|
PASOJAT E MOSFALJES SĖ
NAMAZIT
Pyetja:
Si duhet ta trajtojmė individin, i cili
thotė se ėshtė musliman, por nuk falet dhe nuk agjėron? A jemi tė obliguar ta
pėrshėndesim me selam dhe kur tė vdes t’ia falim xhenazen?
Jusuf Kardavi:
Kjo i ngjan shembullit tė njeriut, i cili
caktohet nga shoqėria tė cilės i takon pėr kryerjen e ndonjė detyre, pėr tė
cilėn do tė shpėrblehet nėse e kryen me rregull, por edhe bėhet pėrgjegjės pėr
kryerjen e atij obligimi. Megjithatė, nėse ky njeri nuk e kryen detyrėn e
besuar, edhepse ėshtė i shėndoshė psiqikisht dhe fizikisht, dmth e le punėn pa
arsye, atėherė ky njeri mund tė gjykohet nė dy mėnyra:
1- Me largim nga vendi i punės pėr shkak
tė mosrespektimit tė detyrės ose
2- Me dėnim mė tė butė sė largimi nga
puna, nėse nuk i ka nėnēmuar publikisht obligimet e veta.
Kėshtu sqarohet qėndrimi i dijetarėve
Islamikė mbi muslimanin i cili me vetėdije nuk i kryen obligimet fetare, e
posaēėrisht faljen e pesė namazeve gjatė ditės. Disa prej tyre konsiderojnė se
obligimi thelbėsor i ēdo muslimani, e madje ēdo njeriu nė jetėn e tij ėshtė
pėrulja vetėm All-llahut
[1]. Mosnėnshtrimi ndaj All-llahut xh.sh.
konsiderohet si tradhėti e detyrės mė qenėsore tė njė muslimani dhe pėr kėtė
shkak individi i tillė nuk meriton ta mbajė emėr muslimani, e as tė gjendet nėn
mbrojtjen e Islamit.
Kėtė mendim e pėrforcojnė edhe kėto
hadithe tė besueshme:
“Mes njeriut dhe mosbesimit ėshtė lėnia e
namazit.”
“Ajo me ēka dallohemi me ta
(mosbesimtarėt) ėshtė namazi, pra kush e le namazin ėshtė mosbesimtar.”
Ca dijetarė tjerė konsiderojnė se nėse
individi i cili ka lėnė pas dore ndonjė obligim Islamik duke mos e pėrbuzur atė,
ndėrsa kohė pas kohe e kryen, duke u penduar pėr lėshimet e veta dhe duke synuar
kah pėrmirėsimi, do tė trajtohet si musliman.
Sipas asaj qė deri tani e thamė, ata qė e
lėnė faljen, e bėjnė kėtė nga dy shkaqe:
1. Pėr shkak se mohojnė se namazi ėshtė
obligim dhe nuk i kushtojnė kurrfarė rėndėsie atij. Tė tillėt sipas mendimit
unanim tė dijetarėve Islamikė trajtohen si mosbesimtarė dhe renegatė, sepse roli
dhe rėndėsia e namazit nė Islam janė tė njohura.
Pra, ēdonjėri qė mohon, nėnēmon dhe
pėrgėnjeshtron urdhėrin e Zotit dhe tė Dėrguarit tė Tij trajtohet si
mosbesimtar, nė zemrėn e tė cilit nuk ka besim (iman) as sa kokrra e grurit. Pėr
kėtė lloj tė njerėzve All-llahu U thotė:
“...Atij qė kundėrshton All-llahun dhe tė
Dėrguarin e Tij i takon zjarri i Xhehennemit, aty mbetet pėrgjithmonė.”
(Xhinn 23)
“Edhe kur i thirrni pėr t’u falur, ata e
marrin pėr tallje e lojė. Kėtė e bėjnė pėr shkak se janė njerėz qė nuk
kuptojnė.”
(Maide 58)
Kėto ajete mjaft mirė pėrshkruajnė
pozitėn e atyre qė namazin dhe ibadetet tjera i konsiderojnė si shenja tė
prapambeturisė dhe dekadencės, duke i pėrqeshur ata qė falen.
2. Nuk e kryejnė faljen nga pėrtacia, tė
preokupuar me kėtė botė duke shkuar pas epsheve tė veta dhe mashtrimeve tė
ndryshme tė shejtanit.
Rreth kėsaj ēėshtjeje dijetarėt Islamikė
kanė dhėnė kėto pėrgjigje:
Ebu Hanife:
“Personi i tillė do tė konsiderohet si
mėkatar dhe do tė jetė e domosdoshme qė tė riedukohet me rrahje saqė t’i rrjedhė
gjak, e mandej tė izolohet (burgoset?) derisa tė fillojė tė falet. Njėjtė do tė
veprohet edhe me atė qė pa shkak tė arsyeshėm ushqehet gjatė ditėve tė
Ramazanit”
Maliku dhe Shafiu:
“Njeriu i tillė ėshtė mėkatar. Ai nuk do
tė konsiderohet si mosbesimtar, por edhe dėnimi me rrahje dhe burgosje nuk do tė
mjaftojė- nėse ėshtė kryefortė nė qėndrimin e tij, do tė dėnohet me vdekje.”
Ahmed ibn Hambeli:
“Personi i tillė ėshtė mosbesimtar dhe
renegat. Ai do tė dėnohet me vdekje, por para kėsaj do tė kėrkohet prej tij qė
t’i pendohet Zotit dhe ta falė namazin. Nėse e pranon kėtė kusht, do tė lirohet,
nė tė kundėrtėn do t’i ekzekutohet dėnimi.”
Kuptohet, mendimi i kėtyre dijetarėve
bazohet nė Kur’an dhe nė hadithe tė besueshme.
Nė Kur’an theksohet edhe rasti, i cili
tregon gjendjen e mohuesve nė Ditėn e Gjykimit:
“Atė ditė mjerė pėrgėnjeshtarėt!
Se kur u thuhej “Pėruluni!” nuk
pėruleshin.
Atė ditė mjerė pėrgėnjeshtarėt!”
(Murselat 47, 48)
Se si do tė ndihet mosbesimtari nė Ditėn
e Gjykimit pėrshkruan ky ajet:
“Atė ditė, kur tė shpallet ēdo send dhe
tė thirren pėr tė bėrė sexhde, nuk do tė munden.
Me shikime tė varura dhe me poshtėrsi
mbuluar, se kanė qenė tė thirrur tė bėjnė sexhde deri sa ishin tė shėndoshė.”
(Kalem 42, 43)
All-llahu i Lartmadhėruar pėr politeistėt
thotė:
“...Por nėse pendohen, e kryejnė faljen
dhe e japin zekatin, atėherė lėshojuani rrugėn, se vėrtet All-llahu fal, ėshtė
Mėshirues”
(Teube 5)
Gjithashtu pėrshkruhet edhe dialogu mes
besimtarėve dhe mosbesimtarėve nė ditėn e Gjykimit:
“(Besimtarėt do tė pyesin:) Ē’ju solli nė
Sekar[2]?
(Mosbesimtarėt) Do tė thonė: Ne nuk e
kryenim namazin, nuk i ushqenim tė varfėrit dhe pėrziheshim me tė tjerėt nė punė
tė kota, ndėrsa Ditėn e Gjykimit nuk e besonim, derisa nuk na erdhi vdekja!”
(Muddeththir 42, 43)
Pra, gjėja e parė qė do t’i shtiejė nė
zjarr do tė jetė moskryerja e faljes.
Ajeti vijues na tregon virtytet e
dyftyrėshave:
“Dyftyrėshat pėrpiqen ta mashtrojnė
All-llahun, por All-llahu i mashtron ata. Kur ngrihen ta falin namazin, ngrihen
me pėrtesė dhe e bėjnė kėtė vetėm pėr t’u dukur te njerėzit, ndėrsa All-llahun e
pėrmendin fare pak!”
(Nisa 142)
Gjithashtu, nėse u drejtohemi haditheve
tė tė Dėrguarit tė Zotit u[3],
mund tė vėrejmė se edhe ato e vlerėsojnė si mosbesimtar atė qė me vetėdije le
pas dore faljen. Ndėr hadithet qė trajtojnė kėtė temė numėrohen edhe kėto:
“Mes njeriut dhe mosbesimit ėshtė lėnia e
faljes.”[4];
“Ajo me ēka dallohemi nga ata
(mosbesimtarėt) ėshtė namazi. Kush e lė atė (namazin) bėhet mosbesimtar.”[5];
“Kurrė mos e le ndonjė namaz me vetėdije,
sepse ai qė e le namazin me vetėdije ėshtė i privuar mbrojtjes sė All-llahut!”[6]
“Kush rregullisht e kryen namazin do t’i
jetė dritė, shpėtim dhe dėshmi nė ditėn e Gjykimit, e kush nuk e kryen
rregullisht atė, nuk do tė ketė dritė, shpėtim e as dėshmi dhe nė ditėn e
Gjykimit do tė jetė me shoqėrinė e Karunit, faraonit, Hamanit dhe Ubejj b.
Halefit.”[7]
“Atij qė i kalon namazi i ikindisė ėshtė
sikur ai, tė cilit i ėshtė gjymtuar (cunguar) familja dhe pasuria e vet.”[8]
“Pėr dyftyrėshat (munafikėt) nuk ka namaz
mė tė rėndė se sabahu dhe jacia (nė xhami), e po ta dinin se ēfarė shpėrblime
kanė pėr ta, do t’i falnin qoftė edhe duke shkuar zvarra.
Kam vendosur qė t’i urdhėroj muezinit tė
bėjė ikamet, e t’i urdhėroj ndonjėrit t’i bėhet imam masės, ndėrsa unė t’i marr
disa gaca nga zjarri dhe t’ia ndez (shtėpinė) atij qė ende nuk ka dalur (nė
xhami) pėr namaz!”[9]
Gjithashtu, edhe as’habėt[10],
pa pėrjashtim konsiderojnė se personi qė nuk falet duhet trajtuar si mosbesimtar
dhe renegat:
Abdull-llah b. Shekik el-Ukajli t[11]
thotė:
“As’habėt e Muhammedit u konsiderojnė se
obligimi i vetėm, lėnia e tė cilit shpie nė mosbesim ėshtė namazi.”[12]
Aliu t:
“Ai qė nuk falet ėshtė mosbesimtar!”
Ibn Abbasi t:
“Kush e lė pas dore namazin ėshtė bėrė
mosbesimtar!”
Ibn Mes’udi t:
“Kush e lė pas dore namazin, nuk ka fe!”
Xhabir b. Abdull-llahu t:
“Mosbesimtar ėshtė ai qė nuk falet!”
Ebu Derda t:
“Nuk ka fe ai qė nuk praktikon namazin,
dhe nuk ka namaz ai qė nuk ka marė abdest!”
Is’hak b. Ruvejhi:
“Me besnikėri ėshtė transmetuar nga i
Dėrguari i All-llahut u se ai qė nuk falė namaz ėshtė mosbesimtar, por
gjithashtu mosbesimtar konsiderohet edhe ai qė me vetėdije dhe pa arsye e shtyen
faljen e namazit.”[13]
Ejjub es-Sihtijani t thotė:
“Ėshtė e padyshimtė se lėnia e namazit
ėshtė mosbesim!”
Hafidh Mundhiri, pas tė theksuarit tė
haditheve dhe thėnieve tė as’habėve mbi kėtė temė, thotė:
“Njė grup i as’habėve dhe tabi’inėve[14]
i konsiderojnė si mosbesimtarė edhe ata qė e shtyejnė faljen e namazit deri
atėherė sa nuk kalon koha e tij. Mes kėtyre gjenden edhe: ‘Umeri, ibn Mes’udi,
ibn Abasi, Muadh ibn Xhebeli, Xhabir ibn Abdull-llahu, Ebu Derda, Ahmed ibn
Hambeli, Is’hak b. Ruvejhi, Abdull-llah b. Mubaraku, Ibrahim en-Nehai, Hakim b.
Utejbe, Ejjub es-Sahtijeni, Ebu Davud et-Tajalisi, Ebu Bekr b. Ebi Shejbe,
Zuhejr b. Harbi dhe tė tjerė, (Zoti qoftė i kėnaqur me ta).
Kėto janė mendime tė transmetuara nga
dijetarėt e njohur Islam, tabi’inėt dhe as’habėt pėr mosbesimin e atij i cili
qėllimisht, qoftė edhe njė namaz e le pa e falė, e ēfarė ėshtė atėherė qėndrimi
i tyre ndaj atij i cili ka kaluar vite tė tėra duke mos e pėrkulur kurizin kurrė
qė t’i bie nė sexhde All-llahut U.
Pas gjithė kėsaj qė theksuam, mund tė
pėrfundojmė se ai i cili nuk e kryen namazin ėshtė:
-Mosbesimtar, nėse nuk falet duke e
pėrbuzur kryerjen e namazit dhe rėndėsinė e tij, ose:
-Mėkatar i madh, (e sipas disave pėrsėri
mosbesimtar), nėse nuk e kryen atė pėr shkak tė dhėnies pas epsheve dhe
dėshirave tė veta.
Sipas mendimit mė tė butė, personi i
tillė ėshtė mėkatar, i cili nuk ėshtė larg as nga kufri (mosbesimi), sepse nuk
ka dyshim se mėkatet shpiejnė njėri nė tjetrin, tė vegjėlit nxisin nė tė
mėdhenj, dhe kėshtu lehtė arrihet nė mosbesim.
Pėr kėtė shkak, ėshtė e domosdoshme qė
ēdo njeri qė ndihet si musliman ndėrsa nuk e fal namazin, t’i rishqyrtojė veprat
dhe rrugėn e tij, t’i pendohet All-llahut U dhe ta pėrforcojė besimin me
kryerjen e pėrhershme tė namazit, njėlloj siē ėshtė e domosdoshme qė besimtarėt
ta kėpusin ēdo kantakt me ata qė me kėmbėngulje qėndrojnė nė mendimin se namazi
nuk ėshtė obligim i muslimanit. Gjithsesi, kjo vlen nėse besimtarėt i kanė
kėshilluar mė parė ata, ndėrsa ata nuk i kanė pranuar kėshillat e tyre me
kokėfortėsi.
Ibn Tejmije, pėr atė qė nuk falet thotė:
“Nuk duhet t’i ipni selam, e as t’i
pėrgjigjeni ftesės sė tij, as nuk ėshtė e lejuar qė babai t’ia japė vajzėn e
vet, pėr shkak se nėse ai nuk falė namaz nė tė vėrtetė nuk ėshtė musliman, nuk
meriton grua muslimane, e as fėmijė muslimanė!”
Madje nuk ėshtė e lejuar qė drejtori i
organizatės ta punėsojė atė qė nuk falė namazin, sepse me kėtė do ta ndihmonte
atė qė pėrdor begatitė e All-llahut U pėr tė bėrė mėkat ndaj Tij.
Nuk ka dyshim se personi qė nuk i kryen
obligimet e veta ndaj Krijuesit tė vet, aq mė pak nuk do t’i kryejė obligimet me
nder edhe ndaj krijesave tjera.
Namazi paraqet shtyllėn kryesore tė fesė,
pėr moskryerjen e sė cilės nuk ka ndjesė, pėrveē kur personi e humbė vetėdijen
dhe nuk di se ēka flet, e tė gjitha sėmundjet tjera nuk janė arsye e mjaftueshme
qė namazi tė mos falet, qoftė edhe nėse personi ėshtė i paralizuar apo rėndė i
plagosur.
Sipas Ligjit Islamik (sheriatit) tė
sėmurit duhet thėnė:
“Pastrohu si dhe sa tė mundesh. Ulu qysh
tė mundesh, por mos e lėsho namazin. Pastrohu me ujė, e nėse nuk ke ujė merr
tejemmum[15],
me dhč tė pastėr. Falu nė kėmbė, nėse kėshtu nuk mundesh, falu ulur, nėse nuk
mundesh as kėshtu, falu i mbėshtetur nė anėn e djathtė apo i shtrirė nė shpinė,
e nėse as kėshtu nuk mundesh, atėherė lėvize kokėn ose vetėm sytė, nė kuptim tė
fjalėve tė All-llahut U:
“Andaj, sa te keni mundėsi ruajuni prej
dėnimit tė All-llahut!”
(Tegabun 16)
Nė pėrputhje me atė qė thamė, vėrejmė
pėrgjegjėsinė e mbarė shoqėrisė pėr moskryerjen e kėtij obligimi, e sidomos tė
ēdo individi nė kuadėr tė kompetencave tė veta: babai ėshtė pėrgjegjes pėr
djemtė dhe vajzat e moshės jomadhore, burri pėr gruan e tij, etj.
All-llahu U thotė:
“Urdhėro familjen tėnde qė tė falė namaz,
e edhe ti vetė zbatoje atė, ngase Ne nuk kėrkojmė prej teje ndonjė furnizim. Ne
tė furnizojmė ty. Ardhmėria e mirė i takon atij qė ruhet.
(Ta Ha 132)
Muhammedi u ka thėnė:
‘‘Urdhėroni fėmijėve tuaj tė falin namaz
qė prej moshės shtatė vjeēare, e kur t’i mbushin dhjetė vjet, atėherė detyroni.”
Gjithashtu All-llahu U thotė:
“O ju qė besuat, ruajeni veten dhe
familjen tuaj nga zjarri, lėndė djegėse e tė cilit janė njėrėzit dhe gurėt!”
(Tahrim 6)
Nėse me tė vėrtetė bashkėshorti e do
gruan e tij, ndėrsa babai fėmijėt e tij, dhe nuk dėshirojnė qė t’i humbin,
atėherė le t’i mbrojnė nga zjarri duke u urdhėruar nėnshtrim Krijuesit tė tyre,
para sė gjithash me kryerjen e namazit.
Na ka mbetur edhe njė ēėshtje, tė cilėn
jemi tė obliguar ta spjegojmė, e kjo ėshtė se a jemi tė obliguar t’ia falim
xhenazen atij qė nuk e ka falur namazin...
Kjo ēėshtje gjithsesi varet se a ka qenė
njeriu mosbesimtar, ose vetėm mėkatar i rėndė.
Sipas mendimit tė dijetarėve, nėse njeriu
qė ka vdekur ka qenė i thirrur nga Imami (kryetari) i asaj kohe ose gjykatėsi i
sheriatit (si zėvendės i tij) qė ta falė namazin, e ky nuk ka pranuar, atėherė
nuk do t’i falet namazi pasiqė do tė konsiderohet si mosbesimtar. Kjo vlen pėr
njeriun i cili pėrveē namazit ka bėrė edhe lėshime tė tjera, siē janė
mosndershmėria dhe moskryerja e obligimeve tjera islame.
Megjithatė, nėse personi nuk e ka mohuar
namazin si obligim, ndonjėherė ėshtė falur e ndonjėherė jo, atėherė kėtij
personi do t’i falet namazi dhe i njėjti do tė varroset nė varrezat e
muslimanėve.
U apelojmė besimtarėve, tė cilėt deri
tani nuk kanė praktikuar namazin nga shkaqe tė ndryshme qė t’i drejtohen
sinqerisht Krijuesit tė tyre- All-llahut U me pendim, dhe tė fillojnė
praktikimin e kėtij obligimi tė domosdoshėm pėr ēdo besimtar. Nuk ka dyshim se
Ai ėshtė Mėshiruesi, Falėsi i mėkateve, i Cili me kėnaqėsi do t’ua pranojė
pendimin e sinqertė dhe do t’ua falė mėkatet e mėparėshme insha- All-llah.
“O ju qė keni besuar, pendohuni te
All-llahu me njė pendim tė sinqertė!
(Tahrim 8)
‘‘O ju qė besuat, keni frikė All-llahun
me njė sinqeritet tė vėrtetė dhe mos vdisni ndryshe, pos duke qenė muslimanė!”
(Ali lmran l02)
Lavd-falėnderimi i takon All-llahut
qė na e mundėsoi kėtė.
Qoftė paqja mbi Lajmėtarin e Fundit,
Muhammedin, familjen e tij, shokėt e tij, si dhe mbi ne dhe tė gjithė ata qė do
ta pasojnė rrugėn e drejtė.
Fusnotat:
[1]U
- i Lartėsuar
[2]Sekar
- emri i Xhehennemit mė tė ashpėr
[3]
u - qoftė paqja mbi tė
[4]Hadithin
e transmeton Muslimi nga Xhabiri r.a.
[5]Hadithi
ėshtė i transmetuar nė Sunenet, ndėrsa Ahmed ibn Hambeli e transmeton nga
Burejde r.a.
[6]Transmeton
Teberaniu
[7]Hadithi
transmetohet nga Abdull-llah ibn ‘Umeri r.a., ndėrsa Ahmedi dhe Hejthemi thonė
se ėshtė i besueshėm. Nė transmetimin e hadithit, Ibnul-Kajjimi thotė se atė qė
nga falja e largon dėshira pėr pushtet, do tė jetė i ringjallur pranė faraonit;
ai qė e ka lėnė namazin nga dėshira pėr pasuri do tė ringjallet pranė Karunit;
atė qė kryelartėsia dhe pozita e kanė penguar nga falja do tė ringjallet nė
shoqėri tė Hamanit, ndėrsa nėse ėshtė nė pyetje tregtia, atėherė do tė
ringjallet pranė Ubbej b. Halefit. Pra, ai qė le ndonjė namaz me qėllim do tė
ringjalleshka me kėto njerėz tė kėqinj, tė cilėt nė histori janė regjistruar si
tiranė. Por, a thua ē’do tė ndodhė me ata njerėz qė asnjėherė nė jetė nuk i janė
pėrulur Krijuesit tė tyre (me sexhde)!...
[8]Hadithin
e transmeton Buhariu nė "Sahih". Pra, nėse ai qė nuk e fal vetėm njė namaz i
ngjan atij qė i ėshtė shkatėrruar familja dhe pasuria, a thua kujt i ngjan ai qė
nuk e ka falur asnjė namaz nė jėtėn e vet?!
[9]Edhe
kėtė hadith e transmeton Buhariu nė "Sahih". Ky hadith rreptė ua tėrheqė
vėmendjen atyre qė nuk falen nė bashkėsi (xhemat)
[10]As’habė
- shokėt e Muhammedit u
[11]t
- All-llahu qoftė i kėnaqur me tė
[12]Transmeton
Tirmidhiu
[13]Transmeton
Muhammed b. Nasr el-Mervezi
[14]Tabi’inė
- pasardhėsit e as’habėve
[15]Tejemmum
- pastrim me dhe tė pastėr
|