|
1 -
2 -
3
-
4
-
5
-
6
-
7 -
8
http://www.asr.com.mk

Pyetje dhe
pėrgjigje – I
Seid Ramadan
El-Buti -
njėri ndėr
dijetarėt mė tė mėdhenjė muslimanė
Pyetja:
A jemi ne me tė vėrtetė tė nevojshėm pėr
atė qė quhet: lexim ripėrtrirės i Kur'ani Kerimit, lexim bashkėkohor dhe lexim
objektiv? A nuk na mjaftojnė librat e tė parėve tanė, kėnaqėsia e All-llahut
qoftė pėr ta, si tė: Ibni Kethirit, Sabunit, Sejid Kutbit.
Pėrgjigjja:
Sikur myslimanėt tė ishin tė nevojshėm
pėr njė lexim modern tė Kur'anit atėherė do tė kishin nevojė edhe pėr njė lexim
modern tė shkencės sė filozofisė, tė historisė, tė teksteve letrare si tė
mualekatėve (poezitė mė tė zgjedhura arabe tė periudhės xhahilijane (paraislame)
tė cilat kanė qenė tė varura nė Qabe. Vėr. e pėrkth.) dhe tė ngjashmėve. Por, ti
e di se dalėzotėsit e leximit modern tė Kur’anit nuk thėrrasin pėr kėtė lexim
bashkėkohor pėr asnjė shkencė prej tyre dhe pėr tekstet tjera. Pra, vetė ky
realitet tė njofton me shkakun tė cilin e heton bile edhe ai qė ėshtė i marrė.
Librat e filozofisė sė vjetėr dhe librat burimore tė historisė, tė teksteve
letrare dhe ato historike tė ndryshme, ata nuk i shqetėson qė konceptet e tyre
tė ngelin, ndėrsa rregullat e Kur’anit u shkaktojnė shqetėsim. Pra, (sipas tyre)
metoda mė shembullore pėr t'i rrėnuar ato nė mėnyrė indirekte ėshtė qė tė bėhet
ndryshimi i kuptimeve tė Kur’anit nėpėrmjet asaj qė quhet lexim modern.
Pyetja:
Ēfarė dispozite (hukmi) tė Sheriatit ka
blerja e programeve tė kopjuara tė CD-ve duke patur parasysh se origjinalet e
tyre gjenden nė tregje por ato janė shumė tė shtrenjta?
Pėrgjigjja
Jam i mendimit se fetvaja qė duhet tė
jepet lidhur me programet kompjutorike dhe tė ngjajshme si CD-et. Patjetėr duhet
tė mbėshtetemi nė fetvanė qė do ta nxjerrin akademitė e fikhut (jurisprudencės
islame). Dhe besoj se kėto akademi janė nė pėrfundim e sipėr pėr njė vendim tė
njėzėshėm nė bazė tė asaj qė e kėrkojnė rregullat e Sheriatit lidhur me kėtė.
Pyetja:
Ka 10 vjet qė unė dhe burri im kemi njė
shtėpi me qira, ndėrsa i zoti i shtėpisė ēdo herė kėrkon mė tepėr. Elhamdu
li-lah na ėshtė mundėsuar tė blejmė njė parcelė. Tash jemi nė fazėn e ndėrtimit
dhe me atė qė momentalisht e posedojmė nuk na mundėson qė shtėpinė ta ndėrtojmė
komplet. A na lejohet me Sheriat (sipas ligjit tė All-llahut) qė tė marrim borxh
prej bankės duke ditur se ajo jep me fajde dhe se nė vendin tonė nuk ka bankė
Islame.
Pėrgjigjja:
Transakcioni me kamatė nuk lejohet pėrveē
se nė raste tė nevojės sė skajshme (shtrėngimit), ndėrsa nevojė e ligjshme sipas
Sheriatit ėshtė kur njeriu ėshtė nė atė gjendje qė rrezikohet nga shkatėrrimi,
si p.sh: pėr shkak tė urisė, lakuriqėsisė, ose mungesės sė banimit. Pra, nėse ti
je e nevojshme nė kėtė mėnyrė atėherė tė lejohet tė pėrdorish kamatėn e nėse nuk
e ke kėtė gjendje atėherė nuk tė lejohet.
Pyetja:
Ka njė hadith nė Sahih’ul-Buharij nė
Kapitullin "Sėmundja e Pejgamberit dhe vdekja e tij", ku kuptimi i hadithit
ėshtė se: Pejgamberi i All-llahut, bekimet e All-llahut qofshin pėr tė, u ka
thėnė disa shokėve tė tij kur ata ishin ulur nė shtėpinė e tij: Mė sillni diē qė
t’u shkruaj njė shkrim, qė tė mos e humbni asnjėherė rrugėn…. Dua spjegim tė
qartė.
Pėrgjigjja:
Nė kėtė hadith (i gradės) sahih nuk ka
asnjėfarė paqartėsie qė tė mundohemi nė pėrgjigjen e kėsaj pyetje. Ēfarė
paqartėsie ka aty qė i Dėrguari i All-llahut gjatė sėmundjes tė kėrkojė prej
disa shokėve tė vetė qė tė sjellin diē pėr t'u shėnuar atyre porositė e tij tė
fundit, pak para se tė ndėrrojė jetė dhe pastaj tė heq dorė nga kjo, ngase iu
shtua presioni i sėmundjes ose ngase ju bė e njohur se nuk kanė nevojė pėr njė
gjė tė tillė pasi qė u ka lėnė para duarve tė tyre Kur’anin dhe Hadithin.
Pyetja:
Unė kam ra nė dashuri me njė vajzė
muslimane. A mė lejohet qė tė dalė me atė apo kėrkohet prej meje qė menjėherė tė
martohem me tė?
Pėrgjigjja:
Nuk lejohet qė ta shoqėrosh femrėn e huaj
para se tė lidhish kontratėn e nikahut me tė. Dashuria nuk arsyeton veprimin qė
ėshtė haram (i ndaluar). Kėrko fejesėn e saj sipas rregullave tė parapara,
pastaj lidh kontratė nikahu me tė e pastaj shoqėroje atė ku tė duash.
Pyetja:
Nė pėrgjigjen lidhur me pyetjen e namazit
tė natės jashta muajit tė Ramazanit thatė -All-llahu ju shpėrbleftė- se nuk
transmetohet nga Pejngamberi bekimet e All-llahut qofshin pėr tė se e ka bėrė
njė gjė tė tillė. Pra, a nėnkupton fjala juaj se jashta Ramazanit ndalohet njė
gjė e tillė?
Pėrgjigjja:
Pėr namazin me xhematė ndjekim hadithin e
tė Dėrguarit tė All-llahut. Kurse pėr namazin e natės nuk transmetohet se
Pejgamberi tė ketė tubuar njerėzit pėr tė falė namaz nate e pėr t’u zgjuar natėn
pėr ta falur namazin e tehexhudit (namaz nate) me ta me xhemat. Pra, ēpikja e
njė gjėje tė tillė ėshtė bidat (risi e ndaluar) me vetė urdhėrin e tė Dėrguarit
- bekimet e All-llahut qofshin pėr tė, ku thotė: Ruheni risive (nė fe) sepse ēdo
risi (nė fe) eshtė bidat dhe ēdo bidat ėshtė humbje.
Pyetja:
Kėrkoj sqarim pėr vendimin (hukmin) e
Sheriatit lidhur me drejtimin e automjetit nga ana e gruas?
Pėrgjigjja:
Tė jepet vendim se gruas i lejohet tė
drejton automjetin ėshtė mė e udhės nė krahasim me lejimin e saj qė t’i hyp
deves dhe ta drejtojė atė. Kėtė tė dytėn, i Dėrguari i All-llahut, bekimet e
All-llahut qofshin pėr tė, e miratoi.
Pyetja:
A ka tekst tė sheriatit qė namazi i
Istihares tė lidhet me ėndrrėn? Nėse ėshtė ashtu atėherė si do tė ishte zgjidhja
e atij qė nė mėngjes i paraqitet njė nevojė kurse ai nė mbrėmje duhet ta kryjė
atė punė. Dhe pse tė ketė nevojė qė namazi i Istihares tė kufizohet me 7 herė
kur hadithi thekson pėrsėritjen kohė pas kohe?
Pėrgjigjja:
Namazi i Istihares nuk ėshtė i lidhur me
shiqimin e ėndrrave, por ėshtė pastėr namaz dhe lutje e transmetuar nga i
Dėrguari i All-llahut. Pas kėtij veprimi le tė vazhdojė nė atė projekt pėr tė
cilin e ka lutur Allahun t’ia mundėsojė atė qė ėshtė hajr (dobishme). Nėse ėshtė
e dobishme All-llahu ia lehtėson arritjen e saj e nėse nuk ėshtė hajrė All-llahu
e largon nga ajo. Pastaj unė nuk kam hasur qė dikush tė ketė kufizuar namazin e
Istihares me 7 herė e as me ndonjė numėr tjetėr. Bile hadithi nuk nėnkupton se
pėrsėritja ėshtė e pėlqyer. Por, nė hadithin qė e transmeton Ibni Siniu nė
librin "Puna gjatė ditės dhe natės", qė transmetohet nga Enesi –All-llahu qoftė
i kėnaqur me tė- se Istiharja bėhet shtatė herė, por me kėtė hadith nuk punohet
ngase ėshtė shumė hadith i dobėt. Ulematė dhe ndėr ta El-Iz bin Abdus-selami
ėshtė pėr atė se ai nuk duhet tė praktihohet.
Pyetja:
Ēėshtė dallimi midis rijasė (syefaqėsisė)
dhe asaj qė njeriu e ka nė natyrėn e tij qė tė dojė tė paraqes veten (tė jetė
pompoz) dhe tė pėrmendet pėr tė mirė nėpėr tubime?
Pėrgjigjja:
Nuk ka dallim midis rijasė (syefaqėsisė)
dhe dėshirės qė njeriu tė paraqitet para njerėzve si pompoz nėpėrmjet virtyteve
tė larta nėse ajo bėhet nėpėrmjet zbatimeve tė ligjeve tė All-llahut, nėpėrmjet
ibadeteve (adhurimeve) dhe afrimeve ndaj All-llahut. Pra, pėrdorimi i adhurimeve
si mjet pėr tė fituar autoritet dhe emėr tė mirė (nam) midis njerėzve, mu kjo
ėshtė rijaja – syefaqėsia edhe atė pa asnjėfarė dallimi.
Pyetja:
A lejohet qė prej fajdes sė llogarisė
depozitare tė bankės t’u jepet tė varfėrve dhe skamnorėve tė cilėt i ke familje
dhe tė afėrm nė pėrjashtim tė prindėrve?
Pėrgjigjja:
Fajdet e kamatės nuk bėn qė tė ngelin nė
duart e atyre qė e pėrdorin kamatėn. Sikur qė nuk i lejohet kreditorit ashtu
edhe depozitorit qė ta pronėsojė atė ngase nuk ėshtė pasuri e tij. Pra, pasi qė
nuk i lejohet qė atė ta pronėsojė, nuk i lejohet edhe tė shpenzojė prej saj pėr
ata qė i ka tė dorės sė parė (usul) ashtu edhe pėr ata qė i ka tė dorės sė dytė
(furu’) apo ndonjė prej tė afėrmve. Pra, si do tė jetė vendimi i kėsaj? Vendimi
i kėsaj ėshtė sikur dispozita e pasurisė sė humbur qė nuk ka shpresė pėr ta
gjetur tė zotin e saj. Kurse nė kėtė rast pasuria e humbur shpenzohet pėr
interesat e muslimanėve, si p.sh. mbulimi i nevojave tė nevojtarve e tė
ngjashme.
Pyetja:
Ē'ėshtė dallimi esencial midis fitimit
dhe kamatės?
Pėrgjigjja:
Fitimi u nėnshtrohet mundėsive tė shtimit
dhe tė pakėsimit, sepse varet nga mundėsitė e rrethanave tregtare. Kurse kamata
ėshtė pėrqindje e caktuar qė e merr depozitori ose huadhėnėsi nė tė gjitha
rastet.
Pyetja:
Kur ne deponojmė pasurinė nė Bankėn
Islame nė Malejzi, pėr njė afat tė caktuar, ajo neve paraprakisht na e cakton
vlerėn e fitimit. Kjo gjė a ėshtė hallall (e lejuar) apo haram (e ndaluar).
Pėrgjigjja:
Banka Islame nė Malejzi apo kudoqoftė
tjetėr cakton pėrqindjen tė cilėn do t’ia japė pronarit tė pasurisė nga shuma e
fitimit, bie fjala i cakton 30% prej fitimeve tė pasurisė tė tij, ose mė shumė
ose mė pak. Kjo ėshtė e ligjshme madje edhe obligim. Por, ajo nuk pėrcakton
tepricėn tė cilėn do t’ia japė atij jashta kapitalit tė tij, nė tė gjitha
rastet. Pėrcaktimi nė fjalė do tė ishte i pavlefshėm (i ndaluar) sikur banka tė
merrte pėrsipėr qė pėr 100 dollarė tė jepė 50 dollarė nė tė gjitha rastet. Pra,
mu kjo ėshtė kamata.
Pyetja:
Ja qė Islami ėshtė feja e cila miraton
respektin total ndaj prindėrve. Si tė veprojmė ndaj kėtij teksti nėse mendimi i
prindėrve kundėrshtohet me interesin personal?
Pėrgjigjja:
Nuk lejohet qė tė kundėrshtohen prindėrit
pėrveē se nė njė rast, e ai rast ėshtė kur ndonjėri prej prindėrve e urdhėron tė
birin e vet pėr ndonjė haram, atėherė respekti i tij bie poshtė, sepse nuk i
bėhet respekt askujt prej krijesave nė shkeljen e urdhėrave tė Krijuesit
(All-llahut). Nėse ndonjėri prej prindėrve tė urdhėron pėr diē qė ti e sheh se
ėshtė nė kundėrshtim me interesin tėnd personal atėherė merret parasysh mendimi
i tij e jo mendimi yt. Por nėse ti je i sigurt se mendimi yt ėshtė i qėlluar
atėherė do tė mundohesh qė ta bindish atė pėr mendimin tėnd pėrmes diskutimit
dhe dialogut.
Pyetja:
Dėshiroj qė tė blej njė automjet por nuk
posedoj plotėsisht vlerėn e saj, pra kam nevojė pėr huazim me fajde prej bankės,
por duke patur parasysh kėtu te ne nuk ka asnjė Bankė Islame, ndėrsa automjeti
pėr punėn time ėshtė shumė i domosdoshėm si dhe pėr dėrgimin e fėmijėve tė mi nė
shkollat e tyre. Ju lutem qė tė mė ndihmoni nė zgjidhjen e kėtij problemi.
Pėrgjigjja:
Transakcioni i huasė me kamatė ėshtė i
ndaluar me tekste kategorike. Nga ky vendim bėjnė pėrjashtim rastet e nevojės sė
skajshme si rasti kur lejohet ngrėnia e coftinės, e derrit e tė ngjashme. Nėse
nevoja yte qė e kėrkon blerjen e automjetit ėshtė prej kėtij tipi atėherė
transakcioni - pėrdorimi i huasė nė fjalė tė lejohet.
Pyetje:
Operacioni i lidhjes sė vezoreve: Unė jam
amvise e gjashtė fėmijėve. Ndiej nevojė tė domosdoshme pėr tė harxhuar mund tė
madh pėr edukimin e tyre. A mė lejohet mua qė tė bėj operacionin e lidhjes sė
vezoreve qė tė ndėrpres shtimin e fėmijėve, sidomos nė kėtė kohė tė ndėrlikuar e
liberale?
Pėrgjigjja:
Operacioni i lidhjes sė vezorėve nuk
lejohet sepse kjo ėshtė njė mėnyrė qė shpie nė ndėrprerjen pėrfundimtare tė
mundėsisė pėr shtatėzani, pėrveēse nė raste tė nevojės sė skajshme (darurah) si
p.sh.: nėse dy mjekė specialistė konstatojnė se gruaja nuk ėshtė e aftė pėr
lindje, apo nėse shtatzėnia i shkakton asaj shkatėrrim.
Pyetja:
Jam palestineze qė banoj brenda Izraelit
ku jetojmė nėn sundimin e cionistėve. A jemi tė ngarkuar me xhynahin e atyre qė
nuk e zbatojnė (ekzekutojnė) hadin - hududet (kufizimet e urdhėruara nga
All-llahu qė i pėrfshinė dėnimet pėr krimet) ndaj murtedėve (qė dalėn prej fesė
Islame) ose ndaj atyre qė kundėrshtojnė dispozitat e fesė?
Pėrgjigjja:
Pėrgjegjėsinė e zbatimit tė hududeve nuk
e mban dikush tjetėr pėrveē se kadiut. Ndėrsa kadiu nuk obligohet tė zbatojė
hadin pėrveē nėse para tij vėrtetohet prova - dėshmia e plotė me tė cilėn
vėrtetohet se ka kryer veprimin qė shkakton hadin.
Ndėrsa All-llahu nuk e ngarkon masėn me
pėrgjegjėsinė e zbatimit tė hududeve bile edhe nuk u lejohet qė ata
vullnetarisht t’i zbatojnė si ndaj murtedit ashtu edhe ndaj tė tjerėve.
Pyetja:
Shpresoj qė tė mė shpjegoni ēfarė keni
pėr qėllim me atė qė ju vazhdimisht e potenconi gjatė ligjeratave tuaja tė
ndryshme, se dhikri ndaj All-llahut (tė pėrmendurit e All-llahut) ėshtė zgjidhje
pėr tė gjitha problemet tona.
Pėrgjigjja:
Do tė mundohem qe pyetjes tėnde t’i
pėrgjigjem shkurtimisht dhe shpresoj qė All-llahu tė mė mundėsoj qė kėtė
shkurtesė ta zgjėrojė nė njė ligjėratė tė afėrt: Tė gjitha problemet e tipeve tė
ndryshme prej tė cilave sot vuajnė muslimanėt u takojnė njė sėrė shkaqeve e qė
janė sėmundjet shpirtėrore tė mishėruara nė kopracinė e makutėrinė e madhe, nė
epshin e ndjekur nė kėtė botė mbresėlėnėse dhe nė atė qė ēdo njėri tė pėlqen dhe
vlerėson mendimin e vet. Njėkohėsisht, kėto janė edhe sėmundjet qė i Dėrguari i
All-llahut, - bekimet e All-llahut qofshin pėr tė - i ka numėruar nė Hadithin tė
gradės Sahih. Kėto sėmundje shkaktojnė pėrēarje dhe zėnie, ndėrsa pėrēarja e
muslimanėve ėshtė faktor i varfėrimit tė tyre pas posedimit tė pasurisė, shkak i
dobėsimit tė tyre pas posedimit tė forcės dhe faktor i prapambeturisė sė tyre
pasi qė ishin tė pėrparuar.
Ėshtė mė se e qartė se ajo qė i eliminon
kėto sėmundje shkatėrruese ėshtė vazhdimėsia e dhikrit ndaj All-llahut Fuqiplotė
(tė pėrmendurit All-llahun) dhe atė sipas rregullave tė njohura. Kėshtu ėshtė
sepse ai qė nė zemrėn e njeriut rrit dashurinė ndaj All-llahut ėshtė dhikri.
Domethėnia dhe rėndėsia e kėsaj dashurie ėshtė se kur kjo shtohet, dėbon nga
zemra dashurinė ndaj tė tjerėve dhe pastron zemrėn ndėrsa vrulli i epshit shuhet
dhe kėshtu atėherė pushojnė problemet tė cilat paraqiten vetėm si pasoja tė
atyre sėmundjeve. Kjo paraqitje e shkurtėr ka zgjėrim. E lus All-llahun qė tė mė
mundėsojė rrethanat pėr ta sqaruar kėtė.
Pyetje
apo ide:
Gjyshi im ėshtė martuar kur i ka patur 16
vjet, ndoshta edhe shumė burra tjerė nė ato vite (kohė) kėshtu kanė vepruar. A
thua sepse ata punėt e tyre i kanė pranuar nė moshėn e re!! Prandaj po pyes, a
nuk mundet qė lėndėt shkollore tė pėrfshihen nė mė pak vite?
Pėrgjigjja:
Problemi i martesės nė moshėn e re nuk
rrjedh nga gjatėsia e plan dhe programit shkollor por nga kushtet e rėnda
materiale, tė cilat nė kėtė kohė e pengojnė martesėn e hershme. Nė tė kaluarėn,
kushtet materiale nuk kanė qenė tė ndėrlikuara nė kėtė mėnyrė qė sot e
pėrjetojmė, prandaj edhe martesa e hershme ka qenė e pėrhapur edhe pse vitet
shkollore kanė qenė tė gjata. Ajo qė kėrkohet dhe qė duhet tė jetė ėshtė qė
shoqėria jonė tė formojė arka pėr lehtėsimin e martesės dhe pėr t’u ofruar
ndihma materiale nevojtarėve.
Pyetja:
A ėshtė e vėrtetė se faza e adoleshencės
ėshtė pėrnjėmend problem dhe se adoleshenti nuk ka pjekuri mendore si dhe se ai
nuk bazohet nė arsye por nė emocione?
Pėrgjigjja:
Adoleshenca nė vete pėrnjėmend ngėrthen
njė problem e kjo qėndron nė atė se nė atė fazė epshi seksual nė brendinė e
fėmiut fillon tė lulėzojė, por ende pa mos u kompletuar pjekuria e tij mendore,
kėshtu qė ai u nėnshtrohet epsheve tė veta duke mos patur diē qė t’u bėjė ballė
atyre, ku nė mungesė tė aftėsive tė tia mendore tė cilat ende nuk janė pjekur ai
u nėnshtrohet duke mos i kufizuar ato. Pėr kėtė arsye, metodat edukative duhet
ta shėrojnė kėtė fenomen dhe mendja e fėmijės tė pėrkrahet e tė ushqehet me
metoda paqėsore qė tė realizohet baraspeshimi midis epsheve dhe normave
racionale nė kėtė fazė.
Pyetja:
Unė gjithmonė u ankohem tė tjerėve, jam
nė ankth dhe ndjejė brengė tė thellė nė gjoksin tim. A mos vallė kjo tregon
dobėsinė e imanit (besimit) tim. Ēka tė bėj?
Pėrgjigjja:
Besoj se me shtimin e salavateve (tė
thuash: All-llahumme sal-li ala Muhammedin ve ala ali Muhammedin… sqarim i
pėrkthyesit) ndaj tė Dėrguarit tė All-llahut - bekimet e All-llahut qofshin pėr
tė - largohen brengat dhe bėhesh i lumtur. Prandaj, duhet tė caktosh vird
(ndarje e njė pjese tė kohės pėr tė bėrė dhikr, lexim tė Kur’anit Fisnik etj.-
sqar i pėrkth.) dhe inshaAll-llah do tė hiqet brenga.
Pyetja:
Jam studente e Universitetit ku ėshtė
prezente pėrzierja (midis meshkujve dhe femrave). Pra, nė cilat sfera mė lejohet
qė me kolegėt e mi tė bisedoj dhe a mė lejohet qė t’i pėrshėndes ata?
Pėrgjigjja:
Parimisht, ēdo bisedė qė ka pėr qėllim
mėsimin apo tė ngjashme, duke iu pėrmbajtur rregullave tė drojes (turpit) dhe tė
mbulesės Islame ėshtė e lejuar me kusht qė kolegu me tė cilin bisedoni tė jetė
prej atyre qė i ruan sytė dhe tė mos u lėshohet dėshirave tė epsheve dhe kushti
tjetėr ėshtė qė mos ketė midis tyre vetmi (hulve) ashtu siē e definon vetminė
Sheriati.
Pyetja:
Jam Sirian dhe gjendem nė Kuvajt. Ndodh
qė paratė t’i kėmbejė nė disa agjensi ku atyre u japė dinarė tė Kuvajtit qė
familjes sime nė Siri t’ua japin lira tė Sirisė. Pra, ky transakcion a ėshtė i
lejuar apo i ndaluar?
Pėrgjigjja:
Ti duhet qė dinarėt e Kuvajtit t’ua
japish atyre nė formė tė huasė - qė do t’ua japėsh borxh. Pastaj, ti do tė
merresh vesh me ta qė tė ta pėrmbushin borxhin qė ta kanė nė para tė Sirisė
nėpėrmjet personit qė do ta autorizosh qė nė emrin tėnd t’i pranojė ato.
Ndėrsa, nėse ti i jepė dinarėt e Kuvajtit
nė formė tė kėmbimit me valutė tė Sirisė atėherė patjetėr duhet qė dhėnia dhe
marrja (kėmbimi) tė bėhet aty pėr aty dhe pa vonesė (pa shtyrje).
Pyetja:
Jam njė i ri i moshės 31 vjeēare. Kam
bėrė kurvėri tė mjaftueshme. Po ashtu nuk kam ndjekur namazin. Cilat janė
kushtet e pendimit tim, pasi nuk jam dėnuar pėr kėtė?
Pėrgjigja:
Dėnimi i kurvėrisė qė pėrfaqėsohet nė
hadin (kufizimin e urdhėruar nga All-llahu e qė pėrfshinė dėnimet pėr krimet)
vėrtetohet dhe duhet patjetėr tė ekzekutohet atėherė kur dėshmojnė pėr kėtė gjė
katėr dėshmitarė tė drejtė para kadiut (gjykatėsit) ose nėse ai qė ka kryer
kurvėri tė pranojė (konfirmojė) katėr herė se ka bėrė kurvėri.
Nėse ky faktor nuk realizohet para kadiut
atėherė i nėnshtrohet vetėm dėnimit tė Ditės sė Gjykimit pėr tė cilin All-llahu
ka paralajmėruar. Por, ky dėnim ėshtė i kushtėzuar nėse personi nuk ėshtė
penduar. Kurse nėse laviri pendohet d.m.th. pendohet pėr gabimin dhe ėshtė i
vendosur me korrektėsi qė mė nuk i kthehet gabimit atėherė dėnimi i Botės sė
Ardhshme i hiqet. Kėshtu ėshtė duke u bazuar nė atė qė jep tė kuptohet ajeti i
qartė i All-llahut Fuqiplotė ku thotė: "Pėrveē atij qė ėshtė penduar dhe ka bėrė
vepėr tė mirė, tė tillėve All-llahu tė kėqijat ua shndėrron nė tė mira.
All-llahu ėshtė mėshirues, ndaj Ai falė shumė." (El-Furkan, 70).
Ndėrsa kur ėshtė fjala pėr namazin nuk
mjafton vetėm pendimi por pa tjetėr duhet qė namazet e kaluara t’i falė (t’i
bėjė kaza). D.m.th. duhet qė nė ndėrkohė t’a falė pa ngarkesė tė tepėrt. Mėnyra
mė e mirė pėr realizimin e kėsaj ėshtė qė nė vend tė namazeve nafile dhe
suneteve tė falė farzet e kaluara.
Pyetja:
Ēfarė dispozite ka martesa e personit qė
vazhdimisht udhėton?
Pėrgjigjja:
Tė qenurit e martesės nė rregull varet
nga plotėsimi i pjesėve pėrbėrėse (erkan) dhe i kushteve (shurut). Nėse nė
martesėn e personit qė vazdhdimisht udhėton plotėsohen erkanet dhe shurutė
atėherė ajo martesė ėshtė nė rregull. Pastaj, obligimet e bashkėshortėve ndaj
njėri-tjetrit varen nga rregullsia e martesės. Ndėr ato obligime ėshtė qė burri
tė jetė i drejtė nė fjetjen me gratė e veta. Nėse gruaja heq dorė nga kjo e
drejtė e vetė atėherė burri ėshtė i liruar dhe nuk i ka hak pėr atė gjė qė ajo
ka heq dorė. Por, gruaja qė veten e ka lidhur nėpėrmjet tė martesės me kėtė
person qė vazhdimisht udhėton, nuk e ka tė garantuar tė drejtėn e vet nė rast tė
shkurorėzimit nės vjen deri te kjo, si dhe ajo nuk e ka tė garantuar se mund tė
marė mehrin e vonuar (muehar) apo komplet mehrin ngase mund tė ndodh qė burri i
saj tė largohet dhe tė mos kėthehet tek ajo e ndoshta edhe ta lė atė tė vjerur
pa kujdesje, pa shpenzim tė martesės dhe pa shkurorėzim.
Prandaj, principi i parapengimit
(prevencionit) kėrkon qė burri tė detyrohet tė evidentojė kontratėn e
kurrorėzimit nė arkivat zyrtare shtetėrore ku banon gruaja dhe aty ku banon
burri pėrkatėsinė burri. Nėse burri kėtė nuk e respekton atėherė ai duhet tė
dėnohet.
Pyetja:
All-llahu nė Kur’an thotė: "…Unė nė
tokė do tė caktoj njė mėkėmbės …" Ē’ėshtė shkaku qė All-llahu Ademin e bėri
mėkėmbės nė tokė.?
Pėrgjigjja:
All-llahu nuk caktoi si mėkėmbės nė tokė
vetėm Ademin si person, por All-llahu caktoi njeriun i pėrfaqėsuar nė Ademin dhe
nė pasardhėsit e tij deri Ditėn e Kijametit.
Domethėnia e caktimit tė All-llahut
njeriun si mėkėmbės ėshtė qė njeriu tė jetė i obliguar pėr ndėrtimin e tokės dhe
pėr tė ngritur shoqėrinė njerėzore nė mėnyrėn qė pėrputhet me ligjin dhe
drejtėsinė e All-llahut dhe sipas planit qė Ai e ka hartuar pėr njeriun.
Ishte e mundur pėr All-llahun qė Ai
njeriun ta detyron pėr tė zbatuar kėtė detyrė dhunshmėrisht nėpėrmjet shtytjeve
tė instinktit natyror si qė ėshtė rasti me kafshėt qė nuk flasin, atėherė nuk do
tė ishtė e qartė domethėnia e asaj qė All-llahu caktoi njeriun si mėkėmbės nė
tokė, ngase nė kėtė rast ligji i.All-llahut drejtėpėrsėdrejti zbatohet nėpėrmes
dhunės dhe detyrimit. Por All-llahu Fuqiplotė deshti qė ta njoftojė njeriun me
ligjin e Tij i cili shpalon tė vėrtetėn nė kėtė gjithėsi dhe tė dalin nė dukje
dukuritė e drejtėsisė sė All-llahut nė pėrgjithėsi ndaj krijesave tė tij e ndaj
njeriut nė veēanti. Njėashtu, dėshira e All-llahut ėshtė qė njeriun t’a
urdhėrojė qė tė zbatojė atė nė mėnyrėn e kėrkuar edhe atė duke mos e shtėrnguar
dhe detyruar.
Nisur nga kjo, pėrpjekja e njeriut qė tė
ngrejė ligjin e All-llahut dhe ta zbatojė rregulloren e Tij, bėhet me vetė
vullnetin e njeriut qė ėshtė si dukuri e caktimit tė Allahut pėr kėtė.
Ki kujdes qė tė mos supozosh se
domethėnia e kėsaj mėkėmbėsie nga ana e All-llahut nuk do tė thotė se All-llahu
njeriun e ka lėnė si mėkėmbės tė Tij pėr tė udhėhequr ēėshtjet e kėsaj gjithėsie
ashtu siē presidenti apo mbreti lė mėkėmbės pėr t’i kryer detyrat e tij apo bie
fjala se Ai ėshtė i zėnė. All-llahu i Lartmadhėruar ėshtė larg kėtyre gjėrave.
Pyetja:
Si ėshtė Gykimi i Sheriatit kur njeriu i
kthehet pėrsėri gabimit pasi qė ėshtė penduar dhe si tė kemi pėr qėllim qė
pendimi i jonė tė jetė i drejtė dhe duke pasur parasysh se gjynahi ėshtė shiqimi
i fotografive pornografike.
Pėrgjigjja:
Nėse gjynahqari ėshtė i sinqertė me
All-llahun se mė nuk do t’i kėthehet gabimit tė cilin e ka bėrė, atėherė pendimi
i tij ėshtė nė rregull. Por, nėse pėrsėri epshi atė e mund dhe e pėrsėrit
gabimin dhe pastaj sėrish pendohet dhe me plot sinqeritet vendos qė mė nuk i
kthehet gabimit atėherė pėrsėri pendimi i tij ėshtė nė rregull. Pra, kėshtu edhe
nėse ai i kthehet gabimit disa herė, por ky ēdo herė pendohet dhe ndjen dhembje
pėr gabimin qė e pėrsėrit dhe ėshtė i sinqert me All-llahun nė atė se mė nuk i
kthehet gabimit. Pra, kėtij personi tė gjitha gabimet - gjynahet e pėrsėritura i
falen dhe pendimi i pėrsėritur i tij ia fshin ato. Ndėrsa, pendimi i falsifikuar
i cili All-llahun e hidhėron dhe me tė cilėn nuk ėshtė i kėnaqur ėshtė qė njeriu
t’i thotė fjalėt e pendimit duke qenė i vendosur qė pas njė kohe ta bėjė pėrsėri
atė gabim - gjunah.
Pyetja:
Cila prej kėtyre dy punėve ėshtė mė e
rėndė? Bartja e fjalėve midis njerėzve edhe me qenė se janė tė vėrteta apo
kurvėria? Dhe pse?
Pėrgjigjja:
Detyra yte ėshtė qė tė keshė tė ditur se
qė tė dyja janė tė ndaluara prej tė cilave patjetėr duhet tė largohesh: si prej
shpifjes ashtu edhe prej kurvėrisė. Pyetja yte ėshtė si e atij qė don tė dijė
cila prej tyre e ka dėnimin mė tė lehtė qė ta bėjė atė. Por, njė gjė e tillė nuk
i takon muslimanit i cili duhet t’u largohet tė gjitha ndalesave tė All-llahut.
Kur do tė detyrohesh qė ta bėsh njėrėn
prej kėtyre dy harameve nėn rrezikun e dhunės ku kėrcėnohet shkatėrrimi atėherė
ėshtė e udhės dhe ke tė drejtė ta bėsh kėtė pyetje.
Pyetja:
Shihet qartė se Kur’ani Kerimi na tregon
se ata qė besojnė dhe bėjnė vepra tė mira kanė shpėrblim tė pandėrprerė si nė
kėtė ashtu edhe nė botėn tjetėr. Rezultatet e kėsaj lidhshmėrie tė ndėrsjellė nė
kėtė botė janė tė qarta ku All-llahu Fuqiplotė sipas ligjit tė Tij kėtė botė e
trashėgojnė robėrit e All-llahut tė cilėt nuk janė kryelartė, falin namazin dhe…
dhe… . Por, nėse nė kėto dy kushte ka shprazėtirė – nė besim dhe vepra tė mira -
me atė qė besimi ngelėn dhe vjen Dita e Llogarisė atėherė si do tė jetė fati i
Ummetit Islam para Fuqiplotit? Si ėshtė fati i popullit qė ėshtė i mesėm (Ummeti
i Muhammedit) tė cilėt janė edhe dėshmitarė pėr njerėzit nėse ata nuk e
pėrmbushin detyrėn me tė cilėn All-llahu i obligoi?
Pėrgjigjja:
Mos e lodh mendjen tėnde pėr fatin e
besimtarėve tė cilėt kanė kaluar tek All-llahu pa vepra tė mira. Kjo ėshtė njė
ēėshtje pėr tė cilėn All-llahu nuk tė ka ngarkuar qė ta lodhish kokėn tėnde
sepse kjo i takon All-llahut. Mė mirė pėr ty ėshtė qė tė kujdesesh pėr obligimet
tua qė All-llahu t’i kėrkon, tė plotėsosh a pėrmbushish shprazėtirat dhe
lėshimet tua, dhe tė rregullosh raportin tėnd me All-llahun pasiqė ta besosh Atė
dhe pastaj mbėshteti punėt tua nė All-llahun.
Pyetja:
Kur’ani qorton dhe dėnon arsyetimin e
pabesimtarėve ku ata thonė se ne prindėrit i kemi gjetur nė kėtė rrugė tė humbur
prandaj do tė vazhdojmė t’i ndjekim gjurmėt e tyre… Juristėt kanė konstatuar se
besimi ėshtė me bindje e jo me imitim. Besimi me imitim nuk ka konsideratė. Pra,
si bėhet edukimi i bijve tanė, duke u mbėshtetur vetėm nė racion? Shkurtė, thėnė
cilat janė Parimet e edukatės Islame pėr fėmijėt?
Pėrgjigjja:
Mėnyra pėr t’iu shmangur besimit
tradicional ėshtė studimi shkencor i parimeve tė akides (besimit) Islame. Edukoi
fėmijėt tuaj nė bazė tė kėsaj qė tė lirohen nga prangat e besimit tradicional.
Pyetja:
A mė lejohet qė unė tė marrė pjesė nė
disa gara pėr tė fituar, por, duke theksuar se unė nuk jap diē nga pasuria, por
vetėm i plotėsoj disa numra?
Pėrgjigjja:
Po, tė lejohet qė tė marrėsh pjesė nė
kėsi lloj garash.
Pyetja:
Si ėshtė dispozita e Sheriatit lidhur
me marrjen e mjekrės apo shkurtimin e saj?
Pėrgjigjja:
Njė gjė e tillė nuk tė dėmton nė fenė
tėnde. Njė gjė e tillė nuk mund tė jetė faktor pėr situatėn e keqe tė
muslimanėve.
Pyetja:
Si duhet ta kuptojmė Bid`atin? Ē`ėshtė
bid`at i mirė dhe ē`ėshtė bid`at i keq? Ē`ėshtė tesavufi dhe a ėshtė bid`dat?
Pėrgjigjja:
Ēdo bid`at ėshtė i keq andaj nuk ka
bid`at (sipas definicionit qė e pėrmenda) tė mirė.
Ēdo pėrpjekje pėr tė dlirur dhe pastruar
veten nga sjelljet e kėqia ėshtė e ligjshme dhe nga thelbi i Islamit, ndėrkaq
disa dijetarė kėtė e quajnė “tesavuf”-misticizėm.
Pyetja:
Si ėshtė dispozita e leximit tė Kur’anit
nė varreza dhe dhurimi i sevapeve tė vdekurit?
Pėrgjigjja:
Transmeton Ibni Maxhe se i Dėrguari i
All-llahut, bekimet e All-llahut qofshin pėr tė, ka thėnė: “Ua lexoni Fatihanė
xhenazeve tuaja (tė vdekurve tuaj)”. Pra, leximi i Fatihasė apo i diēkahit
tjetėr nga Kur’ani pėr tė vdekurit ėshtė i ligjshėm dhe i lejuar.
Pyetje:
Si ėshtė dispozita e Sheriatit pėr atė
person qė ia fal namazin pa besimtarit?
Pėrgjigjja:
Nuk lejohet t’i falet namazi (xhenazja)
atij qė akuzon muslimanin pėr kufr sepse akuzimi pėr kufr ndonjė musliman ėshtė
kufr, kjo vėrtetohet me vetė tekstin e Hadithit tė vėrtetė si dhe me koncenzusin
e dijetarėve tė Akides. Prandaj, ai qė ia fal namazin akuzuesit tė muslimanit
pėr kufr ėshtė gjunahqar, andaj ai duhet tė bėjė teube dhe tė kėrkojė falje.
Pyetja:
Ēfarė mendimi keni ju doktor i respektuar
pėr tekstin (formėn) e salavatit nė vijim qė bėhet pėr Pejgamberin duke vėnė nė
dije se janė tė shumtė ata qė mė kanė kėshilluar pėr kėtė: “All-llahumme sal-li
ala sejjidina Muhammedin ve validiihi veaalihi ve sel-lim”. Nga ana tjetėr, a
ėshtė e lejuar tė bėjmė salevat pėr prindėrit e tė Dėrguarit, njėkohėsisht
kėrkoj tė mė sqaroni shkakun.
Pėrgjigjja:
Nuk ka transmetim nga Pejgamberi i
All-llahut (bekimet e All-llahut qofshin pėr tė), prandaj, shtojca qė pėrmendėt
nė tekstin mė parė ėshtė bid`at dhe bie ndesh me mėsimet e tė Dėrguarit tė
All-llahut.
Pyetja:
Nėse njeriu qė ėshtė i sėmurė prej
sėmundjes sė sheqerit vdes prej uljes apo rritjes sė sheqerit dhe nuk din pėr
kėtė, a konsiderohet prej pesė shehidėve tė cilėt i ka pėrmendur i Dėrguari i
All-llahut, bekimi i All-ahut qoftė pėr tė, ku bėn pjesė edhe ai qė vdes prej
sėmundjes sė barkut, duke patur parasysh se sėmundja e sheqerit ėshtė njė prej
sėmundjeve kronike dhe ju falėnderit ekselencės suaj.
Pėrgjigjja:
Lėri kėto pyetje qė nuk kanė rėndėsi nė
jetėn e sodit tė muslimanit qė ėshtė i ēiltėrt me Zotin e vet. Kėrko pyetje
tjera qė tė sjellin dobi mė tė madhe.
Pyetja:
Shresoj qė tė mė pėrgjigjeni nė
problematikat qė vijojnė gjegjėsisht pėr vendimin e Sheriatit Islam:
1) Dispozita e fotografive;
2) Muzika dhe;
3) Mjekra, a ėshtė sunet apo vaxhib dhe
ēfarė dispozite ka rruajtja e mjekrės.
Pėrgjigjja:
1) Fotografia nuk hynė nė
gjeneralen e fjalės: “surah”, qė theksohet nė Hadithin sahih. Themi kėshtu ngase
fjala komentohet sipas domethėnies sė asaj kohe kur ėshtė thėnė.
2) Sa i pėrket muzikės duhet
shpjeguar mė detajisht, por, rasti kėtu nuk na premton njė gjė tė tillė.
3) Ndėrsa sa i pėrket lėshimit tė
mjekrės dijetarėt nuk janė tė njė mendimi andaj disa thonė se ėshtė vaxhib e
disa mendub (sunet).
Pyetje:
Ēfar mendimi keni pėr Ibni Tejmijen?
Pėrgjigja:
Ai ėshtė njė ndėr dijetarėt e famshėm tė
muslimanėve. Kėshtu qė disa (mes’ele) tė tij i marrim e disa ia khejmė. Pra, si
tė gjithė dijetarėt, nė pėrjashtim tė Pejgamberėve dhe tė tė Dėrguarve.
Pyetja:
Para 20 viteve kam marrė prej dikujt hua
dhe nuk ia kam dhėnė. Tashmė nuk mundem ta gjejė atė. Si mundem ta pėrmirėsoj
gabimin?
Pėrgjigjja:
Stasusi i kėsaj pasurie ėshtė si i
pasurisė sė humbur qė nuk mund t’i gjendet pronari. Kjo shpenzohet pėr interesat
e muslimanėve.
Pyetja:
Ēka ka thėnė Imam Aliu, All-llahu qoftė i
kėnaqur, me tė kur ėshtė pyetur se ku ėshtė All-llahu?
Pėrgjigjja:
Leri ato pyetje qė nuk kanė synim tjetėr
vetėm se reklamimin e disa grupeve e insinuimin (diskreditimin) ndaj disa
tjerave. Orientoi pyetjet kah gjėrat qė tė sjellin dobi nė fe dhe qė tė afrojnė
ndaj All-llahut.
Pyetja
Nėse nė kėtė fazė nuk veprohet me
politikė, atėherė si ėshtė e mundur qė muslimanėt tė ngrisin nė tokė Sheriatin e
All-llahut si dhe pėrndryshe ēfarė dobie kemi prej pretendimit nėse muslimanėt
nuk arrijnė tė veprojnė sipas asaj qė ka zbritur All-llahu?
Pėrgjgjja:
Ne jetojmė me njė fazė ku paraqitet
nevoja e madhe pėr dy gjėra:
- E para, bashkimi i fjalės sė
muslimanėve dhe eliminimi i faktorėve tė pėrēarjes e tė konfliktit.
- E dyta, dialogun dhe Davetin
(thirrja nė Islam) e pastėr e tė sinqertė nėpėrmjet tė cilave mbjellet bindja te
muslimanėt pėr domosdoshmėrinė e kthimit te Sheriati i All-llahut dhe pėr
zbatimin e dorėzimin ndaj rrugės, planit dhe principeve tė tijė
(domethėnė tė bėhet edukimi i individėve). Gjatė zbatimit tė kėtyre dy
obligimeve do tė lulėzojė shoqėria Islame e cila i nėnshtrohet vendimit tė
All-llahut.
Ndėrsa, angazhimi ndaj kėtij synimi duke
mos i marrė parasysh kėto dy mjete ėshtė njėsoj sikur ai qė dėshiron tė ngjitet
nė terrasė me tė kėrcyer pa shkallė.
Besoj se ka ardhur koha qė ata qė punojnė
nė sferėn e Islamit ta kuptojnė kėtė gjė tė pakontestueshme. |