|
Ibn Hazmi
Shėrimi i shpirtrave
Pėrktheu:
Nexhat
Ibrahimi
Naxhi
Ibrahimi
Zėri islam
Prizren, 2000
Titulli i origjinalit:
IBN HAZM EL – ENDELUSI
MUDAWAT ‘UN-NUFUS WE TEHDHIB
‘UN-NUFUS WE ‘Z-ZUHDU FI ‘RR-RREZAIL
Titulli nė boshnjakishte: LJEČENJE DUŠA
(Odgajanje duša i suzdržavanje od poroka), Sarajevė, 1989, fq. 80.
Botues
- ©
Zėri islam, Prizren, 2000.
Ibn
Hazmi
Shėrimi
i shpirtrave
بسم الله
الرحمن الرحيم
Nė emėr tė All-llahut, tė Gjithėmėshirshmit,
Mėshirėplotit!
Zoti im, lehtėsoje, o Bujar!
Hyrje – parathėnie
Ebu Muhammed ibn Ali ibn Ahmed ibn Seid ibn Hazmi, jurist
sheri’ati nga Endelusi, All-llahu e pėrshkoftė me mėshirėn e Vet, thotė: -
Falėnderimi i qoftė All-llahut nė mirėsitė dhe dhuratat e panumėrta! Bekimi i
All-llahut qoftė mbi Muhammedin i cili ėshtė shėrbėtor i Tij dhe vulė e
felajmėruesve dhe Tė dėrguarve tė Tij! I mbėshtetem tė Madhėruarit duke pranuar
se jam pa pushtet dhe fuqi, andaj lusė prej Tij ndihmė qė tė mė mbrojė nga tė
gjitha frikat dhe gjėrat e pakėndshme nė kėtė botė, e qė nė atė botė tė mė
nxjerrė nga ēdo frikė dhe vėshtirėsi!
Unė nė kėtė libėr kam tubuar shumė mendime qė gjatė kohės
dhe ndryshimeve gjendjeve tė saj m’i ka dhuruar Dhuruesi i menēurisė, duke mė
mundėsuar tė kuptuarit e ndėrrimeve tė fatit dhe tė kundruarit e manifestimeve
tė tij. Nė kėtė kam shpenzuar pjesėn mė tė madhe tė jetės sime, duke i dhėnė
gjithnjė pėrparėsi grumbullimit tė tyre me anė tė leximit dhe pėrsiatjes ndaj tė
gjitha kėnaqėsive tjera drejt tė cilave synojnė shumica e njerėzve dhe ndaj
grumbullimit tė pasurisė. Njėkohėsisht nė kėtė libėr kam bėrė ēdo gjė qė nga kjo
e kam kuptuar qė All-llahu xhel-le shanuhu tė mundėsojė qė atė ta pėrdorė
ēdonjėri tė cilin e zgjodhi nga robėrit e Vet, e deri te i cili ai vjen. Gjatė
pėrpilimit tė tij shpirtin tim e kam lodhur dhe kam dhėnė angazhim maksimal,
sepse gjatė kohė vetėm me tė kam qenė i preokupuar andaj lexuesi le ta pranojė
me vullnet tė mirė. Unė kėtė atij nė kėtė mėnyrė edhe ia kushtoj. E kur ta
studiojė mirė dhe All-llahu xh.sh. tė mundėsojė qė atė ta pėrdorė, do tė bindet
se kjo ėshtė mė e mirė nga ēdo thesar pasurie dhe ēdo pasuri tjetėr. Unė pėr
gjithė kėtė shpresoj nė shpėrblimin mė tė madh te i Lartėsuari, sepse qėllimi im
ka qenė ta bėjė atė me ēka do tė shėrbeheshin robėrit e Zotit dhe qė do tė
pėrmirėsojė atė qė nė mirėsjelljen e tyre morale ėshtė prishur dhe do t’i
shėrojė sėmundjet e shpirtrave tė tyre.
Nė tėrė kėtė unė vetėm All-llahun e ftoj nė ndihmė!
|