Rrethanat shoqërore - historike në trojet iliro-shqiptare në periudhën paraosmane

Periudha e shtruar është hulumtuar e studiuar në masë të caktuar nga shumë autorë, si të huaj ashtu edhe të vendit. Përkundër faktit se të dhënat materiale nga ajo kohë janë të pakta, prapëseprapë janë arri­tur rezultate të konsiderueshme në fusha të caktuara. Megjithëkëtë, lirisht mund të konstato­jmë se hulumtimet e studimet janë në fazën e parë. Ato krye­këput janë të preokupuara me përpjekjet për argumenti­min e prejardhjes ilire të shqiptarëve, evoluimin e tyre në komb, autoktoninë e tyre në trojet që historia sot i njeh si iliro-shqiptare. Mund të konstatohet gjithashtu se rezultatet e arritura të deritashme, përkundër mangësive, janë solide dhe bazament shpresëdhënës për projekte ekipore multidisiplinare shkencore.

Vazhdo leximin!

E Martë, 18 Gusht 2009, 19:30Shkruan: Nexhat Ibrahimi

Njoftimet pejgamberike për ardhjen e Muhammedit alejhi’s-salatu ve’s-selam

“Para se të të sajoj në barkun e nënës, unë të kam ditur; para se të dalësh nga krahërori i nënës, unë të kam kushtuar, për të dërguar të të gjithë popujve të kam vendosur…”. (Dhjata e vjetër, Jeremia, 1, 1-5).

''Isha i dërguar edhe atëherë kur shpirti i Ademit pezullonte në horizontin e tokës dhe detit.” (Muhammedi a.s.).

Vazhdo leximin!

E Martë, 18 Gusht 2009, 19:26Shkruan: Nexhat Ibrahimi

Religjioni, shpirtërorja dhe shëndeti mental

Bindjet religjioze[1] dhe llojet e ndryshme të vuajtjeve ndërmjet veti korrespondojnë qysh nga fillimi i komunitetit njerëzor, për të vazhduar gjatë historisë nëpër të gjitha kulturat dhe civilizimet.[2] Po ashtu, lidhjet e bindjeve religjioze dhe të shëndetit mental nga një anë dhe të bindjeve religjioze dhe fuqive të errëta, të këqia, satanike, demoniane, nga ana tjetër, janë të pranishme në etiologjinë e shumë çrregullimeve mentale të njerëzve.[3]

Vazhdo leximin!

E Martë, 18 Gusht 2009, 19:22Shkruan: Nexhat Ibrahimi

Aspekte të bashkërenditjes së modernizmit dhe Islamit

Hyrje



Nga gjysma e dytë e shekullit XIX e deri në fillim të shekullit XXI, ndër të tjera, aktual është hulumtimi i fuqishëm drejt interpretimit islam të Modernes dhe i interpretimit të ri të Islamit. Nëse modernja hyri në Perëndim, a është e domosdoshme të hyjë edhe në Islam dhe në botën muslimane, apo tashmë kjo ka ndodhur.[1]

Vazhdo leximin!

E Martë, 18 Gusht 2009, 11:38Shkruan: Nexhat Ibrahimi

Kthimi i muslimanëve në Perëndim

يَاأَيُّهَا النَّاسُ إِنَّا خَلَقْنَاكُمْ مِنْ ذَكَرٍ وَأُنْثَى وَجَعَلْنَاكُمْ شُعُوبًا وَقَبَائِلَ لِتَعَارَفُوا إِنَّ أَكْرَمَكُمْ عِنْدَ اللَّهِ أَتْقَاكُمْ إِنَّ اللَّهَ عَلِيمٌ خَبِيرٌ.

“O ju njerëz, vërtet Ne ju krijuam juve prej një mashkulli dhe një femre, ju bëmë popuj e fise që të njiheni ndërmjet vete, e s’ka dyshim se te All-llahu më i ndershmi ndër ju është ai që më tepër është ruajtur, e All-llahu është shumë i dijshëm dhe hollësisht i njohur për çdo gjë. (El-Huxhurat, 13).

Vazhdo leximin!

E Martë, 18 Gusht 2009, 11:37Shkruan: Nexhat Ibrahimi

Natyra, manifestimet, problemet dhe perspektiva e zgjimit islam në Ballkan

Hyrje



Shkrimi që keni para vetes përpiqet të shtrojë gjendjen e muslimanëve në Ballkan sipas shteteve dhe regjioneve, në mënyrën më të shkurtër nga e kaluara, në të tashmen dhe vizionet për të ardhmen. Natyrisht, për shkak të gjendjes politike në këto vende dhe luftrave të njëpasnjëshme, nuk posedojmë të dhëna të sakta, por të përafërta. Pasaktësitë eventuale shpresoj të kuptohen nga lexuesit si gjendje normale tranzitore e jo si qëllimkëqija dhe dezinformuese.

Vazhdo leximin!

E Martë, 18 Gusht 2009, 11:35Shkruan: Nexhat Ibrahimi

Lëvizja e Muslimanëve të Zi (Black Muslims) në Amerikë

Islami në kontinentin e Amerikës është i pranishëm qysh me zbulimin e Amerikës. Ndër muslimanët e parë në këtë kontinent janë kartografët, gjeografët dhe detarët e ekspeditës së Ameriko Vespuçit, Kristofer Kolumbos dhe detarëve të tjerë të mëvonshëm. Muslimanët tjerë, me numër më të madh, janë robërit muslimanë afrikano-aziatikë, por edhe nga Andaluzia (Spanja) muslimane) në shkatërrim e sipër, të transferuar atje për nevoja të ndryshme (punë fizike, pastrim, detarë, luftëtarë etj.) të kolonizatorëve evropianë: portugezëve, spanjollëve, anglezëve, italianëve etj. Këta muslimanë, për fat të keq, janë tretur, asimiluar e mbytur dhe nuk ekzistojnë të dhëna se ka shpëtuar ndonjë koloni e tyre, pos ndoshta individëve, të cilët nuk i ka braktisur në tërësi vetëdija se dikur kanë qenë muslimanë.[1]

Vazhdo leximin!

E Martë, 18 Gusht 2009, 11:34Shkruan: Nexhat Ibrahimi

Çapitje mbi disa probleme në historinë e filozofisë islame

Hyrje



Edhe pse meditimi, përsiatja, të menduarit në Islam është i vjetër sa edhe vetë Islami[1], tradita filozofike në Islam nuk është më e gjatë se 12 shekuj. Respektivisht fillet e filozofisë në islam i hasim vetëm pas shekullit të II-të hixhrij/ VIII-të gregorian.[2] Ky angazhim intelektual, kjo përpjekje filozofike ka mbështetje në burimet islame.

Vazhdo leximin!

E Martë, 18 Gusht 2009, 11:30Shkruan: Nexhat Ibrahimi

Përkufizimi, objekti, synimi, ndarja dhe terminologjia e shkencës së etikës

A. Përkufizimi i shkencës së etikës



Përkufizimi i etikës islame – ahlakut është preokupim i shumë dijetarëve muslimanë klasikë dhe modernë dhe si rezultat të këtij preokupimi kemi shumë përkufizime, me varietete të përafërta. Megjithatë, pas shumë analizave mund të merret si përkufizim i gjithëpranuar se etika islame - ahlaku “është disiplinë shkencore arsimore që merret me prezantimin e parimeve morale, në të cilat zë fill zhvillimi i dobishëm edhe i shoqërisë në përgjithësi edhe të qytetarëve individualisht”.[1]

Vazhdo leximin!

E Martë, 18 Gusht 2009, 11:27Shkruan: Nexhat Ibrahimi

Kontributi i Imam Ebu Hanifes në fushën e akaidologjisë

Hyrje

Trajtimi i personalitetit shumëpërmasash të Ebu Hanifes dhe i pikëpamjeve të tij polisemike kërkon njohje të gjerë të jetës dhe të veprës së tij gjatë viteve 80-150 h./700-767 dhe njohjen e personaliteteve të tjera fikhore, akaidologjike dhe politike të kohës para tij, gjatë kohës së tij dhe pas tij.[1]

Vazhdo leximin!

E Martë, 18 Gusht 2009, 11:24Shkruan: Nexhat Ibrahimi

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit