Le tė jetė nga ju njė grup qė  thėrret nė atė qė ėshtė e dobishme, urdhėron pėr punė tė mbara dhe ndalon nga e keqja

Muhamed Sytari

 

Atyre qė frikėsohen nga Islami

nė Shqipėri

 

 

Tregohet nė tekstet e historisė islame, se Profeti Muhammed, kur u nis pėr tė kryer misionin e tij nė qytetin Taif, qė nė kontaktet e para me masėn e atjeshme, u ndesh me njė kundėrshtim tė egėr  dhe tė shoqėruar me gurė e fyerje tė ndryshme.

Duke u kthyer nga Taifi, i mėrzitur u ul tė pushonte nėn hijen e njė peme, prej nga iu lut Zotit tė tij: "Nėse Ti nuk je hidhėruar me mua, nuk merakosem pėr kėtė qė mė ndodhi…".

Nuk vonoi shumė dhe i erdh pėrgjigjja nga Zoti i tij, me anėn e engjėjve: "Nėse ke dėshirė, atė popull e shkatėrroj"!

Por, Profeti i mėshirės e refuzoi njė gjė tė tillė duke thėnė: "Shpresoj qė nga ata tė dalė ndokush qė do ta adhurojė All- llahun pa i bėrė Atij shok"![1]

Pėrse e fillova nė kėtė mėnyrė shkrimin tim kushtuar atyre qė frikėsohen kaq shumė, ditėve tė fundit, pėr Shqipėrinė nga "rreziku islam"?

Pėr njė arsye tė vetme: Sepse, nė shumė raste duhet tė falim e tė mėshirojmė ata, tė cilėt pėr njė arsye a njė tjetėr me dėshirėn e mirė pėr tė rregulluar, prishin. Por nėse vėrejmė se qėllimet e tyre janė me tė vėrtetė prishja, atėherė mundohemi tė ruhemi me sa qytetari qė tė mundemi nga ata dhe rreziku i tyre, madje tė vėmė nė dijeni edhe opinionin publik me fakte dhe argumente tė qarta e tė palėkundura!

U bė kohė qė kumonat e sulmeve tė ndryshme mediatike po bien kundra Islamit nė vendin tonė, pa tė drejtė!

Sikur tė mendonin mė thellė ata qė ndjekin kėtė politikė jo tė natyrshme, pėr vetė pozicionimin e vendit tonė karshi botės dhe jo tė logjikshme karshi atyre miliona shqiptarė myslimanė nėpėr botė, si dhe pėr dėmet morale dhe mbjelljen e hasmėrive ndėrmjet vėllezėrve tė tyre shqiptarė tė njė gjuhe e njė gjaku, pa dyshim se nuk do ta vazhdonin mė lojėn e tyre tė fjalėve dhe do tė pendoheshin!

Nganjėherė ndodh qė pėr njė sinjal tė rremė, njė informacion tė shtrembėruar a pėr njė paraqitje hipokrite, ndokush tė krijojė bindje tė gabuara pėr njė ngjarje, njė vend, njė mendim, njė grup fetar a njė fe nė tėrėsi.

Mirėpo me studime objektive dhe dialog ndėrtues, ēdo e paqartė bėhet e qartė dhe ēdo hije dyshimi nė zemėr largohet duke u zėvendėsuar me bindje tė plotė e kėnaqėsi tė ndėrsjelltė.

 

Kush kundra kujt?

 

Kjo ėshtė njė pyetje qė tė shkon ndėr mend, sapo dėgjon a sheh se nė mes tė dy individėve a grupeve po dėgjohen zhurmė, debate a shikime tė egra e tė nxehta…

Dy shqiptarė kundra njėri- tjetrit, ose disa shqiptarė kundra njė mase shumė mė tė madhe shqiptarėsh.

Po pėrse?

Pėr njė kundėrshtim mendimi qė ka tendenca tė arrijė nė njė imponim tė dukshėm tė njė mendimi!

Po a ia vlen qė pėr njė keqkuptim nė tė menduar e nė tė shprehur, shqiptarėt tė vazhdojnė akoma lojėn e tyre tė llafeve, ndėrkohė qė karvani i qytetėrimit botėror ka ecur e po ecėn shumė me hov pėrpara, ēdo ditė qė kalon?

Pėrse ta emėrtojmė si problematik Islamin e shqiptarėve, duke marrė parasysh respektimin e kėsaj feje dhe tė ithtarėve tė saj nė ato vende qė konsiderohen sot simbole tė lirisė e qytetėrimit, si ShBA, Anglia, Gjermania, etj. ?

Nėse nė Amerikė, nė ndonjė prej sallave tė Capitolit, ditėn e premte kongresmenėt myslimanė falin xhumanė[2], pėrse tė na bėjė pėrshtypje ringjallja e mėsimeve islame nė kėtė vend, ku Islami ka hyrė nė zemrat e mendjet e njerėzve qė shekuj mė parė?

Pėrse tė ngrihen njė grup njerėzish, nė shumė raste ateistė dhe t'u jipet mundėsia qė nėpėrmjet mediave tė ndryshme tė derdhin mllefin e tyre kundėr Islamit e myslimanėve shqiptarė, sikur tė ishte ky Islam njė risi e re e ardhur nė Shqipėri pas hapjes sė saj me botėn?

Sikur tė ishte ky Islam njė shpikje e re e palogjikshme dhe njė ideologji raciste, terroriste, diskriminuese e popujve e shkatėrrimtare e tyre?

Po tė qe kėshtu, do tė na dilte pėr detyrė qė tė gjithė si shqiptarė tė ngriheshim pėr ta mėnjanuar kėtė problem tė madh shoqėror, pėr tė mirėn e shoqėrisė tonė, edhe pse sensibilizimi shoqėror nė kėtė vend pothuajse po zhduket!

Por nuk ėshtė kėshtu, pasi ky Islam ėshtė po ai qė myslimanėt shqiptarė filluan ta harronin nga egėrsia komuniste, nga mos lejimi i mėsimeve fetare, nga humbja e literaturės, nga drejtimi ateist e materialist i politikės sė atėhershme komuniste dhe nga vdekja e njerėzve tė ditur, derisa nga ky Islam mbeti vetėm hallva pėr Netė tė Mėdha, zbukurimi pėr Bajram dhe synetllėku i fėmijėve tė vegjėl!

Pėrse nė kėtė millenium tė ri, individė tė ndryshėm nė shoqėrinė shqiptare tė luajnė rolin e taiflive tė kohės profetike, ndėrkohė qė bota ėshtė zvogėluar e informacioni ka hyrė nė ēdo shtėpi e ne nuk jetojmė nė njė zonė Saharaje qė tė mos dimė lėvizjet dhe mendimet e reja e tė vjetra nė skenėn e ngjarjeve botėrore?

Jo se unė jam kundra dialogut pėr tė sqaruar koncepte tė ndryshme rreth Islamit, por jam absolutisht kundra hapjes sė fronteve antiislame nė njė vend si Shqipėria!

Pėrse? Sepse a i shėrben kjo integrimit tė vendit tonė nė listėn e vendeve pėrparimtare e tė qytetėruara, ku respektohen tė drejtat e njeriut dhe e drejta e besimit dhe e praktikimit tė fesė nė liri, pa cėnuar tė drejtat e tyre?

Pa dyshim qė nuk i shėrben aspak!

Atėherė a nuk duhet tė distancohemi nga thirrjet e sėmura dhe jologjike dhe tė merremi me ndėrtim, kleriku e qeveritari, fetari e individi i thjeshtė, pėr hir tė asaj dite tė afėrt, kur edhe shqiptarėt tė jetojnė, ashtu si i takon njė njeriu bashkėkohor.

 

Humbje kohe apo ndalim vrulli?

 

Nė njė kohė qė njė pjesė e madhe e organizmave tė ndryshme botėrore, politike dhe joqeveritare po mundohen qė me ndėrhyrjen e klerit dhe bashkėpunimit me tė, tė luftohen fenomenet denigruese nė shoqėritė njerėzore si: prostitucioni, droga, krimi i organizuar, pija, e shumė e shumė kobėsi tė tjera pėr tokėn dhe njeriun, tė konsiderosh sot si diskriminim tė femrės mbulesėn e saj dhe tė merresh me tė rinjtė qė po afrohen ēdo ditė e mė shumė nga Zoti dhe rreth institucioneve qė u mėsojnė atyre moralet e fesė, mė duket absurde dhe humbje kohe, ose frikė nga njė revolucion moralo- shpirtėror nė njė shoqėri si ajo shqiptare!

Pėr tė folur reth konceptit tė mbulesės sė femrės nga librat hyjnorė, do tė mė duhet kohė dhe do tė largohem shumė nga tema, megjithatė meqė ra rasti, nuk po lė pa pėrmendur disa arsye qė justifikojnė konsiderimin e pretendimit tė mėsipėrm si absurd e jo normal, duke u nisur nga pozicioni im si teolog:

Mbulesa e femrės, qoftė nė Islam apo gjetkė, nė radhė tė parė ėshtė simbol i pastėrtisė dhe ruajtjes nga imoraliteti, sjelljes fisnike nė rrugė e ēdo mjedis dhe mbi tė gjitha shenjė e lidhjes me Zotin Krijues.

Femra, e cila pranon tė mbulohet me vullnet tė lirė, jo me shpatė e pėr njė rrogė mujore a pension tė pėrkohshėm, siē u pretendua dhe pretendohet ende nga disa, duhet qė mė parė ta njohė Zotin e saj, ta dojė Atė, tė kalojė nė fazėn e bindjes ndaj mėsimeve tė Tij e mė pas tė kalojė tek shamia qė e konsideroj si njė konkluzion shumė domethėnės!

E mbuluara, nga ana tjetėr ėshtė garanci pėr qytetėrimin e shoqėrisė, nė tė cilėn ajo jeton, sepse mėsimet islame dhe pėrgjegjėsia e shamisė dhe lidhja e saj me fenė e pėrparimit dhe dijes, e detyrojnė atė tė jepet pas studimeve, dijes, kėrkimit dhe pėrkushtimit nė ēdo fushė pėr tė arritur rezultate tė larta e suksese tė njėpasnjėshme nė jetė, pėr veten dhe shoqėrinė e saj, jo pėr tė justifikuar shaminė, natyrisht!

Nga ky kėndvėshtrim, a nuk do tė dėshironim tė gjithė ne qė koncepti i mbulesė sė femrės myslimane tė pėrhapej gjithandej e tė shihnim mė pas fillimin e njė fryme tė re ndėrtuese nė vend e nė shoqėri?

Unė nuk e di se si mund tė krahasohet logjikisht mbulesa e trupit me njė gjoks gjysėm tė dalė e njė fund tė ēarė e tėrheqės qė fundja e fundit tė josh e tė tėrheq?

Kėto janė shenjat dhe hapat e para drejt adulterisė materiale e asaj intelektuale!

Nė shumė vende tė librave hyjnorė po tė kėrkojmė, do tė gjejmė paralajmėrimet pėr adulteri dhe rrezikun e saj, si psh:

Para mė shumė se 14 shekujsh, Kur'ani predikonte dhe vazhdon tė predikojė: "Dhe mos iu afroni imoralitetit (zinasė), sepse vėrtet ai ėshtė vepėr e shėmtuar dhe ėshtė njė rrugė shumė e keqe".[3]

Por edhe Bibla, shumė kohė mė parė predikonte tė njėjtat mėsime: "Mos e ēndero e mos e jep nė lavirėsi vajzėn tėnde qė tė mos fėlliqet toka e tė mos mbushet me kobėsi".[4]

Sot mė tepėr se kurrė drejtuesve tė institucioneve fetare dhe klerikėve nė pėrgjithėsi, u del si detyrė qė tė nxisin pėrherė e mė shumė dashurinė e besimtarėve ndaj njėri- tjetrit dhe ndaj pastėrtisė morale, nė mėnyrė qė tė gjithė besimtarėt shqiptarė tė kontribuojnė pėr integrimin e vendit tė tyre drejt qytetėrimit tė mėtejshėm.

Sot nė vend qė tė shqetėsohemi pėr problemin e drogės, shtėpive publike, nxirjes sė zemrave si pasojė e largimit tė tyre nga mėsimet e pastra qė zbresin nga qielli, ndotjes sė mjedisit dhe ruajtjes sė ekologjisė, varfėrisė dhe shkatėrrimit tė familjes shqiptare, nė vend qė tė interesohemi pėr ruajtjen e mjediseve publike, tė shqetėsohemi pėr problemet e infrastrukturės, internetit dhe energjisė elektrike, disave u bie ndėr mend tė merren me Islamin, fenė e paqės, dijes, pėrparimit dhe mirėqenies sė individit nė vetvete dhe shoqėri!

Mė duket jo normal ky fakt!

Sidoqoftė, adhuruesve tė "Diksionerit tė fondamentalizmit" dhe ithtarėve tė tij, do t'u kisha rekomandur miqėsisht qė nė vitrinat e librarive tė Parisit, sepse nė Shqipėri s'besoj se do t'i gjejnė nė tėrėsi, tė kėrkonin edhe pėr libra tė tillė, si:

·                    "Historia e civilizimit", nga Wil Djurant.

·                    "Dielli arab shkėlqen nga perėndimi", nga Zigrid Honke, i pėrkthyer edhe nė shqip.

·                    "Civilizimi i arabėve", nga Gustav Lobon.

·                    "Historia e popujve islamė", nga Karl Brokelman, e shumė libra tė tjerė si kėto, tė shkruar nga dijetarė perėndimorė, tė cilėt me objektivizmin e njė intelektuali mendjekthjellėt, shkruajnė dhe sqarojnė shumė koncepte tė gabuara rreth Islamit. Dėshira e mirė e lexuesve tė kėtyre librave pėr tė arritur tek e vėrteta, mund tė bėjė qė ata ta shohin atė me sy, se pėrkundrazi do tė vazhdojnė tė jenė "adhurues" tė "Diksionerit"!?

Me leximin e tyre, mendoj se shumė mendime negative rreth kėsaj feje qiellore, do tė ndryshojnė, ose kėshtu lutem e shpresoj!

 

Nė vend tė mbylljes

 

Ka shumė ēėshtje tė padiskutuara ende, si pasojė e humbjes sė dialogut ndėrtues nė mjediset tona dhe marrjes me debate tė sėmura. Por, kryesorja ėshtė qė shqiptarėt e pastėr besimtarė tė mos shqetėsohen, kur shohin a dėgjojnė se akoma edhe sot pasojat e revolucionit kulturor  komunist, kanė lėnė shenjat dhe pasojat e tyre nė masė!

Vetėm dialogu dhe dėshira e mirė pėr tė ditur e mėsuar, mund tė zgjidhė ēdo paqartėsi, sepse nė tė kundėrt do tė vazhdojmė tė dėgjojmė kėmbana tė pafund sherresh e akuzash ndėr besimtarė!

Problemi qė duhet tė na shqetėsojė realisht ėshtė mungesa e urtėsisė nė ato rrethe tė shoqėrisė sonė, ku inisiativat e djallėzuara pėr destabilizim, ngrihen nė piedestal dhe inisiatorėve tė tyre u shtrėngohen duart dhe u rrahen krahėt pėr punėn "e mbarė" qė bėjnė.

Myslimanėt shqiptarė dhe tė gjithė besimtarėt nė njė Zot tė Vetėm, mė tepėr se kurrė sot, duhet tė forcojnė lidhjet e tyre me Zotin dhe njėri- tjetrin qė t'i japin njė pamje edhe mė tė bukur vendit tė tyre, drejt besimit tė pastėr dhe dashurisė sė njeriut pėr vėllanė e tij njeri.

Bibla predikon: "Nė qoftė se ndokujt prej jush i mungon urtia, le t'ia lypė Hyjit, i cili gjithkujt i jep me ėndje e pa fjalė dhe do t'i jepet. Por le ta kėrkojnė me fe tė gjallė, pa fare dyshimi, sepse ai qė dyshon i pėrngjan valės sė detit qė e  ēon peshė era dhe e pėrplasė".[5]

Ndėrsa nė Kur'an thuhet: "Ai ia dhuron urtėsinė atij qė do, e kujt i ėshtė dhėnė urtėsia, atij pra i ėshtė dhuruar mirėsi e madhe, pėrveē tė menēurve kėtė nuk e kupton kush".[6]

Shikimi i gjėrave me objektivizėm bėn qė t'i kuptosh mė mirė ato e tė mos i hysh nė hak as vetes, as ndokujt tjetėr!

 


[1] Ky hadith transmetohet nga Muslimi, ndėrsa krejt kjo ndodhi ėshtė marrė nga Ebul Hasan en- Nedevi nė "Es- sirretun nebevijje", fq. 147.

[2] Fakt i vėrtetuar nga Dr. Abdurr- Rrahman Amudi, president i Lidhjes sė Myslimanėve tė Amerikės, nė njė kumtesė mbajtur nė Qėndren Kulturore Amerikane, nė Damask tė Sirirsė, nė verėn e vitit 2001, ku isha prezent.

[3] Kur'ani: 17:32.

[4] Levitiku: 19, 29, fq. 153.

[5] Letra e Jakobit: 1, 5-6, fq. 1703.

[6] Kur'ani: 2:269.