Le tė jetė nga ju njė grup qė  thėrret nė atė qė ėshtė e dobishme, urdhėron pėr punė tė mbara dhe ndalon nga e keqja

 

 

 

Emri 

E-mail 

Mesazhi

Dr. Enes Ljevakoviq, fetva emini i Rijasetit te BI te BiH-sė

 

Fetva


Pyetja:

Gruaja ime nuk ėshtė e mbuluar, gardėroba e saj ėshtė modeste, e dua, jam i kėnaqur me tė, namazin e ka! A ėshtė zbulesa e saj arsye e fortė pėr shkurorėzim?

Pėrgjigjja:

Ėshtė madhėshtore qė bashkėshortja juaj fal namazet, qė me tė je i kėnaqur, qė e duash... Kėto tė gjithė janė shkaqe tė forta pėr martesė tė lumtur, e jo pėr shkurorėzim. Shpresohet qė me kohė edhe mbulimi i saj do tė realizohet nė pėrputhshmėri me normat islame dhe pėr tė duhet punuar qetė dhe me durim. Tė mbuluarit ėshtė farz (obligim), ndėrsa tė zbuluarit ėshtė mėkat, por nuk e rekomandojmė qė pėr shkak tė mėkatit tė ndodh shkurorėzimi. Ēdo kush nė diē gabon, e sikur qė njerėzit tė shkurorėzoheshin pėr ēdo mėkat nuk do tė mbetej asnjė martesė. Pėr ēdo rast, obligimi pėr kėshillė dhe udhėzim gjatė sjelljes sė drejtė nė pikėpamje tė mbulesės, ashtu si edhe nė pikėpamje tė tjera tė obligimeve fetare, mbetet nė fuqi.


www.rijaset. Ba


Pėrktheu: M. Alija

 

Pyetja:

A konsiderohet shpėrfillje e obligimit tė xhematit nė xhami, nė
qoftė se namazi falet me xhemat nė shtėpi?


Pėrgjigjja:

Namazi me xhemat qė falet me familjen nė shtėpi vlerėn e xhematit e
ka, ndonėse namazi me xhemat nė xhami ėshtė shumė mė i vlefshėm dhe
mė i mirė. Tė munguarit e paarsyeshėm nga xhemati nė xhami ėshtė
mungesė e cila nuk mund tė zėvendėsohet me faljen e namazit nė
ndonjė vend tjetėr (jashta xhematit tė xhamisė, i cili e fal namazin
e kohės – pėrkth.) Ai i cili largohet nga xhemati i xhamisė, thjesht
ka lėshuar vlerėn tė cilėn e bart veprimi i tillė. Tė munguarit nė
xhami mund tė arsyetohet vetėm me shkaqe qė ia vlejnė.


Muharem Omerdiq, ish-fetve emini i Rijasetit te BI tw BiH


Pėrktheu: M. Alija


Pyetja:

Mė intereson qėndrimi i dijetarėve mbi problematikėn e ndėrhyrjes
medicinale pėr mbarsim dhe pasojat tė cilat ajo i bart?!


Pėrgjigjja:

Pėrderisa nuk ekziston mundėsia e shtatzėnisė natyrore lejohet
shfrytėzimi i metodave medicinale. Pėr kėtė janė tė nevojshme disa
kushte:
- qė vezorėt tė fekondohen me spermėn e ēiftit ligjor tė
bashkėshortėve,

- qė mbarėsimi tė zhvillohet nė embrionin e bashkėshortes sė
ligjshme (jo tek personat tjerė, siē sot veprojnė disa, ose siē i
ndėrrojnė embrionet – pėrkth.),

- qė nga aspekti medicinal, nė kėtė proces, tė jenė tė mbrojtur tė
dy bashkėshortėt dhe fėmija,

- qė sperma e cila merret nga mashkulli tė mund t'i injektohet
(futet) vetėm bashkėshortes sė tij,

- qė gruaja tė mund t'i nėnshtrohet tretmanit medicinal aq sa pėr tė
ėshtė e nevojshme.


Nga aspekti i islamit, nuk ka pengesa qė tė realizohet mbarėsimi nė
mėnyrėn e ndėrhyrjes medicinale te gratė e martuara tė cilat nuk
munden tė mbesin shtatzėna nė mėnyrėn natyrore. Absolutikisht ėshtė
i ndalur shfrytėzimi i farės tė donocuar nga mashkulli tjetėr, sepse
nė tė do tė kishte element amoraliteti (zinaje). Marrja e spermės
nga personi i tretė ndikon negativisht nė shėndetin mental tek
bashkėshortėt dhe fėmija do tė vihej nė "trekėndėshin" i cili
sinjalizon tradhtinė dhe mashtrimin.

Shtatzėnia e porositur jashtė martesės te gratė ka tė njėjtėn dredhi
dhe ėshtė nė kundėrshtim me fitren – ligjin natyror. Nė tė dy
rastet, nėse nuk ekziston mėnyra natyrore dhe ligjore tė tė fituar e
trashėgimtarėve, ėshtė mė i drejtė pajtimi me gjendjen martesore pa
fėmijė.

Mr. Muharem Omerdiq,

Ish-fetve emini i Rijasetit tė BI tė BiH-sė


Pėrktheu: M. Alija


Pyetja:

Ēfarė rėndėsie kanė katėr medh'hebet nė islam, nė ēka ato dallojnė?
Ose thjeshtė janė botėkuptime tė ndryshme, duke i pasur para sysh
rrethanat, tė komentimit tė Kur'anit?


Pėrgjigjja:

Kjo ėshtė mėshira e Zotit. Tė katėr medh'hebet e ehli sunnetit janė
hak (tė vėrteta) dhe tė barabarta nė vlefshmėri. Muslimanėt nė BiH
(por, edhe shqiptarėt – pėrkth.) dhe nė tėrė Ballkanin, Turqinė,
etj., pasojnė medh'hebin hanefi. Praktika e kėtij medh'hebi ėshtė mė
e pėrhapura nė botėn joarabe. Dallimet nė mes medh'hebeve tė ehli
sunnetit janė tė natyrave formale. Ajo qė nuk ndryshon ėshtė esenca
e fesė. Nė besim nuk ka medh'hebe. Tek ēėshtjet relative ka qėndrime
tė ndryshme, pėr ēka muxhtehidėt kanė dhėnė mendime. Ēdo zgjidhje
medh'hebore ėshtė e mbėshtetur nė burimet e islamit. Tė falurit pas
ndonjė ithtari tė ndonjė medh'hebi tjetėr ėshtė e drejtė, po ashtu
kurorėzimet martesore dhe ēdo punė tjetėr, sepse bėhet fjalė pėr njė
Islam dhe njė doktrinė tė vetme.


Muharem Omerdiq, ish-fetve emini i Rijasetit te BI te BiH-se


Pėrktheu: M. Alija


Pyetja:

Ndonjėher ndodh qė nė njė koh te vitit nuk kam mundėsi tė fali
namazin e sabahut (I bjen pas orės 6), pėr shkak tė shkuarje nė
punė.Si tė veproj nė njė situatė tė tillė, ta fali para koha apo pas
kohe kur tė mė jepet mundėsia?


Pėrgjigjja;

Namazi duhet tė falet nė kohėn e vet edhe nėse njeriu gjendet nė
udhėtim.Lėshimi me qėllim I kohės sė namazit nuk ėshtė i lejuar,
gjithashtu edhe falja para kohe nuk ėshtė e lejuar.Por nėse ndodhė
tė lėshohet koha e namazit ai do te falet kaza kur ti jepet rasti.

Fetvaul-emin Enes Ljevakovic.

Perktheu nga boshnjakishtja; Arsim Dauti


Rijaset.ba

Pyetja:

Cilat janė dispozitat, respektivisht kushtet qė jomuslimani tė hyj
nė xhami dhe tė qėndroj gjersa falet namazi?


Pėrgjigjja:

Nuk ka pengesė nga sheriati qė jomuslimani tė vėshtroj faljen e
namazit nė xhami dhe jashtė saj. As muslimanėt dhe as jomuslimanėt
nuk mund tė hyjnė nė xhami me veshje tw pahijshme dhe me kėpucė.
Kodi i pėrgjithshėm i sjelljes islame nė xhami vlen pėr tė gjithė.
Muslimani, nėse ėshtė i papastėr ¬(xhunub), nuk mund te hyjė nė
xhami, ndėrsa kjo dispozitė nuk vlen pėr jomuslimanėt.

Dr. Enes Ljevakovic, fetve emini i Rijasetit tė BI nė BiH

Pėrktheu: Arsim Dauti


Rijaset.ba

Pyetja:
A ka mundėsi tė mė pėrgjigjni nė pyetjen e cila ka tė bėj mė marrjen
e abdestit. A mė lejohet shqiptimi i shahadetit pėr gjatė kohės sė
marrjes sė abdestit nėse nė banjo gjendet edhe vendi kur kryhet
nevoja?

Ju faleminderit paraprakisht!


Muhameri!

Pėrgjigjja:

Gjatė kohės sė marrjes sė abdestit nė banjo nė tė cilėn gjendet
vendi ku kryehet nevoja nuk duhet shqiptuar nga dhikri asgjė
(pėrmendja e emrit te Allahut, ejt.). Ai dhikr mund tė bėhet pas
daljes nga banjo ose eventualisht tė bėhet vetėm me mend gjatė
marrjes sė abdestit. Bonjoja, pamvarėsisht nga regullimi dhe
pastėrtia e saj, nuk ėshtė vend ku duhet shqiptuar diē nga dhikri.

Prof. dr. Enes Ljevakovię, fetva-i-emin i Rijasetit tė BI nė BH.

 

Pėrktheu: M. Alija

 

 

http://www.breziiri.com/modules/news/index.php?storytopic=5