Le tė jetė nga ju njė grup qė  thėrret nė atė qė ėshtė e dobishme, urdhėron pėr punė tė mbara dhe ndalon nga e keqja

 

 

Emri 

E-mail 

Mesazhi

Nexhat Ibrahimi

 

Koncepti Islam pėr zgjidhjen

e krizės ekologjike

 

-Skicė-

 

 

“Muslimanit qė mbjell drithė apo mbjell fidan dhe nga frutat e tyre ushqehen shpezėt, njeriu apo ndonjė shtazė, kjo do t’i llogaritet atij sikurse sadakė.”

 (Muhammedi a.s.)[1]

 

Bota ėshtė pasqyrė

 

Dije se e gjithė bota ėshtė pasqyrė,

nė ēdo atom gjenden qindra mijėra Diejė tė mėdhenjė.

Nėse ia bulēet zemrėn qoftė njė tė vetmes pike uji,

nga ajo gufojnė qindra oqene tė pastra.

Nėse provon ēdo kokėrr tė pluhurit,

mijėra Ademė mund t’i zbulosh…

Gjithėsia e tėrė ėshtė e fshehur nė kokrrėn e drithit;

tė gjitha janė tė mbledhura nė pikėn e tanishmėrisė…

  Nga ēdo pikė e kėsaj sfere,

janė nxjerrė njėmijė trajta.

Ēdo pikė, nė xhiron e saj nė rreth

herė ėshtė sferė, e herė rreth qė rrotullohet.

Mahmud Shabestari[2]

 

 

1. Shqyrtimi hyrės

 

            Titulli i shkrimit “Koncepti Islam pėr zgjidhjen e krizės ekologjike” njė pjesė tė lexuesve nė shikim tė pare do ta dėshpėrojė. Ky grup do tė mendojė se fjala ėshtė pėr njė nga shkrimet e shumta tė natyrės pamfletiste, propaganduese, ēfarė jemi mėsuar tė lexojmė gjatė shekullit XX, e sidomos gjatė disa dekadave tė fundit. Kjo periudhė karakterizohet me ‘vėrshimin’ e kėtij lloji shkrimesh, tė natyrės inferiore, e tė cilat i shkruajnė entuziastėt muslimanė, e me qėllim tė identifikimit tė Islamit me tė arriturat shkencore, shpesh tė arritura tė dyshimta.

Pjesa tjetėr e lexuesve, sigurisht e zėnė nė zgrips, do ta befasohet, e papėrgatitur pėr njė shkrim tė tillė, meqė dimė se ekologjia ėshtė shkencė e re, aktuale, e kohėve tė fundit, kurse Islami, siē e lexojmė e dėgjojmė shpesh, ėshtė fe e Mesjetės, arkaike, prapanike.

Pjesa e tretė e lexuesve as do tė dėshpėrohet as do tė befasohet, por do tė pėrforcohet nė rrugėn e besimit tė tyre. Ky grup lexuesish, pak a shumė, posedon njohuri pėr Islamin dhe pėr pėrmasat e tij dhe kėtė titull e pretė thuajse normalisht, madje tė vonuar.

Por, pėrse, prej nga dėshpėrimi dhe befasia apo skepsa kundrejt kėtij shkrimi? Ka shumė shpjegime dhe shumė faktorė pėr njė pėrgjigje pėrkatėse pėrse njė pjesė e lexuesve, sė paku nė shikim tė parė, do tė dėshpėrohet ose tė paku do tė befasohet.

Ata mendojnė se ruajtja e mjedisit, ekologjia, vetėdija ekologjike, ekosistemi, ekuivalenti ekologjik, valenca ekologjike e shprehje tė ngjashme me kėto janė shpikje tė kohėve tė fundit tė Perėndimit. Dhe vėrtetė, disa nga shprehjet e pėrmendura janė shpikje e Perėndimit pėrballė sfidave, rrezikut dhe kėrcėnimit nga zhvillimi bashkėkohor qė kanos natyrėn dhe mjedisin qė na rrethon.  

Sidoqoftė, deri sot ėshtė bėrė pak nė studimin e mirėfilltė tė shkaqeve tė lindjes sė krizės sė mjedisit jetėsor. Akcesi aktual ėshtė parcial dhe evrocentrist. Kryesisht veprimet janė tė tipit tė fushatave, e jo sistematike dhe profesionale. Po ashtu, akcesi aktual  orientohet kah pasojat e jo kah shkaqet e krizės, akces ky qė nuk premton lumturi tė plotė. Megjithatė, dalja nė skenė e shumė partive tė gjelbra, tė shumė fondacioneve, shoqatave e individėve, qė ofrojnė ndihmėn e tyre, jep shpresa pėr njė tė ardhme mė tė mirė. Kontributi ynė le tė jetė nė mesin e atyre qė nxisin tė gjitha palėt pėr trajtim tė gjithanshėm dhe kosntruktiv: ku tė gjitha fetė, kulturat, qytetėrimet duhet ta japin angazhimin e tyre.

 

 

2. Pėrkufizimi i ekologjisė dhe rrėnjėt shpirtėrore-historike

tė krizės ekologjike

 

Pėr tė trajtuar krizėn ekologjike para sė gjithash duhet ta njohim ēka ėshtė ekologjia. Ndaj, ekologjia [3] ėshtė shkencė e cila mė mėnyrė interdisiplinare merret me hulumtimin e raporteve tė njeriut por edhe tė qenieve tė tjera ndaj natyrės. Disa ekologjinė e pėrkufizojnė si “ekonomi tė natyrės sė gjallė, shkencė mbi prodhimin dhe shpėrndarjen e materies organike nė natyrė dhe mbi ekzistencėn e botės sė gjallė pėrgjithėsisht.[4] Ndėrgjegjja ekologjike e njeriut dhe ekologjia, nė kuptimin figurativ, janė tė pranishme nė jetėn e njeriut nė kėtė botė qysh nga fillimi i historisė.

            Nė kulturat arkaike njeriun e gjejmė nė bashkėpunim tė plotė me natyrėn si njė organizėm tė madh. Nė kulturat e larta qėndrimi i njeriut ndaj natyrės sillet nė bazė tė diturisė dhe teknikės, qė, megjithatė, i ngjasojnė natyrės. Nė traditat shpirtėrore lindore natyra pėrjetohet nė vertikalen metafizike tė manifestimit hyjnor.[5] Nė qytetėrimin modern, tė mbėshtetur mbi bazat e shkencės moderne e teknikės, qė nuk ngjason mė as me njeriun as me natyrėn, njeriu sillet ndaj natyrės si ndaj objektit tė thjeshtė, nė mėnyrė rrėnuese.[6]

            Sot nė botė kriza ekologjike konsiderohet si njė prej problemeve mė tė mėdha para sė cilės ndodhen njerėzia, natyra dhe jeta. Ndėr karakteristikat mė tė rėndėsishme tė krizės ekologjike para sė cilės gjendet njeriu ėshtė ajo e natyrės planetare. Ajo i pėrket jetės sė tėrė njerėzisė dhe tėrė planetit. Mirėpo, pėr kėrcėnimet e tmerrshme tė krizės ekologjike di vetėm numėr i kufizuar njerėzish. Kėtė gjendje e shkaktojnė vendet mė tė fuqishme dhe mė tė pasura nė botė. Shpesh njeriu, i ballafaquar me seriozitetin e krizės ekologjike, qėndron para dilemės se a ka fare rrugėdalje!

            Disa thonė se paradigma ekonomike e shekullit XX do tė zėvendėsohet me paradigmėn ekologjike nė jetėn ekologjike tė shekullit XXI.

            Shumica e faktorėve relevantė krizėn ekologjike e shohin nė krizėn morale tė botes. Dalja nga kriza sipas tyre qėndron nė kthimin jetės sė moralshme kundrejt vetė njeriut, mjedisit ku jeton etj. Kėshtu, Simons, nė Konferencėn e OKB-sė pėr ruajtjen e mjedisit jetėsor, mė 1972, ndėr tė tjera pohoi: “Ka ardhur koha kur do tė duhej tė bashkohen morali dhe shkenca qė tė sigurojnė udhėzim pėrkatės pėr veprim dhe sjellje tė individėve dhe grupeve, d.m.th. udhėzim qė nuk ėshtė i bazuar ekskluzivisht nė prodhimin e sa mė shumė tė mirave nė vendet e zhvilluara”.[7]

            Disa krizėn ekologjike e shohin nė: shkatėrrimin dhe zhdukjen e mijėra llojeve biologjike, nė urbanizim dhe stėrpopullim, nė ngrohjen globale, nė vrimat e ozonit, nė shkatėrrimin e pyejeve, ndotjen e tokės, ujit dhe ajrit, nė mungesėn e ujit tė pijshėm, tė teknologjinė rrezikuese, kontaminimin radioaktiv, dioksidin e karbonit etj. Qysh nė vitin 1970, nga tubimi nė Mentoni, 2200 shkencėtarė me famė botėrore i bėnė apel njerėzisė: Edhe pse gjeografikisht jemi gjerėsisht tė ndarė, me kultura, gjuhė, pikėpamje, me pėrkatėsi politike dhe religjioze mjaft diversitive, ne jemi tė bashkuar nė kohėn tonė pėr shkak tė rrezikut tė pėrbashkėt, deri tash joekzistues. Ky rrezik, ēfarė njeriu nuk ka takuar, ka lindur me takimin e shumė dukurive tė ndryshme. Secila prej tyre na vė para problemeve tė pazgjidhshme, kurse marrė sė bashku, ato nuk do tė thonė sigurisht vetėm rritje tė gjerė tė vuajtjeve njerėzore nė ardhmėrinė e drejtpėrdrejtė, por mundėsinė e zhdukjes, ose zhdukjes virtuale tė jetės njerėzore nė tokė.”[8] Apel dėshpėrues rreth krizės ekologjike bėri edhe ministri gjerman i punėve tė jashtme Hans Dietrich Genscher, kur mė 25 shtator 1991, nė Asamblenė e KB nė Nju Jork tha: “Njeriu edhe mė tej luan me luftė kundėr tėrė botės.”[9]

            Pra, burimet e krizės ekologjike janė tė ndryshme, por ato para sė gjithash duhet kėrkuar nė zhvillimin e diturisė moderne tė privuar nga kuptimi dhe nga vlera. Mbi baza tė diturisė sė kėtillė, tė liruar nga pėrgjegjėsia morale dhe nga ideali i urtėsisė, merr hov rritja e tmerrshme e fuqisė teknologjike tė njeriut. Kjo fuqi pėrplaset nė mėnyrė tė pakontrollueshme nė natyrė nė shoqėrinė industriale tė ngritur nė dituri, teknikė dhe ekonominė kapitaliste.

            Kėtė gjendje e solli kristianizmi, i cili “qė t’i shpėtojė shpirtrat e njerėzve tė cilėt pėrndryshe do ta dėshironin inkliminimin pozitiv ndaj natyrės, vendosi ta pėrēmojė anėn shpirtėrore tė ēdo gjėje. Pėr fat tė keq, ndodhi njė proces i largimit nga vetė natyra. Ky proces pati pasoja tė papashme gjatė historisė sė kristianizmit. Teologjia kristiane, e cila u bė mė shumė filozofike dhe metafizike, ka filluar ta ngulfati rolin e arsyes pa tė cilin njeriu nuk do tė mundte ta vrojtojė anėn shpirtėrore tė natyrės.”[10] Kėtė krizė Al-Attasi e pėrshkruan si: “Sfida e dijes pėr herė tė parė nė histori ka nxitur kaos nė tri mbretėri: animale, bimore dhe minerale.”[11]

            Kalimi i racionalitetit perėndimor nga dituria antike nė atė moderne ėshtė pėrgatitur nė mesjetė, gjė pėr cilėn kontribut tė madh ka dhėnė Nikolla Kuzanski. Ai e pėrgatiti me sukses absolutizimin e subjektivitetit dekartezian.[12] Me Dekartin fillon nėnshtrimi i pamėshirshėm i natyrės si objekt i bashkėkohėsisė absolute tė njeriut si subjekt.[13] Ndėrkaq Vittorio Hoesle pohon se “ēelėsi pėr tė kuptuarit e shkretimit bashkėkohor tė natyrės ėshtė mėsimi kartezian mbi natyrėn.”[14] Whaite (Vajt) nė hulumtimin e rrėnjėve historike tė krizės ekologjike pėrfundon se kriza aktuale ėshtė “rezultat i traditės judaisto-kristiane nė Perėndim qė ta nxisė njeriun nė sahfrytėzimin e natyrės ka kurrfarė kufizimi”. Ai mė tej pohon se brenda kėsaj tradite nuk ka rrugėdalje ndaj pohon se solucionin shpėtimtar duhet gjetur nė “gjurmimin pėr fe tjetėr apo pėr rinjohje me kristianizmin.”[15]

            Historikisht, njeriut i ėshtė dashur t’i pėrshtatet mjedisit ku jeton, tė ndryshojė sjelljen e tij, tė ruhet nga rreziqet, por edhe tė ndryshojė mjedisin pėr ta bėrė atė mė tė pėrshtatshėm pėr ekzistencėn e tij. Pikėrisht nė kėtė proces tė ndėrsjellė ndryshimet njeri dhe mjedis linden problemet ekologjike. Revolucioni industrial, progresi i vrullshėm i shkencės dhe teknikės, prodhimi dhe konsumi nė pėrjesėtime tė mėdha, prish ekuilibrin nė biosferė, ndryshon ekuilibrin natyror ndėrmjet njeriut dhe mjedisit.[16]

            Kėtė e pohon edhe E. Moren i cili thotė se “posa vetėdija ekologjike lindi, asaj tashmė i kanosen rreziqe tė mėdha. Rreziku konsiston nė reduktimin e saj nė problem ekologjik rigorozisht … nė ndotje … Por, me kėtė vetėm fshihet problemi i pėrgjithshėm, e ky nuk ėshtė problemi i pelhrave por i organizimit tė pėrgjithshėm tė shoqėrtisė, raportit njeri-natyrė, tė ardhmėsrisė industriale. Teknologjia sigurisht mund tė mbyllė plasaritjet, por nuk ėshtė nė gjendje qė pėr sistemin tė mendojė nė mėnyrė tė re…”[17], e ajo ėshtė qė njeriu “duhet tė ngadhėnjejė shkathtėsinė, e jo natyrėn.”[18]

            Meqenėse kriza ekologjike nė botė ėshtė pasojė e shumė faktorėve, pėr zgjidhjen e saj duhet tė marrin pjesė tė gjithė: filozofėt, politikanėt, shkencėtarėt, poetėt, teologėt, lindorėt dhe perėndimorėt, tė zhvilluarit dhe tė pazhvilluarit dhe tė gjithė tė tjerėt tė cilėt kėtė tokė e konsiderojnė shtėpi tė tyren.[19]

            Ofrimi i konceptit islam pėr kontribut nė zgjidhjen e krizės ekologjike nė botė duhet tė pėrfillet dhe seriozisht tė punohet nė tė.

 

 

3. Parimet islame tė ekologjisė

 

            Leximi me kujdes i Kur’anit dhe Hadithit dhe i literaturės relevante islame, pėrkundėr ofanzivės dhe atakut agresiv tė Perėndimit, tregon se Islami megjithatė vazhdon tė jetojė si forcė e fuqishme religjioze dhe shpirtėrore nė mendjen dhe shpirtin e pjesėtarėve tė tij. Islami ndihmon tė kuptojmė se kėto mėsime nė mėnyrė aktive e mbrojnė mjedisin e njeriut, duke ruajtur harmoninė e krijesave nė natyrė, duke ruajtur harmoninė ndėrmjet njeriut dhe natyrės dhe njeriut dhe resurseve nė natyrė, Islami ndihmon qė muslimani i pėrkushtuar t’i kundėrvihet diktatit tė makinės.[20] Nga Kur’ani dhe Hadithi shohim se kujdes i meritueshėm i bėhet vetė njeriut, pastaj faunės dhe florės sikur edhe katėr elementeve shumė tė rendėsishme: tokės, ujit, zjarrit dhe ajrit.[21]

Pėr ekologjinė islame me rėndėsi tė madhe ėshtė perceptimi islam i Natyrės. Sipas burimeve islame Natyra ėshtė vend i manifestimit dhe veprimit tė emrave dhe atributeve hyjnore. Natyra ėshtė libėr i Zotit i hapur njeriut nė mėnyrė analitike. Nė faqet e saj Zoti i shkruan shenjat (ajetet) e veta. Nė traditėn islame jeton mendimi pėr Natyrėn si Kur’an qė hesht dhe pėr Kur’anin si Natyrė qė flet. Natyra ėshtė gjithnjė e gjallė. Ajo e lavdėron krijuesin e saj: “… po secili noton nė njė galaktikė.” (… we kul-lun fi felekin jesbehune, Ja Sin, 40). Pėr etikėn ekologjike islame ėshtė me rėndėsi vitale fakti se nė islam nuk ekziston ndarja nė botėn sakrale dhe profane. E tėrė bota ėshtė e pėrshkuar me Shenjtėri.[22] Shenjtėrinė e botės, tė natyrės e pėrshkruan nė mėnyrė tė shkėlqyeshme Friēof Shuon duke pohuar: “Natyra e virgjėr e paprekur posedon vetevtiu dinjitetit e vendit tė shenjtė dhe tė kėtillė e konsideron shumica e popujve nomadė dhe gjysmė nomadė, e sidomos Indianėt e kuq … Pėr Indianėt pyelli ėshtė vendqėndrim natyror i urtakėve, kurse respekt tė ngjashėm tė pozitės sė shenjtėruar tė natyrės ndeshim nė tė gjitha traditat qė kanė, madje edhe tėrthorazi, katrakter primordial apo mitologjik.” [23]

            Kėto pėrgjegjėsi, kėto detyrime ndaj natyrės Islami i rregullon me ligj; nėpėrmjet fikhut detyrimet morale sanksionohen dhe bėhen tė shenjta. Kjo nėnkupton edhe angazhimin politik. Lufta politike pėr vetėdije ekologjike dhe pėr politikė ekologjike legjitimizohet.

Muhammedi a.s. edhe nga kundėrshtarėt edhe nga pėrkrahėsit ėshtė konsideruar si respektues i madh i pėrdorimit tė arsyeshėm tė tokės, tė ajrit, tė ujit, i trajtimit tė kafshėve, shpezėve dhe bimėve. Ėshtė tejet interesant konceptimi bashkėkohor i mjedisit nga ana e Muhammedit a. s., udhėzime kėto qė janė aktuale deri sot dhe do tė jenė deri nė Ditėn e fundit. …

            Filozofia Islame (ajo e Kur’anit dhe e Hadithit) para sė gjithash ėshtė holistike (e cila i jep pėrparėsi tėrėsisė kundrejt parcializmave), qė do tė thotė se nėnkupton lidhshmėrinė bazore dhe ndėrvarshmėrinė e tė gjitha elementeve natyrore dhe doktrinėn e vet e mbėshtet mbi premisėn se nėse njeriu abuzon apo eksagjeron njė element natyror, bota si tėrėsi pėson pasoja tė drejtpėrdrejta. Njeriu nė vend qė ta nėnshtrojė dhe dominojė natyrėn, ai duhet tė miratojė normat dhe ritmet e saj. Pėr natyrėn nuk duhet biseduar nga pozicioni i dobisė sė njeriut, i gllabėrimit tė natyrės, i eksploatimit tė saj tė vrazhdė[24], por me natyrėn duhet sjellur dhe vepruar sikur prindi i mirė me fėmijėn e tij.

            Nuk duhet harruar se filozofia islame mbi tė kuptuarit e natyrės zė fill nė konceptin e Kur’anit mbi:

1. Tewhidi / monoteizmi (kul huv’All-llahu ehad …): Tewhidi, njėsia e Allahut xh. sh., ėshtė bazė e besimit islam. Sipas tij ekziston vetėm njė Krijues dhe se njeriu ėshtė pėrgjegjės ndaj Tij pėr tė gjitha veprimet e veta. Allahut i pėrket ēdo gjė qė ėshtė nė qiej dhe nė Tokė dhe Ai e di ēdo gjė. (En-Nisa, 126.). Mirėpo, njeriu, pėr arsye tė natyrės sė tij tė harresės dhe letargjisė (gaflet-un) sė tij nuk ėshtė gjithnjė i vetėdijshėm pėr kėtė. Pikėrisht pėr kėtė arsye, njeriu ka refuzuar ta shohė dhe ta vrojtojė praninė e Krijuesit nė mjedisin jetėsor qė e rrethon dhe fisnikėron jetėn e tij[25].  Njeriu shpėrfillės e konsideron mjedisin jetėsor si rend tė pavarur ontologjik tė vėrtetėsisė, tė ndarė nga Mjedisi Hyjnor, duke harruar se “pa mėshirėn ēliruese” tė Tij “mjedisi natyror fiket dhe vdes.”[26] Muslimanėt respektojnė natyrėn, pėrveē tjerash, edhe pėr shkak tė respektit qė kanė pėr Botėn tjetėr, pėr Xhennetin dhe Xhehennemin, pėr bukuritė dhe begatitė qė posedon Ahireti etj., pranė apo brenda tė cilave qenia njerėzore freskohet dhe pėrtėritet.[27]

Keqpėrdorimi i cilėsdo krijesė tė Tij, qoftė qenie e gjallė qoftė pasuri natyrore ėshtė mėkat.[28] Sipas Islamit tė gjitha krijesat e Allahut kanė tė drejta tė barabarta: si shtazėt ashtu edhe toka, malet, uji, ajri etj., bota organizke dhe inorganike, bpta e dukshme dhe e padukshme.

 

2. Hilafeti / roli pėrfaqėsues i njeriut nė Tokė. Sipas mėsimit islam, njeriu ėshtė halif (mėkėmbės, pėrfaqėsues) nė tokė. Allahu ka thėnė: ”Unė po krijoj nė tokė njė zėvendės”. (El-Bekareh, 30). Zoti ia ka nėnshtruar ēdo gjė qė ėshtė nė tokė dhe nė qiell: “Dhe pėr ju nėnshtroi natėn dhe ditėn dhe diellin dhe hėnėn. Edhe yjet janė tė nėnshtruara me urdhrin e Tij. …”. (En-Nahl, 12). Kjo duhet tė kuptohet si pėrgjegjėsi e madhe e njeriut dhe qė, sė bashku, natyra dhe njeriu, ta falėnderojnė Zotin. Njeriu nuk ėshtė i zoti i saj, por ruajtės dhe kultivues i saj.[29]

Koncepti i hilafetit dhe emanetit (El-Ahzab, 72) burojnė nga koncepti i tewhidit. Kur’ani shpjegon se gjinia njerėzore ka rol privilegjues ndėr krijesat e Allahut nė Tokė. Njeriu ėshtė zgjedhur pėr halif, pėrfaqėsues, zėvendėsues dhe ėshtė pėrgjegjės pėr veprimet e veta kundrejt tėrė ambientit dhe krijesave tjera. Kėtė detyrim e ka ēdo njeri, madje disa herė njeriu qortohet qė mos tė bėhet mendjemadh, arrogant, me arsyetim se nuk ėshtė mė i mirė se krijesat tjera.[30]

Kėto pėrgjegjėsi, kėto detyrime ndaj natyrės Islami i rregullon me ligj; nėpėrmjet fikhut detyrimet morale sanksionohen dhe bėhen tė shenjta. Kjo nėnkupton edhe angazhimin politik. Lufta politike pėr vetėdije ekologjike dhe politikė ekologjike legjitimizohet.

 “Tė gjitha shtazėt qė ecin nėpėr tokė dhe tė gjitha shpezėt qė fluturojnė me krahėt e tyre, janė bashkėsi sikurse ju.” (El-En’am, 38). 

“Krijimi i qiejve dhe it okės ėshtė mė i madh se krijimi i njerėzve, por shumica e njerėzve nuk e dinė.” (Gafir / Mu’min, 57). 

Njeriut i ėshtė mundėsuat t’i shfrytėzojė tė mirat e Allahut por ai nuk mund t’i posedojė ato. Njeriu mund ta posedojė tokėn, por me kufizime tė caktuara, qė do tė thotė se njeriu qė e lė pasive tokėn, ai humb tė drejtėn e posedimit.[31]

Muhammedi a. s. ka menduar se duhet shfrytėzuar ēdo ēast pėr tė mirėn e natyrės, por edhe tė vetė njeriut. Ai pohon:

 “Nėse nė duart e ndonjėrit nga ju gjendet fidani nė ēastin e Kijametit, dhe nėse ky njeri do tė kishte kohė qė ta mbjellė atė para se tė fillojė Ēasti i fundit, atėherė le ta mbjellė atė!” Hadithi transmetohet nga Enesi, sipas: Ibn Hanbel nė Musned dhe Buhariu nė Edeb’ul-mufred, hadithi nr. 408. [32]

Me kėtė pohim Muhammedi a. s. urdhėron qė njeriu edhe nė ēastin e fundit, duhet ta avansojė dhe kultuvojė mjedisin natyror ku jeton dhe vepron.

Muhammedi a. s. ka konsideruar mėkat t’i privohet uji tė eturit, tė dėmtohet natyra apo tė mundohen shtazėt, qė tregon filozofi tė lartė tashmė 14 shekullore. Po ashtu, Muhammedi a. s. ka motivuar besimtarėt qė tė jenė tė drejtė nė shfrytėzim tė tė mirave natyrore: “Muslimanėt kanė tė drejta tė barabarta nė aspekt tė tri gjerave: ujit, kullotės dhe zjarrit.”

Nuk duhet shpėrfillur faktin se sipas etikės islame, ēdo krijesė ka tė drejtat e saj dhe njeriu duhet t’i respektojė ato. Virtytet e njeriut si: urtėsia, maturia, drejtėsia, trimėria, mėshira, durimi, bujaria e tė tjera, duhet tė koncipohen dhe aplikohen ekologjikisht. Me kėtė njeriun e obligon emaneti qė njeriu e pranoi nga Krijuesi. Nė rrethanat e reja tė qytetėrimeve moderne, parimi klasik islam i qėllimit duhet tė zėvendėsohet me parimin e pėrgjegjėsisė dhe diturisė., sepse ai qė nuk di asgjė mbi kimisė dhe biologjinė moderne, mbi teknikėn dhe teknologjinė moderne mezi qė mund tė thotė diē relevante mbi ēėshtjet qenėsore etike tė kohės sonė.[33]

 

 

4. Shfrytėzimi racional i tokės

 

“Toka mė ėshtė bėrė vend pėr kryerjen e namazit dhe (mjet) pėr pastrim”. (Sahihu i Buhariut) [34]

            Sipas Islamit Toka ka rėndėsi tė veēantė. Kjo shprehje ėshtė ndėr tė tė frekuentuarat nė Kur’an nė raporte tė ndryshme, materiale dhe fizike, tė dukshme dhe tė padukshme. Miratimi i faktit se Allahu ėshtė Fillimi dhe Fundi, dmth. se pėr njohjen e botės nevojitet t’i drejtohemi Atij. Ėshtė vėshtirė tė numėrohen tė gjitha rendėsitė e tokės, por pacenueshmėria e dheut dhe tokės si vend i pastėr, vend i namazit dhe dheu si mjet i pastrimit, qė ėshtė rast me tejemumin, kėtė mė sė miri e dėshmojnė.[35] Muhammedi a. s. tokėn e konsideronte tė nėnshtruar pėr njeriun, por konsdieronte se toka nuk duhet eksploatuar pa masė.[36] Edhe bimėt edhe toka kanė tė drejtat e tyre, tė cilat njeriu duhet t’i respektojė sipas masės sė tyre e jo sipas masės sė vetė njeriut. Pėr kėtė qėllim, Muhammedi a.s. ka mbrojtur territore tė caktuara, pyej dhe botėn e egėr, duke formuar zona tė mbrojtura si hima apo si harem (ndalesė), nė tė cilat begatitė nuk bėn tė preken. Kėto zona tė ndaluara kanė qenė kryesisht afėr puseve dhe burimeve tė ujit. Hima janė ato vende tė egėra dhe male, ku prerja e drunjve, kullotat dhe gjahu ėshtė i kufizuar nė kohė dhe nė lloje. Muhammedi a.s. jo vetėm qė ka nxitur shfrytėzimin e matur tė tokės pjellore, por pasuesve tė tij u ka urdhėruar edhe kultivimin e tokės jopjellore, mbjelljen e drunjve, mbjelljen e drithrave dhe pemėve dhe ujitjen e tokės sė thatė. Tė gjitha kėto janė konsideruar sadakė. Me njė rast Muhammedi a. s. ka thėnė: ''Kush e gjallėron njė tokė tė vdekur (tė papunuar), ky njeri do tė shpėrblehet pėr tė” [37],  kurse me njė rast tjetėr e bėn pronar tė saj.

 

 

5. Mbrojtja e ujit

 

            Nė rrethanat shkretinore, nė tė cilėn ka jetuar edhe Muhammedi a. s., uji ka qenė sinonim i jetės. Imam El-Gazaliu shpreh habi se si njerėzit e caktuar kur ėshtė fjala pėr ujin “janė neglizhentė kundrejt kėsaj kėsaj begatie.”[38]

Edhe sipas Kur’anit, uji ėshtė dhuratė e Zotit dhe burim i jetės nė Tokė:

 

   وَجَعَلْنَا مِنَ الْمَاء كُلَّ شَيْءٍ - … الانبياء .30:

“…dhe ujin e bėmė bazė tė jetės sė ēdo sendi …”. El-Enbija, 30.

 

Kur’ani gjithnjė pėrkujton besimtarėt se ata janė rojtarė tė krijesave tė Allahut nė Tokė por ato nuk do t’i posedojnė pėrgjithnjė:

 

أَفَرَأَيْتُمُ الْمَاء الَّذِي تَشْرَبُونَ  .

أَأَنتُمْ أَنزَلْتُمُوهُ مِنَ الْمُزْنِ أَمْ نَحْنُ الْمُنزِلُونَ.

لَوْ نَشَاء جَعَلْنَاهُ أُجَاجاً …          -الواقعة .68-70:                      

 “A e shihni ujin qė po e pini? A ju e lėshoni atė prej reve, apo Ne jemi qė e lėshojmė? Sikur Ne tė dėshirojmė, e bėjmė atė tė njelmėt, …” El-Vakiah, 68-70).   

Muhammedi a. s. gjithnjė kishte pėr prioritet mbrojtjen e ujit. Pėr kėtė arsye, burimet e ujit dhe ambientin e tij nė shumė vende i bėri zota tė pacenueshme (haram). Madje, edhe kur uji ėshtė me bollėk, kursimi i ujit ėshtė domosdoshmėri. Kursimi i ujit ėshtė edhe nė ēėshtjet mė elementare, si pastrimi, abdesti etj.

            Po ashtu, ėshtė detyrim fetar tė ruhet pastėrtia e ujit. Pėr kėtė arsye ndalohet ndotja e ujit, hedhja e fekalieve nė ujė, urinimi nė ujė tė mbledhur etj.

 


6. Mirėsjellja dhe veprimi ndaj shtazėve

 

"Nėse dikush pa arsye mbyt vremqin, e lėre mė diē mė tė madhe, do tė pėrgjigjet para Allahut”. (Hadithi sipas Mishkat’ul-mesabih).

Hadithi i sipėrm manifeston kujdes tė madh dhe dashuri tė pashoqe qė Muhammedi a. s. tregoi ndaj kafshėve. Gjithnjė ka kėrkuar sjellje dhe veprime dinjitoze ndaj shtazėve, sepse i konsideronte krijesa tė Allahut.  Personalisht ai ka manifestuar ndjenja tė rafinuara pėr mėshirė ndaj kafshėve, sepse ato nuk kanė mundėsi tė ankohen.[39] Disa shtazė, kafshė kishin trajtim tė veēantė, sidomos ato me tė cilat ai popull kishte nevojė tė domosdoshme, sikurse kali, deveja etj.[40]

Njė dijetar musliman, i motivuar nga hadithet e Muhammedit a.s. dashurinė ndaj shtazėve e pėrshkruan si “dashuri e liruar nga fizikja”[41], qė nuk mund tė krahasohet.

Kujdes kishte edhe gjatė gjahut tė shtazėve, gjatė prerjes sė kafshėve pėr nevoja ushqimi dhe pėr kėtė qėllim ka paraparė rregulla tė veēanta.

            Disa dijetarė muslimanė gjermanė mė 17 Mars 1989 nė Qendrėn Islame nė Ahen tė Gjermanisė mbajtėn njė takim me temėn “Islami dhe ēėshtja e mejdisit natyror” dhe nė fund sollėn kėto pėrfundime:

            1. Prodhuesi i vėrtetė i destruksionit katastrofal tė mjedisit natyror ėshtė kryelartėsia e njeriut i cili ėshtė bėrė i pafe, qė beson se ėshtė zot i pakufishėm i mjedisit tė vet jetėsor dhe qė kėnaqet me pasionet e tepruara hedoniste dhe konsumuese nė aspekt tė natyrės;

            2. Allahu e obligoi muslimanin tė jetė i moderuar nė tė gjitha gjerat, dhe mos tė shfarojė pasuritė nė cilatdo rrethana qofshin. Muslimani ėshtė mbrojtės i lindur, madje edhe kur katastrofa nuk ėshtė nė horizont.

            3. Kur’ani ėshtė pėrplotė pėrshkrime tė natyrės, qėllimi i sė cilės ėshtė qė t’i jepet njeriut ndjenjė e respektimit tė krijimit tė Allahut. Pėr muslimanėt tėrė gjithėsia ėshtė bashkėsi e njėsuar nė adhurimin dhe madhėrimin e Allahut. Edhe njeriu ėshtė pjesė e natyrės nė nivel tė njėjtė sikurse edhe bota tjetėr. (El-En’am, 38).

            4. Edhe bota shtazore pėrbėn njė ummet (bashkėsi) dhe posedon tė drejtat e plota, sikur edhe bashkėsia njerėzore.

            5. Muhammedi a.s. ka thėnė: “Pastėrtia ėshtė gjysma e besimit”[42]. Nėse Holger Schleip kėrkon “kthimin e ri nė religjionin natyror”, atėherė ky le tė jetė jo nė atė kulturė e qytetėrim ku ėshtė shkaktuar kjo krizė, por nė kulturėn e pastėrtisė – nė Islam.[43]

 

 

7. Pėrfundim

 

Pajtueshmėria e njeriut me mjedisin e tij ėshtė nevojė dhe domosdoshmėri. Kjo pajtueshmėri, harmoni nė tė cilėn insiston Islami, e tė cilėn Imam El-Gazaliu “si lidhje tė pakushtėzuar ekzistenciale ndėrmjet Shpalljes dhe krijimit apo ndėrmjet Fjalės dhe Aktit, apo ndėrmjet Dijes dhe Sajimit (krijimit) apo ndėrmjet Fjalės dhe Natyrės e sheh brenda perspektivave shpirtėrore tė emrave tė bukur tė Allahut”[44] gjatė historisė ėshtė pėrdhosur, thyer. Pėr pasojė kemi degjenerimin dhe bastardimin e natyrės, tė njeriut, tė faunės dhe florės. Ėshtė e qartė sė mėsimi Islam krijon lidhjet e nevojshme pėr bashkėpunim, vendos rregullat pėr qėndrim tė drejtė tė njeriut kundrejt Tokės, ndėrmjet botės shtazore dhe bimore, dhe me kėtė pėr qėndrim tė drejtė kundrejt Krijuesit dhe botės sė padukshme: engjėjve, xhinėve dhe djajve. Kjo gjendje e shprehur me gjuhė tė metafizikės do tė thoshte se “natyra e cila pakusht ėshtė reduktuar nė kuantitet, kurse mikrokozmosi njerėzor ka humbur strukturėn e tij treveprues tė frymės (ruh / spiritus), tė shpirtit (nefs / anima) dhe tė trupit (xhism / corpus)”[45], duhet kthyer nė njė substancė tė afruar dhe tė bashkuar, nė natyrėn e tyre origjinale.  

Kriza ekologjike ėshtė me karakter global dhe muslimanėt duhet tė inkuadrohen nė kėtė ēėshtje seriozisht. Por, nė kėtė aksion duhet tė inkuadrohen edhe judaistėt, kristianėt, budistėt, konfuqionistėt etj., nga njė anė dhe shekullaristėt, laicistėt, nga ana tjetėr. Kriza ekologjike e natyrės kėrkon kujdes global dhe mėsimet islame do tė ndihmonin dhe udhėzonin nė zgjidhjen e krizės sė mjedisit. Perėndimi po ashtu, duhet ta kuptojė se kulturat e lindjes, sidomos ajo islame, mund tė ofrojė “ēelėsin” pėr zgjidhjen e problemit. Perėndimi, duke iu falėnderuar fesė primordiale ibrahimiane, ndėr tė cilat gjendet edhe Islami, kėtė ēelės e ka poseduar, por tashmė njė kohė tė gjatė e ka humbur. Kur’ani pohon: “Dhe thuaj: ‘Erdhi e vėrteta dhe u zhduk gėnjeshtra’. Vėrtet gėnjeshtra gjithnjė ka qenė e zhdukur.” (El-Isra`, 81).

            Ligji i Allahut (sheriati) qartė ka pėrcaktuar detyrat dhe obligimet e njerėzve kundrejt sistemit dhe mjedisit natyror. Njeriu ėshtė i obliguar t’i ndhmojė njertėzit tjerė dhe t’i zgjidh problemet e tė varfėrve por edhe mos ta ndotė ajrin, ujin, token. Njeriu ka obligime edhe ndaj botės sė xhinėve dhe engjėjve, shtazėve dhe shpezėve, bimėve dhe ēdo gjėje qe e rrethon. Fakti se tė gjitha kėto janė krijuar pėr njeriun nuk i jep tė drejtė atij t’i eksploatojė kėto tė mira nė mėnyrė joracionale. Njeriu drejton me tė gjitha krijesat sipas udhėzimeve tė Kur’anit kurse sipas shembullit tė Muhammedit a.s.. Ai duhet tė bėhet rob (abd) i Allahut dhe vullnetin e tij (ibadet) t’ia dorėzojė Allahut, me Tokėn dhe qiejtė dhe mjedisin natyror tė jetojė nė paqė, rehati dhe harmoni tė plotė.

 

 

Shtojcė:

 

Suret dhe ajetet nė Kur’an qė flasin pėr shtazėt, shpendėt etj.:

 

  1. Korbi te Bijtė e Ademit, El-Maideh, 31.

  2. Deveja te Salihu, Hud, 64.

  3. Shpendi te Ibrahimi, El-Bekareh, 260.

  4. Ujku te Jusufi, Jusuf, 17.

  5. Balena e Junusit, Es-Saffat, 142.

  6. Lopa te izraelitėt, El-Bekareh, 67.

  7. Shkopi i Musait, Ta Ha, 17-21.

  8. Pupėza te Sulejmani, En-Neml, 20.

  9. Bubėrreci te Sulejmani, En-Neml, 17-18.

  10. Dabbet’ul-erdi, Es-Sebe`, 14.

  11. Gomari te Uzejri, El-Bekareh, 259.

  12. Qeni te Banorėt e shpellės, El-Kehf, 18.

  13. Argjila te Isait e shndėrruar nė shpend, El-Maideh, 110.

  14. Shpendėt nė grupe, El-Fil, 3.

  15. Elefanti i Ebreheut, El-Fil, 1.

(Marimanga nga shpella pėrmendet nė hadith autentik tė Muhammedit a.s. nga Ahmedi nė El-Musned.) [46] etj.

 


 


[1] Transmeton Shejhani, nga Enesi, hadithi nr. 1457, sipas: Izbor poslanikovih hadisa, (zgjodhi Jakup Memiq), Sarajevė, 1985.

[2] Eva de Vitray Meyerovitch, Antologija sufijskih tekstova, Zagreb, 1988, fq. 278.

[3] Fjala ekologji rrjedh nga gjuha greke elkos - logia qė do tė thotė biologjia dhe fiziologjia, shkenca mbi marrėdhėniet e shtazėve dhe bimėve ndaj mjedisit tė tij tė vdekur e tė gjallė sikurse edhe tė disave ndaj disave. Nė ekologji bėnė pjesė: ushqimi, banimi, vendbanimi, shtrirja, jeta familjare dhe shoqėrore, kultivimi i kėlyshėve, shartimi i bimėve etj. Sipas: Milan Vujaklija, Leksikon stranih reci i izraza, Beograd, 1980, fq. 260.

[4] Musa Dizdarevic, Rjecnik ekologije, Sarajevė, 1974, fq. 30. Shih edhe pėrkufizimet tjera, kryesisht, materialiste tė ekologjisė.

[5] Mobed Oshidari, Zastita zivotne sredine u zoroastrizmu, nė: Nur – Casopis za kulturu i islamske teme, Beograd, nr. 39/2003, fq. 20-29.

[6] Shih observimet e Edgar Moren rreth paraqitjes sė fillimeve tė rezistencės kundėr kaosit dhe prishjes sė ambientit etj., Edgar Moren, Duh vremena, 2, Beograd, 1979, fq. 214 e tutje.

[7] Simmons, Ecology of natural resources, sipas: S. Mustafa M. Damad, Priroda i ekologija, nė: Nur - Casopis za kulturu i islamske teme, Beograd, nr. 11/1996, fq. 15.

[8] Rudi Supek, Ova jedina zemlja, Zagreb, 1978, fq. 19, sipas: Dzevad Hodzic, Etika – Uvod u islamsko i zapadno eticko misljenje, Sarajevė, 2005, fq. 269.

[9] Murad Hofmann, Islami si alternativė, Shkup, 1421/2000, fq. 137.

[10] Muhammed Jasin, Priroda covjeka u islamu, Sarajevė, 2003 / 1424 h., fq. 147.

[11] Sipas: Syed Muhammad Naquib Al-Attas, Islam i sekularizam, Sarajevė, 2003, fq. 255.

[12] S. H. Nasr mendon se konceptimi i metafizikės si degė e filozofisė dhe theksimi i vullnetit dhe dashurisė nė dėm tė intelektit dhe tė dijes sapientale nė teologjinė kristiane nėn ndikimin aristotelian ka ndikuar nė humbjen e harmonisė ndėrmjet njeriut dhe natyrės. Gjerėsisht lexo: Seyyed Hossein Nasr, Susret covjeka i prirode, Sarajevė, 2001/1422 h., fq. 80 e tutje.

[13] Nexhat Ibrahimi, Muslimanėt nė kėrkim tė Islamit, I-II, dorėshkrim.         Gjerėsisht: Dzevad Hodzic, Etika, op. cit., fq. 272.

[14] Sipas: Nexhat Ibrahimi, Bazat e etikės islame, Shkup, 2005. Pėr V. Hoesle dhe ekologė tė tjerė lexo: Dzevad Hodzic, Etika, op. cit., fq. 270-271.

[15] Sipas: S. Mustafa M. Damad, op. cit., fq. 15.

[16] Kėshtu mendohet se lindi shkenca e ekologjisė, e cila si objekt trajtimi studion raportet ndėrmjet gjallesave dhe mjedisit natyror, burimet energjetike, ndotjen e mjedisit, tė ajrit, tė ujit dhe pakėsimin e pyjeve, problemin e kėrcėnimit tė shėndetit tė njerėzve nga mbeturinat, rreziku bėrthamor etj. Shih: Grup autorėsh, Njohuri pėr natyrėn, Tiranė, 1999, fq. 134-135. Shih edhe faqet: 134-151.

[17] Edgar Moren, op. cit., fq. 235.

[18] Ibid., fq. 237.

[19] Ibid., fq. 223 e tutje.

[20] S. H. Nasr, Susret covjeka, op. cit., fq. 150. Syed Muhammad Naquib Al-Attas, Prolegomena to the Metaphysics of Islam, Kuala Lumpur, 2001, fq. 113-115.

[21] Francesca De Chatel (antropologe e kulturės islame nga Holanda), Prophet Mohammed: A Pioneer of the Environment, nė: http://www.islamonline.net/english/Contemporary/2003/02/Article02.shtml; ose nė: www.znaci.com.

                P.sh., moskujdesi ndaj ajrit, dėmtimi i oksigjenit dhe prodhimi i monoksidit tė karbonit, tregon se nėse ky trend vazhdon, kurse nuk do tė ndryshojė gjendja e tashme e oksigjenit,  pėr 300 vitet e ardhshme bota do tė asfiksohej dhe vdiste nga mungesa e oksigjenit. Sepse, vetėm njė fluturim aeroplani me ndezje reaktive nė linjėn Paris-Nju Jork djegė 36 tonelatė oksigjen. Sipas: D. Kalajic, Smak sveta, Zagreb, 1979, fq. 108. Shih edhe faqet: 108-113.

[22] S. M. N. Al-Attas, Prolegomena, op. cit., fq. 113.

[23] F. Schuon, Spiritual Perspectieves and Human Facts, London, 1953, 46, sipas: S. H. Nasr, Ekoloski problem u svjetlu sufizma …, nė: Sufizam, Beograd, 1981, fq. 195, fusnota 1.

[24] S. H. Nasr, Susret covjeka, op. cit., fq. 87 e tutje.

[25] Dz. Hodzic, Etika, op. cit., fq. 276.

[26] S. H. Nasr, Susret covjeka, op. cit., fq. 153.

[27] Kėto reflektime tė Ahiretit kanė ndikuar edhe nė krijimtarinė letrare tė arabėve, Persianėve, turqėve, por edhe tė boshnjakėve dhe shqoptarėve. Letėrsia e bejtexhinjve ėshtė thesar qė do t’ia kishte lakmi edhe cila do kulturė tjetėr botėrore. Shih: S. H. Nasr, Susret covjeka, op. cit., fq. 154 e tutje.

[28] E kundėrta e islamit, “teknologjia e lartė bujqėsore synon ta shkėpusė bujqėsinė nga burimet natyrore bazė me tė cilat ajo ka qenė e lidhur pėr mijėra vjet. … Sistemet moderne tė prodhimit tė ushqimeve, megjithėse janė shumė productive, kanė sjellė mbi mjedisin pėasoja shkatėrruese me afat tė gjatė veorimi si dhe pasoja tė menjėhershme. Shih: Goodman dhe Redclift, 1991, sipas: Anthony Giddens, Sociologjia, Tiranė, 1997, fq. 505 e tutje.

[29] Dz. Hodzic, Etika, op. cit., fq. 276.

[30] Francesca De Chatel, op. cit..

[31] Rozhe Garodi, Islami dhe kultura, Sarajevė, 1991/1411, fq. 84.

[32] Sipas: Izbor poslanikovih hadisa, (zgjodhi Jakup Memiq), Sarajevė, 1985.

Shih edhe hadithe tė ngjashme:

 “Njeriu qė mbjell njė pemė, Allahu do ta dhurojė aq gjatė sa do tė zgjasin frutat e pemės.” (Imami nga Ebu Ejjubi, hadithi nr. 1441).

[33] Dz. Hodzic, Etika, op. cit., fq. 278.

[34] Sahih’ul-Buharij, I, Prijedor, 1974, fq. 379.

[35] Imam El-Gazaliu numėron dobitė fizike dhe shpirtėrore tė krijimit tė tokės: El-Gazali, El-Hikmetu fi mahlukat’il-Lahi a.xh., Bejrut, 1406 h./1986, fq. 121-27.

[36] Krhs.: S. Mustafa M. Damad, op. cit., fq. 19.

[37] Shih Ebu Jusuf, Kitab’ul-haraxh dhe disa observime tė ngjashme nė: R. Garodi, op. cit., fq. 84.

[38] El-Gazali, op. cit., fq. 33.

[39] Halid Muhammed Halid, Muhammedov a.s. humanizam, Sarajevė, 1983, fq. 36 etj.

[40] El-Gazali, op. cit., fq. 73-100; Krhs.: Ahmet Behdzet, Price o zivotinjama spomenutim u Kur’anu, Sarajevė, 2001.

[41] A. Behdzet, op. cit., fq. 8.

[42] Hadithi nr. 23, tė cilin e transmeton Muslimi sipas: Imam En-Neveviu, Dyzet hadithe dhe shtojca e Ibni Rexhebit, Shkup, 1413/1992, fq. 54-55.

[43] Pėrfolje e lirė e pėrfundimeve tė tubimit, sipas: M. Hofmann, op. cit., fq. 138-141.

[44] R. Hafizovic, Pasthėnie nė: El-Gazali, op. cit., fq. 124.

[45] S. H. Nasr, Susret covjeka, op. cit., fq. 117.

[46] A. Behdzet, op. cit., fq. 329.