|
Imam Xhemaluddin Es-Sujuti
Pėrdorimi i tespiheve
Ka njė kohė tė gjatė qė parashtrohet
pyetja nė lidhje me pėrdorimin e tespiheve, prandaj nė kėtė fetva kam tubuar
hadithe dhe tradita (ethere) ta cilat kanė tė bėjnė mė kėtė temė, kurse Allahu,
xh.sh., ėshtė ndihmės i mjaftueshėm.
Ibn Omeri, r.a., ka thėnė: “E kam parė tė
Dėrguarin e Allahut, s.a.v.s., se si bėnte tespih mė gishtėrinjtė e tij”. (Ibn
Ebi Shejbe, Ebu Davud, Et-Tirmidhi, En-Nesai dhe El-Hakimi, i cili mban
qėndrimin se ky transmetim ėshtė autentik).
Busejra, njėra nga muhaxhiret, transmeton
se i Dėrguari i Allahut, s.a.v.s., ka thėnė: “Bėni (o ju gra) tespih, tehlil dhe
takdis dhe mos jini shpėrfillėse qė ta harroni tevhidin! Dhe numėroni me
gishtėrinjtė tuaj, sepse do tė pyeten (edhe gishtėrinjtė) dhe ato do tė
pėrgjigjen!” (Ibn Ebi Shejbe, Ebu Davudi, Et-Tirmidhi dhe El-Hakimi).
Safija, r.anha, ka treguar: “Njėherė tek
unė hyri i Dėrguari i Allahut, s.a.v.s., ndėrsa pra meje gjendeshin 4.000 (kocinj)
(koshpica) nga hurmat me tė cilat kam bėrė tespih, e mė pyeti: ‘Ē’ėshtė kjo, oj
bija e Hujejės?’ Unė u pėrgjigja: ‘Me to bėj tespih!’ Pejgamberi, a.s.,: ‘Qė kur
u largova prej teje, unė mė shumė tespih kam bėrė nga kjo!’ I thash: ‘Mėsomė me
tė, o i Dėrguari i Allahut, s.a.v.s., e ai tha: ‘Thuaj: Subhanallahi adede ma
haleka min shej’in – Qoftė i madhėruar Allahu aq herė sa edhe janė krijesat e
Tij!” (Et-Tirmidhi, El-Hakimi dhe Et-Taberani).
Sa’d ibn Vekkasi, r.a., ka hyrė me tė
Dėrguarin e Allahut, s.a.v.s., tek njė grua para sė cilės janė gjetur koci ose
gurės tė imė me tė cilėt ka bėrė tespih, e i Dėrguari i Allahut, s.a.v.s., asaj
i ka thėnė: “A dėshiron tė tė lajmėroj pėr diēka qė tė ėshtė mė e lehtė dhe mė e
vlershme nga kjo?” Thuaj: “Subhanallahi adede ma haleka fi‘s-semai‘;
Subnahallahi adede ma haleka fi‘l-erdi; Subhanallahi adede ma bejne dhalike ve
Subhanallahi adede ma Huve halikun – Qoftė i madhėruar Allahu me numrin e
krijesave nė qiej! Qoftė i madhėruar Allahu me numrin e krijesave nė tokė! Qoftė
i madhėruar Allahu me numrin e krijesave ndėrmjet tyre! Qoftė i madhėruar Allahu
me numrin e krijesave qė do t’i krijoj! Pastaj: Allahu ėshtė mė i madhi (Allahu
ekber) nė tė njėjtėn mėnyrė; pastaj: Falėnderimi i takon Allahut (El-hamdu
lil-lah) nė tė njėjtėn mėnyrė; dhe pastaj: Nuk ka zot tjetėr pėrveē Allahut (La
ilahe il-lallah) nė tė njėjtėn mėnyrė; dhe: Nuk ka forcė dhe as fuqi pėrveēse me
Allahun, (La havle ve la kuv-vete il-la bil-lah) nė tė njėjtėn mėnyrė.” (Ebu
Davud, Et-Tirmidhi, i cili thotė qė hadithi ėshtė hasen (i mirė), En-Nesai, Ibn
Maxhe, Ibn Hibban dhe Hakimi, i cili mban qėndrimin se hadithi ėshtė autentik.)
Ebu Safijjes, r.a., shėrbėtorit tė
Dėrguarit tė Allahut, s.a.v.s., iu soll tepih nga lėkura dhe enė me gurrėz tė
imė me tė cilėt bėri tespih gjerė nė drekė, dhe pastaj tespihet dhe enėn ia
hoqėn. Ndėrsa, kur Ebu Safijja, r.a., e fali namazin e iqindisė, pėrsėri ia
kthyen ato dhe ai bėri tespihe me to gjerė nė aksham. (El-Begavi,
Mu’xhemu’s-Sahabe; Ibn Asakir, Tarih.)
Nėna e Junus ibn Ubejdit ka thėnė: “E kam
parė Ebu Safijjen, njėrin nga as’habėt e Pejgamberit, a.s.,- ndėrsa ishte
komshiu ynė- se si bėnte tespih me guralecė”. (Ahmed, Ez-Zuhd).
Ibn Sa’d shėnon nga Hakim ibn Ed-Dejlemiu
se Sa’d ibn Vekasi, r.a., ka bėrė tespih me guralecė, gjersa Ibn Ebi Shejbe, nė
Musannafin e tij, nga shėrbėtori i Sa’dit, transmeton se Sa’d ibn ebi Vekkas ka
bėrė tespih me guralecė ose me koci prej hurmave.
Ibn Sa’di nė veprėn e tij “Et-Tabekat”,
thotė: Na ka lajmėruar ne Ubujdullah ibn Musa se i ka thėnė Isra’ili prej
Xhabirit se si njė grua i ka transmetuar qė Fatimja, e bija e hazreti Husejnit,
ka bėrė tespih nė pe, nė tė cilin ka pasur kokrra”.
Abdullahi, djali i imam Ahmedit, nė
veprėn “Zevaidu’z-zuhd” transmeton prej Nuajm ibn Muharriz ibn Ebi Hurejres, se
gjyshi i tij Ebu Hurejre, r.a., ka pasur perin nė tė cilin kanė qenė 2.000
kokrra dhe nuk ka rėnė tė flejė gjersa me to nuk e ka shqiptuar tespihun.
Imam Ahmedi nė veprėn “Zuhd”, thotė: “Na
ka pėrcjellur ne Miskin ibn Nekir se i ka thėnė Sabit ibn ‘Axhlan se si El-Kasim
ibn Abdurrahmani ka thėnė: “Ebu Derda, r.a., mbante koci prej axhve (hurmave tė
thara) nė qese, dhe kur e falte namazin e sabahut, i nxirrte njė nga njė duke
bėrė me to tespih, gjersa nuk kishte nevojė pėr to.”
Ibn Sa’di transmeton nga Ebu Hurejre,
r.a., se ai ka bėrė tespih me koci bardh e zi, gjysmė tė qorruara (nuva
muxhezza’).
d-Dejlemiu me zinxhirin e tij tė
transmetuesve transmeton nė mėnyrėn merfu’ se Aliu, r.a., ka thėnė: Tespihu
ėshtė mjetė i mrekullueshėm pėr manifestimin e dhikrit”.
Ibn Ebi Shejbe shėnon qė Ebu Seid
el-Hudriu, r.a., ka bėrė tespih me koci. Gjithashtu, edhe prej Ebu Nedreasė,
shėnon se i ka treguar njė njeri nga Taifi se si nė njė rast kanė qenė mysafir
tek Ebu Hurejreja, r.a., ndėrsa ai kishte qesen (torbėn – M. A.) nė tė cilėn
gjendeshin guralecė ose koci qė me to bėnte tespih. Po ashtu, transmeton edhe
nga Za’zana se ka thėnė: “I mora nga nėnė e Ja’furit tespihet e saj, e kur erdha
te Aliu, r.a., mė tha: “Ktheja tespihet nėnės sė Ja’furit!”
Kam hasur nė librin Tuhfetu-l-ibadi njė
kapitull tė mrekullueshėm nė tė cilin, ndėr tė tjerash, qėndron: “Disa dijetarė
janė tė mendimit se bėrja e tespiheve me gishtėrinj, pėr shkak tė hadithit tė
Ibn Omerit, ėshtė mė i vlefshėm. Por, mund tė themi qė kjo vlen pėr atė i cili
ėshtė shumė i sigurt se nuk do tė gaboj gjatė numėrimit, ndėrsa pėr atė qė nuk
ėshtė i sigurt, mė mirė ėshtė qė atė ta bėj me tespihe.”
Tespihet i kanė shfrytėzuar kolosėt, mbi
tė cilėt mbėshtetet dhe prej tė cilėve pranohet praktika, sikur Ebu Hurejreja,
r.a. Ai ka pasur perin nė tė cilin janė gjendur 2.000 kokrra, dhe nuk ka fjet
gjersa nuk i ka shqiptuar 12.000 tespihe, siē pohon Ikreme.
Ebu Davudi nė Sunenin e tij shėnon
traditėn (etherin) nė tė cilin Ebu Nadre el-Giffari tregon si nė vijim: “Mė ka
treguar njė njeri i moshuar nga Taifi: ‘Erdha nė Medine dhe kėrkova strehim tek
Ebu Hurejreja, r.a. – ndėrsa nė jetė nuk kam takuar ndonjė qė mė mirė t’i
pranojė dhe gostis misafirėt sesa ai. Njė ditė, gjersa kam ndenjur tek ai, ai
ishte nė shtratin e tij pran tė cilit gjendej qesja me guralecė ose koci. Poshtė
tij ishte ulur shėrbėtorja e tij, e cila ishte zezake. Bėnte tespih, dhe kur e
mbaroi gjithė atė ēka ishte nė qese, ia hodhi qesen shėrbėtores, ndėrsa ajo
gjithė kocit i ktheu nė qese dhe pėrsėri ia dha
qė tė vazhdonte tė bėnte tespih.”
El-Hafiz Abdulgani nė veprėn e tij
El-Kemal, duke shėnuar biografinė e Ebu Derdasė, r.a., thotė qė ky as’hab nė
ditė ka lexuar nga 100.000 tespihe, kurse prej Seleme ibn Shebibit transmetohet
se ka thėnė: “Halid ibn Ma’dani, pėrveē asaj qė ka lexuar nga Kur’ani, nė ditė
ka lexuar nga 40.000 tespihe. Kur e kanė shtruar pėr t’i dhėnė gusėl (gjatė
pėrgatitjes sė xhenazes, M.A.) gishtėrinjtė i ka pasur nė atė formė sikur qė i
ka mbajtur tespihet”. Ndėrsa dihet qė 100.000 dhe 40.000, po edhe mė pak nga
kjo, nuk tė numėrohen nė gishtėrinj, kėshtu qė, pėr shkak tė kėsaj, Ebu Derdaja,
r.a., dhe Halidi tespihet i kane shfrytėzuar si mjet, kurse Allahu e di mė sė
miri.
Ahmed ibn Halikan nė veprėn e tij
“Vefajetul-e’ajan” shėnon ngjarjen se si disa njerėz njė ditė prej ditėsh, kur
nė dorėn e Xhunejdit vėrejtėn tespihet, dhe e pyetėn: “A edhe ti, pėr karshi
autoritetit tėnd, mban nė dorė tespihe?!” Ndėrsa ai u pėrgjigj: “Rrugėn me tė
cilėn i jam afruar Zotit asnjėherė nuk do ta lėshoj.”
Hasan el-Basri ėshtė pyetur: “O, mėsues,
a edhe pėr karshi madhėrisė tėnde dhe manifestimit tė bukur tė ibadetit, me
tespihe ne duar?” Ėshtė pėrgjigjur: “Atė qė e kemi vepruar nė fillet tona nuk do
ta lėmė as nė pėrfundimet tona!”
Sikur qė tė mos kishte leje dhe arsye
tjetėr pėr pėrdorimin e tespiheve pėrveē pajtueshmėrisė dhe praktikės sė tė
parėve, edhe ajo do tė ishte e mjaftueshme. Megjithatė, pėrsėrisim qė tespihet
janė mjet tė cilat na nxitin qė ta kujtojmė Allahun e Lartėsuar (mudhekkiratun
bil-lahi teala), ashtu qė me tė drejtė i kanė njohur disa prej tė parėve nė
rrugė tė drejtė (selef-i salih), sepse, gati se tė gjithė ata qė i shohin
tespihet, kujtojnė nė Allahun,
xh.sh., ēka ėshtė edhe dobia mė e madhe
e tyre.
Gjithashtu, tespihet, ne na ndihmojnė qė
te jemi gjithnjė nė dhikėr. Kur njeriu i sheh tespihet, e dinė se ato janė mjet
pėr pėrmendjen e Allahut,
xh.sh., prandaj edhe e nxisin pėr
dhikėr. Disa tespihet i kanė emėrtuar si hablu’l-vasli (litari i cili tė lidh me
Allahun), ndėrsa disa tė tjerė si rabitatu’l-kulub (lidhja zemėrore me Allahun).
Mė ka treguar njė person, nė rrėfimin e
tė cilit nuk dyshoj aspak, se ka qenė nė karvanin pėr nė Bejtul-Makdis, kur i
kanė takuar njė grup plaēkitės tė cilėt kanė urdhėruar qė gjithēka tė gropohet.
Kur e kanė gropuar atė dhe kur ia marrin turbanin nga ai bien tespihet. Me tė
parė tespihet, thirrėn: “Ky ėshtė poseduesi i tespiheve, ktheni gjėrat e tij!”
Dhe kėshtu u shpėtua pasuria e tij.
Vėlla i nderuar, shih kėtė mjet tė bekuar
dhe tė ndritur i cili sjell mirėsi nė kėtė dhe nė botėn tjetėr. Nuk transmetohet
nga dijetarėt e hershėm dhe tė mbramė se e kanė ndaluar pėrdorimin e tespiheve,
madje shumica e dijetarėve i kanė pėrdorė tespihet dhe nuk kanė parė gjė tė keqe
nė to.
Ėshtė pyetur njėri nga dijetarėt: “A
Allahut i numėron?”, dhe ėshtė pėrgjigjur: “Jo, por numėroj pėr Tė.
Esenca e kėsaj qėndron nė atė se dhikri i
shumtė i pėrmendur nė sunnet nuk mund tė numėrohet mė gishtėrinj, por edhe nė
qoftė se do tė mund tė numėroj, kjo lexuesin do ta largonte nga pėrkulshmėria,
kurse arritja e pėrkulshmėrisė ėshtė njėra nga qėllimet e dhikrit, ndėrsa Allahu
e di mė sė miri!
(E botuar nė: «Preporod»,
nr. 24/841 mė 15. 12. 2006. Nga gjuha arabe e pėrkthyen: Hfz. Nexhad Ēeman dhe
Mr. Almir Fatiq)
Nga boshnjakishtja:
Mehas Alija
http://www.breziiri.com/modules/news/article.php?storyid=96
|