|
|
Në emër të All-llahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit
"Le të jetë nga ju një grup që thërret në atë që është e dobishme,
urdhëron për punë të mbara dhe ndalon nga e keqja. (Ali Imran - 104)
Adam Curtis, BBCE Hėnė, 17 Gusht 2009; 23:14
Parathënie
Libri që është para jush paraqet transkriptimin e dokumentarit të serialit që për shtëpinë televizive britanike BBC e ka përgatitur gazetari I njohur dhe publicisti Adam Curtis. Ky është studim për fenomenin e ri politiko-propagandistik. Në vend të premtimit për një të ardhme më të mirë- qysh dikur politikanët e fitonin besueshmërinë e popujve- liderët botërorë tani fuqinë e tyre e nxjerrin prej frikës që ia kanë future frikën popujve të tyre në asht. Ata ofrojnë mbrojtje prej terrorizmi ndërkombëtar që, sikurse pohojnë, i kërcënohet botës moderne me zhdukjen totale. Ndërkaq, Curtis përfundon (argumenton) se një pjesë e madhe e këtij kërcënimi është sajim që është ekzagjeruar dhe shtrembëruar prej anës së politikanëve. Ata prej tij kanë bërë një iluzion të errët që po përhapet pa pyetur përmes propagandës së qeverive botërore, shërbimeve informative dhe mediave ndërkombëtare.
Dr. Beqir IsmailiE Hėnė, 17 Gusht 2009; 23:13
Ndikimi i medias tek njeriu
Sot bota jeton atë që quhet revolucioni i komunikimit me publikun (MASS COMUNICATION) . Për të pasqyruar ndikimin e këtij revolucioni tek njeriu bashkëkohor, mjafton të përmedim se media e drejtuar njeriut, tashmë nuk ndalet asnjë moment në kontaktin me masat. Njeriu, që në momentin e parë të zgjimit nga gjumi, përballet me mjete mediatike të shumta, që konkurojnë njëratjetrën, për të pasur secila prej tyre një ndikim sa më të madh në mendjen e njeriut.
Fatmire HASANI E Hėnė, 17 Gusht 2009; 23:12
Reklamat dhe biznesi
Nëse mesazhi i reklamës suaj është"Na përdorni ne, ne jemi të mençur" - mund t'ju bëjë të dukeni budalla. Gjithmonë do të ndjeheni ashtu kur nuk keni asgjë të rëndësishme për të thënë. Nëse mendoni se ideja juaj reklamuese mund të duket e kotë apo joprofesionale, dijeni që është e atillë
Qemajl MorinaE Hėnė, 17 Gusht 2009; 23:11
Reagim në artikullin "Një shtet pa ferexhe", të botuar në të përditshmen e "Express", të datës 24 shtator 2007, të autorit, Nebi Qena.
Nuh Ha Mim KellerE Hėnė, 17 Gusht 2009; 23:09
Pse pasimi i njërit është domosdoshmëri?
Fjala medhheb është fjalë me prejardhje arabe që nënkupton 'të nisesh,' apo 'të marrësh një udhë' dhe i referohet zgjedhjes së një muxhtehidi lidhur me një numër mundësish interpretuese, ku për çështje të caktuara nxirret ligji i Allahut nga tekstet parësore të Kuranit dhe hadithit. Në një kuptim më të gjerë, medhhebi përfaqëson një shkollë të tërë mendimi të një imami të caktuar muxhtehid, si Ebu Hanife, Maliku, Shafiu dhe Ahmedi, me shumë dijetarë të tjerë të mëdhenj që iu bashkangjitën zinxhirit të dijetarëve të këtyre shkollave, të cilët i ripanë argumentat dhe e çuan më tej punën e tyre.
Shahid AlamE Hėnė, 17 Gusht 2009; 23:06
Historia është gjepur me masë të madhe apo pak më të vogël. Ajo është traditë. Ne nuk e dojmë traditën. Ne dëshirojmë të jetojmë në të tashmen dhe historia, vlera e së cilës është sa një punëtor i paaftë është historia që e sendërtojmë sot. Henry Ford, 1916
Fadil MalokuE Hėnė, 17 Gusht 2009; 23:01
Është e njohur që sistemi kapitalist prejudikon tregun e lire dhe begatinë i pavarur, por në të njejtën kohë e tërë kjo nuk domethënë që ka të bëjë me demokraci dhe pluralizëm të mendimeve dhe ideve, kapitalizmi poashtu edhe pse konsiston në zgjedhje të lira dhe artikulim të lire të vullnetit të qytetarëve, nuk është e thënun që të garantojë zhvillimin e kulturës politike dhe të sensit për ate që ne shpeshëherë e identifikojmë si demokraci, ai pastaj në princip predikon shypin e lire dhe qarkullimin e lire te bindjeve, por ngandonjëherë dine të bëhet aq autoritar saqë pa ngurrim dëshiron ti monopolizojë këto fakte. Këtë përshtypje sociologjike, më së miri e dëshmojnë vendet postkomuniste që po e përjetojnë periudhën e tranzicionit
Fitim DikaE Hėnė, 17 Gusht 2009; 22:59
Plot shtate shekuj me pare, ose me sakte me 1.08.1291 fiset Uri, Shfyc dhe Untervald, pavarsisht ndarjeve te tyre, nen slloganin "te mbrojme grate dhe femijet tone", shpallen pavarsine e Zvicres se sotshme ndaj si-vellezerve te tyre gjermane.
E Hėnė, 17 Gusht 2009; 22:57
Erik Margolis eshte nje kanadez me origjine shqiptare. Ai shkruan shume per politiken boterore dhe lindjen e mesme. Shpesh artikujt e tij jane interesant dhe deri diku larg paragjykimeve te mediave. Ketu eshte arkiva e artikujve te tij
Ramadan AlitiE Hėnė, 17 Gusht 2009; 22:54
Me siguri ju kujtohet, nëse keni lexuar apo dëgjuar se nënat romake për t'i frikësuar dhe për t'i vënë në gjumë fëmijëve të tyre u thonin "Hanibal ante portas" (Hanibali është pas portës). Trishtuese apo jo?!. Por, ato harronin se me këto forma të frikësimit,nxjerrnin në pah dy argumente me rëndësi për pasardhësit e tyre; dobësinë e prindërve për të mbrojtur dinjitetin e vendit dhe familjes në fushë-betejë dhe, së dyti, frikësimi dhe kërcënimi si metodë e paarsyeshme për të bërë dikënd që t'u nënshtrohet rregullave artificiale.
E Hėnė, 17 Gusht 2009; 22:52
Në janar të 2008 Sllovenia merr presidencën e BE dhe sigurisht sipas të gjitha gjasave do të luajë një rol konstruktiv drejt njohjes së pavarësisë së saj, gjë të cilën e bëri Evropa duke e njohur pavarësinë e saj nga Jugosllavia.
Derisa SHBA dhe Anglia ishin aleatët kryesorë të ndaljes së masakrave në Kosovë, duhet edhe përfundimisht të vendosin për finalizimin e kësaj çështje pezull, e jo të lënë Moskën dhe Beogradin ta zëvendësojnë tërë bashkësinë ndërkombëtare për këtë rajon Ballkanin.
Hans-Joachim LankschE Hėnė, 17 Gusht 2009; 22:51
Ja, mė 5 shtator fillon ndėrtimi i katedrales "Nėne Tereza".
Para disa vjetėsh kam ndigjue nji predikim tė priftit tė njohun jezuit, Atė Prof. Dr. Albert Keller SJ, i cili tha se Zoti s'ka nevojė pėr kishat, kishat s'i shėrbejnė Zotit por u shėrbejnė njerėzve dhe se njerėzit kanė nevojė pėr kishat, jo Zoti.
Faik MIFTARIE Hėnė, 17 Gusht 2009; 22:47
Me refuzimin e pakos së Ahtisarit në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara nga ana e Rusisë, e cila ishte kategorikisht kundër zgjedhjes së statusit të Kosovës sipas planit Ahtisari, pasoi një moment i jashtëzakonshëm.Që nga ai moment i bllokimit të kalimit të Rezolutës sipas planit Ahtisari në KS të OKB-së, qëndrimi i Bashkësisë Evropiane filloi të zmbrapset karshi qëndrimit të saj të mëparshëm të përkrahjes së pakos Ahtisari, duke filluar të nënshtrohet presionit të Rusisë.
Kastriot MyftarajE Hėnė, 17 Gusht 2009; 22:42
Në raportin e fundit të Departamentit të Shtetit të SHBA, të publikuar para disa ditësh, preket edhe çështja e Kryepeshkopit grek të Kishës Ortodokse Autoqefale, grekut Janullatos, duke u thënë se: Statuti i Kishës Ortodokse i vitit 1954 thotë që kryepeshkopi i saj duhet të jetë shtetas shqiptar; ndërkaq, kryepeshkopi ishte (dhe është-K.M.) një shtetas grek, i cili ka kërkuar shtetësinë shqiptare.Gjatë periudhës së mbuluar nga ky raport qeveria nuk veproi për tiu përgjigjur kërkesës që ai ka bërë për të marrë shtetësinë shqiptare në vitin 2003.
Bashkim AliuE Hėnė, 17 Gusht 2009; 22:33
Vizita e presidentit amerikan Xhorxh W. Bush, në Shqipëri, pa dyshim ka qenë në fokus të interesimit të opinionit shqiptar dhe botërorë në këtë fund javë.
Mexhid Yvejsi E Hėnė, 17 Gusht 2009; 22:30
Ka shumë mënyra për të dështuar, ndërsa për sukses është vetëm një. -Aristoteli
Për Kosovën çdo shtyerje është fyerje.
Për Kosovën çdo fyerje është thyerje
Për Kosovën bisedimet shtesë janë një tjetër shtrëngesë
Për Kosovën bisedimet shtesë janë një tjetër ngatërresë
Për Kosovën bisedimet shtesë janë një tjetër kërkesë
Kërkesë jo për tu pavarësuar, por tna kurthuar
.
E Hėnė, 17 Gusht 2009; 22:24
Deklaratë e lëshuar nga Konferenca "Madhështimi i Vlerave Islame", i mbajtur në Kuvajt.
LETER DREJTUAR PERENDIMIT, NGA AKADEMIKET DHE MENDIMTARET MYSLIMANE :
Hyrje
Në emër të Allahut, Zot i Vetëm, nuk ka zot tjetër përveç Tij, e as të adhuruar me meritë përveç Tij. Zot i të gjithë pejgamberëve: Ibrahimit, Musait, Isaut dhe Muhamedit - vula e pejgamberëve, bekimet dhe paqja qoftë mbi të gjithë ata.
Alban TartariE Hėnė, 17 Gusht 2009; 22:22
Gjithëkush që e ka lexuar Samuel Huntigtonin, do të shihte paksa me dyshim atë që ndodhi ca orë më parë në Ankara. Në kryeqytetin e vendosur nga Ataturku, parlamenti i turk zgjodhi në krye të vendit ish - ministrin e jashtëm Abdullah Gyl. Zgjedhja e tij i ngjau paksa një lindjeje të dhimbshme, dhe debateve që përfshinë jo vetëm Ankaranë por edhe mediat dhe qarqet diplomatike ndërkombëtare. Kur Rexhep Tajip Erdogan erdhi në krye të Turqisë më 2002, ai do ta identifikonte veten dhe levizjen e tij si musliman-demokrate. Ai ishte i pari në hapsirën e vendeve muslimane që dilte me një tezë të tillë, ekuivalente në terma por një kundrapeshë e kristian demokracisë europiane.
Rexhep ElezajE Hėnė, 17 Gusht 2009; 22:18
Në rrethana shumë të ndërlikuara të atëhershme politike në arenën ndërkombëtare si dhe në kohën e një lufte shumë të përgjakshme në Kosovë, me 1998/99, ish Sekretarja amerikane e shtetit për punë të jashtme znj. Madeleine Albright, pat thënë troç: "Askush shqiptarëve në Kosovë s´ mund t´ua ndalojë ëndrrën e tyre për liri". Dhe që nga ajo kohë, afër këtu e 10 vite më parë, mjerisht ëndrra e dy milion shqiptarëve për lirinë dhe pavarësinë e tyre kombëtare ende nuk është bërë realitet..!?
MEXHID YVEJSI E Hėnė, 17 Gusht 2009; 22:12
Kuvendi i Kosovës, 99 përqind me Ahtisaarin
Kur të gjithë mendojnë njësoj, atëherë do të thotë se askush nuk mendon. (Volteri)
Me 5 prill 2007, deputetët e Kuvendit të Kosovës i dhanë mbështetje propozimit gjithëpërfshirës për statusin e Kosovës të Martti Ahtisaarit. Pra, me 99 përqind, propozimi i Ahtisaarit, nga Kuvendi i Kosovës u mbështet - çka sbën vaki në asnjë shtet! Kuptohet, propozimi i Ahtisaarit nga Kuvendi i Kosovës u mbështet kinse për tu bërë Kosova shtet. Kosova edhe me qenë shtet i pranuar, i ndërtuar, i zhvilluar, ky fare propozimi ka për ta shkatërruar!
|
|