Le tė jetė nga ju njė grup qė  thėrret nė atė qė ėshtė e dobishme, urdhėron pėr punė tė mbara dhe ndalon nga e keqja

 

BIBLIOGRAFIA

NEXHAT IBRAHIMI

Emri 

E-mail 

Mesazhi

 

 

Muhamme Salih Munexhid

 

Disa pėrgjigje rreth pendimit tė vjedhjes, plaēkitjes, kamatės, ryshfetit dhe pasurisė haram!

 

 

Pyetja: - Si tė pendohet vjedhėsi?

Nėse sendi i vjedhur gjendet tek ai e kthen te pronari i saj. E nėse ėshtė harxhuar, prishur ose ka mangėsi nė vlerėn e tij gjatė pėrdorimit, duhet t'ua kompensoj pėrvec nėse ia falė.

 

- Ndjej vėshtersi tė mėdha kur ballafaqohem me ata qė i kam vjedhur. Nuk mund t'u tregoj e as t'u kėrkoj falje. Si tė veproj?

Nuk ėshtė keq tė kėrkosh ndonjė rrugė me tė cilėn do ta zbutėsh ngrutėsinė tėnde kur takohesh me ta. Shembull. Pėrmes dėrgimit te gjėrave tė tyre me ndonjė person tjetėr duke kėrkuar tė mos pėrmendet emri yt ose me anė tė postės. Mund t'i lėsh, gjithashtu, fshehurazi tek ata, ose tė pėrdorėsh ndonjė truk dhe tė thuash se ky ėshtė haku juaj qė ka qenė te njė person i cili nuk dėshiron t'i pėrmendet emri. Me rėndesi ėshtė t'u kthehet pronarėve haku i tyre. Kam pas vjedhur me parė nga babai fshehurazi.

 

- Tani dėshiroj tė pendohem, por nuk e di se sa kam vjedhur saktėsisht, dhe me vjen vėshtirė t'i dal karshi?

Pėrafėrsisht duhet ta vlerėsosht pasurinė e vjedhur dhe po atė vlerė tė hollash lejohet t'ia ktheshė babait tėnd, fshehurazi ashtu sic ia ke marrė. Kam vjedhur nga njerėzit pasuri tė ndryshme e tash jam penduar tek Allahut, po unė nuk i di adresat e tyre. Duhet t'i kėrkosh sa tė mundshe dhe tė kesh kohė. Nėse i gjen ua kthen dhe e falenderon Allahun. Por nėse ka vdekur pronari, pasurinė t'ua ktheshė trashegimtarėve tė tij. E nėse nuk i gjen pėrkundėr pėrpjekjes tėnde tė madhe, atėhere jepe sadakė nė zėvendėsim tė tyre dhe bėje nijetin pėr ta, edhe pse janė jomusliman, sepse Allahu nėse s'u jep nė ahiret i shpėrblen nė dynja. Kjo ēėshtje ėshtė shumė e afėrt me rastin qė e cekė Ibni Kajjimi nė librin e tij "Medarixhus - salikin" (gradacionet e besimtarėve), se njėri ka vjedhur nė armatėn e muslimanėve. Pas njė kohe ai pendohet dhe e kthen atė qė e ka vjedhur para gjeneralit tė ushtris, por ai nuk e pranoi. Ai tha: "Si unė ta pranojė kur nuk di se si t'ua kthejė ushtarėve haqet e tyre pasiqė ata janė kthyer?" I penduari shkon te njė dijetar i quajtur Haxh-xhaxh bin Shair dhe kėrkon fetva prej tij. Ai iu pėrgjigj: "O njeri, Allahu i njeh ushtarėt dhe i di emrat e tyre. Njė tė pesten e pasurisė ndaje pėr buxhetin ushtarak, kurse tjetren jepe sadakė nė emėr tė tyre, se Allahu do t'i shperblejė pėr tė". Ai ashtu veproi. Kur dėgjoi Muaviu tha: "Sikur ta jepja unė ketė pėrgjigje, do tė mė ishte mė e dashur se gjyshma e pasurisė sime."

 

- Ua kam vjedhur pasurinė disa jetimėve, pastaj kam bėrė tregti dhe kam fituar prej tyre. Kjo pasuri ėshtė shtuar disa herė. Pastaj iu frikova Allahut dhe u pendova pėr atė qė kam bėrė. Si mė pranohet teubeja?

Dijetarėt Islam kanė mendime tė ndryshme rreth kėsaj qėshtjeje. Mendoj se mendimi mė i afėrt ėshtė ai i cili thotė se pyetsi e ka pėr detyrė t'ua kthejė kapitalin jetimėve dhe tė shtoj gjysmėne fitimit. Atėherė do tė konsiderohet me ta ortak nė fitim kurse kapitali u mbetet atyre.

 

- Kam blerė njė veturė me tė holla tė cilat gjysma ishin fituar hallall e gjysma haram. Vetura gjendet ende tek unė. Si tė veprojė?

Kush blenė njė send qė nuk ndahet, si shtėpia ose veturė me pasuri gjysma nga hallalli e gjysma nga harami, ai duhet tė ndaj nga pasuria tjetėr nė masė tė haramit dhe ndanė sadakė pėr pastrimin e pasurisė. Nėse kjo pjesė e pasurisė sė fituar haram ėshtė hak i tjetėrkujt, duhet t'ua kthejė atyre me tė njejtėn vlerė siē u sqarua mė parė.

 

- Cka bėhet me njė pasuri e cila ėshtė fituar nga harami apo kur ėshtė pėrzier me pasuri hallall?

Kush bėn tregti me mall haram, duke ia ditur vendimin atij, e pastaj pendohet, fitimin e kėsaj tregtie tė ndaluar ta japė nė vend hallall edhe atė me qėllim tė pastrimit e jo me qėllim tė sadakasė, sepse Allahu ėshtė i pastėrt dhe e do tė pastėrtėn. Nėse malli haram pėrzihet me mall tjetėr, siē ėshtė rasti mė dyqynxhiun i cili shet alkool sė bashku me mallin tjetėr, ai duhet ta vlerėsoj ketė pasuri haram me njė ēmim tė pėrafėrt he t'i nxjerrė ato tė holla nė atė mėnyrė qė mendja t'i anoj se e ka pastruar mallin e tij nga harami. Allahu do t'i japė fitim mė tė mirė, sepse Ai ka mjaftė pėr besimtarėt. Nė pėrgjithėsi, kush ka pasuri haram dhe do tė pendohet, nėse kur e ka fituar pasurinė ka qenė jomusliman, nė momentin e teubes nuk obligohet ta nxjerrė atė, sepse Pejgamberi a.s. nuk i obligoi sahabėt kur u bėnė musliman tė nxjerrin pasurinė qė kanė fituar me haram. Por, nėse ka qenė musliman kur e ka fituar pasurinė nga harami dhe ka qenė i vetėdijshėm pėr kėtė, atėhere ai, po tė pendohet duhet ta nxjerrė nga pasuria e tij atė qė ėshtė haram.

 

- Kam pasur pasuri tė marrė nga kamata, por unė e kam harxhuar tė tėrėn, ashtu qė nuk ka mbetur gjė prej saj. Tani unė jam penduar. Si tė veprojė?

Nuk ke kurrėfar detyre pėrpos teubes drejtuar Allahut tė Madhėruar, pendim tė sinqertė. Duhet ta dishė se kamata ėshtė gjė e rrezikshme. Allahu urdhėron nė Kur'an tė luftohet, ai qė merr kamatėn. Derisa pasuria jote nga kamata ėshtė harxhuar krejtėsisht, atėherė nuk ke nė kėtė pikėpamje kurrėfar obligimesh.

 

- Njė njeri ka marrė ryshfet, pastaj Allahu e udhėzoi nė rrugė tė drejtė. Cfarė tė bėjė me pasurinė qė ka marrė nga ryshfeti?

Ky person ka mund tė marrė ryshfet nė dy mėnyra: 1. Ose ka marrė ryshfet nga ndonjė qė ka qenė i detyruar ta japė ketė, qė tė arrijė deri tek e drejta e tij, sepse nuk ka pasur tjetėr rrugėdalje pėrveē ryshfetit. Ne ketė rast i penguari duhet t'ia kthejė pasurinė atij qė ia ka marrė, sepse kjo pasuri llogaritet si pasuri e plaēkitur dhe se ai qė e ka dhėnė ka qenė i detyruar ta bėjė kėtė. 2. Ose ka marrė ryshfet nga ndonjė edhe ai merr ryshfet qė nėpėrmjet tij t'i arrij disa qellime qė nuk janė e drejtė e tij. Atij nuk i kthehet ajo qė i ėshtė marrė por i penduari pastrohet nga kjo pasuri e ndaluar dhe e shpėrndanė nė vende tė nevojshme, si fukarave pėr shembull. Gjithashtu ai duhettė pendohet nga veprimi qė u ka shkaktuar dėme atyre qė ua ka marrė tė drejtat.

 

- Kam bėrė punė tė ndaluar e pėr to kam marrė tė holla. A jam e detyruar pasi qė jam penduar t'ua kthejė tė hollat atyre qė m'i kanė dhėnė?

Personi i cili bėn punė tė ndaluara ose bėn shėrbime tė ndaluara dhe pėr to merr tė holla, nėse pendohet, duhet tė pastrohet nga ajo pasuri, por nuk duhet t'ia kthej atyre qė ua ka marrė. Zinaqarja e cila merr tė holla pėr zina, nėse pendohet ato tė holla nuk ia kthen zinaqarit. Kėngėtari, i cili merr tė holla nga kėngėt e pandershme, po tė pendohet nuk ia kthen ato pronarit. Shitėsi i alkoolit ose i drogės nuk ia kthen tė hollat tek ataØqė ua ka shitur, nėse pendohet. Dėshmitari i rrejshėm i cili merr ryshfet, nuk ia kthen tė hollat atij qė e ka pėrdorur si dėshmitarė tė rrejshėm. Shkak pėr tė ėshtė se nėse i penduari ia kthen pasurine e ndaluar mėkatarit, prej tė cilit edhe e mori, atij i dyfishohet levėrdia. Kjo nėnkupton se ai po i ndihmon pėr t'i bėrė edhe mė tej mėkat Allahut, andaj duhet tė pastrohet nga ajo pasuri. Ky ėshtė edhe mendimi kah anon Ibn Tejmij dhe nxėnėsi i tij Ibn Kajimi.

 

Shkėputur nga libri: "Dėshiroj tė pendohet por...."

 

Burimi: http://www.ekonomia-islame.com/011.html