Le tė jetė nga ju njė grup qė  thėrret nė atė qė ėshtė e dobishme, urdhėron pėr punė tė mbara dhe ndalon nga e keqja

 

 

 

Emri 

E-mail 

Mesazhi

 

Karakteristikat themelore tė hutbeve tė Muhammedit (a.s.)

 

Dr. Jusuf Ramiq

 

Hutbe tė zgjedhura tė Muhammedit (a.s.)

 

 

Hutbet e tė Dėrguarit pėrbėheshin prej dy pjesėve. Pjesa e parė fillonte me falenderimin e All-llahut dhe me shehadet, me tė dėshmuarit se vetėm All-llahu ėshtė Zot dhe se ai, Muhammedi, ėshtė rob i Zotit dhe i dėrguari i Tij. Kjo mėnyrė e tė filluarit tė fjalimit nuk ėshtė karakteristikė e fjalimeve vetėm fetare, por edhe politike nė kohėn e tė Dėrguarit dhe as’habeve. Ēdo hutbe tė cilės i ka munguar tahmidi dhe teshehhudi ka qenė e shėnuar si jo e plotė (betra'), sikur ka qenė kjo p.sh. hutbeja e Zijadit, mėkėmbėsit tė Basrės.

I Dėrguari nė pjesėn e parė tė hutbes e pati bėrė shprehi t’i lexojė nga disa ajete kur’anore, tė cilat pastaj i pėrdorte nė ligjėratėn e tij. Pas kėsaj ulej, pastaj ngrihej dhe fillonte me leximin e pjesės sė dytė tė hutbes. Nė pjesėn e dytė tė hutbes kryesisht lexonte duanė.

Hutbet e bajrameve Muhammedi a.s. nuk i fillonte me falenderim ndaj All-llahut, por me tekbire. Nė hutben e parė i lexonte shtatė, kurse nė tė dytėn pesė tekbire.
Shumė hutbe tė Muhammedit a.s., pas falenderimit tė All-llahut, fillonin me pyetje retorike, apo pėrgjithėsisht me ndonjė formė pyetėse. Me kėtė ka dėshiruar t’ua tėrheq vėmendjen tė pranishmėve, t’i zgjojė ata tė cilėt janė tė pėrgjumshėm, t’i nxisė nė mendime:

"A e dini se cila ėshtė kjo ditė?”

"Kėtė mė sė miri e di All-llahu dhe i Dėrguari i Tij”,-kanė thėnė tė pranishmit. "Kjo ėshtė”, ka thėnė i Dėrguari, "Ditė e shenjtė dhe e ndershme...”

Hutbet e tė Dėrguarit janė tė pasura me ajete kur'anore. Hutben e parė nė namazin e xhumasė i Dėrguari e mbajti jo larg Medines me rastin e shpėrnguljes nga Mekkeja nė kėtė qytet. Nė atė hutbe gjenden ajetet kur'anore nga kaptina Ali Imran, Kaf dhe et-Talak. Nė fjalimin nė Haxhin e lamtumirės i Dėrguari ndėr tė tjera ka cituar edhe ajete kur'anore nga kaptina et-Tevbe, tė cilėt flasin pėr tė transformuarit e muajve tė shenjtė. Disa hutbe tė tė Dėrguarit kanė qenė vetė Kur'ani. Nga Ummi Hisham transmetohet se kaptinėn kur'anore Kaf e ka mėsuar drejtperdrejt nga i Dėrguari i All-llahut, pėr arsye se atė, e ka lexuar shpesh nė minber si hutbe.

Kjo praktikė ėshtė vazhduar edhe pas tė Dėrguarit. E tillė p.sh. ka qenė hutbeja e Mus'ab ibn Zubejrit e cila nė tėrėsi ėshtė:

”Ta Sin Mim. Kėto janė ajete tė Librit tė qartė. Ne do t'i shfletojmė disa lajme tė vėrteta pėr Musain dhe Faraonin; kėtė e bėjmė pėr popullin qė beson. Faraoni ishte ngritur shumė lart nė tokė dhe banorėt e saj i pėrēau nė grupe, njėrin nga ata e shtypte, ua therte fėmijėt (mashkuj) kurse femrat i linte tė jetojnė. Ai njėmend ishte shkatėrrues", duke treguar me dorė kah Shami (Siria); vazhdoi: "Mirėpo, Ne dėshirojmė qė ata, tė cilėt janė tė shtypur nė tokė, t'i mbulojmė me mėshirė dhe t’i bėjmė prijėsa dhe trashėgimtarė", duke treguar me dorė kah Hixhazi; e pastaj vazhdoi: ..Edhe t'u japim pushtet nė tokė, kurse Faraonit e Hamanit me ushtritė e tyre t’ua tregojmė atė prej sė cilės janė ruajtur (frikėsuar) aq shumė." (el-Kasas, 1-6), duke treguar me dorė kah Iraku.

Hutbet e tė Dėrguarit tė All-llahut, pėrveē karaktertstikave tashmė tė theksuara, kanė qenė edhe mjaft tė shkurtėra, duke e pėrjashtuar hutben tė cilėn i Dėrguari e ka mbajtur nė haxhin e lamtumirės. Transmetohet se Ammar ibn Jasiri me njė rast ka mbajtur njė fjalim mjaft tė shkurtėr. Nė kėrkesėn e tė pranishmėve qė tė flasė edhe mė tej, ka thėnė:

"I Dėrguari neve shprehimisht na ka urdhėruar qė namazin sa mė gjatė ta falim, kurse hutben sa mė shkurt ta mbajmė." Mirėpo ėshtė shėnuar se i Dėrguari nganjėherė ka mbajtur edhe fjalime tė gjata, tė cilat sigurisht pėr shkak tė gjatėsisė, nė tėrėsi nuk janė ruajtur. Nga Ebu Se'id el-Hudriu transmetohet se i Dėrguari i All-llahut njė ditė pas ikindisė filloi tė ligjėrojė dhe foli deri sa nė horizont ka pasur diell e pastaj tha:

"Nga kjo botė ka mbetur aq sa ka mbetur nga kjo dita juaj." (Bakil-hani, I’xhaz-ul Kur’ani, 110)

Hutbet e tė Dėrguarit kanė qenė tė privuara nga sexh'i (proza e rimuar). I Dėrguari e ka urryer kėtė lloj tė tė shprehurit, sepse ai tregon nė shtirje, kurse All-llahu tė Dėrguarin e ka ēliruar nga shtirja, artificialiteti (Kur’an, Sa’d, 86).
Mirėpo nė hutbet e tij hasim nė shumė mjete ndihmėse stilistike, sikur p.sh. metaforėn, sinedokėn, metoniminė, asonancėn, sidomos antitezėn, me tė cilėn e ka theksuar kontrastin ndėrmjet kėsaj bote dhe ahiretit (botės tjetėr), rinisė dhe pleqėrisė, jetės dhe vdekjes, tė kaluarės dhe ardhmėrisė. Nė njė hutbe as'habeve tė tubuar u thotė:

"0 ju njerėz, ju keni udhėtregues, sandejmi ndiqni ato. Ju keni synimin tuaj, prandaj shkoni kah ai synim. Besimtari jeton ndėrmjet dy frikave: tė kaluarės, pėr tė cilėn nuk di ēka ka bėrė All-llahu me tė dhe tė ardhmes, pėr tė cilėn nuk di ēka i ka urdhėruar All-llahu nė tė. Prandaj ēdo kush nga ju le tė marrė nga vetja pėr vete. Nga bota juaj pėr ahiretin tuaj. Nga rinia pėr pleqėri. Nga jeta pėr vdekje.
Pasha AIl-llahun nė dorėn e tė cilit ėshtė jeta e Muhammedit, pas vdekjes nuk ka pendim, pas kėsaj bote nuk ka vendpushim pėrveē xhennetit ose xhehennemit. Ua them kėtė dhe e lus All- Ilahun tė na falė."

Nga kjo hutbe gjithashtu mund tė shohim se ai oratori i ka ndarė mendimet e Tij dhe i ka kufizuar domethėniet ndėrmjet tė kaluarės dhe tė ardhmes, ndėrmjet asaj ēka vjen dhe asaj ēka po shkon.

Elokuenca e tė dėrguarit tė All-llahut

Elokuenca e tė Dėrguarit tė All-llahut ėshtė aftėsia parėsore e ēdo oratori; pėrbri kėsaj vjen edhe mėnyra e tė theksuarit tė mirė dhe zgjedhja e lėndės pėr bisedė ėshtė e mundur qė fjala tė jetė e saktė dhe e rrjedhshme, por qė mėnyra e tė prezentuarit tė saj mos tė jetė nė nivelin pėrkatės. Ose edhe rrjedhshmėria dhe mėnyra e tė folurit, nuk garanton kualitetin e tė ekspozuarit, i cili do tė duhej t'i tėrheqė dėgjuesit dhe t'i pėrfitojė zemrat e tyre.

Elokuenca e tė Dėrguarit tė All-llahut, Muhammedit alejhisselam ka qenė komplete: nė fjalė, nė mėnyrė dhe nė lėndėn e tė folurit. Muhammedi a.s. e ka njohur gjuhėn arabe nė semanticitetin e saj tė plotė dhe pėrdorshmėrinė retorike, sepse i takonte fisit Kurejsh. Dhe sepse ėshtė rritur nė mjedisin e pastėr beduin nė fisin Benu I Sa'd.

”I Dėrguari i All-llahut nuk ka folur siē flisni ju. Tė folurit e tij ka qenė deri nė atė pėrmasė i rrjedhshėm dhe i qartė, saqė dėgjuesit me lehtėsi kanė mundur ta mėsojnė pėrmendėsh," -thotė Aisheja. (Abbas Mahmud el-Akkad, Abkarijjetu Muhammed, Kajro, fq. 21)

Elokuenca e tij i ka pasur tė gjitha aspektet e pėrkryeshmėrisė. Hutbet njė nga tė cilat e kemi sjellur kėtu, tregojnė pa kurrfarė dyshimi se i Dėrguarit i All-llahut ka poseduar elokuencė tė gjithanshme, si nė aspekt tė pėrmbajtjes, ashtu edhe nė aspekt tė shqiptimit dhe kompozicionit sintaksiko-semantike tė fjalisė.

Fillimi i hutbes sė tė Dėrguarit tė All-llahut Zuhriu pėrcjell se i Dėrguari i All-llahut, pothuaj ēdo hutbe e ka filluar nė kėtė mėnyrė:

"I falemi All-llahut. Atij i jemi mirėnjohės, prej Tij ndihmė dhe falje kėrkojmė. Tek Ai kėrkojmė strehim nga veset dhe nga veprat tona tė kėqija. Atė qė e udhėzon All-llahu nė rrugė tė drejtė askush nė humbje nuk mund ta ēojė, ndėrsa atė qė Ai e lė nė humbje, askush nė rrugė tė drejtė s'e udhėzon dot. Dėshmojmė se nuk ka Zot tjetėr pėrveē All-llahut dhe se Muhammedi a.s. ėshtė robi i Tij dhe i Dėrguari i Tij, tė cilin Ai me tė vėrtetė e ka dėrguar qė ta sjellė sihariqin dhe tė tėrheqė verejtjen para se tė vijė ēasti i Gjykimit. Ai qė i nėnshtrohet All-llahut dhe tė Dėrguarit tė Tij ėshtė nė rrugė tė drejtė, ndėrsa ai qė nuk i nėnshtrohet Atij dhe tė Dėrguarit tė Tij ėshtė nė humbje tė mėdha. I lutemi All-llahut, Krijuesit tonė, qė tė na radhisė ndėr ata qė Atij dhe tė Dėrguarit tė Tij i nėnshtrohen, qė e ndjekin kėnaqėsinė e tij dhe qė i ruhen zemėrimit tė Tij. Ne jemi tė Atij dhe Atij i pėrkasim." (Kurtubi, Tefsir.18.116.)