|
Muhammed Mutevel-li Esh Sha'ravi
JETA BASHKĖSHORTORE NĖ XHENNET
PYETJA:
Dėshirojme t'a dijme-sipas mundesise-si do te jete
jeta bashkeshortore ne Xhennet? Ne vecanti per besimtarėt ,te cilet Allahu s.w.t
do t'i martoje me Hyri-tė?
PERGJEGJA:
Kur e shqyrtojme ajetin
و لهم فيها أزواج مطهرة و هم
فيها خالدون " Aty do tė kenė ata
bashkėshorte tė pastra dhe aty do tė jenė pėrgjithmonė"(),na
ben te kuptojme se me "bashkeshorte te pasterta", eshte per qellim
jeta bashkeshortore me knaqesite e saja,te cilat ndryshojne nga knaqesite e
jetes bashkeshortore te kesaj bote.
Dikush do te thoshte: Vertet jeta
bashkeshortore e kesaj bote bartė veshtiresi,mospajtime,mospershtatje,qofte nga
burri apo gruaja;disa flasin shume,disa kane natyre te zymte, ose problemet per
shkak te ngjyrave, racave… Ndersa sa i perket bashkeshorteve te pasterta te
Xhennetit,ceshtja me to eshte ndryshe,ato jane te pasterta me urdherin e Allahut
;fizikisht e shpirterishte.
Ne Xhennet nuk ka mundesi te kete dic qe
te neverit apo te shkakton nervozė.Cdo gje ne te eshte e pastert dhe pastruese
me urdherin e Allahut.
Ka thene Ibnul Kajjimi ne koment
te ajeteve"
إِنَّ الْمُتَّقِينَ
فِي مَقَامٍ أَمِينٍ {51} فِي جَنَّاتٍ وَعُيُونٍ {52} يَلْبَسُونَ مِن سُندُسٍ
وَإِسْتَبْرَقٍ مُّتَقَابِلِينَ {53} كَذَلِكَ وَزَوَّجْنَاهُم بِحُورٍ عِينٍ {54}
يَدْعُونَ فِيهَا بِكُلِّ فَاكِهَةٍ آمِنِينَ {55} لَا يَذُوقُونَ فِيهَا الْمَوْتَ
إِلَّا الْمَوْتَةَ الْأُولَى وَوَقَاهُمْ عَذَابَ الْجَحِيمِ
Vėrtet, ata qė i patėn frikė Zotit, janė nė vende tė qeta.52.Janė nė Xhennete e
nė burime qė rrjedhin.53.Veshin petka nga mėndafshi e kadifeja, ulur ballė pėr
ballė.54.Ja kėshtu, edhe i martojmė mė bardhoshe symėdha (me hyrija).55.Aty
kėrkojnė t'u sillen ēdo lloj peme dhe aty janė tė sigurt.56.Aty nuk do tė
pėrjetojnė vdekjen, pėrveē asaj tė parės nė dunja. Ata i shpėtoi (All-llahu)
prej vuajtjeve tė Xhehennemit()".,aty
do te kene vendbanime te bukura,siguri prej cdo te keqeje,do te jete i perfshire
Xhenneti me peme e lumenje,do te kene rroba te bukura,takim me antaret e
familjes,knaqesi me hyrijat,mundesine e kerkimit te cdo lloj fruti duke qene te
sigurte se nuk do t'u nderpritet furnizimi e as nuk do te jene te demshme,dhe
ne fund dituria e tyre se aty nuk do t'a shijojne vdekjen.
Hyrija eshte grua e re,e bukur,e bardhe
me sy tė zi.
Hasani
ka thene: Hyrijat jane shume te bardha me sy shume te zi.
Eshte polemizuar rreth rrenjes,prej se ciles rrjedh
kjo shprehje.Ka thene Ibni Abbasi: El haver,nė te folurit e
arabeve dtth: El Bijd (E bardhe).Kete mendim e ndan edhe
Katadeja.
Mukatili
ka thene: El Haver dtth: Fytyrebardhe.
Ne esence,fjala El Haver dtth:
El Bejad (Bardhesi) ndersa Et Tahvir dtth: Et Tebjid
(Te besh dic te bardhe).
Ne realitet,fjala El Hur,eshte marre
nga bardhesia e madhe ne sy (El Haver fil ajn),e cila eshte bardhesi e madhe me
(ngjyre) te zeze te fuqishme.El Hur perfshin te dyjat, (te bardhen
e te zezen).
Ne Sihah()
thuhet se:El Hur,eshte ajo qe ka sy shume te bardhe me ngjyre
shume te zeze.Grua Havra' eshte ajo qe ka havėr (sy
shume te bardhe me ngjyre shume te zeze) te qarte.
El Hur
ne sy eshte kuptim,qe formohet nga bukuria e ngjyres se bardhe dhe ngjyres se
zeze,qe cdonjera bukurine e fiton nga e shoqja.Sy havra' eshte kur
te dendet bardhesia e te bardhtit te syrit dhe e zeza e tė zi-tė tė syrit.Gruaja
nuk quhet Havra' derisa te kete ne syrin e saj havėr
(me ngjyre shume te bardhe e te zeze),te bardhe ngjyre trupi.
Fjala عين ج عيناء
"Ain sh. Ajna’",eshte simbol i grave me sy te medhenje.Burre
A'jen eshte ai qe ka sy te medhenje ndersa gruaja Ajna'
(pokeshtu me sy te medhenje).
Mukatili
thote se العين "El-Ain",dtth:
gra me sy te bukur.
Prej gjerave te bukura te grave jane syte e gjere e
te medhenje ndersa prej cilesive jo te hijeshme jane syte e vegjel e te ngushte.
Prej gjerave qe preferohen te jene te gjera tek
grate jane kater :
1-Fytyra
2-Gjoksi
3-Shpatulla, dhe
4-Balli .
Ndersa bardhesia eshte e preferuar ne 4
vende te saj:
1-Ngjyra e saj
2-Vendi i ndarjes se flokeve te saj
3-Goja e saj,dhe
4- Syte e saj.
Ndersa ngjyra e zeze preferohet ne 4
vende te saj:
1-Syte e saj ( bebezat e syrit)
2-Vetullat e saj
3-Qerpiqet e saj dhe
4-Floket e saj.
Ne koment te ajetit 54,te sures ed-Duhan"و
زوجناهم بحور عين Ja kėshtu, edhe i
martojmė mė bardhoshe symėdha (me hyrija)"(),
Ebu Ubejdete thote: Ua kemi bere bashkeshorte,ua kemi bere dy nga dy.
Ndersa disa dijetare si Junusi,Ibn Nasri dhe Ez'heriu mendojne se
nuk ka per qellim Aktin e Marteses, por afrimin ne menyre te
thjeshte-shoqerim,duke e argumentuar ne baze te rregullave te gj.arabe,se nuk
thuhet تزوجت بها
por تزوجتها
dhe kete e argumentojne me ajetin "فلما
قضى زيد منها وطرا زوجناكها"... E
pasi qė Zejdi e kishte vendosur atė qė kishte menduar ndaj saj, Ne ta kurorėzuam
ty atė…(Ahzab 37),dhe po te
thuhej" tezev-vexhtu biha do te kishte thene "zev-vexhnake biha".
Vahidiu
mendon se mendimi i Ebu Ubejdes ne kete kontest eshte me i qelluar sepse
ai nga Tezvixhi (te martosh dike me dike) beri ate qe ka kuptimin "Te besh dic
shok/cift te dicit, e jo ne kuptim te Aktit te Marteses,dhe nga ketu lejohet te
thuhet:Ishte vetem e e martova me dike (zev-vexhtuhu bi ahar) sic (lejohet te)
thuhet shefa'tuhu bi ahar (e kam bere nje cift me dike tjeter).
Ndersa te tjeret si Muxhahidi,mendojne
se per qellim eshte martesa edhe pse parafjala
ب
(bi) sherben per te treguar afrim.
Ka thene Allahu s.w.t "فيهن
قاصرات الطرف لم يطمثهن انس قبلهم و لا جان فبأي ءالاء ربكما تكذبان كأنهن الياقوت
و المرجان" "
Aty janė ato qė pėrqėndrojnė shikimet e tyre (vetėm nė burrat e vet) e qė nuk
i ka prekur kush para tyre, as njerėz, as xhin.57.E, cilėn tė mirė tė Zotit tuaj
po e mohoni?58. Ato janė si xhevahiri e diamanti (tė kuqrremta nė tė
bardhė)"().
Allahu s.w.t i ka pershkruar hyrijat me
ulje,perqendrim te shiqimit ne tri vende ne Kur'an:
1) Ne suren Err-Rrahman,ajetet 56-58 ,qe
me pare i cekem.
2) Ne suren Es-Saffat,ajeti 48,"و
عندهم قاصرات الطرف عين
"e prane tyre jane (hyrite)
symedha me shikim te perulur".
3) Ne suren Sad," "و
عندهم قاصرات الطرف أتراب" Ata kanė
pranė vetes (hyri) sypėrulura tė njė moshe"().
Te gjithe komentatoret e Kur'anit jane te mendimit
se me "shikim te perulur" eshte per qellim shiqimi vetem ne burrat
e tyre e jo ne te tjeret.
Muxhahidi
ne koment te fjales "قاصرات الطرف " me
shiqime te perulura" thote: I ulin shiqimet dhe shiqojne vetem ne burrat e tyre
dhe nuk kerkojne aske tjeter pos tyre.
Hasani
ka thene"Ato shiqojne vetem ne burrat e tyre dhe nuk ua drejtojne shiqimin te
tjereve.Per Zotin ato as nuk jane te lakuriqesuara e as nuk veshin rroba te
tejdukshme".
Muxhahidi
thote se ato i perqendrojne shiqimet,zemrat dhe qeniet e tyre drejt
bashkeshorteve te tyre dhe jo ndaj te tjereve.
Ndersa ne koment te fjales
ترب ج أتراب (Turubun sh. Etrabun) " Te nje
moshe ", te gjithe komentatoret jane te mendimit se ato jane te nje moshe, jane
vajza 33 vjecare .I ketij mendimi eshte edhe Ibni Abbasi.
Muxhahidi
ne koment te "Etrab" thote:Jane te njejta.Ndersa Ebu Is-haku ka thene:
Ato jane ne kulminacion te rinise dhe bukurise.Mosha e njeriut dhe shekulli i
tij quhen 'turbi(dheu) i tij" sepse ai dhe mosha e tij prekun dheun e tokes ne
te njejten kohe.
Qellimi me "te nje moshe",eshte se ne mesin e tyre
nuk ka plaka ,te cilave iu humb bukuria e as te reja,qe nuk do te mund t'i benin
balle mardhenieve seksuale,derisa ne mesin e mashkujve ka femije,te cilet
sherbejne si sherbetore.
Ndersa ne koment te ajetit
لم يطمثهن انس قبلهم و لا جان "Nuk i ka
prekur kush para tyre as njeri e as xhin"(),
Ebu Ubejde ka thene: Nuk i kane prekur.Thuhet "Ma tamethe hadha-l-
beire hablun kattun" Ej: Ma messehu(Nuk e ka prekur kete deve asnje
litar asnjehere).
Ferrau
ka thėnė: Et Tamth dtth: El Iftidad (martese me gjak).Komentatoret thone se
askush nuk ka fjetur me to,as nuk i ka prekur e as nuk ka bere mardhenie me to".
Shejhi Sha'ravi
mendon se nga siperfaqesia e Kur'anit, shihet se grate per te cilat po behet
fjale, nuk jane prej grave te dunjase, por jane prej hyrijave, sepse grate e
dunjase bejne mardhenie me burrat e tyre (njerzit) sikurse qe grate nga exhinet
bejne mardhenie me burrat e tyre exhine.Pra ajeti aludon ne kete qe
thame.(Allahu e di me se miri!).
Ka thene Ebu Is-haku: Ky ajet eshte argument
se exhinet kryejne mardhenie intime sikurse edhe njerzit. Po ashtu ky ajet
tregon se hyrijat bejne pjese ne kuadrin e te mirave apo miresive qe Allahu
s.w.t i pregaditi per banoret e Xhennetit nga pemet,frutat,rrobat etj.
Gjithashtu edhe ajeti pas tij e aludon kete
حور مقصورات في الخيام " ato jane hyri qe e
kufizojne ndejen vetem ne shtepi ( tende)"().,pastaj
Allahu s.w.t pas ketij ajeti thote لم يطمثهن
انس قبلهم و لا جان آuk i
ka prekur kush para tyre as njeri e as xhin".
Imam Ahmedi
ka thene: Hyrijat nuk vdesin gjate fryerjes se surit,sepse ato jane te krijuara
per perjetesi".
Ajeti poashtu eshte argument i xhumhurit te (shumices
se) dijetareve islamė se exhini besimtar do te hyje ne xhennet, sikurse qe do
te hyje exhini kafir-pabesimtar ne ferr.Madje Buhariu nje kapitull te
tere e emertoi ne koleksion e tij me"Kapitulli mbi Shperblimin dhe
Ndeshkimin e Exhinit"().
Per nje gje te tille folen edhe Selefi (te paret
tane).
Damre Bin Habibi
kur u pyet:A kane exhinet shperblim?
Tha:Po,e lexoi kete ajet (qe ne me larte
e cekem) dhe tha:Grate nga lloji i njeriut jane per njeriun ndersa exhineshat
jane per exhinin.
Ne koment te ajetit
كأنهن الياقوت و المرجان
ato jane si xhevahiri e diamanti( te kuqerremta ne te bardhe)(),Hasani
dhe shumica e komentatoreve thone se Allahu ka patur per qellim kthjelltesine e
xhevahirit ne bardhesine e diamantit.I ngjasoi ato ne kthjelltesine e ngjyres
dhe bardhesine e saj,me xhevahirin e diamantin.Kete mendim e ndihmon edhe
mendimi i Abdullahut, i cili thote"Femra nga grate e Xhennetit do te
veshe 70 pale rroba nga mendafshi,i duket bardhesia e nengjurit (palca e
kercikes- pjeses prej nen gju e deri tek zogu i kembes) prej anes se pasme te
saj.Kjo eshte keshtu sepse Allahu s.w.t thote
كأنهن الياقوت و المرجان
ato jane si xhevahiri e diamanti( te kuqerremta ne te bardhe)()
,dhe kjo sepse xhevahiri eshte guri (i cmuar) ,dhe nese ti fut diē ne te (
penje ose fije teli) dhe e pastron ate do t'a shohish ate qe e ke futur
(penin-fijen e telit) nga ana e kunderte e tij().
Kapitull:Mbi Qendrimin e
Hyrijave Vetem ne Shtepi
Allahu s.w.t kur i pershkruan hyrite
thote " حور
مقصورات في الخيام "Ato jane hyri
qe e kufizojne ndejen vetem ne shtepi (tendė)().
Ebu Ubejdete
dhe Mukatili ne koment te ketij ajeti thone:Qendrojne ne shtepite e tyre
.
Ajeti mund te barte edhe kuptim tjeter
dhe atė se ato jane te mbyllura ne shtepi per burrat e tyre,nuk i shef askush.
Ky mendim eshte i perfaqesuar nga dijetaret,te cilet thone siē cekem me pare: I
ulin shiqimet dhe nuk shiqojne aske tjeter pos burave te tyre ".
Shejh Sha'ravi
thote:Ky eshte kuptimi i "
قاصرات الطرف
"…me shiqime te perulura"(),por,ato
jane te perulura vetvetiu ndersa keto jane te kufizuara (me ndeje vetem ne
shtepi).
Me pare e cekem pershkrimin e pare te hyrijave me
qenien e tyre "me shiqim te perulur" ndersa keto me qenien e tyre
te perkufizuara, dhe te dy pershkrimet per te dy llojet jane pershkrime te
persosmerise.Cilesia e pare apo pershkrimi i pare ishte ulja e shiqimit
ndaj asaj qe ai nuk e deshiron ne burra tjere ndersa kjo (e dyta) eshte
perkufizimi i njeriut (qe ia ben gruas) per te mos u dukur para meshkujve
tjere.
Bashkimi i Cilesive te
Mira dhe te Bukurise ne Grate e Xhennetit
Thote Allahu svt"فيهن
خيرات حسان "Aty jane ato gra te
ndershme e te bukura"().Shejh
Sharavi thote:El Hajrat(te ndershme) eshte shumes i fjales Hajretu,e cila
nuk eshte e dyfishuar(me teshdid),sikur fjala: Sidetu dhe Linetu,ndersa Hisan
eshte shumes i fjales Hasenetu,ato jane pra te ndershme me cilesi,edukate dhe
moral, dhe te bukura ne fytyra.
Krijimi i Hyrijave
Thote Allahu إنا
أنشأنا هن إنشاء فجعلناهن أبكارا عربا أترابا لأصحاب اليمين"Ne i kemi
krijuar ato ne nje krijim te ri( forme te re ). Dhe i kemi bere ato virgjeresha.
Te dashura (per burrat e
tyre) , te nje moshe .(ato ) jane per ata te djathtit".(),
pėremrin e ktheu tek grate,ndersa ato nuk u permenden sepse shtrati deshmoi per
to,meqe ai eshte vendi i tyre..
Katadeja
dhe Seid ibn Xhubejri ne koment te ketij ajeti thone: I kemi krijuar ne
nje krijim te ri ndersa Ibni Abbasi mendon se per qellim ne ajet jane
grate e kesaj dunjaje.
Kelbiu
dhe Mukatili mendojne se ka per qellim grate e vjetra te dunjase ,te
cilave iu jane zbardhur floket.Keta thone se Allahu,subhanehu ve teala, sikur ka
thėnė"I kemi krijuar pas vjetersise dhe pleqerise se tyre dtth pas pas
krijimit te pare ne dunja".Kete mendim e ndihmon edhe hadithi merfuė,i
transmetuar nga Enesi r.a"هن عجائزكم العُمش الرُمص
Ato jane plakat tuaja me shiqim te dobesuar e me rrjedhje gjaku si dhe me
ndytesi qe iu del nga qoshet e syve"().
عن عائشة أن النبي صلى الله
عليه و سلم أتته عجوز من الأنصار فقالت:يا رسول الله أُدع الله أن يُدخلني الجنة
فقال نبي الله إن الجنة لا يدخلها عجوز فذهب النبي فصلى ثم رجع إلى عائشة فقالت
عائشة لقد لقيت من كلمتك مشقة و شدة فقال النبي إن ذلك كذا لك إن الله إذا أدخلهن
الجنة حولهن أبكارا " Aisheja r.a, nena e
besimtareve rrefen se Pejgamberit i erdhi nje plake nga Ensaret dhe i tha:O i
derguari i Allahut ! Lute Allahun te me dergoje ne xhennet? Tha Muhammedi a.s:
Vertet ne xhennet nuk hyjne plakat. Shkoi Muhammedi a.s u fal dhe u
kthye.Aisheja i tha : Nga fjala jote perjetoi mundime e veshtiresi.Tha Muhammedi
a.s: Kjo ēeshtje eshte keshtu sepse nese Allahu s.w.t i fut ne xhennet i
shenderron ne virgjeresha"().
Mukatili
ne koment te ketij ajeti mban nje qendrim tjeter,i cili njeherit eshte edhe
favorit i Zuxhaxhit per kete ceshtje. Ai thote se ato jane hyrijat dhe se
Allahu i ka krijuar per miqte e Tij dhe se ato nuk kane lindur por jane te
krijuara nga Allahu s.w.t (e jo nga metoda e shtimit te kesaj dunjaje).
Ajo ēka eshte e qarte nga ajeti eshte se
behet fjale per nje krijim brenda ne Xhennet,te cilin e argumentojne disa
aspekte:
1-Allahu s.w.t per te drejten e te devotshmeve
thote يطوف عليهم" ولدان مخلدون بأكواب و أباريق و
كأس من معين لا يصدعون عنها و لا يٌنزفون و فاكهة مما يتخيرون و لحم طير مما يشتهون
و حور عين كأمثال اللؤلوء المكنون Atyre u sherbejne djelmsha te
gjithmonshem.Me gastare me ibrike dhe me gota te mbushura plot prej burimit.Prej
se ciles pije as nuk u dhenb koka e as nuk dehen.Edhe peme sipas deshires se
tyre . Edhe mish shpezesh,cilin ta duan . Dhe( grate e tyre jane) hyrite
symedha.Si te ishin inxhi te ruajtura"().
Pra Allahu s.w.t permendi gezimin,enet,pijet, pemet,
ushqimin, grate prej hyrijave,pastaj i ka permend djathtistet; pijet e
tyre,shtreterit e tyre dhe grate e tyre.Ajo qe siperfaqesisht vėrehet eshte se
ato jane sikurse grate para tyre, te krijuara ne xhennet.
2) Allahu,subhanehu ve teala, ka thene "
إنا أنشأنا هن إنشاء " Ne i kemi krijuar ato
ne nje krijim te ri (forme te re )(),
dhe kjo tregon se eshte fjala per krijimin e pare e jo te dytin, sepse kur
Allahu,subhanehu ve teala,deshiron krijim te dyte e cek ate siē thote "
و أن عليه النشأة الأخرى " Dhe se Atij i
takon ngjallja e tjetėr (ringjallja nė ahiret)().
dhe ajeti tjeter و لقد علمتم النشأة الأولى
" dhe ju e dini zanafillen e pare"()
3) Ligjerimi apo drejtimi me me
و كنتم أزواجا ثلاثة" e ju te ndaheni ne tri
grupe "(),
vlen per burrat e per grate dhe se krijimi i dyte eshte per te dy llojet
sikurse ajeti إنا أنشأنا هن إنشاء Ne i
kemi krijuar ato ne nje krijim te ri (forme te re )"(),
i ka bere te qarta vecorite e tyre (grave)me kete krijim.
Hadithi qe e cekem me pare nuk tregon per
vecorite e plakave me kete pershkrim por tregon per ortakesine e tyre me hyrijat
dhe se nuk ka per qellim veēimin e hyrijave nga grate e dunjase me cilesite e
permendura, sepse grate e dunjase kane me shume te drejte ne burrat e tyre sesa
ato dhe se krijimi do te jete per te dy llojet. Allahu e di me se miri!
Fjala e cekur ne ajet
عرب ج عروب
" Tė dashuruara (pėr burrat e vet), tė njė moshe().,
dtth te dashura per burat e tyre. Ka thene Ibn El A'rabiu: Se grate e
ketij lloji jane: Te sjellshme dhe te dashura ndaj burave te tyre.
Ebu Ubejdete
ka thene se grate e tilla jane:Te degjueshme,te bukura dhe te stolisura para
burave te tyre.Autori mendon se per qellim eshte sjellje e mire e tyre dhe
butesia ndaj burrave gjate mardhenieve seksuale.
Mebredi
ka thene:Gruaja e tille eshte: E mallengjyer dhe dashuruar fort per burrin e saj
.
Komentatoret ne koment te fjales "
العُرُب
" Tė dashuruara (pėr burrat e vet)", kane thene se ato jane ashike( dashnore-el
avashik) ,te dashrurara ( el mutehabbibat),jane femra lozonjare(ganxhat),jane te
sjellshme,xhentile (sheklat),jane te dshruar dhe shume te permalluara per burrat
e tyre ( el muteashshikat el galimat) dhe jane lozonjare (el magnuxhat).Tere
keto jane prej shprehjeve te tyre.
Buhariu
e verteton kete ne Sahihun e tij kur thote se se shprehja Uruben
عربا " Tė dashuruara (pėr burrat e
vet)", njejesi i saj eshte Urub عروب"
",sikurse fjala Sabbur dhe Sabr (
صبور و صبر ).
Mekkasit i quajne El urbetu (
العربة ),Medinasit i quajne El ganxheh
(الغنجة) ndersa Irakianet i quajne Esh
shekleh ( الشكلة ).Shprehja
urub( العرب ) e ka domethenien e
grave qe jane te dashura per burrat e tyre.Keshtu shprehet Buhariu ne
kapitullin" Bid'u-l- Halki ( Fillimi i Krijimit).Shejh Sha'ravi
thote: Mendoj se Allahu,subhanehu ve teala, me keto cilesi permbledhi bukurine
trupore dhe sjelljen e tyre te mrekullueshme,madje ky eshte qellimi kryesor qe
kerkohet prej grave dhe me gra te tilla njeriu arrin knaqesine kulmore me to.
Ajeti
لم يطمثهن انس قبلهم و لا جان
"Nuk i ka prekur kush para tyre as njeri e as xhin"()
aludon ne arritjen kulminacionit te knaqesise me to dhe se knaqesia e njeriut
me gruan me te cilen nuk ka fjetur askush pos tij eshte nder per te.
Nga Persosmeria E
Bukurise Se Grave Te Xhennetit
Thote Allahu,subhanehu ve teala,إن
للمتقين مفازا حدائق و أعناب و كواعب أترابا
" S'ka dyshim se tė devotshmit kanė fitime tė mėdha.32.Kopshte e vreshta
rrushi.33.Edhe vasha tė njė moshe()..Fjala
Kevaib (Vasha) eshte shumes i fjales Kaib,qe dtth:
Nahid ( gjinje te shtrenguar).
Katadeja,Muxhahidi
dhe komentatore tjere kane thene se Kelbiu ka thene"Ato jane felkat
(Beqaresha me gjinje te rrumbullaket),te cilat i bejne gjinte e tyre ne forme
kubi.
Kuptimi i vertet eshte se behet fjale per
femra me gjinje te bukur sikurse shege e jo te leshuara.Femrat e tilla quhen
كواعب و نواهد(
Kevaib dhe Nevahid) .
Kapitull: Cilesite E
Bukura Te Grave Te Xhennetit Dhe Nderimi Me To Burrat E Tyre
Transmeton Buhariu nga Enes
Ibni Malik se Pejgamberi Alejhi selam ka thene "…po te shfaqej nje femer
nga grate e xhennetit token do te mbushte me ere ēka ka mes toke e qielli dhe do
te shendriste. Mbulesa e saj mbi oken e saj eshte me e mire se dunjaja dhe ēka
ka ne te "().
Transmetojne Buhariu dhe
Muslimi ne Sahihat e tyre nga Ebu Hurejre se Pejgamberi Alejhi selam
ka thene "Grupi i pare qe do te hyje ne xhennet jane ne forme te henes se
nates se bedrit pastaj ata qe i pasojne shendrisin sikurse yjezit qe
xixillojne ne qiell, per cdo njerin prej tyre ka nga dy gra , palca e kėrēikės
se te te cilave duket nga ana e pasme e mishit te tyre dhe ēdo gje qe eshte ne
xhennet eshte e virgjer().
Ebu Hurejre
transmeton se Pejgamberi ka thene"Per
xhennetliun ka dy gra nga hyrijat dhe mbi cdo njeren ka nga 70 pale rroba, nga
jashtesia e te cilave duket paca e kėrēikes se tyre"().
Transmetohet nga Ebu Seid El Huderiu
se Pejgamberi Alejhi selam ne koment te ajetit
كأنهن الياقوت و المرجان
ato jane si xhevahiri e diamanti( te kuqerremta ne te bardhe)(),
ka thene " Shiqohet njeriu ne faqen e saj me te pastert sesa pasqyrja .Po te
afrohej nje margaritar prane fytyres se saj ēka ka mes lindjes e perndimit .
Mbi te ka 70 pale rroba .Shiqimi i tij deperton ne trupin e saj derisa e shef
edhe palcen e kėrēikes nga jashte().
Ebu Hurejre
transmeton se Pejgamberi Alejhi selam
eshte pyetur "O i derguar i Allahut! A do t'i takojme grate tona ne Xhennet ?
Tha: njeriu do te arrije gjate dites deri
tek 100 virgjeresha().
Numri I Grave Te
Banoreve Te Xhennetit
Sipas haditheve te verteta cdo njeri do
te kėtė nga dy gra.Ne kėtė rang hadithesh nuk permendet numer me i madh.Nese
keto hadithe ( te lartecekura S.I) jane te ruajtura (Mahfudha)()
atehere qellimi me to ose ėshtė ato qe i kane shtese ndaj dy grave,ku numri i
tyre do te jete konform numrit te shtepive qe i kane,disa me pak e disa me
shume,sikurse numri i djelmoshave dhe sherbetoreve (qe do te jete me shume
sepse cdo shtepi do t'i kėtė te vecante S.I).
Ose ėshtė per qellim se i ipet njeriut forca e atij
qe mund te bej mardhenie seksuale me kėtė shifer grashe dhe keshtu rezulton se
mendimi i fundit ėshtė i qelluar( i ruajtur-Mahfudh).Disa e kane transmetuar
kėtė hadith me kuptim ku i ka thėnė" kaq e kaq gra".
Tirmidhiu
transmeton nga Enesi se Pejgamberi Alejhi selam ka thėnė" Besimtarit i
ipet ne xhennet force e kaq dhe kaq (shifre burrash) per mardhenie". i ėshtė
thėnė: O i derguari i Allahut! Po
a ka mundesi ai per nje gje te tille?Tha: I ipet force e njeqind vetave"().
Ky hadith ėshtė i vertete dhe ndoshta ata qe e transmetojne thone 100
virgjeresha duke e transmetuar me kuptim apo ka mundesi qe dallimi i tyre ne
numrin e grave ėshtė sipas dallimit te tyre ne pozitat ne xhennet.Allahu e di me
se miri!
Nuk ka dyshim se besimtari ne xhennet do
te kėtė me shume se dy gra.Kete e verteton edhe hadithi,i cili gjendet ne dy
koleksionet e verteta,i transemtuar nga Ebu Bekir Bin Abdil-Lah Bin Kajs
e ky nga babai i tij, i cili thote: Ka thėnė Pejgamberi Alejhi selam "Vertete
besimtari ne xhennet do te kėtė shatore te diamantit te paster,gjatesia e te
cilave do te jete 60 mile.Robi besimtar ne to ka familje.Endet neper ta ndersa
ata nuk e shohin njeri tjetrin"().
Lenda Nga E Cila Jane Te
Krijuara Hyrite Dhe Disa Cilesi Te Tyre
Sa i perket lendes prej se ciles jane
krijuar Hyrite,thote Ebu Selemete Ibni Abdurrahman "Per dostat e
Allahut ka nuse ne Xhennet, qe nuk i kane lindur as Ademi e as Hava, por jane te
krijuara prej shafranit".
Kjo eshte transmetuar nga dy sahabinje,Ibni
Abbasi dhe Enesi,Allahu qofte ndare i knaqur prej tyre,dhe dy tabiin
Ebu Selemete dhe Muxhahidi,Allahu i paste meshiruar.
Sido qe te jete,Hyrija ėshtė prej
krijesave te Xhennetit,e cila nuk ka lind nga babai dhe nena.Allahu e di me se
miri!
Nese shohim nje femer te bukur qe na
mahnit bukuria e saj magjepsemi,megjithe dijen se ajo eshte e krijuar prej
dheu,atehere si qendron puna me ato femra qe jane te krijuara nga shafrani.
Sa i perket lendes se krijimit ėshtė transmetuar
edhe nje variant tjeter:
Transmetohet nga Zuhriu se Ibni Abbasi
ka thene:Vertet ne Xhennet eshte nje lum i quajtur Bejdah,mbi te ka
shatore prej xhevahiri,e nen te jane te krijuara hyrijat .Thone banoret e
Xhennetit: Ejani te shkojme tek 'Bejdahi".Shkojne dhe flasin dore per dore me
keto roberesha,e nese ndonjerit i pelqen ndonjera,e prek ne dore dhe ajo e pason().
Thote Ibni Abbasi: Ishim ulur tek Ka'bi nje
dite e tha:Po t'a kishte qitur doren nga qielli nje hyri, do te kishte
shendritur tere toka sikurse shendrit dielli dunjane.Une po uregoj per doren, po
si eshte puna me fytyren e saj , bardhesine dhe bukurine e saj"().
Ne Musnedin e Imam Ahmedit transmeton
Muadh Ibni Xhebel se Pejgamberi Alejhi selam ka thene: Nuk ka grua qe e
nervozon burrin ose i shkakton probleme e te mos thote gruaja e tij nga
hyrite:Mos e nervozo, mos i shkakto probleme Zoti te vrafte.Ai tek ti eshte
musafir,ka gjasa qe tė ndahet nga ti e te vije tek ne"().
Ka thėnė Rebii Bin Kulthum:
Shikonim ne Hasanin ne te rinjte e tha: O turme te rinjesh! A nuk
permalloheni per hyrite?
Vazhdon Rebiu e thote: Me ka
rrefyer Ibni Ebi El Havari se atė e kishte informuar Hadremiu,i
cili kishte buajtur nje nate tek Ebu Hamzeja.Thote: Buajtem une dhe
Ebu Hamzeja ne plafonin e shtepise.M'a terhoqen shikim levizjete tij ne
shtrat deri ne mengjes.(Ne mengjes) I thashe: O Ebu Hamza! Tere naten je
rrotulluar.Tha: Kur rashe te flej,m'u personifikua nje Hyri saqe ndieja
edhe lekuren e saj.Ajo m'a preku lekuren time.I tregova per kete Ebu
Sulejmanit,i cili me tha" Vertet ai njeri ka qene i permalluar (per
xhennet).
Ibni Kethiri
thote: Hyrite i takojne burrat e tyre tek dyert e Xhennetit e iu thone:Kohe te
gjate iu kemi pritur,ne jemi te knaqshme e jo te hidheruara,ne jemi vendase e jo
nomade-endacake,ne jemi te perjetshme e nuk vdesim. I thote burrit te vet me
zerin me te embel:Ti je dashuria ime e une e jotja.Pas teje nuk kerkoj aske
tjeter..."().
Kapitull: Mbi Martesen E Banorve
Te Xhennetit, Mardheniet Seksuale,Knaqesite, Mospatja E Spermes,Mosdobesimi I
Trupit Nga Mardheniet Dhe Mos Obligimi I Guslit
Ebu Hurejre
rrefen se Pejgamberi Alejhi selam ishte pyetur se "A do te arrijme tek grate
tona ne xhennet? Tha: njeriu do te arrije
gjate dites deri tek 100 virgjeresha ".
Me pare cekem hadithin e Ebu Musait,per
vertetesine e te cilit ėshtė dakorduar ne mes dijetareve,ne te cilin thote
Pejgamberi Alejhi selam" Vertete besimtari ne Xhennet do te kėtė shatore te
diamantit te paster,gjatesia e te cilave do te jete 60 mile.Robi besimtar ne to
ka familje…"().
Ne hadithin e Enesit qendron" Besimtarit ne
xhennet i ipet force kaq e kaq per gra". Kėtė hadith e ka cilesuar si sahih
Tirmidhiu.
Taberaniu, Abdullah Bin Ahmedi
dhe te tjeret transmetojne nga Lekit Bin Amiri,
i cili kishte thėnė: O i derguari i Allahut! Cfare mund te njoftohemi per
Xhennetin? Tha: Pėr lumenje nga mjalta e paster,lumenje nga gota,prej se ciles
nuk shkaktohet kokedhimbje apo pendim,lumenje nga qumeshti,shija e te cilit nuk
ka ndryshuar.(Pastaj) Uje jo i amullt,pastaj peme,qe pasha Allahun jane nga ato
qe i dini dhe me me te mira,pastaj gra te pastera.Thashe: A do te kemi ne xhenet
gra te ndershme?! Tha: Te ndershmet jane per te ndershmit.Knaqeni me to sic
knaqeni ne dunja,sikurse qe edhe ato ndiejne knaqesi me ju,por nuk ka lindje"().
Transmetohet se Abdullah Ibni Mesudi ne
koment te ajetit إن أصحاب الجنة اليوم في شغل
فاكهون Ata tė Xhennetit tash janė tė angazhuar
me kėnaqėsi().
thote jane preokupuar me ndarjen e virgjereshave().Nje
koment te tille e pohon edhe Evzaiu dhe Ibni Abbasi.
Ka thėnė Mukatili se ata jane preokupuar
ndarjen e hyrijave,i kane harruar banoret e zjarrit,te cilet nuk i perkujtojne
dhe nuk interesohen fare per ta.
Ebu El Ahvesi
thote se jane prokupuar me ndarjen e beqareshave ne shtreter ne dhomat e
nuserise.
Seid Ibni Xhubejri
thote:Epshi i njeriut rrjedhe 70 vjet duke patur knaqesi"().Nuk
behen te papastert qe te kene nevoje per pastrim e as nuk iu humbe fuqia por
mardheniet e tyre jane te knaqshme dhe s'kane lodhje ne asnje aspekt.
Njeriu me i perosur atje do te jete ai qe me
se shumti ėshtė ruajtur ne kėtė bote.Cdo
kush qe pin vere ne kėtė bote nuk do te pije ne ahiret.Kush vesh mendafsh ne
kėtė bote nuk do te vesh ne boten tjeter,kush han nga enet e arit nuk do te haje
prej tyre ne boten tjeter.Kur ishte pyetur per to Pejgamberi Alejhi selam kishte
thėnė " Ato jane per ata(pabesimtaret) ne kete bote ndersa per ju jane ne Ahiret"().
Andaj, ai i cili i perdor ne kete bote dhe kenaqet
me to, nuk do t'a shijoje knaqesine e tyre ne Ahiret.
Transmeton Imam Ahmedi nga Xhabir Ibn
Abdil-lah se ky i fundit e kishte pare Omerin,i cili kishte blere
mish per nje dirhem per familjen e tij e i tha:Ē'eshte kjo? Tha:Mish e bleva nje
dirhem per familjen time. Tha : A kush te doje nga ju blen ate qe deshiron. A
nuk ke degjuar te kete thene Allahu:
أَذْهَبْتُمْ طَيِّبَاتِكُمْ فِي حَيَاتِكُمُ الدُّنْيَا وَاسْتَمْتَعْتُم بِهَا
Ju i shfrytezuat te mirat ne jeten e dunja e i perjetuat ato…"().
Ka thėnė Hasani" Erdhi nje delegacion nga
Basra ne krye me Ebu Musain tek Omeri.Shkonim cdo dite dhe ai
kishte buke per tre vete.Na ka rėnė te hame me dhjame,yndyre,qumesht,mish te
thate,i cili troshitej pastaj hidhej ne uje te zihej,ose mish te fresket,por
rralle.Nje dite tha: Pasha Allahun une po shof se ju nuk po e hani dhe po e
urreni ushqimin tim.Pasha Allahun!Po te doja,une do te haja me se miri buke,do
te jetoja me se miri por une kam degjuar Allahu,subhanehu ve teala, duke
nencmuar nje grup njerzish per dic qe kishin bere e kishte thėnė"
أَذْهَبْتُمْ
طَيِّبَاتِكُمْ فِي حَيَاتِكُمُ الدُّنْيَا وَاسْتَمْتَعْتُم بِهَا
Ju i shfrytezuat te mirat ne jeten e dunja e i
perjetuat ato…"().
Kushdo qe e braktise nje knaqesi te ndaluar per
hire te Allahut,Subhanehu ve teala do ta kėtė atė ne diten e kijametit edhe me
te mire,ndersa ai qe e shfrytezon ketu,ne kėtė bote,edhe nese do t'a kėtė ne
boten tjeter te pakten nuk do t'a kete sikurse ai qe nuk i ka neperkemebe
dispozitat dhe nuk ka rene ne ndalesa.Allahu e di me se miri!
Kapitull: Polemika Rreth Shtatezanise Dhe
Lindjes Ne Xhennet
Tirmidhiu
ne librin e tij El Xhamiu transmeton nga Seid El Hudriu se
Pejgamberi Alejhi selam ka thene المؤمن إ ذا
إشتهى الولد في الجنة كان حمله و وضعه و سنه في ساعة كما يشتهي besimtari
kur te deshiron femi ne xhennet bartja (shtatzania ),lindja dhe mosha e tij jane
ne kohen kur ai te deshiron.()
Dijetaret polemizuan per kete.Disa thane ne Xhennet
ka mardhenie por jo edhe lindje.Kjo eshte transmetuar nga Tavusi,Muxhahidi
dhe Ibrahim En Nah'iu.
Buhariu
transmeton nga Ishak Ibn Ibrahimi se Pejgamberi Alejhi selam ka thene
إذا اشتهي المؤمن الولد في الجنة كان في ساعة كما
يشتهي و لكن لا يشتي besimtari kur te deshiron femije ne Xhennet eka ne
cfare ore te deshron por nuk deshiron . Fjala "nuk deshiron" e cekur nuk
eshte pjese e hadithit. Shejh Albani ne nxjerrjen e haditheve te El
Mishkatu( 5648) thote: Thenia e Is'hakut nuk eshte pjese e
hadithit.Pastaj eshte dic qe nuk ka argument,dhe se vet domethenia siperfaqesore
e hadithit e kundershton kete.
Ibni Kethiri
ne librin El Bidaje Ven Nihaje, transmeton nga nje grup prej tabiineve,si:
Tavusi,Muxhahidi,Ibrahim En Nahi'u se "Nuk ka lindje ne Xhennet".Kjo
eshte e vertet,sepse mardheniet e tyre nuk percaktojne femiun, sikurse ne dunja,
sepse dunjaja eshte vater,ne te cilen deshirohet mbetja e pasardhesve,ndersa sa
i perket Xhennetit,qellimi ėshtė mbetja e asaj pasurie dhe nuk ka vdekje.Mu per
kete nuk kane mardheniet e tyre sperme,qe t'a ndaloje knaqesine e mardhenieve,
por kur dikush deshiron femi ndodhe ashtu siq deshiron.Allahu ka thene
لهم ما يشاءون عند ربهم ذالك جزاء المحسنين
Ata te Zoti i tyre kane cka te dojne e ai eshte shperblim i bemiresve.()
Muhammedi
transmeton nga Ruzejn El Ukajliu se Pejgamberi Alejhi selam ka thene
إن أهل الجنة لا يكون لهم فيها ولد
Banoret e Xhennetit nuk do te kenė fėmi".
Sa i perket komentit te Is'hakut ka
mospajtime,sepse ai ka thėnė" إذا اشتهى
المؤمن الولد Kur te deshiroje besimtari femije" ndersa ne e dime
se pjeseza Idha-Kur" ėshtė per dic te realizuar dhe po te
perqellimohej ajo qe e tha prej domethenies do te thoshte " Le ishteha el
mu'minu-do te deshironte besimtari,sepse ajo qe nuk ndodhe ėshtė me
prioritare per pjesezen Lev-Sikur sikurse qe gjeja e realizuar
ėshtė me proritare per pjesezen Idha-Kur".
Kane thene mohuesit e lindjes: Ky hadith()
( i Ruzejnit) eshte i qarte se nuk lind femra, dhe se nuk do te kete
lindje,kemi edhe disa argumente.
1) Hadithi i Ibni Ruzejnit i cekur
me pare
2) Ajeti
و لهم فيها أزواج مطهرة و هم
فيها خالدون "Aty kane gra te
pastera()
dtth prej Menstruacioneve,Lehonise dhe veseve te keqia.Muxhahidi thote te
pasterta nga menstruacionet,nevoja fiziologjke,urina,sperma,
lindja,jargosja.Ndersa Atau ne koment te ketij ajeti thote: Jane te
pasterta nga lindja,uria,menstruacionet,nevoja fiziologjike.
3) Ne sahihun e Muslimit
transmetohet se Pejgamberi Alejhi selam ka thėnė" Mbetet ne Xhennet nje pjese e
zbrazur,pastaj krijon Allahu,subhanehu ve teala,krijesa dhe i vendose per banim
aty"().
Po te kishte ne Xhennet lindje,kjo pjese natyrisht se do t'iu takonte femijeve
dhe ata do te ishin me meritore se te tjeret.
4)Me pare cekem se nuk ka ne xhennet as
sperme e as vdekje ndersa ne e dime se njeriu krijohet nga sperma, e nese atje
ska sperme ska as lindje.
5) Allahu,subhanehu ve teala,shtatzanine
dhe lindjen i ka krijuar se bashku me spermen e menstruacionet,e nese grate
lindin ne Xhennet atehere ato nuk jane te pasterta nga mestruacionet e as nga
sperma .
6) Ne e dime se lindja qellim final ka ruajtjen e
gjinise njerezore.Shohim se melaiket nuk shtohen sepse melaiket nuk vdesin,andaj
kur Allahu te na ringjalle te gjitheve dhe do te na beje te perjetshem,nuk ka
nevoje te ruhet lloji njerezor meqe nuk ka vdekje
7) Allahu,subhanehu ve teala,ka thene "
وَالَّذِينَ آمَنُوا
وَاتَّبَعَتْهُمْ ذُرِّيَّتُهُم بِإِيمَانٍ أَلْحَقْنَا بِهِمْ ذُرِّيَّتَهُمْ
E ata qe besuan e edhe pasardhesit e tyre
ishin me besim, ne atyre do tuashoqerojme pasardhesit e tyre"().
Allahu i lajmeroi se do t'iu beje nder duke i
takuar-bashkuar me pasardhesit e tyre,te cilet kane qene
ne dunja,dhe po te krijonte per ta ne Xhennet pasardhes tjere,do t'i kishte
cekur sikurse i ceku keta te dunjas.
8) Disa thone se mund te vazhdoje lindja jo per
ndonje qellim,ose per ndonje qellim pastaj skadon kjo gje.Keto dy thenie jane te
pavenda,sepse ne Xhennet nuk te ndodhe te kesh femi e pastaj te vdesin,apo t'a
kesh nje knaqesi e pastaj te te mohohet e drejta e defrimit me te.Kjo eshte e
pamundur.
9) Ne Xhennet nuk zhvillohet njeriu sikurse
zhvillohet ne dunja (femi, burre,plak), nuk ka femi qe te rritet e as burre qe
te plaket,por ata jane te rinje te moshes 33 vjecare,dhe po te kishte ne xhennet
lindje,foshnja patjeter se do te duhej zhvilluar derisa te behet burre,dhe ajo
cka eshte e njohur se kush vdes nga femijet shnderrohet ne burra 33 vjec,pa u
zhvilluar fare.
10) Se Allahu,subhanehu ve teala, banoret e
Xhennetit i krijon ne forme te melaikeve ose edhe me te persosur,duke mos
urinuar,kryer nevojen e madhe fiziolgjike,fjetur,por frymezohen per falenderim
Allahun, subhanehu ve teala, dhe nuk plaken neper kohe,nuk rriten trupat e tyre
por mbeten ashtu sic i beri ne fillim deri ne Ebed ( perhere).
Megjithe kete disa pretendojne se nje gje
e tille eshte e mundur ne Xhennet.
Thote Hakimi se Ebu Sehli
ka thene: Vetem jo te drejtit e mohojne kete hadith" Dtth. Hadithin e lindjes ne
xhennet, dhe se per nje gje te tille kemi me shume se nje zingjir (sened) te
transmetuesve.Pejgamberi kur u pyet per kete, nuk e mohoje nje gje te
tille.Thote Allahu,subhanehu ve teala,"
وَفِيهَا مَا
تَشْتَهِيهِ الْأَنفُسُ وَتَلَذُّ الْأَعْيُنُ
Ne te kane ēdo gje qė ua deshiron
shpirti, gjithqka qe mund te kenaq syte"().Andaj
nuk eshte e pamundur qe besimtari te deshiroj nje gje te tille dhe se Ebu
Sehli nuk e shef si shkak te moslindjes pastrimin e grave nga
menstruacionet.
Ndersa ne u themi se ne nuk jemi te
padrejt dhe nuk kemi ne zemrat tona shtremberim,por nuk e pohojme nje gje te
tille duke u bazuar ne hadithin e Ibni Ruzejnit "...aty s'ka lindje".
Treguam me pare edhe fjalet e Ataut e te tjereve se ato jane te pasterta
nga menstruacionet dhe lindja. Tirmidhiu rrefen nga dijetaret e selefit
dhe halefit (te me hershmit dhe te me vonshmit) dy mendime per kete, ndersa
ebu is'haku e perfaqeson mendimin se s'ka lindje ne Xhennet.Ebu Umame
ne hadithin e tij thote:"(Ne xhennet) s'ka as sperme e as vdekje. Xhenneti nuk
eshte bote e trshegemise por eshte bote e perhershme, nuk ka vdejke qe te
trshegohesh nga te tjeret".
Hadithi i Ebi Seidit ėshtė prej haditheve me
sened me te mire.Senedi i Tirmidhiut ėshtė gjykuar me "garabe-i huaj-jo i
sigurte" dhe se nuk ėshtė transmetuar perveq nga nga hadithi i Ebi Es Siddik
En Naxhijj,shprehjet e te cilit i ishin peshtjellur.Njehere e transmeton me
" Kur te deshiroje femiإذا اشتهى الولد ,heren
tjeter Ai do te deshiroje femijeإنه ليشتهي الولد
ndersa heren tjeter Njeriut prej banoreve te xhenetit,do t'i lindetإن
الرجل من أهل الجنة ليولد له Allahu e di me se miri!
Ndersa per fund te kesaj polemike themi se nese
Pejgamberi Alejhi selam e ka potencuar nje gje te tille,ajo eshte e vertet dhe
nuk dyshojme, e ndoshta komenti i hadithit te Ruzejnit eshte se nuk ka lindje
te afatizuar( barra 9 mujore) dhe nuk e mohojme kete lindje ose siq eshte e
cekur ne hadith shtatezania, lindja e mosha ne cilin moment ai deshiron te jete.
Degjimi I Kengeve Te
Hurive Dhe Argetimi Me To Ne Xhennet
Thote Allahu,subhanehu ve teala,"
وَيَوْمَ تَقُومُ السَّاعَةُ يَوْمَئِذٍ
يَتَفَرَّقُونَ {14} فَأَمَّا الَّذِينَ آمَنُوا وَعَمِلُوا الصَّالِحَاتِ فَهُمْ
فِي رَوْضَةٍ يُحْبَرُونَ Dhe diten kur do te vendoset qasti i fundit ate
dite do te ndahen (te gjithe njerezit, besimtaret nga jo besimtaret) Ndersa per
ate te cilet besuan( ne njesine e allahut) dhe qe punuan miresi e drejtesi te
ketillet do te behen te gezojne jeten e larte e te pasosur ne kopshtet e
kenaqesise (ne xhennet)"().
Jahja Ibn Kethiri
ne koment te pjeses se fundit te ketij ajeti thote:"
kenaqesi dhe degjim (defrim dhe argetim)", ndersa ne koment te fjales "juhberun"
thote:" degjim (i muzikes, kengeve ne xhennet)".Ndersa Muxhahidi dhe
Katadeja thone:"Begatohen dhe kenaqesia e vesheve ne degjim eshte prej
nderit e begatise".
Enesi
transmeton se Pejgamberi Alejhi selam ka thene: " Vertet hyrijat do te kendojne
ne Xhennet,do te thone: Ne jemi hurijat e bukura, te krijuara per bashkeshortet
e ndershem"().
Ebu Umame
transmeton se Pejgamberi Alejhi selam ka thene"Nuk ka rob i cili hyn ne Xhennet
e te mos i qendrojne dy hyri tek koka e dy tek kembet,te cilat i kendojne me
zerin me te bukur qe e ka degjuar njeriu dhe xhinni.Nuk eshte prej zerit (veglave
te ndaluara) te shejtanit"().
Ibni Umeri
thote se Pejgamberi Alejhi selam ka thene"Grate e Xhennetit do t'iu kendojne
burrave te tyre me zerin me te bukur,qe askush nuk e ka ndegjuar.Prej vargjeve
te tyre jane edhe keto: Ne jemi te mira e te bukura ,gra te njerezve te
ndershem".Shiqojne me sy dhembshuri dhe kendojne: ne jemi te perhershme e nuk
vdesim,jemi te sigurta e nuk frikesojme,ne jemi vendase e jo endacake().
Jahja Ibni Ebi Kethiri
ka thėnė"Hyrite i takojne burrat e tyre tek dyert e
xhennetit e thone: Sa gjate iu kemi pritur.Ne jemi te knaqura,nuk
hidherohemi,jemi vendase e jo nomade,jemi te perhershme e nuk vdesim.Me zerin me
te embel i thote" Ti je dashuria ime ndersa une jam dashuria jote.Pas teje nuk
kerkoj aske".
Kapitull: Ata Do Te
Degjojne Dic Edhe Me Mire Se Kjo
Muhammed Bin El Munkediri ka thėnė" Kur te jete
dita e kijametit therret nje thirres: Ku jane ata qe i largonin degjimet e tyre
nga ndejet e epshit dhe fyejve te shejtanit?
Vendosni ne kopshtet e miskut ,pastaj iu
thote melaikeve: Beni t'a degjojne madheshtine dhe falenderimin Tim().
Ibni Abbasi
ka thėnė" Ne xhennet ėshtė nje peme,nene hijen e se ciless kaloresiec njeqind
vite(100).Flasin banoret e xhennetit ne te dhe permallohen disa.E permendin
knaqesine e dunjase ndersa Allahu,subhanehu ve teala, dergon nje ere prej
xhennetit,e cila e leviz atė peme me cdo knaqesi qe ka qene ne dunja().
Kapitull: Degjimi I
Banoreve Te Xhennetit Fjalimin E Allahut, Subhanehu Ve Teala
Nje prej begative me te medha eshte se
ata do t'a degjojne drejtperdrejt fjalimin e Allahut, Subhanehu ve teala
drejtuar banorve te xhennetit.
Nga: El-Fetava El-Kubra"
Shejhut Muhammed Mutevel-li Esh-ha'ravi,f:693-720)
kosova-imams@yahoogroups.com
Pershtati ne shqip: Sedat Gani Islami
[1]
Bekare25
[2]
Duhan 51-56
[3]
Fjalor gjuhesor
[4]
Duhan 54
[5]
Rrahman 56 - 58
[6]
Sad 52
[7]
Rrahman 56
[8]
Rrahman 72
[9]
Keshtu e ka cekur Buhariu ne "Fillimin e Krijimit",kapitulli ku permend
exhinin,shperblimi dhe ndeshkimin e tyre".Fet-hu-l-Bari 6/395
[10]
Rrahman 58
[11]
Rrahman 58
[12]
Tirmidhiu e transmeton kete hadith ne "Sifetu-l-Xhenneti-Pershkrimi I Xhennetit",2533,2534
dhe 583,584.Ngjashem me kėtė e transmeton edhe Ibni Hibbani(2632) ndersa Albani
ne Es-Sahiha nr:1736,ka thene:Per rrobat e shtatedhjeta ka dy deshmi nga hadithi
i Seid El Huderiut dhe Abdullah Ibni Mesudit,te cilat (hadithe) i perkasin
rangut Merfuė e te cilat i regjistroi Ibni Hibbani (2631,2632) me senede me te
cilat deshmohet.Ndersa hadithin e ka cilesuar si te dobet ne
librin"Daifu-l-Xhamii-s-Sagiri,1776).Vertetuesi(Muhakkiku) i Sifetul Xhenneti te
Ebi Neimit(379,3/222) ka thene:Si rezyme mund te themi se hadithi eshte Hasen ,inshaAllah,dhe
nuk e demton Vakfi (berja e tij mevkuf-ndalja e senedit tek sahabiu) e atij qe e
ka bere te tille(vakf))
[13]
Rrahman 72
[14]
Rrahman 56
[15]
Rrahman 70
[16]
Vakia 35-38
[17]
Transmeton Tirmidhiu ne Et Tefsir (32396),poashtu Taberiu ne tefsirin e
tij(27/185/186) ndersa Albani r.a e ka cilesuare si te dobet ne
"Daifu-t-Tirmdhi(650)
[18]
Ibnul Kajjimi kete hadith ia adreson Ibni ebi Shejbe-s ndersa Hejthemiu ne
"Muxhmeu-z-Zevaid(10/419)" ka thene:E transmeton Taberaniu ne librin El
Evsat.Ibni Kethiri ne tefsirin e tij (8/9)kete hadith ia adreson Abd bin
Humejdit, Tirmidhiu ne Esh Shemail.El Irakiu ne nxjerrjen e haditheve te librit
"Ihjau Ulumi-d-Dini(2628)"Tirmidhiu e ka transmetuar ne Esh Shemail me sened
mursel ndersa Ibnu-l-Kajjimi ne librin El Vefa i ka bere sened nga hadithi i
Enesit por senedi eshte i dobet.Ndersa Shejh Albani e ke bere hasen ne Muhtesar
Esh Shemail El Muhameddije te Tirmidhiut(205),pokeshtu edhe ne Gajetu-l-Meram
(375) per hire te deshmive te tij tek Abd Bin Humejdi dhe Tirmidhiu ne Esh
Shemail,pastaj tek Ibnu-l-Mundhiri ne Ba'th dhe Bejhekiu ne Esh Shuab si dhe tek
Taberaniu dhe El Begaviu
[19]
Vakia 17-23
[20]
Wakia 35
[21]
Nexhm 47
[22]
Vakia 62
[23]
Vakia 7
[24]
Vakia 35
[25]
Vakia 37
[26]
Rrahman 56
[27]
Nebe 31-33
[28]
Bid'u-L-Hakli,Bab: Ma Xhae Fi Sifetil Xhenneti,Fethul Bari 6/365
[29]
Transmeton Buhariu 3246 Dhe Muslimi 2178
[30]
Ahmedi ne Musned 2/345
[31]
Rrahman 58
[32]
Transmeton Ahmedi 3/75 ndersa Ibni Kethiri ne tefsirin e tij 4/280 ia ka
adresuar Ibni Ebi Hatimit.Hejthemiu poashtu e ka cekur ne El Muxhme'10/419, dhe
ka thene" E transemton Ahmedi,Ebu Ja'lau me senedet e tyre,te ciat arrijne
graden e hasenit-senedit te mire
[33]
Transmeton Hejthemiu ndersa Shejh Albani thote hadithi ėshtė sahih
[34]
Hadithi Mahfudh Ėshtė Hadithi I Cili Transmetohet Nga Me Te Qelluarit ( El
Erxhah) Ne Cilesi Apo Ne Numer Apo Dic Tjeter Nga Aspektet Tjera Te Terxhihit
(Preferimit) Por Qe Bie Ne Kundershtim Me Atė Qe Ėshtė Raxhih-I Preferuar.Kjo
Kategori Hadithesh Ėshtė E Pranuar( Shif:Mennaul Kattan,Mebahith Fi Ulumil
Hadith,Mektebetu Vehbe ,Kajro,Egjipt,Botimi I Pare 1987,F:131-132) Kjo Shtese
Ėshtė Bere Prej Meje.S.I
[35]
Transemton Tirmidhiu ne" Sifetul xhenneti 2536 dhe e ka cilesuar si hadith:
Sahih garib ndersa Shejh Albani e ka cilesuar si sahih ne sahihun e tirmidhiut
2059
[36]
Buhariu 3243,Muslimi 2182.Teksti ėshtė marre prej Muslimit
[37]
E ka transmetuar Ebu Neimi ne El Hiljetu2/173.Fjala Bejdah gjuhesisht dtth: i
madh,ose trup i shendoshe,majme
[38]
E ka transmetuar Ebu Neim bin hammad ne shtesat qe ia ka bere librit Ez Zuhd,te
Ibni Mubarekut,f:72-73,nr:256
[39]
Transmeton Ahmedi 5/242,Ibni Maxheh 2014,ndersa Shejh Albani e ka cilesuar si te
vertete ne Sahih ibni Maxheh,1637 dhe shif: Es sahiha 173
[40]
E Transmeton Ibni Mubareku Ne Zuhd Nga Rrefimi I Neimit,F:31,Nr:435
[41]
Buhariu 3243,Muslimi 2182.Teksti ėshtė marre prej Muslimit
[42]
E transmeton Abdullah Bin Ahmed ne Zevaid,4/13,Hakimi ne Mustedrek 4/560
[43]
Ja sin 55
[44]
Taberaniu 23/17,18.Ebu Neimi ne Hilje 3/215,216
[45]
Zubejdiu Ne Nxjerrjen E Haditheve Te Librit Ihjau Ulumuddin(4217),Hadithin Ia Ka
Mbeshtet Ibni Ebi Shejbes...
[46]
Buhariu 5425,Muslimi 1637
[47]
Ahkaf 20
[48]
Ahkaf 20
[49]
Transmeton Tirmidhiui Cili Thote Per Hadithin Hasen Garib.Shif Tirmidhiu Sifetl
Xhenneti,2563,Ahmedi 3/9/Ibni Maxhe Ne Zuhd 4838.Shejh Albani E Ka Cilesuar Sit
E Vertet(Sahih) Ne Sahihun E Tirmidhiut 2077,Pastaj Ne Atė Te Ibni Maxhes 3500…
[50]
Zumer 34[51] Ketu me qellim e kemi lene hadithin
komplet,sic e ka sjellur autori per shkak se nuk pashe ndonje arsye te madhe t'a
sjell ne gjuhen shqipe meqe tere ajo qe perfitohej prej tij ishte pjesa e
lartshenuar
[52]
Bekare 25
[53]
Muslimi,nr:2848
[54]
Tur 21
[55]
Zuhruf 71
[56]
Err-Rrum 14-15
[57]
Transmeton Ebu Neim Ne El Hilje Ndersa Shejh Albani E Ka Cilesuar Si Sahih Ne El
Xhamius Sagier 1602
[58]
Taberaniu ne El Kebir ndersa transmetuesit e tij jane te sakte
[59]
Taberaniu ne Es Sagir me transmetues te sakte
[60]
Ebu Neim ne shtesat qe ia ka bere librit Ez Zuhd te Ibni Mubarekut,12/34 |