Le tė jetė nga ju njė grup qė  thėrret nė atė qė ėshtė e dobishme, urdhėron pėr punė tė mbara dhe ndalon nga e keqja

 

BIBLIOGRAFIA

NEXHAT IBRAHIMI

Emri 

E-mail 

Mesazhi

 

 

Emine Şenlikoĝlu

 

 

Marija

 

 

New York 2006

 

 

©AICC - Staten Island, New York – 2006

 

Emine Şenlikoĝlu

MARIJA

 

Biblioteka: “AICC”

 

Shqipėruar nga turqishtja:

Dhulkarnejn Vardari

 

Korrektura, pėrshtatja dhe pėrpunimi artistik:

Hajrudin S. Muja

 

Redaktor:

Dr. Tahir M. Kukaj

 

Lektura:

Azemine Kukaj - Kajoshaj

 

Boton: AICC - Staten Island, New York – 2006

 

 

 

 

 

 

I.

 

Atė ditė dimri tė ftohtė i gjithė qyteti ishte i mbuluar me njė shtresė tė hollė dėbore. Njerėzit flisnin se ky dimėr do tė jetė dimėr i fortė, dimėr qė do tė mbahet mend! Unė nuk e di se nė bazė tė kujt njerėzit gjykonin, se ēfarė dimirt do tė kishim, por pėr njė gjė gjithnjė e mė shumė po bindesha, se ky dimėr do tė ishte dimri i madh i shpirtit tim, pas tė cilit do tė vinte stina e luleve dhe e burimeve, stina qė rrėnjėsisht do tė ma ndryshonte jetėn time.

Derisa po e ngisja veturėn time, pėr anė rrugės shihja njerėz tė tė gjitha moshave, tė tė gjitha racave. Kishte aguar dita dhe tashmė secili nxitonte pėr nė punėn e vet, nė shkollė, nė Universitet…

Pothuaj tė gjthė po prisnin urbanin e qytetit, nė mesin e tė cilėve vėrejta njė djalosh, pėr tė cilin nga njė arsye e panjohur ndjeja njė keqardhje. Disi qėndrimi i tij mė dukej ndryshe prej tė tjerėve, por nuk mund tė dija pėrse e kisha kėtė bindje. Mė dukej se ishte nga Afrika. Diēka mė shtynte tė mendoi se ai rrinte i mėrzitur pėr shkak tė varfėrise nė familje… ndoshta…

Gati si pa dashur e ndala veturėn para tij dhe e pyeta:

- A dini gjermanisht zotėri?

- Di pak – me tha me fisnikėri!

- Nėse nuk keni gjė kundėr, eni me mua t’u ēoj ne vendin pėr ku jeni nisur… – thashė.

- Pėrse nuk u thua kėtyre tjerėve – mė tha si me inatė?

- Edhe ata mund tė hyjnė, por edhe pėr ty ka vėnd – i thashė si me xhelozi.

Pėr njė moment ngurroi. Ndoshta mundohej tė gjente arsyen pėrse u ndala qė ta marr pikėrisht atė. Madje as vetė nuk dija pėrse veprova kėshtu! U mendua gjatė dhe si me pėrtesė hapi derėn e mbramė tė makinės dhe hyni. Hyri edhe njėra nga vajzat e shumėta qė po prisnin urbanin e qytetit e qė po udhėtonte pėr tė njėjtin Universitet.

E startova makinėn. 

Kaluan ca ēaste ashtu nė heshtje, e pastaj nga ulėsja e prapme e makinės pyeti:

- Pse morėt mundim tė  ndaloheni  pėr mua zonjushe, mos njihemi gjė?

- Ju shoh ēdo ditė nė kėtė stacion – i thashė - Kam njė lidhje tė veēantė me Afrikėn, ėshtė njė vend, qė e kam shumė lakmi.

- Nė  ēka e bazoni mendimin tuaj zonjushe – mė tha - Me ēka e karakterizoni atė?

Mė erdhi disi keq qė u fillua biseda kėshtu, por nga urrejtja qė kisha pėr vendin e ti, si nė murmuritje me njė gjysėm zėri, thashė:

- Njeringrėnės, njerėz tė uritur…

- Ēudi… nė Afrikė nuk ka komb me emrin njeringrėnės! Kjo ėshtė shpifje. Ėshtė njė gėnjeshtėr e shpifur nga ata tė cilėt e kolonizuan atė! Edhe, unė jam prej asaj ane, jam Egjiptas. Ne nuk hamė kend,, por i vėshtrojmė tė tjerėt tek na hanė. Ky pra ėshtė i gjithė  gabimi ynė!

- Gjermanishten e flisni shumė bukur! Pse ndodheni nė Gjermani?

- Kushtet e sollėn ashtu – mė tha me njė ton tė vendosur..

- Si e keni emrin? – e pyeta.

- Abdulvehab - me tha.

- Unė quhem Marije. Me prejardhje jam franceze.    

Pas njė heshtje tė shkurtėr, sa pėr ta ngacmuar, vazhdova:

- Vėrtetė, pse ju e mėsoni gjuhėn tonė, e ne nuk e mėsojmė gjuhėn tuaj?

- Prekėt nė njė pikė tė rėndėsishme zonjushe – mė tha - Ju jeni ata imperialistėt, tė cilėt edhe pse i keni shtetet muslimane nėn sundimin tuaj, pėr ēdo gjė e bėni veten mė tė meritueshėm.

  - Mos doni tė thoni se muslimanėt janė budallenj, qė  kanė lejuar  tė sundohen prej tė tjerėve…?

Kjo pyetje mu duk se e pikėlloi atė egjiptasin e ri. U mendua njė kohė, iu mbushėn sytė me lot, dhe tha:

- Po, duke e shfrytėzuar ndėrgjegjen e tyre tė pastėr, i robėruan ata.

- Atėherė, pse vini nė shtetin tonė?

- Pėr tė mė bėrė kėto pyetje mė morėt nė makinė? – mė tha me njė ton qortues - Ani po tė tregoj... Nėna, sė cilės i ėshtė marrė fėmiu i saj nga dora, sillet rreth e rrotull shpellės sė harushės, pėr tė gjetur  fėmijėn. Edhe ne, vlerat tona i kemi humbur pėr shkakun e perėndimit, e sidomos tė Anglezėve, dhe tani, pėr shumė gjėra qė i keni marrė prej nesh, na bėni tė pėrgjojmė pas jush… Shiko, ti ke makinė, kurse unė nė kėtė kohė tė ftohtė me borė pres autobusin. Dije mirė, se njė gomė e makinės tėnde ėshtė e imja, tjetra e vėllaut tim, e kėshtu me radhė... Ato, qė i keni marrė prej nesh me fenė (shkencė), i shtini nė modele tė ndryshme dhe na shitni mend neve. Mos mė keqkuptoni, se kėto nuk jam duke i thėnė  personalisht pėr ju, zonjusha Meri.

- Jo Meri, por Marija... po, nejse… ju e zgjodhėt atė nė anglisht.

- Unė quhem Monika - ndėrhyri ajo vajza qė rrinte nė karriken e pėrparme tė veturės - Disa gjėra nė lidhje me Egjiptin jam duke i pėlqyer. Pėrshembull piramidat... A janė me tė vėrtetė ato ashtu siē pėrshkruhen nėpėr librat tona? A diskutohet atje si janė ndėrtuar ato?

- Po, por Egjipti e sjell edhe njė mesazh mė tė rėndėsishėm, se sa ndėrtimi i piramidave. Kurse prendimi nuk qėndron aspak larg kėti mesazhi – foli djaloshi.

- Pėr shembull – i thashė

- Pėrshembull, piramidat tregojnė shpirtin imperialist, se si Faraoni okupues, i ka dėrguar me dhunė jesirėt tė punojnė,  si e ka shfytėzuar punėn dhe djersėn e tyre. Perėndimi nė kėtė pikėpamje nuk qėndron shumė larg nga piramidat. Pra, edhe piramidat edhe hovi i zhvillimit prendimorė, janė rritur me viktimizimin e tė pafajshmėve dhe me shfrytėzimin e djersės sė tė shkelurve.

- Aman dhe ju, pėr ēdo rast bėni fajtor prendimin, por, ama pėrsėri kėtu jeni.

- Feja ime nuk mė ndalon udhėtimin nė shtetin e armikut pėr tė pėrfituar dobi prej saj. E ndaluar ėshtė t’a lėsh veten, tė shfrytėzojnė tė tjerėt. Por, ne urdhėrin e dytė, krejtėsisht e kemi harruar, ndėrsa lejimin e parė e praktikojmė sikur me qenė urdhėri i Allahut!

Tashmė i ishim afruar universitetit. Dėshiroja tė ndėrrohej tema, sepse  kur fliste ai, mė dukej vehtja si krimb. Ajo qė mė tėrhoqi vėmendjen, ishte sjellja e dalluar e tij. Pa i dhėnė ati te kuptojė gjė, e pyeta:

- Jeni i martuar?

- Jo... jam i fejuar – mė tha.

- Ku e keni tė fejuarėn?

- Nė Egjipt.

- Kur nuk jeni ju, a ka ndonjė tjetėr, qė del me tė? – i thashė

- Ē’janė kėto fjalė? Ne nuk jemi si prendimorėt! Tė fejuarėn nuk e lejojmė tė dalė me tjetėr njeri. Tek ne ėshtė mėkat kjo. Por, kėtė moral e kanė  vetėm besimtarėt e vetėdijshėm.

- Ah… vetėm vajzat tek ju duhet tė kenė moral? Po meshkujt…?

- Normalisht, qė edhe meshkujt duhet tė kenė... Besimi ynė nė ēėshtjen e moralit, edhe gruas edhe burrit tė njėjtėn vlerė ua ka dhėnė. “Mos shikoni Haramin…” - kur ka urdhėruar, nuk ka veēuar femėr ose mashkull. Dėnimi i atyre, qė bėjnė prostitucion ėshtė i njėjtė . Por fatkeqėsisht, Egjipti qė ėshtė nėn okupimin e Anglisė, vajzat dhe djemtė i ka mashtruar. E fejuara ime ėshtė njė muslimane e veēantė, prandaj as fenė e vet e as mua nuk mė tradhėton.

Sa bukur ėshtė tė keshė besim. Ai fliste pėr njė dashuri, qė ishte e tija. Ah, sikur edhe Hansi im tė ishte kėshtu...! Por Hansi im ishte modernist, ai tallej me kėto mendime. E unė mbetesha nė lakminė e idealit tė kėtij djaloshi!

Unė nuk i dua muslimanėt, por ky djalosh disi ishte shumė i ēiltėr. Qėndrimi i vendosur i tij, mė tėrhoqi vemendjen.

- Mė duket, se nė fakultet mėsoni. Vajzat gjermane, a nuk ju u afrohen…?

 - Normalisht mė afrohen, por unė e kufizoi veten brėnda normave morale. Nė aspektin e moralit nuk bėj lėshime.

- E pabesueshme! Nė cilin shekull jemi duke jetuar, athua? A nuk mendon se nė kohėn tonė njeriu ėshtė i nevojshėm pėr shokė, pėr dashuri...?!

Djaloshi u mendua pakėz e  e pastaj u pėrgjigj:

- Keni kujdes Z. Meri, pėr shkak tė kėtyre marrėdhėnieve, qė ju i konsideroni tė nevojshme, mė shumė se pesėqindmijė fėmijė pa nėnė e pa baba, jetojnė nėpėr jetimore. Sikur nė vend tė gjėrave qė nuk ua dėmtojnė qejfin, tė mendonit pėr kėto fėmijė, shumė mė mirė do tė ishte!

Pėrsėri Meri mė tha. Ore, ishte mendjelehtė, apo ēfarė?! Jo, jo nuk dukej mendjelehtė, vertetė ēuditesha qė edhe prej muslimanėve kishte pasur tė tillė qė flisnin kėshtu bukur?! Kurse babai im, kur mė fliste pėr to, rrėnqethesha e tėra nga trishtimi…

Atė ditė, atė djaloshin e ēova deri para fakultetit ku ai mėsonte. Mė falenderoi. Dhe unė si me ironi  i thashė:

- Nuk ka gjė. Se edhe ashtu, gjysma e makinės ėshtė e juaja. Ju erdhėt me makinėn tuaj, prandaj nuk ka nevojė pėr falenderim.

U largua duke qeshur...

 

 

 

II.

 

Nė mbrėmje, kur erdha nė shtėpi, e mora vesht nga nėna, se babai ishte me telashe, po pėrgatitej pėr mbledhjen vjetore. Pėrsėri ishte e shqetėsuar dhe me njė ton plot nervoz mė  tha:

- Babai me shokėt e vet pėr ēdo vit mblidhen, e ēfarė po bėjnė vallė? Besomė jam duke u shqtėsuar shumė nga kjo.

Meqenėse nėna ishte e dhėnė shumė nė fenė e krishterė, ajo shqetėsohej prej babait, qė ishte njė ateist. Pėr kėtė shkak biseda e nėnės ishte plot me hidhėrim dhe shumė e rreptė.

- Babai yt me shokėt e vet, mundohen qė ta bėjnė botėn ateiste. Ata mundohen edhe pėr zhdukjen e kishės!

- Nėnė! A mund t’i dėgjoj bisedat e babait ?

- Shshshsh...t, po tė dėgjojė babai, na mbytė tė dyjave. Pastaj, frikėsohem se bisedat e tyre do tė ndikojnė te ti.

- Aman moj nėnė… Unė jam bė vajzė e rritur tashti. Vitin e ardhshėm do tė bėhem gazetare, e ti, akoma nuk ke besim nė mua?

Nėna frikėsohej, se mos bėhem ateiste, se mos filloj tė mendoj si babai. Ah... sa e vėshtirė qenka tė jeshė  fėmijė i njė nėne tė krishterė dhe i njė babai ateist!

Edhe diēka e brente ndergjegjen time pa ndėrprerė. Nė realitet, mė shumė se njėzet vjetė dyshoja nė fqiun tonė zotėri Mishelin. Kur unė akoma isha e vogėl, zotėri Misheli ma preu rrugėn, dhe mė tha:

- A e di Marjie? Unė jam babai yt. Mund tė pyesish edhe nėnėn tėnde.

Prej asaj dite e kam shikuar me dyshim babain. Por, edhe nėnėn asnjėherė nuk e pyeta, veē se vazhdimisht notoja nė dyshime!. Megjithatė, babain e doja shumė. Ai ka qenė oficer nė Francė. Kėtu nė Gjermani kishte ardhur me detyrė... Por, ēfarė detyre kishte e ēfarė pune bėnte, ende nuk e kisha marrė vesht. Gjithė kjo pasuri, afėrsisht njėzet mijė marka nė muaj, pėrse? Nėna mė thoshte se babai ėshtė agjent... Por, pėr edukimin tim kujdes-ohej shumė.  Para sė gjithash mė donte tamam si bijėn e vet. Normalisht, ai nuk kishte as ma tė voglin dyshim se unė isha bija e tij! Por, edhe sikur ta zbulonte kėtė, sigurisht nuk do tė ja vente veshin, tė tillė e kishte karakterin ai.

Shtėpia jonė ishte njė vilė e madhe. Kishte pesė dhoma dhe njė salon pėr njėqind e pesėdhjetė vetė. Ishte bėrė speciale, si sallė kinemaje. Shpesh e vrisja mendjen, si e ka fituar babai gjithė kėtė pasuri, duke qenė biri i njė bujku?

Pasi i kisha marrė leje nėnės, u afrova te dera pėr tė dėgjuar bisedėn qė bėnte babai, por pasi asgjė s’munda tė marr vesh, kurioziteti pėr tė mėsuar kėtė tė fshehtė mė shtohej gjithnjė e mė shumė. Ē’ishte ajo bisedė do bėhej nė atė tubim kaq madh-ėshtore e me pergaditje aq tė mėdha? Shpejt e shpejt shkova tek nėna e cila po bėnte diēka nė kuzhinė dhe i thashė:

- Oj nėnė? Asgjė nuk dėgjova... Po vėllau i im – Billi, ku ėshtė?

Nėna duke e kthyer fytyrėn e hidhėrueshme prej meje, mu pėrgjigj:

- Edhe Billi ėshtė nė mbledhje. Ēfarė do tė bėhet nuk e di, por edhe atė e bėri si veten, babai i yt.

Sa kisha dėshirė, aq mu shtua inati. Pėrse mua nuk mė merrte babai nė mbledhje, derisa vėllaun dhe dashnorin tim Hansin i kishte aty.

Rreth mbrėmjes u shpėrndanė. Me zemrim vrapova drejt babait dhe duke e pėrqafuar, e duke i ngulitur sytė nė fėtyrėn e tij, pėr tė parė se ēfarė pėrgjigje do tė mė japė, e pyeta:

- Baba,  shumė jam inatosur nė  ty, pse nuk mė merr edhe mua nė mbledhje?

- Edhe ti, si Hansi e Billi, nėqoftėse largohesh nga mendi-met fanatike dhe i dėgjon urdhėrat e mia, do tė marrėsh detyrė.

Pas kėsaj pėrgjigje tė prerė qė mė dha babai, u ngjita nė katin e epėrm, ku po bisedonin Billi dhe Hansi. Koka mė ishte mbushur me pikėpyetje e pikėēuditėse, pa qenė nė gjendje tė dal nga ky lėmsh i ngatėrruar. Nuk e dija ē’flisnin ata tė dy, derisa nuk mė lindi njė ide, kėtė tė fshehtė, unė duhej ta mėsoja prej tyre. Tė tre e shikuam njeritjetrin nė sy. Pastaj dolėm nė salonin tjetėr dhe me sa zė qė kisha i bėrtita Billit:

- Ēfarė janė ato fshehtėsirat, qė unė nuk mund t’i di? Pse fshihen prej meje? A nuk do tė bėhesha edhe unė njė misionare e mirė?

Billi me njė zė tė ulėt u pėrgjigj:

- Ti akoma je njė e mjerė, qė pret ndihmė prej statuave tė Krishtit. Ti  nuk e di, se ēfarė don tė thotė tė shkuarit pas kohės. A tė tregohen ty fsheftėsirat?

Gjaku mė ra nė tru. E kapa vazon me lule, qė ishte mbi tavolinė dhe ia holla Billit.

- I poshtėr! Hipokrit! A ti shkurtabiq je bėrė njeri, qė tė tregohen fshehtėsirat, e po flet? Pėr tė qenė i pranueshėm tek babai, je bėrė shembull i mėshirės sikur Noeli...

Unė akoma pa pėrfunduar fjalėt, Billi filloi tė qesh me zė tė lartė.

- Shiko Hans... dashnorja jote edhe shembujt i merr nga Bibla. Ti akoma je fėmijė! Akoma nuk e kupton. Krishterimi tashmė ka vdekur. Edhe feja Islame ėshtė duke dhėnė shpirtė. Brėnda njė kohe tė shkurtėr edhe fenė Islame do ta zhdukim. Pėr tėrė kėto duhet njė logjikė e shėndoshė. Ti  pėrfundoje shkollėn pėr gazetare njėherė, pastaj shkruaj se si lypin priftėrinjtė, bile edhe merri ēelėsat e parajsės prej tyre... haa...haa… po nuk pritove  merre njė ēelės edhe pėr  mua..!

Fjalėt e Billit, m’i ngritnin nervat. E pashė se edhe nėna ishte duke na dėgjuar dhe dukej shumė e pikėlluar nga fjalėt e tim vėllau. Ishte bėrė pikė e vrerė. Me njė zė si nė tė qarė filloi t’i bėrtasė Billit:

- Qofsh mallkuar Bill! Flet keq pėr priftėrinjtė, pėr kishėn, nė tė cilėn je krezhmuar . Babai yt,  tė ka bėrė kėshtu. Do tė shkoj nė kishė dhe do t'ju largoj nga mėshira e kishės.

Billi nuk duroi pa iu pėrgjigjur nė mėnyrė tė pasjellshme, duke i thėnė:

- Shko, nėna ime, shko dhe bėni tė fala priftit prej meje!

Unė, sikur doja ta shfryeja gjithė hidhėrimin tim nė Hansin, i bėrtita

- Pse ti Hans nuk thua asgjė? Shikoje, kėtu janė duke u fyer gjėrat tua mė tė vlefshme!

- Ēfarė mund tė them unė Marije? Ēdokush ka mendimet e veta . Unė jam pėr atė, qė mendimet tė jenė tė lira. Ēdokush mund tė thotė mendimin e vet.

- Por, kėtu nuk thuhen mendimet, kėtu po  fyhen mendimet e mia! Fyhet kisha dhe ti heshtėn!?

- Shiko Marije, ti e di se unė jam ateist. Unė nuk pėrzihem nė kėto diskutime. Kurse nė kėtė kohė shkenca duhet, jo feja. Leri kėto gjėra. Ejani ta pijmė nga njė wiski. Sot le tė jetė dita e pajtimit.

Fjalėt e shumėta fukaradhek, dukej qartė, ata shprehnin mendimet e babait, prandaj kuptoheshin mirė me te. Nė atė ēast, babai zbriti nė salon dhe i dha disa urdhėra vėllaut:

- Bill! Siē e di, nesėr do tė kemi pjesėn e fundit tė mbledhjes. Thuaji shėrbėtorit tė pėrgatitet. Kėtė herė do tė ketė njėzetė e pesė  vetė tė rėndėsishėm.

Kjo do tė thotė, se mledhja do tė vazhdonte edhe tė nesėrmen. Por...e nesėrmja ishte e diel. Pra nė mesin e tyre nuk kishte asnjė tė krishterė, por as nė mbledhjen e sotme nuk kishte pasur asnjė jahudi. Them kėshtu sepse, shumica e tė krishterėve tė dieleve shkonin nė kishė dhe nuk punonin, ashtu sikurse jahuditė tė shtundave. Tė gjithė kėto ishin ateistė.

Shumė e brengosur qėndroja shtrirė nė shtrat dhe vazhdi-misht i lutesha Krishtit dhe Marijes, me bindje tė plotė se vetėm ata mund tė na shpėtonin nga zhdukja e sigurtė e kėtyre mohuesve. Tė nesėrmen do tė mbahej mbledhja e madhe. Ēfarė do tė thuhej nė tė? Kush do tė merrte pjesė? Cili ishte qėllimi? Sa e sa pyetje tė tilla pėrshkonin mendjen time, qė ma kishin larguar gjumin plotė-sisht. Nė mbledhjen e nesėrme duhej tė merrja pjesė edhe unė, po si, si do ta realizoja kėtė?

Ah po, kėtė do ta realizoja nė bashkėpunim me nėnėn. Mund tė shkoja nė salon para se tė fillonte mledhja dhe tė gjeja njė vend tė pėrshatshėm pėr tu fshehur aty. Anglishten dhe frėngjishten i zotėroja mirė, edhe pak turqisht, kėshtuqė shumicėn e bisedave, do tė mundėsha t’i kuptoja.

Papritur e dėgjova njė zė. U frikėsova se mos babai ka vėnė ndonjė mikrofon brėnda e mė ka zbuluar planin dhe mendi-min tim, e pastaj mjerė pėr mua... Ja si ishte gjendja e njė besimtari ndaj njė fmohonjėsi, unė frikėsohesha prej babait, prej ati qė duhej tė ndjenja vetėm ngrohtėsi e dashuri...

Shyqyr Zotit kishte qenė nėna. As ajo nuk kishte fjetur. Mu afrua ngadalė e me njė zė tė ulėt mė tha:

- Marije, as ti nuk ke fjetur?

- Jo nėnė. Nuk munda tė fle.

- Edhe unė, shumė isha indinjuar prej fjalėve tė vėllaut tėnd dhe mė kishte humbur gjumi... Duhet tė gjejmė njė rrugėdalje Marije, duhet tė marrim vesh, se ēfarė mbledhjesh bėjnė kėto.

- Edhe unė tė njėjtėn gjė jam duke menduar, oj nėnė. E kam njė plan, por mė duhet ndihma dhe pėrkrahja jote. Si thua, a mundem nesėr, tė fshihem nė salonin e mbledhjes? Krejt bisedat i dėgjoj dhe i marrim vesht planet e tyre. Aty paskan pėr tė marrė pjesė, prej Anglisė, Egjiptit, dhe prej Amerike.

 - Po ndodh diēka! Ka vite tė tėra, qė babai yt nuk mė tregon, se prej ku e merr rrogėn. Nganjėherė mendoj me e mbytė, bile sonte desh e mbyta, madje me pushkėn e tij deshta ta vras.. Por u frikėsove se mos mė pėrjashton kisha nga mėshira e vet.

- Kujdes nėnė, babain mos ma mbyt.

- " Por ai..."- tha dhe mbeti.

Ndoshta donte te thoshte edhe pjesen tjetėr tė mendimit se "nuk ėshtė babai im", por shpejt e ndėrrova bisedėn. Tani ishte momenti kur mė sė paku dėshiroja tė dėgjoja njė realitet qė, mbase nėna donte tė ma tregonte. Por unė isha diku tjetėr me mend e me shpirtė. Isha mendėsisht prezente nė mbledhjen qė do tė mbahej tė nesėrmen, nė zbulimin e sekreteve tė Babit, tė Billit e tė Hansit! Me kėtė mendje, me kėt dėshirė e me kėtė frikė, duke ju lutur Jezusit qė tė mė ndihmojė nė misionin e shenjtė qė kisha marrė, u shtriva sėrish nė shtrat pėr tė bėrė njė gjumė tė pjesėrishėm…

 

 

 

III.

 

Me nėnėn e caktuam vendin dhe nga ora njėmbėdhjetė, sa pėr t’u parė, dola nga shtėpia. U pėrshėndeta me babain dhe me Billin, sa pėt tu dhėnė tė kuptonin se unė dola, megjithse babai nuk mė pysete asnjėherė ku shkoja, asnjė ndalesė e asnjė kufizim nuk mė bėnte!

Bėra sikur u largova nga shtėpia, por pėr mbledhjen qė do tė mbahej pas dreke, qė tani duhej tė hyja nė salon. Derisa ata po rrinin nė salonin e familjes, unė hyra nė salonin e mbledhjes nga dera e prapme. Zemra mė rrihte me shpejtėsi. Vetėm dy orė mė ndanin nga njohja e njė sekreti qė do t’a zbuloja!

Koha qė unė e prisja me pa durim, po afrohej. Hyra pėrfundi tribunės qė gjendej nė pjesėn e parė tė salonit, nė tė cilėn do tė uleshin ata qė do tė mbanin fjalimin. Zhurma e gjurmėve tė babait, ishte mbi kokėn time. Po rregullonte mikrofonin, kurse Billi i ndihmonte.

 - Bill! Biri im! Dėgjoje prej asaj qoshes atje, a shkon zėri mirė?

 Billi kishte shkuar nė atė qoshen ku i ishte thėnė, dhe mė dukej se i jepte shenjė babait tim.

 - Njė… dy… Prova... A mė dėgjon mirė Bill?

 Pėrgatitjet kishin pėrfunduar, e unė lutesha e frikėsuar: “O Zot! Pėr hir tė Jezusit e tė Marijes, kontrolloje kėtė zemer qė po mė rreh aq shpejt! Mė ndihmo O Zot, se sikur tė mė zbulojnė qė jam kėtu, do tė mė djegin”!

 Billi po e pyeste babain tim.

 - Baba, pse Marijes i the”njėzetė e pesė vetė”, kur do tė jenė mė shumė se njėqind vetė?

 - Nėqoftėse tė rrėshqet prej goje nė ndonjė vend, se ne jemi shumė, atėherė nuk ėshtė mirė pėr ne. Ne pėrherė fshehtas dhe me mjeshtėri