|

Pyetje dhe pėrgjigje – II
Seid Ramadan El-Buti -
njėri ndėr dijetarėt mė tė mėdhenjė muslimanė
Pyetja:
Ēfar dispozite ka Islami pėr atė qė quhet Xhihadi detar, tė cilin e organizonin disa ish-shtete Islame ku qėllimi i tyre ka qenė prita e anijeve evropiane dhe grabitja e pasurive tė tyre. Dikush thotė se paraqitja e fatalizmit dhe voluntarizmit ka qenė politike. Si p.sh.: Halifja Abdu’l-Melik i ka dėrguar policėt te njerėzit pėr t’I torturuar e shajtur duke ju thėnė se kjo ėshtė Kader (i Zotit).
Pėrgjigja:
Pronarėt e kėtyre anijeve nuk janė palė ndėrluftuese, andaj, nuk lejohet prita kundėr tyre me asnjė tė keqe e tė mos flasim pėr grabitjen e pasurive tė tyre. Ndėrmarrja e njė hapi tė tillė ėshtė plan i armiqėve dhe i atyre qė vazhdimisht i rrinė nė pritė Islamit (kėtė e dėshmojnė edhe vetė dokumentet ekzistuese). Kjo bėhet me shpresė se kėto veprime armiqėsore e amorale tė pengojnė interesimin qė shtohet dita-ditės te popujt evropianė pėr tė njohur Islamin si dhe pėr tė humbur besimin qė shtohet dita-ditės se Islami ėshtė rruga e vetme qė tregon pėr tė vėrtetėn univerzale dhe obligimet njerėzore.
Pyetja
Jetoj nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. A kam tė drejtė qė tė blejė veturė duke pėrdorur kredinė qė do tė thotė hua me fajde?
Pėrgjigjja:
Nuk lejohet transakcioni me huatė qė janė me fajde dhe nuk ka dallim se pala tjetėr ėshtė muslimane brenda vendeve Islame apo ėshtė jomuslimane dhe gjendet nė vendet Evropiane apo Amerikane.
Pyetja:
A mundeni qė tė mė jepni sqarim tė mjaftueshėm dhe tė gjėrė pėr “El-Bakijatu es-salihatu” (veprat e mira, fryti i tė cilave ėshtė i pėrjetshėm). Kam lexuar se me fjalėt: “El-Bakijatu es-salihatu” ėshtė pėr qėllim: “subhanell-llahi, el-hamdul-lahi, All-llahu ekber”, pra, a ėshtė kjo e vėrtetė? Unė nuk jam i bindur nė kėtė!
Pėrgjigjja:
Shumica e dijetarėve janė tė mendimit se me: “El-Bakijatu es-salihatu” ėshtė pėr qėllim shpeshtimi i fjalės: “Subhanell-llahi velhamdu lil-lahi ve la ilahe il-lall-llahu v’All-llahu ekber”. Kėshtu ėshtė transmetuar nga Pejgamberi, bekimet e All-llahut qofshin pėr tė, nė rrugė tė ndryshme tė gradės “mevkuf” dhe tė gradės “merfu’”. Pra, domethėnia ėshtė se vazhdimėsia e dhikrit ndaj All-llahut i sjellė personit lumturi tė pėrjetshme qė nuk ka tė shterrur.
Pyetja:
Dėshiroj qė me tė vėrtetė tė mėsoj leximin e Kur’anit. A mundem qė kėtė t’a realizoj vetė? Dhe a keni mundėsi qė tė mė kėshilloni pėr mėnyrėn mė tė shėndoshė. Njėkohėsisht, tė mė tregoni pėr literaturėn e mirė lidhur me komentimin e Kur’anit?
Pėrgjigjja:
Sa i pėrket leximit tė Kurani Kerimit patjetėr duhet ta mėsosh nga goja e ndonjė lexuesi tė mirė tė Kur’anit, por, nėse kjo nuk tė mundėsohet, atėherė, mbėshtetu nė audio kasetė tė lexuesve qė kanė lexim tė pėrpiktė. Kurse, sa i pėrket tefsireve kėto janė tė shumtė. Disa prej tyre janė tė shkurtėr e disa tjerė tė gjatė. Ndėrsa “Muhtesari” i Ibni Kethirit konsiderohet prej mesatarėve.
Pyetja:
Pas njė debati qė u zhvillua mes meje dhe njė ateisti i cili mė parashtroi njė pyetje absurde pėr tė cilin nuk kisha pėrgjigje, ndėrsa pyetja ishte: Amund All-llahu (I Lartėmadhėruar) tė krijojė njė rasė qė vetė nuk mund ta mbajė? Dhe si ėshtė metoda e pėrgjigjeve pėr kėto lloje tė pyetjeve?
Pėrgjigjja:
Nėse je i interesuar dhe i kujdesshėm pėr t’u njohur me atė qė ka tė bėjė me besimin islam dhe me pėrgjigjen e kėsi soj pyetjeve qė hynė nė kuptimin e halucinacionit. Sė paku studio njė libėr tė besimit islam.
S’ka dyshim se pyetja jote tregon mosnjohjen tėnde pėr akiden Islame njėkohėsisht kjo tregon se nuk e ke lodhur veten me leximin e ndonjė literature pėr ēėshtjen e akides. Nga ana tjetėr, interesimi yt pėr kėtė pyetje tė pakuptimtė dhe kujdesi yt pėr t’u njohur me pėrgjigjen krahas mungesės tėnde pėr lexim dhe njohje tė principeve tė akides bile edhe tė njė libri ėshtė njė kontrast i ēuditshėm.
Nėse ke interesim pėr tė kuptuar vlerėn banale tė kėsaj pyetje njėkohėsisht tė marrish edhe pėrgjigjen lexo librin tim: “Kubra el-Jekinijat” (Ky libėrt ėshtė botuar edhe shqip nė Tetovė, 2005.) Aty do tė gjeshė atė qė tė bėn tė nėnqeshesh me kėtė halucinacion tė cilin nuk e flet edhe ai qė flet nė jermi gjatė gjumit. Gjithashtu, do tė mėsosh edhe pėrgjigjen pėr pyetjen.
Pyetja:
Pėr dikend thuhet se ndjek “tarikat”; se ka virde (zikre) tė veēanta; se ėshtė duke ndjekur ndonjė rrugė pėr tė luftuar nefsin, etj.
Pra, ē’ėshtė tarikati? Sa ėshtė i ligjshėm ai? Dhe a ėshtė metodė e mirė pėr ta pastruar nefsin dhe pėr tė ecur nėpėr shkallėt e atyre qė janė “ārifīn” (ata qė janė njohės tė mirė ndaj All-llahut)? Gjithashtu, kjo a ka qenė e njohur te selefėt e Ummetit tonė? Ndėrkaq, nėse nuk e kanė pasur tė njohur, atėherė a pajtohet me rrugėn e tyre?
Pėrgjigja:
Fjala “tarikat” pėr ēėshtjen qė ti po pyet ėshtė e barabartė me fjalėn “El-Menhexh” (rrugė, program, metodė). Pra, qėllimi i kėsaj dhe i asaj fjale do tė thotė rruga apo metoda nė tė cilėn edukatori i udhėzon vėllezėrit dhe nxėnėsit e vet pėr tė dėlirė dhe pėr tė pastruar nefsin nga ato gjėra qė All-llahu Fuqiplotė i emėrtoi: “Batinu el-ithm” (gabimet e brendshme). Kjo rrugė a metodė nė tė shumtėn pėrfshin virde dhe dhikre qė ndjekėsi gjithmonė i praktikon. Barometri i ligjshmėrisė apo joligjshmėrisė tė kėsaj rruge ėshtė kriteri i Sheriatit Islam. Ndėrkaq, nėse kjo metodė apo rrugė ėshtė e rregulluar sipas dispozitave tė Sheriatit Islam dhe e marrur nga Kur’ani dhe Suneti, atėherė ajo ėshtė metodė e ligjshme dhe valide. Ndėrsa, nėse ėshtė jashta disiplinave tė Sheriatit, atėherė ajo nuk ėshtė e ligjshme e as valide.
Muslimani qė t’i pėrmbahet ndonjė metode edukative pėr pastrimin e nefsit s’ka dyshim se kjo gjė ėshtė ndjekje e rrugės sė selefėve qė ishin prej shokėve tė Pejgamberit dhe pasuesve tė shokėve tė tij. S’ka dyshim se ata nė kėtė gjė ishin shembull pėr kėtė Ummet.
Pyetja:
A lejohet qė gruaja tė udhėtojė pėr nė Amerikė me fėmijėn e saj qė ėshtė 12 vjeēar dhe a bėn qė ky (fėmiu) tė bėhet mahrem i saj? Qėllimi i udhėtimit ėshtė turizmi, vizita e vėllait, lindja e fėmijės atje apo me qėllim qė fėmija tė merrė pasaportė amerikane dhe pėr tė zbuluar vizione pėr da’ve nė Islam si dhe pėr tė emigruar atje. Gruaja nė fjalė ėshtė gruaja ime. Ndėrkaq, prindėt e saj janė nė rrugė pėr ta marrė kartelen e gjelbėrt e pastaj pasaportėn.
Pėrgjigjja:
Po. Fėmija i saj 12 vjeēar ėshtė nė rregull (lejohet) qė tė jetė si mahrem pėr udhėtim. Kurse, sa i pėrket udhėtimit pėr nė Amerikė apo diku tjetėr lejohet nėse udhėtimi bėhet pėr tė kryer ndonjė nevojė apo pėr tė realizuar ndonjė interes, por, me kusht qė ky udhėtim tė mos i shkaktojė ndonjė haram apo mospėrmbushje tė ndonjė obligimi. Ndėrsa, sa i pėrket udhėtimit nė Daru el-Kufr (Shtetin joislam) me qėllim tė emigrimit dhe vendosjes atje, kjo gjė ėshtė e ndaluar (haram) sepse vendosja atje patjetėrson nėnshtrimin ndaj pushtetit tė pabesimtarėve, ndėrsa njė gjė e tillė ndalohet me tekst tė qartė kur’anor. Gjithashtu, njė gjė e tillė shkakton shkrirjen (asimilimin) e personalitetit Islam me kalimin e kohės nė flakėn e shoqėrisė xhahile (jo islame).
Pyetja:
A mund qė tė mė ndihmoni tė bėhem sa mė tepėr durimtar. Si tė bėhemi durimtarė nėse dėshirojmė diēka me rėndėsi qė nuk mundemi ta arrijmė?
Pėrgjigja:
All-llahu Fuqiplotė nė Kur’an thotė: “Pra, tė jesh i durueshėm! Durimi yt ėshtė vetėm me ndihmėn e All-llahut.“
Domethėnia e fjalės sė All-llahut ėshtė se edhe pse ti je i urdhėruar tė bėsh durim pėrsėri ti kėtė nuk mund tė arrishė ndryshe pėrveē nėse All-llahu tė ndihmon nė kėtė durim.
Ndėrkaq, nga kjo nėnkuptojmė se durimin mund ta arrishė duke u kthyer tek All-llahu, duke kėrkuar ndihmėn prej Tij dhe duke vazhduar nė kėtė. Atėherė, do tė shohish se All-llahu do t’i pėrgjigjet lutjes tėnde dhe do tė tė ndihmojė tė arrishė durimin pėr tė cilin tė ka urdhėruar. Por, kthimi i vėrtetė tek All-llahu bėhet vetėm pasi ta njohėsh Atė, tė besosh dhe tė bindesh nė urtinė dhe mėshirėn e Tij.
Pra, ti sa ma tepėr pėrmende All-llahun, ki parasysh mbikėqyrjen e Tij, bėhu e besueshme dhe e bindur ndaj Tij. Njėkohėsisht, kthehu tek Ai dhe kėrko qė tė tė fal durimin dhe ke pėr tė parė se pėrgjigjja eTij do tė jetė e shpejtė. Nga ana tjetėr, edhe unė lus All-llahun qė tė tė shpėtojė nga durimi duke ta larguar ngushtimin apo belanė prej sė cilės je duke vuajtur e cila kėrkon durim tė cilin ti e kėrkon.
Pyetja:
Ēfar medimi keni pėr mendimin e Sejid Kutbit?
Pėrgjigja:
Ajo qė pėrputhet me Librin eAll-llahut dhe me Sun-netin e tė Dėrguarrit tė All-llahut ėshtė e bukur, kurse ajo qė kundėrshtohet me njėrėn prej tyre ajo nuk ėshtė e pranuar. Sejid Kutbi ėshtė prej atyr qė trasuan rrugėn e D`aves (thirrjes) dhe prej atyre qė i ndihmuan fesė sė All-llahut. Pra, edhe pėr kėtė vlen ajo qė vlen pėr tė gjithė dijetarėt qė punojnė nė kėtė fushė: “Fjala e ēdokujt kthehet pėrveē e zotėriut tė kėtij varri” d.m.th. tė Dėrguarit tė All-llahut, bekimet e All-llahut qofshin pėr tė”.
Pyetja:
Dėshiroj qė t`ju pyes si mund qė tė jetėsojmė kėnaqėsinė ndaj kadasė (determinizmit) dhe kaderit (indeterminizmit) nė mėnyrė qė gjatė jetės sonė tė pėrditshme ta praktikojmė?
Pėrgjigjja:
Ai qė e njeh All-llahun ai e don Atė, e ai qė e don Atė pajtohet dhe ėshtė i kėnaqur me Atė, ndėrkaq kėnaqėsia ndaj All-llahut tė shpie nė kėnaqėsinė dhe pajtimin me kadanė dhe kaderin e Tij. Por, nėse duash shpjegim mė tė hollėsishėm lexo librin tim qė mban titullin: “El-Insanu musejjerun em muhajjerun”.
Pyetja:
Dėshiroj tė gjejė spjegim tė hollėsishėm pė emrat e bukur tė All-llahut nė gjuhėn arabe!
Pėrgjigja:
Imam Gazaliu ka njė libėr me titullin: “El-Xhufanu vel-Xhabi”, Qipro PO BOX 4170 Cyprus-Limasol.
Pyetja:
Unė kėtu nė Gjermani jam njė kohė tė gjatė. Qėllimi i ardhjes sime kėtu ėshtė pėr studimin e kompjuteristikės. E vėrteta ėshtė se jeta kėtu nuk ėshtė e lehtė pėr shkak tė ndryshimit tė shoqėrisė dhe kulturės. Shumica e muslimanėve kėtu mendojnė se ata veprojnė mirė, bie fjala kur ata vjedhin prej jobesimtarėve tė kėtij vendi duke u arsyetuar me atė se kėta nuk janė muslimanė dhe gjėra tjera tė ngjashme. Unė jam i bindur se njė gjė e tillė ėshtė gabim. Por, kam nevojė pėr mendimin tuaj. Po ashtu, kam nevojė pėr kėshillėn tuaj lidhur me ushqimin. Unė gjithmonė pėrpiqem qė tė analizoj pėrmbajtjen e ushqimit duke u frikėsuar nga pėrmbajtja e haramit, por, me gjithė kėtė unė nuk arrij qė gjithmonė tė jem i sigurtė dhe ndonjėherė ndodh qė pasi tė kenė kaluar momentet tė kuptoj se ka pasur pėrmbajtje tė haramit. Nuk dij si tė veproj!
Pėrgjigja:
Tekstet qė tregojnė pėr atė se ndalohet sulmi ndaj pasurive tė tė tjerėve janė tė pėrgjithshme ku pėrfshihen muslimanėt dhe jomuslimanėt, nė pėrjashtim kur ėshtė gjendje lufte pasi qė lufta zhvillohet midis muslimanėve dhe jomuslimanėve. Kjo ėshtė kėshtu sepse lufta ka dispozita tė jashtėzakonshme e tė veēanta. Ai person qė vetes apo tjetrit ia lejon grabitjen e pasurive tė evropianėve duke qenė nė kėto gjendje momentale tė paqes ai ėshtė mashtrues qė shpik gėnjeshtra nė fenė e All-llahut tė Lartėmadhėruar. Ai me kėtė shpifje ka pėr qėllim tė fėlliq famėn e Islamit me diēka nga e cila Islami ėshtė i dėlirė e i pastėr. Ndėrkaq, njė gjė e tillė bėn qė tė huajt ta urrejnė Islamin. Kurse, sa i pėrket mishrave nė Gjermani ke mundėsi qė tė furnizohesh prej turqve tė cilėt atje gjenden me shumicė, ku i kanė thertoret, dyqanet dhe restorantet e veta private.
Pyetja:
Si ėshtė dispozita e Sheriatit lidhur me dėgjimin e muzikės?
Pėrgjigja:
Muzika hyn nė dispozitat qė kanė tė bėjnė me “gjėrat e ndaluara nga faktorėt tjerė”.
Kur reptėsisht u ndalua vera me argumente shprehimore, tubimet ku pihej vera ishin tė lidhura ngushtė me instrumentet muzikore dhe kėngėtaret. Nisur nga kjo, ishte e domosdoshme qė tė zhduken edhe ambientet qė pėrkujtojnė dhe nxisin pėrmallimin ndaj verės. Ndėr faktorėt mė tė shquar dhe kryesorė tė ambienteve tė tilla ishin instrumentet dhe muzika. Kjo gjė ėshtė shkurtimisht motivi i ndalimit tė instrumenteve dhe dėgjimit tė tyre nga ana e Sheriatit. Pra, motivi nuk konsiston nė atė se ato tė sjellin argėtim, por, konsiston nė atė se tė shpie kah tubimet e verės dhe tė shthurrjes. Prandaj, instrumentet muzikore kanė qenė tė ndaluara ēdoherė kur kanė qenė tė shoqėruara nga ana e tė shthururve dhe njerėzve tė prishur e tė paturpshėm (amoral), pėrndryshe jo. Prandaj, si rezultat i kėtij motivi shumica e fukahave gjykojnė se prezentimi nė ato tubime ėshtė haram, sepse rrallė herė ndodh qė kėto vende tė mos shoqėrohen me tė shthurur dhe faktorėt e tij.
Ndėrkaq, dėgjimi i kėtyre instrumenteve duke mos qenė prezent nė ato tubime bie fjala si: tė dėgjohet pas murit apo prej radiostacionit, apo magnetofonit, nuk konsiderohet haram, ngase kjo gjė ėshtė e ndarė nga motivi pėr shkak tė cilit ishin haram, pėrveē nėse ajo qė dėgjohet ėshtė njė lloj melodie qė ngacmon epshet (ndėrsa, argėtimin e vėrtetė qė sjellė instrumenti muzikor te njeriu ndryshon nga ajo (melodia qė ngacmon epshet)). Pra, dėgjimi i kėtyre melodive hyn nė kornizėn e harameve pėr shkaqe qė nuk i ka tė fshehura ai qė ėshtė hulumtues i drejtė. Pra, kjo ishte njė pėrgjigje e shkurtėr e cila ndoshta tė mjafton qė tė mos hysh nė detaje, por, nėse pyetėsi insiston tė ketė informata mė pėrfshirėse e tė bollshme, atėherė le tė lexojė atė qė ka shkruar Imam Gazaliu nė kreun mbi “dėgjimin” nė (Ihjau ulumi Ed-din).
Pyetja:
(Dikush) Ballafaqohet me ngacmimet e epshit, por, megjithėatė ai ruhet, por, deri kur kjo (kėshtu)dhe cila ėshtė zgjidhja e kėsaj?
Pėrgjigja:
Tė ndjejė njeriu nė vete neps kur ballafaqohet nga faktorėt ngashnjyes, kjo gjė nuk konsiderohet e ndaluar (Haram). Madje, edhe ato qė ia thotė mendja, ėndrimet dhe planifikimet pėr tė kryer ndonjė gabim (gjynah), si do qė tė jetė, gjithashtu edhe kėto nuk numrohen si gjynahe. I Dėrguari, Bekimet e All-llahut qofshin pėr tė, nė njė Hadith Sahih thotė: “All-llahu Ummetit tim ia ka falur gjėrat tė cilat ia thotė mendja derisa ai nuk e thotė apo nuk e bėn.” Shumica e qėndrimeve tua si ato shpirtėroret njashtu edhe ato tė sjelljeve tua qė ke patur ndaj objekteve pėr mashtrim tė cilat i ke hasur mė tepėr tė sjellin shpėrblim se sa ngarkim me gjynah. Nė pėrjashtim tė asaj qė ke patur ndaj atij djalit qė e ke pėrmendur. Mundėsia pėr t’u penduar pėr atė gabim ekziston. Njėkohėsisht duhet tė dish se ekziston dallim qė ka rėndėsi tė madhe qė shkurtimisht qėndron nė atė se ngacmimi pėr tė kryer marrėdhėnie seksuale i pėrket natyrės sė tij (ėshtė e natyrshme) e cila ėshtė e mbjellur nė natyrėn e ēdo njeriut normal. Ndėrsa, ndalesat tjera si vjedhja, vrasja konsumimi i verės e tė ngjashme janė nė kundėrshti me natyrėn, prandaj, rrugėn qė All-llahu e ligjėsoi pėr t’u liruar nga devijimi seksual e bėri duke hapur rrugė e mėnyra tė rregullta qė nuk janė tė dėmshme pėr tė kryer kėtė dėshirė gjegjėsisht nėpėrmjet martesės. Ndėrsa, metodėn qė All-llahu e ligjėsoi pėr tė shpėtuar nga ndalesat tjera e bėri vetėm duke tėrhequr vėmendjen (sihariquar) dhe duke i paraqitur ato si tė urrejtura si dhe duke i treguar e paraqitur pasojat e dėmshme tė tyre.
Tė jesh e sigurtė se ngadhėnjimi yt ndaj dėshirave tė flakta dhe udhėzimi i All-llahut ndaj teje qė ti ke shpėtuar me ngulm (sipas fjalėve qė i thua), nga ajo lajthitje e rezikshme ėshtė njė argument se All-llahu tė do, se ke besim tė fortė dhe se ke drojė ndaj Tij. Andaj, ti mos ia kthe shpinėn thirrjes sė Tij pėr nė namaz, dhikr ose pėr ēdo ibadet tjetėr.
Gjithashtu, edhe ata qė kryejnė gjynahe dhe devijojnė nga rruga e All-llahut nuk duhet qė ato gjėra tė jenė shkak qė kėta tė mos e ndėrrojnė gjendjen e tyre e tė mos i drejtohen All-llahut me njė respekt i cili do t’ua lehtėsojė rrugėn pėr t’u pėrmirėsuar, sepse ne nuk e dimė se kur mund tė bėhet pajtimi midis robit dhe All-llahut. Gjithashtu, duhet tė dimė se nuk ka shpėtim prej hidhėrimit tė All-llahut kur njeriu i shkel urdhėrat.
Vetėm se t’i kthehemi Atij pėr tė kėrkuar faljen e Tij. All-llahu mund qė mė tepėr ta pranojė gjunahqarin qė ėshtė i pėrulur se sa atė qė ėshtė adhurues lavdėraē e mburrės me pėrkushtimin dhe sjelljen e tij. Ndėrsa, sa I pėrket ankesės tėnde brengosėse se ti nuk i posedon shkaqet pėr martesė, unė nuk mundem tė zgjidh kurgjė pėrveēse tė lus All-llahun Fuqiplotė qė tė inspirojė drejtuesit e shumė shoqatave bėmirėsėse tė vendit tonė tė cilėt klloēitin mbi miliona e miliona pasuri qė janė tė njerėzve sikur ti e tė ngjashmėve me ty, sikur pulat qė klloēitin mbi vezat e huaja qė sa mė shpejtė kėto pasuri qė ikanė pranuar e qė janė tė autorizuar nga personat qė i kanė dhėnė pėr tė liruar veten nga obligimi nė mėnyrė qė tė arrijnė nė duart e atyre qė u takojnė.
Pyetja:
Pasi qė mjeku e ka cilėsuar birėn si barė pėr veshkėt, a ėshtė kjo e ndaluar (haram)?
Pėrgjigja:
Bira ėshtė pije dehėse edhepse pakica e saj nuk tė deh, pija e saj ėshtė Haram. Nė gjithė botėn nuk mund tė gjesh mjek I cili posedon argument se pėr sėmundjen tėnde nuk ka tjetėr shėrim pos pirjes sė birės… Ne sa jemi tė njohur e dimė se mjekėt i ikin asaj qė tė shkruajnė reēeta barnash prej bimėve mjekuese ose barna tė njohura popullore nė mėnyrė qė tė ruajnė autoritetin e tyre mjekėsor. Por, si duket ka disa mjekė qė kur ėshtė bari popullor prej ndalesave nė Sheriatin e All-llahut Fuqiplotė si bira apo vera, atėherė ata janė tė gatshėm tė flijojnė e tė humbin edhe autoritetin dhe titullin e tyre medicinal.
Pyetja:
Si ėshtė dispozita e Sheriatit qė njeriu tė bėhet operacion pėr tė rregulluar ndonjė tė metė trupore?
Pėrgjigja:
Nėse shkaku i operacionit qė mjeku e ka konstatuar ėshtė salltanat a luks i pastėr ose dėshirė personale qė gjymtyrėn e trupit ta shėndrojė nė njė gjendje mė tė pėrshtatshme ose mė tė bukur, atėherė operacioni nuk ėshtė i ligjshėm dhe kjo pėrfshihet nė atė qė All-llahu e ka ndaluar dhe qė e konsideron orvatje pėr tė ndryshuar krijimin e All-llahut.
Mbėshtetur nė rregullėn e fik’hut qė e kemi tė njohur, del se operacioni i cili bėhet pėr tė mėnjanuar ndonjė tė metė ose tė prehet ndonjė gisht qė ėshtė i tepėrt ose tė drejtohet hunda e shtrembėr ose sytė e shtrembėr, ėshtė punė humane dhe e lejuar si pėr mjekun ashtu edhe pėr personin qė e ka kėtė deformim apo kėtė tė metė. Ka pasur edhe prej sahabėve (shokėve tė Pejgamberit) tė cilėt kanė prerė njė pjesė tė hundės dhe e kanė riparuar me njė pjesė tė kompletuar nga ari.
Pyetja:
Kėrkoj nga ekselenca juaj qė tė mė jepni njė rezime tė shkurtėr pėr fazat, gjendjet dhe shkallėt (mekamet) e pastrimit tė vetėvetes qė duhet t’i kalojė njeriu i cili dėshiron tė arrijė pastrimin me metodėn e tė parėve. All-llahu ju shpėrbleftė!
Pėrgjigja:
Lavdi tė takon vetėm Ty All-llah qė je i Pashoq. Salavatet, bekimet dhe pėrshėndetjet qofshin pėr tė Dėrguarin dhe pėr tė gjithė shokėt e tij.
Fjala “et-tezkijeh” ėshtė fjalė kur’anore qė do tė thotė: “pėrpjekje pėr tė pastruar dhe pėr tė dlirė shpirtin nga njollat, veset, tė metat, tė cilat rrallė herė largohen prej vetes, e tė cilat nėse mbeten varė pėr tė atėherė e ēojnė nė shkatėrrim dhe besimin e tij nė All-llahun e shndėrrojnė nė njė manifestim qė nuk ka realitet e as qė ka ndonjė dobi”. Ndėr veset e tė metat mė tė rrezikshme ėshtė kryelartėsia, pastaj narcisoizmi, urrejtja, dashuria e kėsaj bote si ndaj pasurisė, autoritetit, udhėheqjes, etj.
Mėnyra e “tezkijes”- “dėlirėsisė”, mund tė rezimohet duke kapluar besimi i tij mendjen e logjikėn. Domethėnė besimi tė shėndrohet nga fjala “La ilahe il-lallah” qė deklarohet me gjuhė nė njė bindje racionale se All-llahu ėshtė Njė si pėr nga qenia, cilėsitė dhe punėt e Tij dhe se Ai nuk ka shok nė tė gjitha ato dhe se Ai ėshtė i vetmi qė drejton gjithė kėtė gjithėsi. Pra, Ai ėshtė Krijues, Ai ėshtė Zhdukės, Ai ėshtė qė sjellė dėmin dhe dobinė dhe Ai ėshtė qė jep dhe qė ndal…
Por, Tewhidi (fjali La ilahe Il-lall-llah) nuk shndėrrohet prej simbolit gojor nė atė tė bindjes sė palėkundshme e racionale e pastaj nė atė tė intuitės ndryshe vetėm se me shpeshtimin e tė pėrmendurit tė All-llahut. Por, njė gjė e tillė arrihet vetėm se me tė pėrmendurit e shpeshtė tė All-llahut, domethėnė, ta pėrmend Atė, duke e ditur se gjuha ėshtė vetėm mjet i tė pėrmendurit. Mėnyra mė efikase e tė pėrmendurit (dhikri) bėhet duke lidhur gjithmonė nimetin (dhuntinė) qė njeriu e ka me Atė (All-llahun) i cili ia ka dhėnė atė nimet. Pra, ēdoherė kur atij i vjen ndonjė dhunti (nimet) ta pėrkujtojė Atė (All-llahun) i cili ia fali atė dhunti dhe tė jetė i bindur se kjo vjen nga Ai, kurse ėshtė e ditur se dhuntitė e All-llahut janė tė shumta dhe tė panumėrta. Pra, kjo ishte edhe mėnyra e zotriut tonė Muhammedit alejhis-selam, kur ėshtė fjala pėr dhikrin e tij ndaj All-llahut Fuqiplotė.
Nėse njeriu vazhdon tė ndjekė kėtė ilaē kur ėshtė fjala pėr dhikrin (tė pėrmendurit All-llahun) dhe tedhekkurin (tė sjellurit ndėr mend All-llahun) atėherė besimi i tij do tė ngulitet nė mendjen e tij, ndėrkaq, nga ana tjetėr, influenca e falsifikuar e zilive do tė mungojė nga mendja dhe kujtesa e tij, kėshtu qė bindja e besimit (akides) tė tij do tė reflektohet nė zemrėn e tij pėrplot dashuri, respekt e frikė … Pasi qė ai tashmė di me racionin e tij dhe ndjen me zemrėn e tij se bamirės i vetėm nė kėtė gjithėsi ėshtė All-llahu dhe se drejtuesi udhėheqės i njerėzve dhe i gjithė krijesave ėshtė All-llahu. Kėshtu, nėn flakėrimin e kėtyre ndjenjave dominuese do tė shkrihen tė metat qė janė tė ngjitura pėr pasionet. Kėshtu, mė pas ai vetes nuk i sheh ndonjė vlerė tė posaēme subjektive qė tė mburret me te, si dhe botėn me gjithė botkuptimet e saja si dhe ēka ka nė tė, nuk i sheh ndryshe vetėm se si ushtri nė duar tė All-llahut Fuqiplotė.
Kurse sa i pėrket asaj qė mė pyet pėr ato gjendje tė mishėruara nė atė qė i emėrtojnė “fena”, “beka” e tė ngjajshme me kėto dyja pėr tė cilat si zakonisht Sufistėt e mėvonshėm si dhe ata qė ndjekin rrugėn e tyre nė kėtė kohė, kėto gjendje ato i konsiderojnė si faza tė rrugės tė cilat trasuesi duhet t’i ketė parasysh qė t’i arrijė e tė kalojė ēdonjėrėn prej tyre e pastaj tė kalojė nė tjetrėn.
Por, ky botėkuptim sė bashku me trasimin i cili mbėshtetet nė kėtė bazė ėshtė nė kundėrshtim me atė qė kanė qenė tė parėt tanė, madje kjo ėshtė edhe nė kundėrshtim me vetė prijėsit tė cilėt kanė trasuar kėtė rrugė ndėr tė cilėt janė burrat dhe ndjekėsit e “Risale El-Kushejrijjeh”.
Ajo qė kėrkohet nga ēdo ndjekės ėshtė qė ai tė pėrpiqet qė plotėsisht Teuhidin e vet ta ngjyrosė nė atė mėnyrė qė e pėrmenda. Synim i vetėm qė nė kujtesėn e tij mund tė paraqitet ėshtė qė ai tė lartėsohet deri nė atė shkallė saqė tė arrijė nė njė gjendje tė veprojė sipas shkaqeve e zakoneve kozmike, por, duke qenė i bindur nė Atė qė ėshtė shkaktar i vetėm pėr tė gjithė gjėrat. Pra, kėtu te ky synim, ndjekėsi ngjyroset me vėrtetėsinė e robėrimit ndaj All-llahut Fuqiplotė. Kjo ka qenė edhe skajshmėria e maksimumi pėr tė cilėn gjė pararendėsit tanė tė ndershėm kanė aspiruar.
Por, gjatė rrugės pėr tė arritur te ky synim disa prej ndjekėsve vuajnė nga ajo qė emėrohet “fenaė” kėshtu qė ai humbet, topitet, hutohet, shtangohet dhe kalon nė njė gjendje qė humbet nga gjithė krijesat dhe lidhet me Krijuesin, kėshtu qė ai nė kėtė gjendje nuk sheh asgjė nga krijesat. Ai nė kėtė gjendje mund tė thotė diēka qė shpreh gjendjen emocionale tė tij e qė ėshtė nė kundėrshtim me realitetin dhe Sheriatin.
Tė kesh nė dije se kjo gjendje ėshtė aksidentale dhe e parregullt, ku ndjekėsi i kėsaj rruge nuk duhet ta konsiderojė si fazė qė duhet ta kalojė apo tė ndalet. Bile, ai duhet tė punojė qė kėtė ta largojė aq sa mundet, e nėse ai dėshton nė largimin e kėsaj, atėherė, le ta dijė se kjo ėshtė njė dobėsi dhe e metė me tė cilėn ėshtė sprovuar, nga e cila kanė shpėtuar sahabet (shokėt e Pejgamberit) si dhe tabiinėt (gjenerata qė kanė takuar ndonjė sahabij) dhe tė parėt mė tė dalluar tė cilėt trasuan rrugėn e tyre (sahabėve).
Si dhe ai duhet tė pėrpiqet me gjithė fuqinė qė disponon tė kalojė kėtė gjendje e tė arrijė nė atė qė e quajnė “El-Beka” do me thėnė nė atė gjendje ku i sheh tė gjitha shkaqet dhe korespondon me to sipas normave tė Sheriatit, por, ato nuk i sheh si vepruese si dhe nuk u pėrshkruan ndonjė ndikim.
Kėtė qė thash pėr gjendjet “El-Ehval” thuhet edhe pėr ato qė i emėrtojnė grada “El-Mekam” bie fjala mekami i durimit, i falėnderimit, i kėnaqėsisė e pastaj i bindjes. Ėshtė gabim qė ndjekėsi tė merr parasysh transferimin nėpėr kėto grada “mekame” qė nė fund tė arrijė gradėn “mekamin” e bindjes “jekinit”. Por, ai duhet qė prej fillimit tė kėsaj rruge tė mundohet qė tė jep gjithė mundin e tij pėr tė arritur gradat mė tė larta tė bindjes “jekinit”. Durimi nuk ėshtė i ndarė prej bindjes “jekinit” njashtu edhe kėnaqėsia “rida” nuk duhet qė tė ndahet prej durimit, por, duhet qė ai qė ka vendosur tė luftojė nefsin qė urdhron nė tė keqe (epshin) nė mėnyrė qė nė tė njėjtėn kohė tė zbukurohet dhe ta ketė durimin, kėnaqėsinė, falėnderimin, mbėshtetjen dhe bindjen. Mėnyra pėr tė arritur kėtė bėhet me shpeshtimin e dhikrit (tė pėrmendurit tė All-llahut) me ēka nuk ėshtė pėr qėllim heqja e tespihėve nė dorė, por, qėllimi ėshtė pėrkujtimi ndaj Krijuesit sa herė qė i sheh krijesat dhe tė pėrkujtojė Atė qė e fali nimetin, ēdo herė kur shihet ai nimet (dhunti).
Por, disa ndjekėsve tė kėsaj rruge, sistemi i rendit tė tyre, i detyron qė tė shkallėzohen nė kėto grada “mekame”, por, ato janė raste tė dhunshme pėr to dhe aspak nuk ėshtė metodė edukative pėr tė gjithė ndjekėsit.
Vėllau im, pas gjithė kėsaj, mėso se pėr kėtė gjė qė parashtron pyetje, pa marrė parasysh emrin, ėshtė shije, sjellje dhe veprim ku dominon Sheriati e nuk ėshtė ndonjė dituri qė rrėfehet ose ndonjė art qė mund tė aktrohet, ose ndonjė zanat prej tė cilit mund tė arrihet levėrdi apo diē me tė cilėn arrihet autoritet a famė.
Njėri prej njohėsve dhe tė devotshmėve kishte thėnė: “Mė herėt sufizmi ishte njė koncept pa emėr, ndėrsa sot ėshtė bėrė emėr pa koncept”.
Pyetja:
Frikėsoju All-llahut hoxhė i nderuar dhe All-llahu ka pėr tė tė kėrkuar llogari pėr animin tėnd ndaj tiranėve (zullumqarėve) e ti ēka do tė thuash?
Pėrgjigja:
Nėse unė nė tė vėrtetė jam pėrkulės ndaj tiranėve atėherė lus All-llahun qė tė mė udhėzojė dhe ty tė tė shpėrblejė pėr kėtė pėrkujtim. Por, nėse ti e di se je gėnjeshtar nė kėtė qė e thua pasi qė unė kam qenė dhe vazhdoj tė jem kėshillues duke falėnderuar All-llahun pėr kėtė dhe se All-llahu Fuqiplotė si fryt i kėshillės (nasihatit) sime ka realizuar shumė gjėra edhe ate nė masė tė gjėrė nė mbarė kėtė vend tė bekuar, atėherė lus All-llahun qė pasojėn e kėsaj gėnjeshtre tė ta mundėsojė ta shohėsh nė trupin tėnd nė mėnyrė qė tė jesh shembull dhe mėsim pėr ata qė janė si ti e tė cilėt janė pak.
Pyetja:
jemi nxėnės tė njė shkolle tė Sheriatit qė gjendet nė Damask. Ne me kėtė pyetje i drejtohemi ekselencės sė tij, Dr. Muhammed Seid Ramadan El-Butit pėr ta pyetur atė pėr njė gjė pėr tė cilėn kemi paqartėsi tė tipit shkencor e besimor me disa mėsimdhėnės tė nderuar. Pyetja ėshtė kėshtu:
A ėshtė e mundur qė njė ditė shkenca tė arrijė tė kuptojė se ē’ėshtė mu’xhizja, si ėshtė zhvilluar dhe si ka ndodhur ajo?
Mėsuesi thotė se njė gjė e tillė ėshtė e mundur dhe kėtė e mbėshtet nė fjalėn tuaj qė gjendet nė librin “Kubra El-Jekinijat”.
Ndėrkaq, nxėnėsit thonė se njė gjė e tillė nuk ėshtė e mundur dhe fjalėt e tyre i mbėshtesin po ashtu te ju edhe atė nga ajo qė kanė kuptuar prej librave, mėsimeve tuaja e sidomos prej njė hytbeje tė xhumasė ku keni demantuar fjalėt e njė dijetarit tė famshėm i cili ka thėnė se udhėtimi i Israsė ėshtė bėrė me trup eterik si dhe duke argumentuar nė atė se shkenca thotė se ēdo trup qė qarkullon sillet me shpejtėsinė e dritės duke u shndėrruar nė energji. Shkenca nuk e ka tė njohur vėrtetėsinė e Israsė dhe Mi’raxhit, bile gjatė kėsaj kohe dinamike interesimi pėr kėtė nuk ėshtė nė nivelin e duhur. Gjithashtu, kėtė e argumentojmė me atė se dijetarėt e shkencave eksperimentale nuk vėrtetojnė diēka tė tillė pėrderisa ajo gjė nuk i nėnshtrohet eksperimentit. Pra, si ėshtė e mundur qė ne tė analizojmė realitetin e Mu’xhizes e cila ka kaluar e tė njihemi me sistemin- ligjin (nėse mė lejohet kėshtu tė shprehem) mbi tė cilin ėshtė ngritur ajo mu’xhize dhe me mėnyrėn se si ėshtė thyer ligji i rėndomtė. Ndėrkaq, Mu’xhizja ėshtė thyerje e ligjit pėr ndonjė ēėshtje qė vazhdimisht ndodh e qė ne mė pastaj i themi sistem-ligj. Si mund tė njohim njė gjė tė tillė kur ne shpesh gjatė ditėve tona shohim gjėra tė jashtėzakonshme qė shkenca nuk ka mundur tua dijė shkaqet, si pėr shembull: rasti qė ka ndodhur nė Jordani ku prej njė peme binte borė dhe atė nė stinėn e verės si dhe shpėrthimi i ujit tė detit gjatė njė kohe nė drejtim tė qiellit. Pra, shkenca ėshtė e pamundshme tė dijė pėr shkakun dhe vėrtetėsinė e kėtyre gjėrave e lere mė tė dijė pėr ato gjėra qė kanė ndodhur para 14 shekujve. Gjithashtu, mendimin tonė e mbėshtesim edhe nė argumente tjera.
Pėrgjigja:
Nuk ekziston ndonjė pengesė qė All-llahu tė inspirojė dikė prej robėrve tė vet e tė kuptojė mėnyrėn se si ėshtė zhvilluar ndonjė mu’xhize. Pra, njė gjė e tillė ėshtė prej tė mundshmėve pėr nga aspekti i besimit. Por, kjo gjė e mundshme nuk do tė thotė se shkencėtarėt kanė arritur tė bėjnė analizėn shkencore tė mėnyrės se si ėshtė zhvilluar mu’xhizja e Israsė dhe Miraxhit si dhe mu’xhizet tjera.
Pyetja:
Si ėshtė dispozita e Sheriatit qė tė merret sperma e burrit dhe tė mbjellet drejtpėrsėdrejti nė mitrėn e gruas sė tij?
Pėrgjigja:
Njė gjė e tillė nuk lejohet me qėllim qė tė mbyllen dyert e manipulimeve. Ndėrkaq, sikur pėr njė gjė tė tillė tė thuhet se lejohet, atėherė kjo do tė ishte njė instrument pėr tė depėrtuar nė shumė gjėra tė ndaluara - harame.
Pyetja:
A e kanė ditur prindėrit e Pejgamberit se i Dėrguari i All-llahut, bekimet e All-ahut qofshin pėr tė, ėshtė pejgamber?
Pėrgjigja:
Nuk e di se a e kanė ditur njė gjė tė tillė, por, unė tė kėshilloj qė tė kesh mendim tė mirė lidhur me pėrfundimin e prindėrve tė tė Dėrguarit tė All-llahut, bekimet e All-llahut qofshin pėr tė, sepse njė gjė e tillė ėshtė mė e sigurt pėr fenė tėnde.
Pyetja:
Ēfar mendimi keni pėr Xhemati Tebligin?
Pėrgjigja:
Sa i pėrket veprimit dhe qėllimit tė tyre nuk di diē tjetėr vetėm se mirė. Por, unė atyre ua zė pėr tė madhe largimin e tyre nga dituria dhe dispozitat e fesė. Njėkohėsisht ua zė pėr tė madhe insistimin dhe teprimin qė e bėjnė lidhur me “huruxhin”. Por, duhet tė dimė se pėrsosmėria i takon vetėm All-llahut.
Pyetja:
Pse nė Kur’anin Kerim nuk zbriti ndonjė urdhėr i prerė dhe i shpejtė pėr t’i liruar tė gjithė robėrit dhe menjėherė tė shfuqizohet robėrimi. Por, fjalėt e All-llahut Madhėshtor u mjaftuan vetėm me inkurajimin e njerėzve pėr t’i liruar robėrit dhe pėr tė treguar vlerėn e lirimit tė tyre? Ndėrsa pyetja e dytė: Ēfarė qėllimi ka Kur’ani Kerim kur gjendjen e besimtarėve nė Xhennet dhe gjendjen e pabesimtarėve nė Xhehennem e cilėson me fjalėn: “Aty janė pėrgjithmon, sa tė jenė qiejt dhe toka, pėrveē atė ēka do Zoti yt, vėrtet Zoti yt punon ēka dėshiron”?, dhe ē’ėshtė qėllimi me fjalėn e All-llahut ku qiellin e cilėson me: ”E kur tė ēahet qielli e bėhet kuq si vaji i shkrirė”
Pėrgjigja:
Pėrgjigjen e pyetjes sė parė e ke nė Librin tim “Minel-fikri vel-kalbi” nėn temėn “Robėria nė Islam ėshtė ligj i pėrhershėm por…”.
Ndėrsa sa i pėrket pyetjes sė dytė lexo temėn “Pėrjetshmėria e njerėzve nė Xhennet” nė librin “Kubra El-Jekinijjat”.
Kurse sa i pėrket pyetjes sė tretė merre ndonjė tefsir tė Kur’anit dhe shiqo domethėnien e fjalės “verdeten keddihan” nė vend qė tė pyesėsh pėr gjėra qė nuk tė lypsen e nuk tė hynė nė udhė, andaj aktivizo pėrtacinė tėnde qė tė mėsosh fenė tėnde.
Pyetja:
Si ėshtė dispozita e Sheriatit pėr kėngėt e pėrmbajtura dhe ilahive qė janė tė shoqėruara me instrumente muzikore? Dhe cilat instrumente janė tė lejuara me Sheriat?
Pėrgjigja:
Nuk lejohet qė ilahitė dhe kėngėt fetare tė shoqėrohen me instrumente tė ndaluara. Kurse, instrumentet e ndaluara janė tė gjitha ato qė i pėrdorin njerėzit e prishur e tė shthurrur. Ndėrsa, ato instrumente qė nuk i pėrdorin ato bie fjala si: defi e tė ngjashme me te, nuk ka pengesė qė tė pėrdoren.
Pyetja:
A mė lejohet qė tė regjistrohem nė ndonjė kurs tė informatikės qė ėshtė i pėrzier (ku meshkujt dhe femrat mėsojnė bashkėrisht dhe tė pėrzier, sqar. i pėrkthyesit)?
Pėrgjigja:
Sikur tė kisha vajzėn time do ta ndaloja qė tė regjistrohet nė njė kurs tė tillė.
Pyetja:
Pėrsėriten lloj-lloj shpjegimesh e hipotezash nga ana e dijetarėve lidhur me popullin Je’xhuxh-Me’xhuxh. Kėshtu qė dikush thotė se me tė vėrtetė ekzistojnė dhe se All-llahu i ka bėrė tė padukshėm pėr ne. Dikush tjetėr thotė se ende nuk janė tė krijuar. Ndėrsa, dikush thotė se ato do tė reinkarnohen e dikush thotė se ato janė banorėt e atij vendi apo rajoni. Pra, ē’ėshtė vėrtetėsia e kėsaj teme?
Pėrgjigja:
Jexhuxh Mexhuxhėt ekzistojnė. Pėr kėtė thekson Kur’ani. A nuk i ke lexuar ajetet e fundit tė sures El-Kehf duke filluar prej fjalės sė All-llahut ku thotė “Ata thanė O Dhulkarnejn, vėrtet Jexhuxhi dhe Mexhuxhi janė duke bėrė shkatėrrime nė tokė, a bėn qė ne tė japim ty njė kontribut (nė formė tagri a tatimi), e qė tė bėsh njė pendė mes nesh dhe mes tyre” A aq shumė tė ka bllokuar pėrtacia sa qė edhe nuk lexon Kur’an?
Pyetja:
Ē’ėshtė demokracia?
Pėrgjigja:
“Demokraci” nė esencė do tė thotė populli tė sundojė veten. Por, mė vonė janė paraqitur shpjegime tė ndryshme, gjegjėsisht me pėrhapjen e shumė partive demokratike nė botė. Pra, mos u bėn merak sepse ēėshtja lidhur me kėtė ėshtė shumė e lehtė sa qė edhe ti ke mundėsi tė japėsh definicionin qė e dėshiron.
Pyetja:
A ėshtė e konsiderueshme fetvaja e Shejhul Ez’herit qė thotė se kamata e bankės ėshtė e lejuar. Andaj, njeriu i cili mbėshtetet nė kėtė gjė a ėshtė i shpėtuar nga gjunahu madje duke pasur edhe pak dyshim nė kėtė fetva nga ana e atij qė e merr kėtė kamatė?
Pėrgjigja:
Fetvaja e Shejhul Ez’herit ėshtė e papranueshme dhe falsiteti i saj ėshtė i njohur ose ėshtė prej gjėrave qė ēdo musliman duhet t’i dijė. Andaj, mbėshtetja nė kėtė nuk e shpėton nga gjunahu personin qė e praktikon njė gjė tė tillė. All-llahu e mėshiroftė Imam Malikun i cili ka thėnė: “Kjo dituri ėshtė fe andaj shikoni prej cilit e merrni fenė tuaj”.
Pyetja:
Kohėve tė fundit janė shtuar haxhinjtė nga Siria. Kjo gjė ėshtė pėr shkak se Firma Saudiane “Eraxhhij” ka bėrė kėrkesė pėr tė kasapė nga Siria pėr t’i therrur kurbanėt. Pyetja ėshtė aty se shumica shkojnė si kasapė, por, atje nuk e kryejnė atė detyrė pėr tė cilėn janė marrė vesh nė kontratė gjegjėsisht pėr tė therur kurbanėt. Vlen tė pėrmendim se nė ēdo kontratė theksohet edhe betimi dhe nėnshkruhet. Teksti i betimit i cili ėshtė: Betohem nė All-llahun se unė do tė punojė brenda Kasaphanes. Pra, kėrkojmė sqarim pėr kėtė.
Pėrgjigja:
Kryerja e Haxhit nė kėtė mėnyrė qė praktikohet me tė madhe nuk ėshtė i lejuar. Pra, personi qė merr pėrsipėr ndaj ndonjė firme t’i shėrbejė haxhinjtė si kasap dhe kėtij me kėtė kusht i mundėsohet ta bėjė Haxhin, por, ky me ndonjė ryshfet apo nė ndonjė mėnyrė tjetėr i ik detyrės tė cilėn e ka marrė pėrsipėr. Personi nė fjalė nė vend qė tė fitojė sevape e tė shpėrblehet, ai ngarkohet me gjunah.
Pyetja:
Nė tregimin e zotriut tonė, Nuhit alejhis-selam, pėrmendet se prej tij ėshtė kėrkuar qė ai tė merr nga dy gjini prej ēdo kafshe. Pra, ēka ėshtė pėr qėllim nga fjala e All-llahut “…Ngarko nė tė prej ēdo krijese nga njė ēift…” a ėshtė pėr qėllim nga tė gjithė llojet e krijesave. Ti e di se njė gjė e tillė ėshtė e pamundur ngase krijesat e All-llahut janė me miliona ku tubimi I tyre kėrkon miliona vite, vend tė gjėrė dhe ushqim pėr tė gjithė ato. Ndėrkaq, ju e dini se cilėsimi I anijes nė Kur’an ėshtė se ajo ka qenė njė anije drrasash e shtyllash tė gojėzuara e jo anije superiore.
Pėrgjigja:
Nuk ka nevojė qė Kur’anin ta ngarkojmė mė tepėr se sa qė ngėrthen nė vete. Nė Kur’an thuhet: “…Ngarko nė tė prej ēdo krijese nga njė ēift…”. Ajeti ngėrthen kėtė kuptim: Prej ēdo kafshe qė e sheh merr nga dy gjini. Ndėrsa, a ka marrė prej ēdo llojit tė krijesave nga dy gjini Kur’ani pėr kėtė gjė nuk flet. Andaj, tė ngarkohet Kur’ani me atė qė nuk e pėrmban ėshtė gabim dhe vepėr e refuzuar.
Pyetja:
Si do tė jetė fati i atyre qė ideologjitė dhe pasionet e tyre janė nėn ndikimin e tė tjerėve (bie fjala nė dorėn e prindit apo rrethit) dhe kėto ideologji tė imponuara mbėshtesin urrejtjen ndaj Islamit. Ndėrkaq, kur ky person pėrpiqet tė studjojė Islamin vendos sipas pasioneve apo ideologjive tė cilat ky nuk i ka formuar vetė por, janė tė prindit. Pra, ky ėshtė i orientur nė kėtė gjė dhe normalisht nga ajo gjė niset. Kurse, Muslimani i cili bindjet e veta I ka formuar prej rrethit apo shtėpisė muslimane ai automatikisht dhe nė tė shumtėn e rasteve do tė orientohet kah e vėrteta. Pra, pyetja ėshtė: Ku ėshtė rasti pėr mundėsitė e barabarta midis muslimanit dhe jo muslimanit? Tė marrim pėr kėtė gjė shembullin si vijon: Ushtari i krishterė qė ka luftuar nė Sham, Egjipt dhe nė vendet tjera kundėr ēliruesve muslimanė, ku ai ėshtė nisur nga aspekti i mbrojtjes sė vendit tė tij nga sulmi. Ta zėmė se kėtij sikur t’i mundėsohej studjimi i Islamit duke patur parasysh kushtet e luftės ky automatikisht do tė gjukojė Islamin nė bazė tė asaj qė ėshtė i brumosur me ide tė cilat ky vetė nuk i ka formuar e as qė pėr to ka vendosur, por, tė tjerėt ia kanė formuar dhe servuar. Njėlloj me kėtė ėshtė edhe serbi qė i ka luftuar muslimanėt. Ai gjakderdhjen qė e ndėrmerr, dhunimet qė i bėn i bėn sipas kulturės nė tė cilėn ėshtė i orientuar. Si mund qė ky tė barazohet me muslimanin tė cilit rrethi i tij nė tė shumtėn e rasteve i luan njė rol tė rėndėsishėm meqė ky njoftohet me tė vėrtetėn (Hakkun). Pyetjen time nuk mund ta demantojė ajo qė shohim se disa individė nga perėndimi po e pranojnė Islamin sepse kėta nga tė gjitha aspektet janė persona. Ndėrkaq, edhe ideologjia e jobesimtarit nė shoqėritė perėndimore nuk i jep mundėsi qė tė pranojė Islamin. Pra, ky nė fakt ėshtė I pafajshėm pėr nga aspekti i formimit tė kėtyre ideologjive qė e udhėheqin atė. Krahas kėsaj, gjithashtu ndikon edhe pėrkatėsia etnike dhe pasuria (ku edhe pėr dominimin e kėtyre individi ėshtė i pafajshėm) pasi qė ky ėshtė birė i rrethit ku kėto ideologji janė brumosur tek ai dhe nė fakt ky nuk ėshtė fajtor ngase kėto ideologji aty janė formur duke qenė i vogėl gjegjėsisht i pavetėdishėm. Pra, si ėshtė e mundur qė ky tė merret nė llogari pėr atė qė nuk e ka bėrė atėherė kur kėtij i prezentohet Islami e ky tė gjykohet pėr ideologjitė qė nuk i ka formuar vetė?
Pėrgjigja:
-Sa ėshtė pėrqindja e atyre qė janė rritur nė Shtėpi Islame dhe kanė mėsuar edukatėn islame dhe kanė vazhduar rrugėn e prindėrve? Kėta nuk janė mė tepėr se 50% kurse tė tjerėt kanė ndėruar e ndryshuar dhe kanė zgjedhur atė qė vetė e kanė dėshiruar.
-Sa ėshtė numri i tyre qė janė rritur nė mesin e prindėrve tė punėsuar tė cilėt ua kanė bėrė tė dashur me tė gjitha mėnyrat punėsimin e ata tė kenė vazhduar atė rrugė? Pėrqindja e tyre nuk ėshtė mė shumė se 40% ndėrsa tė tjerėt kanė zgjedhur pėr vete atė qė vetė e kanė dėshiruar.
Sa ėshtė numri i tyre qė janė rritur nė shtėpitė ateiste, e qė kanė thithur edukimin e ateizmit nga prindėt e tyre e kėta tė kenė vazhduar rrugėn e tyre? Pa dyshim pėrqindja e tyre nuk arrinė mė tepėr se 50%.
Ky realitet i provuar shoqėrorė nėnkupton atė se njeriu kur arrin moshėn e pjekurisė dhe i zhvillohet vetėdija personale atėherė ai bėhet pėrgjegjės I vetes dhe kėshtu ėshtė edhe sipas ligjeve pozitive dhe sipas konstatimeve tė ligjeve shoqėrore, andaj edhe ky person sipas kriterit Islam mban pėrgjegjėsinė e veprimeve qė I zgjedh edhe atė brenda kufive tė mundėsive qė I janė dhėnė. Domethėnė individit qė ka arritur moshėn madhore dhe qė i ėshtė zhvilluar vetėdija personale nuk I ėshtė dhėnė mundėsia tė njihet me fenė Islame pėr shkaqe tė panjohura, kėtė person All-llahu nė Ditėn e Gjykimit nuk e merr nė pėrgjegjėsi.
Ndėrkaq, kur bėhet fjalė pėr principet njerėzore qė janė tė miratuara me drejtėsinė e pėrgjithshme univerzale e tė cilat nuk kanė lidhje me Fenė por, ato vetė aspekti njerėzor i dėnon si gjėra tė kėqia, siē janė: kriminelėt e luftės, dhunimi, tortura etj, ku tė gjitha kėto janė krime edhe atė sipas vendimit njerėzor pėr tė cilat nuk pranohet si arsye mosnjohja e tyre pa marrė parasysh se ēfarė Feje tė ketė.
Pyetja:
Ēfarė dispozite ka pėrzierja me gratė (vajzat) e sidomos nė vendin e punės?
Pėrgjigjja:
Pėrzierja me gratė nėse nuk hyn nė kufirin e hulves atėherė nuk ka pengesė por, me kusht qė gratė tė jenė tė mbuluara me hixhabin e njohur Islam dhe me atė qė mashkulli t’mos I shiqojė ato me shtytje tė kėnaqėsisė dhe tė epshit. Hulveh konsiderohet vetmimi i mashkullit me femrėn nė njė vend ku nga jashtė nuk mund tė hyjė dikush. Hulveja ka tė njėjtėn dispozitė edhe atėherė kur janė dy burra me njė grua.
Pyetja:
Dikush mė ka thėnė se ne duhet t’i mbyllim sytė ndaj ndonjė pasaniku qė i then ligjet e All-llahut (pin alkohol, bėn aventura…) pa marrė parasysh se ato vėrtetohen apo janė thashethėma pėr arsye se ai kontribuon nė ndėrtimin e xhamive, finanson tė varfėrit dhe ndihmon nxėnėsit qė mėsojnė fenė. Ndėrsa, nuk duhet tė mbyllim sytė ndaj dikujt prej nxėnėsve nėse ata bėjnė shkelje tė njėjta, njėkohėsisht pa marrė parasysh se a vėrtetohen kėto shkelje apo janė thashethėma?
Pėrgjigjja:
Urdhėri nė tė mirė dhe ndalesa prej tė keqes janė detyrim stabil i theksuar nė Kur’an dhe nė Sunnet. Nuk kam gjetur nė kėto dy burime e as nga juristėt e Sheriatit Islam tė ketė thėnė se muslimanėt nėse e shohin dike duke bėrė ndonjė vepėr tė shėmtuar duhet tė heshtin pėr arsye se ai u ofron atyre ndihma.
Pyetja:
Ē’thoni lidhur me punėsimin e gruas nė shkolla tė pėrziera?
Pėrgjigjja:
Ēdo pėrzierje (midis meshkujve dhe femrave) qė shkakton fitne tė mundshme apo tė vėrtetė ėshtė haram pa marrė parasysh se ēfarė pune mund tė jetė. Ndėrsa, ēdo pėrzierje qė nuk shkakton kėtė frikė as atė direkt bindėse e as atė eventuale atėherė njė gjė e tillė nuk ėshtė haram por, me kusht qė gruaja qė pėrzihet me ato tė jetė e mbuluar me hixhab ashtu siē e parasheh Islami dhe me njė kusht qė kjo pėrzierje tė jetė e shtyer nga motivi i interesit qė me Sheriat ėshtė i konsiderueshėm.
Pyetja:
Ne muslimanėt e vendit Beshenxhang tė Kinės duke marrė parasysh se ju e dini se ne nuk jemi arabė, ju pyesim se cila ėshtė mė e mirė dhe mė me shpėrblime tė lexojmė: Kur’ani Kerimin pa mos e kuptuar (qė ėshtė nė gjuhėn arabe) apo leximi i atij qė e kemi nė disponim: “Pėrkthimi i Kur’ani Kerimit me koment”?
Pėrgjigjja:
Leximi i Kur’ani Kerimit nė arabishte ėshtė burimi i shpėrblimit - sevapeve edhe pse nuk e kupton. Kurse Kuranin e pėrkthyer do ta lexosh pėr tė ditur domethėnien e jo pėr tė arritur sevapin e leximit.
Pyetja:
Kam lexuar nė disa libra ku thuhet: “All-llahu i ka mallkuar gratė tė cilat shalojnė” dhe: “Dashuria e vatanit ėshtė prej Imanit”. Vallė a thua kėta janė hadithe tė Pejgamberit apo janė fjalė tė nacionalistėve?
Pėrgjigjja:
Asnjėra prej kėtyre dy fjalėve nuk janė hadithe tė vėrteta nga Pejgamberi, Bekimi i All-llahut qoftė pėr tė.
Pyetja:
Njė person ka bėrė zina (kurvėri) me njė grua. Pas njė kohe, babai i kėtij personi qė ka bėrė kurvėri, martohet me atė grua me tė cilėn biri i tij kishte bėrė kurvėri. Pra, niqahu (kurrora) i babait a ėshtė valid me atė grua?
Pėrgjigjja:
Po, mund tė martohet babai me atė grua qė biri i tij ka bėrė kurvėri sepse harami (ajo qė ėshtė e ndaluar) nuk e bėn tė ndaluar hallallin (gjėnė qė ėshtė e lejuar).
Pyetja:
Si ėshtė dispozita e turbanit? -A ėshtė nga tradita apo ėshtė Sun-net?
Pėrgjigjja:
Turbani ėshtė prej veshjeve qė ka statusin e traditės, e jo mė tepėr.
Pyetja:
Tė pyes pėr dispozitėn e Sheriatit lidhur me luajtjen e letrave (kartave)?
Pėrgjigjja:
Tė kėshilloj qė tė mos luash me karta.
Pyetja:
A lejohet qė nė namaz (farz apo sunet) tė lexojmė Kur’an prej Mus’hafit qė ėshtė i vėndosurr mbi tavolinė nė drejtim tė shikimit?
Pėrgjigjja:
Atė qė sė paku e kanė thėnė fukahatė lidhur me kėtė gjė ėshtė se kjo ėshtė mekruh. Por, ka disa prej fukahave qė thonė se me njė gjė tė tillė edhe prishet namazi. Kėtė mendim e mbėshtesin shumica e hanefive.
Pyetja:
Krahas punės sime private, nė njė xhami unė i fali njerėzit. Nė njė rast ndodhi qė pasi pėrfunduam namazin e jacisė m’u kujtua se nuk kam marrė abdest. Gjithashtu, edhe njė herė tjetėr dikush ma pėrkujtoi se nė drekėn e kaluar e kam lėnė njė sexhde. Pra, ēfarė duhet tė bėj nė kėtė rast. A duhet ta pėrsėris apo t’i lajmėroj njerėzit qė ta pėrsėrisin namazin, duke pasur parasysh se xhemati i xhamisė ėshtė shumė i madh ngase xhamia gjendet nė pazar?
Pėrgjigja:
Namazin qė e ke falur pa abdest duhet ta pėrsėritish, ndėrsa sa i pėrket xhematit atyre ky namaz u llogaritet sepse lėshimi nė fjalė ėshtė i fshehur por, nėse xhemati ėshtė i kufizuar (bie fjala si: xhamia e mėhallės) atėherė ata duhet tė lajmėrohen qė ta pėrsėrisin namazin. Ndėrkaq, nėse xhamia ėshtė pranė rrugės ku xhemati ėshtė kalimtar siē ėshtė rasti me xhaminė tėnde ku nuk ka mundėsi qė xhemati tė lajmėrohet, atėherė nė kėtė rast All-llahu nuk e ngarkon njeriun pėrtej mundėsive. Ndėrkaq, lėshimi i sexhdes ėshtė gabim i dukshėm (i hapur) qė prish namazin, andaj si ti gjithashtu edhe xhemati pas teje duhet ta pėrsėritni atė namaz.
Pyetja:
Si ėshtė dispozita e Sheriatit qė gruaja tė hyp vetė nė ndonjė automjet (taksi) dhe a ka ndryshim nė kėtė dispozitė nėse rruga ėshtė me njerėz (siē ėshtė rasti me periferitė e qytetit). Si dhe kjo dispozitė a ėshtė e lidhur (varur) me nevojėn apo jo (bie fjala tė vizitojė vetėm njė shoqe tė saj)?
Pėrgjigjja:
Ndalohet qė gruaja tė jetė e vetme me ndonjė burrė tė huaj. Por, pėrderisa automjeti lėviz nė rrugėt e qytetit dhe xhamat i ka tė dukshėm atėherė prezenca e saj me shoferin nuk konsiderohet hulve (vetmi). Ky ėshtė ixhtihadi im. Por, nėse vetura i kalon ndėrtesat e vendbanimeve apo tė ngjashme, atėherė konsiderohet hulve (vetmi e ndaluar).
Pyetja:
A mundet qė Kur’ani Kerimin ta emėrtojmė si tė krijuar?
Pėrgjigjja:
Kur’ani Kerimi ėshtė fjalė e All-llahut, kurse fjala e All-llahut ėshtė cilėsi e All-llahut ndėrsa tė gjitha cilėsitė e All-llahut nuk kanė fillim ndėrsa e krijuara ka fillim. Pra, nuk lejohet qė Kur’ani tė cilėsohet si i krijuar.
Pyetja:
A ėshtė e mundur qė njeriu ta sheh Pejgamberin alejhis-selam duke qenė i zgjuar e jo nė ėndėrr. Po ashtu, a mund qė dikush tė tė njoftojė me atė qė ėshtė e shėnuar (shkruar) nė “Leuhi Mahfudh” i cili i pėrmban ēėshtjet qė nuk i di kush pėrveē All-llahut Fuqiplotė?
Pėrgjigja:
Tė shohim Pejgamberin alejhis-selam nuk ėshtė gjė e pamundur, por, njeriun tė cilin All-llahu e nderon me njė gjė tė tillė nuk mund tė jetė prej atyre qė kėtė ua publikon njerėzve. Pra, sipas kėsaj, kur tė shohėsh se dikush pretendon se si i zgjuar e ka parė tė Dėrguarin e All-llahut atėherė dije se ai ėshtė rrenacak dhe personi qė pretendon njė gjė tė tillė duhet tė bėhet terbije dhe tė dėnohet. E njėjta pėrgjigje vlen edhe pėr pyetjen tėnde tė dytė.
Pyetja:
Si ėshtė dispozita e veshjes sė pantalonave pėr gruan. Nėse ėshtė gjė e ndaluar, atėherė cila ėshtė urtia e ndalimit. E nėse ėshtė e lejuar, atėherė burri a ka tė drejtė tė ndalojė gruan qė tė mos i vesh ato?
Pėrgjigja:
Nuk ka dyshim se veshja e pantalonave jashtė shtėpisė pėr gruan ėshtė e ndaluar sepse ato tregojnė formėn e trupit tė saj e sidomos tė kofshave gjė qė ėshtė haram (e ndaluar). Gjithashtu, ėshtė e ndaluar (haram) edhe nė banesė nėse ato i vesh me qėllim qė t’u ngjajė burrave. Ndėrkaq, nėse ajo ato i vesh para burrit pa mos i shkuar ndėrmend ky qėllim, atėherė veshja e tyre nuk ėshtė haram (e ndaluar). Por, nėse burri ia ndalon gruas veshjen e pantalonave, atėherė ajo detyrohet qė ta respektojė urdhėrin e tij.