|
Ligjeratė e mbajtur nė Kongresin pėr Bashkėjetesė
dhe zgjidhje tė tensioneve ndėrfetare nė
vendet Arabe. Mbajtur mė 24.03.2000.
INKUADRIMI I FESĖ NĖ ZGJIDHJEN
E KONFLIKTIT POLITIK
NĖ EMĖR TĖ ALLAHUT, MĖSHIRUESIT, MĖSHIRĖBĖRĖSIT
Lavdi i takon vetėm All-llahut, lutjet dhe paqja
qofshin pėr Pejgamberin e Tij tė zgjedhur dhe pėr tė gjithė pejgamberėt tjerė tė
tij.
Zotrinjė dhe zonja
Ndonėse mendova gjėrė e gjatė nė lidhje me fjalėt
(termet) stil dhe politikė, nuk gjeta ndonjė ndryshim kuptimor mes tyre, sepse
qė tė dyja specifikojnė pėrcjellje tė njė metode tė caktuar pėr tė arritur te
qėllimi. Politika, megjithatė, nė ditėn e sotme mund tė specifikohet mė tepėr,
shkaku se ka arritur shkallėn e njė shkence qė mund tė studiohet. Shpesh herė
pėr tė pėrdoret definimi: "Arti pėr intrigim dhe mashtrim tė tė tjerėve". Fjala
"politikė" ose "politikan" nė kuptim tė pėrgjithshėm nuk do tė thotė thjesht
aftėsi pėr qeverisje. Qė tė dy fjalėt aludojnė nė njeriun dinak dhe politikanin
oportunist.
Nga kjo pikėpamje duhet dalluar qėndrimin e fesė
(nga aspekti si fe) pėrsa i pėrket politikės, dhe qėndrimi i politikės ndaj
fesė.
Sė pari do tė jetė mirė qė tė njohtohemi me
kuptimin enciklopedik dhe krahasimor tė fjalės Fe.
Fjala Fe (nė kuptim tė pėrgjithshėm) pėrfshin
kuptimin: Nėnshtrim (bindje) absolut ndaj Pronarit absolut, duke patur parasysh
se nėnshtrimi (apo pėrulja, bindja) padyshim se paraqet adhurim dhe se Pronari
absolut natyrisht ėshtė All-llahu. Jam mė se i sigurtė se ky definim pėrfshin tė
dy fetė: Islamin dhe Krishterizmin. Pra, Feja ėshtė zbatim doktrinor dhe sjellje
ndaj asaj qė kėrkon vetė identiteti njerėzor, pra tė qenurit rob i All-llahut tė
Madh dhe Fuqiplotė. Me fjalė tė tjera, Feja ėshtė praktikim i njeriut pėr
robėrim ndaj All-llahut nėpėrmjet sjelljeve vullnetare ( tė padetyrueshme),
ashtu sikur qė ėshtė bėrė si rob qė rezulton nga realiteti i domosdoshmėrisė.
Duke qenė nėn pushtetin e kėsaj tė vėrtete Feja
ėshtė njė, por gjykimet njerėzore (duke mos marė parasysh masėn e arsyetimeve tė
tyre) bėnė qė Feja tė shėndrohet nė fe tė shumėnumėrta… Pėr sa i pėrket kėsaj,
kuptim i rėndėsishėm ėshtė ajo se feja nė jetėn e njeriut ėshtė kėrkesė
qėllimore dhe e vėrtetė stabile. Pra, Feja nuk ėshtė mėnyrė pėr arritje tė
ndonjė qėllimi, stil apo politikė pėr realizim tė ndonjė qėllimi. Politika – nėn
pushtetin e neokolonializmit ekonomik, kulturor dhe civilizues – ėshtė
transformuar sot nė art tė mashtrimit. Poashtu ėshtė edhe art i stileve joshėse
qė ēojnė nė kurth. Artet e tilla pėrdoren si instrumente nė duart e pakicės sė
fortė lakmuese pėr tė dominuar shumicėn e dobėt. Ky realitet i hidhur dhe i
tmerrshėm servohet nėn amblemėn e Sistemit tė Ri Botėror, e pėrcjellur nga
simboli i Globalizmit!.
Mashtrimi politik qė shfrytėzohet sot, qėllimi i tė
cilit ėshtė realizimi i kėsaj aspirate, pėrdor stile nga mė tė ndryshmet tė
cilat pikė prekėse kanė metodologjinė e gjėrė qė buron nga politika e pėrēarjes,
forcave ndarėse dhe inicon kategoritė e njė shoqėrie kundėr njėra-tjetrės. Vegla
mė e vlefshme dhe arma mė e rrezikshme qė shfrytėzohet pėr kėtė qėllim natyrisht
ėshtė sajimi (trillimi) i ndjeshmėrive sektare (fraksionale), ringjallja e
konflikteve racore dhe ngjallje tė kėndvėshtrimeve dogmatike.
Le tė shqyrtojmė, nė lidhje me kėtė, pohimin e njė
hulumtuesi perėndimor hebrej, Bernardo Leėis, ku nė librin e tij tė titulluar
Lindja e Mesme dhe Perėndimi thotė: "Faktikisht, ishte e pamundur qė regjioni
Arab t’i bashkangjitet (shtohet) Perėndimit, pėrveē se me anėn e pėrēarjes dhe
ndarjes sė tij. Sikur cilit do qoftė politikan botėror t’i jepej detyra e
bashkangjitjes sė kėtij regjioni me Perėndimin, ai nė tė vėrtetė nuk do tė
zgjedhte ndonjė stil tjetėr pėrveē se atė tė zgjedhur nga Perėndimi, qė dmth.
pėrēarja e regjionit me turbulenca sektare, ndarje sociale dhe kulturore,
shpikje tė diferencave dhe konflikteve, ekspanzion i ēėshtjeve tė pazgjidhura
kontroverze dhe nė dhėnie tė rėndėsisė sė egzagjeruar (tepruar) kėtyre
ēėshtjeve. Ata tė cilėt mundohen qė me mish e me shpirt ta realizojnė kėtė,
zemėrohen kur janė dėshmitarė tė paqes qė mbizotėron mes bloqeve, e kėnaqen me
pamjet e pėrleshjeve qė shpėrthejnė mes tyre, pėrderisa ai qė beson se Perėndimi
nuk ka tė bėjė asgjė me inicimin e kėtyre turbullirave, natyrisht qė ose e
mashtron veten ose ėshtė i mashtruar."
Por ne asnjėherė nuk besojmė atė, pėr dallim nga
arsyetimi i hulumtuesit Britanez Hebrej – kur ai pėrpiqet tė na detyrojė ta duam
paqen dhe t’i zgjedhim ēėshtjet e pėrleshjeve tė cilat Perėndimi vazhdimisht i
nxeh pėr tė vetmin pasion tė tij – qė tė jemi pėr paqen e pėrkrahur nė formėn qė
sot e kėrkon Izraeli. Por dėgjuesi Arab i menēur nga fragmenti i lartėpėrmendur
duhet tė zgjedh pohimin qė paraqet pjesėn kruciale dhe esencėn e kėtij fragmenti
dhe tė largohet nga qėllimi nė tė cilin hulumtuesi synon.
* * *
Pasi qė i pėrcaktuam kėto fakte, ėshtė e qartė se
Feja, qė ėshtė kėrkesė dhe synim, ėshtė shumė mė superiore se politika, e cila
paraqet instrument dhe strategji. Kjo na sqaron njė gjė, se logjika e realitetit
kėrkon shfrytėzimin e politikės nė shėrbim tė Fesė. Nė asnjė mėnyrė nuk kėrkon
shfrytėzimin e Fesė nė shėrbim tė mashtrimeve dhe hileve politike.
Poqese pasuesit e njė Feje janė tė sinqertė nė
pėrkrahjen e saj, atėherė Feja do tė ishte mjeti mė i fortė pėr ribashkim,
krijim tė bashkėjetesės dhe bashkėpunimit, si dhe tejkalim i faktorėve tė
pėrēarjes dhe konfliktit. Pėr mė tepėr, fetė e shumta (nėse ekziston sinqeriteti
nė pranimin e tyre) as sa njė grimcė nuk rezulton nė prishje tė autoritetit tė
tij tė gjerė, ose tė shkatėrrojė ndonjė nga fshehtėsitė e veta qė zhvillon njė
mirėbesim tė vėrtetė tė bazuar nė pėrkrahjen e sinqertė tė saj, pėr shkak se
shtylla e vetme pėrfshirėse e Fesė ėshtė e zonja tė tejkalojė kundėrshtimet
(polemikat) nė situatat dhe ēėshtjet e veta.
Pra, Feja, do tė duhej tė shkaktojė qė shpirtėrat e
sinqertė tė pasuesve qė pėrfaqėsojnė atė rol efektiv, tė tejkalojnė politikėn e
pėrēarjes, ndarjes dhe veglave qė shpenzojnė mund. Ajo poashtu do tė duhej tė
ishte aq e fortė sa tė mund t’i ribashkonte pasuesit e saj pėrballė orvatjeve
pėr tėhuajėsim qė praktikohen ditėn e sodit, ashtu sikur qė ishte nė kohėn e
paraardhėsve tė tyre nė tokat e Shamit kur ata nė tė kaluarėn u ndeshėn ballė
pėr ballė me kryqėzatat… Unė mund tė them: "Kjo do tė duhej tė ishte realizuar,
sikur ata qė sot emėrohen Islamistė tė mos bėnin politizimin e Islamit dhe sikur
pjesa dėrrmuese e Krishterėve tė mos anonin kah politika e tėhuajėsimit
(largimit).
Do tė desha qė sė pari ta qartėsoj kuptimin e
politizimit tė Islamit, me qėllim qė tė mos e bėj tė paqartė( tė dykuptimtė) atė
qė dua ta them (edhe pse jam kundėr saj) me atė nė tė cilėn besoj, ta nxjerr nė
dritė dhe t’i thėrras tė tjerėt nė tė. Nuk ka dyshim se dispozitat e Sheriatit
Islam i pėrfshinė ato qė sot emėrohen regjime kushtetutare, relacionet nė mes tė
popullit dhe pushtetmbajtėsit si dhe relacioni nė mes Shtetit Islam dhe tė
tjerėve, si nė paqe ashtu edhe nė luftė.
Nė pajtim me kėtė, Islami nė sistemin e tij
pėrfshin Fenė dhe shtetin. Librat e qė kanė tė bėjnė me sistemin politk
Al-Akham al-Sultaniyah si qė mė parė quheshin) janė tė begatshme nė sqarim
tė kėtij detaji.
Karakteristika e kėtillė nė Islam asnjėherė nuk do
tė paraqitet qartazi pėrderisa nuk lejohet qė tė sundojė Islami dhe qė gjykimet
e tija tė bėhen operative. Por, kur jemi te faza e davetit (thirrjes) dhe te
ndėrmarrja e metodave pėr kuptimin dhe bindjen qė ky sistem tė zbatohet nė
shoqėritė Islame, duhet thėnė se mu kjo ėshtė faza nė tė cilėn veprojn
"Islamistėt" apo Xhematet (grupet) Islame. Por, garanca parimore qė pėrpjekja e
tyre tė jetė e suksesshme, konsiston nė atė qė ata superioritetin duke u marrė
me punėt e davetit (thirjes) tė mos e pėrziejnė me dredhimet (zig-zaget)
politike qė paraqiten para tij si dhe tė jenė larg ambicjeve politike qė
paraqiten pėrgjatė pėrpjekjes pėr tė ardhur nė pushtet… Pėr fat tė keq kjo ėshtė
pikėpamje pėr tė cilėn shumica e Muslimanėve deri mė tani nuk janė bindur. Pėr
kėtė shkak, termi i Thirrjes Islame, duke u bazuar nė aktivitetet e tyre,
interpretohet si formim i lėvizjeve politike qė pėr qėllim kanė arritjen deri nė
tronin e pushtetit. Pra, kjo ėshtė ajo nė ēka unė implikoj kur them politizim i
Islamit, pėr tė cilin term mė i pėrshtatshėm do tė ishte termi politizim i
Thirrjes Islame.
Dy dobėsi serioze pengojnė kėtė metodologji:
E para paraqet faktin se apsiratat politike pėr
tronin e pushtetit pashmangshėm shkaktojnė qė bartėsit e kėsaj aspirate tė
anojnė nė kėto apo ato trende politike, gjė qė domosdo do tė shkaktojė
antagonizma ose konflikt me trendin tjetėr. Pėr mė tepėr, dihet shumė mirė se
shkollat politike nė rajonin tonė janė tė ekspozuara forcave tė jashtme qė
fshehurazi mund tė depėrtojnė nė to, t’i kontrollojnė dhe t’i drejtojnė sipas
interesit tė tyre edhe poqese ato force nuk kanė mundėsi t’i fusin nėn kontroll.
Atėherė do tė kishte qenė shumė lehtė pėr forcat e jashtme qė kundėrshtimet mes
atyre shkollave t’i shėndrojnė nė grindje dhe pėrēarje mosmarrėveshje, dhe do tė
ishte shumė lehtė pėr ato forca qė ta shfrytėzojnė kėtė mosmarrėveshje pėr tė
hapur njė dritare me qėllim tė pėrvidhjes dhe plaēkitjes sė ēka do qoftė nga tė
drejtat dhe pasuritė tona, varėsisht nga ajo se ēka u duket e dobishme… Por, e
shoh se pėr shkak tė faktit mirė tė njohur , forcat Islame qė marin pjesė nė
kėtė konflikt do tė transformohen nė pjesė pėrbėrėse nė brendi tė kėtij aparati,
ku nuk do tė kryejnė as sa njė lėvizje mė tė vogėl vullnetare tė vlershme, por
do tė lėvizin automatikisht sė bashku me pjesėt tjera tė kėtij aparati.
Realiteti qė kemi para syve tona paraqet dėshminė mė evidente pėr kėtė.
Dobėsia e dytė ėshtė ajo se aspiratat e tilla
politike do t’i transformojnė ata qė punojnė nė fushėn Islame nė grupe tė
ndryshme, larg njėra tjetrės, me anė tė mjeteve dredhore politike tė ndryshme po
edhe kontradiktore. Sa i madh qė ėshtė numri i atyre qė e shohin realitetin e
Islamit dhe ēuditen se si ky realitet nė tė kaluarėn i bashkoi arabėt me
mirėsjellje dhe bashkėpunim serioz, ndėrsa sot vetė Islami u bė shkak i
shpėrbėrjes dhe shkatėrrimit tė kėsaj lidhjeje nė copė e grimė.
Por ai qė mendon thellė e thellė, do tė kuptojė se
Islami si fe nuk ka ndryshuar. Ai ka qenė dhe ende ėshtė ai qė i mban
komponentet e unitetit dhe riunitetit. Nė tė kaluarėn dhe sot Islami bashkon dhe
kujdeset pėr shoqėrinė me tė gjithė sektet dhe kategoritė; fakt i dėshmuar nga
shekujt e zgjatur dhe koha e artė e civilizimit Islam. Por, tė huajt janė
pėrvidhur dhe kanė pėrēarė. Sikur tė mos kishte politizim qė asimilonte Thirrjen
Islame, tė huajt nuk do tė mund tė pėrvidheshin dhe ta dezintegrojnė metodėn e
tij tė njėshme nė rrugė tė ndryshme tė ndara tė cilat vėzhguesit do t’i lenin
pėrshtypje tė shkollave nė ēėshtje Islame, por tė cilat nė tė vėrtetė janė rrugė
politike.
Pėrpjekjet e Perėndimit, qėllimi i tė cilit ishte
ndarja e njėshmėrisė sė Islamit nė shkolla Islame divergjente, kanė dėshtuar.
Ato poashtu kanė dėshtuar nė ringjalljen e grupeve tė varrosura, qė triumfuan
dhe u shuan para se tė merr fund epoka e artė e civilizimit Islam. Nė vend tė
kėsaj, pionierėt e kėtyre pėrpjekjeve gjeneruan politizimin e lėvizjeve tė
Thirrjes Islame. Me fjalė tė tjera, ata zėvendėsuan atė qė nuk arritėn ta bėjnė,
me orientim( drejtim) tė Islamistėve larg ēėshtjeve tė Thirrjes Islame – siē
janė lidhja me Islam, futja e tij nė zemrat e tė tjerėve dhe ē’rrėnjosjen e
dyshimeve qė mund tė kenė pasoja – dhe u pėrpoqėn t’i zėvendėsojnė ato me
aktivitete politike Islame. Lidhjet e udhėheqėsve politik, nė mėnyrė direkte apo
indirekte, me gjeneruesit e mashtrimeve politike nė Perėndim qė depėrtojnė nė
Lindjen e Mesme, shkaktuan qė aktivitetet e Islamistėve, ēkado qofshin ato
aktivitete, tė vihen nė funksion tė influencės (joshjes) Perėndimor. Nėse bėjmė
vlerėsim tė kėndvėshtrimeve antagoniste tė intelektualėve Islam, tė formave tė
egzagjerimit( teprimit) tė cilat Islami nuk i njeh, tė shkollave qė akuzojnė
njėra – tjetrėn pėr mosbesim dhe tė diversiteteve tė ndryshime si dhe
qėndrimimeve urrejtėse joislame nė emėr tė Islamit, qė paraqiten kėtu e aty, nga
ithtarėt e nė drejtim tė pėrkrahėsve tė feve tjera, duhet patur parasysh se
gjithė situatat e tilla janė pjellė e rėnies sė shumė aktiviteteve organizuese
Islame nėn influencėn e politikės Perėndimore. Kjo influencė, nuk do tė mund tė
zgjerohej, dhe lėvizja "Islamistėve" dhe aktiviteti i tyre tė zgjatej sikur kėto
tė mos kishin zbritur nga pozita e lartė e davetit (thirjes) ne fushėn e
betejave tė komplikuara politike.
* * *
Ende kam pėr tė thėnė njė deklaratė tė shkurtėr
finale nė lidhje me Krishterėt qė janė tė kėnaqur me pėrgjigjen e tyre ndaj
politikės sė tėhuajėsimit. Supozoj se kėto tė Krishterė i janė besnik
Krishterizmit tė tyre dhe krenarė me fenė e tyre. Nė kėtė rast, unė mund tė
them: sikur Perėndimi tė kishte qenė i interesuar pėr fenė nė nivelin politik
dhe udhėheqės, do tė thosha se politika e tėhuajėsimit, nė tė cilėn politikė
anojnė disa Krishterė, ndoshta nuk do tė kishte rezultuar negativisht pėr fenė e
tyre. Pėrkundrazi, ajo do t’u ndihmonte qė ta mbėrthejnė fenė mė fortė dhe t’i
jenė edhe mė besnik asaj. Por, krijuesit e politikės Perėndimore nuk janė tė
interesuar pėr fenė si fe. Pėrkundrazi, ata e zgjedhin rrugėn e sakrifikimit tė
cilėsdo fe, mundimit me mish e me shpirt pėr eksploatim tė institucioneve mė tė
mėdha Fetare Krishtere nė botė dhe kontrollimit tė tyre pėr interesat dhe
mendjelehtėsitė personale tė tyre.
Pėr Perėndimin nuk do tė ishte domethėnėse
preferenca qė do t’ia bėnte gjysmės sė Botės sonė Arabe ndaj tjetrės, pasiqė nuk
do tė donte tė mban barrėn e pėrkujdesjes sė cilėsdo nga tė dyjat. Interesi i
saj ėshtė goditja e tė dyja palėve njėra me tjetrėn, duke mos marė parasysh
palėn e mundur, cilado qoftė ajo, pėrderisa Perėndimi i pėrfiton pėrparėsitė qė
rezultojnė nga zėnka e kėtyre palėve.
ēdokush mund ta detektojė tė vėrtetėn e kėsaj qė
them poqese ai / ajo lexon raportin sekret tė Kėshillit Nacional Amerikan tė
Sigurisė tė publikuar mė 1991, dhe poashtu kush e lexon "Kush i mbron tė
Krishterėt nga Arabėt" nga Viktor Sehab mund tė merr mė tepėr detaje dhe dėshmi.
Pra, si pasojė e kėsaj, Ummeti ynė duhet tė kėrkojė
imunitet (strehim) pėrbrenda mburojės sė Fesė sė vetė dhe tė krijon njė barierė
nga brumi i vet, me qėllim tė mbrojtjes sė vetė nga dėshirat e cilitdo tė huaj.
Poqese tė gjithė janė tė sinqertė nė besimin e tyre nė All-llah dhe t’u
pėrmbahen mėsimeve dhe udhėzimeve tė Tia, shumėsia nė mes shkollave tė devotshme
qė lartėsohen dhe qė sinqerisht punojnė duke shpresuar qė All-llahu tė jetė i
kėnaqur me ta dhe qė i kryejnė detyrat dhe obligimet, asnjėherė nuk do tė
turbullojnė unitetin, tė njollosin ndjenjėn e zemėrmirėsisė qė i bashkon
kategoritė e tij apo t’i largojė nga bashkėpunimi.
Me leje nga:
http://www.asr.com.mk/
|