshtė shpjegimi dhe sqarimi i domethėnieve tė
ajeteve tė tėra kur’anore. Tė tjerėt thonė se tefsir ėshtė shpjegimi i
domethėnies zanafillore gjuhėsore tė disa fjalėve kur’anore, derisa te’vil
dmth. pėr shkak tė dėshmisė sė veēantė tė abstenohet nga domethėnia
zanafillore gjuhėsore, kurse tė merret ajo domethėnie qė e kėrkon vetė
dėshmia. Pėr kėtė ekzistojnė edhe mė shumė mendime tė ndryshme, por megjithatė
nuk largohen tepėr nga dy mendimet e thėna.
Kushtet qė kėrkohen
te mufesiri dhe si duhet shpjeguar Kur’anin
Mufesiri duhet qė nė mėnyrė tė pėrsosur ta njohė gjuhėn arabe, gramatikėn,
sintaksėn dhe etimologjinė e gjuhės arabe, stilistikėn me tė tri degėt e saj
(meāni, bejāni dhe bedi’), shkencėn e kirāetit, akaidit, usuli-fikhut, esbabi
nuzūlin, nāsihun dhe mensūhin, e pėrveē kėsaj duhet tė ketė edhe talent tė
jashtėzakonshėm tė lindur. Kushtin e fundit dijetarėt islamė e quajnė me
emėrtimin ,
e duke e shpjeguar thonė: Kjo ėshtė dituria qė Zoti ia ndanė atij i cili vepron
sipas rregullave tė fesė dhe dijes sė vet. Nė mesin e kushteve qė kėrkohen te
mufesiri bėn pjesė edhe ajo qė t’i pėrmbahet besimit tė drejtė islam dhe nė kėtė
ta ndjek Muhammedin alejhis-selam dhe gjeneratėn e muslimanėve qė nė kohėn e
tij kanė jetuar dhe prej tij kanė mėsuar. Kush nė kėtė ka qenė i dyshimtė, atij
nuk do tė mund t’i besohet shpjegimi i Kur’anit. Nga njerėzit e kėtillė nuk
pranohet as hadithi kur vetėm e transmetojnė, e ku mė t’u pranohet shpjegimi i
tyre i fshehtėsive tė librit tė Zotit.
Te
shpjegimi i Kur’anit ėshtė detyrė qė nė rend tė parė tė drejtohemi nė vetė
Kur’anin, sepse ajo qė nė njė vend shkurtimisht dhe dendur ėshtė thėnė, kjo nė
vend tjetėr gjerėsisht ėshtė shpjeguar. Pas kėsaj duhet tė drejtohemi nė fjalėt
e Pejgamberit tė Zotit, sepse Sunneti ėshtė shpjegues i Kur’anit. Nė vendin e
tretė duhet tė drejtohemi nė mendimin e shokėve tė Muhammedit alejhis-selam,
sepse ata kanė jetuar nė kohėn kur Kur’ani ėshtė shpallur dhe i kanė njohur
rrethanat dhe rastet pėr ē’arsye disa ajete janė shpallur. Pas kėsaj duhet
mbėshtetur nė rregullat e gjuhės arabe duke iu pėrmbajtur domethėnies sė vėrtetė
tė fjalės. Sė kėndejmi dijetarėt islamė nuk i konsiderojnė tefsire disa
shpjegime tė mistikėve (batinive) qė nuk mbėshteten nė rregullat e gjuhės arabe
e as nė platformat tjera pėr shpjegimin e Kur’anit, e as qė i pėrgjigjen
domethėnies zanafillore dhe tė drejtė tė fjalės. Pėr shpjegimin e tillė, Nesefiu
nė “Akaidin” e vet thotė:

“Fjalėt kur’anore e po ashtu edhe hadithet duhet shpjeguar sipas domethėnies
origjinale e tė drejtė tė fjalės. Tė lėshohet kjo domethėnie, kurse tė pranohen
domethėniet qė i shtrojnė batinitė dmth. mosbesim.”
Disa dijetarė islamė konsiderojnė se pėrbri domethėnies sė drejtė tė ajetit mund
tė ceket edhe domethėnia “batin” e cila nuk konsiderohet shpjegim por pėr shkak
tė ngjashmėrisė sė saj me domethėnien e parė pėrmendet kalimthi pranė
domethėnies sė vėrtetė. Kėshtu veprojnė shumė mufesirė sikur Nejsaburi dhe
Alusi.
Sa
u pėrket tregimeve tė ndryshme qė janė marrė nga priftėrinjtė hebraikė e tė
krishterė, kurse janė tė njohura me emrin “israilijjāt”, ato ndahen nė
tre grupe.
Grupin e parė e pėrbėjnė ato qė flasin pėr atė qė nė Kur’an apo hadith ėshtė
cekur, dhe se nė pajtim me kėtė pėr ne janė tė tepėrta dhe krejtėsisht tė
panevojshme.
Grupin e dytė e pėrbėjnė ato tregime, pėrmbajtja e tė cilave i kundėrvihet asaj
qė ėshtė nė Kur’an ose hadith. Pėr kėtė lloj kemi ditur se pa kurrfarė dyshimi
janė tė rrejshme dhe jo tė sakta, dhe se pėr kėtė shkak janė tė ndaluara (haram)
tė fliten e tė pėrmenden, e sidomos duke e shpjeguar Kur’anin. Ėshtė e lejueshme
qė tregimet e tilla tė ceken pėr atė shkak, qė tė shpjegohet pasaktėsia e tyre
dhe se kundėrshtohen me Kur’anin ose hadithin.
Grupin e tretė e pėrbėjnė ato tregime, pėrmbajtja e tė cilave nuk e kundėrshton
Kur’anin ose hadithin, e as qė gjenden nė tė. As ky lloj i israilijateve pėr
ne nuk ka kurrfarė rėndėsie as vlere, sepse nuk mund tė konsiderohen si
argumente as qė mund nė to tė mbėshtetet gjatė shpjegimit tė Kur’anit. Pėr kėtė
lloj Muhammedi alejhis-selam ka thėnė:

“Mundeni pa kurrfarė dėmi e pengese tė flitni nga izraelitėt”. Pra, kėtė lloj
Muhammedi alejhis-selam e ka lejuar tė flitet ashtu siē mund tė thuhen tregimet
dhe pėrrallėzat tjera.
Nė
pajtim me atė qė u tha mė lart, shpjegimi me hamendje i individit qė nuk
mbėshtetet nė kushtet e cekura, ėshtė i ndaluar dhe nuk ka kurrfarė vlere.
Muhammedi alejhis-selam pėr kėtė ka thėnė:

“Kush pėr Kur’anin thotė diē nga vetja, ka gabuar qoftė edhe nėse ia qėllon”,
dhe
“Kush pėr Kur’anin flet diē pa dije,le t’ia pėrgatisė vetes vendin nė zjarr”.
Pra, dėnimi i rėndė i pret ata njerėz qė nė mėnyrė tė vet e shpjegojnė Kur’anin
duke mos pasur kujdes nė rregullat dhe kushtet e nevojshme.
Llojet e ndryshme tė
tefsirit
Pėr
tefsirin kanė shkruar njerėzit qė janė dalluar nė tė gjitha shkencat fetare e tė
tjera tė ndryshme. Secili prej tyre i ka dhėnė rėndėsi dhe kujdes mė tė madh
asaj shkence e dege qė mė sė shumti e ka dashur dhe me tė cilėn mė sė shumti
ėshtė preokupuar. Pėr kėtė shkak janė krijuar mė shumė lloje tefsirėsh.
Kėshtu nė tefsiret e Taberiut, Ibni Kethirit dhe Sujutiut dominon shkenca e
hadithit dhe tradita ( )
pėrgjithėsisht. Kurtubiu vėmendjen mė tė madhe ua ka kushtuar ēėshtjeve tė
fikhut, dhe kjo nė tefsirin e tij qė nė shikim tė parė vėrehet. Disa dijetarė
islamė qė e kanė kultivuar shkencėn e fikhut i kanė nxjerrė nga Kur’ani vetėm
ato ajete qė flasin qoftė edhe pėr sė largu pėr ēėshtjet fikhore, dhe pastaj i
kanė shpjeguar dhe hollėsisht i kanė pėrpunuar. Veprat e tilla mbajnė titullin
“Ahkamu-l-Kur’an”. Prej veprave tė botuara tė kėtij lloji mė e njohur
ėshtė “Ahkama-l-Kur’an” e Ebu Bekr err-Rraziut tė quajtur El-Xhessas (ka
vdekur mė 370 H.), dhe “Ahkamu-l-Kur’an” e Ebu Bekr Ibnu-l-Arebiut (ka
vdekur mė 543 H.). I pari prej dy tė pėrmendurve ėshtė i medhhebit hanefit,
kurse tjetri i medhhebit malikit. Fahruddin Raziu, qė shumė e ka dashur
ilmu-l-kelamin dhe filozofinė, ka futur nė tefsirin e vet shumė sosh nga fusha e
atyre shkencave nė lidhje me shpjegimin e disa ajeteve. Zemahsheriu qe dalluar
nė njohjen e stilistikės sė gjuhės arabe, dhe se pėr kėtė nė Keshshafin
e vet mė sė shumti merret me pėrpunimin e kėtij aspekti kur’anor. Disa prap e
kanė kaluar me radhė tėrė Kur’anin nga aspekti sintaksor dhe kanė cekur rasėn e
ēdo fjale dhe cilin vend e zė nė fjali. Ky lloj i veprave quhet
“I’rabu-l-Kur’an”. Prej veprave tė botuara tė kėtij lloji ėshtė e njohur
vepra e Ebu-l-Beka el-Ukberiut (ka vdekur mė 616 H.) me emrin “Imlāu ma menne
bihirr-Rrahmān min vuxhuhi-l-i’rabi fi xhamii-l-Kur’an”. Po ashtu
ekzistojnė tefsire qė pothuaj nė masė tė njėjtė i komentojnė ajetet kur’anore
nga tė gjitha aspektet e pėrmendura. I kėtillė ėshtė tefsiri i Alusit dhe i
shumė mufesirėve tė tjerė.
Te
studimi i Kur’anit ėshtė e nevojshme qė tė zgjedhet njė aspekt i tij dhe qė
Kur’ani nga ai aspekt tė studiohet. Pėr kėtė arsye disa mufesirė e kanė zgjedhur
aspektin gjuhėsor, disa fikhor, disa tė ilmu-l-kelamit dhe nė tefsiret e tyre
kėtė si mė kryesor e kanė pėrpunuar. Kur’ani ėshtė libėr qė udhėzon nė rrugė tė
drejtė dhe shpie drejt lumturisė nė tė dy botėt. Prandaj ėshtė mė se e nevojshme
qė te studimi i Kur’anit vėmendja mė e madhe t’i kushtohet kėtij aspekti
kur’anor, sepse ky ėshtė caku dhe synimi kryesor i Kur’anit.
Zhvillimi i shkencės
sė tefsirit dhe
biografitė e mufesirėve mė tė njohur
Muhammedi alejhis-selam i pari e ka shpjeguar Kur’anin. Prej kėtyre shpjegimeve
tė tij nė pėrmbledhjet e ndryshme tė hadithit janė ruajtur njė numėr i
konsiderueshėm. Prej kėsaj do tė mund tė shkruhej vepėr e veēantė, qė disa
dijetarė islamė edhe e kanė bėrė. Pėrveē kėsaj, shumica e mufesirėve me rastin e
shpjegimit tė disa ajeteve e pėrmendin gjithnjė shpjegimin e Muhammedit
alejhis-selam nė vend tė parė. Pos Alejhisselamit Kur’anin e kanė shpjeguar
edhe shokėt e tij tė ditur. Ndėrmjet tyre nė kėtė pikėpamje veēanėrisht
dallohen: katėr halifėt e parė, Ibn Mes’udi, ibn Abbasi, Ubej ibn Ka’bi, Zejd
ibn Thabiti, Ebu Musa el-Esh’ariu dhe Abdullah ibn Zubejri. Nė mesin e gjithė
kėtyre, si mufesir mė sė shumti ėshtė dalluar Abdullah ibn Abbasi, djali i
xhaxhait tė Pejgamberit alejhis-selam, pėr tė cilin Muhammedi alejhis-selam e
ka lutur Zotin duke thėnė:

“All-llahu ynė, aftėsoje nė tė kuptuarit e fesė dhe kėshilloje nė shpjegimin e
Kur’anit!”
Ai
mbanė titullin “Terxhumānu-l-Kur’an”, dmth. shpjegues i Kur’anit.
Mendimet e tij pėr tefsirin gjenden tė tubuara e tė shėnuara nė tefsiret e
ndryshme qė i kushtojnė kujdes mė tė madh traditės. Disa prej dijetarėve tė
mėvonshėm islamė kanė tubuar, por jo nė mėnyrė tejet kritike, shpjegimet e Ibni
Abbasit tė Kur’anit nė njė pėrmbledhje, qė edhe ėshtė botuar dhe ėshtė e njohur
me emrin “Tefsiru Ibnil-Abas”.
Pas
gjeneratės sė shokėve tė Muhammedit alejhis-selam me tefsir janė marrė tabiinėt
dhe atė mė sė shumti ata qė kanė jetuar nė Mekke, Medine dhe Kufe. Ata qė kanė
jetuar nė Mekke kanė pasur rast tė mėsojnė nga Ibni Abbasi, ata qė kanė jetuar
nė Kufe mė sė shumti pėr tefsirin kanė dėgjuar dhe mėsuar nga Ibn Mes’udi, kurse
Medina edhe ishte qyteti i Muhammedit alejhis-selam nė tė cilin ruhej kujtimi i
gjallė pėr Pejgamberin alejhis-selam dhe mbarė punėn e tij. Nė mesin e
tabiinėve mė sė shumti nė tefsir pėrmenden Muxhāhidi, Atā ibn Ebi Rebāhu,
Ikrime, Seīd ibn Xhubejri, Tāvūsi, Dahhāk ibn Muzahimi, Hasan el-Basriu,
Muhammed ibn Ka’b el-Kureziu, Ebu’l-Alije, Katāde, Zejd ibni Esleme, Mesrūk
ibnu-l-Exhde’, Seīd ibn Musejjebi e tė tjerė. Larg do tė shkonim sikur pėr
secilin prej tė cekurve nga diēka tė thonim. Mund tė thuhet se ndėrmjet tyre mė
sė shumti pėrmendet Muxhahidi i cili vetė thotė: “Unė para Ibn Abbasit tridhjetė
herė e kam lexuar Kur’anin”. Me njė rast tjetėr ka thėnė: “Tri herė para Ibn
Abbasit e kam kaluar Kur’anin duke e ndalur nė ēdo ajet dhe duke e pyetur pėr
tė”.
Mendimet e tabiinėve tė lartpėrmendur pėr tefsirin janė tė tubuara nė veprat e
ndryshme tė hadithit dhe tefsirit, e kryesisht nė tefsirin e Ibnu Xherīr
et-Taberiut.
Ibnu Xherīr
et-Taberiu
Ebu
Xha’fer Muhammed b. Jezid Ibni Xherīr et-Taberi el-Bagdadi ėshtė njėri prej
dijetarėve tė famshėm islamė. U lind nė qytetin Amulu nė krahinėn Taberistan nė
vitin 224 H. Ka qenė i njohur si dijetar mjaft i aftė nė kiraet, tefsir, hadith,
fikh dhe histori, pėr tė cilat ka shkruar numėr tė madh veprash. Nxėnėsit e tij
pas vdekjes sė tij e ndanė numrin e faqeve tė veprave tė shkruara nga ai me
ditėt e jetės sė tij pas moshės madhore, dhe doli rezultati se ai ēdo ditė ka
shkruar nga katėrmbėdhjetė faqe. Veprat mė tė njohura tė tij janė:
1.
Tefsiri i madh nė tridhjetė vėllime me emrin “Xhāmi-ul-bejān fi
te’vil-il-Kur’an”, qė deri tash dy herė ėshtė botuar nė Kajro (deri nė vitet
nėntėdhjetė kjo vepėr ka pėrjetuar dhjetėra botime nga shumė botues, N.I.);
2.
Historia e madhe nė dymbėdhjetė vėllime e quajtur “Tārihu-l-mulūki-l-erdi
ve-l-enbijā”, qė u botua mė parė nė Lejden e pastaj nė Kajro, kurse fillon
me krijimin e botės dhe mbaron me ndodhitė e vitit 302 Hixhrij. Kjo histori e
tij konsiderohet burim mė i sigurt pėr historinė e tre shekujve tė parė tė
Islamit;
3.
“Tehdhību-l-āthhār” pėr fikhun, ende e pabotuar dhe veprat tjera.
Ibn
Xheriri ka qenė imam nė zė dhe muxhtehid i pavarur. Ka themeluar edhe medhhebin
e veēantė qė e kanė ndjekur disa dijetarė tė mėvonshėm, por nuk jetoi gjatė
kohė. Ibni Xheriri ka vdekur nga fundi i shevalit mė 310 H. Ka punime edhe nė
vargje. Vargjet vijuese janė tė tij:

(“Kur tė varfėrohem e tė kem kokėēarje, / kėtė nuk e di as vėllai im i lindur /
e kur pasurohem, pasurohet edhe miku im. / Turpi fytyrėn ma ruan, / kurse
butėsia ėshtė nė kėrkesat e mia shok. / Sikur tė mė lejonte fytyra, / unė lehtė
deri te pasuria do tė mund tė vija.”).
Es-Seālibi dhe
El-Vahīdi
Ndėrmjet mufesirėve mė tė vjetėr e mė tė njohur janė edhe Ebu Is’hak Ahmed b.
Muhammed es-Seālibi en-Nejsābūri dhe nxėnėsi i tij Ebu Hasan Ali b. Ahmed
el-Vāhidiu. Ėshtė i njohur tefsiri i Seālibit “Et-Tefsīr-ul-kebīr” qė
kapėrcen shumė tefsire tjera. Seālibi ka vdekur nė vitin 427 H.
Nxėnėsi i tij Vāhidiu ka qenė i njohur si njohės i gramatikės dhe sintaksės
arabe, kurse ėshtė dalluar edhe nė tefsir. Nė fushėn e tefsirit ka dhėnė tri
vepra. Mė e vėllimshme ėshtė “El-Besīt”, pas saj ėshtė “El-Vesīt”,
e pastaj mė e shkurta “El-Vexhīz”. Mė herėt kemi pėrmendur se Vahidiu ka
shkruar edhe njė vepėr pėr shkaqet dhe shkaset e shpalljes sė disa ajeteve qė
mbanė emrin “Esbābu-n-nuzūl. Prej veprave tė pėrmendura janė botuar
veprat “El-Vexhīz” dhe “Esbābun-nuzūl” tė dyja nė Kajro. Vahidiu
ka vdekur nė Nejsabur nė vitin 468 H.
El-Begavi
Ebu
Muhammed Husejn b. Mes’ud el-Ferrā el-Begavi esh-Shafi, i njohur me ofiqin
“Muhjis-sunne” (qė e ngjalli Sunnetin), ėshtė me prejardhje nga vendi
Bagshur nė Horasan. Dallohej si dijetar sidomos nė hadith dhe tefsir, e pastaj
nė fikhun shafiit dhe nė shkencat tjera. Ndėr veprat e tij me rėndėsi ėshtė tė
pėrmenden kėto:
1.
Tefsiri i quajtur “Meālimut-tenzīl”, qė deri mė sot ka pėrjetuar mė
shumė botime nė Kajro, Indi e Persi. Kėtė tefsir nė vitin 725 H. e ka
pėrpunuar Alāuddin Ali b. Muhammed el-Bagdadi i quajtur el-Hāzin dhe
kėshtu tė pėrpunuar ia ka dhėnė titullin “Lubābu-t-te’vīl fi
ma’rifet-t-tenzīl”, i cili shumė herė ėshtė botuar dhe mjaft ėshtė i
pėrhapur nė botėn islame;
2.
“Mesābīhus-sunne”, vepėr e hadithit e cila gjatė jetės sė tij, e edhe mė
vonė mjaft ėshtė pėrhapur nėpėr tėrė botėn islame;
3.
“El-Xhem’u bejne-s-sahīhajn” nė tė cilėn i ka tubuar hadithet qė gjenden
nė Sahihun e Buhariut dhe tė Muslimit.
4.
Vepra e hadithit “Sherhu-s-sunne” nė tė cilėn si muxhtehid nė shumė vende
ka abstenuar nga medhhebi shafiit;
5.
“Et-Tehdhīb” pėr fikhun shafiit.
Vdiq nė qytetin Merveruz nė vitin 510 H,kurse disa thonė nė vitin 516 H.
Ez-Zemahsheriu
Ebu’l Kasim Mahmud b. Umer ez-Zemahsheri el-Hvarizmi u lind nė muajin rexheb tė
vitit 467 nė vendin Zemahsher nė krahinėn Havarizmi. Pesė herė ka shkuar nė
haxhxh dhe pesė vjet ka qėndruar nė Mekke pėr ē’arsye edhe e ka marrė ofiqin
“Xhārull-llah”. Sipas medhhebit ka qenė hanefit, kurse nė akaid mu’tezilit i
flaktė qė nė ēdo hap e ka theksuar mendimin e mu’tezilitėve dhe pėr ta me zemėr
ėshtė angazhuar. Ka qenė i dėgjuar si dijetar nė tė gjitha dituritė e gjuhės
arabe, e pastaj nė tefsir dhe fikhun e hanefitėve. Ka shkruar shumė vepra nga tė
cilat mė kryesore janė kėto:
1.
Tefsiri i quajtur “El-Keshshāfu an hakāiki-t-tenzīli en-nātiku an
dekāiki-t-te’vīl” qė bėn pjesė nė radhėn e parė tė tefsirėve qė i
pėrpunojnė bukuritė stilistike tė Kur’anit. Mangėsi e vetme e tij ėshtė qė nė tė
autori ka prezantuar shumė mendime ekstreme mu’tezilite. U botua nė Kajro disa
herė, kurse edhe nė Kalkutė pati njė botim. Pėr kėtė tefsir, vetė autori
Zemahsheriu i kėnaqur qė arriti sukses, thotė:

(“Tefsirė tė panumėrt ka nė botė, / por, pėr Zotin, nuk ka nė mesin e tyre siē
ėshtė Keshshafi im. / Nėse e kėrkon rrugėn e mirėfilltė, e ti lexoje pėrherė, /
sepse mosdituria ėshtė si sėmundje, kurse Keshshafi ėshtė sikur ilaē.”);
2.
“El-Fāik” nė dy vėllime pėr “garibu-l-hadith-in”, i botuar nė
Indi;
3.
“Esāsu-l-belāga”, fjalor arabisht qė i kushton vėmendje tė veēantė
pėrdorimit tė fjalėve nė kuptimin figurativ. Nė Kajro ka pėrjetuar tri botime;
4.
“El-Muffessal’ qė llogaritet ndėr veprat mė tė mira nė sintaksėn arabe.
Ka
stil shumė tė bukur i cili manifestohet nė “Mekāmet” e tij,
“Atvāku-dh-dheheb” dhe veprat e ngjashme. Ka edhe poezi tė tij tė bukura.
Duke e vajtuar mėsuesin e vet Ebu Mudarin, ai kėndon:

“Shumė femra mė thonė: “Ēfarė ėshtė ky margaritar, / qė me dy vargje nga sytė e
t’u derdhet? / Unė u them: “Ky ėshtė margaritari / qė me tė Ebu Mudari veshėt
m’i ka mbushur; ja, tash po derdhet nė sy”. Ka vdekur nė Xhurxhan mė 9
dhul-hixhxhe tė vitit 538 H.
Fahrudin err-Rrāzi
Ebu
Abdullah Muhammed b. Umer b. Husejn el-Bekri err-Rrāzi Fahrudini u lind nė
qytetin Rejj nė vitin 542 ose 544 H. Ka qenė i njohur si dijetar nė
ilmu-l-kelam, tefsir, usul, fikhun shafiit, mjekėsi dhe filozofi. Pėr kėto
dituri ka shkruar shumė vepra nga tė cilat do t’i cekim vijueset.
1.
Tefsiri i quajtur “Mefātīhu-l-gajb” i cili pati disa botime nė Kajro. Ky
tefsir shpeshherė pėrmendet me emrin “Et-Tefsiru-l-kebīr” (Tefsiri i
madh), sepse ka tetė vėllime voluminoze. Nė atė tefsir, siē thonė, ėshtė tubuar
ēdo rrallėsi, e mė sė shumti nė tė vėrehen trajtesat e ilmul-kelamit, diskutimet
filozofike dhe pėrgėnjeshtrimi i sekteve tė ndryshme islame, qė nuk pajtohen me
mendimin e Ehlus-sunnetit;
2.
Nė mesin e veprave tė tij pėr ilmu-l-kelamin bėjnė pjesė: “Metalibu-l-ālije”,
“Nihājetu-l-ukūl” dhe “El-Muhassal”;
3.
Nė mesin e veprave tė tij pėr usuli-fikhun bėjnė pjesė: “El Mahsūl” dhe
“El-Meālim”;
4.
Nė mesin e veprave filozofike numėrohet: “El-Mulehhas” dhe komenti
i veprės “El-Ishārāt” tė Ibn Sinait;
5.
Nė mesin e veprave tė tij pėr letėrsinė bėn pjesė komenti i “Saktuz-zendi”
tė Mearrit;
6.
Nė mesin e veprave pėr shkencėn e mjekėsisė numėrohet komenti
“El-Kul-lijjatu’ nga “El-Kanuni” i Ibn Sinait.
Pos
veprave tė tij tė shumta nė fusha tė ndryshme shkencore, ai ka vargje shumė tė
bukura. Nė mesin e tyre janė kėto:

(“Fundi i pėrparimit tė arsyes sėrish ėshtė pengueshmėria, / kurse pjesa mė e
madhe e orvatjeve ėshtė mashtrimi. / Shpirtrat tanė janė tė padisponuar nė
trupat tanė, / kurse thėnė shkurtimisht, nė kėtė botė janė vetėm vuajtja dhe e
keqja. / Nga diskutimet e tėrė jetės sonė / vetėm kemi fituar atė qė kemi tubuar
fjalė tė zbrazėta.”)
Ka
vdekur nė ditėn e parė tė Bajramit tė ramazanit nė vitin 606 H., nė qytetin
Herāt.
Ibnu Atijje
Ebu
Muhammed Abdullah b. Galib b. Abdurrahman el-Muharibi i quajtur Ibnu Atijje u
lind nė rrethin e Granadės nė Spanjė nė vitin 481 H. Ka qenė dijetar nė zė nė
tefsir, hadith, fikh dhe dituritė e gjuhės arabe. Gjatė kohė ka punuar si kadi
nė qytetin e Almerisė, ku ėshtė bėrė i famshėm pėrnga drejtėsia. Shkencėn e
mėsoi te babai i vet, e pastaj te Ebu Ali el-Gassaniu dhe te dijetarėt tjerė tė
Spanjės sė asaj kohe. Ka vdekur nė qytetin Lurki nė vitin 546 H. Ndėrmjet
veprave tė tij veēanėrisht ėshtė i njohur tefsiri i tij me emrin
“El-Muharreru-l-vexhīz” pėr tė cilin mė sė favorshmi janė shprehur Ebu
Hajjāni, Lisānuddin ibni Hatībi dhe dijetarė tė tjerė. Nė Algjeri ėshtė botuar
pėrpunimi i tefsirit tė tij qė e ka bėrė dijetari algjerian Abdurrahman b. Ahmed
es-Seālibi (785-875 H.). Ky tefsir i pėrpunuar mbanė emrin
“El-Xhevāhiru-l-hisān fi tefsiri-l-Kur’an”, kurse ėshtė botuar nė katėr
vėllime. Pos veprave nė prozė Ibnu Atijje ka edhe poezi tė mira.
El-Kurtubi-u
Ebu
Abdil-lah Muhammed b. Ahmed b. Ebi Bekr b. Ferh el-Ensāri el-Kurtubiu ėshtė me
prejardhje nga Spanja, kurse ėshtė shquar si dijetar i vyeshėm dhe i devotshėm.
Ka shkruar shumė vepra, ku mė i njohur dhe mė i vlefshėm ėshtė tefsiri nė
dymbėdhjetė vėllime me emrin “Xhami’ul-ahkami-l-Kur’an ve-l-mubejjinu li mā
tedammene mine-s-sunneti ve āji-l-furkān” qė konsiderohet ndėr tefsirėt mė
tė mirė e mė tė dobishėm. Nė vend tė tregimeve tė ndryshme tė padobishme, ai nė
tefsirin e vet ka kyēur diskutimet pėr dispozitat e sheri’atit dhe mėnyrėn si
ato nxirren nga Kur’ani, e krahas kėsaj edhe i ka pėrmendur kirāetet, i’rābin
dhe nāsihin e mensūhin. Para pak kohėsh biblioteka e Kajros ka filluar botimin e
kėtij tefsiri dhe deri tash janė botuar disa vėllime. E pėrhapur ėshtė edhe
vepra e tij “Et-Tedhkiretu bi ahvāli-l-mevtā ve ahvali-l-āhire”. Vdiq nė
Egjiptin e Epėrm nė vitin 671 Hixhrij.
El-Bajdāvi-u
Nasirudin Ebu’l-Hajr Abdullah b. Umer esh-Shirāzi el-Bejdāviu ėshtė me
prejardhje nga vendi Bejda’ nė rrethinėn e Shirazit. Ėshtė i njohur me emrin
El-Kadi (kadi), sepse ka qenė mė gjatė kohė kadi nė Shiraz. Ka vdekur nė Tibriz
nė vitin 685 H. Nė fushėn e tefsirit, hadithit, usulit, ilmu-l-kelamit,
gramatikės arabe dhe logjikės ka shkruar numėr tė madh veprash nga tė cilat mė
tė njohura janė kėto:
1.
Tefsiri i quajtur “Envārut-tenzīl ve esraru-t-te’vīl” nė tė cilin ka
vjelur lėndėn e “El-Keshshafit”, e pastaj e ka plotėsuar sa nga vetja sa nga
tefsiri i Rraziut “Mefātihu-l-gajb”. Tefsiri i tij shquhet edhe me atė
qė i ka evituar tė gjitha mendimet ekstreme tė mu’tezilitėve me tė cilat ėshtė
pėrplot “El-Keshshafi”; nė disa vende kėto mendime edhe i ka pėrgėnjeshtruar;
2.
“El-Minhaxh”, vepėr mjaft e pėrhapur dhe e shtrirė pėr usuli-fikhun, qė
vetė e ka shpjeguar;
3.
Shpjegimi i veprės “El-Mesābīh” nga Begaviu;
4.
“Et-Tavali’”, vepėr e shkurtėr pėr ilmu-l-kelamin;
5.
Shpjegimi i “El-Kafisė” sė Ibni Haxhibit nė sintaksėn arabe.
Tefsiri i tij, mund tė thuhet se ėshtė prej tefsirėve mė tė pėrhapur, kurse ka
pasur shumė botime nė Egjipt, Stamboll, Indi dhe Evropė. Ky tefsir shumė edhe
ėshtė shpjeguar dhe ka disa shpjegime tė tij tė botuara (hashije).
Tregohet se Bejdaviu, edhe pse ka qenė mjaft i ditur, ka mbetur gjatė kohė i
lėnė pasdore dhe i panjohur. Njėherė u nis nė Tibriz pėr disa punė tė veta dhe
pikėrisht kur ishte nė Tibriz, njė aristokrat i atjeshėm kish tubuar numėr tė
madh tė dijetarėve qė nė praninė e tij tė diskutojnė pėr ēėshtjet shkencore. Nė
atė takim ka prezentuar njė nga njerėzit e ditur i cili shtroi njė pyetje tė
rėndė dhe ka kėrkuar prej tė pranishmėve qė vetėm ta analizojnė, sepse ka qenė i
bindur se askush nė kėtė pyetje nuk mund tė pėrgjigjet. Kur njėmend askush nuk
ka mundur atė pyetje as ta analizojė, e lėre mė tė pėrgjigjet nė tė, u ngrit
Bejdaviu qė rastėsisht ishte aty i ulur mė prapa, dhe bukur kėtė pyetje e
analizoi dhe nė tė u pėrgjigj. Veziri me gėzim ia caktoi vendin Bejdaviut nė
krye, e shpėrbleu dhe pasi e pyeti pėr ē’arsye ka ardhur, ia plotėsoi dėshirėn e
tij. Nga kjo kohė Bejdaviu gėzoi autoritet mjaft tė madh nė mesin e dijetarėve.
En-Nesefi-u
Ebu’l Berekāt Hafizuddin Abdullah b. Ahmed en-Nesefiu ka qenė i njohur si
dijetar nė fikhun hanefit, usul dhe tefsir. Nė mesin e veprave tė tij mė tė
njohura bėn pjesė “El-Vāfī” nė fikhun hanefit, pastaj komenti i tij
“El-Kāfī”. Ėshtė mjaft e pėrhapur dhe e komentuar vepra e tij po ashtu e
njohur e fikhut “Kenzu-d-dekāik” dhe vepra e usulit “El-Menār”.
Ėshtė i njohur edhe tefsiri i tij i quajtur “Medāriku-t-tenzīl ve
hakāiku-t-te’vīl” nė tė cilin shumė material ka marrė nga “Keshshāfi”
i Zemahsheriut. Ky tefsir ka pėrjetuar disa botime nė Kajro, kurse ėshtė botuar
edhe nė Indi. Hanefitėt e duan kėtė tefsir dhe shpesh shėrbehen me tė nė
ligjėrimin e tefsirit.
Nė
vitin 710 H. Nesefiu erdhi nė Bagdad dhe thuhet se po atė vit edhe ka vdekur.
Viti i vdekjes sė tij saktė nuk ėshtė konstatuar.
Ebu Hajjān-i
Esīruddin Muhammed b. Ali el-Endelus el-Garnati i quajtur Ebu Hajjan u lind nė
rrethinė tė Granadės nė Spanjė nė vitin 654 H. Duke qėndruar edhe nė Perėndim u
bė i famshėm nė kiraet, tefsir dhe gramatikėn arabe. Mė vonė u shpėrngul nė
Lindje dhe u vendos nė Egjipt, ku nė mesin e dijetarėve egjiptianė ka gėzuar
autoritet. Nė fillim ka qenė i medhhebit malikit, kurse mė vonė, pasi erdhi nė
Egjipt, e pranoi medhhebin shafiit. Pos gjuhės arabe ėshtė preokupuar edhe me
gjuhėt tjera, e sidomos me turqishten, persishten dhe abisinishten, qė ėshtė
raritet te dijetarėt arabė. Sidomos bien nė sy veprat e tij qė i ka shkruar pėr
gramatikėn e gjuhėve tė pėrmendura. Veprėn e tij pėr gjuhėn turke e konsiderojnė
fillim tė parė tė punės shkencore pėr gjuhėn turke. Kjo vepėr titullohet me
titullin “Zehvu-l-mulk fi nahvi-t-turk”, pėr gjuhėn persishte
“Mantiku-l-hurs fi lisani-l-furs”, kurse pėr gjuhėn abisinase
“Nūru-l-gabesh fi lisani-l-Habesh”.
Nė
zė ėshtė edhe tefsiri i tij nė nėntė vėllime i quajtur “El-Bahru-l-muhīt”
qė mė vonė e shkurtoi dhe e quajti “En-Nehru-l-māddu mine-l-Bahr”. Kėto
sė bashku janė botuar nė Kajro. Janė tė njohura edhe veprat e tij pėr gramatikėn
arabe, e sidomos vepra “El-Irtishaf” nė tė cilėn ka tubuar ēdo gjė qė
mund tė thuhet pėr gramatikėn dhe sintaksėn arabe.
Ebu
Hajjani ka qenė edhe poet i mirė. Tė tija janė kėto dy vargje:


(“Armiqtė e mi mė bėjnė tė mira dhe shėrbime tė mėdha, / e Zoti mos i
shkatėrroftė armiqtė e mi. / Ata i hulumtojnė gabimet e mia, e unė ju ruhem dhe
u shmangem / dhe ata me mua garojnė, dhe nė kėtė mėnyrė kam arritur shkallė tė
lartė”.)
Ka
vdekur nė Kajro nė vitin 745 Hixhrij.
Ibnul’l Kethīr-i
Imaduddin Ismail b. Umer Ibnu-l-Kethīr el-Busrevi ed-Dimishki u lind nė vitin
700 H., nė rrethinėn e vendit Busra, kurse nė vitin 706 u shpėrngul nė Damask
dhe kėtu pėrgjithmonė ėshtė vendosur. Kėtu i ka kryer shkencat para dijetarėve
tė Sirisė. Veēanėrisht u dallua nė tefsir, hadith, fikh dhe histori. Profesioni
kryesor i tij ka qenė hadithi nė tė cilin ėshtė dalluar dhe ka fituar ofiqin e
ndershėm tė hafidhit. Duke punuar ditė e natė pėr hadithin dhe duke i shkruar
veprat e veta, qe verbėruar. Veprat e tij mė tė njohura janė:
1.
Tefsiri i njohur qė nė Kajro dy herė u botua; njė herė nė nėntė vėllime.
Nė kėtė tefsirin e vet kujdes tė veēantė i kushton shpjegimit tė disa ajeteve
me hadithet e Muhammedit alejhis-selam. Te shkrimi i tefsirit, e edhe i veprave
tjera tė veta, ka vepruar nė mėnyrė kritike, dhe nuk ka dashur tė tubojė ēkado
qoftė. Pėr tefsirin e tij dijetari i famshėm Shevkaniu thotė se ėshtė prej
tefsirėve mė tė mirė, nėse jo edhe mė i miri;
2.
Historia e madhe islame e quajtur “El-Bidaje vennihaje” qė tash botohet
shkallėrisht nė Kajro;
3.
“Kitabu-l-huda ve-s-senen fi ehadithi-l-mesanidi ves-sunen”, vepėr e
hadithit nė tė cilėn ka tubuar gjashtė pėrmbledhjet e njohura tė hadithit, e
pastaj krahas kėsaj edhe musnedet e Imam Ahmedit, Bezzarit dhe Ebu Ja’la-sė dhe
Musannafin e Ibnu Ebi Shejbes;
4.
“Et-Tekmilu fi ma’rifeti-th-thikati ve-d-duafāi ve-l-mexhahīl”, pėr
biografitė dhe kritikėn e transmetuesve tė hadithit.
Vdiq nė Damask nė muajin sha’ban tė vitit 774 Hixhrij.
Es-Sujūti-u
Xhelaluddin Ebu-l Fadl Abdurrahman b. Ebi Bekr es-Sujuti esh-Shafiiu u lind nė
vitin 849 H. nė vendin Asjut (Sujut) nė Egjipt. Ka mėsuar para disa dijetarėve
tė famshėm tė kohės sė vet. Sidomos ėshtė dalluar nė hadith dhe e konsiderojnė
njėrin prej hafidhėve tė fundit tė aftė tė hadithit. Qysh nė rini ka qenė nė zė,
kurse nė vitin 869 ka filluar tė shkruajė vepra shkencore nė ēka ka pasur fat tė
madh, dhe ndoshta askush nuk e ka tejkaluar nė numrin e veprave. Numri i
veprave tė tij, sa tė vogla, sa tė mėdha, arrinė rreth gjashtėqind, kurse nė
biografinė e vet qė e ka pėrmendur nė historinė e vet tė Egjiptit, tė quajtur
“Husnu-l-muhadare”, pėrmend rreth treqind vepra tė cilat deri atėherė i pat
shkruar, duke i pėrjashtuar ato qė qėllimisht i kishte zhdukur. Nuk duhet
harruar se edhe me vite tė gjata ka shkruar dhe punuar. Ndėr veprat e tij
kryesore mund tė numėrohen kėto:
1. Veprat e tefsirit.
A.
Tefsiri i quajtur “Ed-Durru-l-menthur fi-t-tefsiri bi-l-me’thūr” qė
ėshtė botuar nė Kajro nė gjashtė vėllime. Ai nė kėtė tefsir, sikur qė edhe nga
vetė titulli kuptohet, vėmendjen mė tė madhe ia kushton traditės dhe hadithit.
B.
“Et-Itkānu fi ulūmi-l-Kur’an”, qė nė Egjipt dhe nė Indi ka pasur disa
botime. Kjo vepėr e rėndėsishme ėshtė shkruar si hyrje nė shkencėn e tefsirit.
Ka dy vėllime dhe sipas qėllimit tė autorit, kjo do tė ishte hyrje nė njė tefsir
tė madh qė do tė pėrmbante ēdo gjė qė do tė thuhej pėr tefsirin. Vdekja i
parapriu autorit dhe kėto mendime tė veta nuk i zbatoi deri nė fund. Pėrveē
kėsaj “El-Itkān” sot ėshtė vepra mė e rėndėsishme pėr usuli-tefsirin nė
tėrė letėrsinė islame.
C.
“Lubabu-l-ukūl fi esbabin-nuzūl”, flet pėr shkaqet e shpalljes sė disa
ajeteve, kurse ėshtė botuar nė Egjipt.
D.
Mėsuesi i tij, Xhelaluddin el-Mehal-li (vdiq mė 864 H.) kishte filluar tė
shkruajė njė tefsir tė shkurtėr e tė dendur, qė do tė shėrbente si doracak i
mirė dhe e kishte pėrgatitur tefsirin e gjysmės sė fundit tė Kur’anit, kurse
vdekja i parapriu dhe veprėn nuk arriti ta pėrfundojė. Nxėnėsi i tij Xhelaluddin
Es-Sujuti duke iu pėrmbajtur idesė sė mėsuesit tė vet, e pėrgatiti atė tefsir qė
ėshtė i njohur me emrin “Tefsiru-l-Xhelalejn” dmth. Tefsiri i dy
Xhelaluddinėve. Ky tefsir ėshtė shumė i pėrhapur dhe deri sot ka pasur rreth
njėzet botime nė vende tė ndryshme.
2.
Veprat e hadithit.
Nė
mesin e veprave tė tij tė hadithit bėjnė pjesė shpjegimet e tij tė
pėrmbledhjeve tė hadithit: Sahihut tė Buhariut dhe Muslimit, Sunnenit tė Ebu
Davudit, Nesaiut dhe Ibni Maxhes, Xhamiut tė Tirmidhiut, Muvetaut tė Malikut dhe
Musnedit tė Ahmedit. Ėshtė shumė e shtrirė dhe shumėherė e botuar dhe e
komentuar vepra e tij e hadithit “El-Xhamiu-s-sagir” qė pėrmbanė rreth
njėmbėdhjetė mijė hadithe tė shkurtra tė radhitura me radhė alfabetike. Me
rėndėsi ėshtė vepra e tij “Xhem’u-l-Xhevami” nė tė cilėn dėshiroi t’i
tubojė tė gjitha hadithet, por nė kėtė vdekja e pengoi. Kėtė vepėr tė tij e
mori hindusi Ali el-Muttekiu dhe e pėrpunoi. Ky pėrpunim ėshtė botuar nė
Hajdar-Abad nė Indi nė tetė vėllime me emrin “Kenzu-l-ummal min
sunei-l-akvali ve-l-ef’al”, kurse pėrmbanė rreth 48 mijė hadithe. Pėr
usuli-hadithin ėshtė e njohur “Elfija” e tij dhe “Tedriburravi”,
komenti i veprės “Et-Takrib” prej Neveviut.
3.
Veprat historike.
Nė
mesin e veprave tė tij historike mė tė njohura janė: “Husnu-l-muhadare fi
ahbari Misre ve-l-Kahire”, mbi historinė e Egjiptit dhe Kajros,
“Tarihu-l-hulefa” (historia e halifėve islamė deri nė kohėn e tij),
“Tabekatu-l-huffadh’ (biografitė e dijetarėve mė eminentė tė hadithit),
“Huxhxhetu-l-vuati fi tabekati-l-lugavijjine ve-n-nuha” (biografitė e
njerėzve qė kanė shkruar pėr gramatikėn arabe ose pėrgjithėsisht pėr shkencat
gjuhėsore arabe).
Larg do tė shkonim sikur tė dėshironim t’i numėrojmė sė paku shumicėn e veprave
tė tij. Lirisht mund tė themi se nuk ka gati asnjė shkencė qė atėherė ėshtė
kultivuar, e qė ai pėr tė nuk ka shkruar njė apo mė shumė vepra.
Ai
pa dyshim ka qenė njė raritet i madh. Shumė bashkėkohės tė tij e kanė urrejtur
dhe kritikuar, njė nga xhelozia, kurse e dyta, qė ka pohuar se ai ėshtė
muxhtehid i pavarur qė ndjek argumentet, kurse verbėrisht nuk imiton asnjė
dijetar. Vdiq nė Kajro, i larguar nga njerėzit tjerė nė vitin 911H.
Ebu-s-Su’ūd-i
Ebu-s-Su’ūd Ahmed b. Muhammed el-Imadi el-Hanefiu u lind nė vitin 898 nė njė
fshat afėr Stambollit. Pas studimeve tė mbaruara punoi si kadi nė Bursė,
Stamboll, pastaj njė kohė ka qenė kadi-asker nė Rumeli, kurse mė vonė u bė mufti
nė Stamboll ku pasi qė vite tė tėra kėtė shėrbim e kreu, edhe vdiq nė vitin 982
H. Ai ėshtė njėri prej dijetarėve mė tė njohur Uthmanlinj. Me kėrkesė tė sulltan
Sulejmanit e ka shkruar tefsirin me emrin “Irshadu-l-akli-s-selīm ila
mezaje-l-kitabi-l-kerīm”, qė bėn pjesė nė mesin e tefsirėve mė tė mirė,
kurse ėshtė botuar disa herė nė Kajro.
Ndonėse joarab qė kurrė nuk ka pasur rast tė jetojė nė mesin e arabėve
elokuentė, megjithatė Ibnu-s-Su’ūdi ka ditur tė thurė edhe poezi tė bukura nė
gjuhėn arabe, qė nuk mbeten mbrapa poezive tė arabėve tė lindur. Nė mesin e
poezive tė tij mė e njohur ėshtė “Mimijja” e tij.
Esh-Shevkāni dhe
Siddīk-hani
Muhammed b. Ali Esh-Shevkāni u lind nė vitin 1172 H. nė vendin Shevkan nė
rrethinėn e qytetit jemenas - Sanės. Nė fillim i takonte medhhebit zejdit tė
cilin mė vonė e lėshoi dhe filloi gjallėrisht tė angazhohet pėr medhhebin e
ehlus-sunnetit. Nė fikh nuk i pėrmbahej asnjė medhhebi, por mbėshtetej nė atė qė
vetvetiu e kuptonte nga Kur’ani dhe hadithi. Me vite tė tėra ka qenė kadi nė
qytetin Sana. Kėtu prej moshės 20 vjeēare e deri nė vdekjen e vet, qė e hasi nė
vitin 1250 H. e pėrhapi shkencėn duke shkruar vepra shkencore, duke dhėnė fetva
dhe duke u ligjėruar nxėnėsve. Ka shkruar mbi njėqind vepra, prej tė cilave mė
sė tepėrmi ėshtė e pėrhapur “Nejlul-evtār min esrari munteka-l-ahbār”,
komenti i veprės sė hadithit “Munteka-l-ahbar” prej Mexhduddin ibni
Tejmijjes. Nė kėtė vepėr manifestohet drejtimi i tij qė e ka ndjekur nė fikh.
Kjo vepėr ėshtė botuar nė nėntė vėllime, kurse ka pasur disa botime nė Kajro.
Ėshtė i njohur edhe tefsiri i tij i quajtur “Fet’hul-kadīr el-xhamiu bejne
fennejjirr-rrivajeti ve-d-di-rajeti min ilmi-t-tefsir” qė para do kohe u
botua nė Kajro, e pos kėsaj kėtė tefsir e ka pėrpunuar, plotėsuar dhe botuar
dijetari indus Siddīk Hasan-hani, i cili ka qenė sundues i krahinės Pehubala nė
Indi. Kėshtu i pėrpunuar ėshtė botuar pėr herė tė parė nė Indi, e mė vonė nė
Kajro nė dhjetė vėllime me emrin “Fet-hu-l-bejān fi mekasidi-l-Kur’an”.
Siddik-hani u lind mė 1248 H., kurse ka vdekur mė 1307 H. U dallua si njeri i
ditur nė disa shkenca islame, pėr tė cilat ka shkruar njė numėr mjaft tė madh tė
veprave prej tė cilave rreth dyzet edhe janė botuar.
El-Alūsi-u
Ebu-th-thena Shihabuddin Mahmud el-Alusi el-Bagdadi u lind nė Bagdad nė vitin
1217 H. Familja Alusi ėshtė njėra prej familjeve mė tė dalluara tė Irakut qė
gjatė dy shekujve tė fundit ėshtė dalluar nė fushėn e shkencės. Ebu-th-thena me
vite tė tėra ka qenė nė Bagdad mufti i hanefitėve, edhe pse sikur edhe tė parėt
e tij, ka qenė i medhhebit shafiit.
Vepra mė e njohur e tij ėshtė tefsiri i quajtur “Rūhu-l-meāni fi
tefsiri-l-Kur’an ve-s-seb’i-l-methani” i cili u botua dy herė nė Kajro,
herėn e parė nė nėntė vėllime, kurse herėn e dytė nė tridhjetė vėllime. Ky
tefsir radhitet nė mesin e tefsirėve tė mirė qė gjithanshėm e pėrpunojnė
shpjegimin e ajeteve kur’anore.
Vdiq nė Bagdad nė vitin 1270 H. Pėr tė njė poet bashkėkohor thotė:

(“Thonė: Vdiq Shihabuddin Ebu-th-thena / dhe tashmė pėr tė qajnė sytė e
shkencės, / kurse unė ju them”: “Nuk ka vdekur ai, trupin e tė cilit vetėm e
kemi humbur, / kurse shpirti i domethėnieve tė tij (rūhu-l-meāni) mbetet i
amshueshėm deri nė Ditėn e gjykimit!”)
Muhammed Abduhu dhe
Reshid Rida
Muhammed Abduhu u lind nė fshatin Mehal-letun-Nasr nė Egjipt nė vitin 1288 H.
Studimet i mbaroi nė El-Ez’her, kurse nė mesin e mėsuesve tė tij qe edhe
Xhemaluddin El-Afganiu, afgan i lindur qė ishte i njohur si njohės i mirė i
filozofisė sė vjetėr dhe si punėtor i flaktė pėr zgjimin e muslimanėve. Mė vonė
Muhammed Abduhu ka kryer shumė shėrbime tė ndryshme, e ka qenė edhe mufti
egjiptian.
Ai
sikur edhe mėsuesi i tij Xhemaluddini, ishin ithtarė tė idesė panislamike,
dhe me tė gjitha forcat kanė punuar nė zgjimin e muslimanėve dhe themelimin e
njė shteti tė fuqishėm gjithislam. Muhammed Abduhu si muderris u dallua
veēanėrisht nė tefsir. Ligjėratat e tij tė tefsirit qenė tė vizituara me
shumicė. Ai pėr tefsirin nuk ka shkruar aq shumė. Prej tij kemi njė tefsir
tė shkurtėr tė Xhuzit Amme, pastaj tefsirin e sures El-Fatiha dhe
sures Ve-l-Asr. Prej tij nuk kemi vepra tjera mė tė mėdha letrare. Vdiq
nė vitin 1323 H.
Duke e ndjekur mėnyrėn e tij tė shpjegimit tė Kur’anit, nxėnėsi i tij Muhammed
Reshid Rida bėri pėrpjekje tė shkruajė njė tefsir tė atij drejtimi. Kėtė tefsir
pjesė-pjesė e ka botuar nė gazetėn e vet “El-Menar”, e mė vonė ėshtė
botuar nė mėnyrė separate. Deri tash ėshtė pėrpunuar dhe botuar tefsiri i vetėm
njė tė tretės sė Kur’anit nė dhjetė vėllime. Krahas anėve tė veta pozitive, ky
tefsir ėshtė kritikuar shumė pėr shkak tė disa shpjegimeve ekstreme tė disa
ajeteve. Reshid Rida vdiq nė vitin 1354 H., kėshtu qė ky tefsir mbeti i
papėrfunduar. Shukrija Alagiq nė gjuhėn boshnjake e ka pėrkthyer njė pjesė tė
kėtij tefsiri.
SHĖNIM PĖR
AUTORIN
Haxhi Mehmed Hanxhiqi u lind nė Sarajevė mė 16.12.1906. Kėtu e kreu mektebin,
ruzhdijen (shkollė fillore me program tė zgjeruar) dhe Gjimnazin e sheriatit.
Maturoi mė 1926 e pastaj shkoi nė Kajro dhe u regjistrua nė “El-Ez’her”.
Diplomoi mė 1931. Kėtė vit e kreu edhe haxhxhin. Pas kthimit nė Sarajevė, u
emėrua arsimtar nė Medresenė e Gazi Husrevbeut dhe pėr prefekt nė konviktin e
saj. Nė vitin 1937 ėshtė transferuar nė bibliotekėn e Gazi Husrevbeut. Kur nė
vitin 1939 vdiq Muhammed ef. Tufo, profesor nė Shkollėn e lartė islame
sheriatiko-teologjike Hanxhiqi u zgjodh ligjėrues me kontratė nė kėtė shkollė
pėr lėndėt tefsir (shpjegimi i Kur’anit) dhe bazat e filozofia e tė drejtės sė
sheriatit (usuli fikh). Nė fillim tė vitit 1944 u emėrua pėr profesor tė
rregullt tė kėsaj shkolle. Vdiq mė 29. 7. 1944 nė moshėn 38 vjeēare.
Mehmed Hanxhiqi filloi tė shkruajė qysh si nxėnės i shkollės sė mesme, kurse
artikullin e parė e botoi nė “Novi Behar” mė 1928. Prej atėherė e deri nė
vdekje shkroi dhe botoi mbi treqind punime, mė tė shkurta e mė tė gjata, prej tė
cilave disa janė botuar edhe si monografi tė veēanta. Ka shkruar pėr tema nga
tė gjitha fushat e shkencės islame. E ka hulumtuar punėn letrare tė muslimanėve
boshnjako-hercegovas nė gjuhėt orientale sikur edhe historinė kulturore tė
tyre. Edhe nga fusha e historisė sė Islamit dhe muslimanėve pėrgjithėsisht ka
shkruar disa punime. Ka dhėnė kontributin e tij edhe nė zgjidhjen e shumė
ēėshtjeve aktuale nga jeta e muslimanėve tė Bosnjė e Hercegovinės.
Hanxhiqi shkroi Ilmu-l-kelamin, libėr shkollor nga akaidi, i cili
pėrdorej nė klasėn e tetė tė shkollave tė mesme si libėr pėr mėsim-besimin.
Krahas dr. Shaqir Sikiriqit dhe Muhamed Pashiqit mori pjesė nė hartimin e
gramatikės arabe pėr klasėt e larta tė shkollave tė mesme. Kjo gramatikė u
botua nė dy pjesė. Hyrjen nė shkencėn e tefsirit dhe hadithit Hanxhiqi e
shkroi si doracak, qė do t’u shėrbejė nxėnėsve tė Medresesė sė Gazi Husrevbeut
pėr lėndėt tefsir e hadith, sepse edhe librat edhe doracakėt pėr kėtė lėndė
kanė qenė nė gjuhėn arabe. Vazet e Hanxhiqit i botoi Kėshilli kryesor i
El-Hidajes me qėllim qė t’u shėrbejnė imamėve dhe mualimėve si material pėr
hartimin e hutbeve, vazeve dhe ligjėratave. Ligjėratat e veta nga tefsiri
dhe usuli-fikhu Hanxhiqi tashmė i kishte pėrgatitur pėr botim, por vdekja e
hershme e pengoi nė kėtė. Punimi i tij “Mbi hutben” (“Glasnik islamske
vjerske zajednice”, 1935) shėrbeu si shembull se si duhet pėrpiluar hutbet,
cilat gjėra kanė pėrparėsi si dhe ēka duhet tė flaket nga hutbet tona tė
rėndomta.
Nga
historia e muslimanėve Hanxhiqi ka shkruar pėr muslimanėt nė Sicili, pėr
halifin Umer ibn Abdu-l-aziz, pėr muslimanėt nė Spanjė, Hungari dhe Poloni.
Duke e studiuar punėn letrare tė muslimanėve boshnjako-hercegovas nė gjuhėt
orientale, Hanxhiqi pos “Punės letrare tė muslimanėve boshnjako-hercegovas”
ka dhėnė edhe mbi njėzet punime nga kjo fushė (veēan i ka pėrpunuar Ibrahim ef.
Peēevi - Alajbegoviqin, Husein Lamekaniun, Vahdetin e tė tjerė). Planifikonte
pėrkthimin e Historisė sė madhe islame Asri seadet nga gjuha turke (nė nėntė
vėllime). Nga kjo pėrktheu vėllimin e parė dhe njė tė tretėn e vėllimit tė
dytė, por vdekja edhe nė kėtė e pengoi.
Rahmetli Hanxhiqi shkroi edhe nė gjuhėn arabe. Qysh kur gjendej nė studime nė
Kajro, botoi tre punime nė gjuhėn arabe. Nė “El-Xhevheru-l-ethna fi
terāxhimi ulemai ve shuarai Bosna” ka dhėnė pasqyrėn e punės sė muslimanėve
tė Bosnjė e Hercegovinės nė gjuhėt orientale, derisa nė dy punimet tjera
“Hajatu-l-enbija” dhe “El-Kelimu-t-tajib” ka dhėnė shpjegime e
komente pėr disa hadithe. Nė “Glasnikun” e BFI-sė (1933-1935) dhe nė
El-Hidaje (1936-1939) botoi disa artikuj po ashtu nė gjuhėn arabe. Me
rastin e festimit tė katėrqindvjetorit tė Gazi Husrevbeut, Hanxhiqi thuri njė
poezi mė tė gjatė nė gjuhėn arabe si mirėnjohje Gazi Husrevbeut “Kasidetun
fi med’hi-l-Gazi Husrev-beg”. Edhe punimin e vet “Puna letrare e
muslimanėve boshnjako-hercegovas” e pėrfundoi me disa vargje (7 dyvargėsh)
nė gjuhėn arabe.
Me rastin e botimit nė gjuhėn shqipe tė kėsaj vepre - doracaku, ndiejmė pėr
obligim t’i cekim disa gjėra. E para, nxėnėsve tė medreseve dhe kuadrit fetar,
por edhe lexuesve tė interesuar pėrgjithėsisht, u bėjmė tė mundur tė njihen me
kėtė problematikė nga kėndi i ehli-s-sunnetit, shkurt dhe qartė. E dyta, me
pėrkthimin e kėsaj vepre, pos qė fitojmė njė vepėr me vlerė, rahmetli Mehmedit
ia pėrjetėsojmė emrin dhe popullin boshnjak e shqiptar i bashkojmė edhe mė
tepėr. E treta, lexuesve u kėrkoj ndjesė pėr lėshimet eventuale, sepse vetėm
All-llahu xh.sh. ėshtė Absolut i Pėrkryer.
Nė
boshnjakishte kjo vepėr ka pėrjetuar tre botime. Botimi i parė u realizua nė
vitin 1937. Ne pėrkthimin e kemi bėrė nga botimi i tretė, Sarajevė, 1972.
All-llahu i shpėrbleftė tė gjithė ata qė kontribuan qė kjo vepėr tė arrijė deri
te lexuesi i ndershėm. Amin!
Pėrkthyesi
10 Rexheb 1416 H.
03. Dhjetor 1995
Mehmed Hanxhiq
HYRJE NĖ SHKENCĖN E TEFSIRIT
Recensent
Prof. Nuredin Ahmeti
Redaktor gjuhėsor - korrektor
Fatmire Ajdini - Hoxha
Pėrgatitja kompjuterike dhe shtypi
Focus - Shkup
SH.B. “Logos-A”
II
Mak. brigada, QT “Treska” X / 7
91000 Shkup
Tel./Fax: (389) 91 611-508
Spored misleweto na
ministerstvoto za kultura br. 08/1-4/38-38 od 15.01.1997 godina, za Voved vo
tefsirskata nauka se pla}a povlastena dano~na stapka.
Sipas
mendimit tė Ministrisė pėr Kulturė Nr. 08/1-4/38-38 tė datės 15.01.1997, pėr
Hyrje nė shkencėn e tefsirit bėhet pagesa e lehtėsuar tatimore.
|