Le tė jetė nga ju njė grup qė  thėrret nė atė qė ėshtė e dobishme, urdhėron pėr punė tė mbara dhe ndalon nga e keqja

 

BIBLIOGRAFIA

NEXHAT IBRAHIMI

Emri 

E-mail 

Mesazhi

 

 

Avdi BERISHA

SHTATZĖNIA E NJĖ MASHTRIMI

 

Pėrmbajtja :

 

FITORJA E HUTIT

VEĒORITĖ DHE E P. BOGDANIT

SIPAS KRITIKĖS BASHKĖKOHORE SHOIPTARE

 

KREU I PARĖ

·                                             ·         Falsifikatori i shekullit - Pjetėr Bogdani

KREU I DYTĖ

KREU I TRETĖ

·                                             ·         Falsifikimi i shkrimit tė shenjtė - Trinia

·                                             ·         Lindja e yllit tė dritės, Venera

·                                             ·         Mjeshtri i mashtrimit

·                                             ·         Takimi i shkurtėr nė amshim

 

SHTATZĖNIA E NJĖ MASHTRIMI

KREU I KATĖRT

·                                             ·         Zhvarrimi i lugatit, fatalizmi kulturor

·                                             ·         Zėra nga shkretėtira

·                                             ·         Shkenca dhe interprčte i saj

·                                             ·         Kultura patriotike

 

KREU I PESTĖ

·                                             ·         Nė ēka bazohet krishterimi

 

NĖ DRITĖN E SHKENCĖS

KREU I GJASHTĖ

·                                             ·         Dėshmitė e para tė Deedatit

KREU I SHTATĖ

·                                             ·         Vullneti dhe mosvullneti pėr ta pranuar tė vėrtetėn

·                                             ·         Sulmet mbi Muhammedin a.s. dhe Kur'anin

·                                             ·         Depėrtimi i sė vėrtetės

·                                             ·         Dėshmitė shkencore mbi tė vėrtetėn e Kur'anit

·                                             ·         Mrekullia nė pika tė shkurtėra

 

Veēoritė Dhe Rėndėsia E Pjetėr Bogdanit Sipas Kritikės Bashkėkohore Shqiptare

 

Me rastin e 300-vjetorit tė vdekjes sė Pjetėr Bogdanit, mė 1989, Redaksia e Botimeve e "Rilindjes" nė Prishtinė botoi veprėn e tij "Ēeta e profetėve".

 

Qė nė hyrje tė analizės sė vepres ceket se duke filluar prej Pal Engjėllit, autorit tė Formulės sė pagėzimit (1462), e deri tek De Rada, Pjetėr Bogdani zė njė vend qendror nė gjithė letėrsinė shqiptare, sidomos si prozator i madh, e njėherėsh si poet, filozof, shkencėtar, teolog, etj. Eqrem Ēabej e vlerėson si njė stilist tė rrallė, i cili arriti nivelin e lartė tė pėrsosshmėrisė gjuhėsore dhe artistike.

 

Aty ceket edhe se vepra nė fjalė e P. Bogdanit ėshtė vlerėsuar si njė nga "kryeveprat e letėrsisė shqiptare" dhe se vlerat e larta filozofike (teologjike) dhe artistikoletrare tė saj imponuan qė vepra tė botohet nė qendrėn mė tė njohur tė Rilindjes evropiane, nė Padovė. Vepra gjeti interesim edhe tek lexuesit jashtė gjuhės shqipe, sidomos nė Itali. Nė Palermo tė Italisė, tek arbėreshėt, shėrbente si libėr shkollor, e po ashtu ceket se edhe gramatika e parė e botuar nė gjuhėn shqipe qe mbėshtetur nė alfabetin e Bogdanit, ngase ai ishte mė i pėrsosur se i Budit dhe i Bardhit. Pra, pėrmes fjalorit dhe Gramatikės, qė nė njė mėnyrė u hartua mbi bazė tė veprės sė P. Bogdanit, u vu.nė themelet pėr mėsimin e gjuhės shqipe.

 

Kėtė vepėr tė madhe, tė njeriut tė madh, sipas A. Stratikoit, duhet marrė si objekt tė denjė pėr studime tė mėdha jo vetėm shqiptarėt, por edhe dijetarėt e kombeve tė tjera. Mijatoviqi, p.sh., mahnitet me pasurinė e detajeve dhe qartėsinė e veprės dhe i duket gati e pabesueshme qė njė vepėr e tillė tė ketė mundur tė shkruhet nė shek. xvn, gjė qė, siē e thotė ai, tregon pasurinė e gjuhės shqipe, pasi ka mundur te thuhen shqip gjithė ato tema abstrakte qė thuhen edhe italisht.

 

Mijatoviqit dhe mund t'i duket e pabesueshme, kurse ne pėr njė ēast edhe mund tė krenohemi me kėtė thėnie tė tij, por kur tė kujtohemi se ne kemi prejardhje shumė tė hershme dhe traditė mijėravjeēare, si pasardhės tė popullit tė lashtė ilir, atėherė thėnia e Mijatoviqit mė tepėr na tingėllon si njė ironi e idhėt sesa njė befasi jona e kėndshme me tė cilėn e kėnaqim mikun. Fundi i fundit kultura 2000-vjeēare, e cila pretendohet se na takon, nuk do tė duhej tė linte hapėsirė pėr t'u befasuar miku Mijatoviq. Por, ne dimė qė tė gėzohemi si fėmija kur mendojmė se dikush ėshtė duke na lavduar.

 

Sa u pėrket tė dhėnave jetėsore pėr Bogdanin, aty thuhet se pas kryerjes sė shkollimit fillor dhe tė mesėm, si dhe pas pėrfundimit tė studimeve nė Loreto apo Padovė, ai u shugurua prift, e pastaj sėrish shkoi nė Itali pėr studime tė Farta nė teologji dhe filozofi, por talii nė Romė, ku edhe doktoroi. Me t'u kthyer punoi si ipeshkėv i Shkodrės 21 vjet dhe kishte nėn mbikėqyrje edhe argjipeshkvinė e Tivarit.

 

Gjatė udhėheqjes sė tij me selinė e Shkupit shkroi dhe botoi "Ēetėn e profetėve". Po ashtu thuhet se ishte kundėrshtar i rreptė i turqve dhe i metodave tė tyre qė pėrdornin kundėr popujve tė shtypur, sidomos kundėr klerikėve, dhe se nė bazė tė marrėdhėnieve qė kishte me Romėn dhe Vjenėn, angazhohej pėr njė kryengritje gjithėpopullore. Ai personalisht e kishte pritur komandantin e ushtrisė austriake dhe e kishte pėrcjellė gjer nė Prizren, ku gjenerali sėmuret nga murtaja, vdes dhe varrosetnė nė njė kishė nė Prizren. Pas njė viti, mė 6 dhjetor 1689 nga e njėjta sėmundje vdes nė Prishtinė edhe P. Bogdani.

 

I nipi i P. Bogdanit, Gjergj Bogdani, mė 20 dhjetor 1689 pėrmes njė letre dėrguar nė Romė bėn me dije se trupin e P. Bogdanit, arqipeshkėvl, turqit e kishin nxjerrė nga varri dhe ua kishin hedhur qenve nė tregun e Prishtinės. Kjo ėshtė pak a shumė historia jetėsore e cila na jepet pėr Bogdanin.

 

Sa i pėrket historisė sė krijimit tė veprės, aty ceket se ajo fillon prej 25.6.1675, kur ai me njė leter dėrguar Kuvendit tė Propagandės kėrkon pėr t'ia shtypur veprėn. Megjithatė, thuhet aty, vepra iu shtyp nė Padovė, tek mė 1685, pasi qė e kishte pėrkthyer edhe nė italishte dhe pranuar qė tė shkruhet posi njė fjalor nė dy shtylla italisht e shqip, ēka u prit mirė edhe tek lexuesit italianė, e qė bėri qė ajo tė botohet edhe nė dy botime tė njėpasnjėshme (1691, 1702).

 

Botimit tė parė tė veprės i paraprijnė 23 parathėnie dhe pėrkushtime tė autorėve tė ndryshėm nė gjuhėn shqipe, italiane dhe serbokroate, cka thuhet se ishte njė dukuri e rrallė e kohės dhe paraqet pėrkrahjen nga personalitete tė ndryshme tė vlerės sė madhe tė veprės dhe respektin ndaj autorit.

 

Edhe Bogdani, thuhet aty, i shkroi tri parathėnie, nė tė cilat paraqet motivet kryesore qė e frymėzuan qė tė shkruante veprėn, idealet e larta njerėzore dhe patriotike, ngase "po dergjet atdheu nė robėri tė errėt, i verbuar me dy palė mjegulla tė zeza mbi faqe, qėjanė mėkati dhe mosdija".

 

Nė letrėn "lexuesit tė nderuar" thotė: "Nuk shkrova pėr lavdin tim, por pėr dobi tė shenjtės fe".

 

Shtatėmbėdhjetė pėrkushtimet dhe tekstet e tjera ngrisin lart fytyrėn e Bogdanit dhe veprėn e tij, ngase patriotizmi dhe humanizmi i Bogdanit dhe i veprės, si dhe pėrcaktimi i tij nė luftė konsekuente kundėr turqve dhe angazhimi i tij organizativ pėr rezistencė, siē thuhet, i paska frymėzuar kėta poetė qė ta krahasojnė me Skėnderbeun dhe epopenė e tij tė lavdishme.

 

Pėr t'u vėrejtur mė mirė madhėshtia e Bogdanit, fillohet tė numėrohen gjuhėt tė cilat i ka njohur ai e qė ishin: italishtja, latinishtja, greqishtja (e vjetėr), serbokroatishtja, turqishtja, si dhe (pėr nevojat e biblikumit) hebraishtja, arabishtja, armenishtja dhe sanskritishtja dhe jepet pėr t'u kuptuar se ndoshta e njihte edhe frėngjishten dhe gjermanishten.

 

Nė fund, si pėrfundim i qėndrimit kritik pėr veprėn "Ēeta e profetėve" qėndron:

 

"Vetėm vetėdija dhe besimi i thellė nė forcėn e gjuhės shqipe, kėtė intelektual dhe patriot tė madh e shtyri tė shkruajė njė vepėr kaq tė madhe. Nė personalitetin e tij duhet parė gjeniun nė punėn e tij: shkriu dijen e kohės sė pėrparuar, artin e vet e vuri nė mbrojtjen e idealeve tė veta, duke ia kushtuar nė radhė tė parė kombit.

 

Prej vlerave tė shumta shencore dhe artstiko-letrare tė veprės sė P. Bogdanit dallohet trajtimi dhe vendosja e drejtė e ēėshtjeve etnopsikologjike dhe historike, pasuria e madhe gjuhėsore nė shtjellimin e lėndės nė prozėn shkencore, humanizmi i lartė nė paraqitjen e realitetit tė kohės, filozofia, intelekti i rrallė letrar, etj.

 

Ai hapi shtigje dinjitoze kah vlerat evropiane, ēka shihet nė idenė pėr lėvizjen ballkanike, pėr liri kombėtare dhe shpirtėrore.

 

I. Rugova shkruan: "Kjo vepėr, thėnė metaforisht, ashtu si e thotė Bogdani pėr parimin e tij filozofik, Zotin, ėshtė njė krua i gjallė, ku mendja dhe shpirti ynė do tė gjejė kėnaqėsi dhe shqetėsim intelektual, ku shumėkush mund tė marrė ujė, e s'do tė shteret lehtė".

 

Arti i tė shkruarit dhe ligjėrimit qė mishėrohet nė vepėr si tregues i nivelit tė kulturės dhe zhvillimit intelektual tė tij dhe angazhimi dinjitoz si prijės dhe tribun popullor e ngrisin lart veprėn e tij madhore, tė lindur nė gurrat e njė humanizmi tė thellė, duke i treguar popullit rrugėn e zhvillimit tė lirė e tė pavarur, andej kah bota e pėrparuar."

 

KREU I PARĖ

 

Ishte kjo pra, shkurtimisht, reklama ne ngjyra qė i bėhet veprės "Ēeta e profetėve" tė shkruar para mė se 300 vjetėsh nga Pjetėr Bogdani.

 

Me reklamėn e kritikės bashkėkohore cilido lexues do tė pajtohej nė tėrėsi, me njė tė vetmin kusht: qė vetė veprėn tė mos e lexojė fare.

 

Mirėpo lexuesi ynė, i shtyrė nga njė patriotizėm qė ia pėrvėlon shpirtin, e pse jo ndoshta edhe i nxitur nga krimbi i kėrshėrisė, atij mbreti tė dijes, ka mundėsi, e sigurisht se edhe do tė pajtohet nė tėrėsi me analizėn e bėrė nga aspekti letrar-historik dhe gjuhėsor nė pėrgjithėsi, kurse nga aspekti filozofiko-historik, e pse jo edhe humanist dhe njerėzor, po ta lexojė veprėn, do tė hasė nė njė konfuzion tė thellė dhe nė njė mospajtim total nė mes tė reklamės sė ylbertė, e cila i bėhet veprės, dhe poshtėrsive tė cilat i has nė vetė veprėn.

 

Pluhuri i filozofisė sė hirit tek Boodani, doktor filozofie dhe teologjie, nuk shkėlqen fare si na servohet me dhunė nga bashkėmendimtarėt e tij dhe interesxhinjtė e tjerė.

 

Qė nė fillim dėshirojmė tė cekim se Bogdanit ia pranojmė tė drejtėn qė ta mbrojė besimin e tij, fenė e krishterė, me argumente dhe fakte. Mirėpo, nuk do t'ia pranojmė tė drejtėn as Bogdanit e as tė tjerėve qė atėherė kur tezat e tij janė tė tejdukshme, kundėrthėnėse dhe jobindėse, qė tė drejtėn e tij rnbi tė vėrtetėn tė provojė ta realizojė pėrmes fyerjeve tė pashembullta tė kundėrshtarit ideologjik, besimit islam, pa le tė jenė ato edhe fyerje prej "humanisti".

 

Qėndrimi i I. Rugovės se vepra ėshtė njė krua ku mendja dhe shpirti ynė do tė gjejė kėnaqėsi dhe shqetėsim intelektual, po tė mos kishte nė vete atė vrerin e hipokrizisė, do tė tė bėnte pėr t'u qeshur. Mbase Rugova kur e ka thėnė kėtė ka menduar nė ateistė, tė cilėt veprėn e kanė marrė pėr njė pėrrallė tė bukur tė gjuhės shqipe tė cilės, kuptohet, nuki besojnė, pore lexojnėnga arsyeja se ėshtė njė vepėr e vjetėr e shkruar nė gjuhėn shqipe. Me kėtė rast, si duket, Rugova e kishte harruar popullin e vet shumicė tė konfesionit islam. Ai sikur ėshtė i tascinuar me germat dhe shprehjet qė i pėrdor Bogdani, ngase janė tė shkruara shqip, dhe nuk i ėshtė me rėndėsi se ēka krejt pėrmban fjalia nė vete. E fjalia, qoftė edhe shqip e shkruar, mund tė shprehė njė tė pavėrtetė, por edhe mundet qė tė lėndojė nė shpirt.

 

Konstatimi i tij pėr shqetėsim intelektuai ėshtė i vėrtetė dhe real, por pėr kėnaqėsi do tė duhej pyetur 90 pėrqindėshin e popullit shqiptar! Kemi bindjen se askush nuk do tė ndiente kėnaqėsi po qe se fyhet, qoftė edhe nė gjuhėn e tij amtare, pra nė gjuhėn shqipe, siē kemi tė bėjmė me kėtė rast.

 

Letra e P. Bogdanit dėrguar patronit tė tij Barbadik, nga aspekti letrar vėrtet ėshtė e shkruar bukur dhe e vetmja gjė qė i pengon krenarlsė sė njohur shqiptare ėshtė lajkatimi i tepėrt i Bogdanit qė i bėn atij. Mbase koha do tė ketė kėrkuar ashtu.

 

Nė "Tė primit pėrpara letrarit " Bogdani thotė:

 

"Ku lulėzojnė shkencėtarėt, letrarėt dhe dija, lulėzon e mira". "E duke qenė dheu i Arbėrit nė mesin e tė parėve, nuk mund tė qėndroj nė hiri tė Tinėzot, e as nuk mund tė shelbohet pa pasur kush ta ndriēoi nė dije e nė fe, ngase fej a fitohet nga tė dėgjuarit". Pra, tė dėgjuarit i nevojitet qė tė ndriēojė besimin e krishterė, i cili ėshtė nė vend tė parė, kurse patriotizrni nuk duket, porse kuptohet, ngase feja pa njerėz nuk ėshtė fe. Pra, patriotizmi tek Bogdani paraqitet tek pas fesė.

 

Qėllimit kryesor tė Bogdanit, propagandimit tė fesė sė krishterė, si besirn i vetėrn idea dhe i drejtė sikur i shmangen me qėllim analitikėt e kohės sone, me ēka autorit tė "ēetės sė profetėve" i bėhet e padrejtė. Ai parathėnien - "lexuesit tė nderuar" - e pėrfundon kėto fjalė : "Ta kesh me dije se unė shkrova per njerėz tė padijshėm, pra pėr dobi tė shenjtės fe, e jo pėr lavdin tim", e as pėr patriotizėm, do tė thoshin gojėkėqinjėt, kurse, ne qetė konstatojmė: - feja i ishte nė vend tė parė, pastaj kombi. Themi kėshtu dhe plotėsisht pajtohemi me kėtė rradhutje tė gjėrave primare siē bėn edhe Bogdani.

 

Kur therni kėshtu, mendjen e kemi tek fakti se fej a si mishėrim i sė vėrtetės, mirėsisė dhe drejtėsisė pėr tė gjithė njerėzimin, e cila e mėson njeriun pėr vetveten e tij, prejardhjen dhe qėllimin e ekzistencės, duke i caktuar njėherit rrugėt mė tė mira tė zhvillimit tė tij individual dhe shoqėror, e fisnikėror dhe pėrparon moralisht njeriun si personalitet dhe njerėzimin nė tėrėsi pa kufizime kombėtare. Feja, si mėsim mbi tė vėrtetėn dhe vetė e vėrteta janė sinonim i sė mirės dhe tė drejtės, kurse pėr kombin kjo nuk mund tė thuhet, ngase kombi nė vete pėrmban ēdo gjė.

 

Tė jesh i pastėr dhe i vėrtetė nė besim fetar tė drejtė, do tė thotė qė tė integrosh nė vete tė gjitha virtytet njerezore nga tė cilat kanė dobi tė gjithė, edhe kombi. Kjo nuk do tė mund tė thuhet pėr kombin, ngase pjesėtarė i njė kombi ėshtė edhe i ndershmi e edhe i pandershmi, hajni dhe mirėbėrėsi, vrasėsi dhe... cilijo? Kombit i takojnė edhe tė mirėt e edhe tė kėqijtė, patrioti i vėrtetė sė bashku me tradhtarėt dhe faqezinjtė. Kombi nuk ėshtė dhe nuk mund tė jetė dėshmi e sė mirės, e as e sė keqes. Aty edhe pjesėtari mė i ndershėm i tij mund tė jetė i pandershėm ndaj pjesėtarit mė tė ndershėm tė kombit tjetėr, ngase vetėdija kombėtare i dikton qė tė anojė ne dobi tė bashkėkombasit vrasės, e nė dėm tė njeriut tė ndershėm tė kombit tė huaj. Bindja dhe besimi i vėrtetė fetar kėtė nuk do ta bėnte dhe besimtari gjithherė do ta pėrkrahte tė vėrtetėn dhe drejtėsinė, njeriun si qenie e jo si komb, cka besojmė se paraqet njė shkallė mė tė lartė tė moralit nj'erėzor, sesa mund tė jetė morali kombėtar.

 

Dhe kėshtu, derisa Bogdani shkruan, siē thotė vetė "pėr dobi tė shenjtės fe", meritorėt tanė ia dėgjojnė me vėmendje vetėm tė rrahurit Mieshtėror tė ēekanit me germat e pėrdorura, shprehjet dhe presjet, pa e shikuar fare godinėn tė cilėn e ndėrton ai, thuajse Bogdani shkruan pėr hir tė muzikės qė lėshon tingėllima e ēekanit! Kjo ėshtė njė padrejtėsi e madhe ndaj tribunit tė popullit, i cili tenton te renovojė godinėn e vjetruar tė krishtėrimit, e cila po i shembej ēdo herė e mė tepėr para syve tė tij tė mjegulluar.

 

I bindur se populli kishte nevojė pėr atė godinėl, ai i pėrvishet punės pėr renovimin e sai. Ky ishte qėllimi parėsor i tij, kurse mjetet e punės, germat dhe fjalėt, presjet dhe pikat etj. i paraqiten vetėm si domosdoshmėri pėr kryerjen e punės, madje me moton: sa mė tė mira mjetet dhe veglat e punės, puna mė e lehtė dhe mė e efektshme.

 

Kaq sa i pėrket Bogdanit patriot, qėllimi i tė cilit, pra, ishte ngritja e vetėdijes sė popullit tė tij tė paarsimuar dhe tė prapambetur prej kohėsh pėr nevojėn dhe arsyen e besimit nė Tinėzot, pikėfillimin dhe pėrfundimin e ēdo gjėje. Ai kėtė popull, i cili sipas bindjes sė tij kishte mė sė tepėrmi nevojė, dėshiron qė ta edukojė sipas besimit fetar tė krishterė, nė mėnyrė qė edhe ai tė fitojė dije dhe tė fisnikėrohet moralisāt Pėr t'i bėrė kėtė tė mirė kombit, ai shkroi shqip, nė tė vetmen gjuhė tė kuptueshme pėr shumcėn dėrrmuese tė popullatės dhe ē'ėshtė e vėrteta, shkroi nė kėtė gjuhė mė bukur se paraardhėsit e tij, pėr ēka gjithėsesi edhe duhet t'i shprehim mirėnjohjen tonė.

 

Por, meqenėse ai nuk shkroi shqip vetėm sa pėr tė shkruar, por shkroi me qėllim tė caktuar: - propagandimi i besimit tė caktuar fetar, ne duhet bėrė analizėn e mėnyrės sė shtjellimit filozofik tė qėllimit, gjegjėsisht idesė sė tij, dhe vetėm pastaj do tė na ishte mė e qartė madhėsia apo vogėlsia bogdaniane si filozof dhe teolog.

 

Ėshtė pėr keqardhje dhe mashtruese deviza sipas sė cilės veprojnė shumica e intelektualėve tanė, e cila gjithherė kėrkon, pa pėrjashtim, qė tė gjendet njė veti e mirė nė popull, sado e vogėl tė jetė ajo, dhe pastaj tė zmadhohet me mijėra herė, tė zbukurohet gjerė ne fascinim, aq sa fillojnė tė tė mirren mendtė nga madhėshtia kombėtare. Kėshtu, studiuesi i vogėl mund tė fitojė epitetin doktor i madh, kurse guximtari i rrallė i vėrejtjeve dhe pikėtimeve tė vetive negative nė popull shpallet hiē mė pak se tradhtar. Kėto janė ato shkėlqimet momentale qė sillen rrotull mbi mjerimin e popuilit tonė, pa dijetarė dhe me pėrplot doktorė shkencash, shkėlqime mashtruese tė drejtimit tė gabuar nė edukim, tėrė bardhėsi tė qelqtė falso, e cila thyhet pėr tė parėn mundėsi tė pėrvetėsimit tė pandershėm material.