Le
tė jetė nga ju njė grup qė thėrret nė atė qė
ėshtė e dobishme, urdhėron pėr punė tė mbara dhe
ndalon nga e keqja
BIBLIOGRAFIA
NEXHAT IBRAHIMI
|
|
DR. MUSTAFA MAHMUD
PREJ DYSHIMIT DERI NĖ BESIM
Logos-A-Shkup
1999/1420
Titulli i origjinalit
Pėrktheu nga gjuha boshnjake
Nexhat Ibrahimi
DR. MUSTAFA MAHMUD
PREJ DYSHIMIT DERI NĖ
BESIM
PARATHĖNIE
PERSONALITETI DHE VEPRA E MUSTAFA MAHMUDIT
Dr. Mustafa Mahmud ėshtė i lindur nė vitin
1921 nė Egjipt. Shkollimin fillor dhe tė mesėm e kreu nė Tantė, atė
universitar nė Fakultetin e Mjekėsisė nė Universitetin e Kajros. I
specializoi sėmundjet e mushkėrive, duke u bėrė njėri prej ekspertėve mė tė
njohur pėr kėto lloj sėmundje nė Egjipt. Mirėpo, deshira pėr afirmimin
letrar ishte mė e fuqishme, kėshtu, e lėshoi mjekėsinė dhe i kushtohet
studimit letrar, filozofik, sufistik dhe ideor.
Sė pari u mor me letėrsi; boton disa vepra
tė rėndėsishme dhe tė dalluara letrare, tė argumentuara me pėrsiatje
filozofike, e tė krijuara menjėherė pas revolucionit nė Egjipt nė vitin
1952. boton edhe disa tregime tė shkurtra, prej tė cilave posaēėrisht
dallohen: “Ushqimi dhe jeta” (1953), “All-llahu dhe njeriu” (1955),
“Apartmani 7” (1955 dhe 1957), “Njė grup njerėzish” (1662), “Era e gjakut”
(1965), Pastaj boton disa studime mjaft tė rėndėsishme siē janė: “Iblisi”
(1957), “Enigma e vdekjes” (1958), Enigma e jetės”(1967), “Endėrrat”
(1961), “Ajnshtajni dhe relativiteti” (1961) e tjera. I shkruan disa ese me
rėndėsi ndėrmjet tė cilave veēanėrisht dallohen: “Mbi dashurinė dhe jetėn”
qė janė botuar ndėrmjet vitit 1961 dhe 1965. Romanet tė cilat i shkruan e
pushtojnė publikun dhe i nxisin kritikėt e mėdhenj. Posaēėrishtė dallohen
romanet e tij vijuese: “E pamundshme” (1960), “Opiumi” (1964), Marimanga” (kah
fillimi 1965) Dalja Prej tabutit (arkivolit) (kah fundi i 1965), Neriu nėn
zero (1966), shkruan edhe pjesė teatrale, “Njeriu dhe hija” (1964), “Goma” (nė
dimėr 1968), “Djalli banon nė shtėpinė tonė” (1973). Pastaj botohen disa
udhėpėrshkrime tė rėndėsishme tė tij: “Pylli virgjėr” (1963), “Shpella nė
shkretėtirė (1969), “Qyteti” ose “Rrėfimi i mysafirit” (ėshtė pėrmbledhje
vėzhgimesh mbi udhėtimet e tij nėpėr Evropė ndėrmjet vitit 1966 dhe 1968).
Vepra me titullin “Ma kanė pranuar”, nė tė vėrtetė, ėshtė pėrmbledhje
letrash tė zgjedhura, tė cilat lexuesit ia kanė dėrguar nė periodėn ndėrmjet
vitit 1956 dhe 1959. Zgjedhja prej letrave tė lexuesve ndėrmjet vitit 1960
dhe 1966 botohet me titullin “55 problemet e dashurisė”. Pastaj krijohen
“Pranimi i tė dashuruarve (1956-1966), dhe “Rruga deri nė Qabe (1971),
Mustafa Mahmud i boton edhe disa studime mjaft tė rėndėsishme, tė cilat kanė
shkaktuar polemika jashtėzakonisht tė mėdha dhe tė vrazhda. Veēanėrisht janė
tė njohura: “Kur'ani - tentativė pėr tė kuptuarit bashkėkohor” (1969),
“Peripecitė e mia prej dyshimit deri nė besim” (1970), “All-llahu”, (1972),
“Djalli sundon” (1970), “Tevrati” (1972), “E kam parė Zotin” (1973),
“Shpirti dhe trupi” (1973), “Dialog me mikun ateist” (1974), “Marksizmi dhe
islamizmi” (1975), “Muhammedi (a.s.)” (1975) e tjera.
Duke e dhėnė kėtė pasqyrė tė shkurtėr tė
veprave tė publikuara tė M. Mahmudit, kemi pasur pėr qėllim qė lexuesit
tonė t'i njoftojmė me kėtė shkrimtar, shkencėtar e mendimtar bashkėkohor
arab me arudicion jashtėzakonisht tė madh, rruga jetėsore e tė cilit ėshtė
mjaft interesante, qė pėrndryshe mė sė miri mund tė shihet prej zhvillimit
ideor tė cilin ai e ka kaluar.
ZHVILLIMI IDEOR I DR. MUSTAFA MAHMUDIT
Vėshtirė ėshtė qė nė njė vėshtrim tė kėtillė
tė shkurtėr tė thuhet krejt ajo qė do tė duhej tė thuhej mbi zhvillimin
ideor tė Mustafa Mahmudit. Megjithatė do tė pėrpiqemi t'i shkoqisim sė paku
tendencat kryesore tė kėtij zhvillimi, duke i reduktuar ato nė katėr:
a) prej muzikės deri nė medicinė,
b) prej aventurės deri nė izolim,
c) prej dyshimit deri nė besim,
ē) prej letėrsisė deri nė filozofi.
Do tė pėrpiqemi kėtu, sė paku shkurtimisht
tė tregojmė nė tė katėr periodat e zhvillimit, nė mėnyrė qė lexuesit tonė,
aq sa tė njihen me kėtė personalitet mjaft interesant tė botės bashkėkohore
islame.
a) Prej muzikės deri nė medicinė
Qysh nė shkollėn fillore, pastaj nė tė
mesmen, Mustafa Mahmudin e tėrhiqte muzika. Duke e lexuar dhe dėgjuar
Kur'anin frymėzohej me muzikalitetin dhe bukurinė e tij. Kjo ndikoi qė njė
ditė ta blejė kitarėn dhe tė fillojė tė mėsojė tė rėnėt veglave muzikore.
Kitara shpejt iu pat bėrė pasion dhe opsesion. Nga ana tejtėr, prindėrit
njėmend dėshironin qė tė birin ta shohin nė El Ez'herin e njohur, e pastaj
nė xhube dhe ahmedi. Mirėpo, muzicienti i ri i theu tė gjitha shpresat e
tyre atė ditė kur maturoi dhe shkoi tė regjistrohet nė fakultet. Pas kthimit
prej Kajros, i lajmėroi prindėrit se ėshtė regjistruar nė Fakultetin e
Mjekėsisė nė Universitetin e Kajros, duke ua bėrė me dije se ky vendim i tij
ėshtė pėrfundimtar. Ja, kėshtu Mustafa Mahmud nė njė mėngjes tė shtatorit u
lajmėrua nė Fakultetin e Mjekėsisė nė tė cilin mė vonė diplomoi dhe
specializoi.
Askush nuk e dinte se pikėrisht tė
studiuarit e mjekėsisė aq fuqishėm do tė ndikojė nė Mustafa Mahmudin, i cili
qysh nė shkollėn e emesme tregonte interesim tė madh pėr ateizėm. Ditė e
natė lexonte, shkruante dhe diskutonte. Profesorėt e kėshillonin qė ta lė
mjekėsinė dhe t'i kushtohet letėrsisė. Tė tjerėt ia preferonin drejtėsinė,
deri sa tė tretėt i sugjeronin ta studiojė filozofinė. Duket se vetėm ai e
dinte se cila ėshtė rruga e tij. Sė shpejti u bind se pikėrisht mjekėsia ia
ofron atė qė dėshiron. Profesorėt shpesh e gjenin se si qėndron pranė trupit
tė autopsuar (prerė) tė njeriut, i ndan dhe i analizon pjesėt e tij, duke
kėrkuar pėrgjigje nė pyetjet, tė cilat shpesh as vetė profesorėt nuk i dinin
e ndoshta as nuk i kėrkonin. Nė kėtė periodė M. Mahmud i shkruan disa vepra,
tė cilat paraqesin fillimin e kthesės nė jetėn e tij, sikur qė janė veprat:
“Enigma e vdekjes”, “Marimanga” e disa tė tjera. Kjo pėr njė kohė do ta
shpjerė nė filozofinė indiane, ku nė idenė e inkarnacionit do tė orvatet tė
gjejė pėrgjigje nė disa pyetje tė cilat e preokuponin. Mjekėsisė pėrsėri i
kthehet, duke ia kushtuar tėrė qenien e vet. Duke iu falėnderuar kėsaj, pėr
njė kohė relativisht tė shkurtėr filloi tė dominojė nė qarqet e mjekėsisė nė
Egjipt, qė te njė shumicė nxiti xhelozi e te disa madje edhe kundėrshtim tė
hapėt. Reputacioni tė cilin e gėzonte nė vend dhe jashtė vendit, i mundėsoi
atij udhėtime mjaft tė shpeshta nė shumė vende tė Evropės, Azisė dhe Afrikės.
b) Prej aventurės deri nė izolim
Shpirti i shqetėsuar dhe tė ardhurat e mira
e nxisin nė aventura. Disa herė shkoi nė Evropė, duke u orvatur tė gjejė
qetėsi nė tė dhe nė qarqet e saj shkencore. Lexon ēdo gjė qė i vjen ndėr
duar, zhvillon diskutime me dijetarėt dhe shoqėrohet me mendimtarėt duke
shpresuar se ata do t'i ofrojnė atė qė e kėrkon dhe pėr ēka hulumton. Mirėpo,
mbetet gojėhapur pas takimit me ta. Pasqyra tė cilėn para kėsaj e kishte mbi
Evropėn filloi papritmas tė venitet dhe ērrėnjoset. I pasur nė tė gjitha dhe
egoist sipas natyrės e detyrojnė qė mė thellė tė zhytet nė shpirtin e
njeriut evropian, veēantia parėsore e tė cilit ėshtė centrizmi ekskluziv.
Kjo i hap atij horizonte tė reja, tė cilat do ta shpiejnė nė Azi, pastaj nė
Afrikė, midis njerėzve, zakoneve, shkretėtirės, xhunglės dhe fiseve tė tyre.
Altruizmi islam nė tė, gjatė kėtyre udhėtimeve, do tė zhvillojė njohuri
grandioze tė filantropisė, dashurisė dhe humanizmit. Kudo do tė gjurmojė pėr
burimet origjinale tė dashurisė ndaj Finitit (pėr fundimtarit), Absolutit
dhe Burimorit. Pėr kėtė nė veprat e tij edhe takohemi me udhėkryqet e tė
gjitha meridianėve tė botės. Penda e tij gazetareske sado qė ėshtė
ekskluzive aq ėshtė edhe studioze. Nė udhėpėrshkrime, artikuj, vepra dhe
punime tjera, tė krijuara nė atė periodė hasim nė laramani tė pasur tė jetės,
tė mbushur me zakone, kontraste, tradita, martesa, lindje, varrime dhe me
dervishėt e tė gjitha tarikateve, kombeve dhe manireve. Mustafa Mahmudi
tek ato na shpie nėpėrmjet tė gjitha rrugėve tė jetės, pikėllimit, gėzimit,
varfėrisė, pasurisė, shfrenueshmėrisė, tėrheqshmėrisė dhe shumėngjyrėsisė.
Thėnė shkurt, kėtu pikėrisht takohemi me
jetėn ashtu siē ėshtė: e plotė dhe e zbrazėt njėkohėsisht, jetėn e cila e
pėrjetėson aromėn, tė qajturit dhe tė qeshurit e tij. Mustafa Mahmud arrin
tė na prezentojė kėtė me fjalė po ashtu sikurse artisti qė e bėn kėtė me
ngjyra.
Nė kėto vepra tė tij gjejmė mjaft frymė
romantike, pasuri realiste dhe shumė kėndim simbolik. Kėtu Mustafa Mahmud
paraqet njė hap mė tej nė letėrsinė bashkėkohore arabe e cila shquhet me
nduarndurshmėri, pasuri, ide, ballafaqim, guxim, bukuri, angazhim, humanizėm
dhe tradicionalitet.
Dhe pikėrisht kjo pėrvojė e pasur dhe e
ndurnduartė do t'i konfirmojė Mustafa Mahmudit se jeta dhe vdekja sė bashku
me materien dhe shpirtin me tė vėrtetė paraqesin sekretin e sekretit dhe se
njeriut, sado qė tė dijė, tė posedojė dhe kushdo qoftė, megjithatė pak i
ėshtė dhėnė. Ky mėsim do tė jetė shkak qė edhe ai vetė tė gjendet nė
meridianėt, binarėt dhe hulumtimet e reja ideore, ēka tė gjitha sė bashku do
ta shpiejnė atė nė tė pėrsiaturit e ri, nė vetmi dhe izolim.
c) Prej dyshimit deri nė besim
Ka mundur tė pritej se dr. Mustafa Mahmudi
nė kėtė rrėke nduarnduarshmėrish dhe kontradiktash do ta humbė veten. Mirėpo,
njė shikim rreth vetvetes dhe jashtė vetvetes e detyron qė t'i pėrcaktojė
relacionet e veta jetėsore, tė cilat shpiejnė nėpėr tė gjitha scillat dhe
haribdet, mosbesim dhe besim, mėkate dhe pendime. shfrenime idore dhe
pėrcaktime shpirtėrore, ndryshueshmėri kreative dhe stabilitet logjik. Dhe
kjo rrugė do tė jetė rikthyese nė tėrė jetėn e tij. Nė tėrė kėtė ai do ta
gjejė vetveten edhe qenien e vet. Kėshtu do tė fillojė faza e re e jetės sė
tij, e cila e tėrė do t'i kushtohet shpirtit, fesė, njeriut dhe ngritjes sė
tij. E tėrė kjo ka ardhur pas leximit, studimit dhe premjes edhe tė tjerėve
edhe vetvetes. Fryt i gjithė kėsaj do tė jetė vepra e tij me rėndėsi
“Peripecitė e mia prej dyshimit deri nė besim” tė cilėn lexuesit tonė kanė
rast ta lexojnė si botim tė veēantė. Ėshtė interesant tė theksohet se para
do kohe kjo vepėr ėshtė publikuar edhe nė gjuhėn frengjishte nė pėrkthimin
e orientalistit tė njohur Moro Shartijes, tė botuar nė Bejrut.
Duke e marrė parasysh se lexuesit tonė, siē
e theksuam tashmė kėtė, janė njoftuar me kėtė vepėr, pėr kėtė arsye te kjo
nuk do tė ndalemi. Do tė theksojmė vetėm se kjo paraqet shprehjen e
zhvillimit shpirtėror tė autorit po nė atė pėrmasė nė tė cilėn prezentohen
disa vepra tė Dekartit, Gazalisė, Spinozės e tė tjerėve. Kėtu ėshtė e
nevojshme tė theksohet se kjo periodė e dr. Mustafa Mahmudit, prezenton tė
kthyerit e tij tė sinqertė, njėmend Kur'anit, krejtėsisht do ta shpjerė nė
binarėt, rrugėn dhe relacionet e tij. Kėtė edhe do ta bėjė qė i tėrė t'i
jepet dhe t'i kushtohet tė studiuarit kompleksiv tė Kur'anit. Si rezultat i
kėsaj lindi vepra e tij “Kur'ani tentativė pėr tė kuptuarit bashkėkohor” (kjo
vepėr ėshtė nė pėrkthim e sipėr edhe nė shqipen) e cila ka shkaktuar
diskutime tė rrepta midis islamologėve, rezultat i sė cilės ishte edhe
vėshtrimi shkencoro - kritik mbi kėtė vepėr i kur'anologes sė njohur dr.
Aishe Abdurahmanit - mė tė njohur si Bintu Shati. Nė kėtė vepėr Mustafa
Mahmudi do tė niset hapave tė tė observuarit konstruktiv kur'anor, duke i
konfirmuar dimensionet e mu'xhizes sė Kur'anit dhe tė predominuarit e tij tė
gjitha llojeve tė kufizimeve, duke i mishėruar nė njėmendėsinė absolute, tė
cilėn mundemi vazhdimisht ta zbulojmė, por asnjėherė nuk mundemi plotėsisht
tė zbulojmė. Pėrveē tjerash kjo do t'i ndihmojė t'u shmanget tė gjitha
tendencave tjera ndikuese, duke u thelluar thellė nė sferėn e fesė,
filozofisė dhe shkencės.
Pėr shkak tė mbarė tė ekspozuarės mund tė
themi se letėrsia e tij pikėrisht edhe e ka kaluar rrugėn e vet zhvilluese
e cila mė nė fund e gjet nė punimet filozofike sikurse do ta shohim kėtė mė
vonė.
ē) Prej letėrsisė deri nė filozofi
Sė pari konsideronte se nėpėrmjet veprės
letrare mund tė thuhet ēdo gjė. Pėr kėtė hidhet nė fushėn e letėrsisė, e
cila me tė vėrtetė edhe i sjell famė, renome dhe mirėnjohje. Veprat e tij
lexohen nė tė gjitha anėt. Ēdonjera prej tyre, gati, ėshtė rrėmbyer. Mbi to
shkruhet, shqyrtohet dhe mendohet. Kur shfaqet pjesa e tij teatrale atėherė
nėpėr sportele ėshtė rrėmujė, sepse rinia universitare dėshiron ta shohė, ta
ndjejė dhe ta dėgjojė. Besojmė se pėr kėtė arsye vepra e tij letrare ėshtė e
mveshur, sa me sensibilitetin e artistit, aq edhe me penetrimin,
subtilitetin e filozofit. Ai ėshtė letrar - filozof dhe filozof - letrar.
Stili i tij ėshtė tėrheqės, i bukur dhe dinamik. Gjuha ėshtė e mveshur me
figurativitet, simbolikė dhe ide. Dialogjet janė tė logjikshme dhe me
proporcionalitet. Eksploatimi me mundėsinė gjuhėsore ėshtė shumė i pasur dhe
i fuqishėm. Ēdo gjė ėshtė nė lėvizje, hov, zhvillim, ndryshim. Personazhet
janė tė gjallė, origjinalė dhe tė zhvillueshėm, por edhe tė thurur nė
tėrėsinė e konceptimit tė krijimit tė ri letrar, e cila imponohet, ndikon,
ndėrron dhe krijon. Kėtu mishėrohen shpresat pėr tė nesėrmen mė tė mirė, mė
humane dhe mė tė ndjeshme, sepse para sė gjithash jemi njerėz. Nė tėrė kėtė
njeriu mund ta shohė edhe mjerimin e vet edhe shenjtėrinė e vet, pavlerėsinė
dhe autoritetin. E para e shkatėrron, ndėrsa e dyta e nderon. Nė vrapimin e
vazhdueshėm pėr ndėrrime dhe gjurmime ai, megjithatė, merr fuqi ta gjejė
vetveten, qenien e vet dhe t'i mposhtė problemet, tė cilat edhe pse
origjinale, megjithatė e transformojnė njeriun. I lirė ėshtė vetėm atėherė
kur ka mundėsi tė pėrcaktohet, angazhohet dhe prodhojė, sepse nė tėrė atė
mishėrohet edhe ideja e tij sikur edhe qenia e tij.
Ja, nė tėrė kėtė ciklus tė ndodhur rreth tij
dhe nė vetė at, njeriu sipas mendimit tė dr Mustafa Mahmudit ėshtė i vyeshėm
aq sa vepron, sa ėshtė i lirė, sa beson dhe sa ėshtė i angazhuar.
Dhe nė fund, dėshirojmė tė theksojmė se dr.
Mustafa Mahmudi ėshtė i preokupuar me problemet e njėjta me tė cilat ėshtė i
preokupuar edhe filozofi mė i madh bashkėkohor islam dr. Muhammed El-Behij,
edhe pse tė dy problemeve iu hyjnė nga aspektet e shumėnduarta dhe aspektet
e llojllojshme. Neve na mbetet vetėm kjo qė tė dy, sikur edhe mendimtarėt
tjerė islamo - arabė, t'i njoftojmė, prezentojmė dhe studiojmė.
Dr. Ahmed Smajloviqi
All-llahu
Ka qenė kjo kaherė, nuk mė kujtoeht se kur,
ndoshta kam pasur dymbėdhjetė deri nė katėrmbėdhjetė vjet, e ndoshta edhe mė
pak. Kam qenė afėr moshės madhore kur paturpshėm kam pyetur:
- Po pohoni se si All-llahu e ka krijuar botėn,
se tė gjitha krijesat duhet medoemos ta kenė Krijuesin, se ēdo vepėr duhet
ta ketė krijuesin (trajtuesin), ēdo gjė qė ekziston filluesin e vet. Mirė! -
do tė besoj! - por mė thoni ju kush e krijoi All-llahun apo Ai u krijua vetė.?!
Nėse ėshtė krijuar vetė dhe ju kėtė e pranoni si tė vėrtetė, pėrse
imagjinata juaj nuk do ta pranonte se edhe bota ėshtė krijuar vetvetiu, se
ajo nuk ka Krijues dhe ēėshtja nuk do tė ishte kontestuese.
Kur e flitja kėtė, fytyrat e njerėzve tė cilėve
u drejtohesha, zbeheshin dhe gjuhėt e tyre mė mbushnin me rrebesh
mallkimesh. Garonin, nga tė gjitha anėt, se kush mė shumė do tė mė qortojė,
e njerėzit me zemėr tė devotshme mė dėshironin falje prej Zotit dhe tė mė
udhėzojė nė rrugė tė drejtė. Konservatorėt mė kanė refuzuar, e rebelėt rreth
meje janė tubuar dhe pafundėsisht kanė diskutuar mbi ēėshtjet filozofiko -
fetare.
Krenaria nė njohjen time tė atėhershme e cila
mori pėrpjesėtime tė gjera dhe elokuenca ime gjatė tė ekspozuarit me tė
cilėn jam dalluar, kėto kanė qenė motive qė tė sillem kėshtu, e jo dėshira
qė ta mėsoj tė vėrtetėn dhe ta zbuloj realitetin. Pastaj, harrova se
shkaku i parė duhet tė jetė qenie medoemos ekzistuese (vāxhibu-l-vuxhud),
e jo kontingjent, nė raport me ekzistencėn aksidentale, tė mundshme (mumkin).
Nė tė kundėrtėn, do ta fitoja zinxhirin e pafund tė shkaqeve, pa parafillim.
nė tė vėrtetė, e kam prekur pyetjen e kauzalitetit,
shqyrtimit tė njohur filozofik i cili Aristotelin e solli nė pohimin mbi
parafillimin dhe shkakun e parė. Atėherė asgjė s'kam ditur mbi Aristotelin
as nuk i kam ditur fundamentet e ligjėsisė sė logjikės dhe dialektikės.
Ėshtė dashur tė kalojnė tridhjetė vjet pune tė etshme me libra dhe mijėra
net nė vetmi, pėrsiatje e diskutime me vetveten dhe qė pėrsėri ta pėrmirėsoj
atė qė tashmė sa herė a kam korrigjuar. E kam kundruar idenė nga tė gjitha
pikėpamjet dhe jam orvatur tė kaloj rrugė tė mundimshme prej Zotit dhe
njeriut deri te enigma e jetės dhe vdekjes, deri te tė besuarit e fortė, tė
cilin, ja, tash, po e ekspozoj. Fatkeqėsisht atėherė nuk e kam ditur se ky
ėshtė ai motivacion. Pėr kėtė kam refuzuar tė besoj nė Zotin, sepse kam
besuar nė vetveten. Kam qenė i verbuar me dritėn e idesė sime personale dhe
zgjimit, i cili ka filluar ta shquajė periudhėn e fėmijėrisė sime.
Kjo kryesisht, ka qenė gjendja ime psikike kur
kam hyrė nė diskutimin e pėrditshėm oratorik dhe ideor. Kam qenė aq i
verbuar saqė nuk i kam vėrejtur edhe bazat e logjikės nė tė cilėn pikėrisht
jam mbėshtetur. Nuk kam qenė i vetėdijshėm se po e kontradiktoj vetveten kur
them: E kush e krijoi Krijuesin; - me ēka kam rėnė nė sofizėm,
sepse Krijuesin e kam radhitur nė krijesa edhe pse po e quaj Krijues.
Tė njihet, mėsohet e vėrteta nuk ka qenė aspak
punė e lehtė, sepse nuk kam dėshiruar qė ēėshtjes t'i hyj superficialisht
dhe lehtazi. Mirėpo, po ta kisha dėgjuar zėrin e natyrės dhe po tė mė kishte
udhėhequr intuita, do t'i shmangesha diskutimit tė mundimshėm dhe intuita
ime do tė mė shpiente kah All-llahu. Por, rasti ka dashur tė jem lindur nė
kohėn, nė tė cilėn zėri i thirrjes natyrale ėshtė i ngjirur (shterur) dhe
mezi dėgjohet. Atė e ngadhėnjeu zėri i arsyes, i cili, me disa kėmbėngulje
dhe abuzime, kaloi nė mashtrime. Me fjalė tjera, dėshira qė me arsye ēdo
gjė tė kuptohet, deri diku mund tė arsyetohet, sepse intelekti njerėzor e
sheh vetveten mbi piramidėn e tė arriturave tė veta tė mėdha; tė dhėnė pas
tė arriturave kulturale nė industri, elektricitet, raketa, avionė,
nėndetėse. Shkurtimisht, njeriu ka dominuar nė det, tokė, ajėr, nėnujė, e
vetveten e ka ngritur se ėshtė i gjithmundshėm dhe ėshtė bėrė arbitėr nė
suazat e arritshme dhe tė paaritshme.
Qė ta shpjegoj me arsye kėtė botė nė tė cilėn
jetojmė, qysh si i ri iu drejtova shkencės. Kam lexuar ēdo gjė: prej Shibli
Shumejlit e Selame Musaut deri tė Frojdin e Darvinin. E pėlqeva kiminė,
fizikėn dhe biologjinė. Nė dhomėn time tė vogėl kam pasur laboratoriumin
miniaturial, nė tė cilin i kam pėrgatitur acidet karbonike, me klor i kam
mbytur insektet dhe i kam autopsuar bretkosat. Tė gjitha bindjet e mia kanė
filluar dhe kanė mbaruar nė bazat shkencore. Njohja objektive ėshtė rruga e
vetme kah e vėrteta. E kam refuzuar ēdo teori metafizike.
Kam menduar; kush po na i jep tanket dhe
avionėt, ndėrsa po i merr prej nesh fetė orientale dhe ritualet? Lajmet
shkencore perėndimore na kanė verbuar dhe prej Perėndimit e kemi pranuar
ēdo gjė qė na ka ofruar: librat, ilaēet, veshjen, pėlhurat, lokomotivat dhe
automobilėt, e madje edhe konservat, lapsat, paramanat dhe gjilpėrat. Prej
tyre i kemi pranuar edhe format e hulumtimit letrar dhe i pėrvetėsuam format
e tyre tė tregimeve, romaneve dhe veprave dramatike. Kemi ėndėrruar mbi
Pasterin, Markonin, Rentgenin dhe Edisonin dhe nė ta i kemi parė idealet
tona. Shkurtimisht, ēdo gjė qė ėshtė nga Perėndimi e kam konsideruar
pėrparimtare, e ēdo gjė qė ka ardhur nga Orienti islamik, prapanike,
dekadenciale. Orienti ka qenė i venitur, dobėsuar dhe nėn thundrėn e
kolonizatorit.
Ka qenė kjo, deri diku, edhe e natyrshme, duke
i marrė nė konsiderim kushtet e atėhershme tė tė kuptuarit tim, se ēdo gjė
qė na e servon Pėrėndimi ėshtė pozitive dhe e vėrtetė dhe se pėrvetėsimi i
mėnyrės sė tillė evropiane tė jetesės, ėshtė rruga e vetme e fuqisė dhe
shpėtimit.
Jam regjistruar nė Fakultetin e Mjekėsisė qė
atje t'i ndjek ligjėratat nė gjuhėn angleze, qė ta studioj anatominė nga
burimet angleze dhe nė spital me profesorėt e mi tė flas nė gjuhėn angleze.
Jo pėr atė pse anglezėt kanė qenė nė Kanalin e Suezit, por pėr arsye se
medicina e re, si shkencė, tash ka qenė produkt ekskluziv i Pėrėndimit. Atė
qė e kanė dhėnė arabėt dhe popujt islamikė nė kohėn e Ibni Sinasė (Avicennės),.
ato kanė qenė konceptet, nocionet elementare tė pamjaftueshme pėr nevojat
bashkėkohore tė njerėzisė. Me fjalė tjera, evropianėt e kapėn fijen atje ku
e lėshuan Ibni Sināa dhe mjekėt tjerė arabė dhe e vazhduan me mundėsitė
zhvilluese qė ta pėrparojnė shkencėn e medicinės, krijuan laboratoriume,
deponuan me miliona funta nė hulumtime dhe i tejkaluan arabėt, persianėt e
tė tjerėt dhe e krijuan medicinėn bashkėkohore, fiziologjinė, anatominė dhe
patologjinė dhe me tė drejtė nė kėtė shkencė e zunė vendin e parė.
Kėshtu kam hyrė nė botėn e medicinės dhe
teorive shkencore dhe kam ardhur deri te mendimi e bindja se mbi asgjė nuk
duhet gjykuar pa eksperiment dhe pa fakte e dėshmi. Shkenca zė fill nė
empirizėm,
qė shifet dhe dėshmohet. Ajo qė me shqisa nuk mund tė argumentohet, pėr
shkencėn nuk ekziston. Kuptimeve metafizike botės transcendentale (gajbit)
nuk i kushtohet kurrfarė kujdesi nė botėn shkencore.
Kėshtu nė botėn e njohurive dhe bindjeve tė mia
fetare e fillova rrugėn time prej tė kuptuarit tim tė pastėr shkencor,
materialist. Mirėpo, pėrkundėr rrebeshit materialist dhe empirik tė kėsaj
bote, tė cilėt mohojnė ēdo gjė qė ėshtė transcendentale, nuk kam arritur ta
mohoj dhe mėnjanoj fuqinė hyjnore.
Me fjalė tjera, shkenca mua ma prezentoi
gjithėsinė si diē qė ekziston nė rendin e pėrkryer, ēdo gjė: prej gjethit nė
dru deri te krahu i fluturės dhe rėra e rėrishtes - ēdo gjė ėshtė nė
marrėdhėnie, rend dhe bukuri tė pėrkryer. Tėrė kozmosi ekziston mbi
ekuilibrin dhe ligjėsitė precize. Prej grimcės sė atomit e deri te sistemi
qiellor, deri te gallaksia qė pėrmban miliarda - sisteme qiellore tė
pakufishme mbi tė cilat na flet astronomia - tė gjitha kėto lėvizin nė
rregullin e pacenuar dhe llogarinė precize. Mbarė kjo botė e paskajshme,
prej elektronit tė imėt deri te trupi mė i madh qiellor, i ngjan aries (melodisė)
sė shkėlqyeshme harmonike, akordet e sė cilės janė jashtėzakonisht tė
harmonizuara mirė, si njė trup i tėrėsishėm, i cili ka shpirt... Shkenca,
tash mė ka dhėnė mundėsi ta pėrfytyroj All-llahun nė mėnyrėn materialiste.
Atėbotė, nė epokėn time tė atėhershme ideore
zhvilluese, kam pėrfytyruar se All-llahu ėshtė fuqia e brendshme e
gjithėsisė, e cila drejton tė gjallėt e jotėgjallėt. Tokėn e Kozmosin. E
kam pėrfytyruar Atė nė tė lėvizurit atomik, tė cilat shkenca i pat zbuluar
nė protoplazmė, nė gjithėsi, se Ai ėshtė ajo fuqi e brendshme krijuese nė
ēdo gjė ose, siē e ka thėnė kėtė Shėn Toma Akuini:...
proces i cili ka filluar tė zhvillohet nė mikrob qė prej tij tė krijohet
njeriu. Ky proces edhe mė tej po zhvillohet dhe do tė zhvillohet nė infinit
(pafundėsi).
Ekzistenca,
ēdo gjė qė ekziston, sipas tė kuptuarit tim tė atėhershėm, nuk ka pasur
fillim as fund, sepse ekzistencės ka mundur t'i kundėrvihet vetėm
joekzistenca, e kėtė logjikisht nuk kam mundur ta sqaroj sepse do tė
gjendesha para pyetjes: e kush e krijoi botėn!? Me fjalė tjera, nėse do ta
pranoja supozimin se dikur bota nuk ka qenė, si ta shpjegoj se diē ėshtė
krijuar prej asgjėsė? Pėr kėtė kam konkluduar: ēdo gjė qė sot ekziston, ka
ekzistuar kaherė, do tė ekzistojė pėrherė, e pakufizuar hapėsinėrisht dhe
kohėrisht.
Kėshtu duke e kuptuar tė ekzistuarit e kėsaj
bote e pranova hipotezėn se All-llah ėshtė ēdo gjė qė ėshtė rreth nesh dhe
se ne jemi vetėm emancion, manifestim i Tij. Ai ėshtė ekzistencė materiale,
e pafillim e pambarim, i pėrhershėm.
Nė kėtė mėnyrė ia kam pėrfytyruar vetvetes
teorinė e cila ėshtė kufizuar nė ekzistencė dhe All-llahun e ka identifikuar
me ekzistencėn. Mė nuk kam pasur nevojė tė shėrbehem me metafizikė dhe tė
gjej strehim te e padukshmja, transcedentalja.
Pėr kėtė arsye pata rėnė nė grackėn e idesė sė
“monizmit ekzistencial”, panteizmit indian dhe filozofisė panteiste tė
Spinozės,
ose nė grackėn e filozofisė sė Bergsonit mbi “fuqinė e brendshme krijuese”,
e tė gjitha kėto janė filozofi tė cilat janė nisur prej Tokės, prej pesė
shqisave dhe nuk kanė pranuar kurrfarė metafizike - sekreti, manifestimi tė
kuptimit logjik.
Filozofia indiane shkon edhe mė tej prej kėsaj
dhe e mohon dualizmin ndėrmjet Krijuesit dhe tė krijuarės. Sipas saj,
krijesat janė vetėm emanacion i Krijuesit. Sepse, nė librat Upanishad
zoti Brahma, i cili e banon qendrėn e botės, pėshpėrit:
“Nėse dorasi (vrasėsi) mendon se ėshtė doras, e
i vrari se ėshtė i vrarė, ata nuk i dinė metodat e mia sekrete, sepse tė
vdekurin e pranoj nė mbrojtjen time, si edhe armėn e vrasėsit dhe krahun e
fluturakes. Nė mbrojtje e pranoj edhe atė kush dyshon nė ekzistencėn time -
ēdo gjė e pranoj, e madje edhe vetė dyshimin, e pranoj atje ku unė jam i
vetmi. Unė jam ēdo gjė”.
Ky ėshtė zoti i cili i ngjan dritės sė bardhė...
njė dhe i natyrshėm, por nė vete pėrmban shtatė ngjyrat (spektrale) tė
ylberit.
Me vite kam jetuar nė kėtė mjegull indiane dhe
bufoneri sofistike. E kam praktikuar jogi-n,
dhe pėr tė kam lexuar burimisht dhe kam studiuar te profesorėt indianė.
Gjatė mė ka preokupuar dhe pėrvetėsuar ideja mbi inkarnimin e shpirtit,,
e madje edhe ėshtė manifestuar nė disa krijime tė mia letrare, siē ėshtė
“Marimanga” dhe “Dalja prej arkivolit”.
Pas kėsaj, pak nga pak, fillova tė vij nė vete,
sepse nuk isha i bindur se shpirti mund tė kalojė prej trupit nė trup. Ia
pranova vetvetes se botėkuptimi im i kėtillė mbi Zotin nuk ėshtė bindės dhe
se ėshtė konfuz i turbullt.
Pėr herė tė dytė iu ktheva shkencės si
udhėheqėsit dhe shpėtuesit tim. Ajo nėpėrmjet autopsisė biologjike dhe nėn
mikroskop mė tha diē tjetėr. Me fjalė tjera, “monizmi ekzistencial” indian
ėshtė shpjerė nė kėngėt liturgjike sofistike, por ireale, tė pavėrteta, deri
sa sheknca ma konfirmoi vetėm unitetin, identifikimin nė materien
fundamentale (tė botės), nė lėndėn e parė, uniteti nė fundamentin themelor
dhe ligjėsitė themelore, uniteti nė materien origjinale, fillestare prej sė
cilės ēdo gjė ėshtė ndėrtuar. Ēdo gjė qė jeton: flora (bimėt), fauna
(shtazėt), njerėzit, janė formuar prej kombinimit tė karbonit me hidrogjenin
dhe oksigjenin. Pėr kėtė ata me tė djegur shndėrrohen nė thėngjill. Sė
kėndejmi dimė se tė gjitha llojet e jetave janė me prejardhje nga njė
qelizė.
Duke u shėrbyer me shkencė mėsojmė nga
astronomia, kimia dhe atomistika se vetė karboni, si edhe tė gjitha
elementet tjera, ėshtė produkt i njė elementi tė caktuar, i cili ėshtė zier
shumė nė stufat e mėdha tė yllėzuara, e ky ėshtė hidrogjeni. Me fjalė tjera,
hidrogjeni nė brendėsi tė stufave yjore shndėrrohet nė helium, karbon,
sicilium, kobalt, nikėl, hekur ose nė elemente tjera varėsisht prej ndarjes
dhe bashkėdyzimit tė tyre tė sėrishėm nė shkallėt e caktuara tė temperaturės
dhe fuqisė sė shtypjes. Thėnė me fjalė tė tjera, tė gjitha llojet e
krijesave rrjedhin prej materies unike, fijėzės unike tė mėndafshit, prej tė
cilės ėshtė ndėrtuar gjithėsia, nė format, detajet, figurat e saj tė
ndryshme e tjera. Dallimi ndėrmjet njėrit dhe tjetrit lloj, ndėrmjet njėrės
dhe tjetrės krijesė shpjeret vetėm nė raportin, marrėdhėniet e kualitetit
dhe kuantitetit, nė pėrpjesėtime dhe tė modeluarit e tyre, por lėnda e parė
ėshtė e njėjtė. Kjo ėshtė fshehtėsia e cila na zbulon krushqinė, afėrsinė,
ngjashmėrinė ndėrmjet njeriut dhe shtazėve, zbutėsit tė kafshėve dhe kafshės
sė egėr, ndėrmjet hundės qė nuhat dhe lules aromatike, ndėrmjet syrit dhe
pamjes sė shkėlqyeshme tė diellit duke perėnduar. Kėtu qėndron sekreti i
kėsaj harmonie dhe rregullit tė gjithėsisė. Ēdo gjė qė ekziston janė anėtarė
tė njė familjeje, kanė rrjedhur prej njė babai.
Natyrisht se konkludimi i kėtillė nuk pretendon
qė tė konfirmojmė se si All-llahu ėshtė identifikim njėsoj, ēka edhe
ekzistenca ose se ēdo gjė qė ekziston njėsoj ėshtė ēka edhe Krijuesi, sepse
kėto janė ngatėrrime tė rėndomta mistike, tė cilat nuk mund tė prėvetėsohen.
Thėnė ndryshe, nėse kėtė botė do tė dėshiroja tė tregoj, nė mėnyrė plastike
do t'ia krahasoja pėrjetimit tė kritikut (artistik) figurativ tė
entuziazmuar, i cili e ka vizituar ekspozitėn pikturale dhe ka zbuluar se tė
gjitha eksponatet janė pikturuar me shprehjen e njėjtė artistike, prej
materialit dhe ngjyrėrave tė njėjta. E natyrshme ėshtė qė kritiku, nė kėtė
rast, tė mendojė se tė gjitha pikturat janė prej penelit (furēės) tė
artistit tė njėjtė dhe se kjo ėshtė vepėr e njė Pikaso, Shagali ose Modilani.
Uniteti i tė krijuarės tregon edhe nė unitetin e Krijuesit, por kjo
njėkohėsishtė nuk do tė thotė se krijesat janė ēka edhe autori i tyre,
pėrkatėsisht se krijimet e artistit (pikturat e tij) janė ēka edhe vetė
piktori.
Prandaj, teoria indiane mbi “unitetin e botės”
ėshtė mashtrimi, paragjykimi mė i thjeshtė mistik, i cili shkencėrisht nuk
mund tė jetė i konfirmuar as qė mendja e shėndoshė mund ta pranojė. Mirėpo,
shikimi studioz shkencor mbi manifestimet e krijimit dhe tė krijuarės, na
drejton nė lidhshmėrinė dhe unifikimin e tė gjitha krijesave. Forma, stili
i tyre i njėjtė, ligjėsitė e njėjta tė tyre, uniteti i lėndės sė parė (materies)
tė tyre prej sė cilės janė tė ndėrtuara, tė gjitha kėto dėshmojnė se kėtu ka
tė bėjė me njė Krijues, se nuk ka shok, kompanjon, sepse, pėrndryshe, edhe
stili i krijimit do tė ishtė i ndryshėm.
Vėshtrimet e kėtilla na udhėzojnė nė atė se ky
Krijues ėshtė intelekti universal (akl-un kul-lijj-un), se Ai ua jep
inspirimin krijesave tė veta dhe i drejton nė rrugėn e tyre zhvillimore,
dhe se Ai i furnizon me mjetet pėr tė ekzistuar nė kėtė botė. Ai ėshtė i
cili i dhuron krahė farės sė drurit shkretinor nė mėnyrė qė tė fluturojnė
shkretėtirėn e shkretė e tė arrijė nė oaza ku do tė gjejė kushte tė
pėrshtatshme pėr shumėzimin e vet. Ai ėshtė i cili e krijoi vezėn e
mushkajės me dy cipa nė mėnyrė qė tė notojė mbi ujė dhe tė mos fundoset. Dhe,
po mos tė ishte Ai, mushkaja nuk do tė mund ta dinte ligjin e Arkimedit dhe
t'ia vendosė mbėshtjellėsin dystrajcor vezės sė vet.
Pra, All-llahu ėshtė ajo Arsyeja e
Gjithdijshme dhe Gjithpėrfshirėse, ai intelekti Universal, i cili
secilės krijesė ia jep kushtet e jetės, Krijues i cili ėshtė mbi krijesat e
veta, di ēka ato nuk dinė, mundet ēka ato nuk munden, sheh ēka ato nuk
shohin. Ai ėshtė Njė, i Vetmi, i Gjithfuqishmi, i Gjithdijshmi,
Gjithdėgjuesi, Gjithinkuadruesi, Githpamėsi, Gjithlajmėtari. Ai ėshtė i cili
jep atribute, ndėrsa Ai ėshtė i paatribuar.
E pandėrprerė dhe e vazhdueshme ėshtė lidhja
ndėrmjet kėtij Krijuesi dhe krijesave tė Tij; Ai u ėshtė mė i afėrt sesa
gjaku i tyre personal i cili nėpėr ta qarkullon. Ai e ka krijuar dhe
harmonizuar kėtė kėngė shumė tė bukur kozmike. Ai ėshtė i Drejti i cili i ka
krijuar ligjėsitė kozmike dhe deri nė detaje i ka bėrė tė sakta e tė
pagabueshme.
Ja, kėtė pasqyrė tė plotė, mė vonė, mbi All-llahun
ma dha shkenca.
Ēdo gjė qė ekziston nė gjithėsi, ka ndodhur. Nė
kėtė na udhėzon leksikoni shkencor i cili kėtė na e shpjegon nė tė
ashtuquajturin ligjin e dytė tė dinamikės termike. Me fjalė tjera, ky ligj
e pėrkufizon ngrohtėsinė dhe ndryshimet e saj prej tė ngrohtės nė tė ftohtė,
prej ngrohtėsisė sė lartė nė tė ultėn deri sa dy nivelet nuk barazohen dhe
pushon ndryshimi termik.
Nė bazė tė kėtij ligji shkencor nxjerrim
pėrfundim logjik: nėse kohėn nuk e kufizojmė dhe nėse gjithėsia do tė ishte
permanente pa fillim, alternativiteti i ngrohtėsisė dhe ftohtėsisė kaherė
do tė merrte fund, e me kėtė edhe tė gjitha format e jetės. Tė gjithė trupat
qiellorė do tė ngriheshin dhe me kėtė ēdo mundėsi e jetės do tė merrte fund.
Pikėrishtė kėtu, pra, na qėndron dėshmia mbi tė
zėnėt fill (krijuershmėrinė) e gjithėsisė, respektivisht e tėrė asaj qė
ekziston.
Nga ana tjetėr, zhdukjet alternative nga faqja
e Tokės dėshmitarė tė sė cilės jemi: zhdukja e kulturės, vdekja e
individėve, zhdukja e trupave qiellorė, bimėve dhe shtazėve, kalueshmėria
kohore, ajo rrugė e domosdoshme e ēdo gjėsė qė ekziston dėshmon se gjithėsia
do tė pėrfundojė nė shkatėrrimin e madh, nė ringjalljen e madhe.
Shkenca e vėrtetė, jotendencioze kurrė nuk ka
qenė nė kundėrshtim me fenė. Pėrkundrazi, e ka pėrmbajtur dhe e ka
argumentuar. Gabimi ėshtė nė kėtė se dituria sipėrfaqėsore, gjysmė shkenca e
shpie arsyen e shėndoshė nė dyshim dhe josiguri. Posaēėrisht kjo
manifestohet kur ka tė bėjė me arsyen e cila ėshtė vetėmohuese dhe krenare
dhe kur zhvillohet diskutimi nė kohėn kur arsyeja kundrohet si qėllim dhe
synim i ēdo gjėje. E kjo ėshtė pikėrisht epoka e sotme, koha nė tė cilėn
kultura materiale i ka bėrė hije ēdo gjėje tjetėr, koha nė tė cilėn njeriu
ėshtė i rrethuar me avionė, satelitė, dhe anije kozmike, dhe tėrė kjo me zė
tė lartė bėrtet:
“Unė jam materia, unė jam ēdo gjė!”
Trupi i njeriut
Tė gjithė rrjedhim prej njė burimi, tė njėjtit
trung, prej tė njėjtės materie, por ēdonjėri e posedon personalitetin e vet,
individualitetin e vet. Sepse, dallimi ndėrmjet njėrės dhe tjetrės krijesė,
nuk ėshtė vetėm kuantitativ, nė numrin e grimcave materiale, por ky dallim
ėshtė edhe mė i madh mė i ndėrlikuar nė marrėdhėniet dhe mėnyrėn e lidhjes
sė kėtyre pjesėzave.
Sot, pėr shembull dimė nga embriologjia se tė
gjitha qelizat e embrionit trashėgues tė njeriut pėrbėhen prej proteinave
tė ndryshme tė shėnuara me njėzet formula kimike NNDA - RNA), diē e ngjashme
sikur edhe abeceda, me tė cilėn janė shkruar libra dhe hartime. Nė kėtė
mėnyrė, edhe pse tė gjitha librat (njėgjuhėsore) janė tė shkruara me
shkronjat e njėjta, secili libėr - nė rastin tonė secili njeri - do ta ketė
shpirtin e vet, personalietin e vet dhe kualitetin si krijesė e veēantė, dhe
pavarur. Kjo veēanti e njeriut shkon deri atje saqė secili njeri ka shenjė
tė veēantė tė gishtit. Nuk ekziston ngjashmėri midis dy shenjave edhe sikur
tė ketė tė bėjė edhe me bineqėt. Kėshtu kjo vazhdon prej njeriut tė parė.
Ose, ta marrim shembullin tjetėr, dimė se cili
organizėm njerėzor e ka “shifrėn e vet personale kimike”, kėshtu qė ėshtė
mjaft vėshtirė, e nganjėherė dhe e pamundur, tė transplantuarit e pjesės sė
trupit nga njėri nė trupin tjetėr njerėzor. Ai, sė shpejti, e refuzon trupin
e huaj, sikur ky ėshtė mikrob dhe pėr tė krejtėsisht i huaj. Ky dėbim
paraqet problemin mė tė madh nė kirurgjinė plastike dhe nė tė
transplantuarit e organeve tė trupit. Na ėshtė e njohur se, pėrkundėr
gjilpėrave anestezike dhe barėrave tė vazhdueshme kundėr refuzimit tė trupit
tė huaj, zemra e transplantuar mė e suksesshme ka jetuar vetėm diē mė shumė
se njėzet muaj.
Tėrė kjo na tregon se individualiteti dhe
veēantia personale ėshtė e vėrtetė qenėsore, shkencėrisht e argumentuar - e
vėrtetė tė cilės, nė fillim tė kėtij zhvillimi ideor, nuk i kam kushtuar
kujdes. Kam besuar se e rėndėsishme dhe qenėsore ėshtė shoqėria, bashkėsia,
e jo individi, njeriu, se e rėndėsishme ėshtė jeta, e jo qeniet e gjalla,
shoqėria, e jo anėtarėt e saj. E vėrteta, tė kuptuarit e tillė ka qenė
refleks, jehonė e filozofisė sime indiane mbi “panteizmin”
(vahdetu-l-vuxhud) mė herėt tė pėrvetėsuar, e pastaj tė lėnė, e cila tėrė
botėn fenomenale e identifikon me All-llahun, se ai ėshtė i vetmi i
gjithmonshėm (permanent), e tė gjitha krijesat tjera janė “MAYA”
dmth. mashtrime kaluese. Sipas saj, njerėzit pakthyeshėm vdesin, zhduken dhe
nuk do tė ringjallen. Pėr kėtė edhe unė kam besuar se njeriu ėshtė i
amshueshėm aq sa i edukon fėmijėt e vet, i udhėzon dhe i mėson. E sa i
pėrket vetė personalitetit tė tij, ai pakthyeshėm shndėrrohet nė pluhur.
Kujtimi ynė do tė zgjasė aq sa tė kontribuojmė pėr ēėshtjen e pėrgjithshme.
Mirėpo, personalitetet tona - fati i tyre ėshtė qė tė zhduken.
Por, ē'ėshtė personaliteti?
Nė fillim tė formimit tė konceptit tim mbi
personalitetin nuk kam ditur mė shumė se, individualiteti ėshtė reaksion i
pėrkohshėm nė qėndrimet e pėrkohshme dhe, nė pajtim me kėtė, kur tė zhduken
pėrkohshmėritė dhe tė ndyshohet koha, prej kėtij personaliteti nuk mbetet
asgjė. Fundi i tij vjen me pleqėrinė, kur tė vijė deri te sahkatėrrimi i tij
si pasojė e shkatėrimit tė sistemit nervor nė tru. Kur nervat pas vdekjes tė
kalben dhe tė zhduken, do tė zhduken edhe personalitetet tė cilit i kanė
takuar.
Thėnė mė mirė, kam besuar se termi
personalitet ėshtė sinonim pėr karakteristikat e caktuara tė njeriut tė
formuara nėn ndikimin e pėrvojės aktive dhe aksioneve nervore reflektive
prej tė cilave disa janė trashėguar nė trajtė instinkti, e disa janė arritur
me prėvojat e shqisave, tė cilat nėpėrmjet trurit janė regjistruar dhe me
memorie janė mbajtur mend. Dhe, kur pushon sė punuari truri dhe qelizat e
tij memorike vdesin, nuk ka nevojė tė supozojmė njėfarė vazhdimi spiritual
tė kėtij funksioni tė pastėr material.
Kėshtu, nė fillim, sipėrfaqėsisht nė mėnyrė
materialiste e kam pėrfytyruar njeriun. I kam folur vetvetes se njė
personalitet nuk ėshtė i veēuar, i determinuar; ai s'ėshtė asgjė pėrpos
shirit rrjedhės i personaliteteve tė ndryshme e tė shumėnumėrta. Kėshtu pėr
shembull personaliteti im nga koha dhjetėvjeēare nuk ėshtė i njėjtė sikur
edhe ai kur i kam pasur njėzet,e sėrish tjetėr prej atij kur i kam pasur
tridhjetė. nė ēdo ēast personalitetit tim diē i ėshtė shtuar, e diē i ėshtė
marrė. Kam pyetur vetveten se cili personalitet do tė ringjallet dhe nė
botėn tjetėr do tė dėnohet?
Kjo lojė fjalėsh, pėr tė cilėn atėherė s'kam
qenė i vetėdijshėm, mė ka bėrė tė harroj shembullin nga jeta e kėsaj bote
qė, kur ta shtypim botimin e dytė tė ndonjė libri, atėherė nuk e shtypim
vetėm njė faqe ose kaptinė tė tij, por i shtypim tėrėsisht tė gjitha pjesėt
e tij.
Rasti i tillė do tė jetė edhe me shpirtin: do
tė ringjallet me tė gjitha kaptinat dhe detajet e tij, sikur qė fara, e
mbjellė nė gjiun e tokės i pėrmban tė gjitha kushtet dhe mundėsitė qė prej
saj tė zhvillohen edhe kėrcylli edhe gjethet edhe fruti.
Mirėpo, teoria materialiste e cila sipas
natyrės sė vet ėshtė e dhėnė kah detajizimi, obdukcioni dhe shkoqitja,
gjithnjė mė ėshtė imponuar, prandaj kam harruar qė gjerat t'i shikoj nė
tėrėsi dhe absolutisht. Mė dukej se shpirtin mund ta kuptoj nėse e studioj
dhe analizoj trupin, dhe se midis kėtyre dy nocioneve nuk ka kurrfarė
dallimi: shpirti ėshtė trup, arsyeja tru, e personaliteti asgjė tjetėr
pėrpos reaksion dhe grumbull i qėndrimeve refleksive, se disponimi dhe
simpatia, tekefundit, janė uri trupore, fizike.
Tė ndalemi tash nė kėtė ēėshtje: a ėshtė e
saktė se njeriu ėshtė grumbull ngacmimesh nė uri, seks dhe njė sėrė
ndjenjash me tė cilat trupi i njeriut i njeh nevojat e veta? Nėse kėtė do ta
pranonim, do tė gjendeshim para shpjegimit materialist, e kjo nuk ėshtė
qenėsia as e shpirtit as njeriut - para temės tė cilėn hollėsisht e kam
diskutuar nė dy veprat e mia “Enigma e vdekjes” (“Lagzu-l-mewti”)
dhe “Enigma e jetės” (“Lagzu-l-hajāti”). Sepse, e sakrifikon kafshatėn,
shtėpinė dhe shtratin e vet tė ngrohtė pėr qėllime mė tė larta, tė cilat e
privojnė nga shumė gjėra: e flijon kėtė pėr drejtėsinė, tė vėrtetėn, tė
mirėn e pėrgjithshme dhe lirinė. E ku janė kėtu ngacmimet pėr uri dhe seks?
Ose pėr shembull luftėtari nė front, i cili mbi topin e vet flijohet pėr tė
nesėrmen mė tė mirė, qė do tė pasojė? Ku ėshtė kėtu shpjegimi materialist i
trupit tė njeriut?
Pra, ėshtė evdiente se qenėsia e njeriut,
komponentet e tij pėrbėrėse, e tejkalojnė kuptimin e atij fizik, substancor
dhe se qenėsia e tij nuk pėrbėhet vetėm prej nevojave fizike, fiziologjike,
tė cilat tek ai reflektohen. me fjalė tjera, ky vendim madhėshtor i njeriut
qė trupin e vet ta flijojė dhe urrejė, ky ėshtė manifestim qė flet se ai e
qeveris, e sundon trupin, e jo trupi atė. Nga ana tjetėr, nėse “unė” jam
trup, si mund ta sundoj trupin dhe ta nėnshtroj? Ose, thėnė mė qartė, nėse
“unė” jam uria, si mundem qė tė detyrohem nė uri? Pra, ėshtė evdiente se tė
ekzistuarit e atij “kontrolluesi” tė brendshėm tė njeriut mbi elementet dhe
instinktet trupore, ėshtė argument i qartė mbi tė ekzistuarit edhe tė
elementit tjetėr, mė kualitativ, i cili e pėrbėn pjesėn pėrbėrėse tė trupit
tė njeriut. Nėse dimė qė nėpėrmjet shpirtit ta sundojmė trupin, qė me arsye
t'i rregullojmė dėshirat tona, qė nėpėrmjet kundrimit tė hollėsishėm t'i
vėmė kufijtė e arsyes - ky shkallėzim i parėsores dhe sekundares e vėrteton
faktin i cili ėshtė mė kualitativ se trupi i njeriut dhe e sundon atė, nuk i
ėshtė nėnshtruar dhe me trupin nuk vdes.
Atė i cili do tė provonte dhe pėrpiqej tė na
shpjegonte se si njeriu ėshtė grumbull i nevojave materiale fiziologjike, do
ta lusnim tė na shpjegojė ku shkon ai njeri gjatė kohės sė gjumit? Me fjalė
tjera, atėherė, deri sa ai flen, tek ai edhe mė tej kryhen proceset
fiziologjike, tė gjitha reflekset dhe ndėrdija funksionojnė pa kurrfarė
pengese. Zemra rekton, frymėmarrja funksionon gjėndrat sekrecojnė, organet
digjestive punojnė, dora nga tė shpuarit me gjilpėrė dridhet. Dhe, pėrveē
kėtyre, ne para atij qė ėshtė nė gjumė jemi sikurse para drurit ose, thėnė
mė mirė, para qenies primitive, e cila nuk dallohet prej insektit primitiv.
Ku ėshtė kėtu njeriu?
Gjendja alternative e gjumit dhe zgjuarėsisė sė
njeriut, nė tė vėrtetė, shembulli i zbehtė i vdekjes dhe ringjalljes, edhe
njė herė na konfirmon tė ekzistuarit e atij elementi fisnik, shpirtit, nė
organizmin e njeriut. Me fjalė tjera, ky element me prezencėn e vet nė
trupin e pėrgjumshėm, momentalisht dhe pa hyrje, e krijon Hitlerin ose
Neronin, e ky trup i shtrirė zgjohet qė tė vrasė, sulmojė, rrėnojė dhe
zhdukė. Dallimi ndėrmjet kėtyre dy gjendjeve tė organizmit tė njeriut ėshtė
tepėr i madh qė tė mund tė sqarohet me ndryshimet materiale momentale.
Materialistėt thonė se shpirti ėshtė e vėrtetė
objektive, qė do tė thotė se ėshtė materie. Ne pyesim si mundet shpirti tė
jetė objekt dhe, nėse ky ėshtė, nė raport me kend ėshtė objekt? Nė raport me
tė tjerėt?! me tė tjerėt nėse ata nuk e shohin?! Ata mund ta njohin tė
ekzistuarit e tij nė bazė tė manifestimeve, e kėto manifestime, nė tė
shumtėn e rasteve janė tė rrejshme dhe nuk janė autoritative. Sepse, prej
pėrvojės dimė se tė tjerėve, kryesisht, iu “shtiremi”, e madje edhe
vetvetes. Nga kjo ėshtė e qartė se kėto manifestime tė jashtme do tė jenė
joreale.
Ose, shpirti ėshtė objekt i trupit, tė vetė
njeriut? Nuk ėshtė as, kjo, sepse tė gjithė e dimė se shpirti nėse e
kundrojmė si objekt nėn neshterin analitik (thikėn kirurgjike) do tė
transformohet nė trup, do tė tretet dhe fshihet. Kėtė pėr shkak sepse ai
nuk mund tė jetė objekt, as tė vendoset nėn mikroskop si gjethi i drurit,
sepse ai ėshtė substancė, para sė gjithash pėr arsye se ėshtė subjekt. Thėnė
ndryshe, ai ėshtė fytyra tjetėr e fotografisė, ai ėshtė subjekt nė raport
me trupin i cili ėshtė objekt. Nė realitet, ky subjekt dhe objekt i pėrbėjnė
polet e tė vėrtetės sė njėjtė. Dhe, nėse e definojmė materien se ajo ėshtė
ēdo gjė qė ėshtė objektive, me shqisa e kuptueshme, duhet tė pranojmė se nė
botėn kuptimore, abstrakte (vuxhud) ekziston edhe diē tjetėr pėrveē
materies, ana tjetėr e tė vėrtetės, e ky ėshtė subjekti.
Perceptimi, vrojtimi, do tė na shpie kah njohja
e fuqishme se nė ēdo ēast ekzistojnė dy gjėra: objekti njohės dhe shpirti me
tė cilin njihet, e gjendet jashtė objektit. A thua, pėr shembull,
kalueshmėrinė kohore do tė mund ta kuptonim po tė mos ishte ajo fuqi
njohėse, e vendosur nė kėndin e izoluar tė kėsaj rrjedhe tė vazhdueshme
kohore. Po tė lėvizte vazhdimisht me treguesin sekondar, kurrė nuk do tė
mund t'i njohim as kuptojmė ato sekonda. Njohja jonė do tė zhdukej
njėkohėsisht me kalimin e sekondės. Mė nė fund, kjo ligjėsi ėshtė e njohur
mirė: se lėvizjen mund ta vėrejė vetėm ai i cili ėshtė jashtė saj, kush nuk
merr pjesė nė tė. Pėr kėtė arsye, pėr shembull nuk mund ta ndjejmė lėvizjen,
nėse njėkohėsisht edhe ne lėvizim, nėse jemi nė orbitėn e njėjtė. Duhet tė
gjendemi jashtė lėvizjes qė tė mund ta vėrejmė atė. Nuk do ta ndjejmė, pėr
shembull, lėvizjen e ashensorit deri sa jemi nė ashensorin lėvizės, sepse
jemi bėrė pjesė e masės lėvizėse. Por, kėtė lėvizje menjėherė do ta hetojmė
nėse nėpėrmjet vrimės nė ashensorit shikojmė nė ndonjė pikė ose trup i cili
ėshtė nė qetėsi. Po ashtu, e pamundur do tė na ishte ta vėrejmė lėvizjen e
Diellit nėse nė tė do tė gjendeshim, por kėtė lėvizje do ta vėrejmė nga
Hėna ose Toka. Sipas ligjėsisė sė njėjtė nuk mund ta vėrejmė lėvizjen e
Tokės derisa jemi nė tė, por kėtė ėshtė lehtė ta vėrejmė nga Hėna.
Pra, ėshtė e pamundur tė kuptohet gjendja
personale derisa gjendemi nė tė por ajo ėshtė menjėherė e kuptueshme nėse e
vėshtrojmė nga jashtė, si objekt. Ligjshmėria e njėjtė ka tė bėjė edhe me
rrjedhėn e kohės: qė ta njohėsh, subjekti yt njohės duhet medoemos tė jetė
jashtė rrjedhės kohore.
Nė bazė tė mėparshmes vijmė deri te konkludimi
interesant: se shpirti ose subjekti njohės ėshtė ekzistencė e veēantė,
kohėsisht i pavarur dhe me tė i palidhur.
Nė kėtė mėnyrė u gjetėm para tė vėrtetės sė
njeriut: njė pjesė e tij ėshtė e lidhur pėr kohėn dhe zhduket me tė. Kjo
pjesė e tij me kohėn bėhet, rritet dhe vjetėrohet, e ky ėshtė trupi. Pjesa e
dytė e kėsaj tė vėrtete, ėshtė jashtė kohės. Ajo pjesa e dytė, shpirti, e
vėshtron kohėn nga pika jolėvizėse kohore dhe e njeh atė e nė rrjedhėn e tij
nuk merr pjesė. Pėr kėtė kjo pjesė e tė vėrtetės sė njeriut nuk rritet, nuk
vjetėrohet as nuk zhduket. Dhe, atė ditė kur trupi tė shndėrrohet nė dhe,
ajo pjesė e mban veēantinė e vet, mbetet e gjallė me jetėn e vet tė veēantė,
me kohė tė pacaktuar.
Pėr pjesėn e dytė tė njeriut nuk kemi emėr
tjetėr pėrpos atij, tė cilin ia kanė dhėnė fetė, e ky ėshtė shpirti.
Tė gjithė ne nė vetvete mund tė ndjejmė tė
ekzistuarit e shpirtit, si edhe kėtė se ky ekzistim, sipas atributeve tė
veta, nė lidhje me ndryshimet e jashtme tė pėrditshme dinamike tė botės
fenomenale, ėshtė tjetėr. Tė gjithė mundemi qė thellė nė vete ta ndjejmė
prezencėn permanente tė diēkahit qė ėshtė krejtėsisht e kundėrt me
ekzistencėn relative, tė jashtme pulsive. ky pėrjetim i brendshėm, tė cilin
e pėrjetojmė nė ēastet e zgjimit tė brendshėm dhe ardhjes nė vete, e tė
cilin e kam quajtur gjendja e “prezencės”, ky ėshtė ēelėsi i cili na shpie
drejt zbulimit tė ekzistencės spirituale te ne dhe e zbulon fshehtėsinė, tė
cilėn e quajmė shpirt, absolut ose abstrakt.
Nė tė dalluarit e tė mirės prej tė keqes, tė
vėrtetės prej gėnjeshtrės, drejtėsisė prej padrejtėsisė, i pėrdorim kriteret
e caktuara, tė cilat janė tė pavarura prej objektit tė matur. Notėn e japim
duke vėshtruar nga “kėndi” i njėjtė “shpirtėror”. Se shpirti ekziston
dėshmon nė tė pėrfaqėsuesi i tij, ndėrgjegjja, si edhe ndjenja se ē'ėshtė e
bukur. Nė tė tregon ndjenja sekrete me tė cilėn e dallojmė tė vėrtetėn prej
tė pavėrtetės, origjinalin prej surrogatit, (falsifikimit). Dhe, mė nė fund,
se shpirti ekziston dėshmon edhe liria e brendshme e aksionit. Sė kėndejmi
edhe pėrfundojmė se shpirti ėshtė fushė e misterieve tė fshehta njerėzore, e
lirisė sė pafrenueshme dhe zgjidhjes e nuancimit tė lirė.
Derisa jetojmė nuk i kushtojmė kujdes vdekjes
dhe deri sa veprojmė asaj nuk i japim pjesė nė llogarinė tonė. Vėshtrojmė nė
vdekjen sikur nė diē iracionale. Nė tė vėrtetė, duke vepruar kėshtu ne
persiasim dhe sillemi tė mashtruar me “unin” (egon) tonė, i cili, nė tė
vėrtetė, ėshtė shpirti, e ai sipas natyrės sė vet nuk di pėr vdekje. Vdekja,
pra, nė raport me shpirtin, i cili ėshtė jashtėkohor, ėshtė si ndėrrimi i
rrobeve. Vdekja ėshtė shkatėrrim (fena-un), dhe zhdukje (adem-un) tė cilėn
shpirti nuk e njeh. Ai ėshtė gjithnjė kėtu, prezent. Koha nė tė nuk vepron.
Me vdekjen ai nga vetja vetėm i heq teshat materiale tė kėsaj bote ose, si e
thonė kėtė sufitė, i vesh teshat e botės tjetėr (berzah),
pastaj i heq ato tė berzahit qė t'i veshė ato hyjnore, spirituale
(melekuti), pastaj i heq ato hyjnore qė t'i veshė ato tė sovranit
(xheberuti). Nė kėtė mėnyrė ai ngadhėnjen shkallė shkallė nė rrugėn e vet
kah Krijuesi i tij. Secili shpirt do t'i afrohet sipas shkallės sė
pastėrtisė sė vet, valvitshmėrisė dhe mundėsisė qė tė fluturojė. Shpirtrat,
tė ngarkuar e tė rėndė, do tė bien nė gremina tė errėta, duke u munduar
gjithmonė qė prej tyre tė nxirren.
T'i lėmė sufitė dhe dėshmimet e tyre. Nuk e kam
pėr qėllim qė me kėtė ese tė futem pėrtej perdes sė vdekjes, nė mėnyrė qė tė
mėsoj ē'ka pas saj, sepse kjo do tė ishte dėshirė e parealizueshme. Kam
dėshirė qė lexuesi tė mendojė mbi vetveten dhe ta zbulojė kėtė subjekt, nė
vete thellė tė mbjellė, tė cilin e kam quajtur shpirt dhe pėr ekzistencėn e
tė cilit kam dhėnė prova e argumente tė pamohueshme: ndjenjėn tonė tė
brendshme, tė cilėn tė gjithė ne nė vete e ndjejmė. Kjo ėshtė ajo prezencė
kontinuitive te ne, e cila ėshtė e pėrhershme dhe e pandryshueshme, si syri
ynė i brendshėm i hapur pėrherė.
Shpirti ėshtė zgjimi i brendshėm. Ai ėshtė
drita jonė e brendshme e padukshme, por e cila na ndriēon rrugėn e tė
vėrtetės dhe nėpėrmjet sė cilės e dallojmė tė shėmtuarėn prej tė bukurės, tė
mirėn prej tė keqes.
Shpirti ėshtė horizont nga i cili e vėshtrojmė
rrjedhėn e kohės dhe i njohim (kuptojmė) lėvizjet e saj. Nga ai e shohim
edhe kalueshmėrinė e kėsaj bote.
Shpirti ėshtė pika qendrore e rrethi, qendra
rreth tė cilit lėvizin ndodhitė kohore tė kėsaj bote derisa ai qėndron
stabil nė vendin e vet, i palėvizshėm dhe i pėrhershėm.
Shpirti, edhe pse ėshtė e vėrteta jonė
absolute, prapėseprapė ėshtė sekret. Jo nė kuptimin se a ekziston, sepse
kėtė e argumentuam, por a ėshtė i pėrjetshėm apo vazhdimėsia e tij ėshtė
shėnuar me disa kritere tjera kalendarike dita e tė cilit ėshtė si njė mijė
vjet tonat? Kjo ėshtė sekret...
Ēfarė janė raportet midis shpirtit dhe trupit?
Ēfarė janė raportet midis arsyes dhe trurit?
Ēfarė janė raportet midis memories, diturisė
(sė arritur) dhe manifestimit tė diturive? Kjo ėshtė temė tjetėr e cila
kėrkon shpjegime tė gjata.
Shpirti
Njė mbrėmje mė ra ndėrmend ta provoj dhe
hulumtoj memorien time. Nė njė copė letėr i kam shėnuar tė gjitha numrat qė
i kam mbajtur mend: numrin e pasaportės, automobilit, banesės,
letėrnjoftimit, numrat e telefonave tė miqve dhe kolegėve, institucioneve
dhe redaksive, gazetave, rezultatet e shumėzuesit dhe tė shumėzueshmit, tė
cilat i di pėrmendėsh dhe operimet tjera llogaritėse, tė njohura
intuitivisht. Pastaj e kam shkruar datėn e ditėlindjes sime dhe fėmijėve tė
mi, vlerat stabile nga matematika dhe fizika siē ėshtė shpejtėsia e dritės,
zėrit, shumėn e trekėndėshit, shkallėn e vlimit tė ujit dhe tėrė atė qė e
kam mėsuar nė Fakultetin e Mjekėsisė: pėrqindjen e sheqerit nė gjak, numrin
e rruzave tė kuqe e tė bardha tė gjakut, sasinė e gjakut nė trupin e
njeriut, numrin e pulsit dhe frymėmarrjes normale e tjera. Pėr njė kohė tė
shkurtėr para vetes kam pasur disa faqe me qindra numra, tė cilėt i
rikujtova dhe tė cilėt, si vetėtimė, kaluan nėpėr memorien time - sikur tė
isha llogaritės elektronik.
Edhe vetė kam qenė i habitur! Si kam mundur tė
mbaj nė mend kaq numra, kur ēdonjėri ka qenė gjashtėshifror ose
shtatėshifror. Pyetesha ku janė tė vendosur kėta numra nė qelizat trurore
dhe si pason rimemorimi i tyre momental? Pastaj kam menduar se si kėta numra
me radhė dhe ndaras janė radhitur; me ēdo numėr ėshtė edhe komenti pėrkatės
i cili e shpjegon dhe definon. Pyetesha se si nė memorien tonė grumbullohen
me qindra e qindra numra tė tillė e nuk pėrzihen, as nuk e fshijnė njėri
tjetrin?
Pėrveē numrave memoria jonė ėshtė pėrplot me
emra, terma, fjalė, forma dhe fytyra tė mbajtura mend. Nuk i kemi harruar
panoramat e vendeve dhe shteteve nėpėr tė cilat kemi kaluar dhe vizituar. Me
disa erėra ėshtė e lidhur fotografia e femrės tė cilėn e kemi njoftuar, ose
pamja e cila na rikujtohet, vjetėrsia e romanit, skenarit me mijėra kuadro,
ushqimet dhe aromat. E shikojmė ushqimin dhe momentalisht, nga dėshira pėr
tė, na “rrjedh” nga goja ose ndjejmė instinkt pėr vjellje. Me shijen e
ushqimit e vėmė nė lėvizje shiritin manjetofonik, i cili fillon tė flasė mbi
njė gosti tė pasur, ose gėlltitja e ilaēit tė idhėt na pėrkujton nė
sėmundjen e gjatė dhe dhembjet e mundimshme. Madje memoria na e ka ruajtur
kujtimin mbi flladin dhe aromat e guacave bregdetare e era e lehė dhe e
freskėt nė kėtė na pėrkujton sikur kėtė krejt sėrish po e pėrjetojmė.
Zėrat, pėshpėritjet, zhurma, britma, apeli pėr ndihmė dhe tė qamurit na
pėrkujtojnė nė diē. Rasti i njėjtė ėshtė me ndonjė takt muzikor, strofėn e
vjershės, flakareshėn, goditjen me shkop shpinės dhe psherėtimėn e
dhembshme. Tėrė kėtė e ka mbajtur mend memoria dhe nė kartonin e vet
informativ kujdesshėm dhe besueshėm e ka shkruar: datėn, rrethanat, emrat e
personave, shkakun e ngjarjeve, deklaratat e dhėna... Kjo ėshtė ajo
mrekulli (mu'xhize) tė cilėn e quajmė memorie.
Me vete e kemi kontrolluesin e vėrtetė, i cili,
sikurse me pendė nėpėr letėr, shėnon nė zemrat tona ēdo gjė, e edhe ēdo hap
tė bubrrecit.
Nganjėherė mendojmė se diēka kemi harruar, por
sė shpejti zbulojmė se jo, dhe nė ēastin e plogėshtisė dhe
gjysmėgjumėsisė, befasisht dėshmohemi se kjo te ne ėshtė prezente.
Ndonjėhere kjo na ndodh, derisa jemi te psikiatri, ose kjo rastėsisht “nga
gjuha na ikė”, ose kėtė joqėllimisht e diktojmė.
Asgjė pėrgjithmonė s'ėshtė harruar, asgjė
pakthim s'ėshtė humbur. E kaluara, pa kontestim, ėshtė shkruar dhe kėtė me
radhė, moment pas momenti, njė e rrahur e zemrės pas tjetrės.
Ėshtė pyetje e madhe ose fshehtėsi hutuese ku
janė tė rregulluara tė gjitha kėto fotografi, ku ėshtė vendosur tėrė ky
aktiv sekret? Kjo ėshtė pyetje nė tė cilėn janė orvatur tė pėrgjigjen shumė
shkencėtarė dhe shumė filozofė.
Filozofėt materialistė kanė thėnė se fuqia e
memories ėshtė nė tru dhe se qenėsia e memories ėshtė nė ndryshimet kimiko -
elektrike, tė cilat zhvillohen nė materien e trurit si pasoja tė veprimit
nervor nė ndodhitė (e jashtme). Saktė, ashtu siē ndodh kjo me shiritin
manjetofonik me rastin e incizimit. Me fjalė tjera, kėto ngacmime tė
regjistruara deponohen nė tru dhe ato, nė ēastin e orvatjes sė rikujtimit
automatikisht, besnikėrisht, kthehen nė kujtesė.
Sipas kėtij supozimi materialist, memoria
s'ėshtė asgjė tjetėr pėrpos skalitje ose transplantim nė materien qelizore
trurore. Fati i memories ėshtė tė zhduket dhe tė derdhet, sikur qė
shkatėrrohen ose zhduken tė gjitha gravurat dhe prerjet. me vdekjen e
njeriut dhe kalbjen e qelizave trurore do tė zhduket edhe memoria.
Kjo ėshtė vėrtet pėrgjigje e thjeshtė dhe e
lehtė, por njėkohėsisht edhe autorėt e saj i vendosi nė grackė prej kah nuk
mund tė dalin.
Me fjalė tjera, nėse supozojmė se memoria ėshtė
vetėm veprim material e cila ėshtė manifestuar nė qelizėn trurore, ėshtė
logjike qė me ēdo dėmtim material tė qelizave trurore tė pasojė edhe dėmtimi
pėrkatės i memories. Nėse kėshtu i hyjmė kėtij fenomeni - ėshtė e
detyrueshme - se ekziston pėrpjesėtimi pėrkatės ndėrmjet kėtyre dy rasteve:
ērregullimi i memories nė intensitetin e caktuar duhet medoemos tė
manifestohet edhe nė materien pėrkatėse qelizore, e kjo ėshtė ajo qė
pikėrisht nuk manifestohet me rastin e dėmtimit tė trurit dhe sėmundjeve
trurore. Ajo qė ndodh ėshtė pikėrisht e kundėrt prej asaj. Kėshtu pėr
shembull dėmtohet qendra e tė folurit, por kjo aspak nuk manifestohet nė
memorien e fjalės, pason paraliza e fuqisė sė tė folurit, respektivisht
defektit nė punėn e instrumentit tė tė folurit. Me fjalė tjera, prishja
qelizore nė tė vėrtetė ėshtė prishje e motorit, lėvizėsit, por jo edhe e
memories. Fotografia e fjalės nė tru mbetet e shėndoshė dhe e paprekur.
Kjo na dėshmon se funksioni i trurit nuk ėshtė
i njėjtė me funksionin e memories dhe rikujtimit. Truri, nė kėtė rast, ėshtė
vetėm central i cili jep kontakt, lidhje. Ai ėshtė vetėm mjet nėpėrmjet tė
cilit, me ndihmėn e instrumentit material e shpreh fjalėn, bėhet zė kumbues
(tingėllues), ngjashėm siē vepron radio-aparati kur radio vala shndėrrohet
nė impulsin tingėllues, elektrik. Dhe, kur radio-aparti tė prishet dhe
dėmtohet, kjo nuk do tė thotė se defekti ėshtė te radio valėt ose te
emisioni, porse ky defekt ėshtė shkaktuar nė membranėn e radio-marrėsit i
cili krijon zė. Mirėpo, vala funksionon dhe mund ta pranojė radio marrėsi
tjetėr, nė gjendje tė rregullt.
Rasti i tillė ėshtė edhe me memorien, ajo ėshtė
prėmbledhje e pavarur fotografish, idesh dhe pikėpamjesh, e cila ėshtė e
vendosur dhe gjendet nė shpirt, e kurrsesi nė tru ose trup. Truri s'ėshtė
tjetėr pėrpos njė mjet, nėpėrmjet tė cilit kėto fotografi transmetohen nė
mėnyrė qė, nė botėn materiale, tė bėhen fjalė tingėlluese dhe tė theksuara.
Sė kėndejmi, dimė se aftėsia e tė folurit do tė goditet nėse trupi dėmtohet,
por kjo nuk do tė jetė nė rastin e memories, sepse ajo ėshtė ēka edhe
shpirti dhe nuk do tė reagojė siē reagon trupi i njeriut. Pandaj, trupi dhe
shpirti nuk janė sinonimė, njė e njėjta gjė. Kėtu e kemi tė ashtuquajturin
dualizmin fenomenal: njė ėshtė trupi (materia) e tjetėr ėshtė shpirti.
Nė rastet e harresės sė pjesėrishme, nė tė
cilat njeriu i harron ngjarjet nga periudha e caktuar kohore, i sėmuri e
harron njė periudhė kohore, e humb nga vetėdija e vet dhe zhduket nga
memoria e tij. Nė shembujt e kėtillė, nė pajtim me teorinė materialiste, e
obligueshme do tė ishte tė pasojė edhe dėmtimi i pjesėrishėm i trurit,
periudhės pėrkatėse tė harresės. Mirėpo, dimė nga pėrvoja se kėto kryesisht
janė rastet e shok gjendjes (ērregullimit) tė pėrgjithshme psikike, e jo
dėmtimit tė pjesėrishėm tė qelizave tė trurit.
Pėr herė tė dytė, edhe nė kėtė shembull, po
bindemi se nuk ekziston sinonimia e fenomenit tė harresės dhe dėmtimit
material, fizik.
Nė rastet e dėmtimit tė rėndė material, truror,
nė qoftė se ka tė bėjė me thyerjen, kalljen ose sėmundjen tumorite, kur lind
harresa totale, gjithnjė vėrehet se kjo harresė pėrparon rrjedhės sė
caktuar: mė sė pari fillon tė harrohen emrat e pėrveēėm, e mė sė voni
harrohen foljet. Nėse tash, kemi parasysh se kjo harresė e shkallėzuar ka
lindur pėr shkak tė dėmtimit i cili nuk ka qenė i shkallėzuar, nė kėtė rast
e kemi edhe njė argument nė mosmarrėveshje, joidentitet tė dy nocioneve tė
larttheksuara (trupit dhe shpirtit), sepse dėmtimi i memories, nė raport me
rrethin e veprimit, intensitetin dhe shkallėzimin, nuk ka lidhje me
dėmtimin material tė trurit.
Pėrsėri vimė deri te konkludimi se teoria
materialiste mbi memorien ėshtė e paqėndrueshme. Pėrsėri u gjetėm para
fenomenit i cili ėshtė sipėr trupit tė njeriut dhe qelizave tė tij tė
trurit.
Sė shpejti qelizat e trurit do tė vdesin dhe
prishen (kalben), e memoria me tė gjitha detajet e veta do tė mbesė e gjallė
duke na rikujtuar, nė jetėn tonė tjetėr, shpirtėrore nė tė gjitha veprat tė
cilat mė parė i kemi filluar.
Nė tė vėrtetė, trupi i njeriut nė kėtė botė,
materiale, s'ėshtė asgjė tjetėr veēse zbatues dhe manifestues i qėllimeve.
Trupi ka qenė vetėm instrument i shpirtit dhe i nėnshtruar atij, e truri
vetėm central dhe tel ngjitės. I tėrė roli i trurit pėrbėhet prej asaj qė tė
bėjė (zhvillojė) bashkim prej botės shpirtėrore nė materiale, ose, siē e
thotė kėtė filozofi Bergsoni: “Donner la communication”, dmth, tė
jepet kontakti, lidhja. Me fjalė tjera, “fijet nervore” e transmetojnė atė
qė shpirti e fsheh dhe e transmeton nėpėrmjet impulsit elektrik nė mėnyrė
qė, nė anėn tjetėr tė pėrēuesit, organi i gjuhės ta komunikojė. Pra, atė tė
njejtėn qė e bėn radioja nėpėrmjet radio-valėve. Nė kėtė mėnyrė, deri sa
ende jemi trupa, e zhvillojmė komunikimin gjuhėsor. E kur trupat tė vdesin,
na mbeten shpirtrat qė ta rikujtojmė ēdo moment, ēdo shkronjė, t'i
rikujtojmė tė gjitha qėndrimet (sjelljet) tė cilat (nė shpirt) janė
regjistruar.
Ekzistojnė hipoteza shkencore tė cilat shkojnė
edhe mė larg se kjo, se njohja jonė e kėsaj bote nė tė vėrtetė ėshtė vetėm
rimemorim i dijes kaherė tė arritur, nė shpirt tė deponuar dhe tė
regjistruar. thėnė mė tekstualisht, kjo njohje nuk ėshtė ajo nga tabela e
shkollės. Sipas kėtij supozimi pėr ne njohja 2 x 2 = 4 nuk ėshtė e re. Ne me
kėtė njohje jemi lindur, e (nė shkollė) vetėm e kemi pėrsėritur. Rasti i
tillė ėshtė me tė gjitha aksionet matematikore, gjeometrike dhe logjike. Tė
gjitha kėto njohuri te ne janė tė “deponuara”, ne me to lindemi dhe ne vetėm
i pėrtėrijmė. Nė Kėtė supozim shkencor udhėzon pėrvoja e pėrditshme e kėsaj
bote.
Diē e ngjashme ėshtė edhe me personalitetet,
individualitetet tona. Me to lindemi ato te ne janė tė shėnuara, ne i
bartim nė shpirtėrat tonė. Tėrė procesi pėrbėhet prej asaj qė realiteti i
kėsaj bote ofron raste, rrethana dhe modelim material nė mėnyrė qė ky
personalitet tė pėrcaktohet mbi tė mirėn apo tė keqen dhe qė tė caktohet
kuptimi i veprimit tė tij. Ky caktim, ose klasifikim, kryhet nė kėtė botė.
Kjo ėshtė ajo pėrgjegjėsi nė bazė tė secilės
fe, pas sprovimit dhe pėrvojės sė kėsaj bote, mėkatarit ia varin pėr qafe
dhe e klasifikojnė lajthimin e tij.
Ēfarė do tė jetė njeriu, All-llahu kėtė e ka
ditur edhe mė parė, por kjo ėshtė e ashtuquajtura “dituri pasive”, e
jo aktive, sepse All-llahu, edhe pse e di ēdo tė bėjė njeriu, kjo dituri
askend s'e obligon as detyron nė tė keqe; tė gjithė njerėzit sillen sipas
natyrės sė tyre tė brendshme, dhe se veprimi i tij do tė jetė pasqyrim
(reflektim) i subjektit tė tij. Kėtu nuk ka kurrfarė fatalizmi
sepse kjo natyra e brendshme njerėzore ėshtė si edhe ndėrgjegjja (damir),
nganjėherė e quajmė ide sekrete (seriretu), ndonjėherė zemėr (fu'ād), e
All-llahu e ka quajtur fshehtėsi, e nė Kur'an thotė: ja'lemu s-sirre
we ehfā,, dmth. “Ai e di edhe atė qė tjetrit fshehtė ia thua,
edhe atė qė vetėm e mendon” (Taha, 7).
Nė zhargonin (dialektin) popullor, me rastin e
vdekjes thuhet: “Doli fshehtėsia Hyjnore”, dmth. shpirti i shkoi Krijuesit
tė vet.
Kėtė tė ashtuquajturėn fshehtėsi talismane
All-llahu e bėri plotėsisht tė lirė kėshtu qė tė gjitha sjelljet njerėzore
nė tė vėrtetė janė, emancipimi i saj, vepra tė subjektit tė saj. Pėr kėtė
nuk mund tė shtrohet pyetja mbi njėfarė domosdoshmėrie nė fushėn e veprimit
tė njeriut sikur qė janė determinizmet e luftės klasore dhe fatalizmit
historik, sepse veprimtaria e njeriut ėshtė liridashėse dhe njeriu nuk ėshtė
gozhdė, ose burmė e ndonjė makine.
Sikur qė nuk mund tė profetizojmė (parathemė)
nė jetėn e njeriut ēdo tė sjellė e nesėrmja, po ashtu ėshtė e pamundur tė
flitet edhe mbi determinizmin nė bashėkėsitė shoqėrore dhe histori. Krejt
ē'ka nė kėtė botė, mundemi tė themi se kjo ėshtė nė bazė tė tė dhėnave
statistikore, e kėto janė hipotezat tė cilat mund t'i qėllojnė ose gabojnė.
Sepse, prognoza nė bazė tė statistikės lejon devijim tė rėndėsishėm, poshtė
dhe lart. Kėshtu pėr shembull mesatarja e jetės sė njeriut nė Angli ėshtė
gjashtėdhjetė vjet. Kjo mesatare statistikore ėshtė marrė nga tė dhėnat
mesatare por ky konkludim nuk ėshtė absolutisht i saktė, sepse nė Angli ka
individė pėr shembull Bernard Sho, i cili ka jetuar mė shumė se nėntėdhjetė
vjet dhe e ka tejkaluar mesataren. Ndodh qė dikush nė fatkeqėsi tė vdesė nė
tė njėzetėn, e ndoshta edhe si fėmijė nga sėmundja infektuese. Pėrveē kėsaj,
vetė mesatarja nuk ėshtė permanente: prej viti nė vit mund tė rritet ose tė
bjerė. Pėr kėtė nuk ėshtė e saktė se kėtu ka tė bėjė mbi fatalizmin dhe
determinizmin.
Gjithashtu nuk ėshtė nė rregull t'i nėnshtrohet fusha e veprimit tė njeriut
- qoftė ajo qė ka tė bėjė me njeriun, shoqėrinė ose historinė - shablonit
teorik, llogarisė statistikore ose hipotezės filozofike.
Me fjalė tjera, ideja e gabueshme e fatalizmit
rrjedh nga supozimi i gabueshėm mbi njeriun, se ai ėshtė vetėm trup, pa
shpirt dhe arsye, si edhe tė kuptuarit tė gabueshėm se shpirti dhe arsyeja
janė vetėm grumbull i funksioneve kulminante tė sistemit nervor. Mendimtari
materialist, nė tė shikuarit e rėndomtė tė pėrditshėm tė nėnshtrimit tė
trupit ligjėsive fiziologjike, do tė pėrfundojė se njeriu dhe mbarė
njerėzia ėshtė rob i ligjėsive materiale. Nė kėtė mėnyrė njeriu ėshtė
vendosur si masė materiale, e ngjashme me tė hėnės e cila, sipas ligjėsive
tė gjithėsisė, ėshtė e detyruar nė rrotullim rreth Tokės. Tė tillėt harrojnė
se njeriu njėkohėsisht jeton jetė tė dyfishtė. Njėri aspekt i tij jetėsor
ėshtė jashtė-kohor, objektiv, material, jeton me kohėn e orės sonė tė
rėndomtė. Duke jetuar nė kėtė kohė njeriu lidhet me termat kohore, obligimet
shoqėrore dhe jeton nė robėri tė ligjeve dhe determinizmit. Pjesa tjetėr e
jetės sė tij zhvillohet nė kohėn e tij personale, tė brendshme, kohėn e
emocioneve dhe fantazive. Nė kėtė aspekt njeriu vėrtet jeton i lirė dhe
persiat, imagjinon, krijon novatori dhe nė raport me tė gjitha rendet
shoqėrore dhe historinė, shikon revolucionarisht. Dhe jo vetėm kjo, por
ėshtė i aftė qė kėtė revolucion tė brendshėm ta pėrcjellė nė botėn e
jashtme dhe ta ndryshojė rendin shoqėror dhe nga themeli ta ndryshojė
historinė, siē ka ndodhur kjo nė tė gjitha revolucionet pėrparimtare.
Ky dualizėm jetėsor ėshtė atribut me tė cilin
shquhet vetėm njeriu. Vetėm njeriu nė natyrė mund tė jetojė me jetėn e vet
tė brendshme, tė lirė. Sepse, shpirti i njeriut shquhet me kualitete tė
llojllojshme, tė ndryshme nga qeniet dhe krijesat joorganike. Nė kėtė rast
ne gjendemi para individit i cili me vend ėshtė i pacaktuar, pakufizuar, ai
ėshtė ai “uni” njerėzor i cili ėshtė karakteristik me prezencėn,
vazhdimėsinė, ekzistencėn dhe paraqitjen e vazhdueshme nė vetėdije dhe me
atė ky “unė” vetėm i ka imponuar botės sė jashtme dhe e ka ndėrruar atė. Ai
i imponohet trupit, atė e orienton dhe drejton madje i disiplinon nevojat
trupore: vullnetarisht ia imponon agjėrimin dhe abstenimet tjera. Ndodh qė
ky “unė”, nė tė vėrtetė shpirti, trupin si sakrificė ta shpjerė nė vdekje.
Ky “unė”, respektivisht shpirti, nuk mund tė
jetė manifestim i rėndomtė trupor, bisht (satelit) dhe materie e tij e cila
prej trupit ėshtė zhvilluar. Konfirmimi i kėtillė materialist nuk na sqaron
asgjė. Pėr kėtė medoemos duhet pranuar se shpirti ėshtė mbi trupin, mė i
lartė se ai, substanca e tij ėshtė ndryshe nga qenėsia e trupit e cila i
ėshtė e nėnshtruar. Ai nė tė vėrtetė e shfrytėzon trupin si mjet pėr synimet
e veta dhe instrument pėr qėllimet e veta. Diē e ngjashme sikur qė arsyeja
(akl) ekskluzivisht e pėrdor trurin pėr kontakt ose centralin e vet.
Ėshtė e kuptueshme dhe logjike qė shpirtin e
kėtillė nuk mundemi ta pėrfytyrojmė qė tė sillet si trup: tė vdesė, tė mundė
tė zhduket dhe kalbet. Ai kėtė nuk mundet pėr arsye tė substancės dhe
qenėsisė sė vet me tė cilėn, krejt kohėn, nė vetėdije na rikujton nė
prezencėn, vazhdimėsinė dhe joshkatėrrimėsinė e vet. Ai nuk shteret dhe nuk
zhduket, siē ėshtė kėtu rasti me trupin, nuk bien siē bien flokėt, nuk
thėrmohet siē thėrmohen dhėmbėt. Sė kėndejmi, plotėsisht dhe intuitivisht e
pėrfytyrojmė vazhdimėsinė e tij edhe pas vdekjes.
Nėse, tash, mendojmė mbi pėrgjegjėsinė tė cilėn
e ndjejmė gjatė ndonjė pune, mbi pendimin ose lehtėsimin pas kryerjes sė
saj, pėrfundojmė se posedojmė kontrollin e lindur dhe idenė e fortė, e cila
kujdeset mbi atė se a do tė gabojmė ose do tė sillemi nė mėnyrė korrekte.
Sepse ne nė mėnyrė aksiomatike dhe instiktive dimė se drejtėsia dhe
rregullimi janė ligjėsi tė botės fenomenale (wuxhid) dhe se pėrgjithėsia
ėshtė rregulli i saj themelor.
Kjo ndjenjė e pashmangshme natyrale na flet se
tirani, i cili i ėshtė shmangur dėnimit tė kėsaj bote, ose dorasi i cili ka
shpėtuar nga ligji njerėzor i kėsaj bote, duhet tė dėnohet, sepse kjo botė
nė tė cilėn jetojmė, flet mbi rendin dhe rregullimin pedant, qoftė se ka tė
bėjė me atomin e imėt ose gjithėsinė e gjerė. Ērregullimi ėshtė prezent
vetėm nė konceptet tona, nė konkludimet dhe vendimet tona tė gabueshme dhe
tė devijuara. Ideja e drejtėsisė dhe rendit si edhe e domosdoshmėrisė sė
tyre na tregojnė nė pashmangshmėrinė e botės tjetėr nė tė cilėn drejtėsia
do tė triumfojė, rendi dhe dhėnia e llogarisė do tė prezentohen.
Me kėtė njohje ne jemi lindur dhe kjo ėshtė e
vėrtetė mbi tė cilėn na flasin instinkti dhe intuita (natyra). Pėr kėtė as
nuk ėshtė ēudi qė filozofi Emanuel Kanti nė veprėn e vet “Kritika e mendjes
praktike” e pranon kėtė tė vėrtetė. Dhe nuk ėshtė ēudi qė ka ardhur deri te
ky pėrfundim pa e lexuar Kur'anin,
sepse nuk ka nevojė qė njeriu me mendje tė shėndoshė ta lexojė Librin e
shenjtė dhe tek ajo tė mėsojė se si ai, njeriu, posedon shpirt, se do tė
jetojė pas vdekjes dhe do tė japė llogari pėr veprat e bėra, sepse edhe vetė
mendja e shėndoshė (bon sensce) do ta shpjerė te ky realitet.
Kjo njohuri me tė cilėn lindemi dhe kėto
aksioma tė cilat te ne janė tė lindura, shėrbejnė si orientues pėr tė gjitha
njohuritė e fituara nė jetė. Ose, thėnė mė mirė, ato janė normativa pėr
konfirmimin e njohurive tė fituara. Me fjalė tė tjera, njohuritė e fituara
mund tė jenė tė sakta dhe tė gabuara, por njohuritė e lindura janė pjesė e
rendit tė pėrkryer kozmik, a priori, e vėrteta origjinale (fillestare) nė
dritėn nė tė cilėn i veshtrojmė tė gjitha tė vertetat tjera organike. Njohja
e parė, e lindur ėshtė kriter, normativ, dhe nėse ai normativ nuk ėshtė nė
rregull, ēdo gjė tjetėr do tė vendoset gabimisht, e kjo nuk mund tė jetė.
Nėse nė njohuritė e lindura, intuitive dyshojmė dhe i akuzojmė, atėherė
automatikisht do t'i akuzojmė edhe tė gjitha njohuritė tjera e ato do tė
lėkunden, sepse bazohen nė njohuritė e para aksiomatike.
Pra, kėtu ka tė bėjė me njė prej bazave tė
njohjes nė tė cilat nuk guxon tė dyshohet, sepse ky burim i njohjes ėshtė
ēka edhe vetė jeta, ky ėshtė mishi dhe gjaku i njohjes.
Sikur qė, duke ardhur nė botė, jemi tė
furnizuar me gjymtyrėt me tė cilėt lėvizim dhe ushqehemi, kėshtu njėsoj
lindemi tė furnizuar me njohjet intuitive nė mėnyrė qė nėpėrmjet tyre tė
drejtohemi nė tė arbitruar gjatė tė dalluarit tė gabueshmes prej tė drejtės.
Njohjen mė tė sigurtė e gjejmė nė brendinė
tonė. Ne mė sė miri e dimė pozitėn tonė, edhe pa e shikuar vetveten (se a
jemi duke qėndruar, nė kėmbė, jemi tė shtrirė ose ulur). Kėtė e kuptojmė
edhe symbyllur e dimė nga brendia jonė. Kjo njohje ėshtė mė e sigurt se
cilado (njohje) tjetėr eksperimentale.
Ose, kur vetvetes i thua: unė jam fatlum, unė
jam fatkeq, ose unė jam i pikėllueshėm. Kjo ėshtė e vėrtetė tė cilėn nuk
duhet pėrgėnjeshtruar me argumente logjike. E edhe orvatja qė njohja e
kėtillė logjikisht tė shpjegohet do tė jetė e padobishme dhe e tepėrt, sepse
kėtė askush s'e di mė mirė sesa vetė ti. Po ashtu, me qėllim tė
argumentimit, na shėrbejnė konkluzionet aksiomatike dhe bindjet intuitive, e
kjo ėshtė shkalla mė e lartė e njohjes, sepse kur lindshmėria dhe intuita
konkludojnė diē tė caktuar, dhe kjo tė vėrtetohet shkecėrisht dhe idealisht
- kur tė gjithė ato pohojnė se ekzistojnė shpirti, arsyeja, liria,
pėrgjegjėsia, dėnimi dhe shpėrblimi (pėr veprat e bėra), kur njeriu ėshtė i
inspiruar tė veprojė duke e pasur parasysh se gjithėsia e ka rendin dhe
ligjėsitė e veta, - ne atėherė jemi para argumentit i cili ėshtė mė tepėr
sesa aksiomė. Dokumentariteti i tij, vlera dėshmuese ėshtė mė e fuqishme
sesa qartėsia, sepse intuita ėshtė organ njerėzor, sikur edhe syri dhe me tė
lindemi.
Lindshmėria, intuita ėshtė mė e fuqishme sesa
argumentimi shkencor, sepse e vėrteta shkencore nė tė vėrtetė ėshtė
statistikore, e teoritė shkencore rezultat i mesatares shifrore, deri sa
gjykimi intuitiv e ka fuqinė e saktėsisė jorevokuese. Kėshtu pėr shembull 2
x 2 = 4, kjo ėshtė e vėrtetė jorevokuese dhe mbi kėtė nuk mund tė aplikohen
korreksionet, korrigjimet evolutive dhe ndryshimet tė cilat nė vete
pėrmbajnė teori shkencore, sepse ky ėshtė konkludim intuitiv.
Ose, pėr shembull 1 + 1 = 2 rezultat i cili nuk
mund tė jetė objekt dyshimi, pasi qė ėshtė realitet i fituar nėpėrmjet
lindshmėrisė tonė tė brendshme dhe inspirimit aksiomatik. Kėto janė njohuri
tė cilat me lindje i kemi sjellė me vete.
Sikur, tė gjitha kėto qė u thanė mė lart pėr
shpirtin, njeriu menjėherė t'i mėsonte, nuk do t'i shqetėsonte as vetėn as
tė tjerėt. Me fjalė tjera, kur flitet mbi problemin e shpirtit, trupit,
arsyes, trurit, lirisė njerėzore, determinizmit, pėrgjegjėsisė dhe llogarisė
(pėr veprat e bėra nė kėtė botė), po tė ishte njeriu i vetėdijshėm pėr tė
gjitha kėto dhe tė mbėshtetej nė pėshpėritjen e intuitės sė vet, atė qė ia
kėshillon zemra e tij dhe qė ia imponon arsyeja, njeriu do t'i kursente
shumė diskutime, biseda tė tepėrta, sofizma dhe kundėrthėnie.
Thėrmia e sinqeritetit ėshtė mė e mirė sesa
grumbulli i librave. Pėr kėtė mė
mirė do tė ishte qė ta pėrgjojmė zėrin e sinqertė tė shpirtit dhe
pėshpėrtijen e zemrės dhe qė tė mos orvatemi me intrigat e logjikės dhe me
dėshmitė e dyshimta ta shėmtojmė atė thirrje natyrale.
Atyre tė cilėt do tė dyshonin nė kėtė
konkludimin tim definitiv dhe atyre tė cilėt e preferojnė dialektikėn,
diskutimin dhe shqyrtimet logjike, u preferoj qė sėrish ta lexojnė kėtė
artikull.
DREJTĖSIA E AMSHUESHME
Drejtėsia e amshueshme
Kush e ka parė macen e cila, qė njerėzit rreth
tryezės tė mos e vėrejnė, pėrvidhet dhe me gojė zgjatet qė ta grabisė njė
copėz peshku, - ai qė e ka parė kėtė pamje dhe ka shikuar nė sytė e maces nė
ēastin e “vjedhjes”, kurrė nuk do ta harrojė shprehjen (ēehren) e shikimit
tė saj plot ndjenjė pėr mėkatin e bėrė.
Pra, macja, shtazė memece, ka ndjenjė tė
pashpjegueshme se ka bėrė shkeljen e ligjit dhe ka gabuar, kur tė ndėshkohet
dhe merr goditjen nė kokė, ulė sytė dhe kokėn sikur kupton se e ka pėsuar
atė qė e ka merituar. Kjo ndjenjė, ėshtė instinkt primitiv tė cilin
All-llahu e ka komponuar nė indin e krijesės. Kjo, nė tė vėrtetė, ėshtė
ndjenja primitive morale, gjurmėt e sė cilės i takojmė madje edhe te
shtazėt memece.
Ose, ta marrim pėr shembull qenin i cili, kur e
kryen nevojėn “i turpėruar” me aktin e vet, e gėrvisht dheun mbi atė qė ka
bėrė nė mėnyrė qė ta fshehė nga sytė. Edhe kėtu ka tė bėjė me shtypjen
instinktive e cila tregon nė ndjenjėn mbi tė shėmtuarėn dhe reagimin e
shpejtė qė kjo tė shmanget dhe fshihet. Edhe ky ėshtė manifestim i moralit
kongenital (tė lindur), i cili s'ėshtė arritur me njohje, mėsim as me
dresurė. Ky ėshtė fenomen natyral me tė cilin lindin tė gjithė qentė.
Diē e ngjashme ndodh edhe me devenė e tronditur
tė cilėn pronari, pėrkundėr durimit dhe qėndresės sė saj tė gjatė,
vazhdimisht e ka nėnēmuar. Ose, pėr, shembull krenaria e luanit i cili
refuzon qė sakrificėn e vet nė mėnyrė tė pabesė nga shpina ta sulmojė. Pėr
kėtė gjithnjė e sulmon pėrpara dhe haptas. Edhe diēka: luani sulmon vetėm
qė tė hajė, e nuk e mundon qė tė hajė dhe shqyejė sakrificėn, por vetėm kur
uritet. Tė gjitha kėto lindshmėri morale janė tė pėrmbajtura nė esencėn e
qenieve dhe shtazėve. Ose, ta marrim pėr shembull lojalitetin bashkėshortor
te pėllumbi. Ose, besnikėrinė e jetės nė bashkėsi te shtazėt tė cilat
jetojnė nė kope.
Kėtu ka tė bėjė me parimet themelore -
origjinale tė ndjesisė sė ndėrgjegjes, tė cilėn e zbulojmė edhe nėn lėkurėn
edhe nė gjakun tonė, e tė cilėn nuk na ka mėsuar mėsuesi, por ajo me ne
ėshtė e lindur. Kjo ėshtė ajo ndjenja e lindur e pėrgjegjėsisė tė cilėn e
ndjejmė kur hamendemi a tė punojmė diē apo jo, ose ajo ndjesia e mundimshme,
e vėshtirė, tė cilėn e pėrjetojmė gjatė hapave tė ndėrmarė, e qė nuk jemi tė
sigurt se a jemi sjellė korrekt ose, pėrfundimisht, ndiesia e pendimit tė
cilėn e kemi, pasi tė konstantojmė se kemi gabuar.
Kjo ndjesi e brendshme, instinkt, i cili ėshtė
i pėrbashkėt edhe pėr njeriun e civilizuar edhe primitiv, fėmijėn dhe tė
rriturin, ėshtė dėshmi mbi ekzistimin e ndjesisė sė ligjėsisė dhe rendit
(nė kėtė botė) dhe se do tė pasojė llogaria dhe drejtėsia definitive, dhe se
prej ēdo njeriu kėrkohet drejtėsia, sikur edhe kėtė qė tė ketė tė drejtė qė
mbi tė tė aplikohet. Kjo ndjesi te ne ėshtė kongenitale, natyrale, ajo del
prej vetė natyrės sonė, atė te ne Krijuesi e ka mbjellė.
Nėse kundrojmė nė botėn materiale, e cila ėshtė
e pėrbėrė prej grimcave mė tė imėta deri te galaksitė e pafund, do tė
konstatojmė se e gjithė kjo nė mėnyrė precize e aritmetike lėviz nė bazė tė
ligjėsive tė caktuara. E madje edhe elektroni, nė bėrthamėn e atomit, nuk e
ndėrron rrethin e lėvizjes derisa nuk e lė ose merr barrėn e cila i
pėrgjigjet forcės sė translokimit tė tij.
Nė rastin konkret sikur elektroni ėshtė udhėtari nė tren i cili nuk mund tė
hyjė nė tren para se ta paguajė biletėn pėr vozitje.
Tė formuarit e yjeve dhe zhdukja e tyre
gjithashtu u nėnshtrohen ligjėsive dhe shkaqeve tė caktuara. Tė lėvizurit e
planetėve nė fushat gravituese e ka ligjin e vet tė proporcioneve. Tė
transformuarit e materies nė forcė, ose masės diellore nė dritė, e ka
reciprocitetin e vet. Drita e ka shpejtėsinė e vet tė lėvizjes. Ēdo valė
elektrike e ka gjatėsinė, shpejtėsinė dhe tensionin e vet, e ēdo metal
spektrin e vet dhe vijat observuese tė cilat e karakterizojnė, e njihen
nėpėrmjet spektrometrit. Po ashtu, ēdo metal, varėsisht nga temperatura,
tkurret ose bymehet (dilatohet). Ēdo metal e ka masėn, dendėsinė, peshėn e
vet tė rėndomtė dhe atomike, veēantitė dhe kualitetet e veta.
Ajnshtajni ka konstatuar se ekziston lidhja
ndėrmjet vėllimit, masės sė trupit dhe shpejtėsisė sė tij, ndėrmjet kohės
dhe rendit tė lėvizjes brenda njė grumbulli lėvizės, ndėrmjet kohės dhe
hapėsirės.
Materien, pėr shkak tė mesatares sė shpejtėsisė
sė pjesėve tė saj, e ndajmė nė tė ngurtė, lėngėt dhe gaztė. Sepse,
ngrohtėsia e shpejton kėtė lėvizje dhe kjo ka mundėsi t'i shkrijė trupat e
ngurtė dhe t'i shndėrrojė nė tė lėngėt, e kur tė vijė deri te avullimi i
shndėrron nė tė gaztė.
Edhe elektriciteti krijohet nė bazė tė
ligjėsisė. Tensioni elektrik, fuqia e tij, lind nė bazė tė tėrheqjes dhe
dėbimit. Gravitacioni dhe tėrheqshmėria e secillit yll varet nga vėllimi
dhe madhėsia e tij.
Tėrmetet tė cilat, nė shikim tė parė, na duken
jo tė rregullt dhe kaotikė, edhe ata e kanė ligjėsinė e vet tė krijimit, i
kanė brezet e veta dhe tė ashtuquajturat drejtimet lėkundėse nė tė cilat
ndodhin dhe ėshtė e mundur, pėr sė gjati dhe pėr sė gjeri rruzulli tokėsor,
tė bėhet harta e zonave tė tėrmeteve.
Pra, tėrė gjithėsia s'ėshtė asgjė tjetėr pėrpos
shumė e rregullave dhe ligjėsive precize e fiktive tė cilat nuk mund tė
tradhėtojnė dhe gėnjejnė - mashtrojnė.
Sigurisht se dikush do tė vėrejė: “E ē'mendoni
mbi mashtrimet dhe gėnjimet tona njerėzore, mbi luftėrat, tiranitė, anarkinė
dhe mbi vrasjet reciproke tradhtare dhe armiqėsore - ku ėshtė kėtu rendi dhe
ligjėsia?
Nė kėtė vėrejtje do tė pėrgjigjem se kjo ėshtė
ēėshtje tjetėr. Me fjalė tjera, ajo qė ndodh midis nesh, nė shoqėrinė
njerėzore, kjo ėshtė pėr atė sepse All-llahu na ka bėrė pėrfaqėsues (halif)
nė Tokė, na ka dhėnė tė drejtėn e udhėheqjes dhe lirinė e aksionit.
All-llahu na ofroi neve emanetin dhe ne e pranuam.
Domethėnia e dhėnies sė lirisė do tė thotė se
na ka dhėnė mundėsi tė gabojmė dhe tė sillemi nė mėnyrė korrekte. Pėr kėtė
ēdo gjė qė e shohim nė kėtė botė njerėzore, kjo ėshtė pasojė, rezultat i
asaj lirie tė cilėn e kemi keqpėrdorur. Prandaj, anarkia e theksuar ėshtė
rezultat i veprimit tonė tė lirė njerėzor. Pėrkundarazi, qenėsia e botės
ėshtė kulminacioni i rendit dhe ligjėsisė precize. Po tė kishte dashur
All-llahu ka mundur, gjithashtu, qė detyrimisht tė na nėnshtrojė dhe tė na
mėarėsojė ndaj atij rendi dhe ligjėsie siē e ka bėrė kėtė me malet, detet,
yjet dhe gjithėsinė. Mirėpo, Ai ka vendosur qė tė na kursejė nga detyrimi
dhe me kėtė ta plotėsojė drejtėsinė e vet; qė ēdo njeri vullnetarisht tė
veprojė dhe me veprėn e vet vetveten ta kualifikojė. All-llahu kėshtu ka
vepruar qė drejtėsia, kur tė ringjallemi, tė jetė e tėrėsishme, e kjo
ringjallje sipas meritave do tė shkallėzohet: ēdokujt do t'i jepet e drejta
e tij dhe tė gjitha gjėrat do tė vendosen nė vendet e veta.
E jeta vazhdon. Vetėm duhet pėrmendur se jeta
nė kėtė botėn tonė, nė tė vėrtetė, s'ėshtė mbarė tėrėsia jetėsore. Thėnė mė
tekstualisht, periudha kohore, epizodike e tiranisė dhe disharmonisė sė
kėsaj bote, ėshtė periudhė e cila e ka shpjegimin dhe shkaqet e veta, sepse
ajo, duke konsideruar se ėshtė periudhė e provimit pėr jetėn e amshueshme e
cila do tė pasojė, ėshtė sikurse edhe vetė drejtėsia.
Periudha jonė kohore e kėsaj bote ėshtė
vendosur nė rrethojė (kllapa) nė raport me kohėn, para dhe pas saj. Kjo nuk
e prezenton realitetin e tėrėsishėm (jetėsor) e as rrėfimin e tij tė
tėrėsishėm. Kjo ėshtė vetėm kaptinė e vogėl e romanit i cili i ka kaptinat e
veta tė shumėnumėrta.
Njeriu instiktivisht e mėsoi tė vėrtetėn e
inkarnimit, ringjalljes. Atė e kuptoi edhe njeriu primitiv. Mbi kėtė kanė
folur edhe tė dėrguarit e Zotit si mbi gjėrat transcendentale,
tė gajbit (fshehtės).
Se do tė pasojė jeta pas vdekjes na flet
arsyeja, e edhe shkenca e cila mėsoi se njeriu ėshtė prej trupit dhe
shpirtit, siē e theksuam kėtė mė parė. Kemi konstatuar se njeriu, pėrkundėr
valės sė ndryshimeve kohore tė cilat e rrethojnė, me ndjenjėn e brendshme tė
tillė vazhdimisht e pėrjeton prezencėn e shprtit. E kjo ndjenjė e pėrkujton
njeriun se nė vetė atė ekziston shpirti, qenėsia, e cila ėshtė e e
pandryshueshme, jashtėkohore, e pashkatėrrueshme dhe e pavdekshme.
E edhe filozofėt siē janė Emanuel Kanti, Henri
Bergsoni dhe Soren Kjerkegordi
erdhėn deri te pėrfundimi se shpirti ekziston dhe se ringjallja do tė
pasojė.
Nė veprėn “Republika e Platonit” ekziston
fragmenti i shkėlqyeshėm mbi pėrhershmėrinė e shpirtit.
Prandaj, ringjallja ėshtė realitet i cili u
ėshtė imponuar edhe mendjeve mė tė mėdha dhe mė tė vogla njėrėzore, e nė
filozofi paraqitet si aksiomė e cila vėshtirė mund tė kontestohet.
Mirėpo, sipas mendimit tim, argumenti mė i
rėndėsishėm pėr ringjalljen ėshtė ajo ndjenja e brendshme, e thellė
intuitive me tė cilėn tė gjithė lindemi dhe sipas saj veprojmė. Sepse, nė
gjithėsi ekzistojnė rendi preciz, ligjėsia dhe drejtėsia. Nė realizimin e
kėsaj drejtėsie e detyrojmė vetveten, e kėrkojmė edhe nga tė tjerėt tė jenė
tė drejtė. E bėjmė kėtė natyrshėm, instinktivisht, Digjemi kur kjo drejtėsi
nuk realizohet. Luftojmė e edhe vdesim nė realizimin e drejtėsisė. Por, nė
fund, kurrė nuk e realizuam kėtė drejtėsi. Kjo do tė thotė se drejtėsia nė
ndonjė mėnyrė, kurdo qoftė kjo, do tė realizohet, sepse kjo ėshtė e vėrteta
absolute e cila nė mėnyrė permanente i ėshtė imponuar arsyes dhe ndėrgjegjes
sonė. Tjetėr ēėshtje ėshtė qė ne nuk po vėrejmė se kjo drejtėsi po
realizohet nė kėtė botė. Kjo ėshtė pėr kėtė qė ne nuk po mundemi tėrėsisht
t'i observojmė gjėrat, e pėrveē kėsaj bota jonė fenomenale, ndijore nuk
ėshtė e vėrteta e tėrė.
Nėse sendet kėshtu nuk i kuptojmė, si ta
shpjegojmė atėherė reagimin tonė tė ashpėr kur e shohim padrejtėsinė? Pėrse
prej tė tjerėve kėrkojmė tė jenė tė drejtė? Pėrse luftojmė me mish e shpirt
qė tė realizojmė diē qė nuk ekziston dhe hidhėrohemi qė nuk po realizohet?
Mendimtari e filozofi idian Vahiduddin Hani
pohon: “Nėse etja pėr ujė na dėshmon nė ekzistencėn e tij, gjithashtu edhe
etja pėr drejtėsi medoemos dėshmon ekzistencėn e saj. Dhe, pasi qė drejtėsi
ideale nė kėtė botė nuk ka, kjo ėshtė dėshmi nė ekzistimin e botės tjetėr nė
tė cilėn ajo do tė realizohet”.
Ndjenja jonė e brendshme, natyrore ėshtė
argument kategorik se drejtėsia, edhe pse ne sot nuk po e shohim, ekziston.
Ne nesėr do ta shohim. Kjo ėshtė bindje e cila buron prej brendisė sonė, e
vėrteta intuitivisht e inspiruar.
| | | | | |