Le tė jetė nga ju njė grup qė  thėrret nė atė qė ėshtė e dobishme, urdhėron pėr punė tė mbara dhe ndalon nga e keqja

 

 

 

Emri 

E-mail 

Mesazhi

 

 

 

Qetėsimi i zemrave me tė pėrmendurit e Allahut

 

(hutbeja e javes 22-6-2007)

 

Falėnderimi i takon All-llahut. Atė e falėnderojmė dhe prej Tij falje dhe ndihmė kėrkojmė. Kėrkojmė mbrojtje nga All-llahu prej tė kėqijave tė vetvetes dhe tė veprave tona. Kė e udhėzon All-llahu s'ka kush e lajthit dhe kė e largon nga rruga e vėrtetė, s'ka kush e udhėzon. Dėshmoj se s'ka hyjni tjetėr pėrveē All-llahut , i Cili ėshtė Njė dhe dėshmoj se Muhammedi ėshtė rob dhe i dėrguar i Tij.

"O ju qė keni besuar, keni frikė All-llahun me njė frikė tė denjė dhe mos vdisni, pos duke qenė muslimanė!" (Ali Imran: 102)

"O ju njerėz! Keni frikė Zotin tuaj qė ju ka krijuar prej njė veteje dhe nga ajo krijoi palėn e saj, e prej atyre dyve u shtuan shumė burra e gra. Dhe keni frikė All-llahun qė me emrin e Tij pėrbetoheni, ruajeni farefisin, se All-llahu ėshtė Mbikqyrės mbi ju." (En-Nisa:1)

"O ju besimtarė, keni frikė All-llahun dhe thuani fjalė tė drejta. Ai (All-llahu) ju mundėson tė bėni vepra tė mira, jua shlyen mėkatet e juaja,e kush respekton All-llahun dhe tė Dėrguarin e Tij, ka shpėtuar me njė shpėtim tė madh." (El-Ahzab:70:71)

 

Vėllezėr besimtarė!

 

Edhe pse tė gjithė jemi krijesa tė Allahut, edhe pse tė gjithė jemi tė krijuar prej njė burri dhe gruaje, Ademit dhe Havvasė, megjithatė, pėrveē dallimit nė ngjyre, gjuhė dhe zakone, dallojmė edhe nė karakter e moral. Ka prej nesh qė janė tė kulturuar, edukuar dhe zemėrbutė por ka edhe tė ashpėr, vrazhdė dhe zemėrgurė. Tė vėrtetėn e thotė Allahu nė Kur’an kur tregon se:

Edhe pas (fakteve tė qarta) zemrat tuaja u bėnė pasandej tė forta si guri, e edhe mė tė forta, sepse ka nga gurėt prej tė cilėve gufojnė lumenj, e ka disa prej tyre qė ēahen dhe prej tyre buron ujė, madje ka prej tyre qė nga frika ndaj Zotit rrokullisen tatėpjetė (nga maja e kodrės). All-llahu nuk ėshtė i pakujdesshėm ndaj asaj qė veproni ju”. (el Bekare, 84)

Po, kėshtu janė zemrat nganjėherė; edhe mė tė forta se sa guri, prej tė cilit rrjedh ujė dhe i cili rrokulliset nga frika prej Zotit tė vet.

 

Tė nderuar besimtarė!

 

Meqė Islami nuk ėshtė vetėm fe, me kuptim tė izolimit brenda mureve tė faltores, por ėshtė edhe program jete gjer nė amshim, ai ka paraparė shėrim pėr ēdo sėmundje, zgjidhje pėr ēdo problem, kėshillė pėr ēdo pyetje, sugjerim pėr ēdo rast, dhe kėshtu, nė rast tė vrazhdėsisė sė zemrės, nė rast se nuk ndien dhembshuri nė zemrėn tėnde pėr bonjakun, tė varfrin, tė shtyrin nė moshė, nė rast se zemra jote nuk i bindet Allahut, Islami tė gjen njė zgjidhje perfekte, e cila jetėn tėnde do ta ktheje nė njė drejtim tjetėr, gjithsesi mė i mirė dhe mė i arsyeshėm se ai qė ishe nė tė mė parė. Ai shėrim ėshtė pikėrisht DHIKRi-Pėrkujtimi i Allahut, dhe vėllezėr besimtar, nėse dėshironi ta dini esencėn dhe dobitė e tij, ejani sė bashku me zemrat tona ta vizitojmė kopshtin e tij:

 

Vlera dhe dobitė e dhikrit

 

Dhikri ėshtė begati dhe dhunti e madhe, me tė arrihen tė mirat, largohen tė kėqijat, ai ėshtė force e zemrės, qetėsi dhe prehje e shpirtit, ėshtė shpirt i jetės dhe jeti e shpirtit. Dhikri ka tė mira tė shumta porse ne –me lejen e Allahut- do tė pėrmendim atė qė ėshtė mė me rėndėsi.

- Dhikri shkak qe Allahu tė tė pėrkujtoj ty duke ngritur pozitėn tėnde lart tek melaiket. Thotė Allahu:

Pra ju mė kujtoni Mua (me adhurime), Unė ju kujtoj juve (me shprėblim). Mė falėnderoni e mos Mė mohoni”. (el Bekare, 152)

Buhariu dhe Muslimi transmetojnė se Muhammedi, alejhi’s selam nė njė hadith kudsijj ka thėnė:

 “(Thotė Allahu) Unė jam tek robi Im ashtu siē mė mendon, dhe jam me tė kur mė pėrkujton; nėse mė pėrkujton nė vete, e pėrkujtoj nė Vete, nėse mė pėrkujton nė ndonjė grup njerėzish, do ta pėrkujtojė nė ndonjė grup edhe mė tė mirė”.

Bazuar nė kėtė themi se me vend e ka patur Ibnu’l Kajjimi kur ka thėnė: Sikur dhikri te mos kishte asnjė tė mirė tjetėr pėrveē kėsaj do tė mjaftonte.

- Dhikri tė dhuron jetė dhe nga zemra e vdekur tė bėn njė tjetėr tė gjallė pėrplot hare, gėzim, lumturi, dhembshuri, butėsi e mirėsi. Thotė Allahu:

28. Ata qė besuan dhe me tė pėrmendur All-llahun zemrat e tyre qetėsohen; pra ta dini se me tė pėrmendur All-llahun zemrat stabilizohen” (err Rra’d, 28)

Thotė Muhammedi, alejhi’s selam:

Shembulli i atij qė pėrkujton Allahut dhe atij qė nuk e bėn kėtė ėshtė sikurse shembulli i njeriut tė gjallė dhe njeriut tė vdekur”. (Transmeton Buhariu)

- Dhikri tė ruan prej atij, qė dėshiron ta shkatėrrojė ardhmėrinė tėnde, jo vetėm nė kėtė por edhe nė botėn tjetėr. Ai ėshtė djalli i mallkuar, mjet mbrojtės kundėr tė cilit Allahu caktoi dhikrin. Thotė Allahu:

36. E nėse ty tė ngacmon ndonjė ngacmim prej djallit, ti kėrko mbrojtje prej All-llahut, se vėrtet Ai ėshtė dėgjuesi, i dijshmi!”. (Fussilet, 36)

- Dhikri ėshtė mė i mirė se sa duaja ngase me dua njeriu kėrkon dhe lyp prej Allahut ndėrsa me dhikr njeriu falėnderon, lėvdon dhe madhėron Allahun.

Tė mirat dhe dobitė e dhikrit nuk kanė fund. Ka prej dijetarėve qė nė librat e tyre kanė numėruar mė se 100 dobi, e qė natyrisht nuk kanė patur pėr qėllimin pėrkufizimin e tyre, qė nuk ėshtė as qėllimi ynė nė kėtė hytbe, porse ajo qė do tė duhej ne ta kuptonim kėtu ėshtė se Dhikri nuk ėshtė vetėm fjale qė pėrsėriten, nuk ėshtė vetėm thėnie qė e themi pas namazit duke rrokur tespihėt nė dorė. Jo, dhikri ėshtė shumėēka mė shumė se kjo.

A nuk thamė se me dhikr qetėsohen zemrat?!

A nuk thamė se me dhikr na pėrkujton Allahu?!

Atėherė pėrse tė mos e jetėsojmė kėtė realitet tė dhiarit ne praktikėn tonė, dhe nėse vėlla:

Nuk mundesh ta ulėsh shikimin nga harami pėrkujtoje Allahun.

Nėse je larguar prej adhurimit pėrkujtoje Allahun!

Nėse ke brenga tė shumta pėrkujtoje Allahun!

 

***

 

(Hytbeja e dyte)

 

Falėnderimet i takojnė Allahut, qė bėri bashkimin e zemrave tė besimtarėve dhe me begati tė Tij u bėn vėllezėr. Ndėrsa pėrshėndetjet dhe bekimet mė tė pastra dhe mė tė ngrohta qofshin mbi shėmbėlltyrėn tonė tė mirė, Muhammedin, i cili bashkimin e bėri veti dhe tipar tė monoteisteve. Paqja qoftė mbi tė dėrguarin e Allahut, familjen e tij tė pastėr, shokėt e tij tė ndershėm dhe pasuesit e tij dhe tyre gjer nė amshim!

 

Vėllezėr muslimanė!

 

Ato qė dėgjuat mė parė ishin tė mirat e dhikrit por mos harroni se largimi prej tij, harrimi me apo pa qėllim i tij, shkakton tė kėqija, fundin e te cilave e di vetėm Allahu.

- Allahu ka kėrcėnuar me dėnim te madh e ka thėnė:

dhe nga ana jonė ta dhamė ty shpalljen plot pėrkujtime. 100. Kush i kthen shpinėn kėsaj (shpalljes - Kur’anit), ai do ta bartė nė ditėn e kijametit barrėn mė tė rėndė. 20:101. Nėn atė do tė qėndrojnė pėrgjithmonė. Sa barrė e keqe ėshtė pėr ta nė ditėn e kijametit. (Ta Ha 99-101)

- Nėse Allahun nuk e ke pėrkujtuar dhe nuk ke vepruar sipas urdhrave tė Tij dije se edhe Ai do tė harroj ty, jo harresė siē mendon ti por harresė qė nėnkupton largimin prej mėshirės sė Tij ndryshe veprat e tua do tė jenė tė shėnuara, pėrkujtova apo jo Allahun. Thote Allahu:

E u thuhet: "Sot po u lėmė tė harruar, ashtu sikurse ju e harruat takimin e kėsaj dite, vendi juaj ėshtė zjarri, pėr ju nuk ka ndihmėtarė”. (el Xhathije, 34)

Prandaj shijoni kėtė (dėnim) pėr shkak se ju e patėt harruar takimin tuaj nė kėtė ditė, e edhe Ne tash ju harruam juve, ndaj, pėr shkak tė asaj qė keni vepruar, shijoni dėnimin e pėrjetshėm”. (es Sexhde, 14)

- Pėrmendja e paktė Allahun, subhanehu ve teala, ėshtė prej veēorive tė mynafikėve. Thotė Allahu:

E mos u bėni si ata qė e harruan All-llahun, e All-llahu bėri qė ata ta harrojnė vetveten! Tė tillėt janė ata tė prishurit”. (el Hashr, 19)

Munafikėt pėrpiqen tė mashtrojnė All-llahun (duke u paraqitur rrejshėm si besimtarė), por All-llahu mbizotėron dinakėritė e tyre. Ata edhe kur falen, falen me pėrtaci dhe vetėm sa pėr t’u dukur te njerėzit dhe fare pak e pėrmendin All-llahun.” (Nisa 142)

- Nuk ka mė tė padrejtė ndaj Allahut dhe vetvetes se ai, i cili kthen shpinėn pėrkujtimit tė Allahut, sepse Allahu nė disa ajete ia pėrkujtoi kėtė gjė ndėrsa ai megjithe kėtė nuk mori mėsim por vazhdoi nė padrejtėsinė (zullumin) e tij derisa arriti kulminacionin nė tė. Thotė Allahu:

Kush ėshtė mė zullumqar se ai qė ėshtė kėshilluar me argumentet e Zotit tė vet, e ua kthen shpinėn atyre dhe harron atė qė vetė e punoi? ” (Kehf 57)

- Nėse Allahu, siē pėrmendėm mė parė, dhikrin e bėri mburojė prej djallit, atėherė harrimin e tij e bėri shkas qė djalli tė mbizotėrojė mbi ne. I larguari nga dhikri i Allahut konsiderohet pjesėtarė i partisė sė shejtanit dhe si rezultat ai konsiderohet prej tė humburve. Thotė Allahu:

Ata i ka nėnshtruar djalli dhe ua ka qitur nė harresė porositė e All-llahut. Ata janė shoqėri e djallit, e dijeni se ithtarėt e djallit janė mė tė dėshpėruarit”. ( Muxhadele 19)

- I larguari nga pėrkujtimi i Allahut jeton jetė tė shthurur, tė parehatshme, edhe nėse sipėrfaqėsisht duket se edhe duke jetuar nė luks, ndėrsa nė Ditėn e Tubimit (Kiametit) do tė ringjallet i verbėr sepse ėshtė shtirur si i verbėr ndaj dhikrit te Allahut nė dynja, siē thotė Allahu:

E kush ia kthen shpinėn udhėzimit Tim, do tė ketė jetė tė vėshtirė dhe nė ditėn e kijametit do ta ringjall tė verbėr.” (Ta Ha 124)

 

Muslimanė tė nderuar!

 

Pėrkujtojeni Allahun, faleni namazin dhe dėrgoni salavat mbi Muhammedin, alejhi’s selam, qė Allahu dhe i dėrguari i Tij tė jenė tė kėnaqur me ne!

 

Sedat Gani Islami