Le tė jetė nga ju njė grup qė  thėrret nė atė qė ėshtė e dobishme, urdhėron pėr punė tė mbara dhe ndalon nga e keqja

 

 

Emri 

E-mail 

Mesazhi

 

 

Seid Ramadan El-Buti

 

Bismil-lahir-rrahmanir-rrahim

 

Pse All-llahu nuk na e plotėsoi lutjen pėr vėllezėrit

tanė nė Irak?

 

 

Kjo ėshtė tema e hutbes tė cilėn e ka mbajtur dr. Seid Ramadan El-Buti nė Damask, mė datė 11.04.2003 menjėherė pas rėnies sė befasueshme tė Bagdadit nė duart e Amerikės, nė mungesė tė rezistencės sė dukshme prej trupave irakiane.

All-llahu ėshtė mbizotėrues i punės sė vet, por shumica e njerėzve nuk e dine. Pas falėnderimit All-llahun dhe salavatet Muhammedit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem:

Tė gjithė e dini se njeriu ėshtė rob i All-llahut, dhe i njėjti njeri duhet t’i pėrshtatet asaj robėrie sovrane, duke e zbatuar nė besim, sjellje dhe nė bindje. Prej formave mė tė qarta tė robėrimit dhe nėnshtrimit ndaj All-llahut ėshtė frika dhe lutja kontinuele para derės sė Mėshirės sė Tij.

Ju mirė e dini, qė shumė herė e kam pėrmendur, se lutja ėshtė njė ndėr format e robėrimit ndaj All-llahut xhel-leshanuhu, dhe se ajo vet prej veti ėshtė qėllim e jo mjet. Kur’ani kėtė qartė e vėrteton kur na thotė: “Zoti juaj ka thėnė: "Mė thirrni Mua, Unė ju pėrgjigjem, e ata qė nga mendjemadhėsia i shmangen adhurimit ndaj Meje, do tė hyjnė tė nėnēmuar nė Xhehennem". (El Gafir: 60), ku lutjen e paraqet si ibadet ndėrsa ibadetin e paraqet si lutje.

Prej njeriut, robit tė All-llahut, pretendohet tė sillet nė pėrputhje me atė robėrim duke e treguar pafuqinė e tij, dobėsinė dhe nevojėn e tij tė pėrhershme ndaj mėshirės sė All-llahut. Mė e mira mėnyrė e paraqitjes sė gjithė kėsaj ėshtė lutja, ēka do me thėnė se lutja prej vetvetes ėshtė QĖLLIM e jo mjet.

Pėr shkak tė gjitha tė lartėpėrmendurave, asnjėri nuk guxon tė thotė: “Unė ia drejtoj lutjet All-llahut, me kushtėzim qė tė mi plotėsojė, dhe unė do tė kėrkoj dhe do tė jem ngulmues nė to, por nėse nuk m’i plotėson atėherė do tė kthehem kundėr Tij, do ta lėshoj lutjen dhe do tė konsideroj se Ai nuk e ka realizuar atė qė vet ja ka obligu vetes kur ka thėnė: “Zoti juaj ka thėnė: "Mė thirrni Mua, Unė ju pėrgjigjem!” (El Gafir: 60)

Ti, o njeri kur trokasish nė derėn e mėshirės sė Tij nuk mund ta kushtėzosh ēka tė dėshirosh pėr shkak se ti nuk je i barabart me Tė, pėr shkak se ti je robi i Tij. Puna jote ėshtė ta tregosh nevojėn tėnde tė cilėn e kėrkon, tė ndalesh nė derėn e mėshirės sė Tij plotėsisht nėnshtrueshėm, me petkun e kthyer pėr robėrim Atij, pa marė parasysh a ta plotėson lutjen apo jo, a ta mbyll derėn e mėshirės apo ta hap, ose t’i ka realizuar pritjet tua ose jo. Puna jote ėshtė qė tė mbesėsh i ngjitur pėr derėn e mėshirės sė Tij. Mė thuaj ti mua nėse do ta lėshosh derėn e mėshirės sė Tij, nė cilėn derė pastaj do tė kishe trokatur? Tek cili do tė kėrkoje tė ta pranojė lutjen tėnde?

Ikjet e tua, nė kėtė rast do tė jenė, nė tė vėrtetė, rikthim prapa nė derėn e mėshirės sė Tij. I Dėrguari i Zotit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem netėve, nė sexhde dhe nė kohėn para agimit thoshte kėtė lutje: “All-llahu im, kėrkoj mbrojtjen Tėnde prej hidhėrimit Tėnd, faljen Tėnde prej dėnimit Tėnd, dhe kėrkoj mbrojtjen Tėnde prej dėnimit Tėnd, dhe asnjėherė nuk do mundem me tė lavdėruar ashtu siē e ke lavdėrur Veten.”

Vėllezėr, gjithė kėtė e them pėr shkak se, mos tė luaje shejtani apo nefsi me njeriun duke i thėnė: “Ja, u lute sė bashku me mijėra njerėz (pėr muslimanėt e Irakut sh. i pėrkth.) tė cilėt njėlloj u lutėn, por a u pranua ajo lutje? Ku ėshtė ai premtim tė cilin All-llahu ua ka garantuar juve?”

Ruajuni qė shejtani mos t’u fus huti tė tilla nė zemrat e juaja.

Sigurojeni veten prej intrigave tė tij me ndihmėn e fakteve nė radhė:

 

Fakti i parė:

Lutja ėshtė QĖLLIM e jo mjet. Lutja nuk ėshtė mjet pėr arritjen e dėshirave, dhe kur ta plotėsojė dėshirėn tėnde ti ia kėthen shpinėn dhe largohesh prej Tij. Mė e vogla gjė qė duhet t’i thuash secilit qė tė bėn diēka ėshtė: “Faleminderit”. Lutja me tė cilėn robi i drejtohet Zotit tė tij ėshtė vetvetiu ibadet: “Dhe adhuroje Zotin tėnd deri tė vijė ty e vėrteta (vdekja)!” ( El Hixhėr: 99). Ky ėshtė fakti i parė.

 

Fakti i dytė:

Mos i shpejtoni gjėrat. Kush mund tė tregoj se All-llahu nuk e ka pranuar lutjen tonė? Cili ndjek pamaturinė e tij dhe i shpjegon gjėrat sipas dėshirave tė tij? Nuk duhet t’i shpejtojmė gjėrat, dhe t’i shpejtojmė ngjarjet! Pėr arsye se unė jam njė prej robėve tė Zotit tė cilėt janė plotėsisht tė bindur nė robėrimin e tij ndaj All-llahut, i sigurt pohoj se All-llahu na e ka pranuar lutjen. Nuk do tė thotė se pėr shkak tė bindjes sime tė fortė duhet tė shoh vizionin e saj nė realitet dhe nuk duhet qė dėshmia e bindjes sime tė jetė nxitim i plotėsimit tė saj ecurisht me dėshirėn time. Kjo ėshtė vėllezėr tė nderuar, plotėsisht veprim i gabuar. Kjo ndodhi e ēuditshme (rrėzim i shpejt i Bagdadit sh. i pėrkth.) e befasoi ummetin arab dhe Islam, por mos t’i nxitojmė gjėrat dhe t’i komentojmė ngjarjet nė mėnyrė pesimiste. Fakti ėshtė qė gjėrat ashtu nuk qėndrojnė.

 

Fakti i tretė:

Dje kam pėrmendur se kur fshehtas i ngrejmė duart tona duke e lutur All-llahun duhet t’i kujtojmė kushtet pėr plotėsimin e lutjes, edhe tė dimė se ekzistojnė kushte pėr tė na e plotėsuar All-llahu xhel-leshanuhu lutjen tonė. Duhet t’i kthehemi vetes dhe ta pyesim: “A i kemi plotėsuar kėto kushte”?

Vėllezėr, problemi ėshtė se secili prej nesh nuk lutet vetėm pėr vete si individ, tė kishte qenė ashtu do tė ishte shumė lehtė ku pėr njė qast do t’i qaheshim All-llahut, do t’i luteshim pėr falje dhe do t’i kishim dhėnė betimin se nuk do t’u ktheheshim punėve tė kėqija, pastaj e lus dhe Ai ma plotėson lutjen. Por, kur lutemi pėr tė gjithė ummetin, kur lutemi pėr grupe dhe njerėz tė llojllojshėm, si mund unė tė garantoj se tė gjithė ata i janė qajtur All-llahut? Nėse tė gjithė t’ju reshtoheshin drejtė urdhėrit tė Tij? Duhet tė mendojmė sikur dikush prej qielli na drejtohet duke thėnė: “Kur u lute pėr veten, t’u plotėsua, por kur lutesh pėr tė gjithė njerėzit, do tė ishte mė mirė qė sė pari t’i thėrrasish t’i plotėsojnė kushtet pėr pranimin e lutjes te vetvetja.” Duhet tė shikojmė nė punėt tona, a janė plotėsuar kushtet e lutjes nė tė gjitha shtetet, ndėrsa Iraku ėshtė njėri prej atyre shteteve Islame. A janė plotėsuar kushtet?

Javėn e kaluar ju kam treguar pėr tradhtinė, dy tradhėti tė mėdhaja prej tė cilave njėra nė jug (mendon nė shi’itėt sh. i pėrkth.) e tjetra nė veri ( mendon nė kurdėt sh. i pėrkth.). Kurse All-llahu e di edhe sa tradhėti ka patur?!

Ajo tradhėti e cila ka ndodhur, a nuk e dini se ajo ėshtė pengesė pėr tė arritur lutja nė qiell? Dua t’ju kujtoj betejėn nė Uhud. Ajo betejė ėshtė fatlume pėr shkak se nė tė ka marė pjesė i Dėrguari jonė i dashur sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. Muslimanėt kanė korrė njė fitore tė madhe, por pas fitores kishte ndodhur njė gabim. Them “gabim” e jo tradhėti, por se vlerėsim i gabuar prej anės sė dymbėdhjetė as’habėve tė tė Dėrguarit. Kanė shikuar nė urdhėrin e tė Dėrguarit, derisa e ruajshin shpinėn e muslimanėve nė kodėr, ashtu siē kanė menduar se si ėshtė mė mirė, dhe zbritėn prej kodre para lejes sė tė Dėrguarit duke menduar se lufta mbaroi dhe gjithēka pėrfundoi. Zbritėn duke shpresuar ta ndajnė plaēkėn e luftės me vėllezėrit e tyre. Ēka ndodhi me kėtė ushtri fitimtare nė krye me Resulullahun sal-lall-llahu aljehi ve sel-lem, pėr njė moment fitorja u shndėrua nė disfatė, kurse disfata e mushrikėve nė fitore. Aq sa, ka pėsuar edhe Muhammedi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ku ėshtė sulmuar pas shpine, i ėshtė thyer nofulla… dhe tė gjitha ato ēka i dini qė kanė ndodhur pastaj.

Vėllezėr, krahasoni kėtė numėr tė madh dhe tė llojllojshėm tė tradhtive muslimane nė kėtė kohė me kėtė “vlerėsim tė gabuar” e cila ka ndodhur prej anės sė njėzet vetėve, dhe shikoni se All-llahu ēka bėri t’ju ndodhė as’habėve tė tė Dėrguarit por edhe vetė tė Dėrguarit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem?!

Nė bazė tė gjithė kėsaj, si u desht tė jetė fundi jonė? Tė donte All-llahu tė na dėnojė sipas realitetit tonė ne do tė ishim tė shkatėrruar.

Ky ėshtė edhe njė fakt.

Pas gjithė kėsaj pėrsėris se All-llahu xhel-leshanuhu nuk do tė na dėnoj pėr atė qė e meritojmė, pėr atė se Ai ėshtė Bujar dhe pėr kėtė Ai me ne do tė sillet si i ka hije Atij.

Nė kėtė ummet ende ka evlija, njerėz tė mirė tė cilėt me veprat e tyre janė afėr mėshirės sė Tij. Ende nė kėtė ummet ka tė tillė qė i pėrshkruan i Dėrguari sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem se janė: “Tė copėtuar, tė pyetur, prej tė cilėve nėse njėri i ngren duartė, All-llahu do t’ia bėnte kabull”!

Ne shpresojmė, e nuk betohemi se ajo do tė ndodhė, All-llahu tė na i plotėsojė lutjet tona, me faljen e bukur tė tij tė kalojė mbi veprat tona tė kėqija, madje t’i ruajė njerėzit tonė tė kėqij pėr shkak tė tė mirėve, edhe pse tradhtia ishte e madhe. Ju sigurisht i keni dėgjuar tė gjitha thjeshtėsitė tė cilat janė tė mjaftueshme pėr mos me i pėrmend.

 

Fakti i katėrt:

Muslimanėt mund tė mbyten dhe tė shkojnė prej kėsaj bote, por asnjėri prej tyre nuk do tė vdesė jashta “orės sė caktuar tė vdekjes” sė tij (exhelit), dhe asnjėri nuk do tė shkojė pa mos i ardhur koha e caktuar. Ashtu qė tė gjithė do tė shkojmė.

E vetmja gjė qė do tė mbesė si fitimtare ėshtė feja jonė, e dėshirojnė njė gjė tė tillė armiqėt e tij apo jo: “Ne patjetėr do tė ndihmojmė tė dėrguarit tanė nė jetėn e kėsaj bote, edhe ata qė besuan, e edhe nė ditėn e prezentimit tė dėshmive” (El Gafir: 51).

Ajo fitore ėshtė fitore e fesė e jo e njerėzve apo individėve, siē thotė Kur’ani: “All-llahu ėshtė mbizotėrues i punės sė vet, por shumica e njerėzve nuk e dinė (fshehtėsinė e ēėshtjeve)” (Jusuf : 21), “Ne me madhėrinė Tonė e shpallėm Kur'anin dhe Ne gjithsesi jemi mbrojtės tė tij” (El Hixhr: 9), dhe thotė: “Ata duan ta shuajnė dritėn e All-llahut me gojėt e tyre, po All-llahu e plotėson (e pėrhap) dritėn e vet, edhe pse e urrejnė jobesimtarėt” (Es Saff: 8), dhe thotė: “All-llahu ka pėrcaktuar (shkruar nė Levhi Mahfudh): "Unė dhe tė dėrguarit e Mi, pa tjetėr do tė ngadhėnjejmė!" All-llahu ėshtė i fortė, ngadhėnjyes!” (El Muxhadele: 21).

Shumė ajete ka tė cilat e qartėsojnė se fitorja e fesė dallon prej fitores sė njė individi. (Mendon nė Saddamin dhe sisitemin e tij sh. i pėrkth.).

Mė i madhi apo mė i pavlefshmi tiran nė Amerikė ėndėrron se do ta zhduke kėtė fe, ēka asnjėherė s’do tė ndodhė.

Islami do ta vėrshojė shtetin e tij dhe dielli Islam do tė shkėlqejė nė perėndim nė tė cilin ai fshihet. Nė kėtė parashikim jemi tė sigurt.

Ky ėshtė fakt tė cilin All-llahu xhel-leshanuhu e ka garantuar, se Islami do tė jetė mbi tė gjitha fetė, por kjo nuk do tė thotė se individa tė caktuar tė jenė mbi tė tjerėt. A tregon kjo gjė se udhėheqėsit e botės arabe, tė cilėt i shikoni dhe pėr tė cilėt shumė gjėra dini, tė tillėt tė jenė pėrfaqėsues tė Islamit dhe tė ulen nė karriken e udhėheqjes sė botės? JO!

Tė vėrtetėn e ka thėnė All-llahu xhel-leshanuhu nė Kur’an ku thotė: “Po nėse ju i ktheni shpinėn, Ai do t'ju zėvendėsojė me njė popull tjetėr, qė nuk do tė jetė si ju” (Muhammed: 38).

Vėllezėr, kėto fakte me kujdes shikojini se ato i zhdukin intrigat e shejtanit prej jush. Kujtone fjalėn e All-llahut dhe historinė e cila e lavdėron Atė. Kujtoni kėto fakte tė cilat mjaftė herė pėrsėriten nė Kur’an: “Ata duan ta shuajnė dritėn e All-llahut me gojėt e tyre, po All-llahu e plotėson (e pėrhap) dritėn e vet, edhe pse e urrejnė jobesimtarėt” (Es Saff: 8), “Ne me madhėrinė Tonė e shpallėm Kur'anin dhe Ne gjithsesi jemi mbrojtės tė tij” (El Hixhr: 9), “All-llahu ka pėrcaktuar (shkruar nė Levhi Mahfudh): "Unė dhe tė dėrguarit e Mi, pa tjetėr do tė ngadhėnjejmė!” (El Muxhadele: 21).

Kėshtu All-llahu e ka caktuar tė ndodhė: “All-llahu ėshtė mbizotėrues i punės sė vet, por shumica e njerėzve nuk e dinė (fshehtėsinė e ēėshtjeve)” (Jusuf: 21).

Tė vėrtetėn e ka thėnė i Dėrguari i Zotit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem kur nė hadith sahih ka thėnė: “All-llahu ma paraqiti tokėn dhe ma tregoi lindjen dhe perėndimin e saj, kurse pushteti i ummetit tim do tė mbėrije gjithė atė ēka ma tregoi” Do tė thotė se e ka zvogėlu dhe i ka treguar se pushteti i fesė me tė cilėn jam i dėrguar pas tė gjithė tė Dėrguarve dhe Felajmėruesve do tė mbrijė deri nė vendet qė mu paraqitėn.

Njėsoj ka thėnė: “Islami do tė mbrijė deri ku ka mbėri nata dhe dita”, dhe mos u brengosni.

Njerėzit janė njė gjė, a Feja e All-llahut xhel-leshanuhu ėshtė diēka krejtėsisht tjetėr. Kur e tėrė bota tė ishte pėrplotė tradhėti dhe kur tė gjithė njerėzit tė cilėt me tė jashtmen e tyre definohen si muslimanė tė shėndrohen nė qenė gjuetie tė cilėt do t’i gjuajshin njerėzit dhe t’u nėnshtroheshin armiqve tė All-llahut dhe ashtu tė vazhdonin, prap Feja e All-llahut do tė ishte e ruajtur prej tė gjithave, pėr atė shkak, vėllezėr tė nderuar, mos u brengosuni.

Feja e All-llahut i ngjanė mė sė shumti kėtij dielli i cili shėndritė nė mesin e qiellit, kur njerėzit, duke u shėndruar nė fshirės tentojnė tė ngrejnė pluhur, pėr me e fsheh me pluhur. Por, ēka do tė ndodh nė fund? Ky pluhur nė fund do tė bie dhe do t’u kėthehet kėtyre fshirėsve nė kokė, ndėrsa dielli Islam do tė ngel kandil dhe i fortė nė shkėlqimin e tij.

Kjo na ėshtė ngushėllim. Ne do tė ikim dhe secili njeri do tė ike prej kėsaj bote nė takimin me Zotin e tij nė kohė tė caktuar, qoftė ai nė krevat apo nė fushėn e luftės.

 

http://www.asr.com.mk/