Le tė jetė nga ju njė grup qė  thėrret nė atė qė ėshtė e dobishme, urdhėron pėr punė tė mbara dhe ndalon nga e keqja

 

 

 

Emri 

E-mail 

Mesazhi

 

Fetva e Kėshillit Evropian

 

 

Kėshilli Evropian pėr fetva dhe hulumtime (ECFR) mori vendim pėr miratimin e kalkulimeve astronomike si metodė shkencore e matjes pėr caktimin e fillimit dhe mbarimit tė muajit lunar, veēanėrisht tė muajit Ramazan, duke vėrtetuar me kėtė rast pėrkrahjen e procesit tė integrimit tė myslimanėve nė shoqėritė evropiane.

 "Myslimanėt nė shtetet evropiane duhet ta pranojnė kėtė metodė pėr caktimin e fillimit dhe mbarimit tė muajve lunar e sidomos Ramazanit dhe Shevvalit", ėshtė qėndrimi i ECFR-sė nė deklaratėn pėrfundimtare nė seancėn e 17 tė mbajtur tė shtunėn mė 19 maj 2007.

Mė tej ėshtė theksuar se "datat e kėtyre dy muajve duhet tė caktohen mė herėt qė t'ju lehtėsohen myslimanėve pėrgatitjet e festave fetare nė mjediset ku ata jetojnė.

"Autoritetet mė tė larta myslimane nė Perėndim apeluan tek imamėt dhe dijetarėt e bashkėsive myslimane qė ta respektojnė kėtė vendim dhe tė mos pranojnė dėshmitė pėr shfaqjen e hėnės sė re pėrderisa kalkulimet astrologjike e pėrgėnjeshtrojnė kėtė. Shikimi i hėnės sė re gjithnjė ka qenė temė e diskutimeve tek vendet myslimane, bile edhe dijetarėt janė ndarė. Qėndrimi i njė grupi dijetarėsh ėshtė se myslimanėt e njė regjioni nė njė natė, respektivisht njė ditė, njėkohėsisht fillojnė agjėrimin nė bazė tė hėnės sė re nga cilido vend, tė tjerėt konsiderojnė se pėr tė gjithė myslimanėt duhet tė vlen vetėm kalendari lunar i Arabisė Saudite.

Kjo polemikė krijon huti nė bashkėsitė islame, e sidomos nė Perėndim, gjatė caktimit tė fillimit dhe mbarimit tė agjėrimit tė muajit Ramazan, respektivisht tė bajramit tė ramazanit.

ECFR nė krye me dijetarin e shquar shejh Yusuf Qaradavin mori vendim pėr formimin e komitetit pėr pėrcjelljen e problemeve esenciale tė integrimit tė pėrbėrė nga ana e myslimanėve evropian dhe pėrfaqėsuesve tė institucioneve civile tė Evropės.

Kėrkesat pėr realizimin e integrimin tė myslimanėve nė shoqėritė e tyre evropiane ku jetojnė, ėshtė pėrgjegjėsi e pėrbashkėt e mualimanėve dhe bashkėsisė evropiane, individualisht dhe institucionalisht." Ėshtė theksuar mė konferencėn pėr shtyp.

Tetėmbėdhjetė dokumente dhe punime hulumtuese nga fusha e jurisprudencės islame nė bazė tė shtetėsisė dhe integrimit, realiteti evropian si skenė e integrimit dhe perspektives sė natyralizimit si mjet diskutimi, njėzėri kanė sugjeruar koekzistimin e myslimanėve tė Evropės, integrimin nė shoqėri pėrmes ruajtjes sė identitetit.

Kėshilli theksoi se myslimanėt duhet tė marrin njė qėndrim mesatar tė veprimit mes izolimit nė njė anė dhe asimilimit nė shoqėri dhe humbjes sė identitetit personal nė anėn tjetėr. Duke pasur parasysh kėtė, myslimanėt nxiten nė formimin e institucioneve tė da'vetit, edukimit dhe atyre sociale me qėllim tė realizimit tė integrimit tė dėshiruar.

 

23.05.2007.islamgjakova.net