Le tė jetė nga ju njė grup qė  thėrret nė atė qė ėshtė e dobishme, urdhėron pėr punė tė mbara dhe ndalon nga e keqja

 

BIBLIOGRAFIA

NEXHAT IBRAHIMI

Emri 

E-mail 

Mesazhi

 

 

Arben Halluni

 

I pėrhershėm apo pėrkohshėm Ligjislacioni Islam?

 

Njė pjesė e atyre qė e quajnė veten myslimanė dhe mendojnė se janė myslimanė, nuk dinė asgjė pėr sheriatin apo ligjėsinė Islame, sepse, sikur ta dinin nuk do tė kishin qėndrim pasiv ndaj Islamit dhe as qė do t’ia kthenin shpinėn ligjit tė Zotit xh.sh. Njeriu gjithmonė ėshtė armik i asaj qė nuk e di dhe nuk e njeh. Ne do tė mundohemi qė t’i bėjmė njė pasqyrė ligjit Islam duke shpresuar se besimtarėt islamė, pasi tė kuptojnė tė vėrtetėn, do t’i pėrmbahen asaj dhe do t’i shmangen rrugės sė gabuar nė tė cilėn janė zhytur dhe ndėrkohė nuk do tė ndjekin thėniet e kundėrshtarėve tė Islamit se gjoja ligjislacioni nuk ėshtė pėr ēdo kohė dhe pėr ēdo vend.

           All-llahu xh.sh. nė Kur’an thotė: “Pėrkundrazi, ne tė pavėrtetėn e godasim me tė vėrtetėn dhe ajo ( e vėrteta) triumfon mbi tė, ndėrsa ajo (gėnjeshtra) zhduket”.

          Myslimani i vėrtetė beson se sheriati apo ligji i fesė Islame ėshtė i efektshėm pėr ēdo kohė dhe pėr ēdo vend. Kėtė e tregojnė faktet nga vetė logjika e revelatės hyjnore, nga logjika e historisė dhe nga logjika e vetė realitetit. Mirėpo kundėrshtarėt e Islamit thonė:  “Njeriu ėshtė njė krijesė e ndryshuar, ndėrsa ligjet Islame janė tė pandryshuara dhe, pėr kėtė shkak (sipas tyre) nuk mund tė jenė tė efektshėm pėr tė gjitha kohėt”. Padyshim se kėto thėnie e tė tjera si kėto nuk janė gjė tjetėr veēse pėrpjekje pėr tė futur dyshime  dhe luhatje nė besimin nė njė Zot dhe ndėrkohė pėr tė hedhur poshtė efektshmėrinė dhe pėrhershmėrinė e kėsaj feje.

          Pėrpara se tė hyjmė nė kundėrpėrgjigjen tonė ndaj thėnieve tė kundėrshtarėve tė Islamit duhet tė themi se, nėse ka skepticizėm apo dyshim nė dobinė e ligjeve dhe parimeve tė Islamit pėr tė gjitha kohėt dhe vendet, atėherė pėr ne myslimanėt ēfarė kuptimi do tė kishte thėnia: “Profetizmi ėshtė mbyllur me vulėn e mbarė Pejgamberėve, Muhammedin a.s.”, “Librat hyjnorė janė mbyllur me zbritjen e Kur’anit Famėlartė dhe sheriatet kanė pėrfunduar me Islamin”?

          Kur All-llahu xh.sh. thotė nė Kur’an: “Ju ėshtė obliguar agjėrimi”, “Ju ėshtė obliguar gjurmimi pėr dėnim pėr vdekje”, “O ju, tė cilėt keni besuar, kini frikė All-llahun dhe hiqni dorė prej asaj qė ka mbetur nga kamata (faideja) “All-llahu ju urdhėron pėr ēėshtjen e trashigimisė) fėmijėt tuaj; pėr mashkullin hise sa pėr dy femra”, e shumė ajete tė tjera qė kanė tė bėjnė me vendime Islame rreth ēėshtjeve tė ndryshme, a mund tė  kuptohen e tė pranohen se kėto vendime kanė zbritur pėr njė brez, dy apo tre e pastaj tė vijnė breza apo gjenerata e t’i heqin ato ligje qė Zoti xh.sh. i ka vendosur Vetė me dėshirėn e tij absolute? Po ashtu shtrohet pyetja: tek cila gjeneratė ndalen vendimet e sheriatit dhe kush ėshtė ai i cili bėn dallimin e njė brezi nga njė brez tjetėr?

          Ėshtė e pa diskutueshme se natyrshmėria e urdhėrave tė All-llahut xh.sh dhe vendimeve tė Tij ėshtė e qėndrueshme, universale dhe e pėrhershme. Jo vetėm kaq, por myslimani qė ka pranuar All-llahun si Krijues tė tij, Islamin si fe, Muhammedin a.s. si tė dėrguar tė Zotit Fuqiplotė dhe Kur’anin si udhėzues dhe sistem jete nuk pėrpiqet tė diskutojė efektshmėrinė e dispozitave hyjnore. Ato janė tė ligjėruara nga Zoti i tij pėr ta udhėzuar nė rrugėn e lumturisė, tė pėrparimit dhe shpėtimit, se ndryshe krijesa do tė na paraqitet mė e lartė dhe mė e ditur se Krijuesi i gjithėsisė, All-llahu xh.sh. Realiteti dhe logjika e shėndoshtė e njeriut nuk e pranon njė gjė tė tillė. All-llahu xh.sh. e ka krijuar universin, ka dhuruar jetėn dhe ka krijuar njeriun ( krijesa mė e zgjedhur e Zotit) qė ėshtė pėrbėrė nga komponentė tė kundėrt: shpirti dhe materia. Gjithashtu myslimani nuk vė asnjėherė nė diskutim dobinė e sheriatit dhe thėniet hyjnore tė cilat aplikohen nė ēdo kohė dhe nė ēdo vend, se ndryshe do tė viheshin nė dyshim ligjet esenciale, a janė prej All-llahut xh.sh apo jo. Myslimani vė nė diskutim vetėm disa ligje sekondare (tė dorės sė dytė), tė cilat nuk kanė lidhje me trungun e Islamit .

          Kundėrshtarėt e Islamit pėrmes fitnesh dhe konfliktesh synojnė ndryshimin e ēėshtjeve themelore dhe kalimin e tyre nė ēėshtje tė diskutueshme, pėrpiqen pėr t’i bėrė ēėshtjet pėr tė cilat ummeti Islam ka rėnė nė pajtim qė nuk duhen tė cėnohen, nė ēėshtje me veti konfliktore nė mes tė myslimanėve. Njė gjė e tillė shihet mė sė miri nė ndalimin e tė gjitha pijeve alkoolike nga ummeti Islam brez mbas brezi, deri nė fund tė kėsaj jete materiale, pėr tė cilat nuk ka nevojė tė bėhen diskutime apo polemika, ngase pėr kėto ndalime vetė urdhėri Hyjnor ėshtė i prerė. Kėshtu ėshtė edhe me ndalimin e vjedhjes, kamatės, tė imoralitetit etj.

          Mbas kėtij sqarimi tė detyrueshėm le tė kthehemi nė pėrgjigjen tonė mbi thėniet e armiqve tė Islamit qė ekzistojnė sot e kėsaj dite edhe kėtu nė Shqipėri. Ata shprehen: “Njeriu ėshtė krijesė e njė natyre tė ndryshuar, ndėrsa sheriati apo ligji Islam ėshtė i qėndrueshėm pėr njė kohė dhe njė vend, pra sipas tyre i ka ikur koha kėtij ligji dhe tani kemi nevojė pėr ligje moderne qė na ēojnė drejt Evropės…”

          Me ndryshimet qė ka pėsuar bota materiale qysh me krijimin e saj e deri mė sot nuk ka ndryshuar substanca e njeriut, ēka do tė thotė se, edhe nėse njeriu ėshtė ngjitur nė hėnė, ka shpikur kompjuterin, mjetet e ndryshme tė komunikacionit dhe tė transportit etj. etj. a mund tė themi dhe tė pranojmė se kėto kanė ndryshuar substancėn e njeriut dhe tė vėrtetėn e tij? A thua ka qenė e pamundur qė substanca e njeriut nė kohėn e gurit tė arrijė atė ēka ka bėrė njeriu nė kohėn e atomit?

          Pra, siē shihet jam duke shtruar pyetje pėr substancėn e njeriut dhe jo me atė ēka ushqehet ai, ēka vesh dhe ku banon ashtu qė nuk shtroj pyetjen se nė ēfarė mjeti hyp, kujt i shėrben dhe ēka din rreth asaj ēka ka nė Univers. Ne e pranojmė se ka pasur ndryshim ushqimi dhe veshja e njeriut, siē ka ndryshuar edhe vendbanimi, mjetet e tij jetėsore etj, mirėpo realisht, nėse ėshtė fjala pėr substancėn dhe tė vėrtetėn e tij, mund tė themi pa luhatje se ajo (substanca) ka mbetur e pandryshuar qysh prej krijimit tė parė (Ademit a.s.) e deri mė  sot dhe kėshtu do tė jetė deri nė momentin e fundit tė kėsaj bote kalimtare. Pra, nuk ka pėsuar ndryshim fitrati (pastėrtia e tij Islame), nuk janė ndryshuar motivet e tij origjinale dhe nuk janė mėnjanuar nevojat e tij esenciale tė cilat kanė qenė tė garantuara qysh nė embrion, ajo qė ka ndryshuar ėshtė vetėm sekondarja dhe jo substanca, pamja dhe jo e vėrteta e njeriut.

          Njeriu i shekullit 21 e mbas tij nuk mund t’i shkėputet udhėzimit tė Zotit xh.sh, vendimeve tė Tij dhe urdhėrave tė Tij tė pandryshuara dhe zbatimi i tyre pa dyshim se ruan karekteristikat dhe vetitė e njeriut dhe e mbron shpirtin e tij nga epshet shtazarake.

          Njeriu si krijesa mė e pėrzgjedhur e All-llahur xh.sh. do tė ketė nevojė pėr njė akideh (besim) i cili e njeh me sekretin e ekzistencės sė tij, pėr ibadetet (adhurimet) tė cilat ushqejnė shpirtin e tij. Me anė tė tyre bėhet lidhja e njeriut me Krijuesin e tij. Ky ėshtė edhe qėllimi i ekzistencės sė tij nė kėtė botė materiale. Pėr kėtė All-llahu xh.sh. nė Kur’anin Famėlartė thotė: “ Dhe nuk i kam krijuar xhinėt dhe njerėzit veē tė mė adhurojnė mua”.Gjithashtu, edhe pse njeriu ėshtė ngjitur nė hėnė dhe ka bėrė zbulime shkencore, ai do tė ketė nevojė pėr baza hyjnore qė sigurojnė ecurinė e tij, pėr virtyte e moral tė cilat pastrojnė zemrėn e tij, pėr njė sheriat tė qėndrueshėm qė e udhėzon se cilat janė tė mirat dhe tė kėqijat. Njeriu do tė ketė nevojė gjithmonė pėr njė ligj Hyjnor qė bėn ndalimin e krimit, tė alkoolit, tė kumarės, tė vjedhjes, kamatės, imoralitetit, tė korrupsionit, padrejtėsive me tė gjitha format dhe llojet e saj etj.

          Gjithashtu le ta dijnė armiqtė se Islami ka qenė, ėshtė dhe do tė jetė gjithmonė qėndrueshmėria nė baza, nė ēėshtje esenciale, nė vlerat morale etj. si p.sh. besimin nė njė Zot tė vetėm, nė melekėt e Tij, nė librat dhe tė dėrguarit e Tij dhe nė ditėn e kijametit. Kėta Kur’ani Famėlartė i ka pėrmendur duke thėnė: “Kush mohon ekzistimin e All-llahut, melekėt e Tij, Librat e Tij, Pejgamberėt e Tij dhe nė ditėn e Ahiretit ai ėshtė nė njė humbje tė largėt”. Pra, a mund tė pranojmė se besimi nė Zotin ka qenė vetėm pėr kohėrat e kaluara dhe sot nuk kemi nevojė apo tė themi se namazi (falja) ka qenė i obliguar pėr popujt e kaluar e jo pėr ne? Nė kėto ēėshtje e shumė tė tjera nuk ka e nuk do tė ketė ndryshime pėrveē disa ēėshtjeve dytėsore, tė cilat do tė kenė tolerancėn Islame me qėllim tė lehtėsimit dhe mėshirės ndaj ummetit Islam.

 

http://www.myftiniashkoder.com