|
1 -
2 -
3
-
4
-
5
-
6
-
7 -
8
http://www.asr.com.mk

Pyetje dhe
pėrgjigje – VI
Seid Ramadan
El-Buti -
njėri ndėr
dijetarėt mė tė mėdhenjė muslimanė
Pyetja:
Jam njė i ri qė ankohem dhe kam probleme me aknet
(kokat e fytyrės). Jam porositur qė trupin ta lyej me verė?
Pėrgjigja:
Sikur tė pyetje ndonjė mjek specialist musliman qė
respekton dhe i pėrmbahet Islamit ai do tė jepte njė listė me emrat e kremeve
dhe barnave qė eliminojnė sa mė shpejt dhe sa mė efektivisht kėtė gjė. Mos
kufizo veten me konsultimin e kėtij mjeku.
Pyetja:
Njė grua ka kryer Haxhin, por, nuk ka mundur ta
kryejė tavafin veda (lamtumirės) nga arsyja se grupi i saj ka vendosur qė
tė udhėtojė. Pra, si ėshtė dispozita e kėsaj gjėje?
Pėrgjigja:
Nėse shkaku i mosmundjes sė saj qė tė kryejė
tavafin ėshtė te tė pėrmuajshmet (menstruacionet) atėherė ky tavaf nuk i
kėrkohet asaj. Por, nėse shkaku ėshtė diē tjetėr atėherė duhet tė therr kurban
sipas mendimit tė shumicės sė dijetarėve ku bėjnė pjesė edhe Shafitėt.
Pyetja:
Kam ardhur nė kėtė vend pėr tė arritur dituri dhe
pėr tė vazhduar specializimin. Unė jam njė i ri qė u pėrmbahem dispozitave dhe
fali pesė kohė namaz. Shpresoj qė ju t’mė kėshilloni pasiqė unė jam i rrethuar
me lloj-lloj mashtrimesh tė cilat mund t’mė nxjerrin nga pėrudhja. Ēfarė tė bėj?
Unė frikėsohem se po zhytem nė Haram. A tė martohem?
Pėrgjigja:
S’ka dyshim se martesa ėshtė mburojė qė muslimanin
e ruan nga Harami pėr tė cilin ti po flet. Pra, martohu! All-llahu do tė tė fus
nė mburojėn, bujarinė dhe udhėzimin e Tij. Njashtu ti njė gjė tė tillė mund ta
bėsh pasiqė je edhe mjek.
Pyetja:
Zotimet qė i kushtohen All-llahut (nedhret) a janė
hallall (tė lejuara) apo janė haram (tė ndaluara). Nėse janė tė lejuara dhe
njeriu nuk ėshtė nė gjendje t’i realizojė ato sikur unė qė kam bėrė nedhr (jam
pėrbetuar ndaj All-llahut) se do tė japė diēka qė ka njė shumė parash tė
caktuara. Por, tash unė e morra vesh se ajo gjė kushton tetėfish mė tepėr se sa
kam menduar, gjė qė nuk mundi ta realizoj. Pyetja ime ėshtė se: Nedhrin a duhet
ta paguaj sipas shumės qė unė e kam paramenduar apo kėrkohet qė ta llogaris
sipas llojit tė tij? Gjithashtu nė rast tė pa mundėsisė a lejohet qė tė agjėroj
tri ditė si zėvendėsim pėr te?
Pėrgjigjja:
Merret nė konsederatė sendi qė ti e ke bėrė nedhėr
e jo vlera e supozuar qė e ke pasur nė kujtesėn tėnde.
Kurse nėse ti je i pamundshėm qė ta realizosh ate
atėherė ajo ngel e vjerrur deri sa tė kesh mundėsi qė ta realizosh. Por, nėse
ngel i pamundur atėherė shpresohet se All-llahu nuk do tė tė merr nė llogari pėr
njė gjė qė nuk ke mundėsi ta realizosh.
Pyetja:
Vazhdimisht ndjehem se nuk jam i pastėr. Kur
shėrbehem me VC-nė ndjehem se nuk jam i pastėr dhe mė paraqitet vesvesja pėr
papastėrti sa qė mė preokupon njė ndjenjė shumė e keqe, kėshtu qė ndjehem se
duhet tė bėj tush me qėllim qė t’mė largohet vesvesja. Njė gjė e tillė ma bėn
jetėn shumė tė vėshtirė si dhe namazin nga e cila gjė shumė lodhem. Kur ndodh qė
tė mė lagen brekėt me ujė pėr ndonjė shkak qė nuk ka tė bėjė me pėrdorimin e
VC-sė mė vjen sikur ato nuk janė tė pastėrta. Po ashtu, edhe kur preki sholen
ndjehem se ėshtė e ndytur dhe se duhet ta lajė ate bashkė me rrobat e brendshme.
Jam lodhur nga kjo gjendje! Ēfarė tė bėj?
Pėrgjigja:
Shėrimi yt ėshtė nė ate qė tė mėsosh Sheriatin
Islam sidomos dispozitat qė kanė tė bėjnė me ibadetet, atėherė do tė kuptosh se
vesvesja yte s’ka kurnjė peshė me vlerė. Pra, pėr shkak tė kėtyre vesveseve nuk
kėrkohet (nga pasoja e kėtyre dyshimeve ose bile mendimeve tė tilla) tė marrėsh
abdest e as tė lahesh. Bile Sheriati kėrkon qė t’mos merresh me kėto vesvese.
Kėshtu do tė shohish se dalėngadalė kjo vesvese plotėsisht do tė largohet prej
teje.
Pyetja:
Jam i martuar. Disa herė e kam tradhėtuar guan time
por, jo deri nė shkallėn e zinasė sė plotė. Si tė pendohem pasiqė njė gjė tė
tillė e kam bėrė disa herė? A duhet t’i tregoj gruas dhe t’i kėrkoj falje? Apo
mjafton kjo teube vetėm midis meje dhe All-llahut xhel-le shanuhu?
Pėrgjigja:
All-llahu ėshtė mbuluesė dhe e do mbulimin. Bėn
teube (pendohu) tek All-llahu pėr gabimin qė ke bėrė dhe ate mbaje tė fshehur
(pasiqė All-llahu ta ka mbuluar, mbase s’e ka zbuluar) midis teje dhe All-llahut
dhe assesi, mos i trego askujt.
Pyetja:
Shoqja ime vuan nga xhinėt dhe ato i sheh brenda
shtėpisė kėshtu qė ajo ndonjėherė nuk mund tė flejė dhe natėn nuk mund tė shkojė
nė kuzhinė. Ēfarė tė bėhet: A tė lexohet diēka qė t’i largohen? Apo hajmalitė tė
hudhen nė ujė tė rrjedhshėm apo tė futen nė truall?
Pėrgjigjja:
Nuk jam specialist i ēėshtjeve tė xhinėve dhe tė
sihrit. Mirė ėshtė qė shoqen tėnde ta kėshillosh tė kėrkojė njerėz qė janė tė
specializuar me shėrimin e kėtyre gjėrave.
Pyetja:
Studioj nė Universitetin e Kuvajtit, ku ne
studentėt e huaj ushqimin dhe banimin e kemi tė siguruar. Pyetja ime ka tė bėjė
me ushqimin dhe banimin. Universiteti i studentėve ua ndan bonat (tre bona
ditore). Pra, a lejohet qė studentėt disa bona t’i ndėrrojnė me gjėra tjera si
me pemė, lėngje ose me gjėra tjera duke pasur parasysh se vlera e bonave ėshtė
mė e lartė se e gjėrave qė i ndėrrojmė. A ėshtė haram njė gjė e tillė dhe
pse?
Pėrgjigja:
Nuk shoh ndonjė ndalesė pėr njė gjė tė tillė ngase
edhe pemėt e tė ngjashmet me to hyjnė nė llojin e asaj pėr tė cilėn u jepen ato
bona.
Pyetja:
E dashuroj njė vajzė tė cilėn momentalisht nuk
mundem as qė ta fejoj pėr tė cilėn gjė detyrohem tė udhėtoj njė largėsi 200 km
largėsi qė tė marr vesh pėr te dhe ta shoh nė njė vend publik qė nuk shkakton
asnjė dyshim si dhe duke mos shkelur asnjė rregull tė All-llahut me kėtė gjė. A
mė shkakton gjunah udhėtimi im dhe hidhėrim tė All-llahut ndaj meje? Potencoj se
unė kam nijet tė martohem me te! Pėr njė gjė tė tillė dėshmitarė e kam
All-llahun Fuqiplotė?
Pėrgjigja:
Njė gjė e tillė nuk lejohet. Mėnyra e ligjshme e
Sheriatit ėshtė qė ti ta fejosh ate dhe atėherė ke mundėsi ta shohish me kufi
dhe gjer nė afatin qė ta njohish ate. Pastaj nuk lejohet ta shohish pėrveē pasi
tė vihet nikahu (kurrora islame).
Pyetja:
Ka mė tepėr se 10 vite kur njė e familjes erdhi tek
unė dhe kėrkoi prej meje njė shumė tė cilėn unė ia dhash. Por, tash pasi kaluan
gjithė ato vite, situata materiale e familjares sime u pėrmirėsua dhe ajo erdhi
pėr t’ma kthyer atė shumė. Por, problemi qėndron aty se unė nuk e di se atė
shumė a ia kam dhėnė si zekat apo si hua edhe pse mė tepėr anoj kah ajo se ka
qenė zekat. A mė lejohet qė ta pranoj atė shumė nė mėnyrė qė mėnjėherė t’ua jap
familjarėve tjerė qė janė tė nevojshėm? Apo mė e vlefshme ėshtė qė t’mos marr
gjė prej saj?
Pėrgjigja:
Nėse shuma ka qenė zekat dhe ti ate e merr prapė
atėherė ti atė shumė patjetėr t’ia japish dikuj tjetėr qė ėshtė skamnorė e qė e
merr ate.
Pyetja:
Pyetja e parė ėshtė: Cili ėshtė kriteri i
drejtėsisė midis fėmijėve nė dhuratė duke qenė ende prindi i gjallė dhe a ėshtė
e obligueshme qė ai tė jetė i drejtė qofshin fėmijėt djem apo femra? Apo djemve
duhet t’u jep (dhuratė) dy hise e vajzės njė?
Kurse pyetja e dytė ėshtė: A lejohet qė ndarja e
pasurisė midis fėmijėve tė bėhet para vdekjes? Nėse pėrgjigjja ėshtė: Po,
atėherė a duhet tė ndahet sipas hiseve qė u takojnė me miraz (trashėgimi) qė
ėshtė i caktuar me Sheriat apo do tė ndahet sipas nevojave tė secilit prej tyre
apo njėsoj pa dallim meshkuj apo femra?
Pėrgjigjja:
Njeriu ka tė drejtė qė fėmijėve tė tij ose disa
fėmijėve t’u dhurojė nga pasuria e vetė. Ky ėshtė mendimi i masės dėrmuese tė
dijetarėve. Por, ėshtė mustehab qė mes tyre tė jetė i drejtė nė atė dhurim.
D.m.th. sunet ėshtė qė dhurimin ta bėjė sipas hises qė i takon me miraz. Mendoj
se kjo pėrgjigje vlen pėr tė dyja pyetjet tua.
Pyetja:
Jam njė 18 vjeēar nga qyteti i Tetovės nė Maqedoni.
Shkurtimisht dua tė dijė se ku kanė gabuar sufistėt?
Pėrgjigjja:
Dijetarėt e sufizmit janė njėsoj si dijetarėt e
sheriatit, tė letėrsisė apo tė gjuhės arabe… . Siē mund tė gjesh gabim tek unė
gjatė fetvasė apo predikimit, ndonjėrin prej kėtyre dijetarėve bile edhe mund ta
gjesh tė jetė prej atyre qė gėnjejnė dhe bėjnė hile po ashtu e njėjta gjė ndodh
edhe me dijetarėt e sufizmit. Ka prej tyre qė nė botėkuptime kanė gabuar ose nė
disa aspekte madje nė mesin e tyre gjen edhe iluzionistė, ngatėrrestarė dhe
rrėnues.
Pra, sufizmi si sufizėm nuk ėshtė gjė e gabueshme
dhe sufistėt nuk janė nė gabim por, shpesh ndodh qė tek ata tė depėrtojnė njerėz
injorantė dhe dexhalla.
Pyetja:
Jam njė vajzė e martuar qė ankohem nga sekrecionet
(tajitjet) e tepėrta qė i pėrziej ashtu qė nuk mundem tė bėj dallimin midis tyre
dhe asaj qė mė obligon tė lahem (tė marr gusull), nė mėnyrė qė kjo gjė mė
shkakton shumė vesvese para dhe gjatė namazit! Shpresoj qė t’mė sqaroni faktorėt
e gusllit (larjes) te gruaja dhe si do tė mund ta bėnte ajo kėtė dallim? Kėrkoj
qė t’mė tregoni se a obligohet gruaja me gusull vetėm shkaku i ėndrrės pa mos
arritur orgazmin duke patur parasysh se dendėsia dhe ngjajshmėria e sekrecioneve
e rėndon dallimin midis tyre?
Pėrgjigjja:
Nėse njė gjendje e shtyn njeriun nė atė qė tė
dyshojė pėr atė se a ėshtė bėrė pėr gusull (ėshtė bėrė pėr t’u larė) apo jo,
atėherė ai nuk obligohet me gusull (larje). Pra, pėr sekrecionet nuk duhet gjė
tjetėr vetėm se abdest tė ri, kuptohet pasi qė tė pastrohet edhe vendi.
Ėndėrrimi qė e bėn gusllin tė obligueshėm ėshtė ai pas tė cilit del sperma dhe
nuk ka rėndėsi ekzistimi i orgazmit apo mosekzistimi i tij. Kur ėshtė pyetur
Muhammedi alejhis-selam se gruaja kur sheh ėndėrr a duhet tė lahet ai ėshtė
pėrgjigjur: “Po, nėse e sheh ujin”.
Pyetja:
Nė faqet e fetvave tuaja, kam lexuar njė pėrgjigje
pėr njė pyetje lidhur me dispozitėn e “lėngut tė elbit”. Ju jeni pėrgjigjur se
ajo ndalohet nėse ėshtė pėr qėllim birra. Por, tash ka njė lloj lėngu prej elbi
qė ėshtė birrė pa alkohol dhe nuk tė deh. Pra, a lejohet tė pihet?
Pėrgjigjja:
Nėse me tė vėrtetė birra nuk ka alkohol atėherė ajo
nuk ėshtė haram (e ndaluar). Por, pėr njė pretendim tė tillė duhet tė
vėrtetohesh.
Pyetja:
Dėshiroj tė pyes pėr aparatin pėr spėrkatje qė e
pėrdorin ata qė janė tė sėmurė prej veshkėve. Pra, pėrdorimi i tij a e prish
agjėrimin duke marrė parasysh se ai ėshtė njė aparat qė hedh pika uji e qė
pėrdorėt nėpėrmjet tė gojės?
A kam pėr obligim qė tė demantoj disa dyshime qė
bėhen nė disa klube tė internetit rreth doktrinės sė Ehli Sunnetit apo nuk jam
pėrgjegjės pėr njė gjė tė tillė para All-llahut Fuqiplotė?
Pėrgjigjja:
Po, njė gjė e tillė e prish agjėrimin sepse ai
aparat lėshon pika nė stomak. Ēdo gjė qė hynė nė pjesėn e brendshme (stomak) e
prish agjėrimin. Nėse ke mundėsi qė tė demantosh dyshimet duke u mbėshtetur nė
dituri (shkencė tė besueshme) atėherė njė gjė e tillė kėrkohet dhe pėr atė do tė
kesh shpėrblime.
Pyetja:
Si ėshtė dispozita e Sheriatit lidhur me shkuljen e
vetullave pėr burrat nė pėrgjithėsi dhe pėr tė patur pamje tė bukur?
Pėrgjigjja:
Nuk lejohet shkulja e vetullave pėr mashkullin e as
pėr femrėn pasi qė teksti qė transmetohet nga Pejgamberi alejhis-selam
drejtpėrsėdrejti e ndalon njė punė tė tillė.
Pyetja:
Pyetja ime ėshtė: A lejohet hapja e rrjetit tė
internetit dhe shpėrndarja e tij pėr anėtarėt duke ditur se nė internet ka edhe
gjėra tė dobishme edhe tė dėmshme?
Pėrgjigjja:
Dispozita e hyrjes nė rrjetin e internetit lidhet
me natyrėn e qėllimeve qė i ka personi qė hyn nė kėtė rrjetė.
Pyetja:
Jam dentist dhe mė takon tė jap zekat. A lejohet qė
ate ta paguaj duke i shėruar skamnorėt duke potencuar se ēmimin qė e marr prej
skamnorėve ėshtė mė i ulėt pėr 30% nė krahasim me atė qė e marr prej atyre qė
nuk kanė skamje materiale?
Pėrgjigjja:
Pasurinė qė tė takon pėr zekat duhet t’ja pronėsosh
(t’ja japish) nė dorė e nuk bėn (nuk mjafton) qė atij qė i takon zekati t’ia
nxjerrish atė duke ia bėrė skamnorit shėrimin falas apo t’i marrish atij njė
tarifė mė tė ulėt se sa ėshtė e caktuar.
Pyetja:
Kam dėgjuar (nuk jam i sigurtė) qė ju keni thėnė se
i lejohet tė fejuarit tė bisedojė me tė fejuarėn me telefon para se ta lidh
nikahun. Shumė tė rinjė fjalėn tuaj e kanė marrė si bazė dhe bisedojnė me tė
fejuarat e tyre sa qė kjo tek ata ėshtė bėrė njė gjė e rėndomtė. Shumė shoqe tė
mia i kam dėgjuar duke thėnė se ato flasin me tė fejuarit e tyre njė herė nė
ditė apo mė tepėr se kjo dhe thonė se Hoxhė Buti e ka lejuar njė gjė tė tillė. A
thua vallė biseda e pėrditshme do tė jetė e kufizuar sipas Sheriatit? A thua tė
rinjtė e sodit janė tė vetėdijshėm deri nė atė shkallė qė t’i njohin ato kufij?
Si thoni pėr kėtė gjė dhe cilat janė ato kufij qė ju i keni pėrmendur (nėse me
tė vėrtetė e keni dhėnė kėtė fetva). Kėrkoj falje pėr kėtė pyetje kaq tė gjatė
por, njė gjė e tillė ėshtė problematike nė shoqėritė tona fetare.
Pėrgjigjja:
Kam thėnė se njė gjė e tillė lejohet brenda kufijve
tė Sheriatit. Kurse kufiri i Sheriatit ėshtė aty kur fejuesi merr mendim tė
plotė pėr tė fejuarėn konkretisht pėr: idetė, bisedėn, formėn dhe moralin e saj.
Atėherė kur i fejuari me bisedat qė i bėn arrinė qė tė merr njė mendim tė
kompletuar atėherė mė nuk i lejohet tė vazhdojė as me takimet pėr ta parė e as
pėr tė biseduar nėpėrmjet tė telefonit.
Pyetja:
A lejohet qė tė hahet peshku i fėrguar nė njė vaj
ku futet mishi i derrit ashtu siē hasim kėtė gjė nė disa restorante tė shteteve
perėndimore?
Pėrgjigjja:
Vaji ku vihet mishi i derrit ndotet. Po ashtu nėse
pėrsėri vihet diēka tjetėr po ashtu edhe ajo ndotet.
Pyetja:
Si ėshtė dispozita e sigurimit komercial nė vendet
e Perėndimit nė raste tė nevojės apo domosdoshmėrisė bie fjala: kur sigurimi
ėshtė i domosdoshėm? Dhe si ėshtė alternativa nė rast se kjo gjė nuk bėn?
Pėrgjigjja:
Sigurimi i domosdoshėm ėshtė njė lloj prej llojeve
tė tatimit qė e paguan tregtari dhe pėr te nuk ka pėrgjegjėsi. Njėkohėsisht, kur
tė prishet sendi i siguruar detyrimisht, ke tė drejtė ta kthesh atė shumė qė ke
paguar mė parė.
Pyetja:
Burri im rrallė herė lahet dhe ėshtė i papastėr
ndėrkaq unė jam njė grua qė i pėrmbahem fesė. Ēka tė bėj qė ta bindi atė?
Pėrgjigja:
S’ka tjetėr rrugė pėr ty pėr ta bindur atė vetėm se
ta kėshillosh sa tė mundesh.
Pyetja:
I jam lutur All-llahut Fuqiplotė qė t’mė mundėsoj
tė kem njė Murshid (dijetarė i denjė qė tė udhėzon nė Rrugė tė Drejtė) i cili do
t’mė ndihmojė nė zbatimin e urdhėrave tė All-llahut. Njėkohėsisht jam lutur pėr
njė xhemat qė tė ndjek atė. Njė natė pashė njė ėndėrr se unė besatimin pėr njė
gjė tė tillė ia jap Shejh Ahmed Bedeviut pėr tė cilin unė nuk di gjė. Kėrkoj nga
ekselenca juaj qė t’mė tregoni se tarikati i Bedeviut a ėshtė prej tarikateve tė
devijuara sufiste si dhe si ėshtė vetė personaliteti i Bedeviut apo ėshtė njė
tarikat qė tė shpie kah njohja e All-llahut?
Pėrgjigjja:
Shejh Bedeviu ėshtė prej atyre pėr tė cilėt
dijetarėt unanimisht kanė thėnė se ėshtė ndėr evlijatė mė tė mėdhenj. Por, ky
shumicėn e jetės sė tij e ka kaluar nė gjendje tė ekstazės (ngazėllimit, dehjes
shpirtėrore)… All-llahu e mėshiroftė atė, ai ka qenė prej ithtarėve tė Shuhudit
(vazhdimisht para vetes ka pasur praninė e All-llahut), ashtu qė tė marrurit me
Shuhudin e All-llahut e ka larguar ate nga bashkėpunimi e kontaktimi me
njerėzit.
Pyetja:
Jam njė i ri (18 vjeēar) qė 15 vite i kam kaluar
larg All-llahut Fuqiplotė. Gjithė kujdesi im ka qenė pėrafėrsisht nė fushėn e
artit (dramės, vizatimit dhe muzikės) dhe kam qenė shumė i dalluar madje edhe nė
fazėn kur mėsoja nė fushėn e muzikės ku shumė mirė pėrdori njė instrument
muzikor me frymė e qė quhet “Kirdan”. Kam qenė fitues i parė nė nivel tė vendit
tonė Sirian. Kam patur oferta tė shumta pėr nė shtetet e Halixhit dhe nė Greqi
por, diēka kisha nė brendinė time qė nuk mė linte tė pranojė njė gjė tė tillė
edhe ate pa kurrfarė diskutimi. Kurse tash falėnderoj All-llahun qė me Bujarinė
dhe Fisnikėrinė e Tij jam nė rrugė tė vėrtetė. Pyetja ime ėshtė: A mė lejohet qė
t’ua mėsoj tė tjerėve muzikėn me para?
Pėrgjigjja:
Nuk dua qė ti ende tė merresh me kėtė profesion
pasi qė All-llahu Fuqiplotė tė pastrojė nga e kaluara qė e pėrshkrove.
Pyetja:
Disa tė sėmurėve nga sėmundja e sheqerit nuk ju
mundėsohet aspak qė gjatė jetės tė agjėrojnė ndoshta kjo gjendje u vazhdon tėrė
jetėn e tyre. Pra, a obligohen kėta njerėz qė tė japin fidje pėr ēdo ditė qė nuk
e agjėrojnė?
Unė jam i punėsuar nė punė shtetėrore dhe gjatė
orarit tė punės unė bėj shitjen e disa artikujve pėr pėrfitimin tim personal
por, me lejen e pėrgjegjėsit i cili nuk pati ndonjė kundėrshtim pasiqė unė punėn
e kryej nė mėnyrė tė sinqertė pa mos ndikuar kjo qė unė e bėj pėr fitimin tim nė
punėn e shtetit. A mė lejohet njė gjė e tillė?
Kam lexuar nė librin tuaj “Konsultime shoqėrore”
faqe 124-pyetja e fundit se: “lejohet caktimi i afatit tė martesės nė mendje
por, pa mos e kushtėzuar atė nė kontratė”. Unė pyes a nuk konsiderohet njė gjė e
tillė kohėzim i martesės edhe pse nuk e kemi shprehur atė. A nuk ėshtė njė gjė e
tillė hile ndaj sheriatit. Nėse njė gjė e tillė lejohet atėherė a duhet qė kjo
gjė tė bėhet me pėlqimin e brendshėm tė dy palėve apo mjafton qė burri tė mbajė
nė vete njė gjė tė tillė?
Pėrgjigjja:
Po. Duhet tė jep nga njė fidje, pėr ēdo ditė qė nuk
e ka agjėruar.
Nuk mendoj se pėr njė gjė tė tillė ka ndonjė
pengesė pasi qė kryeshefi i punės ėshtė dakorduar.
Tė preferoj tė lexosh librin tim: “Kėshtu tė
thėrrasim nė Islam” i cili pėrfshin metodėn shembullore rreth njoftimit me
Islamin dhe thirrjen nė tė.
Po, lejohet qė i martuari tė vendos ose tė mendojė
nė vete qė ta lėshojė pas njė kohe tė caktuar sepse ajo qė konsiderohet nė
kontratė ėshtė atė qė e dėshmon me fjalė me tė cilėn bėhet zotimi pohimi (ixhab)
dhe pranimi (kabuli) e kėtu nuk merren nė konsideratė idetė dhe mendimet.
Pyetja:
Ne jemi njė shoqėri qė merremi me bujqėsi dhe
kujdesemi me kultivimin e deleve. Mė herėt mbarsimi i lopėve bėhej me muzetė por
me zhvillimin shkencor dhe pėr shkak tė mungesės sė muzetėve ngase nuk gjenden
ēdokund, mbarėsimi tani bėhet nėpėrmjet injeksioneve duke u pavarėsuar nga
muzetėt nga shkaku se rezultati i mbarsimit artificial rezultatet i ka tė
garantuara kurse mbarsimi artificial nuk i ka tė garantuara. Pra, si ėshtė
dispozita e sheriatit pėr kėtė mbarsim?
Shumė njerėz qė merren me dhen gjatė ditėve tė
mbarsimit pėrdorin disa injeksione qė pėrmbajnė lėndė ngacmuese e cila bėn qė
delja ta kėrkojė dashin qė tė mbarsohet.
Nuk dij se ka diē qė e ndalon mbarsimin artificial
nė rast nevoje.
Gjithashtu nuk ka ndonjė pengesė sipas sheriatit qė
tė pllenohen dhentė me injeksione qė e kanė efektin pėr tė cilin ti flet.
Pyetja:
A ėshtė Islami Fe dhe shtet? Apo politika
konsiderohet prej asaj qė i Dėrguari i All-llahut ka thėnė: “Ju mė mirė i dini
punėt e dunjasė suaj” dhe kėshtuqė ēėshtjet e kėsaj bote i lehen pėrpjekjeve
tona me kusht qė tė ngrejmė mėsimet e All-llahut (Fuqiplotė), d.m.th. tė ngrisim
drejtėsinė, konsultimin dhe tė gjitha mėsimet dhe udhėzimet e Islamit tė pastėr?
Pėrgjigjja:
Islami ėshtė Fe dhe shtet. Prej argumenteve mė tė
qarta pėr kėtė ėshtė (kushtetuta) dokumenti tė cilėn e diktoi i Dėrguari
sal-lall-llahu alejhi vesel-lem kur emigroi nė Medine e qė pėrmbante lindjen e
shtetit dhe ummetit islam. Ndėrkaq, argumenti mė i qartė pėr kėtė ėshtė edhe
vetė fakti se njė e treta e dispozitave tė sheriatit dhe e shtetit islam quhen
(dispozitat e Imametit- udhėheqjes sė muslimanėve) qė do tė thotė se ato nuk
aplikohen ndryshe vetėm se nėpėrmjet kryetarit tė shtetit. Ndėrkaq, nuk ka
ndonjė problem nė shprehjet dhe termet respektivisht ke mundėsi qė kryetarin e
shtetit ta emėrtosh halife, imam, emir i besimtarėve apo kryetar i shtetit. Ajo
qė ėshtė me rėndėsi ėshtė qė muslimanėt tė jetojnė nėn hijen e njė shtetit
Islam.
Pyetja:
Kam lexuar nė librin: “Mean-nas” tė dijetarit tė
nderuar merhum Shejh Ali Tantavi i cili nė faqen 164 pėrmend njė aforizėm tė
Ibni Ataull-llah Skenderiut por, nė fusnotė tė librit pėrmend se libri i kėtij
dijetarit mban dalalete por, ky aforizėm ėshtė i vėrtetė. Pra, doktor i nderuar,
dėshiroj tė ma tregoni mendimin tuaj.
Pėrgjigjja:
Nuk di se nė librin “El-Hikem” tė Ataullahut ka
ndonjė dalalet.
Shejh Ali Tantavi mėshira e All-llahut qoftė pėr tė
nė fillim tė jetės ka patur disa qėndrime jo tė qėlluara e jo tė drejta i cili
nė pjesėn e fundit tė jetės sė tij i ka tejkaluar ato.
Nė njė periudhė tė jetės ky e akuzonte edhe imam
Busuriun pėr kufėr kurse mė pas u bė prej atyre qė e respektonte dhe e donte
atė.
Pyetja:
Mė ka treguar njė vėlla qė banon nė Francė se gjatė
luftės sė Halixhit ka pasur atje nė Francė njė konferencė ku keni marrė pjesė
edhe ju dhe kur jeni pyetur pėr intervenimin Amerikan kundėr Irakut qėndrimi
juaj ka qenė pėrkrahės pėr intervenimin. A ėshtė njė gjė e tillė e vėrtetė? Nėse
ėshtė e vėrtetė a mund doktor i nderuar tė na tregoni pėr dallimin midis Irakut
nė atė kohė dhe Afganistanit sot?
Pėrgjigjja:
Ruana Zot! qė unė tė them se lejohet intervenimi i
Amerikės nė situatėn e cilėsdo shoqėri islame apo cilitdo shtet islam. Tė thuash
se lejohet intervenimi i Amerikės kundėr Irakut ose me Irakun kundėr Kuvajtit
kjo do tė thotė se lejohet okupimi i Amerikės pėr burimet e naftės nė vendet
arabe, kurse njė gjė tė tillė nuk e thotė askush pėrveē atij qė ėshtė tradhtar i
All-llahut, i Dėrguarit tė Tij dhe i ummetit.
Pyetja:
A ėshtė haram (i ndaluar) festimi i ditėlindjeve
pėr tė vegjėlit?
Pėrgjigjja:
Nuk dėshiroj qė nė shtėpitė e muslimanėve tė
dominojnė traditat perėndimore jo islame sepse ato nė shikim mė tė largėt kanė
pasoja tė dėmshme.
Pyetja:
A ėshtė e vėrtetė se muslimani duhet tė mėsojė atė
qė e ka obligim dhe pastaj duhet tė kufizohet me dhikėr (tė pėrmendurit
All-llahun), kontrollin ndaj All-llahut, se nuk duhet tė hulumtojė e tė lexojė
librat me qėllim qė tė zgjerojė diturinė, tė mos lexojė librat e Hadithit, tė
marėdhėnieve ndėrnjerėzore, kuptimin e tyre dhe dituritė tjera tė ndryshme.
Pėrgjigjja:
Mexhlisi, rrethi i diturisė ėshtė mė i vlefshėm se
60 vjet ibadet (adhurim). Dhikri nuk ėshtė i pa nevojshėm pėr diturinė siē edhe
dituria nuk ėshtė e panevojshme pėr dhikrin. Pra, duhet tė pajisesh dhe tė keshė
fat nga tė dyjat.
Pyetja:
Me rastin e njė ndeshjes sė birit tim qė para 20
viteve u zotova (bėna nedhėr) se pėr ēdo ditė do tė fali nga 50 rekatė nėse
All-llahu ma shėron tė birin dhe ai elhamdulil-lah u shėrua. Unė e zbatova
zotimin 2 vite me rradhė dhe pastaj nuk munda. Tani dėshiroj ta di dispozitėn
rreth kėsaj ēėshtjeje? A t’i kėthehem pėrsėri namazit? (duke patur parasysh se
tani i kam 60 vjet).
Pėrgjigjja:
Obligohesh qė tė zbatosh zotimin tė cilin e ke
marrė pėrsipėr derisa ke mundėsi. Kur tė mos mundesh atėherė lirohesh nga kjo
pėrgjegjėsi.
Pyetja:
Jam betuar duke thėnė: “Betohem nė All-llahun se
nuk do tė vij nė fejesėn tėnde” kam pėr qėllim fejesėn e motrės sime e cila
bėhej pas dy ditėvė. Kjo ndodhi pėr shkak tė njė zėnke qė ndodhi mes meje dhe
saj. Por, pasiqė e pashė se nėna ishte tepėr e zemruar dhe kishte filluar tė
qajė, kurse unė isha kthyer nga udhėtimi dhe nėna frikohej nga fjalėt e botės
andaj unė shkova nė banketin e fejesės sė saj pėr ta pajtuar nėnėn time edhepse
e dija se unė ngarkohem me kefaret pėr betimin. Sa duhet tė paguaj pėr thyerjen
e betimit, pasiqė kjo ėshtė hera e parė qė bėj njė gjė tė tillė?
Banoj nė Emiratet e Bashkuara pėr punė. Si ėshtė
dispozita e kėsaj sipas Islamit pasiqė kushtet e rėnda ma kanė imponuar njė gjė
tė tillė ngase babai i im ka ndėrruar jetė para pesė viteve kurse vėllau im nuk
ka mundėsi tė kujdeset pėr vete dhe pėr familjen e vet. Qėndrimi im kėtu
el-hamdulil-lah ėshtė i sigurt, njoh shumė shoqe dhe jetoj sikur tė jem nė
vendin tim?
Pėrgjigjja:
Shpagimi i thyerjes sė betimit ėshtė me ushqimin e
10-tė tė varfėrve nga njė ushqim mesatar sipas standardit qė e ke dhe pse nuk
lexon Kur’an qė tė mėsosh kėtė dispozitė tė njohur tė cilin Kur’ani qartė e
thekson?
Sa i pėrket pyetjes sė dytė nuk ka dėm nėse qėndron
atje ku je nėse u pėrmbahesh urdhėrave tė All-llahut dhe nėse qėndrimi yt atje
nuk tė shkakton devijim nga rruga e All-llahut.
Pyetja:
Fėmiu im ka njė vjet e gjysėm. Duke e mbajtur nė
krah hetova njė lagėshti dhe menjėherė shkova dhe e kontrollova qilimin ku ai ka
luajtur por nuk gjeta diē qė tė mė bėn tė mendoj se ishte i lagur. Nė kėtė qilim
tė madh e tė shtrirė falemi. Pra, tash pyes se a ėshtė i ndotur apo jo kurse
pantalonat e fėmijut ishin tė lagura dhe largimi i tij nga ai vend nuk ka
zgjatur shumė?
Pyetja e dytė: ka disa vende nė internet qė ofrojnė
bisedė dy minutash nė tėrė botėn por me kusht qė tė jesh pjesmarrėse tek ata me
postė elektronike (njėkohėsisht edhe kjo pjesmarje ėshtė gratis) a mė lejohet qė
tė marrė pjesė me emra tė imagjinuar me qėllim qė tė mė mundėsohet nė secilėn
herė tė pjesmarjes nga dy minuta gratis. Ky veprim kėtu ėshtė shumė i pėrhapur
saqė edhe ata qė i drejtojnė dhe qė ofrojnė njė gjė tė tillė janė tė njohur se
njerėzit veprojnė kėshtu?
Pyetja e tretė: A lejohet pėrdorimi i telefonit apo
i aparatit pėr fotokopjim (fotokopjimi) dhe interneti pėr qėllime private nė
institutin ku pėrgatiti doktoraturėn nė Francė. Ky shfrytėzim tė bėhet pėr tė
kryer punėt e mija nėpėrmjet telefonit, apo tė pyes gruan a i duhet diēka nė
shtėpi para se tė kthehem pėr nė shtėpi apo tė bisedoj me ndonjė shok ose tė
pėrdori internetin pėr tė kėrkuar ndonjė gjė edhe nėse nuk ėshtė shkencore apo
tė bisedoj me shokėt etj. Duke potencuar se ne kėtė e bėjmė para tyre madje ka
edhe vetė prej atyre qė mė dėrgojnė faksa private. Domethėnė kjo tek ata ėshtė
mė pak se normale?
Pėrgjigjja:
Pasiqė nuk ke gjetur gjurma tė lagėshtinės nė
qilim, qilimi ėshtė i pastėr. Rregulla e fikhut thotė: “Nuk bie bindja me
dyshim” d.m.th. sipas Sheriatit dyshimi qė tė paraqitet se qilimi apo ndonjė
teshė e pastėr se mos ėshtė ndotur nuk ka asnjė far peshe. Kėshtuqė vendi
(tesha) sipas dispozitės sė Fikhut ngel i pastėr derisa tė vėrtetohet se ėshtė
ndotur.
Sa i pėrket pyetjes sė dytė: Nuk tė lejohet tė bėsh
pjesmarje me emra tė rejshėm nė postat elektronike (emaila) ngase nė njė gjė tė
tillė pėrdorėt mashtrimi dhe tradhtia.
Sė treti, nuk lejohet pėrdorimi i telefonit tė
shtetit apo organizates ku ti je i punėsuar pėr gjėra private pėrveē pas
kėrkimit tė lejes nga ajo organizatė apo ministri.
Pyetja:
A lejohet heqja e qimeve tė fytyrės qė janė tė
padėshirueshme (bie fjala mbi buzė) duke pėrdorur makina me rrymė?
Pėrgjigjja:
Ajo qė ndalohet ėshtė shkulja e qimeve tė fytyrės.
Ndėrsa tė hiqen ato me rruajtje me makina me rymė apo me tjera nuk ėshtė e
ndaluar.
Pyetja:
Ndonjėherė nė Sheriatin Islam pėrmendet se veprimi
i diēkahit ėshtė edukatė dhe nuk ėshtė vaxhib (obligim). Shpresoj qė tė mė
sqaroni ē’ėshtė qėllimi nga fjala edukatė. A mos ėshtė pėr qėllim se ėshtė
sunnet apo mendub (e pėlqyeshme) ose ėshtė prej veprave tė mira… Ndėrkaq, njeriu
qė nuk e vepron atė a ndėshkohet dhe a qortohet?
Pėrgjigjja:
Ēdo gjė nga kėrkesat fetare qė ėshtė nėn vaxhibin
(obligimin) ajo hynė nė gjėrat e preferuara e tė cilat shkallėzohen midis
mustehabit (e pėlqyeshme) dhe sunetit muekede (tė fortė) pėr tė cilat njeriu
shpėrblehet dhe nuk dėnohet nėse i lė ato.
Pyetja:
A janė tė gjitha ėndrat qė i shohim realitet qė
mishėrojnė aludime tė jetės sonė reale?
Pėrgjigjja:
Nuk kanė koment tė gjitha ėndėrrat qė i shohim nė
gjumė madje ka prej tyre qė janė ėndėrra tė pėrziera e qė nuk dijmė komentin e
tyre, si qė ka edhe ėndėrra qė ua dimė komentin.
?.?
Pyetja:
Nė librin tuaj “El-xhihadu …” keni pėrmendur se
hanefitėt kanė thėnė se shteti Islam (darul el Islami) shėndrohet nė Daru
el-Harb me disa kushte ku prej tė cilave ėshtė qė muslimanėt tė mos e gėzojnė
sigurinė qė e gėzojnė muslimanėt …. Pra, a thua Palestina ėshtė shėndruar nė
shtet jomusliman pėr shkak tė kėtij kushti apo jo . Por, sigurinė ata nuk e
posedojnė … Kėrkoj mė tepėr sqarim?
Pėrgjigjja:
Palestina nuk shėndrohet nė shtet jomusliman edhe
sipas shkollės juridike hanefite pėr arsye se Palestina ėshtė e lidhur rreth saj
me shtete islame si Jordania, Egjypti dhe Libani. Kurse shteti Islam nuk
shėndrohet nė shtet joislam sipas hanefitėve vetėm se me dy kushte: Tė mos
ekziston siguria islame dhe sė dyti, tė mos ketė mes atij shteti dhe shtetit
Islam pėrreth asnjė lidhje.
Pyetja:
Njė baba dėshiron qė t’ja merr vajzės sė vet qė
ėshtė e martuar pasurinė me pretendim se ai e ka shkolluar atė?
Pėrgjigjja:
Nuk i lejohet qė t’i merr asaj nga pasuria e saj
dhe pretendimi i tij ėshtė i pabazė.
Pyetja:
Kėrkoj tė mė jepni sqarim rreth grave tė cilat nuk
kanė dėshirė pėr martesė si ėshtė dispozita e tyre lidhur me mbulesėn? Dhe cila
ėshtė mosha kur gruaja nuk dėshiron martesė dhe cili ėshtė ajeti apo hadithi qė
flet pėr kėtė gjė?
Pėrgjigjja:
Gratė qė nuk kanė dėshirė pėr martesė janė ato pėr
tė cilat Kur’ani i emėrtoi “el-kavaidu minenisaai” pėr tė cilat bėn lėshim nė
mbulimin e vendeve tėrheqėse tė trupit tė tyre pėrderisa nuk janė objekt pėr
mashtrim dhe pėr tėrheqje dhe zbukurim. Ky ajet ghendet nė suren En-Nur, 60).
Pyetja:
Jam njė i ri shumė elegant dhe kam dėshirė tė madhe
dhe tė tepruar qė tė kujdesem pėr pamjen dhe flokėt e mija. A ėshtė njė gjė e
tillė e ndaluar sidomos kjo mund tė jetė edhe ngacmim pėr femrat dhe pėrse
ėshtė kaq shumė haram qė tė bėhet marrėdhėnie me gruan nė anus dhe kur ajo ėshtė
nė menstruacione dhe nė lehoni dhe a ėshtė e vėrtetė se gruaja i shkorurrėzohet
atij qė i vepron kėtė gjėra?
Pėrgjigjja:
Sikur tė ishe vajzė atėherė kujdesi yt i madh pėr
pamjen, bukurinė dhe flokėt tua do tė ishte njė gjė e arsyeshme. Por, siē thua,
ti je mashkull kėshtuqė kujdesi i tepruar i mashkullit pėr pamjen e bukur ėshtė
jonormale dhe shtrembėrim. Unė tė kėshilloj qė tė mos jesh jonormal si nė
emocionet njashtu edhe nė sjelljen tėnde.
Marrėdhėnia intime me gruan nė anus si dhe gjatė
menstruacioneve dhe lehonisė nuk shkakton shkorrėzim kėshtuqė gruaja edhe pas
kėtyre veprimeve ngel nė mbrojtjen e burrit tė saj por veprimi i tillė ėshtė
haram pėr shkak tė dėmeve tė cilat i pėsojnė tė dy palėt (bashkėshortėt).
Pyetja:
Studjoj nė Fakultetin e Dermatologjisė dhe unė jam
i dobėt nė gjuhėn e huaj dhe kam nevojė qė dikush tė mė ndihmojė. Nė tė njejtin
fakultet ishtė njė vajzė nga Kanadaja e mbuluar me mbulesė Islame dhe korrekte
ndaj Islamit. Kjo ishtė e rrezikuar qė tė ngel aty nga arsyja se nuk e njihte
mirė gjuhėn arabe dhe kishte ardhur shumė vonė. Ajo kėrkoi qė unė t’i ndihmojė
nė studimet e saja kėshtuqė unė i ndihmova nė disa lėndė ndėrsa ajo mė ndihmoi
nė gjuhėn angleze. Kjo ndihmė ka qenė vetėm nė bibliotekėn e fakultetit ku
asnjėhrė nuk ka patur mė pak se 100 studentė. Pra, a thua unė kam breė ndonjė
gjynah pasiqė jam ulur dhe e kam mėsuar atė duke potencuar se unė atė e kam
mėsuar vetėm nė biblotekė dhe nuk kemi biseduar jashta mėsimeve?
Pėrgjigjja:
Pėrderisa e ke kryer njė gjė tė tillė dhe e ke
kaluar i mbrojtur dhe duke iu pėrmbajtur Fesė siē thua atėherė nuk ka nevojė tė
pyesish. Kėrko nga All-llahu korrektėsi dhe shpresoj qė tė mos keshė ndonjė
gjynah pėr njė gjė tė tillė.
Pyetja:
A hynė futbolli nė lojrat sportive qė janė tė
lejuara me Sheriat?
Pėrgjigjja:
Po, futbolli hynė brenda lojrave sportive tė
lejuara me kusht qė t’i pėrmbahesh mbulimit tė auretit tė cilin All-llahu
Fuqiplotė e ka urdhėruar qė tė mbulohet.
Pyetja:
Jam njė vajzė 20 vjeēare nga njė familje tė
thjeshtė. Kam dy vėllezėr kurse nėna mė ka vdekur para gjashtė muajsh. Babai im
mė detyroi qė t’i lė studimet universitare qė t’i kryej punėt shtėpiake. Ai
bashkė me vėllezėrit e mi dalin dhe kthehen nė mbrėmje. Kurse jeta ime mė ėshtė
bėrė vetėm pritje gjegjėsisht t’i pres ata kur tė kthehen prej pune pasiqė tė
kemė pėrgaditur tė gjithė nevojat e shtėpisė dhe tė atyre nga ushqimi, pija,
pastrimi dhe larja, etj. A ėshtė me sheriat qė unė t’i respektoj urdhėrat e
prindit tim qė unė ta lė studimin nė Universitet qė tė ri nė pritjen dhe
shėrbimin e tij dhe tė vėllezėrve tė mij. A kam gjynah nėse unė nuk dėgjoj
urdhrin e prindit nė kėtė ēėshtje?
Pėrgjigjja:
Nuk tė lejohet qė tė mos respektosh babain tėnd nė
kėtė ēėshtje. Para vetes nuk ka tjetėr rrugė pėr tė vazhduar studimet vetėm se
tė bindish prindin me mundėsitė tua.
Pyetje:
Kompania e Mikrosoftit, e cila prodhon programe tė
njohura dhe tė cilat qarkullojnė nė tregje, ka shpallur se do t’i ofrojė ndihmė
tė pakufishme Izraelit. Kurse ju keni lėshur fetva pėr obligueshmėrinė e
bojkotimit tė prodhimeve Amerikane, gjegjėsisht tė mos blihen ato dhe kjo me
qėllim qė tė dėmtohet ekonomia amerikane. Pra, si ėshtė dispozita e shkeljes sė
tė drejtave tė kėtyre programeve, kopjimi i tyre pasiqė shkelja e tė drejtave tė
saj dhe kopjimi i programeve tė saj, dėmtimi kėtyre programeve nė internet?
Njėkohėsisht; si ėshtė dispozita e vjedhjes sė bankave amerikane apo dėmtimi i
tyre aq sa ka mundėsi pėr tė dėmtuar ekonominė e tyre? A nuk mendoni edhe ju se
ēdo mall e ka mėnyrėn dhe metodėn e vet tė bojkotit pėr tė realizuar synimin, e
qė ėshtė tė mos ndihmohet ekonomia amerikane?
Pėrgjigje:
Kur bojkoti tė kryhet nė mėnyrė masive dhe serioze
nga ana e muslimanėve ndaj mallrave amerikane, atėherė vjen koha pėr tė
hulumtuar hapat qė duhen ndėrmarrė dhe pėr tė cilat ti po mė pyet, e tė cilat
tani janė tė parakohshėm. Nuk mė pėlqen ushtrimi i muskujve nė letėr nė vend qė
tė ndjekim njė plan pėr realizimin hap pas hapi dhe ky duke ndjekur dispozitat
e Sheriatit. Kėtu shfrytėzoj rastin tė pėrmend edhe atė qė e kam pėrmendur edhe
mė parė, se: prodhimet amerikane, tė cilat prodhohen nė vendet arabe dhe ato
islame nė bazė tė licensės sė tyre qė kanė nga kompanitė amerikane, nuk lejohet
tė punohet me ta sepse njė pjesė e fitimeve u shkon automatikisht atyre,
kompanive amerikane.
Pyetje:
A ka ndonjė pengesė sipas Sheriatit Islam qė gruaja
tė marri patentėn pėr drejtimin e veturės?
Pėrgjigje:
Nuk ka ndonjė ndalesė nė Sheriatin Islam qė gruaja
ta drejtojė automjetin nėse ajo ėshtė e mbuluar me hixhabin e saj qė pėrputhet
me sheriat. Pse ajo mundet tė hypi dhe ta drejtojė devenė kurse nuk bėnka qė ajo
tė drejtojė automjetin ku ajo ėshtė edhe mė e mbuluar se sa kur hypėn nė deve?
Pyetje:
Ju mė herėt keni folur fjalė tė mirė pėr tė riun
egjiptian (ka pėr qėllim Amėr Halidin i njohur me aktivitetet islame qė i mban
me tė rinjtė e qė ėshtė shumė popullor dhe i suksesshėm nė kėtė drejtim,
aktivitetet e tė cilit i pėrcjell kanali satelitor “Ikra”, vėr. e pėrkth). qė
merret me thirrjen islame e qė ka arritur popullaritet tė madh ndėrmjet tė
rinjve egjiptianė, e qė e keni cilėsuar i rruajturi elegant. Unė kam njė
vėrejtje ndaj metodės sė thirrjes sė tij, por kėrkoj edhe nga ju qė tė mė
kėshilloni:
1. Ky i riu gjatė programeve, simpoziumeve dhe
bisedave tė tij pėrdor gjuhėn e popullit e jo letraren. Njė gjė e tillė a mund
tė jetė gabim i rėndomtė?
2. Kam edhe disa vėrejtje, tė cilat i kam
hetuar tek ata qė paraqiten nė mėsimet e kėtij tė riu, ndėr ta janė edhe tė
afėrmit e mi, kėshtuqė kėta kur dėgjojnė ndonjė kėshillė tė ndonjė dijetari qė
ėshtė i shtyrė nė moshė bie fjala shejh “Er-Ravi”, kėta nuk ia vėnė veshin se
ēfarė flet ai, ndoshta nga njėri vesh iu hyn e nga tjetri u del, ose edhe ka
prej tyre qė e mbyllin televizorin, duke mos patur dert qė ky shejhu ta mbarojė
bisedėn. Ndėrsa kur ky i riu e thotė tė njėjtėn kėshillė, fjalė apo tė njėjtin
rrėfim u ndrydhen qafat nga kujdesi i madh pėr tė dėgjuar atė qė thotė ai. A ka
ndonjė shpjegim pėr kėtė?
Sė kėtejmi u tregoj se motra ime (27 vjeēare ka
hixhab, por modern) ka interesim tė madh pėr atė qė thotė ky i riu dhe shkon nė
veprimtaritė e tij bashkė me shoqet e saj.
Njėherė kėrkova qė edhe unė tė shkoj ndėrsa ajo mė
tha se pėr tė hyrė nė kėtė sallė (nė opera) bileta kushton 50 xhunejh. Nga kjo
e kuptova se salla e “Operas” egjiptiane ka pėr qėllim leverdinė materiale, duke
e shfrytėzuar popullaritetin e kėtij tė riu dhe kanė bėrė kontratė me kėtė pėr
tė ligjėruar aty, duke ua theksuar se shikimi i filmit mė tė ri hollivudian nė
sallėn mė moderne, tė klimatizuar nuk tė kushton kėtu nė Egjipt ma tepėr se 25
xhunejh. Pra, a pranohet njė gjė e tillė nė fushėn e davetit (thirrjes nė rrugė
tė All-llahut)?
Pėrgjigje:
1- Ajo se nuk i pėrmbahet gjuhės letrare nuk
paraqet ndonjė thyerje tė kushteve tė kėshillės dhe tė urdhėrit nė tė mirėn dhe
ndalesės prej tė keqes. Tė gjithė e dijmė se rahmetli Shejh Muteveli Sharavij
All-llahu e kaploftė me mėshirėn e Tij, ka qenė i pakursyer nė pėrdorimin e
gjuhės popullore gjatė bisedave udhėzuese tė tij. Kur ne e llogarisim atė se ka
qenė prej miqve tė All-llahut (rab-banij), e prej tė sinqertėve ndaj All-llahut
para duarve tė tė cilit All-llahu Fuqiplotė ka udhėzuar qindra njerėz!
2. Nėse fjala e dikujt ndikon te dėgjuesit dhe
dėgjueset dhe ky ndikim i kthen prej devijimit nė pėrudhje atėherė ajo se fjala
e dikujt tjetėr nuk paraqet ndonjė tė metė apo kritikė pėr atė flet. Ka shumė
prej atyre qė mundohen dhe e lodhin veten pėr tė pėrgatitur fjalimet e tyre para
masės, por megjithatė kėshilla e tyre nuk depėrton nė zemrat e tyre. Pra, ēfarė
faji ka ky pėr tė cilin ti flet?
3. Sa i pėrket pagesės qė bėhet pėr t’u paraqitur
nė veprimtaritė e tij gabimi dhe pėrgjegjėsia nuk bie mbi atė, por bie mbi ata
qė e shfrytėzojnė njė gjė tė tillė. Nėse ka njerėz qė janė tė gatshėm tė
paguajnė kėtė tatim tė padrejtė dhe tė kėnaqen me dėgjimin e kėshillave dhe
porosive, rrezet e tė cilave depėrtojnė nė zemrat e tyre, atėherė edhe kjo ėshtė
njė shenjė se gjendja e kėtij qė jep kėshilla ėshtė e mirė, aq sa ėshtė edhe
argument pėr gjendjen e ligėsht tė kėtyre shfrytėzuesve.
Pyetje:
Si zakonisht lindjen e Pejgamberit tonė tė ndershėm
e festojmė me njė festė nė mbrėmje me ndriēimin e kandilave. Njė gjė e tillė, a
ėshtė prej bidateve tė dalaletit (humbjes)?
Pėrgjigje:
Nuk ka ndonjė problem pėr manifestime tė kėtilla me
tė cilat muslimani shpreh gėzimin e tij pėr lindjen e tė Dėrguarit tė
All-llahut, por me kusht qė ky gėzim tė mos mbaj nė vetvete ndonjė punė qė ėshtė
haram.
Pyetje:
Njė shoku im mė ka pyetur pėr ēėshtjen e Israsė
(udhėtimin qė ia mundėsoi All-llahu Fuqiplotė Muhammedit alejhis-salatu
ves-selam nga Bejtur Haram e deri nė Kudus pėr njė copė nate) dhe Mi’raxhin
(ngritjen e Muhammedit alejhisalatu ves-selam pėr nė qiejt mė tė lartė) dhe se
njė gjė e tillė mund tė vėrtetohet me teorinė e Ajnshtajnit. Pra, a ėshtė e
vėrtetė njė gjė e tillė?
Pėrgjigje:
Nuk ka lidhje teoria e Ajnshtajnit me mu’xhizen e
Israsė dhe tė Mi’raxhit. Fuqia e All-llahut nuk ka pritur ndonjė formulim
shkencor qė ta zbulojė Ajnshtajni pėr ta realizuar kėtė mu’xhize gjatė jetės sė
Dėrguarit tė All-llahut.
|