|

Pyetje dhe pėrgjigje – VIII
Seid Ramadan El-Buti -
njėri ndėr dijetarėt mė tė mėdhenjė muslimanė
Pyetje:
Njė vėlla musliman punon me taksi dhe i duhet tė qėndrojė me orė tė gjata nė punė, kėshtu qė ai disa namaze i kryen ulur nė makinė dhe ndoshta ndonjėherė detyrohet tė falet pak nė drejtim jo tė kibles. A ka tė drejtė ta bėjė njė gjė tė tillė nėse frikėsohet se i kalon koha dhe a ka dallim nė kėtė midis farzit dhe nafiles?
Pėrgjigje:
Nė shembullin qė ti pėrmende nuk konsiderohet e nevojshme qė tė mund tė falėsh farzin ulur, ose i larguar nga kibla.
Pyetje:
Unė vuaj nga devijimi seksual nė tė menduar. Por elhamdulil-lah deri tani nuk kam bėrė gjėra qė e hidhėrojnė All-llahun Fuqiplotė. Megjithatė unė kam shumė frikė se mos rrėshqas nė kėto lakmi dhe nuk di ē’tė bėj sidomos pasi unė jam i dobėt. Elhamduli-lah nė mėnyrė tė rregullt e ndjek xhaminė si dhe ndjek aktivitetet fetare dhe vazhdimisht mundohem qė ta angazhoj veten me kėto gjėra, por vazhdimisht dėshtoj. Cila ėshtė zgjidhja?
Pėrgjigje:
Ilaēi yt i parė ėshtė tė shpeshtosh lutjen dhe vazhdimisht kthimin tek All-llahu. Ndėrsa ilaēi i dytė tė shkosh para njė mjeku specialist fetar qė i frikėsohet All-llahut.
Pyetje:
Siē mund ta dini dhe ju, nė kėtė kohė janė shtuar devijimet e mashtrimet, saqė unė sapo dal nga njėri, hyj nė tjetrin. Por njė gjė mė mundon, e ajo ėshtė qė tė bėhem i moralshėm si sahabet (shokėt e Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem), All-llahu qoftė i kėnaqur me ta. Unė pėr veten time kėrkoj mė shumė moralin se sa ibadetin. Pra, kėshtu nisem nė kėtė gjė, saqė arrij deri nė atė shkallė qė ta respektoj nėnėn time nė masė tė madhe, po ashtu edhe vėllezėrit e mi, saqė jam nė gjendje tė flijoj pėr ta, por nuk shkon mė tepėr se njė javė apo 10 ditė e pėrsėri kthehem nė tė parėn ku pėrsėri ndjej se besimi mė dobėsohet. Kėshtu pėrsėri kthehem nė moralin e mėparshėm saqė edhe familja befasohet. Ju lutemi tė mė kėshilloni!
Pėrgjigje:
Virtytet e mira janė thelbi i Fesė. Por mėnyra e arritjes deri tek ato, sė pari janė zbatimi i detyrimeve, tė cilat All-llahu t’i ka obliguar. Pastaj shpeshtimi i tė pėrmendurit tė All-llahut dhe sė dyti leximi i Kuranit. Ky ėshtė ilaēi qė rregullon veten tėnde si dhe ky ilaē tė bėn mė tė kthellėt, mė tė butė nė marrėdhėnie me tė tjerėt. Mos harro edhe rėndėsinė e lutjes dhe kthimit tek All-llahu.
Pyetje:
A ėshtė nė rregull tė besohet mundėsia qė All-llahu tė gėnjejė? Nėse nuk ėshtė nė rregull, atėherė si ėshtė dispozita e atij qė shkruan dhe vepron njė gjė tė tillė si dhe ata qė thėrrasin nė kėtė ide?
Pėrgjigje:
Njeriu i menēur e qė beson All-llahun, nuk mund tė thotė pėr All-llahun se Ai mund tė gėnjejė! Ai qė e beson njė gjė tė tillė, ėshtė njėsoj si ai qė e mohon All-llahun Fuqiplotė.
Pyetje:
Vazhdoj t’i drejtohem All-llahut me lutje dhe mundohem ta zgjedh kohėn e pėrshtatshme dhe fjalėt e pėrshtatshme, por kurgjė nuk po ndodh. A do tė thotė se All-llahu nuk ėshtė i kėnaqur me mua? Unė e di se duhet qė tė pres, por dua tė di, a ėshtė All-llahu i kėnaqur me mua si muslimane e mirė?
Pėrgjigje:
All-llahu pranon lutjen e robit derisa ai nuk shpejton dhe nuk thotė: jam lutur, por nuk mė ėshtė pėrgjigjur. Dije se Ai tė ka premtuar se do tė pėrgjigjet nė kohėn kur Ai do, e jo nė kohėn kur ti dėshiron dhe ajo nė mėnyrėn qė Ai do, e jo nė mėnyrėn qė ti dėshiron.
Pyetje:
Unė jetoj dhe punoj nė Holandė qė prej 30 vjetėsh e deri tani. Kam paguar shumė qira pėr apartamentin tim. Tani jam martuar dhe kam dy fėmijė. Pėr t’i shpėtuar kėsaj gjendjeje dėshiroj tė blej njė banesė, jo pėr luks. As qė dua ta blej, apo qė ta shes atė e tė fitoj, por dua tė jetoj aty deri nė vdekje. Dėshiroj qė ju tė mė tregoni, a mė lejohet qė tė blej dhe pagesa tė bėhet me kredi nė bazė tė hipotekės (normal kjo ka kamatė)? Ēfarė tė bėj?
Pėrgjigje:
Nuk lejohen transaksionet me hua me kamatė, ose me gjėra tė tjera pėrveēse nė raste tė nevojės ekstreme. Kurse ti e di, a je nė kėtė situatė, apo nuk je?
Pyetje:
Punoj nė njė kompani private ku aty nuk ka as sigurime shėndetėsore, ose shoqėrore. A mė lejohet mua qė tė regjistrohem nė sigurimet shoqėrore?
Pėrgjigje:
Nėse nuk ka kamatė, nuk ka ndonjė pengesė.
Pyetje:
A ėshtė e vėrtetė se pėr ne muslimanėt e vitit ‘48 ka dispozita tė veēanta siē supozojnė shumė njerėz dhe kėto pėr shkak tė kushteve tona tė veēanta, tė cilat ju i dini mirė? Cilat janė rregullat pas tė cilave duhet tė shkojmė qė tė mos e humbim busullėn, e tė humbasim rrugėn? Shumica kėtu kryejnė vepra qė janė nė kundėrshtim me Sheriatin dhe qė nuk i takojnė muslimanit (saqė kėto gjėra kanė filluar tė pasqyrohen nė moralin e tė rinjve). Nėse ndonjėrin prej tyre e kėshillon, e sheh se ai e refuzon kėshillėn, duke e arsyetuar kėtė se dispozitat e sheriatit nuk vlejnė dhe nuk zbatohen nė kushtet tona ku jetojmė dhe se ėshtė e rėndė qė ne t’i zbatojmė pasiqė nuk jemi shtet islam, madje ne edhe nuk jetojmė edhe nė shtet jo-islam (bie fjala nė shtetet evropiane). Prej punėve tė cilat kėtu kam pėr qėllim janė veprimet me kamatė me bankat, mbushja e llotarive me tė gjitha llojet, kopjimi i cedeve (cd), programeve kompjuterike dhe shitja e tyre, mbėshtetja nė papunėsi pėr tė marrė ndihma sociale pėr tė papunėt, edhepse ata punojnė dhe kanė rrogė mujore (disa – madje shumica e tyre) lėnė punėn edhepse mund tė punojė me qėllim qė tė marri ndihma sociale.
Pėrgjigje:
Dispozitat e sheriatit islam e ndjekin muslimanin kudo qė ai tė jetė. Kurse prej kėtyre dispozitave ėshtė: Nevoja ekstreme bėn qė tė lejohen tė ndaluarat dhe lejimet qė janė tė caktuara e tė njohura. Pra, kėto dispozita nė pėrgjithėsi nuk kanė vatan tė caktuar. Muslimani detyrohet t’i zbatojė kudo qė tė jetė.
Pyetje:
Kam studiuar xhirimin nė institutin e arteve dhe ky ishte fati im pas shkollės sė mesme. Mė pas jam punėsuar nė njė Kompani private qė merret me prodhimin e punėve tė artit. Kėtu punova 4 vite me radhė si kameraman. Pastaj kalova nė fushėn e produksionit ku kam punuar si ndihmues. Ende synimi im ėshtė qė ta mėsoj produksionin jo pėr tė nxjerrė prodhime artistike tė njohura si tė ditėve tė sotshme, por qė tė hulumtoj punė qėlluese, edukative apo fetare. Gjatė gjithė kėsaj kohe unė po zvarritem, megjithėse arti nuk ka mundur ende qė tė mė tėrheqi nė lajthitjet e tij, edhepse jam nė mesin e tyre. Por unė vazhdimisht veproj me njė mėnyrė diplomatike pėr t’u ruajtur nga ata dhe ta kryej punėn time. Elhamduli-lah jam i rregullt nė namaz dhe nuk bėj lėshime nė ibadetet e mia. Kjo ėshtė e vetmja punė qė njoh dhe kjo punė ėshtė burimi i furnizimit tim, gruas dhe fėmijės tim. Pra, puna ime si ndihmės xhirues, a ėshtė haram? Edhepse qėllimi im ėshtė qė tė mėsoj xhirimin kurse njė gjė tė tillė ėshtė e rėndė dhe e shtrenjtė nėse nuk punoj nė kėtė mėnyrė. Pra, doemos duhet tė ushtrohet nėn duart e njeriut qė ėshtė prodhues i specializuar e i aftė.
Pėrgjigje:
Dispozita e kėsaj varet nga lloji teknik qė prodhon si ndihmės i xhiruesit. Pra, nėse ėshtė i arsyeshėm me sheriat islam, atėherė nuk ka pengesė, por nėse jo, atėherė ėshtė haram.
Pyetje:
Kam njė mixhė, gruaja e tė cilit ka lindur njė fėmijė para kohe. Fėmija e ka shpinėn tė hapur dhe ka difekt nė nervat e tij. Mjekėt thonė se ky do tė vdesė pa operacion, bile edhe pas operacionit mundėsitė pėr tė jetuar janė 50%, por edhe nėse jeton gjysma e poshtme e tij do tė jetė e paralizuar. Ndėrkaq prindi i fėmijės nuk zotėron aq pasuri pėr operacin. A lejohet qė ta lėmė ashtu pa operacion e tė vdesė, apo ta vdesim ne (me injeksione)?
Pėrgjigje:
Nuk lejohesh tė bėhesh shkaktar i vdekjes sė tij. Kurse sa i pėrket operacionit tė tij kjo i lihet vendimit tė prindėrve.
Pyetje:
Nė Insbruk ka mė tepėr se njė xhami, por tė komuniteteve tė ndryshme. Ka edhe njė xhami me qira qė ėshtė e komunitetit arab. Vėllezėrit kėtu deshėn para njė viti tė blejnė njė xhami, por ndihmat qė mblodhėn nuk janė tė mjaftueshme, kėshtu qė komisioni i ngarkuar me kėtė punė ka kėrkuar kredi nga njė bankė pėr ndėrtimin e kėsaj xhamie. Por kjo temė ishte thelbi i njė pėrēarjeje midis atyre qė janė kundėr kamatės pėr tė cilėn gjė All-llahu Fuqiplotė kėrcėnohet me luftė dhe atyre qė e shohin njė gjė tė nevojshme dhe me interes. Vendi i ri i xhamisė u ble me kredinė e bankės dhe me ndihmat qė u mblodhėn. Njerėzit kėtu u ndanė nė dy tabore. Njėri thotė se nuk do tė shkojnė pėr t’u falur nė atė xhami qė nuk ėshtė e ndėrtuar me devotshmėri, kurse tabori tjetėr ka mendim tė qartė, ecin me kohėn. Kėta kanė kėrkuar pėrgjigje nga Ez’heri, tė cilėt u kthejnė pėrgjigje se kredia ėshtė hallall dhe nuk ka asnjė problem aty, duke u mbėshtetur nė parimin e nevojės, por e vėrteta ėshtė se nevoja jonė, ėshtė sikurse e atij qė dėshiron njė shtėpi pėr pronėsim me qėllim qė ta ngrejė ēmimin e qirasė. A lejohet kjo shitje dhe a lejohet namazi nė kėtė xhami, e cila ėshtė ndėrtuar me pasuri qė mban kamatė?
Pėrgjigje:
Nuk lejohet blerja e njė ndėrtese pėr ta shndėrruar nė xhami nėpėrmjet kamatės dhe kjo sipas vendimit tė njėzėshėm (ixhma) tė muslimanėve. Kjo nevojė qė kėrkon njė gjė tė tillė, nuk ėshtė e konsiderueshme.
Pyetje:
Si thoni qė tė shkruhet Kurani me shafran dhe me ujė trandafili dhe pastaj tė laget me ujė dhe pastaj tė pihet si rukje (shėrim), ose si mbrojtje, apo pėr ta forcuar kujtesėn? Dhe pse shafrani dhe uji i trandafilit?
Pėrgjigje:
Bartja e ajeteve tė Kuranit pėr bereqet ėshtė e ligjshme dhe njė gjė e tillė ėshtė njė lloj prej llojeve tė rukjes sė ligjshme. Kurse tė shkruhen ajetet me shafran dhe tė ngjashme dhe lagia e tyre me ujė etj., ėshtė bidat qė nuk pėrputhet me sheriatin dhe me rregullat e rukjes.
Pyetje:
Sė pari: A ėshtė haram bakshishi qė i jepet kamerierit nė restorant nėse ai gjatė tėrė kohės mė shėrben pa ma kėrkuar njė gjė tė tillė?
Pėrgjigje:
Po lejohet t’i jepet kamerierit dhe njė gjė e tillė ėshtė veprim i mirė.
Pyetje:
Unė elhamduli-lah jam njė rob musliman qė falem, por kam mungesė kontakti me All-llahun nga ana shpirtėrore me pėrjashtim kur kam situata tė rėnda. Shpresoj prej jush qė tė mė udhėzoni se si tė bėhem prej atyre qė janė vazhdimisht tė lidhur me All-llahun Fuqiplotė, lidhje kjo qė nuk mund tė matet me asgjė!
Pėrgjigje:
Kjo arrihet duke e shpeshtuar tė pėrmendurit e All-llahut (duke bėrė dhikėr) sidomos herėt nė mėngjes dhe natėn, duke lexuar Kuran, duke u larguar nga ngrėnia e haramit dhe duke mos u shoqėruar me njerėzit e kėqij.
Pyetje:
Jam njė vajzė e re e martuar. Jeta ime ishtė e mbushur me devotshmėri kurse burri im ėshtė thirrės nė nivel familjar dhe tė shoqėrisė. Ai ishte kėshtu deri kur bleu njė kompjuter dhe u bėmė pjesėmarrės nė internet. Nga kjo kohė filluam tė pėrjetojmė kundėrshtime qė nuk i kemi patur mė herėt. Papritmas zbulova se ai ishtė anėtar nė web-faqet amorale dhe shpreson qė unė t’u ngjaj atyre vajzave, por mua nuk mė le turpi ta bėj njė gjė tė tillė. Krahas kėsaj ai ka filluar qė tė afrohet me shokė tė kėqij dhe tė harrojė shokėt e devotshėm. Ai mė do mua, por ai nuk ndjen se unė atė e dua sepse unė nuk e befasoj atė me gjėra… Ēfarė tė bėj. Unė i frikėsohem All-llahut qė ai tė mė marri nė llogari pėr veprimet e mia. Por unė po betohem se mundohem tė jap gjithė atė qė mundem pėr ta kėnaqur, pėr tė fituar kėnaqėsinė e All-llahut dhe pėr tė arritur dashurinė e burrit tim.
Pėrgjigje:
Lus All-llahun qė ta udhėzojė atė e ta pėrudhė, po ashtu edhe ti lutu. Kėshilloje atė, kujtoja vendimin e All-llahut dhe sillu me tė me butėsi. All-llahu ėshtė i mundshėm qė ta udhėzojė atė.
Pyetje:
Vajzėn time e kam emėrtuar “Sidra”. Ajo tani ėshtė tre vjeēare. Mė ėshtė thėnė se shumė hoxhallarė e kanė ndaluar njė emėr tė tillė dhe nuk e di pėr ēfarė arsye dhe se emri e dėmton atė. Sa ėshtė e vėrtetė njė gjė e tillė?
Pėrgjigje:
Zgjedhja e emrit tė foshnjes i lehet dėshirės sė prindėrve dhe shijes sė tyre (me pėrjashtim tė emrave qė janė emra fetarė tė feve tė tjera, tė cilėt kanė kuptime qė pėrfaqėsojnė besimet e tyre, vėr. e pėrkth.). Por ėshtė e pėlqyer dhe e preferuar qė prindėrit tė zgjedhin pėr fėmijėt e tyre emra tė dashur qė kanė kuptime tė mira e qė nxisin optimizmin.
Pyetje:
Para pak kohėsh kam pranuar Islamin dhe nuk i di rregullat e marrėdhėnieve tė mia me familjen time. Di se Islami thekson respektin ndaj prindėrve, pa marrė parasysh fenė e tyre. Por unė e kam fjalėn kėtu pėr familjen, pėr anėtarėt e tjerė tė familjes; a t’i ndėrpres lidhjet e mia me ta? Para dy vjetėsh jam martuar me njė musliman dhe kjo ndodhi pasi e pranova Islamin. Prindėrit e mi nuk ishin tė shqetėsuar pėr shkak tė pranimit tim tė Islamit. Por ata filluan tė shqetėsohen pėr ndryshimet qė pėsoi jeta ime. Megjithatė unė nuk i shkėputa lidhjet e mia me prindėrit madje edhepse ato nuk silleshin mirė me burrin tim. Kohėt e fundit prindi im ka filluar tė sulmojė burrin tim, si me fjalė po ashtu edhe fizikisht. Kjo ndodh para meje (e gjitha kjo pėr shkak tė mendimeve tė kundėrta qė ka burri im me nėnėn time). Kam frikė se mos e dėmtojė burrin pasi e shtyu me forcė. Burri im mė tha qė tė mos e vizitoj mė familjen time nga droja qė tė mos ndodhė ajo qė ndodhi. Ēfarė mė propozoni? Kam frikė se ata do tė vazhdojnė pėrsėri kėshtu me burrin tim. Por i druhem edhe dėnimit tė All-llahut nėse ndėrpres lidhjet e mia me familjen. Mė kėshilloni!
Pėrgjigje:
Nuk i lejohet muslimanit qė tė ndėrpresi marrėdhėniet me familjen qė i ka rahim (me ata qė e ka tė ndaluar tė martohet me ta), pėr shkak tė asaj se kėta janė muslimanė e ata jomuslimanė. Tė kėshilloj qė tė shtosh dashurinė ndaj prindit tėnd dhe tė sillesh me moral tė mirė me tė, sepse njė gjė e tillė do tė shkaktojė qė atij t’i hapet zemra ndaj burrit tėnd. Por nė fillim pėrdor urtėsinė dhe vizito prindin me butėsi dhe deri nė masė tė fundit t’i hysh nė zemėr, duke mos patur burri yt lidhje aty dhe mė vonė situata do tė zbutet.
Pyetje:
Si ėshtė dispozita e Sheriatit tė punosh nė Bufe siē veprohet nė disa restorante ashtuqė myshteriu paguan njė shumė tė caktuar me tė cilėn i mundėsohet tė hyjė nė atė restorant dhe pastaj ushqehet dhe shėrbehet ēfarė tė dojė. Kėshtu veprojnė edhe disa lokale zbavitėse rekreative pėr fėmijė, ku fėmija paguan njė shumė tė caktuar dhe pastaj luan me cilėndo lojė tė dojė. A ka nė kėtė dėmtim? Kėto veprime, a mund t’i konsiderojmė njėlloj me tatimet qė merren pėr tė hyrė nė parqet rekreative (tė argėtimit)?
Pėrgjigje:
Kjo ėshtė si ajo qė ėshtė bėrė traditė (urf) tė hyhet nė banjot publike (hamamet) pa lidhur kontratė apo kushtėzim dhe sikurse veprimi i atij qė qethet te rrojtorja pa kushtėzuar. Pėr gjithė kėto juristėt kanė diskutuar dhe kanė konstatuar se Urfi (tradita e pėrdorimit) zė vendin e kontratės. Pra, kėshtu ėshtė edhe me “Bufenė e hapur”.
Pyetje:
Shpresoj qė tė na sqaroni pėrkufizimin e “boshatisjes”[1] nė ekonomi dhe ēfarė dispozite ka nė Islam.
Pėrgjigje:
“Boshatisje” nuk ka asnjėfarė arsyetimi nė Sheriat, por edhe as arsyetim ligjor. Pra, nuk lejohet qė tė merret apo tė jepet ndonjė pasuri kundruall asgjėsė. Por mund t’i iket kėsaj metode tė palejuar nė mėnyrė qė qiraxhiu tė shesė ndonjė plaēkė qė ėshtė aty bie fjala mobiljet me atė shumė qė dėshiron kėshtu kjo lejohet edhe me Sheriat, edhe nė mėnyrė ligjore dhe kėshtu i iket pagesės pėr “boshatisjen” qė nuk ėshtė e lejuar.
Pyetje:
A lejohet qė dikush tė dėrgojė vizė pėr haxh dhe ai pastaj t’ia shesi dikujt tjetėr qė ėshtė i interesuar me njė ēmim tė caktuar, bie fjala ajo tė kushtojė 25 mijė lira siriane, e ky ta shesi 35 mijė lira siriane. Ky veprim, a ėshtė i dyshimtė?
Pėrgjigje:
Ky veprim nuk lejohet dhe nuk lejohet haxhi tė kryhet nė kėtė mėnyrė. Njė gjė tė tillė e kanė theksuar Fukahatė.
Pyetje:
A lejohet qė mashkulli t’ia dhurojė dikujt njėrin testis dhe si do tė ishte ēėshtja e shumimit pastaj?
Pėrgjigje:
Nėse jeta e atij qė i dhurohet ai testis varet nga kjo gjė dhe vullnetari e di se jeta e tij do tė vazhdojė nė gjendje tė zakonshme edhe pasi ta dhurojė atė, atėherė ky dhurim ėshtė i lejuar. Ndėrkaq ēėshtja e pasardhėsve nuk ndikon nė pėrkatėsinė me kėtė dhurim, d.m.th., fėmijėt qė do t’i lindin kėtij qė i ėshtė dhuruar testisi janė tė tij.
Pyetje:
Kam lexuar librin tuaj “El Insan ve adaletu All-llah fil erd (Njeriu dhe drejtėsia e All-llahut nė sipėrfaqen e tokės)”. E vėrteta ėshtė se nuk kam fjalė me tė cilat mund tė shpreh emocionet e besimit qė ka ngjallur tek unė libri juaj i shkėlqyeshėm dhe nderin e respektin qė derdh zemra ime ndaj jush. All-llahu u shpėrbleftė. Ky libėr mė ka nxitur tė bėj disa pyetje, e ndėr to ėshtė: Pyes pėr ata fėmijė qė vuajnė nga paraliza ose mundime tė tjera tė mėdha, ose mungesa e tė parit, tė dėgjuarit etj. Kėta nuk i kanė kuptuar as ēėshtjet mė tė rėndomta tė Fesė qė tė realizojnė kėnaqėsinė, bindshmėrinė, botėkuptimin e dashurisė apo arsyen e nėnshtrimit ndaj All-llahut. Pra, cila ėshtė urtia e mundimeve dhe sprovave tė tyre kur ata nuk janė nė gjendje tė perceptojnė e tė kuptojnė pėrveē se atė qė ėshtė e ndijshme (shqisore) dhe nuk e kuptojnė veē se kėtė skenė nga njė dramė e madhe (siē e keni pėrmendur ju).
Pėrgjigje:
Ajo qė merret nė konsideratė janė emocionet qė fshihen nė zemėr (shpirt), e jo pamja qė shohin sytė e tu nga gjendja e njerėzve. Tė jesh i bindur se All-llahu ka ndarė emocionet e kėnaqėsisė tek robėrit e vet, siē ka ndarė edhe emocionet e mjerimit dhe brengave nė masė shumė tė madhe tė barazisė, qofshin ata tė vegjėl apo tė rritur. Ajo qė merret nė konsideratė nuk ėshtė pamja e jashtme xixėlluese e shkėlqyese qė nxit (shkakton) nė veten tėnde zili, e as pamja mjeruese qė tė shkakton nė zemėr dhembshuri e mėshirė, por ajo qė merret nė konsideratė ėshtė ajo qė shfaqet nė zemėr (shpirt), kurse kjo gjė ėshtė ajo me tė cilėn All-llahu e ka veēuar vetėm Veten e Tij.
Pyetje:
Kam lexuar nė disa fetva se kartat me vlerė si: “Visa” “American Express”, tė cilat jepen nga bankat me kamatė janė tė ndaluara. Pyetja ime ėshtė si do tė ishte ēėshtja e tregtarit qė merret me tregtimin e orendive shtėpiake, e i cili shumicėn e myshterinjve (sidomos prej hebrejve dhe tė krishterėve) i ka prej atyre qė blejnė vetėm me kartat me vlerė tė pėrmendura. Pra, si ėshtė puna e kėtij tregtari qė tė punojė me kėto karta?
Pėrgjigje:
Kartat me vlerė qė mbajnė vlerė pasurie, e tė cilat pėrdoren pėr marrėdhėnie tregtare (biznes) pėr lehtėsim tė myshteriut dhe shitėsit, pėrdorimi i tyre nuk ka ndonjė problem. Ndėrkaq pėrsa i pėrket asaj qė banka, e cila i lėshon kėto karta vepron me kamatė, duhet tė theksoj se ēėshtja e saj qė vepron me kamatė, nuk kalon nė ndalimin e pėrdorimit edhe tė kartave me vlerė.
Pyetje:
Mė ka pyetur njė vajzė e re nga Suedia: Cila ėshtė urtia e ndalimit tė kumarit? Unė u mundova me njohuritė e mia tė pakėta t’ia shpjegoj, por pėrgjigjja ime nuk ishte bindėse dhe racionale?
Pėrgjigje:
Nėse njeriu nuk bindet pėr dėmet shoqėrore dhe edukative e shpirtėrore (psikologjike) tė kumarit, atėherė gjithashtu ai nuk bindet edhe nė shumicėn e gjėrave tė pacėnueshme tė Islamit. Njė gjė e tillė ėshtė shumė e ēuditshme!
Pyetje:
U drejtohem me kėtė letėr kurse goja ime ėshtė e paaftė tė pėrshkruaj atė qė kam nė brendinė time prej largimit tim nga All-llahu dhe gjynahet e mėdha qė kam. Unė shikoj gjėra qė i ka ndaluar All-llahu nė kanalet satelitore dhe internet. Kėtė e bėj duke e ditur se ėshtė e ndaluar (haram) dhe se All-llahu nuk ėshtė i kėnaqur me kėtė. Falem, agjėroj dhe fal pesė kohėt me xhemat, ndjek derset (ligjėratat nėpėr xhami). I premtoj All-llahut se do t’i lė ato, por kur mbetem vetėm e hap internetin dhe shikoj faqet e fėlliqura pornografike, si dhe shikoj filma pornografike nė kanalet satelitore. Ēdo ditė e di se njė gjė e tillė ėshtė haram dhe bėj teube (pendim), por sa vjen nata pėrsėris tė njėjtat punė. Edhe lexoj, por nuk hyn gjė nė kokėn time dhe kam frikė se po mė vjen ēasti i vdekjes e tė mė gjejė nė kėtė gjendje. Kėrkoj kėshillė prej jush!
Pėrgjigje:
Shėrimi yt ėshtė qė ta shtosh lutjen dhe kthimin tek All-llahu sidomos nė kohėt specifike si koha e sehurit (syfyr) etj. Kurse ilaēi i dytė i yti ėshtė tė bėsh istigfar (tė kėrkosh falje nga All-llahu duke thėnė Estagfirull-llah) 100 herė, tė bėsh tesbih (tė thuash subhanell-llah) 100 herė dhe tė bėsh salevat (tė thuash All-llahume Sali ala Muhammedin …) 100 herė. Nėse vazhdon kėshtu me kėtė gjė, do tė gjesh shpėtim dhe dalje nga ajo qė thua.
Pyetje:
Ēfarė do t’u kėshillonit familjeve muslimane nė Francė pėrsa i pėrket arsimit?
Pėrgjigje:
I kėshilloj qė tė ndėrtojnė pėr fėmijėt e tyre shkolla tė llojit “Full time (me kohė tė plotė)”, siē veprojnė ēifutėt pėr edukimin e fėmijėve tė tyre.
Pyetje:
Jemi njė grup shoqesh qė punojmė nė disa ndėrmarrje private: hotele, fabrika dhe byro private. Nė kėto vende pune nuk na mundėsohet tė jemi me mbulesė (hixhab). Krahas kėsaj edhe kemi kontakte tė shumta me burra si me punėtorėt apo klientėt, ju e keni parasysh atė qė dua tė them? Si ėshtė gjykimi juaj pėr kėtė situatė qė jemi?
Pėrgjigje:
Sipas sheriatit nuk tė lejohet tė punosh e tė jesh nė marrėdhėnie pune ku detyrohesh tė shkelėsh urdhėrat e All-llahut. Heqja e hixhabit ėshtė prej harameve (gjėrave tė ndaluara). Njėkohėsisht edhe kontakti i tepėrt me burrat ėshtė i ndaluar sidomos kur je pa hixhab. Prandaj unė tė kėshilloj qė tė kėrkosh ndonjė punė tjetėr qė nuk bie ndesh me sheriatin dhe me normat e tij.
Pyetje:
Nė vendin tonė bujqit lidhin kontrata me kombajnerėt. Kėshtu kėta pagesėn e tyre e marrin me tė korra (pėrafėrsisht njė tė pestėn e tė korrave). Pyetja ėshtė se kėta bujq, kur duhet ta bėjnė llogarinė e dhėnies sė zekatit pasi t’ia japin kombajnerit pagėn qė i takon apo para?
Pėrgjigje:
Do ta bėjnė llogarinė e zekatit pasi tė heqin atė pjesė qė duhet t’ia japin atij.
Pyetje:
Jam njė musliman qė para dy javėsh kam arritur nė Kanada. Shumica e vėllezėrve kėtu merren me kamatė dhe nuk i kushtojnė rėndėsi rasteve tė nevojės, e sidomos pėr blerjen e banesave nėpėrmjet bankės me kėste dhe kamatė. Shpresojmė qė ju tė na pėrgjigjeni dhe si mundem t’i kėshilloj ata qė janė ngatėrruar qysh mė para dhe dėshirojnė tė tėrhiqen? Si tė veprojnė, pasiqė bie fjala tė kenė paguar gjysmėn e shumės?
Pėrgjigje:
Ēdo musliman e di se kamata me tė gjitha format e saj ėshtė haram me pėrjashtim kur janė tė detyruar (nevojės ekstreme). Kurse ai qė ėshtė ngatėrruar me njė gjė tė tillė, bie fjala, gjegjėsisht tė ketė miratuar kontratėn dhe tė ketė paguar njė pjesė tė saj ashtuqė nuk i mundėsohet ta anullojė marrėveshjen, atėherė shpresoj qė tė mos e marrė All-llahu nė pėrgjegjėsi, me kusht qė tė mos i kthehet mė njė gjėje tė tillė.
Pyetje:
A mė lejohet qė ta jap me qira barnatoren pėr njė shumė tė caktuar. Vetė nuk e vė dot nė pėrdorim pėr shkaqe familjare, tė cilat mė detyrojnė tė mos e pėrdor personalisht?
Pėrgjigje:
Po, tė lejohet, por me kusht qė nė barnatore tė ushtrojė punėn njė njeri kompetent pėr kėtė punė.
Pyetje:
Jam Libanez dhe siē e dini shkollat e krishtera konsiderohen dhe ofrojnė cilėsi mė tė mirė si pėr nga arsimi po ashtu edhe pėr nga sistemi dhe pėr fat tė keq ato janė mė tė mira se shkollat e muslimanėve. Prindi im mė ka dėrguar nė njė shkollė prej atyre. Por aty mė ndalohet namazi i drekės dhe xhumaja. Jam munduar qė tė transferohem, por prindi im nuk pajtohet. A mė konsiderohet njė gjė e tillė arsye dhe ēfarė tė bėj?
Pėrgjigje:
Nuk tė lejohet tė rrish nė shkolla ku tė ndalohet falja e namazeve tė detyruara. Nuk respektohet krijesa (prindi etj) nė shkeljen e ligjeve tė Krijuesit.
Pyetje:
Njė grua gjendet larg vendit tė vet dhe banon me njė shoqe. Si ėshtė dispozita e qėndrimit tė saj nė vendin e punės pa patur atje mahrem (burrin ose ndonjė me tė cilin i ndalohet martesa e pėrhershme me tė), duke theksuar se nė atė vend ka siguri madje ėshtė edhe nė nivel tė shkėlqyeshėm.
Pėrgjigje:
Nuk ka pengesė qė gruaja tė qėndrojė pa mahrem nė ndonjė vend nėse qėndrimi i saj nuk i shkakton tė bėjė ndonjė haram apo tė lėrė ndonjė detyrim.
Pyetje:
Si mund tė bėj ta kontrolloj veten sa ma mirė?
Pėrgjigje:
Shpeshto dhikrin (tė pėrmendurit All-llahun), leximin e Kuranit dhe kthimin tek All-llahu. Kėshtu All-llahu do ta mundėsojė qė tė kontrollosh veten.
Pyetje:
Ēfarė duhet tė bėj nėse unė ndjej se kam sekrecione vaginore, duke qenė nė namaz apo duke qenė nė tavaf (rrotullimi rreth Qabes). A t’i konsideroj si istihada (rredhja e gjakut apo tė ngjashme jashta ciklit tė menstruacioneve), tė marr abdes pėr ēdo farz dhe tė falem sa tė dėshiroj namaze nafile brenda asaj kohe! Apo t’i konsideroj si dispozita e mosmbajtjes sė urinės (urinim i pavullnetshėm) nga tė cilat vuaj shumė sidomos nė mesin e ciklit menstruacional. Unė jam duke kryer Umren (vizita e Qabes jashtė kohės sė Haxhit)?
Pėrgjigje:
Sė pari: Vetėm ndjenja pėr rrjedhjen e sekrecioneve nuk do tė thotė se ato doemos kanė dalė nga kufiri i vaginės. Prandaj vetėm njė ndjenjė e tillė nuk e prish abdesin. Ajo qė prish abdesin ėshtė kur ti tė sigurohesh se kėto sekrecione kanė kaluar kufirin e vaginės dhe si rezultat janė lagur teshat.
Nėse e vėrteton se ato kanė kaluar saqė edhe rroba tė ėshtė lagur, atėherė abdesi tė ėshtė prishur dhe ti nė kėtė rast e ke pėr detyrim tė marrėsh tjetėr abdes.
Nėse ky rast tė pėrsėritet shpesh saqė sekrecionet kanė arritur dhe janė lagur teshat dhe kjo pėrsėritet, atėherė gjendja jote kalon nė dispozitėn e atij qė vuan nga mosmbajtja e urinės (qė ka urinim tė pavullnetshėm) dhe nė kėtė rast tė lejohet tė falėsh ēdo namaz farz me abdes tė ri dhe gjatė farzit ke mundėsi tė falėsh po me atė abdes sa tė duash namaz nafile (vullnetare).
Pyetje:
1. Nė fshatin tonė zhvillohen disa dhikre dhe kėto i ngjallin disa sufistė. Unė kėtu do tė pėrmend disa gjėra qė ata bėjnė: Dhikri fillon me leximin e njė faqeje nga Kurani (ashere) dhe pastaj njerėzit formojnė disa rrathė dhe fillojnė duke pėrsėritur bashkė “la ilahe il-lall-llah”, me zė tė lartė, duke u lėkundur djathtas e majtas dhe me melodi tė ndryshme. Shejhu lėviz nė mesin e rrethit dhe siē thonė ata arrin shkallėn “hal” dhe kėshtu ai kalon prej njė gjendje nė tjetėr, e ata e pėrsėrisin fjalėn All-llah dhe kjo e gjitha me melodi tė ndryshme, kėshtu qė nga kjo gjendje shumė prej tyre emocionohen dhe fillojnė tė dalin prej tyre britma dhe fjalė qė nuk kuptohen. Pra, a lejohet qė ne tė jemi tė pranishėm nė ato rrethe?
2. A ėshtė e saktė se kėto gjėra qė ndodhin me kėta shujukhė “hoxhallarė e prijės tė tyre), bie fjala kur ata bien nė trans, a thua vallė gjėra tė tilla janė “keramet”[2].
3. A lejohet pas xhenazes transi dhe daullja?
Pėrgjigje:
Nuk ndalohet dhikri (tė pėrmendurit) i All-llahut tė bėhet duke qenė njeriu ulur apo nė kėmbė dhe as duke qenė dorė pėr dore, por me rėndėsi ėshtė qė t’u pėrmbahet rregullave nė vijim:
1. Nėse ėshtė nė kėmbė tė tregohet me edukatė d.m.th., tė mos jetė kėrcim apo lėkundje, ose kėrcim nga toka.
2. Tė shqiptojė fjalėt e dhikrit, bie fjala: “All-llah”, “la ilahe il-lall-llah” ose “Huve All-llah”, nė mėnyrė tė qartė, duke mos i humbur shkronjat e t’i shndėrrojė nė hingė ose nė zėra tė tjera. Njėkohėsisht ndalohet edhe tė shtiret pėr tė arritur atė qė quhet grada “haal”, ose ndonjė tjetėr si dhe nuk lejohet tė pėrpiqet tė arrijė atė.
3. Njė gjė e tillė ėshtė haram dhe doemos duhet tė kundėrshtohet e tė hiqet nga praktikimi.
Pyetje:
Jam nga Amerika: gruaja ime ėshtė e brengosur pėr arsye se ajo nėse mė respekton mua nė marrėdhėniet e saja me prindėrit e vet, ajo mund tė jetė gjynahqare ndaj All-llahut. Ka disa vite qė prindėrit e saj nuk sillen mirė me mua, me prindėrit e mi dhe me gruan time (d.m.th. me vajzėn e tyre), prandaj unė e kėshillova gruan time qė t’i pėrcaktojė marrėdhėniet e saja me prindėrit e vet, pasiqė marrėdhėniet e mia me ta ishin nė pėrfundim tė plotė. Pyetja ime ėshtė se: a i ndalohet gruas time qė tė mė respektojė mua pėr t’i kėputur marrėdhėniet me prindėrit e saj? Ēfarė pėrgjegjėsish kam unė ndaj prindėrve tė saj? Nėse ne i mbajmė marrėdhėniet e mira me ta, atėherė pėrbuzja e tyre ndaj nesh do tė vazhdojė. Pra, ēfarė tė bėj?
Pėrgjigje:
Nuk i lejohet gruas tėnde qė tė kėpusi marrėdhėniet e saja me prindėrit e vet. Teksti kuranor pėr njė gjė tė tillė ėshtė i qartė dhe kryekėput kthjellėt. Por ekziston mundėsia qė tė zbuten marrėdhėniet aq sa tė mos dėmtohen marrėdhėniet e tua bashkėshortore. Ndėrkaq pėr pėrbuzjen qė ju bėjnė ata, bėni durim, gjė pėr tė cilėn do tė keni shpėrblim tė madh.
Pyetje:
A ndalohet punėsimi nė njė thertore ku shiten llojet e ndryshme tė mishrave tė freskėta, si tė derrit, tė gjeldetit dhe ushqime tė tjera. A mė lejohet puna aty pėr shkak tė mishit tė derrit?
Pėrgjigje:
Punėsimi nė thertore qė tė punosh me derrin, nuk lejohet. Kurse punėsimi aty pėr tė punuar me mishrat e tjerė qė janė tė lejuar, ėshtė e lejuar.
Pyetje:
Disa thonė se hadithi: “All-llahu ka mallkuar atė qė shkul vetullat (pėr t’i holluar) dhe ajo qė kėrkon nga dikush qė t’ia shkulė vetullat”, ka pėr qėllim tė hiqen krejt vetullat dhe prej fillimit tė vizatohen. Kurse rregullimi i tyre nuk ėshtė haram. Po ua theksoj se kjo fetva ka dalė nga disa prej juristėve. Kėrkoj sqarim!
Pėrgjigje:
Ai qė thotė njė gjė tė tillė ėshtė i paditur (xhahil), duhet tė heshti, ose ėshtė shpifės i sheriatit dhe manipulues dhe duhet tė merren masa qė tė edukohet. Nė kohėn e Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem nuk ka ekzistuar ky art i zbukurimit qė Pejgamberi tė na i tėrheqi vėrejtjen nga kjo (pra, hadithi flet pėr shkuljen e vetullave; sqarim i pėrkthyesit).
Pyetje:
Jam njė musliman arab 23 vjeēar dhe kam njė vajzė njė vjeē e gjysmė. Jetoj nė Australi ku atje ballafaqohem me probleme. Gjithmonė kur ka ndonjė problem, gruaja ime m ė thotė se do tė tė shkurorėzoj (pasiqė sipas ligjit tė kėtij vendi edhe gruaja ka tė drejtė tė shkurorėzojė burrin). Nė fillim martesa jonė ishte sipas sheriatit. Nėse ndodh shkurorėzimi (All-llahu mos e bėftė), atėherė a lejohet qė vajzėn time tė vogėl tė mos e lė me nėnėn e saj nė kėtė vend qė siē mund ta dini gjėrat amorale janė tė lejuara. Pra, sipas sheriatit tė All-llahut, a mundet qė gruaja ta shkurorėzojė burrin? Gruaja ime mendon se nėse bėhet shkurorėzimi nėpėrmjet gjykatės kėtu nė Australi, unė nuk jam mė burri i saj; a ėshtė e vėrtetė kjo? Dhe a ka tė drejtė sipas sheriatit islam qė ajo tė mbajė fėmijėn nėse ajo dėshiron shkurorėzimin? Pra, nėse ndodh shkurorėzimi nėpėrmjet gjykatės australiane kurse unė nuk e shkurorėzoj dhe ajo shkon te familja e saj, tė cilėt jetojnė kėtu dhe kalon njė kohė e gjatė, ajo e larguar prej meje, a konsiderohet sipas Islamit ajo si e shkurorėzuar?
Pėrgjigje:
-Sipas sheriatit islam nuk shkurorėzohet gruaja pėrveē nėse ti e shkurorėzon.
-Largimi i saj prej teje qė sipas ligjit australian shkakton shkurorėzim nuk shfuqizon martesėn tuaj sipas sheriatit edhe sikur njė gjė e tillė tė vazhdojė me vite.
-Fėmijėt e tu nėse janė tė vegjėl dhe nėn moshėn 10 vjeē duhet tė jenė nėn kujdesin e nėnės nėse ajo ėshtė e aftė (e meritueshme) pėr njė gjė tė tillė.
[1] Me fjalėn “boshatisje” ėshtė pėr qėllim qė njeriu, i cili ka marrė ndonjė lokal apo shtėpi me qira dhe kur pronari i lokalit apo shtėpisė kėrkon qė qiraxhiu t’ia lirojė lokalin apo shtėpinė, atėherė qiraxhiu e kushtėzon pronarin qė pėr boshatisjen e lokalit apo shtėpisė t’i paguajė njė shumė parash.
[2] Keramet - Ngjarje e pazakonshme nga ana e ndonjė personi, duke mos pretenduar pejgamberi.