Le tė jetė nga ju njė grup qė  thėrret nė atė qė ėshtė e dobishme, urdhėron pėr punė tė mbara dhe ndalon nga e keqja

 

 

 

Emri 

E-mail 

Mesazhi

 

Mr. Mustafa Pėrljaēa

 

Hutbeja e dytė e Ramazanit:

 

Begatitė e Ramazanit

 

الْحَمْدُ لِله. نَسْتَعِينُهُ وَنَسْتَغْفِرُهُ. وَنَعُوذُ بِاللهِ مِنْ شُرُورِ أَنْفُسِنَا وَسَيِّئَاتِ أَعْمَالِنَا . مَنْ يَهْدِهِ اللهُ فَلاَ مُضِلَّ لَهُ.  وَمَنْ يُضْلِلْ فَلاَ هَادِىَ لَهُ . وَأَشْهَدُ أَنْ لاَ إِلَهَ إِلاَّ اللهُ . وَأَشْهَدُ أَنَّ مُحَمَّدًا عَبْدُهُ وَرَسُولُهُ .

الحمدُ للهِ الذىِ قالَ فى كِتابِهِ الكَريمِ : يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا اتَّقُوا اللهَ حَقَّ تُقَاتِهِ وَلاَ تَمُوتُنَّ إِلاَّ وَأَنْتُمْ مُسْلِمُونَ . يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا اتَّقُوا اللهَ وَقُولُوا قَوْلاً سَدِيدًا . يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُواْ كُتِبَ عَلَيْكُمُ الصِّيَامُ كَمَا كُتِبَ عَلَى الَّذِينَ مِنْ قَبْلِكُمْ لَعَلَّكُمْ تَتَّقُونَ . قال رسولُ اللهِ ص. : مَنْ صَامَ رَمَضَانَ إِيمَانًا وَاحْتِسَابًا غُفِرَ لَهُ مَا تَقَدَّمَ مِنْ ذَنْبِهِ . اللَّهُمَّ فَصَلِ وسَلِّمْ على سيدِنا محمدٍ وعلى آلِهِ وصَحْبِهِ الطَّيِبِينَ الأَبْرَارِ . اَلَّذيِنَ كانُوا كَمَثَلِ الْجَسَدِ الواحِدِ ، رَضِيَ اللهُ عَنْهُم وَرَضُوا عَنْهُ .

 

Vėllezėr tė dashur!

Tė gjitha begatitė e muajit tė ramazanit nuk ėshtė e mundur as tė imagjinohen, e lere qė ato t’i arrijmė dhe t’i numėrojmė. Muhammedi a.s. ka thėnė: “Sikur ummeti im tė dij sa tė mira ka nė ramazan, do tė dėshironte qė i tėrė viti tė bėhet ramazan!” Sė kėtejmi, tė gjithė brezat e mėhershėm tė muslimanėve ramazanin e kanė pritur me gėzim dhe entuziazėm dhe kėtė frymė e  kanė pėrcjellė edhe te pasardhėsit e tyre, deri nė ditėt tona. Ėshtė detyrė edhe e kėtij brezi tė muslimanėve qė tė veprojė kėshtu, qė nė shtėpitė dhe mjediset e tyre  ta gjallėrojnė frymėn e ramazanit dhe qė kėtė pėrjetim tė madhėrishėm ta pėrcjellin edhe nė pasardhėsit e tyre.

Muaji i ramazanit ėshtė muaj i shtrenjtė, edhe ditėt e netėt e tij, orėt dhe minutat kanė vlerė mė tė madhe nė raport me ata jashtė tij. Edhe veprat qė bėhen nė kėto kohė kanė vlerė mė tė madhe dhe se edhe shpėrblimi pėr ta do tė jetė mė i madh. Agjėrimi, nė tė vėrtetė, te njeriu i forcon ato forca pozitive tė cilat ai i bartė nė vete, kurse i zbraps ato forca negative. Muhammedi a.s. thotė: “Kur tė fillojė muaji i ramazanit, atėherė hapen dyert e xhenetit, kurse mbyllen dyert e xhehenemit dhe pengohen shejtanėt.”

Si hapen dyert e para e mbyllen kėto tė dytat dhe si pengohen shejtanėt?

Xheneti ka tetė dyer dhe nė secilėn prej tyre do tė hyjnė ata tė cilėt kanė bėrė vepra nė pėrputhje me ato dyer. Kur njėherė Pejgamberi i Zotit foli pėr kėtė para njerėzve rreth vetes, Ebu Bekri r.a. pyeti: “Por, o Pejgamberi i Zotit, a do tė hyjė dikush nė tė gjitha ato dyer?!” Pejgamberi a.s. iu pėrgjigj: “Po, dhe shpresoj qė ti do tė jesh njėri prej tyre.”

Prandaj, agjėrimi te njeriu zgjon forcat pozitive tė cilat njeriun e shtyjnė tė bėjė vepra tė mira, tė cilat fyrmėn e tij e drejtojnė drejt atyre dyerve tė xhenetit, tė cilat gjatė muajit tė agjėrimit hapen pėr sė gjėri. Njė parė dyer quhen Rejjan dhe nė to do tė hyjnė vetėm agjėruesit. Ata qė do tė jenė xhenetli, por pėr ndonjė arsye nuk kanė agjėruar, nuk do tė mund tė hyjnė nė kėto dyer.

Po kėshtu ėshtė edhe me mbylljen e dyerve tė xhehenemit, si theksohet kjo nė Kur’an:

لَهَا سَبْعَةُ أَبْوَابٍ لِّكُلِّ بَابٍ مِّنْهُمْ جُزْءٌ مَّقْسُوم

 

“Ai do tė ketė shtatė dyer dhe nėpėr secilėn do tė kalojė numėr i caktuar”. (El-Hixhr, 44)

Kur te njeriu ngritet epshi i tij, disa vese virusin e tė cilave ky e mban nė vete – zilia, urrejtja ose zemėrimi psh. – ky fillon ta shtyjė tė bėjė disa vepra tė kėqija, tė cilat frymėn e tij e orientojnė drejt Xhehenemit dhe e shpiejnė drejt atyre dyerve.

Si pengohen shejtanėt? Muhammedi a.s. thotė: “Shejtani qarkullon te njeriu si qarkullon edhe gjaku, ndaj, ngushtonjani kalimet atij.” Dikush e pyeti, me ēka, kurse ai tha: “Me uri.”

Jahja a.s. e pyeti shejtanin: “Kur mė sė lehti e ngadhėnjen besimtarin?” Ai u pėrgjigj: “Kur hanė dhe pinė mjaft.”

Me fjalė tė tjera, duke ngrėnė, futet edhe ushqimi pėr pasionet trupore, tė cilat kryesisht edhe janė shkaktarėt e gabimeve tė njeriut dhe se me zvogėlimin e atyre sasive me agjėrim, zvogėlohet edhe fuqia e tyre, deri sa nė anėn tjetėr, forcohet fuqia shpirtėrore. Sepse, sikur trupi qė e ka ushqimin e tij, edhe shpirti e ka ushqimin e tij. Ushqimi i trupit vjen nga poshtė, nga toka, kurse  ushqimi i shpirtit vjen nga lart, nga qielli. Ushqimi mė i mirė pėr tė ėshtė ai qė ėshtė zbritur nė Shpallje. Ushqimi mė i mirė pėr tė ėshtė Kur’ani. Kėshtu, nė ramazan trupi ndien uri, kurse shpirti ushqehet me bollėk – me ushqim tė ėmbėl, tė shijshėm dhe tė shėndoshė, qė i dhuron forcė dhe shėndet. Ashtu ėshtė edhe agjėrimi, si pjesė pėrbėrėse e atij ushqimi, forcon dhe kalit, e bėn mė tė aftė pėr detyrėn me tė cilėn ėshtė obliguar, ashtu sikurse angazhimi fizik dhe ushtrimet qė trupin e bėjnė mė tė fuqishėm dhe mė tė aftė pėr veprat tė cilat janė pėr tė. Sė kėtejmi, njeriu sidomos deri sa ėshtė nė duke agjėruar, duhet tė ketė kudjes qė shpirtit tė tij mos t’i servojė ushqim tė ndyrė, atė tė cilėn Allahu e ka ndaluar dhe e cila shpirtit i shkakton sėmundje.

Agjėrimi ėshtė i urdhėruar pėr tėrė njeriun dhe pėr tė gjitha organet e tij.

 

يا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُواْ كُتِبَ عَلَيْكُمُ الصِّيَامُ كَمَا كُتِبَ عَلَى الَّذِينَ مِن قَبْلِكُمْ لَعَلَّكُمْ تَتَّقُونَ .

“O ju bė besoni, iu ėshtė urdhėruar agjėrimi, ashtu siē iu ėshtė urdhėruar edhe atyre para jush!” (El-Bekara, 183.)

Kėtu nuk mendohet vetėm pėr besimtarėt nga ummeti i Muhamedit a.s., thonė dijetarėt, por ka tė bėjė edhe me njeriun si individė, me tėrė kėtė bashkėsi tė organeve tė cilėt e pėrbėjnė.

يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُواْ  - “O ju bė besoni!” – drejtimi ėshtė edhe pėr sytė, veshėt, duart, kėmbėt dhe gjuhėn ... Ēdo gjė e ka agjėrimni e vet: agjėrimi pėr sytė ėshtė qė tė mos shikojnė atė qė ėshtė e ndaluar; agjėrimi pėr vbeshėt ėshtė qė tė mos dėsgjojnė atė qė nuk duhet; agjėrimi pėr duart ėshtė qė ato tė mos kapin atė qė nuk ėshtė e lejuar; agjėrimi pėr kėmbėt ėshtė qė tė mos ecin atje ku nuk duhet; agjėrimi i gjuhės ėshtė qė tė mos fletė atė qė ėshtė e shėmtuar dhe tė mos pėrgojojė...

Kėshtu agjėron muslimani dhe ramazanin e konsideron rast tė jashtėzakonshėm  pėr tė ardhur deri te tė mirat.

 

مَنْ صَامَ رَمَضَانَ إِيمَانًا وَاحْتِسَابًا غُفِرَ لَهُ مَا تَقَدَّمَ مِنْ ذَنْبِهِ . {البخارى}

"Kush e kalon muajin e ramazanit nė agjėrim, duke besuar dhe duke llogaritur se pėr kėtė do tė shpėrblehet, do t’i falen tė gjitha mėkatet e mėhershme!”, thotė Muhammedi a.s.. Po kėtė e ka thėnė edhe pėr atė qė ėshtė duke bėrė ibadet dhe duke bėrė dhikr e kalon Natėn e Kadrit. Nė muajin e ramazanit Allahu i falė mėkatet njė numri tė madh muslimanėsh dhe pėr kėtė ramazani quhet edhe shehr’ul-gufran , muaj i faljes.

Duke i marrė parasysh kėto, muslimani gjatė ramazanit duhet t’i pėrkushtohet ēdo tė mire, tė prodhojė mirė, duke u pėrpjekur qė mos t’i ikė asnjė e mirė. Sidomos duhet pasur kujdes ndaj tė varfėrve, sepse njė prej kuptimeve tė agjėrimit ėshtė qė njeriu tė shkojė drejtė tė menduarit pėr atė qė nuk ka ushqim tė mjaftueshėm, fėmijėt e tė cilit kanė uri, qė te ai tė zgjohet ndjenja e solidaritetit me tė. Muhammedi a.s. thotė: “Allahu dikujt prej nesh ia kultivon kafshatėn e bukės apo hurmėn, tė cilėn e ka dhėnė si sadakė, ashtu si dikush nga ju qė e kultivon njė deve tė vogėl, dhe kjo bėhet sa njė malė e madhe!”

Gjatė ndarjes dhe dhėnies sė sadakės duhet pasur kujdes dhe duhet ruajtur dinjiteti i atyre tė cilėve iu jepet sadaka. Muhammedi a.s. ka thėnė:

إنََ اللهَ يُِحبُّ إذا عَمِلَ أَحَدُكُمْ عَمَلاً أَنْ يُتْقِنَهُ.

"Allahu dėshiron qė kur dikush prej jush tė punojė diēka, qė kėtė ta bėjė nė mėnyrėn mė tė mirė!”

Kėshtu, sipas Tirmidhiut, ai njėherė shkoi ta vizitojė vajzėn e tij Fatimen dhe e gjeti se si e farfumos njė monedhė tė farkuar (dirhem). Kur e pyeti se ē’po bėn, ajo i tha se kėtė monedhė dėshiron ta jepė pėr sadakė. Ai i tha asaj: “Bukur, por pse po e lyen me parfum?” Ajo tha: “Kam dėgjuar prej teje se paraja e cila jepet si sadakė bie nė dorė tė Allahut mė para se nė dorė tė atij qė i ndahet, dhe dėshiroj qė ky dirhemi im tė bie nė dorė tė Allahut i parfumosur.”

Ēdo vepėr e bėrė nė kėtė botė merrė formė tė caktuar nė Ahiret dhe njeriu me kėtė vepėr do tė takohet. Mėsimi i Kur’anit, pėr shembull, do tė merrė formėn e krijesės sė bukur tė Allahut me tė cilėn njeriu atje do tė shoqėrohet. Pėr kėtė arsye ėshtė sidomos e mirė qė gjatė ramazanit tė lexohet sa mė shumė Kur’an, tė pėrsėriten ato fjalė tė cilat i ka pėrsėritur Qenia e Lartėsuar, dhe tė bėhemi pjesė e asaj pėrmbajtjeje, tė bėhet pėrpjekje tė thithet nė vete, nė mėnyrė qė ai tė na pėrshkojė.

Nuk duhet lėshuar rastin qė ditėt e ramazanit tė kalojnė e qė Allahut mos t’i drejtohet dua. Muhammedi a.s. gjatė ramazanit ka bėrė mė shumė dhikr, mė shumė kohė kalonte nė ibadet dhe netėt i kalonte zgjuar, mė shumė ndante sadakė, por mė shpesh edhe dua lexonte. Duatė duhet shtuar sidomos para iftarit dhe syfyrit, sepse kėto janė ēaste tė veēanta. Ėshtė mirė qė duaja tė pėrfundojė me salavat.

Ramazani ėshtė jetė e pėrmbushur me frymė, i pasuruar me domethėnie tė thella dhe muslimani duhet tė merrė sa mė shumė pjesė nė tė.

 

Pėrktheu: NI