|
Seid Ramadan El-Buti
KAPE VĖLLAUN TĖND PĖR DORE DHE FUTE NĖ XHEN-NET
Lavdi dhe falėnderimet i takojnė vetėm All-llahut, lavd i cili shton begatitė e Tija dhe i bėn tė mjaftueshme mirėsitė e Tij. Zoti Ynė, Ty tė takon falėnderimi ashtu siē e meriton Madhėria Yte dhe sundimi i Madhėrisė Tėnde, pa tė meta je, nuk arrijmė qė t’i numėrojmė lavdėrimet pėr Ty ashtu siē i ke bė Ti pėr vetėveten Tėnde. Deklaroj se s’ka Zot pėrveē All-llahut xhel-leshanuhu qė ėshtė Njė dhe i pashoq, poashtu deklaroj se Muhammedi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ėshtė i Dėrguari, i zgjedhuri dhe i afėrmi i Tij. Mė i miri prej gjithė pejgamberėve tė cilin e dėrgoi All-llahu pėr tė gjithė botėn pėrgėzues dhe pėr t’ua tėrhequr vėrejtjen njerėzisė. O Zot, dėrgoi pėrshėndetjet tona tė pėrzemėrta dhe tė sinqerta Muham-medit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem dhe familjes sė tij, pėrshėndetje tė pėrhershme dhe tė pandara deri nė Ditėn e Gjykimit. O ju besimtarė, ju kėshilloj juve dhe veten time qė ėshtė mėkatare qė t’i kemi drojė All-llahut xhel-leshanuhu.
O robėt e Zotit:
Me tė vėrtetė prej llojeve mė tė poshtėra tė gėnjeshtrės, dhe prej llojeve mė tė kėqia tė krimit ėshtė ta cilėsosh Islamin si Fe qė pėrdor dhunėn, kurse Feja islame ėshtė sendėrtuar me mirėsi ashtu siē e ka cilėsuar Pejgamberi ynė. Si ėshtė e mundur qė Islami tė cilėsohet me ngurtėsi dhe vrazhdėsi kur Islami ėshtė shtyllė e karakterit njerėzor, siē ka thėnė Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem nė njė hadith: “Me tė vėrtetė jam i dėrguar qė ta pėrsosi moralin”. Si ėshtė e mundur qė Islami tė pėrshkruhet si Fe e dhunės kur e dimė se ēfarė ndodhi gjatė historisė me popujt e juglindjes sė Azisė dhe njerėzve tė Spanjės tė cilėt e deshtėn dhe u drejtuan kah Islami duke qenė nė paqe. S’ka dyshim se ata e deshtėn atė (Islamin) vetėm se te ai gjetėn kėto veēori tė mėdha njerėzore, dhe m’u pėr kėtė ata e pėrqafuan dhe e bėnė tė sinqertė besimin dhe qėndrimin e tyre pėr hir tė kėtyre veēorive qė shkėlqenin nė vetė Fenė islame. E nėse sot ndodh qė muslimanėt tė jenė larguar nga mėsimet e Islamit dhe kundėrshtojnė shumė parime prej parimeve tė Fesė ajo ėshtė ēėshtje qė kthehet te vetė muslimanėt. Njeriu qė ka mendje tė shėndoshė nuk duhet tė dėnojė Islamin i cili ka zbritur prej All-llahut xhel-leshanuhu i pastėr dhe pa tė meta, pėr shkak tė kundėrshtimit tė disa muslimanėve qė ia bėjnė Islamit.
Vėllezėr tė dashur!
Nėse u kthehemi mėsimeve tė Librit tė All-llahut xhel-leshanuhu dhe kėshillave a porosive tė Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem do tė kostatojmė se ata janė ushqim pėr njerėzimin dhe qė shtyejn muslimanin pėr tė qenė i sjellshėm ndaj gjithė njerėzimit. Mėsimet Islame porosisin qė njeriu tė jetė shoqėrues, tė pėrfitojė zemrat e njerėzve duke tregua mirėsi, tolerance dhe afrim.
Kėto janė mėsimet e Fesė sonė, kėto janė kėshillat e All-llahut xhel-leshanuhu nė Librin e Tij fisnik dhe kėto janė kėshillat e Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem pėr ne.
Vėllezėr tė mi!
Dėgjoni kėto mėsime tė pėrsėritura me tė cilat na e tėrheq vėrejtjen Muhammedi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem e qė kanė tė bėjn me shoqėrimin, me afrimin farefisnor dhe me domosdoshmėrinė e shtrirjes sė urave pėr marrėdhėnie ndėrnjerėzore. Nė njė transmetim tė Ebu Hurejres radijall-llahu anhu pėcillet se Muhammedi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thėnė: “Kush beson All-llahun xhel-leshanuhu dhe nė Ditėn e Fundit le ta respektojė mysafirin, kush beson All-llahun dhe Ditėn e Gjykimit le tė respektojė tė afėrmit e tij dhe kush beson All-llahun dhe Ditėn e Gjykimit le tė thotė fjalė tė mira ose tė heshtė”.
Shikoni mirė dhe dėgjoni thėnien e Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem qė e transmeton Enesi radijall-llahu anhu: “Kush don qė t’i shtohet risku dhe t’i shtohet jeta, le tė ketė afrim me farefisninė”. Farefisni ėshtė rrjeti i tė afėrmve me tė cilėt lidhet njeriu me anė tė njerėzve tė cilėt kanė lidhje me ēfardo afrimi, e gjithė kjo hyn nė fjalėn farefisni (Rahim).
Shihni thėnien e Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ku thotė: “Me tė vėrtetė lėmosha dhe afria farefisnore e shtojnė jetėn, largojnė njeriun nga vdekja e keqe, largojnė nga ēdo e keqe dhe prej ēdo ndalese”.
Transmeton Ebu Davudi, Tirmidhiu dhe tė tjerėt prej Abdurrahman ibni Aufit radijall-llahu anhu se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thėnė: “All-llahu xhel-leshanuhu ka thėnė: Unė jam All-llahu dhe Unė jam Mėshiruesi qė ka krijuar farefisninė, dhe i kam nxjerr asaj emėr prej emėrit Tim, e kush afrohet me farefisninė i afrohem dhe kush shkėputet prej saj shkėputem prej tij”.
Ndoshta ndonjėri prej njerėzve mund tė thotė: Por, ka prej tė afėmve qė ata vet shkėputen, dėmtojnė ose bėjnė keq dhe kėshtu vazhdojnė tė ndėrpresin lidhjet farefisnore duke supozuar se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thirrė nė afrimin e farefisnisė nė bazė tė reciprocitetit. Por, nuk ėshtė kėshtu: bėmirės nė fjalorin e Librit tė All-llahut xhel-leshanuhu nuk ėshtė ai qė dikujt ia kthen tė mirėn me tė mirė, por bėmirės ėshtė ai qė nxiton t’i bėjė mirė atij nga i cili ka pėrjetua ndonjė tė keqe. Muhammedi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem nė njė hadith qė e transmeton Enesi thotė: “Nuk ėshtė mbajtės i lidhjeve farefisnore ai qė kėtė e bėn pėr t’ia kthyer kėtė (tė mirė apo vizitė). Por mbajtės i lidhjeve farefisnore ėshtė ai qė kėtė e bėn edhe kur i afėrmi i tij tė ndėrpresė lidhjet me tė”, pra, nuk ėshtė afrim farefisnorė nėse atė e bėn duke u bazuar nė atė se ai tė ka vizituar apo tė ka bėrė ndonjė tė mirė dhe ti tani ia kthen atė (me vizitė apo me ndonjė tė mirė), por duhet ne ta bėjmė atė qė na udhėzon Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, e ajo ėshtė: t’i bėjmė mirė atij qė na ka bėrė diēka tė keqe, t’ia falim padrejtsinė (zulumin) atij qė na ka bėrė padrejtėsi dhe tė bėhemi shembull i shoqėrimit me ta: “Nuk ėshtė mbajtės i lidhjeve farefisnore ai qė kėtė e bėn pėr t’ia kthyer kėtė (tė mirė apo vizitė). Por mbajtės i lidhjeve farefisnore ėshtė ai qė kėtė e bėn edhe kur i afėrmi i tij tė ndėrpresė lidhjet me tė”.
Ē’kemi qė e harrojmė Librin e All-llahut xhel-leshanuhu, i cili kur cilėson besimtarėt nė ajetet e tij para sė gjithash i cilėson me moral tė lartė, me butėsi dhe tolerancė. Kur ne lexojmė fjalėt e All-llahut xhel-leshanuhu qė kanė tė bėjnė me tė devotshmit neve na duket se All-llahu me tė devotshmit ka pėr qėllim atė tė cilėt bėjnė namaz natėn dhe ditėn, bėjnė shumė adhurim dhe i plotėsojnė obligimet e tyre ndaj All-llahut xhel-leshanuhu. Por dėgjoni si i cilėson tė devotshmit: “Dhe nxitoni (me punė qė meritoni) nė falje mėkatesh nga Zoti juaj dhe pėr nė njė Xhen-net, gjėrėsia e tė cilit ėshtė si gjėrėsia e qiejve dhe e tokės, i pėrgatitur pėr tė devotshmit” (Ali-Imran: 133). Kėto janė cilėsitė e tė devotshmėve: “I pėrgatitur pėr tė devotshmit tė cilėt japin kur janė shlirė edhe kur janė nė vėshtirėsi dhe qė e frenojnė mllefin, qė u falin (tė keqen) njerėzve, e All-llahu i do bėmirėsit” (Ali-Imran: 133-134).
Kėto janė cilėsitė e para qė All-llahu xhel-leshanuhu i vendon para nesh ku tregon gjendjen e atyre qė All-llahu xhel-leshanuhu I quajti tė devotshėm .
Unė nuk kam parė, ultimatum dhe kėrcėnim nė Librin e All-llahut xhel-leshanuhu pėr ata qė devijojnė nga udhėzimi dhe qė e humbin rrugėn e Tij, siē ėshtė ultimatumi dhe kėrcnimi i All-llahut kur flet pėr ata tė cilėt ndėrpresin lidhjet farefisnore dhe pėr ata qė u bėjnė dėm tė afėrmive tė tyre ku thotė: “A pritet prej jush (hipokritėve) qė nėse merrni sundimin (ose zbrapseni prej Fesė Islame) tė bėni trazira nė tokė dhe tė ndėrpreni lidhjet e akraballėkut? Tė tillėt janė qė All-llahu i mallkoi, i bėri tė shurdhėt dhe ua verbėroi tė parit e tyre.” (Muhammed: 22-23). Ua them tė vėrtetėn, o vėllezėr, se unė sa herė qė lexoj Librin e All-llahut xhel-leshanuhu dhe arrij te ky ajet prej kėtyre fjalėve mė kap njė rrėnqethje. Kthehem dhe mendoj: vallė, e gjithė kjo bėhet pėr shkak se njeriu i bėn dėm tė afėrmėve tė vetė, i bėn dėm farefisit tė tij, i ndėrpret lidhjet farefisnore dhe njerėzore?! E pra si do tė jetė dėnimi pėr ata tė cilėt bėjnė lėshime ndaj obligimeve tė All-llahut xhel-leshanuhu? Jo. Sa i pėrket obligimeve qė i kemi ndaj Zotit aty ka tolerancė, por, obligimet qė i kemi ndaj robėve janė tė ndėrtuara nė jo tolerancė. Kthehuni dhe mendoni nė kėtė sqarim, o vėllezėr, shikoni se ēfarė ndikimi ka kjo fjalė nė ndjenjat e njeriut; nė ndjenjat tė cilat e dinė se kjo ėshtė fjalė e All-llahut xhel-leshanuhu “A pritet prej jush (hipokritėve) qė nėse merrni sundimin (ose zbrapseni prej Fesė Islame) tė bėni trazira nė tokė dhe tė ndėrpreni lidhjet e akraballėkut? ” (ajeti qė u cituar mė lartė).
Ndoshta ndonjėri mund tė thotė: Filanin nuk e dua, ose ndaj filanit prej tė afėrmive tė mi, apo prej fqinjve ose ndaj ndonjėrit prej shokėve tė mi nuk ndjej dashuri qė kjo dashuri tė mė ndihmojė tė kem lidhje e dashamirėsi me tė. Islami kėtij i thotė: Ti nė kėtė mėnyrė shkon pas nėnshtrimit tė epshit tėnd dhe urdhėrat i merr nga instiktet tua. Nėse ty tė thotė instikti afrohu me filan personin se unė atė e dua, atėherė ti afrohesh me tė, e nėse instikti tė thotė se filanin unė e urrej atėherė ti shkėputesh prej tij. Ku ėshtė pra, nėnshtrimi i robit ndaj All-llahut xhel-leshanuhu?
Nėnshtrimi i robit ndaj All-llahut xhel-leshanuhu paraqitet atėherė kur e sheh filanin dhe nuk ka ndėrmjet tij dhe atij urė dashurie, as lidhje tė afrimit dhe ndoshta nė vete e ndjen qė edhe e urren, por ti kur shikon fjalėt e All-llahut xhel-leshanuhu qė urdhėrojnė pėr mirėsi, pėr frenimin e mllefit, qė urdhėrojnė pėr falje, pėr lidhshmėri me tė afėrmit dhe ti pėr hir tė kėtyre fjalėve thua: tė dėgjova dhe t’u nėnshtrova ty, O Zot! Unė do tė vė lidhje dhe do t’i shtrij urat e dashurisė ndėrmjet meje dhe atyre dhe nuk i pėrgjigjem instiktit tim, por i pėrgjigjem urdhėrit Tėnd.
Vllezėr tė dashur!
Dėgjoni kėtė pėrshkrim tė cilin Enesi radijall-llahu anhu na e pėrcjell ku thotė: “Dy persona prej ummetit tim grinden Ditėn e Gjykimit para All-llahut xhel-leshanuhu, i thotė njėri tjetrit: O Zot, merma padrejtėsinė qė ma ka ky. All-llahu xhel-leshanuhu i thotė zullumqarit: Jepja vėllaut tėnd borxhin e tij. Ai thotė: O Zot tė gjitha tė mirat e mia janė fshirė. All-llahu xhel-leshanuhu tjetrit i thotė: Ēka do t’i bėsh vėllaut tėnd kur atij i janė fshirė tė gjitha tė mirat? - Ai thotė: O Zot! Le ti mbaje mėkatet e mia ky person - kėtu thotė i dolėn lotėt Pegamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, dhe ka thėnė: Ajo ėshtė njė ditė e madhe. Atė ditė njerėzit kanė nevojė qė t’i pakėsojnė ngarkesat e tyre - All-llahu xhel-leshanuhu i thotė: personit tė drejtė shiko mė lartė ēka gjen. All-llahu xhel-leshanuhu ja mundėsojė tė shohė bukuritė e Xhen-netit qė hamend. Ai thotė: O Zot tė kujt janė kėto pallate dhe tė kujt janė kėto kėnaqėsi? Pėr cilin Pejgamber pėr cilin njeri tė devotshėm ke pregaditur ata bukuri? All-llahu thotė: ėshtė pėr ata qė paguajnė. Ai thotė: e kush ėshtė ai i cili posedon atė vlerė? All-llahu thotė: ti je. Ai thotė: si O Zot? All-llahu thotė: me falje ndaj vėllaut tėnd. Ai thotė: ja kam falė O Zot. All-llahu xhel-leshanuhu thotė: Kape vėllaun tėnd pėr dore dhe fute nė Xhen-net”. Kjo ėshtė Feja jonė, o vėllezėr, dhe ky ėshtė premtimi i bukur me tė cilin na premton All-llahu xhel-leshanuhu nėpėrmjet Pejgamberit tė Tij kur njerėzit nesėr do tė dalin para Zotit tė tė gjitha botėrave.
Pasha Zotin i cili ėshtė Njė dhe s’ka tjetėr pėrveē Tij nėse robi e ka mbush tokėn me ibadet pėr All-llahun xhel-leshanuhu dhe u ka bėrė dėm vėllezėrve tė vetė, tė afėrmve tė vet dhe njerėzve cilėt do qofshin, ai do tė dalė para Zotit dhe ibadetet e tij tė gjitha i ka tė humbura. Kurse njeriu qė kryen obligimet ndaj Zotit dhe nuk shton prej saj tepėr, por me gjithė njerėzit sillet nė bazė tė asaj qė udhėzon All-llahu xhel-leshanuhu tė cilat janė: shoqėrimi, ngritja e urave midis farefisnisė, shtrirja e urave tė dashurisė, shtrirja e urave tė mirėsisė. Pra, me njerėzit sillet siē ua pėmenda sipas atyre parimeve qė na thėrret Libri i All-llahut xhel-leshanuhu dhe Sunneti i Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem atėherė s’ka dyshim se All-llahu xhel-leshanuhu do tė na fut nė mėshirėn e tij tė gjėrė edhe pse nuk kemi bėrė prej obligimeve, ibadeteve pėrveē se obligimeve tė domosdoshme. Megjithate Feja islame dhe nuk them muslimanėt akuzohen se kinse ushtrojnė dhunė. Sa gėnjeshtėr e poshtėr qė ėshtė kjo. Sa shpifje e keqe qė ėshtė kjo dhe prej kujt? Nga kush dalin kėto akuza tė flliqura ndaj Islamit? Kėto akuza dalin nga nipat e atyre qė dje e kishin dashuruar Islamin tonė nė Andaluzi. Ē’i shtyu ato vende tė gjėra tė Evropės qė tė njihen me Islamin, ta dashurojnė dhe ta pėrqafojnė atė? Ē’i shtyu ata qė ta bėjnė njė gjė tė tillė? A u derdh ndonjė pikė gjaku nė emėr tė luftės sė shenjtė atje (Xhihadit)? A mos vallė atyre u ėshtė drejtuar nga ana e muslimanėve qoftė edhe shkopi, arma apo shpata pėr t’i kėrcėnuar ata nė ato vende?
Kjo asnjėherė nuk ka ndodhur. Por, ēka ndodhi? Kėta njerėz qė ishin tė zhytur nė erėsirė, injorancė dhe moral tė keq, panė njė grup “melaqesh” qė po ecin nė tokė, panė se te ata kanė vajtur morale njerėzore tė larta, butėsia, mirėsia, mėshira dhe falja. Tė gjitha kėto virtyte i panė tė mishėruara te kėta njerėz qė arritėn nga bota islame nė ato vende dhe kėshtu ata e pėrqafuan Islamin. Shpejt u drejtuan kah ai (Islami) dhe shumė shpejt u zgjėrua rrethi i Islamit nė ato vende. Themeli i gjithė kėsaj ishte njė njeri qė quhej Abdurahman Dahil me disa vėllezėr muslimanė.
Pra, kėta tė Evropės e dashuruan Islamin pėr shkak tė kėtyre gjėrave qė i pėrmendėm, u lidhėn ngusht pėr to dhe iu nėnshtruan atij nė mėnyrė tė pėrpiktė.
Kėta qė sot e akuzojnė Islamin tonė me tė kundėrtėn e tij janė nipėrit e atyre njerėzve, ata e dinė kėtė tė vėrtetė mė mirė se tė gjithė njerėzit, megjithkėtė dikush prej tyre vazhdon nė kėtė akuzė sikur tė jetojė nė ndonjė botė jashtė kėsaj bote, flet pėr Islamin dhe e cilėson atė me dhunė, vrazhdėsi dhe keqėbėrės dhe me shumė atribute tjera qė kryekėput janė nė kundėrshtim me fjalėn e All-llahut xhel-leshanuhu ku thotė: “Nuk ėshtė e barabart e mira me tė keqen. Andaj (tė keqen) ktheje nė mėnyrėn mė tė mirė, se atėherė ai, me tė cilin kishit njėfarė armiqėsie, do tė bėhet mik i afėrt. Mirėpo, kėtė nuk mund ta arrijė kush, pos atyre qė janė tė durueshėm, dhe nuk mund tė arrijė kush, pos atyre qė kanė virtyt tė lartė” (Fussilet, 34-35).
Vėllezėr tė mi!
Ēoni kokat tuaja lartė me kėtė Fe, me tė cilėn ju ka nderuar All-llahu xhel-leshanuhu. Kapuni pėr mėsimet e tij, pėr moralin, mirėsinė, dashurinė mu ashtu siē na kėshillon libri i All-llahut xhel-leshanuhu dhe siē na mėson tradita e Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. Dhe dinie se kush do ta ruajė veten prej vdekjes sė ligė, e pėrsėris edhe njė herė: kush do qė ta ruajė veten nga vdekja e ligė le tė ndjekė rrugėn qė e ruan prej saj e cila ėshtė lidhėshmėria farefisnore, le tė jetojė me ta nė harmoni dhe dashuri dhe le tė dijė se ai qė kundėrshton gjėrat qė Pejgamberi i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem na i ka tėrhequr vėrejtjen, ai nė vend qė vetes t’i bėjė mirė, ai nė fakt veten e ka nėnshtruar dhe kėrcnuar me njė vdekje tė ligė e tė keqe.
Lutja e hutbes sė dytė
O Zot! Fali muslimanėt dhe muslimanet, besimtarėt dhe besimtaret, tė gjallėt prej tyre dhe tė vdekurit, dhe afroji zemrat e tyre. O Zot i tė gjitha botėrave!
O Zoti Ynė! Ti i di tė fshehtat tona dhe pamjen e jashtme, na prano arsyetimet tona, dhe e di ē’kemi nė mbrendinė tonė dhe na i fal gabimet tona, na i di nevojat tona na jep atė ēka tė kėrkojmė. O Zot i gjithėsisė!
O Zot i ynė, na jep shėndet trupit tonė, familjes tonė dhe trashėgimtarėve tanė. O Zot i tė gjitha botėrave! O Zot na planifiko ēėshtjet tona me urtėsinė tėnde se ne nuk mundemi tė planifikojmė mirė. Dhe na ruaj si fėmijėn nė djep. O Zot i gjithėsisė! O Zot bėne kėtė vend tė sigurt, tė qetė dhe tė bereqetshėm qė tė jetė nėn hijen e librit Tėnd dhe ndjekės i udhėzimeve tė Pejgamberit Tėnd .
O Zot, e kush ja do Islamit dhe muslimanėve tė mirėn merre me dorėn tėnde tė tė gjitha tė mirat, e kush ia do Islamit dhe muslimanėve tė keqen mere me forcėn tėnde, O Drejtues i qiejve dhe i tokės! O i Lartėsuar dhe i Ndershėm!
O Zot, ndihmoju robėrve Tu tė ligėsht nė Lindje dhe Perėndim. O Zot ndihmoju besimtarėve tė tu nė Palestinė, O Zot i Gjithėsisė. O Zot ruaji prej tradhtisė sė tradhtarėve. O Zot ne presim ndihmėn tėnde qė ke premtu, O Zot i tė gjitha botėrave. O Zot i ynė ne presim shpėtimin nga ana Yte. O Zot i im ne tė lutemi qė t’ju ndihmojsh robėrve Tu besimtar ashtu siē ju ndihmove besimtarėve prej robėrve tu nė luftėn e Bedrit.
O Zot, na i prano lutjet tona na i plotėso dėshirat tona dhe na kėrko llogari ashtu siē e di Ti me mėshirėn tėnde dhe mos na kėrko llogari ashtu siē jemi ne.
O Zoti Ynė, na fal neve, prindėrit tanė, vėllezėrit tanė qė janė prezent dhe prindėrit e tyre, dijetarėve tonė, ata qė na kanė borxh neve dhe gjithė besimtarėve ku do qė janė. Amin, amin, amin …