Le tė jetė nga ju njė grup qė  thėrret nė atė qė ėshtė e dobishme, urdhėron pėr punė tė mbara dhe ndalon nga e keqja

 

BIBLIOGRAFIA

NEXHAT IBRAHIMI

Emri 

E-mail 

Mesazhi

 

 

Dr. Enes Ljevakoviq, fetv-i emin i Rijasetit tė BI nė BH

 

Mbi vlefshmėrinė e faljes sė namazit tė xhumasė

pas imamit pa dekret

 

 

            Pyetja:

            A ėshtė e justifikueshme dhe e vlefshme me sheriat tė pasohet imami i xhumasė tė cilit i ėshtė anuluar dekreti nga ana e kryetarit tė Bashkėsisė Islame dhe pėr tė cilin kryerja e mėtejme e detyrės sė imamit institucionalisht nuk ėshtė e lejueshme, respektivisht, a ėshtė i vlefshėm namazi i xhumasė pas kėtij imami?

 

Pėrgjigje:

            Ėshtė e pakuptueshme dhe e papranueshme qė detyrėn e imami dhe hatibit ta kryejė personi qė nuk i pranon dhe nuk i respekton vendimet e organeve legale dhe legjitime tė Bashkėsisė Islame nė bazė tė tė cilave vendime mė tė hershme ka kryer detyrat e imamit, hatibit dhe mualimit deri nė pensionim. Personi i gatshėm qė pėr interes personal tė dėmton interesat e bashkėsisė, hierarkinė dhe rendin e saj, duke futur ngatėrresė dhe duke nxitur mosdėgjim nė bashkėsi, nuk meriton qė t’i udhėheq muslimanėt nė xhemat pėrgjithėsisht, e veēanėrisht nuk meriton qė imami dhe hatibi tė kryejė xhumanė pa lejen e pushtetit kompetent fetar, qė kushtėzohet nė medhhebin hanefit. Ky kusht qartė theksohet nė tė gjitha veprat relevante fikhore hanefite (shih pėr shembull: Meraqi-l-felah bi imdadil-fettah nga Shurunbulaliu, fq. 191, El-Ihtijar lit'alil-muhtar nga Ibn-Mevdud el-Musuliu, 1/82, Hashijetu Reddil-muhtar nga Ibn Abidini, 2/139, El-fiqhul-islamijju ve edilletuhu nga Vehbe Ez-Zuhajli, 2/ 277.).

            Kuptimi i kushtit tė theksuar ėshtė pengimi i shpifjes, rrėmujės, anarkisė dhe konfliktit rreth imametit. Shėrbimi i imamit dhe hatibit ėshtė shėrbim jashtėzakonisht i rėndėsishėm nė Bashkėsinė Islame. Pejgamberi i Allahut personalisht ka kryer kėtė shėrbim, e sipas lejimit tė tij detyrėn e kanė kryer edhe mėkėmbėsit dhe tė deleguarit e tij. Kėshtu kanė vepruar pas tij hulefai-rashidinėt, kurse mė vonė edhe sunduesit tjerė muslimanė.

            Sot dekretet imamėve dhe hatibėve nė shtetet muslimane ua japin nė tė shumtėn e rasteve ministritė e vakufeve apo ministritė pėr ēėshtje islame, respektivisht zyret kompetente. Te ne kjo ėshtė nė kompetencė tė reis’ul-ulemasė si prijės suprem i muslimanėve. Ēėshtja e theksuar ėshtė me rėndėsi vitale pėr ruajtjen e unitetit tė Bashkėsisė Islame dhe se individėt nuk do tė mund t’ua paraprijnė interesat personale interesave tė pėrgjithshme; sidomos kjo ėshtė e rrezikshme nėse kėshtu veprojnė nėpunėsit e Bashkėsisė Islame, tė cilėt me nėnshkrimin e kontratės mbi kryerjen e shėrbimit brenda Bashkėsisė Islame kanė pranuar edhe detyrimin e respektimit tė vendimeve tė organeve tė tyre kompetente, tė cilat nuk janė nė kundėrshtim me dispozitat e sheriatit, dhe se veprimi tjetėrfare ėshtė shpėrfillje e detyrimit tė marrė, kurse Allahu i madhėruar urdhėron:

«O ju qė besuat! Zbatoni premtimet (obligimet).!» (El-Maida, 1)

«O ju qė besuat, bindjuni All-llahut, respektoni tė dėrguarin dhe pėrgjegjėsit nga ju..»  (En-Nisa', 59) .

            Nėse dikush nuk pajtohet me vendimin e organit kompetent tė Bashkėsisė Islame, ose e mendon jolegal, jo tė drejtė, joislam, ekziston procedura e pėrcaktuar saktė dhe mekanizimi i kontestimit tė vendimit tė kėtillė. Nė rastin konkret, pėrveē imamit tė pensionuar pėrgjegjės janė edhe xhematlinjtė tė cilėt ndjekin imamin e shkarkuar dhe i ndihmojnė vetėdėshirės sė tij, duke sjellė nė pyetje vlefshmėrinė e namazit tė xhumasė tek njerėzit tė cilėt falen pas kėtij imami, pasi qė kushti pėr vlefshmėrinė e saj nė medhhebin tonė ėshtė qė imami dhe hatibi tė ketė leje, respektivisht dekret nga ana e pushtetit pėrkatės islam.

            Pra, nuk ėshtė korrekte nė aspekt tė sheriatit tė pasohet imami i xhumasė tė cilit i ėshtė marrė dekreti nga ana e kryetarit tė Bashklėsisė Islame as qė ėshtė e vlefshme xhumaja e falur pas kėtij imami, sipas mėsimit tė medhhebit hanefit.[1]

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 


 

[1] Burimi: http://www.dzemat-oberhausen.de/pages/edukacija/fetve/dzuma-namaz-za-imamom-bez-dekreta-enes-ljevakovic.php.

                Ndonėse fetvaja e sipėrme ėshtė dhėnė pėr njė rast tė veēantė, megjithatė mund tė shėrbejė si shembull edhe pėr shumė xhami nė tokat shqiptare. Pėrkthyesi: NI.