Le tė jetė nga ju njė grup qė  thėrret nė atė qė ėshtė e dobishme, urdhėron pėr punė tė mbara dhe ndalon nga e keqja

 

 

 

Emri 

E-mail 

Mesazhi

 

 

1 - 2 - 3 - 4 - 5 - 6 - 7 - 8

http://www.asr.com.mk

 

  Pyetje dhe pėrgjigje – V

 

   Seid Ramadan El-Buti -

   njėri ndėr dijetarėt mė tė mėdhenjė muslimanė

 

 

 

Pyetja:

Kam dy pyetje:

Pyetja e parė ka tė bėjė me njė grua evropiane qė ėshtė bėrė muslimane por, fėmijėt e saj dėshiron t’i emėrtojė me emra evropianė. Pra, a lejohet njė gjė e tillė?

Pyetja e dytė ka tė bėjė me familjen e kėsaj gruaje e cila me tė vėrtetė ka bėrė ndryshime pozitive nė mendimet e veta rreth Islamit pas asaj qė ata nuk pranonin biseda dhe gjithēka qė ka tė bėjė me Islamin. Por, ky ndryshim ndodhi pasiqė vajza e tyre e pranoi Islamin. Unė dhe tė tjerėt sipas asaj qė kemi mėsuar nga ju e sidomos nė derset e tė mėrkurave kur keni folur pėr parimet e edukatat e dialogut nė Kur’ani Kerim ju pyes: A ka mundėsi qė ata tė hyjnė nė Islam gradualisht? Ju e dini se Islami pėr njė person qė i ka kaluar tė 60-tat nuk ėshtė i lehtė. Krahas kėsaj ai praktikon shumė gjėra qė Islami i ndalon. A ka mundėsi qė tė mė informoni pėr emitimet tuaja nė kanalet e ndryshme satelitore ose ligjėratat dhe derset qė tė mė mundėsohet tė ndjek aktivitetet tuaja tė cilat do tė mė ndihmonin nė njohuritė e mia tė kufizuara?

 

Pėrgjigjja:

Nuk ka diēka nga e cila mund tė argumentohet se ndalohet emėrtimi i fėmijėve me emra evropianė ose tė tjerė. Kėshtu ėshtė pėrderisa ato emra nuk kanė si pėrmbajtje ndonjė fe qė ėshtė nė kundėrshtim me Akiden Islame.

Prej edukatave tė Da’vetit (thirrjes) ėshtė qė ajo tė bėhet me metoda atraktive e tė ėmbla, tė mbėshtetura nė urti dhe kėshillėn e mirė e tė butė, pa detyrim dhe pa forcė.

Kanali “Ikra” emiton emision me temėn “El-Islamu fi mizani ‘il-Ilm” Kurse Esh-Sharikah me temėn “Meshahid ve iber”. Tė njėjtėn e emiton edhe kanali i Kuvajtit. Pėr t’u informuar me kohrat e emitimeve munt t’u ktheheni me pyetje po atyre kanaleve.

Ndonjėherė “Esharika” gjatė emisioneve emiton temė me emrin “Vedhek-kir” dhe brenda programit “Jes’eluneke”.

 

 

Pyetja:

Dėshiroj tė pyes pėr mendimin tuaj lidhur me temėn e zekatit tė floririt. Unė kam dėgjuar shumė mendime tė dijetarėve dhe secili thotė tė kundėrtėn e tjetrit. Disa thonė se vazhdimisht ėshtė obligim. Disa tė tjerė thonė se nuk ėshtė obligim pėr floririn qė ėshtė pėr zbukurimin e gruas.

 

Pėrgjigjja:

Nuk kam mendim timin aty ku dėshmon Kur’ani ose Sun-neti. Nuk besoj se dikush mund tė ketė pėr njė gjė tė tillė mendimin e vet. Nėse floriri arrin nisabin dhe kalon motmotin atėherė unanimisht zekati duhet tė jepet pėr tė.

Kundėrshtim midis dijetarėve ka pėr floririn qė  gruaja e pėrdor pėr zbukurim. Sipas mendimit tė Imam Shafiiut dhe shokėve tė tij nuk jepet zekat sepse domethėnia e vlerės bie nga floriri pėr arsye se ai ėshtė shndėrruar nė zbukurim i cili ėshtė ngrirė pėr zbukurim. Kurse te tė tjerėt si te Imam Ebu Hanifeja zekati vazhdon tė ngel obligim pasiqė vlera ende i ngel. Nėse duash ndjeke Medhhebin e Ebu Hanifesė pėr zekatin e zbukurimeve qė i ke nė flori e nėse do mund tė ndjekish edhe Medhhebin e Shafiut nė atė qė tė mos japish.  

 

 

Pyetja:

A konsiderohet Kina si Dar-ul-Harb (territor jomusliman qė ėshtė nė armiqėsi me muslimanėt) apo Daru-ul-Islam (territor musliman ku udhėheq Shteti Islam)?

 

Pėrgjigjja:

Ajo pėrsa u pėrket shteteve Islame tė afėrtat dhe tė largėtat nuk ėshtė as Dar-ul-Harb e as Dar-ul-Islam por, ėshtė Dar-ul-Eman (shtet me tė cilin ėshtė lidhur konventa pėr siguri-protekcion).

 

 

Pyetja:

Si ėshtė mendimi i Islamit me ata qė supozojnė se janė njerėz tė kerameteve (ngjarje e pa zakonshme nga ana e ndonjė personi duke mos pretenduar pejgamberi)?

 

Pėrgjigjja:

S’ka dyshim se ai qė veten e konsideron se ėshtė prej njerėzve tė kerameteve ėshtė njeri qė vetja i ka hyrė nė qejf. Kurse i Dėrguari i All-llahut alejhis-selam nė njė Hadith qė e transmeton Bezari, Taberaniu dhe Bejhekiu nė Shuabu El-Iman ndėrsa Ebu Neimi nė Hiljeh thotė: “Tri gjėra janė qė njeriun e shkatėrrojnė: kopracia, ndjekja e epshit dhe njeriut t’i hyjė vetja nė qejf”. Njėkohėsisht, ai me kėtė gjest e lavdėron veten, kurse All-llahu Fuqiplotė nė Kur’an thotė: “… pra, mos lavdėroni veten, se Ai e di kush ėshtė mė i ruajtur.” En-Nexhm, 32). Njeriu sa mė tepėr qė tė vazhdojė nė trasimin e rrugės sė tė devotshmėve aq mė tepėr veten e ndjen me mungesa dhe me frikė ndaj All-llahut Fuqiplotė.

 

 

Pyetja:

Si ėshtė dispozita e Sheriatit me disa shoqata finansiare tė cilat pėr qėllim kanė ndihmėn finansiare. Bie fjala, anėtarėt japin njė shumė prej 4000 lirave pėr njė vit. Kurse shumėn ndonjėrit prej tė anėtarsuarve ia japin nė ēdo muaj. Nėse nė kėtė mėnyrė kjo shoqatė ėshtė e lejuar tė veprojė pasiqė vetėm nė kėtė mėnyrė mund tė marrėsh hua pa kamatė atėherė: A lejohet qė caktimi i rradhės sė shpėrndarjes sė pasurisė tė bėhet nėpėrmjet shortit?

 

Pėrgjigjja:

Kjo ėshtė njė punė njerėzore e solidare, nėse realizohet brenda njė numri tė kufizuar tė cilėt kanė ra dakord pėr njė gjė tė tillė. Nuk kam gjetur diē pėr tė cilėn njė gjė e tillė tė jetė e ndaluar. Por, megjithate unė preferoj qė kur tė dalė shorti ajo t’jepet nė formė tė dhuratės dhe pronėsimit e jo si hua qė tė mos ketė ndonjė dyshim kamate. 

 

 

Pyetja:

Cila ėshtė sadaka xharije (lėmoshė rrjedhėse, sevapi i sė cilės nuk ndėrpritet). Nėse unė blej njė Kur’an dhe e vėndosi si vakuf nė xhami atėherė: A mė konsiderohet si sadaka xharije pasiqė harxhimet i marrė prej prindit qė do t’i shkojė sevapi?

 

Pėrgjigjja:

Ēdo gjė qė lehet vakuf pėr hirė tė All-llahut materiali i sė cilės ngel dhe me te u ndihmohet nevojtarėve ėshtė sadaka xharije. Pra, nė sadaka xharije hynė edhe Kur’ani nėse e le si vakuf por, me kusht qė tė mos jetė tepėr asaj qė ka nevojė nė atė xhami.

 

 

Pyetja:

Kur’ani i cili lexohet pėr ibadet (adhurim, sevap) a duhet tė bėhet fshehurazi apo me zė?

 

Pėrgjigjja:

Mund tė bėhet edhe fshehurazi edhe me zė me kusht qė sė paku lexuesi ta dėgjojė veten se ėshtė duke lexuar ngase kjo ėshtė minimumi i asaj qė mund tė quhet lexim. Pastaj lexuesi shpėrblehet pėr leximin pa marrė parasysh a e kupton domethėnien apo jo. A nuk ka thėnė i Dėrguari i All-llahut alejhis-selam nė njė Hadith qė e transmeton Tirmidhiu dhe ka thėnė se Hadithi ėshtė Hasen Sahih: “Ai qė nga Libri i All-llahut lexon njė shkronjė shpėrblehet pėr tė me njė sevap dhe njė sevap paguhet me dhjetė. Nuk them se Elif-lam-mim ėshtė njė shkronjė. Por, Elifi ėshtė njė shkronjė, Lami njė shkronjė dhe Mimi njė shkronjė tjetėr”. S’do mend se shumica prej nesh nuk e di kuptimin e fjalės sė All-llahut “Eliflaammiim”.

 

 

Pyetja:

A i lejohet gruas qė pėrdor leckė (ind tė jashtėm, vatė) nė vaginė ashtuqė njė pjesė e leckės hyn brenda vaginės e tjetra ngel nė pjesėn e jashtme dhe duke qenė kėshtu t’mos konsiderohet se i ka dalė diēka nga njėra prej dy kanaleve e tė mos i prishet abdesti edhe pse pjesa e brendshme thith diēka nga lėngjet pasiqė nuk del nė pjesėn e jashtme? E kam parasysh se kjo problematikė ėshtė bėrė temė diskutimi midis atyre qė thonė se ajo grua mban me vete ndytėsinė kurse namazi me ndytėsi nuk lejohet dhe atyre qė thonė se pasiqė nga njėra prej dy kanaleve nuk ka dalė gjė konsiderohet se nuk ka gjė! Me tė vėrtetė njė gjė e tillė sjell mundim pėr femrat pėr shkak se me daljen e kėtyre lėngjeve atyre u prishet abdesti e sidomos kur janė nė Universitet, nė vend pune dhe mė me rėndėsi gjatė tavafit nė Haxh apo nė Umre. Kėrkojmė t’na shpjegoni vendimin e Sheriatit lidhur me kėtė dispozitė dhe zgjidhjen e pėrshtatshme tė kėtij problemi?

 

Pėrgjigjja:

Sipas domosdoshmėrive (normave) tė fikhut ėshtė ajo se ēdo lėng qė qarkullon dhe lėviz brenda vaginės pa mos dalė jashta unanimisht nuk e prish abdestin. Atė qė unė e kuptoj prej normave tė njohura tė fikhut ėshtė se ekzistimi i diēkahit nė vaginė pėr tė ndaluar kėtė lėng qė tė del jashta nuk luan ndonjė rol nė ndryshimin e vendimit. Pra, as qė ėshtė prishur abdesti pasiqė nuk ka dalur jashtė e as qė trupi ėshtė ndytur sepse ndytėsira realizohet me daljen e saj jashta trupit bie fjala si: gjaku e tė ngjajshme. Ndėrkaq, ngjitja (lidhja) e leckės sė jashtme me pjesėn e brendshme nuk shkakton ndytėsi e as prishje tė abdestit pėrderisa pjesa e jashtme ėshtė e thatė dhe e pastėr. Unė e di kėshtu kurse All-llahu i di gjėrat mė sė miri.  

 

 

Pyetja:

Ne jemi dy tė rinjė nga Marokoja dhe jemi 21vjeēarė. Dėshirojmė tė ngrisim njė projekt. Por, pėr fat tė keq gjendja finansiare nuk na premton realizimin e tij, pa mos marrė hua. Problemi qėndron nė atė se kėtu nuk ka bankė Islame dhe nuk kemi kujt t’i kthehemi pėr tė huazuar shumėn e duhur. Para nesh nuk ka zgjidhje tjetėr vetėm se Banka e cila na i mundėson njė gjė tė tillė por, me kamatė?

 

Pėrgjigjja:

Nuk lejohet tė merret hua me kamatė pėrveē atij qė ėshtė nė nevojė ekstreme. Ngritja e projekteve tregtare-finansiare nuk hyn nė kuptimin e nevojės ekstreme. Pra, huazimi me kamatė unanimisht ėshtė i ndaluar.

 

 

Pyetja:

A lejohet qė gruaja dhe burri tė kėmbejnė fjalėt e Sheriatit qė praktikohen bie fjala mashkulli femrės t’i thotė: “Mė marto me veten tėnde sipas ligjit tė All-llahut dhe tė Dėrguarit tė Tij dhe ajo tė pėrgjigjet: pranoj tė martohem me ty sipas ligjit tė All-llahut dhe tė Dėrguarit tė All-llahut dhe kėshtu lidhja midis tyre tė jetė e ligjshme ose sė paku Hallall”. Normalisht pa mos pasur kontakt intim (duhul) qė ėshtė i konsiderueshėm me Sheriat e kjo ėshtė kėshtu pėr arsye tė kushteve qė nuk mundėsojnė kontratėn e zakonshme midis tyre momentalisht. Pra, kėto procedura janė parimore. Kėtė ata e bėjnė pėr arsye se midis tyre ka hulve (vetmi). Ata banojnė nė njė banesė dhe vajza nuk ka mundėsi tė shkojė nė ndonjė vend tjetėr. Ju lutem qė tė mė sqaroni zgjidhjen e ligjshme fetarisht. Potencojmė se nuk ka mundėsi edhe tė shkruajnė midis tyre dėshmi te ndonjė hoxhė apo nė gjykatė. Ju lutemi tė na pėrgjigjeni qartėsisht dhe shpejt pėr hirė tė vajzės e cila i frikohet All-llahut Fuqiplotė qė tė jetė nė kotėsi. Ajo nėse nuk merret vesh me kėtė djalė do tė ngel nė rrugė dhe pa strehim ose pa furnizim. Krahas kėsaj vajza djalin e do po ashtu edhe djali e do vajzėn.

 

Pėrgjigja:

Nėse femra ėshtė racionale (e arsyeshme) dhe ėshtė nė moshėn madhore dhe djali ėshtė i rangut tė saj atėherė martesa qė ti e cilėsove ėshtė nė rregull me kusht qė tė dėshmojnė dy dėshmitarė pėr kėtė pėlqim dhe pranim qė ėshtė midis kėtyre dyve. Kjo ėshtė kėshtu te shumica e dijetarėve. Domethėnė evidentimi i kontratės nė gjykatė apo dikush t’ua shqiptojė tekstin e kontratės nuk ėshtė kusht qė kontrata tė jetė nė rregull-e vlershme.      

 

 

Pyetja:

A duhet tė lahet (tė marrė gusėll) personi pasiqė ka parė filma tė fėlliqur (filma pornografik)?

Vėrejtje: Personi nuk e ka shikuar filmin me qėllim por, njė gjė e tillė i ka ndodhur me gabim.

 

Pėrgjigjja:

Lidhur me obligueshmėrinė e larjes (gusllit) nuk merret nė konsideratė se ēka ka shikuar nga gjėrat qė ngjallin epshin. Por, kėtu merret nė konsideratė rezultati i shikimit. Nėse si rrjedhim i saj ėshtė shkaktuar ejakulimi ashtu qė ka parė se i ka dalur sperma atėherė ai duhet tė lahet e nėse jo atėherė nuk duhet tė lahet. 

 

 

Pyetja:

Pėrgjigjen qė ma keni dhėnė mė herėt pėr pyetjen time nuk kam pasur pėr qėllim atė qė ju jeni pėrgjigjur. Por, shpresoj se do tė mė pėrgjigjeni pėr pyetjen nė vijim pasiqė shumica ma kanė parashtruar tė njėjtėn pyetje.

Pyetja nė fjalė ėshtė se Ndėrmarrja e cila prodhon (Ndėrmarja origjinale) programe, brenda programit tė saj ka vėnduar tekstin e veēantė ku prej shfrytėzuesve kėrkohet tė betohen se kopjen qė e shfrytėzojnė ėshtė kopje origjinale dhe se nuk ėshtė kopje ilegale. Krahas kėsaj programi ėshtė nė gjendje tė zbulojė se kopja nuk ėshtė origjinale duke kėrkuar kėshtu prej shfrytėzuesit qė tė betohet: Betohem nė All-llahun e Madhėruar se kopja e programit ėshtė kopje origjinale. Pėr kėtė dėshmitarė e kam All-llahun. Kurse ai qė e pėrdor atė program e din se ėshtė kopje jo origjinale. Pra, si tė veprojmė? A bėn qė ne kėtė tekst ta anashkalojmė dhe ta pėrdorim programin. Apo njė gjė e tillė ėshtė Haram (e ndaluar)? 

 

Pėrgjigjja:

Haram ėshtė qė tė shfrytėzosh programet e tė tjerėve nė ndonjė punė tregėtie. Ndėrkaq, nuk ėshtė Haram qė njeriu tė pėrdor ndonjė program jo tė ligjshėm (ilegal) pėr qėllime personale. Pra, dispozita e veprimit tė dytė ėshtė njėlloj si dispozita e atij qė lexon njė libėr pėr tė cilin e di se ėshtė botuar pa lejen e autorit dhe atė libėr e lexon qė tė ketė dobi personale shkencore pa mos e shfrytėzuar pėr ndonjė qėllim tregėtar-finansiar. Pra, ai qė pėrdor programin pėr vete ka mundėsi qė tė mos betohet me atė betim qė kėrkohet prej tij dhe kėshtu ai nuk ngatėrrohet me atė punė me tė cilėn e then betimin qė ėshtė nė kundėrshtim me te.

 

 

Pyetja:

Jam njė i ri 18 vjeēar. Kur para meje, kėndohet Kur’ani Kerimi, unė filloj tė qajė pėr hallin tim pa mos e ditur shkakun. Unė flas tepėr me femrat?

 

Pėrgjigjja:

Qarja jote gjatė leximit tė Kur’ani Kerimit tregon rritjen e natyrės sė besimit tėnd. Por, njė gjė e tillė nuk bie ndesh me lėshimet qė eventualisht mund ti bėsh. Shėrimi nga kjo ėshtė qė individi nė fjalė tė shtojė lutjen dhe pėrkushtimin ndaj All-llahut tė Madhėruar qė All-llahu ta mbrojė nga sherri i vetėvetes. Krahas kėsaj edhe tė shtosh tė pėrmendurit e All-llahut nė mėngjez dhe nė mbrėmje.

 

 

Pyetja:

Nė shumicėn e rasteve unė ndjehem i shqetėsuar nga gjuha ime e gjatė. Shokėt e mi janė larguar prej meje. Kėrkoj zgjidhje prej jush?

 

Pėrgjigjja:

Shpeshto pendimin dhe kėrko falje prej atyre qė i ke pėrgojuar.

 

 

Pyetja:

Nė vitin 1990 bleva njė dyqan nga trashėgimtarėt e babait tim. Nijeti im ishte qė ta ruaj atė pasuri dhe tė punoj me atė dyqan ndonjė mjeshtri. Por, njė gjė e tillė nuk ndodhi ashtu siē dėshiroja. Dyqani ngeli pa mos u hapur. Pas njė kohe mė shkoi ndėr mend qė ta shes ate me qėllim qė tė fitoj diēka. Gjatė disa viteve vinin myshterinjė qė donin ta blejnė dhe me ēmime tė ndryshme por, pėr shkaqe tė ndryshme nuk ramė dakord me asnjėrin. Ndėrkohė, ēmimet e pasurive tė patundshme nė vendin tim ranė tepėr gjė qė mė largoi nga ideja e shitjes sė dyqanit dhe fillova qė ta veshi duqanin dhe ta pėrgatis pėr punė por, me njė ngadalėsi kuptohet sipas gjendjes materiale kėshtuqė nuk pėrfundova deri tash. Por, tash dikush erdhi dhe mė tha se unė duhet tė paguaj zekatin pėr atė dyqan dhe atė komplet pėr tė gjithė periudhėn qė nga data e blerjes e deri tash me 2.5% kurse unė e di se pėr njė gjė tė tillė nuk ka zekat nė pėrjashtim nėse ėshtė me nijet tė tregtisė. اfarė tė bėj sidomos nėse kėrkohet qė tė jap pėr krejt periudhėn, frikohem se nuk do tė kem aq pasuri qė ta mbulojė atė vlerė. Kjo ėshtė nga njėra anė, kurse nga ana tjetėr ulja e madhe e ēmimeve tė pasurive tė patundshme nė vendin tonė mundet qė vlerėn e zekatit ta bėjė tė kalojė edhe vlerėn e dyqanit.

A mund tė pres deri atėherė kur tė shitet dyqani qė prej asaj shume tė paguaj zekatin? Njashtu, a kam tė drejtė qė nėse mė mundėsohet ta grumbulloj shumėn dhe t’ja jap vajzės sime qė ėshtė e martuar dhe ka pesė fėmijė,  burri i sė cilės pėrjeton njė krizė ekonomike tė rėndė sa qė edhe pėr bajram nuk ėshtė nė gjendje t’i vesh tė gjithė ata?

 

Pėrgjigjja:

Atij personi i thua: “Frigohu All-llahut dhe mos e bėn mendjen dhe injorancėn tėnde mjet pėr tė luajtur me Sheriatin e All-llahut tė Madhėruar”.

Pasuritė e patundshme nuk kanė zekat pėrveē nėse blehen me nijet qė me to tė bėsh tregėti. Pasuria e patundshme qė ėshtė trashėgim dhe ajo qė blehet me nijet tė shfrytėzimit nuk kanė zekat nė bazėn e tyre. Bazuar nė kėtė nuk ka zekat nė dyqanin ose vlerėn qė e ke trashėguar nga babai yt. Por, zekati i tyre ėshtė nė profitin e tyre nėse arrihet nisabi dhe motmoti.    

 

 

Pyetja:

Si realizohet dhėnia e zekatit tė fletėaksioneve qė blehen nga Banka Islame me qėllim qė tė shfrytėzohet profiti i tyre e jo pėr tė tregėtuar me to, duke patur parasysh se banka ka aktivitete tė ndryshme ndėrsa nė vlerėn e aksioneve hyjnė tė gjitha pasuritė e bankės si: ndėrtesat etj.

 

Pėrgjigjja:

Zekati takon pėr vlerėn e cila pėrkon vetėm me fletėaksionet qė janė enė e zekatit. Me enė tė zekatit kemi pėr qėllim pasuritė qė u nėnshtrohen ndėrrimit komercial-finansiar dhe profitit tė tyre d.m.th. nė pėrjashtim tė atyre patundshmėrive qė hyjnė nė vlerėn e aksioneve. Kjo ėshtė kėshtu pa marrė parasysh se blerja yte e aksioneve a bėhet me nijet tė tregtisė apo me nijet tė shfrytėzimit tė profitit, sepse ajo qė merret nė konsideratė ėshtė ajo qė zhvillon kompania apo banka nga aktivitetet finansiare me pasuritė ku aksionet konsiderohen si vlerė e tyre. Domethėnė aksionet janė vlerė e tėrėsisė sė pronave komerciale-finansiare dhe nuk janė mall qė i nėnshtrohet tregėtisė dhe investimit.

 

 

Pyetja:

A lejohet qė sporti tė merret si burim furnizimi (mjeshtria e sportit) duke potencuar se disa prej tyre mund tė jenė dėmtues si: boksi etj.?

 

Pėrgjigjja:

Sporti vetė si sport ėshtė punė e mirė me Sheriat por, me kusht qė tė pėrfillen parimet e edukatat e njohura islame. Pra, puna e mirė mund tė jetė edhe burim i furnizimit.

 

 

Pyetja:

A ka mundėsi qė ta pėrcaktoni domethėnien e fjalės: “fitne” tė cilėn fukahatė shpesh herė e pėrsėritin. Kėshtu qė vėren se ata thonė: ”Nėse garantohet mosekzistimi i fitnes”. Vallė mos ėshtė pėr qėllim zinaja (kurvėria) apo parapėrgatitjet pėr te apo ajo qė tė shpie kah zinaja (kurvėria)?

 

Pėrgjigjja:

Fjala: “Nėse garantohet mosekzistimi i fitnes” mė sė tepėrmi pėrdoret kur flitet pėr fytyrėn e gruas se a ėshtė auret (qė duhet tė mbulohet) apo jo…Qėllimi i mosekzistimit tė fitnes kėtu konsiston nė atė tė mos e shikojė ndonjė burrė i huaj gruan me shtytje tė epshit.  

 

 

Pyetja:

Si ėshtė dispozita e Haxhit i cili bėhet nga ana Ministrive dhe qeverive shtetėrore? Sė pari nga aspekti i parimit dhe sė dyti nga aspekti i njoftėsive ku vijnė nė shprehje njoftėsitė kėshtu qė disa i vėnė nė listė tė parė e disa i vonojnė?

 

Pėrgjigjja:

Anėtarėt qė i dėrgon ndonjė Ministri pėr nė Haxh duke qenė tė ngarkuar me ndonjė detyrė nga ana e Ministrisė qė i ka deleguar dhe ata e kryejnė detyrėn e ngarkuar atėherė nuk ka ndonjė pengesė qė ta kryejnė Haxhin dhe inshaell-llah Haxhi i tyre ėshtė i pranuar. Por, nėse ata nuk e kryejnė detyrėn e ngarkuar atėherė nisja e tyre ėshtė e ndaluar. Kurse, nėse Ministria nuk i ka ngarkuar me asnjė detyrė me ndonjė punė apo angazhim atėherė ėshtė nė rregull dhe kjo pjesėmarrje inshaell-llah ėshtė e pranuar. Pranimi i njoftėsive dhe i ryshfeteve e tė ngjajshme me to bėn qė Haxhi tė bjerė nga ai person prej tė cilit kėrkohet njė gjė e tillė. Pėr atė qė kėrkohet njė gjė e tillė mė mirė ėshtė qė mos t’i pėrgjigjet kėsaj thirrjeje qė e ngarkon me gjėra tė tilla.

 

 

Pyetja:

A mė lejohet qė pasuritė t’i vėndosi nė bankė (llogari kursimi) pa kamatė? Kėtė e bėj nga frika qė t’mos m’i vjedhin dhe duke marrė parasysh se nuk mund tė gjeshė dikė qė mund t’i besosh. Nėse nuk bėn atėherė ēfarė zgjidhje ka pėr atė qė i tubon paratė pėr tė blerė banesė?

 

Pėrgjigjja:

Nuk lejohet qė pasurinė ta lėsh nė njė ndėrmarrje qė punon me kamatė d.m.th. pasurinė ta investosh nė transakcione tė kamatės pėrveē nė raste tė nevojės ekstreme. Nė tė gjitha rastet nuk lejohet qė kamatėn ta lėsh nė bankė ose nė ndėrmarrje, njėkohėsisht edhe pronarit tė asaj pasurie nuk i lejohet qė kamatėn ta bėj pronė tė veten, por atė duhet ta shpenzojė aty ku shpenzohet pasuria e humbur qė nuk mund t’i gjendet pronari. D.m.th. shpenzohet pėr tė mirat e muslimanėve, madje pėr kėtė veprim pronari nuk ka sevap.

 

 

Pyetja:

Jam njė njeri qė kam drojė t’i nėnshtrohem Haramit. Pra, si ėshtė dispozita e huasė bujqėsore qė mund tė arrijė deri 3-54% ?

 

Pėrgjigjja:

Transakcionet me kamatė nuk lejohen pa marrė parasysh pėrqindjen e kamatės. Nė pėrjashtim tė atij qė ka nevojė ekstreme.

 

 

Pyetja:

Nė bankėn islame tė Dubajit kam vendosur pasuri me qėllim tė investimit. Por, nėpunėsi i cili ma pėrgatiti dokumentacionin nuk mė caktoi pėrqindjen tė cilėn duhet ta marr nė rast tė fitimit. Kur unė i bėra pyetje pėr pėrqindjen ai mė tha se nuk di gjė. Edhe pse ka klauzolė nė kėrkesėn nėpunėsi nuk dinte pėrqindjen dhe klauzola ngeli pa u mbushur dhe siē duket nė kėtė mėnyrė veprojnė me tė gjithė kreditorėt. Pra, a ndikon moscaktimi i pėrqindjes nė validitetin e transakcionit dhe njė gjė e tillė a ėshtė veprim i shėndoshė si dhe atė qė do ta marrė nga fitimi a e kam Hallall (tė lejuar)? Apo ka ndonjė problem? Si ėshtė zgjidhja e kėsaj ēėshtjeje dhe a tė heq dorė nga fitimet? اka tė bėj?!

 

Pėrgjigjja:

Ky aktivitet ėshtė fasid (me tė meta, i pakompletuar), ėshtė pėr t’u habitur qė banka (Islame) e Dubajit tė veprojė nė kėtė mėnyrė! Nė kėtė rast i gjithė fitimi i takon pronarit tė kapitalit. Kurse banka e cila e ka marrė atė pasuri dhe e ka punuar i takon pagesė pėr angazhimin qė ka dhėnė pėr atė pasuri. Kthehu drejtorit tė bankės sė Dubajit dhe diskuto me tė pėr kėtė ēėshtje dhe pėrmendja kėtė qė ta thash.   

 

 

Pyetja:

Dėshirojmė qė prej Hoxhės sė nderuar tė marrim leje qė tė botojmė disa artikuj tė tij dhe t’i pėrhapim pėr hirė tė All-llahut me qėllim qė dobia tė jetė mė pėrfshirėse. Kėtė e bėjmė pėr arsye se shohim se ato kanė ndikim tė begatshėm tek ata tė cilėt i lexojnė dhe kėtė e bėjmė edhe me njė kusht qė kjo tė mos bėhet pėr tregti ose pėr ndonjė lloj tė fitimit. Sa shumė dobi kemi patur qė na kanė shėrbyer si pishtarė nė kėto errėsira tė pafundta e sidomos nė mesin e zgjimit Islam qė para 20 viteve.

 

Pėrgjigjja:

Ēdo dobi nga artikujt e mi qė nuk bėhet pėr qėllim tregtie ėshtė veprim i pėlqyeshėm si dhe inshaell-llah tė shpėrblyer qofshim ai dhe unė.

 

 

Pyetja:

Dua tė udhėtoj pėr nė Amerikė pėr tė prezantuar nė njė kongres. Vėllau im jeton atje dhe ėshtė i gatshėm qė t’mė pretė nė aeroport nė atė qytet ku mbahet kongresi. Por, gjatė rrugės nuk kam mahrem. A mė lejohet qė tė udhėtoj me disa njerėz qė i njoh (por, qė nuk i kam mahrem) ose tė udhėtoj vetė?

 

Pėrgjigjja:

Nuk di se ndonjė prej Fukahave ka lejuar qė gruaja tė bėj udhėtim tė gjatė pa mahrem pėrveē se nė rastet e nevojės. Unė nuk jam prej atyre qė kam guxim tė bėj ixhtihad duke patur pėr kėtė gjė njė tekst i cili ėshtė me sened Sahih tė mirė nga Pejgamberi i All-llahut lidhur me ndalimin e kėtij udhėtimi.

 

 

Pyetja:

Si ėshtė dispozita e Sheriatit lidhur me namazin e drekės si rezervė ditėn e Xhuma?

 

Pėrgjigjja:

Namazi i drekės pas faljes sė Xhumasė nuk ėshtė obligim nė pėrjashtim kur mungon ndonjė kusht prej kushteve pėr tė qenė namazi korrekt. Prej kushteve mė tė rėndėsishme ėshtė qė Xhumaja tė falet nė xhaminė e njė vendi. Ndėrsa, nėse njė xhami nuk i nxen atėherė nuk duhet qė xhamitė tė shtohen jashta asaj qė ėshtė e nevojshme. Pėr kėtė janė dakord tė gjithė dijetarėt pa marrė parasysh shkollat qė u takojnė. Argumenti pėr kėtė ėshtė praktikimi i Pejgamberit, sahabėve dhe i selefėve pas tyre. Urtia e kėsaj qėndron nė atė se namazi xhumasė pėrveē aspektit se ėshtė ibadet ka edhe kuptim tė takimit pėrfshirės politik. Kurse  ndarja (mos falja) nė njė vend (mos tubimi nė njė vend) pa patur nevojė shkakton humbjen e kėsaj urtie e dobie. Por, nėse muslimanėt e njė vendi shpėrndahen nė mė tepėr xhami gjė qė kalon nevojėn pėr ta falur Xhumanė siē ėshtė rasti, bie fjala me Damaskun, nė kėtė rast mungon njė kusht prej kushteve mė tė rėndėsishėm qė namazin e Xhumasė e bėn tė jetė nė rregull. Pra, nė kėtė rast obligohemi tė zėvendėsojmė namazin e Xhumasė duke e falur drekėn pas saj. Por, nėse numri i Xhamive ku falet Xhumaja ėshtė brenda nevojės atėherė namazi i Xhumasė ėshtė nė rregull dhe nuk ka nevojė qė tė falet dreka.

 

Pyetja:

A lejohet qė sadakaja t’u jepet pabesimtarėve dhe a lejohet qė atyre t’u jepet prej zekatit (fukarave tė tyre)?

 

Pėrgjigja:

Lejohet qė sadakaja (lėmosha) t’u jepet edhe jomuslimanėve. Ndėrkaq, kur ėshtė fjala pėr zekatin nuk lejohet njė gjė e tillė ngase ajo qė merret prej muslimanėve duhet tė kthehet te muslimanėt.

 

 

Pyetja:

Kėtu te ne kemi njė lojė quhet “Imarat Kol”. Kjo luhet duke kontaktuar njeriu me me njė numėr ku biseda nė kėtė numėr ėshtė shumėfish mė e shtrejntė. Kur kontakton me kėtė numėr pėrgjigjesh nė disa pyetje tė thjeshta dhe tė lehta. Nėse u pėrgjigjesh pyetjeve saktėsisht atėherė tė jepet mundėsi qė tė hysh nė short. Kėshtu qė nga ky short mund tė fitosh me miliona dollarė duke e ditur se ndėrmarrja “Imarat Kol” shfrytėzon numrin e madh tė atyre qė kontaktojnė me to si dhe shfrytėzojnė edhe nga ēmimi shumėfish i lartė i bisedave telefonike sikur tė jenė biseda internacionale. Si ėshtė dispozita e Sheriatit: A ėshtė kjo bixhoz apo ėshtė prej gjėrave qė lejohen?

 

Pėrgjigjja:

Rregulla e cila pėrcakton domethėnien e bixhozit rezimohet nė atė se ēdo pasuri qė e jep njeriu kundruall njė dobie ku ekziston edhe mundėsia pėr ta arritur atė por, njėkohėsisht edhe mundėsia pėr t’mos arritur atėherė ajo hyn nė kuptimin e bixhozit, kurse bizhozi ėshtė i ndaluar me tekst tė Kur’anit. Atė qė ti mua mė pyet ėshtė e kėtij lloji. Njeriu paguan atė qė e paguan prej parave me shpresė qė tė pėrgjigjet saktėsisht pyetjeve qė tė ketė mundėsi tė hyjė nė short me qėllim qė tė arrijė fitim. Fitimin mund ta arrijė dhe mund t’mos e arrijė. Por, tė gjithė japin pagesėn qė patjetėr duhet ta japin.

 

 

Pyetja:

Pasiqė burrat dhe muxhahidėt (luftėtarėt nė rrugė tė All-llahut) kanė atė qė All-llahu ua ka premtuar nė Librin e Tij prej hurive (grave tė Xhen-netit). Pra, si ėshtė fati i grave pikėrisht nė kėtė aspekt?

 

Pėrgjigjja:

Kur fėmija ėshtė tepėr i dėgjueshėm ndaj babait, babai nuk sheh se mund tė ketė ndonjė shqetėsim qė djalin ta inkurajojė me atė se do ta martojė me vajzat mė tė bukura. Por, e njėjta gjė nuk ndodh kur vajza ėshtė tepėr e dėgjueshme, ku edhe prindi edhe vajza ndjehen tė shqetėsuar qė babai t’i premtojė vajzės djemtė mė tė bukur. S’do mend se vajza nga vetė natyra e saj ndjehet e shqetėsuar tė dėgjojė kėtė fjalė. Pra, pse tė ketė habi qė All-llahu tė veprojė po sipas kėsaj metode edukative nė bazė tė cilės vetė njerėzit komunikojnė me njerėzit, sidomos kur e dimė se All-llahu ėshtė Krijuesi i natyrave tė meshkujve dhe tė femrave. Ndėrkaq, All-llahu tė gjithė i ka rehatuar, si meshkujt pa ashtu edhe femrat, se ata nė Xhen-net i kanė tė gjitha gjėrat qė u dėshiron shpirti dhe u kėnaqet syri. A nuk ėshtė vetė All-llahu i cili nė Kur’anin Kerim thotė: “Ata aty kanė ēka tė dėshirojnė, e te Ne ka edhe mė shumė.” Kaf, 35). Pra, ēdo gjė qė gruaja do ta dėshirojė dhe do ta ketė lakmi, do ta  gjejė aty dhe do ta ketė tė gatshme. Siē sheh kjo ėshtė njė metodė e lartė nė sqarimin se atje ka dhe gjendet ajo qė kėrkohet, kėtė e bėri pa mos pėrdorur ndonjė shprehje qė ėshtė prekėse ose  pa mos e shprehur nė mėnyrė tė shpaluar e jo tė pėrshtatshme.

 

 

Pyetja:

Nėna ime (All-llahu e mėshiroftė) ka ndėrruar jetė nė moshė tė re. Ajo nuk e ka kryer Haxhin megjithėate ajo kishte dėshirė tė flaktė pėr ta kryer por, situata nė atė kohė nuk i ka ndihmuar. Unė si bijė e saj dėshiroja qė dikė ta dėrgojė si bedel pėr te. Por, unė nuk kam pasuri pėr njė gjė tė tillė. A ka mundėsi qė pėr kėtė qėllim, prej zbukurimeve qė i ka patur nga gurėt e ēmuar tė paguaj njė njeri qė tė shkojė bedel pėr te? Kam pyetur shumė por, mė kanė dhėnė shumė fetva tė ndryshme prandaj, nuk di ēka tė bėj dhe si tė sillem. Por, unė kam besim nė diturinė dhe punėn tuaj andaj shpresoj qė tė mė jepni pėrgjigje tė thuktė pėr kėto pika: Mė kanė thėnė se shuma e Haxhi bedel nxirret para se tė ndahet trashėgimia pra, ėshtė sikur huaja. Dikush mė ka thėnė tė kundėrtėn d.m.th. nė fillim duhet tė ndahet trashėgimia e pastaj kush do prej tyre mund qė prej hakut tė vetė tė jep qė t’i kryhet asaj Haxhi. Dikush tjetėr mė ka thėnė se xhevahirėt janė haku i vajzave tė saj duke vepruar sipas Urfit (traditės sė vendit). Kurse disa tė tjerė mė kanė thėnė se zbukurimet duhet t’u ndahen trashėgimtarėve sipas Sheriatit. Pyetja ime kryesore ėshtė: A ka mundėsi qė unė njė pjesė tė zbukurimeve qė i ka pasur nga floriri  t’i shes e ta dėrgoj dikė t’ia bėjė Haxhin? Kėtė gjė a mund ta bėj duke mos u treguar trashėgimtarėve pasiqė unė kur i kam pyetur disa pranojnė e disa janė kundėr pasiqė Haxhi bedel nuk ėshtė i domosdoshėm. Duhet potencuar se nėna ime kur ka ndėruar jetė posedonte njė shtėpi (nė tė cilėn ende vazhdojmė tė jetojmė) dhe xhevahire. Ajo vdiq dhe la burrin, tre fėmijė: dy vajza (njėra me mungesė mendore e cila ėshtė 22 vjeēare).

 

Pėrgjigjja:

Sė pari tė them se kur duash tė pyesish pėr ndonjė dispozitė tė Sheriatit duhet tė mundohesh tė gjesh ndonjė dijetar specialist qė i frikėsohet All-llahut tė Madhėruar. Sė dyti: tė gjithė pasuritė qė nėna yte i ka lėnė e qė kanė qenė pasuri e saj shndėrrohen nė pronėn e trashėgimtarėve. Dhe kėshtu nuk lejohet qė asnjė dinarė pare tė shpenzohet pa lejen e trashėgimtarėve. Pasi qė tė kryhet shpėrndarja e asaj qė merhumja e ka lėnė dhe tė gjithė apo ndonjė prej tyre dėshiron qė tė bėj mirė nga hisja e vet e tė paguaj dikė i cili ka bėrė haxhin e vet qė t’ja bėj haxhin merhumes atėherė njė veprim i tillė ėshtė i lavdėruar.

 

 

Pyetja:

Dėshiroj tė di pėr dispozitėn e moslėshimit tė spermės nė vaginėn e gruas (duke pėrdorur prezervativėt me qėllim qė sperma e burrit tė mos lėshohet nė vaginėn e gruas) gjatė marėdhėnieve intime?

 

Pėrgjigjja:

Nėse njė gjė e tillė bėhet nė raport burrė dhe grua dhe me dakordimin e tė dyve atėherė pėr njė gjė tė tillė nuk ka ndonjė ndalesė sipas Sheriatit, por njė gjė e tillė ėshtė mekruh tenzihen (mekruh afėr Hallallit).

 

 

Pyetja:

Nė vitin 1997 kam blerė njė kompjuter me vlerė 3000 dinarė tė Libisė. Por, pas 5 muajve tė blerjes sė kompjuterit ai m’u konfiskua pėr arsye se ka qenė ilegal. Shitėsi mė ka premtuar se do t’mi kthejė paratė. Por, unė jam nė dilemė pėr atė se a t’ja kėrkoj kompjuterin apo paratė! Duhet potencuar se ēmimet e kompjuterėve kanė ra ndėrsa vlera e valutės ėshtė ngritur?

 

Pėrgjigjja:

Nėse shitėsi i aparatit e ka ditur se ėshtė ilegal dhe ty nuk tė ka treguar atėherė ti ke tė drejtė t’i marrish paratė qė ia ke dhėnė, ėshtė kėshtu pasi qė shitblerja nė kėtė rast ėshtė fasid (me tė meta) ndėrsa te kontrata qė ka statusin fasid, plaēka i kthehet tė zotit tė saj si dhe paratė.

 

 

Pyetja:

Dikush ka mundėsi qė tė shkojė nė Haxh por, babai i tij nuk ka shkuar nė Haxh ndėrsa tradita te ne ėshtė qė babai tė shkojė para fėmijės edhe pse paratė i posedon i biri. Pra, a i lejohet tė birit qė nė kėtė rast tė dėrgojė babain pasiqė ai harxhimet edhe tė vetat edhe tė babait nė tė njėjtėn kohė nuk mund t’i mbajė?

 

Pėrgjigjja:

Po, i lejohet tė birit qė tė mbajė harxhimet e babait duke marrė parasysh se Haxhi ėshtė obligim qė ka mundėsi tė kryhet gjatė kohės duke shpresuar se All-llahu do t’ia zėvendėsojė tė birit shpenzimin qė ka bėrė pėr babain dhe t’ia mundėsojė edhe tė birit qė ndonjė vit tė ardhshėm edhe ky ta kryejė Haxhin.

 

 

Pyetja:

Jam 22 vjeēar dhe jam nė prag tė diplomimit nė Fakultetin e Letėrsisė Angleze dhe aspiroj qė tė mėsoj ndonjė degė tjetėr dhe ndonjė gjuhė tjetėr. Por, disa qė i pėrmbahen fesė mė thanė se unė duhet tė pėrqėndrohem tė studjoj Fenė time pėr arsye se kėto degė tjera nuk tė vlejnė nė Ahiret. Pyetja ime ėshtė: A nuk e konsideron All-llahu mėsimin e ēdo diturie si vlerė tė vlefshme? A ėshtė e vėrtetė ajo qė thonė ata? Pse femrat intelektuale qė dinė dy-tri gjuhė i emėrtojmė si femra tė papėrkushtuara nė Fe kurse femrat tė cilat i pėrmbahen shtėpisė e merren vetėm me kuzhinėn i emėrtojmė si tė pėrkushtuara nė Fe?

Kam edhe njė pyetje tjetėr: A detyrohem unė qė tė largohem nga ato punė qė detyrohem t’i punoj me burra edhe pse ajo punė mė mundėson qė tė shėrbejė disa njerėz dhe tė kemė rrogė tė mirė?

 

Pėrgjigjja:

Tė gjitha dituritė nė Islam janė tė kėrkuara dhe tė ndershme. Por, ato ndryshojnė pėr nga epėrsia dhe vlera. Nuk ka nė Islam diē qė ndalon studimin e shkencave tė ndryshme madje Islami pėr studimin e tyre bėn nxitje. Punėsimi i gruas nė vende ku ka burra tė huaj lejohet me kėto kushte:

-Vetė puna nė esencėn e saj tė jetė e lejuar.

-Tė jetė e mbuluar me Hixhab (mbulesė) sipas asaj qė kėrkon Islami.

-Vendi i punės t’mos jetė i mbyllur nė atė mėnyrė qė tė konsiderohet hulve (vetmim i ndaluar).

 

Pyetja:

Punoj nė fushėn e llogarisė sė lotarisė qė i pėrket ekspozitės internacionale tė Damaskut prej nga marr edhe rrogė tė caktuar, madje krahas kėsaj kam edhe stimule tjera tė cilat quhen stimule lotarike. Pra, a konsiderohet punėsimi nė kėtė repart i ndaluar duke pasur parasysh se tė gjitha repartet e drejtorisė rrogėn e marrin nga tė ardhurat e lotarisė?

 

Pėrgjigjja:

Lus All-llahun e Madhėruar qė tė tė nderojė me njė punė tjetėr, ngase s’ka dyshim se punėn qė ti e punon nuk ėshtė e lejuar dhe pasurinė qė ti e merr ėshtė pasuri e ndytė dhe e fėlliqur.  

 

 

Pyetja:

Dėshiroj tė studjoj kėtu nė Universitet. Por, kėtu (nė Norvegji) ai qė nuk ka pasuri dhe dėshiron tė studjojė duhet tė huazojė prej fondit tė huasė nė Oslo dhe pastaj t’ia kthejė borxhin me kamatė ndėrsa njė gjė e tillė ėshtė e ndaluar nė Islam. Nuk di ēka tė bėj?

 

Pėrgjigjja:

Ja, ti e di dispozitėn e Sheriatit se kamata ėshtė Haram. Ti e di se unė nuk mundem aspak tė ndryshoj gjykimet dhe vendimet e Sheriatit. Unė tė vėrtetoj se ai qė le diēka pėr All-llahun, atij All-llahu do t’ja zėvendėsojė me diēka mė tė mirė.

 

 

Pyetja:

Njė grua ėshtė nė ditėt e para tė shtatzėnisė. A ka tė drejtė qė tė bėj abortimin duke potencuar se ajo ka tre fėmijė dhe nuk ėshtė e lumtur nė martesėn e saj?

 

Pėrgjigja:

Po, i lejohet abortimi derisa jeta e barrės nuk ka kaluar 40 ditė. Por, me kusht qė aborti tė bėhet me pėlqimin e bashkėshortėve dhe tė bėhet nė atė mėnyrė qė mos t’i shkaktojė dėm vetes.

 

 

Pyetja:

Jam njė vajzė muslimane, kam shokė meshkuj nė internet tė cilėt janė nga shtete tė ndryshme. Bisedojmė pėr ēėshtje tė ndryshme. Me kėto kontakte ndihmojmė njėri-tjetrin nė rast nevoje pėr Islam!

 

Pėrgjigjja:

Kur kėmbimi i bisedimeve bėhet me qėllim qė tė realizohen dobi tė ligjshme shkencore a kulturore pa mos i pėrdorur ato kontakte si mjete pėr tė arritur ndonjė gjė qė ėshtė e ndaluar atėherė nuk ka pengesė nė tė. Tė pėrkujtoj fjalėn e All-llahut ku thotė: “... All-llahu di tė dallojė qėllimkeqin nga qėllimmiri. …” El-Bekarah, 220). Pra, kthehu vetes qė tė shikosh shtytėsin e fshehur tė kėtij kėmbimi pėr tė cilin je duke folur.

 

 

Pyetja:

1) Dikush ėshtė automekanik. Nė tė shumtėn e rasteve pronari i automjetit autorizon mjeshtrin qė pjesėn qė duhet tė blehet ta blejė mjeshtri dhe mė nė fund pronari paguan pjesėn dhe hakun e ndreqjes. Por, kur mjeshtri shkon pėr ta blerė pjesėn  prej tregtarit ai i thotė: ēmimi i kėsaj pjese ėshtė 100 ndėrsa ty ta jap pėr 80. Pra, 20 janė tuat prej meje pėr arsye se ti mė sjell myshterijė apo pėr atė se pėr pjesėt qė u duhen myshterinjėve tu ti i blen tek unė. Pra, kėto 20 a janė hak (a i takojnė pronarit tė veturės apo automekanikut)?

2) Njė person huazoi nga tjetri 20.000 dinarė dhe i tha se kur do t’i kthej do tė jap hedije 20 dinarė por, jo si kamatė. Kėtė gjė nuk e caktoi dhe nuk ia vu vetes si kusht nė kontratėn e huasė. Po ashtu edhe huadhėnėsi nuk ia kushtėzoi njė gjė tė tillė. A hyn kjo nė kamatėn e ndaluar?

 

Pėrgjigjja:

1) Nėse shitėsi i pjesėve atij i thotė: ēmimi i kėsaj pjese ėshtė 100 dhe kur i merr paratė shitėsi ia kthen 20 dhe i thotė: kėto i ke dhuratė prej meje, atėherė kėto 20 hynė nė pronėn e tij dhe nuk kanė tė bėjnė me pronarin e automjetit.

2) Ēdo teprim qė huamarrėsi ia jep kur e lan borxhin pa pasur mė herėt ndonjė kusht pėr njė gjė tė tillė atėherė huadhėnėsi ka tė drejtė t’i merr dhe njėkohėsisht ai shpėrblehet pėr kėtė dhurim.

 

 

Pyetja:

A lejohet qė tė dhurohen pjesėt e trupit, bie fjala, t’i dhurohet veshka dikujt duke marrė parasysh se ka nevojė tė madhe?

 

Pėrgjigjja:

Nėse dy mjek tė besueshėm vėrtetojnė se ai qė dhuron veshkėn nuk dėmtohet dhe jeta e tij vazhdon nė gjendje normale atėherė i lejohet qė tė bėj dhurimin. Pėrndryshe nuk lejohet. 

 

 

Pyetja:

Jam njė i ri qė studjoj nė Universitet dhe jam 18 vjeēar. Dėshiroj qė flokėt t’i kem tė gjata dhe t’i lidhi. A ka ndonjė pengesė sipas Sheriatit pėr njė gjė tė tillė?

 

Pėrgjigjja:

Nėse njė gjė e tillė bėhet nga shtytėsi qė me atė tė ndiqet moda qė sot ėshtė e pėrhapur nė Evropė e Amerikė, atėherė s’ka dyshim se njė gjė e tillė ėshtė Haram (e ndaluar). Kjo ėshtė kėshtu pėr arsye se i Dėrguari i All-llahut ka thėnė: “Ai qė i pėrgjason njė populli ai konsiderohet se ėshtė prej tyre”. Por, nėse ti pėr njė gjė tė tillė je i shtytur nga ajo se ajo pamje tė pėlqen dhe personalisht e dėshiron atėherė njė gjė e tillė ėshtė mubah (as ndalohet e as urdhėrohet) dhe nuk ka dert. Por, a nuk je edhe ti i mendimit si unė se njė gjė e tillė bie ndesh me vetitė e burrėrisė dhe se njė gjė e tillė ėshtė njė fenomen qė shkakton (te burrat) neveri dhe lemeri.

 

 

Pyetja:

Si ėshtė dispozita e Sheriatit qė tė falemi pas Imamit qė xhematin e vet e akuzon pėr kufėr edhe ate pa asnjė rezervė?

 

Pėrgjigjja:   

Nuk lejohet qė me tė njėjtin krim qė Imami ėshtė i ngarkuar, tė ngarkohemi edhe ne, pasiqė si thua ti ai i shpall njerėzit tė pafe. Domethėnė, ne nuk gjykojmė se ai ėshtė kafir siē gjykon ai pėr tė tjerėt. Pra, namazi pas tij ėshtė nė rregull nėse plotėsohen kushtet dhe konditat e namazit. 

 

 

Pyetja:

Shpresoj qė t’mė sqaroni domethėnien e termit tė fikhut “El-Murabehah” dhe a me tė vėrtetė kjo ėshtė njė lloj prej llojeve tė parapagimit qė merren nga bankat me qėllim tė blerjes sė banesės. Mendoj se njė gjė e tillė ėshtė Haram (e ndaluar)! A ėshtė e vėrtetė?

 

Pėrgjigjja:

Pėr kontratėn: “Murabehah” flitet kur bie fjala dikush dikujt apo ndonjė ndėrmarrjes i thotė: “Bleje pėr vete kėtė lloj tė veturės e unė do ta blejė prej teje me ēmimin qė e ke blerė plus 10% pėr ty”. Kjo lloj kontrate ėshtė nė rregull dhe te kjo nuk ka asnjė paqartėsi. Kėtė lloj e mbėshtesin edhe bankat islame. Si kjo kontratė ėshtė bie fjala edhe nėse tė pėlqen ndonjė plaēkė qė ka dikush dhe i thua: “Kėtė e blej prej teje aq sa tė ka kushtuar plus 10% pėr ty”. Kjo e dyta quhet: “Murabehah” kurse e rastit tė parė quhet “Murabehah pėr personin qė urdhėroi pėr blerje”.

 

 

Pyetja

Para disa muajsh kam filluar tė pėrdori kapsula pėr rregullimin e barės. Por, tash vuaj nga gjakderdhja e kohėpaskohshme. Pra, si ta bėj dallimin midis menstruacioneve dhe gjakut qė ėshtė nga istihada (gjaku i cili rjedh nga vagina e gruas jashta ciklit menstrual)?

 

Pėrgjigjja:

Nėse ti mė parė ke patur ciklin e fillimit tė menstruacioneve dhe tė mbarimit atėherė edhe tash ti merre dhe bazohu nė tė si pėr fillimin ashtu edhe pėr mbarimin dhe pastrimin nga menstruacionet. Kėshtu vazhdo deri sa tė vazhdojė gjakderdhja.

 

 

Pyetja:

A do t’i bėjė kaza namazet gruaja qė ėshtė nė menstruacione e qė i ka lėnė gjatė ciklit mujor apo i falen ato?

 

Pėrgjigjja:

Gruaja nuk obligohet qė pas kalimit tė menstruacioneve mujore tė bėjė namazet kaza dhe kjo gjė ėshtė mėshirė dhe lehtėsim nga All-llahu Fuqiplotė. Por, ajo obligohet qė agjėrimin qė e ka lėnė gjatė menstruacioneve ato ditė t’i bėjė kaza.  

 

 

Pyetja:

Jam i martuar qysh para 5 viteve me njė grua qė nuk ėshtė shumė e arsimuar. Kam dy fėmijė me te. Por, pas martesės me te ajo filloi tė jetė xheloze sa qė xhelozia e saj kaloi edhe nė vesvese. Kėshtu qė edhe dalja ime prej shtėpisė u bė shkak i konfliktit tė rreptė. Sa herė qė unė ulem qė ta diskutoj kėtė problem ajo i mbyll veshėt dhe nėse dėgjon atėherė ajo nuk zgjat mė tepėr se dy ditė. Ajo ka filluar qė tė gjitha fjalėt e mia t’i komentojė kundėr saj. Ndėrkaq, kur thotė se don tė shkojė tė vizitojė familjen, nėse unė i them shko atėherė ajo thotė se ti kėtė e dėshiron e nėse i them jo ajo mė thotė se ti nuk mė duash. Problemi mė i madh ėshtė se ajo tashmė ka filluar tė shėrbehet edhe me hajmali tė cilat i vendos nėpėr ormane e kreveta. Unė mė nuk mundem tė durojė. Ju lutem, ju lutem ēfarė tė bėj?

 

Pėrgjigjja:

Mendoj se ke mundėsi qė ta zgjidhėsh problemin tėnd edhe atė me njė mėnyrė tė thjeshtė e ajo ėshtė qė ti t’i tregohesh asaj se shumė e don atė madje qoftė edhe me diē nga aktrimi. Ti nėse disa javė vazhdon tė veprosh kėshtu inshaell-llahu situata yte do tė ndryshojė nė atė qė tė kėnaq ty.     

 

 

Pyetja:

Njė herė nė muaj takohem me fėmijėt e mixhallarėve. Nė kėtė tubim marrin pjesė edhe disa ithtarė tė Shahrurit. Kur diskutohet ndonjė ēėshtje e Fesė ata ofendojnė dhe i shajnė disa Imamė e kėshtu me radhė. Disa herė kam menduar qė t’i kėpus kėto tubime por, unė kam frikė se do tė kem gjynah pėr ndėrprerjen e marrėdhėnieve farefisėrore. Pra, si thoni ju?

 

Pėrgjigjja:

Mos i ndėrpre lidhjet me farefisin tėnd. Por, praktiko urdhėrin nė tė mirė dhe ndalesėn nga e keqja me urti dhe kėshillė tė bukur sa herė qė do tė tė  mundėsohet kjo gjė.  Kėtė qė ti e thua e ka vėrtetuar Muhammed Shahruri nė librin: “El-Kur’an ve ‘l- kiraetu el-Muasirah” libėr i cili ėshtė botuar nga ana e njė shoqate cioniste. Po ashtu, pėrmbajtja e librit ėshtė i botuar nė gjuhėn turke nė emėr tė njė personi turk. Lusim All-llahun t’na jep vetėdije kulturore dhe tė depėrtojmė me njė mprehtėsi e t’i kuptojmė faktorėt e fshehur e tė njohur.

 

 

Pyetja:

Nėna ime kėrkon prej meje qė t’i ndihmoj nė shkuljen e qimeve tė vetullave. A jam gjunahqare nėse i ndihmoj?

 

Pėrgjigjja:

Thuaj asaj se shkulja e vetullave ėshtė Haram (e ndaluar) me Hadith definitiv nga i Dėrguari i All-llahut alejhis-selam. Nėse ajo pėrsėri insiston atėherė me maturi e diplomaci kėrko falje prej saj se nuk mundesh njė gjė tė tillė ta zbatosh.

 

 

Pyetja:

U zgjova nė syfyr dhe pashė se jam xhunub (gjendje kur muslimani obligohet tė lahet). Ndjeva mundim tė madh qė tė lahem andaj morra tejemum (duke potencuar se me tesha tė pastėrta e bėra kėtė) dhe pastaj bashkė me familjen fala namazin e sabahut. Kur u zgjova nė mėngjez u lava dhe e pėrsėrita namazin e sabahut. Atė qė bėra unė a konsiderohet gjynah? Nėse ėshtė gjynah atėherė si mund tė pendohem?

 

Pėrgjigjja:

Ti ėshtė dashur qė tė lahesh. Por, nėse ti pėr kėtė qė pyet ke vepruar kėshtu nga mosdija se si tė veprosh atėherė nuk ka gjė. Atė qė duhet ta bėsh ėshtė qė tė falish kaza namazin qė e ke falur para se tė lahesh. Por, nėse e ke ditur se ēka kėrkohet prej teje atėherė veē kėsaj duhet tė pendohesh dhe tė kėrkosh falje prej All-llahut pėr gabimin qė ke bėrė nė mėnyrė qė tė tė falė All-llahu.   

 

Pyetja:

Unė nuk e nxė pėrmendėsh Kur’ani Kerimin ngase frikohem nga harresa! Atė qė unė dua ta di ėshtė se me fjalėn “harresė” a ėshtė pėr qėllim harresa e fjalėve apo e  kuptimit?

 

Pėrgjigjja:

Pėr qėllim ėshtė harresa e fjalėve. Nuk ka thėnė asnjė dijetar i Fesė se pėr qėllim ėshtė harresa e kuptimit.

 

 

Pyetja:

A lejohet qė mashkulli tė merr mėsime fetare prej ndonjė grua?

 

Pėrgjigjja:

Njė gjė e tillė nuk lejohet pėrveē nė rast tė nevojės. Andaj, nuk ka nevojė qė tė biesh nė kėtė ngatėrresė. Nuk ėshtė e fshehur se kjo gjė qė ti po pyet tė shpie dhe ėshtė mjet qė tė sjell pasoja tė ndaluara.

 

 

Pyetja:

Jam njė musliman nga Kanadaja, para tri viteve kam pranuar Islamin. Jam njoftuar me njė vajzė me origjinė pakistaneze. Kur unė kėrkova prej familjes sė saj tė fejohem me bijėn e tyre ata refuzuan sepse unė nuk jam pakistanez. A mė lejohet qė ta martoj atė vajzė pa pėlqimin e prindėve tė saj, kurse ajo pajtohet? Po ashtu, a ka mundėsi qė Imami i xhamisė tė zė vendin e familjes sė saj?

 

Pėrgjigjja:

Nėse midis teje dhe saj ėshtė rivaliteti (ekuivalenca) qė ėshtė i konsideruar me Sheriat dhe ajo ėshtė dakord dhe prindi i saj kėmbėngul nė mospranim atėherė autorizimi i tij bie ngase ai bėn keqpėrdorim sipas termit kur’anor. Nė kėtė rast vendin e tij e zė Kadiu apo kush e zėvendėson pozitėn e tij.

 

 

Pyetja:

Nė disa faqe tė internetit ka mundėsi qė pėr ata qė duan tė martohen tė shėnojnė emrin dhe karakteristikat e gruas qė e lypin. Njė gjė e tillė a ėshtė e lejuar me Sheriat dhe ēka lejohet nė kėtė drejtim dhe ēka ndalohet?

 

Pėrgjigjja:

Nuk preferoj qė njė projekt i tillė siē ėshtė martesa tė bėhet nėpėrmjet faqeve tė internetit duke marrė parasysh se kjo mund tė jetė shteg pėr tė arritur nė pasoja tjera tė palakmueshme dhe njė gjė e tillė ndodh nė tė shumtėn e rasteve.